Revista "Familja", Janar-2025

Page 1


1 Viti XXV i Botimit (259)

VITRINA E LIBRIT Edukimi i Fëmijëve

REDAKSIA

DREJTORESHË Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

PARAQITJA GRAFIKE Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

BASHKËPUNËTORË

Prof. Sadije Bushati, Marsida Simo, Fatime Kalaja, Brunilda Basha, Klodiana Xhaferaj, Medina Sherifi, Matilda Myftaraj, Anila Loca.

ADRESA $ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706 < www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI MILENIUM I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al

FOTOT: Generatet with AI, www.gettyimages.com, www.shutterstock.com.

NJË HAP 365-SËDREJTDITËVE

» Fatime Kalaja

Fillimi i një viti shpeshherë nxit në shpirtin njerëzorë marrjen e iniciativave për ti vënë në zbatim idete e reja, por pa anashkaluar përgjegjësitë e vitit të lënë pas, si dhe objektivat e pa arritura të tij. Në hapin e parë të këtij rrugëtimi, është kërkimi i brendshëm, cilat janë ato

objektiva si në aspektin personal dhe atë professional të cilat dëshironi të arrini përgjatë këtij viti, cilat janë dëshirat më të mëdha tuaja për këtë vit. Përcaktoni objektivat tuaja afatshkurtra dhe afatgjata duke i listuar ato. Pritshmëritë arrihen vetëm përmes veprimit të vullnetshëm për t’i arritur ato dhe segmentimit të kohës. Jini të kujdesshëm me kohën, shmangni shpërqëndrimet për të arritur aty ku dëshironi.

Nëse përgjatë vitit të kaluar, nuk keni patur një rutinë tuajën, krijojeni. Krijoni një rutinë mëngjesi, darke. Zgjidhni të përkujdeseni për veten tuaj përgjatë këtij viti. Vendosni nevojat tuaja parësore, kuptoni mënyrën sesi të arrini paqen shpirtërore dhe mendore. Komunikoni së brendëshmi me veten tuaj. Shëndeti juaj mendor është aq i rëndësishëm sa ai fizik. Mundohuni të menaxhoni stresin. Jini më të mirë me veten tuaj, mirësia kundjet vetes është hapi fillestarë për të arritur abjektivat dhe për të patur më shumë produktivitet.

Mendoj që një kohë të mirë arrijnë të na e grabisin pajisjet elektronike, jini të vëmendshëm për kohën që shpenzoni duke eksploruar. Vendosni një limit kohorë për përdorimin e pajisjeve teknologjike, herë pas herë mundohuni të bëni detox nga rrjetet sociale apo edhe nga pajisjet teknologjike. Në momentin që nuk është i nevojshëm përdorimi shkëputu për të kryer aktivitetet e axhendës tuaj, sepse përndryshe kthehet në mani duke të marrë të gjithë kohën që ke përcaktuar edhe për aktivitete të tjera. Menaxhoni mirë minutat e kohës tuaj sepse koha është vetë jeta juaj.

Përgjatë këtij viti jini më të kujdesshëm me shëndetin tuaj. Bëni përpjekje për të bërë ndryshime pozitive, përzgjidhni çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo. Jini selektues të variariteteve që iu ofrohen. Zgjidhni të ushqeheni më mirë, në mënyrë që të keni më shumë kohë productive për të kryer pikësynimet tuaja. Sa më i shëndetshëm fizikisht, aq më shëndetshëm dhe mendërisht, sepse ne jemi ajo çfarë hamë.

Këto mund të jenë disa hapa të vegjël për të ndikuar

dhe filloni rrugëtimin me një hap drejt 365-së hapave. Për çdo ditë që kalon të bëni të paktën një gjë ndryshe nga dita e mëparëshme, që në fund të arrini në përplotësimin e vitit duke mos i patur ditët e njëjta.

Jini shpresëplotë dhe të durueshëm sepse gjithçka që keni nevojë do të vijë tek ju në kohën dhe momentin e duhur nëse je përkushtuar dhe ke bërë maksimumin tënd. Beso, sepse gjithçka mund të realizohet. Asgjë nuk është e pamundur! Mos harroni se suksesi jonë është i fshehur në përditshmërinë tonë, ne arrijmë të jemi këto që jemi sot pikërisht falë atyre gjërave që arrijmë të bëjmë në minutat jetësorë që na janë ofruar për frymëkëmbim.

Sa më i shëndetshëm fizikisht, aq më shëndetshëm dhe mendërisht,

sepse ne jemi ajo çfarë hamë

MËSUESIA ONLINE ME IBADETE DASHI

- Ibadete si fillim ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

- Kënaqësia është edhe e imja të jem pjesë e intervistës tek revista juaj dhe ju falënderoj për ftesën. Ju përgëzoj për revistën dhe temat qe trajtoni, si dhe ju uroj shumë suksese!

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe profesional!

- Quhem Ibadete Dashi, lindur dhe rritur në Shkodër. Jam e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Kam përfunduar studimet Bachelor për Gjuhë të Huaja, dega Anglisht dhe aktualisht po ndjek edhe Masterin profesional të gjuhës angleze. Gjithashtu prej tre vitesh punoj online nga shtëpia si mësuese e gjuhës Angleze.

- Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës ndani kohë edhe për familjen tuaj? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni sa më produktive?

- Përveç familjes dhe punës online, këtë vit jam e ngarkuar edhe me mësimet e universitetit. Zakonisht, jap mësim gjatë paradites nga ora 8:00 deri në orën 13:00. Tre herë në javë me duhet të shkoj në shkollë gjatë drekës deri në orën 17:00. Pastaj filloj me studentët e pasdites 18:00, 19:00 deri në orën 21:00 - 22:00. Jam munduar ti alternoj oraret dhe ditët në atë mënyrë që nëse një ditë jam shumë e ngarkuar, ditën tjetër të jem më e lirë dhe bëj plane për fëmijët dhe shtëpinë; kryesisht aktivitete dhe kujdesin ndaj shtëpisë. Nëse nuk arrin të bësh një plan për ditën tënde, ka gjasa që e gjithë dita të kalojë pa dobi. Këtë e them edhe nga eksperienca; tashmë për çdo gjë kam orar dhe planifikoj kur do punoj, kur do rri me fëmijët, kur do merrem me angazhimet që kam, etj.

Padyshim, në ditët e ngarkuara kam ndihmën e bashkëshortit, por në përgjithësi caktoj kohë dhe orar për të gjitha. Ndonjëherë situata mund të dali nga duart, një ditë apo dy, por nëse e menaxhon kohën siç duhet, do të kesh patjetër sukses.

- Pse keni zgjedhur që profesionin tuaj ta ushtroni duke përdorur rrjetet sociale?

- Në fakt, profesioni i mësuesisë është një ëndërr e imja që prej fëmijërisë. Kjo ndikoi edhe në zgjedhjen e degës së mësuesisë. Pasi përfundova studimet e Bachelorit, që për arsye familjare u zgjatën disi, ndjeva nevojën për të fituar eksperiencë profesionale në fushën time. Duke qenë se ende s’kisha përfunduar masterin për të aplikuar në portal, fillova të mendoja për mundësi të tjera jashtë sistemit. Ç’është e drejta, një farë eksperience si mësuese e gjuhës angleze e kam pasur edhe gjatë kohës që vazhdoja studimet, por jo me angazhim të plotë, sepse kisha dy fëmijë të vegjël, dhe si nënë e re më duhej të kujdessha për ta dhe familjen, duke i disa lënë mënjanë ëndrrat për profesionin tim të preferuar.

Periudha e pandemisë ka qenë shumë e vështirë për të gjithë, por ajo ishte koha kur unë kapa një shkëndijë pozitive që më dha mundësinë të guxoja të hyja në botën online. Atë kohë, shumë profesione filluan të ushtroheshin nga shtëpia, dhe rrjetet sociale gëlonin nga shitje të shërbimeve apo produkteve online. Si fillim, meqenëse nuk kisha përfunduar ende masterin dhe dukej disi tepër e guximshme të lançohesha si mësuese pa hyrë në portal, fillova të hyja në botën online me punime dore; kryesisht me grep, ku bëja centro dhe çanta. Madje, kam krijuar edhe faqen në instagram posaçërisht për këtë punë. Mirëpo, edhe pse kam punuar fort dhe kam shpenzuar kohë dhe para për këtë punë, nuk arrita të kem sukses. Në këtë pikë fillova të mendoja seriozisht të hyja si mësuese në botën online, sepse personalisht ndihesha gati në fushën time dhe nuk mund të prisja derisa të mbaroja masterin, që me thënë të drejtën, të siguron vetëm një diplomë për të hyrë në sistemin zyrtar të arsimit, asgjë më tepër; eksperiencën do të duhet ta fitosh në çdo rast.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasur momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?

- Feja është bërë pjesë e imja që në vitet e para të studimeve dhe gjithmonë ka ndikuar pozitivisht, si në zhvillimin tim personal ashtu edhe në ruajtjen prej shumë veseve negative që mbizotërojnë mes të rinjve. Sa i përket zhvillimit tim profesional, deri më sot nuk kam hasur ndonjë vështirësi. Fakti që punoj online mendoj që nuk lë vend për vështirësi, sepse secili zgjedh kë dëshiron. Madje, në fillimet e mia, fakti se isha nga të parat me mbulesë që ofrojnë shërbime mësimdhënie online, më ka ndihmuar shumë, sepse vajzat muslimanet ndiheshin më rehat në zhvillimin e kursit online me mua.

- Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë zhvillimit tuaj për tu bërë e suksesshme në mësimdhënien e gjuhës angleze.

- Në fakt, të thuash e suksesshme është fjalë e madhe, sepse suksesi i punës do vite të arrihet dhe të kuptohet. Por sa i përket profesionit si mësuese, nuk kam hasur shumë vështirësi, sepse kjo ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri, atëherë kur edhe lojërat i kam luajtur si mësuese. Po kështu, që në vitet e para të universitetit kam filluar t’u jap mësim fëmijëve të lagjes ku jam rritur.

Vështirësia dhe sfida më e madhe që kam pasur në këtë rrugëtim, ka qenë në këto tre vitet e fundit që punoj Online, sepse teknologjia dhe menaxhimi i rrjeteve sociale nuk ishte pika ime e fortë; më duhej të kuptoja si funksionojnë rrjetet sociale, programet e editimit dhe programet që përdoren për mësimin online. Lidhur me programet e editimit më ka ndihmuar shumë bashkëshorti, ndërsa për punën si freelancer dhe për menaxhimin e rrjeteve sociale më ka ndihmuar trajnimi i Valbona Brahaj “Freelancers”. Po ashtu kam kryer edhe një trajnim për “Online teaching Skills “ .

Kjo është një sfidë që ende nuk e kam kapërcyer, sepse teknologjia ndryshon me hapa shumë të shpejt; sa mëson diçka, del diçka tjetër, dhe për të qenë e suksesshme sot në realitetin e rrjeteve sociale, duhet të jesh tepër aktive dhe e përditësuar me të rejat teknologjike dhe trendet e fundit.

- Sa i vështirë është mësimi i një gjuhe të huaj dhe sa ndikon metodologjia që përdoret?

- Mësuesia në vetvete është një profesion sa i bukur, aq edhe i vështirë për t’i dhënë hakun. Por nëse njeriu e dashuron punën e tij, gjithçka bëhet më e lehtë. Sa i përket metodave që përdore, mësimi i një gjuhe të huaj varet nga faktorë të ndryshëm, si motivimi, mjedisi, dhe përkushtimi i individit. Vështirësia ndryshon nga personi në person, por metodologjia e përdorur luan një rol kyç në thjeshtimin e procesit. Metodat interaktive dhe të përshtatura me nevojat e nxënësit ndihmojnë shumë në përvetësimin e gjuhës. Nëse mësimi bëhet në mënyrë interesante dhe praktike, përmirësohet motivimi dhe rezultatet janë më të mira.

- Pse është kaq e rëndësishme mësimi i gjuhës angleze nga të gjithë pa përjashtim?

Mësimi i gjuhës angleze është i rëndësishëm sepse është gjuha universale e komunikimit dhe përdoret gjerësisht në arsim, biznes, dhe teknologji. Njohja e saj hap mundësi të reja për punësim dhe zhvillim personal, duke lehtësuar gjithashtu lidhjet ndërkombëtare. Anglishtja ndihmon në qasjen ndaj burimeve globale të informacionit dhe kulturave të ndryshme. Për këtë arsye, përvetësimi i saj është thelbësor për të gjithë pa përjashtim. Në ditë e sotme gjuha angleze nuk është më thjeshtë një plus në CV, por është e domosdoshme për të gjithë .

- Zhvillimi i kurseve online tashmë është zgjedhja që kursantët bëjnë për të nxënë njohuri në fusha të ndryshme, cilat janë anët negative dhe pozitive të të nxënurit online?

- Si çdo tjetër edhe kjo ka anën pozitive dhe negative të saj. Kurset online ofrojnë fleksibilitet dhe akses të lehtë, duke i lejuar kursantët të mësojnë në ritmin e tyre dhe nga kudo. Ato ulin kostot dhe ofrojnë mundësi të gjëra për të mësuar fusha të ndryshme. Megjithatë, sfidat kryesore përfshijnë mungesën e ndërveprimit të drejtpërdrejtë dhe vështirësitë në ruajtjen e motivimit. Po ashtu, varësia nga teknologjia mund të jetë pengesë për ata që nuk kanë akses të mirë në internet ose pajisje.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

- Ajo që kam vërejtur dhe mësuar nga eksperienca personale në punën si mësuese online, është se kjo botë e madhe, që është sa e frikshme, po aq edhe shpresëdhënëse, mund t’i hapë kujtdo mundësi të jashtëzakonshme, edhe si një dritare për zhvillimin personal e profesional, ashtu edhe si një derë nga mund të nxjerrësh rrizkun. Fatkeqësia më e madhe sot në këtë pikë, është se shumica, e sidomos të rinjtë tanë, e masakrojnë kohën dhe aftësitë e tyre nëpër rrjetet sociale pa një qëllim apo synim të caktuar. Prandaj, mesazhi im për të gjithë, është që t’i shfrytëzojnë mundësitë dhe talentet e tyre në punë të dobishme, sepse çdo ditë e humbur sot, është një shkallë e vështirë për t’u ngjitur nesër drejt suksesit në jetë.

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju urojmë edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

- Ju faleminderit juve për ftesën dhe ishte kënaqësi të isha pjesë e revistës suaj.

INFORMACIONE QË TË MENDONI

» Nga arabishtja: Sali Shasivari

FAKTE DHE NUMRA

NUMRI I HEBRENJVE NË BOTË

ËSHTË 14 MILIONË BANORË. ATA

JANË TË SHPËRNDARË NË FORMËN QË VIJON:

• 7 milionë në Amerikë

• 5 milionë në Azi

• 2 milionë në Evropë

• 100 mijë në Afrikë

NUMRI I MUSLIMANËVE NË BOTË

ËSHTË 1,5 MILIARDË BANORË, TË SHPËRNDARË NË FORMËN QË VIJON:

• 6 milion në Amerikë

• 1 miliardë në Azi dhe në Lindjen e Mesme

• 44 milion në Evropë

• 400 milion në Afrikë

NË BAZË TË KËSAJ DEL SE:

• 1/5 e popullatës botërore janë muslimanë

• Kundrejt çdo hindusi ka dy muslimanë

• Kudrejt çdo budisti ka dy muslimanë

• Kundrejt çdo hebreji ka 107 muslimanë

Përreth kësaj, 14 milionë hebrenjë janë më të fuqishëm se sa 1,5 miliardë muslimanë! A thua vallë pse?

Le të vazhdojmë me paraqitjen e fakteve dhe statistikave:

EMRAT MË TË NDRITUR TË HISTORISË MODERNE JANË:

• Albert Ajnshtajn (Alber Einstein): çifut

• Sigmund Frojd (Sigmund Freud): çifut

• Karl Marks (Karl Marx): çifut

• Paull Samuelson (Paul Samuelson): çifut

• Millton Fridman (Milton Friedman): çifut

• Isaac Newton (Isaj Njuten) - fizicient dhe astronom i shek XVII

KREATORËT E EMRAVE DHE MARKAVE BOTËRORE:

• Polo Ralph Lauren, markë çifute

• Coca Cola, markë çifute

• Levi’s Jeans; Levi Shtraus (Levi Strauss), çifut

• Starbuck’s; Hovard Shulc (Howard Schultz), çifut

• Google; Sergej Brin (Sergey Brin), çifut

• Dell Computers; Majkëll Dell (Michael Dell), çifut

• Oracle; Llary Ellison (Larry Ellison), çifut

• DKNY; Donna Karan (Donna Karan), çifute

• Baskin & Robbins; Irv Robins (Irv Robbins), çifut

• Dunkin Donuts; Villiam Rozenberg (William Rosenberg), çifut

MENDONI

DISA ZBULIME TË CILAT E NDRYSHUAN HISTORINË NJERËZORE:

• Zhvilluesi i Çipit të Mikro-Procesorëve, Stanli Mezor (Stanley Mezor): çifut

• Zbuluesi i Zinxhirit Bërthamor, Lio Ziland (Leo Sziland): çifut

• Zbuluesi i Kabllos me Fije Drite (Optike), Piter Shulc (Peter Schulz): çifut

• Zbuluesi i semaforave, Çarls Adler (Charles Adler): çifut

• Zbuluesi i çelikut të pandryshkshëm (Stainless Steel), Beno Shtraus (Benno Strauss): çifut

• Zbuluesi i filmave me tinguj (Sound Movies), Ajzador Kise (Isador Kisee): çifute

• Zbuluesi i Mikrofonit dhe Gramafonit, Emil Berliner (Emile Berliner): çifut

• Zbuluesi i Inçizuesit me Video Shirita (Video Tape Recorder), Çarls Ginsburg (Charles Ginsburg): çifut

ZBULIMET

MË TË RËNDËSISHME MJEKËSORE:

• Zbuluesi i gjilpërës së vaksinimit, Benxhamin Robin (Benjamin Robin): çifut

• Zbuluesi i vaksinës për Polio (paralizës së fëmijëve), Xhonas Salk (Jonas Salk): çifut

• Zbuluesi i ilaçit të kancerit të gjakut (Leukemisë), Gertrude Elion (Gertrude Elion): çifute

• Zbuluesi i sëmundjes së pezmatimit të mëlçisë (Hepatitis B) si dhe shërimit të saj, Baruh Bllumberg (Baruch Blumberg): çifut

• Zbuluesi i ilaçit të Sifilisit (Syphilis), Paull Erlish (Paul Ehrlich): çifut

• Zhvilluesi i studimeve mbi imunitetin, Ili Meçnikof (Elie Metchnikoff): çifut

• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Endokrinologjisë, Endrju Shally (Andrew Schally), çifut

• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Terapisë Kognitive, Aron Bek (Aaaron Beck): çifut

• Zbuluesi i tabletës (pilulës) kontraceptive, Gregory Pinkus (Gregory Pincus): çifut

• Autori i studimeve më të rëndësishme në lidhje me syrin dhe retinën e tij, Xhorxh Vald (George Wald): çifut

• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Embriologjisë, Stanli Kohin (Stanley Cohen): çifut

• Zbuluesi i Dializës së Veshkëve si dhe njëri ndër studiuesit më të njohur në sferën e pjesëve artificiale (të trupit), Villem Kllofkam (Willem Kloffcame): çifut

INTELEKTUALË ME INFLUENCË / POLITIKANË:

• Henri Kisinxher (Henry Kissinger), ish-Sekretar i Shtetit (Ministër i Punëve të Jashtme të SHBA-ve), çifut

• Riçard Levin (Richard Levin), Kryetar i Universitetit Yale, çifut

• Allan Grinspan (Alan Greenspan), Kryetar i Rezervave Federale të SHBA-ve, çifut

• Xhozef Liberman (Joseph Lieberman), politikan amerikan, çifut

• Madlin Ollbrajt (Madeleine Albright), ish-Sekretare e Shtetit (SHBA), çifute

• Kasper Vajnberger (Casper Weinberger), ish-Sekretar i Mbrojtjes (SHBA), çifut

• Maksim Litvinov (Maxim Litvinov), ish-Ministër i Punëve të Jashtme të ish-BRSS, çifut

• Dejvid Marshall (David Marshal), ish-Kryeminisër i Singaporit, çifut

• Ajzak Ajzak (Isaacs Isaacs), ish-Guvernator i Përgjithshëm i Australisë, çifut

• Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli), ish-Kryeministër i Britanisë, çifut

• Jevgeni Primakov (Yevgeny Primakov), ish-Kryeministër i Rusisë, çifut

• Barry Gollduoter (Barry Goldwater), politikan amerikan, çifut

• Horhi Sampajo (Jorge Sampaio), ish-President i Portugalisë, çifut

• Hirb Grej (Herb Gray), ish-zv.Kryeministër i Kanadasë, çifut

• Pjerr Mendez (Pierre Mendes), ish-Kryeministër i Francës, çifut

• Majkëll Hovard (Michael Howard), ish-Sekretar i Shtetit të Britanisë, çifut

• Bruno Kriesky (Bruno Kriesky), ish-Kancelari i Austrisë, çifut

• Robert Rubin (Robert Rubin), ish-Sekretar i Financave të SHBA-ve, çifut

FILANTROPËT BOTËRORË:

• Xhorxh Soros (George Soros), çifut

• Valter Anenberg (Walter Annenberg), çifut

NJERËZIT MË ME NDIKIM NË MEDIAN BOTËRORE:

• Vollf Blicer (Wolf Blitzer), Si-En-En (CNN), çifut

• Barbara Vallters (Barbara Walters), Ej-Bi-Si Njus (ABC News), çifute

• Juxhin Mejer (Eugene Meyer), Uashington Post (Washington Post), çifute

• Henry Grunvald (Henry Grunwald), Tajm Magazine (Time Magazine), çifut

• Kathrin Graham (Katherine Graham), Uashington Post (Washington Post), çifute

• Xhozef Lelyveld (Joseph Lelyveld), Nju Jork Tajms (New York Times), çifut

• Maks Frankel (Max Frankel), Nju Jork Tajms (New York Times), çifut Emrat e lartëpërmendur janë vetëm disa shembuj dhe nuk përfshijnë të gjithë hebrenjtë me ndikim e as të gjitha të arriturat e tyre nga të cilat përfiton i gjithë njerëzimi në jetën e tyre të përditshme.

FAKTE TJERA:

• Në 105 vitet e fundit, prej gjithsej 14 milionë hebrenjve, 180 prej tyre fituan Çmimin Nobël. Ndërsa, në po të njejtën periudhë, prej gjithsej 1 miliardë e gjysmë milionë muslimanë, Çmimin Nobël e fituan vetëm tre prej tyre.

• Në bazë të kësaj që u përmend më lartë, proporcioni qëndron si vijon: Një Çmim Nobël për çdo 77,778 (më pak se 80 mijë) hebrej, ndërsa në anën tjetër, një Çmim Nobël për çdo 500,000,000 (pesëqind milionë) muslimanë! - Sikurse hebrenjtë të kishin të njejtin proporcion sikurse muslimanët, ata gjatë 105 viteve të kaluara do të fitonin 0,028 Çmim Nobël, d.m.th. më pak se 1/3 e Çmimit!

• Sikurse muslimanët të kishin të njejtin proporcion sikurse hebrenjtë, gjatë 105 viteve të kaluara do të fitonin 19,286 Çmime Nobël! Mirëpo, vallë, a thua do të pajtoheshin hebrejtë që të bien në një nivel kaq të ulët të njohurive? A thua vallë përparimi i këtillë i tyre në sferën e njohurive është rastësi, mashtrim, komplot, apo ndërmjetësim?

Madje, a thua vallë pse nuk arritën muslimanët në një nivel të këtillë, në këto gradë, në këtë fuqi të ndryshimit, përreth dallimit të qartë në numër?

JA DISA FAKTE TJERA NË VAZHDIM, NË TË CILAT MUND TË GJESH PËRGJIGJE NDAJ KËTYRE PYETJEVE:

• Në mbarë Botën Islame ka gjithsej 500 universitete

• Në SHBA-të ka 5,758 univerisitete.

• Në Indi ka 8,407 universitete

• Në listën e 500 universiteteve më të mira në botë nuk figuron asnjë universitet islam.

• 6 universitete izraelite janë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë.

• Përqindja e alfabetizmit (njohjes së shkrim leximit) në shtetet e krishtera është 90%.

• Përqindja e alfabetizmit në Botën Islame është 40%.

• Në 15 shtete me shumicë krishtere, përqindja e alfabetizmit është 100%.

• Nuk ekziston asnjë shtet musliman në të cilin përqindja e alfabetizmit është 100%.

• Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet e krishtera është 98%.

• Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet muslimane është 50%.

• Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet e krishtera është 40%.

• Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet muslimane është 2%.

• Në mesin e çdo 1 milion muslimanë ka 230 dijetarë (shkencëtarë).

• Në mesin e çdo 1 milion amerikanë ka 5,000 dijetarë (shkencëtarë).

• Në vendet e krishtera, në çdo 1 milion banorë ka 1,000 teknikë.

• Në gjithë Botën Arabe, për çdo 1 milion banorë ka 50 teknikë.

• Shtetet muslimane harxhojnë rreth 0,2% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në sferën e studimit

dhe zhvillimit.

• Shtetet e krishtera harxhojnë rreth 5% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në sferën e studimit dhe zhvillimit.

• Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Pakistan është 23 gazeta për çdo 1,000 banorë.

• Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Singapor është 460 gazeta për çdo 1,000 banorë.

• Në Britani numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 2,000 libra.

• Në Egjipt numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 17 libra.

• Produktet e teknologjisë së lartë (HiTech) përbëjnë 0,9% të eksportit të Pakistanit, 0,2% të eksportit të Arabisë Saudite dhe 0,3% të eksportit të Kuvajtit, Algjerisë dhe Marokut.

• Produktet e teknologjisë së lartë (HiTech) përbëjnë 68% të eksportit të Singaporit.

KONKLUZION:

• Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin e njohurive.

• Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për shpërndarjen e njohurive, qoftë edhe nëse ajo njohuri është e importuar.

• Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin apo përdorimin e prodhimeve të teknologjisë së lartë.

PËRFUNDIM (EPILOG):

E vërteta është e qartë dhe nuk ka nevojë për argumente e as për statistika. Mirëpo, në mesin tonë ka të atillë të cilët e kundërshtojnë vetveten dhe i mohojnë faktet të cilat janë më të qarta se Dielli. Me të vërtetë, hebrejtë e arritën atë që e arritën për shkak se përvetësuan dallimin në njohuri dhe një gjë të tillë e adoptuan si ligj për bijtë e tyre. Emrat e lartëpërmenduar nuk u krijuan brenda një dite apo një nate. Protagonistët e këtyre emrave u formuan në mënyrë të drejtë. Madje, ata u përballën me shumë vështirësi derisa arritën atë që e arritën. Ata nuk lindën me lugë të arta në gojë. Të gjithë e dijmë tregimin e Ajnshtajnit dhe dështimin e tij në matematikë, poashtu tregimin mbi Edisonin dhe dëbimin e tij nga shkolla, për shkak se “nuk është i aftë

për mësim”, e shumë e shumë tregime tjera. Andaj, le të ndalemi së mashtruari vetveten se hebrejtë po e kontrollojnë botën vetëm për shkak se janë hebrej; vetëm për hirë të asaj se Perendimi i do ata.

Është shumë lehtë që t’i lexosh këto rreshta dhe fajin t’ia hedhësh qeverisë apo viteve të represaljeve, kolonializmit dhe okupimit. Mirëpo, me këtë veprim tëndin vetëmse do të shtosh një pikë të re të oqeanit të reaksioneve negative islame të cilat na sollën këtu ku jemi sot. Lere të ankuarit, negativitetin dhe mallkimin e të tjerëve dhe, fillo me vetveten. A ke menduar ndonjëherë që të shpërndash njohuri? A din ndonjë gjë të cilën të tjerët nuk e dijnë? Pse nuk e ndan atë që e di me të tjerët? Ky është një hap drejt kompletimit të njohurive.

Sot jemi shëndërruar vëllezër të dashur në Europën e mesjetës e cila atëherë ishte e zhytur në injorancë dhe padituri kurse Europa sot po luan rolin tonë të mesjetës së hershme. Zgjohuni musliman nga gjumi i rënd shpejtoni për në shkencë, për në civilizim, për në praktimin e Kuranit dhe sunnetit, për të kuptuarit e drejtë të Islamit në përgjithësi, dhe shpejtoni në konstruktivitet dhe dituri, në mënyrë që t’a ripërtrijmë Famën dhe autoritetin e lartë të dikurshmëm dhe të kujtojmë ajetin Kuranor : ‘’Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ai popull nuk e ndryshon vetveten e tij’’.

Fitorja jonë qëndron në diturinë dhe kreativitetin tonë. Madje, ji i sigurtë se ende nuk ka kaluar koha për t’iu bashkangjitur popujve tjerë. Bile neve na është premtuar që t’u bashkangjitemi atyre.

Përsëri kthehem dhe e parashtroj të njejtën pyetje me të cilën e fillova këtë temë: A të kujtohet koha në të cilën muslimanët udhëhiqnin botën?

Lëviz, ngase lavdia e ummetit fillon sot.

13 Janar 2025

BIBLIOTEKA NË VIRGINIA Nj

ë bibliotekë në Virginia po udhëheq në krijimin e hapësirave publike më të përshtatshme për prindërit me fëmijë të vegjël, duke ofruar stacione kompjuterike inovative për prindërit dhe fëmijët! E vendosur në dhomën e fëmijëve

në degën Fairfield të Bibliotekës Publike të Qarkut Henrico, “Stacionet e Prindërve dhe Fëmijëve” përfshijnë një stacion pune kompjuterike pranë një hapësire të mbyllur dhe të sigurt për lojën e foshnjave dhe vogëlushëve. Ky dizajn ishte frymëzuar

nga stafi i bibliotekës, i cili kishte vërejtur se modeli standard i laboratorëve të kompjuterëve nuk funksiononte mirë për prindërit me fëmijë të vegjël.

“Ne kemi parë prindër dhe kujdestarë që kishin nevojë të kryenin punë për të rritur, si aplikime për punë ose krijimin e dokumenteve për kolegjin, dhe kur kishin foshnja dhe vogëlushë, e kishin shumë të vështirë ta bënin këtë,” shpjegon Barbara Weedman, Drejtoresha e Bibliotekës Publike të Qarkut Henrico.

Gjatë rikonstruksionit të bibliotekës, stafi pyeti arkitektët nëse mund të përfshinin mobilie të gatshme që të adresonin këtë nevojë në dizajnin përfundimtar. Kur arkitektët nuk gjetën asnjë

zgjidhje të përshtatshme, ata kërkuan nga një kompani e vogël mobiliesh për fëmijë, TMC The Makers Creative, në Ann Arbor, Michigan, të krijonin një lloj të ri stacioni pune që do të akomodonte si prindërit, ashtu edhe fëmijët e vegjël. Që nga prezantimi i “Stacioneve të Prindërve dhe Fëmijëve,” ato janë bërë jashtëzakonisht të suksesshme ndër përdoruesit e bibliotekës. Siç vuri në dukje Weedman: “Librarët e duan të ndihmojnë dhe e duan t’u japin akses njerëzve, por kjo mund të jetë sfiduese kur ke fëmijë të vegjël. Mendoj se kjo ide ka gjetur jehonë te shumë njerëz, sepse ata e kuptojnë mirë sfidën e të balancuarit të të gjitha këtyre gjërave në jetët tona të ngarkuara.”

Librarët e duan të ndihmojnë dhe e duan t’u japin akses njerëzve, por kjo mund të jetë sfiduese kur ke fëmijë të vegjël.

SI TË JEMI TË MIRËORGANIZUAR GJATË KËTIJ VITI?

» Psikologe Organizacionale, Anila Loca

Në botën e sotme me ritme të shpejta, të qenit i mirëorganizuar është vendimtar për suksesin dhe produktivitetin. Ndërsa shohim përpara për vitin 2025, këtu janë disa këshilla dhe strategji për t’ju ndihmuar të qëndroni të organizuar dhe në krye të lojës:

PËRQAFONI MJETET

DIXHITALE

Në vitin 2025, teknologjia do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si e organizojmë jetën tonë. Përqafoni mjete dixhitale si aplikacionet e produktivitetit, kalendarët në internet dhe platformat e menaxhimit të detyrave për t’ju ndihmuar të qëndroni në rrugën e duhur dhe të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive.

ZBUTNI RREGULLISHT

Një hapësirë e rrëmujshme mund të çojë në një mendje të rrëmujshme. Bëjeni zakon që të rregulloni dhe organizoni rregullisht hapësirën tuaj fizike. Hiqni qafe sendet që nuk ju nevojiten më, krijoni zona të caktuara magazinimi dhe mbajini gjërat të rregullta dhe të sistemuara për të nxitur një ndjenjë rregulli dhe qetësie.

PRIORITET

DHE PLANIFIKO

Vendosni prioritete dhe qëllime të qarta për çdo ditë, javë dhe muaj. Përdorni listat e detyrave, planifikuesit ose mjetet dixhitale për të planifikuar paraprakisht detyrat dhe aktivitetet tuaja.

Duke pasur një udhërrëfyes të qartë të asaj që duhet bërë, ju mund të qëndroni të fokusuar dhe të mos ndiheni të mbingarkuar.

KRIJONI RITUALE QË JANË

NË VIJË TË DREJTË ME ATË QË JU BËN TË PËRMBUSHUR

Krijoni rutina dhe rituale të përditshme që ju ndihmojnë të qëndroni të organizuar dhe efikas. Pavarësisht nëse është një rutinë mëngjesi për të nisur ditën tuaj ose një rutinë e mbrëmjes për t’u qetësuar dhe përgatitur për ditën tjetër, të kesh zakone të qëndrueshme mund të përmirësojë rrjedhën e punës dhe të përmirësojë produktivitetin tuaj të përgjithshëm.

DELEGONI DHE BASHKËPUNONI

Mos kini frikë të delegoni detyra ose të kërkoni ndihmë kur është e nevojshme. Në vitin 2025, puna në grup dhe bashkëpunimi do të jenë më të rëndësishme se kurrë. Duke punuar së bashku me të tjerët dhe duke përdorur pikat e forta të njëri-tjetrit, ju mund të arrini më shumë dhe të qëndroni të organizuar në një botë dinamike dhe të ndërlidhur.

QËNDRONI FLEKSIBËL DHE PËRSHTATUNI

Ndërsa organizimi është i rëndësishëm, është gjithashtu thelbësore të qëndroni fleksibël dhe të përshtateni me rrethanat në ndryshim. Në vitin 2025, bota po evoluon vazhdimisht dhe aftësia për të rregulluar planet dhe prioritetet tuaja sipas nevojës do të jetë çelësi për të qëndruar të organizuar dhe elastik përballë sfidave.

PRAKTIKONI KUJDESIN PËR VETEN

Së fundi, mos harroni t’i jepni përparësi vetëkujdesit dhe mirëqenies në përpjekjen tuaj për të qëndruar të organizuar. Bëni pushime, ushtroni rregullisht, flini mjaftueshëm dhe gjeni kohë për aktivitete që ju sjellin gëzim dhe relaksim. Një mendje dhe trup i shëndetshëm janë thelbësore për ruajtjen e aftësive organizative dhe për të qëndruar produktiv në planin afatgjatë.

Duke i përfshirë këto strategji në jetën tuaj të përditshme, ju mund ta vendosni veten për sukses dhe të jeni të mirëorganizuar në vitin 2025 dhe më tej. Përqafoni teknologjinë, rregulloni hapësirën tuaj, jepni përparësi dhe planifikoni, vendosni rutina, bashkëpunoni me të tjerët, qëndroni fleksibël dhe praktikoni kujdesin për veten për të arritur një jetë të ekuilibruar dhe të organizuar në vitet në vijim. 17 Janar 2025

Dashuria e motrës

Dashuria e motrës

Ajo e pyeti të motrën: “Sa gjethe kanë mbetur në pemë?” E motra, me lot në sy iu përgjigj: “Përse pyet e dashur?” Vogëlushja e sëmurë i tha: “Sepse e di që jeta ime do të përfundojë kur të bjerë gjethja e fundit nga pema në bahçe”. Motra e madhe iu përgjigj duke buzëqeshur: “Atëherë do ta shijojmë jetën dhe do të bëjmë ç’të duam. Apo jo?”

Ditët kalonin dhe vogëlushja e sëmurë e shijonte çdo minutë të jetës së saj me motrën e madhe, luanin, argëtoheshin, qeshnin dhe e shijonin fëmijërinë. Sakaq, gjetet e pemës binin njëra pas tjetrës. Vetëm një gjethe nuk iu dorëzua ndryshimeve klimaterike dhe acarit dimëror. Tek ajo gjethe ishin varur shpresat dhe ishin fokusuar sytë e vogëlushes së sëmurë. Ajo ishte shpresa e vetme e saj.

Çdo ditë, nga dritarja e dhomës ajo ndiqte gjethen, pasi e dinte se rënia e saj, do të thoshte fundi i jetës së saj për shkak

të sëmundjes. Kaloi vjeshta, erdhi dimri, na la shëndenë dhe dimri dhe gjethja nuk dorëzohej. Sigurisht, kjo e lumturoi shumë vogëlushen e sëmurë.

Ajo kishte filluar të marrë veten sërish, ndihej mjaft mirë. Ajo filloi të ecë dhe vrapojë si më parë. Dukej sikur sëmundja e rëndë ishte zhdukur për të mos u kthyer më kurrë. Po gjethja? Si ishte e mundur që nuk kishte rënë nga ai dimër i acartë?

Një ditë, u ngjit në pemë që ta prekë atë mrekulli, e cila nuk ishte dorëzuar. Kur arriti ta prekë, u befasua. Ajo nuk ishte gjethe normale, por një gjethe plastike, e fokusuar fort pas degës së pemës. Një buzëqeshje i përshkoi fytyrën e saj të njomë. Sigurisht, ishte vepër e motrës së saj të madhe.

Shpresa është një shpirt i dytë. Nëse nuk e humbasim atë, nuk humbasim asgjë tjetër.

Pse e ndjejmë këtë nevojë të pashpjegueshme për të kontrolluar gjithçka, kur jeta nuk është veçse një rrjedhë e egër dhe e papërmbajtshme? Ndoshta sepse në thellësi, zemrat tona janë krijesa të frikës dhe pasigurive, dhe iluzioni i kontrollit është streha jonë më e dashur – një kandil i vogël që ndriçon errësirën e një universi të paepur. Por sa i brishtë është ai ndriçim, sa e lehtë është ta shuajë era e një rasti të thjeshtë, një rastësi që askush nuk e parashikoi.

Jemi udhëtarë në një oqean ku asnjë busull nuk funksionon siç duhet. Ne mbajmë timonin e një anijeje që nuk di ku po shkon, dhe megjithatë ngulim këmbë ta kapim më fort, të shtiremi sikur drejtimi është zgjedhja jonë. Kontrolli, ky iluzion që ushqejmë, është ndoshta mënyra jonë për të ndërtuar një urë mbi greminën e të panjohurës. Dhe gremina nuk është tjetër veçse përballja me vetveten, me atë zbrazëtirë që jeton brenda nesh, që asgjë nuk mund ta mbushë – as dashuria, as suksesi, as përjetësia që ëndërrojmë fshehtas.

Por, çfarë ndodh kur kontrolli rrëzohet, kur forca e jetës na kthen në udhëkryqet që ne nuk i zgjodhëm? Mos është kjo një thirrje për të kuptuar se ndoshta e vërteta e vetme është vetë kaosi? Sepse ndoshta liria nuk qëndron në fuqinë për të kontrolluar, por në dorëzimin ndaj rrjedhës – një akt i guximshëm që kërkon të

braktisësh gjithçka që njeh për të gjetur atë që ende nuk ke parë.

Mendimet e mia shpesh përfundojnë në një lak të pafund, ku pyetjet ushqejnë pyetje të tjera, dhe përgjigjet janë gjithmonë një hap larg. Çdo përpjekje për t’u kapur pas sigurisë më bën të ndiej peshën e boshllëkut edhe më rëndë, sikur universi tallet me mua, duke më kujtuar se jeta nuk është një ekuacion që zgjidhet, por një melodi që duhet dëgjuar.

A mund të ndalojmë së kërkuari kontrollin dhe të pranojmë kaosin? Mos vallë aty qëndron bukuria e vërtetë, në pranimin e asaj që nuk mund ta ndryshojmë? Në lënien e valëve të na mbajnë, të na rrëzojnë, të na çojnë diku ku nuk kemi qenë kurrë.

Sa më
shumë përpiqemi të kontrollojmë jetën, aq më shumë ajo duket se na rrëshqet nga duart

Dhe ndoshta, në fund të fundit, është vetë iluzioni i kontrollit ai që na shtyn përpara, që na detyron të ëndërrojmë, të luftojmë dhe të krijojmë. Sepse njeriu, ky endacak i pafund, nuk mund të jetojë pa të – iluzionin që ushqen shpirtin, por edhe plagën që nuk shërohet. Kontrolli, ky paradoks i pafund, është ndoshta pikërisht ajo që na bën njerëz.

Pyes përsëri, pse e ndjejmë këtë nevojë të pashpjegueshme për të kontrolluar gjithçka, kur jeta nuk është veçse një rrjedhë e egër dhe e papërmbajtshme?

Ndoshta sepse në thellësi të qenies sonë, mbartim një ndjenjë të përhershme të ndrojtjes përballë kaosit që na rrethon. Kontrolli është iluzioni që na mban të bashkuar, një armaturë e brishtë që vendosim mbi shpirtrat tanë për të mos ndjerë goditjet e pasigurisë. E megjithatë, kjo armaturë është e mbushur me çarje, dhe përmes tyre rrjedh frika jonë më e madhe: ajo e të qenit plotësisht të pafuqishëm. Çfarë është kontrolli në të vërtetë? Një përpjekje për të parashikuar të ardhmen? Një akt rebelimi ndaj një bote që nuk pyet as për dëshirat, as për planet tona? Ne duam të kontrollojmë sepse nuk mund të përballojmë idenë se ndoshta jeta nuk ka një kuptim të caktuar, se ndoshta gjithçka që ndodh është një zinxhir rastësish pa asnjë lidhje me atë që ne shpresojmë apo besojmë, por ja që kjo nuk është aspak e vërtetë.

21 Janar 2025

Ja një ironi që të thyen zemrën: sa më shumë përpiqemi të kontrollojmë jetën, aq më shumë ajo duket se na rrëshqet nga duart. Marrim vendime, bëjmë plane, luftojmë për rezultate –dhe pastaj një fjalë, një ngjarje, një ndodhi e papritur, na hedh në erë gjithë atë që kemi ndërtuar. Dhe ja ku qëndrojmë, të humbur dhe të lodhur, duke pyetur veten: A ia vlejti mundimi? A ia vlen të luftosh kundër një vale që nuk mund ta ndalosh?

Kërkimi i kontrollit nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për t’i ikur pasigurisë – dhe pasiguria është vetë thelbi i ekzistencës sonë. Ne lindim të pambrojtur, të pafuqishëm, dhe, që në frymëmarrjen e parë, përpiqemi të ndërtojmë një ndjenjë sigurie në një botë që nuk premton asgjë. Por si mund ta sigurosh veten në një botë ku gjithçka që e do mund të të merret në një çast, pa paralajmërim? Si mund të ndihesh i sigurt kur çdo lidhje, çdo ëndërr, çdo marrëdhënie është e përkohshme?

Ndoshta përgjigjja nuk është të kërkojmë siguri, por të mësojmë ta duam pasigurinë. Ta pranojmë që kontrolli është një iluzion, dhe ta gjejmë bukurinë në këtë iluzion. Ta përqafojmë idenë se ne nuk kemi nevojë të dimë gjithçka, se është pikërisht papritshmëria ajo që na jep kuptim. Sepse, në fund të fundit, nëse gjithçka do të ishte e parashikueshme, nëse gjithçka do të ishte nën kontrollin tonë, çfarë vlere do të kishte jeta? Ku do të ishte emocionimi i një ëndrre që mund të mos realizohet kurrë, por që na mban zgjuar natën? Ku do të ishte kuptimi i dhimbjes, që na mëson aq shumë për forcën tonë?

Por të dorëzohesh nuk është e lehtë. Sepse për të pranuar kaosin, duhet të pranosh që asgjë nuk të përket vërtet. Duhet të pranosh që nuk zotëron as kohën tënde, as njerëzit që do, as vetë trupin tënd. Dhe ky është një akt guximi që pak prej nesh mund ta bëjnë pa u thyer. Pranimi i pafuqisë është një përballje me zbrazëtinë – dhe zbrazëtia të

vështron drejt në sy, duke të kujtuar se, në fund të fundit, ti je vetëm një grusht dhè që endet mes erërave të një universi të pafund.

Dhe ja ku lind paradoksi më i madh: ndoshta vetëm kur pranojmë plotësisht pafuqinë tonë, mund të ndiejmë lirinë e vërtetë. Vetëm kur ndalojmë së kërkuari kontrollin, mund të fillojmë të jetojmë. A mund të jemi aq të guximshëm sa ta lëmë veten të rrjedhë me valët, pa u përpjekur të ndalojmë stuhinë? A mund të mësojmë të kënaqemi me papërsosmëritë, me rastësitë, me dhimbjet dhe me gëzimet që nuk i kishim planifikuar?

Mbase kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar: të bëhemi dëshmitarë të jetës sonë, jo pronarë të saj. Të lejojmë që dhimbjet të na mësojnë, që humbjet të na zbusin dhe që rastësitë të na udhëheqin drejt rrugëve që nuk i kishim imagjinuar. Dhe ndoshta, pikërisht kur heqim dorë nga iluzioni i kontrollit, mund të ndiejmë për herë të parë një lloj sigurie të vërtetë –atë që vjen nga pranimi i vetvetes dhe i botës ashtu siç janë. Në këtë akt dorëzimi ka një bukuri të heshtur, një melankoli që nuk të rëndon, por të çliron. Sepse është vetëm kur ndalojmë së luftuari kundër rrjedhës, që mund të fillojmë të notojmë me të. Dhe ndoshta, aty në fund, aty ku oqeani na merr dhe na çon larg, gjejmë atë që kemi kërkuar gjithmonë – jo kontrollin, por paqen.

GJYKIMI I VITEVE

Kam pasur lidhje me shumë njerëz, që vetëm Allahu i numëron, por nuk kam gjetur asnjë më të vështirë sesa personin që vepron sipas humorit të tij. Ai është një bombë e kurdisur – as nuk është hipokrit me shenja të njohura, as tradhtar, as armik i fortë. Por është dikush i afërt ose mik, me të cilin ndan dashuri dhe miqësi, e papritur, pa paralajmërim, largohet ose ndërpret lidhjen në heshtje dhe pa justifikime.

Kur kalojnë vitet, ndoshta i kthehet mendjes së tij dhe kërkon t’a rikthejë marrëdhënien siç ishte dikur, sikur të ishe një stacion pushimi në një rrugë të gjatë, ndërsa ti e gjen baterinë e emocioneve të tua të zbrazur. Dhe kështu, kërkon shtatëdhjetë arsye për t’a justifikuar, por nuk gjen asnjë të pranueshme.

Nuk ka thënie më të përshtatshme sesa ajo e Imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë):

“Nëse njeriu nuk të respekton veçse me mundim, lëre dhe mos u brengos për të më shumë.

Ka njerëz të tjerë në vend të tij dhe në largim ka rehati, zemra mund të durojë për të dashurin edhe kur largohet.

Jo çdo njeri që ti e do, e ka zemrën të lidhur pas teje, dhe jo çdo njeri që i ofron pastërtinë tënde, të përgjigjet me të njëjtën.

Nëse dashuria e sinqertë nuk është e natyrshme, s’ka dobi nga një miqësi që vjen me sforcim.

S’ka të mirë në një mik që tradhton mikun e tij, që pas dashurisë e takon me ftohtësi dhe e mohon jetën që kanë ndarë.

Zbulon një sekret që dikur ishte i fshehtë, dhe nxjerr në dritë çka dje ishte e mbuluar.

Paqe mbi këtë botë kur s’ka në të një mik të sinqertë, të drejtë dhe të ndershëm.”

“O Zot, mos na privo nga një mik i afërt dhe i sinqertë, që bashkë me të, të na çosh drejt xhenetit në grupe të bashkuara. Largo nga zemrat tona çdo ligësi dhe na bëj vëllezër të përulur përballë njëri-tjetrit, të ulur mbi frone përballë. O Zot, mos na bëj njerëz të humorit, interesaxhinj dhe kalimtarë në jetë. Mbush zemrat e atyre që i duam me dashuri dhe vendosna në Xhenet dhe në mirësitë e tij. Paçim gjithmonë dashuri për Ty.”

Janar 2025

MEDRESEJA “GAZI ISA BEG”

SI OBJEKT KULTUROR, ARSIMOR E FETAR

NË QYTETIN E MITROVICËS

Këtë fotografi e kam siguruar shumë kohë më përpara dhe e kam përdorur në disa lira të mi, që kanë përmbajtjen nga fusha e arsimit dhe kulturës në Mitrovicë. Është objekti i djegur i Xhamisë së Çarshisë në qendër të qytetit, që popullata e njihte edhe me emrin Xhamia e Sahat Kullës ose Xhamia Gazi Isa Beg. Gjendej në qendër të qytetit dhe shquhej me bukuri të jashtëzakonshme arkitektonike, karakteristike për kohën e Mesjetës. Ka qenë xhamia kryesore, e cila ka pasur një bibliotekë shumë të

Janar 2025

pasur, mirëpo, për fat të keq, bashkë me të e dogjën, pastaj edhe e rrënuan piromanët serbë. Për të shkruan edhe Rexhep Mitrovica në kujtimet e tij. Në fund të shek. XIX dhe në dekadën e parë të shek. XX në të ka vepruar shkolla popullore, ku mësimi mbahej kryesisht në gjuhën turke e arabe, mirëpo mësohej edhe gjuha shqipe.

Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore në territorin e Kosovës, në mesin e dhjetë medreseve, shquhej ajo e Mitrovicës me emri “Gazi Isa Beg”, e cila përgatiste kuadro shqiptare që do të shërbenin në institucionet e

kultit islamik në gjuhën e vendit. Medreseja mbante emrin e themeluesit të saj, Isa Beut, dhe ndodhej në hapësirën e oborrit të xhamisë së djegur në qendër të qytetit (1924). Ajo kishte një mësonjëtore ders’hane, disa dhoma me një sistem të tipit konviktor. Aty jepeshin lëndët: kiraetleximi i Kuranit, akida - besim, fikh - jurisprudencë islame, ahmak - moral, gjuhë arabe, gjuhë shqipe, tarih-histori islame dhe bukurshkrim, ku nxënësit merrnin dije për vete, islamin, shoqërinë dhe natyrën.

Edhe përkundër urdhëresës së organeve të

Mbretërisë Jugosllave, përkatësisht të Serbisë, që në Medrese komunikimi me nxënës të bëhej vetëm në gjuhën serbe, pastaj që të përdoren vetëm tekstet e shkruara me alfabet cirilik, në mënyrë që të jepen vetëm njohuri elementare nga feja si dhe mësimi të zhvillohet në frymën e jugosllavizmit, “besimit të mbretit e kishës”, ajo ishte bërë një çerdhe e patriotizmit, e propagandimit të librit në gjuhën shqipe. Në këtë drejtim u shqua mësimdhënësi Muhamed Deda, i cili, fshehurazi, ua shpërndante nxënësve të tij abetaren e gjuhës shqipe. Kjo shkollë mbahej nga populli, prandaj, edhe përkundër rrezikut, përpiqej të përcaktonte vetë politikën në fushën e edukimit të rinisë shqiptare.

Mësimdhënësit shqiptarë, edhe pse e kishin të ndaluar, komentet fetare i bënin në gjuhën amtare. Vijuesit e seminarit të gjuhës shqipe në Mitrovicë, si: Shaban Idrizi, Muhamed Deda, Shaban Bella, Hafiz Imer Shemsiu, Tefik Shala, Hajrë Haxhiu, Faik Efendiu etj., i cili ishte hapur me iniciativën e Hasan Prishtinës, Rexhep Mitrovicës, Nexhip Dragës, Dervish Mitrovicës në kohën e Austro-Hungarisë, arritën t’i sigurojnë në forma të ndryshme disa libra të shkruara në gjuhën shqipe e të botuara në Shqipëri, madje edhe Abetaren e Stambollit. Mësuesit që i përmendëm më lart, kishin arritur që në

Seminarin e gjuhës shqipe të përvetësojnë mjaft mirë mësimet nga didaktika, metodika dhe gjuha shqipe, prandaj me punën e tyre vazhduan shembullin e bejtexhinjve të njohur të kësaj

ane, si p.sh. të Shejh Jonuzit, dhe të disa mësimdhënësve nga Shqipëria. Pushtuesi i kishte rënë në gjurmë këtij lloj aktiviteti, prandaj, përveç ndalimit rreptësisht të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe dhe përdorimit të çfarëdo teksti në gjuhën shqipe, aplikoi forma nga më të ndryshmet për të penguar edhe shkollat private, siç ishin mejtebet e medresetë për fëmijët shqiptarë muslimanë si dhe shkollat katolike për fëmijët e këtij besimi, sepse i konsideronte si të rrezikshme për shtetin, kishën dhe shkollën serbe. Në kuadër të fushatës së frikësimit dhe presionit mbi shqiptarët, në mesin e viteve ’20, krimineli Kunovçiq, organizoi djegien e “Xhamisë së Çarshisë” (“Gazi Isa Begut”), një prej xhamive më të vjetra në Kosovë. Ajo gjendej në qendër të qytetit dhe shquhej me bukuri të jashtëzakonshme arkitektonike, karakteristike për kohën e Mesjetës. Me rastin e djegies Xhamia u shkatërrua në tërësi, ndërsa

Sa më
shumë përpiqemi të kontrollojmë jetën, aq më shumë ajo duket se na
nga

dëme të mëdha pësoi edhe Medreseja, e cila ishte ngjitur me të. Me këtë rast, siç theksuam më lart, u dogj edhe e tërë biblioteka e xhamisë, e cila kishte një fond shumë të pasur të librave dhe dorëshkrimeve të ndryshme të vjetra me qindra vite.

Medreseja “Gazi Isa Begu” pushoi veprimtarinë në vitin 1941, kur kapitulloi Mbretëria Jugosllave dhe u hapën shkolla në gjuhën shqipe. Disa nga medresantët, pasi ndoqën Kursin Pedagogjik e u kualifikuan si mësues, hapën shkolla në fshatra të ndryshme të rrethit të Mitrovicës, duke përhapur kështu dritën e diturisë vetëm të gjuhën shqipe. Ndër mësuesit e këtij mjedisi që kryen Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë, pastaj edhe shkolla të tjera e që pastaj hapën dritën e diturisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet e para pas përfundimit të saj, vlen të përmendim: Bedri Gjinajn, Paulina (Lina) Simon Shkrelin, Melihate Devën, Zehra Zhubin, Taip Perjucin, Hajredin Saraçinin, Qamil Demjahën, Feriz Pecin, Nezir Halimin – Miftarin, Sejdi Sulejmanin, Haki Ahmetin, Qazim Zhubin, Hajrullah (Hajrë) Haxhiun, Musa Kalanë, Jonuz Mripën, Reshit Damatin, Nazim Dedollin, Shaqir e Halid Zymin, Reshid Demati, Nexhat Çunin, Sylejman Muratin, Musa Devën, Musa Gashin, Shinasi Korenicën, Ehat Prekazin, Veton Gjinajnn, Bediha Korenicën, Mustafa Munin, Isak Buçincën, Lejla Preshevën, Melihate Sadiku – Hotin, Hajrunisah Beqirin, Salih Hotin, Albina Shkrelin, Sami Raçën, Feti Zhubin, Abedin Imerin - Krasniqin e shumë të tjerë.

Janar 2025

SHTËPIA

» Denada Dosti

Njëzet e tre vite prita me padurim ta vizitoja Shtëpinë. Që prej ditës kur rilinda. E bija vendosi kokën në shpatullën e së ëmës, dhe befas ndjeva mall për prehrin e nënës sime. Aty ku ndihesha në shtëpi. Shtëpia ku kanë lindur shpirtrat dhe jo trupat tanë. Kur u afrova pranë pragut dhe derën e gjeta mbyllur, me ditë të tëra prita në oborr. Një pritje e gjatë dhe e trishtë. Rojtarët më bënin me shenjë të kthehesha mbrapsht. Njësoj sikur t’më kishin kërkuar të ç’bëja një valixhe nga një udhëtim i anulluar. Këmbët më ishin fryer, djersët më kishin mbuluar e prap vrapoja drejt pragut, në kërkim të një porte të hapur.

“Duhet të ftohesh nëse do të shkosh në Shtëpi”, me përsërisnin vazhdimisht të tjerët. Po si ftohesh? A duhet me pritur që Vetë i Zoti Shtëpisë t’a çojë ftesën? E si çohet ftesa? Një jetë më shkoi duke e pritur të bekuarën, por ftesa nuk vinte që nuk vinte. Derisa kuptova se nuk duhej të

Pas shtatë rrethrrotullimesh, i ngjitëm dhe zbritëm pa ndalë dy kodra të vogla, teksa pinim ujë prej burimi dhe një fllad i lehtë na i përkëdhelte shpatullat.

prisja më. Zarfin e kisha brenda vetes. E qëndisa letrën me lutje dhe shpresë. E mbusha valixhen me plaçka që s’kisha, e bleva bileten me para që s’më gjendeshin, e nxora vizën me dokumenta që nuk posedoja. Dhe kur e derdha lotin e fundit në duart grusht drejtuar qiellit, fluturimi mori të pjetë, dhe më në fund porta u çel. Shtëpia u hap! Dhe unë si endacake rrugëve papritmas u gjenda në Shtëpi. I Zoti i së cilës mërzitej nëse nuk i kërkoja dhe jo kur i kërkoja.

E kuptova se isha në shtëpi atëherë kur nuk ngurova të lutesha për një gjë pas një tjetre sikurse nguron musafiri të kërkojë një pjatë të dytë prej ushqimit të preferuar.

Një magnet i madh qëndronte mu në mes të pragut dhe portës. Na tërhiqte rreth vetes kudo që shkonim. Silleshim rreth tij duke përsëritur lutje në një ritual të palodhshëm. Pas shtatë rrethrrotullimesh, i ngjitëm dhe zbritëm pa ndalë dy kodra të vogla, teksa pinim ujë prej burimi dhe një fllad i lehtë na i përkëdhelte shpatullat. Këmbët e kishin humbur kontrollin, ndërsa shpirtrat lundronin vetvetiu drejt daljes. Dy gishtë flokë ranë përtokë, dhe duart u çuan përsëri lart.

E dorëzova çantën e shpinës në tokën e mermertë, e menjëherë e putha atë me ballin mbuluar në djersë të ftohta. Aty të gjitha dertet rrëshqitën prej shpatullave si një ortek i madh që merr përpara çdo gjë papritmas dhe papyetur. I Zoti i Shtëpisë më kishte çuar ftesë miliona vite para se të më vihej emri, por unë nuk e dija.

Ftesa kishte qenë aty, në një qosh të qenies sime, por unë e kërkoja tjetër kund.

» Besa Ismaili

SHEH SHUAJB ARNAUTI

Sheh Shuajb Arnauti është shqiptari që lindi në Damask të Sirisë në vitin 1928, në një familje shkodrane që ishte larguar nga Shqipëria për shkak të persekutimeve fetare. Familja e tij kishte pasur një histori rezistence, duke luftuar më parë

kundër çetave malazeze. Në Damask, ai u rrit dhe u bë një dijetar i shquar i shkencave islame, duke fituar një emër të madh në majat e dijeve islame.

Regjimi i Hafiz Asadit persekutonte hoxhallarët dhe dijetarët. Ndër ta, edhe Sheh Shuajb Arnautin, Sheh Abdulkadir Arnautin, që ishin bashkëmoshatarë, dhe Sheh Nasirudin Nuh Albanin, i cili ishte më i moshuar. Të tre sot janë ndër dijetarët e festuar të botës islame.

Mbaj mend një rrëfim të Sheh Shuajbit gjatë kohës kur ndodhesha në Jordani. [unë e njoha Sheh Shuajbin përmes njohjes me Myftiun e Kosovës, Rexhep Bojën, e këta dy ishin shumë afërt] Ai më tregoi, një ngjarje nga koha kur po i shpëtonin përndjekjes së regjimit të Asadit.

Së bashku me Abdulkadir

Arnautin, ishin strehuar në një fshat pothuajse të braktisur, ku kishin gjetur hoje bletësh dhe për disa ditë ishin ushqyer vetëm me mjaltë dhe ujë. Sheh Shuajbi e kujtonte atë arratisje si një nga periudhat më të lumtura të jetës.

“Kemi qenë me Kadrinë, kemi marrë qitabet me vete, jemi ushqyer me mjaltë dhe ujë, dhe kemi kaluar ditët duke knu (*lexuar dhe mësuar) në natyrë,” - tregonte ai me mall.

Megjithatë, autoritetet e regjimit i arrestonin herë pas here. Edhe pas arratisjes në Liban, Sheh Shuajbi vuajti burgime të ndryshme, derisa më në fund vendosi të jetonte në Amman të Jordanisë.

Emigrant njëherë, emigrant gjithmonë.

Damasku, vendlindja e tij, mbeti gjithmonë në zemrën e tij. Na fliste shpesh për arnautët e Damaskut dhe për lagjen e tyre, e cila kishte marrë emrin nga shqiptarët që ishin vendosur aty.

“Arabët na kanë pritur mirë dhe na kanë dashur, sepse kemi qenë të ndershëm, të pastër dhe punëtorë,” thoshte ai.

Por, me ardhjen në pushtet të Hafiz Asadit, vuajtjet u bënë të pashmangshme për të gjithë.

Shehu fliste shpesh për Xhaminë e Damaskut, dhe bibliotekën e saj, ku kishte kaluar ditët më të bukura të jetës, duke mësuar në shoqërinë e dijetarëve më të mëdhenj të kohës. “Ëndrrat e mia ndodhin të gjitha në Damask,” thoshte ai me mall të madh.

Në vitin 2001, Sheh Shuajbi mori një letër nga

Bashar Asadi, djali i tiranit Hafiz, në të cilën i premtohej se ai dhe shokët e tij mund të ktheheshin lirshëm në Damask dhe se nuk do të përndiqeshin më, siç i kishte përndjekur i ati i tij. E panjohuri siç isha asokohe me kontekstet e tiranive arabe, unë i thashë Shehut:

“Sa mirë! Shko dhe kthehu në vendlindje, meqë aq shumë vuan për të dhe e do.”

Por përgjigjja e tij më habiti:

“Unë nuk e kam lënë vendin për interesin tim personal. Mua më ka nxjerrë sistemi. Kur të bjerë sistemi, vetëm atëherë unë kthehem, dhe kthehem si ngadhnjimtar.”

Kur regjimi i Asadit arriti kulmin e brutalitetit, duke vrarë civilë të pafajshëm, më kujtohej parimësia dhe largpamësia e Sheh Shuajbit, i cili refuzoi kthimin deri në rënien e regjimit, përkatësisht sistemit, tërë kësaj aparature tiranizuese.

Ai sistem ra, por ama, Sheh Shuajb Arnauti nuk është më mes nesh, për t’u kthyer, për të festuar këtë rënie. Sikurse shumë të tjerë që vuajtën nga përndjekjet, ai nuk e përjetoi rënien e regjimit të Asadit.

Por ai mbetet një shembull i qëndresës dhe parimeve të pathyeshme.

Tiranët ngrihen dhe bien. Drejtësia mund të vonojë, por gjithmonë vjen. Parimi, guximi dhe idealizmi mbijetojnë mbi çdo tirani.

Rrëfimi mbi Sheh Shuajb Arnautin është një testament prekës dhe frymëzues për rezistencën, parimin dhe guximin përballë tiranisë. Ai përfaqëson një figurë të lartë të dijes, ndërgjegjes dhe qëndresës, një shembull për të gjithë ata që vuajnë padrejtësitë, duke ruajtur

gjithmonë integritetin dhe idealin e tyre.

Ajo që e bën këtë rrëfim të tij të veçantë që unë ta kujtoj sot është jo vetëm përkushtimi ndaj mësimit dhe dijes islame, por edhe qëndrimi i tij politik parimor konsistent kundër regjimeve tiranike, dhe mospasja e interesit personal dhe kalkulimeve egoiste.

Arabët na kanë pritur mirë dhe na kanë dashur, sepse kemi qenë të ndershëm, të pastër dhe punëtorë

31 Janar 2025

EDUKIMI I FËMIJËVE

Një përqasje morale, shpirtërore dhe gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit edukativ

Autoria e librit “Edukimi i Fëmijëve”, Ann El-Moslimany është një mësuese me përvojë që ka dhënë mësim për dekada të tëra dhe ka drejtuar shkollën e saj islame, i bashkohet një ansambli zërash të respektuar në Lindje dhe në Perëndim, që ftojnë në një filozofi dhe përqasje gjithëpërfshirëse e cila i jep kuptim të plotë shpirtëror gjithçkaje që mëson një fëmijë. Për të kuptuar përsenë e kësaj, duhet të fillosh me një premisë themelore, se çdo fëmijë lind me një qëllim shpirtëror, moral dhe intelektual, funksioni i të cilit nuk është thjesht

arsimor të shëndetshëm. Ushqyerja te fëmija e të kuptuarit moral të universit bashkë me një botëkuptim gjithëpërfshirës, lidhja me gjithë çfarë është krijuar, vetëdija e përgjegjësisë qytetare për ta bërë botën një vend më të mirë, si dhe aftësia për të bashkëjetuar dhe punuar në bashkëpunim me të tjerët, - vlerëson autorja, janë jetike për rritjen dhe përparimin e çdo fëmije, duke mundësuar përmbushjen sa më të plotë të potencialit të dhuruar. Autorja vijon të shpjegojë se larg nga diktatet konkurruese të shkallëzimit, notave, shpërblimit dhe ndëshkimeve (një

të kërkojë dituri për të kaluar provimet, por për të njohur Hyjnoren, natyrën dhe vendin e tij në univers dhe, në fund të fundit, ta përkthejë atë në vepra të mira që i bëjnë dobi njerëzimit. Së këndejmi, të zgjerosh krejt përvojën e të nxënit është perspektiva që duhet të udhëheqë zhvillimin dhe evoluimin e një sistemi

shohim kontekstet themelore dhe shumështresore, duke shfrytëzuar një përqasje me bazë tematike, për t’u dhënë fëmijëve të kuptuarin e çështjeve kryesore (dhe atyre abstrakte), duke lejuar zhvillimin e të kuptuarit të tyre në nivele emocionale dhe sociale thelbësore.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) bëri të mundur, në bashkëpunim me Qendrës për Studime të Avancuara (CNS), promovimin e këtij libri në qytetin e Burrelit, ku edhe u diskutua gjerësisht mbi tematikat e trajtuara në libër.

sistem i pashpirt që minon vetëbesimin e fëmijëve dhe kreativitetin e tyre, për efikasitetin e të cilit ka pak ose aspak argument) fëmijët do të lulëzojnë. Për më tepër, faktet e fosilizuara duhen ngritur nga tekstet shkollore dhe duhen sjellë në jetë për t’i lidhur ato me situatat dhe aktivitete jetësore reale, që të

Botimi i këtij libri u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të Institutit Ndërkombëtar për Mendimin Islam (IIIT) dhe Qendrës për Studime të Avancuara (CNS).

TIRANA, QYTETI MODERN!

Qyteti lëviz si një dallgë pa brigje, Rrugicat pëshpërisin kujtimet në venitje. Memoria kolektive kacavirret të mbijetojë. Kapet pas një guri, një porte, Një harku a kolonade. Por, Harresa në këtë qytet qenka një forcë e rëndë gravitacionale

Historinë e kthen në një përrallë, zhytur midis zërash në terr. Muret flasin në gjuhë të huaj, ngjyrat e së shkuarës mbulohen nga siluetat e kullave. Në asfalt e beton tretet çdo gjurmë e djeshme.

Qyteti vazhdon te kërkojë vetveten.

Kush jemi ne në këtë hapësirë të lëvizshme?

Një pyetje që endet kuturu si hije mes ndërtesave. 33 Janar 2025

VISIT FROM UNIVERSITY OF JAÉN | ERASMUS+ EXCHANGE PROGRAM

This week, we were honored to welcome Dr. Julio Vena Oya and Dr. Elisa Garrido Castro from the Faculty of Economy at the University of Jaén, Spain to CIT. As part of the Erasmus+ Exchange Program, they engaged in meaningful discussions with our faculty and students, laying the groundwork for future collaborations.

Highlights of the Visit:

Dr. Vena Oya and Dr. Garrido Castro shared their expertise in marketing and research methodology, covering essential topics such as semi-qualitative and quantitative methods.

They introduced the University of Jaén and encouraged our students to take advantage of Erasmus+ exchange opportunities to broaden their educational experience in Spain.

We are excited about the collaboration opportunities that lie ahead and are thankful for this enriching exchange of knowledge and ideas.

St. "Xhanfize Keko" No.12 (Porcelan, "Xhura" Complex near TV Klan) Tirana-Albania

+355 (0) 42 22 9778 +355 (0) 67 40 42 42 info@cit.edu.al

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.