"Manifesti Mafias" me tilutt " Familja " i krijuar mbas viteve 97' përdoret si gjuhë zyrtare nga politikanët shqipëtarë sot, meret si pikë referimi ,duke u bazuar zbatuar respektuar komentuar, duke ju referuar atij ,për gjithshka që ka ndodhur e vazhdon të ndodh dhe sot në jetën politikoekonomike të Shqipëris. ================================================== Duke dëgjuar shumë prej Jush ,biseda televizive duke lexuar shtypin keni vënë re ,se sa me inteligjencë politikanët shqiptar i shmangen pyetjeve nga më të natyrshmet që lindin në mëndjen e gazetarëve apo të vetë popullit në lidhje me problematikat i polemikat partiake ,si ato ekonomike ashtu dhe ato ndërkomëtare. Sapo konstatoni shmangjen nga pyetjet drejtuar politikanëve tanë,logjika ju shpie në atë që mendoni.....Shiko si i bën dredhe pyetjes ,ose , po po shiko si rrëshqet si ngjalë kur e pyesin..... Që nga 97 në Shqipëri aplikohet, tashmë fuqishëm ,referenca apo manualizimi i politikës shqiptare i cili bazohet tek i famshmi i ashtuquajturi Manifesti i Mafis me titull Familja e Madhe. Shumë kush nga ne ,di se , ujë po të mos lëvizë për shum kohë fillon e qelbet,vjen erë të rendë... Kjo dukuri u vu re nga klikat e politikës shqiptare në lidhje me profesionin që kryenin ata vetë , atë të politikës ne shqipëri. Duke krahasuar profesionin e tyre me fenomenin e ujtë të qelbur ata e ndjen të nevoshme të krijonë një literarure ,nga e cila atyre (Politkanve) " ju lindte e derjta për tu mbrojtur nga çdo kundravajtje e cila do i shoqëronte ata në karrjerën e tyre politke" Pra ,në kete kënd veshtrim duhej dhe ishte e domosdoshme që ata të cilët do mernin në dorë fatet e partive politke në shqipëri duhet të njiheshin më nga afër me këtë Manifest. Por paralelisht ju lindte dhe një detyrim ,e theksojm ju lindte detyrimi që ta respektonin këtë manifest , pavarsisht bindjeve politke. Si përktheht kjo në gjuhën popullore (Që do të thotë se çdo kryesuesi të çdo rryme politke duhet të kishte dhe të ketë detyrimin të zbatojë rregullat e këtij Manifesti , qoftë dhe në situatën politke më të vështirë që do ndodhet.Devijimi nga ky kënd vështrim paraqiste dhe paraqet një rrezik të madh për gjithë klasat politke që marrin pjesë ne parlamentin shqiptar Me pasoja zbulimin apo dalja në shesh e të larave dhe të pa larave të gjithë secilit .Me pak fjalë të Familjes së madhe , e cila kishte dhe ka në dorë Miljardat e dollarve të ekonomisë së vendit). Pra zbatimi me regorozitet , dhe përkushtimi me besnikëri ndaj tij
(Manifestit) ju sigoronte dhe vazhdon t'ju sigurojë imunitet të plotë ndaj asajë që gjithë populli shqiptar për kaq vjet kërkon ,që s'ështe gjë tjeter vec drejtësisë. Vetingut. Duke pasur ne dore drejtimin e instuticioneve ligjë vense ata (politikanët) vendoën në postet drejtuese njerëz të cilët më parë i joshën me poste apo ofiqe drejtuese ne organizma ligj vense ,arritën ti kenë ata në dorë dhe ti përdorin si marjoneta,në varësi të situatave që kalonte dhe kalon vëndi. Duke i angazhuar ata (marjonetat) ne poste si Drejtsia Shqiptare apo Politika e saje e jashtme ,neper vende pune si Ambasada me detyra si Ambasdore apo konsuj te Shqiperis. Në çdo moment që dikush prej tyre do kishte qoftë dhe dëshirën më të vogël të devijonte nga detyrimet që lindnin nga Manifesti (i cili kishte dhe vazhdon të ketë rolin e Kushtetutës së Republikës) do gjendj para pozitave shumë të vështira,duke ju tundur këtyre të fundit para syve ,gjithshka kishin bërë për ta ,që nga përvetsime ekonomike të pa ligjshme e deri tek postet drejtuese që kishin dhe kanë dhe sot , poste apo shuma monetare të pa justifikuara të mara në bashkpunim me ta.Duke ju bërë të ditur se para ligjit të vërtetë ata do dënoheshin si bashkëpuntor në shkeljet e bëra nga elita politke. Ne raste të vecanta qe dihen nga ju, sipërfaqsisht persona të veçantë të politikës shqiptare u zhdukën fizikisht nga forca e Familjes .Pra bazuar në rregullat e Manifestit, Drejtesia Shqiptare ka perënduar është neutralizuar ka marrë fund. Ajo vazhdon të aplikohet ,por që mbetet enigmë për ju ,është menyra se si konceptohet sot Manifesti dhe se si praktikohet në praktikë nga klanet politike ! Po ti referohem dialogimeve mes "Kokave" të politkës shqiptare do vini re se ata ne dilaogimet për konsum publik nuk flasin kurrë me gjuhën që do dëshironit ju.Ata i referohen proceseve të kryera apo të pa kryera ,angazhimeve të mara apo të pa mara.Por kurrë s'do dëgjoni që ata të flasin për të larat dhe të pa larta e njëri tjetrit. Keni vëne re se ata nuk flasin ne emra të pervetshem ,por i drejtohen kundërshtarit ne numrin shumës.Keni vënë re se ata nuk fasin kurrë ndaj njëri tjetrit për miljonat që disponon secili prej tyre. Nuk keni dëgjuar kurrë nga goja e tyre ti referohen Mediva të cilat janë ngritur me kohë prej tyre për ti shërbyer qëllimive anti popullore.Mediat vegla në duart e politkës sot.. Kohet e fundit ,për të kamufluar politkat anti popullore luajn role teatrale të gjoja zënkave mes partish. Por kurrë sdo dëgjoni të
flasin për pasuritë e njëri tjetrit.Gabimisht disa herë të pa pjekurit siç konsiderohen nga kryesia e Familjes që marin poste drejtuese flasin pa u matur ,duke nxjerrë sheshit të vërteta të ndaluara për konsum mediatik apo informim popullorë . Nadj dëgjoni ndonjëherë nga disa kryetarë të porsa zgjedhur të dalin jasht kontureve të familjes dhe të prononcohen për mediat ,por më pas pendohen për mos e përsëritur më. Ndaj pranë kanë gjithmon njerëz me eksperiencë të vjetër.Figura si B.Fino apo F.Nano si dhe shum figura nga PDe përbejnë kockën e familjes me të drejtë vote ,por duke qenë se ndodhen jasht kornizës politke ata nuk kanë të drejtën e të zgjedhurit ,por vetëm të zgjedhin dikë që do përfaqsoj të drejtat e tij si pjestar i Familjes së madhe. Kurrë deri më sot nuk është ngritur një instuticion që të merret me këto pasuri kolosale që disponojnë politkanët tanë,dhe kur ata vetë prononcohen për shtypin kur dikush i pyet pa dashje,ata të përgjigjen se këto pasuri janë dhurata nga firma të ndryshme..etj Kurrë zoti Berisha nuk doli hapur kundër zotit Meta...kurrë zoti Rama nuk doli hapur kundër zotit Basha . Dhe ndokush që tentoj ta provonte ,menjëhere e hoqën nga skena politke ,por jo pergjithmonë,duke u lënë në errsiren e mediave apo të vetë partisë,për mos thënë e larguan nga këto parti. Dhe vetë këta që tentonin të publikonin të pa larat e kundërshtarëve artificialë,se veç kundërshtarë nuk janë ,e benë këtë veprim sepse ngelën të pa kënaqur nga ndarja e shumave kolosale. __Në nje intervistë para pak ditësh do lexoje në shtyp se : Ishkryeministri Sali Berisha i ftuar sot në një intervistë në Ora News nuk i ka kursyer vlerësimet për kryeparlamentarin Ilir Meta, i cili po bën përpjekje sipas tij që opozita të hyjë në zgjidhje. __Ne mbledhjen e Partië Socjaliste zoti Rama u shpreh se zoti Meta ka qenë dhe është një politkan i mirë etj etj. Në vidion e paraqitur nga ne para dy javesh që vumë në dispozicionin tuaj në një fjalim për shtyp të mbajtur para disa vitesh zoti Meta, ai nuk la fjalë nga më të rendë pa thënë në adresën e zotit Rama. Këto shembuj ku ka me qindra të tillë ju a sollëm në pah për të kuptuar se në çfarë bazash janë ndërtuar mardhënet mes partnerësh të politikës shqiptare sot. Të gjithë këta plotitikanë ,jane të perkushtuar tek rregullat e
Manifestit që sic thamë ka zëvendësuar Kushtetutën e Republikës, nderkohe qe vazdhdojnë të përfitojnë si parazitë në kurriz të populit shqiptar. __U kryen privatizimet e pronës Shtetërore në atë private ? Askush nuk mori vesh ,ku shkuan ato prona ,të lara me djersën e dhjetra brezave që punuan per 45 vjet në regjimin komunist .Kurrë nuk u ngrit një komision dhe ti bënte këtij populli me dije ku shkuan dhe kujt ju dhanë këto prona dhe me çfarë vlere u kompensuan dhe si rrjedhim ku shkuan këto fonde nga privatizimi. __ U vodhen leket mundi dhe djersa e shqiptarve ne piramidat e ngritura nga vete qeveria dhe politkanët shqiptarë ! Kurrë nuk u ngrit një komisjon ku të gjendeshin fajtorët dhe të kompensoheshin të dëmtuarti nga veprimtaria kriminale e këtyre para bankave të ngritura me lejen e shtetit shqiptar ne teritorin e shqipërisë. __ U Hapën depot e armëve ,u vodhen me qindra armë ,mos vallë kjo u bë për të justifikuar armët e shitura nga kontrabanda e qeveritarëve shqiptarë ,për mos pasur një llogari të qartë mbi to.Për 45 vjet lekët e një populli ne regjimin komunist u bënë armë.Pra shumat e përfituara nga ky biznes kapin vlera kolosale. Por, dhe në këtë rast kurrë nuk u ngrit një komisjon paralmentar që të zbardhte të vërteten. __U vodh thesari i shtetit ,një fenomen absurd që në shkallë boterore perben evenimentin me ekzemplar në botë të pa ngjarë në asnje vend të botës.Kurrë opinioni shqitar nuk u informua mbi shumën e vjedhur dhe autorët e tij. Kurrë nuk u ngrit një komisjon për të zbuluar të vertetën __Shfrytezimi i burimeve natyrore Nafta, Kromi, Bakri, Pyjet, Ndermarjet e Peshkimi , Hidrocentralet,Termocentralet të gjitha këto të shfrytëzuara për 26 vjet nga kush dhe me çfrë leverdie per shqipërinë.Dhe për këto të dhëna errësirë e plotë ndaj popullit. Me pak fjalë që ta mbyllim Manifesti i ri i politikës shqiptare anashkalon të gjitha sa tham duke ju referuar ,ligjeve të vëna nga vetë politka dhe politikanët shqipitrar ,për të krijuar një amulli një mjegull në popull ,që ky popull mos gjejë dot fillin apo fillimin e problemeve të trashëguara nga e kaluara por dhe ato të krijuara në opokën qe po kalojmë. Retorika e politkës sot kufizohet në ligjet dhe parimet e krijuara nga vetë ata,duke arrtiur deri atje sa interpretohet në mënyren më banale vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sipas
interesave të ligjë vensve qe sjanë tjetër vecse vetë ata që kanë sjellë ketë popull në këtë gjendje .Që të ketë një borxh të jashtem që do i duhen 3 brezave ti lajë këto borxhe,të kemi një emoragji të vendit nga emigracioni që detyron fuqinë puntore të largohet nga shqiperia..etj Retorke qe ka si qëllim të fusë shqiptarët në labiritet e gjoja ligjeve të miratuara prej tyre duke ju larguar vëmendjen nga problemt më konkrte të jetës së përditshme sic është varfëria. Por dhe ngritja apo niveli i popullit tonë për momentin ju ka bërë punën më të lehtë politkanëve tanë ,duke mos qenë në gjendje të artikulojnë një mendim apo vizion të qartë për sa ndodh sot në shqipëri.Dhe ata pak që kanë mbetur që mundë të ngrenë zërin ose janë blerë nga politka ose luajn rolin e indiferenit ndaj këtyre fenomenve. Kjo nuk quhet Demokraci ,kjo nuk ka lidhje me drejtesinë ,kjo quhet luftë klanesh mafjoze për mbijetesë.Ku si shesh lufte zgjodhen Shqipërinë ,ku shpenzimet për çdo dëmtim nga këto përleshje mes grupesh së mafias paguhen nga populli ,duke i terrorizuar ata nga ana psikologjike,duke i kërcënuar me menyrat e tyre të prononcimeve për të ardhmen e tyre dhe te famijljeve që vijn nga pas në lidhje me të ardhmen e vëndit që eshtë BEn,duke i kercenuar ata me vëndet e punës ose duke ju premtuar vënde pune ,me pak koment duke ju përmendur bukën e gojës çdo ditë...O me Ne...o në Greminë.... Askush nga ju mos dyshojë, se një gjuhë e tillë përdoret vetëm nga Mafia dhe mafiozët, e çdo sfere qoftë...kjo është gjuha e njomë e mafias....që na del ne, si detyrë të përballemi me të.. Ky është " MANIFESTI I FAMIJLJES " për ata që nuk e dinë një mënyrë e huazuar nga bota perendimore ,por e aplikuar nga vetë shqiptarët