Mbi gjurmët e mafias Shqiptare
Në vitin 1997 BE e shpalli të dënushëm kontrabandën e klandestinve nga shqipëria , dhe si rezultat lindi “ industria trafikut detarë të kanabit “ drejt Italisë. Pra ishte ky ndalim që i bërë BE që do të transformonte kontrabandën shqiptare të kanabit. Mes viteve 1994 dhe 1999 trafiku i kanabit kontrollohej kryesisht nga banorët e jugut të shqipërisë e sidomos të pjesës bregdetare. Por gjatë periudhës së trazicionit në Shqipëri, mafia vendase kontrollonte një operacion shumë të madh të kontrabandës së klandestinve ilegalë drejt Europës, Amerikës dhe Kandas. Kur përfundoi periudha e trazicionit dhe në skenë erdhi perjudha e liberalizimit të vizave , operacioni I tyre fitimprurës i kontrabandës së klandestinve u bë i tepërt, por ata shumë shpejt pikasën një zëvendësues të mirë: kanabin që kontrollohej nga grupe mafiozësh në jug të vendit që drejtoheshin nga një pjesë e politkës. Këto grupe mafjozësh në jug të vendit trajtoheshin si një minoritet etnik i pasur dhe jo shumë popullor nga poltika e asajë kohe 1996 – dhe ish drejtuesit politkë shfrytëzuan ndjenjat
antipolitke të militantëve të PD-e për të nxitur dhunë masive kundër popullsisë së jugut, deri në luftë civile jug-veri 1997 (Dhe sot shfrytëzohet kjo teori ,për ta rikthyer në skenë si skenar destabilizimi nga Sali Berisha e shprehur hapur në media) Këta sulme do i dëbonin një pjesë të politkanve ( deria sa hodhën në erë me dinamit monumentin e Azem Hajdarit që ishte ndërtuar në Lazarat ) dhe do i lejonin vendasit (Lazaratasit )që të merrnin kontrollin e operacioneve të trafikut të kanabit , që deri atë moment kontrolloheshin në bashkpunim me politkën. Biznesi i kanabit vazhdoi të prodhojë të ardhura modeste, sidomos gjatë 1998-2003, kur droga kërkohej në sasi të mëdha si qetësues nga vetë vendasit. Por, me të vërtetë masive ajo u bë në vitet 2009 dhe 2016. Nxitur nga kërkesat në rritje në Itali, trafiku i marijuanës dhe më pas heroinës u bë një biznes i madh. Ishte ai transformim i madh i pjesës më të madhe të rinisë shqiptare – që ëndërronin një makinë luksoze ku brenda sajë të dëgjohej muzikë si Ciao Cioa signorina që krijoi fillimisht kushtet ideale që do të çonin drejt luftës së tmerrshme që do pllakoste vendin 97, e do vazhdonte si luftë bandash deri në ditët e sotme.. Një kontrast më i madh mes shkakut (mos kamjes dhe luftës për vetë ekzistencë të popullsisë) dhe pasojës (masakrat dhe therjet mes bandash mafiozësh droge në luftën e sotme) është e vështirë të imagjinohet. Edhe në drejtime të tjerë, zhvillimet në kufirin detar ku Guardia di Finanza kanë kushtëzuar natyrën dhe historinë e industrisë së drogës në shqipëri do sillte si domosdoshmëri bashkpunimin mes politkanve shqiptarë dhe mafias, si dhe gjetja e rrugve të reja në transportin dhe finalizimet e sukseshme të tregtisë. Së pari, financimet. Kushtet e brendshme politike dhe ato financimeve në shqipëri bënë të mundur që një pjesë e popullsisë të merrte kredi bankare për të përballuar shpenzimet e kultivimit të kanabit .Me këto para blihej fara e kanbit, nga levat e politkës , ku këta të fundit ju siguronin se në fund të sezonit do ju blin prodhimin.
Pas presionit të ndërkombëtarve shqipria dhe klasa politke u detyruan në një fare mënyre të reduktonin prodhimin, duke eleminuar vatrën më të nxehtë . Lazaratin. Si këto ditë , më 16 qershor të 2014 me praninë e 500 forcave policore dhe mes shkëmbimesh zjarri me mafjozët, polica bëri të mundur të mari në kontroll qytet shtetin e mafjas së drogës Lazaratin.
. Ligjet e armëve Një pasojë e dytë si rezultat I polikave të ndjekura ndihmoi gjithashtu për të zgjeruar industrinë shqiptare të drogës – mbajtja e pa ligjshme e armëve. Qytetarët në shqipëri të pasigurtë dhe të pa ndërgjegjsuar mbajnë armë – dhe kjo gjë ka ndihmuar në lehtësimin e trafikut të dhjetëra mijëra armëve në drejtim të bandave të drogës në shqipëri dhe jasht sajë. Kështu që, sa u përket armëve, konflikti është ushqyer pjesërisht prej armëve të rrëmbyera nga hapja e depove të armëve në 97. Një politikë e tretë me origjinë shqiptare që kontriboi në konfliktin shumë të dhunshëm të 97 ishte një aspekt i veçantë i ndjekjes nga klasat politke dhe ushqimi I një urrejte patologjike mes simpatizantëve dhe përkrahësve të politkës. Në këtë konflikt dhe luftë të pisët, nuk ngelën jasht sajë pa u përfshirë dhe drejtuesit e lartë të organeve ligjë vënse , sit ë policies po ashtu dhe të forcave të sigurisë dhe në disa raste dhe ushtrisë. ( Për këtë ka emra konkret dhe fakte konkrte, ku bëhet fjalë për operacione dhe ndërhyrje “kirurgjikale” në zhdukjen e kundërshtarve, veprimtari tipike mafjozësh, por me një ndryshim, kësajë here me pushtet, dhe shumë më të rrezikshëm se mafjozët ordinerë.)
Reforma demokratike Trysnia politike e kohëve të fundit nga BE ka kontribuar gjithashtu në shpërthimin e konfliktit shqiptar . Një kombinim i faktorëve të brendshëm politikë në shqipëri dhe mbshtetja e gjerë e SHBA pas reformave në drejtësi solli largimin nga pushtimi i pushtetetit drejtësisë që tradicionalisht qeverisëse shqipërinë ,të Partsë Demokratike Këta ishin në pushtet për 25 vjet dhe, për shumicën e asaj kohe, Shqipëria funksionoi praktikisht si një shtet një partiak. Qeverisja nisi të ushtrohet në nivel kombëtar dhe lokal përmes një kombinimi patronazhi dhe korrupsioni ku kriminaliteti shpesh herë përballej me mënyra që shmangnin rivalitetin dhe konfliktin. A ndikoj prapambetja në kultivimin e këtij botkuptimi dhe vizioni për të ardhmen . Natyrisht që po . Shqipëria vjen nga një sistm totalitar izolimi , prej 50 vjetësh. Kjo ndikoj akoma më shumë në botëkuptimin e shqiptarve, që u gjendën të pa përgatutur nga ana psikologjike përballë “ egërsisë së botës perendimore”. Veç kësaj historie , dhe tradita e gjak marrjes si dhe varfëria ekstreme , ndikuan negativisht në eksagjerimin e fenomenit Në një vend ku varfëria është e përhapur shumë dhe ku shumica e pronës kontrollohet nga një pakicë, sfidimi i autoriteteve sjell respekt në nivel rruge. Të dhëna të kohëve të fundit nga një kompani e kërkimeve socialë kanë demonstruar se meshkujt shqiptar janë më të prirur për të qenë majtistë në mendime dhe kapitalistë në praktikë. Kjo vjen në ditët tona dhe si një ves-traditë e trashëguar prej një epoke shumë të largët, ku djali para se të martohej nuk I jepin nuse , nëse nuk vidhte një dash të bashkë fshatarit . Vese negative , të dënushme , të mbarura në gen, por kur gjejnë terren të përshtatshëm, rishfaqen me gjithë fazmën e tyre dhe pasojat.
Nga : Roland Bademi (Petrela) 14/06/2018