„DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“

Page 1

„DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ John Reed ! - Shkurt e Shqip - GazetaExpress

25.03.17, 22*53

„DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ John Reed !

AUTORI:

GazetaExpress

Shefqet Cakiqi-Llapashtica

E shtune, 09 Prill 2016 07:53

Janë tash 33 vjtë që kur kam lexuar librin „DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ të autorit John Reed! E mbrëmë pash filmin biografik „REDS“, të regjisorit Warren Beatty (USA) ! Filmi është jeta e gazetarit amerikan JOHN REED (1887-1920) i diplomuar në Harvard , reporter i luftës nga Meksika (1913-1914) bashkpuntor i shumë gazetave të kohës dhe gazetës franceze „Metropolitan Journal“ ! JOHN REED merr pjesë në Revolucionin e Tetorit në Moskë në periudhën gusht 1917 - prill 1918 së bashku me bashkshorten Luise Bryant ! JOHN REED me pjesmarrjen e tij në Revolucioni e Tetorit nuk është thjesht si vëzhgues dhe gazetar, po i angazhuar me diskutime para turmave, jep shtytje Revolucionit po aq sa edhe Lenini, Trocki e lider tjer të Revolucionit, madje si personalitet nga Amerika me një ndikim shumë të theksuar ! Nga kjo eksperienc, boton në mars të vitit 1919 librin „DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ me parathënje personale nga Vladimir Iliç Lenini ! Se ky libër ishte me ndikim në shekullin e XX , gazeta New York Teims në vitin 1999 e zgjedh si vepra publicistike në rendin e 7 (shtatë) me ndikim në shekullin e njëzetë! JOHN REED vdes në vitin 1920 http://m.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/dhjete-dite-qe-tronditen-boten-john-reed-186379/

Seite 1 von 3


„DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ John Reed ! - Shkurt e Shqip - GazetaExpress

25.03.17, 22*53

nga tifoja dhe varroset me nderime të larta në oborrin e Kremlit ! I vetmi amerikan me ndikim shumë të mëdha në Revolucionin e Tetorit, po edhe me ndikimin e tij të vazhdueshëm përmes vepërs „DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ me parathënje të Leninit ! MARKSIZËM-LENINIZMI SI IDE DHE PROPAGANDË – DHE MARKSIZËM-LENINIZMI SI PUSHTET ! E kur jemi te 1981 dhe gjeneratën që na etiketojn si „marksist-leninista“, dua të bëj një dallim në mes të marksizëm-leninizmit si ide dhe propagandë dhe marksizëm-leninizmi si pushtet dhe sundim ! Kjo shpesh herë po na mvishet si ajo kmisha e hekurt dhe pastaj edhe në shumë raste ka determinuar edhe zhvillimin dhe formësimin e çarçeve të caktuar ! Marksizëm-leninizmi në pushtet ishte lëndë shkollore nga viti i parë në shkolla të mesme dhe në të gjitha vitet e studimeve në të gjitha Universitetet ! Ishte bazë ideologjike e partisë së vetme në pushtet të quajtur Lidhja Komuniste e Jugosllavisë! Nuk e mohoj po e pohoj se të gjithë të angazhuarit politik të ilegales shqiptare në ish Jugosllavi kemi lexuar dhe shumë e kemi shfrytëzuar literaturën marksite-leniniste ! Po ku është dallimi i marksizëmleninizmit tonë i shfrytëzuar vetëm si teori dhe propagandë në krahasim me marksizëm –leninizmin e pushtetarve që ishin në pushtet dhe këtë ideologji e kishin forcë të dhunës dhe pushtetit ! Pika e parë ishte se problemi i çështjes nacionale në ish-Jugosllavi, që propagandohej nga marksizëm-leninizmi në pushtet , barazia e KOMBEVE dhe KOMBËSIVE ishte zgjidhë në parime të drejtsisë nga e drejta e kombeve për vetvendosje deri në shkëputje, që i atribuohej Leninit dhe mësimeve të Marksit …. Ne shqiptarve na kishin katandisur në 4 (katër) njësi federative të ish Jugosllavisë, derisa me numër ishim të tretë në ish Jugosllavi, pas Serbve dhe Kroatve ! I gjithë marksizëm-leninizmi ynë në teori dhe propagandë ishte gjetja e argumenteve nga vet marksizëm-leninizmi burimor , që ishte në anën tonë, nga vet brendsia e teorisë së Leninit për të drejtën e kombeve për vetvendosje deri në shkëputje ! Ne këtu gjenim shpraztirat dhe argumentet që pushteti i fshehte dhe propagandonte vetëm ato pjesë që i shkonin pushtetit për shtati! Nga pozita e sotme, athere nuk mund të bënim fjalë për pluralizëm politik, ekonomi të tregut dhe të drejta të njeriut…. etj ! Sikur që nuk mundemi nga sot të themi për atë periudhë ( para 1990) se athere nuk e kemi përdor si duhet internetin, Facebookun dhe më shumë e kemi bërë share dhe like marskin, engelsin e leninin, stalinin, enveri apo titon…. ! athere nuk ishte interneti, Facebooku, You Toube…. e nocione e praktika të sotme ideore e politike ! Marksizëm-leninizmi ynë i athershëm, si teori dhe propagandë, ka dal fitimtar mbi marksizëm-leninizmin e pushtetarve, të cilët mashtronin edhe opinionin e brendshëm edhe ate ndërkombëtar se kishin zgjidhur mirë çështjen nacionale në përgjithësi dhe çështjen shqiptare në ish Jugosllavi duke na tjetërsuar dhe emruar si KOMBËSI , duke na detyruar politikisht të angazhoheshim vetëm në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë me ideologjin e saj të zhvillimit të Patriotizmit Jugosllav, vllazrim-bashkimin e kombeve dhe kombësive (të barabartët me më pak të http://m.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/dhjete-dite-qe-tronditen-boten-john-reed-186379/

Seite 2 von 3


„DHJETË DITË QË TRONDITËN BOTËN“ John Reed ! - Shkurt e Shqip - GazetaExpress

25.03.17, 22*53

barabartët, apo qytetar të rendit të dytë, tretë etj.) 1. Kombi, 2. Kombësia, 3. Pakicat Kombëtare 4. Pakicat e Kombësive… minoritete etj ! Në momentin që kemi fitue me propagandën tonë, se ne nuk jemi KOMBËSI, se kemi të drejtë të kemi Republikën tonë, se nuk pranojm Patriotizmin socialist Jugosllav, kur ra komunizmi në Europën Lindore , në momentin kur në krejt shtetet që si bazë ideologjike shoqërore kishin marksizëm – leninizmin, si ideologji të pushtetit …. ne nuk kishim më arsye të rrëzonim dhe të zbulonim gënjeshtrat mashtruese në emër të marksizëm – leninizmit pushtetor apo REVISIONIST si e quanim ….. nga ai moment bjen edhe nevoja e shfrytëzimit të kësaj ideje-propagande në kundërdeshmimin se nuk ishte zgjidhë çështja jonë mirë dhe në baza të marksizëm –leninizmit ! Edhe nga viti 1990 askund, as me shkrim as me goj nuk është bë polemika në këto nivele dhe me këto nocione e me këtë teori – propagandë ! Në anën tjetër, ka qenë me interes të kemi mbështetjen e shtetit amë Shqipërisë, që kishte rregullim shoqëror po ashtu me bazë ideologjike marksizë-leninizmin ! Ka qenë në interes të ruajtjes së përkatsisë kombëtare dhe afrisë kombëtare ! Praktika sundimtare në Shqipërinë e diktaturës, është çështje në të cilën ne nga Kosova nuk kemi marrë pjesë dhe nuk ishim pjesmarrës në pushtet, madje edhe na kanë mungue shumë informacione! E nga kjo nuk ndiejm far bashkfajsie se çka dhe si është praktikue në praktikë marksizëm-leninizmi në Shqipëri … i cili po ashtu, si në krejt shtetet ku është praktikue, si praktik shtetrore, ka qenë i deformuar! Ne e kemi shfrytëzue nga ana ideore dhe propagandistike dhe kemi fitue ! Këta që dalin sot si antimarksist e demokrat të asaj periudhe (para 1990 ) janë si tregimet e tyre përrallore për internetin, Facebookun , You Touben... për periudhën para 1990 !!! Ideja e pluralizmit politikë, ekonomisë së tregut, të drejta dhe liritë e njeriut… etj etj… në pjesën e Europës Lindore, kanë gati një ditëlindje me internetin, Facebookun, YouTobe dhe teknikën digjitale ! Tash sot këta „demoktarët“ e anti-marksit-leninista e para 1990, janë po aq demokrat sa ishin në atë kohë përdorues të internetit, Facebookut dhe YouToube-së !!!

Data: 09 Prill 2016 07:53 Autori: Shefqet Cakiqi-Llapashtica

http://m.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/dhjete-dite-qe-tronditen-boten-john-reed-186379/

Seite 3 von 3


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.