NJË LETËR NË GJUHËN SHQIPE NGA KRENËT E GASHIT I VITIT 1689 SHKRUAN: Peter Bartl & Martin Camaj

Page 1

NJË LETËR NË GJUHËN SHQIPE NGA KRENËT E GASHIT I VITIT 1689 SHKRUAN: Peter Bartl & Martin Camaj Po sjellim këtë artikull për lexuesit dhe posaçërisht për studiuesit shqiptarë për arsyen e thjeshtë që të lehtësojmë qarkullimin e tij, duke e bërë atë pjesë të interesimit historik dhe për më tepër atij gjuhësor mbas 47 vjetësh nga botimi në gjermanisht. Me këtë rast, le të shërbejë ky artikull edhe si një lloj mirënjohje për kontributin e dhënë në rindërimit e kontekstit historik të këtij dokumenti prej Peter Bartl-it, si dhe për punën filologjike të kryer nga Martin Camajt; dy studiues që dijeja albanologjike atyre u detyrohet shumë. Perkthimi i kushtohet M. Camajt me rastin e 90 vjetorit të lindjes – 21 korrik 1925 [Shënim i përkthyesit]. Titulli origjinal në gjermanisht: Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jg. 5, Heft 1, München 1967, f. 23-33. Përktheu nga gjermanishtja: Zef Ahmeti, St. Gallen 2014 Redaktor: Kastriot Marku, Milano 2014

Një letër në gjuhën shqipe nga Gashi e vitit 1689[1] I. Sfondi historik Kur në vitin 1622 u themelua „Sacra Congregazione de Propaganda Fide“, organizimi kishtar në Shqipërinë Veriore katolike ishte afër shuarjes.[2] Mungesa e priftërinjëve ishte e madhe, ata pak që kryenin detyrën e tyre ishin shumë të moshuar e pjesërisht me injorancë të tmerrshme; shumë nuk dinin as të lexonin e as të shkruanin. Shumica e posteve të ipeshkvijve ishin boshe. Kongregata e Propagandës filoi me ngritjen e qendrave misionare ku shumica prej tyre u drejtuan nga anëtarët e rendit françeskan.[3] Në gjysmën e dytë të shek. 17 në Shqipërinë Veriore kishte 7 qendra misione të tilla,[4] njëra prej tyre ishte në Gash. Misioni i Gashit përfshinte rajonin e Pultit të Poshtëm (Pulati Inferior) dhe Pultit të Epërm (Pulati Superior), Dukagjinin


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.