KOLEKSIONI FOTOGRAFIK I JOZEF SEKELI-t, 1863 Fotografitë e Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni te Ballkanit. Ishte një ekspeditë për një ndër cepat me të panjohura të Evropës. Johan Georg fon Han Shkencëtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt am Main dhe studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros.
Johan Georg fon Han Gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hani bëri tre udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar. Ky material u botua në veprën e tij themelore në tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i hodhi themelet e albanologjisë. Shquhet gjithashtu per vëllimin “Griechische und albanesische Märchen” (Përralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe për rrëfimet e
ekspeditave të tij në Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhëtim nga Beogradi në Selanik), Vjenë 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit), Vjenë 1867, 1869. Në ekspeditën e fundit nga gushti në nëntor 1863 Hani dhe bashkudhëtarët e tij udhëtuan nga Durrësi dhe Shkodra nëpër lumin Drin për në Prizren në Kosovë, në Maqedoninë perëndimore. Pastaj duke kaluar luginën e Vardarit erdhën në Selanik në detin Egje. Interesat e Hanit në Shqipëri dhe në Ballkanin jugperëndimor ishin të shumëllojshme dhe, gjatë këtij udhëtimi, përveç albanologjisë, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi në një koleksion prej pesëdhjetë fotografish – nga më të hershmet në rajon. Hani kishte filluar ta përgatiste ekspeditën në lumin e Drinit në fillim të viteve 1860, kur tha: “…është më pak i njohur se të gjithë lumenjtë e Evropës megjithëse derdhet në Adriatik jo më shumë se dhjetë milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (të Austro-Hungarisë). Askush para meje nuk ka kryer udhëtimin njëzetditësh midis bregdetit dhe pikës ku bashkohet degat e lumit.” Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili më vonë do të bëhej Perandori i Meksikës (mbretëroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia siguronte mjete të thjeshta të lundrimit për atë. Më 23 qershor 1863, Hani i dërgoi një letër Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent i cili do ta shoqëronte dhe do të bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzetepesëvjeçarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën. Jozef Sekeli Fotografi vjenez, doktor Jozef Sekeli (1838-1901), ka lindur ne Shymeg (Sümeg) afër liqenit të Balatonit në Hungarinë perëndimore dhe ndoqi shkollën në Sombateli (Szombathely). Më vonë studioi në Universitetin e Vjenës të cilin e mbaroi në vitin 1860 me një diplomë magister në farmakologji dhe në vitin 1862 me një doktoraturë në kimi. Ai dha mësim në universitet për një kohë të caktuar dhe pastaj hapi një studio fotografike në Heinrichshof përballë ndërtesës së operës në Vjenë. U bë fotograf profesionist me famë. Në vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronxtë në Panairin Botërore në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë) dhe më 1878 fitoi në Paris çmimin e argjendtë. Ekspedita Johan fon Han u nis nga konsullata e tij në ishullin Siros dhe mbërriti në Durrës më 12 gusht 1863. Aty shënoi: “Qyteti s’ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit para trembëdhjetë viteve, as pesëdhjetë banorë më shumë nuk ka.” Ai ngjiti luginën e Erzenit, duke kaluar Ndroqin, dhe vazhdoi nëpër fushën bregdetare për në Shkodër. Aty më 31 gusht 1863, e gjeti Sekelin dhe togerin e marinës Herman fon Shpaun (Hermann von Spaun, 1833-1919) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu në grup ishin miku i vjetër i Hanit, Doktor Auerbah (Auerbach), i cili prej vitit 1845 kishte qenë mjek familjar i beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Ëngjell Bardhi. Në Shkodër, Sekeli bëri tetë fotografi të mahnitshme, pa dyshim fotografitë e para të qytetit dhe të kalasë së tij hijerëndë. Pas kësaj, ekspedita u nis në dy anije në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bë gjithnjë e më i ngushtë dhe pranë Toplanës kalimi u bë i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellë pajisje të rënda fotografike me vete, u detyrua të kthehej në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e ekspeditës vazhdoi rrugën me këmbë. Grupi u ribashkua në Prizren i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh i Shqipërisë. Prizreni
kishte rreth 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vlleh, dhe 2.000 katolikë. Kishte jo më pak se njëzetegjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një kishë katolike. Në krahasim me të, Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra. Këtu, në fillim shtatori 1863, Sekeli bëri pesë fotografi. Pas Prizrenit, ekspedita u kthye në Drinin e Zi dhe vazhdoi në drejtim të jugut për në Dibër. Kjo krahinë ishte krejtësisht e panjohur dhe gëzonte një nam të dyshimtë. Hani shkroi: “Po kaq e panjohur se pjesa e poshtme e lumit Drin ishte edhe lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku bashkohen të dy degët e lumit. Thuhet se është një çerdhe hajdutësh dhe prandaj shmanget nga fqinjët.” Megjithatë, Hani kaloi rajonin pa probleme, veç që nuk mundi të kuptonte shqipen e banorëve aty. Kur erdhën në Dibër më 21 shtator 1863, Sekeli bëri dy fotografi. Fotografimi ishte një punë e lodhshme. Për të përdorur “makinën fotografike” dhe vagonin e pllakave që kishte sjellë me vete, Sekelit i nevojitej dy orë e gjysëm thjesht për një fotografi të një shkëmbi të madh romantik. Gjithë kjo i tregoi Hanit se “fotografia s’është gjë që mund të kryhet shpejteshpejt. Ose mund të udhëtosh, ose mund të fotografosh.” Nga Dibra, ata vazhduan për në Strugë në liqenin e Ohrit. Hani ishte i magjepsur nga liqeni dhe shënoi praninë e trembëdhjetë llojërave peshqish. Ata vizituan manastirin e Kalishtës, qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse, dhe natyrisht manastirin e njohur të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Shën Naum, në jug të liqenit. Hani dhe bashkudhëtarët e tij kaluan dhjetë ditë në Ohër kështu që Sekeli kishte kohë për të fotografuar. Në Ohër dhe rajon u bënë gjithsej njëmbëdhjetë fotografi. Fotografia e Shën Naumit duket se është e vetmja foto e manastirit para se të digjej në masë të madhe në vitin 1875. Prej Ohrit, grupi udhëtoi për në liqenin e Prespës dhe vazhdoi me shi të dendur për në Manastir. Tashmë ishte tetor. Manastiri ishte qytet i madh dhe selia kryesore e ushtrisë osmane për rajonin. Aty Hani u mirëprit prej Gjeneralit Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekeli bëri disa fotografi të një formacioni ushtarak para kazermës së madhe, ndërtuar në vitin 1839. Nga Prilepi udhëtuan për në Veles mbi lumin Vardar ku, pasi gjetën anije të reja, u nisën nëpërmjet ngushticës së Demir Kapit (Porta e Hekurtë) për në Selanik në detin Egje. Aty u bënë pesë fotografi. Prej Selanikut Hani dhe Sekeli vazhduan për në Turqi për të parë Trojën. Koleksioni i Sekelit Johan Georg fon Han vlerësoi ndihmesën e madhe të Sekelit në ekspeditën e tij. Theksoi se fotografitë “mund të krahasohen lirisht me fotografitë më të mira të bëra ndonjëherë në këtë fushë.” Për fat të keq, botimi i fotografive doli tepër i shtrenjtë për Akademinë vjeneze dhe ato nuk u përfshinë në raportin e Hanit, botuar në vitet 1876 dhe 1869. Rezultati i kësaj ishte që koleksioni i Sekelit, ndër fotografitë më të hershme të Ballkanit, u la në harresë. Në vitin 1889, trembëdhjetë foto të Sekelit u botuan në vëllimin “Makedonien und Alt-Serbien” (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) prej Spiridion Gopçeviqit (1855-1936), por pa datë dhe pa emrin e fotografit, mirëpo, pas kësaj, koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull. U rizbulua në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë prej Mark Kohenit (Mark Cohen) në vitin 2000. Fotografitë e Jozef Sekelit të bëra në jugun a gadishullit ballkanik në vitin 1863 kanë një rëndësi të madhe historike dhe artistike. Janë fotografitë më të hershme të Shqipërisë, me përjashtim të një portretit të vetëm të kryengritësit Hamzë Kazazi, të kryer prej fotografit shkodran Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) në Shkodër në vitin 1858. Mund të jenë edhe fotografi më të hershme të Kosovës dhe llogariten ndër fotot më të vjetra të
Maqedonisë. Fotografitë e Koleksionit të Jozef Sekelit u botuan për herë të parë në albumin fotografik: “Dritëshkronja: fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani jugperëndimor”, Prishtinë 2007. Koleksioni ndodhët tani në Bildarchiv të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (www.bildarchiv.at), të cilit jemi mirënjohës për lejen për t’i paraqitur këtu. Robert Elsie
Antivari: marrë në shi. rreth 25 gushtit 1863. Tivar: bei Regen aufgenommen. Ca. 25. August 1863. Bar (Antivari): taken in the rain. ca. 25 August 1863. Josef Székely www.besiana.de Shefqet Cakiqi - Llapashtica
Shkodër: kalaja. Fund gushti 1863. Shkodra: Südansicht der Festung. Ende August 1863. Shkodra: the fortress. End of August 1863. Josef Székely
ShkodĂŤr: pamje nga kalaja. Fund gushti 1863. Shkodra: Ansicht der Stadt von der Festung. Ende August 1863. Shkodra: view from the fortress. End of August 1863. Josef SzĂŠkely
Shkodër: pamja nga kalaja mbi liqenin e Shkodrës. Fund gushti 1863. Shkodra: Aussicht von der Festung auf den See. Ende August 1863. Shkodra: view from the fortress over Lake Shkodra. End of August 1863. Josef Székely
Shkodër: pamje nga kalaja në drejtimin juglindor. Fund gushti 1863. Shkodra: Südostansicht von der Festung aus. Ende August 1863. Shkodra: view from the fortress in a southeastern direction. End of August 1863. Josef Székely
Shkodër: pamje e Bahçallëkut, afër Shkodrës. Fund gushti 1863. Shkodra: Nordaussicht von Bakalek [Bahçallëk]: Vorstadt von Shkodra. Ende August 1863 Shkodra: view of Bahçallëk, a suburb of Shkodra. End of August 1863.
Shkodër: grua shqiptare (nuse shkodrane). Fund gushti 1863. Shkodra: Albaneserin (Shkodraner Braut). Ende August 1863. Shkodra: Albanian woman (Scutarine bride). End of August 1863 Josef Székely.
Shkodër: dy gra shqiptare në veshje shkodrane. Fund gushti 1863. Shkodra: Gruppe von Albaneserinnen (in Shkodraner Tracht). Ende August 1863. Shkodra: two Albanian women in Scutarine costume. End of August 1863. Josef Székely
Shkodër: ura mbi lumin Kir afër Shkodrës. Fund gushti 1863. Shkodra: Kiribrücke bei Shkodra. Ende August 1863. Shkodra: bridge of the Kir river near Shkodra. End of August 1863. Josef Székely
Koman: lugina e Drinit. Fillim shtatori 1863. Koman: Drinenge. Anfang September 1863. Koman: gorge of the Drin. Early September 1863. Josef SzĂŠkely
Koman: pamja e anës lindore të ngushticës së dytë të Drinit. Fillim shtatori 1863. Koman: Kessel von Koman (Ostansicht vor der zweiten Dringenge). Anfang September 1863. Koman: view of the eastern side of the second Drin narrows. Early September 1863. Josef Székely
Prizren: pamje e anës juglindore, 1. Shtator 1863. Prizren: Südostansicht, 1. September 1863. Prizren: view to the southeast, 1. September 1863. Josef Székely
Prizren: pamje e anës juglindore, vazhdim. Shtator 1863. Prizren: Südostansicht (Fortsetzung), 1. September 1863. Prizren: view to the southeast, continuation. September 1863. Josef Székely
Prizren: ana e kalasë së Prizrenit. Shtator 1863. Prizren: Südostabhang des Festungsberges. September 1863. Prizren: slope of the fortress of Prizren. September 1863.
Prizren: ana e kalasë së Prizrenit, vazhdim. Shtator 1863. Prizren: Südostabhang des Festungsberges (Fortsetzung). September 1863. Prizren: slope of the fortress of Prizren, continuation. September 1863. Josef Székely
Prizren: ura e Prizrenit. Shtator 1863. Prizren: Die Ljumbrücken. September 1863. Prizren: the bridge of Prizren. September 1863. Josef Székely
Dibër: shteg nëpërmjet shkëmbinjve afër Dibrës. Shtator 1863. Dibra: Felsweg bei Dibra. 21. September 1863. Dibra: path through the cliffs near Dibra. September 1863. Josef Székely
Dibër:21 shtator 1863 Dibra:21. September 1863 Dibra:21 September 1863 Josef Székely
Ohër: pamje nga ana juglindore, 1. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Südostansicht, 1. Ende September 1863. Ohrid: view from the southeast, 1. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: pamje nga ana juglindore, 2. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Südostansicht, 2. Ende September 1863. Ohrid: view from the southeast, 2. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: pamje nga afër. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Spezialansicht. Ende September 1863. Ohrid: close-up. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: Xhamia e Shën Sofisë parë nga ana lindore. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Ostansicht der Sofienmoschee. Ende September 1863. Ohrid: Sophia mosque seen from the eastern side. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: Xhamia e Shën Sofisë parë nga ana perëndimore. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Westansicht der Sofienmoschee. Ende September 1863. Ohrid: Sophia mosque seen from the western side. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: gërmadha. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Ruine. Ende September 1863. Ohrid: ruins. End of September 1863. Josef Székely
Ohër: ana jugore e qytetit. Fund shtatori 1863. Ohrid (Ochrida): Südende. Ende September 1863. Ohrid: southern end of town. End of September 1863. Josef Székely
Shqiptarë nga Dibra: grupi i katër palikarëve. Fund shtatori 1863. Albanesen aus Dibra: Gruppe von vier Pallikaren. Ende September 1863. Albanians from Dibra: group of four Palikars. End of September 1863. Josef Székely
Kalishtë: manastir në Liqenin e Ohrit, parë nga ana jugore. Fund shtatori 1863. Kalishta (Kallistia): Kloster am See von Ochrida. Ende September 1863. Kalishta: monastery on Lake Ohrid, view from the south. End of September 1863. Josef Székely
Shën Naum: manastir në Liqenin e Ohrit, parë nga ana jugore. Fund shtatori 1863. Sweti-Naum: Kloster am See von Ochrida. Südansicht. Ende September 1863. Saint Naum: monastery on Lake Ohrid, view from the south. End of September 1863. Josef Székely
Shën Naum: manastir në Liqenin e Ohrit, parë nga ana veriore. Fund shtatori 1863. Sweti-Naum: Kloster am See von Ochrida. Nordansicht. Ende September 1863. Saint Naum: monastery on Lake Ohrid, view from the north. End of September 1863. Josef Székely
Monastir [Bitola]: pamje nga jugu, 1.Tetor 1863. Manastir: SĂźdansicht, 1.October 1863. Monastir [Bitola]: view from the south, 1.October 1863. Josef SzĂŠkely
Monastir [Bitola]: pamje nga jugu, 2. Tetor 1863. Manastir: SĂźdansicht, 2.October 1863. Monastir [Bitola]: view from the south, 2. October 1863.
Monastir [Bitola]: pamje nga jugu, 3. Tetor 1863. Manastir: SĂźdansicht, 3. October 1863. Monastir [Bitola]: view from the south, 3. October 1863. Josef SzĂŠkely
Monastir [Bitola]: ushtarë osmanë. Tetor 1863. Manastir: türkisches Militär. Oktober 1863. Monastir [Bitola]: formation of Ottoman troops. October 1863. Josef Székely
Monastir [Bitola]: selia e ushtrisë osmane. Tetor 1863. Manastir: türkisches Militär. Oktober 1863. Monastir [Bitola]: headquarters of the Ottoman army. October 1863. Josef Székely
Monastir [Bitola]: grup ushtarësh osmanë. Tetor 1863. Manastir: türkisches Militär: Gruppe der Besatzung von Monastir, Oktober 1863. Monastir [Bitola]: group of Ottoman soldiers. October 1863. Josef Székely
Monastir [Bitola]: topçinj osmanë. Tetor 1863. Manastir: türkische Militär: Generalität der Besatzung von Monastir. Oktober 1863. Monastir [Bitola]: group of Ottoman artillerymen. October 1863. Josef Székely
PĂŤrlep: kalaja e mbretit Marko. Tetor 1863. Prilep: Prillip und Markokrals Festungsberg. Oktober 1863. Prilep: the fortress of King Marko. October 1863. Josef SzĂŠkely
Përlep: kalaja e mbretit Marko, marrë pas perëndimit të diellit. Tetor 1863. Prilep: Der Festungsberg, nach Sonnenuntergang aufgenommen. Oktober 1863. Prilep: the fortress of King Marko, taken after sunset. October 1863. Josef Székely
Veles: ura mbi lumin Vardar. Tetor 1863. Weles: WardarbrĂźcke. Oktober 1863. Veles: bridge over the Vardar. October 1863. Josef SzĂŠkely
Veles: bregu i majtĂŤ i lumit. Tetor 1863. Weles: am linken Wasserufer. Oktober 1863. Veles: the left bank of the river. October 1863. Josef SzĂŠkely
Demir Kapi: ngushtica e Vardarit parĂŤ nga veriu. Tetor 1863. Demir Kapi [Demirkapu]: Nordansicht der Wardarenge. Oktober 1863. Demir Kapi: gorge of the Vardar seen from the north. October 1863. Josef SzĂŠkely
Demir Kapi: parĂŤ nga brenda, 1.Tetor 1863. Demir Kapi [Demirkapu]: innere Ansicht, 1.Oktober 1863. Demir Kapi: view from inside the gorge, 1. October 1863. Josef SzĂŠkely
Demir Kapi: parĂŤ nga brenda, 2.Tetor 1863. Demir Kapi [Demirkapu]: innere Ansicht, 2.Oktober 1863. Demir Kapi: view from inside the gorge, 2.October 1863. Josef SzĂŠkely
Muzikantë romë nga Maqedonia. Tetor 1863. Zigeuner aus Mazedonien, stehend. Oktober 1863. Gypsies musician from Macedonia. October 1863. Josef Székely
Muzikantë romë nga Maqedonia, të ulur. Tetor 1863. Zigeuner aus Mazedonien, sitzend. Oktober 1863. Gypsies musicians from Macedonia, seated. October 1863. Josef Székely
Selanik: parë nga jugu, 1.Tetor 1863. Salonik: Südansicht, 1.Oktober 1863. Salonika (Thessalonika): seen from the south, 1.October 1863. Josef Székely
Selanik: parë nga jugu, vazhdim.Tetor 1863. Salonik: Südansicht (Fortsetzung).Oktober 1863. Salonika (Thessalonika): seen from the south, continuation.October 1863. Josef Székely
Selanik: shkolla e ShĂŤn Palit. Tetor 1863. Salonik: die Schule des heiligen Paulus. Oktober 1863. Salonika (Thessalonika): the school of Saint Paul. October 1863. Josef SzĂŠkely
Selanik: Kisha e ShĂŤn Palit. Tetor 1863. Salonik: die Kirche des heiligen Paulus. Oktober 1863. Salonika (Thessalonika): the Church of Saint Paul. October 1863. Josef SzĂŠkely
Selanik: teqe afĂŤr Selanikut. Tetor 1863. Salonik: Derwischkloster bei Salonik. Oktober 1863. Salonika (Thessalonika): dervish monastery near Salonika. October 1863. Josef SzĂŠkely www.besiana.de Shefqet Cakiqi - Llapashtica