Duke lexuar librin "DOSJA E DIKTATURËS " Dr. Pjetër Pepa të botuar në Tiranë, faqe 355, viti 1995
LOTËT E PADERDHUR PËR DHEMBJEN SHQIPTARE Shkruan: Shefqet Cakiqi – Llapashtica Revista “DRITA” 1996 Trelleborg Suedi Nuk është rastësi që autor i këtij libri është një doktor i shkencave mjekësore. Vetëm një njeri me sens prej humanisti siç është Dr. Pjetër Pepa me dorën e mjekut do të mundte ashtu të shpalonte dosjen e diktaturës e cila me gjak e dhembje kishte filluar dhe me gjak e dhembje ishte ushqyer gjatë gjithë kohës . Brenda dy kopertinave të librit janë të pasqyruara e të dokumentuara fakte që nuk do të dëshironim të ishin askund në gjininë njerëzore. Ato dhembje, ato vuajtje të njerëzve shqiptar, diktatura i kishte fshehur për pesëdhjetë vjet. Tani kur i njohim përnjëherë na vjen për të qarë e derdhur lotët e paderdhur, për ngushëllimet e pa ngushëlluara e për ndarjen e dhembjes me popullin me të cilin e kemi të përbashkët gjuhën, historinë, kulturën, krenarinë. E neve kufijtë dhe diktaturat na ndanë e na detyruan që në Kosovë tash pas pesëdhjetë vjetësh të derdhim lotët e padredhur, të ndajmë ngushëllimin dhe dhembjen me krejt dhembjen shqiptare. Vet gjendja jonë e sotme na tregon se sa të kushtueshme për ne ishin vitet e humbura të eksperimenteve fatkeqe të ushtruara nga diktatura komuniste. "GJYQI SPECIAL I TIRANËS " - HAPET PERDJA E DIKTATURËS Libri fillon me shpalimin e dosjeve nga proceset e para gjyqësore të dënimit të intelektualëve shqiptar me orientime kombëtare e demokratike. I dokumentuar me fakte nga arkivi i gjykatës me aktakuza me deponime të akuzuarve me procesverbale të hetuesisë, vendime e procesverbale të ekzekutimit, të cilat qesin në shesh se udhëheqja e atëhershme komuniste e luante rolin edhe të prokurorit edhe të gjykatësit edhe të hetuesit. Mjaftojnë të përmenden Koçi Xocxe kryetar i gjykatës, Hysni Kapo gjykatës, Beqir Balluku gjykatës, Bilbil Klosi gjykatës, Badri Spahiu prokuror e në shumë raste vendime të nënshkruara nga vetë diktatori Enver Hoxha etj. Po si dhe sa u dënuan të akuzuarit në Procesin e 1
Gjykatës Speciale të Tiranës të shpallur me 1. mars 1945. Të burgosurit dhe të akuzuarit nga gjyqi komunist të gjithë të shkolluar dhe me studime të kryera e specializime në Universitete të njohura si në Vjenë, Romë, Paris e qytete të tjera Evropiane. Personalitete të shquara në lëvizjen kombëtare si në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Revolucionin Demokratik të vitit 1924, të angazhuar në emigracionin shqiptar nëpër shtetet e Evropës e Amerikës si dhe pjesëtar të rezistencës antifashiste. Prej 60. (gjashtëdhjetë) vetash 17. vetë dënohen me vdekje të cilët edhe ekzekutohen, 8. vetë dënohen me burg të përjetshëm, 10. vetë me nga 30. (tridhjetë ) vjet burg, 3. vetë me nga 20. vjet, 5. vetë me nga 15. vjet burg, 5. vetë me nga 10. vjet burg, 5. vetë me nga 5. vjet burg, 2. vetë me nga 3. vjet burg dhe 3. vetë nga 2. vjet burg dhe dy vetë shpallen të pafajshëm. Pa llogaritur vitet që do të jetonin të dënuarit me vdekje dhe të dënuarit me burg të përjetshëm, vetëm vitet e shpallura të dënimit bëjnë 522. (pesëqindenjëzetedy ) vjet. Diktatura e proletariatit në Shqipëri po fillonte me gjak dhe me shpalljen e 5. shekujve burg për inteligjencën dhe shpresën e zhvillimit ekonomik kulturorë e politikë të kombit Shqiptar. PO KUSH ISHIN TË DËNUARIT ? Ata ishin emra dhe personalitete të dëshmuara për çështjen kombëtare si Ismail Golemi pjesëmarrës në Ushtrinë Kombëtare të Qeverisë së Vlorës, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit 1924, me studime të përfunduara në artin ushtarak, bashkëpunëtor i Mithat Frashërit, Hysni Lepenicës dhe Safet Butkës, së bashku me një grup patriotësh gjirokastrit pret me luftë pushtuesit italian në Sarandë. Pret me luftë kolonat gjermane në Fushën e Mashkullores dhe në Grykën e Ujit të Ftohtë të Tepelenës. Pas pushkatimit të tij gruan e tij Hava Golemi do ta dënojnë me 20. vjet burg dhe do të kaloj gjithë jetën në internime, do të i pushkatohen edhe 5. kushërinj të tij, Shefqet dhe Emerqez Mustafarai, Nezir Mustafarai, Brahim e Xhemil Mustafarai, kurse nga lidhja familjare e nënës do të pushkatohen, patrioti e politikani Zenel Gjoleka dhe ylli i Universitetit të Vjenës Kujtim Beqiri.
2
Konstadin Kote nga Përmeti shok shkolle i Halim Xhelos, Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit e Omer Nishanit . Ka të kryera studimet e larta për shkencat politike e ekonomike në Romë. Me Luigj Gurakuqin merr pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë me 1912. Anëtar i shoqërisë "Bashkimi" të Avni Rrustemit, përhapës i ideve që paraprin Revolucionin e Qershorit me 1924. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe është sekretar në Parlamentin e Nolit me 1924. Dënohet me vdekje nga regjimi i Zogut, kalon 15. vite emigrim në Zvicër, në Gjenevë boton gazetën "Liria Kombëtare", më vonë është kryeredaktor i gazetës "Roja Kombëtare" ku moto e gazetës ishte "Roja Kombëtare dhe Atdheu mbi të gjitha" në numrin e parë të saj ai do të shkruaj :"Atdheu ynë shtrihet prej Kosove në Çamëri . Kudo që dëgjohet një zë, që rreh një zemër, që vlon një gjak, zëri, zemra dhe gjaku shqiptar" . Ditën e shpalljes së aktgjykimit do të i drejtohet prokurorit Bedri Spahiut " Gjykoni me drejtësi nëse doni që një ditë të mos shohësh fantazma si Makbethi " . Ditën e pushkatimit, syzat e tij ja jep kujtim priftit që asistonte në pushkatim dhe shaminë që duan të ja lidhin sytë nuk e pranon por e porosit priftin që atë shami të ja dërgoi nënës së tij të i fshij lotët. Në vendin e quajtur Kodra e Priftit varroset vetë i shtatëmbëdhjeti në varrezën e përbashkëte . Pas ekzekutimit të Konstadin Kotes prokurori i gjyqit special Bedri Spahiu banonte në shtëpinë e tij, flinte në dhomën e tij të gjumit, në dyshekët dhe çarçafët e tij, hante në pjatën e tij!!! Me 6. 6. 1991 Bedri Spahiu në gazetën "Republika" do të shprehet "Sot ndjehem i turpëruar që kam qenë në rolin e Prokurorit të atij gjyqi ". Por a mjafton vetëm kjo. Është interesant të përmendet një protagonist tjetër që dëshmon fytyrën e vërtetë të diktatorit Enver Hoxha e diktaturës së tij . Ai është Bahri Omari intelektual i shquar nga Gjirokastra, nënprefekt i Himarës pas shpalljes së Pavarësisë dhe pjesëmarrës direkt në arritjen e Pavarësisë, një kohë i emigruar në SHBA dhe drejtues i gazetës "Dielli" të shoqërisë "Vatra" në Boston. Shtëpia e tij ishte bërë bazë e takimeve dhe marrëveshjeve të forcave politike të Shqipërisë. Ato takime i kishin paraprirë Marrëveshjes së Mukjes. Bahri Omari ishte burri i motrës së Enver Hoxhës, shumë herë gjatë gjykimit motra dhe nipat kishin kërkuar mëshirë nga Enver Hoxha duke i përkujtuar se ai e kishte ndihmuar materialisht shkollimin e tij në 3
Francë. Ishin të kota lutjet e motrës, e la motrën të veshur me të zeza dhe nipat i mbetën jetimë. Fejzi Alizoti intelektual Gjirokastrit, të kryera studimet e larta për administratë, financë dhe diplomaci, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, pjesëmarrës i drejtpërdrejt i shpalljes së Pavarësisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Parë Shqiptare të Ismail Qemalit dhe më vonë Ministër i Brendshëm i kësaj Qeverie, njeri i respektuar në gjithë Shqipërinë. Dënohet me vdekje e pushkatohet në moshën 77. -vjeçare. Terenc Toçi arbëresh nga Kalabria, në Universitetin e Romës kryen studimet e larta të shkencave politike dhe ekonomike, pjesëmarrës në lëvizjen kombëtare dhe demokratike në Shqipëri, Ministër i Ekonomisë. Dënohet me vdekje pushkatim. Aqif Përmeti nga Përmeti, ka kryer Akademinë Ushtarake në Stamboll, i emigruar në SHBA atje ishte bashkëpunëtor i Nolit dhe organizator i Korpusit Ushtarak të Vullnetarëve të Amerikës, në Qeverinë Demokratike të Nolit është Komandant i Xhandarmërisë në Tiranë dhe më vonë drejtor i shkollës së parë të Xhandarmërisë në Shkodër. Dënohet me vdekje pushkatim. Hilmi Leka nga Pogradeci ka mbaruar gjimnazin francez të Korçës pastaj Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë, specializohet në shkollën superiore të policisë shkencore në Romë për probleme të kriminalitetit. Dënohet me vdekje pushkatim. Reshat Merlika nga Kruja, i specializuar në shkollën e tregtisë jashtë shtetit, postulati i tij ishte "Nuk ka frymëmarrje të Shqipërisë pa Kosovën. ". Dënohet me vdekje pushkatim. Beqir Valteri nga Burgajeti, kryen studimet e larta për jurispodencë në Itali, është përkrahës i Revolucionit Demokratik Shqiptar dhe përfaqësues në Parlamentin e Parë Shqiptar. Dënohet me vdekje pushkatim. Javer Hurshiti shqiptar nga Kaukazi, kryen studimet e larta në Stamboll, është komandant i forcave të Gjirokastrës në luftën e Vlorës kundër italianëve më 1920, mik i Çerçiz Topullit, Muço Qullit, Gjergj Fishtës dhe 4
krushku i Ismail Qemalit, deputet i Gjirokastrës më 1925, iniciator i kthimit të eshtrave të Çerçiz Topullit dhe i varrimit të tyre në vendlindje, prefekt i Gjirokastrës dhe Shkodrës. Dënohet me vdekje pushkatim. Dik Cami nga Dibra, mbaron me sukses Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë, i vetmi ushtarak shqiptar që del me gradën e Togerit nga kjo Akademi, dënohet me vdekje pushkatim, para pushkatimit nuk pranon të i lidhen sytë dhe të kthehet mbrapshtë dhe deklaron : "Mbrapshtë nuk kthehem se jam ushtarak e vdes si shqiptar se gjithë jetën ja kam dedikua Shqipërisë dhe organizimit të ushtrisë shqiptare, Rroftë Shqipëria Etnike . " Zef Kadarja nga Shkodra banues në Tiranë, i diplomuar në Akademitë ushtarake në Itali, njohës i disa gjuhëve botërore, dënohet me vdekje pushkatim. Tahsim Bishqemi nga Elbasani, ka të kryer Normalen e Elbasanit, anëtar i shoqërisë patriotike studentore "Drita dhe Dituria" postulati i tij është " Pa Kosovën nuk ka Shqipëri të lirë e pa Shqipëri nuk ka Kosovë të lirë ". Dënohet me vdekje pushkatim. Shyqeri Borshi nga Borshi i Sarandës, ka kryer shkollën tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake të Torinos. Dënohet me vdekje pushkatim. Daut Çarçani nga Gjirokastra, mbaron Kolegjin e Shën Mitër Koronës në Itali dhe pastaj Akademinë Ushtarake në Napoli. Dënohet me vdekje pushkatim, pushkatohet në moshën 55. - vjeçare. Kolë Tromara nga Devolli, shumë vite i emigruar në SHBA, më 1907 është sekretar i shoqërisë " Besa Besë " më 1915 sekretar i përgjithshëm i shoqërisë "Vatra" e një vit më vonë edhe kryetar i sajë, organizator i Kuvendit të Diasporës (maj 1917) nën divizën "Qesen dhe shpirtin për shpëtimin e Shqipërisë", delegat i shqiptarëve të Amerikës në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes të mbajtur në Paris me 1917, delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës, bashkëpunëtor i Nolit. Dënohet me vdekje pushkatim, pushkatohet në moshën 63. vjeçare.
5
Sokrat Dodbiba nga Elbasani, kryen studimet e mesme në RobertKolegjin e Stambollit dhe studimet në Universitetin e Vjenës, fakultetin ekonomik dega Financë . Dënohet me 30. vjet burg, nga torturat vdes në burgun e Burrelit. Sulejman Vuçiterni nga Vushtërria e Kosovës, komandant i çetës së Komitëve në Lëvizjen e fuqishme të Vërbofcit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Kosovës në vitin 1920, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve të Shqipërisë së bashku me kolosët dhe krerët e Komitës shqiptare Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. diviza e tij " Shqipëria mëmë dhe Kosova e Çamëria bijat e saj ", dënohet me vdekje nga Jugosllavia (Serbia) arratiset në Shqipëri në vitin 1922, kryen Shkollën Ushtarake në Tiranë dhe më pas Akademinë Ushtarake në Torino, profesor dhe drejtor në Shkollën Ushtarake të Mbretërisë në Tiranë, specializohet për prapavijë në Vjenë. Dënohet me 30. vjet burg, vdes në kampin çfarosës në Vllaçisht të Maliqit. Xhevat Korça studiues i pasionuar i Historisë kombëtare, bashkëluftuar i çetave të Spiro Ballkamenit e Themistokli Gërmenjit, i dënuar katër herë me vdekje, nga turqit, nga grekët, nga austriakët dhe së fundi nga gjyqi komunist i kryesuar nga prokurori Bedri Spahiu. është për të u përmendur se të 17. vetët e dënuar me vdekje pushkatim detyrohen që vet me kazma e lopata ta hapin varrin e tyre të përbashkët. Përmendëm vetëm disa nga biografitë e shkurta të atyre që ishin shpresa e Shqipërisë, ata në kohën kur i duheshin më së shumti Shqipërisë ekzekutohen nga komunistët. FILLET E ELIMINIMIT TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR Pas eliminimit fizik të inteligjencës me përcaktim demokratik e kombëtar, fillon ndjekja dhe inkuizicioni ndaj klerit shqiptar e sidomos nga Provinca Shqiptare e Françeskanëve e cila i dha atdheut dhe urdhrit të vetë figura të tilla kolosësh si poeti kombëtar At Gjergj Fishta, P. Shtjefën Gjeqovi, P. Pashko Bardhi, P. Marin Sirdani, P. Pal Dodaj, P. Anton Harapi, PJustin Rota, P. Martin Gjoka, Mons. Vinçenc Prendushi e shumë të tjerë . Në fillim të vitit 1946 shpërndahet Komuniteti Jezuit, mbyllen shkollat dhe u 6
konfiskohet pasuria e tyre. Fillon burgosja e klerit katolik shqiptar në Shkodër me akuza se P. Gjon Fausti dhe At. Danjel Dajani ishin organizatorët dhe udhëheqësit e organizatës "Bashkimi shqiptar" ndërsa At. Gjon Shllaku ishte organizator dhe udhëheqës i Organizatës Demokristiane. Fillon burgosja jo vetëm e klerit por edhe e patriotëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ishin këto veprime që edhe kreu i partisë komuniste fillimisht edhe i kishte nxitur duke i mashtruar se do të ndërtojmë një shoqëri demokratike, konkretisht Sejfulla Malëshova kishte shkruar dhe thënë se mundë të formohet një parti me parime demokratike në gjirin e Frontit. Kjo ishte vetëm gracka se tani fillonte ndjekja dhe inkriminimi i tyre duke i burgosur e dënuar me dënime drakonike. Vendimi për dënimin e grupit prej 36. vetëve e sjellë Këshilli gjyqësor ushtarak i qarkut të Shkodrës i formuar prej toger Mustafa Ilazi Kryetar, kapiten Namik Qemali anëtar dhe aspirant Tonin Miloti anëtar, kurse Prokuror Aranit Çela dhe sekretar Shaban Dautaj. Aprovimin për plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës e nënshkruan Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Enver Hoxha . Prej 36. vetëve sa akuzoheshin me akuza të pabaza 7. vetë dënohen me vdekje pushkatim, 7. vetë me burg të përjetshëm, 6. vetë me nga 30. (tridhjetë) vjet burg, 2. vetë me nga 20. (njëzet) vjet burg, 3. vet me nga 15. (pesëmbëdhjetë) vjet burg, 3. vetë me nga 10. (dhjetë) vjet burg, 3. vetë me nga 5. (pesë) vjet burg dhe 5. vetë me nga 2. vjet burg. Pa llogaritur dënimet me vdekje dhe dënimet me burg të përjetshëm jepen dënim 320. vjet burg ose tre shekuj e një çerek. CILA KISHTE QENË FJALA E FUNDIT E TË PUSHKATUARVE ? Nga procesverbali: 1. ) "Thoni babës të më fali se e kam trazuar . Të më falin shokët se ndonjë shpifje ua kam bërë prej zorit e dhunës që kam pasë. Nënës të fala dhe të më puthin vëllezërit e vegjël. Borxhet që kam mbet të mi paguajnë prindërit. I fali me gjithë zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq. Rroftë Shqipëria. Gjelosh Lulashi. " 7
2. )"I fali ata që më kanë bërë keq . Jam kondend se po vdes i pafajshëm ma mirë se fajtor. Të i japin prindërit (farefisi ) Dom Zef Shllakut para për të thënë dy meshë . P. Danjel Dajani . " 3. )"Jam kondend se vdekja po më vjen duke e kryer detyrën time. Dërgojuni shëndet jezuitëve, xhakejve, apostolikëve dhe arqipeshkëvit. Rroftë Krishti mbret. P. Gjovani Fausti. " 4. )"Lamtumirë më u thoni shokëve Françeskan dhe të gjithë të njohurve . Rroftë Krishti mbret - Rroftë Shqipëria . P. Gjon Shllaku " 5. ) "I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar si dhe ata që do të më ekzekutojnë . Të i thoni nënës se i kam Lodovik Rashës 15. napolona borxh dhe të ja paguaj. Rroftë Krishti mbret - Rroftë Shqipëria . Mark Çuni ." 6. )" I fali të gjithë ata që në çdo kohë mundë të më kenë bërë keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar me vdekje, edhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti mbret, Rroftë Shqipëria. Qerim Sadiku". Nuk ka fjalë që përshkruan moralin e madh patriotik e njerëzor të këtyre martirëve më mirë se fjalët e tyre të fundit në jetën e tyre . Ata falin edhe ata që i kanë dënuar, i falin edhe ata që i kanë ekzekutuar, ata kthejnë edhe borxhin prej 15. napolonash, i kërkojnë falje prindërve pse i kanë trazuar, u kërkojnë të falur atyre që dhuna i ka detyruar të i rëndojnë ndonjërin nga shokët e tyre, ata ju dërgojnë përshëndetje dhe puthje të afërmve dhe të dashurve të tyre në minutat e fundit të jetës së tyre. GIJOTINA KOMUNISTE MBI OPOZITËN E PARË SHQIPTARE Ky ishte vetëm fillimi i gjykimeve dhe vrasjeve makabre. Tani gijotina komuniste bie mbi opozitën e parë shqiptare. Në mbledhjen e 11. të Kuvendit Popullor, të mbajtur me 7. gusht 1947 e që kryesohej nga Manush Myftia, do të i hiqej mandati 8. deputetëve të Kuvendit Popullor. Këta ishin Shefqet Beja me shokë sepse sipas akuzës kishin formuar një organizatë klandestine në bashkëpunim me armiqtë e popullit Sami Qeribishi, Suat Asllani, Gjergj Kokoshi, Riza Dani, etj. Këto organizata ishin bashkimi i disa grupimeve politike me orientim demokratikë e 8
antikomunist siç ishte Partia e Legalitetit e udhëhequr nga avokati Qenan Dibra, organizata Fronti i Rezistencës që drejtohej nga avokati Sami Qeribashi dhe Partia Socialdemokrate që kryesohej nga Profesoresha Musine Kokollari. Bashkimi i këtyre grupimeve politike quhej "Bashkimi Demokratik Shqiptar". Në janar të vitit 1946 fillon arrestimi i opozitës së mirëfilltë nga regjimi komunist. Në këtë proces gjyqësor do të dënohen 37. (tridhjeteshtatë )vetë të gjithë intelektual të profileve të ndryshme. Prej tyre me vdekje pushkatim dënohen Xhahit Koka doktor i shkencave politiko-ekonomike, ishte promotor i Legalitetit së bashku me Abaz Kupin. Hivzi Gole nëpunës tregtie, eksponent i Bashkimit Demokratik dënohet me vdekje pushkatim. Sami Qeribashi avokat, kryesues i grupit Fronti i Rezistencës dënohet me vdekje pushkatim. Qenan Dibra avokat, kishte kryer studimet e larta në Paris degën e jurispodencës. Mahmut Meniku ushtarak me gradën e nëntogerit dënohet me vdekje pushkatim. Telat Drini telegrafist nëpunës poste dënohet me vdekje. Mehmet Ali Beshiri të kryer shkollën tregtare në Austri, dënohet me vdekje pushkatim, Ali Kavaja teknik, ka kryer Shkollën e Fulcit, dënohet me vdekje, Shaban Balla nxënës i shkollës së Fulcit dënohet me vdekje pushkatim, Prof. Jorgji Çoka dënohet me burg të përjetshëm pastaj me 101. vjet dhe mban 25. vjet burg, Gjergj Kokoshi doktor i shkencave letrare, Ministër i parë i Arsimit dënohet me 30. vjet burg për të vdekur në Burgun e Burrelit, Suat Asllani avokat, dënohet me 15. vjet burg, Musine Kokollari 28. vjeçare, ka kryer studimet e larta në Romë, doktoreshë e letërsisë, në vitin 1943 së bashku me Skënder Muçon formojnë Partin Socialdemokrate e cila ishte fraksion i Ballit Kombëtar, ajo dënohet me 30. vjet burg, ndërsa gjithsejtë 40. vjet i kalon nëpër burgje e internime. Anesti Orollogaj avokat, dënohet me 25 vjet burg, Kolë Rodhe plak 63. vjeçar nga Korça, është ai që së bashku me një grup shokësh solli nga Amerika flamurin historik që qëndisi në Vlorë motër Marigoja të ngritur ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ishte deputet i parë i Korçës në Parlamentin Demokratik Shqiptar, ishte ithtar i flakët i Nolit, në një mbledhje të Frontit Nacionalçlirimtar do të deklaronte " në qoftë se Jugosllavia është mikja jonë ajo duhet të shpall Kosovën Republikë ", dënohet me 30. vjet burg dhe vdes në burgun e Burrelit. Prej këtij grupi do të dënohen edhe 4. vetë 9
me burg të përjetshëm, 3. vetë me nga 30. vjet burg, 1. me 25. vjet burg, 4 . vetë me nga 20. vjet burg, 5. vetë me nga 10. vjet burg, 1. me 5. vjet burg dhe 2. vet me nga 1. vjet burg. Nga procesverbali : " I mbajtur sot me datë 3. 11. 1947 mbi ekzekutimin e të dënuarit Mustafa Qoses se ka pasur aktivitet me grupin e Sami Qeribashit . U ekzekutua në orën 12. 30 tek Kodra e Fermës . Fjalët e tij të fundit " Të fala nënës dhe krejt familjes dhe të fejuarës sime. " Ishte 25. vjeçar . Cili jeni ju ? - Do ta pyes hetuesi Xhahit Kokën - E ai do të përgjigjet: "Jam shqiptar nacionalist e demokrat . Jam për Shqipërinë e lirë etnike e pa sllav". Telat Drini do të u thotë hetuesve (nga procesverbali) "Kam kritikuar pse në Qeveri ishin njerëz të pa aftë dhe lanë mënjan çështjen e Kosovës . Kam kritikuar lidhjet me Bashkimin Sovjetik e Jugosllavin dhe kam dëshiruar që Shqipëria të lidhet me Perëndimin, Amerikën e Anglin. Vendosëm me shokë të grupit të bënim një demonstratë paqësore më 28 nëntor kundër veprimeve antipopullore të qeverisë siç ishte lidhja me Jugosllavin dhe lënja e Kosovës në robëri. Në atë demonstratë do të kërkonim edhe shtyrjen e zgjedhjeve si dhe do të i kërkonim qeverisë lirimin nga burgu të Patër Anton Harapi, Lef Nosit e Maliq Bushatit. " Sami Qeribashi do të deklaroj : " Komunizmi u jep të gjithëve tapinë e fukarallëkut. " Nga procesverbali i ekzekutimit " Sot më datën 3. korrik 1946 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje : Xhahit Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Mahmut Meniku, Sami Qeribashi, Mehmet Beshiri dhe Ali Kavaja, fjala e fundit qe kjo : Rroftë Shqipëria e lirë me Kosovën ! Prokuror - edhe ti një ditë do ta pësosh ma keq se ne nga diktatura . Vdekjen e kemi hak sepse punuam për një Shqipëri të lirë e demokratike. Prokurori prezent në ekzekutim . Kapiten I Nevzat Haznedari" 10
GJYQI I DEPUTETËVE - KRIMI DHE TURPI I DREJTËSISË KOMUNISTE Me 27. shtator 1947 në sallën e kinemasë "17 N¬nëntori", Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi anëtar shpallin Vendimin e dënimit të grupit të Deputetëve të Legjislacionit të parë të zgjedhur në vitin 1945, dhe shumë intelektualëve të tjerë, bashkëpunëtor të tyre. Shefqet Beja deputet, i lindur në Durrës banues në Tiranë, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ekonomist e financier i zoti, kontribuoi në daljen e gazetës "Bashkimi" organ i Frontit Nacionalçlirimtar, ishte Nën President i Frontit Nacionalçlirimtar (Fronti Demokratik ), dënohet me vdekje varje! Sheh Ibrahim Kurbunara (Babë Dud Karbunara) deputet, një ndër ata patriotët që me Ismail Qemalin firmosën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), organizator dhe delegat i Kongresit të Lushnjës, anëtar i Opozitës Popullore dhe mik i Nolit, Gurakuqit e Bajram Currit, dënohet me vdekje varje ! Dr. Enver Sazani deputet, ka kryer studimet e larta për mjekësi, dy vjet në Monpelie pjesën tjetër në Lion të Francës, specializohet dy vjet të tjera për patologji - radiologji, partizan i Çetës së Krujë-Ishëm dhe i Çetës së Pezës, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje pushkatim! ( dallimi në dënimet me vdekje në varje dhe pushkatim ishte se varja llogaritej dënim më i rëndë se pushkatimi ) Salaudin Toto deputet, ka kryer studimet e larta matematikë-fizikë, internohet në vitin 1941 si nacionalist antifashist, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij Instituti, shkroi i pari artikuj mbi energjinë atomike në Shqipëri, dënohet me vdekje pushkatim! Irfan Majuni deputet, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje pushkatim!
11
Sulo Ismail Klosi ka kryer Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në Rubik, dënohet me vdekje varje! Riza Alizoti ka krerë Kolegjin Robert në Stamboll vazhdon Tekniken e Fultzit në Tiranë dhe studimet e larta në Oksford, specializohet për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, punoi në minierën e Kuçovës, dënohet me vdekje varje! Salim Kokolari është pedagog në Liceun Francez në Gjirokastër, kryen dy vite studimi në Francë, mbështet Luftën Nacionalçlirimtare anëtar i Këshillit, dënohet me vdekje pushkatim! Muhamet Prishtina është djali i patriotit Jahja Prishtina njëri nga anëtarët themelues të Komitetit Për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe nip i kryetarit të këtij Komiteti, patriotit Rexhep Kadri Prishtina, kur u dënua ishte 22. vjeçar, dënohet me vdekje pushkatim! Tefik Deliallisi me profesion mësues, dënohet me vdekje pushkatim! Hysen Shehu djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje pushkatim! Beqir Çela me profesion mësues, dënohet me vdekje pushkatim! Abdyl Kokoshi ka kryer Fakultetin e Drejtësisë, dënohet me vdekje pushkatim! Pertef Karaxhozi me profesion nëpunësinë Tiranë, dënohet me vdekje pushkatim! Agathkli Xhitami me profesion notar (shkrues publik), dënohet me vdekje pushkatim! Ramazan Tabaku telegrafist nga Tirana, dënohet me burg të përjetshëm! Gjovalin Vlashi avokat nga Durrësi, dënohet me burg të përjetshëm! Foto Balla Profesor nga Himara, dënohet me burg të përjetshëm! Ramë Marku dënohet me burg të përjetshëm! Rrustem Sharra dënohet me 20. vjet burg! 12
Xhevat Xhafa dënohet me 20. vjet burg! Shefki Minarolli dënohet me 20. vjet burg dhe Sulo Komjari me 15. vjet burg! Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik në krye. Andaj nga kreu komunist kërkohej eliminimi i intelektualëve nacionalist me kulturë perëndimore e veçanërisht të Deputetëve që mundë të votonin kundër Konventave Sovjetike e Jugosllave dhe do të mundë të rrezikonin ratifikimin e tyre. Çka shkruante gazeta "Bashkimi" e datës 28 shtatorit 1947? "Në Beograd u hap solemnisht Kongresi i Dytë i Frontit Popullor të Jugosllavisë- Mareshali Tito flet në Kongres. . . " jepej pastaj një refren i këngës nga rapsodi i një kënge për të cilën thuhej se këndohej në gjithë Shqipërinë " Enver - Koçi (Xoxe) ka pa andërr Shqipninë nuse e Titon dhandërr Në nji shpi të bukur, në nji shpi të gjanë Beograd e deri në Tiranë. . . " PO ÇKA KISHIN SHPREHUR DHE ÇKA KISHIN KËRKUAR TË DËNUARIT Po i referohemi procesverbalit të hetuesisë. Cilat ishin qëndrimet e Deputetit Shefqet Beja : " a) Për politikën e brendshme: - Regjimi i sotëm i Shqipërisë është regjim totalitar dhe nuk është i përshtatshëm për vendin tonë, - Regjimi është i njëanshëm dhe po së mendove si mendojnë komunistët nuk je demokrat . - Se Fronti Demokratik ekziston formalisht.
13
- Bashkëpunimi i Partisë Komuniste me elementët e paparti gjatë luftës nacionalçlirimtare ka qenë për oportunitet dhe jo i sinqertë, bashkëpunim sa për të i shfrytëzuar ata gjersa të merrnin fuqinë në dorë. Kur Partia mori në dorë fuqinë elementët e tillë i flaku. - Mendoj se Shqipërisë do të i ishte përshtatur një regjim me formën e Demokracisë perëndimore. Unë dëshiroj të mëkëmbet në vendin tonë një sistem i tillë. b) Për politikën Ekonomike : - Shtetëzimin e ekonomisë së madhe e kam gjetur me vend, ndërsa shtetëzimet e industrisë së vogla e kam gjetur si një masë të precipituar. Ne mbrojmë pikëpamjet e iniciativës private dhe kishim mendim se për drejtimin e ekonomisë duheshin njerëz kompetent, teknikë, financier profesionesh gjegjëse etj. - c) Për Politikën Arsimore : - Unë konstatoja në politikën arsimore faktin që në shkolla jepet një edukatë marksiste, dhe mendoja që atje duhej të jepej një kulturë e përgjithshme . Selaudin Totos dhe mua nuk na pëlqente që rinia të edukohej me një edukatë të imponuar komuniste dhe kemi qenë të mendimit që në shkolla të mos imponohej një edukatë ideologjike. d) Për Politikën e Jashtme : - Kërkonim një politikë më të moderuar pse kështu do të ishim njohur si anëtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara etj. Ishim të mendimit të ishim më korrekt me shtetet me të cilat ishim në aleancë. Qeveritë janë të përkohshme shteti mbetet. Jo Jugosllavia të na përfaqësoj në Organizatën e Kombeve . "
14
"GJUETIA KOMUNISTE E SHTRIGAVE" VAZHDON DËNIMI DHE EKZEKUTIMI I GRUPIT TË DEPUTETIT RIZA DANI Pas mundit, sakrificës e gjakut të derdhur, Shqipëria ishte çliruar nga okupatorët e huaj, por mjerisht do të robërohej sërish nga një sistem që me aq egërsi e mjeshtëri do të aplikohej nga tirani i Tiranës. Me 10. janar të vitit 1946 hapet Asambleja Kushtetuese ku në një sallë të përbashkët ishin mbledhur përfaqësuesit e parë të popullit shqiptar të dalur nga zgjedhjet e 2. dhjetorit 1945. Në këtë Asamble ka përfaqësues të Partisë Komuniste, ka përfaqësues të Frontit Demokratik ashtu siç ka edhe nacionalist, demokrat e patriot të dalë si kandidat të pavarur. Me 12. janar 1946 - mbahet mbledhja e katërt e kësaj Asambleje e cila drejtohet nga Tuk Jakova dhe si pikë të dytë të rendit të ditës ka zgjedhjen e Presidiumit të Asamblesë. Riza Dani kundërshton listën e propozuar në emër të 5. (pesë) deputetëve të Beratit nga Kahreman Ylli. Mbas shumë debatesh fiton të drejtën të paraqes edhe ai një listë të re. Riza Dani ka futur në listë Ibrahim Karbunarën, Aleksandër Gjuvanin, Kol Kuqalin etj. nacionalist e patriot në vend të disa komunistëve. Në atë listë mungonte emri i Enver Hoxhës. Me 21. janar 1946 diskutohet projektrregullorja e Asamblesë. Riza Dani me guxim replikon me Koçi Xoxen dhe Enver Hoxhën, ai kërkon që procesverbalet e plota të botohen e të shpallen në Gazetën Zyrtare. Me 6. mars 1946 mbledhja e 9. (nëntë) e Asamblesë Kushtetuese. Diskutohet projektstatuti. Riza Dani kundërshton projektstatutin e paraqitur i cili ishte jo kombëtar dhe i ngarkuar me frymë ideologjike komuniste. Me 16. mars 1946 Asambleja Kushtetuese kthehet në Kuvend Popullor. Që këtu e tutje Riza Dani është në epiqendër të kritikave e goditjeve. Me 23. dhjetor 1946 - Riza Danit dhe 3. (tre) deputetëve të tjerë u hiqet mandati i deputetit . Si koincidencë jo e rastësishme po atë ditë në seancën tjetër, sipas rendit të ditës merret në shqyrtim ligji "Mbi dispozitat e përgjithshme penale", kreu i tretë i të cilit "Mbi dënimet e masat tjera" do të sanksiononte dënimin me vdekje ( Varje e Pushkatim) që do të 15
përbënte "Shpatën e Demokleut" mbi kurbanat e sapo caktuar si dhe mbi sa e sa të tjerë në të ardhmen. Çka meriton vëmendjen në këtë rast është fakti se jo më vonë se 4. (katër) ditë, me 27. dhjetor 1946 bëhet Ratifikimi i Marrëveshjes Jugosllave dhe Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike sipas Protokollit të bërë në Beograd nga përfaqësuesit e RPSH-së Nako Spiro dhe nga RPFJ Boris Kidriq. Kështu mbyllet ky sesion i Kuvendit Popullor me këtë akt që Shqipërisë do të i sjellë dëme të pakrahasueshme. BIOGRAFIA E SHKURT E TË BURGOSURVE DHE TË DËNUARVE NË GRUPIN E RIZA DANIT Riza Dani i lindur në Shkodër, mbaron teologjinë në Medresenë turke dhe studimet e larta në Stamboll, zotëron gjuhët turqisht, italisht e gjermanisht, me profesion nëpunës. Që në rininë e hershme i përkushtohet Lëvizjes Kombëtare. Në vitet 1908-1911 e gjejmë me At Gjergj Fishtën e Luigj Gurakuqin anëtar në shoqërinë "Klubi i gjuhës shqipe" themeluar nga Marubi, Deputet i Parlamentit të parë më 1924 dhe Kryetar i Prefekturës së Durrësit në Qeverinë e Nolit. Nga shtëpia e tij lëshohet gjëma për mikun e familjes Plakun e Maleve Bajram Curri dhe në krahët e tij jep frymën e fundit "Vigani liberator" Luigj Gurakuqi i sapo dal nga restoranti "Cavour" në Bari të Italisë. I dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut dhe i detyruar të emigroj plotë 15. vjet. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare, Kryetar i Këshillit për Qarkun e Shkodrës, Deputet i Legjislaturës së parë të Kuvendit Popullor dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Shkodrës, dënohet me vdekje pushkatim. Faik Shehu i lindur në Peshkopi me profesion tregtar, udhëheqës i Grupit të " 80. Dibranëve" që me 6. Prill 1939 zbret vullnetarisht në Durrës për të ju kundërvënë okupatorit italian, dënohet nga Italia fashiste me burgim dhe dërgohet në Ventotene të Italisë, pas kapitullimit të Italisë arrin të kthehet në Shqipëri ku e vazhdon luftën kundër okupatorit Gjerman, gjermanët ja djegin tri shtëpi dhe një dyqan, Kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Qarkun e Dibrës, delegat në Përmet dhe Berat, Deputet i Legjislaturës së Parë për Qarkun e Dibrës, mik i ngushtë i Shefqet Bejës, Riza Danit, Sheh Ibrahim Karbunarës etj. proteston 16
kundër masakrës së përgjakshme të mbledhjes së armëve në Dibër (1946) kur vetëm brenda një nate pushkatohen dhjetëra banor pa gjyq, dënohet me vdekje pushkatim. Islam Radovicka lindur në Radovickë e banues në Tiranë, ka pasur të kryera studimet në Akademinë Ushtarake në Itali, birë i një familje të njohur patriotike, internohet nga pushtuesit italian në ishullin Ustika së bashku me të vëllain Kasemin ish-deputet në parlamentin e Nolit me 1924, pas kapitullimit të Italisë arrin në Shqipëri dhe në vitin 1943 inkuadrohet në radhët e LNÇ-së, dy herë i plagosur gjatë luftës, Komandant i Zonës I Operative si dhe Komandant i Divizionit të Tretë, të Parë dhe së fundit shef i Seksionit Operativë në Komandën e Përgjithshme me gradën e Kolonelit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Frontit, Deputet i Legjislaturës së parë për krahinën e Konispolit, arrestohet në mars të vitit 1947 e dënohet me vdekje pushkatim. Uran Filipi lindur në Fier e banues në Tiranë, të kryer shkollën e mesme në Shën Demetrio-Korone dhe Fakultetin e Mjekësisë në Napoli, bashkëpunëtor dhe i rreshtuar në plejadën e patriotëve demokrat si Riza Cerova, Hysni Lepenica etj. , aktivizohet në Lëvizjen e Fierit për të cilën dënohet me vdekje në litar nga regjimi i Zogut që më vonë dënimi i kthehet në burg të përjetshëm, Drejtor i Strehës Vorfnore në Tiranë, dënohet me vdekje me pushkatim. Hilmi Hysi lindur në Skrapar e banues në Tiranë, me Fakultetin Juridik të kryer, gjykatës në Gjirokastër, nxënës, student dhe universitar i shkëlqyer, në Francë ishte shok shkolle me Abaz Ermenjin, ndërsa qortonte Enver Hoxhën për mungesë korrektësie gjatë studimeve në Francë, arrestohet dhe dënohet me vdekje pushkatim. Syrja Selfo lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, ka kryer Liceun Frëng në Gjirokastër dhe një shkollë të mesme në Itali, njeh mirë gjuhën italiane dhe frëngjishten, merret me tregti në Tiranë dhe ndihmon materialisht LNÇ, ka lidhje familjare me Enver Hoxhën, një hallë e tij është e martuar me axhën e E. H. një hallë tjetër ishte nëna e Bahri Omarit dhëndërrit të Enver Hoxhës, si shpërblim të krushqisë pushkatohen i nipi Hajredin Selfo i vëllai Reis Selfo (për bombën në ambasadën Sovjetike ) edhe Syrja Selfo dënohet me vdekje me 17
pushkatim, dyshohet dhe dëshmohet se ai ka vdekur që në birucat e hetuesisë nga torturat. Hasan Reçi lindur dhe banues në Tiranë, ka pasur të kryer Normalen e Elbasanit, Normalen e Tiranës dhe Shkollën e Fulcit, ngreh konviktin "Vaso Pasha", aktiv në njësitet guerile të Tiranës, gjatë një aksioni me Hamit Shijakun kapet dhe dënohet me vdekje, i falet jeta por internohet në Ventoteno të Italisë, pas kapitullimit të Italisë arrin të kthehet në Shqipëri ku bashkohet me çetat partizane ne Himarë, dënohet me vdekje pushkatim. Kostë Boshnjaku nga Tirana me profesion nëpunës, ekonomist dhe financier i aftë, Drejtor i Bankës së Shtetit, deputet i legjislaturës së parë të Kuvendit Popullorë, dënohet me burg të përjetshëm. Isuf Hysenbegasi lindur në Pogradec dhe banues në Gjirokastër, kryen me sukses të shkëlqyer Liceun e Korçës dhe pastaj Fakultetin e Mjekësisë në Romë, i përket një familje të njohur patriotike i ati i tij ishte mik e bashkëpunëtor i Themistokli Gërmenjit, Spiro Ballkamenit e Mihal Gramenos, i vëllai Ferid Hysenbegasi jurist, gjithashtu i diplomuar në Itali, vdes dhe zhduket gjatë procesit hetimor pa ju ditur as varri, Isuf Hysenbegasi dënohet me burg të përjetshëm, kalon nëpër kampet e Vlloçishtës, Beden, Orman, Pojan etj. vdes në vitin 1988. Mestan Ujaniku lindur në Ujanik e banues në Tiranë, në vitin 1920 gjendet përkrah vullnetarëve të Tomoricës në Luftën e Vlorës, përkrah Revolucionin e Qershorit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit, kandidat për deputet, arrestohet nga Kadri Hazbiu, dënohet me burg të përjetshëm, vdes pas një viti në burg pas torturave çnjerëzore. Nexhmi Ballka lindur në Delvinë banues në Tiranë, me profesion Mësues, dënohet me burg të përjetshëm, sot ende është gjallë. Ivzi Kokalari lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, ka kryer Gjimnazin e Gjirokastrës dhe vazhdon studimet në Kozenca të Italisë dhe i përfundon në Torino, qysh në nëntor të vitit 1944 i burgosen dy vëllezër,
18
Salim Kokalari dënohet me vdekje në gjyqin e deputetëve, Ivziu dënohet me burg të përjetshëm, vdes në burgun e Burrelit në dhjetor të 1962. Demir Kallarati lindur në Vlorë e banues në Tiranë, pjesëmarrës në Qeverinë e Nolit dhe në kryengritjen e Fierit më 1935, Intendant në Komandën e Përgjithshme dhe pjesëtar në Brigadën e 23-të, dënohet me burg të përjetshëm, vdes pas një viti në burg pas torturave çnjerëzore. Ibrahim Hasnaj ishte sekretar i Komitetit Bektashian, dënohet me 20. vjet burg, pasi kryen dënimin internohet me familje, është gjallë. Arif Gjyli lindur në Shkodër banues në Tiranë, deputet i legjislaturës së parë të Kuvendit Popullor, dënohet me 20. vjet burg, lirohet pas dy vjetësh me pafajësi, pas burgosjes së Koçi Xoxës. Adem Beli lindur në Korçë e banues në Berat, me arsimim të lartë, studimet universitare i kryen në Tuluzë të Francës, agronom, pjesëmarrës në LNÇ-në, pjesëmarrës në Luftën e Gjormit, dënohet me 20. vjet burg, nga torturat çnjerëzore kalon në gangrenë të këmbëve dhe ashtu i çalë është ende gjallë dhe bartë kujtime të tmerrshme të jetës së gjymtuar nga diktatura komuniste. Bexhet Shehu lindur në Tepelenë e banues në Tiranë, ka kryer studimet në Akademinë Tregtare në Lincë të Austrisë, në vitin 1927 punon në Ministrin e Financave e pastaj në Drejtorin e Pensioneve Civile, njohës dhe përkthyes i gjermanishtes, pas çlirimit ekspert i Financave në Korçë e Tiranë, arrestohet nga Skënder Kosova e Skënder Konica, 14. muaj torturë gjatë hetuesisë, dënohet me 20. vjet burg, kalon odisejadën e vuajtjeve nëpër kampe nga Këneta e Maliqit në Burgun e Burrelit, kampet e Vlloçishtit, Bedenit, Ura Vajgurore, Rinasi etj. vdes në nëntor të vitit 1965. Halit Gjolena lindur e banues në Durrës, ka studiuar në Akademinë Ushtarake në Itali, komandant i Forcave Kufitare në Gjirokastër, pastaj në Shkodër dhe Kukës, pjesëmarrës aktiv në LNÇ-në, Kapiten i parë me detyra ushtarake në Elbasan, Shkodër e së fundit në Ministrin e Mbrojtjes, arrestohet në korrik të 1947-tës e dënohet me 15. vjet burg, 19
lirohet me pafajësi pas burgosjes së Koçi Xoxës, por nga torturat dhe gjymtimet vdes pas 3. vjetësh dhe Kamber Backa me detyrë polic dënohet me 15. vjet burg.
Letër me litar në grykë
"MOS HUMBË NË LOTË. . . "
Lidja ime e dashur, Je ti vajza më e madhe ; je ti ajo që do të të takojë të kesh barrën më të rëndë e kujtimet më të shumta! Dhe unë lë në ty shpresën dhe amanetin e fundit. Janë ditët e fundit këto, tani që të shkruaj. Janë mendimet e fundit këto, që më shtyjnë të shkruaj. E mendoj, dhe ky mendim është tortura ime e vetme, që ju do të vuani, që ju do të mundoheni për kafshatën e bukës thatë, që ju do të zvarriteni rrugë më rrugë. . . Që ju nuk do të njihni çë është lumturia, se do të ju mungojnë të gjitha ! Po, vajza ime e vogël, mos u dëshpëroni për këtë, mos të vij keq që do të vuani. Jam i bindur se një ditë do të shpëtoni nga të gjithë të kqiat, nga të gjitha vuajtjet. Dije, Lidja ime e vogël, se ti je shpresa dhe nga sjellja jote do të varet lumturia e nënës dhe motrës sate. Kam bindjen, sigurisht mundë të them se sjellja jote ka për të bërë atë që unë dëshiroj e lus : të ruhet emri im dhe i juaji. Kjo është lutja që babai me litar në grykë kërkon nga Lidja e tij e vogël; mos ja moho këtë të drejtë. Dhe tani që të shkruaj të shoh sikur të kam përpara ; shoh lotët e tua, Lili. Derdhi lotët, qaje lumturin e humbur, qaji përkëdheljet e fëmijërisë, por mos u humbë në lot. Harroi këto dhe fillo detyrën tënde Lili, fillo shkollën dhe vazhdoje, mos e ler veten të shuhesh në hidhërim. Në rastet më të 20
vështira mendo se edhe yt atë ka vuajtur shumë, dhe mos u dëshpëro. Kujdes Lili, kujdes në çdo hap të jetës tënde. Këto ishin porositë dhe lutjet e mia të fundit. Me mall të puthë yt atë. Hilmi Hysi Tiranë ditë para ekzekutimit janar 1948
ISKENIMI I ARMËVE NË KISHË, AKTE TË NJË DRAME TË PËRGJAKËSHME Gjatë periudhës pesëvjeçare (1944-1949) ngjau ajo që nuk kishte ngjarë asnjëherë tjetër në Shqipëri. Seminare, shkolla, shtypshkronja, teatro e biblioteka, pra gjithçka çka ishte krijuar e trashëguar prej qindra vjetësh u asgjësua në një kohë shumë të shkurtë. Elita më e shquar e katolicizmit shqiptar u shfaros . Bilanci është rrëqethës, nga 4. (katër) ipeshkëvinjët ekzistues 3. (tre) u mbytën në tortura, i katërti u la të vdiste si shumë i plakur. Shtatë shkrimtarët më të mëdhenj të katolicizmit shqiptar u zhdukën mizorisht njëri pas tjetrit ; At Vinçenc Prendushi, Dom Ndre Zadeja, At Benardin Palaj, Dom Nikollë Gazulli, Pater Anton Harapi, Dom Lazar Shantoja e At Gjon Shllaku. Ndërsa Homeri shqiptar At Gjergj Fishta jo vetëm që ishte ndaluar por edhe i ishte shkatërruar varri e zhdukë eshtrat nga hordhia komuniste e në vend të tij kishin sjellë Gogolin e Taras Bulbën të kalëronin Shqipërinë dhe raftet e bibliotekave ishin okupuar me literaturë sllave. Ku qëndronte mëria dhe urrejtja ndaj klerit katolik shqiptar. Të gjithë e kanë të qartë se ajo urrejtje nuk u gjet kurrë te ndasitë fetare brenda Shqipërisë, por diku më larg, jashtë sajë. Ishin miqësitë e reja, interesat dhe synimet e "miqve të Shqipërisë" ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ishte diktatura komuniste që kërkonte të vendosej dhe që tek kleri katolik shikonte armiqtë e saj, ishte doktrina ateiste e komunizmit që kërkonte diçka të tillë. Ishin "miqtë Jugosllav dhe ata Sovjetik " ata që 21
donin të zhduknin trashëgimin kulturore e shpirtërore të shqiptarëve për të pasur më lehtë shtrirjen e ndikimit të tyre dhe çoroditjen e etnikumit shqiptar. Mos të harrohet se rreth 160. klerik kishin kryer 450. vjet studime në 24. Universitete të Evropës e tani në regjimin komunist do të bënin 881. vjet të tjera burg (pra gati 9. shekuj ), vetëm ata që u pushkatuan bënë 250. muaj (ose rreth 21. vjet ) tortura në hetuesi, 68. muaj të tjerë (afër 6. vite ) hetuesi e tmerre bënë ata të tjerët të vdekur ndër tortura pa pritur gjykimin. Me 15 nëntor 1946 fillon burgosja e klerit katolik shqiptar me pretekstin se kishin ruajtur arsenal të madh armësh nëpër kisha e altare të kishave. Këtë do ta mohojnë të gjithë të burgosurit, ndërsa Fra Ndue Vila deklaronte se "Armët në kishë i kanë fut vetë komunistët se më kanë kërkue çelësat mua", ai shërbeu për shumë vite në Kishën dhe Kuvendin Françeskan, nuk kishte pranuar kurrsesi të dorëzoi çelësat, andaj e arrestuan dhe e masakruan si nuk mundë të përshkruhet. Këtë do ta sqaroj më vonë edhe Pjerin Kçira nga Shkodra, anëtar i Partisë Komuniste, aspirant në seksionin e sigurimit në Shkodër dhe korrespodent i gazetës "Zëri i Popullit" i cili më vonë po ashtu do të burgoset dhe dënohet në një proces tjetër, ai do të i drejtohet trupit gjykues : "Mos mendo se bënë me mua siç kemi bërë me klerikët katolik duke ju futur armët në kishë, e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret. . . Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të Enver Hoxhës ju doni të dënoni njerëz të pafajshëm. Pjerin Kçira dënohet me vdekje pushkatim. OAZA E PATRIOTIZMIT SHQIPTAR Qysh në vitin 325. Shkodra e vjetër me Kishën e saj që gjendej andej kodrave të Tepës, ajo më vonë ishte bërë kryeqendër fetare e katolicizmit shqiptar, pra ishte Arqipeshkëvi. Me vendosjen aty të Kuvendit Françeskan, Shkodra do të bëhet qendër e njohur në krejt Shqipërinë nga do të dilnin shkrimtar e poet, politikan e meshtar të përmendur, nderi i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë. Këtu jetuan dhe punuan At Gjergj Fishta poeti kombëtar e kampioni i kombëtarizmit, Gurakuqi, Curri e Koliqi, kishte qendrën edhe Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, jetoi 22
luftëtari i pa përkulur dhe liriku i ëmbël Harapi, Shantoja oratori i shquar dhe stilist i rrallë Idromeno e Gjokaj arkitekti i madh e muzikant i njohur Palaj e Kurti folkloristë me zë si edhe shumë e shumë gjuhëtar e historian, piktorë e muzikant, aktor e këngëtar të njohur ku me të drejtë është quajtur "Oaza e patriotizmit shqiptar" Po kush ishin ata që kësaj radhe diktatura komuniste i kishte zgjedhur si viktima që duheshin eliminuar për të bërë Partinë Fe dhe për të "zbritur Zotin në Tokë" të identifikuar me prijësin e saj. Teneqexhiu Koçi Xoxe dhe gjysëmintelektuali Enver Hoxha ishin sfiduar nga kultura dhe dija e mirëfilltë kombëtare shqiptare. Imzot Frano Gjini - 62 vjeç, i maltretuar tej çdo kufiri njerëzor. U lindë në Shkodër, ku edhe kreu shkollën e mesme në Kolegjin Saverjan. Kryen studimet e larta në Propaganda Fide në Romë dhe shërben famullitar në Krujë, Vlorë e Durrës . Me 1930 shugurohet Ipeshkëv i Durrësit e më pas në Abacinë e Oroshit në Mirditë . I pari klerik shqiptar që emërohet zëvendësdelegat apostolik i Selisë së Shenjët në Shqipëri më 1945. Arrestohet me 15. nëntor 1946, kalon 16. muaj tortura dhe dënohet me vdekje, pushkatim. Mons. Nikollë Deda - 58. vjeçar ; " Mos harro se kam pas kenë Dom Nikollë Deda " i tha bashkëvuajtësit të qelisë së burgut, që ashtu të dërrmuar nuk e njohu. . . U lindë në Shkodër, kreu shkollën e mesme në Kolegjin Saverian, të lartën në Propaganda Fide të Romës dhe të shkallës më të lartë në Insbruk të Austrisë. Punon tre vjet në Pukë e 17. vjet në Hajmel ku shugurohet me titullin Imzot. Dënohet me vdekje pushkatim. At Mati Prendushi - 66. vjeç, u lindë në Shkodër, kreu shkollën mesme në Shkollën Françeskane dhe të lartën në Grac të Austrisë. Punoi në Bajzë, Gomsiqe e Tiranë, me 1943 është provincial i etërve françeskan me Seli në Shkodër. Mik i At Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, është pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit në Deçiq (1911) dhe dënohet me vdekje nga serbët për bashkëpunimin e tij me Dedë Gjo Lulin; rrezikohet për dënim me 23
pushkatim në kohën e Zogut për marrëdhëniet e tij me demokratët gjatë Revolucionit Demokratik, dënohet nga komunistët me vdekje pushkatim. At Çiprian Nika - 46 vjeç, ata që e njohin thonë se ishte një Shenjtë, kultura, përvujtnia dhe dashuria për atdheun e quan në varrin e vdekjes, u lind në Shkodër, kreu studimet e larta në Austri e shugurohet meshtar në Romë, më 1943 Gardian i Etërve Françeskan, arrestohet më 8. nëntor 1946, dënohet me vdekje pushkatim. At Pal Dodaj - 66. vjeç, u lindë në Janjevë (Kosovë) dhe u diplomua për teologji-filozofi në Firence, diplomat dhe profesor filozofie, Gardiani i parë i Etërve Françeskan, bashkëpunëtor i revistave "Hylli i Dritës" dhe "Oservatore Romano", dënohet me vdekje pushkatim, i kthehet dënimi në burg të përjetshëm, vdes pas pak vitesh si rrjedhojë e torturave çnjerëzore. At Donat Kurti - 43. vjeç, i quajtur edhe Anderseni shqiptar, një nga "Homerët" e kulturës shqiptare e ndër më të diturit e klerit katolik, zotërues i 6. gjuhëve të huaja ( greqisht e latinishte e vjetër, italisht, anglisht, frëngjisht e deri rusisht që e mësoi në burgun e Burrelit), në vitin 1937 nga Universiteti i San Antonios në Romë i jepet titulli doktor i shkencave, ish-drejtor i Gjimnazit Ilyricum, dënohet me vdekje pushkatim, dënimi i kthehet burg i përjetshëm, mban 17. vjet burg, botues e studiues i Ciklit të Kreshnikëve dhe i dy vëllimeve me Përralla Kombëtare, vdes i vetmuar në një barakë tek Zalli i Kirit në vitin 1983. Dom Tom Laca - 51. vjeç, është prift i burgut, ishte ai që i bëri lutjet e fundit fetare Dom Ndre Zadejës, At Faustit, At Dajanit e At Shllakut, tronditet aq shumë sa niset drejt skuadrës së pushkatimit kur këta pushkatoheshin. Lindur në Shkodër, kreu studimet e larta në Romë dhe bëhet sekretar i Arqipeshkëvisë (sekretar i Imzot L. Nigris e më vonë i Monsinjor Thaqit), me 1945 i jepet leja që të përcjellë delegatin apostolik e të qëndroi në Itali, por jo, ai do të thotë : "Vendi im është aty ku është populli im ", dhe kthehet menjëherë në atdhe për të u arrestuar me 14. tetor 1946 e për të u dënuar pas 14. muajsh tortura, me vdekje pushkatim, që i kthehet me burg të përjetshëm. 24
At Gjon Karma , Rektori i fundit i Etërve Jezuit, filozof e poliglot i përmendur, që merr pjesë me dramën e tij të pashkruar në qelit e burgut në hetuesi, duke provuar torturën e veçantë të mbylljes për javë të tëra në arkivol për të përjetuar vdekjen dhe "botën tjetër" të metodës së shpikur nga hetuesi Nevzat Haznedari, dënohet me 15. vjet burg. Dom Anton Muzaj - 25. vjeç, diplomohet në Universitetin e Propagandës Fide në Romë dhe me 1946 zëvendëson si sekretar i arqipeshkëvisë Dom Tom Lacën e sapo burgosur, arrestohet në qershor të vitit 1947, torturohet egërsisht në qelit e burgut e vdes si pasoj e këtyre torturave në moshën 29. vjeçare. P. Mëhill Miraj - 39. vjeç i diplomuar për teologji e matematikë në Romë, profesor matematike e fizike në gjimnazin Ilyricum të Fretërve, nëndrejtor i Shoqërisë "Antoniane", arrestohet e torturohet pa masë, dënohet me 20. vjet burg, vdes si pasoj e torturave. Dom Mark Hasi - 27. vjeç, u lindë në Malikolaj Shkodër dhe u laureua në Padova të Italisë, zëvendësfamullitar e më pas sekretar pran Arqipeshkëvisë Shkodër, arrestohet në dhjetor të vitit 1946 e dënohet me 7. vjet burg, riarrestohet në vitin 1967 e dënohet me vdekje pushkatim, më pas i kthehet dënimi në 25. vjet burg, i gjymtuar nga torturat vdes në burgun e Ballshit. Dom Nikollë Shelqeti - 55 vjeç, u lind në Shelqet të Shkodrës dhe u diplomua në Universitetin e Insbrukut në Austri, arrestohet në dhjetor të vitit 1946 dhe dënohet me 3. vjet burg, vdes si pasoj e torturave në Kampin e Bedenit - Kavajë. Dom Ndoc Sahatçia - 41. vjeç, u lind në Shkodër dhe kreu teologjinë në Seminarin e Shkodrës, me 1929 shugurohet meshtar e shërben në Dioqezën e Lezhës, arrestohet në qershor të vitit 1947 e dënohet me 15. vjet burg, riarrestohet më 1976 e dënohet me 18. vjet burg, vdes pas pak kohe kur del nga burgu. Fra Ndue Vila -" Armët në kishë i kanë futë vetë komunistët se mua më kanë kërkuar çelësat. " thoshte vazhdimisht, shërbeu për shumë vite në Kishën dhe Kuvendin Françeskan, nuk pranoi kurrsesi të dorëzoi çelësat,
25
andaj e arrestuan dhe e masakruan si nuk mundë të përshkruhet, vdiq nga pasojat e torturave. At Zef Pëllumbi - 22. vjeç, u lindë në Lezhë dhe kreu mësimet në Kolegjin Françeskan në Shkodër, arrestohet në dhjetor të 1946 e dënohet me 3. vjet burg, riarrestohet më 1967 e dënohet me 25. vjet burg, kalon nëpër burgjet e kampet e Spaçit, Repsit e Ballshit . I vetmi i mbetur gjallë, sot Rektor i Kishës Françeskane në Tiranë. Ishin këta epiqendër e dramës së përgjakshme, por në atë periudhë rrathët sizmikë shpërndaheshin shumë më larg. Gjëma vërtet binte mbi klerin katolik, por implikoheshin në proceset e tyre edhe shumë e shumë të tjerë intelektual e student, deputet e demokrat, që do të bashkoheshin në tortura, gjykime e në dënime të përbashkëta. Kështu psh. në gjyqin e Mons. Gjinit do të gjykohej edhe Deputeti Zef Haxhia . Në gjyqin e P. Donat Kurti gjykohen e dënohen studentët Çesk Hilgega, Viktor Kujxhia, Injac Serreqi, Albert Çoba, Ana Daja, Gjon Kovaqi, Liza Pali, Elez Nurja e Shefqet Lutfia. Me P. Qirijan Nikën e P. Pal Dodën do të gjykohen dhe dënohen edhe Malo Bushati, Lec Harapi, Dan Hasani, Malo Kraja e Gjush Pistulli. NGA PROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT TË DËNUARVE ME VDEKJE: "Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje: 1. ) Mons. Frano Gjini, 2. ) P. Mati Prendushi, 3. ) D. Nikollë Deda të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan më datën 11. 03. 1948 në ora 5. para dite dhe fjala e tyre e fundit ka qenë: - Rroftë Krishti mbret Feja katolike dhe katolikët në botë! Rroftë Papa, Gjaku dhe trupi jem mbetën këtu po shpirti dhe zemra është te Papa ! Rroftë Shqipnia! Mons. Frano Gjini. -Jam i pafajshëm! po vdes në krye të detyrës të eme. Rroftë Krishti Mbret ! Rroftë Papa ! Rroftë Kisha Katolike ! Rroftë Shqipnia ! Ja bëjë hallall gjyqit dhe atyre që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm! P. Mati Prendushi. - Rroftë Shqipnia! Po vritem në 26
punën time ! Rroftë Krishti Mbret ! Rroftë populli shqiptar ! Mons. Nikollë Deda. Për Kryetarin e Gjykatës Kapiteni I Misto Bllaci" (Arkivi i Ministrisë së Rendit) GJYQI I KOÇI XOXËS DHE ZBULIMET E TORTURAVE MAKABRE MBI TË GJYKUARIT DERI NË ATË KOHË Koçi Xoxe - i biri i Dhimitrit e Vasillos i lindur1911 në Negovan Greqi, qëndrues në Tiranë e banues në Korçë, me profesion Teneqexhi dhe mandej N/ Kryeministër, Ministër i Brendshëm, Gjeneral Leitnant i arrestuar me 2. dhjetor 1948. Akuzat kryesore ndaj tij ishin "a. ) për lidhjet me Jugosllavin e qeverinë e Titos, ka vepruar për marrjen me dhunë të pushtetit popullor, ka mbajtur lidhje e korrespodencë me Rankoviçin, ka nxitur e përkrahur sabotimet Jugosllave në Kuçovë e gjetkë, ka mbajtur dosje të fshehta për Bedri Spahiun dhe për shumë titullar të tjerë të Partisë e Shtetit. " Në deponimet e tij në hetuesi me 7. maj 1949 ai do të deponoi : " Nuk është e vërtet që të kem qenë organizator i një grupi kundër partisë dhe pushtetit, - nuk kam zhvilluar aktivitet antipopullor, Nako Spiron e kam goditur se nuk ishte për mardhënje me Jugosllavin, unë pakënaqësitë me Nakon i kam biseduar hapur që nga Kongresi i Përmetit e kam thënë që rruga për në Moskë kalon nëpër Beograd, - që në Plenumin e tetë kam deklaruar se të tëra çështjet do të shkojnë drejt unifikimit me Jugosllavin dhe se koordinimi me shoqëritë e përbashkëta duhet interpretuar drejt e ne duhet të mësojmë popullin shqiptar se nuk preket indipedenca por në të vërtet forcohet, se kjo është indipedencë e vërtet, këto edhe ishin qëndrime të Partisë - bisedat me Velimir Stoiniçin nuk ja kam raportuar Partisë. " Me 9. maj 1949 - Procesverbal : I mbajtur sot në dhomën 11. të burgut në Tiranë, ora 10. 00 ku Koçi Xoxe deponon : " Damarët e dorës i preva me qëllim që të vrisja vehten. Arsyet e këtij vendimi vetëvrasës i kam treguar në letrën drejtuar Komitetit Central të Partisë" Proceduesi Bedri Spahiu. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar me 17. maj 1949 Koçi Xoxe refuzon përfundimisht mbrojtjen : " Unë nuk flas , por vetëm do të dëgjoj akuzën !" 27
Procesverbal : "Sot me datën 11. qershor 1949, ora 23, 15 u bë ekzekutimi i të dënuarit me vdekje Koçi Xoxe dhënë nga Gjykata e Lartë . Ekzekutimi u krye në prani të përfaqësuesit të akuzës publike shoku Bedri Spahiu, Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Halim Xhelo e mjekut Ibrahim Dervishi. Fjala e fundit ishte:"Nuk kam gjë ! Të rrojë Partia, Republika, Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu. " Po çka është më makabre e këtij procesi? Janë dëshmitë e ish bashkëpunëtorëve të Koçi Xoxës në Ministrin e Punëve të Brendshme që tash pas burgosjes dhe dënimit të tij dëshmonin për shkeljet e ligjit nga ana e tyre duke zbatuar urdhëratë e Koçi Xoxës e bashkëpunëtorëve të tij. Këta janë Kopi Niko me gradë Major, Lefter Lakrori me gradë Kapiten I dhe Naum Bezhani . Deklaratat e tyre janë me shkrim dhe përshkruajnë metodat e torturave të ushtruara ndaj të burgosurve në periudhën prej vitit 1944 e deri më 1948. Ato metoda të torturave janë një turp i gjinisë njerëzore, prej tyre do të turpërohen gjeneratat, të gjitha të bëra në emër të luftës së klasave në emër të ndërtimit të socializmit në emër të komunizmit në emër të luftës kundër reaksionit etj., dhe pa gjetur rehabilitim deri në ditët e sotme. DEKLARAT NGA KOPI NIKO "Unë i nënshkruari Major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe Ksanthipisë, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër deklaroi sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e sigurimit të Shtetit me urdhër ose me dijeninë e eprorëve kam kryer këto vepra: Kur kam qenë në seksionin e Korçës, druri dhe tortura kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmendi vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë metodën e punës dhe deri ku mbërrini poshtërsia e saj. Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës. Për ta maskuar vdekjen e tij para opinionit kemi vepruar në këtë mënyrë : Kemi therur një qingj dhe gjakun e tij e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë xhips dhe jemi larguar nja 1528
20 km larg Korçe në drejtim të Ersekës . Mbasi ndaluam e zbritëm kufomën nga makina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy herë me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kish përshkuar plumbi, gjakun e qengjit që e kishim marr me vete për të u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër. . ..." Deklaratë mbi metodat dhe llojet e torturave: Metodat e Torturave : 1. ) Rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi 2. ) Kruarja e plagëve të qelbëzuara me dru 3. ) Çpuarje e mishit me tel të djegur 4. ) Elektrik në vesh, 5. ) Futja e kripës në mish të djegur 6. ) Lagja me uji të ftohtë 7. ) Lënja pa bukë deri në vdekje 8. ) Lënja pa bukë për disa kohë 9. ) Lënja zhveshur në të ftohtë 10. ) Jeleku 11. ) Dinamit në vehte 12. ) Shtrëngim i gishtrinjëve me pinca 13. ) Të pegerë (fekale) në gojë 14. ) Varje me kokë poshtë 15. ) Lidhje për liri (pemë) 16. ) Lënje në diell 17. ) Maçoku në tumane 18. ) Përgatitje varri, pushkë në gojë 19. ) Tentativë për çnderim të vajzës, gruas. DEKLARATË 29
"Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:Po rrjeshtoi poshtë torturat të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948 . Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe së kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vet na inspironin dhe na mësonin, janë quajtur të dobët dhe sikur nuk e urrenin armikun ata që nuk rrifshin shumë. Janë përdorur këto forma torturash : 1. ) Jeleku (tortura më e tmerrshme) 2. ) Kamgjiku dhe druri, 3. ) Të lënit pa bukë, pa uji, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra, 4. ) Korenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët, 5. ) Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë 6. ) Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa të i preknin majat e gishtërinjëve, 7. ) Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas burgosjes së Shefqet Bejës dhe kundër grupit të tyre) 8. ) Kripë në gojë 9. ) Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajr ose shpiheshin afër litarit, 10. ) Tortura morale në lidhje me familjen kërcënime se do të i burgosim, do të i vrasim, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe ishin sjellë aty për të i çnderuar. 11. ) Futja kokëposhtë në vozë plotë uji, 12. ) Njëherë Myftar Tarja i futi një Tropojani nevojë në gojë dhe çorapë të palara, 13. ) Djegja e mishit me cigare " 30
Do të dëshironim që kurrë këto gjëra të mos i kishim ditur dhe dëgjuar se kanë ndodhur, po ato ekzistojnë ashtu të shkruara në dosjen numër 178. të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, janë edhe në kujtimet e atyre që arritën të i mbijetojnë . "Duhet pranuar në mënyrë të prerë si parim, që gabimi më i madh bie mbi sistemin ; mbi vetë strukturat e sistemit totalitar" - thoshte Levi. Major Kopi Niko dëshmonte se : "Më ka thënë Koçi : vrisni, prisni, digjni çfarë të doni bëni vetëm kriminelët të i zhdukni". Dëshmin e Major Kopi Nikos e vërteton realiteti po edhe thënja e Levit se "gabimi më i madh bie mbi sistemin" në Shqipëri vazhduan me të njëjtin ritëm burgosjet torturat dhe vrasjet në emër të luftës së klasave e kur nuk kishin më kundërshtar dhe opozitë filluan të burgosnin e vrisnin njëri tjetrin, Bedri Spahiun, Beqir Ballukun, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun të gjithë me suitat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Sa me të drejt vihej dyshimi nga të burgosurit në Burrel "Se a është Komiteti Qendror në burgun e Burrelit apo në Tiranë? "-Pjetër Arbnori. HISTORIKU I SHKOLLËS MARTIRE Një shkollë e paprecedent me një bilanc të kobshëm që kalon mbi 20. të varur, të pushkatuar e të mbytur gjatë torturave. Mbi 80. veta të dënuar e të masakruar burgjeve e kampeve të përqendrimit, mbi supet e të cilëve mbartën mbi 800. vjet burg, tetë shekuj, të shpërndarë në gjithë gjeografin e dhimbshme të burgjeve shqiptare. Tek vetëm një familje mundë të gjendet ky bilanc :gruaja dhe të bijtë 47. vjet burg; vajza me burrë e fëmijë 113. vjet internim !!! E fatkeqësisht këtë mizori do ta provonte mbi kurriz Shkolla martire e Fulcit përmes ish-nxënësve të saj. PO ÇFARË ISHTE KJO SHKOLLË ? Ishte viti 1921, pas Luftës së Parë Botërore, themelohet në Tiranë Shkolla Teknike si e para shkollë profesionale shqiptaro-amerikane me ndihmën e Kryqit të Kuq të të Rinjve Amerikan. Themelimi i kësaj shkolle ishte vijimi i politikës së vendosur të Presidentit Amerikan Willson kundër copëtimit të mëtejshëm të Shqipërisë së vogël që meritonte ndihmën e popullit amerikan, sidomos në shkollimin e gjeneratave të reja që do të ishte bazë e një zhvillimi të shpejtë. Brenda një periudhe ajo u bë një 31
shkollë model nën drejtimin e pedagogut të shquar Hari Fulc dhe nëndrejtorit të palodhshëm Çarles Holing Sheat i cili edhe pse i moshuar kishte ardhur vullnetarisht si përfaqësues i Kryqit të Kuq Amerikan dhe kishte ngritur që me 1920 spitalin pran Fierit e më vonë u bë organizatori i kryesor i kurseve të gjuhës anglishte. Ju përkushtua aq shumë edukimit të rinisë shqiptare dhe vet Shqipërisë sa që kishte caktuar edhe vendin ku do të varrosej në Shqipëri, tek Ferma e re që po krijonte për shkollën me nxënësit e vet. Parim nxitës dhe thelbësor i parashtruar nga Zoti Fulc për çdo pedagog e student ishte : "Përpiqu ta bësh veten e vendin tënd sa më të vlefshëm e të nderuar për të jetuar në të, e po qe nevoja edhe të vdesësh për të. " Brenda periudhës 12. -vjeçare (1921-1933) nga Shkolla Teknike u diplomuan 156. student në specializime të ndryshme duke rrezatuar në të gjithë Shqipërinë dhe përtej kufijve të saj jehonën e suksesit të saj. Ky libër përfshin periudhën e fillimit të diktaturës së proletariatit në Shqipëri dhe proceset e para të gjykimit dhe eliminimit të pjesës më vitale të popullit shqiptar . Këto krime marrë në përqindje të popullit shqiptar nuk kanë shembull në Evropë. Nuk mundë të shkojmë drejtë integrimit kombëtar pa mësuar dhe ndijuar njëkohësisht dhembjen shqiptare. Kjo e kaluar nuk është e largët sa të "arsyetohemi" që të kaluarën të ja lëmë historisë dhe historianëve sepse plagët dhe traumat jetojnë në kohën tonë dhe jetojnë me ne, edhe ata me një ndjenjë jo të hakmarrjes po të pajtimit dhe faljes po jo edhe të harrimit . Nga ne nuk kërkojnë asgjë, por neve na mungon ai ngushëllimi dhe ndarja e dhembjes me etnikumin shqiptar. Ishin të mundimshme radhitjet e dëshmive të tmerrshme që për sa herë gjatë leximit të tyre të vjen për të derdhur lotët e pa derdhur për dhembjen shqiptare.
32
33
34
35
36