2 minute read
Të lodhur nga Dita e Shën Valentinit? Ka një zgjidhje.
Çdo vit, kur Shkurti troket në derë, shumë njerëz fillojnë të kenë frikë dhe shqetësohen se çfarë të bëjnë në atë ditë fatkeqe kur dashuria fiton. A po e kaloni sërisht vetëm Ditën e Shën Valentinit, duke parë në rrjetet sociale sesi të gjithë shtiren se marrëdhënia e tyre është perfekte? Në vend që të trishtoheni, mblidhni një grup miqsh për të festuar Ditën e Mikeshave, ose e Galentinit siç quhet ndryshe, një ditë më parë!
“Çfarë është dita e Galentinit? Oh, është vetëm dita më e mirë e vitit”, siç është shprehur personazhi kryesor i serialit “Parks and Recreation”, nga ku e ka burimin kjo festë e pazakontë. Leslie Knope shtoi më vonë, duke shpjeguar të gjithë idenë: Çdo 13 Shkurt, shoqet e mia dhe unë i lëmë bashkëshortët dhe të dashurit tanë në shtëpi, dhe ne thjesht shkojmë dhe relaksohemi, përgjatë mëngjesit. Zonja që vlerësojnë zonjat. Duke u përpjekur për të bërë publikun të qeshë me krijimin e një feste të re, ideja u shndërrua në diçka më të madhe. Çdo vit, shumë gra mblidhen me miqtë e tyre një ditë para festës së pafat të dashurisë.
Advertisement
Në muajin Shkurt mediat dhe njerëzit fokusohen te dashuria, sepse si të mos të ndodhë kur ekziston dita e 14-të e këtij muaji? Pra, mendoj se ideja për të shijuar më tepër njerëzit që kemi dhe jo ata që ëndërrojmë të kemi, u pëlqye nga publiku. Është si Lilith Fair, minus ankthin. Plus frittata. Vetë emri tërheqës i idesë bëri të mundur që njerëzit në jetën reale të fillonin ta festonin. Por ndoshta jo vetëm kaq. Njerëzit shpesh harrojnë se jeta nuk ka të bëjë vetëm me këtë marrëdhënie që duhet të duket si në filma, por ka të bëjë edhe me njerëzit që janë përreth. Në ditët e sotme, kur gratë ende luftojnë, Dita e Galentinit është gjithashtu një kujtesë se ne duhet të kemi gjithmonë njëra-tjetrën në krah. Që, në fund, të gjithë mund të themi: “Unë jam e madhe mjaftueshëm për të pranuar se shpesh frymëzohem nga vetja”. Siç tha Leslie Knope.
Anna Marek
Përkthyese: Ejona Limanaj