AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT
PROPOZIME PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 45/2015, I NDRYSHUAR, DHE NË LIGJE TË TJERA NË FUNKSION TË ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 45/2015
Propozim për disa shtesa dhe ndryshime ligjore në ligjin 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
DISPOZITA NË FUQI, Neni 2 Fusha e veprimit.
Pika 1, Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialistetë Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Pika 1, të ndryshohet në këtë mënyrë: “Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku përfshihen edhe dokumente e ish Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, që lidhen kryesisht por pa u kufizuar me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr.7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike”, të ndryshuar. Problematika
Mënyra e organizimit të vetë këtij shërbimi (Sigurimit të Shtetit), shtrirja e tij në çdo sektor të jetës, mënyra e organizimit dhe funksionimit të administrimit të dokumentacionit (protokoll arkivave) në institucione të ndryshme, lidhja organike e ngjarjeve, personave dhe proceseve të cilat ose janë iniciuar ose mbikëqyrur, apo të ndërlidhura në shumë mënyra e fije me veprimtarinë e ish Sigurimit të Shtetit, ku më tipiket janë të gjitha proceset penale politike janë iniciuar nga ish Sigurimi i Shtetit, dhe akti final ka qenë procesi gjyqësor. Trajtimi i shkëputur i ndjekjes nga sigurimi pa njohjen e këtij procesi nuk krijon tablonë e plotë dhe të drejtë në procesin e asaj çfarë ka ndodhur dhe si ka vepruar diktatura, dhe kush kanë qenë ideatorët, organizatorët, realizuesit dhe ekzekutorët e saj, deri dhe mjetet e përdorura si të tillë bashkpunëtorët e sigurimit që në një pjesë dërmuese të akteve i gjejmë në cilësi të ndryshme si
Adresa: Njësia Administrative nr. 4
www.autoritetidosjeve.gov.al Rruga e Dibrës, garnizoni “Skënderbej”, Tiranë e mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
kallëzues, dëshmitarë të akuzës, ekspertë, subjekte procedues (gjyqtar, prokuror, hetues, ekspertë), po kështu titullar apo punonjës në dikastere, diplomatë etj. Një pjesë e konsiderueshme e këtij dokumentacioni ndodhet nëpër arkivat e institucioneve si trashëgimi institucionale, në dijeninë tonë e papërdorshme dhe ndoshta jo e njohur mirë nga administratorët e tij dhe kjo, për mendimin tonë, ka bërë të mundur apo ngritur shqetësimet dhe paqartësitë, mbi detyrimin e autoriteteve të tjera shtetërore, të dorëzojnë dokumente që mund të mos (konsiderohen) të kenë lidhje me atë nocion të paqartë të ish Sigurimit të Shtetit, pa marrë në konsideratë të thelluar faktin se, ne jemi Autoritet i krijuar me ligj dhe të specializuar për realizimin dhe kryerjen e një procesi të tillë, veçse kemi detyrimin ligjor për mos mbajtjen dhe administrimin e asnjë dokumenti që nuk është objekt i punës tonë dhe që ka të bëjë me veprimtarinë e ish Sigurimit të Shtetit.
Gjithashtu lidhja e dokumenteve të ish sigurimit të shtetit me veprat penale politike, has në vështirësi, duke qenë se një pjesë e madhe e dokumenteve janë të asgjësuara, gjë që sjell vështirësi teknike nga stafet e institucioneve dorëzuese dhe institucioneve marrëse.
Nisur nga Platformat e Punës Operative të Organeve te Punëve te Brendshme, ish Sigurimi i Shtetit i ka qarte te përcaktuara funksionet e tij, të cilat lidhen me veprat penale te parashikuara ne ligjin nr.7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike”, të ndryshuar. Në këtë këndvështrim, kjo do të lehtësojë procesin e identifikimit dhe dorëzimit të dokumenteve të ish sigurimit të shtetit.
Shmangia e problematikave të krijuara midis Autoritetit dhe institucioneve të tjera që administrojnë këto dokumente, gjatë procesit të dorëzimit të dokumenteve të ish sigurimit të shtetit apo të lidhura me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjorë të nxjerra në këtë drejtim.
DISPOZITA NË FUQI
Neni 9/1, “ Kompetencat e Kryetarit”
Dispozita ne Fuqi
Kryetari ka këto kompetenca:
b)..........
c) kujdeset për zbardhjen, publikimin, si dhe zbatimin e vendimeve të Autoritetit,
PËR NDRYSHIM
Problematika Në rastet kur Autoriteti vihet në lëvizje me kërkesë nga subjektet e përcaktuara në Nenin 29 “
Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit ose ngritjes në detyrë” dhe Nenin 30, “ Kërkesa për informim nga kandidatë për tu zgjedhur” të ligjit 45/2015, i ndryshuar, pas
SYNIMI/IMPAKTIshqyrtimin të kërkesë dhe procesit të verifikimit të figurës së pastërtisë së kandidatit përkatës, ky Autoritet del me vendimmarrje mbi rezultatin e verifikimit. Kjo vendimarrje deri më sot publikohet dhe në faqen zyrtare të Autoritetit, por duke marrë në konsideratë mbrojtjen e të dhënave personale njëherazi publikut i jepet një vendim i shkurtuar ku kryesisht përmban cilësinë e kërkuesit, objektin dhe pjesën e dispozitivit të këtij vendimi. Në këtë formë sic jepet vendimi për publikim cënohet transparenca për vetë faktin se nuk identifikohen plotësisht zyrtarët që emërohen apo kandidatët që zgjidhen sipas llojit të zgjedhjeve të radhës, njëherazi dhe informimi i i publikut me informacion zyrtar është i cënueshën për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale të shtetasve që janë objekt verifikimi i ligjit tonë.
Sa më sipër, ky proces i publikimit të vendimeve që merr Autoriteti, lidhur me ekzistencën e dokumenteve të krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për tu emëruar apo ngritur në detyra, si dhe kur kjo kërkohet nga subjektet zgjedhorë për qëllime të transparencës së figurës së kandidatëve për deputet apo kryetar bashkie, gjatë fushatave elektorale, ka nevojë të disiplinohet në një dispozitë të veçanta të ligjit tone.
Më konkretisht:
Pas germës “c”të Nenit 9/1, “Kompetencat e Kryetarit”, të shtohet një germë tjetër me këtë përmbajtje:
“Autoriteti në rastet e vendimarrjes lidhur me procesin e verifikimit të zyrtarëve që emërohet apo ngrihen në detyrë sipas Nenit 29, të ligjit 45/2015, i ndryshuar, si dhe kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie sipas Nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, publikon me të dhëna të plota vendimmarrjen e tij, në funksion të transparencës së procesit”.
IMPAKTI/SYNIMI:
Ky ndryshim synon informim të publikut me informacion zyrtat ku përfshihen të gjitha të dhënat e kandidatit të verifikuar, duke synuar besueshmëri dhe kandidatë me figurë të pastër morale në funksion të transparencës.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM, në Kreun IV , “E drejta për informim për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve”,
“Mbi nevojat për amendimin e dispozitave rregulluese të Ligjit Nr. 45/2015 mbi procesin e identifikimit dhe rikuperimit e eshtrave të personave të zhdukur”
Në kuadër, të veprimtarisë së deri tanishme, informacionit të mbledhur, komunikimit zyrtar me institucione të tjera përgjegjëse në proces, takimeve konsultative me aktorë të tjerë, parashtrojmë nevojën në adresimin e cështjeve të mëposhtme:
Neni 22/1 i Ligjit Nr. 45/2015, në Pikën 3 të tij, thërret nevojën për miratimin e procedurave rregullatore me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave përsa i përket procesit të identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave. Ndonëse Autoriteti ka ndërmarrë draftimin e një projekti dhe ka kryer një proces konsultativ me institucionet e përfshira dhe përgjegjëse,
qëndrimet institucionale nuk kanë kanë arritur të kenë përputhje në kryerjen e procesit në tërësi dhe për tagrat që do të ndërmarrë secili institucion.
Një prej tematikave më thelbësore, ku nuk gjendet dakordësi, është pranimi i rolit drejtues ndër institucionet përgjegjëse në proces. Pranë Autoritetit për procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur, si reflektim i ndryshimeve në ligjin organik të tijin, është ngritur një strukturë e posaçme. Megjithatë, më së shumti, institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme vendos theksin dhe konsideron Ministrinë e Brendshme si organin udhëheqës në këtë proces. Argument i mbështetetur kryesisht ndër të tjera, në faktin që Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe ICMP është nënshkruar me Ministrinë e Brendshme si institucion përfaqësues. Argument ky që është kundërshtuar edhe nga vetë përfaqësuesit e ICMP në Shqipëri. Në qendrimin e ICMP, ashtu si dhe të Autoritetit, Ministria e Brendshme ka qenë partneri nënshkrues si institucion përfaqësues i Qeverisë së Shqipërisë.
Në një moment, kur ligji në fjalë nuk ka ofruar një linjë proceduriale dhe gjendet mosdakordësi në hartimin e nën aktit, sugjerohet kryerja e një plotësimi në vetë Ligjin 45/2015, i ndryshuar. Vlerësohet se një model që mund të merret në konsideratë në amendim është legjislacioni i shtetit Kroat, duke marrë në konsideratë që është rikonfiguruar në vitin 2019. Ligji “Për personat e zhdukur në Luftën për Atdhe” në Kroaci është i përbërë nga 56 dispozita dhe është një normativë më e ngurtë në krahasim me formën e një Vendimi të Këshillit të Ministrave, por mbart shumë elementë të draftit të propozuar nga Autoriteti.
Ndonëse është e pamundur të materializohet një volum 56 dispozitash në amendimin e Nenit 22/1 të Ligjit Nr. 45/2015, me qëllim pasjen e një kuadri procedural, në adresim të impaktit të Krijuar, propozohet plotësimi me një Nen të ri që do të kristalizonte procedurialisht procesin dhe eventualisht do të lehtësonte procesin e draftimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave të kërkuar më herët.
I. Për qartësimin e tagrave institucionalë
Në Kreun IV, “E drejta për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve”, të Ligjit Nr. 45/2015, në Nenin 22/1, pas Pikës 1, sugjerohet dispozita që qartëson rolin e Autoritetit në raport me Ministrinë e Brendshme.
2. Në kuadër të Marrëveshjes së Këshillit të Ministrave me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr. 83/2018, Ministria e Brendshme përsa i takon instrumentave ligjorë dhe institucioneve në varësi, ndërvepron me Autoritetin në kuadër të procesit të identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur dhe të ekzekutuar
Vlen të theksohet se, propozimi i sipërcituar duhet të shoqërohet me amendime në dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së Këshillit të Ministrave me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), ratifikuar me Ligjin Nr. 83/2018. Ky amendin vjen si rezultat i ndryshimeve të fundit ligjore që i janë bërë Ligjit Nr. 45/2015, për sa i takon bashkëpunimit për identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve dhe të ekzekutuarve. Këto ndryshime e vendosin Autoritetin si instituticioni drejtues në procesin e identifikimin dhe rikuperimit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Ju sjellim në vemëndje se në kohën e nëshkrimit të marrëveshjes së sipërcituar midis KM dhe ICMP së, Autoriteti nuk e kishte këtë kompetence të shtuar në ligjin e vet për identifikimin dhe rikuperimin e personave të zhdukur dhe të ekzekutuar.
Më konkretisht në Nenin 2, “Përkufizime” të Marrëveshjes së Këshillit të Ministrave me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), të shtohet si Autoritet përgjegjës përvec Ministrisë së Brendshme dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.
II. Për vendosjen e një kuadri procedural
Në Kreun IV, “E drejta për informim për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve”, të Ligjit Nr. 45/2015, pas Neni 22/1, sugjerohet dispozita që vendos një kuadër procedural për procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur. Neni 22/2
1. Autoriteti në konkludim të veprimtarisë kërkuese arkivore në Arkivat e Ish Sigurimit, të veprimtarisë administrative me palë të treta, publike ose private, dhe informacionit të përpunuar në tërësi, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm lokalizon vendodhjen e mundshme të vendvarrimit për persona të zhdukur, në kuptim të këtij ligji.
2. Në çdo rast, Autoriteti garanton konfidencialitetin e individëve, që ofrojnë informacion si persona të përfshirë ose në dijeni për rrethanat e vdekjes së personave të zhdukur.
3. Në vijim të lokalizimit të vendodhjes së mundshme të vendvarrimit të personave të zhdukur, Autoriteti i drejtohet Policisë së Shtetit, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor, për të kryer veprimet proceduriale secili sipas fushës së veprimtarisë së tyre, me qëllim identifikimin dhe rikuperimin e personave të zhdukur dhe të ekzekutuar.
4. Procesi i ekzumimit kryhet me njoftim publik drejtuar autoriteteve të qeverisjes vendore, të afërmëve të personit të zhdukur dhe organizatave jo qeveritare të angazhuara në zbardhjen e krimeve të regjimit komunist.
III. Për terminologjinë e përdorur
Në Kreun IV, “E drejta për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve”, të Ligjit Nr. 45/2015, përdoret termi “trupat” e personave të zhdukur. Në anën tjetër, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale në rregullimet respektive përdorin termin “kufomë”. Ndërsa Ligji “Për shërbimin publik të varrimit”, në rregullimin e tij ndan konceptin ligjor të “kufomës” (trup individi i pajetë) dhe “mbetjeve mortale” (kufoma pas mineralizimit).
Për shkak se termi korrekt ligjor është “mbetje mortale” do të duhet të unifikohet terminologjia në Nenin 22/1 të Ligjit Nr. 45/2015, i ndryshuar. Këtu sugjerohet që për shkak se terminologjia “mbetje mortale” në semantikën e përditshme mund të mbart konotacion të rëndë, të përdoret termi “eshtra” dhe të bëhet një sqarim dispozitiv i termit ligjor në fjalë. Për rrjedhojë, propozohet që pas ndryshimit të termit “trupa” me “eshtra” në Nenin 22/1, në shtohet edhe Pika 4 si vijon.
4. Termi i përdorur “eshtra” në këtë nen, i referohet termit “mbetje mortale”.
DISPOZITA NË FUQI
1. Nenin 29, pika 4, është me përmbajtje
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion, dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës (vendimi përkatës) nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr.8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr.8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar”.
Problematika
Zbatimi i dispozitës në disa praktika të punës ka vënë në vështirësi Autoritetin, i cili në disa raste ka dalë me dy vendimmarrje të ndryshme, për të njëjtin subjekt, ku në një procedurë Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga institucione kushtetuese apo autoritete publike dhe vendimmarrja ka rezultuar që, subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë së figurës së tij, ndërsa në procedurën tjetër, ku Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga persona të prekur nga aktiviteti i strukturave të ish Sigurimit të Shtetit, ku po i njëjti subjekt rezulton p.sh. si bashkëpunëtor i ish sigurimit te shtetit, anëtar i ish Sigurimit, hetues apo gjyqtar.
Kjopasidispozitaurdhërueseenenit29pika4tëligjitnr.45/2015, “PërtëDrejtëne Informimit për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat për informim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoriteteve publike, dhe jo për kërkesat individuale për informim, ku Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe në këtë kontekst e jep dokumentacionin sic rezulton nga verifikimi.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 29 pika 4 të shfuqizohet
IMPAKTI AKTUAL
Kjo pikë e nenit, ka sjellë pengesa dhe krijuar veshtirësi, dokumentacioni i trashëguar mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e këtyre komisioneve jo vetem që nuk është autentik dhe origjinal, nuk ka kaluar nëpër një proces të mirë dhe të bazuar në rregulla të qarta mbi administrimin e ruajtjes së dokumentacionit zyrtar, nuk ka një inventar të saktë dhe gjatë përpunimit dhe përdorimittëtij,kanërezultuarpasaktësi.Ngakëto komisione,ivetmidokumentacionqëmund të përdoret dhe vlerësohet i saktë, në kuptim të ligjit, mbeten rastet e trajtuar dhe që janë të shoqëruara me vendimet përkatëse të Gjykatës së Kasacionit dhe të Gjykatës Kushtetuese.
IMPAKTI/SYNIMI:
Autoriteti do të jetë i pavarur, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe do të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme, si dhe do të jetë i lirë nga çdo insinuatë që kërkimi dhe rezultati arkivor nuk është bërë në mënyrën e duhur.
DISPOZITA NË FUQI
3. Ligji nr. 8043 datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar, neni 16 parashikon
“Në mungesë të dispozitave të tjera ligjore ndalohet marrja kontakt me dokumentacionin objekt i këtij ligji për vendime (zëvendësuar me fjalët "dëshmitë e verfikimit" me ligjin nr. 8232, datë 19.08.1997) që lidhen me personat pas vitit 2001 e deri në vitin 2025. Për ruajtjen e arkivit ngarkohen Shërbimi Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit”.
Neni 18
Ky ligj hyn në fuqi më datë 30 nëntor 1995 dhe shfuqizohet më 31 dhjetor 2001, me përjashtim të neneve 14 dhe 16. Shpallur me dekretin nr.1311, datë 4.12.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
Shfuqizimi i pikës 4 të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015 bën të detyrueshëm edhe shfuqizimin e nenit 16 të ligjit nr. 8043 datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar.
Dokumentacioni objekt i këtij ligji për dëshmitë e verfikimit dhe rrjedhimisht edhe zyrtarët e verifikuar, gëzojnë ende mbrojtjen ligjore të dispozitës konkrete të ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, edhe pse ligji është i shfuqizuar.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 16 i ligjit nr 8043 datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” i ndryshuar të shfuqizohet
IMPAKTI
o Lënia në fuqi e kësaj dispozite bie në kundërshtim me ndryshimin ligjor të propozuar për shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015.
o Dokumentacioni objekt i këtij ligji për dëshmitë e verfikimit dhe rrjedhimisht edhe zyrtarët e verifikuar, gëzojnë mbrojtjen ligjore të dispozitës konkrete të ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995.
DISPOZITA NË FUQI
2. Neni 29 pika 1, germa “c” është me përmbajtje si më poshtë
“Anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve”
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
Problematika
Në kohën e hartimit dhe miratimit e ligjit 45/2015, Anëtarët e KLD ishin subjekte verifikimi sipas nenit 29 pika 1 të ligjit 45/2015.
Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për reformën në drejtësi me miratimin e ligjeve, për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të reja (konkretisht a) Ligji nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”; b) Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; c) Ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”; ç) Ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; d) Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”) kanë vendosur të njëjtin standart për kandidatët në këto institucione: mosqenien anëtar; bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish- Sigurimit të Shtetit duke referuar tek ligji 45/2015 për përkufizimin e tyre. Ndonëse këto institucione nuk përmenden shprehimisht në ligjin nr 45/2015 (pasi janë krijuar më vonë e për këtë arsye nuk mund të përfshiheshin në nenin 29, ndërkohë që vetëm KLD ishte e përfshirë në nen ) fryma e ligjit dhe nenit përfshin “zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese apo autoritetet publike”. Rezulton se institucionet e mësipërme janë kushtetuese
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 29, pika 1, germa “c”, të ndryshohet si më poshtë:
“Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve”
IMPAKTI
o Harmonizohet dhe unifikohet legjislacioni, o vendimarrja e Autoritetit është e saktë dhe e pakontestueshme
PROPOZIM PËR SHTESË
Pas Nenit 30, të shtohet Neni 31, me këtë formulim, “Hetimi administrativ dhe konfidecialiteti” me këto pika:
1 Për nevoja të qartësimit dhe saktësimin e gjeneraliteteve të subjekteve për verifikimin e figurës së pastërtisë së zyrtarëve apo të zgjedhurve, për subjektet e parashikuara sipas Nenit 29 dhe 30 të Ligjit 45/2015, i ndryshuar, apo për sqarimin e çështjeve apo rrethanave të caktuara, që ndeshet Autoriteti, ngrihet “ Njësia Përgjegjëse”, caktuar nga Autoritetit apo titullari i institucionitmeurdhrinpërkatës, engarkuarmedetyrëneshqyrtimitdhehetimitadministrativ, bazuar në ligjin organik dhe Kodin e Procedurave Administrative.
2. Në rast se gjatë shqyrtimit të hetimit administrativ, subjektet që përmenden në dokumentacionin përkatës dhe që kanë dijeni për të hedhur dritë mbi të vërtetën refuzojnë ndihmën e tyre për të bashkëpunuar me njësinë përgjegjëse, atëherë Autoritetit i lind e drejta
që të njoftojë menjëherë Prokurorinë ose Policinë e Shtetit, për domosdoshmërinë që ka pyetja e personave që figurojnë në dokumente të ish Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, në cilësinë e dëshmitarit, për përfundimin e hetimit administrativ dhe marrjen e vendimit përkatës nga Autoriteti.
3. Gjatë procesit të hetimit administrativ, Autoriteti duhet të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur më çështjen konkrete, duke mos e përhapur apo transmetuar atë tek persona të tretë, si dhe të mos e përdorin atë për qëllime të tjera përtej përmbushjes së detyrimit ligjor.
4. Parimet e veprimtarisë dhe të hetimit administrativ, procedurat dhe provat që merren gjatë hetimit administrativ etj, përcaktohen në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit apo në një udhëzim të veçantë të tij.
Problematika e ndeshur,
Bazuar në praktikat e deritanishme ku pas verifikimeve lidhur me ekzistencën e informacionevenëdokumentetëish SigurimittëShtetit,kurkjoështëkërkuarngainstitucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve objekt i këtij ligji për t’u emëruar apo ngritur në detyrë, kemi vërejtur mungesa apo pasaktësi në dokumentacionin e administruar nga Autoriteti në gjeneralitetet e subjektit gjatë procesit të verifikimit të figurës së pastërtisë së tyre.
Për më tepër në një rast të vecantë të gjykuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, mbi bazën e ankimit të një kërkuesi të vendimit përkatës të Autoritetit , ka vlerësuar se Autoriteti duhet të kishte marrë një vendim të veçantë të arsyetuar për korigjimin e gjeneraliteteve me qëllim që ankuesi të ushtronte të drejtën e ankimit në gjykatën kompetente, si dhe faktin që Autoriteti nuk arriti të provojë se të dhënat e paraqitura në dokumente të administruara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit nuk përputhen me të dhënat e dhëna nga vetë ankuesi.
Në këtë kuadër, është menduar që Autoriteti të përfshihet në një proces hetimi administrativ, ku ti jepet mundësia që të hetojë jo vetëm brenda dokumentacionit të krijuar nga struktura të ish Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, apo institucioneve përkatëse të mbështetura në dispozitat e ligjit 45/2015, i ndryshuar, por dhe të ketë mundësinë që të thellojë hetimin duke përfshirë dhë marrjen e informacionit nga persona të tretë që rezultojnë në këto dokumente, në funksion të hedhjes dritë mbi të vertetën mbi saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit objekt verifikimi.
Gjithashtu gjatë veprimtarisë së vet ky Autoritet është ndeshur dhe me praktika të tjera, lidhur me procesin e verifikimit te figurave të pastërisë së zyrtarëve sipas objektit dhe fushës së veprimit të ligjit tonë 45/2015, i ndryshuar, për sa i takon sqarimit të çështjeve apo rrethanave të caktuara, të lidhura ngushtësisht me cilësimin se si figuron zyrtari i verifikuar sipas dispozitave të ligjit tonë. Në këtë kontekst është parë e arsyeshme që Autoriteti ta shtrijë kontrollin apo procesin e verifikimit më thellë në përmjet një hetimi administrativ ligjor dhe transparent, duke i dhënë mundësinë që të thërrasë edhe persona të tretë të përfshirë në
dokumentetëkrijuarangaish Sigurimi i Shtetit, përtëhedhurdritëmbi tëvërtetën,nëfunksion të dhënies së përgjigjes kërkuesit në mënyrë të drejtë dhe të pakontestueshme. Në rastet kur edhe nga hetimi administrativ i thelluar, për shkak të shmangies në dhënien e informacionit të personave të tretë që figurojnë në këto dukumente apo institucioneve që administroj këto dokumentacione dhe kur dëshmia e tyre është parësore në vlerësimin e rrethanave të caktuara, atëherë Autoriteti duhet të legjitimohet që të njoftoje Prokurorine ose Policinë e Shtetit, që kjo e fundit të thërrasë ata në cilësinë e dëshmitarit, për përfundimin e hetimit administrativ dhe marrjen e vendimit përkatës nga Autoriteti, duke shmangur cdo insinuatë që kërkimi dhe vetë proçesi i hetimit nuk është bërë në mënyrën e duhur.
Njëherazi Autoriteti në komunikimet me cdo subjekt apo autoritet shtetëror, për procedurat e sipërpërmendura, duhet të respektojë konfidencialitetin dhe informacionin e nevojshën iu komunikon vetëm personave të caktuar për hetimin administrativ, në kuadër të një marrëveshjeje konfidencialiteti midis palëve.
Sa më sipër, Autoriteti e quan të qenësishme marrjen në konsideratë nga ana e juaj propozimin për shtesën përkatëse.
SYNIMI/IMPAKTI
Zbatimin e mekanizmave të efektshëm dhe të përshtatshëm, në kuadër të transparencës gjatë procesit të verifikimit të pastërtisë së figurave të emëruar apo zgjedhur subjekt i ligjit 45/2015, i ndryshuar, në funksion të integritetit, saktësisë në dhënien e informacionit, procedurave të përshpejtuara dhe të besueshme dhe paanshmërisë gjatë këtij proçesi.
DISPOZITA NË FUQI në SEKSIONIN 3, “Informimi për qëllime kërkimore, historike dhe i medias”
Neni 36, pika 1, germa dh, parashikon: “dh) dokumente që pëmbajnë të dhëna personale mbi të vdekurit, vdekja e të cilëve ka ndodhur të paktën 30 vite më parë”
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 36, pika 1, germa dh), bëhet: “dh) dokumente që pëmbajnë të dhëna personale mbi të vdekurit, vdekja e të cilëve ka ndodhur të paktën 10 vite më parë”
ARSYETIMI PËR NDRYSHIMIN
Në funksion të veprimtarisë hulumtuse dhe kërkimit shkencor, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish Sigurimit të Shtetit, të interesuarit që paraqesin kërkesa në Autoritet, shprehin nevojën për t’u njohur me dokumentacion të krijuar nga ish-Sigurimi për personazhe të njohur të historisë së kohës, që kanë jetuar deri para 10 vitesh. Rishikimi i kësaj pike në ligj,
do t’u krijonte mundësinë studiuesve që të njiheshin me të dhëna më të plota në dokumentacion e për rrjedhojë edhe të kishin rezultate më konkrete dhe të sakta gjatë hulumtimit, për të shkuar më afër të vërtetës historike.
Nëse do të lëmë në fuqi dispozitën germa (dh), do të kishim një cungim (frenim) të studimit të historisë për 30 vitet e fundit pasi kjo do t’i pengonte studiuesit të kërkonin informacion dhe të nxirrnin rezultate historike mbi figura të cilat kanë jetuar pas vitit 1992.
Megjithatë, tashmë nga hyrja në fuqi e ligjit 45/2015, kanë kaluar 7 vite të cilat afrojnë shumë periudhën për të cilën kërkohet të ndryshohet dispozita dhe si rrjedhojë të studiohet saktë historia.
IMPAKTI/SYNIMI:
Sa më sipër impakti që synohet të arrihet me ndryshimin e kësaj dispozite është shtimi i mundësive që mund t’u japim studiuesve dhe kërkuesve shkencorë të mund të hulumtojnë historinë të paktën deri në vitin 2012.
DISPOZITA NË FUQI
Neni 37, pika 1, parashikon:
“Për qëllime të kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar, dokumentet, në të cilat janë fshirë emrat e palëve të treta dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, mund të shqyrtohen në zyrën e Autoritetit”.
Neni 37, pika 2, parashikon:
“Me kërkesë të personave të interesuar, kur shqyrtimi i dokumenteve sipas këtij ligji lejohet, mund të lëshohen dublikata, nëcilat janëfshirëemrat e palëve të treta dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Dublikatat nuk mund të përdoren nga marrësi për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar dhe as të përcillen tek marrës të tjerë”.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 37, pika 1, bëhet:
“Për qëllime të kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar, dokumentet, në të cilat janë fshirë emrat e palëve të treta, mund të shqyrtohen në zyrën e Autoritetit”.
Neni 37, pika 2, bëhet:
“Me kërkesë të personave të interesuar, kur shqyrtimi i dokumenteve sipas këtij ligji lejohet, mund të lëshohen dublikata, në cilat janë fshirë emrat e palëve të treta. Dublikatat nuk mund të përdoren nga marrësi për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar dhe as të përcillen tek marrës të tjerë”.
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
ARSYETIMI PËR NDRYSHIMIN
Ligji që rregullon aktivitetin e Autoritetit, për sa i takon trajtimit të kërkesave të paraqitura për qëllime kërkimore, historike dhe të medias, sikurse citohet më lart, paraqet dy standarde.
Në nenin 36, pika 1, gërma c, e lejon vënien në dispozicion të dokumenteve që përmbajnë të dhëna personale mbi punonjësit,bashkëpunëtorët ose të favorizuarit e ish Sigurimit të Shtetit, për veprimtari në favor të ish Sigurimit të Shtetit, të kryera pas mbushjes së moshës 18 vjeç.
Ndërsa në nenin 37, pika 1 dhe 2, e ndalon vënien në dispozicion të dokumenteve që përmbajnë të dhëna personale mbi palët e treta dhe bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit.
Neni 38 i ligjit 45/2015, “Informimi i medias” parashikon se kur publikimi i të dhënave personale, të siguruara sipas këtij ligji, shoqërohet me deklarata të kundërta të personave të përmendur, këto deklarata u bashkëlidhen të dhënave personale dhe ruhen, vihen në dispozicion e lejohet të publikohen, në të ardhmen, vetëm së bashku me deklaratat kundërshtuese.
Në frymën e ligjit 45/2015 i ndryshuar: neni 37, pika 2, kur shqyrtimi i dokumenteve lejohet, lëshon dublikata, në cilat janë fshirë emrat e palëve të treta dhe bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit.
Ligji 45/2015 është bazuar në ligjin gjerman për informimin dhe vënien në dispozicion të dokumenteve të krijuara nga Shërbimet Sekrete, në të cilin dispozitat përkatëse të kërkesave për qëllime të kërkimit shkencor dhe medias, parashikojnë të gjitha ndryshimet e propozuara në nenin 37, pika 1 dhe 2.
Mëkonkretisht,nëkapitullinnr.3tëkëtijligji,“Përdorimiidokumentevepërrishqyrtimpolitik dhe historik”, në nenin 32, seksioni 1, pika 3, parashikohet:
(1) Mbi bazë kërkese, Arkiva Federale vë në dispozicion dokumentet e mëposhtme, me qëllim rishqyrtimin politik dhe historik të aktivitetit të Shërbimeve Sekrete, apo të mekanizmave të pushtetit të ish Republikës Demokratike Gjermane…..:
3. Dokumente që përmbajnë të dhëna personale mbi: (përkon me nenin 36, pika 1, germa c, e ligjit 45/2015 i ndryshuar)
Punonjës1 të Shërbimeve Sekrete, përveç rasteve kur veprimtaria në favor të shërbimeve Sekrete është kryer para mbushjes së moshës 18 vjeç;
Të favorizuar të ish Shërbimeve Sekrete;
Ndërsa, në nenin 32, seksioni 3, pika 2, parashikohet: (përkon me nenin 37, pika 1, e ligjit 45/2015 i ndryshuar)
1 Sipas ligjit gjerman, neni 6 “Përkufizime”, Punonjës i Shërbime Sekrete u referohet punonjësve zyrtarë dhe bashkëpunëtorëve jozyrtarë.
(3) Të dhënat personale nuk duhet të publikohen, përveç rasteve kur: 2. Kanë të bëjnë me: Punonjës të Shërbimeve Sekrete, përveç rasteve kur veprimtaria në favor të shërbimeve Sekrete është kryer para mbushjes së moshës 18 vjeç; Të favorizuar të ish Shërbimeve Sekrete;
IMPAKTI AKTUAL:
Problematika e evidentuar, ka patur impakt të ndjeshëm në shërbimin e dokumentacionit për studiues dhe media, të cilët për shkak të papajtueshmërisë së dispozitave ligjore, kanë shprehur kundërshtitë e tyre për formën e vënies në dispozicion të dokumenteve. Sikurse, deri më tani, në bazë të ligjit 45/2015, nenet 36, 37, 38, dokumentet janë shërbyer të anonimizuar, pra janë fshirë emrat e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit.
IMPAKTI POST NDRYSHIM:
Së pari, ligji 45/2015, në kuptimin e neneve 36, 37 do të lexohej i harmonizuar dhe në vijimësi. Së dyti, kërkuesit (studiues, media), do të ishin më të qartë në lejimet dhe privimet ligjore. Së treti, në punën me dokumentet, nuk do të kishte konfuzion gjatë procesit të anonimizimit.
DISPOZITA NË FUQI,
Neni 37, pika 2, parashikon:
2)Me kërkesë të personave të interesuar, kur shqyrtimi i dokumenteve sipas këtij ligji lejohet, mund të lëshohen dublikata, në cilat janë fshirë emrat e palëve të treta dhe bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit tëShtetit. Dublikatat nuk mund të përdoren nga marrësi për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar dhe as të përcillen tek marrës të tjerë.
PROPOZIMI PËR NDRYSHIM
Neni 37, pika 2, bëhet:
2)Me kërkesë të personave të interesuar, kur shqyrtimi i dokumenteve sipas këtij ligji lejohet, mund të lëshohen dublikata, në cilat janë fshirë emrat e palëve të treta. Dublikatat nuk mund të përdoren nga marrësi për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar dhe as të përcillen tek marrës të tjerë. Për të gjitha rastet e mosrespektimit të konfidencialitetit të të dhënave dhe përdorimit për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë kërkuar, apo përcjellja tek të tretët në mënyrë të paautorizuar, do të zbatohen parashikimet e nenit 42, pika 1.
IMPAKTI/SYNIMI:
Shtesa në nenin 37, pika 2, marrjen e masave në rast konstatimi të shkeljeve, do të plotësonte një boshllëk ligjor të nevojshëm për Autoritetin, nisur nga disa raste të evidentuara gjatë punës me studiues dhe media, që nuk kanë respektuar rregullat e konfidencialitetit të të dhënave personale të siguruara sipas këtij ligji. Me këtë shtesë, synon plotësimin e këtij boshllëku.
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
PROPOZIM PËR SHTESË
Nenit 37, propozojmë t’i shtohet një pikë 3 me përmbajtje si më poshtë:
3) Mbi bazë kërkese, Institucionet e arsimit të lartë apo Instiucione të tjera të cilat autorizohen nga kuadri ligjor në fuqi për të kryer kërkim shkencor, mund të shqyrtojnë në zyrat e Autoritetit, dokumente dhe dublikata të cilat përmbajnë të dhëna personale, sipas nenit 36, pika 1, germa c, ç, dhe dh të këtij ligji.
IMPAKTI/SYNIMI:
Problematika e evidentuar, ka patur impakt të ndjeshëm në shërbimin e dokumentacionit për kërkues të akredituar nga Institucione të kërkimit shkencor. Për shkak të volumit të madh të dokumentacionit të kërkuar, Autoriteti nuk e ka patur të lehtë punën me anonimizimin e të gjithë dokumentacionit e për pasojë kërkesat janë vonuar në përgjigje dhe realizimin e projekteve.
Shtesa e një pike të re në vijim të nenit 37, u jep mundësi Institucioneve të arsimit të lartë apo Instiucioneve të tjera, të cilat autorizohen nga kuadri ligjor në fuqi për kërkimin shkencor, të kenë akses për konsultim në dokumente të paanonimizuara, në një kohë të shkurtër dhe do të njiheshin në mënyrë të plotë më dokumentet e kërkuara, duke bërë të mundur uljen e volumit të madh të punës për anonimizimin e dokumenteve.
Sa më lart propozuar, deri më tani, në bazë të ligjit 45/2015, nenet 36, 37, 38, dokumentet janë shërbyer të anonimizuar, pra janë fshirë emrat e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit. Ndryshimi do të sillte, së pari, ligji 45/2015, në kuptimin e neneve 36, 37 do të lexohej i harmonizuar dhe në vijimësi. së dyti, kërkuesit (studiues, media), do të ishin më të qartë në lejimet dhe privimet ligjore dhe së treti, në punën me dokumentet, nuk do të kishte konfuzion gjatë procesit të anonimizimit.
DISPOZITA NË FUQI, Neni 42
Kundërvajtjet administrative
1. Në kuptim të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë shkeljet e mëposhtme:
a) mosvënia në dijeni e Autoritetit, sipas parashikimeve të pikës 6, të nenit 13, të këtij ligji;
b) mosdorëzimi i dokumenteve Autoritetit, sipas parashikimeve të nenit 15 të këtij ligji.
PROPOZIM PËR SHTESË
Në nenin 42, pika 1), propozohet të shtohet germa c) me këtë përmbjatje:
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
1. Në kuptim të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë shkeljet e mëposhtme:
a) mosvënia në dijeni e Autoritetit, sipas parashikimeve të pikës 6, të nenit 13, të këtij ligji;
b) mosdorëzimi i dokumenteve Autoritetit, sipas parashikimeve të nenit 15 të këtij ligji.
c) Shpërndarja e paautorizuar e të dhënave personale të siguruarangaDokumentet e ish Sigurimit të Shtetit tek të tretët.
IMPAKTI/SYNIMI:
Shtimi i kësaj germe në këtë nen do të bënte që studiuesit që njihen me dokumentet e plota dhe të paanonimizuara të mos i keqpërdorin, apo të mos shpërndajnë informacione mbi të dhënat personale që gjenden në dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, duke shkelur të drejtat e njeriut.
DEKLASIFIKIMET E DOKUMENTEVE TE ISH SIGURIMIT TË SHTETIT
VARIANTI I
PROPOZIM PËR SHTESË
Kjo shtesë propozohet të bëhet në nenin 22 “Deklasifikimi”, të Projektligjit, duke shtuar pikën (7), me përmbajtje sa më sipër.
a) Të deklasifikohen të gjitha Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, për periudhën 29 nëntor 1944, deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.
b) Autoritetit përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e Dokumenteve të ish Sigurimit të Shtetit, kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare, i klasifikon sipas legjislacionit në fuqi për Informacionin e Klasifikuar.
IMPAKTI/SYNIMI:
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit bën këtë ndërhyrje bazuar në parimet e përcaktuara në nenin 4, të ligjit 45/2015, i ndryshuar, në kuadër të vështirësive dhe vonesave të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumneteve të ish Sigurimit të Shtetit, me qëllim përmirësimin e punës dhe eficiencës e efektivitetit në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.
www.autoritetidosjeve.gov.al
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
DEKLASIFIKIMET E DOKUMENTEVE TË ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT
VARIANTI II PROPOZIM PËR SHTESË
Kjo shtesë propozohet të bëhet në nenin 22 “Deklasifikimi”, të Projektligjit të ri “Për Informacionin e Klasifikuar”, duke shtuar pikën (7), me përmbajtje sa më sipër.
7) Procesi i deklasifikimit të Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, rregullohet sipas dispozitave ligjore të parashikuara në ligjin 45/2015, i ndryshuar.
Ndërkohë për të bërë të mundur deklasifikimin e dokumenteve të cilat janë në fondet arkivore të Autoritetit propozojme të shtohet pika 4) në nenin 44, të ligjit 45/2015, të ndryshuar si më poshtë:
a) Të deklasifikohen të gjitha Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, për periudhën 29 nëntor 1944, deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.
b) Autoriteti përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e Dokumenteve të ish Sigurimit të Shtetit, kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për Informacionin e Klasifikuar.
IMPAKTI/SYNIMI:
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit bën këtë ndërhyrje bazuar në parimet e përcaktuara në nenin 4, të ligjit 45/2015, i ndryshuar, në kuadër të vështirësive dhe vonesave të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumneteve të ish Sigurimit të Shtetit, me qëllim përmirësimin e punës dhe efiçiencës e efektivitetit në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.
Kjo shtesë përveë arsyeve të mësipërme propozohet duke iu referuar dhe institucioneve homologe te Vendeve të Lindjes dhe parashikimeve të tyre ligjore të cilat parashikojnë:
1. Bullgaria në ligjin e saj funksional ka parashikuar se: Dokumentet e Sigurimit të Shtetit dhe të shërbimeve të inteligjencës të Ushtrisë Kombëtare Bullgare, përfshirë të institucioneve paraardhësve dhe pasardhësve të tyre, si dhe arkivat e vendeve të privimit të lirisë, arkivat e posaçme të gjykatës, zyrave të hetimit dhe të prokurorisë dhe arkivat e shkollave të arsimit të punës, për periudhën nga 9 shtatori 1944 deri më 16 korrik 1991 nuk do të jenë informacion i klasifikuar në kuptimin e ligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
2. Gjermania në ligjin e saj funksional ka parashikuar se Arkivat Federale, duhet të aplikojnë rregullat për trajtimin e informacionit të klasifikuar për kategorinë e dokumenteve:
b) dublikata sipas nenit 11, paragrafi 2, fjalia 2:
(2) Arkivat Federale do t'ia dorëzojnë të dhënat e Federatës, shteteve federale ose shërbimeve të tyre të inteligjencës me një klasifikim "Konfidencial" ose më të lartë Ministrit Federal të Brendshëm, Ndërtimeve dhe Komunitetit ose autoritetit shtetëror federal kompetent. Ai ka të drejtë të bëjë dublikatë për të dhënat. Të dhënat e organizatave ndërkombëtare ose mbikombëtare dhe të shteteve të huaja, të klasifikuara si "Konfidenciale" ose më të larta dhe të cilat Republika Federale e Gjermanisë është e detyruar me traktat ndërkombëtar t'i mbrojë nga aksesi i paautorizuar, do t'i dorëzohen Ministrit Federal të Brendshëm, si autoriteti i sigurisë kombëtare përgjegjës për mbrojtjen e sekretit.
c) të dhënat në lidhje me punonjësit e shërbimeve të inteligjencës të Federatës, shteteve federale ose aleatëve të Federatës;
d) dokumentet në lidhje me punonjësit e shërbimeve të tjera të inteligjencës, që përmbajnë udhëzime ose përshkrime teknike ose instruksione të tjera të specializuara në lidhje me vendosjen e mjeteve dhe metodave në fushat e inteligjencës, kundërzbulimit ose terrorizmit,
3. Polonia në të dy ligjet e saj funksional, konkretisht ligjin për Institutin e Kujtesës Kombëtare dhe Ligjin për hapjen e informacionit të agjencive të shërbimeve sekrete të periudhës 1944 1900, ka parashikuar se:
Neni 64, i ligjit për hapjen e informacionit të agjencive të shërbimeve sekrete të periudhës 1944-1900:
Kreu i Agjencisë së Sigurisë së Brendshme, Kreu i Agjencisë së Inteligjencës dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, në marrëveshje me Presidentin e Institutit të Kujtesës Kombëtare, brenda 12 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, shqyrtojnë dokumentet që i dërgohen Institutit të Kujtesës Kombëtare për të vendosur nëse përmbajtja e këtyre dokumenteve do të klasifikohet siç përmendet në nenin 39.
Neni 19, i ligjit Institutin e Kujtesës Kombëtare
1. Në bashkëpunim me Presidentin e Institutit të Kujtesës:
1) kreu i Agjencisë së Sigurisë së Brendshme dhe drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës në marrëveshje me ministrin Koordinatori i Shërbimeve Speciale;
2) Ministri i Mbrojtjes Kombëtare;
mail:info@autoritetidosjeve.gov.al
3) Kryekomandanti i Gardës Kufitare për sa i përket dokumenteve të krijuara nga ish Ushtria e Mbrojtjes Kufitare brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do tëshqyrtojë dokumentacionineruajturnënjëkoleksion tëveçantë, të klasifikuar në arkivin e Instituti i Kujtesës.
2. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të përmendur në seksionin 1, dokumentet mund të klasifikohen sipas mënyrës dhe kushteve të përcaktuara në Aktin e datës 05 gusht 2010 për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar (Journal of Laws of 2010 pika 1228, e 2015 pika 21, 1224, 2281 dhe e 2016 pika ...). Gjatë shqyrtimit, këto dokumente nuk do t'i nënshtrohen zbulimit në terma të përgjithshëm. Kryetari i Institutit të Kujtesës i bën dokumentet të klasifikuara dhe siguron mbrojtjen e tyre.
3. Dokumentet e përcaktuara në seksionin 1, të cilat nuk janë klasifikuar gjatë shqyrtimit, bëhen publike dhe objekt zbulimi aktual pas shqyrtimit, jo më vonë se brenda afatit të parashikuar në seksionin 1.
Neni 22
1. Kryetari i Institutit të Kujtesës, në raste të veçanta, mund të bjerë dakord për zbulimin e informacionit që përbën informacion të klasifikuar dhe për t'i dhënë akses në dokumente ose materiale që përmbajnë informacion të klasifikuar një personi ose institucioni, nëse mbajtja e sekretit e ka bërë te pamundur për të kryer detyrat statutore të Institutit të Kujtesës.
2. Përsa i përket dokumenteve të transferuara në arkivin e Institutit të Kujtesës, Kryetarit të Institutit të Kujtesës i njihen të drejtat e përcaktuara në nenin 6 pika 7 të ligjit të datës 5 gusht 2010 për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar (Revista e ligjeve nr.182 pika 1228 i ndryshuar).
Propozim për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor
Problematika. Në zgjedhjet elektorale të fundit të zhvilluara përkatësisht në qershor 2017 zgjedhjet parlamentare, në qershor 2019 zgjedhjet vendore, në prill 2021 zgjedhjet parlamentare, partitë politike të regjistruara në këto zgjedhje dhe këtu kemi parasysh partitë e mëdha politike parlamentare si PS, PD dhe LSI etj, nuk kanë paraqitur kërkesë pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (Autoriteti), në lidhje me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish Sigurimit te Shtetit për kandidatet për deputet apo kryetar bashkie, në zbatim të nenit 30 të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” me të cilin ushtron veprimtarinë e vet ky Autoritet. Kjo mospërfshirje e subjekteve politike zgjedhorë për të sjellë kandidatët e tyre për t’u verifikuar, si një e drejtë që subjektet duhet ta ushtrojë për qëllime të transparencës së figurës gjatë fushatave elektorale, është shoqëruar me përfolje nga persona të tretë për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Sa më sipër, ky proces verifikimi i pastërtisë së figurës të kandidatëve për deputet apo kryetar bashkie, ka nevojë të disiplinohet në dispozita të veçanta të Kodit Zgjedhor, për të cilat mund të ketë disa alternativa si më poshtë:
Fillimin e procesit paraprak të verifikimit të pastërtisë së figurës të kandidaturave për deputet apo kryetar bashkie, ku së bashku me dokumentacionin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje, të sillen dhe kandidaturat potenciale për t’u zgjedhur deputetë apo kryetar bashkie (jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve), së bashku edhe formularët e aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët për t’u verifikuar për pastërtinë e figurës së tyre.
Fillimin e procesit të verifikimit të figurave të pastërtisë së kandidaturave për deputet apo kryetar bashkie, në afatin kohor të paraqitjes së listës shumë emërore të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore, 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, ku subjektet politike duhet te sjellin kërkesën dhe formularin e aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati për t’u verifikuar për pastërtinë e figurës së tij.
-Verifikimi i pastërtisë së figurës të kandidateve për deputet apo kryetar bashkie, ku vetë kandidati duhet të plotësojë formularin e aplikimit dhe të vetë deklarojë, dhe nëse vet deklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit sipas parashikimeve të nenit 30 të ligjit 45/2015, atëherë çështja dërgohet në organet kompetente të hetimit dhe gjykimit, veprime këto që sjellin penalitetet e duhura.
Është e domosdoshme që në kuadër të dekomunistizimit, ndryshimet ligjore nëpërmjet proçesit të vetëdeklarimit, duhet të mos shtrihen vetëm tek kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie apo qarku por edhe tek zyrtarët me funksione publike në administratën shtetërore.
IMPAKTI/SYNIMI:
Bashkëpunimi dhe koordinimi me Ju, do të shërbejë në adresimin dhe mundësimin e ndryshimeve të mundshme ligjore në Kodin Zgjedhor, duke synuar besueshmëri dhe kandidatë me figurë të pastër morale në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore në funksion të transparencës se fushatës zgjedhore, ku çdo zgjedhës gjatë fushatës elektorale të informohet lidhur me rezultatin e verifikimit të figurës se pastërtisë për kandidatin që do të votojë, sipas llojit të zgjedhjeve.