Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë u bënë bashkë në një projekt serioz dhe sfidues që ndriçon këtë aspekt të historisë sonë të afërt. Dhjetë intelektualë të mirënjohur, filozofë, gazetarë, mendimtarë e përkthyes, shkrimtarë e njohës shumë të mirë të dinamikave në vend e jashtë tij u morën në studim nga një ekip i nivelit të lartë akademik.
4475 faqe dokumente u deklasifikuan nga AIDSSH dhe u vunë në dispozicion të gjashtë studiuesve që iu qasën në mënyrë shumëdisiplinare profileve të përzgjedhura, duke riskicuar në të njëjtën kohë tablonë e mendimit politik të së majtës në Shqipëri, në kuadër të mendimit politik botëror të së majtës përgjatë shekullit XX.
Sejfulla Malëshova, Konstandin Çekrezi, Tajar Zavalani, Musine Kokalari, Isuf Luzaj, Skënder Luarasi, Petro Marko, Xhavit Qesja, Isuf Keçi, Zef Mala e të tjerë janë personalitete që u frymëzuan nga aspiratat për drejtësi shoqërore dhe punuan për ta ngritur e formësuar të majtën.