5 minute read
11 Po aty, fl
më lart pasi nuk posedonin të gjithë artikujt që kërkoheshin në treg.98 Ky ishte një tregues mjaft domethënës për të kuptuar se ç'rrugë të gabuar po ndiqte qeveria komuniste shqiptare në përpjekjen e saj për të ngritur ekonominë e vendit. Mungesa e iniciativës, pronës dhe prodhimit privat do t'i shkaktonte Shqipërisë një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm në përmasat e katastrofës për kushtet e vendit. Gjithashtu, ndërprerja e tregtisë private e qarkut Tiranë me qarqet e tjera veçanërisht me Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut do të sillte mungesa të skajshme si dhe rritje të kontrabandës dhe të çmimeve.99 Kooperativat e krijuara, me prodhimet e tyre e kishin të pamundur ta furnizonin Tiranën me sasinë e kërkuar të mallrave ushqimorë të kërkuara.100 Dëmi që i bënte kulturës së punës në Shqipëri qeveria komuniste, do të mbetet edhe në ditët që jetojmë një prej "dhuratave" më të mëdha katastrofike duke rritur në përmasa të skajshme dembelizmin, përfitimin e paligjshëm dhe urrejtjen ndaj punës nё pёrgjithёsi. Nuk mund të ngrihej ekonomia e një kryeqyteti dhe më pas e një vendi të tërë vetëm duke u bazuar në sukseset e goditjes së "armiqve të popullit" duke ndërsyer kundër elementëve kundërshtarë të gjithë popullin me detyrim edhe pse njoftohej se mobilizimi për ndjekjen e kundërshtarëve nga organet e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit nuk kishte qenë i gjerë për qarkun e Tiranës dhe se nga frika qëndrimi i fshatarësisë kishte qenë "pro nesh".101 Kleri katolik i Tiranës vijohej të konsiderohej si më ndikuesi dhe ai që mbante larg shtresat katolike të kryeqytetit nga PKSH-ja dhe mbante gjallë sipas raportit parullën e prishjes së fesë”.102 Një tjetër problem që vërehej dhe shkaktonte jo pak shqetësime ishte sipas raportit edhe puna e elementi anti-parti i cili kishte filluar të fliste për pakënaqësi me elementë kundërshtarë dhe mbi të gjitha me intelektualë.103 Ata e paraqitnin veten si komunistë, por brenda rretheve të
98 Po aty. "Tregu privat ёshtё disiplinuar nё çmime nga urdhёresat qё kanё dalё nga Seksioni i Ekonomisё. Dyqanet e shtetit kanё influencuar fare pak nё uljen e çmimeve nё tregun privat mbasi dyqanet e shtetit nuk kanё tё gjithё artikujt e nevojshёm dhe nga ana tjetёr tregtari nuk ёshtё i interesuar tё zbresё çmimin meqё kёrkesa ёshtё e shumtё. Nё pёrgjithёsi, me ndrrimin e monedhёs vlefta e mallrave ёshtё zbritur nga 1 me 5 dhe nё kёtё rast si faktor pёr stabilizimin e çmimeve me monedhёn e re kanё qenё katundari qё i shet prodhimet e tij dhe kooperativa qё i ka çmimet tё arsyeshme dhe prodhime tё mjafta". 99 Po aty, fl. 40. 100 Po aty. 101 Po aty, fl. 44. 102 Po aty, fl. 45. "Reaksioni i klerit katolik ka kredi dhe pengon masat katolike. Pёrfiton nga lidhja e ngushtё e kёsaj mase me fenё dhe bёn pёrpjekje pёr ta izoluar nga problemet tona. Kohёn qё do ta haxhonim ne pёr tё edukuar kёto masa ata e shfrytёzojnё nё forma tё ndryshme. Kleri mban gjallё parullёn e prishjes sё fesё". 103 Po aty.
Advertisement
14
ngushtë e distanconin veten nga sllavizmi, e paraqitnin gjendjen e vendit si diktaturё dhe ngrinin parulla kundër Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.104 Ishte e kuptueshme se që të bëjë për vete shtresat në Tiranë nuk duheshin në krye njerëz analfabetë. Me klerin katolik dhe katolikët e Tiranës, ishte e pamundur të ndikoje intelektualisht dhe vetëm forca do të bënte që të paktën kjo shtresë e shoqërisë të rrinte urtё. Mbushjen e radhëve PKSH-ja nuk do të kishte të mundur ta kishte nga shtresa e tregtarëve, intelektualëve dhe katolikëve. Duhej patjetër një strategji e qartë për të përmbushur këtë synim ndaj duheshin të studioheshin mirë njerëzit dhe të luftohej sistematikisht analfabetizmi. 105 Një tjetër pikë e rëndësishme ishte padyshim që të lehtësonte punën e strukturave të PKSH-së ishte padyshim çarmatosja e popullsisë veçanërisht në fshatra dhe të punohej për dorëzimin e të arratisurve.106 Mbledhjet e Frontit me masat duhet të dendësoheshin dhe për lehtësimin e ekonomisë do të lejohej fshatari të shiste prodhimet e tij bujqësore në treg.107 Pengesat që i sillte pushtetit në Tiranë reaksioni duheshin patjetër penguar pasi sipas vetë raportit të dërguar më 11 nëntor 1946108, të ndalohej çdo lloj lidhje e mundshme e tyre me qëndrimet anglo-amerikane dhe për faktin se marrëdhëniet e qeverisë komuniste shqiptare ishin acaruar fuqitë perëndimore edhe për shkak të incidentit të Kanalit të Korfuzit.109 Lidhur me këtë incident dhe ngjarje të tjera të rënda që ndodhën në marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me aleatёt e mëdhenj perëndimorë, ndihej dështimi në vend në çdo sferë të jetës dhe këto dështime përpiqeshin të mbuloheshin duke "zbuluar" grupe të rrezikshme sabotatorësh të cilat sipas pushtetit zbatonin urdhrat e anglo-amerikanëve për të dëmtuar Shqipërinë.110
104 Po aty. "Ёshtё pёr t'u theksuar dhe puna e elementit anti parti. Kёta kanё filluar t'i afrohen njёri tjetrit dhe tё mbajnё rreth vetes elementё armiq dhe me ideologji reaksionare sidomos intelektualё. Brenda rrethit tё tyre ata dalin si komunistё por jo si sllav, kёrkojnё ta paraqesin gjendjen diktatoriale dhe pёr Jugosllavinё dhe Bashkimin Sovjetik ngrenё po ato parrulla qё i ngre i gjithё reaksioni. Kjo veprimtari ka qenё dukur nё banjat popullore tё Durrrёsit dhe ndёr ta shquhen Drita Malile, Drita Kosturi, Xhemal Broja ddhe Selfixhe Broja". 105 Po aty, fl. 55. 106 Po aty, fl. 56. 107 Po aty, fl. 56-57. 108 Po aty, fl. 63. 109 Pёr incidentin e Kanalit tё Korfuzit shih gjerёsisht Paskal Milo, Tё vёrtetat e fshehura; incidenti i Kanalit tё Korfuzit, Tiranё: Toena, 2010. 110 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 63-64. "Ajo qё i shtohet veprёs sё armiqve dhe del kjartё gjatё tetorit, ёshtё puna e imperializmit anglo-amerikan i cili me anё tё misioneve tё tij nё vendin tonё dhe tё Fulltzit me shokё ka rekrutuar spiunё e sabotatorё kundra pushtetit popullor. Masat e popullit s'kanё qenё hiç nё dijeni tё tentativave tё tilla tё imperializmit, qё kёshtu urrejtjen dhe luftёn politike ta lidhnin me vigjilencёn dhe luftёn nё praktikё kundёr veglave dhe veprёs sё imperializmit. Dhe vetё organizata e Partisё nuk ka qenё e mobilizuar si para njё problem tё madh dhe jetёsor dhe as ka njohur format e punёs sё reaksionit tё jashtёm nё bashkёpunim me reaksionin e brendshёm, kёshtu qё mbas zbulimeve dhe masave qё mori pushteti ata u ndodhёn pёrpara njё fakti tё panjohur, 15