5 minute read

10 Po aty, fl

Next Article
11 Po aty, fl

11 Po aty, fl

kishte patur anëtarë partie në këtë kohë.84 Edhe për muajin maj 1946, raporti për Tiranën nuk ishte i kënaqshëm madje në manifestimin e madh të 1 Majit që ishte edhe i pari i këtij lloji dhe që do të bëhej traditë, nuk kishte entuziazëm, populli i Tiranës nuk kishte kënduar këngë revolucionare e patriotike dhe mobilizimi i njerëzve për të parakaluar ishte bërë me forcë.85 Kjo lloj politike që deri tani nuk po jepte frytet e duhura për Tiranën sipas raportit pasardhës për muajt qershor dhe korrik justifikohej se në radhët e komunistëve të kryeqytetit nuk ishte anëtarësuar elementi më i zgjedhur i klasës punëtore dhe si rrjedhojë ishte krijuar konfuzion dhe paqartësi në përmbushjen e detyrave.86 Në fakt, analiza për këto fakte që paraqitëm deri këtu lidhur me situatën politike në bazën e PKSH-së për Tiranën, është e thjeshtë. Nuk mund të realizohej një politikë avangardë e përparuar që të bindte demokratikisht të gjitha shtresat e kryeqytetit duke u mbështetur tek personat më analfabetë, më injorantë që asnjë herë nuk kishin patur prestigj në shoqëri për të krijuar besim. PKSH-ja për Tiranën kërkonte të mbushet radhët e saj me "elementë të shëndoshë"87, por ky element nuk gëzonte asnjë fije simpatie në shtresat e kryeqytetit. Po ashtu, rinia komuniste në kryeqytet ishte thuajse inekzistente në punën e saj dhe kjo vërehej tek puna e dobët që ishte bërë për të futur në kurset e partisë elementin e ri.88 Dikasteret ishin një tjetër hallkë e dobët e punës kontrolluese të organizatës së partisë. Madje, raporti shkoi deri aty sa e quante punën në dikastere të shpartalluar si pasojë e konfuzionit dhe gjithnjë në pritje të një riorganizimi.89 Kjo dobësi vërehej tek fakti se partia nuk kishte treguar zotësi në caktimin e kuadrit për të drejtuar këto organizata.90 Tjetër dobësi e madhe ishte edhe mospjesëmarrja e gruas kryeqytetase në forumet e partisë dhe për t'u anëtarësuar as që bëhej fjalë. Vetë raporti pranon se gratë komuniste të caktuara për të punuar

84 Po aty, fl. 24. "Tё rinjtё reaksionarё, qё ndodhen sidomos nё radhёt e studentёve gjatё garave kanё marrё pjesё dhe kanё dashur t'i humbasin syrit t'organizatёs sonё; ç’ёshtё edhe mё keq se dhe organizata jonё e ka lёnё pas dore gjatё kёsaj kohe luftёn karshi kёtyre elementёve qё nё tё vёrtetё paraqiten si forca mё e gjallё e reaksionit. Rinia nuk ka ditur tё shtojё radhёt e saj dhe meqё merret me revizionimin e ka pakёsuar fare rekrutimin kurse nё sistemin e punёs me garё ne me tё vёrtetё kemi terren tё pёrshtatshёm pёr tё ushqyer organizatёn e Partisё dhe tё rinisё. Gjithashtu rinia nuk i ka dhёnё anёtarё Partisё". 85 Po aty, fl. 27. Raporti pёr Tiranёn pёr muajin maj dёrguar Komitetit Qendror mё 19 qershor 1946. 86 Po aty, fl. 31. 87 Po aty, fl. 32. 88 Po aty. 89 Po aty. "Komiteti i Dikastereve i shpartalluar siç ёshtё s'ka qenё nё gjendje tё na bjerё asnjё problem tё organizatёs sё vet dhe as vetё s'ka njohur pse s'ka jetuar me organizatёn. Arsyet: pse janё pak, tё ngatёrruar me punёn e tyre dhe gjithnjё nё pritje tё njё riorganizimi". 90 Po aty, fl. 33.

Advertisement

12

për anëtarësimin e grave të kryeqytetit "janë çdo gjë, por jo udhëheqëse".91 Organizata e PKSH për Tiranën mundohej të ushqente masat me teori marksiste, por vetë konferencierëve u mungonin bazat e marksizmit.92 Mësimet e Marksit kjo organizatë bënte çmos t'i mësonte duke organizuar edhe kurse nate dhe përsëri rezultatet nuk ishin ato që priteshin edhe pse në raport shkruhej se vullneti për të mësuar nuk mungonte.93 Ishte e dukshme se populli i Tiranës nuk mund të mobilizohej spontanisht nga anëtarët lokalë të partisë, por vetëm duke përdorur urdhrin e detyrimit për marshime e mobilizime ku të brohoritej për PKSH-në. Këtë fakt e pranon vetë sekretari organizativ për Tiranën Pirro Kondi, i cili në përfundimet e raportit të tij shkruan se "fakti që me organizatën kemi qenë në gjendje që ta mobilizojnë popullin katër herë rresht për mitingje brenda pak orëve vetëm në një javë, kjo tregon se kemi një forcë të mjaftë për të manovruar masën drejt pikësynimeve tona".94 Sigurisht, pikësynimet PKSH-ja do t’i arrinte me forcë, jo me ekonomi. Gjendja ekonomike në Tiranë në këto dy vite të para të instalimit të regjimit komunist nuk paraqitej e mirë. Vetë raporti pranonte se në dyqanet e shtetit nuk kishte mallra të mjaftueshme për t'u blerë nga popullsia në mënyrë që të përmbushte nevojat e saj.95 Këto mungesa kishin bërë që të rriteshin kërkesat dhe popullata për blerje i kishte kthyer sytë tek ish tregtarët privatë dhe këta të fundit nga frika se mos iu sekuestrohej edhe ai pak mall që iu kishte mbetur kishin nxituar të shisnin duke përhapur edhe parulla në mënyrë që populli të blinte tek ata.96 Dyqanet e shtetit (që në fakt ishin dyqane të sekuestruara ndaj privatëve) nuk plotësonin kërkesat e blerësve deri në masën 80%.97 Kur ishte Tirana si kryeqytet në këtë gjendje, është e lehtë të imagjinohet si ishte pjesa tjetër e vendit. Po ashtu, raporti pranonte se tregu privat në Tiranë, aq sa mund të ekzistonte, ishte i disiplinuar në çmime dhe kjo kishte bërë që megjithë urdhëresat nga Ministria e Ekonomisë, dyqanet e shtetit kishin ndikuar fare pak në uljen e çmimeve në tregun privat për faktin që folëm

91 Po aty, fl. 33. "Me gruan jemi mjaft dobёt. Shoqet e caktuara me pёrgjegjёsinё e gruas – qё nga komisioni – janё çdo gjё por jo udhёheqёse. Tё pa partuara, tё bindura etj., por s'janё tё zonjat ta organizojnё mirё punёn dhe shpesh ngjallin konfuzion nё organizatё (si me rastin e zgjedhjeve pёr Kongres)". 92 Po aty, fl. 34. 93 Po aty. 94 Po aty, fl. 35. 95 Po aty, fl. 39. "Nё dyqanin e veshmbathjes mungojnё sidomos artikujt bazё, puplinё pёr kёmishё, basma tё çdo lloji, penj pёr qёndisje dhe penj pёr stofe pёr kostum qefin, fanellatё, pizhama tё gatshme, kostume tё gatshme dhe kёmishё. Nё dyqanet e ushqimeve mungojnё makarona, piper, limontos, miell nestogen, marmellatё, sapun tualeti dhe sapun rues (rroje)". 96 Po aty. 97 Po aty.

13

This article is from: