5 minute read

12 Po aty, fl

Next Article
10 Po aty, fl

10 Po aty, fl

Pushteti komunist i instaluar nё vend merrte masa drastike lidhur me ata njerёz dhe familjet e tyre qё goditeshin politikisht dhe ekonomikisht nё kryeqytet. Pёr kёtё arsye, kryeministria lёshonte herё pas here qarkore tё posaçme lidhur me kёtё çёshtje si ajo e 7 nёntorit 1946, ku urdhёronte çdo prefekturё qё tё mos merrte nё shёrbim elementё qё ishin dёbuar jashtё Tiranёs dhe qё ishin internuar nё qytetet e tjera.111 Gjithashtu, qeveria kishte pёrgatitur lista tё plota tё familjeve qё do tё largoheshin nga Tirana. Vetёm pёr gjysmёn e dytё tё vitit 1946 numri i familjeve qё jetonin nё Tiranё dhe qё do tё dёboheshin nga kryeqyteti ishte 73 dhe personat pjesёtarё tё kёtyre familjeve qё u internuan ishin 291 vetё.112 Ky ishte njё deportim masiv i pёrmasave tё jashtёzakonshme. Fundi i vitit 1946 dhe saktësisht sipas raportit të datës 14 dhjetor të vetë organizatës së partisë për Tiranën pranohej se gjendja ekonomike e vendit kishte ardhur duke u vështirësuar dhe se tregu kishte patur mungesa të thuajse të të gjitha produkteve ushqimore.113 Gjithashtu çmimet kishin pësuar rritje të mëtejshme si pasojë e mungesave të mallrave dhe të prishjes së zinxhirit të furnizimeve. Aparati i shpërndarjes kishte mungesa të theksuara të rregullit dhe vështirësi të madhe në kryerjen e punës për furnizimin e popullatës me artikujt më të domosdoshëm ushqimorë dhe jo vetëm.114 Rritja e kontrabandës dhe matrapazllëkut kishte çuar në ndërhyrjen e policisë, por ekonomia përsëri nuk ishte stabilizuar dhe raporti etiketonte Mahmut Sollakun i cili nuk konsiderohej një kuadër i fortë sidomos për një qytet si Tirana që kishte kaq shumë probleme ekonomike.115 Kërkohej në raport përmirësimi i gjendjes ekonomike në Tiranë, por cila do të ishte rruga për përmirësimin e kësaj ekonomie nuk jepej asnjë prognozë. Aplikimi i punës vullnetare në prodhim nuk kishte dhënë efektet e duhura dhe si pasojë e kësaj u hoq puna me orë vullnetare dhe vetë punonjësit duhej të deklaronin se ç'mund të bënin vetë vullnetarisht.116 Ky ishte një tjetër gabim i rëndë ekonomik i cili do ta thellonte edhe më shumë krizën ekonomike ku ndodhej Shqipëria. Edhe pse ishin marrë vendime si psh riorganizimi i sektorit të financës dhe ishin marrë masa të forta sipas pushtetit ndaj elementëve të padisiplinuar, dembelë madje edhe të

pёrpara sabotimit tё organizuar qё bёnte spiunazhi i huaj. Gjer tani vigjilenca e masave punonjёse dhe anёtarёve tё Partisё ka qenё shumё e vogёl". 111 AQSH, F. 490/Kёshilli i Ministrave [mё tej: KM], V. 1946, D. 508, fl. 2. Qarkore dhe korrespondencё e kryeministrisё me institucione, organizata e persona mbi mosmarrjen nё shёrbim tё tyre tё personave qё dёboheshin nga Tirana si dhe njё listё e familjeve me qёndrim tё keq moral dhe politik. 112 Po aty, fl. 3-4. 113 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 80. 114 Po aty. 115 Po aty. 116 Po aty, fl. 82.

Advertisement

16

sëmurë, përsëri situata paraqitej katastrofike.117 Efektet e vendimeve të 13 janarit 1945, siç shikohet nuk kishin vonuar të jepnin efektet e tyre shkatërruese në jetën dhe ekonominë e vendit ku padyshim edhe Tirana si kryeqytet nuk paraqitej më mirë.

Pёrpjekjet e Sigurimit pёr tё eliminuar grupet e rezistencёs tё arratisur nё zonёn e Tiranёs pёr vitin 1949

Mё 19 shkurt 1949, ministri i Punёve të Brendshme Mehmet Shehu, urdhёroi operacion tё gjerё nё zonёn e Tiranёs pёr eleminimin e tё gjithё elementit tё arratisur nё kёtё rreth.118 Impresionues ёshtё fakti se Sigurimi pёr vitin 1949 kishte lista tepёr tё sakta me bazё alfabeti tё tё gjithё individёve tё arratisur nё shkallё vendi.119 Viti 1949 ishte njё vit i suksesshёm pёr Sigurimin dhe pushtetin komunist nё Shqipёri nё betejёn pёr tё eleminuar çdo rrezik tё mundshёm nga grupet e armatosura brenda vendit. Urdhrat qё vinin si nga ministri Shehu ashtu edhe nga zёvendёsministri i Punёve të Brendshme [Kadri] Hazbiu ishin tё prera: divizionet qё do tё dislokoheshin nё zonat ku kishte akivitet tё elementit tё arratisur brenda vendit kishin urdhёr t'i asgjёsonin tё gjithё, mundёsisht nё fshehtёsi.120 Tepёr tё rrepta ishin dёnimet pёr ata qё kapeshin gjallё apo dorёzoheshin dhe edhe mё tё rёnda ishin dёnimet (thuajse tё gjitha me vdekje) pёr bashkёpunёtorёt e Sigurimit qё dekonspironin aksionet kundёr elementit tё arratisur. 121 Gjuha e pёrdorur nё kёtё rast nga ministri Shehu pёr ekzekutimet e bashkёpunёtorёve ishte "plehra tё shoqёrisё".122 Pёrsa i pёrkiste Tiranёs, numri i tё arratisurve ishte 25 vetё, i organizuar ishte vetёm njё grup nё i drejtuar nga Sul Selimi ndёrsa 19 tё tjeratё qёndronin mё vete.123 Me urdhёr tё Shehu urdhёroi operacion tё gjerё nё zonёn e Tiranёs pёr eleminimin e tё gjithё elementit tё arratisur nё

117 Po aty, fl. 85. 118 Po aty, fl. 4. 119 Arkivi I Ministrisё sё Punёve tё Brendshme/Atoriteti pёr Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit tё Shtetit [mё tej: AMPB/AIDSSH], Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 12, fl. 1-16. Indeks i tё arratisurve pёr tё gjitha rrethet. 120 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 41, fl. 1, 4. Urdhёr Shkresё radiogram mbi dislokim forcash tё Divizionit tё Mbrojtjes sё Popullit pёr asgjёsimin e bandave tё armatosura. 121 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit, V. 1949, D. 42, fl. 1. Mbi dёnimin me vdekje tё disa bashkёpunёtorёve tradhtarё nga gjykata speciale. 122 Po aty. 123 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 9, fl. 1. Raport vjetor mbi gjendjen e bandave tё armatosura nё Shqipёri gjatё vitit 1949.

17

kёtё rreth.124 Personi qё duhej patjetёr tё eleminohej dhe qё vepronte mё shumё ishte ai i Sul Selimёs.125 Operacioni duhej tё ishte nё shkallё tё gjerё dhe dokumentacioni i hulumtuar na jep detaje tё hollёsishme sa anёtarё kishte ky grup si dhe zonat ku operonin pjesёtarёt e kёtij grupi anti komunist.126

124 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tw Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 10, fl. 4. Urdhёr operacional i Ministrit tё Punёve tё Brendshme Mehmet Shehu mbi veprimet e forcave tё ndjekjes kundёr bandave nё rrethin e Tiranёs. 125 Po aty, fl. 5. 126 Po aty, fl. 6-8.

18

This article is from: