5 minute read

7 Po aty, fl

Next Article
12 Po aty, fl

12 Po aty, fl

kundërshtimi të pushtetit, do të ishin baza e vendosjes dhe forcimit të pushtetit komunist në Shqipëri. Nuk qëndronte më puna tek demaskimi, por të identifikimi dhe goditja. Propaganda do të bënte punën e vet, pasi dalëngadalë PKSH-ja do të ndërtonte një rrjet të gjerë propagandistik i cili i kombinuar me forcën ushtarake do të vendoste në baza tepër të forta pushtetin e sapo fituar. Nuk kishte rëndësi nëse gjendja ekonomike në Tiranë44 krahasuar e qytetet e tjera ishte më e mirë, por padiskutim më nivel të lartë varfërie. Ekonomia është faktori që bën ndryshimin e kursit nga një pushtet tek një tjetër. Vetë raporti e pranon se vetëm me fjalë të mira nuk mund t'i bënin njerëzit për vete pasi ato nuk zëvendësonin bukën gojën dhe se vetë nga familjet e dëshmorëve kishin filluar të flisnin keq për pushtetin.45 Madje, muaj pas muaji në raportimet për Tiranën, raportet sa vinin e ishin më të dobët lidhur me punën e qarkorit.46

Raport i detajuar mbi gjendjen politike në Tiranë

Advertisement

Në raportin e datës 25 shkurt 1946 të paraqitur për Komitetin Qendror nga Peço Kagjini, në datat 12-13 shkurt 1946, Komiteti Qarkor i rrethit Tiranë zhvilloi një mbledhje të rëndësishme lidhur me situatën politike në kryeqytet dhe më pas ky raport i detajuar do t'i dërgohej për shqyrtim dhe aprovim Komitetit Qendror.47 Interesant është fakti se që në fillim të raportit dhe në mos përpilimin e një plani të saktë kishin ndikuar mosnjohja mirë e terrenit nga njerëzit e partisë si dhe padituria për njohjen e problematikave të pushtetit.48

44 Po aty, fl. 116. Raport i Pandi Kristos pёr Tiranёn mё 31 korrik 1945: "Gjendja ekonomike e qarkut tonё [Tiranё] mund tё themi se ёshtё e mirё nё krahasim me qarqet e tjera. Sendet e para ushqimore dhe nё radhё tё parё buka, nuk kanё munguar, por akoma furrat pёrdorin bukёn e bardhё dhe çmimi ka qenё i pёrcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturёs. Nё treg ka çdo send por vetёm çmimet janё tё larta nё krahasim me rrogat dhe me mёditjet e punёtorёve dhe zanatçinjve. Mbi çmimet e larta ka luajtur rol dhe tregu i zi qё bёn kёmbim malli me ar. Megjithёse nё Tiranё ёshtё hapur disi punё, prap shikohet se nё mensat janё me mijёra ata qё hanё. Shtresat ku gjendja ekonomike ёshtё e vёshtirё janё nёpunёsit, ata qё veç rrogёs s'kanё tё ardhura, tё cilёt nuk mund t'i bёjnё ballё jetesёs; punёtorёt e thjeshtё dhe profesionistёt teknikё, dhe kёta bukёn e gjёrat mё tё nevojshme mund t'i plotёsojnё kur punojnё; familjet e dёshmorёve dhe tё partizanёve qё nuk kanё ndihmёs nё familje, vazhdimisht kanё kёrkuar dhe kёrkojnё ndihmё. Ndihma e asistencёs plotёson vetёm nevojёn qё tё mos vdesin urije, por asnjё nga nevojat e tjera si veshmbathje, elektrik, ujё, sapun, dru etj". 45 Po aty. "Kёto familje, sidomos tё dёshmorёve, nё kohёt e fundit u regjistruan, por deri tani asnjё ndihmё. Kohёt e fundit kanё filluar tё flasin keq pёr ne se nuk kanё tё hanё dhe tё vishen. Fjalёt e mira nuk zёnё vendin e bukёs dhe pa i ndihmuar nuk do tё mundim t'i kemi me vete, megjithёse ato janё lidhur me gjak me pushtetin tonё". 46 Po aty, fl. 128. "Po ju dёrgojmё raportin politik tё organizatёs s'onё pёr muajin gusht [1945]. Raporti ёshtё i dobёt me sa iu kemi premtuar nё raportin e muajit tё kaluar". 47 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 1-4. Raporte mujore dhe plane pune tё Komitetit Qarkor Tiranё mbi punёn nё pёrgjithёsi tё Komitetit Qarkor dhe mbi gjendjen politike dhe organizative tё organizatёs sё Tiranёs dёrguar Komitetit Qendror. 48 Po aty.

7

Një nga pikat kryesore të organizimit të punës së Komitetit Qarkor për Tiranën ishte edhe spastrimi i organizatës së partisë nga elementët antiparti dhe atyre që konsideroheshin pengesë për punën. Gjithashtu, ishte shtruar problemi i rekrutimit të sa më shumë njerëzve nga shtresat e varfra si dhe duhej bërë një kontroll për njohje deri në detaje të të gjithë kuadrit të administratës që punonte në Tiranë në mënyrë që të bëhej spastrimi i elementit të paaftë për pushtetin.49 I gjithë procesi i punës politike në Tiranë në këtë fillim viti 1946, duhej mbështetur në një propagandë të fortë ku rolin kryesor do të luante agit-propi i cili do të konkretizonte detyrat nga celulat e deri në Komisionin e Qarkut.50 Kurset teorike duhej të zhvilloheshin në rregull e me përpikmëri në mënyrë që të mundësohej ngritja teorike e elementëve partiake dhe që do të mund të shërbenin si agjitatorë pro pushtetit.51 Që të forcohej pushteti dhe që të funksiononte propaganda, ishte e domosdoshme sipas vendimeve që u morën në këtë mbledhje, të riorganizohej Shtëpia e Kulturës ku të dominonte fryma komuniste.52 Gjithashtu, urdhërohej që të dilnin rregullisht gazetat e murit, dhe kontrolli i tyre të bëhej me rigorozitet në mënyrë që të shikohej me imtësi sesi zbatohej në terren vija e partisë.53 Tiranës, duke qenë kryeqyteti i vendit, i kushtohej një vëmendje e veçantë nga pushteti komunist. Administrimi dhe kontrolli i pasurisë së shtetit ishte një nga pikat kyçe ku synonte administrata e qeverisë komuniste të përqendrohej. Sektori ekonomik ishte një nga sektorët me përparësi të lartë dhe madje i ishte kërkuar administratës që të bënte "garë" se kush ofronte më shumë punë vullnetare për shtetin.54 Çdo lloj konference që do të organizohej do të kishte për bazë marksizmin dhe këto do të ishin të rregullta.55 Puna vullnetare dhe konferencat për njohjen "e thellë" të marksizmit si filozofi do të konsideroheshin si guri i themelit për pushtetin komunist në Tiranë. Kjo sipas kësaj mbledhjeje do të sillte forcimin e Frontit nëpërmjet mbledhjeve mujore e si rezultat i kësaj pune pushteti do të ishte më afër me masat.56 Elementi më i dukshëm

49 Po aty. 50 Po aty, fl. 2. 51 Po aty. 52 Po aty. 53 Po aty. 54 Po aty. 55 Po aty, fl. 3. 56 Po aty. "Forcimi i Frontit do tё bёhet duke marrё formё nё bazё. Do bёhen mbledhje mujore tё rregullta me frontin e lokalitetit; aty do tё luftohen padrejtёsitё, do tё shfaqё populli ankimet, pra, aty do tё bёhet kritika konstruktive dhe aty do tё shihet pjesёmarrja e popullit nё punёt e pushtetit. Aty do tё bёhet lufta kundёr armiqve brenda dhe jashtё Frontit, kёtu do tё bёhet spastrimi i frontit, kёshtu do tё jemi mё nё kontakt me masat. Aty do tё jepet vija jonё".

8

This article is from: