7 minute read

8 Po aty fl

Next Article
7 Po aty, fl

7 Po aty, fl

sesi do të arrihej të bëhej për vete populli ishte nëpërmjet informatave, veçanërisht për intelektualët.57

Lidhur me punën për agjitacionin pro pushtetit, ishte e dukshme se për kryeqytetin numri i agjitatorëve komunistë ishte i lartë, 50 vetë.58 Megjithatë, edhe pse në ndihmë të këtij numri ishin vendosur edhe 20 propagandues, Komiteti Qarkor i Tiranës vijonte të mbetej i pakënaqur pasi ende këta persona të cilëve iu ishte besuar një punë me kaq shumë rëndësi, nuk e kishin marrë ende seriozisht situatën.59 Puna e deritanishme e organizatës së partisë së Tiranës quhej e dobët dhe e pamjaftueshme dhe jo e gjallë.60 Që kjo punë të bëhej "e gjallë" duhej përdorur dora e hekurt dhe kjo dorë kishte goditur të arratisurit dhe familjet e tyre, elementin reaksionar, tregtarët, klerit katolik që në këtë raport quhej kriminel.61 Po ashtu, kujdes i madh tregohej që të informohej populli me anë të periodikëve mbi arritjet e mëdha të Bashkimit Sovjetik e të Jugosllavisë pasi deri më tani informacioni për këto dy vende nuk ishte i plotë.62 Siç shikohet edhe nga raporti, lidhjet e strukturave të partisë me masat në qytet dhe mbi të gjitha në fshat ishin ende shumë të dobëta dhe vetëm nëpërmjet shtrëngimit politik me anë të represionit populli i Tiranës mund të mblidhej rreth mbledhjeve ku pasqyrohej puna e partisë.63 Organizata e rinisë komuniste në Tiranë kishte deri në vitin 1946, 1300 anëtarë nga të cilët pjesa më e madhe ishin punëtorë.64 Interesant është fakti që na paraqet ky dokument se tonin më të madh të organizatës së rinisë për qytetin e Tiranës nuk ia jepnin punëtorët apo shtresat e varfëra, por studentët65, që në fakt ishin nxënës të gjimnazeve dhe liceistë. Ishte i dukshëm fakti se edhe ndërmjet radhëve të rinisë, elementi që binte më shumë në sy si jo komunist ishte elementi katolik edhe pse mund të ishte anëtar i organizatës së rinisë.66

Advertisement

57 Po aty. "Mobilizimi i organizatёs, popullit dhe sidomos gruas nё dhёnie informatash; pёr intelektualёt posaçёrisht". 58 Po aty, fl. 6. 59 Po aty, fl. 6. 60 Po aty, fl. 7. 61 Po aty, fl. 8. "Hovi dhe shikimi i drejtё i çёshtjeve nga organizata shihet nё vrullin qё kanё marrё masat e gjera tek populli nё luftё me armiqtё e rindёrtimit tё vendit. Spastrimi i kriminelёve tё arratisur, masat e ashpra kundrejt tregtarёve dhe spekulatorёve, arrestimet e elementit reaksionar, gjyqi i Tiranёs dhe i Shkodrёs janё pritur mirё dhe kanё shtuar entuziazmin e masave pёr rrugёn tonё. Urrejtja e masave tё gjera tё popullit qё kёrkojnё jetё, tani e dinё se ku drejtohet karshi tregtarit, beut, reaksionarit, kriminelit klerit katolik etj". 62 Po aty. 63 Po aty, fl. 9. 64 Po aty, fl. 11. 65 Po aty. 66 Po aty, fl. 12. "Elementi reaksionar nё radhёt e rinisё parqitet i fortё nё lice, ku dhe organizata jonё e rinisё e drejtuar nga Çesk Rroku i cili bёn konçesione, ka luftuar nё terrenin e tyre si p.sh, u muar mё shumё me komentimin 9

Megjithë goditjet, diskriminimin dhe propagandën masive, përsëri informacioni njoftonte se Fronti si organizatë nuk ndihej dhe as një njihej në masë në qytetin e Tiranës.67 Të aktivizuarit në punën për përhapjen e ideve komuniste dhe përkrahjen pa rezerva të vijës së PKSH-së ishin shtresat më të varfra të qytetit ku pjesën më të madhe e përbënin punëtorët e krahut (jo ata të kualifikuar), rinia studentore (gjimnaziste) si dhe gratë e shtresave më të varfra.68 Përsa i përkiste grupeve kundërshtare, raporti theksonte se reaksioni në Tiranë ishte më i inkurajuar pasi ishin në kontakt më të afërt me anglezët që jetonin në këtë qytet. Grupet anti parti dhe rrjedhimisht anti pushtet që ishin identifikuar në këtë kohë në kryeqytet ishin tregtarët e mëdhenj, bejlerët, intelektualët reaksionarë, nëpunësit e vjetër jashtë kuadrit të pushtetit, disa studentë (gjimnazistë) dhe kleri katolik.69 Edhe pse ishin identifikuar si kundërshtarë, përsëri ky raport theksonte se përpjekjet e tyre në propagandë dhe për të sabotuar pushtetin e PKSH-së ishin totalisht të paorganizuara dhe konfuze në aktivitetin e tyre.70 Kleri katolik i Tiranës konsiderohej më i rafinuar dhe më aktivi.71 Reaksioni sipas raportit mbështetjen e kërkonte tek të arratisurit që nga pushteti konsideroheshin kriminelë, në familjet e të burgosurve dhe të vrarëve, tek të pakënaqurit nga reformat dhe në qëndrimin pasiv të pjesës më të konsiderueshme të popullit të Tiranës.72 Intelektualët përveç atyre reaksionarë quheshin mikroborgjezë të cilët nuk ecnin me hapin e pushtetit ndaj dhe konsideroheshin të papranueshëm pasi tek ata reaksioni ushtronte ndikimin e tij dhe ktheheshin në të pakënaqur.73 Raporti kërkonte që lufta kundër armiqve të rindërtimit në Tiranë duhej të bëhej më e ashpër ndaj elementit sabotator, propagandës armike dhe spekulimit. Në fshatrat e Tiranës kjo luftë në këtë kohë sipas raportit nuk kishte filluar ende.74 Mbështetja tek shtresat e varfra dhe tek punëtorët e krahut ishte e vetmja mundësi për të përhapur punën e PKSH-së pasi nëse sipas raportit puna do të mbështetej tek njerëzit e administratës që kishin

e fjalimit tё Çёrçillit sesa me punimin e fjalimit tё Stalinit, lufton me parullat e tyre dhe nuk bёn punё tё frytshme sa duhet". 67 Po aty, fl. 13. 68 Po aty, fl 14. 69 Po aty. 70 Po aty. 71 Po aty. 72 Po aty. 73 Po aty, fl. 15. "Njё pjesё tё madhe intelektualё, mikroborgjezё dhe njё pjesё tё konsiderueshme tё nёpunёsve tё shtetit i ka mbuluar pasiviteti. Ata s'hedhin hapat bashkё me Partinё dhe popullin revolucionar, kёshtu qё bishtra bishtra mbeten e bёhen tё pakёnaqur. Kёta i hutojnё parullat e reaksionit, por edhe nё sigurinё e tyre nuk qёndrojnё. Forca e pushtetit tonё dhe karakteri revolucionar i reformave shihet edhe nga kjo pjesё. Aktivizimi i kёtyre njerёzve do t'i shkёputё edhe njё mbёshtetje reaksionit". 74 Po aty.

10

qenë në poste para çlirimit, përbërja e tyre sociale nuk ishte e mirë dhe nuk ishte një armë e fortë për të inkurajuar dhe mobilizuar masat për të "qëlluar" siç duhej armiqtë.75 Menjëherë pas këtij raporti, në datat 22 dhe 23 shkurt 1946, filloi të vihej në zbatim plani për të aplikuar masat konkrete, por për të qenë i suksesshëm ishte e nevojshme dhe urgjente që vetë pushteti qendror të "ndihmonte" në zbatimin e tij.76 Identifikimi i elementëve anti parti dhe spastrimi i tyre nga radhët e administratës ishte puna e parë për vendosjen e autoritetit komunist në punë.77 Shumë shpejt edhe administrata e qytetit të Tiranës do ta kuptonte çdo të thoshte të punoje për partinë, kur vetëm për muajin shkurt kjo administratë kishte zhvilluar 25000 orë vullnetare.78 Megjithatë, ishte shumë e vështirë sipas raportit edhe për vetë Komitetin Qarkor të operonte në vijimësi të KQ për faktin se brenda kësaj strukture lokale në Tiranë nuk kishte unitet.79 Sektori organizativ për Tiranën ishte një rrëmujë të plotë dhe formularët që ishin aq shumë të nevojshëm nuk ishin mbajtur në rregull.80 Gjithashtu, sekretari politik për Tiranën, Peço Kagjini njoftonte se lidhjet e dobëta të pushtetit lokal me KQ kishin penguar punën në lokalitet.81

Raportet për Tiranën nga muaji në muaj sa vinin e dendësoheshin dhe në këtë shikohet një përmirësim i forcimit të strukturave lokale të PKSH-së.82 Tirana, megjithë mbikqyrjen e rreptë nga strukturat e PKSH-së përsëri kërkohej nga qendra që të mbaheshin në kontroll veçanërisht gratë e reaksionarëve të cilat për momentin paraqisnin rrezikshmërinë më të madhe si pasojë e grumbullimeve private që ato kryenin.83 Shqetësim jo i vogël i strukturave të Komitetit Qarkor të PKSH-së për Tiranën mbetej anëtarësimi i pakët (për të mos thënë aspak) i rinisë kryeqytetase veçanërisht indiferenca e rinisë gjimnaziste. Rinia reaksionare siç shprehej në këtë raport ishte edhe forca më e gjallë e reaksionit dhe nga rinia e pjesës tjetër të popullit nuk

75 Po aty, fl. 16. 76 Po aty, fl. 16. 77 Po aty, fl. 17. 78 Po aty, fl. 18. 79 Po aty, fl. 19. 80 Po aty. 81 Po aty, fl. 20. Raport i Peço Kagjinit, datё 31 mars 1946. 82 Po aty, fl. 21. Raporti pёr Tiranёn pёr muajin prill dёrguar mё 15 maj 1946 Komitetit Qendror. Pjesё nga raporti: "Ky mobilizim i gjerё nё punё e manifestime qё u organizua poshtё nё bazё bёri njё farё diferencimi nё radhёt e masave pasive tё cilat ca nga vrulli i masave dhe ca nga se e humbёn ekuilibrin nё njё situatё tё tillё muarnё pjesё me shtresat e tjera revolucionare. Nё kёtё situatё tё tillё reaksioni qё ju kemi folur nё raportin e Marsit duke mos pasur si duhet masё pёr t'u fshehur, pasivёt, dhe i goditur rёndё nga masat e pushtetit tonё ёshtё trembur dhe heshturazi kёrkon tё veprojё". 83 Po aty, fl. 22.

11

This article is from: