Tirana nën kontrollin e pushtetit komunist.

Page 16

Tirana nën kontrollin e pushtetit Komunist - Tatimet, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945 – 1949

Ligjëratë e mbajtur nga Dr. Gjon Boriçi, në kuadër të projektit “Tirana në sytë e Sigurimit të Shtetit”, bashkëpunim i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Universitetin Evropian të Tiranës.

Qeveria komuniste shqiptare kishte filluar politikёn e tatimit tё jashtёzakonshёm mbi fitimet e luftёs me ligjin e datёs 11 janar 1945. Nga kjo politikё tepёr negative ekonomike pёr vendin, nuk ishin dёmtuar vetёm interesat e tё huajvenё Shqipёri, por mbi tё gjitha interesat e vetё shqitparёve. Tregtari tiranas Abdullah Turkeshi i shkruante nё Bankёs sё Shtetit Shqiptar se tatimi i caktuar pёr tё nё shumёn e 4 500 000 franga shqiptare ishte totalisht i pamundur pёr t'u paguar.1 Po ashtu edhe tregtarёt e tjerё tё Tiranёs kёrkonin ndryshim tё shumёs pёr t'u paguar nga vendimi i tatimeve tё jashtёzakonshme. 2 Sipas tyre, gabimet qё kishte bёrё komisioni i tatimit tё jashtёzakonshёm pёr fitimet e luftёs ishin tё dukshme pasi nuk kishte vёshtruar me realizёm gjendjen e aktivitetit tё tyre tregtar. Pёr tatimet ishte ndjekur mё shumё elementi subjektiv sesa objektiv dhe se ishin bёrrё gabime nё dallimin dhe klasifikimin qoftё nё pikёpamje tё mallrave si dhe nё proporcionin e tatimit. 3 Nё fund tё letrёs tregtarёt tiranёs kёrkonin rishikimin e tatimeve qё iu ishin vendosur.4

Ligji mbi tatimet e jashtёzakonshme pёr fitimet e luftёs ishte tepёr i rёndё. Ky ligj, sapo u botua nё Gazetёn Zyrtare mё datё 23 janar 1945, komisionet e posaçme qё u ngritёn nё çdo qytet

1 Arkivi Qendror i Shtetit i Republikёs sё Shqipёrisё [mё tej: AQSH], Fondi [mё tej: F.] 506/Banka e Shtetit Shqiptar [mё tej: BSHSH], Viti [mё tej: V.] 1945, Dosja [mё tej: D.] 10, fl. 2. Mbi tatimin e jashtёzakonshёm dhe evidence tё tregtisё mes Shqipёrisё dhe Italisё para, gjatё dhe pas Luftёs sё Dytё Botёrore.

2 Po aty, fl. 3-10. Pjesё nga letra e tregtarёve tё Tiranёs dёrguar Bankёs sё Shtetit mbi padrejtёsinё qё po iu bёhet me tatimin e jashtёzakonshёm tё fitimeve tё luftёs: "Ky vendim pёr ne dhe pёr familjet tona ёshtё njё katastrofё financiare dhe ekonomike, ёshtё njё grusht vdekjeprurёs, qё rrёnon tё kaluarёn dhe tё ardhmen tonё. Pёr konsekuencё mbasi problemi pёr neve ka njё rёndёsi primordial, jena alarmue pёr sё tepёrmi dhe kёrkojmё çare dhe shpёtim nga qeveria jonё demokratike".

3 Po aty, fl. 6.

4 Po aty, fl. 9. "Prandaj pёr hir tё drejtёsisё shoqnore dhe n'interesin e ekzistencёs tonё e t'ekonomisё sё pёrgjithshme, kёrkojmё tё procedohet nё rishqyrtimin e caktimit tё kёtij tatimi nga ana e nji komisioni kompetent, qё njeh pёr s'afёrmi gjendjen e aktivitetit tonё tregtar. Nё kёtё mёnyrё tё shpёtojmё nga katastrofa financiare qё na kёrcёnohet, e njiherit arka e shtetit do tё marrё tё drejtёn e vet konform ligjёs. Tiranё, mё 30 mars 1945". Vijojnё nёnshkrimet e tregtarёve tё Tiranёs.

1

tё vendit filluan me urgjencё ekzaminimet e fitimeve qё tregtarёt shqiptarё kishin patur nё periudhёn 7 prill 1939 deri mё 31 dhjetor 1944.5 Sipas kёtij ligji, tё gjithё tregtarёt shqiptarё duhej tё paraqisnin bilancet e fitimeve tё tyre, por sipas njё raporti tё Bankёs sё Shtetit Shqiptar, kёto bilance nuk ishin tё pёrshtatshme me gjendjen efektive sipas saj qё ata [tregtarёt] kishin nё realitet.6 Qeveria e re komuniste shqiptare kishte vendosur tё vepronte nё kёtё fillim pushteti me dorё tё hekurt kundёr tregtarёve vendas, duke goditur nё kёtё mёnyrё pjesёn mё aktive tё biznesit nё Shqipёri tek i cili nё fakt duhej tё mbёshtetej nёpёrmjet politikave tё duhura pёr tё arritur rimёkёmbjen e vendit. Paratё qё do t'u rrёmbeheshin tregtarёve shqiptarё nuk do tё investoheshin drejt dhe puna vullnetare qё nё fakt ishte punё e detyruar, nuk do t'u ndahej shqiptarёve deri nё fund tё regjimit komunist. Nga hulumtimet e kujdesshme tё dokumenteve, vetёm pёr qarkun e Korçёs, sasia e tё hollave sekuestruar tregarёve korçarё deri mё 25 prill 1945 ishte 58 401 000 franga shqiptare.7 Pёrveç sekuestrimeve tё gjendjeve financiare dhe tё pronave tё tyre, tregtarёt vendas duhej tё pёrballeshin edhe me arrestime e burgosje tё gjata. Arrestimet justifikoheshin sepse ata [tregtarёt] nuk kishin paguar nё kohёn e duhur kёstin e parё tё tatimit tё jashtёzakonshёm.8 Pёr tregtarёt e Tiranёs mё datё 21 mars u bё publike shpallja sipas tё cilёs ata duhej tё paguanin 112 469 828 franga shqiptare.9 Tregtarёt shkodranё duhej tё paguanin 137 029 244 franga shqiptare. 10 Ndёrkohё, tregarёt korçarё duhej tё paguanin pas datёs 21 prill sipas njoftimit tё datёs 13 maj edhe 5 206 450 franga shqiptare 11 , mё 2 qershor edhe 6 552 400 franga.12 Gjithsej deri nё kёtё kohё tregtarёt korçarё kanё paguar 70 159 850 franga shqiptare. Nё Shkodёr kishin vijuar arrestimet e menjёhershme tё disa tregtarёve madje disa prej tyre u burgosёn me tё gjithё djemtё me akuzёn e fshehjes sё pasurisё.13

Nё Elbasan, tregtarёt lokalё deri mё 3 qershor 1945 u tatuan me shumёn 18 324 000 franga shqiptare. 14 Njё fakt interesant qё na del nga hulumtimi i dokumenteve ёshtё se pёr prefekturёn e Vlorёs, firma Levi Jakoel kishte deklaruar njё fitim prej 30 665 997,84 franga, por sipas shtetit shqiptar kёto deklarata nuk ishin tё sakta dhe pёr kёtё arsye i ishte shtuar edhe 1/3 e

5 AQSH, F. 506/BSHSH, V. 1945, D. 23, fl. 3. Kreditimi i brendshёm dhe tatime tё jashtёzakonshme.

6 Po aty.

7 Po aty, fl. 7.

8 Po aty fl. 9.

9 Po aty, fl. 11; shih listёn e tregtarёve tё Tiranёs fleta 58 dhe 59.

10 Po aty, fl. 12.

11 Po aty, fl. 14.

12 Po aty, fl. 16.

13 Po aty, fl. 17, 65-66.

14 Po aty, fl. 19.

2

fitimit si mbi taksё nё shumёn 10 218 659,28 franga dhe tatimi i pёrgjithshёm qё kjo firmё duhej tё paguante ishte 40 874 657,12 franga shqiptare.15 Deri mё 6 qershor 1945, tregtarёt vlonjatё duhej tё paguanin 42 025 765,04 franga shqiptare.16 Po ashtu, mё datё 2 korrik 1945, pёr disa prej tregtarёve vlonjatё u shtua edhe shuma 7 489 252,26 franga shqiptare si tatim i jashtёzakonshёm17, dhe mё datё 16 korrik 1945, listёs sё pagesave iu shtuan edhe 1 611 786,42 franga shqiptare.18 Tregtarёt vlonjatё kanё paguar gjithsej deri nё kёtё kohё 92 001 460,84 franga shqiptare. Tregtarёt e Durrёsit me vendimin e datёs 24 dhjetor 1945 duhej tё paguanin tatime tё jashtёzakonshme tё fitimeve tё luftёs nё vlerёn 181 581 580 franga shqiptare19 e cila ishte edhe shuma mё e madhe qё ata u detyruan tё paguanin krahasuar me tregtarёt e tjerё vendas. Sipas dokumenteve tё hulumtuara, rezulton sipas zyrtarёve financiarё tё kohёs, se tregtarёt durrsakё kishin patur fitimet mё tё mёdha pёr periudhёn 7 prill 1939 – 31 dhjetor 1944.20 Sipas tё dhёnave qё po paraqesim nga hulumtimi i kujdesshёm i kёtyre materialeve, rezulton se pёr tregtarёt e qyteteve tё lartpёrmendur, qё nё fakt ishin edhe qytetet kryesore tё vendit, shuma e sekuestruar si tatim i jashtёzakonshёm fitimi ishte 590 526 799,72 franga shqiptare.

Gjendja politike nё Tiranё nё vitin 1946

Tirana, si kryeqyteti i vendit padyshim që do të kishte një vëmendje më të madha përsa i përkiste punës organizative të qarkorit të partisë. Në kryeqytet gjendja politike e organizatës në dy muajt e parë të vitit 1945 paraqitej ende e dobët dhe se kishte refuzime për t'u anëtarësuar në Frontin Nacional-Çlirimtar.21 Në informacion njoftohej Komiteti Qendror se qarkori i partisë për Tiranën duhej reformim rrënjësor pasi, organizata në kryeqytet ishte shumë e gjerë dhe kërkohej më shumë angazhim edhe nga të anëtarësuarit e rinj për të mbikqyrur më mirë punën.22 Situata politike në Tiranë paraqitej mesatare. Kishin filluar shfaqjet e pakënaqësive sidomos nga ata zyrtarë të kuadrit të cilët kishin mbetur pa punë dhe ishin shfaqur parullat e para kundër gjendjes

15 Po aty, fl. 23. Pёrveç firmёs Levi Jakoel, patёn shtim nё pagesa tatimesh edhe firmat Riza Kaçmolli, Perikli Papa e Vllazёn, Resul Hoxha, Paolo Panarezi dhe Shoqёria.

16 Po aty.

17 Po aty, fl. 24.

18 Po aty, fl. 35.

19 Po aty, fl. 67-68.

20 Po aty, fl. 67.

21 AQSH, F. 14/Strukturat [mё tej: Str], V. 1945, D. 9, fl. 1-2. Informacion mbi gjendjen politike, ekonomike, ushtarake nё Tiranё. 20/II/1945. Firmosur nga Pandi Kristo.

22 Po aty, fl. 3.

3

së vështirë ekonomike. 23 Duke mos pasur asnjë alternativë për momentin, PKSH-ja i ishte përgjigjur pakënaqësive duke arrestuar shumë prej atyre që i konsideronte reaksionarë.24 Përsa i përkiste gjendjes ekonomike në Tiranë situata paraqitej pak më ndryshe. Nuk mund të bllokohej ekonomikisht Tirana për asnjë lloj arsye. Madje, sipas informatave lejohej shitjet private dhe kishin filluar të paguheshin rrogat zyrtarëve të shtetit.25 Kontrolli i pushtetit të sapo fituar dhe menaxhimi i punëve administrative ishin thelbësore për qarkorin e PKSH-së në Tiranë. Në kryeqytet bëhej një propagandë edhe më e madhe krahasuar me qarqet e tjera të vendit. Seksioni i propagandës ishte në aktivitet të plotë dhe madje kishte lejuar orkestra muzikore të luanin melodi moderne.26 Raprezalje të forta në këtë fillim viti 1945 për qytetin e Tiranës ende nuk kishin filluar të ndiheshin. Pushtetin Enver Hoxha nuk kishte as tre muaj që e kishte marrë. Megjithatë, pa një stabilizim financiar të situatës në kryeqytet, nuk mund të flitej për vijimësi në forcimin e pushtetit. Për këtë arsye, pushteti i ri kishte marrë në dorëzim librat e llogarive nga arka e vjetër e financës me një shumë prej 166 700,55 frangash. Prej fillimit të punës nga pushteti i ri deri në datën 20 shkurt 1945, të ardhurat e financës për kryeqytetin kishin qenë 2 400 003,34 franga. 27 Shtimi i të ardhurave financiare për Tiranën nuk do të ishte aq shumë nga mbledhja e taksave, por nga fillimet e sekuestrimeve masive të pronave dhe të rezervave monetare të familjeve të caktuara në kryeqytet. Për këtë arsye ishte ngritur Komisioni për administrimin e pasurive të tradhtarëve i formuar pak më vonë si Komisioni për zbulimin e krimeve, por ende sipas informacionit nuk kishte rezultate konkrete. 28 Qarku i PKSH-së për

23 Po aty, fl. 7.

24 Po aty. Pjesё nga raporti pёr Tiranёn: "Nga lagjet ku gjendja politike ёshtё mё e dobёt, ёshtё Lagja Nr. 10 (Tiranё e Re) e cila ka qenё qendёr reaksionarёsh, shumё prej tё cilёve sot janё tё burgosur, kёshtu qё familjet e tyre shfryhen kundёr Lёvizjes; lagja Nr. 5 ka njё pjesё tё madhe elementёsh reaksionarё, tё grumbulluar nё rrugёn e Saraçve dhe nё atё tё Tafajve; Lagja Nr. 4 ka gjithashtu reaksionarё, ndonjё prej tё cilёve influencon nё popull, si dhe shumё familje reaksionarёsh tё arratisur. Ndёr lagjet e tjera gjendja ёshtё mё e mirё". 25 Po aty, fl. 9. Pjesё nga informacioni pёr Tiranёn: "…Çmimet kanё filluar tё zbresin. Pjesa qё vuan mё tepёr ekonomikisht dhe qё mbahen sot nga mensat, janё emigrantёt. Lagja Nr. 3 ёshtё shumё e varfёr mbasi ka shumё emigrantё tё krahinave tё ndryshme, tё cilёve iu mungon ushqimi, shtresat dhe vendbanimi (nё njё dhomё banojnё shumё persona). Si masё ёshtё marrё ushqimi me anё tё mensave pёr tё gjitha familjet qё nuk kanё ndihma, porse nga ana tjetёr, edhe ata qё kanё ndihmёsa, nuk kanё punё kёshtu qё ankohen. Lagja Nr. 8, me pёrjashtim tё emigrantёve, qёndron mirё ekonomikisht. Gjithashtu, nё Lagjen Nr. 1 banojnё mjaft emigrantё, nё pjesёn mё tё madhe fshatarё dhe punёtorё, tё djegur 2 herё. Kёta mbahen me ushqim me anёn e mensave dhe nuk ndihen ankime, por nё anёn tjetёr ndihet mjaft mungesa e punёs, gjё qё shkakton nga njё herё edhe pakёnaqёsi. Asistenca sociale iu ka ardhur nё ndihmё tё varfёrve me anёn e mensave, ku hanё bukё pёrditё afrom 3.800 persona. Njё sasi e familjeve tё tjera iu janё dhёnё letra cingari dhe cingare, nga pёrqindja e tё cilave, nxirrnin njё ritёm tё mjaftё pёr nevojat e tyre".

26 Po aty, fl. 11.

27 Po aty, fl. 12.

28 Po aty, fl. 13

4

Tiranën ishte veçanërisht aktiv për të zbulimin e krimeve të luftës e sidomos për elementin reaksionar. Madje, ky qarkor kishte hapur edhe një zyrë të veçantë ku ftohej populli i kryeqytetit të denonconte kriminelët e luftës.29

Një tjetër problem për pushtetin komunist në Tiranë ishte edhe forcimi i Këshillave të Frontit. Aty, sipas raportit duhej me patjetër të zgjidheshin njerëz me autoritet dhe besnikë të PKSH-së. Fillimisht gjërat nuk shkuan siç kërkoheshin nga PKSH-ja. Raporti njoftonte Komitetin Qendror se në zgjedhjet për anëtarë të Frontit në Tiranë ishin zgjedhur edhe elementë reaksionarë megjithë propagandën e madhe nga qarkori për t'u zgjedhur ata që propozoheshin nga ky fundit.30 Për këtë arsye kërkohej organizimi i konferencave sqaruese të herë pas hershme në popullatë pasi edhe organi propagandistik "Jehona e Tiranës" megjithëse kishte tetë numra që botohej konsiderohej i pamjaftueshëm për të realizuar synimet përkatëse politike.31

Tirana duhej mbajtur nën kontroll të plotë dhe kjo punë i ishte besuar Komandës së Qarkut. Puna e kësaj komande në fillim të vitit 1945, konsiderohej e paralizuar.32 Shumë prej anëtarëve ushtarakë të komandës ishin analfabetë dhe, qarkori kërkonte me urgjencë fillimin e kurseve kundër analfabetizmit aty. 33 Megjithë problemet e fillimit dhe pas ndërhyrjeve në organizimin e Komandës, njoftohej se ky repart ishte angazhuar fort në konfiskime, rekuizime dhe arrestime të ndryshme. 34 Kjo trupë do të ishte pararoja e të gjitha "zbulimeve" të reaksionarëve, konfiskimit të pasurive të tyre si dhe kishte urdhër të frenonte kontrabandën, spekulimet dhe vjedhjet në kryeqytet.35

29 Po aty, fl. 13. "Komisioni pёr zbulimin e krimeve: Ky Komision ka marrё nё pyetje tё gjithё tё burgosurit reaksionarё qё ndodhen nё burgun e Tiranёs dhe shumё prej tyre edhe nga 2-3 herё. Gjithashtu, ka mbledhur dokumente dhe fakte mbi aktivitetin e tyre reaksionar. Janё kryer ndarja e dokumenteve tё ish Partisё Fashiste, tё drejtorisё sё Policisё etj. Ёshtё hapur dhe njё zyrё, ku populli shkon tё denoncojё pёr kriminelёt e luftёs. Kohёt e fundit ёshtё marrё veçanёrisht me mbledhjen e sa mё shumё informative dhe dokumentave mbi ata qё do tё dalin tё parёt nё gjyq".

30 Po aty, f. 16. "Ndёr zgjedhjet e sektorёve, u konstatua se nё shumicё populli dijti tё zgjedhё element tё lёvizjes porse kёtu hynё edhe disa elementa reaksionarё dhe jo tё lёvizjes si Vokopola, Av. Dilo, Hafuz Xhemali, Ali Begeja etj., tё cilёt po tё demaskoheshin mirё nga shokёt tanё, mund tё mos dilnin. Populli votonte pёr ata qё propozoheshin nga ne, pёr tё cilёt bёhej njё pёrshkrim i mirё mbi qёndrimin e tyre kundrejt lёvizjes. Megjithatё nё zgjedhjet nuk janё bёrё debate aq sa duhej, megjithёse kёto nuk kanё munguar. Elementi qё ёshtё zgjedhur nё Kёshillat e Frontit tё Lagjeve, nё pjesёn mё tё madhe pёrbёhet prej shokёve tanё dhe njё pjesё prej elementash qё kanё qenё tё lidhur me ne dhe shumё pak asnjanёs. Me anёn e Kёshillit tё Frontit tё Prefekturёs u organizua dhe metingu i 4 shkurtit. Deri mё tani akoma nuk janё bёrё zgjedhjet e Kёshillit tё N/Prefekturёs sё Tiranёs (qytetit) dhe aq mё pak ato tё N/Prefekturave tё tjera".

31 Po aty.

32 Po aty, fl. 17. 33 Po aty. 34 Po aty, fl. 18. 35 Po aty.

5

Problem tjetër sipas qarkorit për qarkun e Tiranës dhe për krahinën Tiranë-Durrës në përgjithësi ishte elementi i arratisur i cili mundohej të diskreditonte pushtetin e ri.36 Për këtë arsye ishin përpiluar lista të sakta të elementit të arratisur, por në dokumentin që kam hulumtuar një listë e tillë nuk ekziston. Në muajt e parë të vitit 1945, disiplina e partisë nuk ndihej në Tiranë as tek të anëtarësuarit dhe as në popull. Refuzimi për të punuar "aty ku donte partia" ishte një akt i rëndë i cili sipas sekretarit organizativ Gogo Nushi duhej ndrequr sa më parë.37 Ishte e kuptueshme se për të zgjedhur dhe për të vendosur në poste drejtuese njerëzit e duhur që do t'i shërbenin pushtetit nuk mund të bëhej me forma demokratike. Kjo u vu re në zgjedhjet e para të Këshillit të gruas (në dokument nuk jepet data kur janë zhvilluar këto zgjedhje). Sipas informacionit, zgjedhjet nuk kishin qenë të sakta, madje informohej se "shoqet kishin abuzuar me votat" duke ia shtuar numrin e votave elementëve që dëshironte Fronti dhe jua kishte hequr personave "të padëshiruar".38 Politikisht, organizata e gruas nuk konsiderohej e qartë politikisht dhe një pjesë e konsiderueshme e grave të kryeqytetit qëndronte indiferente ndaj pushtetit. Kishte gra që konsideroheshin reaksionare pasi ishin të martuara me reaksionarë ose të arratisur ose të burgosur.39

Gjendja politike e Tiranës në gjysmën e parë të vitit 1945, kur ende s'kishte mbaruar Lufta II Botërore konsiderohej jo e qartë dhe parullat që hidheshin nuk i shërbenin forcimit të pushtetit të PKSH-së. Një nga parullat që kishin krijuar më shumë shqetësim ishte ajo rreth çështjes greke, ardhjes së një gjenerali anglez, ndryshimit të qeverisë me elementë të tjerë dhe më shqetësuesja krijimi i një regjence të re pjesë e së cilës do të ishin Fan Noli, Mehmet Konica, Mirash Ivanaj dhe Harilla Theodhosi.40 Problem ishte afrimi i intelektualëve në Tiranë, pasi sipas qarkorit nuk ishte bërë një punë e mirë në drejtim të tyre. Gjithashtu, me punonjësit e dikastereve shikohej një mos interesim thuajse masiv për t'u marrë me punët e partisë në vendin e punës dhe aq më pak në lagje.41 Nga qarkori i Tiranës kërkohej një centralizim më i fortë i punëve dhe kjo synohej të arrihej në bashkëpunim "të shëndoshë ndërmjet pushtetit dhe ushtrisë".42

Ishte i dukshëm fenomeni se afrimi i shtresave të ndryshme të popullsisë me pushtetin e ri, nuk do të arrihej vetëm nëpërmjet konferencave dhe organizimeve partiake, por nëpërmjet

36 Po aty, fl. 19.

37 Po aty, fl. 32. Informacion pёr Tiranёn drejtuar Komitetit Qendror nga Gogo Nushi, 31/III/1945.

38 Po aty, fl. 41.

39 Po aty.

40 Po aty, fl. 44.

41 Po aty, fl. 53.

42 Po aty.

6

demonstrimit të forcës të cilën PKSH e kishte armën më të fortë. Ushtria në Tiranë do të shërbente edhe si "hambar" që do të mbushte radhët e Qarkorit në Tiranë. Vetëm për muajin prill 1945, nga ushtria u anëtarësuan në parti 112 vetë dhe vetëm 9 nga rinia.43 Ishte një tregues i qartë se ku do të ishte mbështetja kryesore në këtë fillim pushteti për PKSH-në. Identifikimi i kundërshtarëve politikë, lufta e ashpër dhe e paprinciptë ndaj tyre dhe kundër çdo lloj kundërshtimi të pushtetit, do të ishin baza e vendosjes dhe forcimit të pushtetit komunist në Shqipëri. Nuk qëndronte më puna tek demaskimi, por të identifikimi dhe goditja. Propaganda do të bënte punën e vet, pasi dalëngadalë PKSH-ja do të ndërtonte një rrjet të gjerë propagandistik i cili i kombinuar me forcën ushtarake do të vendoste në baza tepër të forta pushtetin e sapo fituar. Nuk kishte rëndësi nëse gjendja ekonomike në Tiranë44 krahasuar e qytetet e tjera ishte më e mirë, por padiskutim më nivel të lartë varfërie. Ekonomia është faktori që bën ndryshimin e kursit nga një pushtet tek një tjetër. Vetë raporti e pranon se vetëm me fjalë të mira nuk mund t'i bënin njerëzit për vete pasi ato nuk zëvendësonin bukën gojën dhe se vetë nga familjet e dëshmorëve kishin filluar të flisnin keq për pushtetin.45 Madje, muaj pas muaji në raportimet për Tiranën, raportet sa vinin e ishin më të dobët lidhur me punën e qarkorit.46

Raport i detajuar mbi gjendjen politike në Tiranë

Në raportin e datës 25 shkurt 1946 të paraqitur për Komitetin Qendror nga Peço Kagjini, në datat 12-13 shkurt 1946, Komiteti Qarkor i rrethit Tiranë zhvilloi një mbledhje të rëndësishme lidhur me situatën politike në kryeqytet dhe më pas ky raport i detajuar do t'i dërgohej për

43 Po aty, fl. 59.

44 Po aty, fl. 116. Raport i Pandi Kristos pёr Tiranёn mё 31 korrik 1945: "Gjendja ekonomike e qarkut tonё [Tiranё] mund tё themi se ёshtё e mirё nё krahasim me qarqet e tjera. Sendet e para ushqimore dhe nё radhё tё parё buka, nuk kanё munguar, por akoma furrat pёrdorin bukёn e bardhё dhe çmimi ka qenё i pёrcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturёs. Nё treg ka çdo send por vetёm çmimet janё tё larta nё krahasim me rrogat dhe me mёditjet e punёtorёve dhe zanatçinjve. Mbi çmimet e larta ka luajtur rol dhe tregu i zi qё bёn kёmbim malli me ar. Megjithёse nё Tiranё ёshtё hapur disi punё, prap shikohet se nё mensat janё me mijёra ata qё hanё. Shtresat ku gjendja ekonomike ёshtё e vёshtirё janё nёpunёsit, ata qё veç rrogёs s'kanё tё ardhura, tё cilёt nuk mund t'i bёjnё ballё jetesёs; punёtorёt e thjeshtё dhe profesionistёt teknikё, dhe kёta bukёn e gjёrat mё tё nevojshme mund t'i plotёsojnё kur punojnё; familjet e dёshmorёve dhe tё partizanёve qё nuk kanё ndihmёs nё familje, vazhdimisht kanё kёrkuar dhe kёrkojnё ndihmё. Ndihma e asistencёs plotёson vetёm nevojёn qё tё mos vdesin urije, por asnjё nga nevojat e tjera si veshmbathje, elektrik, ujё, sapun, dru etj".

45 Po aty. "Kёto familje, sidomos tё dёshmorёve, nё kohёt e fundit u regjistruan, por deri tani asnjё ndihmё. Kohёt e fundit kanё filluar tё flasin keq pёr ne se nuk kanё tё hanё dhe tё vishen. Fjalёt e mira nuk zёnё vendin e bukёs dhe pa i ndihmuar nuk do tё mundim t'i kemi me vete, megjithёse ato janё lidhur me gjak me pushtetin tonё".

46 Po aty, fl. 128. "Po ju dёrgojmё raportin politik tё organizatёs s'onё pёr muajin gusht [1945]. Raporti ёshtё i dobёt me sa iu kemi premtuar nё raportin e muajit tё kaluar".

7

shqyrtim dhe aprovim Komitetit Qendror.47 Interesant është fakti se që në fillim të raportit dhe në mos përpilimin e një plani të saktë kishin ndikuar mosnjohja mirë e terrenit nga njerëzit e partisë si dhe padituria për njohjen e problematikave të pushtetit.48

Një nga pikat kryesore të organizimit të punës së Komitetit Qarkor për Tiranën ishte edhe spastrimi i organizatës së partisë nga elementët antiparti dhe atyre që konsideroheshin pengesë për punën. Gjithashtu, ishte shtruar problemi i rekrutimit të sa më shumë njerëzve nga shtresat e varfra si dhe duhej bërë një kontroll për njohje deri në detaje të të gjithë kuadrit të administratës që punonte në Tiranë në mënyrë që të bëhej spastrimi i elementit të paaftë për pushtetin.49 I gjithë procesi i punës politike në Tiranë në këtë fillim viti 1946, duhej mbështetur në një propagandë të fortë ku rolin kryesor do të luante agit-propi i cili do të konkretizonte detyrat nga celulat e deri në Komisionin e Qarkut.50 Kurset teorike duhej të zhvilloheshin në rregull e me përpikmëri në mënyrë që të mundësohej ngritja teorike e elementëve partiake dhe që do të mund të shërbenin si agjitatorë pro pushtetit.51

Që të forcohej pushteti dhe që të funksiononte propaganda, ishte e domosdoshme sipas vendimeve që u morën në këtë mbledhje, të riorganizohej Shtëpia e Kulturës ku të dominonte fryma komuniste.52 Gjithashtu, urdhërohej që të dilnin rregullisht gazetat e murit, dhe kontrolli i tyre të bëhej me rigorozitet në mënyrë që të shikohej me imtësi sesi zbatohej në terren vija e partisë.53 Tiranës, duke qenë kryeqyteti i vendit, i kushtohej një vëmendje e veçantë nga pushteti komunist. Administrimi dhe kontrolli i pasurisë së shtetit ishte një nga pikat kyçe ku synonte administrata e qeverisë komuniste të përqendrohej. Sektori ekonomik ishte një nga sektorët me përparësi të lartë dhe madje i ishte kërkuar administratës që të bënte "garë" se kush ofronte më shumë punë vullnetare për shtetin.54 Çdo lloj konference që do të organizohej do të kishte për bazë marksizmin dhe këto do të ishin të rregullta.55 Puna vullnetare dhe konferencat për njohjen "e thellë" të marksizmit si filozofi do të konsideroheshin si guri i themelit për pushtetin komunist

47 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 1-4. Raporte mujore dhe plane pune tё Komitetit Qarkor Tiranё mbi punёn nё pёrgjithёsi tё Komitetit Qarkor dhe mbi gjendjen politike dhe organizative tё organizatёs sё Tiranёs dёrguar Komitetit Qendror.

48 Po aty.

49 Po aty.

50 Po aty, fl. 2.

51 Po aty.

52 Po aty. 53 Po aty. 54 Po aty.

55 Po aty, fl. 3.

8

në Tiranë. Kjo sipas kësaj mbledhjeje do të sillte forcimin e Frontit nëpërmjet mbledhjeve mujore e si rezultat i kësaj pune pushteti do të ishte më afër me masat.56 Elementi më i dukshëm sesi do të arrihej të bëhej për vete populli ishte nëpërmjet informatave, veçanërisht për intelektualët.57

Lidhur me punën për agjitacionin pro pushtetit, ishte e dukshme se për kryeqytetin numri i agjitatorëve komunistë ishte i lartë, 50 vetë.58 Megjithatë, edhe pse në ndihmë të këtij numri ishin vendosur edhe 20 propagandues, Komiteti Qarkor i Tiranës vijonte të mbetej i pakënaqur pasi ende këta persona të cilëve iu ishte besuar një punë me kaq shumë rëndësi, nuk e kishin marrë ende seriozisht situatën.59 Puna e deritanishme e organizatës së partisë së Tiranës quhej e dobët dhe e pamjaftueshme dhe jo e gjallë.60 Që kjo punë të bëhej "e gjallë" duhej përdorur dora e hekurt dhe kjo dorë kishte goditur të arratisurit dhe familjet e tyre, elementin reaksionar, tregtarët, klerit katolik që në këtë raport quhej kriminel.61 Po ashtu, kujdes i madh tregohej që të informohej populli me anë të periodikëve mbi arritjet e mëdha të Bashkimit Sovjetik e të Jugosllavisë pasi deri më tani informacioni për këto dy vende nuk ishte i plotë.62

Siç shikohet edhe nga raporti, lidhjet e strukturave të partisë me masat në qytet dhe mbi të gjitha në fshat ishin ende shumë të dobëta dhe vetëm nëpërmjet shtrëngimit politik me anë të represionit populli i Tiranës mund të mblidhej rreth mbledhjeve ku pasqyrohej puna e partisë.63 Organizata e rinisë komuniste në Tiranë kishte deri në vitin 1946, 1300 anëtarë nga të cilët pjesa më e madhe ishin punëtorë.64 Interesant është fakti që na paraqet ky dokument se tonin më të madh të organizatës së rinisë për qytetin e Tiranës nuk ia jepnin punëtorët apo shtresat e varfëra,

56 Po aty. "Forcimi i Frontit do tё bёhet duke marrё formё nё bazё. Do bёhen mbledhje mujore tё rregullta me frontin e lokalitetit; aty do tё luftohen padrejtёsitё, do tё shfaqё populli ankimet, pra, aty do tё bёhet kritika konstruktive dhe aty do tё shihet pjesёmarrja e popullit nё punёt e pushtetit. Aty do tё bёhet lufta kundёr armiqve brenda dhe jashtё Frontit, kёtu do tё bёhet spastrimi i frontit, kёshtu do tё jemi mё nё kontakt me masat. Aty do tё jepet vija jonё".

57 Po aty. "Mobilizimi i organizatёs, popullit dhe sidomos gruas nё dhёnie informatash; pёr intelektualёt posaçёrisht".

58 Po aty, fl. 6.

59 Po aty, fl. 6.

60 Po aty, fl. 7.

61 Po aty, fl. 8. "Hovi dhe shikimi i drejtё i çёshtjeve nga organizata shihet nё vrullin qё kanё marrё masat e gjera tek populli nё luftё me armiqtё e rindёrtimit tё vendit. Spastrimi i kriminelёve tё arratisur, masat e ashpra kundrejt tregtarёve dhe spekulatorёve, arrestimet e elementit reaksionar, gjyqi i Tiranёs dhe i Shkodrёs janё pritur mirё dhe kanё shtuar entuziazmin e masave pёr rrugёn tonё. Urrejtja e masave tё gjera tё popullit qё kёrkojnё jetё, tani e dinё se ku drejtohet karshi tregtarit, beut, reaksionarit, kriminelit klerit katolik etj".

62 Po aty.

63 Po aty, fl. 9.

64 Po aty, fl. 11.

9

por studentët65, që në fakt ishin nxënës të gjimnazeve dhe liceistë. Ishte i dukshëm fakti se edhe ndërmjet radhëve të rinisë, elementi që binte më shumë në sy si jo komunist ishte elementi katolik edhe pse mund të ishte anëtar i organizatës së rinisë.66

Megjithë goditjet, diskriminimin dhe propagandën masive, përsëri informacioni njoftonte se Fronti si organizatë nuk ndihej dhe as një njihej në masë në qytetin e Tiranës.67 Të aktivizuarit në punën për përhapjen e ideve komuniste dhe përkrahjen pa rezerva të vijës së PKSH-së ishin shtresat më të varfra të qytetit ku pjesën më të madhe e përbënin punëtorët e krahut (jo ata të kualifikuar), rinia studentore (gjimnaziste) si dhe gratë e shtresave më të varfra.68 Përsa i përkiste grupeve kundërshtare, raporti theksonte se reaksioni në Tiranë ishte më i inkurajuar pasi ishin në kontakt më të afërt me anglezët që jetonin në këtë qytet. Grupet anti parti dhe rrjedhimisht anti pushtet që ishin identifikuar në këtë kohë në kryeqytet ishin tregtarët e mëdhenj, bejlerët, intelektualët reaksionarë, nëpunësit e vjetër jashtë kuadrit të pushtetit, disa studentë (gjimnazistë) dhe kleri katolik.69 Edhe pse ishin identifikuar si kundërshtarë, përsëri ky raport theksonte se përpjekjet e tyre në propagandë dhe për të sabotuar pushtetin e PKSH-së ishin totalisht të paorganizuara dhe konfuze në aktivitetin e tyre. 70 Kleri katolik i Tiranës konsiderohej më i rafinuar dhe më aktivi.71 Reaksioni sipas raportit mbështetjen e kërkonte tek të arratisurit që nga pushteti konsideroheshin kriminelë, në familjet e të burgosurve dhe të vrarëve, tek të pakënaqurit nga reformat dhe në qëndrimin pasiv të pjesës më të konsiderueshme të popullit të Tiranës.72 Intelektualët përveç atyre reaksionarë quheshin mikroborgjezë të cilët nuk ecnin me hapin e pushtetit ndaj dhe konsideroheshin të papranueshëm pasi tek ata reaksioni ushtronte ndikimin e tij dhe ktheheshin në të pakënaqur.73 Raporti kërkonte që lufta kundër armiqve të rindërtimit në Tiranë duhej të bëhej më e ashpër ndaj elementit sabotator, propagandës armike dhe spekulimit.

65 Po aty.

66 Po aty, fl. 12. "Elementi reaksionar nё radhёt e rinisё parqitet i fortё nё lice, ku dhe organizata jonё e rinisё e drejtuar nga Çesk Rroku i cili bёn konçesione, ka luftuar nё terrenin e tyre si p.sh, u muar mё shumё me komentimin e fjalimit tё Çёrçillit sesa me punimin e fjalimit tё Stalinit, lufton me parullat e tyre dhe nuk bёn punё tё frytshme sa duhet".

67 Po aty, fl. 13.

68 Po aty, fl 14. 69 Po aty. 70 Po aty.

71 Po aty. 72 Po aty.

73 Po aty, fl. 15. "Njё pjesё tё madhe intelektualё, mikroborgjezё dhe njё pjesё tё konsiderueshme tё nёpunёsve tё shtetit i ka mbuluar pasiviteti. Ata s'hedhin hapat bashkё me Partinё dhe popullin revolucionar, kёshtu qё bishtra bishtra mbeten e bёhen tё pakёnaqur. Kёta i hutojnё parullat e reaksionit, por edhe nё sigurinё e tyre nuk qёndrojnё. Forca e pushtetit tonё dhe karakteri revolucionar i reformave shihet edhe nga kjo pjesё. Aktivizimi i kёtyre njerёzve do t'i shkёputё edhe njё mbёshtetje reaksionit".

10

Në fshatrat e Tiranës kjo luftë në këtë kohë sipas raportit nuk kishte filluar ende.74 Mbështetja tek shtresat e varfra dhe tek punëtorët e krahut ishte e vetmja mundësi për të përhapur punën e PKSH-së pasi nëse sipas raportit puna do të mbështetej tek njerëzit e administratës që kishin qenë në poste para çlirimit, përbërja e tyre sociale nuk ishte e mirë dhe nuk ishte një armë e fortë për të inkurajuar dhe mobilizuar masat për të "qëlluar" siç duhej armiqtë.75

Menjëherë pas këtij raporti, në datat 22 dhe 23 shkurt 1946, filloi të vihej në zbatim plani për të aplikuar masat konkrete, por për të qenë i suksesshëm ishte e nevojshme dhe urgjente që vetë pushteti qendror të "ndihmonte" në zbatimin e tij.76 Identifikimi i elementëve anti parti dhe spastrimi i tyre nga radhët e administratës ishte puna e parë për vendosjen e autoritetit komunist në punë.77 Shumë shpejt edhe administrata e qytetit të Tiranës do ta kuptonte çdo të thoshte të punoje për partinë, kur vetëm për muajin shkurt kjo administratë kishte zhvilluar 25000 orë vullnetare.78 Megjithatë, ishte shumë e vështirë sipas raportit edhe për vetë Komitetin Qarkor të operonte në vijimësi të KQ për faktin se brenda kësaj strukture lokale në Tiranë nuk kishte unitet.79 Sektori organizativ për Tiranën ishte një rrëmujë të plotë dhe formularët që ishin aq shumë të nevojshëm nuk ishin mbajtur në rregull. 80 Gjithashtu, sekretari politik për Tiranën, Peço Kagjini njoftonte se lidhjet e dobëta të pushtetit lokal me KQ kishin penguar punën në lokalitet.81

Raportet për Tiranën nga muaji në muaj sa vinin e dendësoheshin dhe në këtë shikohet një përmirësim i forcimit të strukturave lokale të PKSH-së. 82 Tirana, megjithë mbikqyrjen e rreptë nga strukturat e PKSH-së përsëri kërkohej nga qendra që të mbaheshin në kontroll veçanërisht gratë e reaksionarëve të cilat për momentin paraqisnin rrezikshmërinë më të madhe si pasojë e grumbullimeve private që ato kryenin. 83 Shqetësim jo i vogël i strukturave të

74 Po aty.

75 Po aty, fl. 16.

76 Po aty, fl. 16.

77 Po aty, fl. 17. 78 Po aty, fl. 18. 79 Po aty, fl. 19. 80 Po aty.

81 Po aty, fl. 20. Raport i Peço Kagjinit, datё 31 mars 1946.

82 Po aty, fl. 21. Raporti pёr Tiranёn pёr muajin prill dёrguar mё 15 maj 1946 Komitetit Qendror. Pjesё nga raporti: "Ky mobilizim i gjerё nё punё e manifestime qё u organizua poshtё nё bazё bёri njё farё diferencimi nё radhёt e masave pasive tё cilat ca nga vrulli i masave dhe ca nga se e humbёn ekuilibrin nё njё situatё tё tillё muarnё pjesё me shtresat e tjera revolucionare. Nё kёtё situatё tё tillё reaksioni qё ju kemi folur nё raportin e Marsit duke mos pasur si duhet masё pёr t'u fshehur, pasivёt, dhe i goditur rёndё nga masat e pushtetit tonё ёshtё trembur dhe heshturazi kёrkon tё veprojё".

83 Po aty, fl. 22.

11

Komitetit Qarkor të PKSH-së për Tiranën mbetej anëtarësimi i pakët (për të mos thënë aspak) i rinisë kryeqytetase veçanërisht indiferenca e rinisë gjimnaziste. Rinia reaksionare siç shprehej në këtë raport ishte edhe forca më e gjallë e reaksionit dhe nga rinia e pjesës tjetër të popullit nuk kishte patur anëtarë partie në këtë kohë.84 Edhe për muajin maj 1946, raporti për Tiranën nuk ishte i kënaqshëm madje në manifestimin e madh të 1 Majit që ishte edhe i pari i këtij lloji dhe që do të bëhej traditë, nuk kishte entuziazëm, populli i Tiranës nuk kishte kënduar këngë revolucionare e patriotike dhe mobilizimi i njerëzve për të parakaluar ishte bërë me forcë.85 Kjo lloj politike që deri tani nuk po jepte frytet e duhura për Tiranën sipas raportit pasardhës për muajt qershor dhe korrik justifikohej se në radhët e komunistëve të kryeqytetit nuk ishte anëtarësuar elementi më i zgjedhur i klasës punëtore dhe si rrjedhojë ishte krijuar konfuzion dhe paqartësi në përmbushjen e detyrave.86 Në fakt, analiza për këto fakte që paraqitëm deri këtu lidhur me situatën politike në bazën e PKSH-së për Tiranën, është e thjeshtë. Nuk mund të realizohej një politikë avangardë e përparuar që të bindte demokratikisht të gjitha shtresat e kryeqytetit duke u mbështetur tek personat më analfabetë, më injorantë që asnjë herë nuk kishin patur prestigj në shoqëri për të krijuar besim. PKSH-ja për Tiranën kërkonte të mbushet radhët e saj me "elementë të shëndoshë"87, por ky element nuk gëzonte asnjë fije simpatie në shtresat e kryeqytetit. Po ashtu, rinia komuniste në kryeqytet ishte thuajse inekzistente në punën e saj dhe kjo vërehej tek puna e dobët që ishte bërë për të futur në kurset e partisë elementin e ri.88 Dikasteret ishin një tjetër hallkë e dobët e punës kontrolluese të organizatës së partisë. Madje, raporti shkoi deri aty sa e quante punën në dikastere të shpartalluar si pasojë e konfuzionit dhe gjithnjë në pritje të një riorganizimi.89 Kjo dobësi vërehej tek fakti se partia nuk kishte treguar zotësi në caktimin e kuadrit për të drejtuar këto organizata. 90 Tjetër dobësi e madhe ishte edhe mospjesëmarrja e gruas kryeqytetase në forumet e partisë dhe për t'u

84 Po aty, fl. 24. "Tё rinjtё reaksionarё, qё ndodhen sidomos nё radhёt e studentёve gjatё garave kanё marrё pjesё dhe kanё dashur t'i humbasin syrit t'organizatёs sonё; ç’ёshtё edhe mё keq se dhe organizata jonё e ka lёnё pas dore gjatё kёsaj kohe luftёn karshi kёtyre elementёve qё nё tё vёrtetё paraqiten si forca mё e gjallё e reaksionit. Rinia nuk ka ditur tё shtojё radhёt e saj dhe meqё merret me revizionimin e ka pakёsuar fare rekrutimin kurse nё sistemin e punёs me garё ne me tё vёrtetё kemi terren tё pёrshtatshёm pёr tё ushqyer organizatёn e Partisё dhe tё rinisё. Gjithashtu rinia nuk i ka dhёnё anёtarё Partisё".

85 Po aty, fl. 27. Raporti pёr Tiranёn pёr muajin maj dёrguar Komitetit Qendror mё 19 qershor 1946.

86 Po aty, fl. 31.

87 Po aty, fl. 32.

88 Po aty.

89 Po aty. "Komiteti i Dikastereve i shpartalluar siç ёshtё s'ka qenё nё gjendje tё na bjerё asnjё problem tё organizatёs sё vet dhe as vetё s'ka njohur pse s'ka jetuar me organizatёn. Arsyet: pse janё pak, tё ngatёrruar me punёn e tyre dhe gjithnjё nё pritje tё njё riorganizimi".

90 Po aty, fl. 33.

12

anëtarësuar as që bëhej fjalë. Vetë raporti pranon se gratë komuniste të caktuara për të punuar për anëtarësimin e grave të kryeqytetit "janë çdo gjë, por jo udhëheqëse".91 Organizata e PKSH për Tiranën mundohej të ushqente masat me teori marksiste, por vetë konferencierëve u mungonin bazat e marksizmit.92 Mësimet e Marksit kjo organizatë bënte çmos t'i mësonte duke organizuar edhe kurse nate dhe përsëri rezultatet nuk ishin ato që priteshin edhe pse në raport shkruhej se vullneti për të mësuar nuk mungonte.93

Ishte e dukshme se populli i Tiranës nuk mund të mobilizohej spontanisht nga anëtarët lokalë të partisë, por vetëm duke përdorur urdhrin e detyrimit për marshime e mobilizime ku të brohoritej për PKSH-në. Këtë fakt e pranon vetë sekretari organizativ për Tiranën Pirro Kondi, i cili në përfundimet e raportit të tij shkruan se "fakti që me organizatën kemi qenë në gjendje që ta mobilizojnë popullin katër herë rresht për mitingje brenda pak orëve vetëm në një javë, kjo tregon se kemi një forcë të mjaftë për të manovruar masën drejt pikësynimeve tona".94 Sigurisht, pikësynimet PKSH-ja do t’i arrinte me forcë, jo me ekonomi. Gjendja ekonomike në Tiranë në këto dy vite të para të instalimit të regjimit komunist nuk paraqitej e mirë. Vetë raporti pranonte se në dyqanet e shtetit nuk kishte mallra të mjaftueshme për t'u blerë nga popullsia në mënyrë që të përmbushte nevojat e saj.95 Këto mungesa kishin bërë që të rriteshin kërkesat dhe popullata për blerje i kishte kthyer sytë tek ish tregtarët privatë dhe këta të fundit nga frika se mos iu sekuestrohej edhe ai pak mall që iu kishte mbetur kishin nxituar të shisnin duke përhapur edhe parulla në mënyrë që populli të blinte tek ata.96 Dyqanet e shtetit (që në fakt ishin dyqane të sekuestruara ndaj privatëve) nuk plotësonin kërkesat e blerësve deri në masën 80%.97 Kur ishte Tirana si kryeqytet në këtë gjendje, është e lehtë të imagjinohet si ishte pjesa tjetër e vendit. Po ashtu, raporti pranonte se tregu privat në Tiranë, aq sa mund të ekzistonte, ishte i disiplinuar në çmime dhe kjo kishte bërë që megjithë urdhëresat nga Ministria e Ekonomisë, dyqanet e shtetit kishin ndikuar fare pak në uljen e çmimeve në tregun privat për faktin që folëm

91 Po aty, fl. 33. "Me gruan jemi mjaft dobёt. Shoqet e caktuara me pёrgjegjёsinё e gruas – qё nga komisioni – janё çdo gjё por jo udhёheqёse. Tё pa partuara, tё bindura etj., por s'janё tё zonjat ta organizojnё mirё punёn dhe shpesh ngjallin konfuzion nё organizatё (si me rastin e zgjedhjeve pёr Kongres)".

92 Po aty, fl. 34.

93 Po aty.

94 Po aty, fl. 35.

95 Po aty, fl. 39. "Nё dyqanin e veshmbathjes mungojnё sidomos artikujt bazё, puplinё pёr kёmishё, basma tё çdo lloji, penj pёr qёndisje dhe penj pёr stofe pёr kostum qefin, fanellatё, pizhama tё gatshme, kostume tё gatshme dhe kёmishё. Nё dyqanet e ushqimeve mungojnё makarona, piper, limontos, miell nestogen, marmellatё, sapun tualeti dhe sapun rues (rroje)".

96 Po aty.

97 Po aty.

13

më lart pasi nuk posedonin të gjithë artikujt që kërkoheshin në treg.98 Ky ishte një tregues mjaft domethënës për të kuptuar se ç'rrugë të gabuar po ndiqte qeveria komuniste shqiptare në përpjekjen e saj për të ngritur ekonominë e vendit. Mungesa e iniciativës, pronës dhe prodhimit privat do t'i shkaktonte Shqipërisë një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm në përmasat e katastrofës për kushtet e vendit. Gjithashtu, ndërprerja e tregtisë private e qarkut Tiranë me qarqet e tjera veçanërisht me Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut do të sillte mungesa të skajshme si dhe rritje të kontrabandës dhe të çmimeve.99 Kooperativat e krijuara, me prodhimet e tyre e kishin të pamundur ta furnizonin Tiranën me sasinë e kërkuar të mallrave ushqimorë të kërkuara.100 Dëmi që i bënte kulturës së punës në Shqipëri qeveria komuniste, do të mbetet edhe në ditët që jetojmë një prej "dhuratave" më të mëdha katastrofike duke rritur në përmasa të skajshme dembelizmin, përfitimin e paligjshëm dhe urrejtjen ndaj punës nё pёrgjithёsi. Nuk mund të ngrihej ekonomia e një kryeqyteti dhe më pas e një vendi të tërë vetëm duke u bazuar në sukseset e goditjes së "armiqve të popullit" duke ndërsyer kundër elementëve kundërshtarë të gjithë popullin me detyrim edhe pse njoftohej se mobilizimi për ndjekjen e kundërshtarëve nga organet e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit nuk kishte qenë i gjerë për qarkun e Tiranës dhe se nga frika qëndrimi i fshatarësisë kishte qenë "pro nesh". 101 Kleri katolik i Tiranës vijohej të konsiderohej si më ndikuesi dhe ai që mbante larg shtresat katolike të kryeqytetit nga PKSH-ja dhe mbante gjallë sipas raportit parullën e prishjes së fesë”.102

Një tjetër problem që vërehej dhe shkaktonte jo pak shqetësime ishte sipas raportit edhe puna e elementi anti-parti i cili kishte filluar të fliste për pakënaqësi me elementë kundërshtarë dhe mbi të gjitha me intelektualë.103 Ata e paraqitnin veten si komunistë, por brenda rretheve të

98 Po aty. "Tregu privat ёshtё disiplinuar nё çmime nga urdhёresat qё kanё dalё nga Seksioni i Ekonomisё. Dyqanet e shtetit kanё influencuar fare pak nё uljen e çmimeve nё tregun privat mbasi dyqanet e shtetit nuk kanё tё gjithё artikujt e nevojshёm dhe nga ana tjetёr tregtari nuk ёshtё i interesuar tё zbresё çmimin meqё kёrkesa ёshtё e shumtё. Nё pёrgjithёsi, me ndrrimin e monedhёs vlefta e mallrave ёshtё zbritur nga 1 me 5 dhe nё kёtё rast si faktor pёr stabilizimin e çmimeve me monedhёn e re kanё qenё katundari qё i shet prodhimet e tij dhe kooperativa qё i ka çmimet tё arsyeshme dhe prodhime tё mjafta".

99 Po aty, fl. 40.

100 Po aty.

101 Po aty, fl. 44.

102 Po aty, fl. 45. "Reaksioni i klerit katolik ka kredi dhe pengon masat katolike. Pёrfiton nga lidhja e ngushtё e kёsaj mase me fenё dhe bёn pёrpjekje pёr ta izoluar nga problemet tona. Kohёn qё do ta haxhonim ne pёr tё edukuar kёto masa ata e shfrytёzojnё nё forma tё ndryshme. Kleri mban gjallё parullёn e prishjes sё fesё".

103 Po aty.

14

ngushtë e distanconin veten nga sllavizmi, e paraqitnin gjendjen e vendit si diktaturё dhe ngrinin parulla kundër Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.104

Ishte e kuptueshme se që të bëjë për vete shtresat në Tiranë nuk duheshin në krye njerëz analfabetë. Me klerin katolik dhe katolikët e Tiranës, ishte e pamundur të ndikoje intelektualisht dhe vetëm forca do të bënte që të paktën kjo shtresë e shoqërisë të rrinte urtё. Mbushjen e radhëve PKSH-ja nuk do të kishte të mundur ta kishte nga shtresa e tregtarëve, intelektualëve dhe katolikëve. Duhej patjetër një strategji e qartë për të përmbushur këtë synim ndaj duheshin të studioheshin mirë njerëzit dhe të luftohej sistematikisht analfabetizmi. 105 Një tjetër pikë e rëndësishme ishte padyshim që të lehtësonte punën e strukturave të PKSH-së ishte padyshim çarmatosja e popullsisë veçanërisht në fshatra dhe të punohej për dorëzimin e të arratisurve.106 Mbledhjet e Frontit me masat duhet të dendësoheshin dhe për lehtësimin e ekonomisë do të lejohej fshatari të shiste prodhimet e tij bujqësore në treg.107 Pengesat që i sillte pushtetit në Tiranë reaksioni duheshin patjetër penguar pasi sipas vetë raportit të dërguar më 11 nëntor 1946 108 , të ndalohej çdo lloj lidhje e mundshme e tyre me qëndrimet anglo-amerikane dhe për faktin se marrëdhëniet e qeverisë komuniste shqiptare ishin acaruar fuqitë perëndimore edhe për shkak të incidentit të Kanalit të Korfuzit.109 Lidhur me këtë incident dhe ngjarje të tjera të rënda që ndodhën në marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me aleatёt e mëdhenj perëndimorë, ndihej dështimi në vend në çdo sferë të jetës dhe këto dështime përpiqeshin të mbuloheshin duke "zbuluar" grupe të rrezikshme sabotatorësh të cilat sipas pushtetit zbatonin urdhrat e anglo-amerikanëve për të dëmtuar Shqipërinë.110

104 Po aty. "Ёshtё pёr t'u theksuar dhe puna e elementit anti parti. Kёta kanё filluar t'i afrohen njёri tjetrit dhe tё mbajnё rreth vetes elementё armiq dhe me ideologji reaksionare sidomos intelektualё. Brenda rrethit tё tyre ata dalin si komunistё por jo si sllav, kёrkojnё ta paraqesin gjendjen diktatoriale dhe pёr Jugosllavinё dhe Bashkimin Sovjetik ngrenё po ato parrulla qё i ngre i gjithё reaksioni. Kjo veprimtari ka qenё dukur nё banjat popullore tё Durrrёsit dhe ndёr ta shquhen Drita Malile, Drita Kosturi, Xhemal Broja ddhe Selfixhe Broja".

105 Po aty, fl. 55.

106 Po aty, fl. 56.

107 Po aty, fl. 56-57.

108 Po aty, fl. 63.

109

Pёr incidentin e Kanalit tё Korfuzit shih gjerёsisht Paskal Milo, Tё vёrtetat e fshehura; incidenti i Kanalit tё Korfuzit, Tiranё: Toena, 2010.

110 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 63-64. "Ajo qё i shtohet veprёs sё armiqve dhe del kjartё gjatё tetorit, ёshtё puna e imperializmit anglo-amerikan i cili me anё tё misioneve tё tij nё vendin tonё dhe tё Fulltzit me shokё ka rekrutuar spiunё e sabotatorё kundra pushtetit popullor. Masat e popullit s'kanё qenё hiç nё dijeni tё tentativave tё tilla tё imperializmit, qё kёshtu urrejtjen dhe luftёn politike ta lidhnin me vigjilencёn dhe luftёn nё praktikё kundёr veglave dhe veprёs sё imperializmit. Dhe vetё organizata e Partisё nuk ka qenё e mobilizuar si para njё problem tё madh dhe jetёsor dhe as ka njohur format e punёs sё reaksionit tё jashtёm nё bashkёpunim me reaksionin e brendshёm, kёshtu qё mbas zbulimeve dhe masave qё mori pushteti ata u ndodhёn pёrpara njё fakti tё panjohur,

15

Pushteti komunist i instaluar nё vend merrte masa drastike lidhur me ata njerёz dhe familjet e tyre qё goditeshin politikisht dhe ekonomikisht nё kryeqytet. Pёr kёtё arsye, kryeministria lёshonte herё pas here qarkore tё posaçme lidhur me kёtё çёshtje si ajo e 7 nёntorit 1946, ku urdhёronte çdo prefekturё qё tё mos merrte nё shёrbim elementё qё ishin dёbuar jashtё Tiranёs dhe qё ishin internuar nё qytetet e tjera.111 Gjithashtu, qeveria kishte pёrgatitur lista tё plota tё familjeve qё do tё largoheshin nga Tirana. Vetёm pёr gjysmёn e dytё tё vitit 1946 numri i familjeve qё jetonin nё Tiranё dhe qё do tё dёboheshin nga kryeqyteti ishte 73 dhe personat pjesёtarё tё kёtyre familjeve qё u internuan ishin 291 vetё. 112 Ky ishte njё deportim masiv i pёrmasave tё jashtёzakonshme.

Fundi i vitit 1946 dhe saktësisht sipas raportit të datës 14 dhjetor të vetë organizatës së partisë për Tiranën pranohej se gjendja ekonomike e vendit kishte ardhur duke u vështirësuar dhe se tregu kishte patur mungesa të thuajse të të gjitha produkteve ushqimore.113 Gjithashtu çmimet kishin pësuar rritje të mëtejshme si pasojë e mungesave të mallrave dhe të prishjes së zinxhirit të furnizimeve. Aparati i shpërndarjes kishte mungesa të theksuara të rregullit dhe vështirësi të madhe në kryerjen e punës për furnizimin e popullatës me artikujt më të domosdoshëm ushqimorë dhe jo vetëm.114 Rritja e kontrabandës dhe matrapazllëkut kishte çuar në ndërhyrjen e policisë, por ekonomia përsëri nuk ishte stabilizuar dhe raporti etiketonte Mahmut Sollakun i cili nuk konsiderohej një kuadër i fortë sidomos për një qytet si Tirana që kishte kaq shumë probleme ekonomike.115 Kërkohej në raport përmirësimi i gjendjes ekonomike në Tiranë, por cila do të ishte rruga për përmirësimin e kësaj ekonomie nuk jepej asnjë prognozë. Aplikimi i punës vullnetare në prodhim nuk kishte dhënë efektet e duhura dhe si pasojë e kësaj u hoq puna me orë vullnetare dhe vetë punonjësit duhej të deklaronin se ç'mund të bënin vetë vullnetarisht.116 Ky ishte një tjetër gabim i rëndë ekonomik i cili do ta thellonte edhe më shumë krizën ekonomike ku ndodhej Shqipëria. Edhe pse ishin marrë vendime si psh riorganizimi i sektorit të financës dhe ishin marrë masa të forta sipas pushtetit ndaj elementëve të padisiplinuar, dembelë madje edhe të pёrpara sabotimit tё organizuar qё bёnte spiunazhi i huaj. Gjer tani vigjilenca e masave punonjёse dhe anёtarёve tё Partisё ka qenё shumё e vogёl".

111 AQSH, F. 490/Kёshilli i Ministrave [mё tej: KM], V. 1946, D. 508, fl. 2. Qarkore dhe korrespondencё e kryeministrisё me institucione, organizata e persona mbi mosmarrjen nё shёrbim tё tyre tё personave qё dёboheshin nga Tirana si dhe njё listё e familjeve me qёndrim tё keq moral dhe politik.

112 Po aty, fl. 3-4.

113 AQSH, F. 14/Str, V. 1946, D. 60, fl. 80.

114 Po aty.

115 Po aty.

116 Po aty, fl. 82.

16

sëmurë, përsëri situata paraqitej katastrofike. 117 Efektet e vendimeve të 13 janarit 1945, siç shikohet nuk kishin vonuar të jepnin efektet e tyre shkatërruese në jetën dhe ekonominë e vendit ku padyshim edhe Tirana si kryeqytet nuk paraqitej më mirë.

Pёrpjekjet e Sigurimit pёr tё eliminuar grupet e rezistencёs tё arratisur nё zonёn e Tiranёs pёr vitin 1949

Mё 19 shkurt 1949, ministri i Punёve të Brendshme Mehmet Shehu, urdhёroi operacion tё gjerё nё zonёn e Tiranёs pёr eleminimin e tё gjithё elementit tё arratisur nё kёtё rreth.118 Impresionues ёshtё fakti se Sigurimi pёr vitin 1949 kishte lista tepёr tё sakta me bazё alfabeti tё tё gjithё individёve tё arratisur nё shkallё vendi. 119 Viti 1949 ishte njё vit i suksesshёm pёr Sigurimin dhe pushtetin komunist nё Shqipёri nё betejёn pёr tё eleminuar çdo rrezik tё mundshёm nga grupet e armatosura brenda vendit. Urdhrat qё vinin si nga ministri Shehu ashtu edhe nga zёvendёsministri i Punёve të Brendshme [Kadri] Hazbiu ishin tё prera: divizionet qё do tё dislokoheshin nё zonat ku kishte akivitet tё elementit tё arratisur brenda vendit kishin urdhёr t'i asgjёsonin tё gjithё, mundёsisht nё fshehtёsi. 120 Tepёr tё rrepta ishin dёnimet pёr ata qё kapeshin gjallё apo dorёzoheshin dhe edhe mё tё rёnda ishin dёnimet (thuajse tё gjitha me vdekje) pёr bashkёpunёtorёt e Sigurimit qё dekonspironin aksionet kundёr elementit tё arratisur. 121 Gjuha e pёrdorur nё kёtё rast nga ministri Shehu pёr ekzekutimet e bashkёpunёtorёve ishte "plehra tё shoqёrisё".122

Pёrsa i pёrkiste Tiranёs, numri i tё arratisurve ishte 25 vetё, i organizuar ishte vetёm njё grup nё i drejtuar nga Sul Selimi ndёrsa 19 tё tjeratё qёndronin mё vete.123 Me urdhёr tё Shehu urdhёroi operacion tё gjerё nё zonёn e Tiranёs pёr eleminimin e tё gjithё elementit tё arratisur nё

117 Po aty, fl. 85. 118 Po aty, fl. 4. 119

Arkivi I Ministrisё sё Punёve tё Brendshme/Atoriteti pёr Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit tё Shtetit [mё tej: AMPB/AIDSSH], Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 12, fl. 1-16. Indeks i tё arratisurve pёr tё gjitha rrethet.

120

AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 41, fl. 1, 4. Urdhёr Shkresё radiogram mbi dislokim forcash tё Divizionit tё Mbrojtjes sё Popullit pёr asgjёsimin e bandave tё armatosura.

121

AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit, V. 1949, D. 42, fl. 1. Mbi dёnimin me vdekje tё disa bashkёpunёtorёve tradhtarё nga gjykata speciale.

122 Po aty.

123

AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tё Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 9, fl. 1. Raport vjetor mbi gjendjen e bandave tё armatosura nё Shqipёri gjatё vitit 1949.

17

kёtё rreth.124 Personi qё duhej patjetёr tё eleminohej dhe qё vepronte mё shumё ishte ai i Sul Selimёs.125 Operacioni duhej tё ishte nё shkallё tё gjerё dhe dokumentacioni i hulumtuar na jep detaje tё hollёsishme sa anёtarё kishte ky grup si dhe zonat ku operonin pjesёtarёt e kёtij grupi anti komunist.126

124 AMPB/AIDSSH, Drejtoria e Sigurimit tw Shtetit/Seksioni i Bandave, V. 1949, D. 10, fl. 4. Urdhёr operacional i Ministrit tё Punёve tё Brendshme Mehmet Shehu mbi veprimet e forcave tё ndjekjes kundёr bandave nё rrethin e Tiranёs.

125 Po aty, fl. 5.

126 Po aty, fl. 6-8.

18

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.