Publikimi i këtij Udhëzuesi, i pari i këtij lloji në Shqipëri, u bë i mundur përmes financimit të BE dhe Zvicrës të projektit të zbatuar nga ICMP dhe Autoriteti për Informacionin mbi Dosjet
e Sigurimit të Shtetit (Autoriteti) “Rritja e ndërgjegjësimit publik për drejtësinë tranzicionale dhe pajtuese: Adresimi i çështjes së personave të zhdukur nga periudha komuniste.” Projekti synon të
rrisë ndërgjegjësimin në shoqërinë shqiptare për krimet komuniste dhe pasojat e tyre të rënda për popullin shqiptar. Për këtë qëllim, vendet specifike të kujtesës, siç janë burgjet dhe kampet
e internimit, ku të burgosurit shpesh ishin të mbyllur vetëm për shkak të lidhjeve familjare ose miqësore, duhet të bëhen të dukshme për shoqërinë shqiptare. Vendet ku objektet ofrojnë
prova të prekshme të një të kaluare të errët, si dhe mjediset ku mijëra individë humbën jetën, duhet të jenë subjekt i përkujtimit të duhur.