Arben Muka
www.corbis.com
Foto: Agim Rama (ZP)
Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias
ISBN 978-9928-04-056-5
Çmimi: 700 lekë 5 Euro
SUPERMARKET 9 789928 41050 4
®
Arben Muka
Ja si dua të informohem! Deutsche Welle në shqip, një zë europian në dy dekada, 1992 -2012
So will ich informiert werden! Deutsche Welle-Albanisch, eine europäische Stimme für zwei Jahrzehnte, 1992 -2012
Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias
Tiranë, 2012
Botues:
Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias
Rr. Gjin Bue Shpata, No.8, Tiranë, Albania Tel./fax: ++ 355 4 2229800 E-mail: info@institutemedia.org www.institutemedia.org
Redaktimi: Ederina Demo Përkthimi në gjermanisht: Ergys Prifti Fondi ilustrativ: ABC Media Center, Tiranë Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë Gent Shkullaku, Light Studio Agency, LSA Faqosja: Bujar Karoshi Print: ISBN: 978-9928-4105-0-4 © Arben Muka Mbështetës të botimit: SUPERMARKET
Tiranë, Mars 2012
®
Ndjekësve të Radios DW në shqip, në audio dhe në internet, që besojnë në median e lirë dhe profesionale An die Zuhörer von DW-Albanisch, in Audio und Internet, die an die freie und professionelle Media glauben
Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402, Tiranë. E-mail: arbenmuka@dr.com Nëse jeni të interesuar për kopje të këtij libri mund t’i gjeni në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë, ose në libraritë kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Por mund të shkruani edhe në adresën e mësipërme të e-mail-it ose porositni direkt me sms: 00355 69 36 32 767 Më shumë info: www.arbenmuka.wordpress.com 4
Prof. dr. Bamir Topi
President i Republikës së Shqipërisë / Präsident der Republik Albanien Fakti që Radio DW në shqip ka 20 vite aktivitet, do të thotë që ajo është bashkëudhëtare e demokracisë në Shqipëri, do të thotë që ajo u fut në Shqipëri në momentin kur u bë e mundur që të liberalizohej edhe tregu i medias. DW në shqip ka një specifikë të veçantë, se ajo promovon marrëdhëniet dhe potencialin e madh që ekziston për të zhvilluar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Është një radio që dëgjohet shumë, pavarësisht se sot është koha e televizionit, por i mbetem mendimit se radio ka vlerën e vet të jashtëzakonshme. Herë pas here unë sintonizohem në valët e DW-së, apo e ndjek nëpërmjet internetit. Gjej rastin që të jap një përgëzim për profesionalizmin që demonstron ky stacion në mbulimin e ngjarjeve, për ekuilibrin e treguar, për neutralitetin në çështjet e diskutimit të politikës. Ndaj dhe i uroj të gjithë stafit të saj urime dhe suksese për këtë përvjetor.
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës / Präsidentin der Republik Kosovo Radio DW në shqip është një radio që dëgjohet, çmohet dhe respektohet për informim të saktë, të drejtë dhe të shpejtë. Nëpërmjet emisioneve të Radios DW hapen çështje dhe problematika që zgjojnë interes, ndërsa qasja profesionale ndihmon në kuptimin dhe në zgjidhjen e tyre. Radio DW në shqip është burim i pashmangshëm i informimit në shtëpitë tona.
Teuta Arifi
Zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë / Vize-Premier der Republik Mazedonien Radio DW njihet si një ndër transmetuesit ndërkombëtarë më të mëdhenj dhe më me ndikim në mbarë botën. Për shqiptarët e Maqedonisë, edicionet e Radio DW– së në shqip në vazhdimësi kanë luajtur dhe luajnë një rol mjaft të rëndësishëm; e gjithë kjo falë përmbajtjes së pasur të informatave, profesionalizmit, objektivitetit dhe dialogut ndërkulturor që kjo radio promovon. Veçanërisht përmend rolin që ka pasur DW gjatë periudhave të krizave në rajon, periudha tepër sfiduese për shqiptarët si komb me përgjegjësi rajonale. Gjatë periudhës së luftës së Kosovës dhe më pas gjatë kohës së kryengritjes shqiptare në Maqedoni gjatë vitit 2001, DW ishte një ndër burimet kryesore të informimit, me rëndësi të veçantë, një burim 5
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
informimi i besueshmërisë së lartë. Kjo besueshmëri tek dëgjuesit ishte rezultat i drejtpërdrejtë i profesionalizmit të lartë medial që krijonte hapësirë për më shumë burime informimi sado të ndryshme nga njëri-tjetri tingëllonin atëherë. Raporti im me DW-në do të mbetet gjithnjë i veçantë, si radio ndërkombëtare korrespodente e së cilës isha plot 8 vite, deri në vendimin tim për t’u angazhuar politikisht. Standardet e larta profesionale që përsosa gjatë atyre viteve janë sot një inspirim më shumë për mua për t’u angazhuar për një shoqëri demokratike dhe europiane, ku liria e mediave përbën themelin e demokracisë së mirëfilltë.
Kanë deklaruar: (*) Carola Müller-Holtkemper: DW në gjuhën shqipe me programet në radio dhe në internet jep një kontribut të domosdoshëm dhe mjaft të nevojshëm në informimin rreth Gjermanisë dhe Europës, si dhe për ndërtimin e një ure të miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Shkëlzen Maliqi: DW përballonte jo vetëm aktualitetin e ngjarjeve në terren, si dhe reagimin e kancelarive perëndimore për gjendjen, por përgatiste dhe analiza dhe vështrime nga qarqet politike e diplomatike, komente të medias më kryesore gjermane e europiane etj. Remzi Lani: Numri i madh i intervistave, artikujve, analizave dhe informacioneve të ndryshëm të përgatitur nga
DW dhe që kanë zënë vend në shtypin kryesor të Shqipërisë, është një tregues i kualitetit dhe besueshmërisë që radio ka në tregun mediatik.
Xhelal Neziri: Gazetarët kuptohet që nuk janë si robotë. Edhe ata kanë ndjenjat dhe preferencat e tyre, por këto
nuk mund të interferojnë në punën e tyre për të informuar. Ky është një dallim mes DW dhe një pjese të mirë të medias në Maqedoni.
Mero Baze: Përdorimi nga DW në shqip por dhe nga radiot e tjera të huaja i një rrjeti korrespondentësh dhe bashkëpunëtorësh në qendra të ndryshme rajonale dhe europiane, i kanë mbajtur ato të pakonkurrueshme, jo vetëm për cilësinë, por dhe zonën e gjerë të mbulimit të ngjarjeve. Adi Krasta: E kam të fiksuar si një stacion radiofonik, i cili më jep një element, që për hir të së vërtetës, nuk e kam hasur në ndonjë media tjetër: finesa, kujdesi, vetëpërmbajtja dhe eleganca. Blendi Fevziu: Unë kam qenë dhe jam shumë i interesuar nga web-i i DW-së për komentet dhe analizat, të cilat
nuk mund të jenë të lidhura me domosdo me Shqipërinë dhe rajonin, por dhe në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Janë këndvështrime interesante që i lexoj me shumë vëmendje.
Veton Surroi: Gjithmonë kam besuar se Radio DW në gjuhën shqipe ka pasur dhe ka një rol në afrimin e perspektivës gjermane në të gjithë hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Alfred Peza: Ajo ku nuk ka “lëshuar” DW në shqip është një set standardesh profesionale që e mbajnë të freskët dhe të besueshme për atë që e ndjek audio apo nëpërmjet faqes në internet.
(*) Të plota mendimet janë në kapitullin 8.
6
K
y botim ka në fokus produktin në 20 vite të Radios Deutsche Welle në shqip. Synon që të shikojë në disa aspekte kryesore rolin dhe ndikimin e këtij stacioni gjerman, jo vetëm në informimin e publikut me standarde të qëndrueshme gazetareske, por dhe në përcjelljen e frymës europiane tek shqiptarët kudo jetojnë, në promovimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, në realizmin sistematik të projekteve konkrete për kualifikimin në të gjitha nivelet të kolegëve nga redaksitë lokale etj. DW në gjuhën shqipe që nga mbrëmja premierë e 1 qershorit të vitit 1992 ka qenë dhe vijon të jetë pandërprerje një aktor prominent në tregun mediatik shqipfolës, një burim serioz dhe i besueshëm për aktualitetin dhe perspektivën, që nëpërmjet lajmeve, kronikave, intervistave, reportazheve, vox – pop-eve, si dhe të gjitha formateve të informimit, më shumë se gjithçka respekton raportimin e pavarur, tërësor, të vërtetë dhe në mënyrë pluraliste. “Ja si duhet të informohem!” është një kthim prapa në momentet më kulmore të angazhimit të redaksisë dhe rrjetit të korrespondentëve në terren të DW-së në shqip, në rrugën evoluese të formës dhe përmbajtjes së kontributeve në 20 vite, duke sjellë dinamikën e kalimit nga oferta vetëm me transmetimin audio të programeve, në performancën multimediale dhe zgjerimin e shërbimeve on line, si përshtatje me zhvillimet e avancuara teknologjike dhe trendet e reja të preferencave që ka publiku për mënyrat e informimit dhe të argëtimit nëpërmjet internetit. Ky libër, i cili ka për titull një spot identifikues i DW-së në shqip, mbështetet në radhë të parë
I
m Mittelpunkt dieser Publikation steht die Deutsche Welle auf Albanisch. Sie beabsichtigt, einige wichtige Aspekte über die Rolle und den Einfluss dieses deutschen Senders zu behandeln, nicht nur hinsichtlich der Informierung der Bevölkerung mittels nachhaltiger journalistischer Standards, sondern auch im Sinne der Vermittlung des europäischen Geistes an die Albaner, ganz gleich, wo sie sich aufhalten. Sie möchte außerdem mit der Förderung d er Zusammenarbeit zwischen den Ländern in der Region, der systematischen Durchführung von konkreten Projekten für die Fortbildung auf allen Ebenen der Kollegen in der lokalen Redaktion befassen. DW-Albanisch ist seit dem 1. Juni 1992 ununterbrochen ein wichtiger Faktor auf dem albanisch sprachigen MedienMarkt, eine ernsthafte und glaubhafte Quelle für die Aktualität und die Perspektive, die durch Nachrichten, Chroniken, Interviews, Reportagen, Vox-Pop-s sowie durch alle Formate der Informationsvermittlung vor allem die unabhängige, vollständige und pluralistische Informierung respektiert. „So will ich informiert werden!“ ist eine Rückschau auf die brisantesten Momente der Tätigkeit der Redaktion und des Netzes der Feld-Korrespondenten von DW (Albanisch), in den Entwicklungsweg der Form und des Inhaltes der Beiträge der letzten 20 Jahren. Dies wird durch den Übergang vom reinen nur auf audio-Übertragung der Programme in die in die multimediale Performanz und in die Erweiterung der online-Leistungen ermöglicht, als eine Anpassung mit den fortgeschrittenen technologischen Entwicklungen und neuen Trends der Präferenzen des Publikums bezüglich der neuen Informierungs- und Unterhaltungsmöglichkeiten via Internet. Dieses Buch, dessen Titel von einer Identifikationsspot der DW-Albanisch entlehnt wurde, untersucht in erster Linie den 7
Arben Muka në përmbajtjen e programeve në vite, që nga “koha e shiritave” dhe deri në aplikimet e sotme digjitale; duke ecur në gjurmët e ngjarjeve më të rëndësishme; duke u orientuar nga kronika, vlerësime, perceptime e qëndrime publike të bëra ndër vite; duke nxjerrë nga sirtarët ato lloj dokumentesh të shkruara dhe pamore, që në kësi rastesh të nderojnë; duke “kërkuar ndihmë” nga kujtesa e vetë ndjekësve të transmetimeve, nga ata që mbajnë mend dhe emisionin e parë, apo nga ata që e njohin së fundi vetëm virtualisht, njerëz të zakonshëm, personalitete të njohur dhe të panjohur të jetës publike, në mosha, profesione, përkatësi gjinie e besimi nga më të larmishmet, të cilët, paçka pozicioneve të ndryshme në shoqëri, vijnë me të përbashkëtën e besimit dhe sigurisë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për radion e tyre të preferuar. Mendimet që ata shprehin për raportin personal me DW në shqip, ngjajnë në njëfarë mënyre me bashkëautorësinë për realizimin e portretit të një programi 20 vjeçar, që në fakt nuk ka bërë në asnjë rast, asnjë shmangie e asnjë kompromis tjetër përveç objektivit që t’u dedikohet deri në detaj vetëm atyre: dëgjuesve, shikuesve, klikuesve. “Ja si duhet të informohem!” është një përpjekje që të prezantojë ngjarje që kanë ndodhur me të vërtetë, kontribute konkrete që janë kryer, por dhe të ngacmojë në memorien e lexuesit fakte dhe ndodhi që i pasurojnë më shumë marrëdhëniet e tij ndërpersonale me DW në shqip; të nxisë hulumtime dhe rrëfime të tjera, që plotësojnë në mënyrë konkurruese historinë deri tani 20 vjeçare të një mediumi që i shërben shqiptarëve në çdo cep të globit.
Ja si dua të informohem!
Inhalt der Programme in den Jahren „der Zeit der Bänder“ bis in die heutige digitale Applikation; es möchte den Spuren wichtiger Ereignisse folgen, die auf Chroniken, Bewertungen, Perzeptionen und Haltungen basieren, die im Laufe der Jahre öffentlich gemacht worden sind. Nicht zuletzt soll dieser Kenntnisstand um das Gedächtnis und Erfahrungen der Zuhörer erweitert werden, die bislang verborgen geblieben sind. Deren visuelle und schriftlichen Dokumente sowie ihre Erinnerungen und Gedanken, beispielsweise an die erste Sendung, sollen dafür herangezogen werden, wobei neben ganz gewöhnlichen, berühmten und nicht berühmten Persönlichkeiten, die Hörer des Radiosenders DW-Albanisch unabhängig von Alter, Geschlecht, religiöser Zugehörigkeit und sozialem Status zu Wort kommen sollen. Ihre zum Ausdruck gebrachten Meinungen und ihr damit bekundetes persönliches Verhältnis zur DW-Albanisch sind es, die zum Gelingen (oder besser: zur Fertigstellung) des vorliegenden Portraits eines 20jährigen Programmes, das im Wesentlichen nie Abweichungen oder Kompromissen unterlag, beitragen werden und denen damit eine gewisse Co-Autorschaft gebührt. Sie, die Zuhörer, Zuschauer und Internetbesucher, sind es, denen sich das vorliegende Buch im Detail widmen möchte. „So will ich informiert werden!“ ist Buch, das Ereignisse und Beiträge, die stattgefunden haben, vorstellen möchte. Zugleich soll es jedoch Anregung sein, Erinnerungen an Ereignisse und persönliche Erfahrungen im Gedächtnis der Leser zu wecken, die ihre ganz persönliche Beziehung zur DWAlbanisch weiter bereichern werden. Ebenso versteht sich dieses Buch als anstoßgebender Impuls für weitergehende Aussagen und wissenschaftliche Untersuchungen, welche die bislang 20jährige Geschichte des Mediums weiterhin ergänzen können. Denn die Deutsche Welle Albanisch ist ein Medium, das allen Albanern auf der ganzen Welt dient.
8
Përmbajtja
Inhaltsverzeichnis
Hyrje .......................................................................................11
Einführung ...........................................................................11
1. Një zë nga zemra e Europës ..........................................14
1. Eine Stimme aus dem Herzen Europas ......................14
1.1 1.2 1.3 1.4 1.5
1.1 1.2 1.3 1.4 1.5
Pas viteve të izolimit, shumë i vështirë institucionalizimi i medias së lirë ............................14 Fillimet e programit të DW-së në shqip ..................17 Tërheqja e vëmendjes së opinionit shqipfolës .........19 Nga mbulimi i krizave dhe konflikteve në perspektivën e integrimit europian .......................22 Ekipi në redaksi dhe korrespondentët në terren ...................................................................27
2. Ndarja e eksperiencës me kolegët ...............................31 2.1 2.2 2.3 2.4
2. Der Erfahrungsaustausch mit den Kollegen .............31
Konceptet bazë të gazetarisë radiofonike ................32 Trajnim me produkt konkret ...................................34 Media profesionale e pavarur – rruga drejt Europës .............................................................36 “Fabrikë idesh” në nivel global ................................37
2.1 2.2 2.3 2.4
3. Nxitja e frymës për bashkëpunimin rajonal ............39 3.1 3.2
Sehr schwierige Institutionalisierung der freien Medien nach den Jahren der Isolation .........14 Die Anfänge des DW-Programms auf Albanisch ....17 Die Aufmerksamkeit der albanisch sprechenden Bevölkerung ziehen ............................19 Von der Übertragung der Krisen und Konflikten in die Perspektive der europäischen Integration ..........................................22 Das Redaktionsteam und die Feld-Korrespondenten ..............................................27
Grundkonzepte des Rundfunkjournalismus .............32 Ausbildung mit konkreten Ergebnissen ....................34 Die unabhängigen professionellen Medien – der Weg nach Europa ..............................................36 “Ideen-Fabrik” auf globaler Ebene ............................37
3. Anregung des Willens für eine regionalen Zusammenarbeit .............................................................39
Pakti i Stabilitetit, si një alternativë e qëndrueshme integruese .......................................40 Më shumë kontakte dhe shkëmbime eksperiencash ...........................................................42
9
3.1 Der Stabilitätspakt, als eine nachhaltige Integrationsalternative ............................................40 3.2 Mehr Kontakte und Erfahrungsaustausch .............42
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
4. Referencat e mediave shqiptare nga DW ..................45
4. Bezugnahme der albanischen Medien an die DW .....45
4.1 Burim i besueshëm informacioni .............................45 4.2 Monitorimi: çfarë preferojnë nga DW gazetat shqiptare? ....................................................48
4.1 Glaubhafte Informationsquelle ...............................45 4.2 Monitoring: Was bevorzugen die albanischen Zeitungen bei der DW? .........................48
5. Interesimi në rritje për kurset e gjermanishtes .......52
5. Steigendes Interesse für die Deutschkurse ..............52 5.1 5.2
5.1 Përshtatje në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe ....................................52 5.2 Larmi metodash on line ............................................54 6. Mirënjohje për rolin dhe kontributin ........................57
6. Dankbarkeit für die Rolle und den Beitrag ..............57
6.1 Shfrytëzimi i mundësive që jep revolucioni digjital ...................................................59 6.2 DW i ofron ngjarjet nga një këndvështrim tjetër .........................................................................61
6.1 6.2
7.Performanca multimediale si prioritet .......................63 7.1 7.2
Anpassung an die Besonderheiten und pädagogischen Anforderungen der albanischen Sprache ...............................................52 Vielfältigkeit von online-Methoden ..........................54
Ausnutzung der Möglichkeiten, die die digitale Revolution anbietet ....................................59 Die DW stellt die Ereignisse unter einem anderen Gesichtspunkt dar .....................................61
7. Multimediale Performance als Priorität ...................63
Pasqyrimi i ngjarjeve të mëdha në formate të reja ........................................................................64 Intensifikimi i ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive ........................................66
7.1 7.2
Darstellung der wichtigsten Ereignisse mit neuen Formaten ................................................64 Intensivierung des Angebots durch Internet und TV-Sendungen ....................................66
8. Opinione ...........................................................................70
8. Stellungnahmen ..............................................................70
9. Programe të tjera në gjuhën shqipe ...........................154
9. Weitere Programme auf Albanisch ............................154
9.1 Radio BBC ...............................................................155 9.2 Radio Zëri i Amerikës ............................................156 9.3 Radio Vatikani ........................................................157 9.4 Programi Jehona e Shqipes ...................................159 9.5 Radio France International ..................................160 9.6 Radio Suedia në Shqip ...........................................162 9.7 Radio Alba ...............................................................163 9.8 Zëri i komunitetit shqiptar në Florida ..................165 9.9 Radio Free Europe ..................................................166 9.10 Radio Emigranti .....................................................168
9.1 Radio BBC ...............................................................155 9.2 Radio Voice of America ..........................................156 9.3 Radio Vatikan .........................................................157 9.4 Das Programm Jehona e Shqipes ...........................159 9.5 Radio France International ...................................160 9.6 Radio Sweden auf Albanisch..................................162 9.7 Radio Alba ..............................................................163 9.8 Stimme der albanischen Gemeinde in Florida.......165 9.9 Radio Free Europe ..................................................166 9.10 Radio Emigranti .....................................................168
Burimet bibliografike & webografi ...............................170
Bibiographie & Webgraphie.............................................170
10
Hyrje
R
dhe të telendisur nga drejtimi i centralizuar në gjithçka dhe për gjithçka, me mentalitetin “e ndërtojmë socializmin me forcat tona”, ku motivimi për të punuar ishte atrofizuar nga barazitizmi, ku angazhimi dhe kontributi i gjithësecilit ishte shndërruar në një aktrim kolektiv “të të bërit sikur punohet.” Sektori mediatik i trashëguar, si një instrument i bindur i politikës dhe ideologjisë, kishte mbetur pa busull, kishte humbur sistemin e orientimit të përditshëm nga kupola e udhëheqjes. Në tregun mediatik shqiptar të asaj periudhe ndodhin dy procese paralel: -nga njëra anë gazetat dhe revistat e kohës, Radiotelevizioni Shqiptar (së bashku me 4 stacionet radiofonike lokale) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, nisën transformimin për t’u përshtatur me realitetin e ri demokratik; -në anën tjetër, në mënyrë të papërmbajtur lindën organe të reja alternative të shtypit, partiake dhe private, të cilat e pluralizuan tregun. Hapja e vendit stakoi dhe shkërmoqi njëherë e mirë “sistemin mbrojtës” ndaj ideologjisë kapitaliste, borgjeze e revizioniste, siç e konsideronte regjimi komunist, një rrjet penguesish dhe zhurmuesish që nuk lejonin transmetimin lirshëm të mediave të huaja elektronike, kryesisht nga fqinjët. Morën fund shpikjet dhe sajesat artizanale për “antisistemin mbrojtës” që mundësonin ndjekjen në fshehtësi të televizioneve të huaja. Disa nga radiot prestigjoze ndërkombëtare rifilluan ose lajmëruan hapjen e programeve në gjuhën shqipe.
adio Deutsche Welle në shqip filloi të transmetojë programet e saj në një kohë kur vendi sa kishte lënë pas periudhën e diktaturës së egër komuniste, kur i ishte dhënë fund izolimit nga bota për gjysmë shekulli. Sistemi i diktaturës së proletariatit, që ëndërronte ndërtimin e socializmit dhe më pas sendërtimin e idesë për një shoqëri komuniste, kishte rënë, sepse u vërtetua të ishte një lajthitje, një fiasko, një eksperiment që iu mori ose iu sterosi jetën shumicës së shqiptarëve dhe që kënaqi e përkëdheli fatin e një pjese në pakicë. Ra pushteti dhe së bashku me të ranë dhe mediat, të cilat ditën dhe natën, pandërprerje, punonin për ta mbajtur regjimin në këmbë. Pas lëvizjes së studentëve në dhjetor 1990, që u shndërrua në një kohë të shkurtër në një lëvizje mbarëpopullore për liri dhe demokraci, u vendos pluralizmi politik dhe Shqipëria mori një kurs tjetër, një orientim përendimor në ndërtimin e një ekonomie të tregut të lirë, në respektimin e të drejtave të njeriut, ku garantohet liria e shprehjes dhe e mendimit, e besimit fetar, përfshirja në politikë dhe një sërë të drejtash themelore të mohuara ose të grabitura nga koha e diktaturës. Që në ditët e para të kthesës demokratike kishte një akord të fuqishëm qytetar në mbështetje të ndryshimeve, dëshirë që shprehej në thirrjet që dëgjoheshin në çdo shesh e rrugë të vendit: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Procesi reformues nuk ka qenë i lehtë për t’u konkretizuar në një vend si Shqipëria e fillimit të viteve ’90, me një ekonomi të gjunjëzuar, me sektorë inefiçentë 11
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Një prej tyre ishte Deutsche Welle, radioja gjermane për botën e jashtme, e cila kishte nisur të transmetonte prej 4 dekadave në rreth 30 gjuhë në të gjithë botën. Nisja nga puna e DW në shqip përkonte jo vetëm me fillimin e proceseve demokratizuese në Shqipëri, por dhe me reaksionin zinxhir të shpërbërjes në ish-Jugosllavi, pra në një moment kur rajoni i Ballkanit gumëzhinte duke marrë vëmendje të shtuar ndërkombëtare. DW si një zë nga zemra e Europës iu prezantua dëgjuesve shqiptarë në gjuhën e tyre me një standard gazetaresk përendimor, që përcillte jo vetëm këndvështrimin gjerman dhe perspektivën globale, por dhe pasqyrimin në mënyrë të pavarur dhe të vërtetë të zhvillimeve të brendshme në rajon. Emisionet informative nisën brenda një kohe të shkurtër të zgjerojnë audiencën dhe kjo jo vetëm nga arsyeja e kuptueshme e etjes që vinte nga izolimi i gjatë dhe të qenit nën trysninë e një media-propagandë të indoktrinuar, por dhe për stilin e veçantë të shkrimit të lajmeve, renditjes dhe prezantimit nga gazetarët në studio, mënyrën e raportimit nga korrespondentët në terren etj. Në këtë libër dy dekadat e aktivitetit të Radios DW në shqip trajtohen të ndara në dy fazat kryesore të rolit dhe kontributit të saj, duke nënvizuar ato specifika të aspekteve të ndërtimit strukturor dhe të multiproduktit që ofronte për ndjekësit e vet. Kryesisht në 10 vitet e para DW në shqip është identifikuar si një stacion radiofonik, ku shërbimi bazë ishte transmetimi i programeve informative disa herë në ditë. Pjesa e aktualitetit freskohej nga njëri edicion në tjetrin në varësi të dinamikës së ngjarjeve, ndërkohë që pjesa e tematizuar mund të përsëritej. Lajme dhe tema nga zhvillimet në Gjermani, Europë e pjesë të tjera të botës, komente nga rajonet problematike dhe në konflikt, raportimet nga korrespondentët e programit në terren, intervistat me figura të njohura të jetës publike, me analistë të pavarur të medias dhe ekspertë – këto përbënin pjesën bosht të audioprogrameve. Në mënyrë të alternuar përgatiteshin dhe rubrika të specializuara për ekonominë, kulturën e sportin duke
mos lënë pas dore dhe kuriozitetet dhe lajmet zbavitëse, sjelljen e mendimeve nga dëgjuesit etj. Në këtë fazë të parë të aktivitetit të DW në shqip përmbushej interesimi i dëgjuesve për mësimin e gjuhës gjermane. Metoda “Deutsch, warum nicht?!”, përveç transmetimit në valët e radios u shoqërua dhe me shpërndarjen e teksteve e kasetave për të gjithë përmbajtjen përkatëse. Transmetimi i programeve arrihej nga dëgjuesit direkt nëpërmjet frekuencave në valët e shkurtra, të mesme dhe FM, nëpërmjet përdorimit të antenave satelitore, ose nga ritransmetimi i plotë a i pjesshëm nga radiot partnere në rajon. Në dekadën e dytë të prezencës së saj në tregun mediatik shqipfolës DW evoluoi në ndërtimin programor dhe aplikimin e teknologjive të reja. Lënda e programit audio pasqyrohej më gjerësisht në faqen on line, e cila në mënyrë graduale mori një rëndësi të dorës së parë. Faqja e internetit www.dw-world.de/albania u konfigurua që në mënyrë sa më praktike vizitori të orientohej në përmbajtjen e larmishme, duke u freskuar disa herë brenda ditës si një hapësirë virtuale atraktive. Dinamizimi i faqes on line solli dhe një rritje të referencave për lëndën e saj nga mediat lokale shqipfolëse në rajon. DW si një operator ndërkombëtar avangard në futjen e teknologjive më të fundit aplikoi me sukses performancat multimediale, si kontribute gazetareske mikse me audio, foto, video, tekst e animacion, duke e bërë produktin më cilësor dhe më të konkurrueshëm. Në javët e fundit të vitit 2011 DW në shqip nëpërmjet web-it nisi të transmetojë një emision javor televiziv 30 minuta, i cili ritransmetohet çdo të enjte në mbrëmje në valët e Radiotelevizionit të Kosovës. Nga 1 korriku i po këtij viti u ndërprenë transmetimet valore në FM për Shqipërinë dhe Kosovën dhe versioni audio i programit mbështetet vetëm nga transmetimi nëpërmjet stacioneve radiofonike partnere në rajon. Mësimi i gjuhës gjermane gjatë kësaj faze ofrohet nëpëmjet internetit me metoda bashkëkohore dhe mjaft të larmishme. 12
Hyrje Në këtë botim pasqyrohet dhe kontributi i Radios DW për trajnimin e kolegëve nga redaksitë shqipfolëse të tjera në rajon. Misioni për të qenë një burim i rëndësishëm informimi për publikun është realizuar paralel dhe me një angazhim konkret, nëpërmjet axhendave trajnuese të shumta, në favor të përmirësimit të standardeve gazetareske për mediat lokale. Kurset e fillimit u fokusuan më shumë tek konceptet bazë të të shkruarit të lajmit për radion, veçoritë nga mediat e tjera, grumbullimi i fakteve dhe verifikimi i tyre etj. Ato kishin si specifikë ndërthurjen e diskutimeve me realizimin e një produkti real, që më pas i nënshtrohej përshtypjeve të lira nga pjesmarrësit në trajnim. Në vitet e fundit aktiviteti kualifikues i DW-së ka përfshirë dhe kolegë nga mediat e shkruara, nga televizionet a shërbimet on line, duke futur në programet trajnuese dhe elemente të menaxhimit, marketingut etj. Në kuadër të një përvjetori të rëndësishëm për Radion DW në shqip – përvjetor që përkon dhe me 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, por dhe 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë - në një kapitull të veçantë është prezantuar një kolazh opinionesh nga ndjekës të
programit në shqip të DW-së. Ata kanë shprehur atë që e mendojnë si specifike nga transmetimet në vite, kanë treguar raportet personale me këtë radio të huaj në versionin audio apo on line etj. Një pjesë e mirë e ka shikuar rolin dhe ndikimin e DW-së në shqip, në një nivel krahasues me atë që ka ofruar dhe ofron media vendore; kjo jo e kuptuar më shumë si një perceptim kritik dhe nihilist ndaj saj, por si një dëshirë e tyre për përmirësimin e parametrave profesionale, që dhe mediat vendore të jenë më të pavarura në linjën editoriale, të distancuara nga interesat klienteliste të politikës ose grupeve të ndryshme të interesit. DW nuk ka qenë dhe nuk është radio e vetme e huaj me program në gjuhën shqipe. Para dhe pas hyrjes së saj në tregun mediatik kanë nisur e rinisur nga aktiviteti dhe stacione të tjera të rëndësishme, si burime informacioni dhe argëtimi për audiencën shqipfolëse. Në një pjesë më vete të këtij punimi është vënë në fokus dhe aktiviteti e ndikimi i tyre në opinion, prezantimi i profilit të programeve me të cilat ato i janë drejtuar ndjekësve të tyre, si të thuash, ajo që ka qenë dhe vijon të jetë karakteristike për to, rubrikat më kryesore dhe më të ndjekura, protagonistët në realizmin e produktit etj.
13
1
Një zë nga zemra e Europës
R
adio Gjermane për Botën e Jashtme, ose Deutsche Welle (Vala Gjermane) ka nisur zyrtarisht transmetimin e saj më 3 maj 1953. Në një fjalim të presidentit të atëhershëm gjerman, Theodor Heuss, përshkruhej synimi kryesor i këtij radiostacioni publik, si një përpjekje konkrete për shtensionimin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe pjesës tjetër të botës, pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Transmetimet e para të DW-së ishin me valë të shkurtra, por hap pas hapi aktiviteti i saj është zgjeruar duke arritur në ngritjen e një rrjeti programesh në rreth 30 gjuhë të ndryshme, me ekipe multinacionale, të cilat bëjnë të mundur produkte në versionin radiofonik, televiziv dhe në internet, me përdorimin e një teknologjie gjithmonë në evoluim. Prej afër 4 dekadave DW ka ofruar dhe vijon të ofrojë kualifikime të të gjitha niveleve për stafet gazetareske dhe menaxherët e medias nga vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet shërbimeve në gjuhë të ndryshme, DW përcjell pikëpamjet gjermane dhe perspektivën ndërkombëtare, nxit dialogun ndërkulturor dhe punon për më shumë mirëkuptim ndërkombëtar dhe tolerancë. “Për Deutsche Welle dialogu ndërkulturor është program, por dhe përditshmëria. Larmi e përjetuar në gjuhë dhe kulturë, para së gjithash pavarësia dhe besueshmëria këto janë karakteristikat tona dalluese.” (1) Në datën 1 qershor 1992 Radio DW filloi zyrtarisht programin shqip, që së bashku me atë boshnjak ishin dy redaksitë më të reja të gjuhëve të huaja, që plotësonin prezencën e radiostacionit në njërin ndër rajonet më
të trazuara të globit. “Deutsche Welle ka filluar me programin e saj në gjuhën shqipe faktikisht vonë, sepse nevojë për programin ka pasur edhe shumë kohë përpara, por ka pasur arsye të ndryshme, të cilat e kanë shtyrë. Këto arsye kanë qenë kryesisht administrative dhe ekonomike.” (2)
1.1 Pas viteve të izolimit, shumë i vështirë institucionalizimi i medias së lirë Situata në Shqipëri në fillim të vitit 1992 ishte mjaft e elektrizuar nga ethet e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, të dytat që mbaheshin pas fillimit të ndryshimeve demokratike, ku PD dhe koalicioni opozitar kishin zgjeruar dukshëm mbështetjen në të gjithë territorin e vendit. Në votimet e 22 marsit të atij viti për herë të parë pas afër gjysmë shekulli sundimi politik të padiskutueshëm, komunistët të cilët e kishin ndërruar emrin e formacionit të tyre politik nga Parti e Punës në Parti Socialiste - e lanë pushtetin, duke arritur të marrin vetëm ¼ e votave të vlefshme. Këto zgjedhje patën një mbulim alternativ mediatik, ku disa nga partitë kryesore kishin gazetat e tyre, ndërkohë që nuk munguan dhe tituj që prezantoheshin si periodikë të pavarur. Por nëse Partia Demokratike e Sali Berishës arriti një fitore spektakolare (rreth 62%) duke siguruar 14
Një zë nga zemra e Europës një shumicë bindëse në parlament, vetëm 4 muaj më vonë demokratët e ndanë thuajse në mënyrë të barabartë rezultatin e zgjedhjeve lokale me Partinë Socialiste të Fatos Nanos, duke e vënë më në ekuilibër
shtypi do të merrte përsipër dy karakteristikat kryesore të tij: informacionin dhe komentet. Por kanë kaluar gati dy muaj dhe asgjë nuk lëviz. Gazetashitësit përpiqen të thërrasin sa më tepër tituj joshës e stoqet shtohen. Në fletët e faqosura pa estetikë vazhdojnë po ato shkrime të gjata pensionistësh, po ato momente foshnjore berberësh e qoftexhinjsh, po ato telegrame presidentësh e qendrash pune e prodhimi.” (3) Autori analizonte dhe tendencën e heshtjes ndaj ngjarjeve të aktualitetit, duke renditur një sërë faktesh e fenomenesh që gjallonin në shoqërinë shqiptare, por që anashkaloheshin nga redaksitë. “Çudia më e madhe ndodh se shtypi po konceptohet si një armë dhe artikujt e gazetave janë shndërruar në heshta që njerëzit i përplasin në duelet personale. Absurditeti arrin kulmin kur gazetarët mprehin armët midis tyre. Bëjnë replika gazetarë të Republikës me të Zërit të Popullit, të RD-së me 24 Orë, të Alternativës me të një gazete tjetër dhe pasi
Në fillim të viteve ’90 shumë shqiptarë shikonin eksodin drejt bregdetit italian si zgjidhje për një jetë më të mirë, pamje: WDR
panoramën dhe garën politike në vend. Mungesa për një kohë shumë të gjatë e pluralizmit politik, raportet e ashpra, konfliktuale, deri dhe armiqësore, mes kastave të politikanëve me bagazh të cekët dhe intuitiv mbi institucionet në një shoqëri demokratike, kishte krijuar një ambient mediatik po kështu të ashpër, konfliktual, deri dhe armiqësor. Më shumë sesa debati për alternativat e zhvillimit të vendit që sapo kishte dalë nga një diktaturë mizore, në përmbajtjen e gazetave mbisundonin artikuj, shënime dhe komente të firmuara me emra të vërtetë ose të sajuar, në një sagë polemikash ku renditeshin një pas një akuza e sharje të personalizuara gjithëfarë. Gazetari Blendi Fevziu, në një artikull mbi situatën e shtypit në Shqipëri, dy muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, ngrinte shqetësime serioze, duke nxjerrë në pah nevojën e riorganizimit dhe orientimit të tij drejt përvojës përendimore. “Duke ju shmangur të shkuarës,
shfryjnë të gjithë inatet e mbledhura nga thashethemet e rrugëve, harrojnë që askujt në botë nuk i interesojnë mëritë e tyre dhe askush nuk do ta lexonte gazetën për të mësuar artin e ofendimit publik. Lajmet nga bota nuk ekzistojnë, për të arritur pastaj në paradoksin më të madh: shumë gazeta tonat citojnë gazetat italiane për ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri” (4) Publicisti dhe shkrimtari Teodor Keko në një intervistë për programin shqip të Radios DW më 1 shtator të atij viti e shikonte gjendjen e vështirë të shtypit nga një këndvështrim tjetër: “Sot shtypi shqiptar ndodhet në një pozicion tepër delikat. Ai e ka tepër të vështirë të shkruajë të vërtetën. Dhe kjo për disa arsye. E para, populli shqiptar jeton në një varfëri të dukshme, ndërsa gazetarët janë nga njerëzit më 15
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
të varfër të këtij populli. Shtrohet pyetja: a mund të luftojë për të shprehur të vërtetën një njeri i pambrojtur ligjërisht dhe materialisht? Në Shqipëri mungon ligji për shtypin dhe buka e gojës. Kjo ndikon psikologjikisht te gazetarët. Ata e kanë të vështirë të luftojnë pa fituar asgjë në mënyrë konkrete, siç ndodh në botë, ku gazetari nëse mbron vendin e tij shpërblehet nga vendi i tij.” (5) Situatën problematike të medias shqiptare e evidentonin dhe ndërkombëtarët. Gerald Nagler, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe kryetar i Helsinkit Suedez, e përshkruante në këtë mënyrë: “Pas gjithë këtyre viteve izolimi dhe diktature e kuptoj që është shumë e vështirë për të institucionalizuar shtypin e lirë. Për të realizuar një gjë të tillë në mënyrë pozitive duhet parë dhe kuptuar se si funksionon shtypi i lirë në vende të tjera dhe duhen vendosur ligjet dhe mekanizmat e një shtypi të lirë… Gazetat nuk japin për të informuar publikun, dhe më të shumtën përdoren për luftë politike, sulme dhe fyerje personale, dhe mjaft thashetheme gjejnë vend nëpër to. Mendoj se ky është një zhvillim i rrezikshëm dhe do të isha shumë i lumtur të shihja një zhvillim ku cilësia e publicistikës të ishte e shoqëruar me një pavarësi më të madhe për gazetarët dhe gazetat.” (6)
Me shqetësimin e një aktivisti të lirive dhe të të drejtave të njeriut, Gerald Nagler, përmendte dhe një sërë faktesh për presionet nga autoritetet zyrtare ndaj gazetave të pavarura dhe oponente, duke përdorur presionet ekonomike dhe kontrollet financiare nëpër redaksi që pengonte dhe rrezikonte punën normale të tyre. Në vitin 1992 një nga institucionet mediatike me ndikimin më të madh në informimin e opinionit publik ishte Radiotelevizioni Shqiptar, që kishte në varësi administrative dhe financiare 4 radiostacione lokale Korçë, Gjirokatër, Shkodër dhe Kukës. I trashëguar me një status shtetëror dhe i trajtuar si një armë ideologjike dhe propagandistike në shërbim të regjimit komunist, RTSH kishte nisur një proces shndërrimi në një media publike. Një hap i parë ishtë bërë që rreth një vit para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, kur parlamenti kishte miratuar një ligj të veçantë mbi statusin e RTSH-së, i cili nga përmbajtja ishte një revolucion i vërtetë për aktivitetin e tij. Sipas ligjit “Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar” (7) të 19 nëntorit të vitit 1991, ky institucion sanksionohej si “i depolitizuar, ku ndalohet veprimtaria e partive politike”, ku punonjësve dhe drejtuesve “u ndalohet antarësia në parti, si dhe zhvillimi i veprimtarive politike në favor ose kundër cilësdo force politike e shoqërore.” Duke e vënë në varësinë dhe kontrollin e Kuvendit Popullor (aktualisht parlamenti quhet Kuvendi i Shqipërisë) në një nen të veçantë të ligjit thuhej se: “Ndalohet ndërhyrja e partive dhe organizatave të ndryshme në veprimtarinë e RTSH”; dhe në një nen tjetër: “RTSH nuk duhet t’u shërbejë në mënyrë të njëanshme interesave të asnjë partie, organizate apo force shoqërore”. Por ky ligj që rregullonte dhe mjaft aspekte të linjës editoriale, të detyrave dhe ndërtimit strukturor të këshillit drejtues, të angazhimeve të drejtuesve më të lartë etj., mbeti vetëm në letër. E vetmja dobi e ligjit ishte fakti që ligjvënësit dhe ekspertët shqiptarë të jurisprudencës teorikisht të paktën e dinin çfarë duhej të ndryshohej rrënjësisht nga RTSH-ja. Kurse praktikisht, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite kërkesat e këtij ligji
Një nga goditjet më të rënda ndaj medias në Shqipëri ka qenë djegia e redaksisë së gazetës së pavarur Koha Jonë, 1997 16
Një zë nga zemra e Europës
1.2 Fillimet e programit të DW-së në shqip Në fund të muajit prill 1992 në selinë qëndrore të DW-së në Këln një grup shqiptarësh të përzgjedhur nga Shqipëria dhe nga Kosova, së bashku me përfaqësues gjermanë të stafit të redaktorëve e teknikëve ishin përfshirë në një punë intensive për fillimin e transmetimit të programit në gjuhën shqipe. Periudha disa javore përgatitore në redaksi dhe në studio synonte në radhë të parë familjarizimin e stafit me produktin radiofonik, shkrimin dhe editimin e lajmeve, të folurit në mikrofon, regjistrimin e teksteve, intervistimin e të ftuarve drejtpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit dhe mjaft elemente bazikë të përgatitjes së një emisioni, renditjes së materialeve, përdorimin e ndarjeve muzikore, xhinglave identifikuese etj. Një fazë e rëndësishme e periudhës përgatitore ishte prodhimi i “emisioneve zero”, që ishin eksperimentale për të testuar gatishmërinë e stafit dhe të inventarit të nevojshëm teknik e teknologjik për emisionet në kushtet reale. Hapja e redaksisë shqipe ishte një iniciativë e njeriut që drejtoi për rreth 35 vite programet e Europës Juglindore, Dietrich Schlegel dhe drejtueses së programit, kryeredaktores Adelheid Feilcke - Tiemann, e cila e njihte shumë mirë gjuhën shqipe. E lindur në Hamburg, ajo e kishte nisur karrierën në media nga viti 1981, si redaktore dhe më pas si gazetare në radiostacione lokale dhe kombëtare, si WDR dhe Deutschland Radio. Kishte kryer studimet për Antropologji Kulturore dhe ishte diplomuar në nivelin Mastër në vitin 1990 për Etnomuzikologji. (9) Në Shqipëri paralajmërimin për fillimin e DW-së në shqip e bëri publikisht Rilindja Demokratike (10), 4 ditë para transmetimit të emisionit të parë, duke iu referuar një njoftimi për shtyp që ishte lëshuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë. “Për të përmirësuar informacionin në Shqipëri mbi zhvillimet në Gjermani dhe për intensivimin e marrëdhënieve reciproke, radioja Deutsche Welle do të fillojë nga data 1 qershor 1992 transmetimin në gjuhën shqipe. Transmetimi do të bëhet për ditë nga ora 22.45 – 23.00, me 9615 kHz,
dhe të tjerëve që u miratuan dhe u amenduan më pas kanë shënuar rezultate tejet minimale. Në mes të vitit 1992 kur nisi transmetimet programi shqip i Radios DW ekzistonte një situatë e zymtë informimi për shqiptarët në Kosovë. Pas ndërhyrjes së dhunshme të korrikut të vitit 1990 të njësive ushtarake serbe në mjediset e Radiotelevizionit të Prishtinës dhe radiostacioneve rajonale “duke nxjerrë nga puna të gjithë punëtorët shqiptarë, përveç atyre që ishin besnikë të shtetit serb”(8); pas mbylljes po në mënyrë të dhunshme, dy muaj më vonë të Rilindjes, gazeta më e rëndësishme në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi që botohej nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore; autoritetet e Beogradit vijonin të mbanin nën presion të fortë psikologjik median, me anë dhe të stimulimit të vizitave të shpeshta të kontrollorëve financiarë dhe tatimorë për çdo gazetë e revistë që botohej nga shqiptarët. Duke e reduktuar programacionin televiziv në gjuhën shqipe vetëm në një emision të shkurtër që emetohej nga kanali shtetëror i Serbisë, ishte instaluar dhe një rrjet antenash penguese për sinjalin televiziv që vinte nga territori i Shqipërisë. Megjithatë kjo ishte e pamundur të aplikohej për sinjalin radiofonik. Emisionet e Radio Kukësit në verilindje të Shqipërisë dëgjoheshin me lehtësi në Kosovë, po kështu dhe programi për bashkëatdhetarët që transmetonte Radio Tirana. 17
Arben Muka
Ja si dua të informohem! Drejtorit të Përgjithshëm e mban Erik Bettermann, që aktualisht është në mandatin e tij të dytë deri në vitin 2013. (12) Emisioni premierë i mbrëmjes së 1 qershorit zgjati 15 minuta dhe përmbante buletinin e lajmeve shkurt, një përshëndetje të Drejtorit të Përgjithshëm të atëhershëm të DW-së, Dieter Weirich, enkas për rastin e fillimit të programit në gjuhën shqipe, më pas vijuan materiale tematike me natyrë politike dhe sociale. Foto e mëposhtme, tregon protagonistët e këtij eventi, që lidhet me startin e një programi informativ nga zemra e Europës dhe që brenda pak javësh do ta zgjeronte në mënyrë progresive audiencën e vet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e kudo ku jetonin shqiptarët.
31 Metërband dhe 11960 Mhz, 25 Metërband. Radio Deutsche Welle parashikon në të ardhmen shtrirjen më tej të këtij emisioni.” (11) Programi në gjuhën shqipe ishte pjesë e një rrjeti prej rreth 30 gjuhësh që transmetonte DW, si një institucion që në atë kohë kishte në përbërje përveç Radios DW dhe Televizionin DW e Qendrën e Trajnimeve, DWFZ. Si një transmetues ndërkombëtar me burim financimi nga të ardhurat prej taksave të qytetarëve gjermanë, DW drejtohet nga tre organe kryesore: -Bordi i Transmetimit, që përfaqëson interesat e publikut të gjerë dhe këshillon Drejtorin e Përgjithshëm për çështjet e programimit në përgjithësi dhe pajtueshmërinë me aktet dhe parimet kryesore të punës së DW. Ky bord ka në përbërje 17 anëtarë, si përzgjedhje e parlamentit, këshillit federal dhe qeverisë federale dhe nga grupe të ndryshme sociale e organizata. -Bordi Administrativ, që mbikqyr detyrat menaxhuese të Drejtorit të Përgjithshëm, përveç aspekteve të planifikimit dhe përgatitjes programore, përbëhet nga 7 anëtarë, ku nga një përfaqësues kanë parlamenti, këshilli federal dhe qeveria federale dhe katër të tjerët nga grupe të ndryshme sociale dhe organizata. -Drejtori i Përgjithshëm, i cili zgjidhet çdo gjashtë vjet nga Bordi i Transmetimit, që drejton në mënyrë të pavarur DW-në dhe ka përgjegjësinë e përgatitjes dhe planifikimit të programeve dhe për funksionimin e institucionit si një i tërë. Nga tetori i vitit 2001 postin e
Nga e majta vijojnë: Auron Dodi, Adelheid Feilcke - Tiemann, shefi i programeve të Europës Juglindore, Dietrich Schlegel, Ledia Dhrima, drejtori i programit të DW-së Josef Gerwald, Vilma Filaj - Ballvora, Ismet Daci, Bardhyl Demiraj, Nolian Bregu dhe Pandeli Pani. Më pas në ekipin redaksional u afruan të tjerë shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të cilët viti 1992 dhe më pas i gjeti në Gjermani. Pjesa më e madhe e tyre ishte me studime apo kualifikime të niveleve të ndryshme pasunivresitare, por ishin dhe emigrantë, refugjatë 18
Një zë nga zemra e Europës që ishin larguar për motive politike për në Gjermani, nga ata që kishin krijuar lidhje familjare me partnerë gjermanë etj. Kryeredaktorja e atëhershme, Adelheid Feilcke – Tieman, e ka shpjeguar kështu procesin e rekrutimit të stafit përballë faktit të mosekzistencës së gazetarëve shqiptarë në Gjermani. “Në këto kushte kërkesa themelore e përzgjedhjes ishte përkthimi i qartë dhe besnik i teksteve, si dhe të folurit e sigurtë në mikrofon. Fati na ndihmoi që përreth kishim të rinj shqiptarë, të cilët e njihnin shumë mirë gjuhën gjermane.” (13) Me kalimin e kohës ekipi i redaktorëve dhe bashkëpunëtorëve që punuan në redaksi, ata të fillimit të programit dhe ata që erdhën më vonë, iu nënshtrua kualifikimeve profesionale për të gjitha aspektet e punës në redaksi, për të fituar shprehitë e duhura në realizimin e një produkti në bazë të standardeve të DW-së. Pas disa muajsh, kohëzgjatja e programit shkoi në 30 minuta dhe mbërritja e sinjalit tek dëgjuesi bëhej e mundur në dy mënyra, ose nga transmetimi në valë të shkurtra, ose për ata që kishin një antenë satelitore programi përfshihej në një kanal të veçantë në Astra ose Eutelsat. Mënyra satelitore ishte shumë e përshtatshme
sidomos për shqiptarët që jetonin si emigrantë në vendet europiane apo rajone të ndryshme të botës. Një nga objektivat prioritare të redaksisë ishte dhe ngritja e rrjetit të korrespondentëve në terren, fillimisht në rajon: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe më pas në disa nga vendet kryesore europiane si Itali, Zvicër dhe Francë. Harta gjeografike e raportimeve u zgjerua në vijim dhe me Ulqinin, Beogradin, Athinën, Bujanovcin, Brukselin, Londrën etj. Kontributet nga terreni, qoftë kronika të thjeshta, intervista, reportazhe, vox –pop-e etj., së bashku me materialet që përgatiteshin nga redaksia në Këln (nga viti 2003 dhe aktualisht selia kryesore e DW-së ku përfshihet dhe vendndodhja e redaksisë shqipe është në ish-kryeqytetin gjerman Bon) ishin dy përbërësit thelbësorë të programit dhe si rubrikë më vete nga viti 1993 u bë kursi i mësimit të gjermanishtes.
1.3 Tërheqja e vëmendjes së opinionit shqipfolës Programi në shqip i Radios DW në një kohë të shkurtër filloi ta zgjerojë audiencën. Së bashku me Zërin e Amerikës që kishte rifilluar programet më herët dhe BBC-në që rinisi nga transmetimet në gjuhën shqipe pak muaj më vonë se DW, ato nisën të marrin vëmendje të shtuar në radhët e publikut. Sa i takon shfaqjes së interesimit në Shqipëri për të dëgjuar stacionet e huaja me programe në gjuhën shqipe dhe për ndikimin e tyre tek audienca, prof. dr. Artan Fuga ka renditur disa arsye: “Së pari, sepse këto radio i kanë ndërtuar emisionet në mënyrë të tillë që të ngjallin interes. Në to ka edhe emisione të ndryshme kulturore, edhe lajme shumë të shkurtëra nga bota, apo nga Kosova, por nuk janë këto që bëjnë interesin më të madh. Më tërheqëse janë komentet që bëhen për gjendjen në Shqipëri dhe raportin e forcave politike në vend. Pasqyra e shtypit të përditshëm shqiptar dhe komentet fluturimthi mbi të gjithmonë kanë interes. Së dyti, radiot përendimore në shqip dëgjohen sepse qytetari shqiptar sot e vlerëson më
Adelheid Feilcke – Tiemann dhe korrespondenti në Tiranë Ben Blushi, nëntor 1995, foto: Piro Shkaba 19
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Godina e Radios DW në Bon
shumë qeverinë e tij dhe forcat politike të vendit duke u nisur nga niveli i reputacionit që ato kanë në perëndim. Prej këtëj rrjedh që dëgjuesi shqiptar i sotëm ndjek me vëmendje çdo fjali të transmetuar, si dhe aluzionin më të fshehur e më të shpejtë në komentet që bëhen. Së treti, interesi rritet sepse radiot e huaja në shqip janë të lira nga trysnia e autoriteteve, ndërsa radioja shqiptare me statusin e deritanishëm, kontrollohet tërthorazi nga shteti. Kështu, te radiot e huaja, shqiptari mund të gjejë një informacion më të balancuar dhe të dëgjojë edhe për anët e errta të reformës ekonomike, si dhe opinione nga ana e opozitës.” (14) Por po të gjykojmë dhe nga ndërtimi i stafeve të tyre dhe vetë gjendja e infrastrukturës mediatike në vitet e para të fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri, mund të shtojmë dhe një sërë faktorësh të tjerë që i favorizonin ato: -Së pari, në Shqipëri nuk ekzistonte më një institucion i posaçëm që merrte përsipër shpërndarjen e shtypit, një
funksion që në kohën e para viteve ‘90 e përballonte një sektor i ndërmarrjes shtetërore për ndarjen e postës, që mundësonte dërgesat në mënyrë sistematike deri në skajet më të largëta të vendit. Por në fillim të viteve ’90 shpërndarja dhe shitja e shtypit po merrte tipare të një organizimi privat spontan dhe që realizonte destinacione vetëm në qendrat e qyteteve, ndërkohë që jashtë skemës ngeleshin pjesa dërrmuese e provincave dhe thuajse tërësisht zonat rurale. -Së dyti, nga kjo shthurje e infrastrukturës së shpërndarjes dhe shitjes së shtypit u dobësua shumë dhe mekanizmi i pajtimit (abonimit) në afate kohore të ndryshme, që siguronte mbërritjen rregullisht të periodikëve në një adresë të përcaktuar ku jetoje ose punoje. Pajtimi u vështirësua dhe për zonat kryesore urbane, dhe për institucionet publike e private, ndërkohë që për një pjesë të mirë të zonave të vendit u bë fare i pamundur, duke shtuar detyrimin për të dalë vetë në kioska, tezga a buzë trotuareve, për të blerë gazetën 20
Një zë nga zemra e Europës a revistën e preferuar. Këto andralla nuk ishin për transmetimet radiofonike. -Së treti, deri në vitin 1997, kur filluan të hapeshin në mënyrë masive stacionet radiofonike private, (15) tregu i audiotransmetimeve në Shqipëri ishte thuajse pa konkurrencë të brendshme. Pak radio private lokale që nisën nga puna në periudhën 1994 -1996 kishin rreze modeste dëgjueshmërie (deri në disa lagje banimi), më shumë me karakter argëtues dhe pa shërbim informacioni. Operatorët më të fuqishëm në treg ishin Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale në varësi të saj, për të cilat në atë periudhë kishte mbetur ende ajo shija e qëndrimeve propagandistike proqeverisë. Pavarësisht erës së ndryshmeve që kishte nisur në strukturën dhe programacionin e këtyre transmetuesve, ato ende ishin larg asaj që kërkonin pjesa më e madhe e dëgjuesve, të paktën për aspektin e informimit. -Së katërti, në mënyrë të shpejtë DW, Zëri i Amerikës, BBC dhe radiot e tjera të huaja ngritën një sistem të qëndrueshëm të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në terren, duke i dhënë përparësi rajonit, por dhe qendrave kryesore të vendimmarrjes europiane. Në raste të ngjarjeve të rëndësishme dhe situatave problematike raportimi në kohë dhe eskluziv ishte prioritet dhe një faktor që i ktheu ato në referenciale për pjesën tjetër të medias shqipfolëse. -Së pesti, për të kapur sa më shumë audiencë në rajonet shqipfolëse në rajon, stacionet e huaja me program në gjuhën shqipe ndoqën politikën e partneritetit me stacionet lokale. Në fazën e parë të punës së tyre partnerët lokalë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj., e kishin të vështirë realizimin e programeve informative, sepse kjo kërkonte burime njerëzore dhe financiare. Ndaj dhe pjesa më e madhe e tyre bëri marrëveshje bashkëpunimi me një ose disa nga radiot e huaja, për të ritransmetuar të gatshme emisionet e lajmeve në mënyrë të plotë ose të pjesshme. Ndërtimi i rrjetit të partnerëve në rajon ishte një specifikë e radiove të huaja, që nuk mund ta aplikonte në atë masë asnjë prej operatorëve mediatikë shqiptarë. Kjo ndikoi drejtpërdrejtë në zgjerimin e audiencës, sidomos në fazën kur DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., transmetonin në valë të shkurtra, ose nëpërmjet valëve
satelitore dhe kur partnerët lokalë kishin frekuencë në bandën FM. Një nga zërat më prominentë të publicistikës shqiptare, Veton Surroi, në opinionin që dha në muajin shtator të vitit 2011, në kuadër të përgatitjes së këtij botimi, përmendi rolin e trefishtë të DW-së dhe radiove të tjera të huaja me program në shqip: “Efekti i parë ka qenë dhe është informativ. Pa këto mediume niveli i informimit të besueshëm nuk do të ishte prezent në hapësirat shqipfolëse. Efekti i dytë ka qenë dhe është ngritja e standardit profesional të shërbimeve që ofrojnë vetë mediat shqiptare. Padyshim radiostacionet e huaja kanë ofruar dhe ofrojnë një mostër, një model, që ndihmon informimin e publikut sipas standardeve të gazetarisë europiane. Dhe është fakt që tashmë opinioni shqipfolës është familjarizuar me këto standarde, por për fat të keq them se ende ka nevojë për prezencën e këtyre mediumeve të huaja. Efekti i tretë mendoj se ka qenë dhe është orientimi i përgjithshëm për nga civilizimi përendimor. Një shoqëri demokratike patjetër që duhet ta ketë dhe pushtetin e katërt, atë të mediave. DW si dhe radiostacionet e tjera të huaja përendimore, duke depërtuar në viset shqiptare kanë arritur gradualisht ta mësojnë shoqërinë me efektin e pushtetit të katërt.” (16) Elez Biberaj, ish-kryeredaktori i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, aktualisht drejtor për Euro
21
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
– Azinë në këtë stacion, duke folur në vitin 1995 për misionin dhe rolin e radiove të huaja, shprehu mendimin që “se edhe në epokën e re të informacionit, ose siç quhet tani, autostrada e informacionit, transmetimet ndërkombëtare mbeten po aq të rëndësishme sa dhe më parë. Këto lloj transmetimesh ndihmojnë për të hequr perdet e heshtjeve që fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbajnë të mbyllura mjaft shoqëri në botën e sotme. Ngjarjet që kanë rrjedhur nga viti 1989 e këtej e kanë zbehur optimizmin e mëparshëm, sidomos në Perëndim, se rënia e regjimeve autoritare do të çonte me shpejtësi në lindjen e mjeteve të pavarura të informacionit, që janë të domosdoshme për zhvillimin dhe përparimin e një rendi me të vërtetë demokratik.” (17) Çelësin e suksesit të programit shqip të DW-së, Adelheid Feilcke – Tiemann e ka shpjeguar: “Për këtë ka shumë arsye. Njëra nga arsyet është se ne kemi qenë prezent në një kohë kur njerëzit kishin shumë nevojë për informacion. Një faktor tjetër që është në favor të Deutsche Welle-s, në një farë mënyre, është se në
jo i fundit, por ndoshta i pamohueshëm, është që ne jemi përpjekur gjatë këtyre viteve që të jemi sa më shumë pranë dëgjuesit. Po ashtu jemi munduar të informojmë në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe të shumëllojshme, sipas nevojës së dëgjuesit, dhe në njëfarë mënyre kjo na ka ndihmuar që DW, së paku sipas sondazheve, ka një besueshmëri shumë të lartë te dëgjuesi.” (18) Kurse kinoregjisori Kujtim Çashku, njëri nga aktivistët e parë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në fillimet e lëvizjes demokratike në Shqipëri, duke dhënë pikëpamjen e tij në kuadër të përgatitjes së këtij botimi, ndalet tek fryma që sollën radiot e huaja tek publiku shqiptar në fillim të viteve ’90: “Unë dua të shpreh një opinion më tërësor, se çfarë magjie, çfarë fuqie atraktive ka patur DW dhe radiot e tjera të huaja për shqiptarët. Në valët e tyre filluan të flisnin zëra nga Shqipëria, të afishohen gjykime dhe vlerësime të guximshme për atë që kishte ndodhur, për atë që ndodhte, por dhe për atë që përfytyrohej si perspektiva europiane e vendit. Unë kam qenë njëri prej atyre që jam intervistuar në atë kohë nga radiot e huaja dhe dua të them se nuk ishte e lehtë që në atë atmosferë të shpreheshe, të jepje një alternativë, të thoje fundja atë që mendoje. Gjithçka përcillej me komente nga njerëzit e thjeshtë. Bëhej një ndërthurje e autoritetit që kishin radiot e huaja, me autoritetin e personaliteteve publike, të cilët shfaqnin opinion e tyre, i cili merrte një peshë të madhe tek audienca. Ky ndikim i drejtpërdrejtë stacioneve të huaja në atë periudhë është i paharruar për memorien e opinionit shqiptar.” (19)
1.4 Nga mbulimi i krizave dhe konflikteve në perspektivën e integrimit europian Axhenda përmbajtësore e programit shqip të Radios DW që nga fillimi karakterizohet nga fleksibilteti. Ajo që ka diktuar dhe dikton është top–tema. Fokusi varion nga Kosova në Shqipëri, mandej në Maqedoni a Luginën e Preshevës e kështu më rradhë, në pikërëndesat më kryesore të rajonit, apo dhe jashtë tij, kur problemet
Gjermani kemi emigracionin kosovaro – shqiptar dhe lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Gjermanisë na kanë ndihmuar në popullaritetin e programit. Edhe një faktor, 22
Një zë nga zemra e Europës ballkanike janë në tryezat e vendimmarrësve në Komisionin Europian, në Aleancën Veriatlantike, në seancat plenare të Këshillit të Europës etj. Fleksbiliteti dallon dhe brenda një dite kur dinamika e ngjarjeve lëviz nga një shtet i rajonit në një tjetër. Por duke i parë dy dekadat e fundit në zhvillimet më të bujshme që kanë ndodhur në Ballkan “antenat” e DWnë në shqip më shumë kanë qenë të fokusuara: në vitin 1996 – 1997 në Shqipëri, në kohën e rënies së skemave piramidale mashtruese që degjeneruan në trazira të dhunshme dhe paralizim të institucioneve; në periudhën 1998 – 1999 në krizën e Kosovës dhe të ndërhyrjes së trupave të NATO-s për të sprapsur dëbimin e dhunshëm masiv të shqiptarëve nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga ana e trupave militare dhe paramilitare serbe; në vitet 2000 – 2001 në acarimin e skajshëm të situatës në Serbinë Jugore, ku me ndërmjetësimin e NATO-s u çmobilizua dhe u çarmatos formacioni ushtarak i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, UÇPMB (Ushtria Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin), kundrejt një plani veprimi që përmirësonte pozitën dhe rolin e shumicës shqiptare aty; në vitin 2001 në Maqedoni, e cila u përfshi në një konflikt ndëretnik që u ndal vetëm me të ashtuquajturën Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar nga përfaqësues të lartë politikë maqedonas dhe shqiptarë, në prezencën e të dërguarve të komunitetit ndërkombëtar. Për redaksinë e DW-së në shqip në çdo situatë problematike kishte një skemë organizimi që niste që nga kontaktet intensive me korrespondentët, apo me burime të besueshme nga terreni, rrahjen e mendimeve në mbledhjet e stafit, të cilat mund të ishin dhe disa herë në ditë, aktivizimi i kontakteve me ekspertë europianë e rajonalë, të cilëve u merreshin opinione për atë që ndodhte dhe për pritmëritë, përcaktoheshin në avancë tema të materialeve në formatin e background-it për kolegët në redaksi dhe në terren etj. Verifikimi i lajmeve dhe fakteve kishte një rëndësi të dorës së parë, si një qëndrim korrekt dhe me përgjegjshmëri në pasqyrimin e momenteve të acaruara, deri dhe ato që degjeneronin në konflikte të armatosura. Adelheid Feilcke – Tiemann-it i ka takuar në mandatin e saj 13 vjeçar si kryeredaktore e DW-së në
shqip të mbulojë të gjitha situatat që u përmendën më sipër. Ja si është shprehur ajo për të treguar njërin prej aspekteve më të rëndësishëm të punës: “E rëndësishme është që gjatë këtyre krizave, trazirave, luftrave, Deutsche Welle ka dhënë zërin e jashtëm: çfarë mendohej në Gjermani, Bruksel, strukturat e NATO-s, për këto zhvillime, cilat ishin hapat që do të ndërmerreshin. Ky ka qenë një kontribut i rëndësishëm, pasi njerëzit ishin të dëshpëruar dhe donin të dinin mendimin që vinte nga jashtë.” (20) Në situata konfliktuale, tensioni dhe urrejtjeje që nxit dhe përdorimin e armëve, sigurisht që marrja e informacionit vështirësohet, deri sa kjo e bën profesionin e gazetarit dhe me rrezik për jetën. Por gjithësesi mënyra e mbulimit, intensiteti i informatave dhe besueshmëria e tyre në situata të tilla është një test për emrin dhe reputacionin e medias. Megjithëse në fund të vitit 1996 e në fillim të vitit 1997 protestat popullore u shndërruan në trazira të dhunshme për humbjen e kursimeve të qytetarëve në piramidat mashtruese që e çuan Shqipërinë në vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur për çdo produkt
Një nga protestat në vitin 1997 në Vlorë
të medias, qoftë dhe më rutinorin, duhej një çertifikim zyrtar nga një komision censure përpara se të bëhej publik; megjithëse lëvizja në rrugët e sheshet e qyteteve 23
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
ishte krejt e pasigurtë nga përdorimi i shfrenuar i armëve të zjarrit dhe lëndëve luftarake; në një kohë që redaksia e gazetës kryesore me qëndrime të pavarura nga ato të pushtetit, Koha Jonë, u vu në flakë dhe shumë gazetarë u goditën fizikisht dhe psikologjikisht për të mos kryer detyrën ose për t’u penguar për ta bërë këtë gjë – në këto rrethana absurdi - DW në shqip vijoi të informojë për dëgjuesit e saj. Një vit më pas në mes të Tiranës, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike u vra njëri nga eksponentët kryesorë të opozitës, udhëheqësi dhe protagonisti i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Reagimi i ashpër i mbështetësve të opozitës, përzjerë dhe me dhimbjen e fortë emocionale, e ktheu kortezhin e dhjetëramijë qytetarëve në sheshin qendror të Tiranës në një revoltë të zemëruar, ku u demonstrua dhe armë
marrë një intervistë me njërin nga zëvendësministrat e brendshëm, i cili komunikoi për herë të parë publikisht qëndrimin e qeverisë ndaj situatës së krijuar dhe aktivitetit të grupeve të armatosura, që diktonin deri në ato momente dhe transmetimet e Radiotelevizionit Shqiptar. Në vitet 1998 -1999 Slobodan Milosheviçi dhe politika histerike e Beogradit humbi sensin njerëzor duke e shoqëruar dhunën dhe represionin ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë me një propagandë të shfrenuar që të përligjte gjenocidin dhe të bllokonte me forcë çdo zë tjetër informimi për atë tragjedi që ndodhte në mes të Europës. Edhe kur Kosova ishte në flakët e luftës, DW në shqip nuk reshti në gjetjen e burimeve të informimit, për t’u treguar në radhë të parë kosovarëve, por dhe gjithë shqipfolësve në çdo cep të globit, për atë që ndodhte realisht. Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi, në një opinion që ka dhënë enkas për përgatitjen e këtij botimi në tetor të vitit 2011, e ka përshkruar kështu kontributin e DWsë për mbulimin e krizës në Kosovë: “Duhet të kuptoni se kishte jo vetëm terr informativ, por dhe pasiguri dhe paqartësi për perspektivën e Kosovës. Ndaj dhe DW përballonte jo vetëm aktualitetin e ngjarjeve në terren, si dhe reagimin e kancelarive perëndimore për gjendjen, por përgatiste dhe analiza dhe vështrime nga qarqet politike e diplomatike, komente të medias më kryesore gjermane e europiane etj.” (21) Një angazhim redaksional që regjistroi një nivel audience të papërsëritshëm për programin shqip të DW-së brenda dhe jashtë Kosovës, por dhe që u kthye në tiparet e një operacioni humanitar në shkallë të gjerë: psh, për rubrikën “Kërkojmë të afërmit tanë”, e cila në pikun e eksodit biblik emetohej dhe katër herë në ditë me emrat e personave në kërkim nga familjarët e tyre, u regjistruan mbi 30 mijë telefonata që mbërritën në redaksi dhe thuajse po kaq thirrje kishte për ata që gjendeshin. Që para shpërthimit të konfliktit dhe ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë një fluks intervistash me personalitetet më të rëndësishëm të jetës politike dhe publike, ekspertë të njohur të çështjeve të rajonit, komentatorë dhe analistë ishin të ftuar për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi situatën tejet të agravuar dhe
Nga trazirat e dhunshme në Tiranë më 14 shtator 1998
të të gjitha kalibrave. Në orët më kritike të pasdites së 14 shtatorit 1998, kur shteti ishte tronditur seriozisht, kur kryeministri kishte dalë nga kufiri i Shqipërisë, për të qenë më i sigurtë në territorin e Maqedonisë fqinje dhe kur gjithë vëmendja ishte fokusuar në selinë e Ministrisë së Brendshme, ku ishin ngujuar prej disa orësh një numër zyrtarësh dhe burokratësh të lartë – në këtë mungesë totale informacioni – DW në shqip arriti të 24
Një zë nga zemra e Europës rrugëzgjidhjet. Dr. Klaus Kinkel, Wollfgang Ishinger, Doris Pack, Leni Fischer, Günther Verheugen, Hans van den Broek, Emma Bonino, Bronislaw Geremek, Flavio Cotti, Zoran Xhinxhiç, Vesna Pesiç, Dushan Janjiç, Bujar Bukoshi, Mahmut Bakalli, Fehmi Agani, Adem Demaçi, përfaqësues të strukturave të UÇK-së në terren,Veton Surroi, Blerim Shala, Rexhep Meidani, Sabri Godo, Fatos Nano, Paskal Milo, Anastas Janullatos, Arben Puto etj., në periudhën nga 28 shkurti deri më 28 maj 1998 ishin të ftuar në mikrofonin e DW-së. “Për shumë shqiptarë masakrat dhe sulmet ndaj fshatrave - që kanë synimin strategjik të bëjnë të pamundur jetën në afat të mesëm për banorët- janë vetëm dëshmi të tjera të një përvojë të tyre të gjatë se Beogradi nuk do në të vërtetë të integrojë popullatën shqiptare. Ata mendojnë se do të kenë një të ardhme në shtëpinë e tyre vetëm po qe se Kosova shpëton njëherë e mirë nga dora serbe. Sot NATO ndoshta në takimin e saj urgjent do të përsërisë kërcënimin e saj ushtarak. Por do të jetë e vështirë të vijë puna deri në intervenim, për sa kohë që aksionet ushtarake dhe policia mbeten indirekt legjitim në planin ndërkombëtar dhe për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare mbyll sytë para realitetit të spastrimit etnik” (22) - thuhej mes të tjerave në një koment redaksional të DW-së në shqip dy ditë pas masakrës së tmerrshme të 15 janarit 1999 në fshatin Reçak në Kosovë, ku mbetën të vrarë barbarisht 45 shqiptarë nga operacionet ndëshkuese të njësive militare dhe paramilitare serbe. Angazhimi i DW-së në shqip në pasqyrimin e ngjarjeve në Kosovë, por dhe i mediave të tjera perëndimore shikohej me një ndjenjë armiqësie nga Beogradi zyrtar, sikundër ndodh gjithmonë me alergjinë që kanë regjimet totalitare dhe antidemokratike me median e lirë dhe të pavarur. “Armiqësia ndaj medias së pavarur është rritur që kur media zyrtare ka njoftuar më 27 shkurt (të vitit 2000 – shënimi i autorit) një deklaratë të ministrisë serbe të informacionit, e cila përmendte një agresion me anë të medias ndaj Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre europianoperëndimorë. Stacionet Radio Europa e Lirë, Zëri i Amerikës, BBC dhe Deutsche Welle, si edhe disa media të pavarura në Beograd janë etiketuar si
‘shërbime të propagandës psikologjike’ të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Ndërsa këto sulme nuk janë një gjë e re, analistët politikë në Beograd kanë frikë se ato mund të paralajmërojnë një dhunë të mëtejshme ndaj disidentëve dhe se, me pretekstin e një lufte ndaj armiqve ndërkombëtarë dhe NATO-s, serbët do të përballen shumë shpejt me një diktaturë të vërtetë”, (23) analizonte Vlado Maresh bashkëpunëtor i Institute for War & Peace Reporting, IWPR, nga Beogradi, në mars të vitit 2000.
Takim kolegësh në Prizren pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nga e majta: Odise Kote, Adelheid Feilcke – Tiemann, Arben Muka, Aida Cama, Mimoza Cika –Kelmendi, Andrea Hila dhe Fadil Gashi
Pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe rikthimit në shtëpitë e tyre të familjeve të cilat ishin shpërngulur me forcë nga njësitë militare dhe paramilitare serbe, në mënyrë simbolike redaksia e DW-së në shqip organizoi një takim pune me korrespondentët nga rajoni në qytetin e Prizrenit. Më shumë sesa diskutim për problemet e punës për 25
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
realizmin e programit, qëndrimi mbi 30 orë në njërin prej qyteteve më të rëndësishëm të Kosovës, që kishte prezencë të shtuar atë kohë të ushtarëve gjermanë në kuadër të masave të sigurisë së rendit dhe qetësisë nga KFOR-i, takimi i korrespondentëve nga rajoni me kryeredaktoren Adelheid Feilcke – Tiemann ishte dhe për njohjen e familjarizimin me atmosferën e procesit të rindërtimit dhe rigjallërimit të jetës aty, për ndërtimin e institucioneve të një shoqërie multietnike. Këto kishin nisur të bëheshin si një fokus prioritar për programin e DW-së në shqip në vijim të transmetimeve. Për mbulimin e situatës në Serbinë Jugore, me popullatë shqiptare, në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, DW ka qenë mjaft e ndjeshme, duke u mbështetur në raportimet nga terreni, ose nga intervistat dhe vështrimet që janë përgatitur nga bashkëpunëtorët në redaksinë qendrore. Vëmendjen maksimale, ajo që thirret dhe Kosova Lindore e kishte gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, kur në zonë vepronte UÇPMB, (Ushtria Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin), që kërkonte liri, barazi dhe të drejta individuale dhe kolektive për shqiptarët, për shkollim në të gjitha nivelet të tyre, për përdorim të simboleve kombëtare etj. Për të ndalur përplasjen mes njësive ushtarake dhe policore të Serbisë dhe formacioneve të UÇPMB-së hyri në lojë dhe faktori ndërkombëtar, që ndikoi drejtpërdrejtë në arritjen e një akordi (Marrëveshja e Konçulit) dhe që solli armëpushimin mes palëve, nisjen e dorëzimit të armëve nga pjestarët e UÇPMB-së, uljen e prezencës ushtarake e policore serbe në krahinë dhe krijimin e një force multienike etj., një ulje e frymës konfliktuale që solli disa muaj më pas zhvillmin e zgjedhjeve lokale. Xhelal Neziri, koordinator i Qendrës për Gazetarinë Investigative “Scoop” në Maqedoni, në një prononcim të tetorit të vitit 2010, në kuadër të përgatitjes së këtij botimi, u shpreh kështu për rolin dhe ndikimin e DW-së në gjuhën shqipe: “Gazetarët kuptohet që nuk janë si robotë. Edhe ata kanë ndjenjat dhe preferencat e tyre, por këto nuk mund të interferojnë në punën e tyre për të informuar. Ky është një dallim mes DW-së dhe një pjese të mirë të medias në Maqedoni. Kështu mund të them lirshëm dhe për Shqipërinë, për Kosovën, Malin
e Zi etj. DW dhe serviset e tjera të huaja radiofonike kanë dhënë përvojën e tyre edhe për mediat lokale, kanë rritur konkurrencën dhe kanë zgjuar energjitë e gazetarëve lokalë për të përmirësuar standardet e punës informative.” (24) Maqedonia e vitit 2001 nuk ishte vetëm një hendek i madh mes maqedonasve dhe shqiptarëve, që u shndërrua në një konflikt ndëretnik të armatosur, por me “armët ngritur” dhe “në frëngji të ndara”, duke mbështetur vetëm linjën përkatëse nacionaliste, qëndronin mediat maqedonase dhe mediat shqiptare. Se çfarë efekti pati COMMISSION OF THE EUROPEAN COMMUNITIES kjo marrëdhënie e acaruar, këtë e vinte në dukje dhe Progres Raporti për Stabilizim Asociimin i Komisionit Brussels, April4, 2002 COMMISSION OF THE EUROPEAN COMMUNITIES SEC(2002) 342
Brussels, April4, 2002 SEC(2002) 342
COMMISSION STAFF WORKING PAPER
Former Yugoslav Republic of Macedonia COMMISSION STAFF WORKING PAPER
Stabilisation and Association Report
Former Yugoslav Republic of Macedonia Europian: “Mbulimi mediatik gjatë krizës së vitit and Association Report 2001 ndikoiStabilisation në mënyrë të ndjeshme në përkeqësimin e situatës politike.” (25) Zinxhiri i ngjarjeve që kishte pikënisje fshatin 163] e që ishte jashtë Tanushë me popullsi [COM(2002) shqiptare, kontrollit qeveritar, kaloi nëpër vendbanime të tjera ku në shumicë ishin po shqiptarët gjatë gjysmës së parë të vitit 2001, duke qenë një shkak serioz për [COM(2002) 163] shpërthimin e luftës ndëretnike në shkallë të gjerë. I nxehti i verës mbërriti dhe me një “zagushi mbytëse” në ambientet e Televizionit Publik të Maqedonisë, ku nga mosmarrëveshjet në radhët e stafit të lartë mes përfaqësuesve të etnisë maqedonase dhe asaj shqiptare, u bllokua në disa ditë emetimi i programit në gjuhën shqipe. Shkak ishin debatet e zjarrta, nëse duhej apo jo 26
Një zë nga zemra e Europës
1.5 Ekipi në redaksi dhe korrespondentët në terren
të vendosej censurë para transmetimit të materialeve që përgatiteshin nga gazetarët shqiptarë. Pikërisht në këtë situatë që vijoi deri në mes të gushtit kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, DW në shqip ishte aktive me lajme dhe raportime të balancuara dhe duke sjellë opinione me këndvështrime të ndryshme që i referoheshin një situate konkrete, një përgjegjësie konkrete për ndaljen e atmosferës eksploduese, për rrugëzgjidhjet e mundshme sipas ekspertëve dhe njohësve më të mirë të gjendjes në Maqedoni dhe në vendet fqinje. DW në shqip, si një program që përshtatet me realitetin e ngjarjeve dhe fenomeneve, që “lexon” më së miri kërkesat dhe preferencat e ndjekësve të vet, në vitet e para të mijëvjeçarit të ri ka nisur të përqendrohet më shumë tek perspektiva europiane e rajonit. “Në fokus të programit tonë tani kemi më shumë integrimin europian, japim më shumë informacion për kulturë, sport, sepse politika nuk tërheq më si në fillim, kur kishte nevojë për ato gjëra” (26) Nëpërmjet intervistave apo materialeve informative e analitike, ku në qendër janë opinionet e përfaqësuesve më të rëndësishëm nga kancelaritë europiane, me mbulimin konkret të hapave dhe problemeve që hasin vetë vendet aspirante për anëtarësim në BE, duke ballafaquar dhe përvojat e vendeve që e kanë kryer më parë këtë proces, nëpërmjet sjelljes së mendimeve e vlerësimeve nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, ekspertëve të medias dhe të çështjeve europiane – nëpëmjet këtij përqendrimi në këndvështrime të larmishme – DW në shqip përcjell për ndjekësit e vet nëpërmjet valëve të radios dhe shërbimeve on line, aktualitetin dhe perspektivën për secilin shtet të rajonit, prezantuar dhe me specifikat dhe stadet e realizimit të “detyrave të shtëpisë” që iu ka caktuar Brukseli. Integrimi europian shikohet si një proces i natyrshëm që i përmirëson standardet e institucioneve, duke i sjellë në parametrat e atyre të vendeve të BE-së, e bën edhe më atraktiv dhe të sigurtë Ballkanin për investime të huaja, të cilat janë aq të nevojshme në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Programi shqip i Radios DW në këto 20 vite ka aktivizuar një personel me mbi 50 vetë, të cilët me statuse të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme kanë punuar ose vijojnë të punojnë në redaksinë dhe studiot qendrore, apo si korrespondentë në terren. Kryeredaktorja për 13 vite rresht e programit, Adelheid Feilcke – Tiemann, më 1 prill 2005, mori detyrën e drejtores së marrëdhënieve ndërkombëtare në DW.
Mbledhje e redaksisë në vitin 2000, nga e majta: Vilma Filaj –Ballvora, Mimoza Cika –Kelmendi, Arben Muka, Adelheid Feilcke – Tiemann, Halil Rustemaj, Islam Spahiu, Ismet Daci dhe Esat Ahmeti
Në vendin e saj erdhi Fabian Schmidt, që në atë kohë drejtonte programin në gjuhën boshnjake, po në DW. Kryeredaktori i ri, që së bashku me Feilcke – Tiemann-in zhvilluan turin prezantues në fillim të prillit në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, ishte një ekspert shumë i njohur i çështjeve shqiptare dhe rajonit ballkanik në tërësi. Nga mesi i viteve ’90 Fabian Schmidt ka punuar për një kohë të gjatë si reporter dhe editor për OMRI-n (Open Media Research Institute) një organizatë jofitimprurëse me qendër në Pragë, që ka realizuar një sërë publikimesh serioze dhe për tranzicionin në Europën Juglindore. Lehtësi i ka dhënë aktivitetit të tij rajonal dhe njohja 27
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
jo vetëm e gjuhës shqipe, por dhe asaj boshnjake, serbe, kroate dhe angleze. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit të vitit 1997, Fabian Schmidt, ishte pjesë e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ndërkohë që ai bashkëpunonte dhe me përfaqësinë e OSBE-së në Shqipëri, me Institute for War and Peace Reporting dhe me Radion Free Europe në Pragë.
e aktivitetit të programit shqip është redaktorja Vilma Filaj –Ballvora, që siç e kam përmendur më herët, ka qenë prezente që në përgatitjen dhe transmetimin e emisioneve të para. Përveç saj, si redaktorë të programit janë dhe Pandeli Pani dhe Auron Dodi, edhe këta të dy pjesëmarrës që në fillimet e programit të DW-së në shqip. Në redaksi aktualisht punojnë si bashkëpunëtorë me status të ndryshëm kontraktualë me institucionin dhe Mimoza Cika-Kelmendi, Angjelina Verbica, Esat Ahmeti, Bahri Cani, Eliana Xhani, Lindita Arapi, Elert Ajazaj dhe Aida Cama. Në vite kanë punuar për programin shqip dhe Anila Shuka, (që ka mbuluar raportimin nga Berlini deri në vitin 2011 dhe aktualisht është bashkëpunëtore e lirë nga Mynihu), Islam Spahiu, Ismet Daci, Mirela Oktrova, Franko Egro, Sonila Sand, Halil Rustemaj, Suzana Starikova (ka raportuar për disa vite nga Berlini), kanë bashkëpunuar për një kohë dhe Alfred Mane, Emine Sadiku, Ani Spahivogli, Ardian Zagori, etj. Në rrjetin e korrespondentëve në terren bëjnë pjesë Arben Muka dhe Ani Ruci në Tiranë (më parë kanë qenë Ben Blushi dhe Apollon Baçe), nga Gjirokastra Odise
Takim kolegësh në Mitrovicë të Kosovës, nga e majta: Fatos Musliu, Qeriman Bekteshi, Esat Ahmeti, Fabian Schmidt, Vera Katana, Arben Muka, Jeton Ismaili dhe Fadil Gashi, 2005
Ardhja e tij në krye të redaksisë shqipe përkonte me një sërë ndryshimesh strukturore në program, më shumë me orientimin drejt shërbimeve on line, duke e bërë më dinamike dhe më të larmishme formën dhe përmbajtjen e web-it. Fabian Schmidt qëndroi si kryeredaktor deri më 1 nëntor të vitit 2009, kur mori emërimin në sektorin e Europës së programit qendror të Deutsche Welle-s. Pas kësaj date programi shqip i DW-së nuk ka pasur të emëruar zyrtarisht në postin e kryeredaktorit. Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe reformimit të institucionit, pas largimit të Fabian Schmidt si kryeredaktor, këtë detyrë e ka kryer Verica Spasovska, e cila në të njëjtën kohë vijon të jetë dhe Drejtoreshë për Programet e Europës Qendrore dhe Juglindore në DW. Në pikëpamjen organizative e ngarkuar me drejtimin
Me kolegët Bahri Cani dhe Eliana Xhani në redaksinë qendrore në Bon, 2010 28
Një zë nga zemra e Europës
Në ambientet e Ambasadës Gjermane në Tiranë, 2004, nga e majta: Arben Muka, Leka Plani, Auron Dodi, Adelheid Feilcke – Tiemann, Erik Bettermann, Ani Ruci, Mimoza CikaKelmendi, Pandeli Pani dhe Piro Shkaba
Pas bashkëpunimit në periudha të ndryshme me DW në shqip, disa kolege dhe kolegë kanë marrë detyra të rëndësishme, si Teuta Arifi, e cila është aktualisht zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë; Islam Spahiu është ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin; Ben Blushi, publicist dhe shkrimtar i suksesshëm, anëtar i parlamentit dhe njëri prej eksponentëve kryesorë në Partinë Socialiste të Shqipërisë; Mirela Oktrova prej më shumë se 6 vitesh është në postin e drejtoreshës së Televizionit Publik Shqiptar; Franko Egro ka qenë drejtor i Departamentit të Lajmeve në RTSH dhe me pas po drejtor në dy televizionet private, TV Koha dhe TV ABC; Apollon Baçe drejton Institutin e Monumenteve në Tiranë etj.
Kote, nga Shkodra Leka Plani (më parë ka punuar Andrea Hila), nga Prishtina raportojnë Bekim Shehu dhe Ajete Beqiraj (më parë ka punuar Valentina Saraçini – Kelmendi, si koordinator Agim Zogaj dhe për një periudhë ka raportuar dhe Arbër Vllahiu), nga Maqedonia raporton Fatos Musliu (ka qenë më parë Teuta Arifi), në Mal të Zi është Vera Katana, në Luginën e Preshevës Jeton Ismaili, në Paris Artan Kutra, në Athinë Niko Anagnosti dhe në Londër Kimete Bytyçi. Materiale mbi zhvillimet në Maqedoni përgatit dhe Qeriman Bekteshi, ndërkohë që për disa vite kanë raportuar nga Roma Artur Zheji, nga Prizreni dhe Prishtina Fadil Gashi, nga Brukseli Viron Gjymshana etj.
Fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm, Erik Bettermann, me rastin e 50 vjetorit të themelimit të DW-së, transmetuar në programin e pasdites së datës 3 maj 2003 të DW-së në shqip. (2) Neritana Kraja, “DW si lindi dhe u rrit ajo – Intervistë me përgjegjësen e redaksisë për gjuhën shqipe, Adelheid Feilcke – Tiemann”, Albania, 14 dhjetor 2002, faqe 21. (1)
29
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Blendi Fevziu, “Heshtja e shtypit apo shtypi i heshtjes”, Koha Jonë, datë 23 Maj 1992, faqe 3. po aty (5) “Në Shqipëri po vjen posdiktatura. Intervistë e z. Teodor Keko dhënë Radios Deutsche Welle, datë 1.9.1992”, Koha Jonë, datë 30 shtator 1992, faqe 2. (6) “Gazetat përdoren për luftë politike. Intervistë me z. Gerald Nagler, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe kryetar i Helsinkit Suedez”, Koha Jonë, datë 30 shtator 1992, faqe 2. (7) Fletoret zyrtare të vitit 1991, botuar nga “Albal shpk”, Tiranë, 1995, faqe 406. (8) Rahman Paçarizi, Radiogazetaria, botim i Universitetit AAB, Prishtinë, 2008, fq. 16. (9) Një vit pas fillimit të punës si kryeredaktore e programit shqip të DW-së ka kryer dhe një Master në menaxhim kulture (10) Gazeta e parë opozitare që u botua në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës komuniste, më 5 janar 1991, si organi qendror i Partisë Demokratike. Kryeredaktori i parë i saj ishte Frrok Çupi dhe në fillimet e saj tirazhi i kalonte 100 mijë kopjet. (11) Rilindja Demokratike, datë 27 maj 1992, faqe 3. (12) Ka studiuar për filozofi, pedagogji dhe pedagogji sociale. Erik Bettermann është 68 vjeç dhe përpara marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i DW-së ka punuar si gazetar i lirë për disa të përditshme në Këln dhe për një gazetë të Kishës Evangjeliste, ndërkohë që ka mbajtur dhe një sërë detyrash të rëndësishme. (13) Adelheid Feilcke, “Vërtetësia, alfa e gazetarisë serioze”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 3. (14) Artan Fuga, Media, politika, shoqëria (1990 – 2000) –Ikja nga kompleksi i Rozafës, botimet “Dudaj”, Tiranë, 2008, faqe 64. (15) Radio e parë private në Shqipëri ka qenë Radio Vlora, që nisi transmetimet më 17 nëntor 1994. Pas disa javësh u hap në qytetin e Patosit Radio Hot, ndërkohë që në vitin 1996 nisën nga transmetimi Radio Peshkopia në Dibër dhe Radio Star në qytetin e Fierit. Me hapjen e stacionit të parë në Tiranë, Radio Ime, më 12 mars 1997, në një periudhë dyvjeçare, tregu radiofonik shënoi një boom të vërtetë me themelimin e dhjetëra radiove private në të gjitha rajonet e vendit. (16) I plotë mendimi është në kapitullin 8. (17) Elez Biberaj, “Në epokën e autostradës së informacionit”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 2. (18) Ismet Kallaba, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë ekskluzive e Adelheid Feilcke – Tiemann dhënë për gazetën Koha Javore në Mal të Zi, ribotuar në Dita, 9 korrik 2004, faqe 12 -13. (19) I plotë mendimi është në kapitullin 8. (20) Neritana Kraja, “DW si lindi dhe u rrit ajo – Intervistë me përgjegjësen e redaksisë për gjuhën shqipe, Adelheid Feilcke – Tiemann”, Albania, 14 dhjetor 2002, faqe 21. (21) I plotë mendimi është në kapitullin 8. (22) “A do të dalë sërish sot nga takmi i NATO-s deklarata për kërcënim për intervenim ushtarak?”, koment redaksional i transmetuar në të gjitha edicionet informative të DW-në në shqip, datë 17 janar 1999. (23) “Millosheviçi godet kundërshtarët e tij. Opozita dhe media e pavarur në Serbi po bien viktimë e dhunës së kontrolluar nga shteti” nga Vlado Maresh, IWPR, 10 mars 2000, (burimi nga http://iwpr.net/programme/balkans-regional-reportingsustainable-training) (24) I plotë mendimi është në kapitullin 8. (25) Former Yugoslav Republic of Macedonia – Stabilisation and Association Report 2001, Brussels, 4 April 2002, page 9. (26) Ismet Kallaba, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë ekskluzive e Adelheid Feilcke – Tiemann dhënë për gazetën Koha Javore në Mal të Zi, ribotuar në Dita, 9 korrik 2004, faqe 12 -13. (3) (4)
30
2
Ndarja e eksperiencës me kolegët
D
transmetimit mbulonin të gjithë territorin e Shqipërisë: Radio Korça, (28) Radio Gjirokastra, (29) Radio Shkodra (30) dhe Radio Kukësi (31). Që nga fillimi i vitit 1991, RTSH nisi të realizojë një sërë reformash programore që u shoqëruan me ristrukturimin e redaksive, të ekipeve gazetareske, të stafit mbështetës etj. Në thelb të ndryshimit ishte largimi i këtij resursi gjigand informativ, argëtues dhe edukativ për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, nga politizimi i skajshëm dhe vënia në shërbim të idesë fikse të regjimit totalitar se “Shqipëria është fanar ndriçues në botë!” RTSH hoqi menjëherë dorë nga shpenzimi i energjive për realizimin e një sërë programesh për jashtë vendit në gjuhë të ndryshme, që u drejtoheshin marksistë-leninistëve, ose gjojamarksistë-leninistëve që mbaheshin me “gajret” dhe me financa nga “fanari ndriçues”, programe propagandistike, të cilat me shembjen e regjimit komunist tingëllonin jashtë mode deri dhe në qesharake me përmbajtjen dhe objektivat që kishin deri në atë kohë. Por reformimi tërësor i shërbimeve për RTSH-në as që mendohej se do të ishte një proces i shpejtë në kohë dhe i shkëputur nga puna e përpjekjet e mundimshme për demokratizimin e sistemit të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar. Zig-zak-et e tranzicionit në shoqërinë shqiptare, reminishencat e së kaluarës për kontroll të medias nga pushteti dhe vënies në shërbim të tij, shfaqeshin si ato “njollat” për të cilat nevojitet kohë për t’i eliminuar.
W në shqip mbahet mend në radhët e komunitetit të gazetarëve jo vetëm si një burim i fuqishëm informacioni në tregun mediatik shqipfolës, por dhe si një mbështetës permanent në procesin e kualifikimit të stafeve të redaksive jo vetëm nga radiot, por dhe gazetat, televizionet, agjencitë e lajmeve etj. Për rreth 17 vite ka investuar drejtpërdrejtë me programe e projekte me synimin, të ndajë me gazetarët standardet më të mira profesionale në punën dhe angazhimin e tyre, qoftë në nivelin fillestar, të atyre që sapo janë afruar në redaksi, qoftë dhe për ata me përvojë në punë dhe që avancojnë në konceptet e gazetarisë bashkëkohore, të menaxhimit të medias, përdorimit në shkallë të gjerë të teknologjive të reja etj. Tre vite pasi ishte krijuar redaksia e DW-në në shqip ajo nisi të kontribuojë me organizimin e kurseve kualifikuese për gazetarët shqiptarë. Me ndryshimin e sistemit, mediat ekzistuese në mes të viteve ’90 kishin filluar riorganizimin për të mbijetuar në kushtet dhe kërkesat e kohës, përballë preferencave që kishte publiku. Iniciativa private deri në atë kohë funksiononte vetëm në sektorin e shtypit, ku tituj të rinj gazetash dhe revistash shfaqeshin thuajse përditë. Radiotelevizioni Shqiptar, ishte në hapat e para të transformimit në një media publike. Nga pikëpamja e ndërtimit strukturor administrativ dhe nga ushtrimi i linjës editoriale RTSH kishte në përbërje Radio Tiranën, (27) si dhe 4 radio lokale në varësi, të cilat me pozicionimin e tyre gjeografik dhe përhapjen e sinjalit të 31
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
2.1 Konceptet bazë të gazetarisë radiofonike
Pikërisht Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale të saj kanë qenë që në hapat e para të programeve mbështetëse kualifikuese nga DW. Qendra Trajnuese e Radios dhe Televizionit, DWFZ, e krijuar që në vitin 1965, në mes të viteve ’90 kishte krijuar një partneritet të ngushtë me Qendrën e Medias së Fondacionit SOROS në Tiranë, një qendër që kishte ndër objektivat kryesore të saj dhe kualifikimin dhe përmirësimin e standardeve të gazetarëve shqiptarë. Në vitet e para të tranzicionit demokratik në redaksitë e ndryshme të Radio Tiranës dhe në stacionet lokale të saj, përveç personelit me përvojë ishin punësuar dhe një numër i madh gazetarësh të rinj, të cilët ose kishin punuar më parë në redaksitë e medias së shkruar, ose ishin fillestarë. Përfaqësues të kontigjentit të dytë përbënin dhe shumicën e pjesëmarrësve në seminarin e parë trajnues që DWFZ zhvilloi në nëntor të vitit1995, në ambientet e Hotel “Dajtit” në Tiranë. Pas vizitave disaditore të punës që gazetarë dhe redaktorë të Radio Tiranës kishin realizuar më parë në ambjentet e Radios DW në Këln, seminari i Tiranës shënoi zyrtarisht fillimin e angazhimit të kësaj radioje të huaj me programe kualifkimi për të gjitha nivelet profesionale. Kjo mbështetje nisur nga veçoritë e intensitetit të zhvillimit të kurseve, seminareve dhe workshop-eve, të gjeografisë së pjesëmarrësve, zgjedhjes së partneritetit me institucionet lokale mediatike, si dhe me vetë formatin organizativ të palës gjermane mund të ndahet në tri faza kryesore: -faza e parë, nga viti 1995 deri në vitin 1998, ku kryesisht në trajnime u përfshinë gazetarë, redaktorë dhe bashkëpunëtorë nga Radio Tirana (32) dhe stacionet e saj lokale; -faza e dytë, nga viti 1999 deri në vitin 2004, ku DWFZ bëri pjesëmarrës të seminareve dhe workshopeve edhe punonjës të redaksive nga radiot private, lokale dhe kombëtare. -faza e tretë, nga viti 2005 e në vijim, ku fokusi është mbështetja jo vetëm e radiove, por dhe mediave të tjera, drejt komercializimit dhe orientimit më të mirë ndaj kërkesave të tregut.
Gjatë trajnimeve të fazës së parë, tematika që diskutohej me gazetarët e Radio Tiranës dhe stacioneve lokale të saj fokusohej më shumë tek konceptet bazë të profesionit. Bashkëbisedimi mes trajnerëve gjermanë dhe pjesëmarrësve, si në seminarin e parë në nëntor të vitit1995 dhe aktiviteteve që u organizuan në vijim, u përqëndrua më shumë tek tiparet dhe veçoritë e radios publike në Gjermani, linja editoriale dhe pavarësia nga pushteti politik e interesat e biznesit, etika dhe përgjegjësitë e gazetarit të radios, dallimi mes të shkruarit e informimit për radion dhe të shkruarit e informimit për gazetën, revistën, televizionin e agjencinë e lajmeve, formatet kryesore të raportimit radiofonik si lajmi, kronika, intervista, vox – pop-i, strukturimi i emisioneve informative etj. Deri në atë kohë trajnime me gazetarët shqiptarë kishin organizuar dhe subjekte të tjera të huaja, organizata, institucione apo media ndërkombëtare. Veçoria e kurseve të DWFZ-së ishte ofrimi i një tematike në sinkron të plotë me problematikën që kishte në atë periudhë gazetaria radiofonike, apo në tërësi tregu mediatik në Shqipëri. Ky ishte një shkas që i bënte
Seminari i parë kualifikues i DW në Shqipëri në ambjentet e “Hotel Dajtit” në Tiranë, 1995, foto: Piro Shkaba 32
Ndarja e eksperiencës me kolegët seancat e prezantimeve, diskutimeve dhe aplikimeve më efektive, duke mos hequr asnjëherë dorë që çdo aktivitet kualifikimi do të kishte patjetër një produkt konkret në finalen e tij. Motoja “Learning by doing” i dinamizonte dhe i pasuronte me feedback trajnimet e DW-së, e bënte si të thuash të vetëtestueshme për trajnerët dhe pjesëmarrësit gjithë axhendën, objektivat dhe rezultatet.
Kalendari trajnues i DWFZ-së gjatë fazës së parë u pasurua dhe me elemente të rinj në formë dhe në përmbajtje. Sa i takon pjesmarrjes në seminare dhe workshop-e filloi t’u jepej një karakter rajonal, ku veç gazetarëve dhe redaktorëve nga Shqipëria ftoheshin për të marrë pjesë dhe kolegët e tyre nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Më shumë se zgjerimi i gjeografisë se nga vinin pjesëmarrësit, ato krijonin premisën e shkëmbimit ndërkulturor dhe ndërprofesional mes tyre, në sinkron të plotë me nismat e rëndësishme politike, socio – ekonomike, kulturore etj, të ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar për të promovuar bashkëpunimin bilateral dhe multilateral në mesin e shteteve të rajonit. Ky element u shoqërua dhe me ndryshimin e vendorganizimit të kualifikimeve, ku jo në çdo rast ekipet e gazetarëve duhet të mblidheshin në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera (përveç Kosovës që ishte në një situatë tejet të rënduar dhe të pasigurtë, në kohën para dhe gjatë operacioneve të NATO-s për ndalimin e gjenocidit nga ana e forcave militare dhe paramilitare serbe). Në Shqipëri, periudha 1997 – 1998, ishte si në një eksplozion të vërtetë sa i takon krijimit të radiove private, në nivel lokal dhe kombëtar. Gjatë këtyre dy
Një seancë diskutimi për intervistën radiofonike në ambientet e ISHM-së, 1998, foto: Piro Shkaba
Kryeredaktorja e programit shqip të DW-së, Adelheid Feilcke - Tiemann, në rolin e trajneres që nga seminari i parë në vitin 1995 dhe në pjesën më të madhe të aktiviteteve kualifikuese që u zhvilluan deri në fund të fazës së dytë të tyre, kishte disa përparësi: së pari, favorin e njohjes deri dhe në detaje të realitetit mediatik shqiptar, duke pasur kontakte intensive me të gjitha nivelet e redaksive lokale, me eksperiencën personale të punës në një radio të fuqishme që mbronte standardet më të mira ndërkombëtare; së dyti, ajo që e bënte dhe më të lirshëm e të natyrshëm ligjërimin dhe prezantimin para pjesëmarrësve në kurse, si dhe gjatë bisedave njerëzore me ta jashtë programit, ishte favori që e kam përmendur më herët, që kjo shtetase gjermane njihte në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, madje dhe në dialekte të ndryshme të saj.
Dy trajnerët Adelheid Feilcke – Tiemann dhe Daniel Scheschkewitz dhe gazetari Avni Neza gjatë një workshop-i, 1998, foto: Piro Shkaba 33
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
viteve janë themeluar në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit plot 30 stacione radiofonike, dy prej të cilave më pas arritën të marrin dhe licencë kombëtare, Top Albania Radio dhe Radio Plus 2.
reporterë e redaktorë të radiove që nuk ishin prezentë në trajnime. Vetëm në fazën e dytë të kalendarit trajnues të DWFZ-së kanë përfituar mbi 150 drejtues, gazetarë, redaktorë e bashkëpunëtorë nga radiot lokale dhe kombëtare në Shqipëri, një investim që nuk e ka realizuar asnjë prej institucioneve dhe organizatave të tjera të huaja që kanë pasur të njëjtin fokus në Shqipëri. Karakteristikë dalluese ishte aplikimi i programeve dyjavore me pjesëmarrësit, kohëzgjatje dhe larmi tematike që e bënin më efektive përpjekjen për të përmirësuar diçka në konceptimin dhe performancën e tyre, kur ata ktheheshin për të rinisur punën në stacionet radiofonike. Nëse në javën e parë trajnerët fokusoheshin në prezantimin dhe bashkëbisedimin mbi temat kryesore të planifikuara, në javën e dytë cilido pjesmarrës punonte për produkte konkrete individuale dhe në frymë grupi ata bashkëpunonin për të përgatitur dy edicione informative deri në 15 minuta secili.
2.2 Trajnim me produkt konkret Faza e dytë, nga viti 1999 deri në vitin 2004, konsiderohet si faza e zgjerimit sasior dhe evoluimit cilësor të kontributit të DWFZ-së në Shqipëri dhe në qendrat e tjera rajonale (në shtator të vitit 1999 u organizua workshop-i i parë i pas luftës në Prizren, duke hapur rrugën që ato të zhvilloheshin më pas në normalitet edhe në Kosovë). Si veçoria më e dukshme në këtë periudhë është kualifikimi më i profilizuar i gazetarëve, duke vënë në qendër aspekte më të avancuara të punës së gazetarit në radio dhe duke ndërtuar programe në një lloj zhanri, psh., gazetaria ekonomike, ajo politike, bashkëjetesa me minoritetet, gazetaria investigative etj. Partneri kryesor i DWFZ-së në Shqipëri, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, në një proces ristrukturimi organizativ dhe mbulimi nga ana financiare, u bashkua me Institutin Shqiptar të Medias (ISHM). Kështu që në vazhdim të projekteve dhe programeve me palën gjermane koordinimi bëhej për palën shqiptare nga ana e ISHM-së. Nga rritja e numrit të gazetarëve dhe redaktorëve në tregun radiofonik u shtuan workshopet, duke pasuruar objektivat edhe me konceptet bazë të menaxhimit të këtyre stacioneve që ishin në hapat e para të prezantimit në publik, por dhe në konkurrencën me operatorët e tjerë. Nga viti 1998, DWZF i kishte paraprirë këtij fluksi më të madh të punës me testimin e organizimit dhe të dy workshop-eve brenda një viti, si dhe përgatitjen e një broshure metodike në formën e një manuali ku përfshiheshin disa nga elementet më të rëndësishëm, si psh., standardet e të shkruarit të lajmeve, teknikat e realizimit të intervistës, komenti, vox pop-i, organizimi dhe tiparet e radiorevistës, mjeshtëria e të folurit në mikrofon etj. Kopje të manualit u shpërndanë dhe për
Për pjesmarrësit në workshope shpërndaheshin certifikata, ish atasheu i kulturës në ambasadën e gjermane në Shqipëri, Julia Gross (në mes), në ceremoninë përmbyllëse të trajnimit rajonal, 1998, foto: Piro Shkaba 34
Ndarja e eksperiencës me kolegët Daniel Scheschkewitz, Thomas Kirschning, Ludger Schadomski, Frank Lemke etj. Disa nga kolegët të cilëve u kam marrë opinione (33) gjatë muajit tetor 2011, në kuadër të përgatitjes së këtij botimi, kanë shprehur mbresat e tyre nga eksperienca me programet kualifikuese të DW-së Nini Mano, gazetare e çështjeve ekonomike në Agjencinë Telegrafike Shqiptare: “Më kujtohet fillimi i nëntorit të vitit 1995 kur në Tiranë u organizua kursi i parë i trajnimit të Radios DW. Si pjesëmarrëse më kanë bërë më shumë përshtypje temat që janë trajtuar aty, nga ato që hasnim më shumë në punën tonë, për mënyrën e shkrimit të lajmit për radion, për burimet, përgjegjësitë e gazetarit për vërtetësinë e informacionit që jep për publikun etj. E quaj fat që po në atë periudhë një tjetër program kualifikues gjerman për radiot rurale zhvillohej me gazetarët shqiptarë”. Astrit Ibro, drejtor i Kanalit 3 në Radio Tirana për programet në gjuhë të huaj dhe për shqiptarët nëpër botë: “DW nuk ka përballuar vetëm detyrën e informimit të shpejtë dhe korrekt të dëgjuesve, por trajnerë të saj në mënyrë sistematike kanë ardhur në Shqipëri për të kualifikuar kolegët nga radiot apo mediat e tjera shqiptare për aktualitetin, ekonominë, investigimin etj. Ky kontribut në shumë vite dhe në disa nga aspektet më jetike të profesionit të gazetarit, redaktorit, drejtuesit të të gjitha niveleve të medias është një investim i jashtëzakonshëm për përmirësimin e kualitetit të burimeve njerëzore në fushën tonë”. Prof. dr Hamit Boriçi, shef i departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin UFO: “Nga aktiviteti i DW-së kanë përfituar përvojë dhe gazetarët lokalë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi etj. Krahas njohurive që ata merrnin në planin teorik gjatë zhvillimit të kurseve, dhe vetë programet e DW-së si dhe të radiove të tjera të huaja ishin demonstrime konkrete të gazetarisë me standarde, të qëndrimeve të pavarura dhe në shërbim të informimit objektiv të publikut. Nga ana tjetër mendoj se ato kanë reformuar në njëfarë mënyre dhe shijet e publikut për lajmet dhe analizat mbi aktualitetin”.
Puna gjatë ditëve të workshop-it bëhej njësoj si në kushtet normale në redaksi, duke përgatitur lajme, kronika, reportazhe, intervista, vox pop-e, deklarata etj. Rëndësi i kushtohej jo vetëm përzgjedhjes së temës, por dhe realizimit konkret, duke respektuar teknikat e regjistrimit të zërave, efekteve dhe atmosferës për sfond me cilësi të lartë, duke lexuar me intonacionin e ritmin e duhur tekstet në mikrofon etj. Më pas produktet organizoheshin në një edicion të plotë që shkonte deri në 15 minuta, që formatohej dhe moderohej nga vetë pjesëmarrësit në seminar. Përpjekja për të konsoliduar parimin e vlefshëm të punës në grup nuk mbaronte këtu. Etapa përmbyllëse ishte diskutimi i detajuar mbi edicionet e përgatitura nga të gjithë pjesëmarrësit e trajnerët: çfarë shikohej si pozitive, çfarë nuk tingëllonte mirë dhe duhej përmirësuar, sugjerime, kritika mes kolegësh, arsyetime për mënyrën e realizimit të kontributeve etj. Duke shfrytëzuar kushtet optimale të studios moderne të radios në ISHM në Tiranë, duke përdorur një inventar pajisjesh individuale për regjistrim në terren gjatë trajnimit, synohej të kapeshin maksimalisht parametrat profesionalë në realizimin e kontributeve. Në trajnimet e DWFZ-së në bashkëpunim me ISHM-në për herë të parë u aplikuan dhe programet audiodigjitale, që iu dha shanse pjesëmarrësve të afrohen më shumë në përdorimin e kompiuterit dhe laptop-it për etapat e realizimit të produktit radiofonik, si një mënyrë për të rritur cilësinë e tyre, por dhe për të ulur në maksimum kohën që iu nevojitej reporterëve për editimin e materialeve të veçuara ose edicioneve informative. Kjo ishte një mundësi reale për pjesëmarrësit në kurset e DW-së që ata të fillonin të familjarizoheshin sa më shumë me teknikën e teknologjinë audiodigjitale, që vetëm pak kohë më vonë u bë mbisunduese dhe e nevojshme në shkallë të gjerë në redaksitë e radiove shqiptare. Perveç kryeredaktores së programit shqip të DWsë Adelheid Feilcke - Tiemann, e cila ka qenë thuajse në të gjitha trajnimet që ka organizuar DWFZ në bashkëpunim me partnerët lokalë, kanë marrë pjesë si trajnerë dhe ekspertë në seminare e workshop-e dhe 35
Arben Muka
Ja si dua të informohem! të mirë në mbështetjen e pavarësisë në media. Pavarësia në gazetari, ose pavarësia në media arrihet nëpërmjet dy aspekteve të ndryshme. Në njërën anë mund të fillosh të diskutosh me gazetarët dhe ti trajnosh ata. Ne e dimë se në vitet e kaluara gazetarët shqiptarë kanë patur mjaft trajnime në fushën e standardeve profesionale dhe të etikës. Pikërisht ne mendojmë se nuk mund të bëjmë shumë në këtë fushë. Ana tjetër që mund t’i drejtohesh pavarësisë së medias është aspekti ekonomik. Një gazetari e mirë ka nevojë për organizata stabël, ka nevojë për një perspektivë afatgjatë dhe një financim të qëndrueshëm. Pa burime të sigurta financiare nuk mund të flitet për një gazetari të mirëfilltë.” (34)
2.3 Media profesionale e pavarur – rruga drejt Europës Faza e tretë, nga viti 2005 e në vijim ka për protagoniste Akademinë e DW-së, një institucion i krijuar gjatë vitit 2004 nga bashkimi i të gjithë sektorëve që ofronin kualifikime në DW. Akademia është e pranishme me projekte dhe programe në shtete të ndryshme të Europës Juglindore me trajnime dhe workshop-e nga më të ndryshmet, por së fundi ajo është një emër i njohur dhe në radhët e komunitetit të gazetarëve shqiptarë, jo vetëm ata që punojnë në radio, por dhe në media të tjera, gazeta, televizione, agjenci shtypi e shërbime on line. Pas një periudhe kërkimore, krijimit të kontakteve dhe aplikimit për sigurimin e fondeve të mjaftueshme, Akademia e DWsë u prezantua publikisht në tetor të vitit 2009 me një projekt trajnimesh që do të zhvilloheshin në 12 module në disa qytete të Shqipërisë. Projekti i quajtur “Media profesioniste e pavarur - rruga drejt Europës” kishte një kohëzgjatje 18 mujore dhe u mbështetet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë. Synimi i moduleve trajnuese ishte suporti për mediat shqiptare për një orientim më të mirë ndaj kërkesave të tregut, për të krijuar një bazë më të sigurtë ekonomike dhe si rrjedhim pavarësi më të madhe redaksionale. Ideatorët e projektit e shikonin pavarësinë e gazetave, stacioneve radiofonike dhe televizive, të medias në tërësi, si një mundësi për raportimin në mënyrë profesionale të lajmeve nëpërmjet temave politike, si proces i përqasjes së Shqipërisë në BE dhe duke e intesifikuar atë. Modulet e para nisën me tema që lidheshin me mënyrën e menaxhimit të njësive mediatike. Patrick Leusch, drejtues i projektit pranë Akademinë së DW-së, gjatë një takimi promovues që u zhvillua në fund të tetorit 2009 në ambientet e Ambasadës Gjermane në Tiranë, shprehu sigurinë për pritmëri pozitive. Ai kujtoi traditën e vyer trajnuese të DW-së nga viti 1995, por dhe objektivat për projektin e ri. “Ne përpiqemi që me anë të këtij projekti të sjellim eksperiencën tonë më
Një nga modulet trajnuese të Akademisë së DW në Tiranë, 2009
Si risi në aplikimin e këtij projekti ishte fakti se në module u përfshinë jo vetëm gazetarë, redaktorë e bashkëpunëtorë, por dhe menaxherëve dhe agjentë të marketingut që punojnë në median shqiptare. Me këta 36
Ndarja e eksperiencës me kolegët të fundit, janë diskutuar në seanca të veçanta tema mbi strategjinë dhe operacionet për marketingun e produkteve të redaksisë, gjetjen e burimeve financiare, organizimin efiçent të stafit etj. Gazetarët dhe menaxherët që kanë marrë pjesë në këtë projekt ishin nga qytete të ndryshme, më së shumti nga mediat e vogla dhe të mesme, që përballen me probleme e vështirësi të shumta ekonomike, që kanë kapacitete të limituara në dispozicion për angazhimet e tyre të përditshme. Në kuadër të kualifikimit të gazetarëve shqiptarë është aplikuar dhe një format tjetër. Dhjetëra prej tyre kanë pasur rastin që në këto dy dekada të organizojnë vizita pune e praktika në afate kohore të ndryshme pranë redaksisë së DW-së në shqip, fillimisht në Këln dhe nga viti 2003 e më pas në Bon. Të ftuar drejtpërdrejtë nga redaksia, apo si pjesë e programeve të ndryshme ndërkombëtare të institucioneve të tjera brenda dhe jashtë Gjermanisë, kolegët mysafirë kanë pasur rast të ndjekin nga afër procesin e punës së DW në shqip, kanë komunikuar për çështje profesionale me mikpritësit, por dhe janë përfshirë dhe vetë duke kontribuar konkretisht në realizimin e produkteve audio, përkthime, intervista, background-e etj., tekstet e të cilave janë shpërndarë dhe nëpërmjet faqes së internetit. Qëndrimi në redaksinë shqipe, por dhe njohja me punën që bëjnë redaksi dhe sektorë të tjerë të DW-së është një periudhë eksperience e vyer që nxit rritjen e standardeve në angazhimet kur kolegët kthehen në vendin e tyre të punës.
Ndërkombëtare, ose siç njihet DW- Global Media Forum. Në një seri prej dhjetëra aktivitetesh që zhvillohen në tri ditë të punimeve të Konferencës ftohen të marrin pjesë punonjës të mediave nga mbarë bota, studiues dhe kërkues të shkencave të komunikimit dhe informimit, përfaqësues nga politika, ekonomia, kultura e të tjerë të interesuar dhe të angazhuar në çështjet që bëhen objekt debati.
“Media në ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve” ishte tema e Konferencës së Parë Mediatike Ndërkombëtare, e cila u mbajt nga data 2 deri më 4 qershor 2008 në ambientet e World Conference Center që ndodhet pranë selisë së DW-së në qytetin e Bonit. Mes rreth 800 pjesëmarrësve, gazetarë, ekspertë, politikanë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave jofitimprurëse nga vende të ndryshme të botës, ndër të ftuarit specialë ishte dhe fituesja e Çmimit Nobel nga Irani, Shirin Ebadi. Duke e lëvizur fokusin në rajone të ndryshme të botës pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë që ka media ne shtetet me demokraci të kufizuar, ose aty ku ekzistojnë probleme të mprehta konfliktuale dhe mbisundon gjuha e urrejtjes ndëretnike, ku shkelen në mënyrë sistematike liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Një vit më pas debati i Global Media Forum të DW-së me temë “Parandalimi i konflikteve dhe epoka e multimedias” u orientua më shumë për nga ndërgjegjësimi i publikut për të shfrytëzuar mundësitë e hapjes së formave të ndryshme të dialogut mes palëve,
2.4 “Fabrikë idesh” në nivel global DW në shqip është pjesë e një institucioni mediatik ndërkombëtar që emeton në rreth 30 gjuhë. DW është e njohur jo vetëm për produktet e saj televizive, radiofonike dhe on line në të katër anët e globit, por dhe si një promotor i dialogut ndërkulturor duke punuar për më shumë mirëkuptim ndërkombëtar dhe tolerancë, për të transmetuar vlerat e demokracisë dhe të mbështesë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut etj. Një nga aktivitetet më të njohura që organizon rregullisht për çdo vit DW në qytetin e Bonit është Konferenca Mediatike 37
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
për mobilizimin e qytetarëve në protestën e tyre ndaj regjimeve represive nëpërmjet komunikimit në rrjetet sociale e teknologjive të avancuara mobile, ndërthurja mes mediave klasike dhe atyre të reja, parandalimi i veprimeve terroriste që kanë në bazë përdorimin e programeve kompiuterike etj. Axhendën e Konferencës së Dytë e ndoqën më shumë se 1200 pjesëmarrës. Duke ndjekur traditën e vënies në qendër të një teme që ka interes global, në qershorin e vitit 2010 ajo iu kushtua kërcënimit që i vjen njerëzimit nga ndryshimet klimatike. Në sallën e World Conference Center në Bon u mblodhën një numër rekord pjesëmarrësish, rreth 1500, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Duke i parë ndryshimet klimatike si një çështje edhe të ambientit edhe të shkencës, që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e shumë njerëzve, ashpërson krizat ekzistuese, ose nxit kriza të reja, si një detyrë globale, mbase dhe më e madhja që shtrohet para gazetarëve në kohët e sotme.
Edicioni i katërt i DW- Global Media Forum në Bon, që u mbajt nga 20 deri 22 qershor 2011, iu përkushtua temës “Të drejtat e njeriut dhe globalizimi - sfidat për mediat”. Në më shumë se 50 aktivitete që u organizuan dhe ku morën pjesë rreth 1 mijë të ftuar u fol për kontributin e pazëvendësueshëm të mediave si një instrument i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kjo u lidh në mënyrë të veçantë me zhvillimin e mediave të reja e rrjeteve sociale, avantazhet, limitet dhe etika në përdorimin e tyre, raporti me mediat klasike etj. Për vitin 2012 Konferenca Mediatike Ndërkombëtare e radhës pritet të mbahet në fund të muajit qershor me temë: “Kultura, arsimi, media – për një botë të qëndrueshme”. Aktiviteti që mbështetet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, sipas organizatorëve, do të ketë në tri ditë podiume dhe workshop-e, prezantime interaktive dhe ekspozita, takime dhe një program atraktiv.
Filloi nga puna më 28 nëntor 1938, në Festën e Flamurit, në zbatim të një dekreti që kishte lëshuar Mbreti Zog. Historia 74 vjeçare e Radio Tiranës është një ndër kapitujt më të rëndësishëm të tregut mediatik shqipfolës. (28) Ishte dega e parë e Radio Tiranës që u ngrit jashtë kryeqytetit, 27 prill 1941, me mbështetjen e fashistëve italianë për të amplifikuar dhe përhapur ideologjinë e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë. (29) Si stacioni i “kryeqytetit” të Jugut ka nisur aktivitetin më 20 Mars 1945. “Studio” e ditës së parë u improvizua në një mjedis të hapur të Kalasë së Gjirokastrës dhe njerëzit duke dëgjuar muzikë nga gramafonët e kujtuan fillimisht si një aheng publik. (30) Prej rreth 67 viteve që transmeton nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër radiofonik privat në tregun rajonal, përveç Radio Marisë, një stacion me orientim religjoz. Radio Shkodra ka si datë fillimi 13 majin e vitit 1945 dhe ka një arkiv me rreth 15 mijë materiale muzikore e incizime të realizuara brenda dhe jashtë studiove të saj. (31) Përurimi u bë më 16 tetor të vitit 1959, një datë e shënuar për regjimin komunist, pasi ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha. Programet e saj ndiqeshin dhe në territorin e Kosovës, në Gjakovë, Prizren, Suharekë, Dragash, Podujevë, Mitrovicë, Pejë etj. (32) Në kuadër të partneritetit me Radio Tiranën, nga viti 1995 DW në shqip siguroi përfshirjen e një pjese të programit të saj në emisionin “Radio pa kufij”. Ky emision i përnatshëm, që përgatitej nga Departamenti i Informacionit në Radio Tirana zgjaste 30 minuta dhe ishte një kolazh me pjesë të zgjedhura proporcionalisht nga programet e DW, BBC dhe Zëri i Amerikës. Duke shfrytëzuar largvajtjen e valës së mesme dhe stabilitetin më të madh të saj në krahasim me valën e shkurtër që emetonin këto stacione të huaja, transmetimi me valë të mesme i drejtohej jo vetëm dëgjuesve në Shqipëri, por në radhë të parë atyre në Kosovë dhe në territorin e asaj që kishte mbetur nga ish-Jugosllavia. Këtë frekuencë valësh të mesme dhe marrjen e saj me qera për një periudhë kohe, më vonë e shfrytëzuan programi në gjuhën shqipe dhe programi në gjuhën serbe të Radios DW. (33) Të plota mendimet e tyre janë në kapitullin 8. (34) Referuar kronikës së transmetuar në emisionet informative të datës 27 tetor 2009 të programit shqip të Radios DW. (27)
38
3
Nxitja e frymës për bashkëpunimin rajonal
P
një dimension rajonal. Që do të thotë se një dëgjues nga Kosova psh., i sintonizuar në valët e DW-së kishte mundësinë të ndiqte zhvillimet në vendin e tij, por dhe në shtetet përreth në varësi të dinamikës së aktualitetit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për një dëgjues nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës etj. Në pasqyrimin e lëndës nëpërmjet faqes on line kjo është edhe më e dukshme dhe shtrihet në një rreze edhe më të gjerë. Mjafton një linjë interneti, një stacionim për tek www.dw-world.de dhe nga çdo cep i kontinentit apo i globit dhe rajonin e ke “si në pëllëmbë të dorës”. Dy janë aspektet kryesore tek të cilat ka qenë dhe mbetet e interesuar më shumë DW ne nxitjen e frymës rajonale: - duke e bërë prioritet absolut të produktit të saj audio ose on line - në pjesmarrjen aktive gjatë shkëmbimeve të ndërsjella mes gazetarëve nga rajoni dhe në forumet e debatit mes tyre. Në vitet ’90 në rajonin e Ballkanit kishte një sërë vatrash mosmarrëveshjesh e konfliktesh të ndezura mes shteteve. Nisja e shpërbërjes së ish-Republikës Federative të Jugosllavisë ishte gjeneratori kryesor i krizës, por dhe jashtë këtij procesi gjeje sa të duash marrëdhënie të acarta mes fqinjëve. Konfigurimi ballkanik me një hartë të pasur komunitetesh e grupeve më të vogla etnike shfaqej si një rebus, që sa
rogrami në shqip i Radios DW është identifikuar në këto 20 vite si një media që investohet të pasqyrojë lajmin dhe informacionin në çdo lloj formati nga pika të ndryshme të rajonit, për të treguar dinamizmin e kooperimit mes vendeve, për fqinjësi të mirë, të shkëmbimeve kufitare dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve e mallrave, respektim të të drejtave dhe lirive dhe integrim të minoriteteve dhe pakicave, nxitjen e shkëmbimeve politike, ekonomike, kulturore, sportive etj. Historia e largët dhe e afërt e Ballkanit, konfliktet dhe gjuha e urrejtes deri dhe në përplasje të armatosura dhe eksplodim të dhunës masive e gjenocidit ndaj njerëzve të pambrojtur, janë simptoma që kanë shkaktuar kosto në jetë njerëzore, kosto ekonomike të pallogaritshme, kosto të ngritjes së mureve për të bllokuar komunikimin e ndërsjellë mes popujve. Prej vitesh po punohet për ta hedhur pas këtë tension ciklik bilateral a multilateral, duke e shikuar integrimin rajonal si një “paradhomë” të integrimit europian, një objektiv të përbashkët për të gjitha shtetet e rajonit që synojnë hyrjen në BE. E ndërtuar strukturalisht me ekipin permanent dhe bashkëpunëtorët në Gjermani, në vende të BE-së, si dhe rrjetin e korrespondentëve të terrenit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, DW në shqip, ka pasur që në fillimet e veta të gjitha kapacitetet e mundshme, që programet informative në kohëzgjatje, fillimisht 30 minuta dhe më pas 15 minuta, të merrnin 39
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
herë mendoje që ishe afër zgjidhjes, në fakt largoheshe gjithnjë e më shumë prej saj. Brenda shteteve të rajonit gjithmonë ekzistonin grupime e korrente që punonin për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë. Sikundër dhe nga komuniteti ndërkombëtar nuk mungonin nismat dhe ndërhyrjet e fuqishme për të ulur tonet dhe për të zëvendësuar konfliktin e urrejtjen me programe bashkëpunimi. Ky fluks përpjekjesh nga brenda shteteve, por dhe nga ana e kancelarive kryesore ndërkombëtare ishte pjesë e lajmeve, kronikave, intervistave, komenteve, deklaratave etj., në pjesën informative të programit në shqip të DW-së. Lënda organizohej në formën e ngritjes së problemeve, duke dëgjuar zërat e grupeve të interesit, të autoriteteve dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile; në formën e reportazheve ose featureve radiofonikë, ku gazetarët vizitonin dhe kontaktonin përfaqësuesit i minoriteteve, të banorëve në zonat kufitare; në formën e ballafaqimit të eksperiencave dhe praktikës në dy a më shumë vende të rajonit, ku për një temë të caktuar kishte këndvështrime të ndryshme, që silleshin nga raportimet e korrespondentëve në shtete të ndryshme; nëpërmjet vlerësimit dhe gjykimit me ekspertizë europiane, nëpërmjet një opinioni ose qëndrimi të një njohësi të problemit ose fenomenit nga Gjermania, Brukseli apo nga ndonjë institucion tjetër prestigjoz. Në dallim nga një pjesë e medias shqipfolëse në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi e diasporë, ku merrte hapësirë pozicioni i nacionalizmit ekstrem dhe gjuha e urrejtjes në zgjidhjen e problemeve mes popujve të rajonit, në programet e DW-së, jo vetëm në gjuhën shqipe, por dhe në gjuhët e tjera të rajonit shprehej një qëndrim i moderuar për të promovuar bashkëjetesën, tolerancën dhe kulturën multietnike, si një projektim realist për të ardhmen e rajonit duke iu bashkuar forcave progresiste që punonin për t’i hequr etiketimin “fuçi baruti” Ballkanit. Protagonistë në lajmet dhe kronikat e transmetuara ishin përfaqësues nga shumica dhe pakica e popullatës, pa pasur droje dhe tabu për të ftuar në mikrofon gjithkënd që sillte një ide, një përvojë, një shqetësim, një projekt që duhej prezantuar për dëgjuesit. Balanca dhe gjithëpërfshirja i japin cilësi
profesionale produktit gazetaresk, si dhe përçojnë frymën bashkëpunuese në radhët e komunitetit, apo në raportet ndëretnike.
3.1 Pakti i Stabilitetit, si një alternativë e qëndrueshme integruese Një nga projektet më të rëndësishëm që ka gjetur pasqyrim të hollësishëm në programet e DW-së ka qenë Pakti i Stabilitetit të Europës Juglindore, një iniciativë e BE-së, që dhe për koencidencë ka lindur vetëm disa kilometra larg ndërtesës së kësaj radioje. Nën kujdesin dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Bashkimit Europian, Pakti i Stabilitetit ishte një nga programet e para serioze që u ofroi vendeve të rajonit alternativën e integrimit europian, si mundësia që i mbante ato gjithnjë e më larg konfliktit duke intensifikuar programet e bashkëpunimit në interes të ndërsjellë mes tyre, programe të cilat aplikoheshin për tri objektiva thelbësore: - krijimi i një mjedisi të sigurtë, - promovimi i sistemeve demokratike të qëndrueshme, - promovimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale. Katër javë pas publikimit të Iniciativës së Paktit të Stabilitetit në Këln të Gjermanisë, në mënyrë simbolike vendimmarrja kryesore u shpërngul në rajon, në Samitin e Sarajevës në korrik 1999 dhe më pas në Samitin e Zagrebit në nëntor 2000. Përmbajtja e pikave kryesore të Iniciativës, pasqyrimi i hollësishëm i strukturave zbatuese dhe mbështetëse, perceptimi i përfituesve dhe kronologjia e axhendës së çdo tryeze përbërëse pune të Paktit të Stabilitetit kanë qenë pjesë e programit në shqip të DW-së, në formate të larmishme të informimit, ku mbisundonin më shumë kronikat dhe intervistat, që nga përfaqësuesit më të lartë të Zyrës së Koordinatorit Special e deri tek ekspertët në nivel lokal. Një nga rubrikat më interesante që ka reflektuar pikërisht këtë frymë të përgjithshme për nxitjen e tolerancës dhe të kulturës demokratike në rajon ishte “Hapat”. Një titull domethënës që pretendonte të ishte në gjurmët e ndryshimit të vogël, ose e thënë 40
Nxitja e frymës për bashkëpunimin rajonal
Korrespondentë të Radios DW nga Europa Juglindore, në shoqërinë e Dietrich Schlegel gjatë një vizite pune në Berlin, 2001
që bëheshin në Kosovë për ndërtimin e një shoqërie multietnike. Ishin momentet pas krizës dhe luftës në Kosovë: kur gjurmët e viktimave, të zhdukurve pa adresë, të gjymtuarve, të larguarve nga vendlindja nga presioni e pasiguria, kur dëmet materiale marramendëse nga konflikti i armatosur ishin ende të freskëta. Në terren asgjë nuk ka qenë e lehtë, por gjithsesi fryma e rindërtimit shpirtëror dhe material kishte nisur. Në këtë rubrikë, informacioni jepej më shumë nëpërmjet kronikave, reportazheve dhe intervistave, ku në çdo rast problemi trajtohej nga disa burime dhe këndvështrime. Më pas “Hapat” e zgjeroi edhe më shumë fokusin, duke e pasuruar raportin mes shqiptarëve, serbëve dhe pakicave të tjera etnike në Kosovë, edhe me tamatikën nga aspekte të tjera të marrëdhënieve mes popujve të rajonit, duke trajtuar çështje të aktualitetit dhe në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi etj.
ndryshe, të atyre hapave të vegjël, por të qëndrueshëm dhe shpresëdhënës në një klimë besimi mes etnive të ndryshme e mes fqinjëve, në sendërtimin e urave të komunikimit dhe kooperimit, për t’i dhënë jetë e dinamizëm atyre hapësirave, ku për një kohë të gjatë mbisundonte ndarja armiqësore e ku prodhohej konflikti e kriza. DW në shqip kishte testuar me sukses më herët realizimin për një kohë të gjatë të emisionit të përditshëm “Ura radiofonike”, një format kryesisht me tema sociale që përgatitej nën drejtimin e Mimoza Cika -Kelmendit dhe Halil Rustemajt. Në qendër të “Urës…” ishte atmosfera menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ndërkohë që “Hapat” lindi si një bashkëprodukt mes redaksisë shqipe dhe asaj serbe të DW-së. Rubrika javore në këtë mënyrë përgatitej nga kolegët e dy redaksive dhe përqendrohej më shumë tek përpjekjet 41
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
3.2 Më shumë kontakte dhe shkëmbime eksperiencash
Specifikisht projektet ekonomike në kuadër të Paktit të Stabilitetit gjetën një pasqyrim të zgjeruar në një suplement që u botua mbi 2 vite periodikisht në gazetën Koha Ditore në Prishtinë dhe njëkohësisht në variantin
Në kuadër të Paktit të Stabilitetit gjatë vitit 2000 korrespondentë dhe bashkëpunëtorë nga redaksitë e vendeve të rajonit u afruan që në një periudhë 6 mujore të punonin në selinë qendrore të DW-së në Këln. Ky qëndrim nuk ishte thjesht një mbështetje për programet e tyre, duke përgatitur kontribute të larmishme që kishin në fokus strategjitë dhe programet konkrete të Paktit, por ishte konceptuar dhe si një komunikim dhe shkëmbim më i ngushtë njerëzor mes kolegëve. Gazetarët që vinin nga vendet e rajonit u përfshinë dhe në një axhendë aktivitetesh të përbashkëta, takime informative me ekspertë të zhvillimeve rajonale, vizita pune në Bruksel e Berlin për t’u familjarizuar më shumë me institucionet më të rëndësishëm dhe për të ndarë mendime e opinione me zyrtarë të rëndësishëm nga Komisioni dhe Parlamenti Europian, nga Bundestagu gjerman etj. Qëndrimi në Këln u përsërit dhe për grupe të tjerë gazetarësh, por projekti pati dhe aplikime të tjera interesante në shkëmbimin e eksperiencave mes kolegëve. Në bazë të preferencave që kishin pjesëmarrësit, në projekt u realizuan vizita pune njëjavore, ku destinacioni ishte brenda vendeve të rajonit. Në periudha të ndryshme kohore në Shqipëri qëndruan dy kolegë, Alexander Andreev, në atë kohë zëvendëskryeredaktor në programin e gjuhës bullgare në DW (aktualisht kryeredaktor), dhe Jane Bojaxhievski bashkëpunëtor nga Shkupi i programit të gjuhës maqedonase. Kjo skemë u ndoq dhe për gazetarë të tjerë që realizuan itinerare të ndryshëm udhëtimi për në vendet e rajonit. Konkretisht Andreev dhe Bojaxhievski patën kontakte intensive me kolegët shqiptarë nga media të ndryshme lokale dhe kombëtare, vizituan veç Tiranës dhe qytete të tjera, u interesuan në biseda të lirshme me qytetarët se sa njihej vendi i tyre, intervistuan dhe morën të dhëna për realizimin e temave që i kishin planifikuar para vizitës, pra një shërbim edhe për t’u njohur me Shqipërinë (të dy e vizitonin për herë të
Shtojca për ekonominë tek Koha Ditore
audio ato emetoheshin nga DW në shqip. Kurse tre televizionet publike të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, TVSH, RTM dhe RTK nisën po në fillim të viteve 2000 të bashkëprodhonin emisionin “Periskop”. DW dhe ARD duke bashkëpunuar me tre departamentet e informacionit të këtyre televizioneve e projektuan atë si një emision një herë në muaj me tema sociale. Partnerët binin dakord për një temë të caktuar që ishte aktuale në të tre vendet dhe më pas gazetarët i realizonin konkretisht ato. Nëpërmjet “Periskop” që transmetohej në mënyrë të njëhershme në TVSH, RTM dhe RTK, shikuesit kishin mundësi të ndiqnin trajtimin e një problemi social në tre realitete, në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Për afër dy vite sa zgjati ky emision u prekën tema të ndryshme si p.sh., punësimi, trajtimi i shtresave në nevojë, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, lufta kundër përhapjes së fenomeneve të drogës, HIV/AIDS etj.
42
Nxitja e frymës për bashkëpunimin rajonal mbështetjen financiare, si dhe duke u përfaqësuar me moderatorë, ekspertë dhe referues nga stafi i vet. Veçoritë e zhvillimit të medias në këtë pjesë të kontinentit, raportet me politikën dhe grupet e interesit në biznes, gjuha e urrejtjes që përcillet mes kanaleve të komunikimit, e kaluara në rrugëtimin e së ardhmes, roli i medias në procesin e integrimit europian, sfidat e përdorimit të mediave të reja në informimin e publikut etj., kanë qenë disa nga temat e diskutimit mes kolegëve nga rajoni, duke e ilustruar gjithmonë me eksperiencën gjermane apo vendeve të tjera europiane. Por dhe vetë DW është bërë mikpritëse në ambientet e saj për diskutime të këtij karakteri. Në fund të nëntorit të vitit 2010 në selinë qendrore të DW-së në Bon u zhvillua një konferencë dyditore me bashkëpartnere organizatën e mediave në Europën Juglindore me qendër në Vienë. Me pjesëmarrje të gjerë të gazetarëve dhe ekspertëve më të mirë të fushës nga vendet e rajonit dhe ato europiane, diskutimi në seanca të veçanta u zhvillua sipas një liste temash kryesore, për të bërë një skaner mbi gjendjen reale të medias në Europën Juglindore, raportet e saj me politikën dhe perceptimi që krijojnë tek publiku, kërcënimet në ushtrimin e detyrës profesionale nga ana e reporterëve dhe redaksive të lajmeve, tematika e bashkëjetës ndëretnike dhe mesazhet që përcillen nga media etj. Në konferencë u fol gjerësisht për vështirësitë që hasin gazetarët investigativë në rajon në angazhimin e tyre për të nxjerrë në dritë afera të ndryshme korruptive, trafiqe të qenieve njerëzore, lëndëve narkotike e armëve, për vendimmarrjen zyrtare që ka synim përfitimin material të paligjshëm etj., pasi këta gazetarë punojnë të vetëm dhe pa mbështetje. Një dukuri që mori vëmendje ndër të pranishmit ishte dhe çështja e pronësisë mbi median, kur në shumë raste nuk dihet më saktësi se kush është pronari, ose kush janë pronarët e vërtetë të tyre. Klientelizmi i medias ndaj politikës, urdhërimi dhe përdorimi sidomos gjatë fushatave elektorale, varësia e mbijetesës nga reklamat, zëvendësimi i gjuhës së urrejtjes më së shumti nga heshtja ndaj urrejtjes, ndikimi i besimit fetar në qëndrimet që mban media, mangësitë në kuadrin ligjor etj., ishin argumente që
Me kolegun e redaksisë bullgare Alexander Andreev, në bregdetin e Durrësit
parë), por dhe të interesuar për kontribute gazetareske. Më shumë sesa qëllimi i një udhëtimi shërbimi rutinor nga ato që një gazetari i bie rasti të bëjë shpesh në destinacione të ndryshëm afër dhe larg vendlindjes, në rastin e pjesëmarrësve në këtë projekt kishte shtesë dhe nga ato elemente njohës në vendin pritës që lidhen me traditën, historinë, mentalitetin, shijet dhe deri në laryshinë e artit kulinar. Burimi i informacionit ishin jo vetëm zyrtarë të niveleve të ndryshme, por dhe kolegë nga mediat, ose nga organizatat që mbrojnë të drejtat dhe liritë e medias, protagonistë nga radhët e pakicave etnike etj. Bashkëpunimi rajonal në fushën e medias ka qenë në mënyrë sistematike në qendër të aktiviteteve të ndryshme si konferenca, tryeza të rrumbullakta, seminare dhe workshop-e, që janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Europës Juglindore, ku DW ka qenë partner ose bashkëpartner në organizim, për 43
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
provokuan një debat profesional mes të pranishmëve në këtë konferencë rajonale. DW në shqip ka pasur dhe ka në traditën e vet edhe organizimin e eventeve kulturore, me synimin e shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve të rajonit, për lëshimin e mesazheve të bashkëpunimit mes popujve, për më shumë paqe e prosperitet. Janë organizuar koncerte dhe mbrëmje muzikore ku të ftuar kanë qenë grupe dhe artistë të njohur nga rajoni duke i shndërruar në ambiente festive me emocione dhe mbresa të pashlyera tek pjesëmarrësit. Njëri prej koncerteve më të bujshëm është zhvilluar në fund të shtatorit 1998 në ambientet e sallës së madhe të DW –së në Këln. Ai titullohej “Për Kosovën” dhe të ftuar ishin këngëtarët e njohur nga Shqipëria Ardit Gjebrea, Afërdita Zonja dhe Elton Deda, shoqëruar nga një bandë muzikore nga Tirana. Në prezencën e shqiptarëve nga të gjitha viset, spektatorëve gjermanë dhe nga vendet e rajonit, artistët kënduan këngë nga repertori i tyre më i mirë, krijime nga të gjitha trevat shqiptare, siç tha organizatori kryesor i koncertit, Ardit Gjebrea, si një dedikim për Kosovën, e cila kalonte në atë kohë një nga periudhat më të vështira në historinë e saj. “Sonte ne këndojmë për Kosovën. Ne artistët bëjmë kaq sa mundim, këndojmë për ta. Unë e di që secili nga ne
Audiokaseta që u shpërnda pas koncertit në ambjentet e DW-së të artistëve shqiptarë, 1998
mund të bëjë diçka. Prandaj të mos i lëmë vetëm këta njerëz dhe të përpiqemi me aq sa të mundim për këtë. Sepse një herë do të jetojmë dhe askush nuk ka të drejtë të na vrasë, askush nuk ka të drejtë të na pengojë të jetojmë. Faleminderit që jeni këtu me ne sonte!” – u shpreh kantautori Gjebrea nën duartrokitjet frenetike të pjesëmarrësve.
44
4
Referencat e mediave shqiptare nga DW
P
shqip dhe më pas vendosej se cili material do të merrej. Kjo mënyrë artizanale shërbente dhe për raportimet e DW-së në shqip nga Strasburgu apo Brukseli, në rastet e takimeve ose samiteve në nivele të ndryshëm të Këshillit të Europës a Bashkimit Europian, ku pjesë e axhendës ishte dhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Edhe komentet që transmetonte DW në shqip për situatën në vendet e rajonit ishin pjesë e interesimit për t’u ribotuar nga mediat shqiptare. Kryesisht në dekadën e dytë të aktivitetit, kur nisi të zgjerohet pasqyrimi në variantin on line, DW në shqip filloi të jetë edhe më prezente në mediat e tjera shqipfolëse. Lehtësia e verifikimit të temave që përfshiheshin, përzgjedhja e tyre, dhe përfshirja në ribotim pa pasur më nevojë të regjistrimit me diktofon të programit dhe mandej të “zbardhjes” së teksteve, e favorizonte këtë proces. Nisi në mënyrë graduale që nga gazetat dhe revistat të merreshin dhe ilustrime fotografike po nga website i saj.
rodukti i Radios DW në shqip që kur ishte vetëm në variantin audio, kryesisht gjatë dekadës së parë të aktivitetit, ashtu dhe kur u kombinua më pas me një shërbim dinamik dhe të larmishëm on line, ka qenë dhe vijon të mbetet një lëndë e referueshme nga mediat shqiptare kombëtare dhe lokale. Në fluksin e gazetave, revistave, televizioneve, radiove, agjencive të lajmeve apo portaleve në internet në mënyrë sistematike gjen të cituar publikime të DW-së. Ato janë intervista, reportazhe, feature, deklarata, analiza dhe komente, portrete, lajme nga kultura dhe arti, kuriozitete dhe çudi nga fusha të ndryshme, kronika sportive etj. Në varësi të profilit të punës së redaksive shqipfolëse në vendet e rajonit, në Europë apo kudo në botë, shfrytëzimi i materialeve që prodhohen nga DW është në sasi dhe frekuenca të ndryshme brenda ditës, javës a në segmente të tjera kohore. Ato mund të merren të plota, në mënyrë të pjesshme, ose shërbejnë si referencë këndvështrimi për produkte informative ose analitike të mediave që e kanë këtë interes. Në periudhën kur DW në shqip ishte vetëm në transmetim audio kishte më shumë interes për blloqet e lajmeve dhe intervistat ekskluzive. Ato regjistroheshin fillimisht me diktofonë dhe më pas “zbardheshin” si tekste të plota. Në redaksitë e gazetave të mëdha deri në fillim të viteve 2000 kishte një person të veçantë që regjistronte edicionet informative të radiove të huaja në
4.1 Burim i besueshëm informacioni Referencat e mediave shqipfolëse nga lënda e DW-së lidhen me një sërë faktorësh: Së pari, në pikëpamjen organizative dhe të burimeve njerëzore në dispozicion pjesa më e madhe e këtyre 45
mikpritjes. Qeveria pritet ta dorëzojë kandidaturën në Bruksel, brenda 28 qershorit, pra brenda Presidencës çeke
Marrëdhëniet Shqipëri-BE, në një stad të ri,Jasisipasojë e reformave Arben Muka dua të informohem! të gjithanshme të qeverisë TIRANE - Kryeministri Berisha vuri në dukje se marrëdhëniet e Sh-
dosje të legalizimit, gati edhe tapitë” TIRANE - Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Teleko-
qipërisë me Evropian, tashmë kanë hyrë në një stad faktin të ri shumë se këto përmbajtje janë është dhe për mediave shqipfolëse ishte me personel të limituar, siBashkiminKursimi, munikacionit, Sokol Olldashi më të rëndësishëm kontraktual dhe politik, megjithëse u deshën të humbduke folur gjatë seancës së eshin tetë vite që procesi të diltedhe nga vendnumërimi i tij. merren pa asnjë marrë vijojnë të detyrim financiar, me ata që punonin në redaksi, si me korrespondentët/ djeshme parlamentare për leSipas kryeministrit, periudha qershor 2006- prill 2009 është kompletigalizimet, u shpreh se për janë të të veç një lloj detyrimi moral dhe profesional bashkëpunëtorët në terren dhe aq më tepër që gjithnjë mi më i suksesshëm i këtij procesi dhe këtë e bën të mundur para së përfunduar 150 mijë dosje që gjithash shembja e murit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe shndërrievidentuar saktësisht burimin e referencës. ka qenë një luks i madh për të pasur të dërguar të mi i Shqipërisë në një vend ndër më të sigurt në Evropë. përfshihen në ligjin për legaliz“Këtë e bënë të mundur shembja e sistemit të kleptokracisë në Shimet. lënda merret për Së treti, në aspektin e përmbajtjes, përhershëm në vende të tjera. Vonë, kryesisht pas vitit qipëri dhe shpallja e qeverisë shqiptare kampione e reformave në luftën Sipas Ministrit të PPTT, mëkundër korrupsionit. Këtë e bënëtë të mundur edhe zgjedhjet e në 2007, të në tëtë politikës arsye mosinfluencës apo shpejt grupeve 2006, mediat kryesore shqipfolëse arritën të pajtojnë sohet se, “Shumë do cilat qeveria tregoi në mënyrë të prerë se nuk do të ndërhynte dhe nuk jepen tapitë e para për banesat në rezultatin të e tyre pavarësisht nga defektet e pamohueshme, ndryshme të interesit, njëporstandard që e shikon të korrespondentë të rregullt në vendet e tjera të ndërhyri rajonit, e legalizuara”. jo çështje vullneti. Këtë e bënë të mundur reformat e thella dhe të gjithanMinistri Olldashi deklaroi se zbehtë ose të përmbysur në pjesën më të madhe të në qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes shme, politike reforma të cilat bënë që ekonomia shqiptare sipas parashikimeve deri tashmë nuk ka pasur asnjë 6 institucioneve më serioze të botës të listohet e para për rritjen e saj në mediave kombëtare dhe lokale në Shqipëri, Kosovë etj. dhe diplomatike ndërkombëtare, ose aty kutë ishin ankesë për sa i përket procesit vitin 2009. Këtë e bënë të mundur politika paqësore e dialogut, e mirëkuptë legalizimit. iu referuar timit, rajonale dhe mëKy gjerë element që ka ndjekur qeveria jonë”, thanxitës Berisha. për rritjen ka qenë e Duke referencave përqendruar më shumë emigrantë të larguar në periudha Reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, procesit të legalizimit ai kërkoi bëjnë të mundur qe vendi të mos preket ngashqip, kriza financiare nga DW në porglobale. dheKryempengues në disa raste. të ndryshme kohore. Derisa kjo kastë reporterësh që të gjithë, “Ata persona qëKy inistri Sali Berisha tha dje se nëpërmjet politikave të shkëlqyera të ndjekukanë kryer të gjithë procedurat, kombit dhe të vendit si muaji më hisLeonard Quku përfundim nuk është kontravers, por lidhet me atënëqë dhe bashkëpunëtorësh u stabilizua financiarisht dhe ra nga qeveria, kanë bërë që Shqipëria të mos kaplohet nga kriza sepse në torik pas nëntorit. të bëjnë edhe pagesën TIRANE - Qeveria shqiptare dorë2008-ën vendi ynë ka hyrë si vendi me nivelin më të ulët të taksave në “Vendi mik Greqia kavendin dorëzuar në e pritjes, mënyrë që bëhet përfundimi pranuam më sipër, për mënyrën se si operojnë mediati e uzonfamiljarizua me institucionet në së shpejti në Bruksel, kërkesën Bruksel me 26 shkurt, Marrëveshjen Evropë, sepse në 2008 investuan në infrastrukturë për nevojat e vendit, plotë i procesit”. e aplikimit për anëtarësim në Bash- e Stabilizim Asociimit të ratifikuar dhe pothuajse dyfishin që investonte qeveria që vinte pas Shqipërisë. varura nga politika ose nga grupe të ndryshëm interesi. DW dhe stacionet e tjera të huaja që kishin program Në pjesën e parë të sekimin Evropian. Kreu i qeverisë Sali notifikuar. Në përputhje me ligjet e “Këto politika kanë bërë që, me gjithë sirenat e pikëllimit që i dëgjojmë ancës së djeshme, ku deputetët Berisha, u shpreh dje kishin gjatë Bashkimit nga disa eksponentë të opozitës se ka krizë, Shqipëria të mos ketë krizë. Një pjesë e materialeve nuk janë shikuar me sy të mirë, në gjuhën shqipe monopolin e informimit e për Evropian na takon ekzakdiskutuan për probleme të ndrymbledhjes së grupit parlamentar të tësisht në periudhën e Samitit të Shqipëria mund të ketë pasoja dytësore, por unë ju garantoj se shumë Partisë Demokratike, se brenda shme, mazhoranca rikonfirmoi shpejt Shqipëria do të rinjohë një dimension të madh tjetër të investimeve. jo për shkaqe profesionale të objektivitetit, balancës rrjedhojë mbeteshin burimet e vetme referenciale. Strasburgut që Marrëveshja e StabiPresidencës çeke, Shqipëria do të lizim Asociimit mes Bashkimit EvroJanë në prag të inaugurimit të fillimit të punimeve rreth 15 hidrocentrale, të gatishmërinë për të kompendhe duke qenë të tilla, ato nuk ishin Së dyti, në easpektin organizativ, materiali paraqesë kërkesën po për statusin cilët punësojë dhjetëra mijërapërpikmërisë, qytetarë shqiptarë. Janëpor në prag të fillimit të suar të përndjekurit e regjimit pian dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi”, vendit kandidat. gjitha akset e shkurtra kombëtare të vendit, të cilat punësojnë me mijëra e komunist, si edhe pronarët. tha Berisha. Sipas Pra, kryeministrit, në kur vinte dhe nuk mund të ishin në sinkron të linjës editoriale të që “Shqipëria ofrohejtaniishte i gjithi në shqip. dhe i ka të gjitha rrugët këtë kohë merr forcë, kontrata më e mijëra qytetarë”, u shpreh kryeministri. Në këtë kontekst, deputeti i e hapura për që brenda Presidencës çeke komentet Berisha theksoi më tej se qeveria disponon buxhet të dhe plotë për t’iu rëndësishme që Shqipëria ka firmomediave të njëanshme klienteliste. puna lajmet dhe kryesore nga arena PD-së, Gjok Vuksani, në distë paraqesë kërkesën për statusin e sur ndonjëherë me Bashkimin Evropërgjigjur në çdo qindarkë dhe me miliarda të gjitha projekteve të mëdha kutimin e tij konfirmoi kandidatit. Se mund të shtyhet pak pian. nisin këtë vit dhe për Së të përfunduar ato që vazhdim, për të katërti, pojanë nënëaspektin e përmbajtjes, programit ndërkombëtare, ato ishin të përkthyera në nivelqëcilësor vendosmërinë e mazhorancës është normale. Ne i mirëkuptojmë dyfishuar rrogat e mësuesve, rrogat e mjekëve , rrogat e infermierëve, pen“Shqipëria me hyrjen në fuqi të së djathtë për të mbështetur dy e në shqip të DW-së, tekstet i merren sepse pjesa më dhe të edituara në bazë të standardeve të gjuhës. Kjo miqtë, por brenda Presidencës çeke Marrëveshjes është një vend i asocisionet në fshat për të rritur në mënyrë thelbësore pensionet në qytet. shtresat më të prekura nga dikne do ta paraqesim aplikimin dhe e uar, i cili do të veprojë tërësisht dhe “Pra nuk ka ardhur nga qielli ky moment historik. Ky erdhi si rezultante e madhe e mbulimit të zhvillimeve në rajon, nga Kosova, ka qenë dhe është për një pjesë të mirë të redaksive meritojmë plotësisht për faktin se detyrimisht mbi bazën e kësaj kontatura komuniste, ish-të përndsuksesit të madhe të padiskutueshëm të reformave të gjithanshme. Ka përfundoi tërësisht Marrëveshja, edhe trate. Deri më sot ajo ka qenë vullnet, mbarësi edhe më të madhe se koinçidon pikërisht me samitin e Strasburjekurit dhe ish-pronarët. Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo në diasporë, raporti i Komisionit Evropian është i tani ajo është shndërruar në detyrim. gut. Ky samit është ngjarja më e madhe në historinë kombëtare për sh“Është detyrim i tillë që jep dritën jeshile tërësishtnjerëzore për Marrëveshja qiptarët pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë. etj., apo nga shtetet europiane, si Gjermania, Greqia, kursim në burimet për ata të angazhuar për mazhorancës që të vendosë pak e Stabilizim-Asociimit në Shqipërinë, ndaj dhe u ndala më fuqi parakupton një marrëdhënie ligdrejtësi sociale, duke i mbështeshumë në këtëemoment sepse edhe ndërkombëtare, Franca, Britania e Madhe është ekskluzive si nëKjoanën rubrikën zhvillimeve shkurtim kohe jore dhe të gjithanshme të një niveli tur këto dy shtresa. do ky është një moment historik, është të ri me Bashkimin Evropian, por ësh- hën me nota pozitive vlerësimet më kimin Evropian, krijohet dhe mblidtë konkretizohet me nisjen së informative, ashtu dhe atë tematike. Në kontributet për përkthimin nga burime që ofrojnë në gjuhë të tjera. një hap jashtëzakonisht i madh në të një rast për të shprehur mirënjo- të mëdha për reformat dhe suksesin het Këshilli i Stabilizim Asociimit me drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull; anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, u shpreh kryeministri. Berisha theksoi më tej, se muaji prill do të shënohet në historinë e
hjen dhe falënderimet 27 vendeve anëtare të këtij bashkimi që në një kohë rekord ratifikuan këtë marrëveshje, për 27 qeveritë dhe 27 parlamentet e këtyre vendeve, forcat e tyre politike në parlament ku shpre-
e reformave të kësaj qeverie dhe e votuan këtë marrëveshje në unison të plotë”, nënvizoi kreu i qeverisë. Gjatë Presidencës Çeke për shkak të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bash-
Shqipërinë, këshill që do të patronojë respektimin dhe konsolidimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje për vendin tonë, këshill që do të ketë degëza në të gjitha institucionet e vendit.
Sondazhi i radios shtetërore gjermane “Dojçe Vele”
“Shqipëria, përkrahje maksimale për integrimin në BE TIRANE – Një sondazh i organizuar prej disa javësh nga “Deutse Welle”, i vlerëson si të mira shanset e Shqipërisë për të marrë këtë vit, statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. “Në Shqipëri janë shtuar zërat në faktorin politik që kërkojnë dhe mbështesin aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE gjatë vitit 2009”, komenton vetë “Deutse Welle”, këtë sondazh. Pjesëmarrësit në sondazhin on-line të organizuar nga “Deutse Welle”, në përgjigje të pyetjes së vetme se, “A ka shanse Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian?”, kanë votuar në pjesën më të madhe se “Shanset janë të mira” Referuar shifrave të sondazhit të publikuara në faqen elektronike të “Deutse Welle”, deri mbrëmjen e kaluar mësohej se nga 3670 pjesëmarrës, 54.9 për qind kishin votuar për opsionin “Shanset janë të mira”, ndërsa vetë 37.7
për qind i jepnin përgjigje opsionit “Nuk ka asnjë shans”. Një pakicë prej 7.4 për qind e pjesëmarrësve në këtë sondazh, i përgjigjeshin opsionit të tretë “Nuk kam asnjë mendim”. SONDAZHI A ka shanse Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian? Rezultati Shanset janë të mira 54.8%
Nuk ka asnjë shans 37.8% Nuk kam asnjë mendim 7.4% 3670 Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve
shpejti të dëmshpërblimit për ishtë përndjekurit”, tha deputeti i PDsë. Seancën e djeshme, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj përgënjeshtroi akuzat dhe shtrembërimet e opozitës, lidhur me shifrat e vendimeve të përmbarimit që nuk janë zbatuar nga ana e Gjykatës. Sipas Alibeajt, mësohet se janë depozituar 18.512 çështje në përmbarim dhe 90 për qind e tyre u kryen. “Viti 2008 për zyrat e përmbarimit ka qenë i suksesshëm sepse tregon se shteti funksionon, që përmbarimi funksionon, dhe i jep dinjitet gjyqësor këtij vendi”, deklaroi Ministri Alibeaj. Sipas tij, deputetja Ermelinda Meksi dha shifra të pasakta për çështjet e pazbatuara nga gjykata.
E martë, 3 mars 2009
46
55
3
Referencat e mediave shqiptare nga DW audio apo ato nëpërmjet internetit, vazhdimisht përsëritet që ky ose ai qëndrim është bërë me dije për DW-në, ose kjo intervistë a deklaratë u tha për DW-në. Elementi i ekskluzivitetit në lajme dhe trajtime temash është një ngjyrim atraktiv për të cilin kolegët nga redaksitë e mediave të tjera shqipfolëse kanë treguar dhe vijojnë të tregojnë interes, që konkretizohet me referimin e plotë ose pjesor të lëndës së DW-së. Së pesti, që lidhet me laryshinë dhe freskinë e përmbajtjes në ofertën on line. Sepse website-i i DW –së në shqip ka informacion të gjithanshëm, të strukturuar nga rubrika dhe nënrubrika të shumëllojshme, që pasurohen disa herë në ditë, element ky që e bën ofertën të konsumueshme po disa herë në ditë, sidomos nga mediat e tjera elektronike dhe ato on line. Së gjashti, që lidhet në mënyrë të sintetizuar me të gjithë faktorët e mësipërm dhe ka të bëjë me imazhin e kontributit të radios DW në shqip në këto dy dekada: të qenit një burim i besueshëm informacioni. Materiale të DW-së zenë hapësira në median e shkruar, por jo rrallë hapin dhe edicionet e lajmeve kryesore në televizione e radio, janë lëndë e parë në mënyrë sistematike të titruara në televizionet e formatit info, ose në ballinat e shërbimeve on line në internet. Nga opinionet që kam marrë në kuadër të përgatitjes së këtij botimi(35) disa nga kolegët gazetarë janë shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë për raportet e tyre personale dhe të medias që përfaqësojnë: Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës Panorama: “Unë personalisht me angazhimin që kam tani, por dhe me pozicionet e mëparshme në media, përdor një sistem të larmishëm burimesh për lajme dhe komente. Websitein e DW-së në shqip e shikoj të paktën 3-4 herë në ditë, pasi është referencial me materiale të rëndësishëm, që i botojmë të plota në gazetën tonë, ose nga ajo që trajtohet aty marrim shkas për ta ndjekur më në thellësi dhe sipas interesave të lexuesve tanë. Ajo që më intereson më shumë nga DW në shqip është pasqyra tematike nga rajoni i Ballkanit, si lajme, si qëndrime nëpërmjet intervistave ekskluzive, apo si reportazhe e komente. Por në mënyrë të sintetizuar i hedh një sy dhe pasqyrës së lëndës nga zhvillimet ndërkombëtare, ato që janë në qendër të vëmendjes, në zonat e krizave dhe me konflikte.”
Ditët e para të hapjes së studios së DW në Tiranë, Adelheid Feilcke – Tiemann, (ulur) Ani Ruci dhe Arben Muka, 2005
Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në televizionin kombëtar Klan: “Unë prej vitesh vijoj ta ndjek DW-në në shqip nëpërmjet faqes elektronike. Këtë gjë më shumë e bëj në mëngjes kur shikoj për ndonjë gjë pak më specifike. Për natyrën e punës sime unë kam qenë dhe jam shumë i interesuar nga web-i i DW-së për komentet dhe analizat, të cilat nuk mund të jenë të lidhura me domosdo me Shqipërinë dhe rajonin, por dhe në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Janë këndvështrime interesante që i lexoj me shumë vëmendje”. Adrian Thano, kryeredaktor i gazetës Shekulli: “DW në shqip, sidomos versioni i saj online, është për mua personalisht si një burim konsulte i përditshëm. Besoj është i tillë për të gjithë kolegët e mi. Nga pikëpamja e editimit më pëlqen në mënyrë të veçantë fakti që statusi i radios nuk i komplekson editorët; aty mund të lexosh shpesh kritika edhe për qeverinë gjermane, për qëndrime të ministrave të veçantë, etj. Në faqe të tjera të mediave ndërkombëtare në shqip, këtë etikë dhe liri editimi nuk e konstatoj, veçanërisht vitet e fundit”. 47
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Bledar Zaganjori, drejtor i departamentit të lajmeve në televizionin kombëtar Top Channel: “Aktualisht në faqen on line të DW-së gjejmë herë pas here materiale të vlefshme. Materiale që jo vetëm i lexojmë për të plotësuar dijeninë mbi një ndodhi a dukuri që trajtohet në DW, por në mënyrë sistematike në lajmet e Top Channel kemi referenca konkrete të intervistave, deklaratave apo analizave të marra nga ky website. Personalisht e konsideroj DW-në në shqip si një burim të vlefshëm dhe të besueshëm të informacionit.” Anila Basha, drejtore e gazetës Shqiptarja.com: “Që kur ka nisur shërbimin në internet DW në shqip, personalisht e kam si një faqe të preferuar, si një ndër burimet kur gjithmonë gjej vazhdimisht diçka që më intereson, qoftë si risi, qoftë si verifikim për ngjarjet, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova e Maqedonia.
mediatik mbarëshqiptar si ai i Radios DW, me një opinion të lirë, të pavarur e profesional, veti që nuk i gjen në këtë nivel në radhët e medias shqiptare.”. Henri Çili, drejtor i gazetës Mapo: “Radio DW përballë kishte një rrjet shtypi të politizuar dhe të ndarë, thuajse siç ishte ndarë klasa politike. Në dekadën e dytë të tranzicionit kemi një gjallërim sasior dhe cilësor të tregut audioviziv në Shqipëri dhe ndikimi i këtyre radiove u relativizua në njëfarë mënyre. Është fakt, se dhe aktualisht, DW mbetet e rëndësishme, sepse ajo është sistematikisht e citueshme nga media shqiptare”. Asllan Bajrami, korrespondent në Shqipëri për Radiotelevizionin e Kosovës: “Nga pikëpamja profesionale DW-në këtu në Tiranë e kam ndjek dhe e ndjek si një lloj referimi mbi gjykimin që ajo bën për lajmet dhe pikërëndesat në të cilat thellohet më shumë. Me mjaft interes ka qenë pasqyrimi në fillimet e viteve ’90, në kohën e trazirave të dhunshme të vitit ’97, por dhe në situata të tjera të rëndësishme për shqiptarët. Ajo që ka mbetur ende në profilin e kësaj radioje është raportimi i saktë dhe pa ndikime e lustra, siç kollaj mund t’i konstatojmë në mediume të tjera që anojnë ose nga njëri krah ose nga krahu tjetër”.
4.2 Monitorimi: çfarë preferojnë nga DW gazetat shqiptare? Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë ka zhvilluar një monitorim për 17 muaj rresht ku në fokus ishte referimi i materialeve të DW-së në shqip nga ana e gazetave të përditshme në Shqipëri. Nga 1 korriku i vitit 2008 dhe deri më 30 nëntor të vitit 2009, ekipi monitorues i ISHMsë vëzhgoi në mënyrë të hollësishme për çdo ditë 20 nga 26 gazetat që botoheshin në atë periudhë, duke përjashtuar për arsye të kuptueshme 6 periodikët sportivë. Gazetat ishin Gazeta Shqiptare, Albania, Shekulli, Panorama, Shqip, Ballkan, Tema, Tirana Observer, Agon, Ndryshe, Zëri i Popullit, Koha Jonë, Korrieri, Republika, Metropol, Sot, Rilindja Demokratike, 55, Telegraf dhe Standard. Nga shkurti i vitit 2009 deri në fund të periudhës monitoruese numri i gazetave shkoi
Korrespondenti në Kosovë, Bekim Shehu, në intervistë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather, studio e DW në Prishtinë, 2006
DW dhe radiot e tjera angazhohen si të balancuara dhe kjo është shumë e rëndësishme në një treg problematik, siç vijon të jetë një pjesë e medias shqiptare. Si duke ndjekur valët e radios, ashtu dhe duke vizituar faqen on line të DW-së gjithmonë nuk mungojnë dy anët e medaljes, një standard që nuk po kthehet e nuk po kthehet në një normë të detyruar në gazetat, radiot e televizionet shqiptare. Është një gjë shumë pozitive që në dy dekadat e fundit ka kontribute të tilla në tregun 48
Referencat e mediave shqiptare nga DW në 21 pasi u përfshi në proces dhe gazeta më e re që doli në treg, Libertas. Qëllimet kryesore të këtij monitorimi ishin dy: -së pari, për të vlerësuar sasinë e materialeve të publikuara nga DW në shqip të marra për çdo ditë nga gazetat e lartpërmendura; -së dyti, për të vlerësuar në mënyrë sasiore mënyrën e identifikimit ose jo nga ana e gazetave të burimit të shfrytëzuar, d.m.th., nëse ishte vendosur apo jo në fillim ose në fund të materialewe referuese emri i autorit dhe emri i radios. Të dhënat e këtij aspekti specifikoheshin: për rastin kur ishin vënë edhe autori edhe DW, ose për rastet kur ishte treguar vetëm njëri prej tyre.
Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21
Viti 2008
Gazeta G.Shqiptare Albania Shekulli Panorama Shqip Ballkan Tema Tir.Obser. Agon Ndryshe Z.P. Koha Jone Korrieri Republika Metropol Sot R.D. 55 Telegraf Standard Libertas TOTAL
r
or
K
ik
0 1 3 2 0 6 4 0 7 3 4 5 2 5 7 0 0 12 2 11 74
ht
us
G
0 0 9 0 3 10 4 5 1 4 13 3 0 6 8 1 2 5 1 11 88
or
at
t Sh
0 7 1 1 0 8 5 0 6 11 2 3 4 8 30 0 7 9 2 12
116
or
t
Te
2 1 6 0 0 12 4 0 1 7 3 2 3 7 14 0 6 15 5 17
105
t
ën
N
or
0 0 4 0 0 20 9 0 0 8 4 3 4 1 21 0 2 6 2 11 95
et
hj
D
or
0 1 0 0 0 13 7 0 0 4 3 4 1 4 63 0 2 13 0 15
130
Në aspektin e vlerësimit sasior të gjitha formatet e informimit, si kronikë, intervistë, deklaratë, feature, portret, reportazh etj., numëroheshin si një njësi e barabartë (një material). Në aspektin përmbajtësor të këtyre kontributeve ishte specifikuar tematika e tyre. Në tabelën e mëposhtme jepen në mënyrë të detajuar të gjitha të dhënat mbi sasinë e materialeve të marra nga secila gazetë dhe të ndara për çdo muaj në të gjithë periudhën që është marrë në shqyrtim. Ndërkohë që të dhënat mund të ndiqen dhe në dinamikë nëpërmjet grafikut ilustrues në faqen 50, duke nisur nga muaji i parë, korrik 2008 deri në atë të fundit, nëntor 2009.
ar
n
Ja
t ur
k Sh
5 0 1 0 0 10 12 3 0 0 0 11 8 16 96 0 10 14 0 3 6 195
2 0 4 1 0 1 10 0 0 0 9 2 3 14 15 1 5 9 3 8 87 49
Viti 2009 s
ar
M
2 0 0 1 0 5 12 1 1 7 3 13 3 17 64 0 6 14 0 15 11 175
ill
Pr
0 1 3 3 3 2 24 2 1 13 6 13 6 10 75 0 3 9 1 9 25 209
aj
M
1 1 0 1 2 2 11 1 0 17 14 2 2 8 74 1 2 32 1 8 38 218
or
sh
r Qe
0 0 0 0 0 5 11 2 0 7 8 10 1 5 30 0 2 24 0 9 30 144
K
k
ri
or
4 2 2 1 6 8 14 11 1 18 0 9 6 12 53 0 11 27 2 17 42 246
ht
us
G
1 1 4 0 2 4 9 9 0 2 1 12 11 16 51 0 8 33 1 15 16 196
or
at
t Sh
0 0 1 0 1 3 9 3 1 0 3 11 2 3 18 0 10 19 0 15 78 177
r
to
Te
2 0 0 0 2 9 7 2 0 0 5 8 2 3 40 1 8 16 0 20 114 239
N
r
to
ën
0 0 0 0 1 3 9 3 0 0 7 2 0 7 3 0 4 8 0 12 78 137
Arben Muka
Ja si dua të informohem! Nr. Referimeve
300 250
Nr. referimeve
200 150
Nr. R
100 50
r N ën to r
Te to
r to
ht
Sh ta
G us
M
aj Q er sh or K or ri k
Viti 2008
Pr ill
ar s M
Sh ku rt
na r
Ja
r N ën to r D hj et or
Te to
r to
ht
Sh ta
G us
K or ri k
0
Viti 2009
Grafiku i referencave të DW-së në gazetat e Shqipërisë
Me idenë e përdorimit të rezultateve të këtij monitorimi, që u zhvillua në mënyrë profesionale nga një institucion me reputacion në Shqipëri si ISHM, si ilustrim konkret të çështjes që trajtojmë dhe brenda kontekstit dhe qëllimeve që ka botimi në tërësi; për arsye etike, por dhe të mungesës faktike të një akti ose marrëveshjeje ligjore mes gazetave në Shqipëri dhe burimeve nga mediat e tjera që ato citojnë, nuk po pasqyrojmë atë pjesë të rezultateve që lidhen me nivelin e korrektesës së redaksive për ta identifikuar burimin e shfrytëzuar, që në rastin tonë është DW në shqip. Është rasti të vemë në dukje se grupi monitorues i ISHM-së nëpërmjet metodave të verfikimit të kryqëzuar tregoi kujdes maksimal të evidentohej në të gjithë
hapësirën e gazetave nën vëzhgim gjithçka që i takonte lëndës së DW-së në shqip. U arrit kështu të kapeshin edhe ato raste që ishin më të vështira, kur nuk ishte shënuar fare burimi i një materiali, ose në situatat edhe më të pakujdesshme nga redaksitë, kur materialet e DWsë i ishin atribuar mediave të tjera të huaja, si Radio Europa e Lirë, Zëri i Amerikës, gazetave The Guardian, Washington Post etj. Për fat të mirë nga monitorimi doli që raste të tilla ishin sporadike. Duke iu referuar shifrave të tabelës, shihet se për disa redaksi gazetash, si Metropol, Libertas, 55, Standard, Tema, Republika, Ballkan, Koha Jonë etj., ka preferencë më të madhe për t’iu referuar materialeve të DW-së në shqip, ndërkohë që për gazeta si Sot, Panorama, 50
Referencat e mediave shqiptare nga DW Albania, Agon etj., numri i referencave është në nivele të ulta. Në të dyja gazetat partiake që janë përfshirë në monitorim, Rilindja Demokratike, organ qendror i Partisë Demokratike dhe Zëri i Popullit, organ qendror i Partisë Socialiste, si zëdhënëset zyrtare të dy forcave kryesore politike kundërshtare në Shqipëri, interesi për të marrë materiale të DW-së është thuajse i barabartë. Duke i qëmtuar të dhënat në aspektin përmbajtësor përzgjedhja nga redaksitë ka qenë e larmishme, në bazë të linjës së tyre editoriale, profilit dhe orientimit të gazetave në tregun mediatik. Duke iu referuar tematikës dhe gjeografisë së ngjarjeve mund të bëhet një grupim i tillë për preferencat e redaksive: -Materialet e DW në shqip që kanë pasur në fokus zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë në rajon, të cilave iu referuan gazetat në Shqipëri në periudhën 17 mujore të monitorimit të ISHM-së, para së gjithash lidheshin me çështjen e statusit të saj, qëndrimeve të ndryshme që kishte komuniteti ndërkombëtar, deklarimet pas samiteve të BE-së dhe NATO-s, deklaratat e Rusisë, SHBA etj; raportet e vështira mes Prishtinës dhe Beogradit; relatat mes Serbisë dhe Rusisë, trajtimi i ecurisë së proceseve të të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë; veçoritë e zhvillimit të Javës së Kulturës gjermane në Kosovë; problematika e bartur mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit; kriza energjetike në Europën Juglindore dhe zgjidhjet për rrugëdalje etj. -Sa i takon zhvillimeve që lidhen me Shqipërinë, disa prej temave që janë frekuentuar nga gazetat mund të përmenden procesi para dhe pas elektoral i zgjedhjeve lokale, debati i nxehtë mbi rezultatin në bashkinë e Tiranës, opinione ekskluzive të ekspertëve ndërkombëtare mbi cilësinë e zgjedhjeve dhe situatën e brendshme politike në vend; diskutimi mbi aplikimin e një ligji lustracioni në shoqërinë shqiptare dhe përvoja gjermane dhe e vendeve ish-komuniste në këtë
(35)
aspekt; verifikimi i akuzave për trafikim të organeve të brendshme nga Shqipëria në Kosovë dhe hetimi ndërkombëtar për to, situata e lirisë së medias dhe rastet e ushtrimit të dhunës dhe presioneve të ndryshëm ndaj gazetarëve shqiptarë, reformimi i ushtrisë shqiptare në bazë të standardeve të NATO-s; trajtimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe rënia e remitancave për në vendlindje; aktivitetet e larmishme të edicionit Tetori Gjerman, ekspozita e 12 artistëve shqiptarë në Berlin etj. -Interes nga redaksitë kishte dhe për komentet dhe artikujt që kishin në qendër BE-në apo zhvillimet e tjera ndërkombëtare, siç mund të përmendim politikën e zgjerimit të BE-së; marrëdhëniet mes anëtarëve të rinj dhe atyre të vjetër në familjen europiane; efektet e krizës globale në kontinentin e vjetër; shenja të vëshirësive dhe mosmarrëveshjeve në eurozonë; politikat për migracionin; gjendja e romëve në Europë; marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në, Rusinë, Kinën etj.; kriza ekonomike në SHBA; ndryshimet klimatike dhe reduktimi i pasojave; proceset elektorale në Gjermani, SHBA, Izrael, sfidat e Kinës në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut 20 vite pas ngjarjeve në Sheshin Tienanmen; analiza mbi aktualitetin në rajonet problematike si në Pakistan, Afganistan, Irak, Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut, Somali etj. Në Shqipëri referenca të përditshme të materialeve nga programi në shqip i DW-së si këto që përmendëm nga monitorimi i ISHM-së ka pasur dhe vijon të ketë edhe nga media elektronike dhe ajo on line. Këtyre u shtohet dhe interesimi që kanë redaksitë shqipfolëse dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë, që e kanë si burim të dorës së parë DW-së. Produkti i ofruar në formën e blloqeve të lajmeve, artikujve dhe analizave, fotove dhe galerive fotografike, programeve në audio ose në video i rigjen në nivele të ndryshme sasiore në hapësirat e këtyre mediave.
Të plota mendimet e tyre janë në kapitullin 8. 51
5
Interesimi në rritje për kurset e gjermanishtes
N
të garantuar, gjë që u vërtetua shumë shpejt kur DW në shqip nisi transmetimin e serialit të metodës së parë “Deutsch –Warum nicht?” (Gjermanisht – pse jo?), por dhe në kurset që vijuan më pas Nga pikëpamja e realizimit të kurseve të gjuhës dhe mënyrës se si ato kapen nga audienca dallojmë dy faza kryesore: - kryesisht në dekadën e parë të aktivitetit të Radios DW produkti kryesor ka qenë metoda e mësimit të gjuhës “Deutsch –Warum nicht?” - më pas kurset u orientuan më shumë në përdorimin e shërbimeve on line apo teknikave të avancuara në ndjekjen e tyre.
ë radhët e ndjekësve të DW-së në shqip ka pasur dhe ka një pjesë të konsiderueshme mes tyre me interesim të veçantë për kurset e mësimit të gjuhës gjermane. Me hapjen e Shqipërisë ndaj botës, Gjermania apo hapësira gjermanishtfolëse filloi të shihej si një mundësi emigrimi për një jetë më të mirë, si një mundësi cilësore shkollimi a kualifikimi në fusha e sektorë të ndryshëm, më së shumti nga brezat e rinj. Fakti që Gjermania është një vend lider botëror në zhvillimin ekonomik e teknologjiko-shkencor, me përhapje të gjerë të ideve inovative dhe botimeve cilësore gjithëfarë, ka sjellë dhe rritjen në mënyrë të pashmangshme të nevojave për referenca në literaturën në gjuhën gjermane, duke e bërë atë gjithnjë e më të kërkuar nga studiuesit dhe shkencëtarët e rinj shqiptarë. Pas ngjarjeve të ambasadave në korrik të vitit 1990 dhe më vonë, kur mijëra refugjatë shqiptarë gjetën strehim në rajone të ndryshme të Gjermanisë, kjo përbënte shkak për nxitjen e të mësuarit të gjuhës gjermane dhe nga pjesa tjetër e familjeve dhe të afërmve të tyre. Procesi i emigrimit drejt Gjermanisë i shqiptarëve që jetonin në territorin e ish-Jugosllavisë ishte dhe më i hershëm dhe më i mirëstrukturuar, kështu që të mësuarit e gjuhës në nivele të ndryshëm të përvetësimit të njohurive shikohej si një nevojë e domosdoshmëri për një pjesë të madhe të popullatës në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Ndaj dhe kurset e gjuhës gjermane kishin një audiencë
5.1 Përshtatje në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe Kursi premierë, por dhe me afatin më të gjatë të realizimit dhe të transmetimit në valët e DW-së në shqip, e ka zanafillën përgatitore që në fund të korrikut të vitit 1992, pra vetëm disa javë nga hapja e redaksisë shqipe, dhe ishte një bashkëpunim mes DW-së dhe Institutit Goethe. Bazë e këtij projekti ishte metoda e autores Herrad Messe “Deutsch –Warum nicht?”, që përdorej dhe nga redaksitë e gjuhëve të tjera të huaja të DW-së. 52
Interesimi në rritje për kurset e gjermanishtes Përshtatjen nga gjermanishtja për në gjuhën shqipe të të gjithë kursit në variantin e transmetimit radiofonik, të katër teksteve shoqëruese dhe produkteve të tjera audio që shpërndaheshin për të gjithë të interesuarit e ka realizuar në afër 10 vite Auron Dodi. Transmetimi i njëpasnjëshëm i serive për çdo pjesë të kursit filloi në vitin 1993. Kursi në përmbajtje kishte situata të përditshmërisë dhe në qendër të fabulës ishte historia e studentit të gazetarisë Andrea dhe të shoqërueses së tij të padukshme Eksa. Çdo pjesë kishte 26 mësime të ndërtuara me dialogë, ushtrime dhe shpjegime të gramatikës.
Procesi i përgatitjes së kursit “Deutsch –Warum nicht?” nuk ishte thjesht një përkthim nga origjinali në gjuhën shqipe. Ai u trajtua si një përshtatje në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe dhe përpunim për ta bërë sa më të kapshëm e më të kuptueshëm për botën shqiptare. Për këtë arsye faza përgatitore përfshiu dhe mjaft seanca diskutimi e konsultimi që organizoheshin nga sektori i kurseve të gjuhës në DW, me pjesëmarrjen dhe të përkthyesve të kursit në gjuhët e tjera. Në këto seanca pune adresoheshin dhe pyetje e propozime konkrete që angazhonin dhe autoren e metodës Herrad Meese. Varianti audio i “Deutsch –Warum nicht?” është prodhuar tërësisht në studio të posaçme për këtë qëllim, në prezencën dhe të një personeli teknikësh të specializuar për të regjistruar dhe edituar produkte të tilla. Kursi u drejtohej si atyre që ishin fillestarë, ashtu dhe atyre që kërkonin njohuri të avancuara të gjermanishtes dhe u përgjigjet shkallëve A1 deri B1 të Kornizës Europiane të Referencës. Përveçse transmetohej si një rubrikë e veçantë në emisionet e DW-së në shqip, kursi i gjermanishtes u shoqërua dhe me mijëra kopje tekstesh librash e kasetash të përmbledhura ose të detajuara që u shpërndaheshin dëgjuesve të interesuar. Në adresë të redaksië së DWsë në Këln mbërrinin shumë kërkesa individuale dhe kolektive nga rajoni, ndjekës të rregullt të kursit të gjermanishtes që kërkonin metodat shoqëruese dhe produktet audio, të cilat në çdo rast iu ofroheshin më pas falas. Për vështirësitë e mëdha që kishte në atë periudhë në sistemin arsimor të Kosovës disa shkolla porositën një numër të madh tesktesh për nevojat e nxënësve dhe mësuesve të tyre. Kërkesat e shumta në Shqipëri ngacmuan madje dhe “oreksin” e spekulantëve, që në disa librari dhe tezga ambulante të tregtimit të botimeve, filluan të shesin të katër tekstet e kursit, megjithëse ato ishin falas. Një zgjidhje efektive për plotësimin e kërkesave që kishin dëgjuesit ka qenë dhe shpërndarja e regjistrimeve të kursit në radiot partnere të DW-së në vendet e rajonit. Edhe stacioni kryesor në Shqipëri, Radio Tirana e ka përfshirë në programet e veta emetimin e kursit të gjuhës “Deutsch –Warum nicht?”. Interesimi në rritje
Tekstet dhe audiokasetat e metodës së gjermanishtes “Deutsch –Warum nicht?” në stendën e një librarie në qytetin e Korçës, 2004 53
Arben Muka
Ja si dua të informohem! të sotme. Secili qe posedon një kompiuter dhe qasje në internet dhe që viziton faqen e DW-së në shqip mund të përzgjedhë dhe shkarkojë atë metodë që i pëlqen dhe i përshtatet më mirë me nivelin e njohurive, objektivit që i ka vënë vetes dhe mundësive që ka për ta mësuar gjuhën. Përhapja e aparateve celularë të avancuar apo pajisjeve të tjera digjitale portabël bën të mundur shkarkimin e metodave dhe ndjekjen e tyre edhe gjatë lëvizjes. Afër 20 milionë njerëz në të gjithë globin e mësojnë gjermanishten si gjuhë të dytë, duke e bërë atë një ndër gjuhët më popullore. DW nëpërmjet produkteve multimediale me tekst, audio, video dhe animacion paraqet në faqen e saj në internet www.dw-world.de një dritare të veçantë për kurset e gjermanishtes nga niveli fillestar deri në ato të përparuara, duke përfshirë dhe metoda për mësuesit dhe trajnerët e kësaj fushe. Kurset autodidakte garantojnë të kuptuarit sa më të mirë gjatë dëgjimit të mësimeve, aftësinë për të dialoguar me të tjerët dhe shqiptimin sa më të saktë të fjalëve, shprehjeve dhe fjalive që përdoren. Suksesi lidhet dhe me ndjeshmërinë e madhe që tregon DW për të futur sa më shpejt teknologjinë më të përparuar në aktivitetin e saj. Mjafton të përmendim faktin se DW është radiostacioni i parë publik që ka ofruar emisione në formën e podkastit që në vitin 2004, një ofertë që nga përdorimi i audiopodkasteve është zgjeruar dhe me përdorimin e videopodkasteve. Pjesë e ofertës kanë qenë që në fillim dhe kurset e ndryshme të gjuhës gjermane. Abonimi në një podkast është shumë i thjeshtë, vetëm duke pasur kompiuterin ose laptopin të lidhur me internetin dhe të jetë i instaluar programi përkatës. Duke e marrë falas këtë produkt lehtësia është që përdoruesi vendos e përzgjedh për cilëndo pjesë të materialit që dëshiron të ndjekë dhe këtë mund ta bëjë ku dhe kur të ketë mundësi. Kurset e mësimit të gjuhës on line janë në disa nivele, sa i takon objektivit të përvetësimit të të folurit, të kuptuarit, të shkruarit dhe të lexuarit; janë të orientuara për kategori të ndryshme të ndjekësve; janë të larmishme në shkallën e interaktivitetit gjatë ecurisë së mësimeve.
Auron Dodi gjatë punës për pështatjen në shqip të versionit audio të “Deutsch –Warum nicht?”
për këtë kurs të mësimit të gjuhës kishte disa faktorë: - lehtësitë që jep transmetimi radiofonik për përvetësimin e gjuhëve të huaja në tërësi; - për shkak të mungesës së kurseve të tilla moderne të mësimit të gjermanishtes nga shqiptarët; - sepse vazhdoi për një kohë të gjatë, gati një dekadë, përshtatja e përpunimi i të katër pjesëve të metodës; - nga vetë reagimet që kanë pasur ndjekës të shumtë të “Deutsch –Warum nicht?” me vlerësime e konsiderata shumë pozitive; - tekstet dhe produktet shoqëruese audio ofroheshin falas për të interesuarit.
5.2 Larmi metodash on line Faza e dytë e ofertës së kurseve të gjuhës karakterizohet nga larmia dhe përqendrimi në versionin on line. Botimet dhe materialet shoqëruese me kaseta ose CD, në vitet e fundit janë konvertuar në aplikimin e metodave më të avancuara nëpërmjet kompiuterit, në përputhje dhe me gustot e preferencat e gjeneratave 54
Interesimi në rritje për kurset e gjermanishtes
Pasqyrimi në www.dw-world.de/albanian i metodave on line të gjermanishtes
-
-
-
Kursi “Mission Europe” që ofrohet dhe si një podkast, ka të veçantë se mësimi i gjuhës gjermane bëhet si në kushtet e lojës në kompiuter, kur në çdo moment tregon vëmendje të madhe për të shpëtuar personazhin kryesor “nga barrierat” që i dalin herë pas here. Kursi “Radio D”, si bashkëprodhim mes DW-së dhe Institutit Goethe, ndihmon më shumë në kuptimin gjatë dëgjimit. Ai është i përshtatshëm për ata që nuk kanë fare njohuri në gjuhën gjermane, ose që dinë pak gjëra. Kursi “Wieso nicht?” është për ata frekuentues që kërkojnë të thellojnë njohuritë e gjermanishtes,
-
duke improvizuar situata si nga ato të jetës së përditshme në shtetet gjermanishtfolëse, p.sh., krizat në marrëdhëniet njerëzore, apo vizitat te dentisti, banesat e përbashkëta dhe supermarketet etj. Për gjuhën e biznesit është kursi “Marktplatz”, që shërben më shumë për të përballuar situata nga studentët e gjermanishtes që kanë njohuri të mira.
Në website-n e DW-së mund të përdoren dhe kurse që janë për mësuesit e gjuhës gjermane. Një rol të madh në zgjerimin e njohurive të kësaj gjuhe ka luajtur dhe trasnmetimi në 24 orë, deri në mes të vitit 2011 të DW-së 55
Arben Muka
Ja si dua të informohem! të Rheinland-Pfaltz në Gjermani: “Kontaktet dhe motivet e brezit tim për të ndjekur DW-në ishin nisur kryesisht nga premisa informimi, por për mua dhe për një shkas tjetër. Kisha nisur një kurs privat gjermanishteje dhe rubrika e mësimit të gjuhës gjermane “Deutsch - Warum nicht?” ishte si një dritare jo vetëm për thellimin e njohurive të gjuhës gjermane, por dhe drejt rritjes së kontakteve shpirtërore me kulturën dhe mendësinë e kombit gjerman, zhvillimet e vrullshme teknologjike të arritura deri në atë kohë prej tij dhe infrastrukturën e leximit që ofrohej përmes literaturës për çdo disiplinë shkencore dhe në çdo fushë të jetës.” Ergys Prifti, pedagog i leksikologjisë në Departamentit e Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës: “Mua nuk më ka tërhequr dhe më tërheq kjo radio se jam pedagog i gjermanishtes, por se më përmbush mjaft nga interesat dhe shijet e mia të përditshme. Njoh mjaft njerëz që ndjekin nga DW kurset e gjuhës gjermane, duke filluar nga metoda e hershme “Deutsch -Warum nicht?”, e cila mendoj se ka qenë shumë e suksesshme dhe ndihmonte realisht për krijimin e një baze të qëndrueshme për gjermanishten.”
me emisione dhe muzikë gjermane. Në opinionet që kam marrë në kuadër të përgatitjes së këtij botimi (36) disa prej të intervistuarve kanë prekur dhe këto çështje: Dr. Brikena Kadzadej, shefe e Departamentit të Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës: “Më të interesuar kuptohet që ishin ata që kishin afeksion për këtë vend, për kulturën, historinë, për sportin, për ata që e njihnin gjuhën gjermane, ose dëshironin ta fillonin ta mësonin. Për studentët tanë ishte një shans fatlum që ndiqnin programe në gjuhën gjermane, si pjesë e përvetësimit dhe konsolidimit të shprehive për të folurin dhe kuptuarin e gjuhës gjermane. ...Vazhdimisht kemi diskutuar me studentët për transmetimet e DW-së dhe ata më kanë shprehur vlerësime pozitive për strukturën informuese dhe zbavitëse të programit, qoftë në shqip apo në gjermanisht dhe anglisht. Shumë prej tyre pëlqenin dhe muzikën që transmetohej e cila ishte e përzgjedhur me shije. Pas ndërprerjes së transmetimeve në FM studentët e ndjekin në variantin on line, pasi kuptohet që ata shpenzojnë më shumë kohë duke punuar në internet”. Armand Afezolli, doktorant në Universitetin e Landit
(36)
Të plota mendimet e tyre janë në kapitullin 8.
56
6
Mirënjohje për rolin dhe kontributin
R
Medaljes, që u zhvillua në ambientet e Presidencës së Republikës, ishte prezent dhe një delegacion i nivelit të lartë të DW-së kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm,
adio DW në gjithë aktivitetin ka marrë vlerësime të shumta nga ndjekësit e saj, si ata që e dëgjojnë në variantin audio, ashtu dhe ata që frekuentojnë faqen on line. Reagimet e tyre ata i kanë shprehur në adresë të redaksisë, apo dhe në mënyra ceremoniale nga shoqata dhe organizata të ndryshme shqipfolëse, gjatë kontakteve me gazetarët dhe bashkëpunëtorët etj. Letrat, mesazhet nëpërmjet telefonit dhe e-mailit, akordimi i certifikateve të ndryshme të mirënjohjes në thelb kanë vlerësim pozitv për rolin e kontributin e emisioneve të saj në tërësi, apo për trajtimin e temave dhe çështjeve më specifike që kanë lënë gjurmë tek ndjekësit e programeve të DW-së në shqip. Por një nga vlerësimet më të veçantë dhe më të rëndësishëm në aktivitetin 20 vjeçar të programit shqip të DW-së është bërë në qershor të vitit 2007, kur Presidenti i Republikës së Shqipërisë në atë periudhë Alfred Moisiu, i dha Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në konsolidimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë, njohjen e historisë së lashtë dhe të vlerave kulturore të popullit shqiptar, kuptimin e aspiratave të larta të tij për liri, demokraci e integrim dhe forcimin e miqësisë midis Shqipërisë e Gjermanisë.” Kjo përbënte një ngjarje të shënuar për aktivitetin e programit shqip të DW-së, që në kohën e akordimit të Medaljes festonte 15 vjetorin e themelimit dhe fillimit të transmetimeve. Në ceremoninë e marrjes së
Momenti i akordimit të Medaljes së Mirënjohjes, nga e majta: Erik Bettermann, Auron Dodi dhe Presidenti Alfred Moisiu 57
Arben Muka
Ja si dua të informohem! miqësor, që u zhvillua më pas, Presidenti Moisiu vuri në pah se Radioja Deutsche Welle dhe sidomos seksioni shqip i saj, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri duke ushqyer tek opinioni publik mendimin më përparimtar, si edhe duke shërbyer edhe si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve tona. Zoti Bettermann, pasi falënderoi përzemërsisht, theksoi se këtë Dekoratë e konsideron si një nderim të madh që i bëhet Radios Deutsche Welle dhe veçanërisht redaksisë së gjuhës shqipe, si dhe e shikon si një nxitje përpara të marrëdhënieve dhe forcim të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.” (37) Axhenda zyrtare e delegacionit të nivelit të lartë nga DW përfshinte dhe një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ku akti i dekorimit nga Presidenti ishte sërish në fokus të bisedimeve në selinë e Kryeministrisë, të nesërmen paradite. Kjo theksohej dhe në përmbajtjen e plotë të komunikatës për median që lëshoi mesditën e datës 29 qershor 2011 Zyra e Shtypit e Kryeministrisë: “KryeministriBerishapritisot,DrejtorinePërgjithshëm të Radios Deutsche Welle, Erik Bettermann.
Erik Bettermann. Pasditen e datës 28 qershor 2007, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu priti në një takim zyrtar zotin Bettermann, bashkëpunëtorët e tij dhe ekipin e programit shqip të DW-së, në prezencë dhe të ambasadorit gjerman në Shqipëri, Hans-Peter Anen. Bashkëbisedimi me Presidentin e Republikës ishte mjaft i ngrohtë dhe zgjati më shumë se 30 minuta nga koha e planifikuar sipas protokollit, edhe pse z. Moisiu kishte një angazhim zyrtar të mëpasëm. Presidenti gjatë bisedës mjaft të lirshme me Drejtorin e Përgjithshëm të DW-së ka shprehur fjalët më të mira për rolin e programit shqip, për standardet e informimit mbi zhvillimet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera ku jetojnë e punojnë shqiptarë, për ekspertizën cilësore në përshkrimin e fenomeneve dhe ngjarjeve të ndryshme që lidhen me realitetin. Presidenti gjithashtu tregoi dhe për raportet e tij personale me ndjekjen e DW-së, por dhe të radiove të tjera të huaja që kishin program në gjuhën shqipe. Në komunikatën që iu shpërnda medias në mbrëmjen e 28 qershorit 2007 nga Zyra e Shtypit e Presidencës thuhej mes të tjerave: “Në takimin e përzemërt dhe
Kryeministri Sali Berisha në takimin me delegacionin e DW-së 58
Mirënjohje për rolin dhe kontributin
6.1 Shfrytëzimi i mundësive që jep revolucioni digjital
Kryeministri Berisha e uroi zotin Bettermann për vlerësimin që iu bë Radios Deutsche Welle, seksionit shqip të saj, me akordimin nga Presidenti i Republikës të Medaljes së Mirënjohjes. Kryeministri vlerësoi rolin e Radios Deutsche Welle në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Modernizimi i Radios DW, - tha Kryeministri, - në të gjitha aspektet është një lajm i mirë për vendin tonë, sepse do të intensifikohen më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri Berisha e njohu zotin Bettermann me hapat e qeverisë në fushën e informimit publik dhe dhënien e informacionit për aktivitetin e qeverisë, si dhe me qëndrimin e saj për të mos pasur asnjë denoncim ndaj gazetarëve dhe medias. Kryeministri tha se media shqiptare ka bërë përparim në aktivitetin e saj, por, ndonëse në Shqipëri ka vërtet gazetarë profesionistë të shkëlqyer, është domosdoshmëri e kohës rritja e nivelit profesional të saj, me qëllim arritjen e standardeve europiane. Shoqëria shqiptare duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e medias. Kryeministri e njohu zotin Bettermann edhe me nismat e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për rritjen e investimeve të huaja dhe vendase, si reformat e rëndësishme për integrimin euroatlantik të vendit. Drejtori i DW, zoti Bettermann falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe theksoi se Deutsche Welle do të vazhdojë të kontribuojë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Zoti Bettermann u shpreh se shikon një zhvillim të madh të medias në Shqipëri, por, natyrisht, ky proces kërkon kohë deri në arritjen e standardeve të vërteta europiane. Ai vlerësoi gjithashtu nismat e ndërmarra nga qeveria dhe u shpreh se situata makroekonomike e Shqipërisë paraqitet me shumë perspektivë. Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet e tyre edhe lidhur me çështje të tjera, si situata në rajon etj. Në fund të takimit, zoti Bettermann i dhuroi Kryeministrit Berisha stilografin zyrtar të Radios Deutsche Welle dhe e ftoi për një vizitë në zyrat qendrore të saj.” (38)
Por 15 vjetori i themelimit të programit shqip të Radios DW, marrja e Medaljes së Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës ishte rasti më i mirë për t’i ndarë këto momente emocionante me ata që ishin adhuruesit dhe frymëzuesit e punës së gjithë ekipit të redaksisë - ndjekësit e programeve audio dhe në internet. Ndaj dhe në axhendën e aktivitetit të delegacionit të nivelit të lartë nga DW ishte programuar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri dhe një pritje festive në ambientet e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë.
Nga pritja që u organizua në mjediset e ambasadës gjermane në Tiranë
Pjesëmarrja në sallën e madhe të Ambasadës ishte shumë e larmishme. Mes tyre kishte fansa të programeve të DW-së në shqip, kolegë të radiove partnere nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por dhe drejtues e gazetarë nga mediat e tjera qendrore dhe lokale, ish-bashkëpunëtorë të DW-së në vite, studentë dhe pedagogë të degës së gjermanishtes në Universitetin 59
Arben Muka
Ja si dua të informohem! pjesëmarrës, ju jetoni në një rajon dhe në një vend që në 17 – 18 vitet e shkuara ka bërë përparime të mëdha. Ju që jetoni këtu i kuptoni dhe i ndjeni më mirë se çfarë do të thonë këto përparime, se çfarë kuptimi kanë ato për kohën e sotme. Është e natyrshme për dëgjuesit, për ju, që ndryshimet, përparimet e nevojshme të realizohen shpejt, pse jo që sot, por ama ne e dimë se zhvillime të tilla kërkojnë kohë. Ne dëshirojmë që politikën e shtetit gjerman, politikën e jashtme të tij, politikën e integrimit europian të shtetit gjerman ta shfrytëzojmë në mënyrë sa më efektive për të përfituar të dyja palët. Ne jemi në fundin e presidencës gjermane të radhës në BE dhe këto përvoja që kemi mbledhur duam që patjetër t’i ndajmë të dyja palët. Njerëzit e medias kanë një përgjegjësi të madhe që të marrin pjesë në këtë zhvillim, që të pasqyrojnë etikën e profesionalizmin në punën e tyre. Nëpërmjet valëve ku emetojmë këtu në Shqipëri, nëpërmjet partnerëve, nëpërmjet internetit, ne jemi të angazhuar që të ecim me ritmin e kohës, të ndihmojmë me të gjitha mundësitë për procesin integrues të vendit, procesin integrues të rajonit në familjen e madhe europiane”. Në rreth dy orë të asaj pritjeje festive shumë nga të pranishmit shprehën vlerësime të tyre për aktivitetin 15 vjeçar të DW-së në shqip. Në biseda të lirshme,
e Tiranës, personalitete të jetës publike, politikanë, anëtarë të qeverisë, deputetë, diplomatë, përfaqësues të programeve dhe projekteve gjermane në Shqipëri etj. Me atmosferën e gëzueshme që krijojnë takime të tilla publike, i ndikuar dhe nga përshtypjet shumë pozitive që kishte marrë nga kontaktet me pjesëmarrës të ndryshëm, Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Erik Bettermann foli për të gjithë të pranishmit me mjaft emocion: “Është një situatë shumë e veçantë për një Drejtor të Përgjithshëm kur atë e nderojnë për kontributin që kanë dhënë bashkëpunëtorët e tij. Nderimi që na bëri Presidenti i Republikës së Shqipërisë është në radhë të parë një nderim për bashkëpunëtorët e jashtëm të Radios DW, është një nderim për korrespondentët që punojnë këtu në Shqipëri, është një nderim për stafin e DW-së që punon në Bon, është një nderim për të gjithë ne. Ju lutem, duhet të kuptoni që akordimi i kësaj Dekorate është një vlerësim për të gjithë ju. Kjo Dekoratë nuk është vetëm ajo që ju dhe ne kemi bërë në 15 vitet e shkuara, por më lejoni të them, t’ju jap siguri se është dhe një nxitje që të bëhen edhe hapa të tjerë përpara, për të shfrytëzuar edhe më shumë ato mundësi që na jep tashmë revolucioni digjital e drejtime të tjera, për të qenë edhe më pranë jush. Të nderuar
Majlinda Bregu, PD
Bujar Nishani, PD 60
Valentina Leskaj, PS
Mirënjohje për rolin dhe kontributin
6.2 DW i ofron ngjarjet nga një këndvështrim tjetër
nga dëgjuesit u shfrytëzua rasti që të kontaktonin me anëtarët e redaksisë në Bon që ishin prezentë, por dhe korrespondentët në terren. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kujtoi fillimet e transmetimit të programit dhe interesin e jashtëzakonshëm për këtë zë prestigjoz nga Gjermania. “Kontributi i DW-së dhe stacioneve të tjera të huaja që flasin shqip është konkret në procesin e plotësimit të objektivit madhor që ka Shqipëria për t’u bërë anëtare e BE-së. DW në pikëpamjen time ka ndikuar dhe ndikon në depërtimin e mentalitetit europian tek shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Kjo nuk është pak në angazhimin e një redaksie radiofonike në ndihmë të shoqërisë”tha ministrja Bregu duke diskutuar me gazetarë dhe korrespondentë të DW-së. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i ftuar disa herë në mikrofonin e DW-së, përmendi faktin e ruajtjes me fanatizëm të standardeve profesionale nga stafi i saj. “Korrektesa në informim dhe larmia tematike janë arsye bindëse që DW edhe pas 15 viteve ndiqet me interes nga publiku. Ky program ka një ndihmë të pazëvendësueshme në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndiehem mirë që kanë zënë vend në program dhe bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve tona në fushën e rendit dhe të sigurisë, sidomos në trajnimin e mbështetjen logjistike të forcave speciale shqiptare nga ekspertët gjermanë” - tha gjatë bisedës me përfaqësuesit e DW –së prezentë në pritjen festive, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Valentina Leskaj, përfaqësuese e opozitës, në bashkëbisedimin me drejtuesit e DW-së e përshkroi si “të përpiktë dhe të balancuar” mënyrën se si raporton ky radiostacion në shqip. “Është një aset shumë i vlefshëm dhe i dobishëm për botën shqipfolëse. Informimi mbi baza profesionale i bën mirë klimës së polarizuar politike, që për fat të keq mbisundon në pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri. Unë e ndjek DW-në në shqip edhe për analizat për çështje rajonale dhe ato me karakter më global. Një media serioze dhe e besueshme për atë që e ndjek. Uroj që misioni i saj të vijojë edhe për shumë vjet të tjera.”
Aktivitetet për 15 vjetorin e programit në shqip të Radios DW dhe në mënyrë të veçantë dekorimi nga ana e Presidentit të Republikës gjeti një pasqyrim të zgjeruar në media të ndryshme në Shqipëri, si ato kombëtare ashtu dhe lokale. Televizioni kombëtar Top Channel, në të gjitha edicionet kryesore të datës 29 qershor 2011, transmetoi një kronikë të zgjeruar ku përfshiheshin dhe opinionet ekskluzive që gazetari Endri Xhafo i kishte marrë Drejtorit të Përgjithshëm të DW-së, Erik
Telefoto nga edicioni i Top Channel
Bettermann dhe Drejtores së Programeve te Europës Qendrore dhe Juglindore në Radion DW, Verica Spasovska. Pyetjes së gazetarit Xhafo për vendimin e themelimit të programit në shqip 15 vite më parë dhe konkurrencën mes stacioneve të tjerë të rëndësishëm radiofonikë si Zëri i Amerikës, BBC, a ndonjë tjetër, zoti Bettermann iu përgjigj: “Për vendimin e fillimit të programit Gjermania ka një histori të vetën dhe kjo pjesë e historisë pati një pikë kthese në vitin 1990. Nga kjo periudhë Gjermania ka marrë një rol tjetër në politikën e jashtme, në politikën ekonomike dhe në politika të tjera. Nga ana tjetër ka 61
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
pasur zhvillime dhe në Shqipëri. Më parë Shqipëria ishte në sytë e Gjermanisë një vend i mbyllur. Në lidhje me pjesën e dytë të pyetjes dua të them se ne nuk e kuptojmë rolin tonë në kuadër të konkurrencës, as me BBC-në e as me Zërin e Amerikës, apo me Radio France
ndryshuar, shikoj një shoqëri të gjallë, njerëz në lëvizje. Megjithatë dua të them se ka akoma nevojë për zhvillime të tjera, për të kapur disa nivele të caktuara, si p.sh., në reformimin e rritjen e besueshmërisë në sistemin e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar, ose
International. Ne jemi partnerë në një sistem shoqëror të përfytyrimit të njëjtë për vlerat. Dhe një gjë të fundit, nëse më lejoni që të hedh një vështrim jo në 50 vitet e fundit, por në 500 vitet e fundit: ka më tepër ura kulturore dhe historike të përbashkëta në Gjermani dhe në Shqipëri, nga sa mund të mendohet. Kjo shpjegon dhe premisën tonë të veçantë që ne zgjodhëm para 15 viteve”. Top Channel: Cili është vështrimi i DW-së në zhvillimet shqiptare? Verica Spasovska: Me lejoni ta filloj me një përshtypjen time personale. Herën e fundit që kam qenë në Shqipëri ka qenë, pikërisht para 15 viteve. Kur e shikoj sot Shqipërinë kam një tjetër imazh nga ai që kam pasur. Kuptohet që sot Shqipëria është një vend i
në drejtime të tjera. Kur themi idetë janë zhvilluar, nuk janë ato të para 15 viteve. Është krijuar një situatë konkurrence dhe mediat janë profesionalizuar. Top Channel: A mendoni se zhvillimi i mediave shqiptare ka sjellë, të themi një “eklipsim” të ndikimit të drejtpërdrejtë të DW-së në publikun shqiptar? Verica Spasovska: Sigurisht, kjo që thoni është krejtësisht e mundur. Megjithatë DW i ofron ngjarjet nga një këndvështrim tjetër, që është mbi këndvështrimin lokal. Erik Bettermman: Dëgjoni, një radio e huaj, qoftë DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., nuk janë asnjëherë një alternativë për mediat e brendshme në një vend. Është gjithmonë një plotësim për një grup të caktuar popullate, për ata që ne i quajmë elita informative.” (39)
Komunikatë për median e Presidencës, datë 28 qershor 2007, burimi: http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Njoftime. Komunikatë për median e Kryeministrisë, datë 29 qershor 2007, burimi: http://www.keshilliministrave.al/?fq= lajme& ltip= Takimet. (39) Endri Xhafo, “DW në shqip mbush 15 vjeç – Dekorohet nga Presidenti Moisiu”, kronikë speciale e transmetuar në edicionet informative të orës 15.00; 19.30 dhe 22.30 në televizionin kombëtar Top Channel, datë 29 qershor 2007. (37)
(38)
62
7
Performanca multimediale si prioritet
N
për vizitorët, duke qenë edhe më konkurruese në tregun mediatik. Në këtë frymë revolucionarizuese në të gjithë selinë e DW-së, sidomos pas vitit 2005, website-i i programit shqip filloi të pasurohet dhe të prezantohet më i aktualizuar, ku rreth 40 përqind e materalit kryesor që emetohej në edicionet informative vendosej si tekst në variantin on line, duke u shoqëruar me foto ilustruese. Rubrikat kryesore të faqes on line të DW-së në shqip në vitin 2006 ishin “Lajmet”; “Top tema”; “Politika – Bota”; “Politika – Ballkani”; “Shtypi”; “Ekonomia”; “Shoqëria – Kultura”; “Sporti”; “Quiz”; “Kurset e gjuhës” etj. Këto në thelb ishin dhe minirubrikat në variantin audio të programit. Praktikisht raportet më të mira nga terreni, intervistat, apo tekstet e përkthyera që kolegët në redaksi merrnin nga programi qendror i DW-së në variantin gjermanisht pas një editimi dhe përshtatjeje nga stili “për t’u dëgjuar” në stilin “për t’u lexuar” sistemoheshin në rubrikat përkatëse. Në vitin 2007, pas konstatimit se vizitat në faqen e internetit ishin shtuar në mënyrë të ndjeshme, se në gazetat shqipfolëse merreshin më shumë tekste nga faqja e internetit, atëherë u orientua një kujdes edhe më i madh për website-n. Duke përfshirë më tepër tekste, duke rritur kujdesin e redaktimit, dhe ajo që ishte më e rëndësishme ishte aktualizimi më i shpeshtë i lajmeve mbi ngjarjet që ishin në zhvillim e sipër. Paralel me
ga viti 2005 dhe në vijim Radio DW në mënyrë të dukshme i ka kushtuar në mënyrë sistematike vëmendje reformimit dhe riformatimit të shërbimeve të saj për ndjekësit, duke rishikuar balancën mes produkteve klasike audio dhe atyre on line. Fuqizimi dhe pasurimi i faqeve të internetit për programet në gjuhë të ndryshme ka qenë dhe mbetet një hapësirë e madhe për gjenerimin e ideve dhe aplikacione të larmishme, të cilat e mbajnë më pranë vizitorin e www.dw-world.de. Kjo nuk ka qenë as më shumë e as më pak, nevojë dhe domosdoshmëri për t’u përshtatur me trendet e reja të zhvillimit teknologjik, të rritjes gjithnjë e më shumë të interesit dhe përdorimit të mediave të reja, kur rrjetet sociale shtohen çdo ditë me më shumë përdorues të rinj nga të gjitha anët e globit. Balanca mes produktit klasik audio dhe produktit on line viteve të fundit në mënyrë të pakthyeshme, “rëndon” gjithnjë e më tepër për nga kjo e dyta. Faqet e internetit të programeve në të gjitha gjuhët që transmeton DW nisën një dinamizim të formës dhe përmbajtjes së tyre, me rubrika të larmishme, në një stil gjeneralist tematik, ku lënda freskohej disa herë brenda 24 orëve. Pjesë e faqeve on line nuk ishin vetëm tekstet e fotot ilustruese, si dhe shkarkimet e produktit audio, por dhe video informative dhe argëtuese, të regjistruara apo të animuara, që zgjeronin edhe më shumë ofertën 63
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
zgjerimin e përmbajtjes bëhej dhe rimodulimi i vetë faqes, duke e bërë më të larmishme me rubrika, por dhe të organizuar në mënyrë të tillë që të ishte sa më e lehtë në përdorim nga vizitorët. Krahas qasjes për të ndjekur në hapësirën e web-it dhe programin televiziv të DW-së, filluan të shkarkohen dhe video interesante nga aktualiteti, por dhe kuriozitete nga shkenca, arti, kultura, sporti etj. Ngjarje ose tema të caktuara nga viti 2008 nisën të mbulohen nëpërmjet galerive fotografike. Më shumë për tema historike, kulturore, sociale etj., pasqyrimi bëhej me foto cilësore që shoqërohej me ekstrakte me pak fjali secila, që në tërësi ezauronin një problem a çështje të caktuar. Formati i galerisë fotografike e lehtësonte, por dhe e thyente shumë përmbajtjen e faqes elektronike, duke i dhënë nja karakter më relaksues informacionit apo problemit që prekej. Aplikimi gradualisht i fotove dhe videove krijonte sigurinë se me një sjellje multimediale DW në shqip qëndronte e frekuentuar nga ndjekësit e saj, qofshin ata që dëshironin variantin klasik të audioprogramit, qofshin dhe adhuruesit e shërbimeve on line.
kishte ndodhur 20 vite më parë, e që nuk ishte e lidhur vetëm me Gjermaninë, por në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe me të gjitha vendet e ish-Lindjes komuniste, një ngjarje proces me një impakt të jashtëzakonshëm në planin ndërkombëtar. Të gjashtë kontributet do të vendoseshin në të njëjtën platformë (dritare) dhe me një ndërfaqe mbresëlënëse, por dhe shumë të thjeshtë për ta naviguar. Secili vizitor shikonte me foto, pamje dhe tekst multilinguistik, me zë dhe ilustrim muzikor në sfond, dëshmi nga këndvështrime të ndryshme se çfarë do të thoshte për shqiptarët, polakët, rumunët, bullgarët, hungarezët, çekët e sllovakët fillimi i rrëzimit të Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989, si u përjetua dhe çfarë efekti pati në ndryshimet e thella që nisën në këto vende. Përveç ikonave hyrëse që përfaqësoheshin me anë të flamurit të secilit shtet, në pamjen e parë kishte dhe një galeri fotosh, të cilat kanë mbetur në memorien historike europiane: për Shqipërinë ishte momenti i rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi qendror i Tiranës më 20 shkurt 1991; për Poloninë ishte një foto nga veprimtaria e Solidarnost-it që shkaktoi shumë shpejt ndryshime politike dhe sociale në të gjithë vendin; në mënyrë grafike për Çekosllovakinë
7.1 Pasqyrimi i ngjarjeve të mëdha në formate të reja Në vitin 2009, Radio DW, realizoi produktin e parë multimedial, që në njëfarë mënyre paralajmëroi një erë të re në perspektivën e saj. Gjashtë programe nga drejtoria e Europës Qendrore dhe Juglindore të Radios DW, i gjuhës shqipe, polake, rumune, bullgare, çeke dhe hungareze, të sinkronizuara nga një ekip profesional gazetarësh dhe ekspertësh të webmasterit, grafikës e multimedias u përfshinë në një projekt aplikativ në fillim të tetorit të këtij viti. Ideja ishte prodhimi me audio e video, galeri fotografike dhe tekst i një cikli intervistash. dëshmi me protagonistë nga këto vende, për të evokuar ngjarjet që ndodhën para, gjatë dhe pas rënies së Murit të Berlinit. Nuk ishte rastësore që premiera e një performance të tillë kishte në fokus përvjetorin e një ngjarjeje që
Performanca multimediale “20 vjet më pas: A ja vlejti?’ 64
Performanca multimediale si prioritet ishin renditur disa nga parullat dhe thirrjet e protestës paqësore të studentëve më 17 nëntor 1989 në Pragë, që pas dy ditëve u shoqërua me demonstrata popullore deri në fund të muajit dhjetor; për Hungarinë ishte një foto simbol e 27 qershorit 1989, kur ministri i jashtëm Gyula Horn, së bashku me homologun austriak, Alois Mock, ishin duke prerë telat me gjemba në kufirin e Perdes së Hekurt që ndante deri në atë kohë të dy vendet; për Rumaninë kishte një pamje nga çasti i konfliktit të armatosur më 28 dhjetor 1989, ku civilë dhe forca të ushtrisë u bënë bashkë kundër ish-elementëve të Securitate-s në rrugët e Bukureshtit; për Bullgarinë fotoja ishte e muajit nëntor 1989, kur nga njëra prej ndërtesave të kryeqytetit Sofje u rrëzua një yll sovjetik që në mënyrë simbolike shënoi rënien e komunizmit. Emërtimi i performancës ishte “20 vjet më pas: A ja vlejti?” Protagonistë me dëshmitë e tyre ishin figura të njohura të lidhura dhe të përfshira në procesin e rrëzimit të komunizmit: Zhelyu Zhelev e Konstantin Trenchev nga Bullgaria, Petruska Sustrová dhe Ján Carnogurský nga Çekosllavakia, Lech Walesa dhe Tadeusz Mazowiecki nga Polonia, László Rajk dhe Ferenc Köszeg nga Hungaria, Radu Filipescu dhe Ana Blandiana nga Rumania, ndërkohë që nga Shqipëria ishin Spartak Ngjela dhe Neritan Ceka. Performanca e parë multimediale e DW-së “20 vjet më pas: A ja vlejti?” që u lëshua në mënyrë të njëkohshme në web-et respektive të programeve të gjuhëve të ndryshme, përveç numrit të lartë të viztorëve shqipfolës on line gjeti pasqyrim dhe në mediat e pavarura shqiptare, duke komentuar më shumë pjesën ku flitej për Shqipërinë në procesin e ndarjes me regjimin komunist. “Ngjarja historike e rënies së Murit të Berlinit dhe nisja e ndryshimeve demokratike në vendet e ishBllokut komunist 20 vite më parë janë në fokus të një performance multimediale të radiostacionit prestigjoz gjerman Deutsche Welle. Në faqen e saj të internetit sapo është publikuar një kolazh dëshmish të dy dekadave më parë nga disidentë të regjimeve totalitare, ish-të përndjekur politikë, apo intelektualë që besonin në nevojën e rrëzimit të së ashtuquajturës Perde e Hekurt. Nën titullin domethënës “20 vjet më pas: A ja vlejti?’ DW i referohet dëshmive të Lech Walesa, Tadeusz Mazowiecki,
Zhelyu Zhelev e të tjerë protagonistëve të revolucioneve demokratike në ish pjesën komuniste evropiane.” (40) thuhej në një kronikë të zgjeruar televizionit Alsat (prej vitit 2011 televizioni quhet Albanian Screen). Kronika që u transmetua në disa edicione informative të datës 18 dhjetor 2009, ndalej dhe në disa pasazhe të dëshmive të avokat Ngjelës dhe prof. Cekës, duke evidentuar faktin se “performanca multimediale mbi 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe efektet zinxhir demokratizuese që pasuan në vendet e tjera europiane është premierë për stacionin DW.” (41) Po kështu dhe njëri prej televizioneve kryesore në Shqipëri, Vizion Plus, transmetoi dy ditë më pas në edicionet informative një material që i kushtohej produktit të ri të DW-së. “9 nëntori 1989 ishte një pikë kthese për të gjithë globin dhe veçanërisht për shtetet e nomenklaturës komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria”, thuhej në kronikë, ku i jepej më shumë hapësirë prezantimit të dy dëshmive të protagonistëve shqiptarë në këtë performancë, ish-të burgosurit politik Spartak Ngjela, që rrëzimin e Murit të Berlinit e përjetoi në qelitë e burgut të tmerrshëm të Burrelit, si dhe arkeologut të njohur dhe një prej aktivistëve të radhëve të para të opozitës së fillimit të viteve ’90, prof. Neritan Ceka. Gazetari evidentoi dhe faktin se më pas “20 shkurti 1991 ishte për shqiptarët finalja e rrëzimit të komunizmit, kur “demonstruesit pasi çanë barrikadat e ushtarëve rrëzuan statujën e bronzit të diktatorit Enver Hoxha”. (42) Revista Klan botoi të plota në një speciale të saj dëshmitë e dy protagonistëve nga Shqipëria në performancën multimediale të DW-së “20 vjet më pas: A ja vlejti?” (43) Pas këtij kontributi u shfrytëzua një tjetër përvjetor historik, për të realizuar një tjetër performancë multimediale. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë, përjetimi i këtij procesi në ish-republikën federative që u thërrmua duke vënë në lëvizje gjithçka nga instrumentat e marrëdhënieve ndërkombëatre: diplomaci, bisedime, embargo, kërkesa për të drejtën e vetëvendosjes etj., por dhe shfaqja e metodave ballkanikë: urrejtje dhe konflikt i përgjakshëm ndëretnik e ushtrim gjenocidi ndaj një popullsie të pafajshme dhe të pambrojtur. 65
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
7.2 Intensifikimi i ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive
Nëpërmjet një kronologjie të ngjarjeve më pikante në vite, ilustruar me dëshmi nga shtatë personalitete të jetës publike nga shtatë shtete, i ofrohej vizitorit të performancës me tekst, foto, video, animime e ilustrime zanore të larmishme një rrëfim ndryshe për faktet dhe përjetimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Nga fundi i vitit 2009, kur u testua me shumë sukses performanca e parë multimediale, u hap rruga që DW të nisë të orientohet gjithnjë e më tepër në një strukturë të re programore, duke zbehur transmetimin e audioprodukteve në kuptimin e tyre klasik valor dhe duke i zhvendosur energjitë në aplikimin e formateve televizive, on line dhe mobile. Për këtë janë zhvilluar në nivele të ndryshme profesionale të ekspertizës, administrative dhe vendimmarrëse konsulta dhe diskutime nga më të ndryshmet në tërheqjen e sa më shumë ideve dhe alternativave për një ristrukturim sa më efektiv, të qëndrueshëm, afatgjatë dhe në përputhje me trendet e vetë zhvillimit të tregut mediatik aktual dhe në perspektivë.
Performanca multimediale “Shpërbërja e ish Jugosllavisë 20 vite më parë”
Zoran Predin, krijues muzike nga Sllovenia, opinionistja Sllavenka Drakuliq nga Kroacia, Haris Pashoviq, themelues i “Sarajevo Film” në BosnjeHercegovinë, Enver Petrovski, aktor i famshëm nga Kosova, Predrag Koraskiq, karikaturist oponent kundër regjimit të Milosheviçit në Serbi, Esad Koçan, publicist nga Mali i Zi dhe Vlatko Stefanovski, këngëtar dhe kompozitor nga Maqedonia ishin protagonistët “open mind” të performancës, një përzgjedhje me shije e autorëve, që i jepte mjaft kolorit dhe emocion ndjekjes së saj. Nga bisedat që kam zhvilluar me kolegë të mi në rajon kam mësuar se ky kontribut që u shpërnda nga redaksitë respektive të DW-së nëpërmjet website-ve kishte një numër të konsiderueshëm të vizitorëve dhe u vlerësua mjaft pozitivisht si ide dhe realizim cilësor nga ekipi autorial.
Ballina e www.dw-world.de/albanian, datë 17 janar 2012 66
Performanca multimediale si prioritet Me rezultatet e këtij procesi u njoh jo vetëm rrjeti i gjerë i punonjësve dhe bashkëpunëtorëve, por dhe ndjekësit e programeve të DW-së. Në këtë kuadër, në mes të muajit maj të vitit 2011, në web-in e programit në gjuhën shqipe u publikua njoftimi me detajet më të fundit për ecurinë e punës. Siç dhe shpjegohej në njoftimin redaksional të datës 19 maj 2011, gjithçka ndodhte me DW në shqip ishte në kuadër të ristrukturimit dhe të gjithë stukturave dhe programeve në gjuhë të ndryshme të këtij institucioni. “Duke filluar nga 1 korriku 2011 Deutsche Welle do të ndryshojë platformën e transmetimit linear radiofonik në gjuhë të huaja në seksionet për Azinë, Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore si dhe në gjuhën gjermane. Këto masa do të mundësojnë ristrukturimin e Radios së Jashtme gjermane në një sipërmarrje multimediale. Deutsche Welle do të ristrukturojë ofertat e programit. Këto ndryshime prekin edhe programin në gjuhën shqipe. Radio, online dhe televizioni do të jetë orientimi i ri: Struktura e re e programit parashikon shkurtimin e programeve radiofonike dhe njëkohësisht intensifikimin e ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive”. Pas këtij shpjegimi tërësor me atë që do të ndodhte në të gjithë Radion DW jepeshin dhe detaje, më shumë se, çfarë ndryshimesh konkrete kishte për programin e gjuhës shqipe. “Prezenca e Deutsche Welle-s do të fokusohet në të ardhmen në revista televizive, që do të transmetohen nga partnerët në rajon si dhe në ofertën online. Frekuencat e veta dhe të kontraktuara FM 86 në Prishtinë, FM 106 në Tiranë, si dhe licencat përkatëse të transmetimit do të dorëzohen më 1 korrik 2011. Në të ardhmen oferta radiofonike e Deutsche Welle-s do të përqendrohet në bashkëpunimin me partnerë në rajon, të cilët transmetojnë në frekuenca FM. Deutsche Welle me ristrukturimin e programit synon të zgjerojë ofertën gazetareske dhe ta harmonizojë më mirë atë me zhvillimet e teknologjisë së re, si dhe me preferencat mediatike të brezit të ri”. Më 23 maj 2011 Radio DW nëpërmjet sektorit të distribucionit për Europën i drejtohet zyrtarisht Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit në Tiranë me kërkesën për ndërprerjen e përdorimit të frekuencës
pas rreth dhjetë viteve, me të cilën sigurohej një zonë mbulimi në prefekturat e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Fierit. “Radio Deutsche Welle nuk do të vazhdojë më përdorimin e frekuencës 106.0 MHz, e për rrjedhojë licenca e lëshuar më datë 16 nëntor 2001, nuk do të jetë më e vlefshme”. (44)
Kërkesa e DW-së bazohej në ligjin nr. 8410 të vitit 1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, pikërisht në pikën 2 të nenit 33 ku thuhet se: “Licenca bëhet e pavlefshme kur... i licencuari heq dorë prej saj me shkrim.” Në mbledhjen e radhës në ditët e para të muajit korrik 2011 të KKRTsë, kjo kërkesë e bazuar në ligj u miratua në mënyrë
unanime, pa asnjë diskutim, dhe vendimi hyri në fuqi pak ditë më pas, kur sipas procedurës së njohur u bë botimi i tij në Fletoren Zyrtare. Një praktikë legale për ndërprerjen e valës në FM u ndoq dhe në Kosovë, që u shoqërua dhe me mbylljen edhe të studios lokale të DWsë në shqip në Prishtinë. (Në Tiranë studio lokale ishte mbyllur më herët, që më 30 shtator të vitit 2009). Ndarja me dy frekuencat në FM, me të cilat DW për afër një dekadë ishte dëgjuar në Shqipëri dhe në Kosovë, përbënte një zhvillim të kuptueshëm për ambiciet dhe synimet e së ardhmes së programit. Por vendimi kishte brenda dhe dhimbjen e ndarjes, dhe emocionin për një 67
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
kategori dëgjuesish, të cilët ishin mësuar që në mënyrë sistematike, thuajse të përditshme ta dëgjonin DW-në, duke lëvizur thjesht butonin e aparatit të radios dhe për të kapur informacionin nga stacioni i tyre i preferuar, të aktualizoheshin me lajme, intervista e analiza që përgatiteshin nga një shpurë gazetarësh, përkthyesish, redaktorësh e reporterësh terreni, të cilët megjithëse jetonin në Gjermani, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Bujanovc, Ulqin a në kryqytete të ndryshme europiane, të cilët dëgjuesit nuk kishin pasur kurrë mudësi t’i takonin dhe t’i njihnin nga afër, por vetëm nëpërmjet zërit të gjithësecilit ata kishin fiksuar emrat e tyre dhe në mënyra të ndryshme kishin ndërtuar një perceptim, një “identikit” se si mund të ishte ky apo ai anëtar i redaksisë. Kjo është veçoria e papërsëritshme e raportit njerëzor mes folësit dhe dëgjuesit në audiogazetari. Për një pjesë të dëgjuesve të DW-së, kjo do të ishte një ndarje përfundimtare me programin, sepse ishte mjaft i vështirë deri në pamundësi reale afrimi i tyre me internetin e shërbimet on line, si dhe orientimi për tek ritransmetimi me radio partnere. Nga ana tjetër, larg kaplimeve nostalgjike të kujtimeve retro, pas 1 korrikut të vitit 2011, programi në shqip i DW-së u shfaq me një pamje shick dhe i pozicionuar në ato hapësira ku dita ditës rritet numri i përdoruesve, kryesisht nga gjeneratat e reja me shije dhe gusto mediatike
bashkëkohore. Duhet thënë se për popullatën që banon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni a kudo gjetkë në rajon, qasja në internet është ende në kuota të reduktuara, për qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së, në SHBA, Kanada, Australi etj., kanë një familjarizim gjithnjë e më të madh me shërbimet mediatike on line. Në mënyrë të pashmangshme ky stad do të arrihet në një kohë të afërt dhe nga vendet e rajonit. Duke iu rikthyer procesit të ristrukturimit të programit të DW-së në shqip përmendim fillimin e prodhimit të një reviste televizive javore të quajtur “Europa Sot” Ardhja deri te kjo performancë kaloi në një fazë eksperimentale disajavore, për përfshirjen në website të kronikave të ndryshme televizive. Të konceptuara dhe të realizuara nga gazetarë dhe reporterë të Redaksisë Qendrore të DW-së, këto kronika përzgjidheshin në bazë të tematikës, përktheheshin dhe editoheshin nga kolegët e programit shqip dhe të sinkronizuara me zë e figurë në postproduksion ato shkarkoheshin në dritaren e posaçme “Videoklipi i ditës” që ndodhej në një vend të dukshëm të faqes kryesore të web-it të programit. Faza më e avancuar ishte kalimi nga kronikat e veçuara në ndërtimin e një emisioni rreth 30 minuta, në formatin e një reviste televizive, me moderimin në studio, me lidhje për komentim në redaksi, por dhe me elemente 68
Performanca multimediale si prioritet emisionet e para kanë spikatur këndvështrimet nga Gjermania: eksperienca në energjitë e rinovueshme, integrimi i turqve, apo fenomeni i plakjes së popullsisë gjermane, ndërkohë që kanë tërhequr vëmendje dhe kronikat që kanë pasur në qendër efektet e krizës ekonomike në Itali e Spanjë, dritëhijet e marrëdhënieve gjermano-franceze dhe perceptimet e ekspertëve rreth tyre, zhvillimin e industrisë turistike në Firence, dëmet mjedisore në Kroaci, rritjen e kërkesave nga gratë që kërkojnë një vend të tyre në xhami gjatë kohës së ceremonive fetare, përjetimet e garës përzier me dhunën në stadiumet e futbollit, kufizimet e të drejtave dhe lirive të komunitetit rom në Rumani, çështja penale ndaj ish-kryeministrit kroat Sanader, humbjet e mëdha nga pirateria e librave elektronikë, magjia e kolegjeve të Kembrixhit në Angli etj. E realizuar me një standard të lartë profesional në formë dhe përmbajtje, revista televizive javore “Europa Sot” përbën një risi. Në një kohë kur DW në shqip deri në mes të vitit 2011 ka pasur një mënyrë proporcionale të ofertës së saj në ofrimin e materialeve informative dhe tematike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, projekti i ri televiziv i largohet kësaj praktike duke u shpërngulur jashtë hapësirave shqipfolëse. Koha do ta tregojë efektin konkret dhe interesin tek masa e ndjekësve për këtë emision.
të tjerë të dizajnit e të figurës. Edicioni i parë u inagurua zyrtarisht, më 24 nëntor 2011, ditë e enjte, kur u vendos në www.dw-world.de në të njëjtën dritare me “Videoklipi i ditës”. Gjithashtu u transmetua nëpërmjet valëve të Radiotelevizionit të Kosovës, në orën 23.30. E enjtja po në të njëjtën orë është fiskuar për çdo javë që “Europa Sot” të emetohet në RTK. Në publikimin e edicionit premierë u dha ky sqarim redaksional për shikuesit on line: “Perspektiva europiane - Tema nga Europa, Gjermania dhe rajoni i Ballkanit janë në fokus të revistës së përjavshme televizive të Deutsche Welle-s “Europa Sot”. Qëllimi i këtij emisioni është që t’ua sjellë shikuesve më pranë Europën e jetuar. Përmes bisedave me gazetarë apo ekspertë gjatë emisionit shtjellohen tema globale si dhe aspekte të tyre me relevancë për shikuesin në rajonin, ku transmetojmë. Screencast, përmes këtij formati të ri teleshikuesit i ofrohet një pasqyrë e komenteve më të spikatura në mediat gjermane mbi tema globale si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit”. “Europa Sot” u prezantua që në fillim si një fluks i larmishëm tematik që nxjerr në pah ngjarje të aktualitetit, të historisë dhe traditës së kontinentit të vjetër, trajtime sociale, ekonomike, politike, histori njerëzore, portrete dhe rrëfime personale që shkrihen me dukuri e prirje në një plan më të gjerë shoqëror. Në
Edlira Sulejmani, “Performancë multimediale e Radios Deutsche Welle për rënien e komunizmit në Europën Lindore”, kronikë në Alsat TV, edicioniet e datës 18 dhjetor 2009 (41) Po aty (42) Elvin Luku, “20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt në fokus të DW”, kronikë në Vizion Plus TV, edicionet e datës 20 dhjetor 2009. (43) “Me sytë nga Muri – 20 vjet pas ngjarjes historike”, Klan, nr. 639/2009. (44) http://www.kkrt.gov.al/sq/rreth-kkrt/njoftim-per-shtypin
(40)
69
8
Opinione
N
informacioni. Pra, për secilin dëgjues, shikues, lexues a klikues në shërbimet on line ka mundësi të vjetra ose të reja, të fiksuara ose rastësore, nga ku “rrëmon” në mënyrë sistematike për të marrë lëndën informative dhe jo vetëm. Gjatë punës për rreth 15 vite si korrespondent i Radios DW kam kontaktuar shumë e shumë njerëz, të moshave, profesioneve, bindjeve fetare, përkatësive politike, niveleve arsimore dhe gjendjeve sociale e ekonomike nga më të larmishmet që mund të imagjinohen. Nuk kam qenë gjithmonë në pozitat e marrjes nga ata të një opinioni, dëshmie a komenti për një ngjarje ose fenomen të caktuar, si objekt i kontributeve për programin, por dhe në marrëdhënie më të çlirëta njerëzore, në një atmosferë thjesht miqësore - në të dyja rastet kam qenë shumë i vëmendshëm për mendimin dhe gjykimin e tyre për transmetimet e DW-së. Kjo mendoj se është pjesë e “menusë” së kureshtjes së çdo reporteri terreni në çdo redaksi informacioni. Megjithëse nuk bëhet fjalë për organizim të anketave apo testimeve me formula shkencore e statistikore, të cilat marrin dhe natyrë institucionale për treguesit që përftohen, sërish këto opinione “pa protokoll” dhe pa aparate metrike të kolauduar, mendoj se janë të dobishëm. Jo thjesht për një kënaqësi a zhgënjim të momentit, por si vlerësues të punës vetjake apo të redaksisë në tërësi, që ndihmon padyshim në vijim të
ë aktivitetin e çdo redaksie gazetarësh ka një rëndësi të dorës së parë mendimi i ndjekësve të produkteve të saj. Përshtypjet, sugjerimet, kritikat, gjithçka që lidhet me formën dhe përmbajtjen e kontributeve të gazetarëve dhe korrespondentëve. Kur vjen puna tek radioja, gjykimi përcillet shpesh dhe për detaje në dukje të vogla, por që për një dëgjues marrin peshë, jo vetëm artikulimi dhe influenca e ndikimeve dialektore, por dhe deri tek niveli i tonit të zërit, ngjyrimet komunikuese në situata të ndryshme, ritmi, pauzat, frymëmarrja para mikrofonit etj. Ajo që mbetet thelbësore për një ndjekës programesh që serviren në mënyrë mikse, qoftë në versionin audio, qoftë në versionin on line multimedial, është argumentimi i rrethanës se përse ai/ajo preferon këtë apo atë shërbim mediatik. Afeksioni për një burim informacioni ose argëtimi është fragmentar në kohë, ka si të thuash ulje apo ngritje të interesimit, të afrisë apo distancës. E tillë është dhe kurba e dinamizmit jetësor tek çdo qenie njerëzore, nevoja për dijeni rreth asaj që ndodh afër ose larg, por luhatje ka dhe intensiteti i fluksit të ngjarjeve që ndodhin në një periudhë kohe të caktuar. Zgjerimi i bazës së operatorëve mediatikë, lindja dhe avancimi në masën e gjerë të popullatës të rrjeteve sociale nëpërmjet pajisjeve më të fundit digjitale krijon një panoramë që fragmentizon shumë grupet e ndjekësve për çdo burim 70
Opinione punës që bëhet, të asaj që “ka ngjitur”, apo asaj që ka kaluar pa u vënë re nga ata të cilëve iu drejtohesh për çdo ditë. Secili nga ata që pranoi të japë një opinion mbi aktivitetin 20 vjeçar të DW-së në mënyrë origjinale ka folur për atë që i ka bërë më shumë përshtypje nga programi, ka kujtuar pikërisht kohën kur e ka ndjekur
më tepër, ka bërë njëlloj diference në raport me burimet e tjera të informacionit, qoftë dhe duke shprehur një sugjerim dhe një ide se si ka dashur të jetë stacioni i preferuar. Duke i respektuar dhe vlerësuar mendimet e të gjithëve, radha në vijim është bërë në bazë të rendit alfabetik të emrave:
Adi Krasta
Gazetar, showmen në spektakle dhe moderator i programeve të njohura televizive në Shqipëri, pedagog i Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë në Kosovë / Showman in Show-s und Moderator von berühmten Fernsehprogrammen in Albanien, Dozent für Kommunikationswissenschaften und Journalistik in Kosovo Unë jam një lexues dhe dëgjues i kujdesshëm i nuancave në media. DW-në p.sh., e kam të fiksuar si një stacion radiofonik, i cili më jep një element, që për hir të së vërtetës, nuk e kam hasur në ndonjë media tjetër: finesa, kujdesi, vetëpërmbajtja dhe eleganca. Më ka rënë në sy në të gjithë këto vite që DW është në transmetim karakteristika e vetëpërmbajtjes, për të mos qenë trumpetuese e fortë e ekzistencës së saj. Kjo dhe për meritë të stafit, por dhe siç duket edhe nga vetë mentaliteti i kombit gjerman. Informacioni i këtij stacioni në gjuhën shqipe ka qenë jo i sforcuar dhe me një fluks lajmesh shumë mirë të kuruara. E kam dalluar dhe e dalloj atë veçorinë e leximit të lajmeve nga ana e kolegëve të DW-së, e ndryshme nga ajo në stacione të tjera. Uroj që programi i DW-së në shqip të jetë sa më jetëgjatë.
Adrian Thano
Kryredaktor i gazetës Shekulli / Chefredakteur der Zeitung Shekulli DW në shqip, sidomos versioni i saj on line, është për mua personalisht si një burim konsulte i përditshëm. Besoj është i tillë për të gjithë kolegët e mi. Nga pikëpamja e editimit më pëlqen në mënyrë të veçantë fakti që statusi i radios nuk i komplekson editorët; aty mund të lexosh shpesh kritika edhe për qeverinë gjermane, për qëndrime të ministrave të veçantë, etj. Në faqe të tjera të mediave ndërkombëtare në shqip, këtë etikë dhe liri editimi nuk e konstatoj, veçanërisht vitet e fundit. Nga rubrikat e DW-së, më pëlqen në mënyrë specifike rubrika e portreteve të njerëzve të thjeshtë dhe rubrika e fotove slide. Të parën jemi përpjekur ta implementojmë edhe në Shekulli, me një rubrikë të ngjashme. I uroj DW-së në shqip jetë të gjatë dhe vit të mbarë e profesional.
Adriana Berberi
Pedagoge e financave publike dhe politikave fiskale në Universitetin “Marin Barleti” në Tiranë / Dozentin für öffentliche Finanzen und Politikmaßnahmen an der Universität “Marin Barleti” in Tirana Që në fillim të viteve të demokracisë më kanë tërhequr programet e lajmeve të radiove të huaja, si DW, BBC, Zëri i 71
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Amerikës e ndonjë tjetër. Nuk ka pasur hapësirë më të sigurtë dhe të larmishme nga pikëpamja informative sesa këto stacione. Duke iu referuar konkretisht Radios DW në shqip, kam mendimin, që përgatit lajme me shumë objektivitet, duke përzgjedhur ato që janë më aktuale dhe që kanë rëndësi për opinionin. Sot unë e di që është kollaj për cilindo që të gjejë burime për lajmet, por në vitet e para të demokracisë duhej dhe ta gjeje një të tillë, por dhe të siguroheshe se ajo që dëgjoje ishte e vërtetë. DW i plotësonte këto kushte dhe së bashku me radiot e tjera që përmenda më herët ishin si një rrjet mediatik i së vërtetës, i asaj që realisht ndodhte. Veç lajmeve tek DW më kanë pëlqyer dhe analizat për situatën, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni e kudo në rajon, Europë e në të gjithë botën.
Afrim Krasniqi
Këshilltar i Presidentit të Republikës për Marrëdhëniet Institucionale / Berater des Staatspräsidenten für institutionelle Beziehungen Në etapa të ndryshme të aktivitetit tim i kam ndjekur rregullisht programet e stacioneve të huaja, mes tyre dhe DW-në. Që kur kam qenë student në Universitetin e Tiranës dhe më pas kur kam kryer detyra të ndryshme, për vetë natyrën e punës, unë nuk është se kisha shumë nevojë për lajmet nga Shqipëria, por pa asnjë diskutim kisha vëmendje për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Kam qenë i interesuar për analizat që i bëheshin aktualitetit, si dhe në mënyrë të veçantë për pasqyrën e shtypit kryesor gjerman. Afërsia me DW-në ndoshta ishte dhe për faktin se unë kam jetuar për një kohë në Gjermani, njoh shumë nga historia, politika, kultura e aspekte të tjera të këtij vendi, që është ndër shtetet avangardë të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Unë mendoj se DW, por dhe radiot e tjera të huaja kanë pasur dy ndikime kryesore direkte në shoqërinë shqiptare. Së pari, në kulturën politike ka qenë burimi më i pavarur i informacionit, ka qenë burimi më i besueshëm dhe më i referueshëm i informacionit. Së dyti, për median shqiptare kanë qenë ndër shkollat e para të mjeshtërisë së gazetarisë. Prej tyre kemi marrë ‘leksionet’ dhe ‘praktikat’ e para mbi të shkruarin e lajmeve, për formatet e ndryshme të informimit, trajtimin e burimeve dhe verifikimin i tyre, mbulimin e ngjarjeve kryesore etj.
Agim Musta
Historian dhe shkrimtar, ish-i përndjekur politik në kohën e diktaturës / Historiker und Schriftsteller, ehemaliger politisch Verfolgter in der Diktatur E kam ndjekur programin e Radios DW prej shumë viteve dhe ajo që vlerësoj është objektiviteti i lajmeve dhe informatave, qëndrimi pa tendenca politike majtas ose djathtas.. Si një ish-i përndjekur i kohës së diktatutës komuniste kam dëgjuar dhe qëmtuar çdo njoftim të Radios DW mbi këtë temë, por dhe për disa artikuj mbi bëmat e shërbimit sekret në ish-DDR. Mënyra sesi kanë vepruar gjermanët me hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste është një model që ne shqiptarët duhet ta kishim huazuar, kuptohet të modifikuar në kushtet tona. Por, për fat të keq, vitet kalojnë dhe historia e hapjes së dosjeve në vend që të jetë një çlirim social 72
Opinione dhe psikologjik për ferrin e kohës komuniste është shndërruar në një mekanizëm politik, ku bërtitet çdo vit që do t’i hapim, por kjo bëhet për të mos i hapur. Unë kam qenë gjatë vitit 2011 në Gjermani ku kam prezantuar një fotoekspozitë me krimet e komunizmit në Shqipëri. Pati një interesim të jashtëzakonshëm nga vizitorët gjermanë që erdhën ato ditë, ku shprehej dhe habi e madhe kur mësonin sesi trajtoheshin ish-të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre në Shqipëri. Këtyre problemeve iu ka kushtuar shumë hapësirë Radio DW dhe ky është një shërbim i mirë mendoj për opinionin.
Agim Neza
Ekspert dhe pedagog për marrëdhëniet me publikun në Universitetin e Tiranës / Experte und Dozent an der Universität Tirana für Beziehungen zur Öffentlichkeit Jo vetëm që i kam ndjekur prej vitesh radiot e huaja me emisione në shqip, por dalloj dhe veçoritë që ato kanë mes tyre. P.sh., në rast se Zëri i Amerikës nëpërmjet videos dhe audios ka në fokus zhvillimet e detajuara të aktualitetit brenda në Shqipëri e në Kosovë; BBC deri sa ishte mbulonte shumë mirë aktualitetin e mprehtë nëpërmjet forumeve debatuese, pro dhe kundër; DW i ka kushtuar dhe i kushton më shumë rëndësi mendoj integrimit europian dhe zërave më të rëndësishëm nga kancelaritë kryesore ndërkombëtare që vlerësojnë zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj; ndërkohë që Free Europe më shumë është e orientuar nga zhvillimet në Kosovë. Në periudha të ndryshme kohore DW ka qenë fleksibël në tematikën kryesore, në vitet 1996 –1998 ishte në qendër ajo që ndodhte në Shqipëri; në vitin 1999-2000 ishte Kosova, më pas zhvillimet e shpejta dhe dramatike në Maqedoni e kështu me radhë. Ky fleksibilitet e ka mbajtur në nivele të larta audiencën. Në këto vitet e fundit faqja on line e DW-së është shumë aktive dhe me përmbajtje cilësore.
Agron Tufa
Shkrimtar dhe publicist, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit / Schriftsteller und Publizist, Direktor des Instituts für die Aufklärung der Verbrechen im Kommunismus Raporti im personal me radion DW është shumë i veçantë, sidomos gjatë kohës së krizës në Kosovë. Pikërisht, nga vjeshta e vitit 1998 dhe gjatë gjithë vitit 1999 unë isha për studime në Rusi. Ishte një ngjarje nga ato që sikur dhe në fund të globit të jesh sërish do të kesh kërshërinë për të marrë lajme. Unë isha thuajse nën breshërinë e fortë të propagandës së unifikuar zyrtare moskovite. Imagjinoni që stacionet më të fuqishme radio televizive, gazetat më të mëdha hapeshin me deklaratat dhe qëndrimet e ambasadorit serb në Moskë, Borisllav Milosheviç, apo burime të tjera, duke i bërë lajmet mëse të pagëlltitshme në atë formë të hapur njëanshmërie. Për mua kjo ishte e papranueshme dhe e neveritshme. Mora një antenë satelitore Cosmos dhe u lidha me Linditën, një miken time, bashkëpunëtore në DW në atë kohë, e cila më orientoi për frekuencat e transmetimit satelitor të programit në shqip. Kollaj arrita të kap dhe programin e DW-së në gjuhën ruse. Më bënte përshtypje që nuk kishte diferencë mes programeve të gjuhës shqipe dhe ruse, por unë isha i gëzuar që rashë më në fund në një hapësirë profesionale të mbulimit të atij konflikti që kishte tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare. Ndjekja e programeve të DW –së, e them me bindje se ishte si një shpëtim dhe rehabilitim, duke evituar çdo lloj keqkuptimi 73
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
që krijon pamundësia për të marrë një informacion plural, alternativ. E mbaj mend si kohën që u bëra si “i varur” nga lajmet e DW-së, pasi dhe dosja “Kosova” ishte shumë dinamike dhe e mprehtë. Kjo periudhë e them pa frikë se ka qenë një lloj rekordi absolut për kohën që unë personalisht i kam kushtuar ndonjëherë dëgjimit të programeve radiofonike. Dhe nuk do ta harroj kurrë.
Agron Hoxha
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Komunitetin Musliman të Shqipërisë / Direktor für Beziehungen zur Öffentlichkeit und den Medien in der Muslimischen Gemeinschaft Albaniens Mendoj se për të kuptuar rolin e rëndësishëm që kanë pasur mediat perëndimore në ravijëzimin e një mendimi të lirë shqiptar, dhe rrjedhimisht në formësimin e një shoqërie demokratike, duhet hedhur një vështrim retrospektiv mbi mënyrën tonë të të menduarit gjatë periudhës të para viteve ‘90. Pas një periudhe disi të gjatë kohore kur shqiptarët nuk konsumonin informacion, por as nuk prodhonin lajm (përveç atij që kalonte nëpërmjet organeve të regjimit) erdhi një kohë që Shqipëria dhe i gjithë rajoni filloi të prodhonte lajme me shumicë, por mundësitë e marrjes së informacionit sërish ishin tepër të limituara. Në këtë kontekst roli i DW-së dhe i mediumeve të tjera ndërkombëtare ka qenë i patjetërsueshëm. Edhe më vonë, me polarizimin politik të shoqërisë dhe me fillimin e shtimit të burimeve kombëtare dhe lokale të informacionit, shumë pak syresh arritën të ndërtonin një imazh objektiv dhe të paanshëm. Kësisoj, mediat ndërkombëtare dhe edicionet e tyre në gjuhën shqipe mbetën të vetmet burime ku mund t’i bëhej “check” informacionit kontravers të ardhur nga mediat lokale. Mendoj se DW dhe mediumet e tjera ndërkombëtare, me profesionalizmin e tyre, me standardet e larta dhe me paanshmërinë e tyre do të vazhdojnë të luajnë për një kohë të gjatë rolin e tyre të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë shqiptare, por sidomos do të jenë një shembull dhe model i mirë për evoluimin e medias tonë në përgjithësi.
Dr. Albert Rakipi
Drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë / Direktor des Instituts für Internationale Studien in Tirana DW ka pasur dhe ka një ndikim shumë të madh në informimin objektiv dhe nga disa këndvështrime të opinionit publik shqipfolës. Është një mision që e kanë luajtur dhe e luajnë dhe media të tjera të huaja. Ato bëjnë publike në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të balancuar problematikën në vendin tonë, në rajon, në Europë e gjithkund në botë ku ka ngjarje kryesore. Duke marrë si shembull DW-në, them se ajo nuk zëvendëson punën e mediave lokale, por ama ka vështrime të aktualitetit në mënyrë profesionale, duke i dhënë publikut njohuri të ndryshme nga ato që jep në mënyrë “bardh e zi” dhe të përkatësuar media lokale. Gjithmonë kam menduar se ngritja e problemeve nga DW jep ndikim dhe tek autoritetet dhe institucionet e këtij vendi, qofshin në nivel qendror, në nivel lokal, qofshin struktura të shoqërisë civile, të trupës ndërkombëtare etj. Prezenca e DW-së dhe e mediave të tjera të huaja është një kontribut i vyer në modernizimin e shoqërisë shqiptare, në pjekjen e zërit qytetar, në transparencën e vendimmarrjes dhe kontrollit të menaxhimit të fondeve publike, në luftën kundër korrupsionit dhe çdo fenomeni negativ që frenon ose ngadalëson procesin e integrimit të Shqipërisë për në BE. 74
Opinione
Aldon Lipe
Regjisor, drejtues i emisionit të përditshëm “Aldo Morning Show” në televizionin kombëtar Klan / Regiseur, Moderator der täglichen Sendung “Aldo Morning Show” im nationalen Fernsehsender Klan Duke i hedhur një sy kontributit shumëvjeçar të Radios DW në shqip, unë kam mendimin se ajo ka plotësuar atë pjesën serioze, korrekte, elitare dhe intelektuale në tërësinë e tregut mediatik në Shqipëri. Unë po i referohem vetëm Shqipërisë, por dihet që DW ka pasur dhe ka rol shumë të madh dhe në Kosovë e Maqedoni. Nga fillimet e viteve ’90, kur ka pasur jo këtë bollëk informativ në gjuhën shqipe si sot, DW mbahet mend si një etalon në ndërtimin e programeve për dëgjuesit, në mënyrën sesi shkruheshin dhe jepeshin lajmet, kronikat e reportazhet. Ishte një stil i ri profesional që pëlqehej nga publiku dhe që gradualisht u kap dhe aplikua nga ekipet e gazetarëve shqiptarë. Në këtë sens, DW-në e konsideroj dhe si një shkollë gazetarie në përhapjen e përvojës gjermane dhe asaj europiane në tërësi. Po kështu dhe stacionet e tjera të huaja janë po të rëndësishme për të dhënë informacion të vërtetë për publikun. Sot ka ndryshuar shumë mënyra sesi informohen shqiptarët, ka shumë e shumë burime lajmesh dhe opinionesh, por ajo që ka mbetur si e palëvizur tek DW dhe tek të tjerat është saktësia dhe verifikimi i asaj që ato transmetojnë.
Aldrin Dalipi
kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit, organi kryesor i Partisë Socialiste / Chefredakteur der Zeitung Zëri i Popullit, wichtigste Publikation der Sozialistischen Partei Seksioni i gjuhës shqipe në Radion DW, për mendimin tim ka hyrë në historinë e medias shqiptare si një vlerë e papërsëritshme e fjalës së lirë, si një vlerë e papërsëritshme e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, për europianizimin e saj. Gazeta që unë drejtoj dhe që përfaqëson mendimin dhe alternativën opozitare në Shqipëri i referohet në mënyrë të përditshme materialeve që publikohen nga DW, qofshin këto materiale nga zhvillimet në vend, analiza dhe këndvështrime të faktorëve relevantë ndërkombëtarë, por qofshin dhe ngjarjeve kryesore të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve fizikë, ngjarjeve nga rajoni, apo ato me karakter më global. Edhe gazeta të tjera apo portale në internet ribotojnë ose citojnë nga materialet e DW-së në shqip, për vetë besueshmërinë që ka, për formatin e pavarur të ndërtimit të lajmeve dhe intervistave, por dhe sepse DW ka evituar dhe injoruar me statusin e saj presionin e pushtetit apo të grupimeve të ndyshme brenda dhe jashtë politikës. Përderisa në Shqipëri i gjen me vështirësi këto burime të sigurta dhe të pavarura të informacionit, atëherë vetëvetiu dhe roli dhe ndikimi i DW-së do të mbetet prioritar në tregun mediatik shqiptar.
Aleksandër Çipa
Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë / Vorsitzender des albanischen Journalistenverbands Më bëjnë përshtypje tre elemente kryesorë. Së pari, sidomos në dekadën e parë të tranzicionit të Shqipërisë, DW nëpërmjet seksionit të gjuhës shqipe mendoj se ka sjellë një risi në standardin e transmetimeve radiofonike. Jo vetëm një informim dhe trajtim të ngjarjeve me “precizionin gjerman”, por dhe një format të thelluar të një problemi të caktuar, qoftë ky nga hapësirat shqiptare, nga rajoni apo më gjerë 75
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
në temat globale. Informohet fillimisht për një ngjarje a një fenomen. Pas kësaj vjen një interpretim në formën e intervistës ose opinionit me një ekspert që e vlerëson edhe më gjerë problemin në disa këndvështrime. Ose në formën krahasore për diçka që ndodh në Shqipëri ka referenca nga praktika në Gjermani, ose në vendet e zhvilluara perëndimore. Kjo ndërton tek dëgjuesi ose lexuesi i një materiali një perceptim edhe më të qartë e konkret sesi është dhe si mund të jetë. Së dyti, dua të vlerësoj dhe strukturimin e mbulimit të ngjarjeve në terren, ku më e rëndësishmja është gjithmonë në fokus të edicionit të radhës, ku është ngjarja kryesore nga rajoni, psh në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi etj. Kështu funksionon dhe brenda një vendi, p.sh., kur diçka ndodh në Tiranë, ose në jug të Shqipërisë apo veri, në Prishtinë a në Prizren e kështu me radhë. Kjo garanton karakterin rajonal të programeve të saj, kjo garanton dhe koherencën në informimin e audiencës. Së treti, për mediat shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo tjetër, lënda që publikon DW prej shumë vitesh ribotohet prej tyre në mënyrë të plotë ose të pjesshme, ose citohet nga mediat elektronike ose shërbimet on line.
Alfred Kamberi
Shofer në shërbimin taksi / Taxifahrer Me punën që bëj radio mbetet një shok i pazëvendësueshëm. Në taksinë time zgjidhja valën 106 FM, sepse kishte dhe lajme dhe muzikë. Lajmet ishin të shkurtra dhe klientët kështu i duan, sa më precize dhe të sakta. Edhe muzika ishte shumë e zgjedhur qoftë ajo gjermane, qoftë dhe e vendeve të tjera. Në verën e kaluar ku u ndërpre sinjali i DW-së, të them të drejtën e ndjeva mungesën, pasi deri në atë kohë kisha bërë një zgjedhje fantastike me kanalin e DW-së. Ta them për kuriozitet, që u bë disa muaj që është prerë vala e DW-së në FM 106 Mhz, por unë i kujtoj emrat e atyre që punojnë aty, p.sh., Mimoza, Angjelina, Auron, Bekim, Aida… Po ta mendoj më shumë mund të më kujtohet dhe ndonjë emër tjetër, se ne shoferët e taksive jemi të fiksuar pas radios.
Alfred Mosiu
President i Republikës së Shqipërisë në periudhën 2002 – 2007 / Staatspräsident der Republik Albanien für den Zeitraum 2002 – 2007 Unë kam pasur rastin dhe nderin që Radios DW t’i akordoj “Medaljen e Mirënjohjes” për atë kontribut që ka dhënë për proceset demokratike, për konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, për integrimin e vendit në BE etj. Kur jam takuar me drejtuesit më të lartë të DW-së me këtë rast unë iu kam thënë se Shqipëria e pasdiktaturës ka pasur nevoja të mëdha. Një vend i mbyllur dhe i izoluar, ku shtypja dhe represioni ishte më i egër se në vendet e tjera të ish Bllokut Komunist ia niste një etape të re dhe krahas nevojave të shumta jetësore dhe asistencës për rrugën demokratike ajo kishte padyshim etje për informim të lirë dhe të pacensuruar. Stacionet radiofonike si DW, VOA, BBC dhe të tjera, jo vetëm mbushën boshllëkun për informata, por ato ishin si hapësira nga ku flitej dhe për karakteristikat e këtyre vendeve të zhvilluara, që për Shqipërinë dhe shqiptarët ishin si modele politiko-shoqërore të adhuruara. Për aq kohë sa filloi të ngrihej rrjeti mediatik i pasdiktaturës, këto media ishin me reputacion të padiskutueshëm. Por dhe më pas kur ia nisi të lulëzojë media shqiptare e të gjitha ngjyrave dhe pikëpamjeve, këto stacione kanë ditur të pozicionohen, të ruajnë individualitetin tek dëgjuesit e tyre. 76
Opinione
Alfred Peza
Gazetar investigativ, drejtor i departamentit të lajmeve në televizionin Vizion Plus / investigativer Journalist, Direktor der Nachrichtenredaktion im Fernsehsender Vizion Plus Për disa arsye kam qenë dhe jam fans i DW-së në shqip. Një arsye është se kultura gazetareske gjermane, pavarësisht se nuk ka qenë shumë afër Shqipërisë, për mua është një nga shkollat më të mira të gazetarisë në botë, për shkak të profesionalizmit, të shikimit të gjërave në thellësinë e tyre, duke qenë sa globale aq dhe lokale. Këtë cilësi në Shqipëri e ka përcjellë DW në gjuhën shqipe dhe unë në punën time lëndën e saj e kam pasur dhe e kam si një orientim profesional në ballafaqimin e të vërtetave që më rezultojnë mua dhe redaksisë ku kam punuar dhe punoj, me të vërtetat e atyre që ka transmetuar ky stacion gjerman. Shkrimi i materialeve sipas modelit që, nga një histori personale problemi trajtohet në një këndvështrim më të gjerë, më pëlqen. Një arsye që kam qenë dhe mbetem fans i DW-së është këndvështrimi si “një rreze lazër” i problematikave të rajonit tonë. Që duke ngritur një temë të caktuar, ajo vështrohet në të veçantat dhe të përbashkëtat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Dhe arsyeja e tretë lidhet me fanatizmin në ruajtjen e standardeve profesionale nga DW në shqip. Ashtu si në herën e parë kur e kam dëgjuar, ashtu dhe aktualisht, vijoj të kem të njëjtin perceptim për rolin dhe efektin e lajmeve e komenteve të saj, megjithëse ka ndryshuar strukturën e programit disa herë. Ajo ku nuk ka “lëshuar” DW në shqip është një set standardesh profesionale që e mbajnë të freskët dhe të besueshme për atë që e ndjek audio apo nëpërmjet faqes në internet.
Alma Çupi
Redaktore në televizionin informativ ABC / Redakteurin im Nachrichtensender ABC Unë kam një eksperiencë personale profesionale me radiot e huaja në shqip, konkretisht me Radio Free Europe dhe Radio France International. Kam qenë e bindur dhe e ndërgjegjshme për përgjegjësinë e madhe që kanë reporterët e radiove të huaja për materialet që ata transmetojnë për dëgjuesit, apo lëndën që shpërndajnë nëpërmjet faqeve on line. Duke veçuar aktivitetin prej 20 viteve të Radios DW përmend elementin e ruajtjes së balancës, shikimit të ngjarjeve aktuale dhe trajtimit të temave me koherencë dhe me “ftohtësinë” e nevojshme, pavarësisht se sa të nxehta dhe të acaruara kanë qenë konfliktet a përplasjet e gjykimeve mes palëve. Një avantazh i DW-së, por që e vë re dhe tek radiot e tjera të huaja, është kapaciteti i tyre njerëzor dhe financiar për të pasur në të njëjtin segment kohor raportime nga Tirana, Prishtina, Bujanovci, nga Tetova, nga Athina, Ulqini etj. Kjo vlen dhe në faqet e internetit, ku ka lajme dhe komente me një gjeografi të pasur nga rajoni, Europa e bota.
Altin Hazizaj
Drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA / Geschäftsführer des Zentrums für Kinderrechte, CRCA Jam i bindur se Radio DW, ashtu edhe si radiostacionet e tjera, ka luajtur dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në vende në tranzicion, ku liria e medias dhe demokracia janë në hapat e tyre fillestare dhe ku pushteti gjithmonë ka 77
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
mundësinë të korruptojë apo të vendosë nën represion të gjitha mediat lokale, për shkak të modelit të vjetër të kontrollit, që ende mund të ushtrojë në shoqëri dhe qeverisje. Në konkurset vjetore që ka organizuar më herët CRCA, janë vlerësuar me çmime të para reportazhet e DW-së e BBC-së në këtë aspekt. Nëse do t’i konsideroja si një zë të vetëm radiostacionet e huaja që kanë programe dhe në gjuhën shqipe them që ato janë subjekte që kanë operuar në pavarësi dhe që kanë mësuar në momentet më të rëndësishëm të historisë sonë postkomuniste të vërtetën se ndërtimi i demokracisë, i respektimit të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha i lirisë së medias, janë një proces i gjatë, i vështirë dhe shpesh në luftë me shtetin dhe institucionet e tij për të mbrojtur atë çka është më e shtrenjtë, lirinë tonë.
Andi Bejtja
Analist politik, drejtor i lajmeve në televizionin kombëtar Klan / politischer Analyst, Nachrichtendirektor im nationalen Fernsehsender Klan DW dhe stacionet e tjera të huaja nisën nga transmetimi në një periudhë kur në Shqipëri kishte probleme të mëdha, me media që ishin në vështirësi dhe pjesa më e madhe e tyre ishte e bazuar vetëm në komente, madje komente agresive. Këto stacione të huaja u pëlqyen, sepse e jepnin lajmin të pastër dhe të qëruar, duke u mbështetur në disa burime. Qëndrimi i pavarur i tyre ishte i rëndësishëm jo vetëm për modelimin e shijeve të gazetarëve shqiptarë, por dhe të publikut të gjerë. Ajo që më ka bërë përshtypje është fakti se nëse BBC ose Zëri i Amerikës kanë patur ndonjë rast që bëheshin, ta them në mënyrë figurative, me “frymë lokale” pra, bëheshin “shqiptare” në gjykimin e gjërave, DW ka qenë për mua me një këndvështrim më të ftohtë e korrekt, gjë që e bënte më të pavarur. Një armë e fortë për DW-në në shqip ka qenë dhe vijon të jetë analiza për atë që ndodh në rajon, qoftë në një shtet të veçantë, qoftë në tërësi, analiza që vijoj t’i ndjek me shumë vëmendje. Vitet e fundit unë DW-në e ndjek vetëm në versionin on line. Kuptohet që ajo nuk mund të konkurrojë me shpejtësinë e lajmit, pasi këtë e bëjnë media të ndryshme të formatit informativ, por DW ndiqet për tekstet tematike që janë të shumëllojshme, për komentet e ndryshme, analizat për Shqipërinë apo shtete të tjera ballkanike, për panoramën ndërkombëtare aty ku ka krizë dhe konflikt etj.
Andi Bushati
Komentator politik, realizues i emisionit të përjavshëm “Zonë e Ndaluar” në televizionin Vizion Plus / politischer Kommentator, Moderator der wöchentlichen Sendung “Zonë e Ndaluar” im Fernsehsender Vizion Plus DW dhe radiot e tjera të huaja kanë qenë si dritare informimi, të pavarura dhe të paanshme për publikun shqiptar. Me rrëzimin e sistemit diktatorial në Shqipëri dolën nga funksioni dhe ato mjete të informimit që deri atëherë kishin pasur për mision propagandimin “e sukseseve” të socializmit. Hyrja e DW-së në tregun mediatik në vitin 1992 krijoi interesim tek dëgjuesit, pasi në ato momente një zë që vinte nga perëndimi kishte tjetër peshë. Po kështu ndodhi edhe më parë me programin në shqip të radiostacionit Zëri i Amerikës, me seksionin e BBC-së, si dhe me stacionet e tjera. Ato e shumëfishuan audiencën e tyre në një kohë të shkurtër, 1
78
Opinione për faktin e thjeshtë se deri të paktën në vitet 1997 – 1998 në Shqipëri nuk kishte media të lira, duke veçuar këtu të përditshmen Koha Jonë të Nikoll Lesit, e cila mbijetonte me vështirësi të jashtëzakonshme nga goditjet sistematike që merrte nga pushteti. Unë jam me mendimin se në dhjetëvjeçarin e dytë të tranzicionit shqiptar, DW dhe stacionet e tjera të huaja kanë vijuar të kenë ndikim, sepse në Shqipëri vërtet është rritur numri i mjeteve të informimit, por në anën tjetër kjo është shoqëruar dhe me kaosin e ndikimit të tyre tek publiku i gjerë. Ky kaos informimi ka vënë dhe ve në plan të parë një hierarki tjetër të vlerave, të ndryshme nga ajo e DW-së dhe stacioneve të tjera të huaja.
Prof. dr. Andonaq Londo
Dekan i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik në Tiranë / Dekan der Fakultät für mechanische Ingenieurwissenschaften in der Polytechnischen Universität in Tirana Mua personalisht më lidhin shumë gjëra me Gjermaninë. Kam pasur që në rini afeksion për këtë vend, më pas kam pasur fatin të kryej dhe specializime dhe të ndërtoj kontakte të shumta me punonjës shkencorë, pedagogë, ekspertë, njerëz të zakonshëm etj. Dua t’iu ilustroj rolin e DW-së me një shembull konkret: Për disa vite unë kam qenë në krye të shoqatës së ish-bursistëve të Shërbimit të Shkëmbimit Akademik Gjerman, DAAD. Unë dhe mjaft kolegë të mi në vitin 1994 kemi mësuar për herë të parë për ekzistencën e fondit të bursave të DAAD-it që jepeshin nga Gjermania nëpërmjet Radios DW. Ishte një informacion shumë i dobishëm dhe i detajuar që i drejtohej në shkallë të gjerë të gjithë të interesuave që kërkonin të kualifikoheshin në institucionet gjermane. Unë kujtoj me nostalgji fillimet e programit të DW-së, jo vetëm për lajmet, por dhe për intervistat shumë profesionale dhe analizat kompetente që bëheshin për situatën në Shqipëri dhe në rajon. Ka një sërë temash interesante që janë ndjekur shumë, siç mund të përmend transformimin e ish-DDR-së, problematikën e viteve të para, eliminimin e pasojave të periudhës komuniste, trajtimin e çështjes së debatuar të dosjeve të shërbimeve sekrete nën diktaturë etj.
Andrea Stefani
Analist politik, aktivist i shoqërisë civile / politischer Analyst, Aktivist der Zivilgesellschaft Në fillimet e viteve ’90 Shqipëria trashëgonte një media problematike, një media që ishte bërë njësh me sistemin diktatorial që po lihej pas. Kishin nisur nga puna gazeta e revista të reja; nëpër redaksi ishin afruar njerëz të rinj me mendësi dhe perceptim tjetër për të shkruarin e lajmit dhe artikujve të ndryshëm. Ky proces transformimi drejt medias së lirë dhe të pavarur nuk ka qenë i lehtë për t’u konkretizuar. Ndaj dhe mendoj se DW apo radiot e tjera të huaja që filluan ose rifilluan programet në gjuhën shqipe kishin një sukses të garantuar në vitet e para të punës. Ato hynë në një treg mediatik shqiptar që po riorganizohej, ose më mirë të themi po rilindte. Vetë ato ishin të strukturuara, me një eksperiencë shumëvjeçare, ndjekëse të standardeve më të mira të gazetarisë, ndaj dhe që në fillim ato krijuan audiencë si zëra interesantë që informonin publikun shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, me objektivitet dhe në mënyrë të pavarur nga palët politike e grupe të ndryshëm të interesit. DW si dhe radiot e tjera u investuan fuqishëm për përhapjen e koncepteve për demokracinë dhe politikën në demokraci. Kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimet dramatike të vitit 1997. Gradualisht, me kalimin e viteve, në një kohë që media vendase 79
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
pati ndryshime sasiore dhe cilësore, mendoj se roli dhe audiencat e tyre nisën të rrudhen. Kjo është e natyrshme. Ky aspekt i dedikohet ndoshta dhe faktit se me fuqizimin e politikës shqiptare si faktor, këto media filluan të reflektojnë diçka edhe nga diplomacia e kujdesshme e vendeve nga ato importohen.
Anila Basha
Analiste në media, drejtore e gazetës Shqiptarja.com / Medienanalystin in den Medien, Direktorin der Zeitung Shqiptarja.com Deri në vitin 1995 unë i kam ndjekur radiot e huaja në gjuhën shqipe nga pozitat e një njeriu që kishte dëshirë të informohej, të dëgjonte këndvështrime dhe analiza nga të huajt për atë që ndodhte në Shqipëri, në rajon, apo në mbarë botën. Pas këtij viti unë fillova të punoj si gazetare dhe raportet e mia me DW-në dhe radiot e tjara të huaja vijuan të jenë ndryshe, pasi ato mbeten një burim i besueshëm dhe njëkohësisht krahasues me pasqyrën e ngjarjeve që ze vend në mediat shqiptare. Që kur ka nisur shërbimin në internet DW në shqip, personalisht e kam si një faqe të preferuar, si një ndër burimet kur gjithmonë gjej vazhdimisht diçka që më intereson, qoftë si risi, qoftë si verifikim për ngjarjet, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova e Maqedonia. DW dhe radiot e tjera angazhohen si të balancuara dhe kjo është shumë e rëndësishme në një treg problematik, siç vijon të jetë një pjesë e medias shqiptare. Si duke ndjekur valët e radios, ashtu dhe duke vizituar faqen on line të DW-së gjithmonë nuk mungojnë dy anët e medaljes, një standard që nuk po kthehet e nuk po kthehet në një normë të detyruar në gazetat, radiot e televizionet shqiptare. Është një gjë shumë pozitive që në dy dekadat e fundit ka kontribute të tilla në tregun mediatik mbarëshqiptar si ai i Radios DW, me një opinion të lirë, të pavarur e profesional, veti që nuk i gjen në këtë nivel në radhët e medias shqiptare.
Arben Kosturi
Drejtues i Unionit Rom “Disutni Albania” në Korçë / Leiter des RomaVerbandes “Disutni Albania” in Korça Radiot e huaja në Korçë i kemi ndjekur nga valët e stacioneve lokale të qytetit. DWnë e mbaj mend për korrektësinë e lajmeve. Është shumë e besuar për njerëzit, sepse nuk është partiake. Në fillim na dukej se mënyra se si formuloheshin lajmet ishte ndryshe. Kurse tani nuk na duket ndryshe, sepse kështu shkruajnë dhe mediat shqiptare. Personalisht më kanë pëlqyer dhe më pëlqejnë intervistat që jep DW. Po të kishte më shumë lajme për kushtet e jetesës dhe shkollimin e romëve në Shqipëri do të ishte më mirë. Ne kemi besim tek stacionet e huaja pasi gazetarët shqiptarë as na përmendin në kronikat e tyre. Edhe kur flasin për hallet tona ose i bëjnë shkurt, ose intervistojnë njerëz që nuk kanë lidhje me komunitetin rom, ose përfaqësues të shoqatave joqeveritare fantazëm. Unë besoj se romët në Gjermani trajtohen më mirë sesa në Shqipëri ose në Ballkan. Përvoja e tyre duhet të jepet, sepse jetesa jonë, kushtet e punësimit, strehimit, shkollimit, argëtimit etj., duhet të ndryshojnë.
80
Opinione
Arben Rrozhani
Kryeredaktor i gazetës Shqiptarja.com / Chefredaktor der Zeitung Shqiptarja.com Përditë kur i shfleton gazetat në Shqipëri shikon se ato kanë ribotuar dhe artikuj e intervista nga Radio DW. Ky është një fakt konkret për rëndësinë që ka DW, por dhe media të tjera të huaja në informimin e publikut në Shqipëri, për shqiptarët aty ku jetojnë në zona të ndryshme të globit. Duke pasur staf të qëndrueshëm – e keni parasysh se sa lëvizje ka në redaksitë e mediave shqiptare – duke pasur komentatorë që i njohin mjaft mirë çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare me fokus më të gjerë, DW arrin të prodhojë vështrime interesante për aktualitetin dhe prognozat e së ardhmes së afërt dhe të largët. Gjatë gjithë ditës faqja e saj në internet ka prurje të reja nga zhvillimet në viset shqiptare, ka tema për ekonominë, për tregjet financiare, për shkencën, për diskutime kulturore etj. Gjithmonë gjen diçka që të informon apo të duket me interes, të plotëson njohuritë në një fushë të caktuar. Tekste nga më pikantet ribotohen në gazeta të ndryshme, kryesisht qëndrime dhe vlerësime nga intervista me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të cilët i referohen zhvillimeve në Shqipëri ose më gjerë në rajon.
Ardit Gjebrea
Kantautor dhe showmen televiziv, drejtues i spektaklit javor “E diela shqiptare” në televizionin kombëtar Klan / Liedermacher und TV-Showman, Moderator des wöchentlichen Unterhaltungsshow “E diela shqiptare” im nationalen Fernsehsender Klan Dua ta shpreh vlerësimin tim për Radion DW nga disa elemente që i kam përjetuar vetë. Ajo nisi të japë informacion nëpërmjet valëve të saj në një kohë që Shqipëria sapo kishte filluar të përjetonte lirinë dhe ndarjen me diktaturën, por që kishte nevoja të mëdha, e mes tyre ishte dhe mungesa e informimit real për publikun. DW në shqip ndiqej me kuriozitet dhe interes nga shqiptarët, sepse si një radio europiane kishte një model profesional pune që e bëri në një kohë të shkurtër protagoniste për lajmet. Një element që ka rëndësi është përfshirja në emisionet e saj të të gjithë rajonit ballkanik, duke trajtuar probleme aktuale për secilin vend, por dhe për të gjithë së bashku. Unë e kam të pashlyer një koncert në bashkëpunim me DW-në, si realizim i një ideje të përbashkët me drejtuesen e atëhershme të redaksisë, Adën, një njohëse perfekte e shqiptarëve. Koncerti u dha në fund të shtatorit të vitit 1998 në sallën e madhe të DW-së në Këln, ku kishte spektatorë jo vetëm shqiptarë, por dhe gjermanë apo shtetas nga vendet e tjera të Ballkanit. Koncerti i ishte dedikuar Kosovës, që në atë kohë ishte në një periudhë të vështirë nga represioni serb. Së bashku me mua ishin dhe këngëtarët e suksesshëm Afërdita Zonja dhe Elton Deda. Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme, të cilën e kam të pashlyer edhe sot. Do të kisha tërë kënaqësinë që të isha sërish në një koncert të përbashkët me DW-në në një ambient të tillë artdashës.
Ardita Reçi
Doktorante në shkencat e komunikimit dhe të informimit në Universitetin e Tiranës, pedagoge e gazetarisë televizive në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër / Doktorandin für Kommunikationsund Informationswissenschaften an der Universität Tirana, Dozentin für Fernsehjournalismus an der Universität “Luigj Gurakuqi” in Shkodra 81
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Edhe pse i përkas brezit të radiove komerciale, unë jam rritur në një ambient ku radiot, sidomos të huajat, ishin pjesë e interesimit dhe diskutimeve familjare çdo mbrëmje edhe e komenteve të së nesërmes. Programet në shqip të DW-së, VOA-së dhe radiove të tjera ishin hapësira ku prisnim të merrnim përgjigjet e dilemave tona për të nesërmen. Temat dhe ngjarjet që trajtonin ishin nga ato që janë në vëmendjen e publikut, aq sa gjatë intervistave me të ftuarit të dukej se pyetjet e bëra prej gazetarëve e korrespondentëve ishin të njëjta me ato që ngrinte secili prej qytetarëve të interesuar. Të dukej se edhe zgjidhjet e problemeve priteshin të jepeshin po aty, në radio. Më vonë, paniku i krijuar nga kriza e vitit 1997, përqendroi sërish vëmendjen tek qëndrimet që shpreheshin në DW, VOA dhe stacionet e tjera të huaja. Me kalimin e kohës, me zhvillimin e mediave shqiptare roli e ndikimi i këtyre radiove në opinionin publik ndryshoi. Mendoj se ka një brez, ai i moshës mbi 50-vjeçare, që u qëndrojnë besnikë mediave tradicionale dhe edicioneve informative të radiove, dhe mendoj se kjo ndodh se ata ende besojnë në ato vlera që bartnin radiot profesioniste si DW, ndër të cilat mund të përmend: guximin në bërjen e pyetjeve që i interesojnë publikut; objektiviteti, për shkak të ftohtësisë që krijon largësia me faktet; besimi se këto redaksi kanë më shumë burime dhe më të sakta; iluzioni se në fjalën e tyre përcillet edhe imazhi i vendit ku ndodhet redaksia për vendin tonë; formimi i mirë profesional i gazetarëve, që përçohet edhe nga vetë punësimi pranë këtyre mediave kaq të fuqishme etj.
Arlinda Dudaj
Themeluese dhe drejtore e përgjithshme e shtëpisë botuese “Dudaj” / Gründerin und Geschäftsführerin des Verlages “Dudaj” Radio DW është një nga radiot më prestigjoze ndërkombëtare, është një produkt siç dinë t’i bëjnë punët gjermanët në çdo fushë të jetës. Si gjermanofolëse, por dhe që një pjesë të jetës sime shkencore ia kam kushtuar gjermanistikës, unë kam raporte personale me këtë medium. E kam ndjekur shpesh në variantin audio, si në gjuhën shqipe ashtu dhe në gjermanisht, tashmë navigoj në produktin e saj on line. Më është pjekur mendimi se kemi të bëjmë me një emër serioz dhe të besueshëm që patjetër do t’i rezistojë kohës. Ka meritën e informimit cilësor të publikut, ka meritën që është bërë një hapësirë e dobishme për të gjithë ata që kanë afrimitet me kulturën e gjuhën gjermane, që pëlqejnë historinë, pse jo dhe muzikën e sportin e këtij vendi të zhvilluar. Në përgjithësi, radiot e huaja kanë një rol të madh në zhvillimet demokratike në Shqipëri, duke shtuar këtu dhe shërbimin e tyre si stabilizatorë për mjaft momente ulje ngritjesh, apo acarimesh politike e sociale në këto dy dekadat e fundit. Kanë sjellë në këndvështrime të ndryshme frymën europiane, mënyrën e perceptimit dhe të veprimit të qytetarëve të BE-së, si një parapërgatitje për statusin e së ardhmes së afërm për shqiptarët. Si e interesuar për çështjet kulturore e shikoj mjaft të pasur rubrikën kulturore të Radios DW, po kështu dhe temat mbi zhvillimet në Gjermani, apo dhe ato të edukimit në institucionet e të gjitha niveleve arsimore e akademike gjermane.
Armand Afezolli
Doktorant në Universitetin e Landit të Rheinland-Pfaltz në Gjermani / Doktorand in der Universität des Landes Rheinland-Pfalz in Deutschland 82
Opinione Unë isha student kur filloi nga aktiviteti programi në shqip i Radios DW. E keni parasysh “shkretëtirën” informative që mbizotëronte në Shqipëri dhe një radio gjermane ishte jo vetëm një zë në këtë “shkretëtirë”, por dhe një shpresë reale për gjetjen e një “oazi” informativ dhe largimin nga orientimet drejt “mirazheve” të larmishëm, të cilët shfaqeshin me shumicë në atë kohë. Tutje kësaj retroje figurative, DW filloi pak vite pasi ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me RF Gjermane dhe hapjes së ambasadës së saj në Tiranë. Gjë që nënkupton se mendësia gjermane, tradita dhe karakteristikat e këtij kombi ishin pothuaj të panjohura në Shqipëri, por deri diku edhe ndërsjelltazi në Gjermani, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kontaktet dhe motivet e brezit tim për të ndjekur DW ishin kryesisht nisur nga premisa informimi, por për mua dhe për një shkas tjetër. Kisha nisur një kurs privat gjermanishteje dhe rubrika e mësimit të gjuhës gjermane “Deutsch - Warum nicht?” ishte si një dritare jo vetëm për thellimin e njohurive të gjuhës, por dhe drejt rritjes së kontakteve shpirtërore me kulturën dhe mendësinë e kombit gjerman, zhvillimet e vrullshme teknologjike të arritura deri në atë kohë prej tij dhe infrastrukturën e leximit që ofrohej përmes literaturës për çdo disiplinë shkencore dhe në çdo fushë të jetës. Kujtoj pjesëmarrjen aktive në disa konkurse atraktive që zhvillonte Radio DW, ku pyetjet ishin në përgjithësi për përfytyrimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve brenda BE-së, ose bashkëpunimin dypalësh.
Armand Plaka
Bashkëpunëtor shkencor pranë fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Shqipëri / wissenschaftlicher Mitarbeiter in der deutschen Stiftung “Konrad Adenauer” in Albanien Radio DW ka një vend të veçantë në tregun mediatik shqiptar, sepse në dy dekada që është në aktivitet mban vulën e një lloji specifik të raportimit me shumë vlera, që ka ndikuar në realitetin postdiktatorial të Shqipërisë. Pa përmendur këtu faktin e njohur që Radio DW është ndjekur dhe ndiqet po në mënyrë sistematike nga shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, apo kudo në botë. Mendoj se programet e Radios DW në versionin dëgjimor, apo në atë on line kanë sjellë dhe sjellin në mënyrë të përditësuar më pranë botën, gjuhën dhe kulturën gjermane në këto hapësira shqipfolëse, çka më parë, sidomos në Shqipëri, ka qenë një realitet jo thjesht i paimagjinueshëm. Rubrikat e larmishme, trajtimi adekuat i problematikave me theks social, rinor dhe kulturor, kanë bërë diferencën me konkurrentët e ngjashëm. Krah tyre, sigurisht që analizat politike apo reportazhet që kanë mbuluar hapësira të gjera gjeografike, duke sjellë në vëmendje fenomene e personazhe interesante, i janë bashkangjitur dossier-ve të trajtuar në mënyrë shumë profesionale, duke i bërë jehonë ngjarjeve më pikante të historisë botërore, të përshtatura më së miri në realitetin shqiptar. Si një njeri që kam kaluar disa kohë në Gjermani, si njohës i gjuhës, por dhe që kam kontakte të shumta me kolegë e miq nga ky vend, duke e ndjekur Radion DW, ajo më ka mbajtur dhe më mban me atmosferën gjermane të të menduarit dhe të punuarit.
Arta Shurbi
Oficere e policisë së shtetit në qarkullimin rrugor / Polizistin in der Verkehrspolizei Unë kam rreth një dekadë që punoj në qarkullimin rrugor. Jam ndjekëse e medias, por për vetë natyrën e punës 83
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
që bëj më shumë ato i ndjek në internet. Faqja on line e Radios DW më tërheq pasi ka një dizajn shumë të thjeshtë. Orientohesh kollaj tek rubrikat për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë apo në rajon, për tema që kanë lidhje me kulturën, shkencën, kuriozitetet etj. Mbaj mend që kërkoja njëherë materiale mbi një temë për të drejtat e njeriut. Kërkova në website-n e DW-së dhe kam gjetur trajtime interesante. Përvoja dhe ekspertiza gjermane në këtë fushë është e jashtëzakonshme. Më ka mbetur në mendje dhe që atëherë lexoj në mënyrë sistematike materiale që kanë lidhje me zhvillimet sociale në Gjermani, sidomos për aspekte që lidhen me respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. DW është promotore, me sa kam lexuar on line, e organizimit të forumeve ndërkombëtare mbi këtë fushë, që është shumë e ndjeshme dhe në vendin tonë.
Artan Bitri
Patholog, mjek i familjes në Poliklinikën 9 në Tiranë / Pathologe, Familienarzt in der Poliklinik Nr. 9 in Tirana Kam dhënë një intervistë për Radion DW para disa kohësh. U befasova të them të drejtën nga reaksioni tek të njohurit e mi. E kishin ndjekur në internet ose e kishin lexuar nga disa gazeta shqiptare që e kishin marrë artikullin dhe më shkruan me e-mail a më morën në telefon. Unë kaloj shumë kohë në internet pas punës dhe në faqen e internetit më takon të futem disa herë në ditë. Është një faqe që mbahet e freskët me rubrika lloj–lloj. Ndoshta aktulitetin e zhvillimeve në Shqipëri unë e marr nga mediat e këtushme, por kur vjen puna për pikëpamje rreth këtyre ngjarjeve që ndodhin, për ato që ndodhin në Kosovë e Maqedoni, Radio DW i ka shumë interesante. Krahas aktualitetit më pëlqen të futem dhe në hapësirat me njoftime nga fusha të tjera, sepse të shkruara ashtu thjesht mund të lexosh dhe për tema në formën e kurioziteteve, shpikjeve, dilemave shkencore etj.
Artan Shkëmbi
Kryetar i Bashkisë në qytetin e Pogradecit / Bürgermeister von Pogradec Logo e DW-së është shumë familjare në qytetin e Pogradecit, nga programi i radios në gjuhën shqipe, por dhe nga emisionet dhe dokumentarët televizivë që ndiqen në masë nga njerëzit nëpërmjet televizioneve shqiptare. Qytetari i Pogradecit kur përmendet Gjermania ka parasysh gjërat më jetike që i ka përmbushur. Ne jemi ndër të parat qytete të vendit, që falë një investimi gjerman, kemi ujë 24 orë në çezmat tona. Por falë po një investimi gjerman është bërë e mundur instalimi i impianteve të pastrimit për liqenin, duke e bërë këtë pasuri të vyer për Pogradecin më të pastër dhe që tërheq më shumë pushues nga qytete të tjera të vendit, ose nga shtete të tjera. Pogradeci ka një universitet dhe një sistem edukimi zinxhir, si aktivitet i Fondacionit gjerman NEHEMIA. Për këto arsye Gjermania shikohet me një respekt të veçantë nga pogradecarët, sepse ata e ndiejnë realisht mbështetjen e saj. Kjo është dhe një arsye se përse logo e DW-së është e ndjekur. Programet radio televizive të DW-së janë tërheqëse mendoj, për cilësinë e lartë profesionale me të cilën janë realizuar. 84
Opinione
Asllan Bajrami
Korrespondent në Shqipëri për Radio Televizionin e Kosovës / Korrespondent in Albanien für den Rundfunk und Fernsehsender von Kosovo Nga ajo që ka bërë stacioni DW në shqip për të pasqyruar nga afër zhvillimet në Kosovë, sidomos në kohën e krizës, mund ta konsideroj si ekzemplar në informacionin e besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Radio DW, për mendimin tim, ishte një artikuluese e qartë e gjithë përpjekjeve që bëheshin për çlirimin e Kosovës, për dhënien fund të gjenocidit ndaj shqiptarëve, trajtimit të tyre si qytetarë të dorës së dytë, pavarësisht se ata përbëjnë shumicën dëmuese të popullatës. Në të gjithë këto 20 vite, pasqyrimi me lajme dhe komente i zhvillimeve të Kosovës ka qenë fantazi. Këto janë harmonizuar dhe me gjithçka kryesore që ndodhte në Shqipëri, Maqedoni etj. DW ka qenë dhe është pedante e standardit të gazetarisë gjermane. Në vitet 1996 -1998 unë kam pasur rast të raportoj nga terreni për një program të WDR-së në shqip. Bashkëpunimi me një media gjermane është përgjegjësi e lartë, por nga ana tjetër është komode në raportet me punën, me kolegët, me drejtuesit etj. Nga pikëpamja profesionale DW-në këtu në Tiranë e kam ndjek dhe e ndjek si një lloj referimi mbi gjykimin që ajo bën për lajmet dhe pikërëndesat në të cilat thellohet më shumë. Me mjaft interes ka qenë pasqyrimi në fillimet e viteve ’90, në kohën e trazirave të dhunshme të vitit ’97, por dhe në situata të tjera të rëndësishme për shqiptarët. Ajo që ka mbetur ende në profilin e kësaj radioje është raportimi i saktë dhe pa ndikime e lustra, siç kollaj mund t’i konstatojmë në mediume të tjera që anojnë ose nga njëri krah ose nga krahu tjetër.
Astrit Ibro
Drejtor i Kanalit 3 në Radio Tirana për programet në gjuhë të huaj dhe për shqiptarët nëpër botë / Direktor des Kanals Nr. 3 bei Radio Tirana für die Programme in Fremdsprachen sohie für die Albaner auf der ganzen Welt Aktiviteti im për rreth 35 vite me radhë është i lidhur me gjuhën, kulturën dhe me modelin gjerman. Radio DW hyri në tregun mediatik shqipfolës në fillimet e procesve transformuese demokratike. Ashtu si në politikë, në ekonomi, në legjislacion apo në fusha të tjera ku Shqipëria kishte modele të ndryshme, të cilat i aspironte për t’i përvetësuar, në media modeli i pluralizmit dhe profesionalizmit shihej tek programet në shqip të DW-së e radiove të tjera të huaja. DW kishte një kombinim tematik dhe gjeografik të lajmeve dhe këndvështrimeve që sillte në programet e saj. Fokusi ishte në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni etj., por kishte dhe lajme relevante ndërkombëtare, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se ishin të vështira për t’u kapur në fillim të viteve ’90 nga gazetarët shqiptarë. Unë e them me krenari që një pjesë e gazetarëve dhe redaktorëve të radiove të huaja kanë qenë më parë në redaksitë e Radio Tiranës. DW nuk ka përballuar vetëm detyrën e informimit të shpejtë dhe korrekt të dëgjuesve, por trajnerë të saj në mënyrë sistematike kanë ardhur në Shqipëri për të kualifikuar kolegët nga radiot apo mediat e tjera shqiptare për aktualitetin, ekonominë, investigimin etj. Ky kontribut në shumë vite dhe në disa nga aspektet më jetike të profesionit të gazetarit, redaktorit, drejtuesit të të gjitha niveleve të medias është një investim i jashtëzakonshëm për përmirësimin e kualitetit të burimeve njerëzore në fushën tonë.
85
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Fotogaleri 1 - Solidaritet dhe integrim social
Vendstrehim i familjeve nga Kosova në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, 1999
Në familjet mikëpritëse të kosovarëve në Komunën e Tropojës së Vjetër, 1999
Edhe gazetarët përfshihen në operacionet humanitare në qytetin e Bajram Currit, 1999
Nxënës nga komuniteti egjiptiano – ballkans shkojnë në klasën e parë, 2009
Mirëkuptimi dhe toleranca fetare, veçori e shoqërisë shqiptare, 2008
Fëmijë të kopshtit “Romani Baxt Albania”, 2008
Duke mësuar profesionin e kuzhinierit, 2010
Forcat e ushtrisë në ndihmë të banorëve në qarkun e Shkodrës në përmbytjet e vitit 2010
Gra dhe vajza nga zonat rurale duke mësuar profesionin e rrobaqepëses, 2010
86
Opinione
Fotogaleri 2 - Te drejtat dhe liritë e njeriut mbeten të shenjta
Abu Bakr Qazim, ish i burgosur i Guantanamos, 2011
Logo e Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut
Eva Frantz, Akademia e Shkencave të Austrisë
1
Shoqatat e të përndjekurve dhe ekspertët diskutojnë për një ligj të ri lustracioni, 2011
Të mitur në burgun e Kavajës në sallën e kompiuterave, 2009
Një ekspozitë në Tiranë për krimet në kohën e komunizmit, 2009
Dr. Anna Kaminsky, studiuese e sistemeve diktatoriale
Bisedë me të dënuar në burgun 302 Tiranë, 2006
Karin Verland, drejtore e përgjithshme e RCT, Danimarkë
87
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Aulona Pashaj
Ekonomiste në një kompani ndërtuese në Vlorë / Wirtschaftlerin in einem Bauunternehmen in Vlora Fillimisht për Radion DW dhe për radiot e tjera të huaja unë kam dëgjuar nga familjarët e mi, pasi ata i kanë ndjekur në vitet ’90. Kur ndodhën trazirat e forta në vitin 1997 dhe ku qyteti i Vlorës ishte një nga pikat më të nxehta të tyre, unë kam qenë në moshë të vogël, por më të rriturit i mbaj mend që kanë dëgjuar DW-në, Zërin e Amerikës apo BBC-në. Në kohën kur unë kam nisur të ndjek vetë Radion DW, mund të them se lajmet e saj kanë qenë të sakta dhe binte shumë në sy që nuk kishte frymë politike në trajtimin e informacionit. Më është dukur një program që kishte larmi temash, sidomos ato që janë nga jeta në Gjermani. Si të rinj gjithmonë kemi pasur, por dhe kemi interes për trendet e konceptet europiane, për mënyrën e jetesës, të metodologjisë se si studiohet dhe bëhet kualifikimi pasuniversitar etj. Radio DW, por dhe të tjerat që flasin në shqip, kanë dhe një frymë rinore. Jo që merren vetëm me temat rinore, por mënyra e trajtimit të problemeve është pa tabu dhe ku jepet perspektiva e angazhimit të të rinjve në zhvillimet e shteteve europiane ku ata jetojnë, në lëvizjen pa kufij dhe në të drejtën për të marrë bursa e vende pune kudo ku ata e gjejnë veten brenda territorit të BE-së.
Bajram Gashi
Banor i Mitrovicës në Kosovë / Bewohner von Mitrovica in Kosovo Si pa e kuptuar kalon koha dhe ja po mbushen 20 vite pune të Radios DW në shqip. Unë si shumë familjarë e miq të mi e kam ndjek me fanatizëm DW-në dhe redaksia e saj ka bërë dhe bën një punë të lavdërueshme, me lajme dhe intervista interesante. Është një radio gjermane që ka krijuar besim tek dëgjuesit. Unë kam opinionin më të mirë, për faktin se DW ka njoftu për ato që ndodhin, dhe së bashku me radio të tjera të huaja, si Zëri Amerikës, BBC, Free Europe mendoj se kanë përhap tek gazetarët e tjerë shqiptarë mënyrën se si organizohet puna dhe si mund të informosh në mënyrë të saktë me realizëm dhe me seriozitet. Se është shumë keq kur një gazetar ose një ekip gazetarësh japin njoftime të gabuara dhe të porositura. Nga kjo unë them që stacioni DW është një shembull për gazetarët e tjerë.
Dr. Banush Xhabrahimi
Pedagog i lëndës “Menaxhim biznesi” në Universitetin “Iliria” në Tiranë / Dozent für das Fach “Business management” an der Universität “Iliria” in Tirana Fillimi i transmetimeve të Radios DW kishte një rëndësi shumë të madhe për shqiptarët, sepse po të mbani parasysh, para viteve ’90 informacioni publik ishte tërësisht i politizuar dhe gjithçka jepej sipas orientimeve dhe direktivave të Partisë së Punës. Kishte dhe njerëz që ndiqnin fshehurazi, por një pjesë e tyre kishte probleme me gjuhën e huaj dhe më shumë kalonte kohë me muzikën, ose me filmat që dhe mund t’i kuptonin disi. Në një kohë që u miratua pluralizmi politik, që në çdo fushë të jetës filloi të futet koncepti i alternativave, i konkurrencës së tyre, kuptohet që kjo nuk mund të linte jashtë loje dhe median. Radio 88
Opinione DW ishte si një alternativë e dhënies së lajmeve dhe analizimit të situatës. Mua më pëlqente dhe më pëlqen ende kualiteti i intervistave me njerëz të rëndësishëm nga vendi apo nga qendrat kryesore të politikbërjes rajonale dhe europiane. Mua më pëlqen fakti që kjo radio gjermane nuk ka orientim politik, nuk sulet sipas urdhrave kundrejt një pale apo një pale tjetër, nuk ndërron “padron” sa herë që ndodhin ndryshime pushteti, sa herë që kalohen kriza apo mosmarrëveshje që në këtë vend, për fat të keq, në këto 20 vite janë regjistruar shumë. Nga DW unë ndjek më shumë pjesën e zhvillimeve ekonomike e financiare në Shqipëri, por dhe në Gjermani e Europë, më pëlqen trajtimi i përpjekjeve që bëhen për shpëtimin e eurozonës, për qëndrimin ndaj ekonomive problematike brenda BE-së, për akordin franko-gjerman në shëndoshjen e ekonomisë europiane etj.
Bardhyl Zaimi
Gazetar i lirë në Maqedoni / freiberuflicher Journalist in Mazedonien Mediumet e huaja që janë dëgjuar gjerësisht në Republikën e Maqedonisë kanë sjellë një koncept dhe frymë të re në gazetari. Këtu futet dhe Radio DW, e cila në publik vlerësohet si një medium prestigjoz, i pavarur dhe i balancuar, veçori që i japim besueshmëri në informatat që përcjell. Unë do të marr si shembull ngjarjet e krizës së rëndë në Maqedoni kur të paktën popullata shqiptare kishte si burim të çmuar Radion DW, apo të ngjashmet me të si Zëri i Amerikës, BBC etj. Interesimi ka qenë maksimal në dy drejtime, mbi të gjitha për ecurinë e ngjarjeve, si ecte konflikti i armatosur, cilat ishin pasojat në njerëz e dëme materiale. Së dyti, nëpërmjet këtyre mediumeve përcillej reagimi ndërkombëtar për këto zhvillime, përcillej mesazhi i të huajve dhe roli i tyre në zgjidhjen sa më parë të krizës me sa më pak dëme. Kjo periudhë që iu përmenda ka vlejtur që Radio DW të afrojë shumë dëgjues në valët e saj. Një medium serioz dhe i përkushtuar dallon nga të tjerët pikërisht në mënyrën se si operon në situata të vështira, për qëndrimet dhe këndvështrimet që ai mban. Sigurisht që Maqedonia ka pasur dhe ka edhe mediume të tjera, por në pjesën më të madhe ata janë pas interesave të partive apo të grupacioneve të tjera. Informacioni që japin është i lidhur ngushtë me partitë e grupacionet, ndaj dhe ata për publikun nuk janë relevantë dhe të besueshëm.
Baton Haxhiu
Komentator politik, drejtor i televizionit Klan në Kosovë / politischer Kommentator, Direktor des Fernsehsenders Klan in Kosovo Kam filluar ta ndjek Radion DW në shqip nga fundi i vitit 1992 ose fillimi i vitit 1993. Arsyeja ishte thjesht ajo që besonin shumica në Kosovë, se DW përfaqësonte brenda një ide europiane, një projekt politik për Ballkanin dhe natyrisht ka qenë një zë zyrtar i politikës gjermane aty. DW ishte e ndërtuar në një koncept për të gjithë njerëzit që jetonin në hapësirat ballkanike. Projekti i Radios DW bazohej në dy elemente themelore mendoj, së pari, tek lajmet, tek informatat, pasi në atë periudhë kishte mungesë të theksuar të institucioneve mediale në Kosovë, dhe së dyti bazohej në projektin zyrtar politik të Gjermanisë për Ballkanin. Këto dy elemente ndihmonin cilindo që e ndiqte programin e DW-së të krijonte një pasqyrë reale për vendin ku jetojnte, aktualitetin dhe perspektivën. DW dhe mediumet e tjera të huaja nuk kanë dhënë vetëm lajme, por ato kanë dhënë dhe shpresë për popullatën në Kosovë. Dhe në projektin e Kosovës së lirë 89
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
këto mediume kanë një kontribut pricipial. Në gazetën Koha Ditore ku unë kam punuar, është realizuar një projekt dyvjeçar me redaksinë e DW-së në shqip për publikimin e një shtojce ekonomike. Është një gjë e rrallë që ndonjë stacion radiofonik do të mund ta bënte me një gazetë. Kam pasur fat që të jem një muaj pranë DW-së në Këln dhe kam ushtruar radiogazetarinë. Ka qenë një përvojë interesante, por ende unë i qëndroj besnik më shumë gazetarisë së shkruar. Periudha e kryeredektores së parë të DW-së në shqip, Adelheid Feilcke –Tiemann, ka qenë më e mira në aktivitetin e këtij stacioni. Ajo duke njohur shumë mirë shqipen, duke njohur shumë mirë shqiptarët dhe rajonin e orientoi në mënyrë brilante punën e redaksisë, duke e bërë shumë të dëgjueshëm programin.
Bedri Myftari
Shkrimtar dhe publicist, aktivist i shoqatës “Çamëria” / Schriftsteller und Publizist, Aktivist des Verbandes “Çamëria” Personalisht kam pasur një arësye të fortë të ndjek Radion DW në fillimet e saj. Sepse kjo përkon me emigrimin e shqiptarëve në Gjermani dhe në vende të tjera europiane. Edhe unë kam një pjesë të familjes atje, kam vajzën, motrën, nipër e mbesa dhe të afërm të tjerë. Në ato fillime ne flisnim në telefon dhe kishim shumë merak për jetesën e tyre. Edhe ata ishin të shqetësuar për atë që ndodhte në Shqipëri. E them me bindje se Radio DW na mbushte në njëfarë mënyre boshllëkun që kishim me njerëzit tanë të dashur në emigrim. Duke dëgjuar për Gjermaninë, për mënyrën e jetesës atje, duke u informuar për integrimin e emigrantëve shqiptarë, për rregullat e pritjes dhe trajtimit, merrnim më shumë njohuri për fatin e familjarëve dhe për të gjithë ata që kishin bërë atë zgjedhje. Sa ka pasur transmetime në valën FM e kam ndjek rregullisht. Së fundmi, prej muajsh, nuk kam pasur mundësi ta ndjek. E mbaj mend shumë mirë që në kohën e krizës në Kosovë ishte një nga burimet më të gjalla për të mësuar se çfarë ndodhte.
Bledar Zaganjori
Drejtor i departamentit të lajmeve në televizionin kombëtar Top Channel / Direktor der Nachrichtenredaktion im nationalen Fernsehsender Top Channel E kam ndjekur Radion DW dhe para se të nisja punën si gazetar dhe mendoj se kontributi kryesor është informimi profesional i publikut për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, një informim ndryshe, sepse megjithëse ranë regjimet totalitare në këto vende tregu mediatik nuk u modernizua dhe u nuk zgjerua në një kohë të shkurtër. Një kontribut tjetër ka të bëjë me ndihmën që iu jepte kastës së gazetarëve të rinj në punën e tyre. Personalisht kam përfituar nga mënyra se si punonte DW, apo radiot e tjera të huaja, si BBC e Zëri i Amerikës, më pëlqente mënyra e ndërtimit të lajmit, përdorimi i burimeve të shumëllojshme, por dhe ndërtimi i programeve informative me thyerje në tematikë që krijonte ritëm dhe të mbante të interesuar. Ishte një stil perëndimor që e kemi parë në fillimet e profesionit me shumë simpati. Kjo është e vërtetë, sikur është e vërtetë që dhe aktualisht në faqen on line të DW-së gjejmë herë pas here materiale të vlefshme. Materiale që jo vetëm i lexojmë për të plotësuar dijeninë mbi një ndodhi a dukuri që trajtohet në DW, por në mënyrë sistematike në lajmet e Top Channel kemi referenca konkrete të intervistave, deklaratave apo analizave të marra nga ky website. Personalisht e konsideroj DW-në në shqip si një burim të vlefshëm dhe të besueshëm të informacionit. 90
Opinione
Blendi Fevziu
Komentator politik, drejtues i emisionit “Opinion” në televizionin kombëtar Klan / politischer Kommentator, Moderator der Sendung “Opinion” im nationalen Fernsehsender Klan Radio DW ka luajtur rol në fillimet e veta për atë që konsiderohet si konsolidimi e strukturimi i shtypit të lirë në Shqipëri. DW dhe radiot e tjera të huaja u bënë padyshim modelet e para të profesionit për gazetarët e rinj, pasi deri atëherë këto modele mungonin në Shqipërinë e mbyllur komuniste, për mënyrën se si ndiqej një lajm, përdorimin e burimeve në ndërtimin e tij etj., koncepte që tani duken si rutinore, por në fillim të viteve ’90 ishin vërtet risi. Në një treg të paragjykuar mediatik që u trashëgua nga diktatura, DW dhe radiot e tjera hynë me një shikim realist, objektiv dhe indipendent të ngjarjeve dhe fenomeneve. DW ndikoi që përvojën dhe standardet e saj t’i përcillte tek gazetarët dhe redaktorët shqiptarë nëpërmjet kualifikimeve në Shqipëri ose në Gjermani. Me kalimin e kohës, vërtet që ka një ripozicionim të Radios DW në shqip, ndofta jo me atë shkëlqimin dhe atraktivitetin e viteve ’90, por me bindje them se ka mbetur serioziteti dhe mbulimi i balancuar i ngjarjeve dhe temave. Ajo është e besueshme tek njerëzit po aq sa në ditët e para të transmetimit. Unë prej vitesh vijoj ta ndjek DW-në në shqip nëpërmjet faqes elektronike. Këtë gjë më shumë e bëj në mëngjes kur shikoj për ndonjë gjë pak më specifike. Për natyrën e punës sime unë kam qenë dhe jam shumë i interesuar nga web-i i DW-së për komentet dhe analizat, të cilat nuk mund të jenë të lidhura me domosdo me Shqipërinë dhe rajonin, por dhe në një plan më të gjerë ndërkombëtar. Janë këndvështrime interesante që i lexoj me shumë vëmendje.
Blendi Kasmi
Kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike, organi kryesor i Partisë Demokratike / Chefredaktuer der Zeitung Rilindja Demokratike, wichtigste Publikation der Demokratischen Partei Pa diskutim që Radio DW ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në informimin e publikut shqipfolës aty ku ndodhet. Në vitet e fundit ajo është shndërruar në një aktor mediatik me peshë që raporton nga Europa dhe në mënyrë konkrete për ne gazetarët e medias së shkruar mbetet një referues i besueshëm, i freskët dhe i balancuar në këndvështrimin europian mbi zhvillimet në Shqipëri, mbi zhvillimet në Kosovë, në Maqedoni etj. Unë këtë e lidh dhe me rolin e jashtëzakonshëm që ka Gjermania në BE, por dhe në zhvillimet globale në tërësi. Radio DW i le një hapësirë të bollshme ekspertizës europiane, ligjvënësve, ekonomistëve, politikanëve të rëndësishëm nga institucionet prestigjoze ndërkombëtare, ashtu siç dhe ka këndvështrime më të specifikuara për historinë, për kulturën, për proceset e dekomunistifikimit në vendet e ish Lindjes Komuniste, eksperiencën gjermane për krimet e komunizmit në kohën e DDR-së, për bërjen publike të dosjeve të ish-STAAS-it etj. Orientimi europian i informacionit dhe analizave është në sinkron dhe me përpjekjet e pandërprera të Shqipërisë për integrimin në BE, pas suksesit të anëtarësimit në NATO. Radio DW, për mendimin tim, është një dritare nga ku mund të shihet në mënyrë të harmonizuar si eksperienca e vendeve që janë lider në BE, ashtu dhe ecuria e vendeve që janë afruar në familjen europiane vitet e fundit, pa lënë aspak mënjanë dhe ato shtete aspirante nga rajoni që janë në rrugën e anëtarësimit me të drejta të plota.
91
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Blerina Gjoka
Redaktore e aktualitetit dhe politikës në gazetën Tema / Redakteurin für die aktuellen und politischen Nachrichten in der Zeitung Tema Seksioni shqip i stacionit gjerman DW, por dhe seksionet e radiove të tjera të huaja, sigurisht që nuk shfaqin më interesin që kanë pasur para 20 viteve për qytetarët shqiptarë. Kjo mendoj, për shkak të rritjes së numrit të mediave vendase, futjes së internetit si mjet informimi, etj, por padyshim që ato mbeten gjithmonë një ushqim i mirë për gazetarët në vend, të cilët i kanë si portale konsultimi të përditshme intervistat apo analizat e tyre. Gjatë eksperiencës time si gazetare, portali i lajmeve të DW-së në shqip është një klikim i përditshëm për të parë analizat dhe raportimet mbi ngjarjet më të fundit, ku Shqipëria dhe Kosova kanë një pasqyrim të plotë dhe me një këndvështrim të veçantë të tyre. Këto analiza dhe gjithashtu intervistat me politikanë të huaj apo vendas, janë bërë shpeshherë ushqim për gazetat tona të përditshme, ku kanë parë dritën e botimit. Gjithashtu, e shoh DW-në dhe si një urë komunikimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ku mësohet më shumë rreth projekteve dhe investimeve gjermane në Shqipëri dhe nga ana tjetër bëhen personazhe shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe kanë shkëlqyer në fushat e karrierës së tyre profesionale. Kam vënë re që në tekstet e shkarkuara në internet ka dhe raste të gabimeve ortografike në shqipen e shkruar, gjë që nuk do ta dëshiroja për një media serioze dhe të besuar. Edhe një fletëpalosje me disa radhë që shpërndau DW në shqip në Panairin e Librit në nëntor 2011 kishte gabime. Por kjo nuk ia zbeh aspak rëndësinë që vazhdon të ketë Radio DW në shqip edhe 20 vjet pas krijimit të saj. Uroj që të festoni 100 vjetorin!
Dr. Brikena Kadzadej
Shefe e departamentit të gjermanishtes në Universitetin e Tiranës / Leiterin der Deutschabteilung an der Universität Tirana Kur nisën ndryshimet demokratike në Shqipëri njerëzit kishin nevojë më shumë për lajme dhe vështrime nga Europa dhe nga bota. Duke ndjekur programet e Radios DW psh., dëgjuesit kishin rast që krahas lajmeve nga Shqipëria dhe nga rajoni të mësonin më shumë për Gjermaninë, një nga shtetet kryesore të botës. Më të interesuar kuptohet që ishin ata që kishin afeksion për këtë vend, për kulturën, historinë, për sportin, për ata që e njihnin gjuhën gjermane, ose dëshironin të fillonin ta mësonin. Për studentët tanë ishte një shans fatlum që ndiqnin programe në gjuhën gjermane, si pjesë e përvetësimit dhe konsolidimit të shprehive për të folurin dhe kuptuarin e kësaj gjuhe. Mua më kujtohet, që në fillimet e veta nga redaksia përdoreshin stimuj për dëgjuesit e rregullt ose ata që arrinin të përgjigjeshin saktë për pyetjet që bëheshin në formë kuici. Kjo ishte një mënyrë tërheqëse për dëgjuesit e radios, ndërkohë që me përdorimin e shërbimeve në internet komunikimi me ndjekësit e programit është në formë dhe më të larmishme. Vazhdimisht kemi diskutuar me studentët për transmetimet e Radios DW dhe ata më kanë shprehur vlerësime pozitive për strukturën informuese dhe zbavitëse të programit. Pas ndërprerjes së transmetimeve në FM studentët e ndjekin në variantin on line, pasi kuptohet që ata shpenzojnë më shumë kohë duke punuar në internet.
92
Opinione
Bujar Asqeriu
Aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë / Schauspieler im Nationalen Theater in Tirana Radiot e huaja nisën të transmetojnë në momente shumë deçizive për shqiptarët. DW, Zëri i Amerikës dhe BBC ishin si era e lirisë, si frymë për ndryshimin e madh. Unë kam qenë një dëgjues i rregullt në atë kohë dhe mbaj mend që të gjithë që merrnim vesh ndonjë lajm nga stacionet e huaja i komentonim më pas me familjarët, shokët e miqtë. Radio DW në shqip, për mendimin tim, ishte mjaft serioze dhe e përpiktë në lajmet që jepte. Si një stacion gjerman, DW ka përcjellë zërin e pjesës më aktive europiane, duke u bërë një nxitëse që dhe shqiptarët të jenë pjesë e familjes europiane. Duke dëgjuar Radion DW kuptonim më mirë se çfarë “gjelle” informative kishim kapërdirë në kohën e izolimit të madh nga bota. Mënyra e ndërtimit të lajmeve nga ky stacion gjerman ishte e thjeshtë dhe e qartë për dëgjuesin. Nuk e ka prishur ekuilibrin edhe në ato situata të nxehta politike, duke mos mbajt anën e askujt. Unë kujtoj p.sh., kohën e turbullt të viteve ’96 dhe 97’ në Shqipëri. Në atë kohë unë përveç punës në Teatrin Popullor në Tiranë, jepja mësim lëndën e fjalës artistike në Universitetin e Tetovës në Maqedoni. Lëvizja shumë duke pasur shumë angazhime, kisha rast të ndjek dhe DWnë në shqip, e cila ishte një burim shumë i besueshëm për mua. Duke qenë ndonjëherë larg ngjarjeve dramatike që ndodhnin në Shqipëri, unë mundohesha të kapja aktualitetin nëpërmjet Radios DW. Dëshiroj që DW dhe radiot e tjera të huaja të vazhdojnë punën, pasi ende ka nevojë në Shqipëri për prezencën e tyre.
Prof. dr. Bujar Kapexhiu
Pedagog i Grafik Dizajnit në Universitetin Europian të Tiranës / Dozent für das Fach Grafik-Design an der Europäischen Universität in Tirana DW dhe radiot e tjera të huaja i kemi besuar që në fillimet e tyre të transmetimit. Të lodhur, të mërzitur, madje do të thoja dhe të acaruar për disa dekada nga media e kohës së komunizmit, patjetër që ato ishin si një rreze shprese për shqiptarët. I besonim për vetë mënyrën e formulimit të informacionit, por dhe thellësisë së analizave për zhvillimet në Shqipëri, në rajon dhe kudo ku përqendrohej vëmendja e tyre. Më shumë, kuptohet që kishim kureshtje për atë që ndodhte në Shqipëri, por ndjeheshim mirë kur informoheshim dhe për Kosovën dhe për Maqedoninë. Duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve ndieheshim shumë më afër me njëri-tjetrin. Pas viteve ’90 rrugët për të shkuar a për të ardhur në vendet fqinje, tek bashkëkombasit ishin më të hapura, por këto radio të huaja kanë meritën që nëpërmjet informacionit të bollshëm ndikuan në këtë integrim njerëzor, integrim të qytetarëve që kishin të njëjtën gjuhë, zakone dhe tradita të ngjashme, që në mënyrën më absurde për dekada ishin të ndarë me mure ideologjike, politike e ku e di se çfarë. Radion DW e kemi parë dhe si një udhërrëfyes, pasi nëpërmjet valëve të saj dëgjonim mbi Gjermaninë e bashkuar, dëgjonim shndërrimet dhe sfidat e ish-DDR-së, dëgjonim mjaft aspekte të jetës së përditshme në vendet perëndimore. Jo të gjithë shqiptarët dolën menjëherë në Europë në kuptimin fizik, pjesa më e madhe e tyre “daljet” e para jashtë vendit i bënë nëpërmjet rubrikave informative të këtyre radiove të huaja.
93
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Buli Petromilo
Kancelare e fakultetit të Histori – Filologjisë në Universitetin e Tiranës / Kanzlerin der Fakultät für Geschichte und Philologie an der Universität Tirana Në traditën e familjes sime që para vitit 1990 janë ndjekur në kushtet e fshehtësisë Zëri i Amerikës, si dhe Radio Londra. Personalisht nga mbresat që kam me transmetimet e Radios DW që në emisionet e para, e konsideroj si një stacion me standarde të larta profesionale në dhënien e informacionit. Hyrja e saj në tregun mediatik shqiptar në vitin 1992, si zëdhënësja më e mirë në botë nga radhët e medias prestigjoze gjermane, por dhe radiot e tjera të huaja, përbënte një lloj shkolle kualifikimi dhe emancipimi të të mësuarit të kërkimit dhe shkrimit të lajmit, për të plotësuar nevojat për informim të një baze të gjerë të shoqërisë shqiptare. Një informacion që plotësonte tiparet e të qenit konçiz, i paanshëm dhe profesional. Radio DW në shqip në kohën kur mediat shqiptare po rilindnin, apo po strukturoheshin e konsolidoheshin për t’iu përshtatur erës demokratike pas rënies së diktaturës, shfaqi për shqiptarët: seriozitet, skrupulozitet, dhe paanshmëri, karakteristika që vijojnë edhe sot e kësaj dite.
Burhan Čulić
Kryetar i shoqatës së pakicës malazeze “Alba – Montenegro” në Shkodër / Vorsitzender des Verbandes der montenegrinischen Minderheit “Alba – Montenegro” in Shkodra Dua të shpreh kënaqësinë që Radio DW ka arritur të prekë problemet e minoriteteve, bashkëjetesën e tyre, si dhe problematikën që është hasur në këto 20 vite të tranzicionit. Këtu vlen të bëj krahasimin e parë mes kësaj radioje dhe mediave të ndryshme shqiptare, për të cilat ne si pakicë malazeze nuk ekzistojmë fare dhe kjo është shenjë e varësisë që ato kanë nga politika. Radio DW dhe radiot e tjera të huaja janë ndjekur në periudha të ndryshme kohore, sepse ato kanë dhënë lajme të vërteta, kanë qenë të besueshme për opinionin publik. Pa prezencën e tyre nuk e di sesi mund të bëhej informimi i njerëzve mbi atë që ndodhte në të gjithë Shqipërinë. DW dhe radiot e tjera ishin të parat që folën për nevojën e jetesës në fqinjësi të mirë mes vendeve të Ballkanit, ishin të parat që folën për respektin ndaj minoriteteve sipas standardeve ndërkombëtare. Në njëfarë mënyre ato dhanë leksionet e para për të drejtat e minoriteteve në një shoqëri demokratike. Shqipëria dhe rajoni kanë bërë shumë, por kanë edhe shumë për të bërë në këtë drejtim.
Carola Müller-Holtkemper
Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri / Botschafterin der Bundesrepublik Deutschland in Albanien DW në gjuhën shqipe me programet në radio dhe në internet jep një kontribut të domosdoshëm dhe mjaft të nevojshëm në informimin rreth Gjermanisë dhe Europës, si dhe për ndërtimin e një ure të miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. DW konsiderohet si një burim i besueshëm dhe i paanshëm i informacionit. Dhe për arsye të këtij kontributi ka një nivel të lartë të referimeve në mënyrë sistematike të materialeve të saj nga ana e mediave shqiptare. 94
Opinione
Dalan Tola
Menaxher i shitjes së librave artistikë dhe teksteve shkollore / Verkaufsmanager für Fiktionale Bücher und Schulbücher Po të kthehemi në kohë, po të kujtojmë programet e para të DW-së ose radiove të tjera të huaja, unë kam një perceptim të tillë: nuk është se programet e tyre “ngjitën” menjëherë tek njerëzit që i dëgjonin. Ja mua p.sh., më tingëllonin disi të çuditshme, të them të drejtën më dukeshin si të thata në formulim, në një mënyrë jo shumë të përshtatshme për veshin tonë. Sepse unë kam pasur një brumosje tjetër, isha mësuar me lajmet e para viteve ’90. Me këtë dua të them se dëgjonim diçka të re jo vetëm në përmbajtje por dhe në formë. Por shumë shpejt u mësuam dhe këto radio të huaja na u bënë miqësore, sepse ishin të përditshme me lajme dhe analiza mbi situatën. Radion DW e mbaj mend që ishte shumë aktive dhe kishte dëgjueshmëri të lartë në kohën e krizës 1996 – 1997. Në atë kohë të çmendurisë kolektive, kur kishte vetëm media proqeverisë dhe media opozitare, kur sulmohej me egërsi dhe i vihej flaka, për njerëzit burimi i vetëm për lajmet e vërteta ishin DW dhe stacionet e tjera të huaja. Në ato kohë mendoj se ka qenë numri më i lartë i dëgjuesve të tyre.
Dem Kurushi
Berber / Friseur Unë po bëj 46 vite në profesionin e berberit. Nuk e di nëse keni dëgjuar që në kohën e Partisë së Punës kur bëheshin analiza për programin e Radio Tiranës na mblidhnin ne berberave dhe na merrnin mendim. Po është e vërtetë. Kështu bënin dhe me barinjtë. Sepse të dyja këto profesione aparatin e radios e kanë si mjet të pazëvendësueshëm. Ndaj nuk jam i befasuar që më vini këtu në lokal për të më marrë një mendim për Radion DW. E kam dëgjuar që në javët e para kur filloi emisionet. Po kështu dhe Zërin e Amerikës, pasi këto janë dy radiot e mia të preferuara. Janë ku e ku në diferencë nga mediat e këtushme: kanë lajme serioze dhe të sakta. Radion DW nuk mbaj mend të ketë mbajtur ndonjëherë anën e ndonjë partie, nuk e mbaj mend të ketë qenë e inatosur, apo që të ketë favorizuar ndonjë politikan. Por ama, duhet të flasë për problemin çam. Përderisa është një problem kombëtar nuk mund të rrijë pa e prekur. Ne presim shumë nga mediat e huaja, presim që Radio DW të flasë për të drejtat e popullit çam për pronat e veta, për të detyruar Greqinë që të jetë tolerante si shtet europian dhe të kërkojë në mënyrë publike falje ndaj asaj që bëri me popullin çam.
Demir Sinani
Fermer në komunën e Farkës në rrethin e Tiranës / Landwirt in der Kommune Farka des Bezirks Tirana E kemi ndigju Radion DW. I kemi ndigju dhe radiot e tjera të jashtme që flasin në shqip. Sidomos në ato kohët e fillimit të demokracisë i ndigjojshim shumë. Pasditeve dhe në mbrëmje nuk kishim punë tjetër më të mirë. Se para demokracisë ishte e ndaluar një gjë e tillë. Por në fillim të viteve ’90 rrijshim me radio tek veshi. Bukur mirë kishin lajme nga Shqipëria, sepse këtu ishte gjurulldi e madhe nëpër rrugë dhe popullin donte me dit për gjërat e reja të demokracisë, për të drejtat, për biznesin, 95
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
për ne fermerët, për me peshu se si ishin bërë punët në kohën e komunizmit etj. Radio DW kishte lajme të sakta për Shqipërinë, por dhe për atë që ndodhte në Kosovë. Ne besojshim tek lajmet e DW-së, por dhe te Zëri i Amerikës dhe BBC dhe kemi prit që qeveritarët të ndryshojnë kursin dhe të merren më shumë me hallet e njerëzve. Dhe Shqipëria mund të bëhet si shtetet e jashtme të zhvilluara, si Gjermania, Italia, Franca si dhe të tjera që i shohim që kanë ec shumë përpara. Ne kemi ndigju tek Radio DW dhe radiot e tjera të jashtme se politika në Europë merret vesh dhe bëhen zgjedhje tamam. Pse këtu tek ne është shumë e vështirë një gjë e tillë?
Denada Shkodra
Mësuese e historisë në shkollën e mesme “Talenti” në Durrës / Lehrerin für Geschichte in der Mittelschule “Talenti” in Durrës Po ta vizitosh faqen e internetit të DW-së shikon se ka llojshmëri çështjesh, nga rajoni, nga ekonomia, nga politika, nga zhvillimet në Gjermani, nga sporti, nga shkenca, kultura etj. Sa herë hyn në faqen e kësaj radioje gjermane ke diçka të re dhe interesante për ta lexuar. Edhe fotot e videot janë pikante dhe kualitative. Pra, është një mikrokozmos i gjërave që i kemi afër dhe larg dhe të cilat diku më shumë e diku më pak i interesojnë vizitorëve të faqes. Janë cilësore për mua artikujt nga e kaluara komuniste, nga sistemet e shërbimeve sekrete që u ngritën dhe u përdorën në dëm të qytetarëve në diktaturat në vendet e ish-Lindjes Komuniste. Kjo është shumë e dobishme për shqiptarët, sepse ata kanë vuajtur shumë nga shërbimet sekrete të diktaturës, nga ndjekja e persekutimi i shumë intelektualëve ose atyre që nuk kishin të njëjtën mendje me udhëheqësit e kohës së kaluar. Faqen e web-it të Radios DW mjafton ta vizitosh herën e parë dhe pastaj patjetër që do të rikthehesh përsëri aty, sepse siç e përmenda do të gjesh medoemos diçka interesante nga Shqipëria, Ballkani, nga Europa ose nga bota.
Denisa Daka
Anëtare e kryesisë së Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë / Vorstandsmitglied ner nacionalen Anwaltskammer in Albanien Me Gjermaninë, për shkak të njohjes së gjuhës që në vogëli, kam pasur dhe kam një lidhje të veçantë. DW është një faktor kryesor që kjo lidhje vijon të jetë e fortë me njërin nga vendet më të zhvilluara dhe më demokratike të botës. Ky stacion ka ndikuar në përmirësimin e formës dhe përmbajtjes së medias shqiptare, ka luajtur një rol sensibilizues në opinionin publik, duke krijuar një hierarki vlerash që stimulojnë integrimin e shpejtë të Shqipërisë në familjen e madhe europiane, për forcimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektimin e minoriteteve dhe pakicave etj. Radio DW në gjuhën shqipe për dy dekada ka një kontribut të lavdërueshëm, duke krijuar një identitet të vetin në aspektin e fizionomisë e duke u afirmuar për mendimin tim si një tribunë e mendimit të lirë e të hapur. Të gjitha këto e kanë bërë Radion DW sot një emër të respektuar dhe të dashur për shumë dëgjues nga Shqipëria dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
96
Opinione
Desar Sulejmani
Pianist dhe dirigjent në Gjermani / Klavierspieler und Dirigent in Deutschland Unë po bëhem rreth 14 vite që studioj e punoj në Gjermani dhe kam pasur fatin që të kem kontakte shumë të mira njerëzore dhe profesionale me stafin e Radios DW në Bon. Lidhjet mbahen më të forta nga ndjekja e produktit të radios që unë e kryej nëpërmjet vizitave të shpeshta në faqen on line të saj. Ka një fluks informacioni dhe analizash fantastike. Nëse mund ta them thjesht, kam përshtypjen se suksesi është tek “distanca” që ka stafi në Gjermani për zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Ndryshe nga media të tjera lokale, ka një këndvështrim të ftohtë të zhvillimeve, pa pasion, pa anësi dhe tifozllëk. Për këtë kanë nevojë më shumë konsumatorët e medias në Shqipëri. Por dhe ne që jetojmë dhe punojmë mijëra kilometra larg vendlindjes kemi nevojë për një pasqyrë reale të aktualitetit dhe pritmërisë. Këtë e përmbush me shumë profesionalizëm Radio DW në shqip. Personalisht kur vizitoj www.dw-world.de “frymën e mbaj” fillimisht tek rubrika kulturore, e cila është një nga produktet më me shije që realizojnë gazetarët e DW-së. Por jam kurioz dhe për zhvillimet e ditës, të cilat i ndjek me sigurinë se burimi është serioz dhe objektiv. Më informon, më zbavit dhe më argëton në mënyrën më të mirë të mundshme.
Diamanta Skënderi
Ekonomiste në një kompani private në Prishtinë / Wirtschaftlerin in einem Privatunternehmen in Prishtina Patjetër që e kam përcjellë programin e Radios DW. Në Kosovë e njohin shumë mirë këtë medium gjerman. Ne në familje e kemi përcjellë DW-në, sepse kishte lajme të vërteta dhe të sakta për Kosovën, jepte lajme në një kohë që ishim të izoluar dhe me shumë pengesa në informim. Një program i Radio Zagrebit prej 10 minutash atëherë më dukej më shumë propagandë sesa me lajme të vërteta. Banorët e Kosovës besonin tek Radio DW edhe për faktin se shumë kosovarë për vite me radhë kanë emigruar në Gjermani, jetojnë dhe punojnë në këtë vend europian. Unë mendoj se kulmin e numrit të dëgjuesve Radio DW e ka pasur gjatë kohës së para luftës dhe gjatë saj. Së bashku më Zërin e Amerikës dhe ndonjë radio tjetër, DW ishte burimi informativ për popullatën. Pas programeve njerëzit njoftonin njëri-tjetrin për ato që nuk kishin mundur ti ndiqnin. Mediumet kosovare duhet të shikojnë më shumë eksperiencën dhe mënyrën se si punojnë mediumet e huaja, si p,sh., Radio DW. Që të japin vetëm lajme dhe jo të përzihen me komente të gazetarëve. Uroj që kjo të ndodhë me të gjitha këto mediume.
Diana Çuli
Shkrimtare, kryetare e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare / Schriftstellerin, Vorsitzende des albanischen unabhängigen Frauenverbandes Pas viteve ’90 emetimi nga radiot e huaja pati një impuls të madh, sepse ishte total me informacion në gjuhën shqipe, kishin programe më të shpeshta dhe gjithëpërfshirëse. Ato ishin atraktive, sepse media vendore ishte në ringritje dhe njerëzit kishin nevojë 97
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
për lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota. Për dy dekada që është në aktivitet Radio DW, është në mendjen e shqiptarëve që e kanë ndjekur si serioze dhe e përpiktë, me lajme të konfirmuara dhe të besueshme, me intervista kompetente dhe analiza në një këndvështrim interesant. Por dhe nga stacionet e tjera të huaja dëgjuesit kanë dashur më shumë të mësojnë qëndrimet e ndërkombëtarëve mbi ecurinë e punëve në Shqipëri. Në një klimë të polarizuar në ekstrem të politikës, në një frymë mosbesuese ndaj rivalëve politikë, në një panoramë mediatike gati të ndarë më dysh, ku ende zërat e pavaruar janë të paktë – e gjithë kjo ka krijuar një mendim si ide fikse, se vetëm ndërkombëtarët mund të dëgjohen për vlerësime. Ndaj dhe në këtë optikë Radio DW, por dhe të tjerat kanë qenë e mbeten të besueshme.
Diana Mimani
Shitëse minimarketi / Verkäuferin in einem Minimarkt Deri në vitin 1996 ne kemi qenë në Shqipëri se pastaj kemi emigruar për në Greqi. Më kujtohet shumë mirë që e gjithë familja kishte kureshtje për të dëgjuar Radion DW, por dhe radio të tjera të huaja, si Zërin e Amerikës. Kur u bënë ndryshimet e sistemit ne më shumë rrinim në shtëpi dhe radio ishte e rëndësishme. Se dhe nuk kishim mundësi për t’i marrë çdo ditë gazetat, televizion ishte vetëm ai Shqiptar ashtu siç ishte dhe Radio Tirana. Por tek Radio DW na dukej se lajmet për Shqipërinë ishin më të sakta. Nuk ishin të politizuara si gazetat dhe televizioni shtetëror. Kur shkuam për të jetuar në Greqi fillimisht nuk kishim mundësi të mësonim se çfarë ndodhte në Shqipëri. Ç’na tregonin shqiptarë të tjerë që lëviznin, që shkonin e vinin, që kishin parë lajmet tek greku. Por ne nuk e dinim gjuhën. Pastaj kemi arritur të dëgjojmë me satelit Radion DW dhe Zërin e Amerikës. Sesi na dukej. Ishim larg nga vendi ynë, por mësonin se çfarë ndodhte me njerëzit tanë në Shqipëri nëpërmjet këtyre radiove. Ka qenë një gjë e mirë që Radio DW dhe radiot e tjera kanë informuar shqiptarët që kanë jetuar jashtë kufijve, se emigranti, refugjati ka shumë nevojë të dëgjojë.
Prof. dr. Dhori Kule
Rektor i Universitetit të Tiranës, kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse / Rektor der Universität Tirana, Vorsitzender des Netzes der albanischsprachigen Universitäten Ishte domosdoshmëri mesazhi që vinte nga radiot e huaja në fillimet e transformimeve demokratike në Shqipëri. Unë kam qenë dhe jam një ndjekës sistematik i lajmeve dhe programeve pasqyruese të Radios DW. Mos të harrojmë atë periudhë të kthesës së madhe politike për Shqipërinë, të asaj periudhe të dilemave dhe “1001 pyetjeve” që dilnin para shqiptarëve, të cilëve në shumicë u dilte nga shpirti thirrja lapidare: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!”. Radio DW duke folur dhe në gjuhën e shqiptarëve ishte një nga ingranazhet më të dobishëm të komunikimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, mes Europës dhe Shqipërisë, mes Perëndimit dhe Shqipërisë. Me Radion DW shqiptarët patën një institucion mediatik të qëndrueshëm dhe të besueshëm, që ofronte shërbime të informimit dhe pasqyrimit të realitetit në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që ata kishin lexuar, dëgjuar e shikuar për afër gjysmë shekulli. I jemi mirënjohës këtij radiostacioni të fuqishëm për punën në 2 dekada. Dua të tregoj një specifikë: në ndryshim nga radiot e tjera të huaja që kanë programe në gjuhën shqipe, Radio DW mendoj se është marrë më shumë me arsimin e lartë shqiptar, ka trajtuar disa herë problematikën, arritjet, të metat, 98
Opinione por ajo që ka qenë atraktive mendoj, lidhet me vendosjen e situatës në një raport të marrëdhënieve mes institucioneve arsimore e kërkimore-shkencore shqiptare me ato gjermane.
Edi Paloka
Ish-gazetar, kryetar i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Gjermani / ehemaliger Journalist, Vorsitzender des Albanisch - Deutsdchen Freundschaftgruppe im Parlament Absolutisht, që Radio DW, është një nga mediat më me reputacion në Shqipëri. Kontributin e saj e shikoj jo vetëm tek informimi profesional i publikut, por dhe si një nxitëse e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Lehtësia që lajmet dhe analizat e këtij stacioni gjerman transmetohen në gjuhën shqipe, saktësia dhe korrektesa e ndërtimit të tyre, janë faktorë mendoj, që kanë zgjuar interesin e qytetarëve për t’i ndjekur emisionet e saj. Duke pasqyruar në mënyrë të hollësishme zhvillimet nga Gjermania në të gjitha aspektet, duke pasur në fokus dhe aktivitetin e emigrantëve shqiptarë dhe integrimin e tyre në realitetin gjerman, DW në shqip është një urë komunikimi mes dy popujve, në forcimin e kooperimit mes dy shteteve në aspektin ekonomik, tregtar, kulturor, në energjetikë, infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj. Një nga fushat e bashkëpunimit është dhe ajo ndërparlamentare, ku shkëmbehet përvoja në aspektin organizativ, të hartimit të ligjeve më të rëndësishme dhe përafrimin e tyre me kuadrin legjislativ të BE-së. DW dhe radiot e tjera si Zëri i Amerikës, BBC etj., e kanë gjallëruar shumë tregun mediatik, ato e kanë emancipuar shoqërinë shqiptare, kanë ndihmuar në demokratizimin e jetës dhe të institucioneve.
Edlira Gjoni
Analiste në media, drejtuese për marrëdhëniet me publikun në Prezencën e projekteve zviceriane në Shqipëri, “Swiss Contact” / Medienanalystin, Direktorin für die Öffentlichkeitsarbeit im Rahmen der schweizerischen Projekte in Albanien, “Swiss Contact” Kur ka nisur nga puna DW në shqip unë kam qenë e vogël, por në familjen time dëgjohej rregullisht. Më pas kur kam filluar ta dëgjoj kam dalluar stilin preciz të lajmeve, analizat gjakftohta, por dhe korrektesën në trajtimin e temave të ndryshme, duke përdorur shumë burime. Për një material u jepet hapësirë dy ose më shumë këndvështrimeve dhe kjo është shumë e rëndësishme për dëgjuesin, sepse atij i vjen më e plotë rrethana, kupton çfarë ka ndodhur apo çfarë po ndodh. Ky model është më i miri i mundshëm në një realitet si Shqipëria, ku ka polarizim politik, polarizim që përcillet dhe në sektorë të tjerë deri dhe tek media. Në këtë mënyrë Radio DW ka qenë dhe është e pozicionuar si një burim i balancuar dhe i besueshëm për publikun. E ndjek variantin on line të DW-së në shqip dhe më është dukur një pasqyrim tërësor ku mund të gjesh në çdo kohë gjëra që të nevojiten. Lënda në rubrika të veçanta është e shkruar po sipas standardit të transmetimit, duke iu referuar shumë burimeve, ku përfshihen dhe ekspertët.
99
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Fotogaleri 3 - Aktualitet politik me një mbulim të balancuar
Presidenti Sali Berisha dhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Tiranë, 1997
Avokat Spartak Ngjela dhe Edi Rama në fillim të viteve ‘90
Dy kundërshtarët politikë, kryeministri Sali Berisha, PD dhe Edi Rama, PS
Presidenti i Republikës Bamir Topi në bisedë me DW-në, 2011
Kryeministri Sali Berisha dhe ish kryeministri Fatos Nano, 2010
Lulzim Basha, PD dhe Edi Rama, PS në garën elektorale për bashkinë e Tiranës, maj 2011
100
Opinione
Fotogaleri 4 - Tablo e plotë informative në trazimet politike dhe sociale
Ish-të përndjekurit politikë protestojnë për dëmshpërblimin që u takon, 2004
Protesta e minatorëve për statusin dhe pensionet, 2010
Përfaqësues të komunitetit egjiptian ankohen në bashkinë e Tiranës, 2011
Protesta e Lëvizjes “Vetëvendosje” kundër kalimit të mallrave serbe në Kosovë, 2011.
Dhuna nuk ka munguar dhe në sallën e Parlamentit në Tiranë, 2011
Për plotësimin e kërkesave ekonomike minatorët e Bulqizës në grevë urie, 2011
Ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues dhe u lënduan dhjetëra të tjerë
101
Përplasje e policisë me deputetët e opozitës para selisë së KQZ-së në Tiranë, 2011
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Endri Shabani
Ekspert i çështjeve të antikorrupsionit, pedagog i të Drejtës Administrative / Experte für Fragen der Bekämpfung der Korruption, Dozent des Verwaltungsrechts Unë jam i orientuar prej vitesh që informacionin nga mediat ta marr vetëm në variantin on line. Angazhimet e përditshme më mbajnë për orë të tëra afër lap top-it kështu që e kam shumë kollaj që dhe lajmet e çdo lloj infoje t’i marr elektronikisht. Këtë raport kam dhe me Radion DW në shqip, apo me stacionet e tjera të huaja si Zëri i Amerikës, BBC deri sa punonte, Free Europe etj. Mendimi im për DW-në dhe mediat e tjera të huaja në versionin shqip është se ato flasin për atë kategori të popullatës që nuk pranon të themi “median ring”. Pra, janë të ndryshme nga ato media shqiptare që debatin publik e konsiderojnë si një ndeshje të egër boksi, ku dy palët luftojnë fort dhe ndeshen “për jetë a vdekje”, gjithçka jo me debat argumentesh, por me arrogancë dhe fyerje për njëri-tjetrin. Kjo frymë nuk është prezente tek trajtimet që i bëhen aktualitetit nga Radio DW e mediat e tjera ndërkombëtare. Këtë e mendoj si një element shumë të rëndësishëm për një media, sepse përpos informimit ajo duhet të jetë dhe reflektuese e prezantimit me etikë të problematikës, larg agresivitetit dhe krijimit të rrethit vicioz që nga një anë e prodhon dhe nga ana tjetër e pasqyron. Mediat ndërkombëtare punojnë për të krijuar një mentalitet avangardë të shoqërisë e për këtë duhen vlerësuar. Ky është një shkak se përse vijoj ta ndjek rregullisht Radion DW në internet.
Enver Robelli
Bashkëpunëtor i gazetave “Süddeutsche Zeitung” në Mynih dhe “Tages Anzeiger” në Zyrih / Mitarbeiter der Zeitungen “Süddeutsche Zeitung” in München und “Tages Anzeiger” in Zürich Mendoj se në viset shqiptare është me shumë rëndësi që të dihet sa më shumë për Gjermaninë, si një ndër vendet lider botëror në aspektin ekonomik, politik, kulturor etj. Shoqëria shqiptare në Ballkan ka pasur dhe ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Ndoshta gjermanët janë ndër kombet e rralla me të cilët ne shqiptarët historikisht na lidhin përvoja shumë interesante. Sa më shumë informata të kemi nga zhvillimet në këtë vend aq më lehtë do ta kemi konsolidimin e urave të komunikimit dhe shkëmbimit, jo vetëm të mallrave, por dhe të ideve dhe kulturave. Në këtë aspekt unë e shikoj si të pazëvendësueshëm rolin e Radios DW për publikun shqiptar. Sepse në fokus të përmbajtjes informative, panoramike dhe analitike të saj janë viset shqipfolëse, është rajoni, zhvillimet më të zëshme ndërkombëtare dhe një hapësirë të konsiderueshme ka dhe dinamika e jetës në Gjermani. Programet në gjuhën shqipe në afër dy dekada të Radios DW kanë një rol të pazëvendësueshëm në demokratizimin e jetës së shqiptarëve. Po kështu mund të përmend dhe radiot e tjera të vendeve perëndimore që po ashtu emetojnë prej një kohe të gjatë në gjuhën shqipe. Ato janë promotore të emancipimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi dhe në radhët e bashkëkombasve që jetojnë në vende të ndryshme të globit.
102
Opinione
Ergys Prifti
Pedagog i Leksikologjisë në departamentit e gjermanishtes në Universitetin e Tiranës / Dozent für Lexikologie in der Deutschabteilung der Universität Tirana Mendoj se Radio DW ka fituar emër të mirë në tregun mediatik, pasi ka ditur të mbajë në qendër të vëmendjes zhvillimet më të rëndësishme që ndodhin në Shqipëri, në viset e shqiptarëve kudo. Duke lundruar nëpër lëndën e faqes në internet të DW-së të krijohet një ide mbi atë që po ndodh. Ke mundësinë e njohjes me fusha të ndryshme, të lexosh kuriozitete, të shikosh video dhe foto interesante dhe me një cilësi brilante. Pra, cilido qoftë niveli i interesimit ai përmbushet kënaqshëm nga ndjekja e DW-së. Thjesht mua nuk më ka tërhequr dhe më tërheq kjo radio se jam pedagog i gjermanishtes, por se më përmbush mjaft nga interesat dhe shijet e mia të përditshme. Kam njohur mjaft njerëz që kanë ndjekur ose ndjekin nga DW kurset e gjuhës gjermane, duke filluar nga metoda e hershme “Deutsch - Warum nicht?”, e cila mendoj se ka qenë shumë e suksesshme dhe ndihmonte realisht për krijimin e një baze të qëndrueshme për gjermanishten. DW është dhe si një pikë kontakti për njerëzit. P.sh., nëpërmjet informimit që bën kjo radio për aktivitetet tona si departament na ka qëlluar që të na afrohen të interesuar të fushës, të cilët janë orientuar nëpërmjet informacionit paraprak që kanë marrë nga Radio DW. Ka ndodhur dhe e kundërta, kur nga DW kemi marrë informacion për aktivitetin e subjekteve të tjera, për të cilat jemi të interesuar të kontaktojmë dhe mësojmë më shumë.
Erinda Bllaca
Juriste, koordinatore projektesh në Qendrën për Rehabilitimin e Viktimave kundër Torturës / Juristin, Projektkoordinatorin im Zentrum für die Rehabilitierung der Gewaltopfer Kam patur rastin që nga viti 2003 dhe në vijim ta ndjek programin e Radios DW në Danimarkë, pasi më është dashur që të qëndroj shpesh atje. Nëpërmjet stacioneve lokale pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Danimarkë kanë mundësinë të përcjellin DW–në dhe kam parë që interesimi mbetet shumë i madh. Nga angazhimi që kanë gjatë ditës në punë, apo për probleme të tjera sociale e familjare ata kanë pak kohë të ndjekin median. Nga ajo që kam ndjekur në programet e Radios DW më bën përshtypje në mënyrë të veçantë mungesa e anësisë politike, një gjë që e dallon menjëherë në pjesën më të madhe të mediave lokale shqiptare. Si pjesëtare e një organizate që punon për të drejtat e njeriut unë e ndiej veten mirë në një stacion që pikërisht liritë dhe të drejtat e njeriut i ka prioritet. Bashkëpunimi i Qendrës sonë me DW-në për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me rehabilitimin e viktimave të torturës, trajtimin e ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë, situatën në ambientet e paraburgimit dhe të burgjeve në Shqipëri etj., është i dobishëm. Pasqyrimi i këtyre temave nuk ka pasur dhe ka vlerë vetëm për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por dhe tek masa e gjerë e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në botë, siç dhe u mora rastin e Danimarkës që e njoh shumë mirë.
Erinta Cerova
Fotografe profesioniste në Foto Studio “Kallfa” në Tiranë / Berufsfotografin im Foto-Studio “Kallfa” in Tirana Ne u afruam për dy arsye tek programet e Radios DW apo dhe të tjerat që ishin stacione të huaja. Së pari, nga 103
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
nevoja për informim, nga fakti se banorët e një vendi të vogël si Shqipëria edhe sot e kësaj dite janë të prirur për lajme, për komente e për çdo lloj informate që lidhet me politikën. Vinim nga një sistem ku politika ishte vetëm “pronë” e një kaste njerëzish, ndërkohë që në fillim të viteve ’90 kishte uri dhe protagonizëm deri në ekstrem për të dëgjuar dhe për të komentuar politikën “e madhe”. Së dyti, kjo mendoj se është më kryesore, ne u afruam tek DW dhe radiot e tjera të huaja sepse kishim nevojë për më shumë siguri që ato që dëgjonim të ishin të sakta dhe të konfirmuara. Me dëgjimin e Radios DW shumë njerëz identifikonin Gjermaninë, politikën e saj të jashtme, rolin dhe pozicionin e saj ekonomik, politik, financiar, kulturor etj., në Europë dhe në botë. Edhe sot që kanë kaluar dy dekada nga fillimi i procesve demokratike dhe tek pjesa më e madhe e popullatës besueshmëria më e madhe është tek ndërkombëtarët, ata janë “arbitri” më i besueshëm për ecuritë dhe mangësitë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
Esat Rumi
Këpucar, drejtues i Shoqatës së Artizanëve për Tiranën / Schuhmacher, Vorsitzender des Handerkerverbandes in Tirana Unë kam pasur një arsye personale dhe familjare që e kam ndjekur që në emisionet e para Radion DW. Babai im ka qenë arsimuar në Vjenë dhe si gjermanishtfolës, por dhe nga pozita e tij në kohën e Luftës së Dytë Botërore, ai na ka imponuar në familje një lloj afeksioni për botën gjermanike. Pavarësisht këtij fakti personal, Radion DW në shqip më pëlqen ta ndjek, sepse është një stacion me një zë të natyrshëm, pa etiketa, por në mënyrë të drejtpërdrejtë thotë atë që është e bardhë dhe atë që është e zezë. Jep dhe ngjyra të tjera ndërmjet bardh e zisë, në mënyrë që nga opinioni gjithçka të kapet me natyrshmëri. Tek Radio DW nuk dëgjon qëndrime emocionale, nuk dëgjon thirrje e çjerrje. Se e keni parasysh, që me qetësi e siguri mund të thuash dhe gjëra të jashtëzakonshme, mund të ngresh probleme dhe të tërheqësh vëmendjen tek qeveritarët. Europa e bota kanë shpenzuar miliona euro e dollarë që institucionet e këtij vendi të jenë me standarde, por fatkeqësisht efekti i këtyre fondeve është minimal. Po kështu mund të them dhe për rolin e DW-së dhe radiove të huaja si ajo. Ka kaq vjet që ato funksionojnë dhe ndiqen në Shqipëri, por për fat të keq kjo eksperiencë e tyre nuk është se ka vlejtur shumë tek mediat shqiptare.
Evis Nasto
Kryeredaktore në departamentin e lajmeve në televizionin UTV / Chefredakteurin für die Nachrichten im Fernsehsender UTV Për arsye të punës unë ndjek prej kohësh shumë burime mediatike dhe mes tyre janë dhe dy stacionet e huaja radiofonike që kanë programe në shqip. Radion Zëri i Amerikës e shikoj në edicionin televiziv, kurse DW-në nëpërmjet faqes së webit. Si mendim i parë që më vjen në mendje është larmia tematike. Më qëllon që ta vizitoj disa herë në ditë dhe shikoj se freskohet qoftë në aspektin informativ, qoftë në pasqyrimin e materialeve problemore dhe analitike. Ka tema që në dukje janë të thjeshta, nga përditshmëria, por që nuk i has në pjesën tjetër të medias. Të trajtosh çështje që nuk i kanë të tjerët 104
Opinione nuk është e lehtë për ta realizuar, por fiton tiparin e të qenit i veçantë dhe kjo krijon audiencë. Në përmbajtjen e materialeve që lexon në web, si ato që pasqyrojnë aktivitetin politik në Gjermani, si ato që i referohen ngjarjeve të brendshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e shtete të tjera të rajonit janë të paanshme, pa mbajtur anën e njërit apo tjetrit krah partiak. Kjo është e dukshme tek Radio DW dhe tek Zëri i Amerikës Respektimi i normave të gazetarisë profesionale me fanatizëm i mban këto media ende atraktive për publikun.
Fabiola Egro
Drejtore e qendrës komunitare “Sot për të ardhmen” në Durrës / Direktorin des Gemeinschaftszentrums “Sot për të ardhmen” in Durrës Kalimi nga një vend i izoluar dhe me mungesë totale të lirisë së medias, me mungesë totale të shprehjes së lirë të mendimeve në publik, në një vend që ndërton ekonominë e tregut të lirë dhe institucionet demokratike është një ngjarje e paharruar për historinë e Shqipërisë. Në këtë proces kanë mbështetur dhe mbështesin radiot e huaja, mes tyre dhe DW-së. Unë dalloj tek Radio DW disa veçori në raport me mediat e tjera. Përpikmëria dhe argumentimi i lajmeve që transmetohen. Analiza dhe komente që i shikojnë zhvillimet në mënyrë të pavarur. Larmia e informacionit, nga politika, ekonomia, çështjet sociale, evente kulturore dhe artistike, kuriozitete, histori personale, argumente që debatohen në shkallë të gjerë e ndonjë temë që nuk më kujtohet për momentin. Ky mozaik informacioni afron gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët mund ta ndjekin Radion DW me zë, por dhe nëpërmjet faqes së internetit, ku ka tekste, foto, e video. Unë mendoj se përderisa media shqiptare ka ende probleme me pavarësinë dhe afrimin me politikën, atëherë dhe këto radio mbeten brenda interesit të publikut.
Fatmir Bonjaku
Banor i Kaçanikut në Kosovë / Bewohner von Kaçanik in Kosovo Nuk ka njeri në Kosovë që të mos e njohë Radiostacionin DW. Në kohën e luftës ishte shumë vështirë me ec nëpër rrugë, me shku në shitore a diku tjetër. Njerëzit sikur u ndanë për së gjalli, por kishim dhe mjete informimi nga ku merrnim vesh se çfarë ndodhte, çfarë mendonte perëndimi mbi masakrat serbe në Kosovë, për djemtë, burrat e gratë që luftojshin, sepse nuk donin me ju përkul pushtuesit dhe me e çliru vendin. Radio DW ishte stacioni më i besuar në atë periudhë, por dhe për tollovinë që u kriju menjëherë pasi hynë trupat e NATO-s. Edhe me gjet personat e afërt ose të familjeve na ndihmonte Radiostacioni DW, ku jepeshin informata të detajuara mbi vendndodhjen p.sh., në Shqipëri, ose Maqedoni, pasi popullata ishte përndjek me dhunë nga trojet e veta dhe ishte ndal tek familjet shqiptare jashtë kufijve. DW ka një kontribut shumë të madh, padiskutim është radio numër një për popullin e Kosovës.
Prof. dr. Fatos Klosi
Pedagog i fizikës në Universitetin e Tiranës, shef i Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë nga viti 1997 deri në 2002 / Dozent für Physik an der Universität Tirana, Leiter des Geheimdienstes in Albanien vom Jahr 1997 bis zum Jahr 2002 105
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Ka qenë një periudhë kur kam pasur një raport shumë të afërt me programin shqip të Radios DW, të paktën deri në vitin 1997. Sepse burimet e informacionit ishin të pakta dhe në pjesën më të madhe të pabesueshme. Vetëm gazeta Koha Jonë mbijetonte si e pavarur, por dhe asaj qeveria i “vinte stërkëmbsha” për ta penguar sa të mundte. DW, Zëri i Amerikës dhe BBC ishin mjaft popullore, i dinim të gjitha oraret e transmetimit, i komentonim pa pushim, madje dhe duke menduar ndoshta gabim në atë kohë, kur ato që thoshte Radio DW, p.sh., i identifikonin me pikëpamjet e qeverisë gjermane, madje edhe kur bëhej fjalë për pasqyrën e shtypit kryesor gjerman. Sa mbaronte emisioni dhe fillonin shprehjet “e dëgjuat, qeveria gjermane ka këtë apo atë mendim mbi atë që po ndodh në Shqipëri...!”. E njëjta gjë ndodhte dhe me emisionet e BBC-së që identifikoheshin me pikëpamjet e qeverisë britanike, apo në rastin e Zërit të Amerikës që merreshin si qëndrime të qeverisë amerikane. Radio DW në shqip më duket një program simpatik, që ka jo vetëm lajme se çfarë ndodh në Shqipëri, rajon e në botë, por dhe informacione tematike kulturore, shkencore e sociale që janë interesante, që ngjallin kureshtje apo të argëtojnë. Nga ajo që dëgjoj apo lexoj kuptoj që bëhet një punë me përgjegjësi, flitet për fakte dhe gjëra konkrete dhe ajo që ka rëndësi, mendoj se merret mendim nga të gjitha palët në një çështje të diskutueshme.
Fatos Lubonja
Shkrimtar dhe publicist, drejtor i revistës kulturore Përpjekja / Schriftsteller und Publizist, Direktor der Magazin Përpjekja Kontaktin tim me Radion DW në shqip e kam të alternuar. Herë dëgjoj diçka, herë vizitoj faqen në internet, ose qëllon që lexoj ndonjë material që është marrë nga gazetat. Kam pasur rast dhe të jem ftuar për intervista për tema të ndryshme në programin shqip të Radios DW. Dua të them se në periudhën mes viteve 1992 – 1997 Radio DW është ndjekur shumë nga publiku, po kështu ishte dhe më stacionet e tjera në shqip si Zëri i Amerikës, BBC, Europa e Lirë etj. Në këto vite vihej re një lloj inercie e autoritarizmit, kishte mangësi në mundësitë e shprehjes së lirë të opinioneve e mendimeve, aq sa kujtoj që kishte dhe iniciativa për të hapur radio në rajonin e Puglias në Itali, me staf shqiptarësh, si kundërpeshë e kësaj situate. Gazetat e asaj kohe nuk qarkullonin dot në të gjithë vendin, RTSH ishte në shërbim të pushtetit, kurse radio dhe televizione private nuk lejoheshin. Ndaj dhe Radio DW dhe të tjerat punonin për të mbushur këtë boshllëk si në anën informative, ashtu dhe për analiza e interpretime të pavaruara, mbi atë që ndodhte në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit. Ato e kryen më së miri këtë rol në periudhën nga vitit ’92 deri në ’97, duke qenë orientuese për qytetarët në informacionin që grumbullonin. Të mos harrojmë që në suksesin e tyre luajtën rol dhe standardet perëndimore që ato ndiqnin në formulimin e lajmeve, burimet ku bazoheshin dhe shikimi nga disa këndvështrime i situatave. Më pas, kur nisi tregu privat i medias elektronike, ato nisën të kishin një pozicion tjetër në audiencë. Por vijimi i punës së tyre duket se mbështetet tek qëndrimi i paanshëm, për të cilin ka më shumë nevojë publiku shqiptar. Sepse një pjesë e mirë e medias është e politizuar dhe hapur mban krahun e njërit apo tjetrit, kur raportet mes pronarëve dhe gazetarëve janë tejet të mjegullta dhe në varësi nga politika.
106
Opinione
Ferhat Muhedini
Themelues dhe administrator i librarisë “Friend’s Book House” në Tiranë / Gründer und Geschäftsführer der Buchhandlung “Friend’s Book House” in Tirana E kuptoni efektin që radiot e huaja bënë tek qytetarët e këtij vendi në fillimet e demokracisë? Ishim mësuar vetëm me valët e Radio Tiranës, e cila kontrollohej në mënyrë të rreptë nga autoritetet komuniste, po kështu Televizioni Shqiptar dhe gazetat e revistat e asaj kohe. Radio DW krijonte lehtësi në marrjen e informacionit cilësor, sepse gjithçka ishte në gjuhën shqipe. Kishte mundësi që ta ndiqte studenti, nxënësi, intelektuali, por dhe nivele të tjera të edukimit, pasi vetë radioja është e tillë që e lehtëson shpërndarjen e lajmeve edhe tek ajo pjesë që nuk ka mundësi dhe vullnet të lexojë. Kjo kategori është shumë e përhapur sidomos në zonat rurale të vendit. Unë dua të kujtoj sidomos ngjarjet e vitit 1997, ku Radio DW nuk pushonte së informuari mbi atë situatë kritike për Shqipërinë dhe që ishte në vëmendjen e qindramijëra shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve të saj. Në ato momente nuk ishte e lehtë të mblidhje dhe të jepje informata nga zonat e ndryshme të vendit. Tani që e mendoj e konsideroj një punë heroike të Radios DW që mbajti gjallë informimin e publikut.
Florentina Skëndaj
Regjisore dhe shkrimtare në Delvinë të Sarandës / Regiseurin und Schriftstellerin in Delvina, Saranda Duke jetuar në një vend të skajshëm, gjithmonë ke nevojë që të informohesh. Të informohesh nga brenda, por dhe nga burime të jashtme, sepse këto të dytat janë gjithmonë një risi për njeriun, janë “tablo” që vjen nga një këndvështrim i ndryshëm, më pak emocional, por dhe më pak i ndikuar nga rrethana jashtë gazetareske. Njëri nga burimet e jashtme të informimit për mua është Radio DW në gjuhën shqipe. Nuk është rastësi, apo zgjedhje rutinore. Që në kohën e gjimnazit unë kam qenë e dhënë pas gjermanishtes, kam ndjekur një kurs gjuhe dhe si të thuash kjo ushqente një lloj simpatie për Gjermaninë, një vend orientues për demokracinë, për kulturën, për politikën, për gjithçka. Ndaj dhe më tërheq DW qoftë si radio, qoftë si sinjal televiziv, me dokumentarë të mrekullueshëm njerëzorë, me fabula atraktive dhe të realizuara mjeshtërisht. Nga Radio DW unë si një njeri që jam lidhur me artin e kulturën, pëlqej më shumë këtë fushë. Ndjek zhvillimet kulturore në Gjermani, festivale muzike, poezie, teatri, promovime librash të autorëve të shquar, mes tyre dhe nobelistë. Ndjek dhe evente kulturore europiane, se me thënë të drejtën në Shqipëri kalendarët artistikë janë ende të varfër, janë më shumë në kryeqytet dhe ndonjë qytet kryesor, kurse pjesa tjetër e popullatës kulturën e artin i ndjek vetëm nëpërmjet medias.
Frrok Çupi
Koordinator për Shqipërinë i Organizatës Mediatike për Europën Juglindore, SEEMO, degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, IPI / albanischer Koordinator in der South East Europe Media Organisation, SEEMO, Filiale des Internationalen Presseinstituts, IPI Radio DW në Shqipëri ka një emër dhe mbresë shumë të mirë. Ashtu sikundër dhe dy radiostacionet e tjera të huaja, BBC dhe VOA, ajo hyri në tregun mediatik shqipfolës si një mik i mirë, që vjen në një kohë kur ti ke nevojë për të. Në fillim të viteve ’90 107
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
kishte një nevojë jetike për informacionet dhe vështrimet e tyre profesionale. Në atë kohë të nxehtë zhvillimesh shumë të vrullshme Radio DW nuk kishte për mision të ngrinte më shumë temperaturën, që të ndizte zjarrin duke mbajtur anë. Jo. Duke iu referuar të vërtetës dhe realitetit, ajo mbulonte ngjarjet më të rëndësishme, duke mos anashkaluar asgjë që ishte në interesin e qytetarëve. Për mendimin tim Radio DW ka një rol dobie, sepse sillte në valët e saj frymën europiane, një mision që vijon ta kryejë në mënyrë sistematike. Për eventet më të mëdha, për situatat e diskutueshme, për periudhat e krizave politike – kemi pasur shumë të tilla - për të gjitha këto, Radio DW ka ditur të na sjelle opinione dhe këndvështrime nga kancelaritë europiane, nga ekspertë të njohur të çështjeve shqiptare dhe atyre të rajonit. Veç aktualitetit politik, ekonomik, kulturor, social etj., ka dhe materiale interesante nga historia e tradita e këtij vendi të zhvilluar europian.
Gaqo Bushaka
Shkrimtar, përgjegjës për botimet në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë / Schriftsteller, zuständig für die Publikationen der autokephalen orthodoxen Kirche Albaniens DW ashtu si dhe radiot e tjera të huaja na kanë dhënë informacione të besueshme për zhvillimet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon e në botë. Shikoni se çfarë dallimi kam vërejtur: kur një politikan, ose një personalitet shqiptar intervistohet nga këto radio të huaja ai duket si më shumë “me këmbë në tokë”. Flet më me përgjegjësi, flet më i tendosur, pasi e di që thëniet e tij do të shpërndahen edhe në media të tjera. Për fat të keq ndodh që po të njëjtët të intervistuar kur flasin për gazetat ose televizionet shqiptare thonë ç’tu vijë aty për aty, dalin nga tema dhe deri ia fusin kot. Radio DW ka një kontribut të madh dhe këtë e ka treguar në disa prej momenteve më të rëndësishëm të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri. Në vitet e para të demokracisë të gjithë e mbajmë mend që për të mësuar se çfarë kishte ngjarë realisht, se çfarë qëndrimi kishin kancelaritë ndërkombëtare për ecurinë e Shqipërisë për reformat, këtë e mësonim nga DW në shqip. Mediat shqiptare duhet të kishin bërë më shumë për të rritur besueshmërinë, pasi kanë pasur shembuj eksperience dhe përvoje në bërjen e programeve informative tërheqëse dhe të pavarura nga politika ose interesa të tjera.
Gazmend Leçini
Doktorant në shkencat e komunikimit dhe të informimit në Universitetin e Tiranës / Doktorand für Kommunikations- und Informationswissenschaften in der Universität Tirana Duke u kthyer tek koha e ngjarjes së ambasadave, tek eksodi i parë nga Shqipëria dhe rrethanat se si u iniciua e u zhvillua më pas, na vijnë në mendje të gjithëve se thirrjet “Deutschland Deutschland!” ishin të pranishme në Tiranë në ato ditë të paharruara korriku të vitit 1990. Ky ishte një tregues që shqiptarët të izoluar nën diktaturë kishin etje për perëndimin në përgjithësi dhe për Gjermaninë në veçanti. Të paktën futbolli gjerman kishte shumë e shumë adhurues në Shqipëri. Ndaj pak kohë më pas kur nisi nga transmetimet Radio DW, si të thuash ajo e kishte të garantuar audiencën, mjaftonte që ajo të shtrinte sinjalin dhë të përçonte mesazhin e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në gjuhën shqipe. Në fillimet e ndryshimit të sistemit në Shqipëri kjo radio pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në instalimin e një mendimi dhe këndvështrimi të ri ndër shqiptarët. Lajmet nga 108
Opinione vendi lokomotivë i Europës, Gjermania, nga vende të tjera perëndimore, si dhe nga Shqipëria, Kosova e tërë rajoni, priteshin me padurim nga dëgjuesit, sollën krijimin e një psikologjie të re dhe një këndvështrim të ri për median dhe lirinë e saj. Me zhvillimin dhe përhapjen e gjerë të mediave shqiptare them se Radio DW ka ditur ta ruajë koherencën duke mbajtur në funksion një portal dinamik on line që ka larmi tematike dhe është gjithmonë i aktualizuar.
Gazmend Vogli
Themelues dhe menaxher i përgjithshëm në Radiotelevizionin Klaudiana në Peqin / Gründer und Geschäftsführer vom Rundfunk- und TV-Sender Klaudiana in Peqin Prej më shumë se 12 vitesh ne kemi një partneritet të ngushtë me Radion DW. Si një media lokale, Radiotelevizioni Klaudiana bën ritransmetimin e programeve të veçanta të DW-së. Nga verifikimet që bëjmë në terren këto programe pëlqehen për vërtetësinë dhe përpikmërinë, për lajmet dhe tematikën shumë interesante nga Shqipëria, Kosova, nga rajoni dhe bota. Në kuadër të kooperimit mes dy mediave, unë kam pasur fatin që në vitin 2006 të jem në një vizitë pune në ambientet e Radios DW në Bon. Aty kam parë nga afër punën e stafit të kualifikuar, kam prekur si të thuash një produkt që e kam ndjekur për vite, një produkt që bëhej nga profesionistë të përkushtuar. Radio DW ka një rol të madh në sjelljen e frymës europiane në Shqipëri, në sjelljen e frymës gjermane të jetesës, të punës, të inovacionit në çdo fushë të jetës. Është një model që ia vlen të bëhet pjesë e jetës dhe praktikës së shqiptarëve. Faqja e internetit është shumë e vlefshme për të marrë lajme nga vendi, rajoni dhe bota, ka artikuj nga më të larmishmit, kuriozitete dhe çudira që të argëtojnë.
Gerta Meta
Drejtore ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike / Geschäftsführerin der Gesellschaft für Demokratische Kultur Shoqata jonë ka rreth 20 vite që është e investuar në monitorimin e proceseve të votimit dhe sensibilizmit të qytetarëve. Proceset elektorale janë një nga çështjet më delikate në Shqipëri, që për fat të keq ende nuk ka një palë zgjedhje të përgjithshme apo lokale që të jenë certifikuar nga vendorët e ndërkombëtarët, si votime të lira dhe të ndershme. Përveç kësaj, edhe media në mbulimin e zgjedhjeve është në përgjithësi e ashpër, partizane dhe e ndarë në grupe që luftojnë mes tyre, njësoj si politika. E bëra këtë parantezë për të nxjerrë në pah rolin mjaft të ekuilibruar, të pavarur dhe objektiv të Radios DW në mbulimin e zgjedhjeve, sidomos në kohën e fushatës elektorale që përveç se është shumë e gjatë në kohë, karakterizohet dhe nga një gjuhë e drunjtë dhe e tensionuar. Radio DW dhe radiot e tjera të huaja, janë partnerët tanë më të besueshëm në momentet kur na duhet që nëpërmjet medias të lëshojmë mesazhe mbi opinionin qytetar, kur publikojmë rezultate të pjesshme ose të përgjithshme, kur publikojmë rekomandime për përmirësimin e standardeve. Radio DW dhe radiot e tjera të huaja futen në grupin e atyre mediave shqiptare që pasqyrojnë me realizëm atë që ndodh në një proces zgjedhor qysh nga fillimi i të ashtuquajturës fushatë paraelektorale e deri sa dalin rezultatet përfundimtare.
109
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Gëzim Kalaja
President i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Shqipërisë / Vorsitzende der Union der unabhängigen Gewerkschaften Albaniens Pse po bëhen 20 vite që Radio DW është në transmetim?! Atëherë vetë fakti që ky stacion gjerman ka “moshën” e zhvillimeve demokratike në Shqipëri është një tregues që flet vetë. Radio DW ka qenë dhe është një dritare europiane për Shqipërinë, është një urë miqësie me një ndër vendet më demokratike dhe më të fuqishëm të botës. Në fillimet e pluralizmit dhe në vijim mua personalisht, por dhe kolegëve të mi nga BSPSH-ja, na ka rënë rasti të flasim në mikrofonin e DW-së. Nga regjimi komunist ne trashëguam një media të politizuar dhe që ishte përdorur si vegël nga autoritetet e diktaturës. Tani duket çudi, por në fillim të viteve ’90 ne kemi mbajtur frymën gjatë emisioneve të lajmeve në shqip të radiove të huaja, si DW, Zëri i Amerikës, BBC etj. Sindikalistët shqiptarë i janë mirënjohës Radios DW, por dhe radiove të tjera të huaja për mbështetjen që iu kanë dhënë në kauzën e tyre për të mbrojtur të drejtat e punonjësve, për të pasur kushte më të mira për punë, jetesë e prosperitet në familjet e tyre.
Gledis Gjipali
Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, EMA / Geschäftsführe der Europäischen Bewegung in Albanien, EMA Është një radio europiane e mirëfilltë dhe si e tillë për të procesi i integrimit ka qenë dhe mbetet një prioritet. Unë e di që nga viti 1992 kur ja nisi nga puna Radio DW ka patur ngritje dhe ulje në audiencë, por ajo që ka qenë stabël për këtë stacion është besueshmëria tek publiku. Kjo dritare informacioni nga Gjermania ka pasur herë pas here riformatime në programet e saj, por nuk ka lëshuar asgjë nga standardet gazetareske. Për një pjesë të mediave procesi i integrimit europian i Shqipërisë është shndërruar në një çështje që trajtohet në mënyrë rutinore e sipërfaqësore, duke emetuar dhe riemetuar slogane dhe flukse deklarative, duke mos i hyrë në themel çështjeve, duke mos raportuar për aspekte konkrete, të prekshme për qytetarët, në fund të fundit për të prezantuar përfitimet e kostot e procesit. Në Radion DW. ka zënë vend dhe referimi i përvojave që kanë pasur me integrimin ato shtete që janë bërë më herët anëtarë të rinj të BE-së. Kjo më duket e qëlluar pasi janë për t’u marrë në konsideratë hapat që kanë ndjekur anëtarët e rinj të BE-së, çfarë efektesh kanë zhvillimet postanëtarësim dhe si i perceptojnë qytetarët e këtyre shteteve ato, treguesit e integrimit ekonomik, kulturor etj.
Greta Malaj
Studente në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë / Studentin in der Abteilung für Journalistik und Kommunikation an der Fakultät für Geschichte und Philologie in Tirana Që në pamjen e parë faqja on line e Radios DW të krijon përshtypjen e një lënde me gjuhë të thjeshtë, nuk ta vret syrin, shumë e organizuar. Përsa i përket faqes së parë, ka një balancë mes fotos dhe tekstit, me fjalë të tjera nuk ka shumë tekst, pasi ‘thyhet’ me foton. Kjo është në favor të lexuesit on line, pasi ai nuk kërkon 110
Opinione gjërat “e rënda”. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që fotot janë shumë të goditura për lajmet përkatëse (çka njëkohësisht çon në vlerësimin e fotografit). Përsa i përket lajmeve, nga ajo që unë kam lexuar, vërej se përgjithësisht ato shkruhen brenda standardeve gazetareske, duke ruajtur mbi të gjitha paanshmërinë. Ta theksoj të shkruarin në mënyrë profesionale, pasi nuk ndodh si në rastin e mediave klienteliste, me ndikim politik apo nga grupe të ndryshme të biznesit. Pozitive është hapja ndaj feedback-ut, mundësia që i jepet çdo lexuesi për t’u bërë pjesë e lajmit nëpërmjet komenteve e përshtypjeve të tij. Nuk kam ndonjë sugjerim konkret për faqen, por edhe nëse po, do të ishte vetëm për dukjen e saj - çka mbetet në preferencat personale të gjithsecilit - por jo në përmbajtje. Informacionet dhe analizat e shumta që unë personalisht, apo lexuesi në tërësi, merr nga rajoni, nga Gjermania, Europa, apo i gjithë globi, i shikoj si një formë e mirë për ndarjen e përvojave e njohjen e kulturave ndërmjet këndvështrimeve të vendeve të ndryshëm. Më duket një shërbim on line shumë informues dhe shumë larg tendencës së gazetarisë shqiptare që mbush pjesën më të madhe të hapësirave tona mediatike me Berishën ose Ramën.
Prof. dr. Gudar Beqiraj
Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë / Vorsitzender der Akademie für Wissenschaften in der Republik Albanien Fillimi i transmetimeve të radiove të huaja në gjuhën shqipe në fillim të vitit 1990 ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por dhe shqiptarët në përgjithësi. Emetimi i tyre fillimisht me valë të shkurtra, më pas në FM, me satelit dhe vitet e fundit me aktivitet dinamik në internet, mendoj se i dha atyre një dimension global, si një mundësi që shqiptarët t’i ndiqnin nga çdo pikë e globit. Le ta them me një fjali, që Radio DW erdhi në tregun mediatik si zëri i së vërtetës. Një zë që vinte nga qendra e Europës, nga një vend me tradita demokratike, por dhe që në njëfarë mënyre kishte një asociim me të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Një pjesë e Gjermanisë ishte në suazën e ish-Lindjes Komuniste, por që në fund të viteve ’80 dhe me fillimin e viteve ‘90 me rënien e Murit të Berlinit, me aktin e Bashkimit të Gjermanisë u përfshi në një transformim të thellë politik, ideologjik, ekonomik, social etj. Ndoshta kjo ka qenë një arsye se përse në Shqipëri është ndjekur dhe ndiqet shumë Radio DW. Ne këtë radio dhe në të tjerat, si Zëri i Amerikës e BBC vinte eksperienca perëndimore e lirisë së tregut, e pavarësisë së institucioneve, e respektimit të të drejtave të qytetarëve etj. Në këto radio u dëgjuan opinionet e para të intelektualëve dhe ekspertëve, si të thuash u “spraps” frika nga regjimi, u frymëzua liria e ideve dhe alternativave. Unë kam bindjen se qysh në ditët e para të punës së DW-së, apo radiove të tjera, kishte dëgjues nga radhët e intelektualëve, shkencëtarëve, pedagogëve, studentëve, nga të gjitha shtresat e popullatës, të cilët me etje ndiqnin zhvillimet në botën shqiptare, në rajon, në Europë apo kudo ku kishte pika të nxehta në botë.
Gjergj Buxhuku
Administrator i përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë / Geschäftsführer von Konfindustria Albanien, Kam pasur privilegjin që para disa kohësh të jem i ftuar si pjesë e një paneli gjatë një forumi të hapur diskutimi që organizoi dhe transmetoi direkt Radio DW në Tiranë, në prezencën aktive të një grupi dëgjuesish studentë të universiteteve të ndryshme. Kam vlerësimet më pozitive për këtë media gjermane që është dhe në versionin shqip dhe që operon në tregun mediatik shqiptar prej dy dekadash. Prezenca e Radios DW 111
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
dhe e simotrave të saj në ndjekjen e zhvillimeve të tranzicionit shqiptar, d.m.th., për kalimin nga sistemi socialist për në sistemin e ekonomisë së tregut dhe demokraci, ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm. Këtë rol determinues në informimin e publikut shqipfolës dua ta shikoj në dy aspekte, në varësi të karakteristikave të situatës. Së pari, Radio DW dhe simotrat e saj do të kujtohen si përhapëset dhe përpunueset e ideve dhe pikëpamjeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut në kushtet e mungesës së mediave shqiptare. Me këtë kam parasysh dekadën e parë të tranzicionit shqiptar. Së dyti, prania e Radios DW dhe e simotrave të saj vijon të mbetet shumë e rëndësishme dhe në kohët e sotme për të balancuar, ose më mirë të them për të neutralizuar, ndikimet që tashmë nuk vijnë nga mungesa e mediave, por nga një pjesë e madhe e mediave që mendoj se nuk i përgjigjen interesave të publikut, të cilat funksionojnë si media të varura tërësisht nga biznesi ose politika.
Prof. dr Hamit Boriçi
Shef i departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin UFO / Leiter der Abteilung für Kommunikationswissenschaften an der Universität UFO Radiot e huaja në gjuhën shqipe kanë pasur një impakt shumë të madh në publik që në muajt e parë të punës së tyre. Ato dëgjoheshin në qytete, por dhe zonat rurale. Në fillim të viteve ’90 ndodhin ngjarje të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kishte uri për informacion dhe radiot e huaja përmbushnin këtë nevojë shumë mirë. Vetë këto stacione kishin veçoritë e tyre të sjelljes në tregun mediatik. Bënin dallim nga mediat shqiptare, por dhe nga njëra-tjetra. Për mua Radio DW kishte si karakteristikë dalluese kombinimin e lajmeve me analizat, në një program ku optika lëvizte nga Tirana, në Prishtinë, në Shkup, në Beograd, në Ulqin apo në qendra të tjera rajonale, në varësi të rëndësisë që kishin çështjet që mbuloheshin nga gazetarët. Më ka pëlqyer kombinimi i tematikës rajonale me atë gjermane, europiane apo dhe më gjerë. Në një program pra, kishte fluks tematik dhe gjeografik. Kjo e ka mbajtur dhe e mban me bazë të gjerë dëgjueshmërinë ose lexueshmërinë kur vjen fjala për artikujt në internet. Nga aktiviteti i Radios DW kanë përfituar përvojë dhe gazetarët lokalë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi etj. Krahas njohurive që ata merrnin në planin teorik gjatë zhvillimit të kurseve, në fakt, edhe vetë programet e DW-së si dhe të radiove të tjera të huaja kanë qenë dhe janë demonstrime konkrete të gazetarisë me standarde, të qëndrimeve të pavarura dhe në shërbim të informimit objektiv të publikut. Nga ana tjetër mendoj se ato kanë reformuar në njëfarë mënyre dhe shijet e publikut për lajmet dhe analizat mbi aktualitetin.
Henri Çili
Analist në media, drejtor i gazetës Mapo / Medienanalyst, Direktor der Zeitung Mapo Rëndësinë e aktivitetit të Radios DW si dhe mediave të tjera të huaja që kanë programe në gjuhën shqipe e kam konstatuar në dy aspekte kryesore. Së pari, ato kanë qenë dhe janë një burim lirie dhe burim profesionalizmi në të njëjtën kohë. Por ka qenë dhe një mënyrë se si shqiptarët projektohen në skenën europiane, të paktën të këtyre vendeve. Aspekti i dytë lidhet me fillesat e shtypit shqiptar pas rënies së komunizmit dhe fillimit të proceseve demokratike, si dhe pluralizmin e medias audiovizive në fund të viteve ’90. Deri në këtë periudhë Radio DW dhe radiot e tjera të huaja përbënin një sistem 112
Opinione informimi gati unik, i vërtetë dhe mbi palët. Kjo sepse këto radio hynin në treg të konsoliduara dhe me standarde të provuara nga vendet e origjinës dhe që në një kohë të shkurtër u përvetësuan nga pjesa e stafit shqiptar. Radio DW përballë kishte një rrjet shtypi të politizuar dhe të ndarë, thuajse siç ishte ndarë klasa politike. Në dekadën e dytë të tranzicionit kemi një gjallërim sasior dhe cilësor të tregut audioviziv në Shqipëri dhe ndikimi i radiove të huaja u relativizua në njëfarë mënyre. Është fakt se dhe aktualisht Radio DW mbetet e rëndësishme, sepse ajo është sistematikisht e citueshme nga media shqiptare. Unë do të veçoja dhe tiparin e qëndrueshmërisë që kanë pasur stafet e radiove të huaja përkundrejt lëvizjeve deri dhe të pakontrolluara të kolegëve të tyre që punojnë në media të ndryshme shqiptare.
Hysen Duka
Sipërmarrës në sektorin energjetik në Lezhë / Energie-Unternehmer in Lezha Në fillimet e demokracisë kam punuar disa kohë në shërbimin taksi në qytetin e Lezhës. Gjatë gjithë ditës isha në punë duke lëvizuar gjithkund sipas kërkesave të klientëve. Duke qenë larg shtëpisë, radio në makinë ishte “pasagjeri” im më besnik. Isha mësuar aq shumë sa dhe kur kthehesha në banesë vazhdoja të ndiqja programet e saj. Kam ndjekur boll nga emisionet e stacioneve të huaja, mes tyre dhe Radion DW. Kjo radio, të them të drejtën, më është dukur se gjithmonë jepte lajme dhe komente reale, pa mbajtuar anën e asnjë partie politike, të asnjë politikani shqiptar. Në të njëjtën kohë dilnin shumë gazeta në kioskë dhe po t’i lexoje çfarë thoshte njëra nuk thoshte tjetra. Njësoj siç luftojnë politikisht partitë, ashtu luftojnë dhe gazetat e televizionet shqiptare.
Ilda Londo
Eksperte dhe koordinatore kërkimesh pranë Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë / Expertin und Forschungskoordinatorin im Albanischen Institut für Medien in Tirana Radio DW është nga partnerët e rëndësishëm me të cilët ka bashkëpunuar në disa projekte Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë. Rolin dhe ndikimin e këtij stacioni në tranzicionin shqiptar e shikoj kryesisht në dy elemente që duhen përmendur. Së pari, Radio DW ka shërbyer si një burim i besueshëm, i paanshëm dhe objektiv informacioni për publikun shqiptar, në një kohë kur doza e dyshimit për këto kritere themelore të medias vendase ka qenë dhe është e konsiderueshme. Nëse një media “testohet” për parametrat e saj në periudha të nxehta dhe delikate me karakter socio-politik, them se Radio DW ka arritur t’i kalojë me sukses ato, duke mbetur fanatike e pasqyrimit ose analizimit të zhvillimeve e fenomeneve në mënyrë të pavarur. Elementi i dytë, ka të bëjë me faktin se Radio DW, por gjithashtu dhe radiot e tjera të huaja që kanë program në gjuhën shqipe, kanë ndikuar dhe ndikojnë në përmirësimin e standardeve të mediave vendore. Prezente në tregun mediatik shqiptar këto radiostacione mund të konsiderohen dhe si shkolla gazetarie. Trajnimet që ka zhvilluar dhe vijon të zhvillojë Radio DW në Shqipëri kanë mbledhur jo vetëm gazetarë të rinj, por dhe ata me eksperiencë, duke trajtuar një larmi çështjesh që kanë të bëjnë me profesionin e gazetarit, raportet e tij me publikun e autoritetet, për menaxhimin e mediave etj.
113
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Fotogaleri 5 - Intervista dhe reagime ekskluzive me ndërkombëtarët
Cecilia Malmström, komisionere e BE-së
Eduard Kukan, Parlamenti Europian
Doris Pack, Parlamenti Europian
Alexandra Stiglmayer, European Stability Initiative, Bruksel
Sanja Kostovska, Qendra për kërkime dhe politikbërje, Shkup
Florian Hahn, Bundestagu gjerman
Volkram Gebel, Kongresi i Helmuth Lohan, ish shef i Delegacionit të BE-së Autoriteteve Lokale të KiE
Carola MüllerHoltkemper, ambasadore e Gjermanisë
Eduard Oswald, nën/ Oliver Stonestreet, shef Maud de Boer Buquicchio, zëvendëssekretare e kryetar i Bundestagut i vëzhguesve të ODIHR përgjithshme e KiE
Ivan Bizjak, Këshilli i BE-së
Dr. Karl Lamers, Presidenti i Shoqatës së Traktatit të Atlantikut
Marc Michielsen, Irena Tatarzynska, ambasador i Belgjikës ambasadore e Polonisë
114
Dr. Karsten Grabow, ekspert për fushatat elektorale CDU
Sandor Molnari, ambasador i Hungarisë
Opinione
Fotogaleri 6 - Integrimi europian, prioritet i prioriteteve
Performancë publike për liberalizimin e vizave, nëntor 2010
Konferencë rajonale, siguria e kufijve një nga kushtet e anëtarësimit në BE, 2009
Të rinjtë më të interesuarit për të studjuar në vendet e BE-së
Stefano Sanino, drejtor për çështjet e zgjerimit në BE me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, 2011
Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin BE – Shqipëri në Tiranë, 2011
Parlamentarët gjermanë dhe ata shqiptarë diskutojnë për integrimin, 2009
Stefan Füle, komisioner për zgjerimin në BE në kontakte me dy politikanët kryesorë në Shqipëri, kryeministrin Sali Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama, 2011
115
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Ilir Alia
Drejtor i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve / Direktor des Zentrums für die Entwicklung und Demokratisierung von Institutionen Dua ta nis opinionin tim me një përcaktim të përmbledhur: nëse do të marrësh lajmin e paanshëm dhe kualitativ referoju në variantin audio ose on line Radios DW. Kjo nuk është arritur me një ditë, me një javë ose një muaj. Për të krijuar një imazh të tillë këtij stacioni gjerman i është dashur shumë punë. Për këtë është investuar me punë konkrete në mbulimin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve të bujshme nga Shqipëria, por dhe rajoni i Ballkanit. Pas radios imazhi i besueshmërisë dhe korrektesës është treguar dhe me produktet televizive që ne kemi mundësi t’i shikojmë të transmetuara nga disa stacione qendrore ose lokale. Është një produkt që jep modelin gjerman dhe modelin perëndimor të trajtimit dhe përballimit të jetës së përditshme, aspekte që ndikojnë drejtpërdrejtë në mentalitetin dhe perceptimin e qytetarëve shqiptarë. Programi i Radios DW, ashtu si dhe i stacioneve të tjera prestigjoze të huaja si BBC, VOA, Europa e Lirë, RFI etj., kanë qenë modelet e para për komunitetin vendas të medias për mënyrën e të bërit gazetari, për përzgjedhjen e tematikës sa më atraktive për qytetarët. Fakti që këto stacione janë në mënyrë sistematike burim për mjaft qëndrime dhe informata që publikon dhe transmeton pjesa tjetër e medias vendore është treguesi më i mirë për ndikimin pozitiv të tyre.
Dr. Ilir Yzeiri
Gazetar investigativ, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan / investigativer Journalist, Dozent in der Universität “Aleksandër Xhuvani” in Elbasan Prezenca e DW-së dhe e radiove të tjera të huaja ka qenë fat në fillimet e proceseve demokratike. Pse? Sepse media shqiptare për fat të keq trashëgoi atë që thirrej si “sëmundja e amplifikuar e medias moniste”. Që do të thotë se media moniste u copëtua në disa media të ashtuquajtura të pavarura, të cilat në të shumtën e rasteve nga forma dhe brendia ishin me logjikën moniste të militantizmit: njëra palë përjashtonte palën tjetër. DW, BBC, VOA e ndonjë tjetër, duke qenë prezente në tregun mediatik të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë etj., ishin si të thuash tregues orientimi dhe verifikimi për qëndrimin që mbanin mediat lokale, ishin një model i gatshëm që konkurronte bashkë me to në informimin e publikut dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që nisi të imitohej mënyra e punës të tyre nga operatorët vendorë. Këto radio kanë ndikuar veçanërisht, në raportimin me të paktën dy burime. Qoftë në situatën dramatike të vitit 1997, apo në momente të tjera të tensionuara dhe të vështira, Radio DW ka mbrojtur parimin e shenjtë të të bazuarit në më shumë se një burim për lajmet. Media shqiptare megjithë ndryshimet pozitive në performancën e saj gjatë dy dekadave të fundit, mendoj se ka sërish shumë për të bërë për treguesit e pavarësisë dhe të korrektësisë në procesin e informimit të publikut.
116
Opinione
Indrita Abdyli
Mësuese në shkollën e mesme “Kolin Gjoka” në Lezhë / Lehrerin in der Mittelschule “Kolin Gjoka” in Lezha Unë për shumë vite kam qenë dëgjuese e rregullt e Radios DW dhe BBC-së. Çfarë më ka bërë më shumë përshtypje tek emisionet e Radios DW është padyshim objektiviteti i lajmeve dhe kronikave. Më ka pëlqyer mënyra e komunikimit të folësve të saj për dëgjuesit. Pa tentuar që të ngrenë zërin për gjoja gjëra të jashtëzakonshme, për zbulime të fuqishme, ashtu si për fat të keq vijojmë të dëgjojmë dhe të shikojmë në mediat shqiptare. Dalloj një rrjedhshmëri dhe seriozitet në leximin e lajmeve, një forcë argumentimi për ato që thuhen duke krijuar besim. Nuk mund të harroj periudhën e tmerrshme të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, por dhe pak përpara se ato të nisnin. Nuk kishte familje që nuk përdorte radiot e dorës, të shtëpisë, apo valët e televizioneve satelitore për të ndjekur programet e Radios DW dhe BBC-së. DW nuk e humbi as durimin dhe as balancën në përballimin e kësaj situate. Sa herë që je në valët e programit shqip has një stil të kujdesshëm dhe të hapur të komunikimit mes gazetarëve e dëgjuesve për aktualitetin.
Irena Toçi
Drejtore e Shtëpisë Botuese “Toena” në Tiranë / Direktorin des Verlages “Toena” in Tirana Radio DW në shqip ka ruajtur dhe ruan standardin e DW-së si një media prestigjoze gjermane. Është një stacion i mirëfilltë me fizionomi europiane që predikon normat e ndërtimit të shtetit demokratik nëpërmjet ekonomisë së tregut të lirë, të pavarësisë së pushteteve, të respektimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe plot tregues të tjerë të njohur. Fillimi nga puna i Radios DW në shqip përbënte një lehtësi shumë të madhe për audiencën shqipfolëse, sepse programi vinte në gjuhën amtare. Duke pasur korrespondentë në pikat kryesore rajonale, duke sjellë njoftime në mënyrë të shpejtë nga çdo pikë e globit Radio DW informon, por dhe edukon shqiptarët me mënyrën europiane të të vepruarit dhe të menduarit. Është një pasqyrë e qartë e objektivave që kërkon të kapë Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE, po kështu dhe Kosova për konsolidimin e një shteti demokratik multietnik, por dhe për Maqedoninë e vendet e tjera të rajonit tonë. Tek shqiptarët ka një simpati të madhe për Gjermaninë dhe gjermanët, si një popull punëtor që ka ditur të arrijë aty ku është sot, duke kapërcyer dhe momente jo fort të këndshme e tragjike për kombin e tyre. Prezenca gjermane me projekte dhe programe konkrete në Shqipëri është një mbështetje shumë e madhe për përparimin e vendit. Edhe transmetimi i Radios DW, megjithëse bëhet nga punonjës shqiptarë është një model gjerman sesi funksionon një media për ta informuar në mënyrë të drejtë dhe të balancuar publikun.
Prof. dr. Isa Gorica
President i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve të Shqipërisë / Präsident des Gewerkschaftsverbandes der Rentner in Albanien Deri para verës së vitit 2011 unë isha një dëgjues i përditshëm i programit të orës 16.30 deri në orën 16.45. Mund të dëgjoja në shtëpi a në makinë dhe ndonjë program lajmesh në orar tjetër po nga ky stacion gjerman, por ama në këtë orë unë nuk mund 117
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
të bëja gjë tjetër përveçse të dëgjoja DW-në. E kisha si një orientim për aktualitetin, për ngjarjet dhe temat më kryesore nga Shqipëria, Kosova e rajoni. Para nja 8 ose 9 viteve unë kam dërguar një letër mirënjohjeje në redaksinë e Radios DW në Gjermani dhe e kam cilësuar si stacionin më profesional dhe të balancuar në gjuhën shqipe, një zë me autoritet të padiskutueshëm. Nuk e di pse duke dëgjuar Radion DW më vinte ndër mend precizioni dhe serioziteti sesi i kanë bërë punët gjermanët. Shqiptarët për këtë janë të ndërgjegjshëm. Nëse Shqipëria do të zbatonte modelin gjerman në fillim të viteve ’90 kur nisën ndryshimet demokratike, nëse ajo do të lidhej me prioritet në bashkëpunim me Gjermaninë, sot jo vetëm do të ishte në BE, por do të kishte standarde dhe ekonomi shumë herë më të mirë sesa ka realisht.
Islam Cani
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit / Vorsitzender der Gesellschaft für den Verbraucherschutz Unë kam pasur rast të kem dëgjuar që para viteve ’90 transmetimet e Radio Londrës dhe të Zërit të Amerikës. Kur filluan proceset demokratike programet në shqip të stacioneve të huaja nisën të ndiqen në masë të madhe nga shqiptarët. Ato janë konsideruar si zëra të lirë për të informuar. Në javët dhe muajt e tmerrshëm të vitit 1997 njerëzit nuk lëviznin shumë nëpër rrugë. Qëndronin nëpër shtëpi dhe mezi prisnin të ndiqnin emisionet e DW-së, BBC-së, Zërit të Amerikës dhe të tjerave. Nga Radio DW më ka pëlqyer se jo vetëm aktualitetin e shikonte me korrektësi, por dhe kur kthehej në të shkuarën e ngjarjeve gjykonte me objektivitet. Nuk ka pasur dhe nuk ka media tjetër në gjuhën shqipe që të ketë sjellë me aq shumë këndvështrime Gjermaninë, kulturën, politikën, ekonominë apo historinë e saj, sa nga transmetimet e DWsë. Shqiptarët kanë pasur dhe kanë rast që duke ndjekur programet e këtij stacioni të njihen mbi zhvillimet e një shteti të fuqishëm si Gjermania, të ndjekin zhvillimet në Bashkimin Europian, që është dhe destinacioni i ardhshëm i Shqipërisë.
Ismail Beka
Zëvendësdrejtor i Zyrës për Shqipërinë i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ / Stellvertretender Direktor der Deutschen Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit in Albanien, GIZ Unë personalisht e kam ndjekur që nga emisionet e para Radion DW, për faktin se më dukej një zë i shtuar ndërkombëtar që fliste në shqip, por dhe për afeksionin dhe simpatinë për Gjermaninë. Suksesi që në programet e para, vinte mendoj dhe për një lloj mentaliteti që ka në opinionin publik në Shqipëri për besueshmërinë ndaj të huajve, kështu që pritej dhe i njëjti reagim për këtë radio gjermane. Por ajo që ka qenë vendimtare në këtë sukses mendoj se është profili i prezantimit të këtij stacioni. Si në fillimet e veta, ashtu dhe aktualisht Radio DW në shqip nuk ka në plan të parë vetëm lajmin dhe komentin politik, por përqendrohet dhe në mjaft aspekte jetësore për të cilat media shqiptare është indiferente. Këtë unë e lidh dhe me vizionin e kontributit të Gjermanisë për Shqipërinë në këto 20 vite, kur programet e projektet mbështetëse janë në sektorë jetikë, të prekshëm nga ana e qytetarëve. Radio DW në shqip ka një veçori që programin e ka me natyrë rajonale, ku i kushtohet rëndësi çdo ngjarjeje ose problemi të 118
Opinione rëndësishëm që ndodh si në Shqipëri ashtu dhe në rajon. Në pjesën më të madhe unë e ndjek Radion DW nëpërmjet internetit. Website-i është i mirëorganizuar dhe ka një profil të vërtetë europian. Me ekipin e Radios DW unë kam pasur rast që të kem dhe raporte pune, pasi jam intervistuar disa herë në Shqipëri ose në Gjermani dhe e vlerësoj shumë këtë vëmendje që ata kanë mbi ecurinë e projekteve të organizatës sonë.
Izet Duraku
Drejtor i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore në Tiranë / Direktor des Nationalen Zentrums für die Inventarisierung der Kulturschätze in Tirana Programi në shqip i Radios DW hyn tek ato media të cilat nuk raportojnë me emocione dhe që përpiqen të informojnë publikun në një mënyrë të njëanshme. Që në start Radio DW, por dhe stacionet e tjera të huaja, mbërritën tek shqiptarët në mënyrë të ekuilibruar, me qartësi dhe mbështetje tek fakti dhe jo tek komenti, ashtu si për fat të keq operonte një pjesë e mirë e medias vendore. Jo vetëm për mua që kam punuar për një kohë të gjatë në media, por dhe për masën e gjerë është i kuptueshëm rasti kur informimi bëhet në bazë të dy a më shumë burimeve, sepse kështu je dhe më i besueshëm në target-in tënd. Ajo që kam vënë re në punën e radiove të huaja në shqip është fakti se ka qëlluar që të njëjtët gazetarë që kanë punuar në një media të njëanshme, kur kanë punuar për një nga këto stacione të huaja kanë mbajtur qëndrime të balancuara dhe me dy a më shumë burime. Këtu është rasti të themi se sjellja e gazetarëve në mediat shqiptare nuk është gjithmonë në bazë të asaj që ata dinë ose asaj që ata ndiejnë, por bazohet shumë në qëndrimet ose udhëzimet që japin drejtuesit a pronarët e redaksive, që në shumicën e rasteve nuk kanë fare të bëjnë me standardet e gazetarisë dhe të raportimit.
Dr. Jorgji Kote
Diplomat, këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë / Diplomat, Berater in der albanischen Botschaft in Belgien Me një fjali mund ta them që në fillim: Radio DW është bashkëudhëtarja jonë drejt demokracisë. Në këto 20 vite të transmetimit të saj në shqip, DW ka ditur të shfaqë më së miri gjithë përvojën e saj të pasur 60 vjeçare. Ndër “asetet” e saj spikat padyshim besueshmëria; kjo sepse DW ka përcjellë me kronikat saj të larmishme vlerat më të mira emancipuese të Gjermanisë Federale si “mrekullia” ekonomike e pas luftës dhe kampione e demokracisë së re pluraliste. Ajo ka evidentuar, pasqyruar dhe komentuar me finesë, elokuencë dhe Jorgji Kote luajalitet kulminacione të tilla politike, si lufta dhe solidariteti me popullin e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Ish diplomat ne Ambasaden e Shqiperise ne Berlin Shqipërisë në NATO dhe në BE, pse jo, me arritjet dhe sfidat, me të mirat dhe mangësitë, si dhe ngjarje dhe arritje të tjera në fushën e marrëdhënieve miqësore, ku Gjermania ka një vend të veçantë. Shkurt, ajo ia ka dalë mbanë që në Shqipëri të bëhet si e “shtëpisë. Kjo duket edhe nga referimi që i bëjnë artikujve dhe intervistave të saj mediat shqiptare në Shqipëri dhe në rajon. Këtë përshtypje e ktheva në bindje sidomos, gjatë gati 5 viteve të punës si diplomat në Gjermani, 2001 – 2005. Aty pashë dhe “shijova” më nga afër ritmin, dinamizmin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e spikatur të gazetarëve të saj gjermanë, por dhe të miqve të mi shqiptarë. Ndaj sot “kritika” më e mirë për Radion DW është shpresa dhe urimi që ajo të vijojë të mbetet në gjithë gjatësinë dhe frekuencën e saj një valë e dashur për shqiptarët. 1
119
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Kastriot Frashëri
Drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare / Direktor des Instituts für nationale Fragen Mund të them me plot gojë se programi i Radios DW është një nga burimet jo vetëm më të besueshëm të informacionit, por edhe nga më cilësorët në spektrin mediatik në gjuhën shqipe. Sot për paradoks, një pjesë e mirë e medias qëndron larg realitetit në të cilin jetojmë, në vend që të merret me problemet aktuale të shoqërisë dhe zgjidhjen e tyre, ajo i përkushtohet absurditetit, luftës politike, banalitetit dhe vulgaritetit pa fund. Nisur nga ky realitet, do të theksoj se Radio DW qëndron shumë larg kësaj epidemie që ka mbërthyer prej vitesh median shqiptare. Në programin e saj nuk ka munguar asnjëherë larmia e informacionit, standardet, cilësia e trajtimit të tematikës. Roli që ka luajtur Radio DW, si në proceset demokratizuese ashtu edhe në përcjelljen e zhvillimeve social-ekonomike në dy dekadat e fundit të tranzicionit të vështirë në Shqipëri ka qenë tepër pozitiv. Do të veçoja disa mbulime profesionale, siç kanë qenë p.sh., ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në 1999, situata e jashtëzakonshme humanitare me familjet e dëbuara me dhunë nga Kosova, tragjedia e Gërdecit, procesi i integrimit europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, akti i pavarësisë së Kosovës, proceset elektorale lokale dhe të përgjithshme etj.
Kozara Kati
Drejtore e Qendrës për të Drejtat e Njeriut / Direktorin des Zentrums für Menschenrechte Ka njerëz “open mind”, ashtu siç ka dhe media “open mind”. Një rast i përshtatshëm është Radiostacioni DW. Ky stacion, por dhe të tjerat që menaxhoheshin nga qendrat e Perëndimit, nga Londra, Parisi, Uashingtoni etj., në fillim të viteve ’90 kishin një pushtet absolut. Nuk kishin konkurrencë, sepse media shqiptare ishte në ripërtëritje duke u përpjekur seriozisht që të largohej nga të qenit thjesht propagandë e regjimit, siç ndodhi për afër 50 vite në kohën e komunizmit. DW dhe radiot e tjera vërtet e kishin pushtetin – nëse do të vijoj në kuptim të figurshëm – por ditën ta administrojnë atë, ditën ta shfrytëzojnë për të informuar në mënyrë realiste publikun shqiptar. Atyre u ra për hise që në mënyrë publike, në mënyrë masive të jepnin “leksionet” e para për ekonominë e tregut, për mënyrën sesi funksionojnë institucionet demokratike, nevoja e balancës së pushteteve, respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i orientimit fetar, shtyllat mbëshetëse të shoqërisë civile dhe mjaft probleme për të cilat në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe pasardhësve të tij, ose nuk ishte folur, ose ndiqej një filozofi kryekëput e mbrapshtë me parimet e njohura ndërkombëtare. Pra, nëse këto çështje ishin mjaft intensive në aktivitete të ndryshme që zhvilloheshin në salla, në konferenca e seminare, ku ta zemë merrnin pjesë deri në dhjetëra vetë, nëpërmjet Radios DW dhe radiove të tjera, këto koncepte në mënyrë të sintetizuar dhe argumentuese jepeshin për një publik më të gjerë.
Kozeta Kurti
Gazetare, drejtuese e emisioneve “Mirëmëngjes Ekspres!” dhe “KM 28000” në televizionin Ora News / Journalistin, Moderatorin der Sendungen “Mirëmengjes Ekspres!” sowie “KM 28000” im TV Ora News Fakti që radiot dhe televizionet shqiptare në formë e përmbajtje janë aktualisht në gjurmët e radiove të huaja në gjuhën shqipe, ky mendoj se është një tregues që flet vetë. Materialet që përgatiten nga këto radio gjejnë një pasqyrim 120
Opinione të gjerë në median shqiptare, në gazeta e televizione dhe kjo është domethënëse. Unë e kam ndjekur Radion DW apo radiot e tjera të huaja dhe kam dalluar një stil të ndryshëm në mënyrën e përgatitjes së lajmeve, të mënyrës së prezantimit të tyre për dëgjuesin, ndërtimin e edicionit, renditjen e lajmeve dhe temave, raportimin nga terreni etj. Në kohën kur nisi programet në shqip Radio DW për qytetarët shqiptarë kishte pak kanale informimi, në njëfarë mënyre kjo “përkëdhelje” e fatit e ndihmoi atë dhe radiot e tjera të huaja që të kishin një audiencë të madhe në vitet ’90. Nëse mediat shqiptare të reja apo ato ekzistuese që u përshtatën me ndryshimin e sistemit shfaqën herë pas here luhatje në qëndrimet e tyre, duke u varësuar nga politika. DW dhe stacionet e tjera të ngjashme kanë pasur dhe kanë një qëndrueshmëri në parametra profesionale të pavarësisë editoriale, të transmetimit të lajmeve në mënyrë të balancuar dhe realiste. Radio DW dhe të tjerat kanë ndikim në informimin e opinionit publik, por dhe në ngritjen e standardeve të medias shqiptare në tërësi.
Kozeta Mamaqi
Gazetare dhe shkrimtare, korrespondente në Shqipëri e revistës Teuta që botohet në Kosovë / Journalistin und Schriftstellerin, Korrespondentin in Albanien für die Zeitschrift Teuta, die in Kosovo veröffentlicht wird Me stacionet e huaja kam qenë e lidhur që para viteve ’90 në kohën kur kryeja internimin e detyruar në Selenicë të Vlorës. Atje, në atë territor tërësisht të izoluar, përpiqeshim të kapnim në fshehtësi të madhe ndonjë valë radiofonike apo televizive të huaj. Pas rënies së Murit të Berlinit, kuptohej që priteshin ndryshime dhe në Shqipërinë diktatoriale. Edhe në gazetën e Partisë së Punës, Zëri i Popullit, por dhe tek të tjerat si Drita, Zëri i Rinisë e Bashkimi kishte intervista e shkrime të intelektualëve të njohur si Ylli Popa, Sali Berisha, Sabri Godo etj., të cilat u përcollën me bujë të madhe në opinionin e gjerë. Radio DW dhe të tjerat që transmetonin programe informative në gjuhën tonë hynë në mënyrë të shpejtë në tregun mediatik shqiptar.Tek DW ka pasur që në fillim larmi tematike, duke bërë më shumë vend për ngjarje kryesore nga aktualiteti në rajonin e Ballkanit, por dhe tema kyçe ndërkombëtare. Në faqen on line të saj gjen edhe sot artikuj, intervista dhe lajme të përmbledhura nga e gjithë bota, ku përparësi gjejnë ato që flasin për shqiptarët e Ballkanit, për minoritetet dhe pakicat që rajoni ynë i ka shumë prezente, për ekonominë, për jetesën në Gjermani etj.
Kujtim Çashku
Kinoregjisor, rektor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” / KinoRegisseur, Rektor in der Film- und Multimedia-Akademie “Marubi” Edhe në kohën e komunizmit ka pasur mundësi që në kushte ilegale të dëgjoheshin radio të huaja. Por ato nuk është se kishin ndonjë axhendë të posaçme për Shqipërinë. Dëgjuesit e tyre, ata që kryesisht kishin filluar të ishin skeptikë dhe në dilemë për funksionimin e sistemit, tentonin të mësonin se çfarë ndodhte realisht tutje asaj që emetonte “zëri i së vërtetës”, Radio Tirana. Transmetimet në shqip të radiove të huaja, pas viteve ’90 ishin një ngjarje shumë e rëndësishme. Në programet e DW-së, Zërit të Amerikës, BBC-së, Evropa e Lirë, apo të tjerave publiku shqiptar në një kohë të shkurtër, në mënyrë masive, 121
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
filloi të besonte në to, duke patur vëmendje maksimale. Duke marrë shkas nga aktiviteti 20 vjeçar i Radios DW në shqip, unë dua të shpreh një opinion më tërësor, se çfarë magjie, çfarë fuqie atraktive ka pasur DW dhe radiot e tjera të huaja për shqiptarët. Në valët e tyre filluan të flisnin zëra nga Shqipëria, të afishohen gjykime dhe vlerësime të guximshme për atë që kishte ndodhur, për atë që ndodhte, por dhe për atë që përfytyrohej si perspektiva europiane e vendit. Unë kam qenë njëri prej atyre që jam intervistuar në atë kohë nga radiot e huaja dhe dua të them se nuk ishte e lehtë që në atë atmosferë të shpreheshe, të jepje një alternativë, të thoje fundja atë që mendoje. Gjithçka përcillej me komente nga njerëzit e thjeshtë. Bëhej një ndërthurje e autoritetit që kishin radiot e huaja, me autoritetin e personaliteteve publike, të cilët shfaqnin opinionin e tyre, i cili merrte një peshë të madhe tek audienca. Ky ndikim i drejtpërdrejtë i stacioneve të huaja në atë periudhë është i paharruar për memorien e opinionit shqiptar.
Dr. Lendita Kamberi
Banore e Luginës së Preshevës, eksperte e të Drejtës Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtës së Bashkimit Europian / Bewohnerin von Lugina e Preshevës, Expertin für internationales öffentliches Recht und für das Recht der Europäischen Union Radio DW ka dëgjueshmëri në Luginën e Preshevës, në Kosovë, apo në hapësira të tjera shqipfolëse. Unë kam krijuar përshtypjen se Radio DW në shqip është një stacion me mendësi europiane dhe kontributi është sidomos në informimin e shqiptarëve për avantazhet dhe vështirësitë në procesin e integrimit europian, për të ditur nga përvoja e vendeve që kanë një traditë të konsoliduar, apo përvojën dhe të vendeve që kanë hyrë më pas në BE. Për popujt e Ballkanit objektivi për t’u anëtarësuar në familjen e madhe europiane është një sfidë që kërkon në radhë të parë ndërgjegjësimin e qytetarëve me institucionet dhe frymën europianiste në përgjithësi dhe njëri nga faktorët që e bën një gjë të tillë është media. Unë e kam ndjekur Radion DW në shqip veçanërisht gjatë kohës së zhvillimeve në Luginën e Preshevës, kur unë në një pjesë të kohës kam qenë në Francë për studime dhe një pjesë e angazhuar me misionin e OKB-së në Kosovë. Mënyra e informimit korrekte më ka përmbushur interesimin tim për të mësuar në radhë të parë se çfarë po ndodhte në tre komunat e Luginës, për pozicionet e faktorit politik atje, por dhe për rolin e trupës ndërkombëtare.
Lidije Kelmendi
Përgjegjëse e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës / Verwaltungsleiterin in der Bibliothek der Akademie für Wissenschaften und Kunst in Kosovo Kam përshtypje shumë të mira për Radion DW. Në familjen time ka qenë prezente për një kohë të gjatë. Im vëlla në mënyrë të veçantë ishte mjaft i flaktë për programet e Radios DW, që nuk mund t’i shpëtonte asgjë nga lajmet e saj. Po kështu ishte dhe baba i ndjerë që nuk jeton më. Në Kosovë ka një emër të nderuar kjo radio, sepse në kohët e vështira ka qenë mjaft e dobishme për të të informuar. Në kohën e luftës regjimi serb ishte fare i verbuar duke rrënuar gjithçka, duke mos lejuar mediumet në gjuhën shqipe që të botoheshin, ose të transmetonin. Edhe ato pjesë që lejoheshin ishin tërësisht nën kontroll, bënin punën e tyre, ishin në favor të serbëve. Ata donin të bënin gjërat më të zeza dhe ta mbanin popullin në errësirë. Nuk e di a keni dëgjuar për 122
Opinione interesin që ka pasur Radio DW në shqip në kohën e luftës. Në oraret e lajmeve të gjithë ishin pranë radiove për të ndjekur me vëmendje shumë të madhe DW-në. Siç dhe e thashë, nuk kishte mundësi tjetër informimi në mënyrë të saktë dhe realiste. Në familjen time stacioni gjerman ishte shndërruar në një diçka shumë të nevojshme, ishte si një mysafir shumë i nderuar që e konsideron dhe si pjesëtar të familjes.
Lutfi Dervishi
Analist dhe ekspert në media / Medienanalyst und -experte Për të dhënë një opinion për transmetimet e Radios DW, unë do t’i referohem një shprehjeje që pohon se stacionet e huaja që flasin dhe në shqip kanë humbur magjinë e viteve të para, por nuk kanë humbur rëndësinë. DW dhe radiot e tjera përbëjnë një model të mirë për median. Në vitet e para ky model ishte i suksesshëm, sepse media shqiptare vinte nga një trashëgimi e diktaturës rreth 50 vjeçare, ku nuk ekzistonte pluralizëm mendimesh dhe liri e fjalës. Kurse sot ato vijojnë si një model i përparuar, pasi media vendore është e kërcënuar nga grupet e interesit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pronarët e medias, të cilët nuk mund ta lejojnë raportimin e lirë dhe të pavarur të lajmeve. Pas dy dekadave që kanë nisur proceset demokratike në vend, për fat të keq ne vuajmë ende nga joprofesionalizmi në media, ende nuk respektojmë njërin nga parimet bazike të gazetarisë ku lajmi ndahet nga komenti. Kontributi i Radios DW vijon të jetë i rëndësishëm në një atmosferë të mediave të brendshme, për të cilat rëndësi të dorës së parë kanë lëvizjet dhe deklaratat e liderëve dhe institucioneve, duke lënë në plan të dytë, të tretë, apo duke mos e marrë fare në konsideratë interesin e opinionit publik. Është një tablo e tillë, kur media më shumë të shfaqet si zgjatim i politikës, se sa një “qen roje” i saj.
Dr. Mark Marku
Publicist, lektor në shkollën doktorale të shkencave të komunikimit dhe të informimit në Universitetin e Tiranës / Publizist, Lektor an der Doktorandenschule für Kommunikation und Information der Universität Tirana DW, Zëri i Amerikës, BBC dhe ndonjë stacion tjetër që ka transmetuar në këto vite në gjuhën shqipe mendoj se kanë ndikuar në radhë të parë për forcimin dhe konkurrueshmërinë e gazetarisë radiofonike në Shqipëri. Imagjinoni që kur nisën ato nga puna në fillimet e viteve ’90 media shqiptare ishte më shumë e çoroditur dhe në kërkim të identitetit të saj, për t’u përshtatur me kushtet e reja. Roli i tyre për informimin e publikut ishte shumë jetik. Duke qenë modele udhëheqëse të gazetarisë radiofonike, por dhe për principet e gazetarisë profesionale në tërësi, ato e kanë këtë meritë. Këtë e shikoj dhe si një arsye bindëse që shpjegon dëgjueshmërinë e tyre të lartë në vitet ’90. Duke mos patur themelues, bashkëpronarë apo inspirues në aktivitetin e tyre brenda vendit, ato kanë mbetur shërbime të përhapjes së lajmeve në mënyrë të pavarur dhe të balancuar. Nga sa kam ndjekur në programet e Radios DW në shqip kam vënë re karakterin rajonal të emisioneve, duke mbuluar në të njëjtën kohë ngjarje psh nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia etj. Mundësia e tyre në strukturimin redaksional për të patur të dërguar në pika të ndryshme të rajonit, në qendrat kryesore europiane i ka dhënë dhe i jep një avantazh Radios DW në shqip. Alternimi i transmetimit të programit në mënyrë klasike me frekuencë si radio dhe nëpërmjet internetit është një përshtatje me realitetin, që kërkon të marrë audiencë me të dy formatet. 123
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Logoja e Ministrisë gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim
Fotogaleri 7 - Bashkëpunim shumëplanësh Shqipëri - Gjermani
Logoja e KFW
Logoja e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” investimi kryesor gjerman në Shqipëri, 2009
1 2
Ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel në Tiranë, 2011
Rinovimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Beratit dhe Kuçovës / 26 maj 2011
Njëri nga filjalet e Bankës gjermane ProCredit në Tiranë, 2008
Gero Federkeil, ekspert i akreditimit universitar
3
Duke çelur Panairin e Biznesit Gjerman, Tiranë 2009
Dr. Manuel Fiedler, arkeolog
Ambasadorja Carola Müller-Holtkemper ndjek ecurinë e një investimi gjerman në Portin e Durrësit, 2011
Vizita e Ambasadores në portin e Durrësit / 14.06.2011
124
Opinione
Fotogaleri 8 - “Tetori Gjerman” në Shqipëri, urë komunikimi mes kulturave
Diskutim mbi kulturën 20 vite pas rënies së Murit të Berlinit, në panel nga e majta: Albreht von Lucke, Benet Koleka, Borka Paviçeviç dhe dr. Ardian Klosi, tetor 2009
Retrospektivë e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, në panel nga e majta: Vilma Filaj -Ballvora, Fatos Lubonja, dr. Christian Nakonz, Hilmar Marohn, Ylli Bodinaku dhe moderatori Alfred Eichborn, tetor 2009
Herald Schindler, “arkitekti” i Tetorit Gjerman 2011
Regjisori berlinez, Stefan Neugebauer duke vënë një pjesë teatrale në Tiranë, 2009
Fotoekspozitë në ambjentet e Ambasadës Gjermane në Tiranë, tetor 2009
Brigitta Grau Günter, drejtore Deutschzentrum Tirana
Soprano gjermane Caroline Merz në një workshop me artistët e rinj shqiptarë, 2011
Dr. Daniel Müller, ekspert për mjedisin
125 1
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Marjana Papa
Pedagoge e sociologjisë në Universitetin e Tiranës, drejtuese e organizatës joqeveritare “Access Albania” / Dozentin für das Fach Soziologie in der Universität Tirana, Leiterin der Nichtregierungsorganisation “Access Albania” Radio DW vijon të ndiqet se është media e balancuar në një kohë kur Shqipëria ka shumë probleme me median e politizuar. Radio DW nuk është shumë e detajuar në lajmet lokale, por mbulon ngjarje dhe tema që janë shumë të rëndësishme dhe për të cilat redaksitë lokale ose kanë vështirësi të dërgojnë njerëz, ose kanë problem me mbajtjen e një krahu të caktuar në pasqyrim. Derisa ka ekzistuar transmetimi në valën FM 106 MHz unë kam qenë dëgjuese jo vetëm për pjesën informative në shqip, por dhe programin në gjuhën gjermane dhe angleze. Kam mall të them të drejtën për repertorin e muzikës klasike që jepej në mbrëmje. Isha sistematike dhe më relaksonte. Një program të tillë nuk e kam gjetur deri tani në asnjë stacion radiofonik pas mbylljes së frekuencës së Radios DW në FM. Kjo radio ka pasur dhe ka një rol të rëndësishëm për përhapjen e kulturës gjermane në Shqipëri, për njohjen tërësore të këtij vendi kryesor në BE dhe protagonist në zhvillimet globale. Shqiptarët kanë qenë dhe janë dashamirës për Gjermaninë dhe për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në këtë vend, qoftë dhe për një vizitë njohëse, të paktën e kanë një dritare dhe kjo është DW. Kur jam regjistruar në një metodë të gjuhës gjermane on line ndjeva realisht që ishte mjaft e dobishme, jo vetëm për pjesën mësimdhënëse, por dhe për elementet prezantues mbi organizimin shoqëror, ekonomik, politik e kulturor të Gjermanisë. Ka qenë një metodë e ndryshme nga të tjerat, që nxiste shumë interaktivitetin.
Meleqe Rrënja
Përfaqësuese e organizatës joqeveritare “Gruaja Rome e së Nesërmes” / Vertreterin der Nichtregierungsorganisation “Gruaja Rome e së Nesërmes” Radio DW më ka intervistuar disa herë mua dhe aktivistë të shoqatave që mbrojnë interesat e komunitetit rom në Shqipëri. E ka ngritur zërin për kushtet e vështira ku jetojnë dhe punojnë romët e Shqipërisë, sidomos për fatin e fëmijëve, grave e vajzave nga komuniteti ynë, që janë në kushte edhe më të këqija. Mua personalisht më kanë marrë në intervistë më shumë gazetarë të huaj se nga këta vajzat e djemtë që punojnë në gazetat e televizionet shqiptare. Unë e kam thënë dhe në një bisedë në televizion se neve romëve na ka lënë pas dore shteti, qeveria qendrore dhe lokale, por na ka lënë pas dore dhe media shqiptare. Kujtohen për komunitetin tonë vetëm atëherë kur është dita ndërkombëtare, ose kur ndodh diçka e rëndë nga kronika e zezë dhe ku janë përfshirë romët. Do të dëshiroja që ashtu si DW, të na qëndrojnë afër dhe gazetarët tanë që të kemi më shumë mundësi të ngremë zërin tonë për të përmirësuar jetën, të kemi më pak analfabetë, lypës, të pastrehë, të kemi më pak vajza të mitura që lënë shkollën për të shkuar në derën e burrit, të kemi më shumë fëmijë që mbarojnë të mesmen dhe shkojnë në shkollën e lartë.
Menderez Bonjaku
Emigrant në Gjermani / Emigrant in Deutschland Unë që prej 20 viteve lashë Kosovën dhe jam vendosur në Gjermani. Vetëm ai që është larg vendlindjes e di se çfarë 126
Opinione
flasin gazetarët, flasin njerëzit.
do të thotë të dëgjosh dhe të lexosh informata mbi atë që ndodh me bashkëqytetarët, aq më tepër që Kosova ishte në vuajtje të mëdha nga pushtuesit serbë. Kam ndjek rregullisht programet e e Radios DW në gjuhën amtare nëpërmjet transmetimit satelitor. Sidomos gjatë krizës së vitit 1999 gjithçka e mësonim prej kësaj radioje, që më kujtohet raportonte dhe nga vija e luftës. Edhe sot e kam në mendje emrin e korrepondentes së Radios DW që punonte në Kosovë, Valentina Saraçini - Kelmendi. Informatat e saj ishin të shpejta dhe të sakta. Unë dhe miqtë e mi shpesh e kemi cilësuar atë vajzë një heroinë të vërtetë, si dhe gjithë ekipin e DW-së. Vetëm po të jesh në mërgim e kupton se sa i pazëvendësueshëm është një program radiofonik, ku
Mentor Nazarko
Komentator politik në media / politischer Kommentator in den Medien Ajo për të cilën unë e kam dëgjuar apo e kam ndjekur në internet deri më tani lëndën e Radios DW janë analizat për çështjen shqiptare në përgjithësi. Ata që ftohen të bëjnë analiza e komente mbi atë që ndodh në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës ose gjetiu janë gjermanë apo nga vendet gjermanishtfolëse, që patjetër janë njohës shumë të mirë të rajonit ose vendeve të veçanta të tij. Kjo i ngre kreditet e analizës që bën Radio DW dhe ndikon në opinionin publik. Po marr si shembull një intervistë me historianin Michael Schmidt-Neke, i cili analizonte profilin e ishpresidentit Ramiz Alia. E them me kompetencë se pas publikimit të kësaj interviste në Radion DW ajo jo vetëm që u ribotua dhe u citua nga mediat shqiptare, por vura re se dhe analistët kur flisnin mbi këtë personazh që lidhte periudhën e diktaturës komuniste me ndryshimet demokratike, kishin referenca nga gjykimet e historianit gjerman. Këtë e kam dalluar dhe në raste të tjera kur Radio DW ka pasur analiza e komente mbi aktualitetin rajonal. Më ka bërë përshtypje se eksperienca dhe angazhimi në Radion DW iu ka bërë mirë disa prej protagonistëve të stafit të saj, të cilët kanë treguar integritet në detyrat dhe postet që kanë marrë jashtë gazetarisë.
Mero Baze
Drejtor i gazetës së përditshme Tema / Direktor der Tageszeitung Tema Misioni primar i Radios DW, por dhe stacioneve të tjera kryesore VOA dhe BBC në fillimet e viteve ’90 ishte vendosja e një standardi profesional në raportimin e lajmeve, si dhe aplikimin e formateve të larmishëm në informim, si reportazhi, intervista, deklarata, portreti, vox – pop-i, forumet debatuese etj. Duhet ta them se Radio DW kur nisi nga puna gjeti një klimë problematike të medias vendore në Shqipëri, me një numër të madh gazetash të pavarura, ose gjoja të pavarura, që themeloheshin me shpejtësi dhe kishin një performancë modeste në cilësi. Por nëse kishte gazeta private dhe alternative, transmetimi audioviziv ishte pa konkurrent. TVSH deri ne fund të viteve ’90 ishte një lojtar thuajse i vetëm në treg, ku pavarësisht disa ndryshimeve në formën dhe përmbajtjen e lëndës informative, sërish nuk i fshihte tiparet e varësisë nga shteti dhe partia kryesore në maxhorancë. DW binte në sy në këtë atmosferë mediatike shqiptare, pasi pa pasur probleme të varësisë politike dhe vështirësi financiare, ruante një linjë editoriale 127
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
që favorizonte lirinë e shprehjes, pavarësinë nga çdo ndikim jashtëgazetaresk, duke mbajtur pozicione të balancuara. Përdorimi nga DW në shqip por dhe nga radiot e tjera të huaja i një rrjeti korrespondentësh dhe bashkëpunëtorësh në qendra të ndryshme rajonale dhe europiane, i kanë mbajtur ato të pakonkurrueshme, jo vetëm për cilësinë, por dhe zonën e gjerë të mbulimit të ngjarjeve. Ky element i dytë vërtetohet nga referencat e shumta që mediat lokale i bëjnë materialeve të DW-së dhe të stacioneve të tjera të huaja.
Mihal Krimçe
Nëndrejtor i shkollës së mesme të bashkuar “Andon Profka” në Seman të rrethit të Fierit / stellvertretender Direktor der Mittelschule “Andon Profka” in Seman des Kreises Fier Radion DW e ndjek prej vitesh dhe më pëlqen sepse ka një mënyrë shumë komunikuese me dëgjuesin. Lajmet kanë ritëm, kalohet në mënyrë atraktive nga një lajm tek tjetri dhe ti nuk arrin ta kuptosh se si ke shkuar në fund të programit. Seç ka një instrument që të tërheq ta ndjekësh programin nga fillimi deri në fund. Unë them se është stili konçiz dhe saktësia e lajmeve që e sjell këtë sukses, por dhe renditja që i bëhet lajmeve është interesante. Në ndryshim nga stacionet e tjera të huaja DW për mua nuk “të bën presion të madh”, nëse mund ta quaj kështu, për ato që të informon. Pra, nuk ka vetëm lajme që të tendosin, që janë serioze dhe të rënda në përmbajtjen e tyre. Ka dhe informata kurioziteti, informata që të zbavisin, apo që të kujtojnë se ka dhe gjëra interesante nëpër Shqipëri, nëpër Ballkan, apo nëpër botë, të cilat mahnisin njerëzit. Në vitin 1997 dhe në vitin 1999 kjo radio ka qenë një supermedia, ka qenë më e rëndësishmja për të dhënë lajme shumë të freskëta dhe realiste. Se lajme jepnin dhe media të tjera, por që gjithçka e tregonin dhe e shikonin sipas interesave të tyre, sipas interesave të politikës. Në këto dy periudha DW në mënyrë të veçantë ka qenë një mik i ngushtë dhe i pazëvendësueshëm për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.
Mitro Çela
Analist për problemet ekonomike / Analyst für wirtschaftliche Fragen Në fillimin e ndryshimeve demokratike mendoj se media e shkruar kishte disa avantazhe. Dalja e gazetës Rilindja Demokratike dhe të tjerave përbënte një treg që funksiononte në kushtet e reja. Kurse në sektorin e medias elektronike kishte shumë mangësi, pasi RTSH nuk mund të ishte shembull për radiot dhe televizionet e reja. Nga ky aspekt e kam vlerësuar gjithmonë si mjaft të dobishëm, por dhe shumë të rëndësishëm rolin e radiove të huaja me programe dhe në shqip. Unë kam qenë dhe jam ndjekës i programeve të DW-së dhe kam dalluar që në fillim një stil të shkruari konçiz, që në atë kohë përbënte një revolucion, pasi e keni parasysh raportimin e atëhershëm me komente sa një “çarçaf”. Unë kam pasur dhe vijoj të kem interes për problemet ekonomike, të cilat tek DW i gjej në mënyrë cilësore, jo vetëm mbi zhvillimet në Shqipëri e rajon, por dhe ato globale. Duke pasur parasysh se Zëri i Amerikës kishte më shumë në fokus politikën, tek DW dhe BBC gjeje gjithmonë trajtime ekonomike dhe sociale interesante dhe ajo që është për t’u nënvizuar është gjuha e thjeshtë. Në radio është shumë e vështirë ngritja dhe analizimi i një dukurie ekonomike, sepse është vetëm me dëgjim dhe shifrat sikur të ngatërrojnë pak, ndaj dhe do një mjeshtëri të madhe një raportim ekonomik për radion, i cili duhet të jetë me gjuhë sa më të thjeshtë dhe të kapshme nga audienca. DW 128
Opinione dhe radiot e tjera të huaja kanë ndikuar në rritjen e performancës së medias shqiptare, sepse në vite janë imituar në stilin e tyre të ndërtimit të lajmit dhe raportimit.
Monika Melëngu
Gazetare e lirë në Berat / freiberufliche Journalistin in Berat Duke trashëguar një shoqëri të izoluar nga bota, dhe ku mediat e huaja ndaloheshin me ndëshkime që të ndiqeshin, qytetarët pas vendosjes së demokracisë kishin një kuriozitet të madh për të ndjekur stacionet e DW-së, BBC-së, VOA-s etj. Tematika e Radios DW është shumë e gjerë dhe cilësia e informacionit është shumë e lartë. Ajo është dhe një urë komunikimi mes dy shteteve, mes dy popujve, shqiptarëve dhe gjermanëve. Pasi në një program të vetëm kemi informacione nga Shqipëria dhe nga Gjermania. Shtoji këtu dhe informacionet për ato që ndodhin në Kosovë, në Maqedoni etj. Ka një ndryshim të madh në profesionalizmin e Radios DW dhe mënyrës sesi punojnë për raportimin mediat e tjera shqiptare. Media shqiptare ka ndryshime në vitet e fundit, por më duket se nuk largohet ende nga qëndrimet e politizuara dhe të njëanshme, ku nuk kupton realisht se çfarë ka ndodhur. Si banore e Beratit unë kam dëshiruar që në programin e një radioje të huaj, siç është DW, të ishte në fokus dhe aktualiteti i këtij qyteti. Nuk e kam fjalën këtu për ngjarje të zakonshme, ose të vogla, por për ato që i mendoj se kanë një rëndësi për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Si shembull mund të marr marrjen e Beratit nën mbrojtje nga ana e UNESCO-s. Sepse këto vlera kultuore dhe historike nuk i takojnë vetëm këtij qyteti, por gjithë trevave ku jetojnë shqiptarë. Kjo është një ndjesi që e kanë banorët e qyteteve, që duan të dëgjojnë për vendlindjen në një radio prestigjoze.
Myrvete Statovci
Banore në Prishtinë / Bewohnerin von Prishtina Askush në Kosovë nuk mund të gjejë një emër tjetër mediash në gjuhën shqipe që të ketë bërë aq shumë sa ka bërë Radio DW. Tani në Kosovë ka shumë radio e televizione, ka gazeta e revista, por mendoni kur në kohën e luftës gjithçka ne e mësonim nga emisionet e Radios DW. Ngase ishim si të izoluar na binte të mësonim dhe mbi ngjarjet që ndodhnin brenda për brenda Prishtinës, në pjesën tjetër të qytetit. Edhe tani bukur mirë janë emisionet që flasin për bashkëjetesën me minoritetet e tjera, për ndërtimin e një Kosove të pavarur e multietnike. DW në shqip afron edhe më shumë shqiptarët kudo jetojnë, duke shkurtuar rrugët e komunikimit mes tyre, duke u informuar më shpejt dhe më saktë me zhvillimet që ndodhin në Tiranë, në Prishtinë, në Prizren, në Bujanovc etj. Dimë më shumë dhe për ata bashkëkombas që jetojnë jashtë në shtetet europiane.
Prof. dr. Myslym Pashai
Lektor i fotogrametrisë dhe imazheve satelitore në Universitetin Politeknik të Tiranës / Lektor für Fotogrametrie und Satelit-Images in der Polytechnischen Universität Tirana Nëse para viteve ’90, në kohën e diktaturës, ne përpiqeshim që të kapnim fshehurazi dhe me mjaft mundim burime informacioni nga jashtë, më pas ato erdhën për publikun shqiptar të plota, madje dhe në gjuhën shqipe. Stacionet 129
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
prestigjoze ndërkombëtare hapën ose rihapën seksione dhe në gjuhën shqipe, duke i dhënë mundësi një shtrese të gjerë të popullatës, edhe ata që nuk dinin gjuhë të huaj, të ndiqnin buletine lajmesh, si dhe komente dhe analiza për situatën. DW dhe radiot e tjera kishin një këndvështrim të ri për aspektet politike, ideologjike, ekonomike, kulturore etj., raportonin cilësisht më ndryshe nga gazetat, radio e televizioni në kohën e izolimit të vendit. Ajo që më mbetet në mendje kur ndjek programet e DWsë është besueshmëria e lajmeve dhe si të thuash sinkronizimi i tyre me realitetin. Jepen ato lajme që kanë interes publik, pra interesi publik është në plan të parë. Dhe jo siç ndodh me një pjesë të medias shqiptare, kur edicionet e lajmeve dhe forumet e diskutimit orientohen nga interesat e ngushta të politikës, ose të grupeve të caktuara të biznesit e të influencave në sektorë të ndryshëm të jetës.
Nazmi Rahmani
Drejtor i Shtëpisë Botuese “Faik Konica” në Prishtinë / Direktor des Verlages “Faik Konica” in Prishtina Si një ish-gazetar i radios në Kosovë për afër 12 vite, unë kam pasur një sërë arsyesh për ta ndjekur programin në shqip të Radios DW. Njëra prej tyre i adresohet afinitetit për kulturën dhe historinë e Gjermanisë, për këtë shtet që ka hapur dyert për shumë bashkëkombas, të cilët në vite janë integruar duke punuar e jetuar me dinjitet. Së dyti, është e pashlyeshme koha e krizës kosovare kur Radio DW ishte pa asnjë mëdyshje burimi jetësor për informimin e popullatës. Shikoni, në kohën kur qindra mijëra njerëz u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre duke u vendosur përkohësisht më shumë në Shqipëri dhe pak në Maqedoni a vende të tjera europiane, unë isha ndër ata që e kalova kohën e luftës në Kosovë. Ishte një kohë e tmerrshme, e tensionuar dhe gjithçka ishte si në një tollovi të vërtetë. Në këtë errësirë, burimi i vetëm për të dëgjuar çfarë ndodhte në Kosovë a me njerëzit tanë që ishin dëbuar jashtë vendit, ishte Radio DW. Çdo gjë që jepej në radio ndiqej me vëmendje të jashtëzakonshme, ishte një dritare shprese, se situata nuk mund të vijonte pambarim e pashpresë, se aleatët e Kosovës dhe të shqiptarëve përgatiteshin për të ndërhyrë, siç dhe ndodhi për fat të mirë. Edhe më pas Radio DW ka qenë shumë e dëgjuar në radhët e kosovarëve. E them me bindje se DW është një emër shumë i respektuar për popullatën në Kosovë.
Ndriçim Xhepa
Aktor në Teatrin Popullor, Mjeshtër i Madh i Skenës / Schauspieler im Volkstheater, großer Meister auf der Bühne Në moshën që jam unë i takoj atij brezi që i ka jetuar të dy periudhat, para dhe pas viteve ’90. Në fakt mediat e huaja jemi përpjekur t’i ndjekim edhe para demokracisë, kuptohet në mënyrë të fshehtë. Kur kanë nisur të transmetojnë radiot e huaja në gjuhën shqipe të them të drejtën i kemi mbajtur “veshët ngritur” për të kapur sa më shumë lajme. Për mua DW dhe Zëri i Amerikës mbeten dy stacionet absolute që kanë mbajtur gjallë opinionin shqiptar me informacion, por jo vetëm kaq, ato kanë dhënë dhe japin gjithmonë shpresë se dhe Shqipëria do të jetë një ditë njësoj si vendet perëndimore. Ja, u bë fakt 130
Opinione anëtarësimi në NATO, tani po punojmë që të jemi pjesë e BE-së. Radio DW më pëlqen se ka tekste të shkurtra, pikante, ka intervista interesante, por dhe lajme zbavitëse dhe argëtuese. Unë kam qenë dhe mbetem më shumë i interesuar për anën kulturore dhe artistike dhe këtë e gjej me shumë cilësi dhe profesionalizëm në Radion DW. Si dëgjues i këtij stacioni të rëndësishëm gjerman ndiehem shumë i nderuar që po jap këtë opinion me rastin e 20 vjetorit të themelimit. Uroj që DW të festojë dhe përvjetorë të tjerë dhe të vijojë të jetë prezente me transmetime, po kështu kualitative tek shqiptarët.
Prof. Neritan Ceka
Arkeolog, këshilltar për kulturën i Kryeministrit të Shqipërisë / Archäologe, Kulturberater des albanischen Ministerpräsidenten Unë kam një raport mjaft të ngushtë personal me Radion DW. Si njohës i gjuhës gjermane, jam ndjekës jo vetëm i programeve të DW-së në shqip, por dhe në gjermanisht dhe anglisht. Është një stacion që ka dhënë një kontribut shumë të madh në informimin e shqiptarëve kudo ata ndodhen, për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Kujtoj që në Shqipëri është një komunitet i konsiderueshëm gjermanishtfolës, që si pasojë e shtimit të mundësisë së mësimit të kësaj gjuhe numri vjen në rritje. Më vijnë në mendje mjaft intervista që kam dhënë për Radion DW, që në emisionet e para, më kujtohen komunikimet mjaft të këndshme që kam pasur me ish- drejtuesen e parë të radios, Adelheid Feilcke - Tiemann, por dhe me pjestarë të tjerë të redaksisë qendrore apo korrespondentët. Veçanërisht, në vitet e para të shndërrimeve demokratike, DW në shqip ishte një burim serioz dhe shumë i balancuar për të shpjeguar gjithçka ndodhte jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni etj. Personalisht e shikoj DW-në si një zë të shpresës, të inkurajimit të shqiptarëve në arritjen e standardeve europiane, një rol që në një larmi pikëpamjesh dhe këndvështrimesh është e ndryshme nga media të tjera të huaja, në gjuhën shqipe ose jo. Kjo ka nxitur në mënyrë të padiskutueshme dhe modernizimin e medias shqiptare, ose që të jem i saktë, të medias shqipfolëse në çdo vend të botës.
Nini Mano
Gazetare e çështjeve ekonomike në Agjencinë Telegrafike Shqiptare / Journalistin für wirtschaftliche Fragen in der albanischen Presseagentur Më kujtohet fillimi i nëntorit të vitit 1995 kur në Tiranë u organizua kursi i parë i trajnimit të Radios DW. Si pjesëmarrëse më kanë bërë më shumë përshtypje temat që janë trajtuar aty, nga ato që hasnim më shumë në punën tonë, për mënyrën e shkrimit të lajmit për radion, për burimet, përgjegjësitë e gazetarit në vërtetësinë e informacionit që jep për publikun etj. E quaj fat që po në atë periudhë një tjetër program kualifikues gjerman për radiot rurale zhvillohej me gazetarët shqiptarë. Nisur nga bashkëpunimi që kam pasur për disa vite me Radio France International jam bindur se sa rëndësi ka për këto media të huaja objektiviteti i lajmeve, paanësia dhe verifikimi i një ngjarjeje me disa burime. Në ndjekjen e programeve të Radios DW më ka bërë përshtypje të madhe trajtimi i temave me karakter social, për të cilat ka interes në publik. Jo gjithmonë mund të kesh kronika dhe intervista nga politika. Në një vend si Shqipëria, ku politika bën çfarë është e mundur për të qenë protagoniste në gjithçka, media nuk mund t’i shkojë gjithmonë pas dhe nuk mund t’i lërë kaq shumë hapësira. Njerëzit kanë nevojë dhe për informacione e trajtime nga jeta sociale, ekonomike, nga fusha e shëndetit publik etj. 131
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Nuri Karaj
Shitës ambulant i fruta perimeve, banor në Selitë të rrethit të Tiranës / ambulanter Verkäufer von Obst und Gemüse, Bewohner von Selita im Kreis Tirana E kemi dëgjuar shumë Radion DW. Ishte një kohë nga fillimi i viteve të demokracisë kur edhe shumë punë nuk kishim e vinim vërdallë, por kur ishte orari i lajmeve tek DW, ose Zëri i Amerikës e BBC mbanin frymën dhe dëgjonim. Tek DW dëgjonim dhe për refugjatët që kishin ikur në Gjermani në korrik të vitit 1990. Shumë njerëz në Shqipëri ishin të merakosur nëse ata do vazhdonin të jetonin, a do të gjenin punë për vete dhe familjen. Telefonat ishin një gjë e rrallë ndaj dhe njerëzit dëgjonin në DW se mos jepej ndonjë lajm për ta, për pranimin e dokumenteve të qëndrimit në Gjermani. Disa të tjerë e dëgjonin sepse ishin me mëdyshje të shkonin apo jo në emigracion, donin të mësonin më shumë sesi ishin procedurat, a të mbanin apo jo. Më kujtohet viti 1997 kur nga DW jepeshin shumë lajme për Shqipërinë që ishte me trazira gjithandej. Atëhere kishim frikë të dilnim nga shtëpia, ndaj rrinim brenda duke dëgjuar lajme nga DW, nga BBC e Zëri i Amerikës. Ato tregonin të vërtetën, kurse gazetat, radio dhe televizioni i Shqipërisë kishin frikë të jepnin atë që ndodhte.
Ornela Bego
Drejtuese e “New Politics”, kompani e specializuar për marrëdhënie me publikun dhe menaxhim mediash / Direktorin von “New Politics”, spezialisiertes Unternehmen für Öffentlichkeitsarbeit und Managen von Medien Duke qenë se për një kohë të gjatë kam punuar si gazetare në radio dhe televizion, DW-në e kam ndjekur që nga fundi i vitit 1992, kur e kam cilësuar si një nga lajmëtaret e ndryshimit të madh që po vinte në Shqipëri me rënien e sistemit komunist. Në atë periudhë shpresash për një të ardhme më të mirë, në të njëjtën kohë kishte dhe një zbrazëti totale për informimin e publikut, për të ndjekur gjithçka ndodhte jo vetëm në Shqipërinë që ndryshonte, por dhe në rajon e në botë. Transmetimet nga Gjermania të DW-së ishin si një rreze drite, duke na hapur sytë për errësirën në të cilën kishim jetuar deri atëherë. Vazhdimisht e kam menduar që profesionalizmi dhe objektiviteti mbi të cilat ishte bazuar puna e stafit të DW-së, por dhe radiove të tjera të huaja me program në gjuhën shqipe, ka shërbyer në dhjetëvjeçarin e parë të tranzicionit, si shkolla e parë e gazetarisë së pavarur në Shqipëri. Teoria dhe praktika, nëse do ta shpreh kështu, në këtë rast merrej në gjuhën shqipe dhe ishte në formën e eksperiencës dhe përvojës shumëvjeçare të stacioneve prestigjoze si DW, Zëri i Amerikës, BBC etj. DW ka pasur dhe ka emër të mirë tek njerëzit, sepse në themel ka të pandryshuar pasqyrimin me vërtetësi dhe paanshmëri të të gjitha sfidave, arritjeve dhe vështirësive që ka kaluar e kalon Shqipëria. Vijon të jetë një burim i besueshëm informacioni që në mënyrë të shpeshtë citohet nga media e shkruar dhe elektronike në Shqipëri.
Petraq Simo
Drejtor i kompanisë së sigurimeve “INSIG” në Maqedoni / Direktor der Versicherungsgesellschaft “INSIG” in Mazedonien Opinionin tim për aktivitetin e Radios DW do ta shoh në dy pamje. Së pari, e them me bindje se DW si një media ndërkombëtare me program në gjuhën shqipe ka pasur dhe ka një impakt shumë pozitiv në informimin e shqiptarëve 132
Opinione kudo ata jetojnë. Më ka rënë rasti që programin e saj ta ndjek nga Shqipëria, nga Kosova dhe vitet e fundit nga Maqedonia. DW është një dritare që i jep mundësinë një dëgjuesi në Maqedoni që të mësojë me realizëm dhe paanshmëri jo vetëm atë që ndodh aty, por dhe në Kosovë, Shqipëri, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, për opinionet e vendimarrjen që ka në Bruksel, Strasburg, Uashington, Berlin, Paris e Londër, e në çdo qendër të rëndësishme të politikës ndërkombëtare. Ndjekjen e programeve të Radios DW e lidh dhe me një faktor tjetër personal dhe familjar. Personalisht jam një ndjekës shumë i hershëm dhe me pasion i zhvillimeve në Gjermani, dy vajzat e mia studiojnë aty, po kështu motra dhe im vëlla e kanë lidhur jetën me realitetin gjerman. Si një adhurues i ekipit të “Bajernit” të Mynihut, së bashku me bashkëshorten, kemi fatin që të jemi dhe anëtarë të shoqatës së fansave së këtij klubi të famshëm futbollistik. Ndaj dhe këto lidhje personale e familjare me Gjermaninë them që ndikojnë tek afërsia me programet e Radios DW. Uroj me gjithë shpirt që të vijojë edhe në të ardhmen duke transmetuar ky zë europian.
Prof. dr Petrit Zorba
Kryetar i shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Izrael / Präsident der albanischisraelischen Freundschaftsgesellschaft E kujtoj shumë mirë që në fillim të viteve ’90 programin e DW-së, kur gjendja e medias në Shqipëri ishte problematike, pasi kishte mungesa të mëdha në personelin e kualifikuar, burime financiare etj. Ndaj dhe ishte ngjarje e madhe hyrja me transmetime në shqip e këtij stacioni gjerman dhe e stacioneve të tjera të huaja, si Zëri i Amerikës, BBC, Free Europe etj. Nga ndjekja që i kam bërë DW-së në shqip kam krijuar përshtypjen se ajo ishte mesazhere në publik e zërit europian, zërit demokratik. Për dëgjuesit jepej konceptimi dhe perceptimi i qytetarëve në perëndim, si funksionojnë institucionet demokratike, çfarë është tregu i lirë ekonomik, ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Një pjesë e këtyre koncepteve ishin të reja, jo vetëm për qytetarin e zakonshëm, por dhe për politikanin, qeveritarin deputetin, gjykatësin, klerikun, për aktivistin e shoqërisë civile etj. Pra, nëpërmjet emisioneve të DW-së, por dhe radiove të tjera vinte një eksperiencë e provuar në vendet më të zhvilluara, ecuritë, sfidat dhe problemet. Ky është njëri aspekt i kontributit të tyre. Mënyra e raportimit në mënyrë profesionale dhe të pavarur nga asnjë koniunkturë është një kontribut tjetër.
Dr. Përparim Kabo
Lektor për lëndët “Antropologjia Sociale” dhe “Globalizmi” në Universitetin “Luarasi” / Lektor der Fächer “Soziale Anthropologie” und “Globalisierung” an der Universität “Luarasi” Radio DW për mua është dimensioni i lirisë në një botë globale që nuk jeton dot pa informacionin. Unë kam pasur dhe raporte personale me këtë radio. Kur e kam vizituar për herë të parë selinë e DW-së në Bon, në shtator të vitit 2004, aty dhashë dhe një intervistë në studion e programit në gjuhën shqipe. Ishte një emocion i veçantë për një njeri që i pëlqen dhe e mbron lirinë e mendimit. Atë intervistë e kam konsideruar gjithmonë si një të dhënë plus në CV-në time që nuk mund të kompensohet kollaj me aktivitete të tjera. 133
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Në periudhën disavjeçare, kur DW në shqip transmetonte programet e saj në bandën e FM-ve, unë e kam ndjekur në mënyrë të pandërprerë. Veç informacionit të gjithanshëm dhe të aktualizuar nga Shqipëria, rajoni dhe bota, unë kam pasur një interes të veçantë për analizat dhe komentet që bëheshin nga DW. Më ka pëlqyer shumë emisioni “Hapat”, si një dimension real i nevojës për integrimin rajonal dhe bashkëjetesën mes vendeve fqinje. Në netët me shi më kanë magjespur gjithmonë tingujt e muzikës klasike në sfond, që të them të drejtën më ka ndihmuar për ta perceptuar botën më ëmbël, më ndjeshëm, në mënyrë më humane. DW, ose vala gjermane në ajër, do të thotë thjesht që të jetosh me njërën nga qendrat e zhvillimit botëror në kohën e sotme. DW do të thotë të jesh intensiv me jetën dhe fatin tënd.
Pranvera Bistri
Studente në fakultetin Ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër / Studentin in der wirtschaftlichen Fakultät an der Universität “Eqerem Çabej” in Gjirokastra Për mendimin tim lajmet që jep stacioni gjerman DW në gjuhën shqipe janë shumë cilësore. Edhe radiot e tjera të huaja që dëgjoj po kështu. Nuk është se i kam ndjekur shpesh, pasi unë nuk është se qëndroj afër me lajmet e komentet, se të them të drejtën kam humbur besimin për to. Kjo për arsye se në mediat shqiptare ka shumë politikë. Çdo gjë është e politizuar, madje dhe gjëra që nuk kanë lidhje direkte me politikën, siç mund të jetë p.sh., moda, apo dhe festivalet, eventet e ndryshme kulturore, në mënyrë krejt të pazakontë i shikon të prekura nga politika. Kurse radiot e huaja janë më realiste dhe nuk janë fanse të asaj apo kësaj partie. Programet e DW-së në shqip i kam ndjekur nëpërmjet satelitit dhe kam një përshtypje shumë pozitive për mënyrën sesi jepet lajmi, ndërkohë që kureshtje kam pasur dhe për tema artistike të trajtuara aty, apo dhe ndonjë temë rinore, apo universitare. DW dua të them që është shumë e famshme në Shqipëri dhe nga dokumentarët që jepen në televizionet e këtushme. Ka dokumentarë që janë përkthyer në gjuhën shqipe, me tema të larmishme, nga turizmi, gjeografia, nga vendet europiane, nga kërkimi shkencor etj.
Premto Gogo
Drejtor i organizatës joqeveritare “KRRIK-Albania” / Direktor der Nichtregierungsorganisation “KRRIK-Albania” DW ka një rol të madh në zhvillimet demokratike në Shqipëri. Ajo ka qenë dhe mbetet një ekspertizë serioze mbi ecurinë e vendit në rrugën e integrimit euroatlantik, ka qenë dhe është një qëndrim i balancuar për arritjet dhe mangësitë e sistemit, për luftën në vendosjen e shtetit ligjor, të ndarjes së pushtetit dhe të konsolidimit të institucioneve të pavarura, për të sjellë përvojën më të mirë të Gjermanisë, BE-së dhe shteteve më të zhvilluara të botës. DW dhe radiot e tjera të huaja kanë qenë një ndihmë konkrete për përmirësimin e imazhit dhe të performancës së medias shqiptare në këto dy dekada. Rol kanë pasur dhe për të sjellë në vëmendje të opinionit tema që kanë rëndësi jetike për çdo shoqëri. Për disa vite jam angazhuar në programe që lidhen me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndaj këtij aspekti DW, por dhe mediat e tjera të huaja kanë qenë shumë të ndjeshme. Nga kjo kanë mësuar dhe mediat shqiptare, të cilat krahasuar me vite më parë tani duken më të ndjeshme ndaj këtyre problemeve. 134
Opinione
Qani Memeti
Banor nga Lugina e Preshevës, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit në Maqedoni / Bewohner von Lugina e Preshevës, Professor für albanische Sprache in der Universität Skopje in Mazedonien DW në shqip është një zë demokratik që informon popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës jo vetëm për ato që ndodhin aty, por dhe për ngjarje nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj. Ajo thotë me guxim ato që janë pozitive për shqiptarët, por dhe çështje ku duhen bërë përmirësime. Fton shpeshherë zëra të rëndësishëm nga Europa, nga Gjermania, Brukseli e organizma të ndryshme që janë mbështetje për zgjidhjet që shtrohen sot. Unë pavarësisht se jam në mënyrë të pandërprerë në kontakt me jetën dhe zhvillimet në Luginën e Preshevës, por duke punuar në Shkup, më duhet që herë pas here ngjarjet t’i ndjek nga media. Nuk ka mbulim më profesional dhe serioz se ai që bën Radio DW për zhvillimet në Luginë, por dhe në viset e tjera shqiptare. Në kohën e ngjarjeve të para 11 -12 viteve në Luginë ka pasur një dëgjueshmëri të lartë të DW-së, po kështu mund të them dhe për kohën e luftës së Kosovës, apo ngjarjet në Maqedoni. Shqiptarët kanë treguar se janë të interesuar për atë që ndodh jo vetëm në shtetin ku jetojnë, por kudo ku jetojnë bashkëkombas dhe kjo më duket e natyrshme.
Rajmonda Xhelili
Drejtuese e bibliotekës për fakultetet e Histori - Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës / Direktorin der Bibliothek in den Fakultäten für Geschichte-Philologie sowie für Fremdsprachen an der Universität Tirana Në fillimet e programeve në shqip të Radios DW kishte një kuriozitet shumë të madh, një kuriozitet që gradualisht u kthye në nevojë jetike. Duke ndjekur DW, BBC e Zërin e Amerikës përmbushnim nevojën për të mësuar me realizëm se çfarë ndodhte, çfarë thoshin personalitetet e njohura brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e punëve në Shqipërinë që sapo ishte ndarë nga izolimi dhe diktatura. Tek DW në shqip dalloja një qëndrim shumë korrekt për informacionin që transmetohej, duke mos pasur ndikime partiake. Në këto vite të tranzicionit media shqiptare ka shumë ndryshime, por po të bësh një krahasim të saj me aktivitetin e DW-së, BBC-së, Zërit të Amerikës etj., shikon se prapë ka diferencë. Ka më shumë tifozllëk politik, ose thënë më hapur njëanshmëri në pjesën më të madhe të mediave shqiptare. Këtë nuk mund ta thuash për asnjë nga mediat e huaja që ndiqen në Shqipëri. Gjithçka mendoj se ka të bëjë nga sistemi i drejtimit të tyre, nga varësia ekonomike dhe politike. Sepse gazetarë shqiptarë janë ata që punojnë për mediat e këtushme, gazetarë po shqiptarë janë ata që punojnë me mediat e huaja.
Remzi Lani
Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë / Direktor des albanischen Medieninstituts in Tirana Gjatë gjithë periudhës së trazicionit postkomunist në Shqipëri do ta quaja një instrument shumë të rëndësishëm për informimin publik Radio DW-në. Nëse do ta shikonim në një plan më të gjerë se kaq, si një media rajonale, ajo ka një angazhim të dukshëm dhe për të mbuluar me lajme dhe analiza zhvillimet në Kosovë, në 135
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Maqedoni, në Mal të Zi e gjetkë, si dhe ka në fokus dhe dinamikën e aktualitetit global. Sa i takon Shqipërisë ky stacion është ndjekur, sepse ka qenë si një dëshmitar i besueshëm për tranzicionin. DW dhe Instituti Shqiptar i Medias kanë një histori të gjatë dhe të pasur bashkëpunimi mes tyre. Në këtë kuadër, ne kemi pasur rast p.sh., të realizojmë dhe monitorimin për një periudhë të caktuar se sa i është referuar media shqiptare lëndës së DWsë. Numri i madh i intervistave, artikujve, analizave dhe informacioneve të ndryshëm të përgatitur nga DW dhe që kanë zënë vend në shtypin kryesor të Shqipërisë, është një tregues i kualitetit dhe besueshmërisë që radio ka në tregun mediatik. Kam përshtypjen se referenca të tilla ka dhe nga media në gjuhën shqipe që publikohet në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Bashkëpunimi DW – ISHM ka dhe një kontribut konkret në vite: trajnimin e gazetarëve shqiptarë nga trajnerë dhe ekspertë të medias që kanë ardhur nga Gjermania. Kanë qenë kurse kualifikuese ku kanë marrë pjesë mbi 150 gazetarë nga redaksitë në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit, ku janë trajtuar çështje bazike të profesionit të gazetarit, për etikën, për lajmin ekonomik, investigimin etj., ku ka pasur jo vetëm diskutime teorike, por dhe kontribute konkrete nga pjesëmarrësit.
Prof. dr. Rexhep Doçi
Onomasticien në Institutin Albanologjik në Prishtinë / Onomastiker am albanologischen Institut in Prishtina Radio DW ka qenë dhe mbetet mbarëkombëtare, pasi në programet e saj ka informata të njëkohshme për shqiptarët e Kosovës, ata të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Luginës së Preshevës, apo për të tjerë kudo që ndodhen. Së bashku me radiot e tjera ajo ka pasur një rol të posaçëm sepse në periudhat e “baticave” e “zbaticave” për shqiptarët ato kanë qenë aktive, kanë njoftuar papushim. Neve na ka disponuar DW në shqip sidomos gjatë kohës së luftës së Kosovës. Ishte ndër ato burimet e pakta, ku ne për së jashtmi mundnim të mësonim se çfarë ndodh me ne brenda Kosovës. Në atë errësirë informatash, DW në shqip, ishte për ne si një dritare nga ku vinte drita dhe ne duke u njoftuar për atë që ndodhte ndjeheshim më mirë, mbanin shpresën gjallë. DW në shqip dhe radiot e tjera të perëndimit ishin të domosdoshme në kohën e kthimit të familjeve të dëbuara në shtëpitë e tyre. Atë kohë mungonin njerëz, nuk u dihej drejtimi, të tjerë ishin të zhdukur, ndoshta të ekzekutuar nga njësitë serbe militare e paramilitare, në zona të ndryshme filloi pa humbur asnjë minutë rindërtimi i shtëpive të shkrumbuara dhe të dëmtuara gjatë luftës dhe ekspeditave ndëshkuese të okupatorit. Shqiptarët treguan vitalitetin e tyre duke u bazuar tek solidariteti me njëri-tjetrin, por dhe tek ndihma e mbështetja bujare e shteteve mike. Në këtë ndihmë hyn dhe roli e ndikimi i DW-së në ato kohë të vështira për kombin.
Robert Rakipllari
Kryeredaktor i gazetës Panorama / Chefredakteur der Zeitung Panorama Radiot perëndimore që flasin në shqip kanë pasur dhe kanë një rol të madh jo vetëm për informimin e shqiptarëve, por dhe si nxitëse në procesin e europianizimit. Kur DW dhe radiot e tjera nisën në vitet ’90, ato ishin të vetmet burime të besueshme mediatike. Me zhvillimin e televizioneve, radiove dhe shtypit në dekadën e fundit roli i tyre ka një nuancë të ndryshme dhe prezenca lidhet me standardet që ato mbrojnë dhe pavarësinë. Ato janë të pazëvendësueshme për gamën e gjerë informative dhe 136
Opinione analitike që ofrojnë, duke mbetur të referueshme nga mediat shqiptare. DW më pëlqen se ka një rreze të gjerë të zhvillimeve rajonale, si të thuash konkurron me informacion më rajonal duke sjellë atë që është më kryesore nga zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. Unë personalisht me angazhimin që kam tani, por dhe me pozicionet e mëparshme në media përdor një sistem të larmishëm burimesh për lajme dhe komente. Website-in e DW-së në shqip e shikoj të paktën 3-4 herë në ditë, pasi është referencial me materiale të rëndësishëm, që i botojmë të plotë në gazetën tonë, ose nga ajo që trajtohet aty marrim shkas për ta ndjekur më në thellësi, sipas interesave të lexuesve tanë. Ajo që më intereson më shumë nga DW në shqip është pasqyra tematike nga rajoni i Ballkanit, si lajme, si qëndrime nëpërmjet intervistave ekskluzive, apo si reportazhe e komente. Por në mënyrë të sintetizuar i hedh një sy dhe pasqyrës së lëndës nga zhvillimet ndërkombëtare, ato që janë në qendër të vëmendjes, në zonat e krizave dhe me konflikte.
Rrok Deda
Përmbarues në Shërbimin Përmbarimor të rrethit të Tiranës / Gerichtsvollzieher in Tirana E kam ndjek DW-në sikundër dhe radiot e tjera të huaja për një shkak të thjeshtë. Përmbajtja e atyre që ato thonë nuk lidhet me interesin e ndonjë krahu politik ose të ndonjë grupi interesi. Më shumë tek DW më pëlqejnë komentet dhe analizat për aktualitetin. Më shumë interes kam të dëgjoj vështrimin gjerman nëpërmjet personaliteteve politike, diplomatike, ose nga ata që janë njohës të mirë të zhvillimeve në Shqipëri. Kam interes gjithashtu dhe për zhvillimet në rajon, pasi ku më pak dhe ku më shumë probleme kanë dhe shtetet që janë fqinje me Shqipërinë. Kjo radio ka qenë aktive sidomos gjatë kohës së krizës në Kosovë, në kohën kur në Shqipëri kanë mbërrit rreth gjysmë milioni qytetarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Ishte një situatë e jashtëzakonshme, ku radiot e huaja që kishin mbulim rajonal të informacionit luajtën një rol shumë të madh, për ta qartësuar atë që ndodhte brenda në Kosovë, atë që ndodhte në Shqipëri dhe Maqedoni me familjet e larguara me dhunë.
Sadik Malaj
Kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë / Vorsitzender der Union der albanischen Reiseagenturen Tani mund të tingëllojë si e çuditshme, por në vitet ’90 çfarë ndodhte në qytetin tonë, çfarë ndodhte në Shqipëri e kudo në rajon e mësonim prej DW-së, por dhe prej stacioneve të tjera të njohura si BBC, Zëri i Amerikës etj. Gjykimet dhe vlerësimet e ekspertëve të huaj përcilleshin me mjaft korrektësi dhe ishin një tregues real për mënyrën sesi funksiononte demokracia, si ngriheshin institucionet, ku për gjërat që bëheshin mirë flitej mirë, ku për fenomenet negative bëheshin kritika e sugjerime etj. Më ka qëlluar shumë herë që në mesin e shoqërisë sonë të diskutonim mbi ngjarjet dhe spunto merrnim nga lajmet që jepeshin në radiot e huaja. Ky është një kontribut i madh, sepse informohej në mënyrën e duhur publiku. Radio DW është një mbështetëse dhe promovuese e turizmit shqiptar. Aktivitetet tona në Gjermani, Shqipëri dhe rajon janë publikuar në DW, duke luajtur një rol të madh në prezantimin e iniciativave turistike jo vetëm për sezonin veror, por dhe për turizmin malor, atë të aventurës etj. 137
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Fotogaleri 9 - Kulturë, sport dhe zbavitje
Studiuesi dhe përkthyesi, dr Ardian Klosi, në prezantimin e botimeve të K&B në Panairin e Librit në Tiranë, 2011
Shëtitje elefantësh në qendër të Tiranës, 2005
Radovan Karaxhiç në “shënjestrën” e pushuesve në bregdetin e Durrësit, 2009
Në kalçeto me fanellat e DW-së, 2010
Kampionati botëror i vrapimit malor në Shqipëri, 2011
138
Politikanët në shenjestër të karikaturistëve, 2003
Futbollisti serb Milovan Milović luan kampionatin shqiptar, 2010
Edhe në Shqipëri zhvillohet kampionat futbolli për femra, 2009
Opinione
Fotogaleri 10 - Kolorit turistik, resurse dhe sfida
Zhytës polakë prej më shumë se 10 vitesh frekuentojnë bregedetin Jonian
Vititorë të huaj në zonën arkeologjike të Apolonisë
Qyteti i Beratit që është nën mbrojtjen e UNESCO-s tërheq shumë vizitorë të huaj
Në Sarandë në sezonin veror mbërrijnë çdo ditë kroçiera ne turistë
Betonizimi i bregdetit Jonian një fenomen që nuk ndalet
Pamje nga Thethi
Bregdeti i Durrësit destinacion prioritar për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia
Dimër në Peshkopi
139
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Sadulla Zendeli – Daja
Shkrimtar dhe përkthyes në Malmö të Suedisë, autor i fjalorëve zyrtarë suedisht – shqip / Schriftsteller und Übersetzer in Malmö, Schweden, Autor des Wörterbuches Schwedisch-Albanisch Në vitin 1966 kur unë emigrova nga Gostivari për në Suedi komuniteti shqiptar i kishte a nuk i kishte afër 1500 anëtarë, ndërkohë që sot është me afër 45 mijë shqiptarë. Ushqimi ynë informativ në gjuhën amtare ka qenë deri para pak kohësh nga një program në shqip i Radio Suedisë, por ai ishte me kohë modeste transmetimi. Radio DW ka qenë dhe mbetet një burim që plotëson nevojat e komunitetit tonë. Ne mërgimtarët jemi shumë të interesuar për atë që ndodh në rajon dhe për këtë arsye Radio DW është shumë e vyer, sepse në mënyrë profesionale jep lajme të rëndësishme dhe pa asnjë ndikim të jashtëm. Radio DW për mërgatën në Suedi është dhe një mjet për të mos asimiluar gjuhën shqipe, sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë. Në Suedi ka afër 1 mijë nxënës që ndjekin rregullisht kurse të gjuhës shqipe dhe janë mbi 100 mësues që kujdesen për ta. Pikërisht këtij misioni i vjen në ndihmë dhe programi në shqip i DW-së, sepse atë mund ta ndjekin lirshëm nëpërmjet internetit. Unë jam një dëgjues i hershëm i kësaj radioje gjermane. E kam ndjekur para gjuhës shqipe dhe në versionin serbokroat, rus dhe bullgar. Por kur ka nisur programi shqip vëmendjen më të madhe e kam aty. Unë mund t’i ndjek lajmet dhe nga mediat e tjera të botës, por më shijon më shumë kur i dëgjoj në shqip. Kështu iu them dhe më të rinjve, që të jenë më afër mediumeve shqiptare, se ruajnë të paprekur gjuhën amtare. Do të ishte mirë që të përmendej ndonjëherë dhe komuniteti ynë në progranet e DW-së.
Sami Neza
Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit / stellvertretender Vorsitzender des Nationalen Rates für Radio und Fernsehen Për mua DW në shqip mbetet një alternativë e besueshme informative dhe analizuese për zhvillimet në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Duke qenë se ekziston prej shumë vitesh dhe një fluks transmetimesh në gjuhën shqipe edhe nga stacione të tjera ndërkombëtare, DW ka ditur të pozicionohet për të qenë një zë alternativ që dallon nga të tjerët. Këtë e ka arritur duke iu qëndruar përballë problemeve më jetike të shqiptarëve, duke i qëndruar larg vogëlsirave dhe temave rutinore, duke mos pranuar modelin “gossip” me hamendje dhe si pjesë të “industrisë” së thashethemeve në publik. Verifikimi i lëndës është një tipar i Radios DW, që siç e thashë më herët, e simbolizon atë me alternativën e besueshme të informimit dhe këndvështrimit për atë që ndodh në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në të gjithë rajonin. Është një investim i jashtëzakonshëm të arrish të bëhesh media rajonale. Pra, që të të ndjekë me interes një dëgjues ose një vizitor i faqes on line nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Presheva, Shkupi, Tetova, Ulqini apo aty ku jetojnë shqiptarët. Madje të të ndjekin me të njëjtin interes një emigrant në Greqi, në Gjermani, Itali, në Francë etj. Nuk mbaj mend që DW të ketë transmetuar apo publikuar në internet ndonjë informatë me karakter të njëanshëm, në shërbim ose dobi të një grupi interesi a individi me pushtet. Stacioni është përcaktuar të mbajë vetëm një anë, atë të qytetarëve.
140
Opinione
Sanije Morina
Emigrante në Zvicër / Emigrantin in der Schweiz Gjithmonë kam menduar se Radio DW është një dritare informimi për shqipfolësit kudo ndodhen. E kemi përcjellë dhe e përcjellim ende DW-në se jep gjëra të vërteta dhe pa anësi. Më shumë e kam përcjellë në kohën e luftës. Kam dëgju që luftëtarët e lirisë, ata që kishin ngrit pushkët kundër regjimit serb kanë raportu direkt nga vendluftimi. Ne duke e përcjellë DW-në kuptonim se çfarë ndodhte në ato ditë të rrezikut dhe vuajtjeve të mëdha për gjithë popullin e Kosovës. Por edhe për kohën e rindërtimit të Kosovës, për përpjekjet për njohjen e shtetit të pavarur nga shtetet e tjera në botë ka shumë vëmendje nga Radio DW. Unë jam e gëzuar që në vitet e fundit në Kosovë ka dhe shumë media të tjera shqiptare që informojnë popullin, me diskutime, analiza dhe komente. Media në demokraci duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Le të punojnë mediat shqiptare sikur DW-ja.
Prof. asc. dr. Sazan Guri
Drejtor i Zyrës Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit / Direktor des bürgerlichen Amts für Umweltschutz DW në shqip ka frymëzuar objektivitetin në trajtimin e temave. Jo kritizere dhe as për “t’i bërë fresk” autoriteteve dhe institucioneve të këtij vendi. Ky qëndrim i ftohtë dhe objektiv më ka pëlqyer te kjo radio gjermane. Pa servilizëm për pushtetin, me tendencë pozitive, mund të mbahen qëndrime që tregojnë me realizëm për një problem, që analizojnë me objektivitet një rrethanë dhe një perspektivë. Mbahet një qëndrim neutral dhe i distancuar nga krahët e politikës, një qëndrim që pa frikë e quaj qytetar. Kur duhet lavdëruar një nismë, një përpjekje, një realizim atëherë kjo bëhet, ndërkohë që kur vjen puna për të kritikuar fenomene e prirje negativiste atëherë këto parashtrohen me kompetencë para dëgjuesve ose ndjekësve të shërbimit on line të DW-së. Kjo që ju thashë deri më tani bën një diferencë me punën e angazhimin e mediave të tjera. Nuk dua të jem nihilist me rolin e pjesës tjetër të medias shqiptare, pasi ka dhe shembuj e përpjekje serioze për standarde dhe profesionalizëm, por sapo situata e brendshme acarohet, atëherë shikon se media nis të ndahet gati në dy pjesë, njëra më afër qëndrimeve politike të njërës palë dhe tjetra me palën tjetër.
Sevim Arbana
Drejtuese e shoqatës joqeveritare “Në dobi të gruas shqiptare” / Direktorin der Nichtregierungsorganisation “Në dobi të gruas shqiptare” Rëndësia e DW-së faktohet nga vlera që ajo kishte qysh në momentin e parë të hyrjes në tregun mediatik në Shqipëri. 20 vite më parë kishte boshllëk, kishte uri mediatike, kishte përpjekje të sinqerta për të ngritur një shtyp të pavarur dhe alternativ, por në fund të fundit realiteti ishte i varfër, ishte joprofesional, ishte i pabesueshëm. U fitua liria për të folur, për të shprehur mendimin, por qasja tek një media e lirë dhe e pavarur ishte larg. Në këtë atmosferë Radio DW, por dhe BBC dhe Zëri i Amerikës ishin për mendimin tim në avangardë. DW ka dhënë një suport të shënuar për demokracinë shqiptare dhe për procesin e integrimit europian. Mjafton fakti që na ka sjellë shumë pranë modelin gjerman të zhvillimit, një model 141
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
që do të thoja se duhet të aspirohet me guxim nga shqiptarët. Po të ketë vullnet, po të ketë bashkëpunim, Shqipëria i kap standardet gjermane, standartet e BE-së. Kam ndjekur dhe ndjek tek DW një alternativë që jo vetëm informon saktë, por dhe tregon me shembuj konkretë zhvillimin e shoqërisë gjermane, ku vlerat dhe kontributi profesional janë kriteret për pozicionimin politik, ekonomik, social etj. Po të ketë edhe më shumë media shqiptare që do t’i ngjasin DW-së, më mirë do të jetë për informimin publik, për vënien nën trysni pozitive të autoriteteve, të politikës, të gjyqësorit etj
Dr. Sinan Tafaj
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve të Shqipërisë / Vorsitzender des nationalen Blindenverbandes in Albanien Radio është forma më adekuate për të informuar, argëtuar dhe edukuar të verbërit. Përballë televizorit ne jemi të pabarabartë me pjesën tjetër të popullatës, sepse kapim gjithçka zanore, por nuk arrijmë të kuptojmë pjesën e figurës, gjestikulacionet e ndryshme, lëvizjet, të shkruarit etj., ndërkohë që në emisionet radiofonike kapim çdo fjalë, çdo efekt, çdo tingull, duke qenë të barabartë me të gjithë njerëzit. Personalisht, por dhe nga mendimet e anëtarëve të tjerë të shoqatës, ekziston mendimi se Radio DW është një stacion i këndshëm, ku bie në sy fokusimi social-ekonomik më shumë sesa përqendrimi vetëm për tema politike, siç ndodh tek ndonjë radio tjetër e huaj. Si ndjekës i rregullt i programeve të DW-së do të bëj një sugjerim që në programe të ketë më shumë vend për rolin e Gjermanisë dhe investimeve gjermane në zhvillimet shqiptare. Gjermania, padyshim është një partner shumë serioz në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe ka pasur dhe ka në proces investime në sektorë që janë jetikë për qytetarët e këtij vendi, në ujësjellës-kanalizime, në energjetikë, në turizmin malor etj. Për këto duhet folur edhe më shumë në DW. Në rast se ne do ta konkretizojmë hapjen e një stacioni radiofonik të shoqatës sonë modeli i informimit patjetër që do të jetë si ai i DW-së.
Sonila Mesareja
Gazetare, aktiviste e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë të Zgjedhjeve / Journalistin, Aktivistin der Koalition der lokalen Wahlbeobachterin Në këto 10 vite që unë punoj si gazetare në median e shkruar DW-në e kam pasur një burim informimi, verifikimi apo ngacmimi për trajtime më të thelluara të çështjeve. Kam nisur ta dëgjoj nëpërmjet valës në FM, por varianti on line më duket edhe më shumë praktik. Sepse sidomos gjatë pasdites e deri në mbrëmje vonë e vizitoj për materialet më të freskëta që hyjnë në rubrikat e faqes elektronike. Jo vetëm për arsye ribotimi, por dhe për kuriozitet shikoj më shumë hyrjet e reja të materialeve nga Gjermania, nga ngjarjet kulturore, nga ekonomia etj. Patjetër që gazetat e përditshme përfshijnë në faqet e tyre ndonjë material nga DW, qoftë dhe kronika të zhvillimeve rajonale dhe ato ndërkombëtare në tërësi. Nëse do ta trajtoj çështjen në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, kjo pavarësi dhe saktësi që ka DW është fituar nga pavarësia ekonomike dhe ajo politike. Pavarësia ekonomike dhe politike mendoj se e kanë bërë Radion DW emër të besueshëm tek ata që kanë mundësi të ndjekin raportimet, analizimet dhe çdo material që përgatitet nga stafi.
142
Opinione
Sulo Gradeci
Pensionist, ish-shef i grupit të shoqërimit dhe sigurisë së udhëheqjes më të lartë komuniste në kohën e diktaturës / Rentner, ehemaliger Leiter der Leibwächtergruppe, zuständig für den Schutz der höchsten kommunistischen Führer während der Diktatur DW-në në shqip e kam ndjekur sepse ishte më serioze në përshkrimin e ndodhive në fillim të viteve ’90. Prisnim orarin e emisioneve dhe dëgjonim më shumë pjesën për Shqipërinë. Në kohën kur kishte rrëmujë nëpër rrugë mbylleshim në shtëpi dhe dëgjonim të gjitha radiot e huaja, edhe BBC-në, edhe Zërin e Amerikës. Vetëm kështu merrnim vesh të vërtetën. DW më është dukur korrekte dhe shumë precize në emisionet e lajmeve. Nuk besoj se ka bërë politikën e askujt, nuk merrte asnjë anë në politikë. Komentet e të huajve për Shqipërinë ishin shumë interesantë. Në atë kohë mosbesimi dhe situate të nxehtë politike, mendimet e të huajve ishin më të besueshëm. DW ka dhënë shumë lajme dhe gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ka qenë një moment i vështirë që e ndiqnim me interes nga emisionet e saj. DW është dëgjuar gjatë tranzicionit dhe për arsye se shtypi dhe televizionet në Shqipëri, janë të mbushura herë pas here me të pavërteta, ku çfarë thoshte njëra nuk thoshte tjetra. Ato shkruajnë sipas oreksit të politikës që kanë mbrapa. Tek DW, Zëri i Amerikës e BBC nuk kishte situata të tilla. Ato njoftonin vetëm ngjarje në bazë të fakteve, në bazë të atyre që kishin parë gazetarët e tyre. DW-në në shqip e kam dëgjuar deri sa kapej në radio, tani ka muaj që nuk e ndjek më.
Prof. dr. Shezai Rrokaj
Dekan i fakultetit të Histori – Filologjisë në Universitetin e Tiranës / Dekan der Fakultät für Geschichte und Philologie in der Universität Tirana DW është një nga tre burimet kryesore për shqiptarët me lajme dhe analiza që vijnë nga Perëndimi. Së bashku më VOA-n dhe BBC-në, para se të mbyllej, ky stacion gjerman është një referencë e besueshme për zhvillimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Në vitet e para të demokracisë ato kishin një vëmendje absolute të audiencës për të ndjekur zhvillimet në Gjermani, në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, por dhe vlerësimet dhe mendimet e qarqeve diplomatike dhe politike perëndimore mbi atë që ndodhte në Shqipëri, për rrugën e saj në procesin e integrimit euroatlantik. DW hyri në mjedisin shqiptar si një dritare ku artikulohej me realizëm ecuria e transformimeve demokratike, ku kanë gjetur vend ngjarje shumë të bujshme, duke pasqyruar sfidat e mëdha që kishte vendi, si një provë se kalimi nga diktatura në demokraci nuk ishte i kollajtë. Në një klimë të polarizuar politike e për rrjedhojë dhe në një klimë të polarizuar mediatike, për një pjesë të mirë të shqiptarëve orientimi për informim ishte për nga radiot e huaja në gjuhën shqipe. Në programet e tyre nuk ka pasur hapësira për ndikimin partiak, për varësinë e lajmeve dhe analizave nga grupimet politike e të biznesit. Ekzistenca në tregun mediatik e DW-së për një kohë kaq të gjatë është e natyrshme nga profili dhe standardi që ajo ka mbajtur në punën e saj.
Shkëlqim Hajno
Gazetar, drejtor i radios lokale Saranda / Journalist, Direktor des lokalen Rundfunksenders Saranda Unë shikoj dy kontribute kryesore të Radios DW për Shqipërinë. Së pari, ka transmetuar dhe transmenton 143
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
informacione objektive, të paanshme nga të gjitha fushat. Por investimi kryesor ka qenë për politikën, në një Ballkan që ka qenë dhe vijon të jetë ende i sëmurë. Së dyti, DW ka ndikuar për rritjen e cilësisë dhe të standardeve të gazetarisë shqiptare. Unë personalisht kam pasur rast të jem pjesëmarrës në disa kualifikime me trajnerë dhe ekspertë nga DW, gjithashtu dhe pjesëtarë të tjerë të Radios Saranda kanë ndjekur këto kurse kualifikimi. Gjatë zhvillimit të tyre krijohej një atmosferë pune, një lloj angazhimi tipik gjerman të themi, ku serioziteti dhe përpikëria, por dhe komunikimi si mes kolegëve ishte shumë i mirë. Ky është fakt që DW ka mbështetur kualifikimin e medias shqiptare sipas standardeve gjermane, sipas standardeve europiane. Radio Saranda është një partner besnik i ritransmetimit të programeve të DW-së, duke përçuar zërin e saj në Jugun e Shqipërisë. Këtë e kemi bërë me bindjen se kjo ka qenë dhe një kërkesë e dëgjuesve tanë, që krahas lajmeve me karakter lokal që i ndjekin nga valët e Radio Sarandës, të kenë dhe optikën gjermane për Shqipërinë dhe më gjerë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e programeve të DW-së tek radio jonë është një kombinim i lokales, me kombëtaren, me rajonalen dhe me globalen.
Shkëlzen Maliqi
Filozof dhe publicist, themelues dhe drejtor i Qendrës për Studime Humanitare “Gani Bobi” në Prishtinë / Philosoph und Publizist, Gründer und Direktor des Zentrums für humanitäre Studien“Gani Bobi” in Prishtina Unë kam një eksperiencë personale me radiot e huaja, duke punuar një vit si shef i korrespondentëve në Prishtinë për Evropën e Lirë në gjuhën shqipe. Kam ndierë nga afër ndikimin që ka pasur në audiencë, por dhe ndikimin tek mediat shqiptare në përgjithësi. Shikoni, Radio DW dhe të tjerat si ajo, në periudha të ndryshme kohore kanë qenë burime shumë të rëndësishëm për informimin e opinionit. Po marr shembullin e bllokadës ndaj mediave elektronike në Kosovë, kur popullata ishte shumë e ndjeshme se çfarë thoshte për krizën Berlini, Londra, Parisi, Departamenti i Shtetit të SHBA–së etj. Duhet të kuptoni se kishte jo vetëm terr informativ, por dhe pasiguri dhe paqartësi për perspektivën e Kosovës. Ndaj dhe DW përballonte jo vetëm aktualitetin e ngjarjeve në terren, si dhe reagimin e kancelarive perëndimore për gjendjen, por përgatiste dhe analiza dhe vështrime nga qarqet politike e diplomatike, komente të medias më kryesore gjermane e europiane etj. Pra, gjithçka që transmetonte DW në shqip, si dhe stacionet e tjera të huaja si BBC, VOA, Radio Free Europe, RFI etj., merrej në mënyrë të besueshme nga popullata dhe për këtë mendoj se roli i tyre ka qënë i pazëvendësueshëm. Roli i tyre i sotëm është më i ndryshëm, pasi dhe realiteti është tjetër. Formatet e tyre, mënyrat e ndërtimit të lajmit dhe zhanret e tjera të informimit janë përshtatur më së miri nga mediat lokale. Ato kanë ndikuar dhe nëpërmjet realizimit të kurseve kualifikuese me gazetarët e rinj por dhe me ata me përvojë. Ky është një investim që përmirëson dukshëm rolin e mediave lokale për ti sjellë dhe ato në standardet perëndimore të informimit.
Tefta Radi
Gazetare në kanalin satelitor të Televizionit Publik Shqiptar / Journalistin im Satellit-Sender des albanischen öffentlichen Fernsehens 144
Opinione DW është një gjigand mediatik, që për shqiptarët kudo jetojnë është e njohur nëpërmjet ekranit televiziv, nëpërmjet valëve të radios, si dhe në vitet e fundit nëpërmjet një faqeje on line shumë agresive në treg. “Djepi” për mua është stacioni radiofonik i saj në gjuhën shqipe, që ka të njëjtën moshë me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, që lidhet dhe me fillimin ose përgatitjen e kushteve dhe për një sërë procesesh transformimi dhe ndryshimi në Kosovë, në Maqedoni e Mal të Zi. Pra, Radio DW është e lidhur hap pas hapi me ngjarjet më të shënuara për shqiptarët, por dhe raportet që ata kanë me popujt e vendeve të tjera. DW ka qenë dhe mbetet një stacion mjaft i besueshëm, ka ditur të ngrejë pikëvështrime interesante, dinamike, me të gjitha ngjyrat përfaqësuese, sikundër ndodh në një rend demokratik, ku të gjitha palët duhet të dëgjohen, ku lajmi, informacioni a një e dhënë që jepet kalon nga redaksia tek publiku vetëm pas verifikimeve dhe saktësimeve. Ky koncept në dukje i avashtë, por gjithmonë verifikues e gjithëpërfshirës filloi të shndërrohet në një standard për guston e publikut, ndikoi drejtpërdrejtë tek ajo pjesë e medias e papërvojë apo e përdorur nga qëllime klienteliste, që të reflektojë duke vënë në plan të parë interesin e publikut.
Prof. dr. Tonin Kola
Kryetar i shoqatës së ish-bursistëve të DAAD-it, Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman / Vorsitzender des Verbandes von ehemaligen DAADStipendiaten, Deutscher Akademischer Austauschdienst Mund të them pa frikë se DW në shqip ka qenë dhe mbetet një nga dritaret më të mëdha të informimit transparent për publikun në Shqipëri dhe më gjerë. Informimin, ky stacion gjerman jo vetëm e ka realizuar në kushtet e vështira kur mungonin mediat, siç ka qenë situata në fillim të ndryshimeve demokratike, por vijon ta bëjë edhe sot në mënyrë profesionale në një treg që pasurohet çdo ditë. Një tjetër aspekt ku kontribuon DW është përgatitja jo vetëm e lajmeve kombëtare dhe rajonale, por dhe atyre me fokus ndërkombëtar, të cilat janë shumë të citueshme nga mediat e tjera. Duke qenë një konkurrente në tregun mediatik shqiptar DW ka ndikuar në evoluimin dhe modernizmin e këtij tregu, në rritjen e profesionalizmit dhe standardeve perëndimore. Për këtë DW ka organizuar dhe disa kurse trajnimi me gazetarët shqiptarë. Duke u fokusuar në dy drejtime, në radio dhe on line, DW mbetet një burim i qëndrueshëm dhe i besueshëm, duke i rezistuar me sukses zgjerimit dhe dinamizimit të tregut mediatik në tërësi. Urime për 20 vjetorin e aktivitetit dhe suksese të mëtejshme!
Valbona Kurti
Gazetare, nëndrejtore e departamentit të lajmeve në televizionin Vizion Plus / Journalistin, Stellvertretende Direktorin der Nachrichtenredaktion im Fernsehsender Vizion Plus Raportet e mia me DW-në në shqip kanë ndryshuar në varësi të angazhimeve që kam pasur në këto dy dekada të ekzistencës së saj. Fillimisht e kam ndjekur në aspektin informativ mbi atë që ndodhte në Shqipëri, por dhe në rajon e botë. Në atë periudhë kemi pasur dhe një lloj kurioziteti të shtuar për Gjermaninë, në tërësi për shoqërinë gjermane dhe në valët e kësaj radioje kishte shumë materiale informative me tema 145
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
lloj-lloj për këtë. Më pas kur media shqiptare u shvillua dhe u modernizua, më shumë se sa për lajmet, kam qenë e interesuar për intervistat me personalitetet e njohura brenda dhe jashtë vendit. DW si një radio e një vendi lider në BE është një radio europiane, ku për çështjet e integrimit ka pasur materiale cilësore si ato informuese ashtu dhe opinioniste. Duke mbajtur të hapur faqen on line të DW-së vërej se kohët e fundit kanë një vlerë të jashtëzakonshme tema ndërkombëtare të lidhura me Shqipërinë e rajone të tjera të botës, si kriza ekonomike, dilemat për monedhën e përbashkët europiane, sfidat e zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj nga Europa Juglindore, situata financiare dhe politike në dy vendet e BE-së fqinje më Shqipërinë, Itali e Greqi dhe tema të tjera të cilave u referohemi nga burimet e DW-së, pasi ky burim është një “patentë” më vete që të jep siguri dhe besueshmëri.
Prof. dr. Valentina Duka
Zëvendësdekane e fakultetit të Histori - Filologjisë në Universitetin e Tiranës / stellvertretende Dekanin der Fakultät für Geschichte und Philologie in der Universität Tirana DW-në në gjuhën shqipe tani e ndjek në mënyrë periodike, si një burim reference për informim, por gjatë viteve ’90 ndiqja thuajse çdo emision. Po kështu më pëlqen dhe ndjekja e programeve të radiove të tjera, si tek BBC para se të mbyllej, tek Zëri i Amerikës, Europa e Lirë etj. Sa i takon DW-së them me siguri që është një media me profil europian, me saktësi dhe trajtim të balancuar të problematikës. Tani në Shqipëri gjen edhe media vendase që e kanë përmirësuar imazhin e tyre në dhënien e lajmeve, që janë kudo aty ku diçka e rëndësishme ndodh, që janë aty ku ka një event, një problematikë që shqetëson komunitetin, që janë edhe drejtpërdrejtë në transmetime live. Por duke kujtuar kohën kur filloi të japë emisione në gjuhën shqipe Radio DW, kishte varfëri dhe një lloj kaosi në përhapjen e informacionit tek njerëzit. Ndaj është e kuptueshme që DW dhe radiot e tjera ndihmuan opinionin publik duke treguar me objektivitet se çfarë ndodhte në vend. Ato ishin përhapëse njëkohësisht dhe të kulturës demokratike, të frymës së tolerancës dhe respektimit të institucioneve. Me një fjalë ato ishin “lektoret” që në masë të gjerë përhapën tek qytetarët konceptet e shoqërisë demokratike, të fjalës së lirë dhe pluralizmit të mendimeve.
Valentin Mustaka
Nënkryetar i shoqatës “Arumunët e Shqipërisë” në Durrës / stellvertretender Direktor der Gesellschaft “Arumunët e Shqipërisë” in Durrës Ka pasur një zbrazëti informative në fillim të proceseve demokratike. Kishte pak lajme të mirëfillta dhe shumë thashetheme. Madje të dukej se grupimeve të caktuara u interesonte që vendi të ishte një “magazinë” thashethemesh. Radio DW, por dhe radio të tjera që dëgjoheshin në qytetin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë ishin mjaft të frekuentuara nga njerëzit. Nga mosbesimi dhe neveria për propagandën bajate që lamë pas për dëgjuesit e të gjitha moshave dhe profesioneve këto stacione perëndimore ishin mjaft të besuara. Kjo jo sepse ato i kishin zyrat qendrore në Gjermani, Britaninë e Madhe apo SHBA, por sepse realisht jepnin të vërtetën, bënin një skaner të zhvillimeve të përgjithshme, por dhe në çështje të veçanta. Tani mund të jetë harruar nga popullata, por kanë qenë disa orare të caktuara të ditës, kur dalloje lehtë në qytet e fshat njerëz që verifikonin orën sepse iu duhej të ndiqnin programet e lajmeve të radiove të huaja. Kishte raste – edhe mua më ka qëlluar disa herë – që dëgjonim në grup stacionet e huaja. Dhe më pas vijonte diskutimi ku 146
Opinione secili shprehte një mendim të tijin. Në 10 vitet e para të tranzicionit demokratik DW, BBC e Zëri i Amerikës ishin burime të pazëvendësueshme të informimit të gjerë. Më pas u ngritën dhe u forcuan shumë media shqiptare, por edhe sot e kësaj dite ato nuk rrinë pa anuar pak nga politika, nga politikanët, duke ecur me oreksin e tyre.
Prof. asc. dr. Vasilika Dini
Pedagoge në fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës / Dozentin an der Fakultät für Tiermedizin der landwirtschaftlichen Universität Tirana E lidhur me radion prej shumë vitesh - kam punuar për një kohë të gjatë në Radio Tirana dhe në periudhën pas vitit ’90 kam qenë drejtuese dhe gazetare në disa prej radiove private shqiptare – shikoja shumë veçori në transmetimet e DW-së dhe stacioneve të tjera si BBC, VOA, Free Europe etj. Mendimi im personal është se rrjeti i radiove të huaja dhe atyre private me formatin e tyre konciz dhe dinamik iu përshtatën shumë më lehtë brezit të ri, ndërkohë që kjo ka ndikuar dhe tek transmetuesit publikë kombëtarë dhe lokalë, që gjithnjë e më tepër po mundohen të imitojnë këtë lloj formati. Kjo ka ndikuar dhe ndikon që radioja si një mjet informimi dhe argëtimi në shkallë të gjerë të tërheqë jo vetëm të moshuarit, por edhe më të rinjtë, që bëjnë një jetë më dinamike dhe në lëvizje. Ndjekja nga të rinjtë e DW-së, por dhe e stacioneve të tjera të huaja është një ndikim i drejtpërdrejtë tek ata, tek informimi dhe krijimi i perceptimit të realitetit që jetojmë, por është dhe një influencë për median në tërësi, për të kapur standardet si në vendet e zhvilluara, por dhe duke rritur konkurrencën në tregun mediatik. Nga transmetimet e DW-së kam në mendje qëndrimin objektiv dhe realist për ngjarje dhe fenomene të ndryshme që kanë lidhje me Shqipërinë, Gjermaninë, me marrëdhëniet mes tyre, me rajonin, me botën në përgjithësi.
Veton Surroi
Publicist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, drejtor i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme në Prishtinë / Publizist und Aktivist für Menschenrechte, Vorsitzender des Club-Komitees für Außenpolitik in Prishtina Gjithmonë kam besuar se Radio DW në gjuhën shqipe ka pasur dhe ka një rol në afrimin e perspektivës gjermane në të gjithë hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Kjo është me shumë rëndësi. Si Radio DW, ashtu dhe stacionet e tjera të huaja që emetojnë dhe në gjuhën shqipe, kanë një rol të trefishtë në opinionin shqipfolës kudo ndodhet. Efekti i parë ka qenë dhe është informativ. Pa këto mediume niveli i informimit të besueshëm nuk do të ishte prezent në hapësirat shqipfolëse. Efekti i dytë ka qenë dhe është ngritja e standardit profesional të shërbimeve që ofrojnë vetë mediat shqiptare. Padyshim që radiostacionet e huaja kanë ofruar dhe ofrojnë një mostër, një model, që ndihmon informimin e publikut sipas standardeve të gazetarisë europiane. Dhe është fakt që tashmë opinioni shqipfolës është familjarizuar me këto standarde, por për fat të keq them se ende ka nevojë për prezencën e këtyre mediumeve të huaja. Efekti i tretë mendoj se ka qenë dhe është orientimi i përgjithshëm për nga civilizimi perëndimor. Një shoqëri demokratike, patjetër që duhet ta ketë dhe pushtetin e katërt, atë të mediave. DW si dhe radiostacionet e tjera të huaja perëndimore, duke depërtuar në viset shqiptare kanë arritur gradualisht ta mësojnë shoqërinë me efektin e pushtetit të katërt.
147
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Fotogaleri 11 - Ndajmë eksperiencat me të tjerët
Leksion i hapur me studentë të gazetarisë në Tiranë me temën “Masmedia në Gjermani - misioni dhe oferta e DW-së”, ku të ftuar ishin Auron Dodi dhe Jorgo Pappas, dhjetor 2006
Aktivitet përkujtimor në Tiranë për rënien e Murit të Berlinit, nga majta: Patrick Moore, Fabian Schmidt dhe Pandeli Pani, tetor 2009
Tryezë pune me partnerët lokalë në Shqipëri, prill 2005
Stenda e DW-së në Panairin e Biznesit Gjerman në Tiranë u vizitua dhe nga ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli (në mes), prill 2009
Një autobuz i dekoruar me logo e slogane identifkuese të DW-së në Prishtinë, prill 2005
Bujazzo, orkestra e famshme e të rinjve në Gjermani, me më shumë se 20 vite koncerte nëpër botë. u ftua nga DW dhe në Shqipëri, prill 2005
148
Takim me kolegë në Maqedoni, prill 2005
Opinione
Vjollca Meçaj
Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit / Geschäftsführerin des albanischen Helsinki-Komitees Po të ndjekësh një pjesë të mediave vendore dhe të jesh i shkëputur nga realiteti mund të arrish në perceptimin se gjërat ecin për bukuri, se kemi një mrekulli ekonomike, edhe pak dhe bëhemi pjesë e BE-së etj., etj. Nga ana tjetër, nëse të bie rasti që të ndjekësh media të një krahu tjetër atëherë gjithçka të duket sterr, të mbyt trishtimi dhe je si në atë thënien që qarkullon shpesh se “ky vend nuk bëhet”. Ky polarizim mediatik, përveç një sërë arsyesh të vetëkuptueshme ka në thelb orientimin politik, varësinë nga klasa politike dhe nga grupet e interesit. Sa i takon Radios DW, por dhe stacioneve të tjera që dëgjohen në Shqipëri, mund të thuash pa frikë se ato janë zëra të pastër dhe profesionalë. Thjesht vetëm ky argument i mban ato akoma sot e kësaj dite në vëmendjen e publikut. DW është një zë europian i mirëfilltë, ka në thelb të programacionit idetë, strategjinë dhe dinamikën e zhvillimeve brenda BE-së, politikat ekonomike, monetare, sociale, të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndoshjen e institucioneve demokratike, respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, politika të drejta për minoritetet, besimin fetar e shumë tregues të tjerë të shoqërisë demokratike. Vijoj ta ndjek me vëmendje Radion DW, tani kuptohet më shumë nëpërmjet internetit, pasi faqja e saj on line është shumë e pasur dhe e larmishme me informacione interesante.
Vjollca Stamo
Mësuese pianoje në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë / Klavierlehrerin in der Schule “Dëshmorët e Lirisë” in Tirana Me fillimet e demokracisë ka pasur një dëgjueshmëri të madhe për stacionet që kishin programe në shqip. Për mua radiot DW, BBC dhe Zëri i Amerikës kanë qenë shumë të besueshme për dëgjuesit në atë periudhë. E dëgjonim DW-në për të mësuar se çfarë ndodhte në Shqipëri, ose dhe çfarë ndodhte në Tiranë. Jetonim në këtë qytet, kishte shumë ngjarje, shumë zhvillime, por mundësitë për t’u njohur me to ishin minimale. Tek Radio DW dëgjonim pa asnjë dyshim për vërtetësinë e informacioneve, po kështu dhe tek radiot e tjera të huaja të cilat bënin intervista interesante, jepnin komente e analiza për situatën. Mjaft njerëz që unë njoh e dëgjonin DW-në p.sh., për kursin e gjuhës gjermane. Të përgatitura me shumë kujdes ato ishin metoda shumë praktike për ta mësuar gjermanishten, ose për ta përmirësuar të folurën, komunikimin në tërësi. DW ishte dhe është një nga dritaret europiane për shqiptarët për të njohur më shumë dhe për t’u afruar me BE-në, për të adaptuar ligjet e këtij vendi njësoj si ato të familjes europiane.
Vladimir Pistulli
Ish-punonjës i Kinostudios “Shqipëria e Re”, ndjekës që nga emisionet e para të Radios DW në shqip / ehemaliger Mitarbeiter von Kinostudio “Shqipëria e Re”, Zuhörer seit der Übertragung der ersten Sendungen von DW auf Albanisch E mbaj mend DW-në që në emisionet e para. Ishin të shkurtra 15 minuta, por më dukeshin edhe më të shkurtra se i ndiqja me shumë pasion e vëmendje. I dëgjonim në mbrëmje dhe të nesërmen i bënim objekt diskutimi me kolegët në punë. Gjermania gjithnjë është shikuar me një sy të veçantë nga shqiptarët. Dhe Radio DW na përmbushte dëshirën 149
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
dhe kureshtjen për këtë shtet të fuqishëm, të cilin qeveritarët në Shqipëri duhet ta kishin konsideruar më me shumë afërsi, më me shumë miqësi, sepse të kesh partner kryesor Gjermaninë është një siguri e madhe në zhvillimin e vendit dhe në rritjen e mirëqenies. Nuk më harrohen trajtimet që Radio DW i bënte Murit të Berlinit, kësaj fatkeqësie që u ngrit për të ndarë jo vetëm Gjermaninë, por gjithë kontinentin në dy botë diametralisht të kundërta. Unë tani jam një fans i përditshëm i faqes së DW-së në internet, ku shikoj pasqyrën e lajmeve më të fundit nga Shqipëria dhe bota, ku ndjek me një interes të jashtëzakonshëm zhvillimet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Gjermani. Në faqen tuaj në internet më bën përshtypje trajtimi i së kaluarës komuniste në Gjermaninë Lindore të asaj kohe dhe sidomos mënyra sesi është zgjidhur problemi i hapjes së dosjeve të shërbimeve sekrete.
Xhelal Neziri
Koordinator i Qendrës për Gazetarinë Investigative “Scoop” në Maqedoni / Koordinator des Zentrums für investigativen Journalismus “Scoop” in Mazedonien Mendoj se serviset e huaja radiofonike kanë qenë dhe janë mekanizma shpresëdhënës për vendet e rajonit tonë. DW-në unë vijoj ta ndjek audio dhe on line sepse, së pari, ka një larmi informatash që kombinohen nga shtete të rajonit, por dhe më gjerë nga bota. Së dyti, sa e mbaj mend unë programin e parë që kam dëgjuar dhe deri tani që flas nuk ka asnjë lëkundje nga respektimi i standardeve gazetareske duke mbajtur qëndrim objektiv për atë që ndodh apo atë që analizohet. Ju duhet ta kuptoni se sa rëndësi ka jo vetëm për Maqedoninë por gjithë vendet e rajonit tonë, por dhe për pjesë të tjera të globit raportimi i pavaruar, larg kthetrave partiake, larg grupeve të biznesit dhe aksioneve fitimprurëse. Gazetarët kuptohet që nuk janë si robotë. Edhe ata kanë ndjenjat dhe preferencat e tyre, por këto nuk mund të interferojnë në punën e tyre për të informuar. Ky është një dallim mes DW dhe një pjese të mirë të medias në Maqedoni. Kështu mund të them lirshëm dhe për Shqipërinë, për Kosovën, Malin e Zi etj. DW dhe serviset e tjera të huaja radiofonike kanë dhënë përvojën e tyre edhe për mediat lokale, kanë rritur konkurrencën dhe kanë zgjuar energjitë e gazetarëve lokalë për të përmirësuar standardet e punës informative. Tek ne dëgjohet DW në shqip dhe në maqedonisht, të cilat kanë ndryshime në strukturën e tyre programore, por në thelb ato janë të njëjta për pavarësinë dhe besueshmërinë.
Xhevair Spahiu
Poet dhe publicist / Dichter und Publizist Po të bëjmë disa hapa prapa dhe të kujtojmë fillimin e viteve ’90 patjetër që nuk mund të lëmë pa nderuar radiot e jashtme që flisnin në gjuhën tonë. Nuk ishin vetëm të rinjtë apo të moshuarit që ndiqnin stacionin e DW-së dhe të tjerat me radhë, por dëgjues ishin të gjitha kategoritë, ishin intelektualët, punëtorët, të pasur e të varfër, ishin krijuesit, muzikantët e këtij vendi. Diktatura ra, por kishte mjegull se çfarë ndodhte, kishte dilema se çfarë do të bëhej në të ardhmen. Nga kjo njerëzia u afrua më shumë tek radiot e jashtme, sepse për mendimin tim nuk kishim mundësi tjetër serioze për të ndjekur ecurinë e zhvillimeve në Shqipëri, në Kosovë a kudo tjetër. DW ka meritën se shërbeu në 150
Opinione kushtet më të vështira për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Pse pak është kjo? Në njëfarë mënyre kulturoi demokratikisht popullin, i tregoi të vërtetën për rrugën drejt Europës. Unë të them hapur se nuk i ndjek shumë mediat në përgjithësi, por nëse më përmend DW-në nuk ngurroj ta ndjek më kërshëri si në kohët e mëparshme.
Xhulia Karavella
Studente në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë / Studentin in der Abteilung für Journalistik und Kommunikation in der Fakultät für Geschichte und Philologie in Tirana Unë e kam kollaj që ta ndjek programin e Radios DW nëpërmjet internetit. Sa i takon konfigurimit të faqes, që është dhe kontakti e përshtypja e parë me vizitorët e them me bindje se DW ofron mjaft mundësi për të të informuar. Një element interesant i faqes që dua ta vë në dukje ka lidhje me foto galeritë, të cilat mundësojnë që nëpërmjet imazhit dhe shoqëruar me fare pak tekst, ose me ndonjë diçiturë të shkurtër të transmetojnë një shumëllojshmëri mesazhesh dhe informacionesh. Lënda informative, shkrimet analizuese si dhe pjesa zbavitëse të shkruara me profesionalizëm, plotësojnë si të thuash një ndër kriteret më të rëndësishëm për tërheqjen e vëmendjes së vizitorëve në faqe. Diçka interesante që konstatoj nga www.dw-world.de është aplikimi në formate të ndryshme të “minikurseve” për mësimin apo përvetësimin e thelluar të gjuhës gjermane, që siç e dimë është një ndër gjuhët më të rëndësishme në Europë dhe njohja e saj nga shumë njerëz shndërrohet vetëm në një përfitim më shumë për ta. Mendoj se është një faqe me vlerë për t’u ndjekur dhe falë teknologjive të zhvilluara, mund të jesh në çdo rajon apo skaj të botës dhe me anë të internetit apo qoftë edhe të aparateve telefonike, informohesh sikur të jesh përpra një edicioni informativ të mirëfilltë. Për mendimin tim si studente e gazetarisë ky është një revolucion tepër i rëndësishëm në fushën e komunikimit pasi tashmë jetojmë në një “fshat global” dhe DW është një hallkë apo një pjesë mjaft e rëndësishme e këtij procesi që zhvillohet ditë pas dite.
Zamir Alushi
Kryeredaktor i revistës One / Chefredakteur der Zeitschrift One Duke ndjekur rregullisht faqen e internetit të DW-së më ka bërë përshtypje problematika sociale e saj. Janë në fokus zhvillime të gjithanshme shoqërore nga trojet shqiptare, nga Gjermania, nga vende të tjera të botës. Është një prezantim proporcional që mendoj se është në sinkron me shijet e një rrethi të gjerë vizitorësh të kësaj faqeje. Por ajo që ka mbetur një vlerë e radios është për mua intervistimi i personazheve, të cilët ndihmojnë për informimin ose analizimin e aktualitetit. Ata janë ekspertë, janë përfaqësues të politikës, të ekonomisë, të shoqërisë civile etj., të cilët patjetër japin një informacion të ri, japin një këndvështrim të ri për zhvillime ose tema që kanë interes për publikun. Trajtimi i të intervistuarve më pëlqen se bëhet me mjaft profesionalizëm dhe siguri, duke mos rënë në pozitat e ndonjë mediaje që nuk di se çfarë duhet të pyesë, ose akoma më keq, kur trajton si tabu probleme për të cilat nuk duhet “shqetësuar” i intervistuari. Intervistat me pyetje të drejtpërdrejta dhe aktuale që publikohen në faqen on line të DW-së menjëherë ribotohen ose citohen nga mediat shqiptare, për shkak se përmbajnë qëndrime ose gjykime që nuk para i has në intervistat e zakonshme dhe “me mirëkuptim mes palëve”. 151
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Zamir Muça
Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Kryqit të Kuq Shqiptar / Generalsekretär des Roten Kreuzes in Albanien Personalisht mendoj si një “dekoratë”, të cilën duhet ta marrë ky stacion gjerman, atë të kontributit për integrimin e Shqipërisë në Europë. Analizat dhe komentet e DW-së i kam ndjekur direkt nga radio, por dhe i kam lexuar nga gazetat. Disa herë edicionet kryesore të lajmeve të televizioneve më të mëdha në Shqipëri janë hapur me referime të Radio DW-së, ose i kanë kushtuar shumë hapësirë një prononcimi, një interviste apo një komenti që është marrë po nga kjo radio. Kjo mendoj se e ka rritur reputacionin e saj në tregun mediatik të gjuhës shqipe. Një element tjetër që e ka bërë të njohur logon e DW-së është dhe seria e dokumentarëve që transmetohen prej disa viteve thuajse nga të gjitha televizionet shqiptare. Në dy – tre vitet e fundit më shumë programet e DW-së i ndjek nëpërmjet shërbimit të saj në internet. Faqja on line më duket e larmishme dhe ndryshon sistematikisht duke u freskuar me lajme dhe artikuj interesantë nga fusha të ndryshme.
Zana Kupi
Eksperte në Zyrën e Zhvillimit të Karrierës në Universitetin UFO / Expertin im Amt für Courrikula-Entwicklung an der Universität UFO Kam dalluar tek lajmet që shpërndan DW qëndrimin e balancuar dhe profesional. Ka liri në mbulimin e ngjarjeve dhe fenomeneve të aktualitetit, ka liri në trajtimin dhe analizën e temave. Këto, por mbase dhe ndonjë element tjetër që nuk më bie ndërmend tani, përbëjnë atë diferencën e DW-së me një pjesë të mirë të mediave shqiptare. Nuk ka qëndrime partizane me një subjekt politik a me një tjetër, nuk nisen nga fakti nëse një informacion nuk e tregon mirë punën e qeverisë qendrore ose lokale, nuk ka tema tabu, për të cilat nuk mund të flitet. Liria në përzgjedhjen e lajmeve, duke ja nisur nga më e rëndësishmja dhe që ka interes për opinionin publik, trajtimi me disa burime për të dhënë atë që ka ndodhur ose pritet të ndodhë është një standard fiks, me të cilin familjarizohesh në një kohë të shkurtër kur ndjek DW-në apo dhe radiot e tjera të huaja. Duke shfletuar DW-në on line vërej se ka rubrika të larmishme. Më duket se i jepet prioritet të rinjve, por dhe gjeneratat e tjera kanë se çfarë të lexojnë aty.
Dr. Zef Preçi
Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike / Direktor des albanischen Zentrums für wirtschaftliche Studien Nëse do ta përmbledh vlerësimin tim për Radion DW më duhet të them që në fillim se ky stacion ashtu sikundër dhe të tjerët, ka një rol të dorës së parë në zgjimin e ndërgjegjes qytetare dhe rolit të individit në një shoqëri demokratike. Mendoj se një veçori e fillimit të DW-së ishte “shqiptarizimi” i fokusit të informatave, pra modeli që kjo radio ofroi ishte vërtet me stil gjerman, por nga ana tjetër e përshtatur dhe “me këmbë në tokë” për audiencën shqiptare. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme mendoj në zgjerimin e rrethit të dëgjuesve, ndërkohë që në vitet e fundit është më shumë e orientuar për nga shërbimi në internet. Kjo ka lidhje me interesin e ndërsjellë të një mediumi: nga njëra anë të afrojë sa më shumë ndjekës, nga 152
Opinione ana tjëtër të sinkronizohet me gustot dhe kërkesat reale të tyre. Redaksitë e këtyre radiove kanë kontribuar dhe për krijimin e një kaste mediatike shqiptare, pasi duke qenë prezente në tregun e brendshëm ato ishin si një shembull për mediat e reja që krijoheshin, por dhe ato që rishikonin performancën para publikut shqiptar.
Zymer Morina
Punonjës në transportin publik në Malters të Lucernit, Zvicër / Mitarbeiter im öffentlichen Transport in Malters, Luzern, Schweiz Për çdo ditë e kemi bërë rregull që ta ndjekim një program lajmesh nga Radio DW. Interesi nuk është vetëm për vendlindjen. P.sh., unë jam nga Kosova, por interesimi im dhe i familjes sime është edhe për atë që ndodh në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, me aktivitetin e bashkëkombasve që jetojnë në perëndim. Nuk ka radio tjetër që ta plotëson njoftimin nga gjithë bota shqiptare ashtu siç bën DW. Unë kam pas rast me u njoftu me telefon tek gazetarët në Bon dhe kam mendimin më të mirë për mënyrën e sjelljes dhe komunikimit me dëgjuesit dhe adhuruesit e DW-së. Së fundi preferoj që ta ndjek DW-në në shqip në internet. Mbrëmjeve vizitoj njoftimet kryesore nga trevat, por dhe çështjet europiane dhe ato botërore. Më vjen mirë që dhe vajza ime 14 vjeçare, Delvina, e ka faqen më të preferuar atë të Radios DW. Sepse ka dhe mjaft informacione për të rinjtë, për argëtim dhe zbavitje.
153
9
Programe të tjera në gjuhën shqipe
K
ur Radio DW në shqip filloi transmetimet më 1 qershor 1992, në tregun mediatik ekzistonin stacione të huaja që kishin program po në gjuhën shqipe, ndërkohë që më pas hynë dhe të tjera. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1940, nisi transmetimet BBC në variantin shqip, në kuadër të propagandimit të operacioneve të Forcave Aleate kundër Fuqive të Boshtit. Në vitin 1967 “seksioni shqiptar mbyllet, pasi qeveria britanike i pret shpresat për rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Arsyeja zyrtare ishte shkurtimi i fondeve“ (45). Stacioni i dytë i huaj në gjuhën shqipe, Zëri i Amerikës, e ka zanafillën po në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Emisionet nisën më 13 maj të vitit 1943 dhe u ndërprenë më 1945, për të rifilluar më 13 maj të vitit 1951, pa u ndalur deri në ditët e sotme. Një program i hershëm që i drejtohej shqiptarëve në gjuhën e tyre nga koha e diktaturës komuniste ka qenë dhe Radio Vatikani, emisioni i parë i të cilit nisi më 3 tetor 1951. Regjimi komunist i Enver Hoxhës nëpërmjet propagandës marksiste – leniniste dhe frymës së diktaturës së proletariatit lëshoi gjithë bateritë e mallkimeve dhe denigrimeve të mundshme ndaj këtyre stacioneve, për të ndalur me çdo mjet dëgjimin e tyre brenda territorit të Shqipërisë. Por ndryshe nga media e shkruar, media elektronike dhe sidomos programet radiofonike, për veçoritë teknike dhe teknologjike të përhapjes së valëve, nuk mund të pengoheshin për
“kalim kufiri” në territorin shqiptar. Megjithëse të ndaluara publikisht, BBC, Zëri i Amerikës dhe Radio Vatikani, sikundër dhe stacione të tjera radio-televizive të huaja ndiqeshin fshehurazi nga shqiptarët, si një mundësi për informacion alternativ, si një balancë e nevojshme ndaj “korit të trumpetave” që kontrolloheshin tërësisht nga Partia e Punës dhe udhëheqja komuniste e kohës. Me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri Zëri i Amerikës dhe Radio Vatikani u kujdesën që transmetimi i tyre të depërtonte edhe më shumë, pasi nuk ekzistonin më barrierat politike dhe ideologjike. Dhe njerëzit lirshëm mund të dëgjonin programet e tyre. Disa muaj pas fillimit të programit të Radio DW-së, tregut radiofonik të huaj që fliste shqip iu rikthye dhe njëri prej stacioneve më të rëndësishëm ndërkombëtare BBC, një nga ikonat e gazetarisë. që mbetet ende modeli i standardeve dhe profesionalizmit për shumë redaksi në të gjithë globin. Më pas prezenca e programeve që destinoheshin për audiencën shqipfolëse u pasurua me Radio France International dhe Radio Free Europe. Me një kolorit këndvështrimesh, me veçori strukturash dhe të përmbajtjes së lëndës që emetonin, programet e radiove të huaja në shqip ishin një faktor sasior dhe cilësor në përhapjen e informacionit, si dhe në nxitjen e konkuruencës në tregun mediatik, një ndihmë konkrete dhe për hapësirat e shtypit, radiove dhe 154
Programe të tjera në gjuhën shqipe televizioneve lokale, që në mënyrë sistematike merrnin kontribute ekskluzive të tyre, intervista, raportime, analiza dhe speciale aktualiteti e të tematizuara. Në vijim të këtij kapitulli po prezantojmë profilin e tyre në mënyrë më të detajuar, duke përfshirë dhe një pjesë të disa programeve shqip në shërbim të komunitetit të emigrantëve në Suedi, Belgjikë dhe në SHBA.
Në stafin e redaksisë qendrore në Londër në fillimet e punës ishin: Julia Goga, Franko Egro, Arben Manaj, Gëzim Guri, Rudi Bobrati, Veton Surroi, Diana Koçi, Ragip Lutaj etj. Kryeredaktori i parë i programit ishte Tim Cooke. Më vonë këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore e kanë kryer dhe Gabriel Partosh, Julia Goga, Bela Dajka, Diana Koçi etj. Në ekipin e zyrës së Tiranës kanë punuar qysh në fillim Aleksandër Furxhi e Ilir
9.1 Radio BBC Si një mjet nxitës dhe mbështetës për luftën antifashiste në Shqipëri, si dhe për të pasqyruar aktivitetin e Forcave Aleate në Luftën e Dytë Botërore, Radio BBC nisi një emision periodik në gjuhën shqipe më 12 nëntor të vitit 1940, duke vijuar deri më 20 janar të vitit 1967. Transmetimi rifillloi më 28 shkurt 1993. Nëpërmjet valëve të shkurtra dhe ato në FM emisionet e BBC-së ndiqeshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si dhe nga shqiptarët që jetonin në vende të ndryshme europiane apo kontinente të tjera. BBC në shqip u shfaq qysh në fillim si stacioni i informimit me shumë burime rreth proceseve demokratike që sapo kishin nisur dhe në Shqipëri. Një sinjal që dëgjohej me vëmendje të madhe për të kuptuar se çfarë ndodhte realisht në vend, rajon dhe më gjerë. Analizat dhe komentet e BBC-së në shqip derisa vazhdoi programet ishin referime jo vetëm për median shqiptare, por dhe për klasën politike, shoqërinë civile e vëzhguesit e rëndësishëm të zhvillimeve në Shqipëri e shtete të tjera të rajonit. Redaksia qendrore në Londër ka qenë dhe një shkollë kualifikimi për dhjetëra gazetarë shqiptarë, të cilët kanë punuar në periudha të ndryshme kohore, duke u rikthyer në Shqipëri e duke kontribuar në pozita të protagonistëve, ose drejtuesve në median kryesore. Trajnerë dhe gazetarë profesionistë nga BBC janë aktivizuar në mjaft trajnime me gazetarët radiofonikë në Tiranë dhe rrethe të tjera, për çështjet bazë të punës në terren dhe në redaksi, për format e të shkruarit për radion, për performancën në studio, për mbulimin e ngjarjeve “live” etj.
Redaksia qendrore në Londër, 2003
Kadia, më pas u bashkua dhe Fatos Ahmati. Nga Jugu i Shqipërisë ka raportuar Aleksandër Çipa dhe më pas Kristina Fidhi, nga Shkodra ka raportuar Adrian Hoti, nga Kukësi Jonuz Hallaçi, për rubrikën sportive ka bashkëpunuar nga Tirana Edmond Laçi, ndërkohë që janë aktivizuar në vite dhe mjaft bashkëpunëtorë të tjerë të lirë në përgatitjen e kontributeve radiofonike me tema sociale, ekonomike, kulturore etj. Në ekipin e zyrës së Prishtinës kanë qenë si fillim Blerim Shala dhe Blerim Reka. Më pas janë aktivizuar si korrespondentë Muharrem Nitaj, Arbër Vllahiu e Violeta Hyseni. Në Maqedoni kanë raportuar Seladin Xhezairi, Harun Ibrahimi dhe Nazim Rashidi, në Athinë Robert Goro, në SHBA Shkëlqim Beqari, në Berlin Alida Berisha - Cani etj. BBC në shqip ka pasur sukses në publikun shqipfolës, veçanërisht në mbulimin e ngjarjeve të 155
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
9.2 Radio Zëri i Amerikës
rëndësishme, si në rastin e tragjedisë së Otrantos në vitin 1997, kur ish-korrespondenti i BBC-së në Itali, Ilir Gurakuqi, mbeti i vetmi burim i ngjarjes për median shqiptare, për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe për autoritetet; mbulimi i trazirave të dhunshme të vitit 1997 në Shqipëri; lufta e Kosovës në vitin 1999; janë ndjekur me shumë interes analizat dhe komentet e Gabriel Partosh, forumet e debatit që kanë organizuar zyrat rajonale etj. Prej vitit 2003 dhe deri sa u mbyll në vitin 2011, BBC në shqip organizoi jashtë studiove të saj aktivitetin debatues „Auditorium“, një panel përfaqësuesish të vendimmarrjes, të politikbërjes dhe aktorë të shoqërisë civile që i përgjigjeshin publikut dhe grupeve të interesit për çështje të aktualitetit dhe perspektivës. „Auditorium“, që moderohej nga shefi i zyrës në Tiranë, gazetari Aleksandër Furxhi, ka udhëtuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, si dhe në Kosovë dhe është transmetuar nëpërmjet valëve të televizionit kombëtar Top Channel.
Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe filloi nga transmetimet më 13 maj të vitit 1943. Ato u ndërprenë më 1945 dhe rifilluan pas 8 viteve, më 13 maj të vitit 1951, duke vazhduar pandërprerje dhe në ditët e sotme. Shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se Zëri i Amerikës ka luajtur një rol kyç në nxitjen e zhvillimeve demokratike. Ish-korrespondenti i Nju Jork Tajmsit, David Bajnder, shkruante në atë kohë: “Në vitin 1990, shqiptarët filluan të ngrihen kundër diktaturës 46 vjeçare të Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij. Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës luajti një rol të madh dhe personeli, relativisht i vogël i këtij shërbimi, ishte burim informacioni duke iu bërë jehonë jo vetëm lajmeve që arrinin të dilnin nga Shqipëria, por edhe duke u treguar shqiptarëve, përfshirë edhe atyre në qeveri, se çfarë po ndodhte në të vërtetë në këtë vend të izoluar”. (47) Një ndihmesë e madhe për historinë e shërbimit shqip, erdhi në pranverë të vitit 1990, kur Shqipëria vendosi lidhje të drejpërdrejta telefonike me Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, shërbimi ishte në gjendje të realizonte intervista telefonike me njerëz në Shqipëri. Pikërisht në emisionet e këtij programi të ndjekur nga shqiptarët kudo ndodhen, intelektualë dhe veprimtarë të njohur shprehën pikëpamjet e tyre të kundërta me vijën zyrtare. Mbahen mend një seri intervistash në fillimet e proceseve demokratike, si me Gramoz Pashkon, Sali Berishën, Azem Hajdarin, Kujtim Çashkun, Fatos Nanon etj., të cilët në pjesën më të madhe u bënë protagonistët kryesorë të jetës politike pluraliste në Shqipëri. Momente të rëndësishme nga shërbimi shqip, janë mbulimi i ngjarjeve të demonstratave të studentëve në dhjetor të vitit 1990, që çuan në legalizimin e partive të opozitës, greva e urisë e studentëve, që çoi në heqjen e emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës; greva e minatorëve të Valiasit, e organizuar në mbështetje të kërkesave të opozitës për ndryshime të shpejta ekonomike e politike dhe zgjedhjet e marsit 1991, që ishin zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri që nga vitet ’20. Moment tjetër kulmor ka qenë dhe pranvera e vera e vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë, kur dhe shërbimi shqip i Zërit të Amerikës i shtoi transmetimet e veta në 6 emisione në
Aktiviteti debatues “Auditorium”, 2007
Më 28 shkurt të vitit 2011, ose 18 vite pas rifillimit të programit, BBC në shqip u mbyll. Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së, Peter Horrocks e komentoi këtë ndërprerje “thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh.” (46) Mes pesë programeve që mbylleshin ishin dhe ato në gjuhët maqedonisht dhe serbisht. 156
Programe të tjera në gjuhën shqipe ditë. Pikërisht në këtë kohë, më 9 nëntor të vitit 1999, Zëri i Amerikës në shqip filloi edhe programin televiziv Ditari, i cili në pak kohë u bë emision shumë i ndjekur. Ditari mbetet një veçori e Zërit të Amerikës në raport me radiot e tjera të huaja që transmetojnë në gjuhën
transmeton tri herë në ditë: 07.00 – 07.30 (në valët e radios); 18.00 – 18.30 (në valët televizive dhe në radio) dhe programi i fundit është në orën 20.30 deri në 21.00 (në valët e radios). Ndër emrat që kanë qenë pjesë e stafit në vite në shërbimin shqip të Radios Zëri i Amerikës është Elez Biberaj, kryeredaktor dhe protagonist i emisioneve deri në vitin 2003, kur u emërua në një post më të rëndësishëm, si Drejtor për Euro – Azinë, Arben Xhixho, aktualisht kryeredaktor, Ilir Ikonomi, Laura Konda. Zamira Edwards, Izabela Çoçoli e Astrit Lulushi. Më pas i janë bashkuar stafit gazetarë më të rinj si Kastriot Haxhiaj, Kejda Kostreci, Ardita Simiçi, Rudina Dervishi, Mirela Milori, (për shumë vite ka punuar dhe Arben Zajmi) etj. Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës ka dhe një rrjet të korrespondentëve në rajon, si Armand Mero dhe Ilirjan Agolli në Tiranë (kanë punuar më parë Xhevdet Shehu dhe Mero Baze), Pëllumb Sulo nga Shkodra, Rajmond Kola nga Gjirokastra, Besim Abazi dhe Leonat Shehu nga Kosova (ka punuar më parë dhe Lindita Karadaku e Edona Demaj) dhe Isak Ramadani nga Maqedonia (ka raportuar dhe Lindita Karadaku). Intervista të personazheve publike dhe politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga SHBA dhe institucionet e rëndësishëm ndërkombëtare që transmetohen në valët e Zërit të Amerikës, botohen të plota ose të pjesshme nga mediat kryesore në gjuhën shqipe, ose shërbejnë si referenca për analiza dhe komente, që ato bëjnë për zhvillimet në rajon.
Nga programi televiziv Ditari, 2007
shqipe, duke afruar shumë ndjekës me mundësinë që t’i ndjekin informacionet dhe kronikat tematike nëpërmjet ekranit. Aktualisht shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës
9.3 Radio Vatikani Programi shqip i Radio Vatikanit filloi nga transmetimi mbrëmjen e 3 tetorit 1951, duke u ndjekur nga dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e kudo tjetër në botë. Programi që zgjaste 14 minuta jepej fillimisht 3 herë në javë, derisa më pas u përditësua. Pas luftës në Kosovë programi shkoi në 19 minuta dhe për arsye teknike ky program nuk u dha më në FM, por vijoi emetimin on line nëpërmjet internetit dhe me satelit.
I ftuar në studio Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, 2007 157
Arben Muka
Ja si dua të informohem! meshtari shqiptar nga Kosova, Don David Gjugja. Në redaksi punojnë Ana Luka nga Shkodra, Katarina Nushi nga Prizreni dhe Klaudia Bumçi nga Tirana. Në periudha të ndryshme kanë qenë bashkëpunëtorë të jashtëm: Franc Pali nga Shkodra, Engjëll Koliqi nga Kosova, Ines Angjeli Murzaku nga Tirana dhe Arben Marku nga Shkodra. Radio ka pasur dhe ka bashkëpunëtorë në terren: nga kryedioqeza metropolite e Shkodrës filluan të flasin Pal Tedeskini e Gjovalin Stefa, ndërkohë që vijon edhe sot bashkëpunimin Jolanda Baba; nga kryedioqeza e Durrës - Tiranë filluan bashkëpunimin Ferdinand Samarxhiu, Mira Tuci e Ferdinand Ndocaj, Aurela Nomani e Rezar
Ai që vuri themelet e programit shqip të Radio Vatikanit, ishte pa dyshim Mons. Zef Shestani, meshtar dioqezan nga Shkodra, që ndodhej në mërgim në Itali. Transmetimi i parë ka qenë “Udha e Krygjes”. Është udha e mundimeve të Krishtit deri në vdekjen në kryq. Është edhe koha e udhës së kryqit të popullit shqiptar nën diktaturën komuniste. Dëmet e pallogaritshme që ajo i shkaktoi fesë së Krishtit në Shqipëri ishin nga më të rëndat që mbahen mend në historinë e kombit shqiptar. Angazhimi i redaksisë së Radio Vatikanit ishte për t’i dhënë popullit shqiptar, atë që i ishte ndaluar nga regjimi komunist: pikat e referimit mbi fenë katolike. Tematikat e para ishin krejtësisht liturgjike kishtare. Më pas programi u pasurua me veprimtarinë dhe shtegtimet e Atit të Shenjtë, me veprimtarinë e Kishës Katolike në trevat shqiptare e në botë, me shqyrtimin e problemeve të rëndësishëm të etikës, të shoqërisë, të politikës, të kulturës, letërsisë e artit, parë në këndvështrimin e Ungjillit. Mons. Zef Shestani thirri më vonë si bashkëpunëtorë të brendshëm të programit, Zef Palin, Andrea Shulin, motrën engjëllore Luçia Laca dhe si bashkëpunëtor të jashtëm, At Daniel Gjeçajn, emëruar nga Selia e Shenjtë “Përfaqësues shpirtëror i shqiptarëve katolikë të mërguar”. Mons. Zef Shestani e drejtoi programin deri në vitin 1988, kur u largua për arsye moshe dhe shëndeti. Si pasues i tij ishte Gjon Gjonmarkaj, i cili qëndroi në detyrën e kryeredaktorit deri në daljen e tij në pension në vitin 1992. Nga ky vit e në vazhdim programin e drejton
Stafi në redaksinë qendrore
Xhaxhiu (të gjithë kumtues të ngjarjeve të kryeqytetit); nga Durrësi ka folur fillimisht Entela Gjeluci e më pas Matish Gjeluci; nga Elbasani, bashkëpunëtorja e parë ka qenë Esmeralda Çekrezi, më pas Gjuliana Lurthi e tani Mariza Strati; në Vlorë Gjon Meshi; në Kosovë vazhdon edhe sot Rabije Ibraj, në një kohë që më parë kanë bashkëpunuar Lekë Musolli, Zef Komani, Afrim Gjonbalaj, Agustin Paloka; nga Mali i Zi motra Ollga Dulaj; nga arbëreshët e Italisë, Alfredo Frega e Zef Chiaramonte etj. 158
Programe të tjera në gjuhën shqipe Disa nga ngjarjet e ndjekura nga programi shqip i Radio Vatikanit:1989, vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri; 1990, kremtimi i meshave të para të pasdiktaturës në Shkodër (don Simon Jubani) e në Tiranë (At Zef Pllumi); 1991, vizita e delegacionit të parë të Selisë së Shenjtë në Shqipëri, vendosja e marrëdhënieve diplomatike; 1993, ambasadori i parë shqiptar në Vatikan, Willy Kamsi, paraqet letrat kredenciale para Papës Gjon Pali II; 25 prill 1993, Papa Gjon Pali II viziton Shkodrën dhe Tiranën dhe i dhuron Kishës hierarkinë e saj të parë pas komunizmit; 1994, Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë të Shqipërisë, Mikel Koliqin; 1999, lufta në Kosovë; 2003, Lumnimi i Nënë Terezës etj. Gjatë emisionit javor të së dielës
9.4 Programi Jehona e Shqipes
radiofonike, u arrit zgjerimi i sinjalit dhe në rajone të tjera të Belgjikës. Duke qenë se Shqipëria në atë periudhë ishte e izoluar nga diktatura e Enver Hoxhës, Jehona e Shqipes ka luajtur një rol antikomunist në radhët e emigrantëve shqiptarë. Ishte një zë në mes të Europës, që dëshmonte për gjendjen e rënduar dhe të pashpresë ku e kishin futur vendin pjesëtarët e kastës staliniste. Jehona e Shqipes ishte mjaft aktive në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike pas dhjetorit të vitit 1990 në Shqipëri, ashtu sikundër ka qenë po aktive dhe gjatë zhvillimeve të vrullshme në Kosovë, Maqedoni etj. “Emisioni i parë i saj është realizuar në shkurt të vitit 1986 nga një grup të rinjsh shqiptarë, që në kërkim të identitetit zgjodhën të shprehurit, si mënyrën më të mirë për t’iu përafruar rrënjëve të tyre kulturore. Që në atë kohë u përpunua një platformë kombëtare dhe gjithëpërfshirëse, duke i dhënë prioritet absolut bindjes që ky mjet informimi duhet të qëndronte i pavarur. Në këtë mënyrë Jehona e Shqipes nuk përjashtoi asnjë fraksion a grupim veprues mes komunitetit në atë kohë, përkundrazi u bë zëri i të gjithëve, duke luajtur edhe rolin e bashkimit të komunitetit. Nga viti 1986 gjer në vitin 1989 ka qenë periudha e strukturimit dhe afirmimit të programit te dëgjuesit.” (48) Në hapësirat informative të programit ka gjithmonë
Radio Panik në Bruksel është një stacion i themeluar me qëllim që të promovojë në valët e saj programe në gjuhë të huaj nga komunitetet që jetojnë në Belgjikë. Ka qenë ideja e një grupi të rinjsh belgë, në mesin e viteve ‘80, të cilët nën kredon e tolerancës dhe diversitetit kulturor synonin që të nxisnin integrimin e emigrantëve në vendin e tyre. Radio Panik është nën administrimin e Ministrisë së Kulturës Frankofone në Bruksel, e cila ka vendosur në dispozicion ambiente pune dhe transmetimi për stacione në gjuhë të ndryshme. Mbulimi i shpenzimeve për prodhimin radiofonik përballohet nga vetë stafet. Rreth dy vjet pas themelimit të Radio Panik nisi zyrtarisht më 20 shkurt 1986, në frekuencën FM 105.4Mhz të saj programi Jehona e Shqipes, një transmetim më shumë se 25 vjeçar në gjuhën amtare në shërbim të komunitetit shqiptar në Belgjikë. Një format radiorevistë me zhvillimet kryesore që ndodhin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë. Fillimin, Jehona e Shqipes e kishte me emisionin javor nga ora 15.00 deri në 17.00, ditën e dielë, me rreze të dëgjimit vetëm në kryeqytetin belg, ku dhe ishte përqendruar më shumë komuniteti shqiptar. Më pas, nga disa marrëveshje që u arritën me stacione partnere 159
Arben Muka
Ja si dua të informohem! më shumë se 25 vite në transmetim të pandërprerë në staf kanë kontribuar dhe Idriz Basha, Avni Islamaj, Durak Duraku, Ali Islamaj, Gani Sheta, Naim Lika, dr. Elmi Manuka etj. Për një periudhë kohe kanë punuar si gazetarë e bashkëpunëtorë dhe Viron Gjymshana e Bashkim Trenova. Aktualisht për këtë stacion radiofonik në gjuhën shqipe punojnë si gazetarë Elona Zhana dhe Genti Metaj, si përgjegjës i teknikës dhe materialit muzikor Ymer Abazi.
lajmet më të fundit nga veprimtaritë e komunitetit shqiptar në Belgjikë, por dhe raporte telefonike nga hapësira të tjera ku jetojnë shqiptarët, nga Prishtina, Tirana etj. Me interes ndiqet dhe rubrika mjekësore përgatitur dhe drejtuar nga dr. Elmi Manuka, në përgjigje të pyetjeve dhe interesimit të dëgjuesve për sëmundje dhe simptoma të ndryshme. Mjaft audiencë ka pasur që nga fillimet e saj dhe rubrika e përshëndetjeve të dëgjuesve, një mundësi komunikimi dhe argëtimi për komunitetin. Repertori muzikor i programit Jehona e Shqipes është një ndërthurrje tingujsh dhe interpretimesh nga gjithë krahinat ku jetojnë shqiptarët, si një argument bindës për misionin e radios në mbrojtje dhe kultivim të vlerave më të mira foklorike, apo të krijuara në vitet e fundit. Në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të Jehona e Shqipes në Bruksel u zhvillua një aktivitet pëkujtimor ku morën pjesë gazetarë, redaktorë, bashkëpunëtorë të programit në vite, kolegë të tyre nga media të ndryshme në Belgjikë, dëgjues, diplomatë, personalitete të jetës politike dhe publike etj. Një mesazh ekskluziv për këtë rast dërgoi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili ka përgëzuar punën dhe rolin që ka luajtur Jehona e Shqipes në 25 vite transmetim. Themelues i Jehona e Shqipes është Sakip Skepi, që aktualisht është drejtor i programit, ndërkohë që për
9.5 Radio France International Radio France International, RFI, filloi nga transmetimi në gjuhën shqipe si pasojë e një sërë zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, që konsiderohej si një zonë me tensione të larta, ndaj dhe nevojitej mes të tjerave edhe një rrugë informimi e paanshme, profesioniste dhe demokratike. Kosova sapo kishte dalë nga një konflikt i përgjakshëm nga ish-Jugosllavia. Grupe shqiptarësh në Maqedoni kishin marrë armët e kërkonin një trajtim më dinjitoz e të barabartë. Ndërsa Shqipëria sapo kishte hyrë në rrugën e demokracisë, por nga ndërkombëtarët nuk konsiderohej akoma si një demokraci e vertetë e tipit perëndimor. Radio France International transmetoi për herë të parë emisionin në gjuhën shqipe më 5 qershor të vitit 1993. Propozimin dhe mbështetjen për hapjen e programit në shqip e bënë një grup deputetësh francezë, të cilët argumentonin se kjo iniciativë “do të shërbente për të mbuluar një boshllëk të mediave në Shqipëri e në Kosovë”. Fillimisht fondet e akorduara për këtë emision ishin rreth 600 mijë franga franceze. Në përbërjen e stafit të parë të gazetarëve që punuan për realizimin e këtij programi ishin Klara Buda dhe Arif Krasniqi. Emetimi i këtij emisioni vazhdoi vetëm për disa muaj, deri në 10 shkurt të vitit 1994. Pas disa vitesh, pikërisht në kohën e luftës në Kosovë e të bombardimeve të NATO-s në Serbi, Radio France International rihapi emisionin në gjuhën shqipe më 29 mars te vitit 1999. Që nga ky moment, emisioni në gjuhën shqipe kishte një karakter të mirëfilltë informativ, me
Parapërgatitje për emisionin live 160
Programe të tjera në gjuhën shqipe formë të plotë e moderne, si një konkurrues i fortë në tregun radiofonik në Shqipëri e në Kosovë. Në emisionet e para përmblidheshin reagime nga Franca, Brukseli, Strasburgu, nga Shqipëria, Kosova etj. Kryesisht në fokus ishte qëndrimi i ndërkombëtarëve për situatën në rajon. Ndër të ftuarit e parë të rëndësishëm në studion e programit shqip të RFI-së në Paris, si dhe të intervistuar
e redaksisë u bënë edhe Anila Poher, Artan Përnaska e Artan Kutra. Kontributi i të gjithë këtyre gazetarëve konsistonte në përgatitjen e rubrikave speciale, buletineve informative, në kryerjen e intervistave, për përmbledhjen e pasqyrës së shtypit kryesor francez, që i referohej ngjarjeve mbi rajonin e Ballkanit etj. Që prej tetorit të vitit 2006, programi në shqip i RFI-së përbëhej prej 2 emisionesh me nga 30 minuta secili. Në bazë qëndronin buletini informativ, pasqyra e shtypit, fakti i ditës dhe rubrikat nga fusha të ndryshme si, sociale, ekonomike, shkencore, kulturore, sportive, etj. Emisioni i parë transmetohej në orën 16.30 deri në orën 17.00. Ndërsa emisioni i dytë fillonte në orën 17.30 deri në orën 18.00. Redaksia shqipe e Radio France International, përfundoi rrugën e saj të transmetimeve më 18 dhjetor 2009. Për arsye të ristrukturimit të brendshëm dhe për shkaqe buxhetore, drejtoria e Radio France International vendosi të mbyllë transmetimet e saj në 6 gjuhë të ndryshme, në atë gjermane, shqipe, serbokroate, rumune, turke dhe në gjuhën laosiane. Ditën e premte më 18 dhjetor 2009, kur ishin dhe dy emisionet e fundit të RFI-së në shqip, studioja e transmetimit ishte mbushur plot me kolegë gazetarë të redaksive franceze
Artan Kutra (majtas) dhe Genc Burimi
nëpër konferenca shtypi, kanë qenë figura të spikatura si Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Rexhep Meidani, Sali Berisha, Bernard Kushner, Joakim Ryker, Zhak Shirak, Hubert Vedrine, Havier Solana, Edi Rama, Hashim Thaçi, Agim Çeku, Veton Surroi etj. RFI gjatë muajve të vështirë të krizës së Kosovës, mbuloi me transmetime të posaçme edhe qendrat e refugjatëve që ndodheshin nën kujdesin e organizatave humanitare ndërkombëtare. Në atë periudhë, një rubrikë e veçantë prej 20 minutash, i kushtohej pasqyrimit të emrave të njerëzve të humbur dhe të atyre që kërkonin familjarët e tyre për t’u bashkuar. Në stafin e parë të ndërtimit të emisionit shqip të RFI-së ishin Klara Buda (derisa u mbyll programi ajo ishte drejtuesja e redaksisë), Altin Lazaj, Genc Burimi, e Marin Haxhimihali. Më pas pjesë
Genc Burimi dhe Altin Lazaj 161
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
dhe të redaksive të tjera në gjuhë të huaja, të cilët në shenjë të hapur solidariteti mbështetën e inkurajuan stafin e gazetarëve shqiptarë prezentë në program. Po në këtë ditë kishin emetimin e fundit dhe redaksitë e gjuhëve të tjera për të cilat ishte vendosur ndërprerja. Programin e ditës së fundit tek redaksia shqipe e drejtuan Genc Burimi, Artan Kutra, Altin Lazaj dhe Klara Buda, ku u përfshinë me raportimet e fundit dhe korrespondentët e terrenit, nga Kosova Rrustem Rrustemi, nga Maqedonia Nehat Ramadani, nga Serbia Naile Mala Imami, nga Zagrebi Diana Rexhepi, nga Brukseli Erisa Zykaj, nga Greqia Diana Goro, nga Austria Brunilda Bilali etj. Me mbylljen e progranit në gjuhën shqipe drejtoria e RFI-së i ftoi gazetarët shqiptarë që të punojnë brenda institucionit, jo më në gjuhën shqipe, por në frëngjisht. Prej stafit të gazetarëve shqiptarë, tre prej tyre Altin Lazaj, Genci Burimi dhe Artan Kutra, shprehën dëshirën për të vijuar punën në redaksitë frëngjisht, ndërsa gazetarët e tjerë preferuan që të merrnin angazhime të tjera.
Muhamed Krasniqi interviston ish-ministrin e financave të Suedisë, Anders Borg
Finlandës dhe Danimarkës. Më vonë minutazhi i Ditarit u dyfishua në një orë program në javë, (katër herë nga 15 minuta), si rrjedhojë e ngjarjeve të bujshme në Kosovë dhe Shqipëri. Nga fillimi e deri në vitin 2005 Ditari kryesisht ka mbuluar ngjarjet nga Suedia dhe vendet e prejardhjes së shqiptarëve. Në janar të vitit 2006 dhe deri në fund të vitit 2010, formati i Ditarit shndërrohet në një magazinë javore, duke ndryshuar dhe emrin nga Ditari në Jehona. Emetohej dy herë nga 30 minuta në javë dhe kryesisht i përkushtohej perspektivës suedeze, duke mos anashkaluar ngjarjet e mëdha botërore. Në Jehona kanë punuar gazetarët Shuquri Sejdijaj, Albana Birinxhikaj, Muhamed Krasniqi dhe Ramadan Reshitaj (bashkëpunëtor nga qyteti i Malmö në jug të Suedisë, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve shqiptarë në Suedi). Deri në vitin 2000 redaksia shqipe në Radio Suedia ka pasur bashkëpunëtorë të rregullt në Prishtinë Arbër Vllahiun, kurse në Tiranë, fillimisht Bujar Skëndon e pastaj për një kohë edhe Lindita Arapin. Më shumë se gjysma e programit i kushtohej jetës së mërgimtarëve shqiptarë në Suedi. Ndaj në programet e Jehonës gjithnjë është dëgjuar zëri i tyre, që depërtonte
9.6 Radio Suedia në Shqip Sveriges Radio International është një kanal ndërkombëtar dhe multikulturor i Radio Suedisë, që për momentin prodhon programe në dhjetëra gjuhë, (deri në vitin 2010 ka pasur dhe në shqip). Programet ndërkombëtare kanë synuar dhe synojnë informimin e suedezëve jashtë vendit, por edhe një pjesë të publikut të huaj mbi Suedinë. Kurse programet kombëtare jepen në gjuhë të ndryshme, janë multietnike e multikulturore dhe u drejtohen para së gjithash mërgimtarëve në Suedi. Përpara fillimit të transmetimit të programit në shqip të Radio Suedisë më 4 janar 1994, është krijuar redaksia që nga15 tetori 1993, ku punonin dy gazetarët Shuquri Sejdijaj dhe Milaim Zeka (punoi deri në fillim të vitit 2000). Fillimisht programi që është transmetuar 2 herë në javë nga 15 minuta, ka qenë në formatin informativ titulluar Ditari dhe emetohej në kanalin e dytë të Radio Suedia duke krijuar dëgjueshmëri në gjithë Suedinë dhe në pjesët kufitare të Norvegjisë, 162
Programe të tjera në gjuhën shqipe në strukturat e ndryshme të organizimit shoqëror dhe ekonomik të Suedisë. Fokusohej në hallet, problemet, idetë dhe propozimet e komunitetit. Që nga viti 1994 e deri në transmetimet e fundit në vitin 2010 nëpërmjet redaktorëve, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të Radio Suedia në shqip me mijëra vetë kanë dhënë opinione e intervista në mikrofonin e saj për të informuar, komentuar, vlerësuar, apo edhe për të rrëfyer angazhimet, për gëzimet ose hidhërimet, lehtësitë apo mundimet, si dhe në mënyrë frekuente iu është krijuar hapësirë edhe për çlodhje e dëfrim. Për komunitetin shqiptar në Suedi dhe në shtetet e tjera ku mbërrinin valët e Radio Suedisë, programi konsiderohej dhe si një element pozitiv për ruajtjen
Suedia e ka pasur për traditë dhe zhvillimin në mënyrë sistematike të aktiviteteve të hapura me publikun, me dëgjuesit. Të paktën dy herë në vit në këto takime bëheshin transmetime publike nga një shesh, park, rrugë ose vendgrumbullimi të qytetarëve, ku zhvillohej ndonjë veprimtari interesante kulturore argëtuese.
9.7 Radio Alba Fillimi i punës në Radio Alba, më 11 mars 1995, përkoi me një datë të rëndësishme për Kosovën, përvjetorin e fillimit të demonstratave të vitit 1981, që ishin një kthesë e rëndësishme në zhvillimet e shoqërisë kosovare. Pikërisht, ky argument zuri pjesën më të madhe të programit të parë. Ndërkohë që i ftuari i parë në studion e Radios Alba ishte biznesmeni shqiptaroamerikan Ekrem Bardha, një mbështetës dhe lobist i njohur i çështjes shqiptare, që ka financuar dhe aktivitetin e kësaj radioje. Programi i Radios Alba deri në fund të korrikut 2006, kur u transmetua emisioni i fundit, ishte në mënyrë të pandërprerë çdo të dielë, për dy orë. Themeluesi dhe kryeredaktori i programit, Petrit Musolli e ka pasur një dëshirë të hershme themelimin e një stacioni radiofonik. “Ardhja në Amerikë, largësia nga atdheu mëmë, mungesa e informacioneve nga ngjarjet që kalonte Kosova, malli për muzikën dhe komunikimin në gjuhën amtare, më dha më tepër shtytje të bëja realitet ëndrrën time, për të ngritur e drejtuar një radio. Një nga synimet kryesore të programit ka qenë të mbajë lidhje të ngushta të dëgjuesve në Amerikë me Atdheun e tyre dhe këtë jam përpjekur ta bëj përmes trajtimit të temave të rëndësishme kombëtare, përmes informacioneve të shpejta dhe të bollshme nga të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët, si dhe me muzikën e zgjedhur nga të gjitha krahinat. Emri Alba për radion ishte në shërbim të synimit tim: edhe jashtë Atdheut të jemi të lidhur me Shqipërinë.”- është shprehur drejtori i Radios Alba, Petrit Musolli në emisionin festiv që u transmetua me rastin e 5 vjetorit të themelimit të programit, në mars të vitit 2000.
Në studion e regjistrimit
e gjuhës shqipe tek gjeneratat e reja, për të mbajtur gjallë traditën dhe kulturën nga viset ku kishin jetuar më herët emigrantët. Ashtu si dhe konsiderohej si një element integrimi me shoqërinë suedeze dhe me frymën europianiste në tërësi. Të intervistuar, ose të ftuar në mjediset e programit në shqip Radio Suedia kanë qenë mjaft personalitete publike të botës shqiptare, kryeministra, presidentë, kryetarë të parlamenteve, si dhe protagonistë të letrave, artit e kulturës, si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Angjelin Prelocaj, Ehat Musa etj., etj. Redaksia shqipe në Radio 163
Arben Muka
Ja si dua të informohem! “Art Satellite”), këngëtari Aleksandër Gjelaj etj. Programi në gjuhën shqipe i Radios Alba zgjaste vetëm 2 orë, e pikërisht kjo ishte një vështirësi për stafin, që në 120 minuta në javë duhej të thoshte gjithçka për bashkëatdhetarët, të jepte lajme nga trevat, të kishte të ftuar të veçantë në redaksi, t’i linte vend dhe rubrikave zbavitëse me kuriozitete, lojra shpërblyese, kalendarit, prezantimit të CD-ve më të reja nga krijuesit shqiptarë, të përshëndeste e të plotësonte dëshirat e dëgjuesve të rregullt etj., etj. Programi ka filluar gjithmonë me një këngë hymn, që ishte dhe sigla hyrëse: “Udhët e Atdheut”, një interpretim brilant i këngëtares Anita Take. Nën tingujt e kësaj kënge bëhej përshëndetja, prezantimi i përmbajtjes së programit, përmendja e mbështetësve financiarë etj. Pastaj në mënyrë kronologjike vijonin rubrikat, ku më kryesoret kanë qenë: “Kalendari enciklopedik”, “Lajme nga komuniteti”, “Kuici i javës”, “Të rejat nga shkenca, kultura dhe jeta”, “Horoskopi”, “Rubrika e të ftuarit në studio’ (që shpesh shoqërohej me lojë shpërblyese dhe zhvillohej drejtpërdrejtë me pyetje dhe përgjigje të dëgjuesve), “Rubrika informative nga trevat shqiptare” (raporte telefonike të korrespondentëve të rregullt nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tuzi i Malësisë dhe Nju Jorku). Radio Alba ka pasur një traditë të konsoliduar të intervistimit, ose të sjelljes në studio të një të ftuari të veçantë, i cili mund të ishte protagonist i komunitetit shqiptar në SHBA, zyrtar i administratës amerikane, si dhe politikanë e njerëz të shquar nga trevat. Me mjaft interes janë ndjekur në valët e Radios Alba, p.sh., Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Rexhep Meidani, Fatmir Sejdiu, Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Naim Maloku, Ridvan Bode, Sandër Levin, David Bonior, Joseph Dioguardi, Tinka Kurti, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, Redon Makashi, Sinan Hoxha, Eli Fara etj. Radio Alba ka qenë iniciatore, apo mbështetëse e disa aktiviteteve jashtë studios së saj, si koncerti “Zërat e rinj në komunitet”, koncertet e përvitshme gala për Festën e Flamurit etj.
Kryeredaktori Petrit Musolli dhe Elisabeta Musolli gjatë një bisede live me dr. Bajram Berishën
Sinjali i radios ishte shumë i fortë dhe dëgjohej në pjesën më të madhe të shtetit të Miçiganit, sidomos në zonat ku ishte i përqendruar komuniteti shqiptar i ardhur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i zi etj. Funksionimi i stacionit në gjuhën shqipe u bë i mundur falë dhe mbështetjes që pati nga përfaqësues të këtij komuniteti, biznesmenë dhe sipërmarrës të suksesshëm, si Gjergj Dedivanaj (Agjencia e udhëtimeve “World Wide Travel Connection”); Ali Ramolli (Kompania “Ramollis Coffe”); Rrok Lulgjuraj & Pal Shkreli (Kompania “Classic Home Mortgage”); Osman Makolli (Kompania
Përgatitjet e fundit për programin e të dielës 164
Programe të tjera në gjuhën shqipe
9.8 Zëri i Komunitetit Shqiptar në Florida
vite me rradhë, deri në vitin 1996. Zoti Lulgjuraj veç angazhimit mediatik është prej vitesh dhe një aktivist e lobist i njohur për çështjen shqiptare. Është president i Albanian American National Organization, AANO, organizatë e themeluar që në vitin 1946, ndërkohë që ai është dhe drejtues i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, një organizatë që merret me çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Objektivi kryesor i programit Zëri i Komunitetit Shqiptar është angazhimi për të shërbyer si një resurs real bashkimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të cilët kanë emigruar në dhjetëvjeçarin e fundit; të kontribuojë në integrimin e tyre në jetën e re, por në të njëjtën kohë të ndihmojë në mosasimilimin e tyre. Objektiv tjetër mbetet synimi i ditëve të para të fillimit të transmetimit për të ndikuar për ruajtjen e trashëgiminë e gjuhës, kulturës dhe identitetit në mërgim. Një orë program, çdo të diel në mbrëmje, përmban një larmi rubrikash informative dhe argëtuese si “Kalendari historik”, “Bota shqiptare”, “Kuriozitete” etj. Pjesë e kujdesit të stafit është dhe fondi muzikor për t’i dhënë audiencës, një repertor kryesisht me krijime në gjuhën shqipe, i zgjedhur me mjaft profesionalizëm. Zhvillimet teknologjike, afrimi i njerëzve gjithnjë e më shumë në shërbimet on line, në një hapësirë pa kufij të informimit, komunikimit dhe argëtimit e kanë orientuar Zërin e Komunitetit Shqiptar në transmetimin e më pak lajmeve vitet e fundit. Sepse programi është javor, por dhe sepse dëgjuesit nga radhët e komunitetit shqiptar në Florida tashmë kanë mundësi dhe nëpërmjet internetit që të njihen dhe nga burime të tjera me aktualitetin në çdo moment të ditës. Për pasojë në vitet e fundit programi i kushton më shumë rëndësi anës tematike, çështjeve të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare. Është zgjeruar pjesa muzikore e gërshetuar me materiale humoristike, aplikohet pjesëmarrja telefonike e dëgjuesve në diskutime të temave mbi problemet e brendshme të komunitetit, zhvillimet politiko-shoqërore shqiptare dhe amerikane etj., - një zgjidhje që e bën më relaksuese dhe atraktive për ndjekësit në mënyrë valore apo nëpërmjet internetit. Një kontribut të jashtëzakonshëm në redaksinë e
Zëri i Komunitetit Shqiptar në Florida, ka nisur nga transmetimi më 17 maj të vitit 1998. Ky program në gjuhën shqipe destinohet për të gjithë dëgjuesit në Floridan Qendrore dhe emetimi bëhet i mundur në valët e Radios WTAN 1340AM. Programi zgjat 60 minuta dhe emetohet çdo të diel duke filluar në orën 20.00 në mbrëmje (me orën lokale). Ky segment kohor është vlerësuar si mjaft i përshtatshëm për audiencën nga radhët e shqiptarëve që jetojnë në Florida. Ndërkohë që krahas versionit valor Zëri i Komunitetit Shqiptar ka dhe shërbim on line, një mundësi për të gjithë shqipfolësit që kanë qasje në internet dhe që preferojnë të vizitojnë website-n në www.tantalk1340.com. Ky është programi i parë radiofonik për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Florida, një iniciativë e publicistit John K. Lulgjuraj, i njohur dhe më herët me kontributin radiofonik po në gjuhën shqipe në një shtet tjetër të SHBAsë. Në mars të vitit 1971, John K. Lulgjuraj themeloi në shtetin e Miçiganit Zërin e Komunitetit Shqiptar në Detroit. Ky program u transmetua pa ndërprerje për 25
Publicisti John K. Lulgjuraj 165
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
9.9 Radio Free Europe Radio Free Europe nisi nga transmetimet më 8 mars të vitit 1999, në orën 21.00, në një program 30 minuta. Zhvillimet në Kosovë ishin tema qendrore e pjesës më të madhe të lajmeve, intervistave dhe analizave të asaj dite. Kjo ishte e kuptueshme në atë periudhë kur Kosova ishte top tema jo vetëm për mediat shqipfolëse, por dhe ato ndërkombëtare. Kriza e Kosovës, acarimi i skajshëm i situatës ishte shkaku kryesor që Radio Free Europe do ta niste emetimin e programit të gjuhës shqipe disa javë para planifikimit. Konferenca e Rambujesë, si dhe pritja e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ishin fokusi kryesor i emisioneve në vijim. Një veçori që e dallonte programin në shqip të Radios Free Europe, nga ato që emetoheshin nga stacione të tjera ndërkombëtare ishte fakti se në target kryesor ka qenë Kosova, informimi objektiv dhe mbështetja e lëvizjeve e zhvillimeve demokratike dhe reformuese atje. Nga pikëpamja strukturore ky program ishte si pjesë e atij që quhej South Slavic Languages Service, SSLS. Një karakteristikë tjetër ka qenë fakti se pas fillimit të bombardimeve programi mbeti pa asnjë reporter nga Prishtina, përkatësisht për të mbuluar zhvillimet në Kosovë. Ishte shumë i çuditshëm transmetimi i një programi dedikuar një rajoni, ku nuk kishe asnjë reporter. Reporterët e Free Europe nuk guxonin të lidheshin me studion qendrore në Pragë, për shkak të rrezikut të madh nga forcat serbe, ose ngaqë kishin braktisur Kosovën e gjendeshin në Shqipëri, ose Maqedoni. Në atë kohë shfytëzoheshin si alternativë raportet e korrespondentëve në Tiranë, Shkup, Bruksel, shtypi ndërkombëtar dhe realizimi i intervistave me ato personalitete që u arritën të kapen me telefon nga Kosova. Një ndër rubrikat më të pëlqyeshme nga dëgjuesit ka qenë ajo me intervista me analistët e njohur ndërkombëtarë. Njëra nga më aktivet për shumë vite ka qenë intervista e rregullt javore me analistin Patrick Moore. Vështrimet e tij për aktualitetin dhe perspektivën e zhvillimeve në Kosovë, apo në të gjithë rajonin, janë botuar rregullisht dhe nga gazetat kryesore në gjuhën shqipe të Tiranës, Prishtinës, Shkupit etj.
Gazetari Alfred Kanini në studio Zërit të Komunitetit Shqiptar në Florida ka dhënë Alfred Kanini, ish-gazetar dhe drejtues i njohur në Radio Televizionin Publik në Shqipëri për shumë vite. Në nëntor të vitit 2011 ai u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta si shkak i një sëmundjeje të rëndë. Alfred Kanini ishte deri në momentet e fundit të jetës së tij një protagonist i valëve të programit, një zë mjaft i dashur për dëgjuesit e rregullt, mjaft komunikues dhe kreativ në intervista, biseda dhe përshkrime mbi jetën e shqiptarëve në Amerikë, me ngritjen e problemeve të ditës, me kuriozitetet dhe prezantimin e krijimtarisë letrare dhe artistike. Pjesë e stafit për realizmin e transmetimin e programit janë dhe Ilirian Meçe e Elona Rrapo. Nga maji i vitit 1998 dhe deri në muajin prill të vitit 2011 Zëri i Komunitetit Shqiptar ka vijuar pa ndërprerje. Për shkaqe të riorganizimit programi është ndëprerë në mënyrë të përkohshme. Sipas drejtuesve të Zërit të Komunitetit Shqiptar rifillimi i transmetimit pritet brenda muajit mars të vitit 2012 me një format të ri në informimin dhe argëtimin e shqiptarëve të Floridas.
166
Programe të tjera në gjuhën shqipe Në fund të vitit 2009 SSLS u ristrukturua duke marrë një emër tjetër Balkan Service, BS. Në këtë shërbim përfshiheshin programet për Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë. Prograni kroat u mbyll që në vitin 2003, duke qenë vetëm pjesë e programit rajonal në kuadër të BS. Gradualisht Radio Free Europe filloi të modifikojë angazhimin e vet nga versioni audio në shërbimet on line, duke mbajtur një faqe aktive interneti që aktualizohej disa brenda ditës dhe ku Kosova mbetet sërish tema qendrore e infromacioneve dhe analizave. Fillimi i atij viti shënoi dhe reformimin programor të shoqëruar dhe me reformimin e vetë strukturës së redaksisë, ku nga katër redaktorë u mbajt vetëm një, Fatmir Bujupi, i cili koordinon kontributet e korrespondentëve dhe realizimin e programit. Kjo shënoi dhe shkrirjen e Zyrës së Pragës dhe gjithçka nga kontributet gazetareske dhe redaktuese
Selia qendrore e Free Europe në Pragë
Patrick Moore ishte prezent si protagonist dhe në tryeza të rrumbullakëta, konferenca e simpoziume që janë zhvilluar në atë periudhë në vende të rajonit ose jashtë tij. Në vitin 2005 nga një gazetë e përditshme kosovare Patrick Moore u shpall “Personalitet i vitit” në Kosovë. Interes kanë ngjallur dhe intervistat me analistët e tjerë të njohur si Janusz Bugajski, James Doobins, Morton Abramovitz, Daniel Serwer etj. Komente javore për zhvillimet në Shqipëri ka përgatitur rregullisht dhe analisti nga Shqipëria Lutfi Dervishi. Përmbajtja edhe e këtyre intervistave ka qenë lëndë për botim nga gazetat kryesore në gjuhën shqipe, si dhe referencë në mjaft komente e vështrime që është bërë nga media të tjera elektronike, apo të shkruara në shqip. Stafi në redaksinë qendrore në Pragë kur nisi programi i gjuhës shqipe përbëhej nga Ismet Hajdari (kryeredaktor), Melazim Koçi dhe Evliana Berani. Në rrjetin e reporterëve nga terreni ishin: Arbana Vidishiqi, Rrahman Paçarizi dhe Zenel Buzuku, në Prishtinë, Mero Baze raportonte nga Tirana, (më vonë Alban Bala, Alma Çupi, Suela Musta dhe aktualisht Menada Zaimi), ndërsa nga Brukseli, Agustin Palokaj. Nga gushti i vitit 2000 dhe për dhjetë vite rresht kryeredaktor i programit vijoi Melazim Koçi, ndërkohë që në redaksinë qendrore në Pragë punonin si redaktorë/gazetarë: Fatmir Bujupi, Ilirjana Bajo dhe Vullnet Poshka. Më herët kanë punuar edhe Shkëlzen Maliqi (shef i zyrës në Prishtinë), ndërsa në Pragë Ulpiana Lama, Ismet Hajdari, Halil Hyseni etj.
Ish-kryeredaktori Melazim Koçi (djathtas) duke marrë një çmim special për programin shqip
bëhen në Kosovë. Ajo që ndodhi me programin e gjuhës shqipe ishte e njëjtë si dhe me disa programe të tjera të vendeve ish-komuniste, ndërkohë që Free Europe ka forcuar programet për rajonet e krizës dhe të konflikteve, si në Afganistan, Irak etj. Aktualisht programin për Kosovën e drejton Arbana Vidishiqi dhe ekipi redaksional përbëhet nga Albana Isufi, Zijadin 167
Arben Muka
Ja si dua të informohem!
Gashi, Edona Peci, Arton Kunushevci, Nadie Ahmeti, Luljeta Krasniqi etj.
9.10 Radio Emigranti Radio Emigranti është një nga radiot kryesore shqipfolëse on line që ka filluar nga transmetimi më 20 korrik të vitit 2006. Një surprizë e fillimeve të punës së saj ishte interesi dhe mbështetja e brenda një kohe të shkurtër e një numri të madh nga radhët e emigrantëve shqiptarë. Nëpërmjet emetimit të programeve dhe rubrikave të komunikimit on line është arritur të krijohet komuniteti i fansave të Radio Emigrantit, njerëz që janë në kontakt të vazhdueshëm, që i shkruajnë njëri- tjetrit, që bisedojnë me zë dhe figurë mes tyre, që dërgojnë urime dhe përshëndetje për gëzime dhe festa. Një lidhje e ngushtë që ushqehet çdo ditë e çdo javë nëpërmjet mesazheve në komunikimin virtual. Radio Emigranti si një radio on line, synon të plotësojë jetën shoqërore të emigrantëve shqiptarë në të katër anët
Bekim Xhaferri, Fationa dhe Xhemil Meço
të vyer në jetën e tyre. “Kur dëgjojmë një këngë apo valle shqip na duket sikur çmallemi pak me vendin tonë, sikur jemi atje dhe sikur i harrojmë pak problemet e ditës dhe mbushemi me energji të reja për të ecur përpara. Pikërisht këtë synon të bëjë Radio Emigranti: të krijojë disa momente çlodhëse për emigrantët shqiptarë kudo që janë”, shkruhet në faqen kryesore të website-t të saj. Aktualisht programet e Radio Emigrantit krijojnë mundësinë e mbledhjes dhe komunikimit të të gjithë mërgimtarëve që nga Nju Jorku deri në Australi, nga Europa deri në Zelandën e Re. Radio është bërë edhe një qendër informacionesh për shqiptarët në komunitetin e tyre të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe ka formuar lidhje të mira me këngëtarët dhe artistët shqiptarë, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Merita Halili, Shpat Kasapi, Rovena Stefa, Aida Dyrrah, Edi Duro, Sebahate Berlajolli, Shqipe Kastrati, Gëzim Nika, Entela Ilirjani, Luljeta Pëllumbi, Xhelal Gjurkaj, Arjan Korkaj, Maya, Silva Gunbardhi etj. Duke përcjellë tek dëgjuesit jo vetëm këngët e tyre, por edhe atmosferën e koncerteve që ata kanë zhvilluar në vende të ndryshme në Amerikë, si dhe projektet e tyre të ardhme nëpërmjet intervistave të zhvilluara me ta. Radio Emigranti ka krijuar një traditë të konsoliduar në pasqyrimin gjerësisht të atmosferës në radhët e
Ambient i studios
e globit, të mbajë gjallë lidhjet e tyre me njëri-tjetrin dhe me vendlindjen, me gjuhën shqipe, kulturën, muzikën dhe traditën shqiptare, si komponentë të domosdoshëm dhe të shëndetshëm për identitetin shpirtëror të tyre. Sipas drejtuesve të radios ata që janë në emigracion kanë mallin për vendlindjen, për të afërmit, për gjithçka 168
Programe të tjera në gjuhën shqipe komunitetit shqiptar për Festën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë së Kosovës në Nju Xhersi e Nju Jork, festimet për Natën e Ndërrimit të viteve etj. Evente të rëndësishëm kanë qenë dhe ceremonia e përurimit të linjës ajrore Nju Jork - Tiranë dhe Nju Jork - Prishtinë me anë të kompanisë “Adriatic Eagle Air”, si dhe mjaft aktivitete e ngjarje të shënuara të komunitetit në Amerikë e Kanada, Europë e Australi. Radio është themeluar nga Bekim Xhaferri në SHBA dhe Xhemil Meço në Francë. Kanë bashkëpunuar në realizimin e programeve: DJ Visi, Fationa, Lira, Fabiola etj. Radio Emigranti transmeton kryesisht muzikë popullore nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi si dhe nga Çamëria, por
edhe muzikë të lehtë dhe moderne nga këto treva. Emisione të përditshme në Radion Emigranti janë: “Urime dhe përshëndetje”, “Kërkesa nga dëgjuesit”, “Këngë të reja” etj., kurse ndër programet javore më të ndjekura janë “Hitet e javës”, “Studio virtual”, “Radio refugjati, humor” “Remikse nga DJ Bex”. Nëpërmjet adresave të njohura www.radioemigranti. com dhe www.vlorenj.com, Radio Emigranti ofron dhe një shërbim të kualifikuar publiciteti për promovimin e artistëve, aktiviteteve të emigrantëve, por edhe të bizneseve të tyre. Ajo transmeton me 48Kbps, 64Kbps dhe 96Kbps.
“BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, botuar më 21 mars 2011 po aty (47) www.zeriamerikes.com (48) Elona Zhana – “Radio shqip në Belgjikë mbush 25 vjeç”, Mapo, 2 korrik 2011, faqe 9. (45) (46)
169
Burime bibliografike & webografi
Aufbruch in ein gemeinsames Europa - Die Deutsche Welle und der Stabilitätspakt für Südosteuropa, Berichte, Analysen, Interviews, Köln, März 2001.
Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990 – 2000) – Ikja nga kompleksi i Rozafës, botimet “Dudaj”, Tiranë, 2008.
“A do të dalë sërish sot nga takimi i NATO-s deklarata për kërcënim për intervenim ushtarak?”, koment redaksional i transmetuar në të gjitha edicionet informative të DW-së në shqip, datë 17 janar 1999.
Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik, kryeredaktor prof. dr. Hamit Boriçi, botim i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Veriut, Shkodër, 2005. Kallaba, Ismet, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë ekskluzive e Adelheid Feilcke – Tiemann dhënë për gazetën Koha Javore në Mal të Zi, ribotuar në Dita, datë 9 korrik 2004.
BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/ albanian, shpërndarë më 21 mars 2011.
“
Bettermann, Erik, “Fjalim me rastin e 50 vjetorit të themelimit të DW-së”, transmetuar në programin e pasdites së DW-së në shqip, datë 3 maj 2003. Biberaj, Elez, “Në epokën e autostradës së informacionit”, Shqipëria –RTV, datë 2 korrik 1995.
Keko, Teodor, “Në Shqipëri po vjen posdiktatura. Intervistë e dhënë për emisionin kryesor të Deutsche Welle në shqip, datë 1 shtator 1992”, Koha Jonë. datë 30 shtator 1992.
Feilcke – Tiemann, Adelheid, “Vërtetësia, alfa e gazetarisë serioze”, Shqipëria –RTV, datë 2 korrik 1995.
Komunikatë për median e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, datë 28 qershor 2007.
Fevziu, Blendi “Heshtja e shtypit apo shtypi i heshtjes”, Koha Jonë, datë 23 Maj 1992.
Komunikatë për median e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, datë 29 qershor 2007.
Fletoret zyrtare të vitit 1991, botuar nga “Albal shpk”, Tiranë, 1995.
Kosovo: Krise oder Krieg?, përmbledhje dokumentuese në gjuhën gjermane, përgatitur nga redaksia shqipe e Radios DW (me intervistat kryesore në periudhën 28 shkurt deri 28 maj 1998), Këln, 1998.
Former Yugoslav Republic of Macedonia – Stabilisation and Association Report 2001, Brussels, 4 April 2002. 170
Kraja, Neritana, “DW si lindi dhe u rrit ajo – Intervistë me përgjegjësen e redaksisë për gjuhën shqipe, Adelheid Feilcke – Tiemann”, Albania, datë 14 dhjetor 2002.
Paçarizi, Rahman, Radiogazetaria, botim i Universitetit AAB, Prishtinë, 2008. Rilindja Demokratike, datë 27 maj 1992.
Kronikë e transmetuar në emisionet informative të datës 27 tetor 2009 të programit shqip të Radios DW mbi projektin e Akademisë së DW-së.
Sulejmani, Edlira “Performancë multimediale e Radios DW për rënien e komunizmit në Europën Lindore”, kronikë në televizionin Alsat, edicioniet e datës 18 dhjetor 2009.
Lajme dhe çështje të ditës, broshurë e përgatitur nga Radio DW, Këln dhe Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Tiranë, qershor 1998.
Të dhëna mbi median shqiptare 1991 -1998, botim i Qendrës së Medias së Fondacionit SOROS, Tiranë, 1998.
Luku, Elvin “20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt në fokus të DW”, kronikë në televizionin Vizion Plus, edicionet e datës 20 dhjetor 2009.
Xhafo, Endri “DW në shqip mbush 15 vjeç – Dekorohet nga Presidenti Moisiu”, kronikë speciale e transmetuar në edicionet kryesore informative në televizionin kombëtar Top Channel, datë 29 qershor 2007.
Maresh, Vlado “Millosheviçi godet kundërshtarët e tij. Opozita dhe media e pavarur në Serbi po bien viktimë e dhunës së kontrolluar nga shteti”, IWPR, datë 10 mars 2000.
Zhana, Elona “Radio shqip në Belgjikë mbush 25 vjeç”, Mapo, datë 2 korrik 2011.
Muka, Arben, 70 radio shqip në 70 vite (1938 -2008), botim i ABC Media Center, Tiranë, 2008.
www.dw-world.de
Muka, Arben, Informacioni në radiot lokale - manual për gazetarët dhe redaktorët që punojnë në radio, botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 2002.
www.kkrt.gov.al
Muka, Arben, “Përshtatja e stacioneve të huaja me realitetet e reja në rajonin e Ballkanit”, intervistë dhënë gazetarit Altin Lazaj për emisionin e pasdites në programin shqip të Radio France International, datë 9 korrik 2008.
www.europaelire.org
“Me sytë nga Muri – 20 vjet pas ngjarjes historike”, Klan, nr. 639/2009.
www.radioemigranti.com
www.zeriamerikes.com
www.rfi.fr. www.tantalk1340.com
www.vlorenj.com
Nagler, Gerald, “Gazetat përdoren për luftë politike”, intervistë për Koha Jonë, datë 30 shtator 1992.
http://iwpr.net
171
Arben Muka
Ja si dua tĂŤ informohem!
172