Arben MUKA - STUDENTI, fillimet në gazetari dhe krijimtari letrare

Page 1

STU DE N T I Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

57

Fillimet në gazetari dhe krijimtari letrare

Gazeta që u publikua për 27 vite, 1967-1994 Tiranë, 2022


STUDENTI

Fillimet në gazetari dhe krijimtari letrare Gazeta që u publikua për 27 vite, 1967-1994

E përgatiti: Arben MUKA

Tiranë, 2022


Botues: E përgatiti:

Arben MUKA

Fotoreporter:

Maks HAXHIA

Design Layout: Bujar KAROSHI ISBN: 978-9928-353-76-4 © Arben MUKA Ky publikim promocional është pjesë e eventit që u zhvillua më 30 mars 2022 në Tiranë, me rastin e 55-vjetorit të fillimit të publikimit të gazetës STUDENTI, 1967 – 1994. Tiranë, prill 2022

Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com


Studentëve, pedagogëve dhe bashkëpunëtorëve nga të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilët dhanë kontributin e tyre për përgatitjen dhe publikimin e gazetës STUDENTI, 1967-1994. Në kujtim dhe respekt të veçantë të atyre kolegëve që nuk i kemi më mes nesh.


4

55 - vjetori i Studentit

Çdo mendim ose sugjerim pёr pёrmbajtjen e kёtij publikimi promocional ёshtё i mirёpritur. Shkruaj nё adresёn e email-it: mukaben@hotmail.com Publikimi është vetëm virtual dhe sigurohet falas, duke u aksesuar në platformën www.issuu.com dhe duke e gjetur materialin përmes kërkimit me emrin e autorit. Në çdo rast pamundësie për ta shfrytëzuar përmbajtjen, ju lutem shkruani në adresën e mësipërme të email-it, që të merrni menjëherë udhëzimet për aksesim. Mё shumё info: www.arbenmuka.wordpress.com


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

5

Nuk është vetëm nostalgji për hapat e para në gazetari dhe krijimtari letrare Një herë në pesë vjet e kemi standardizuar: bëhemi bashkë për të kujtuar STUDENTIN. Është rikthim në fillimet e rrugëtimit në gazetari dhe krijimtari letrare. E përbashkëta ka rrënjë tek ëndrrat dhe adrenalina e periudhës studentore. Një pjesë prej nesh janë ende duke vijuar angazhimin në redaksi mediatike, në institucione që lidhen me median dhe komunikimin, në krijimtari të lirë letrare, në mësimdhënie; sikundër ka dhe nga ata që janë në profesione krejt të ndryshme. Pavarësisht destinës individuale, STUDENTI na bën bashkë. Kemi kontribuar në periudha të ndryshme, jemi pjesë në faqet e koleksioneve të kësaj gazete që, për 27 vite rresht, 1967 – 1994, depërtoi në auditorët universitarë të Shqipërisë. Duhet saktësuar dhe se gazeta u ndoq jo vetëm nga studentët, pedagogët e personeli administrativ në fakultete, por dhe nga adhurues të panumërt nga gjenerata të tjera moshore. Patjetër që kjo është shenjë e hapur nostalgjie.


6

55 - vjetori i Studentit

Secilin prej nesh e kthen pas në periudhën e artë të studimeve. Risjell në mendje kujtime të pashlyera, nga shkrimet, intervistat, poezitë, prozën, përkthimet, kritikat, lëshimin e opinioneve dhe këndvështrimeve mbi periudhën që jetonim. Në një kontekst tjetër, pse jo, të pakuptueshëm nga gjeneratat e sotme studentore. Me gjykimin e tanishëm duket çudi produkti mediatik i atëhershëm, tingëllon ndryshe krijimi letrar. Tek fletët e STUDENTIT gjejmë gjurmë nga fillesat e kjo pas kaq shumë viteve është shumë atraktive, gati magjepsëse për ne. Të tjerëve, atyre që nuk kanë pasur rast ta provojnë këtë ndjesi, mund dhe t’iu duket e tepërt, pse jo dhe energji e çliruar kot nga rikthimi në dekadat e mëhershme. Në këtë rast nuk mund të bësh asgjë për të bindur askënd për një ndjesi të paprovuar. Takimi i gjeneratave të bashkëpunëtorëve të STUDENTIT në vite, veç qasjes nostalgjike ka dhe një qëllim të dukshëm pasionant: t’u apelojë studentëve aktualë që të kenë më shumë angazhim në media. Pa paternalizëm, pa marrë asnjë pozicion udhëzimdhënësi, thjesht urohet sinqerisht nxitja e krijimit dhe forcimit të mediave studentore, në formate të ndryshme organizimi dhe administrimi, në bazë departamenti, fakulteti, universiteti; në shkallë kombëtare, apo qoftë dhe përmes grupimeve më të vogla të të rinjve që studiojnë në degë të ndryshme. Është shumë e qartë se, përballja me problematikat brenda dhe jashtë auditorëve, kritikat për autoritetet në të gjitha nivelet, propozimet, pjesëmarrja në vendimmarrje, sfidat e kërkimit shkencor, krijimtaria letrare, përkthimi - çdo aspekt


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

7

kontributiv prej studentëve në mediat e tyre – fuqizon rolin dhe ndikimin e tyre në shoqëri.Studentët sot janë prezentë në media, madje dhe në ato më të zëshmet, që influencojnë në opinionin publik. Dhe janë për t’u përshëndetur të gjithë ata që, me kohë të plotë a të pjesshme, janë pjesë e ekipeve gazetareske në tregun mediatik të vendit. Por,ngritja e fuqizimi i një infrastrukture mediatike të mirëfilltë studentore, që frymëzohet, dirigjohet dhe jep produkte prej tyre, pa diskutim ka një impakt më të fuqishëm në shoqërinë shqiptare. Mediat studentore përçojnë dhe amplifikojnë më shumë energjinë e të rinjve universitarë – kjo është shumë e qartë dhe e provouar për mbarë opinionin publik – duke e bërë pjesë vitale të pluralitetit, të spektrit të opinioneve, alternativave dhe propozimeve, me pjesëmarrje në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes. Ndaj bëhemi bashkë periodikisht për të kujtuar STUDENTIN! Arben MUKA Ish-kryeredaktor i Gazetës STUDENTI Tiranë, 30 mars 2022


8

55 - vjetori i Studentit

Përmbajtja FORUMI I DISKUTIMIT – Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët………...........................................……….9 EKSPOZITA PAMORE – Në gjurmët e hapave të para në gazetari e krijimtari letrare…...............................................19 MBULIMI MEDIATIK – Na ishte njëherë STUDENTI!................29 STUDENTI – Historia e një gazete që jetoi në dy kohë……..…35 TAKIMET E GJENERATAVE – Ritual kontakti mes kolegësh të hershëm……………...................................................43 BURIME REFERENCE……………………………………………………....... 48


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

1 FORUMI I DISKUTIMIT Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

Krijimi i mediave të strukturuara, bazuar në nivele të ndryshme shoqërizimi, apo në përzgjedhjen tematike, do të krijonte një spektër real për informimin dhe trajtimin e problemeve me të cilat realisht përballen studentët dhe arsimi i lartë në tërësi, duke u fokusuar te përditshmëria, te përvojat nga sisteme në shtete të tjera, te trendet e prognozat e zhvillimit të rrjetit universitar etj. Kontributi për universitetin e të sotmes dhe projektimin e universitetit të së ardhmes, nuk mund të ndahet nga kontributi për përmirësimin e pandalshëm të standardeve të shoqërisë në tërësi.

9


10

55 - vjetori i Studentit

M

ë datë 30 mars 2022, në mjediset e Hotel “Xheko Imperial” në Tiranë, u zhvillua një takim gjeneratash të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të gazetës STUDENTI, për të kujtuar 55-vjetorin e fillimit të publikimit të saj. Gazeta ka dalë rregullisht në mjediset universitare në periudhën 1967 – 1994 dhe për konceptimin, përgatitjen dhe shpërndarjen e saj janë përfshirë mijëra të rinj nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, apo nga shkollat e larta në të gjithë vendin. Në forumin e diskutimit ishin pjesëmarrës dhe një grup studentësh aktualë, kryesisht ata që ndjekin degën e gazetarisë dhe komunikimit. Nga organizatorët ishte planifikuar që debati të bazohej në dy kollona kryesore. Të kishte një kombinim mes retrospektivës së angazhimit dhe produktit të STUDENTIT në vite, me nevojën e krijimit të më shumë hapësirave në media për studentët, që ata të kenë gazetën, portalin, radion, pse jo dhe kanalin e tyre televiziv. Në fakt forcimi i rolit dhe ndikimit të mediave studentore në problematikat që hasen brenda dhe jashtë korpuseve universitare, ka qenë një çështje shumë e diskutuar dhe në forumet që janë organizuar më herët, në 1987, 1993, 2007, 2012 dhe 2017, si një nxitje të aktivizmit të të rinjve, për të qenë më proaktivë në jetën komunitare dhe në vendimmarrjen e çdo niveli. Ngritja dhe fuqizimi i infrastrukturës mediatike universitare është shikuar dhe shikohet si gjallërim për shoqatat dhe grupimet studentore, si efikasitet në prezantimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të tyre, për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, në përmirësimin e kushteve të jetesës, por dhe në favor të ngritjes së standardeve të pjesëmarrjes nëaktivitetet shkencore dhe inovative.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

11

Diskutantë në forum

Xhafer DOBRUSHI Ish-kryeredaktor

Mehmet ELEZI Ish-kryeredaktor

Kiara MANJA Studente

Aurela GECA Studente

Dilaver BAXHAKU Ish-kryeredaktor

Milena SELIMI Ish-anëtare e redaksisë

Daklea SHTYLLA Ish-anëtare e redaksisë

Besnik MUSTAFAJ Ish-bashkëpunëtor

Remzi LANI Ish-kryeredaktor


12

55 - vjetori i Studentit

Rozeta DEDJA Ish-redaktore

Selim MEDOLLI Student

Luan RAMA Ish-bashkëpunëtor

Rrapo ZGURRI Ish-kryeredaktor

Marsilda BASHA Studente

Jorgaq KAÇANI Shezai RROKAJ Ish-rektor i Universitetit Ish-rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës

Tritan KOKONA Ish-bashkëpunëtor

Sokol TERIHATI Ish-kryeredaktor


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

13

Nga diskutantët në forum u përmend dhe angazhimi i studentëve në rrjetet sociale, prirja e shumë prej tyre për t’u përfshirë në debate me karakter social, ekonomik, politik a kulturor etj. Ka dhe tema të tjera zbavitëse për të cilat shpenzohen energji në interaktivitetin mes vetë të rinjve apo me grupmosha të tjera. Krijimi i mediave të strukturuara, Arben MUKA bazuar në nivele të ndryshme Ish-kryeredaktor shoqërizimi, apo në përzgjedhjen tematike, do të krijonte një spektër real për informimin dhe trajtimin e problemeve me të cilat realisht përballen studentët dhe arsimi i lartë në tërësi, duke u fokusuar te përditshmëria, te përvojat nga sisteme në shtete të tjera, te trendet e prognozat e zhvillimit të rrjetit universitar etj. Kontributi për universitetin e të sotmes dhe projektimin e universitetit të së ardhmes, nuk mund të ndahet nga kontributi për përmirësimin e pandalshëm të standardeve të shoqërisë në tërësi. Ky është një aspekt i veçantë, thelbësor, i pashmangshëm dhe me shumë ndjeshmëri në diskursin e elitave në radhë të parë, ku studentët as që mendohet të mënjanohen ose nënvlerësohen. Në këtë kontekst roli dhe ndikimi i një infrastrukture mediatike studentore ka rol të jashtëzakonshëm. Nga studentët pjesëmarrës në forum u paraqitën pengesa të karakterit administrativ (mbështetja nga fakultetet dhe universitetet me fonde të nevojshme); menaxherial (organizimi redaksional dhe tiparet e produktit); por dhe u fol për një lloj mungese vullneti apo hezitimi për iniciativën e përfshirjes në një media studentore (përballja me raste të publikimit të


14

55 - vjetori i Studentit

artikujve kritikë, të investigimeve për çështje që lidhen me aktivitetin universitar, me vendimmarrjen e departamenteve, dekanateve, senateve etj). Gjithashtu, u përmend dhe fakti që bazuar në legjislacionin aktual në institucionet e arsimit të lartë, ka zë të veçantë në buxhetin e fakulteteve, të dedikuar për angazhimin e studentëve, një pjesë e të cilit mund të kanalizohet në gjallërimin e mediave studentore. Për këtë fond në dispozicion, sipas kërkesave të ligjit të arsimit të lartë, në shumicën a rasteve nuk ka informacion nga studentët, duke e bërë të papërdorshëm për realizimin e projekteve konkrete, si mbështetje e aktiviteteve të tyre brenda dhe jashtë auditoreve.

Studentë pjesëmarrës në forum

Veç kësaj mundësie financimi ekzistojnë dhe të tjera, kryesisht përmes aplikimit në thirrje që lëshojnë institucione publike dhe private për mbështetjen e projektpropozimeve me fokus gjallërimin e aktivizimit rinor, ngritjen e forcimin


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

15

e kapaciteteve mediatike, për realizimin e produkteve hulumtuese etj. Pjesëmarrja në fushatat e aplikimeve për grantdhëniet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Ministria e Kulturës, Lëviz Albania, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partners Albania for Change and Development etj., mbeten zgjidhje potenciale për mbështetjen financiare të mediave studentore, janë garanci për të nisur angazhimin redaksional,

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Në vite, faqja e parë e “Studenti” kishte dizajn të ndryshëm

Një nga stendat në ekspozitë


16

55 - vjetori i Studentit

ndërtimin e një infrastrukture funksionale teknologjike dhe logjistike për produkt mediatik sipas shijeve dhe trendeve rinore. Përzgjedhja e formave menaxheriale bëhet në përshtatje me tiparet e produktit mediatik, me shpeshtësinë e publikimit (transmetimit), nivelin e përhapjes, si dhe parametra të tjerë konkretë të qasjes në mjedisin studentor dhe jo vetëm. Rekrutimi i stafit (burimet njerëzore) sigurohet në radhë të parë nga studentët e gazetarisë dhe komunikimit, por dhe nga ata që ndjekin degë të tjera të shkencave sociale, shkencave ekzakte etj. Afrimi i studentëve që kanë pasur apo vijojnë të kenë përvoja angazhimi në redaksitë mediatike përbën gjithmonë një energji të kualifikuar, të nevojshme, në përgatitjen e lëndës për mediat e profilizuara studentore. Nga studentët pjesëmarrrës në forum u reflektua interesim për ta ndjekur konkretisht realizimin e idesë për themelimin e një mediaje studentore, për të ndjekur hapat e nevojshme proceduriale, fillimisht duke nisur kontaktet me drejtuesit në nivel departamenti e dekanati dhe duke vijuar me diskutime në grupime të ndryshme studentore, si mbështetje për faktorët pozitivë të konkretizimit të nismave potenciale. Një pikë mbështetjeje e rëndësishme janë dhe studentët e zgjedhur në senatet e universiteteve, për procesin e lobimit me administratën në krijimin e mundësive për gjetjen e mjediseve të përshtashme dhe pajisjen me inventar të nevojshëm. Gjatë forumit u përmend dhe fakti se në kohën e sotme ka mjaft përparësi për zhvillimin e mediave. Përparimet teknologjike dhe përhapja në shkallë të gjerë e internetit, multimedialiteti dhe konvergjenca, por dhe qasja e të rinjve ndaj përdorimit të pajisjeve digjitale dhe aplikacioneve të shumëllojshme, këto dhe të tjera aspekte janë faktorë lehtësues në funksionalitetin


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë q Takim gjeneratash q Forum q Ekspozitë

Historia e një media studentore që nxit angazhimin dhe aktivizmin e të rinjve universitarë Datë 30 Mars 2022, ora 18:00 XhEko ImpErIal, TIranë Banner promocional i përdorur gjatë eventit

17


18

55 - vjetori i Studentit

e redaksive, në realizimin e produkteve, qarkullimin e tyre tek ndjekësit, komunikimin brenda dhe jashtë stafit të angazhuar etj. Përvetësimi i programeve kompjuterike dhe aplikacioneve nga studentët, aftësimi në përdorimin e tyre shkon në favor të realizimit të kontributeve cilësore dhe atraktive, duke iu përmbajtur dhe shijeve të gjeneratave të reja, por dhe duke rritur konkurrueshmërinë në raport me pjesët e tjera të tregut mediatik. Gjatë takimit u përsërit fakti se burimet e nevojshme njerëzore për redaksitë e mediave studentore nuk mund të jenë vetëm nga kontigjenti i studentëve që ndjekin degën e gazetarisë dhe komunikimit, apo të gjuhës shqipe e letërsisë e gjuhët e huaja. Talentet dhe të apasionuarit janë dhe në degët e tjera të studimeve universitare, si një potencial që siguron plularizëm formash dhe idesh për të kontribuar në median studentore.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

2 EKSPOZITA FOTOGRAFIKE Në gjurmët e hapave të para në gazetari e krijimtari letrare

Ekspozita ishte tregues për pasqyrimin dhe reflektimin e ngjarjeve më të bujshme në faqet e STUDENTIT, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet historike në tërë shoqërinë shqiptare. Vizita e stendave nga pjesëmarrësit ishte një emocion i veçantë, një rikthim në dekada më parë, në krijimet publicistike apo ato letrare.

19


20

55 - vjetori i Studentit

P

ër të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë miqësore dhe interaktive mes pjesëmarrësve në takimin e gjeneratave, në ambjentet ku u zhvillua forumi i diskutimit ishin instaluar një seri stendash të ekspozitës pamore, dedikuar rrugëtimit të STUDENTIT. Aty përfshiheshin pjesë nga përmbajtjet e publikuara, fotografi dhe kopertina me dizajn të ndryshëm të gazetës në vite. Ekspozita ishte konceptuar në seksione sipas periudhave kryesore të botimit, apo dhe formatit të kontributit, duke prezantuar përmbajtje publicistike, si dhe krijime letrare, nga koleksioni i vitit të parë deri në atë të vitit të fundit. Përzgjedhja ka qenë thjesht për demonstrim, duke pranuar se janë dhe shumë e shumë artikuj e krijime të tjera në pamundësi për t’i bërë të gjitha pjesë të ekspozitës. Ky element krijoi efekt tek pjesmarrësit në event, pasi vizita e tyre nëpër stenda krijoi emocion të veçantë, një rikthim në dekada më parë, në shkrimet a krijimet personale ose të kolegëve bashkëpunëtorë të STUDENTIT. Kalimi nga një stendë në tjetrën, ishte si një kalim në faza të ndryshme në dinamikën e zhvillimeve brenda dhe jashtë sistemit universitar shqiptar. Ekspozita ishte pasqyrim dhe reflektim i disa prej ngjarjeve më të bujshme në faqet e STUDENTIT, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet historike në tërë shoqërinë shqiptare. Fillimi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dha impakt të drejtpërdrejt në të gjithë shoqërinë. Natyrshëm STUDENTI ndjeu nevojën e përshtatjes me realitetin e ri pluralist, me nevojat që kishin të rinjtë universitarë për media të lirë dhe të pavarur, me qarkullimin pa censurë të pikëpamjeve dhe ideve në dobi të një jete më të mirë, me dëshirën e zjarrtë për një “Shqipëri si e gjithë Evropa”, siç thirrej në koret masive të manifestimeve të para në Qytetin Studenti në Tiranë, në dhjetor të vitit 1990 e në vitet e mëpasme.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

21


22

55 - vjetori i Studentit

STUDENTI i periudhës së tranzicionit demokratik ishte nxitës i nismave që e konsideronin të domosdoshëm dhe prioritar orientimin e sitemit universitar shqiptar drejt standardeve perëndimore, me nivel bashkëkohor të mësimdhënies dhe procesit të kërkimit shkencor, bazuar në lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Gazeta frymëzonte përfshirjen e universiteteve shqiptare në rrjete ndërkombëtare dhe rajonale, për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, për të mos humbur kohë në transformimin e shkollës së lartë, në objektivin strategjik për arritjen e njehsimit të diplomave dhe transferimit të krediteve në procesin e mobilitetit të studentëve. Këto nuk do të arriheshin në një ditë, në një javë apo vit, por ndjeshmëria në qarqet universitare ishte vendosja sa më parë e piketave për strategji afatgjatë që siguronin zhvillim të qëndrueshëm. Përshtatja e linjës editoriale të STUDENTIT me procesin e transformimit të sistemit universitar nuk ishte qëllimi i vetëm për redaksinë. Shembja e diktaturës komuniste, instalimi i pluralizmit politik, liria e shprehjes dhe mendimit, rikthimi te vlerat e besimit fetar, mbrojtja e të drejtave të njeriut, orientimi në ekonominë e tregut dhe konkurrencës së lirë – këto dhe të tjera dimensione që nisën të shoqërojnë periudhën e tranzicionit demokratik të vendit – hapën hapësirat e STUDENTIT drejt përmbajtjeve cilësore dhe të shumëllojshme. Duke mos pasur asnjë tabu në tematikën që trajtohej. Këtë e ndjeu më shumë rubrika letrare e gazetës, me krijimet, përkthimet apo shkrimet kritike për vepra të ndryshme të autorëve vendas dhe të huaj. Ky efekt pozitiv ndjehej dhe nga përmbajtja e stendave të krijimtarisë letrare, të ndërtuara me kontribute para dhe pas vitit 1990.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

23

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda me krijime poetike Në dy stendat e krijimeve poetike ishin prezantuar vargje nga Xhevahir Spahiu, Spiro Dede, Zhuljana Jorganxhi, Betim Muço, Hysni Milloshi, Basir Bushkashi, Agim Isaku, Roland Gjoza, Bashkim Hoxha, Zyhdi Dervishi, Filip Çakuli, Teodor Keko, Ardian Vehbiu, Rezear Xhaxhiu, Vasil Tabaku, Gafur Muka, Demir Gjergji, Ilir Yzeiri, Naim Zoto, Halit Shamata, Thanas Mustaqi, Xhevdet Shehu dhe Andrea Stefani. Aty përfshihej


24

55 - vjetori i Studentit

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda tjetër me krijime poetike dhe një kolazh me disa prej autorëve të fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90 të shekullit të kaluar, si Arben Runa, Mero Baze, Arben Iljazi, Mujo Buçpapaj, Ben Blushi, Milena Selimi, Blendi Fevziu, Altin Haxhinasto, Irma Kurti, Andi Bejtja, Agron Tufa, Agim Baçi, Qemal Velija, Luan Rama, Aleksandër Çipa,UkëZeneli, Jaho Margjeka, Rudian Zekthi, Dhurata Shehri, Migen Demirxhi dhe Pëllumb Zekthi.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

25

Në dy stendat e prozës ishin eskpozuar krijime nga autorët Kolec Traboini, Bahri Myftari, Naim Këllezi, Agron Bala, Kujtim Dashi, Thanas Tane, Kleo Lati, Viron Kona dhe Petraq Risto, ndërkohë që kishte dhe nga disa autorë studentë të viteve më pas, si Çerçiz Loloçi, Albert Rakipi, Robert Goro, Mero Baze, Faruk Myrtaj, Blendi Fevziu, Andi Bejtja, Elio Elini, Arbër Ahmetaj, Sami Nezaj, Mark Marku, Genc Pulaha dhe Arban Hasani.

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda me krijime në prozë


26

55 - vjetori i Studentit

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda tjetër me krijime në prozë

Në koleksionet e STUDENTIT bien në sy dhe rubrikat e përkthimeve, si dhe mbi veprimtaritë sportive. Në stendë ishin materiale nga Besnik Mustafaj, Agron Alibali, Fatmir Vrapi, Roland Sejko, Flora Nikolla, Guri Lekloti, Ukë Zeneli, Armand Mero, Sokol Kraja, Kadri Vokopola, Ilir Minga, Fatmir Mneri, Gjergj Pilika, Andi Bushati dhe Xhorxhi Baho.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

27

Kurse në stendën e artikujve nga jeta universitare përfshiheshin autorët Fadil Paçrami, Remzi Lani, Artjan Tepelena, Dorian Nepravishta, Bujar Alimani, Armand Shkullaku, Alba Vata, Afrim Krasniqi, Daklea Shtylla, Arta Sakja e Arison Puka.

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda e përkthimeve dhe shkrimeve nga sporti


28

55 - vjetori i Studentit

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Stenda e artikujve nga jeta brenda dhe jashtë auditorëve


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

3 MBULIMI MEDIATIK Na ishte njëherë STUDENTI!

Për median që informoi mbi eventin, STUDENTI ka qenë zëri dhe hapësira e atyre që ndiqnin studimet, jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por dhe në institucione të arsimit të lartë në kryeqytet e në qytete të tjera të vendit. Gazetarët në shkrimet e tyre kanë vlerësuar rolin dhe ndikimin e medieve studentore në problematikat që hasen brenda dhe jashtë auditorëve, si dhe në nxitjen e aktivizmit të të rinjve.

29


30

55 - vjetori i Studentit

E

venti për 55-vjetorin e fillimit të publikimit të STUDENTIT më 30 mars 2022 tërhoqi dhe vëmendjen e medias. Dy kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH 1 dhe RTSH 24, televizioni kombëtar VIZION PLUS, gazeta TEMA, apo platformat virtuale DOSJA.AL, DRONI.AL etj., publikuan informacione mbi forumin e diskutimit dhe ekspozitën pamore, duke përfshirë dhe intervista me pjesmarrësit. Lajme dhe pamje nga aktiviteti u shpërndanë nga pjesëmarrësit dhe përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale, në Instagram, Facebook, Linkedln dhe Twitter. Në kronikën e RTSH-së, STUDENTI përshkruhej si, “gazeta ku hodhën e hapat e para shumë prej atyre që sot janë shkrimtarët, poetët apo gazetarët më të njohur në vend”. Reporterja theksonte se: “Janë fillimet e gjithkujt që nuk harrohen, por që kujtohen në detaje nga gjithësecili, sepse ishte shtysa e karrierës së tyre… Por nëse të rinjtë, studentët e viteve ’70, ’80 e ’90 e kishin një gazetë të tyre, studentët sot nuk e kanë.Mungesë që e vështirëson shprehjen dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, por dhe rolinnë shoqëri”.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

31

Në informacionin e publikuar nga VIZION PLUS evidentohej fakti se, “forumi i diskutimit mes pjesëmarrësve nuk u foksua vetëm te ecuria e gazetës STUDENTI, por dhe tek situata aktuale e angazhimit të studentëve në media. Veçanësisht roli dhe ndikimi i medieve studentore në problematikat që hasen, si dhe në nxitjen e aktivizmit të të rinjve.”

E përditshmja TEMA komentonte mes të tjerave se, fillimi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dha impakt të drejtpërdrejtë në të gjithë shoqërinë. “Kjo ishte padyshim dhe një frymëmarrje më e madhe për gazetën STUDENTI, e cila vijoi punën e vet në kushtet e lirisë së shprehjes dhe mendimit, në rrethanat e garancisë për plularizëm politik”.


32

55 - vjetori i Studentit

Në artikullin e DOSJA.AL përmendej dhe ekspozita pamore brenda mjediseve ku u zhvillua eventi, që cilësohej “si një ditar retrospektiv i zhvillimeve në infrastrukturën universitare të Shqipërisë, si pasqyrim dhe reflektim i ngjarjeve më të bujshme, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet historike në tërë shoqërinë shqiptare”.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

33

“Forumi në Tiranë: Roli dhe ndikimi i mediave studentore në komunitet, kujtohet 55-vjetori i daljes së gazetës STUDENTI” – ishte titulli i artikullit në platformën virtuale DRONI.AL. Sipas saj gazeta “ka qenë pjesë e tregut mediatik shqiptar nga viti 1967 deri në vitin 1994, duke qenë zëri dhe hapësira e atyre që ndiqnin studimet, jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por dhe në institucione të arsimit të lartë në kryeqytet e në qytete të tjera të vendit.”


34

55 - vjetori i Studentit

Në vijim janë prezantuar disa nga linqet e publikimeve për eventin e datës 30 mars 2022: https://lajme.rtsh.al/artikull/-kujtohet-55-vjetori-i-fillimit-tepublikimit-te-gazetes-studentihttps://www.vizionplus.tv/kujtohet-55-vjetori-i-fillimit-tepublikimit-te-gazetes-studenti/ https://www.gazetatema.net/kulture/fotot-takimgjeneratash-kujtohet-55-vjetori-i-gazetes-studenti-i332249 https://dosja.al/zgjerimi-i-hapesirave-mediatike-perstudentet/ https://www.droni.al/2022/03/31/forumi-ne-tirane-roli-dhendikimi-i-mediave-studentore-ne-komunitet-kujtohet-55vjetori-i-daljes-se-gazetes-studenti/


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

4 STUDENTI Historia e një gazete që jetoi në dy kohë

Vështirë të mendohet se pas 2 marsit të vitit 1967, kur doli në dritë numri i parë i gazetës STUDENTI, të ketë pasur ndonjë pjesëtar të redaksive mediatike në Shqipëri që të mos ketë punuar ose bashkëpunuar me këtë organ. Të mos ketë shkruar qoftë dhe një skicë letrare, vjershë, informacion, opinion a refleksion për periudhën e jetës studentore.

35


36

55 - vjetori i Studentit

H

istoria e sistemit universitar të Shqipërisë ka brenda dhe historinë e gazetës STUDENTI. Rreth një dekadë pasi vendi themeloi institucionin e parë edukativ, kërkimor e shkencor, Universitetin e Tiranës, nisi nga aktiviteti një organ i ri shtypi për studentët. Gazeta gradualisht u bë zëri dhe hapësira e atyre që ndiqnin studimet jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por dhe në institucione të tjera universitare në kryeqytet, si dhe në Gjirokastër, Shkodër, Elbasan e Korçë. Ishte gazeta dhe e mjaft të rinjve e të rejave në stade të tjera të shkollimit. Në pranverën e vitit 1967, Shqipëria kishte konturet e qarta të një vendi tipik si ato të Bllokut Lindor, ku sundonte ideologjia komuniste. Mungesa e pluralizmit politik dhe atributet pa kufij që kishte partia-shtet në atë periudhë, ndikonin drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare, mes të tjerave dhe në tiparet e medies së shkruar, asaj elektronike dhe agjencisë zyrtare të lajmeve, ATSH. Spektri i gazetave dhe revistave ishte i detyruar nga regjimi të ndiqte vetëm një drejtim ideologjik dhe politik, nën kontrollin e plotë të autoriteteve. Po kështu ishte dhe linja editoriale e Radio Tiranës, themeluar që në vitin 1938, e Televizionit Shqiptar që kishte pak kohë që emetonte në mënyrë të limituar, si dhe e lajmeve dhe e përmbajtjeve informative që shpërndante brenda dhe jashtë vendit Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në kontekstin e një peizazhi mediatik, pjesë e makinës së stërmadhe propagandistike, STUDENTI u projektua si një hapësirë universitare, ku të reflektohej jeta dhe veprimtaria e tërë infrastrukturës së nivelit të tretë të shkollimit: jeta në auditorët e fakulteteve dhe katedrave; veprimtaria e organizatave të rinisë studentore; e kastave të pedagogëve


37

Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

dhe personelit të angazhuar në zbatimin e kurrikulave mësimore e kërkimore; praktikave dhe laboratorëve etj. Numri i parë i STUDENTIT u publikua më 2 mars 1967. Titujt e shkrimeve, formatet e artikujve, rubrikat dhe nënrubrikat e gazetës nuk mund të përfaqësonin një profil ndryshe të të bërit gazetari në atë periudhë.

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë Që në numrat e parë të “Studentit” redaksia ndoqi nga afër aksionin për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë – Fier, ku u përfshinë dhe shumë studentë. Fotot janë të verës së vitit 1967 në sektorin e Gradishtës (Lushnjë).

Anëtarë të redaksisë dhe aktivistë të rinisë, 1967.

Nga e majta: Ndue Ukcama, Pëllumb Kallfa, Faik Ballanca, Xhafer Dobrushi dhe Astrit Karadaku.

Numri i parë, 2 Mars 1967

Xhafer Dobrushi (majtas) dhe Faik Ballanca Nga e majta: Xhafer Dobrushi, Gjergj Minga dhe Ramiz Frangu

Stenda e numrit të parë të STUDENTIT


38

55 - vjetori i Studentit

E veçanta ishte tek autorët e produktit, të gjithë të rinj, në hapat e para, në kontributet e para publicistike dhe të krijimtarisë letrare. Vullnetarizmi në përgatitjen e gazetës dhe rinovimi sistematik i redaksisë - kanë qenë dy treguesit e larmisë dhe fleksibilitetit në botimin e STUDENTIT.Vështirë të mendohet se pas 2 marsit të vitit 1967, kur doli në dritë numri i parë i gazetës STUDENTI, të ketë pasur ndonjë pjesëtar të redaksive mediatike në Shqipëri që të mos ketë punuar ose bashkëpunuar me këtë organ. Të mos ketë shkruar qoftë dhe një skicë letrare, vjershë, informacion, opinion a refleksion për periudhën e jetës studentore. Përmbajtja e numrave të STUDENTIT ka qenë e ndryshueshme, por po të shikosh të gjithë koleksionin e saj, 1967 – 1994, bie në sy se gjithmonë prezente ishin rubrikat për problemet brenda auditorëve, pasqyrimi i angazhimit në laboratorë, praktika mësimore, aksione, ekspedita, veprimtaritë me karakter sportiv etj. Një nga hapësirat më dinamike dhe të veçanta për lexuesit, por dhe për vetë bashkëpunëtorët ka qenë rubrika e krijimtarisë letrare. Nuk mund të gjehej në asnjë gazetë a revistë të kohës ajo menu krijuese dhe medituese që publikohej në faqet e STUDENTIT. Nga emrat dhe penat më të njohura të letërsisë e kanë nisur aty shprehjen e talentit të tyre, kanë zbuluar ndjesinë e të shkruarit në formate të ndryshme, jo vetëm krijimtari në prozë e poezi, por dhe sprova të kritikës apo recensioneve për botimet e bashkëmoshatarëve a shkrimtarëve të njohur vendas dhe të huaj. Tipari dallues kryesor për përbërjen e redaksisë së STUDENTIT ka qenë përtëritja: Afrimi i vrullshëm i të rinjve që në vitet e para të studimeve dhe largimi plot emocion për ata që diplomoheshin. Ndaj dhe gjeneratat e ndryshme të


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

39

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

Në redaksi, 1987

Foto e vitit 1989.

Duke ndjekur lojërat studentore, 1989.

Konferencë shtypi, 1993.

gazetarëve, redaktorëve dhe bashkëpunëtorëve të saj në vite janë mbledhur së bashku në evente retrospektive. Takime brezash, duke u fokusuar tek roli dhe ndikimi i STUDENTIT në peizazhin mediatik të vendit, duke evokuar kontribute të protagonistëve të gazetës vit pas viti. Për të kujtuar ngjarje dhe detaje të paharruara nga fillimet e gazetarisë, të krijimtarisë letrare dhe kritike. Në drejtimin e redaksisë së gazetës STUDENTI kanë qenë: Xhafer Dobrushi, Mehmet Elezi, Hysni Milloshi, Tonin Shtjefni,


40

55 - vjetori i Studentit

Dilaver Baxhaku, Skënder Duka, Remzi Lani, Kudret Isai, Rrapo Zgurri, Sokol Terihati dhe Arben Muka. Ndërkohë që janë qindra e qindra gazetarë, redaktorë, apo bashkëpunëtorë të rregullt të saj, në periudhën e botimit të STUDENTIT nga vitit 1967 deri në vitin 1994. Qyteti Studenti, banesa për rreth 4500 studente dhe studentë nga e gjithë Shqipëria, u konfirmua dhe si një hapësirë e sinergjive për ndryshim, për liri dhe demokraci. Nëse në dukje qyteti shikohej si në normalitetin e vet, në fund të viteve ’80, në brendësi të dhomave dhe godinave ku jetonin studentët ziente mëria dhe kundërshtia ndaj regjimit në fuqi, rritej gradualisht dëshira e flaktë që Shqipëria të ishte si vendet e tjera ish-komuniste në udhën e ndryshimeve demokratike. Në dhjetor të vitit 1990 nga Qyteti Studenti i kishte sytë i gjithë vendi. Aty u dëgjua thirrja e fuqishme për një Shqipëri si e gjithë Evropa. Aty ngjizi revolta mbarëpopullore për t’i dhënë fund sistemit njëpartiak, ekonomisë së centralizuar dhe izolimit të vendit nga pjesa tjetër e botës. Fillimi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dha impakt të drejtpërdrejtë në të gjithë shoqërinë. Kjo ishte padyshim dhe një frymëmarrje më e madhe për gazetën STUDENTI, e cila vijonte punën e vet në kushtet e lirisë së shprehjes dhe mendimit, në rrethanat e garancisë për plularizëm politik. Kontributorë të STUDENTIT u përfshinë dhe në redaksinë e gazetës së parë alternative të pas dhjetorit të vitit 1990, Rilindja Demokratike. RD, si një media opozitare e mirëfilltë e asaj periudhe, që nga numri i parë, në fillim të janarit 1991, hyri dhe në mjediset universitare. Si një tribunë lirie dhe shprese për tranzicionin demokratik të vendit. Partneri më i ngushtë i STUDENTIT ka qenë Rrethi Letrar i Universitetit, i përqendruar më shumë në Fakultetin e


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

41

Nga protestat studentore në fillim të viteve ‘90 Histori-Filologjisë, të Universitetit të Tiranës. Pas viteve ‘90, në periudhën e pluralizmit dhe tranzicionit demokratik të vendit, gazeta ishte gjithnjë e më hapur dhe për rrethet e grupimet letrare në qarqe të tjera universitare të vendit, sidomos në Shkodër dhe Gjirokastër. Në faqet e saj nisën të marrin hapësira dhe shoqata dhe organizata të ndryshme studentore, duke i dhënë një profil më të larmishëm dhe alternativ përmbajtjeve që publikoheshin. Shumë nga bashkëpunëtorët e STUDENTIT nisën të afrohen dhe me redaksi gazetash të reja që u krijuan në kohën e tranzicionit demokratik. Edhe kur ndali publikimin, gazetarët dhe bashkëpunëtorët e saj në vite e kanë kujtuar STUDENTIN. Takimet e gjeneratave kanë synuar dhe synojnë nxitjen dhe ndërgjegjësimin e shoqatave dhe grupimeve studentore që të jenë aktivë me mediat e tyre, për të gjallëruar fluksin e mendimeve, propozimeve dhe pikëpamjeve nga auditorët studentorë. Për një rol proaktiv të tyre në shoqërinë shqiptare, në proceset integruese të vendit, të forcimit të institucioneve, për më shumë ndjeshmëri ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit, për pjesëmarrje të të rinjve në vendimmarrje, që të mos shikojnë si rrugëzgjidhje të vetme largimin nga vendi.


42

55 - vjetori i Studentit

Numër i STUDENTIT përgatitur nga Shoqata e Publicistëve të Rinj Historia e STUDENTIT është një pjesëz e historisë së medias shqiptare. Me përparësitë, kufizimet, favoret, dobësitë, me karakteristikat e një gazete që jetoi e mbijetoi në dy kohë të ndryshme – ajo mbetet në memorien e gjeneratave të studentëve që e lexuan. Është një kujtim i veçantë për të gjithë ata që u afruan me të. Aty në atë hapësirë rinore u hodhën hapat e para, për ata që më pas u shdërruan në protragonistë të industrisë mediatike, por dhe për të tjerë që jeta i drejtoi në sfida e udhë të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

5 TAKIMET E GJENERATAVE Ritual kontakti mes kolegësh të hershëm

Takimi i gjeneratave është rikontakti me kolegë e miq, me të cilët kanë qenë shumë të lidhur dikur në auditorët universitarë, në mjediset e redaksisë, por që më pas jeta i ka çuar në drejtime të ndryshme profesionale, shto dhe të tjerë që për një periudhë kohore kanë emigruar jashtë vendit.

43


44

T

55 - vjetori i Studentit

akimi i 30 marsit 2022 nuk ishte spontan. Prej kohësh është kthyer në një ritual çdo 5 vite. Bashkëpunëtorë të STUDENTIT në periudha të ndryshme të angazhimit

kanë pasur rast të takohen së bashku, për t’i kushtuar disa orë gazetës nga startoi pasioni për publicistikën dhe letërsinë. Veç autorëve të përmbajtjeve të publikuara, në takime janë ftuar dhe mbështetës të aktivitetit të redaksisë, pedagogë dhe drejtues të stafeve akademike, administratorë të fakulteteve, apo dhe tipografë që janë marrë me procesin e shtypjes së gazetës. Për një pjesë të tyre takimi i gjeneratave është rikontakti me kolegë e miq, me të cilët kanë qenë shumë të lidhur dikur në auditorët univeristarë dhe në mjediset e redaksisë, por që më pas jeta i ka çuar në drejtime të ndryshme profesionale, shto dhe të tjerë që për një periudhë kohore kanë emigruar jashtë vendit. Takimet kanë filluar të organizohen prej vitit1987, kur u kujtua 20 vjetori i daljes së numrit të parë të STUDENTIT, dhe më pas takimet e gjeneratave janë zhvilluar më 1993, 2007, 2012, 2017, si dhe eventi më i fundit, datë 30 mars 2022. Stendat e ekspozitës në vijim japin atmosferën e këtyre eventeve që kanë bërë bashkë kontributorë të koleksionit të gazetës STUDENTI në 27 vite të publikimit të saj.


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

45

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë Në mënyrë periodike janë zhvilluar takime gjeneratash të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të STUDENTIT. Qëllimi ka qenë dhe mbetet jo vetëm risjellja e kujtimeve për rolin dhe ndikimin e gazetës së studentëve. Por dhe si nxitje për të rinjtë universitarë që të zgjerojnë hapësirat mediatike, për një rol më proaktiv në komunitet, në vendimmarrje dhe në zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen; për shkëmbimin e lirë të pikëpamjeve dhe ideve.

20 vjetori (1987)

26 vjetori (1993)

40 vjetori (2007)

Stenda për takimet e gjeneratave


46

55 - vjetori i Studentit

STUDENTI: 1967-1994

Gazeta ku u hodhën hapat e parë

45 vjetori (2012)

50 vjetori (2017)

Në mënyrë periodike janë zhvilluar takime gjeneratash të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të STUDENTIT. Qëllimi ka qenë dhe mbetet jo vetëm risjellja e kujtimeve për rolin dhe ndikimin e gazetës së studentëve. Por dhe si nxitje për të rinjtë universitarë që të zgjerojnë hapësirat mediatike, për një rol më proaktiv në komunitet, në vendimmarrje dhe në zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen; për shkëmbimin e lirë të pikëpamjeve dhe ideve.

Stenda tjetër për takimet e gjeneratave


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

Foto nga takimi i gjeneratave, 30 mars 2022

47


48

55 - vjetori i Studentit

BURIME REFERENCE

Hamit Boriçi & Mark Marku, Histori i shtypit shqiptar, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2010.

Koleksionet e gazetës STUDENTI, 1967-1994

Kronika audiovizive të transmetuara në RTSH, Klan, Vizion Plus, Ora News, ABC News, NTV dhe ALSAT.

STUDENTI – Hapat e parë në publicistikë dhe letërsi, dokumentar i transmetuar nga DigitAlb, Tiranë, 2017

Rtsh.al

Vizionplus.tv

Gazetatema.net

Dosja.al

Droni.al


Gazeta e fillimeve në gazetari dhe krijimtari letrare

49


50

55 - vjetori i Studentit

CIP Kataplogimi në botim BK Tiranë Studenti : fillimet në gazetari dhe krijimtari letrare : gazeta e studentëve që u publikua për 27 vite, 1967-1994 / përgat. Arben Muka. – Tiranë : M & B, 2022 50 f. ; 16x24 cm. ISBN 978-9928-353-76-4 1.Shtypi periodik shqiptar 3.Historia 4.Shqipëri

2.Gazeta shqiptare

070(496.5) “1967/1994”


56

55 - vjetori i Studentit

Takimi i gjeneratave të bashkëpunëtorëve të STUDENTIT në vite, veç qasjes nostalgjike ka dhe një qëllim të dukshëm pasionant: t’u apelojë studentëve aktualë që të kenë më shumë angazhim në media. Pa paternalizëm, pa marrë asnjë pozicion udhëzimdhënësi, thjesht urohet sinqerisht nxitja e krijimit dhe forcimit të mediave studentore, në formate të ndryshme organizimi dhe administrimi, në bazë departamenti, fakulteti, universiteti; në shkallë kombëtare, apo qoftë dhe përmes grupimeve më të vogla të të rinjve që studiojnë në degë të ndryshme.

9 789928 353764


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.