ARBEN MUKA
DINAMIKA e TRANSMETIMEVE RADIOFONIKE
NË SHQIPËRI 1938 - 2013
Arben Muka
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri 1938 - 2013
Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias
Tiranë, 2013
Botues Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias
Rruga: “Gjin Bue Shpata”, nr.8, Tiranё Tel/fax: 0035 4 2229800 E-mail:info@institutemedia.org www. institutemedia.org
Fondi ilustrativ: ABC Media Center Instituti Shqiptar i Medias Gent Shkullaku, Light Studio Agency, LSA Faqosja:
Bujar KAROSHI
ISBN: © Arben MUKA
Tiranё, 2013
Nё 75 vjetorin e fillimit tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri
Çdo mendim ose sugjerim pёr pёrmbajtjen e kёtij botimi ёshtё i mirёpritur. Shkruaj nё adresёn: Kutia Postare 14 02, Tiranё. E-mail:arbenmuka@dr.com Nёse jeni tё interesuar pёr kopje tё kёtij libri mund t’i gjeni nё libraritё kryesore tё Shqipёrisё, Kosovёs dhe Maqedonisё. Por mund tё shkruani njё sms nё telefonin 0684561552, ose tё porosisni nё adresёn e mёsipёrme tё email-it. Mё shumё info: www.arbenmuka.wordpress.com
N
ё vitin 2008 kur publikova “70 Radio shqip nё 70 vite” kisha si synim kryesor qё pёr herё tё parё tё formatohej njё bazë të dhënash pёr tregun radiofonik nё Shqipёri, njё lloj skedimi i stacioneve shqiptare nga 28 nёntori i vitit 1938, kur Radio Tirana lёshoi zyrtarisht nё efir sinjalin e saj, me tё dhёna mbi pёrmbajtjen dhe formёn e programeve tё radiove publike e private, me frekuencё kombёtare a lokale, njё prezantim pёr protagonistёt nё redaksi dhe menaxhim. Ky punim qё keni nё duar ka ecur mё nё thellёsi. E ka tejkaluar si tё thuash “fotografinё sasiore” tё para 5 viteve. Mё shumё sesa numerizimin, ka pёr objekt analizёn mbi performancёn e tregut radiofonik nё Shqipёri nё etapat kryesore tё tij. Njё pёrpjekje pёr ta ndjekur procesin e lindjes dhe zhvillimit tё infrastrukturёs sё transmetimeve nё komponentёt mё kryesorё. Duke paraqitur tipologjinё dhe karakteristikat e operatorёve nё treg, grupimin e tyre sipas profilizimit tё pёrmbajtjes, duke nxjerrё nё pah modifikimet brenda sistemit, por dhe nё kuadёr tё peizazhit mediatik nё tёrёsi, duke pёrfshirё dhe ndikimin nё treg tё aktorёve tё jashtёm, operatorёt ndёrkombёtarё qё kanё emetuar dhe vijojnё tё emetojnё programe nё gjuhёn shqipe. Etapizimi i 75 viteve tё ekzistencёs sё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri nuk ёshtё bёrё thjesht nё sinkronizim me rrjedhёn historike, por duke respektuar njё set kriteresh, ku secili prej tyre apo nё grup, kanё dhёnё ndikim direkt ose indirekt nё specifikat e çdo periudhe tё studiuar. Janё respektuar kritere tё tilla si, raportet mes medias dhe politikёs, evoluimi i kuadrit legjislativ, titujt pronёsorё, kultura menaxhuese e radiostacioneve, niveli i teknologjisё sё aplikuar dhe shpёrndarjes sё produktit audio dhe nё versionin online etj.
6
Arben MUKA
Objekt i kёtij studimi ёshtё dhe procesi i kalimit nga transmetimet analoge nё numerike, aktualiteti dhe perspektiva e hapave tё pandalshёm evolues dhe modifikues tё stacioneve radiofonike nga aplikimet e risive teknike dhe teknologjike, zgjerimi i qasjes nё internet, por dhe nga ndryshimi i sjelljes konsumatore tё audiencёs pёr produktin multimedial qё ofrohet. “Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013” ka krijuar dhe njё hapёsirё kёndvёshtrimesh dhe pikёpamjesh tё disa prej ekspertёve dhe aktorёve tё kёsaj fushe, tё cilёt shpjegojnё dhe arsyetojnё mbi aspekte tё ndryshme qё lidhen me pёrgatitjen e pёrmbajtjeve nё radiostacione, menaxhimin e redaksisё dhe kёrkesat e teknologjive tё transmetimit dhe mbulimit me sinjal, mbijetesёn e operatorёve lokalё, performancёn audio nё internet dhe gamёn e shёrbimeve online, respektimin e tё drejtёs sё autorit etj. Arben Muka Tiranё, 23 shtator 2013
Pёrmbajtja Hyrje .......................................................................................................13 PJESA E PARЁ: TRANSMETIMET RADIOFONIKE NË PERIUDHËN E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE Kapitulli 1 Radio Tirana - pjesё e sistemit propagandistik tё autoriteteve pushtuese .................................................................18 1.1 Shqipёria me radiostacion si shtetet e tjera tё rajonit...................19 1.2 Pёrmbajtja e programeve nёn mbikёqyrje tё rreptё .....................23 1.3 Reagimi ndaj palёs qё e kundёrshtonte regjimin .........................26 1.4 Radio Tirana me atributet e njё institucioni kulturor dhe artistik .....................................................................................28 Kapitulli i dytё Pёrpjekjet pёr fuqizimin e infrastrukturёs sё transmetimeve nё Shqipёri ..............................................................31 2.1 Monopoli mbi tё drejtёn e transmetimeve brenda vendit ..........31 2.2 Zgjerimi i audiencёs pёr programet radiofonike .........................35 2.3 Radio Tirana nё periudhёn e fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore...37 PJESA E DYTЁ: TRANSMETIMET RADIOFONIKE NЁN KONTROLL DHE PЁRDORIM TOTAL NGA PARTIA-SHTET Kapitulli i tretё Procesi i “radiofikimit” nё kuadёr tё rindёrtimit tё Shqipёrisё .......................................................................................42 3.1 Stacione lokale nё amplifikim tё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё Radio Tiranёs ..........................................................................43
8
Arben MUKA
3.2 Gazetarё “nё liri tё udhёhequr” dhe jo “nё liri tё keqkuptuar” ......48 3.3 Larushia tematike dhe konceptet propagandistike nё lёvrimin e formateve informative .............................................51 3.4 Fondi arkivor i Radio Tiranёs, njё memorie qё bjerret dita-ditёs .......................................................................................54 Kapitulli i katёrt Radio Tirana pёrhapёse e ideve tё internacionalizmit proletar dhe ushqim ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste .....................................................................58 4.1 Imitimi i modeleve lindore dhe pragmatizmi nё bashkёpunimin me radiot partnere ........................................................................59 4.2 Misioni pёr pёrhapjen nё tё gjithё botёn i zёrit “tё lirisё dhe tё vёrtetёs” ..............................................................................62 4.3 “Gjendje lufte” me radiostacionet e vendeve kapitaliste dhe revizioniste ............................................................67 PJESA E TRETЁ: RЁNIA E MONOPOLIT SHTETЁROR NЁ TRANSMETIMET RADIOFONIKE Kapitulli i pestё Nga “radio-kioskat” private deri tek disiplinimi pёr marrjen e “tapisё” nё bandёn FM ...................................................72 5.1 Fillesat nё tregun privat të transmetimeve ..................................73 5.2 Sfidat e Radio Tiranёs pёr shndёrrimin nё operator publik ........76 5.3 Periudha e “boom”-it nё transmetimet radiofonike, 1997 – 1998....................................................................................80 5.4 Rregullimi ligjor dhe nisja e licencimit tё operatorёve .................84 5.5 E drejta e autorit nё transmetimet radiofonike ............................88 5.6 Kualifikimi i stafeve nё redaksi ......................................................92 Kapitulli i gjashtё Profilizimi i radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё treg ...........96 6.1 Tipologjia e transmetimeve radiofonike ......................................97 6.2 Radiot fetare ..............................................................................100
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
6.3 6.4 6.5 6.6
Radiot Radiot Radiot Radiot
9
e minoritetit ....................................................................104 informative .....................................................................106 e zhanreve muzikore .......................................................107 tematike ..........................................................................109
Kapitulli i shtatё Hulumtimi i funksionalitetit tё tregut radiofonik nё Shqipёri .........................................................................................110 7.1 Sa dёgjohet radio nё Shqipёri? .....................................................111 7.2 “Foli shoferit!” – dёgjueshmёria e radios nё automjete ................113 PJESA E KATЁRT: KONVERGJENCA E TRANSMETIMEVE “ON AIR & ONLINE” Kapitulli i tetё Qasja e radios drejt produktit multimedial ................................120 8.1 Zgjerimi i ofertёs nga shёrbimet nё internet ...............................121 8.2 Gazetari nё erёn e multimedias ...................................................124 8.3 Fluksi i webradiove shqipfolёse ...................................................126 8.4 Si e marr autorizimin pёr hapjen e radios online? .......................128 Kapitulli i nёntё Kalimi nga radio analoge nё atё numerike ...............................131 9.1 Kuadri ligjor pёr mediat audiovizive ...........................................133 9.2 Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin ...........................135 PJESA E PESTЁ: ROLI DHE NDIKIMI I STACIONEVE TЁ HUAJA NЁ TREGUN MEDIATIK SHQIPTAR Kapitulli i dhjetё Burim kryesor dhe i besueshёm pёr informim nё gjuhёn shqipe ...............................................................................140 10.1 Panorama mediatike nё Shqipёri nё fillimin e viteve ‘90 ...........141 10.2 Faktorёt qё e zgjeruan audiencёn nё njё kohё tё shkurtёr.........143 10.3 Impakti i radiove tё huaja tek dёgjuesit shqipfolёs ....................146
10
Arben MUKA
10.4 Mbulimi i detajuar i zhvillimeve kryesore nё hapёsirat ku jetojnё shqiptarёt ...................................................................148 10.5 “Kostoja” e profesionalizmit dhe objektivitetit nё raportim ......151 Kapitulli i njёmbёdhjetё Modifikimi i produktit nё pёrshtatje me performancёn e tregut lokal ........................................................................................153 11.1 Konkurrencё nёpёrmjet veçorive tё pёrmbajtjes ........................153 11.2 Mediat lokale referuese tё lёndёs informative nga radiot e huaja .......................................................................................156 11.3 Metodat audio dhe nё internet pёr mёsimin e gjuhёve tё huaja .......................................................................................158 11.4 Transformimi nga operatorё radiofonikё nё ofrues shёrbimesh multimediale ...........................................................159 PJESA E GJASHTЁ: PIKЁPAMJE DHE KЁNDVЁSHTRIME Kapitulli i dymbёdhjetё Intervista dhe biseda mbi aspekte tё funksionalitetit tё tregut tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri ...................164 12.1 Llazi Nikolla: “Radio ka synuar tё zgjojё dёshirёn e minoritetit maqedonas, qё tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas” ....................165 12.2 Agron Çobani : “Nuk ka radio interesante dhe konkurrente pa produktin e vet” .....................................................................167 12.3 Taulant Pilavi : “Nuk mund të ushqehesh për çdo ditë me të njëjtën gjellë” ..........................................................................171 12.4 Spiro Konduri :“Konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё” .......................174 12.5 Xhemil Meço: “Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shijet që kanë ndjekësit” ......................................................................177 12.6 Mujë Buçpapaj: “Reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim e shfrytëzimit të së drejtës së autorit është nevojë urgjente” ........................................................................180
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
11
12.7 Zamira Koleci: “Te radio që pretendon se është publike dikton politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit” ........185 PJESA E SHTATЁ: PREZANTIMI I TRANSMETUESVE NЁ TERRITORIN E SHQIPЁRISЁ Kapitulli i trembёdhjetё Radiot e lokalizuara sipas qarqeve .............................................190 13.1 Qarku Kukёs .............................................................................192 13.2 Qarku Dibёr ..............................................................................193 13.3 Qarku Shkodёr .........................................................................195 13.4 Qarku Lezhё ............................................................................199 13.5 Qarku Durrёs ...........................................................................200 13.6 Qarku Tiranё ............................................................................202 13.7 Qarku Elbasan ..........................................................................241 13.8 Qarku Korçё ..............................................................................248 13.9 Qarku Fier .................................................................................255 13.10 Qarku Berat ..............................................................................262 13.11 Qarku Vlorё ...............................................................................263 13.12 Qarku Gjirokastёr .....................................................................270 13.13 Stacione tё tjera .........................................................................277 Bibliografi & Webografi ..................................................................279
Shkurtimet ALBAUTOR – Agjenci qё mbron tё drejtat e krijuesve tё muzikёs AKDIE – Agjenci e administrimit kolektiv qё mbron tё drejtat e artistёve interpretues/ekzekutues AM – Modelim i Amplitudёs AMA – Autoriteti i Medias Audiovizive AMP – Agjenci e administrimit kolektiv qё mbron tё drejtat e producentёve ATSH – Agjencia Telegrafike Shqiptare DAB – Transmetim Audio Digjital DJ – Dee Jay (Disc Jockey) DPSHP – Drejtoria e Pёrgjithshme pёr Shtypin, Propagandёn dhe Turizmin E.S.A.R – Enti Shqiptar pёr Audicione Radiofonike E.I.A.R – Enti Italian pёr Audicione Radiofonike FM – Modelim Frekuence ISHM – Instituti Shqiptar i Medias ITU – Unioni Ndёrkombёtar i Telekomunikacioneve KKRT – Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit KW – Kilovat LDA – Ligji pёr tё Drejtёn e Autorit Mhz – Megaherz MSA – Marrёveshja e Stabilizim–Asociimit (Shqipёri – BE) OIR – Organizata Ndёrkombёtare tё Radiopёrhapjes QKR – Qendra Kombёtare e Regjistrimit RTSH – Radiotelevizioni Shqiptar RDS – Shёrbimi me tё dhёna i radios UIR – Unioni Ndёrkombёtar i Radiopёrhapjes W – Vat ZSHDA – Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit
Hyrje
N
ga 28 nёntori 1938 dhe deri nё mes tё shtatorit tё vitit 2013 nё Shqipёri rezulton se janё themeluar 142 stacione radiofonike. Aktualisht janё nё transmetim diçka mё shumё se gjysma, 74, nё njё treg radiofonik tё gjallё, me shtrirje e densitet tё ndryshёm nё tё gjitha qarqet e vendit. Shqiptarёt vijonё ta ndjekin radion, disa, ata mё stoikёt, e dёgjojnё nё versionin klasik valor, nё bandёn FM, tё tjerё, e ndjekin pёrmes shёrbimeve online, nga kompiuteri, laptop-i ose pajisja mobile inteligjente. Ky punim duke pasur nё qendёr ecurinё e rrjetit tё radiove brenda territorit tё vendit, sjell info, analizё dhe pikёpamje mbi pёrmbajtjen e transmetimeve, mёnyrёs sё menaxhimit tё burimeve njerёzore dhe standardeve profesionale, si dhe pёr treguesit teknikё e teknologjikё tё shpёrndarjes sё produktit on air ose online. Nё pjesёn e parё tё kёtj botimi trajtohet peisazhi radiofonik nё periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, ku nё fokus ёshtё roli dhe ndikimi i Radio Tiranёs, qё u vu totalisht nё shёrbim tё autoriteteve pushtuese tё fashistёve italianё dhe mё pas tё nazistёve gjermanё dhe tё qeverive kukulla tё kohёs. Pavarёsisht fizionomisё sё njё institucioni nёn censurё tё rreptё, Radio Tirana ishte nё tё njёjtёn kohё dhe “shtёpia e artit”, ku u afruan dhe kontribuan shumё krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj., njё sinergji pozitive pёr ruajtjen e zhvillimin e kulturёs e traditёs kombёtare. Pjesa e dytё analizon tiparet e transmetimeve radiofonike nё kohёn e regjimit komunist. Nga njera anё, pёr tё nxjerrё nё pah pёrpjekjet e komunistёve pёr realizimin e atij qё u pёrshkrua si procesi i “radiofikimit”, qё pёrfshinte pёrmirёsimin e programeve dhe afrimin e njerёzve tё kualifikuar, fuqizimin e stacioneve tё transmetimit dhe pёrhapjen nё publik tё aparateve marrёs. Nё anёn tjetёr, evidentohet fakti se ky zgjerim i infrastrukturёs sё
14
Arben MUKA
transmetimeve shikohej nga regjimi totalitar, si pjesё e pandarё e modelit politik, ideologjik dhe propagandistik, nё ndёrtimin e njё rendi “demokratik tё tipit tё ri”. Ndaj dhe Radio Tirana dhe katёr stacionet lokale nё varёsi tё saj, nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs konsideroheshin si instrumente efikase pёr tё pёrcjellё nё publik idetё dhe strategjitё e kёtij rendi “tё demokracisё popullore”, pёr tё zbatuar forma e metoda tё reja nё aspektin e agjitacionit dhe propagandёs, duke e lidhur ngushtёsisht atё me konceptin e partisё-shtet. Nё misionin e saj Radio Tirana pёrmbushte dhe detyrёn si pёrhapёse aktive e ideve tё internacionalizmit proletar dhe ushqimit ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste kudo nё botё. Njё kapitull mё vete nё kёtё pjesё hedh dritё mbi audioproduktin pёr “eksport” qё Shqipёria iu ofronte atyre qё besonin, ose ishin tё qorrollepsur nga kauza e marksizёmleninizmit, qё mbёshtesnin shpёrndarjen e ideve tё internacionalizmit proletar, qё e poziciononin Radio Tiranёn nё rolin e njё “fanari ndriçues nё botё”, me pretendimin se ishte zёri “i lirisё dhe i tё vёrtetёs”. Nё pjesёn e tretё “Rёnia e monopolit shtetёror nё transmetimet radiofonike” objekt hulumtimi ёshtё ecuria e tregut nё harkun kohor 19942006, tiparet e spektrit privat qё mori njё zhvillim tё vrullshёm nё pak kohё me tёrheqjen nё studiot e veta tё gazetarёve nga mё tё njohurit nё media e shkruar shqiptare. Duke ofruar forma dhe pёrmbajtje tё larmishme programesh, tё cilat dhanё impakt nё gjallёrimin e konkurrencёs sё brendshme, por dhe nё tё njёjtёn kohё “shkundёn” operatorёt radiofonikё ekzistues me status shtetёror, Radio Tiranёs, Radio Korçёn, Radio Shkodrёn dhe Radio Kukёsin, pёr t’u orientuar nga procesi i transformimit nё media publike, njё proces, qё kjo periudhё tranzicioni e ka vёrtetuar, qё nuk varet vetёm nga energjitё gazetareske dhe stafet teknike brenda mureve tё radiostacioneve, por nga vullneti dhe dёshira e klasёs politike. Njёri prej kapitujve trajton profilizimin e radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё tregun shqiptar, duke karakterizuar sjelljen dhe veçoritё e stacioneve fetare, informative, tematike, tё minoritetit dhe tё zhanreve muzikore. Pjesё e problematikёs ёshtё dhe situata nё Shqipёri e respektimit tё tё drejtёs sё autorit nga operatorёt, si dhe mungesa e subjekteve tё specializuara pёr matjen e audiencёs sё transmetimeve. Nё pjesёn e katёrt shtjellohet konvergjenca e transmetimeve radiofonike “on air & online”, qasja e redaksive drejt interaktivitetit, ku autorёsi nё pёrmbajtje kanё dhe ndjekёsit e programeve, gjithashtu, vizatohet “identikiti” i gazetarit nё erёn e multimedias. Nga kultura e dёgjimit, e komunikimit kryesisht vetёm nё njё drejtim, pёrmes aplikimeve tё reja teknologjike,
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
15
pajisjeve tё panumёrta dhe shёrbimeve nё internet, radiot shqiptare gjithnjё e mё tepёr po bёjnё të vetat dhe forma tё komunikimit të aplikuara nga mediat e tjera, duke e pasuruar ofertёn pёr ndjekёsit e tyre me tekste, pamje, animacion etj. Çdo analizё mbi funksionalitetin e tregut radiofonik nё Shqipёri do tё ishte e mangёt nёse nuk do tё pёrfshihej dhe fluksi i transmetimeve nё gjuhёn shqipe i operatorёve ndёrkombёtarё, qё nё mё shumё se dy dekada tranzicion mbetet njё faktor gjallёrues pёr tregun e brendshёm mediatik, por nё tё njёjtёn kohё dhe si nxitёs nё demokratizimin e shoqёrisё shqiptare. Jo vetёm se stacionet perёndimore kanё gjykuar dhe vlerёsuar nё mёnyrё tё ftohtё dhe tё balancuar ecurinё e reformave dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare, por edhe sepse vijojnё tё sjellin pёrmes hapёsirave programore modelet demokratike tё funksionimit tё shtetit, ekonomisё, respektimin e lirive dhe tё drejtave tё qytetarёve, angazhimit tё shoqёrisё civile etj. Nё pjesёn e pestё del nё pah dhe efekti i dyfishtё i radiostacioneve tё huaja: informacioni i besueshёm mbi ngjarjet dhe problemet kryesore, ku pёrfitues mbeten nё radhё tё parё ndjekёsit e tyre, ndёrkohё qё me aplikimin e projekteve kualifikuese pёr gazetarёt dhe menaxherёt shqiptarё, pёrfituese janё drejtpёrdrejt redaksitё dhe ekipet drejtuese nё forcimin e kapaciteve etike dhe profesionale. Pikёpamjet qё shprehen nёpёrmjet intervistave dhe bisedave tё pjesёs sё gjashtё, janё vlerёsime, interpretime, rekomandime dhe krahasime tё disa prej protagonistёve, njohёsve dhe ekspertёve tё tregut shqiptar tё transmetimeve radiofonike. Kurse nё pjesёn e fundit prezantohet skeda e çdo radioje nё funksion tё krijimit tё njё tabloje mё tё qartё tek lexuesi, mbi pёrbёrjen e tregut nё çdo qark tё vendit, emisionet dhe rubrikat mё kryesore, protagonistёt dhe tё dhёna tё tjera nga performanca e tyre brenda dhe jashtё ambienteve tё studiove.
PJESA E PARЁ Transmetimet radiofonike në periudhën e Luftës së Dytë Botërore
KAPITULLI I PARË Radio Tirana - pjesё e sistemit propagandistik tё autoriteteve pushtuese
K
ur Gjermania pushtoi Poloninё, mё 1 shtator tё vitit 1939, qё njihet dhe si fillimi i Luftёs sё Dytё Botёrore, Shqipёria kishte 6 muaj nёn pushtimin e Italisё fashiste. Mё 2 shtator 1945, kur zyrtarisht pushoi Lufta e Dytё Botёrore, nё Shqipёri komunistёt nuk kishin mbushur vitin qё ishin ngritur nё pushtet. Dy pushtimet e njёpasnjёshme tё Shqipёrisё nё kohёn e Luftёs, nga fashistёt italianё dhe nazistёt gjermanё, kanё pasur njё ndikim thelbёsor nё aktivitetin e Radio Tiranёs. Numri i pakёt i punonjёsve dhe i gjithё inventari modest teknik i saj pёr regjistrime dhe transmetime ndoqi rrjedhёn e rregullave nё kohё lufte, duke u vёnё totalisht nё shёrbim tё kastёs ushtarake dhe tё qeverive kukulla tё kёsaj periudhe. Qeveria e mbretit Zog bёri pёrpjekje konkrete dhe tё shtrira nё kohё qё tё ngrinte tё parin radiostacion nё Shqipёri, por “frutet i shijoi” vetёm nё 4 muaj, sepse mё 7 prill 1939 ndodhi pushtimi ushtarak nga fashistёt italianё, njё rrethanё qё e detyroi mbretin tё largohej nga vendi sё bashku me familjen e tij. Tёrheqja e ushtrisё gjermane nga territori shqiptar pas 14 muaj pёrpjekjesh pёr tё vendosur kontrollin e rendit dhe tё sigurisё, solli nё pushtet nё fund tё nёntorit 1944 komunistёt e Enver Hoxhёs, tё cilёt me hapa tё shpejtё e hapёn rrugёn drejt njё qeverisjeje me dorё tё hekurt, duke instaluar atё qё ata me krenari e kanё thirrur si “diktatura e proletariatit”, ku instrumenti kryesor ishte “lufta e klasave”, nё pёrmbushjen e misionit utopik tё “ndёrtimit tё socializmit deri nё komunizёm”.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
19
Nё vrullin e kёtyre zhvillimeve qё kanё lёnё gjurmё nё historinё e Shqipёrisё, ka vendin e vet dhe Radio Tirana. Radiostacioni i parё zyrtar, tё cilin pushteti i kohёs e lakmoi pёr ta pёrdorur si njё instrument efikas propagandistik nё pёrhapjen e ideve, qёllimeve dhe jetёgjatёsisё sё sundimit tё vet. Nga ana tjetёr, nё njё vend me deficite serioze nё agjendёn e kulturёs dhe artit, me njё infrastrukturё mjerane tё sallave dhe ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte, diskutime a performanca live pёr publikun, Radio Tirana nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore ishte institucioni qendror ku u afruan dhe kontribuan shumё krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj., njё sinergji pozitive pёr ruajtjen e zhvillimin e kulturёs e traditёs kombёtare.
1.1 Shqipёria me radiostacion si shtetet e tjera tё rajonit Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet mё 28 Nёntor 1938. Ideja pёr tё hapur njё stacion radiofonik nё Shqipёri ka qarkulluar qё nё mesin e viteve ‘30, por procedurat konkrete tё autoriteteve kanё nisur nё vitin 1936. Nё atё periudhё cilido qё zotёronte njё aparat radioje kishte mundёsinё tё ndiqte njё emision nё gjuhёn shqipe, qё emetohej jashtё territorit tё Shqipёrisё, nga pjesa jugore e Italisё fqinje. Emisioni i Radio Barit zgjaste gjysmё ore, kryesisht i strukturuar me lajme dhe muzikё. Lёnda informative pёrgatitej nga zyra e shtypit pranё Ministrisё sё Jashtme nё Tiranё dhe nёpёrmjet redaksisё sё Gazeta Shqiptare, edicioni nё shqip i Gazzeta di Puglia, 1) pёrcillej nё studiot e stacionit nё Bari, pёr t’u shndёrruar nё njё program tё pёrditshёm pёr dёgjuesit shqipfolёs brenda territorit tё Shqipёrisё. Vendet e tjera tё rajonit ishin mё tё avancuara nё transmetimet radiofonike. Italia fqinje nёpёrmjet Bashkimit Radiofonik Italian, Unione Radiofonica Italiana, URI, nisi emetimet mbrёmjen e 6 tetorit 1924. Fqinji tjetёr i Shqipёrisё, Mbretёria Jugosllave pёr herё tё parё lёshoi tingujt nё efir mё 15 maj tё vitit 1926 nёpёrmjet Radio Zagrebit, i cili u shtetёzua nё 1. Filloi tё qarkullojё nё Shqipёri mё 10 korrik 1927. Sipas botuesve tё saj, qёllimi do tё ishte jo vetёm informacioni i shpejtё dygjuhёsh, shqip dhe italisht, mbi ato qё ndodhnin nё Shqipёri, por dhe “do tё kujdesemi tё shoshisim problemet e mёdhaja tё sajat, veçanёrisht nё pёrpjekje me botёn e jashtёme”. Hapur Gazeta Shqiptare luante rol tё jashtёzakonshёm nё propagandimin e ideve dhe kulturёs italiane dhe mё pas si promotore e pёrhapjes sё ideologjisё dhe frymёs fashiste nё vend.
20
Arben MUKA
kohёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, nё 1940.2) Emisioni i parё radiofonik nё Turqi u lёshua mё 6 maj tё vitit 1927. Stacioni quhej Instambul Radyosu, Radio Stambolli, qё vijon programet edhe nё ditёt e sotme si TRT Instambul Radyosu. Po nё tё njёjtin vit kanё filluar radiotransmetimet nё territorin e Kosovёs, nё rajonin e minierave tё Trepçes, ku drejtoria britanike e tyre “komunikonte njoftime dhe lёshonte muzikё pёrmes disa altoporlantёve”. 3) Transmetimet e para nё Bullgari janё dёgjuar nё javёn e fundit tё nёntorit tё vitit 1929, kur një grup i inxhinierëve të udhëhequr nga Georgi Valkov nёpёrmjet transmetuesit 60W artikuloi fjalinё: “Pёrshёndetje, këtu është Radio Sofja!”. Kurse fqinji grek ishte vetёm pak muaj para Shqipёrisё, mё 21 maj 1938, kohё kur nisi zyrtarisht programin prej 2 orёsh, nga 21.30 deri mё 23.30, nё valёt e Radios Kombёtare Greke, EIR. Nё vitin 1937, kur u shёnuan dhe fillesat e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nё botё kishte mbi 1300 stacione. Njё ngjarje shumё e rёndёsishme
Dokumenti nё Arkivin Qendror tё Shtetit mbi programin e transmetimeve eksperimentale nё datat 26, 27 dhe 28 nёntor 1937.
2. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore radiostacioni i parё qё ka filluar punёn ishte ai i Dubrovnikut, pikёrisht nё ditёn kur u çlirua qyteti mё 18 tetor 1944. Mё vonё nisёn tё emetojnё brenda territorit tё Jugosllavisё dhe Radio Beogradi (10 nёntor 1944), Radio Cetinja nё Malin e Zi (27 nёntor 1944), Radio Shkupi (28 dhjetor 1944), Radio Sarajeva (11 prill 1945) dhe Radio Ljubljana (9 maj 1945). 3. Duke iu referuar autorit nga Kosova, Rahman Paçarizi, nё librin e tij “Radiogazetaria”, stacioni i parё nё gjuhёn shqipe nisi punё mё 1941 nё Prizren, pёr t’u pasuar nga Radio Kosova nё Prishtinё nё vitin 1942. Pikёrisht mё 28 Nёntor tё kёtij viti, nё ditёn e Flamurit, u realizua dhe transmetimi direkt i festimeve.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
21
nё kёtё vit ёshtё emetimi i njё programi eksperimental katёrditor, mundёsuar nga kompania e njohur Philips. Zgjedhja e kёtij momenti nuk ishte rastёsi. Philips mori pёrsipёr mbulimin e kalendarit zyrtar tё aktiviteteve qё u zhvilluan me rastin e 25 vjetorit tё Shpalljes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, nga 25 deri mё 28 Nёntor 1937. 4) “Provat qё janё bёrё me transmetimet radiofonike - me mjete provizore qё vuri nё dispozicion Pёrfaqёsia e Radio Philips nё rastet e festimeve tё 25 vjetorit dhe tё martesёs sё L.M.T. Mbretit - treguan se sa i vlefshёm ёshtё shёrbimi qё sjell ky mjet modern.” 5) Philips e shfrytёzoi kёtё demonstrim eksperimental nё efir, nё funksion tё strategjisё reklamuese intensive qё kishte nisur nё faqet e gazetave shqiptare, pёr shitjen e disa tipe aparatesh radioje tё markёs saj pёr institucionet dhe familjet nё Shqipёri. Tregu i aparateve tё radios nё pёrdorim nё kohёn e Mbretёrsisё sё Zogut ishte sipas njoftimeve qё jepnin autoritetet, rreth 2 mijё. 6) Synimi i marketingut ishte tejkaluar, pasi transmetimi eksperimental jo vetёm kaloi suksesshёm teknikisht, por u bё dhe shtysё pёr autoritetet, qё njё vit mё pas, atmosferёn e Festёs sё Pavarёsisё t’ua pёrcillte qytetarёve nёpёrmjet valёve tё njё radiostacioni shqiptar, qё ishte projektuar tё ngrihej nё kryeqytet. Ka pasur dhe testime tё tjera pёr pёrcaktimin e parametrave tё pёrhapjes sё sinjalit tё radios, nёpёrmjet transmetimit fragmentar tё aktiviteteve tё ndryshme, koncerte, ndeshje futbolli etj. Paralelisht me kёto ndiqej hap pas hapi dhe rruga ligjore. Kёshtu, mё 21 maj 1938 qeveria kaloi pёr diskutim tek Kёshilli i Shtetit njё dekretligj tё posaçёm, qё sipas procedurave burokratike u miratua zyrtarisht pёr zbatim nga mbreti Zog rreth dy muaj mё pas. “Autorizohet Qeverija Mbretёnore, nё marrёveshje me nji shtёpi tё specializueme tё ngrehё kёtu nё Tiranё nji stacion pёr radiotelegrafi, radiotelefoni tregёtare dhe radiofuzion me nji fuqi 3 kw antenё”. 7) Dekreti i 14 korrikut 1938 kishte nё pёrmbajtje 4. Nё bazё tё dokumentit tё treguar në faqen e mëparshme të Arkivit Qendror tё Shtetit, (Fondi Radio Tirana, dosja nr. 12, viti 1937, faqe 1-3), jepet hollёsisht “programi i emisioneve radiofonike tё festimeve tё 25 vjetorit tё vet-qeverimit shqiptar”. Nё katёr ditё rresht 25, 26 , 27 dhe 28 Nёntor 1937 kishte transmetime tё aktiviteteve tё ndryshme qё u organizuan nё Tiranё. Kulmimi i tyre ishte pasditen e 28 Nёntorit, me pёrcjelljen direkt nga sheshi Skёnderbej “i fjalimit tё kryeministrit mbi çastin historik tё ngrehjes sё Flamurit”, njё transmetim rreth 40 minuta. 5. Shtypi, 22 maj 1938, faqe 2. 6. Nё bazё tё statistikave tё kohёs tё drejtuesve tё Radio Tiranёs, deri nё çlirimin e vendit numri i aparateve marrёse arriti nё rreth 3 mijё. 7. Fletore Zyrtare, 30 mars 1939, faqe 7.
22
Arben MUKA
dhe njё sёrё kёrkesash pёr pёrdorimin e fondit prej jo mё shumё se 122.500 franga ar, qё do tё shёrbente si buxhet pёr ngritjen e radiostacionit, mёnyrёn e likuidimit me kёste brenda 5 viteve, lirimi nga njё sёrё detyrimesh e taksash pёr ndёrtuesin etj. Zbatimin e projektit e mori pёrsipёr njё filial i firmёs italiane “Marconi”, e cila konkretizoi transmetimin e parё zyrtar radiofonik brenda territorit tё Shqipёrisё mё 28 Nёntor 1938. 48 Orё para kёtij eventi nё gazetat kryesore u publikua programi triditor 28, 29 dhe 30 Nёntor 1938. Dita inaguruese kishte 10 orё program, nga ora 11.00 e paradites deri nё mbrёmje nё 21.00. Por ky ishte njё transmetim special dedikuar fillimit zyrtar nga puna tё Radio Tiranёs. Nё ditёt pasardhёse programi kishte kohёzgjatje modeste nё 3 orё (13.00 - 14.00 dhe 19.00 - 21.00), qё ishte dhe kapaciteti normal nё fillimet e radiostacionit. Programi i njё dite tё zakonshme pёrfshinte dy edicione lajmesh prej 15 minutash (njё pasdite dhe njё nё mbrёmje), njё konferencё radiofonike, ku ishte i ftuar nё mikrofon ndonjё personalitet publik - kjo zgjaste po 15 minuta (19.00 - 19.15) dhe pjesa tjetёr ishte hapёsirё muzikore e zhanreve tё ndryshme. Ceremonia inaguruese u pёrqendrua nё stacionin e antenave nё periferi tё kryeqytetit, ajo qё sot njihet si zona e Laprakёs. Kjo ishte pjesa e pёrfunduar nga projekti i ngritjes sё radios, ndёrkohё qё studio kishte ende njё zgjidhje tё pёrkohshme nё atё fund nёntori, duke u instaluar nё njёrёn prej zyrave bashkiake nё qendёr tё Tiranёs. Nё kёtё ambient kushtet nё vitin e parё tё punёs ishin shumё tё limituara pёr inventarin teknik qё i shёrbente regjistrimit dhe transmetimit. Megjithatё, nё ditёt e para tё zymtёsisё nga pushtimi i vendit nga Italia fashiste, Radio Tiranёs i “buzёqeshi” fati. Ajo u shpёrngul nga dhoma e vogёl e Bashkisё nё njё ndёrtesё trekatёshe, po nё afёrsi tё qendrёs sё qytetit, nё adresёn “Rruga ‘Kont Urani’, nr.3”, njё
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
23
hapёsirё e konsiderueshme pёr zyra, studio, salla provash dhe regjistrimi pёr koncerte, arkivё etj., qё i jepte mё nё fund fizionomi dhe funksionalitet transmetuesit tё vetёm radiofonik nё Shqipёri. Ndikimi i kёtij zgjerimi (nё kёtё godinё Radio Tirana qёndroi mbi 26 vjet) ishte i menjёhershёm nё shtimin e personelit me kohё tё plotё a bashkёpunёtorёve dhe programeve tematike e agrёtuese, pёrfshirё dhe hapjen nё kёtё periudhё tё emisioneve nё gjuhёt e huaja, anglisht e frёngjsht (pas pushtimit minutazhi i programeve nё italisht ishte nё zgjerim) dhe nё gjuhёt e vendeve tё rajonit. Njё vit pasi kishte nisur nga puna, Radio Tirana e zgjati kohёn e transmetimit nё total 7 orё.
1.2 Pёrmbajtja e programeve nёn mbikёqyrje tё rreptё Drejtoria e Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Ahmet Zogut pushoi sё funksionuari me pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Brenda pak javёsh qeveria kukull ndёrtoi njё hallkё mё tё kompletuar, e cila varej drejtpёrdrejt nga Kryeministri, me emёrtimin Drejtoria e Pёrgjithshme pёr Shtypin, Propagandёn dhe Turizmin 8). Sipas dekretimit qё iu bё nё maj tё vitit 1939, pjesё pёrbёrёse e saj ishte dhe njё “drejtori pёr propagandёn, radion, kinematografinё e theatron.” 9) Pёr DPSHPT-nё nuk mungonte dhe suporti financiar. Me anё tё njё dekreti tё Mёkёmbёsit tё Mbretit, Francesko Jakomoni, u bёnё shtesa nё buxhetin e Drejtorisё, njё veprim qё u pёrsёrit dhe nё vijimёsi. Kёsaj strukture tё mirёfilltё monitorimi dhe censure tё medias iu lejua rekrutimi edhe me personel tё pёrkohshёm, nё pёrmbushje tё objektivave dhe synimeve tё saj. Me dekretin e tetorit tё vitit 1940, pёr disiplinimin e shёrbimeve telegrafike, telefonike dhe radiodёgjimeve, DPSHPT-ja mori dhe tё drejta mbi kontrollin e korrespondencёs private dhe marrjes telegrafike tё shtypit pёr tё gjithё shtetasit e subjektet qё ndodheshin brenda territorit shqiptar, gjithashtu dhe “... tё gjitha instalimet radiotransmetuese private duhet tё çmontohen dhe aparatet tё mbyllen nё arka tё vulosura”. 10) 8. Kjo strukturё drejtohej nga italiani Nikolo Loruso Atoma, njё personazh shumё i familjarizuar me median shqiptare. Drejtues qё nga numri i parё i Gazeta Shqiptare dhe pjesёtar i Drejtorisё sё Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Zogut. Ai ishte dhe njё njohёs shumё i mirё i qarqeve mediatike, me marrёdhёnie e kontakte tё drejtpёrdrejta me gazetarё dhe botues shqiptarё. 9. Fletore Zyrtare, 12 maj 1939, faqe 3. 10. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 4.
24
Arben MUKA
Pas rreth 4 viteve, nё njё skemё administrative riorganizimi, pa prekur fare misionin dhe instrumentet e kontrollit tё rreptё, transmetimet audio u vunё nё varёsinё e “Drejtorisё pёr Radio e Theatёr” 11) e inkudruar nё Ministrinё e Kulturёs, nёn mbikёqyrjen e drejtpёrdrejtё tё seksionit tё radiopёrhapjes. Gjithёpushtetshmёria e kёtij seksioni pasqyrohej dhe nё kuadrin legjislativ, ku nga pikёpamja funksionale thuhej se “pёrgatit, organizon dhe transmeton emisione tё posaçme, konferenca, bisedime, lajme, muzikё, theatёr radiofonik etj.,etj” 12) dhe ndёrkohё seksionit i besohej dhe kontrolli “mbi tё gjitha programet radiofonike tё Mbretёrisё, pёrgatitja dhe zbatimi i programeve qё i pёrkasin pjesёs propagandistike e politike nё mёnyrё ekskluzive, si dhe pёrgatitja dhe zbatimi i programeve artistike tё natyrёs kombёtare ose qё kanё lidhje, nё çfarёdo mёnyre me zhvillimin artistik tё vendit”. 13) Nё “erёn gjermane” autoritetet pushtuese nuk ndёrhynё drejtpёrdrejt nё drejtimin e Radio Tiranёs, por “kёrkuan qё nё programet radiofonike tё shtoheshin emisione tё posaçme pёr tё propaganduar synimet e tyre. Pёr kёtё qёllim njё grup oficerёsh qё i kishin zyrat nё njё ndёrtesё ngjitur me Radio Tiranёn, mbikёqyrnin veprimtarinё e kёtij institucioni.”14) Pavarёsisht pёrzgjedhjes sё formulёs sё ndёrtimit administrativ, instrumentet mbikёqyrёse kishin nё thelb njё procedurё tё rreptё pёr tё filtruar gjithçka nga pёrmbajtjet informative dhe tematike qё emetoheshin nё valёt e Radio Tiranёs. Duke mos pasur mundёsi teknike e teknologjike pёr pёrgatitjen e materialeve audio nё terren, duke mos pasur mundёsi tё realizimit tё regjistrimeve tё produkteve nё studio, atёherё kjo kushtёzonte rrethanёn qё lёnda propagandistike nё mёnyrё tёrёsore tё prezantohej direkt nё mikrofon. Kjo ishte mёnyra e vetme pёr tё zhvilluar bisedat dhe intervistat me tё ftuarit, qё konsideroheshin si konferenca radiofonike. Lajmet nga vendi dhe ato ndёrkombёtare kishin si burim buletinin e Agjencisё Telegrafike Shqiptare, ATSH. Por nga ana e vet, kjo agjenci nuk ishte “dora e parё” e pёrzgjedhjes, formulimit e redaktimit. Nga janari i vitit 1940 ishte vendosur qё ATSH tё kishte si burim kryesor Agjencinё Italiane tё Lajmeve Stefani. Ky ishte njё akt “de jure” i varёsisё, pasi konkretisht Agjencia Stefani kishte nisur “de facto” tё bёnte rolin kryesor 11. Fletore Zyrtare, 8 shkurt 1943, faqe 2. 12. po aty 13. po aty 14. Skifter Kёlliçi, Historia e Radio-Televizionit Shqiptar, TE, Tiranё, 2003, faqe 26.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
Ndёrtesa e Bashkisё ku u instalua studio e Radio Tiranёs nё fillimet e saj.
25
Godina e Radio Tiranёs nё adresёn “Kont Urani”, nr.3, ku qendroi pёr 26 vjet.
tё distributorit informativ pёr mediat shqiptare, qё nё tё gdhirё tё 7 prillit 1939, kur trupat e fashistёve italianё zbarkonin me intensitet brenda territorit shqiptar. Centralizimi i pёrhapjes sё lajmeve, njoftimeve e informatave nё mёnyrё publike nёpёrmjet mikrofonit ishte i ngjashёm dhe pёr pjesёn tjetёr tё programeve nё formatin e intervistave e bisedave nё studio. Nё mёnyrё sistematike Radio Tirana ftonte pёr tё dhёnё mendime dhe vlerёsime pёr zhvillimet e brendshme dhe ato ndёrkombёtare zyrtarё tё kabinetit qeveritar, ose personalitete tё njohur, tё cilёt ishin nё dakordёsi tё plotё me pikёpamjet dhe qёndrimet e autoriteteve tё larta pushtuese, pёr tё pёrligjur çdo aksion dhe ideologji tё regjimit. Ajo qё ndodhi nё momentet e para tё pushtimit tё Shqipёrisё nga Italia Fashiste, kur nga studio e Radio Tiranёs u mbajtёn qёndrime tё hapura kundёr invazionit ushtarak nuk u tolerua mё. Fjalimet patetike tё ish-kryeministrit Mehdi bej Frashёri dhe njё grupi intelektualёsh, tё pёrkthyera edhe nё gjuhё tё tjera, tё cilat dёnonin mbёrritjen e trupave italiane nё Shqipёri duke u gdhirё e premtja e 7 prillit 1939, ishin si njё mёsim reflektiv pёr pushtuesit. Nga i njёjti mikrofon ku u anatemuan pёr disa orё vendimet e Romёs zyrtare, nisёn tё thureshin lavde po pёr tё njёjtat vendime, duke e pёrshkruar aktin e pushtimit si njё nevojё shpёtimi pёr vendin. Pak ditё mё pas nё mikrofonin e Radio Tiranёs, Xhafer Ypi, njёri prej njerёzve mё tё besuar tё italianёve, qё u vendos nё krye tё Komitetit tё Pёrkohshёm Administrativ dhe mё pas si ministёr i drejtёsisё, “justifikoi pushtimin e vendit, duke theksuar se
26
Arben MUKA
Shqipёria nё regjimin e Zogut kishte qenё pёrballё katastrofёs dhe ardhja e Italisё e kishte parandaluar atё”. 15) Historia e sulmit dhe degradimit tё regjimit tё mёparshёm nёpёrmjet valёve tё Radio Tiranёs u pёrsёrit nё mёnyrё ciklike: italianёt e orientuan propagandёn nga sulmi i ashpёr pёr “pragkatastrofёn”, sipas tyre, ku e çoi vendin qeverisja e Legalitetit; ndёrkohё qё nazistёt gjermanё i karakterizuan si “tё mёrzitshёm dhe shkatёrrues” mё shumё se 4 vitet e pushtimit nga ishaleatёt e tyre tё Luftёs, fashistёt italianё.
1.3 Reagimi ndaj palёs qё e kundёrshtonte regjimin Nё periudhёn e dy pushtimeve tё Shqipёrisё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, ka pasur nё forma tё ndryshme oponencё dhe rezistencё politike, ideologjike dhe tё armatosur, e cila kundёrshtonte nё forma tё kombinuara, ilegale dhe tё hapura, prezencёn e ushtrive tё huaja nё territorin shqiptar, qё kritikonte dhe stigmatizonte vendimmarrjen dhe angazhimin e administratёs dhe institucioneve tё kohёs. Qoftё aktiviteti subversiv kundёr regjimit, qoftё dhe lёvizja e grupeve tё armatosura nё zonat rurale apo dhe nё brendёsi tё qyteteve, nuk gjeti hapёsirё nё lёndёn informative dhe tematike tё Radio Tiranёs nё kohёn e pushtimit nga fashistёt italianё. Indiferencё dhe injorim pёr tё pranuar publikisht rezistencёn antifashiste aplikonte e gjithё media e shkruar proregjimit dhe ATSH-ja. Madje Radio Tirana, ATSH dhe organet e shtypit nuk pёrmendёn asgjё dhe e kaluan tёrёsisht nё heshtje edhe njё ngjarje shumё tё bujshme tё majit tё vitit 1941, kur nё Tiranё iu bё atentat Mbretit tё Italisё, Viktor Emanueli III. Nё kohёn e pushtimit gjerman makina propagandistike ku hynte dhe Radio Tirana ndryshoi qёndrim, duke bёrё pjesё tё agjendёs dhe ato informata qё i kushtoheshin aktivitetit tё grupeve kundёrshtare me regjimin. Ky ndryshim kursi mund tё konsiderohet si i pashmangshёm po tё merret parasysh konteksti i zhvillimeve nё terren. Nga vjeshta e vitit 1943 e deri sa qёndruan formacionet e nazistёve gjermanё nё territorin shqiptar, aktiviteti i rezistencёs antiregjim ishte zgjeruar dhe kishte efekte tё dukshme me konfrontime, sabotime dhe marrje nёn kontroll tё territoreve.
15. Historia e popullit shqiptar, volumi IV, Toena, Tiranё, 2008, faqe 24.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
27
Ekipi i Radio Tiranёs nё fund të viteve ‘30.
Ndaj dhe pa hezitim, transmetimet radiofonike krahas pasqyrimit tё jehonёs pёr fitoret ndaj ushtrive tё Aleatёve Antifashistё dhe pёrgёnjeshtrimeve ndaj informacioneve qё emetoheshin nё radiot e huaja, kishin vend dhe pёr qarkoret qё lёshonin autoritetet ushtarake nё Shqipёri, pёr distancimin nga bandat e armatosura dhe ndёshkimin shumё tё rreptё pёr ata qё bashkёpunonin me ta. Si nё kohё lufte, instrumenteve tё paqes iu ishte kthyer kurrizi. Megjithёse Shqipёria qё nё vitin 1936 kishte nёnshkruar nё Gjenevё “Konventёn Ndёrkombёtare mbi pёrdorimin e radiostacionit nё interes tё paqes” 16) roli dhe pёrmbajtja e transmetimeve konkrete tё Radio Tiranёs e kishin bёrё tё pavlefshёm kёtё angazhim. Gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore Radio Tirana kishte si konkurrente dy stacione tё huaja, shumё herё mё tё fuqishme se ajo, BBC e Londrёs, (qё nisi programet nё shqip nё 12 Nёntor 1940) dhe Zёri i Amerikёs (mё 13 maj 1943). “Nё atё kohё mund tё kenё qenё transmetime nё mё pak se 25 gjuhё dhe (fillimi i programit shqip tё Zёrit tё Amerikёs - shёnim i autorit) ishte shenjё e rёndёsisё qё SHBA-tё i jepnin Shqipёrisё”. 17) Si stacione propaganduese nё favor tё aktivitetit tё forcave Aleate, BBC dhe Zёri i Amerikёs, ishin nё 16. Agron Çobani, Ju flet Tirana…, Toena, 2010, faqe 15. 17. Elez Biberaj, intervistё nё emisionin “Opinion”, TV Klan, Tiranё, 28 tetor 2010.
28
Arben MUKA
qёndrime tё kundёrta politike dhe ushtarake me Radio Tiranёn. Ishin dhe ato nё “luftё” me pёrgёnjeshtrime dhe akuza nё pjesёn e pasqyrimit tё dinamikёs sё luftёs, bilanceve dhe pasojave tё njёsive ushtarake nё terren. Autoritetet nё Shqipёri i konsideronin BBC dhe Zёri i Amerikёs si stacione armike dhe ndjekёsit e tyre kishin ndёshkime nё ekstrem. Edhe brenda territorit tё Shqipёrsiё Radio Tirana pati nё njё periudhё kohe tё shkurtёr “armikun” e saj tё brendshёm, njё transmetim qё kontrollohej nga njёsitё e rezistencёs kundёr pushtimit tё vendit. Gjatё muajit gusht 1944 “nё Kongresin e I tё rinisё antifashiste shqiptare, qё u mblodh nё Helmёs, u inagurua njё radiostacion i vogёl me njё fuqi prej 75W, i cili transmetoi njё seri emisionesh dhe seancat e kongresit. Ky radiostacion u quajt ‘Radio Shqipёria e Lirё’. Ngjarjet e rrufeshme qё ndoqёn instalimin e radiostacionit, nuk lejuan pёrdorimin e tij pёr njё kohё tё gjatё”.18) Radio Shqipёria e Lirё ishte njё pjesё e radiostacionit tё Korçёs, qё nё vjeshtёn e vitit 1943 “doli nё mal” dhe u mor nёn kontroll nga partizanёt.
1.4 Radio Tirana me atributet e njё institucioni kulturor dhe artistik Pёrmbajtja programore e Radio Tiranёs kishte veç informacionit dhe trajtimeve tematike (shёndeti, ekonomia, arsimi, sporti etj) edhe hapёsira pёr krijimtarinё kulturore e artistike. Transmetoheshin programe me kёngё, muzikё instrumentale, korale, pjesё dramash tё pёrshtatura pёr radion, skeçe humori, recitoheshin vargje poetike etj. Duke ritheksuar faktin qё, nё njё vend si Shqipёria me shumё deficite nё kalendarin kulturor e artitistik, me njё infrastrukturё mjerane tё ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte a performanca tё drejtpёrdrejta pёr publikun, ky ishte shkas thelbёsor qё Radio Tirana u shndёrrua nё njё institucion tё preferuar dhe tё lakmuar pёr shumё intelektualё tё kohёs, pёr krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj. Ajo ishte “shtёpia e artit” e Tefta Tashko Koços, Tonin Guraziut, Maria Krajёs, Lola Gjokёs, Jorgjie Trujёs e tё tjerё artistёve, tё cilёt kryesisht kishin studiuar ose ishin kualifikuar jashtё vendit. Guvernanca italiane mbi institucionin jepte po kёshtu efekte konkrete. Si pjesё e strategjisё sё 18. Taqo Katro, “Radiotelevizioni nёpёr vite”, Tribuna e Gazetarit, nr. 49/1972, faqe 36.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
29
italianizimit dhe fashistizimit tё shoqёrisё shqiptare, ishte pasuruar dhe arkivi i Radio Tiranёs me njё inventar tё konsiderueshёm disqesh muzikore tё importuara nga Italia. Po kёshtu, rekrutimi i burimeve njerёzore nga shteti fqinj arriti nё njё kohё tё shkurtёr qё tё krijonte maxhorancёn e krijuesve, interpretuesve dhe instrumentistёve. Orkestra e plotё simfonike qё filloi nga aktiviteti nё vitin 1942, e cila performonte direkt nё studion e Radio Tiranёs, kishte pjesёtarё tё saj “kryesisht ushtarё e oficerё italianё tё mobilizuar, qё qenё grupuar kёtu si sektor i ushtrisё italiane, por jashtё frontit tё luftёs (si duket ishte menduar qё jeta e tyre, por edhe ajo artistike, do tё ishte mё e sigurtё nё Shqipёri. Dhe ashtu ndodhi).” 19) Repertori artistik i krijuesve dhe performatorёve tё Radio Tiranёs lёvizte dhe jashtё ambienteve tё studiove. Njё nga destinacionet e artistёve ishte dhe mbёshtetja pёr kurajo dhe ngritje tё moralit pёr formacionet ushtarake tё instaluara nё Shqipёri. Duke pёrshkruar njё nga kёto veprimtari nё Spitalin Qendror tё Ushtrisё, revista e pёrmuajshme e Radio Tiranёs, Vatra Shqiptare, shkruante se koncerti u “kushtohej trimave luftёtarё, tё rёnё dhe tё plagosur nё fushёn e nderit, ndёr luftrat e zhvilluara me aq tёrbim pёr realizimin e idealeve tona kombёtare dhe pёr madhёshtinё e Perandorisё, nё gjirin e sё cilёs Shqipёria jonё e ka fituar tashmё vendin e nderit”. 20) Pavarёsisht se ishte nё minorancё, grupi i artistёve shqiptarё ndikonte pёr pёrhapjen e kulturёs kombёtare, madje dhe duke kontribuar drejtpёrdrejt nё zgjerimin e radhёve me talente tё reja. Brenda godinёs sё Radio Tiranёs funksiononte dhe njё shkollё pёr kёngёtarёt e rinj, qё drejtohej nga artistja e famshme shqiptare Tefta Tashko. 21) Ajo jepte mёsime kёnge pёr njё grup me 13 vajza e 3 djem, ndёrsa mёsimet e solfezhit i drejtonte njё emёr tjetёr i madh, Tonin 19. AKT, nr.8 / 2012, faqe 73. 20. Vatra Shqiptare, nr. 21, korrik 1941, faqe 7. 21. Ka lindur nё Egjipt, mё 2 nёntor 1912. Pёrfundoi suksesshёm konservatorёt nё Montpelje dhe nё Paris, ku ka dhёnё koncerte krahas artistёve tё njohur nё skenat e Francёs. Me krijimin e Radio Tiranёs u aktivizua si profesoreshё kёnge dhe si kёngёtare. (Burimi: CVja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 6.)
30
Arben MUKA
Guraziu. 22) “Nё kёtё shkollё mund tё regjistrohet dhe mund tё marrё mёsime gratis kush tё dojё. Qёllimi i shkollёs nuk ёshtё vetёm tё krijojё elementin pёr radiostacionin, por dhe tё difuzojё artin e bukur nё Shqipёri”. 23) Artistёt profesionistё nёpёrmjet kurseve dhe audicioneve me talentet e reja dhanё njё nga kontributet mё tё mёdha nё pёrgatitjen e gjeneratave, nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё kulturёs dhe artit nё gjuhёn shqipe, nё njё nga periudhat mё tё vёshtira qё kalonte vendi. Ashtu siç ndikonte pjesa e ekipit tё gazetarёve, redaktorёve, folёsve, pёrkthyesve e bashkёpunёtorёve tё rubrikave, si Anton Mazreku, Kaliopi Plasari, Hysen Vёndresha, Evanthi Ciko, Sterjo Spasse, Mustafa Greblleshi, dr. Hamdi Sulçebe dhe shumё tё tjerё, nёn vёmendjen dhe menaxhimin e Gjergj Bubanit 24), drejtorit tё parё tё Radio Tiranёs. Nё atё periudhё njё rol tё dorёs sё parё kanё pasur folёsit, pasi pjesa informative dhe e prezantimit tё programit bёhej direkt nёpёrmjet mikrofonit, nga vёshtirёsia e procesit tё regjistrimit tё materialeve. Pёr dy folёsit e parё nё Radio Tirana, sipas dokumenteve tё kohёs, ngarkesa e angazhimit nё studio ka qenё e madhe. “Nga tё gjithё qё u provuan gjer tani nё mikrofon, pёrfundimet mё tё kёnaqshme i dhanё Kaliopi Plasari dhe Hysen Vёndresha. Radio Tirana jep 10 orё e gjysmё emision nё ditё me 4 radiofletore. Kёtё punё e pёrballin Kaliopi Plasari dhe Hysen Vёndresha.” 25)
22. Diplomuar pёr Pianoforte nё Akademinё e Bolonjёs. Nga krijimi i Radio Tiranёs, Tonin Guraziu ishte shoqёrues nё piano dhe profesor solfezhi. (Burimi: CV-ja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 6.) 23. Fashizmi, 9 dhjetor 1939, faqe 3. 24. Ka lindur nё Boboshticё tё Korçёs mё 10 mars 1900. Mbaroi gjimnazin grek nё qytetin e lindjes dhe Akademinё Industriale tё Athinёs. Nё moshёn 21 vjeçare, Gjergj Bubani, nisi aktivitetin si gazetar (pёrdorte dhe pseudonimin Guri Malёsori), duke kontribuar nё disa media, si psh., redaktor nё revistёn Dodona, drejtues i fletoreve Shqipёria e re, Zёri shqiptar, Kosova dhe Kuvendi Kombёtar. Ishte dhe bashkёpunёtor i Drejtorisё sё Shtypit prej vitit 1927 dhe kur u hap Radio Tirana ishte organizues dhe drejtues nё funksionimin e kёtij institucioni, (Burimi: CV-ja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 3.) 25. Arkivi Qendor i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 189, viti 1941 “Shёnime dhe shpejgime pёr Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Radio Tiranёs”, faqe 2.
KAPITULLI I DYTЁ Pёrpjekjet pёr fuqizimin e infrastrukturёs sё transmetimeve nё Shqipёri
A
utoritetet pushtuese italiane themeluan dhe njё radiostacion tё dytё nё juglindje tё vendit nё pranverёn e vitit 1942. Nё Shqipёri, si njё vend me mbi 80 pёrqind tё popullatёs analfabete, transmetimet radiofonike ishin efikase pёr pёrçimin e mesazheve te publiku, pёr informimin ashtu si dёshironte kasta ushtarake dhe qeveritё kukulla tё periudhёs sё Luftёs sё Dytё Botёtore. Po pёr nevoja tё luftёs, nё vitin 1940 u ngrit njё radiostacion nё qytetin kryesor nё jug tё vendit, nё Gjirokastёr, qё transmetonte me valё tё mesme. Ishte koha kur pёr fashistёt italianё objektiv kryesor nё rajon ishte Greqia, ndaj dhe njё pjesё e emisioneve ishin nё gjuhёn greke. Por pёr rrethana tё pashpjeguara, puna e stacionit, me fuqi 250W, vijoi vetёm pёr disa javё. Po nё vitin 1940 Radio Tirana krahas transmetuesit nё valё tё shkurtёra me fuqi 3KW, instaloi dhe njё tё dytё mё tё vogёl, 1KW, nё valё tё mesme. Nё kohёn e pushtimit Italian u aplikuan metoda tё dёgjesave publike tё programeve radiofonike nё sheshe tё hapura, pёr tё promovuar ndjekjen e Radio Tiranёs, sidomos emisionet informative. Nё tё njёjtёn kohё u pёrpiluan vendime dhe dekrete tё rrepta zyrtare, qё parashikonin dёnime pёr tё gjithё ata qё dёgjonin stacionet e konsideruara armike.
2.1 Monopoli mbi tё drejtёn e transmetimeve brenda vendit Censura nё pёrmbajtjen e transmetimeve tё Radio Tiranёs kёrkonte dhe njё strukturё kontrolli jashtё kёtij institucioni, njё mbёshtetje ligjore qё t’u
32
Arben MUKA
jepte italianёve monopolin. Duke justifikuar mbёshtetjen e Radio Tiranёs me njё linjё tё posaçme qё mundёsonte lidhjen e saj me radiostacionet italiane “pёr tё shkёmbyer programe tё tyre me qartёsinё dhe fuqinё mё tё madhe”26), nё fund tё vitit 1939 u stimulua krijimi i atij qё u thirr si Enti Shqiptar pёr Audicione Radiofonike, E.S.A.R. Tёrёsisht kjo iniciativё ishte pjesё e njё nisme nga Enti Italian pёr Audicione Radiofonike, E.I.A.R (qё pati pёr trashёgimtar RAI-n e sotёm). Qёllimi ishte pёr tё krijuar njё partneritet tё “vullnetit tё lirё” dypalёsh pёr kontrollin e radiodifuzionit shqiptar. Jo rastёsisht konventёn e nёnshkruar mes E.S.A.R.-it dhe E.I.A.R.it gazeta kryesore e kohёs qё botohej nё Tiranё, Fashizmi, e pёrcolli me entuziazёm nё faqen e parё: “Shqipёria do tё ketё njё nga radiostacionet mё tё fuqishme tё Ballkanit”. 27) Pёrmbajtja e konventёs parashikonte njё asistencё teknike dhe teknologjike nga pala italiane, por pjesa mё e rёndёsishme ishte sanksionimi nё mёnyrё tё qartё pёr dhёnien nga qeveria shqiptare me koncesion ekskluziv tё ushtrimit tё radiodifuzioneve nё tё gjithё territorin e Shqipёrisё nga tё dy entet. Gjithashtu E.S.A.R. dhe E.I.A.R. fitonin tё drejtёn qё kur ta shikonin tё arsyeshme nё bashkёpunim me qeverinё tё ngrinin dhe radiotransmetues tё tjerё. Brenda logjikёs sё pёrmbajtjes sё konventёs, qё u formalizua nё fund tё vitit 1939, u veprua dhe me ngritjen e radiostacionit tё dytё nё Shqipёri, Radio Korça (mё 27 qershor 1942), si dhe eksperimenti i dёshtuar me stacionin e Gjirokastrёs. Po tё kemi parasysh kontekstin historik tё asaj kohe, ndarjen administrative tё territorit dhe pёrcaktimin e kufijve, nё pёrputhje dhe me strategjinё e pushtuesit Italian pёr ndёrtimin e “Shqipёrisё sё Madhe”, nga mesi i vitit 1942, janё intensifikuar pёrpjekjet qё Radio Tirana tё kishte nё funksion dhe njё filial tё saj nё Kosovё. Drejtuesi i Radio Kosovёs, Xhelal Mitrovica, 28) ka kontribuar pёr tё ngritur njё staf lokal gazetarёsh dhe teknikёsh, pёr tё ndёrtuar njё program tё qёndrueshёm transmetimi, si dhe pёr tё krijuar lidhje direkte me Radio Tiranёn. Varёsia administrative nga
26. Gazeta Shqiptare, 17 maj 1939, faqe 3. 27. Fashizmi, 23 dhjetor 1939, faqe 1. 28. Publicist dhe shkrimtar i njohur nё Kosovё, njё nga opinionistёt mё aktivё nё faqet e Bashkimi i Kombit, qё botohej nё Tiranё (1943-1944). Dr. Xhelal Mitrovica nё 18 nёntor 1943, nё kohёn e pushtimit tё vendit nga Gjermania naziste, u emёrua nё postin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё Ministrisё sё Kulturёs Popullore, institucioni qё kishte nёn kotroll median dhe prapagandёn.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
33
Radio Tirana, si dhe vёshtirёsitё e shumta financiare dhe teknike, e mbajtёn aktivitetin e Radio Kosovёs nё kushte shumё modeste pune. Konventa mes E.S.A.R.-it dhe E.I.A.R.-it, qё u trumbetua me shumё bujё u bё viktimё e politikave rivalizuese tё dy pushtuesve tё Shqipёrisё. Autoritetet gjermane tё pushtimit e shfuqizuan atё, nё kuadёr tё procesit tё “çitalianizimit” tё pёrmbajtjes dhe programacionit tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri. Akti u firmos mё 8 maj 1944, kur Kёshilli i Lartё i Regjencёs me propozim tё kryeministrit tё kohёs e abrogoi konventёn. Stafeta e pushtimit ushtarak nga italianёt tek gjermanёt u shoqёrua me ndryshim radikal tё platformёs programore nё Radio Tirana. Disqet me muzikё italiane nё tё gjitha zhanret jo vetёm qё nuk lёviznin mё nga raftet e arkivit, por nё mёnyrё thuajse tё hapur nisёn tё asgjёsohen fizikisht. Audiometodat e mёsimit tё italishtes u ndёrprenё, kurse burim kryesor pёr buletinin e lajmeve u bёnё agjencitё dhe mediat zyrtare gjermane. Njё nga pengesat serioze tё Radio Tiranёs ka qenё fuqia e sistemit transmetues nё valё tё shkurtёra prej 3KW, qё po t’i shtoje dhe mangёsi tё tjera teknike dhe teknologjike, çonte dёm çdo lloj investimi nё pёrmbajtjen e programeve, ose nё manovrimet nё kuadrin legjislativ. Ndaj dhe kur kishte mbaruar afati i shlyerjes sё huasё pёr ndёrtimin e saj, njё projekt tjetёr nisi tё konkretizohej nё mbёshtetje tё forcimit dhe modernizimit tё kapacitetit tё radios. Nё prill tё vitit 1943, rreth 20 km larg Tiranёs, nё zonёn e Kasharit, kishte pёrfunduar godina e njё stacioni tё ri, nё pritje tё instalimit tё antenёs nё njё shtyllё çeliku prej 160 metrash tё lartё, qё siguronte njё fuqi transmetuse nё 50KW. “Sido qё tё ishin dhe tё jenё programet tona, hёpёrhё bota e e jashtme s’na ka dёgjuar e s’na dёgjon. Por kur tё buçasё stacioni i 50KW bota e jashtme do tё na dёgjojё e do tё na gjykojё. Stacioni radiofonik ёshtё
34
Arben MUKA
kartvizita e shtetit.”29) - shkruhej nё njё artikull tё gazetёs Roja Kombёtare. Qё nё nёntitull evidentohej me entuziazёm fakti se me antenёn transmetuese nё Kashar “Tirana do tё ketё njё nga stacionet mё tё mira tё Ballkanit”. 30) Por ishte kohё lufte dhe jo gjithçka qё projektohej realizohej. Stacioni i transmetimit nё Kashar ishte njёri prej projekteve qё u finalizua plotёsisht pas disa viteve, nё rrethana dhe parametra tё tjerё. Gjithashtu dhe objektivi pёr njё radiostacion tё dytё nё qytetin e Korçёs nuk pati sukses. Me ambiente nё Medresenё e qytetit dhe instalimin e antenёs çerek kilovati, Radio Korça nё javёt e para tё punёs mbulonte me sinjal vetёm disa lagje pёrreth saj. “Programi i Radio Korçёs sigurohej nga lidhja me Radio Tiranёn, disa herё nё ditё, nё njё kohё qё vinin vazhdimisht dhe disqe tё zgjedhura nga fonoteka e saj. Gjithashtu kishim lidhje direkte dhe me njёrin prej stacioneve shtetёrore italiane.” 31) Por nё shtator tё vitit 1943, kur fashistёt italianё sapo ishin zёvendёsuar me nazistёt gjermanё, pikёrisht duke shfrytёzuar “rotacionin e pushtimit” pajisjet kryesore u zhvendosёn jashtё ambienteve tё radios nga njёsitet guerrile nё bashkёpunim me partizanёt. “Nё njё zonё qё kontrollohej nga partizanёt u sigurua tё merrej njё sasi pajisjesh nga radiostacioni qё lejonin transmetimin ndonёse nё kushte shumё modeste.” 32) Historiografia e kohёs sё komunizmit e ka konsideruar kёtё si “si data e themelimit tё Radios sё popullit tonё. Shoku Enver nё letrёn dёrguar nё atё kohё shokёve tё Komitetit Qёndor, porosiste qё radiostacioni qё u muar pushtuesit nё Korçё, tё shfrytёzohej jo si radio lokale, por si radio e gjithё popullit shqiptar. Kushtet e vёshtira tё luftёs dhe operacionet e vazhdueshme tё pushtuesve e bёnё tё pamundur veprimtarinё e kёtij organi, por teknikёt qё ishin ngarkuar pёr ruajtjen dhe pёrdorimin e aparaturёs, e shpёtuan nga rёnia nё dorё tё armikut dhe e vunё sёrish nё pёrdorim nё gusht tё vitit 1944, gjatё punimeve tё kongresit tё parё tё rinisё antifashiste qё u mbajt nё fshatin Helmёs tё Skraparit”. 33) Ky ёshtё dhe momenti qё radio nёn kontrollin e partizanёve ёshtё quajtur si Radio e Shqipёrisё sё Lirё. “Gjatё vitit 1944 forcat gjermane tё irrituara nga pёrdorimi i radios nga partizanёt 29. “Radio Tirana, dje, sot e nesёr”, Roja kombёtare, 16 prill 1943, faqe 2. 30. po aty 31. Dhimitёr Dishnica, intervistё dhёnё autorit, 6 dhjetor 2007. 32. po aty 33. Thanas Nano, “Radio Tirana gjatё rrugёs sё saj tё lavdishme 25 vjeçare”, Tribuna e Gazetarit, nr. 32 /1968, faqe 9.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
35
e kanё pikasur dhe e kanё djegur atё. Pas çlirimit tё vendit gjithçka e kemi ngritur nga e para, kur vumё nё punё Radio Korçёn.” 34)
2.2 Zgjerimi i audiencёs pёr programet radiofonike Me njё popullatё analfabete dhe kur organet ekzistuese tё shtypit proqeveritar “pёrtypeshin” vetёm nga njё kontigjent i limituar njerёzish tё arsimuar, transmetimet audio nёpёrmjet Radio Tiranёs pёrfshinin dhe nga ata qё s’ishin ulur asnjёherё nё bangat e shkollёs, qё nuk dinin shkrim e kёndim, por qё minimalisht njihnin shqipen e folur. Nёse kuptueshmёria ishte e zgjidhur, barrierё mbetej varfёria dhe mungesa e orientimit pёr tё pasur njё aparat radioje. Nga pikёpamja e biznesit, tregtarёt qё vijonin tё operonin kryesisht me Italinё fqinje, nisёn tё gjallёrohen menjёherё pas inagurimit tё Radio Tiranёs. Veç promocionit, nё median e shkruar kishte dhe trajtime analitike pёr domosdoshmёrinё e shpёrndarjes sё aparateve tё radios nё familjet shqiptare. Revista e pёrmuajshme Pёrpjekja Shqiptare nё dhjetor tё vitit 1938, pasi informonte gjerёsisht pёr aktin e themelimit tё Radio Tiranёs nёnvizonte faktin se, “radiostacioni ёshtё sot i vetmi mjet kryesor qё vlen qoftё pёr propagandёn tonё kombёtare pёrpara botёs, qoftё pёr t’i zgjuar popullit tonё ndjenja e idera qё ndofta nuk i ka aspak ndёrmend”.35) Duke nxjerrё nё pah argumentin se pjesa mё e madhe e popullatёs shqiptare duke jetuar nё fshat mund tё mbetej jashtё efektit tё transmetimeve tё Radio Tiranёs nga mungesa e aparateve marrёs, sugjerohej pёr autoritetet se “nuk kish pёr tё qenё punё pa fryt tё urdhёronin komunet e ndryshme tё vendit pёr ta caktuar nga buxheti i tyre njё farё fondi pёr mbajtje radiosh me pila. Do tё kishin kёshtu mundёsinё kryetarёt a sekretarёt e komuneve tё bёheshin tek fshatarёt interpret tё lajmeve tё ditёs, tё kёshillimeve tё ndryshme e tё konferencave bujqёsore, mjekёsore e tё tjera, qё herё pas here do tё transmetojё radiostacioni shqiptar.” 36) Nё kohёn e pushtimit tё vendit nga fashistёt italianё u aplikuan dёgjesat e transmetimeve tё Radio Tiranёs nё ambiente tё hapura publike, duke tёrhequr vёmendjen e kalimtarёve tё rastit. Kjo mёnyrё amortizonte mungesёn 34. Dhimitёr Dishnica, intervistё dhёnё autorit. 35. Pёrpjekja Shqiptare, nr. 18 – 24, dhjetor 1938, faqe 408 – 409. 36. po aty
36
Arben MUKA
e aparateve marrёs, mungesёn e energjisё elektrike dhe pamundёsinё e mbulimit me sinjal. Dёgjimi publik duke instaluar altoparlantё tё fuqishёm u pёrdor, p.sh., gjatё fushatёs promovuese tё formatit tё ri informativ qё nisi tё emetojё Radio Tirana nё qershor tё vitit 1940, titulluar “Radio Fletorja”. Emisioni kishte nё pёrmbajtje informacione zyrtare dhe biseda mbi çёshtje tё aktualitetit. “Dje paradite me iniciativёn e Partisё Fashiste Shqiptare dhe e organizuar prej Radio Tiranёs filloi shёrbimi i parё i ‘Radio Fletores’. Nё sheshin para postёs, si dhe nё pazarin e vjetёr ishin vendosur altoparlante pёr tё dёgjuar banorёt… Kjo iniciativё u prit me kёnaqёsi tё madhe prej popullit”.37) Problemi i dёgjueshmёrisё nuk ishte vetёm nё Tiranё, por nё tё gjithё vendin, aq mё shumё nё zona qё kishin jo vetёm mungesa tё aparateve, por dhe tё energjisё elektrike. Nё njё relacion zyrtar mbi aktivitetin e Radio Tiranёs gjatё gjashtёmujorit tё parё tё vitit 1940 dy ishin pёrparёsitё e punёs: propagandё dhe pёrhapje radiofonike nё vend dhe pёrgatitje e kuadrove dhe e aktiviteteve tё sё ardhmes. Pёr objektivin e parё raportohej se: “…ёshtё duke u bёrё instalimi nё bashkёpunim me Partinё Fashiste i aparateve radio dhe centralizinave (qendrave tё zёrit - shёnim i autorit) nё tё gjitha qendrat kryesore shqiptare, deri dhe nё katundet mё tё rёndёsishёm. Kjo vepёr, nёn kujdesin e teknikёve tё Radio Tiranёs, ёshtё nё mbarim e sipёr. Edhe qendrat qё nuk kanё dritё elektrike, do tё jenё nё gjendje, kёshtu, qё t’a dёgjojnё radion.” 38) Nё atё periudhё gjithashtu, bёhej pёrpjekje dhe pёr krijimin pёr herё tё parё nё Shqipёri tё njё harte radiofonike pёr tё gjithё vendin, qё pёrfshinte regjistrimin e aparateve nё pёrdorim, “deri nё mundёsirat e dёgjimit nёpёr sheshe, ndёr lokale etj.” 39) 37. Tomori, 7 qershor 1940, faqe 1. 38. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 68/1940, “Relacion mbi aktivitetin e Radio Tiranёs gjatё gjashtёmujorit tё parё tё vitit 1940”, faqe 1. 39. po aty
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
37
Por ndёrsa gjendeshin mёnyra pёr tё propaganduar dёgjimin e programeve tё Radio Tiranёs, nuk mungonte dhe pёrpilimi i kuadrit ligjor pёr tё frenuar dhe ndёshkuar cilindo qё e pёrdorte aparatin e radios pёr tё ndjekur transmetime nga ato qё konsideroheshin si stacione armike. Pёrmes vendimeve e dekreteve sanksionohej ndёshkimi pёr tё gjithё ata qё kapeshin duke dёgjuar radion nё valё tё ndryshme nga ato tё Radio Tiranёs dhe kur lajmet ua pёrcillnin tё tjerёve. Urdhёresat ishin tё qarta se “u ndalohet me i pёrdorё kёto aparate pёr me ndigjue stacionet e radiopёrndamjeve anmike o asnjёanёse, ose me i pёrhapё lajmet e maruna nё çdo mёnyrё”.40) Ata tё cilёt nuk i respektonin kёto urdhёresa tё dekretit dёnoheshin me gjoba qё varionin nga 100 deri nё 1000 franga shqiptare, plus kёsaj aparatet konfiskoheshin. Si pёr ata qё kishin aparat marrёs, ashtu dhe pёr ata qё posedonin aparat transmetimi, kishte dhe njё instrument tjetёr kontrollues me natyrё administrative: likuidimi i detyrueshёm i njё takse vjetore pёrdorimi qё shkonte nё 5 franga shqiptare, sipas dekretit tё Mёkёmbёsit tё Mbretit Viktor Emanueli II nё Shqipёri, Françesko Jakomoni, 41) miratuar qё nё qershor tё vitit 1940.
2.3 Radio Tirana nё periudhёn e fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore Muaji nёntor i vitit 1944 ka qenё njё periudhё tejet e vёshtirё pёr funksionimin e Radio Tiranёs. Mes forcave naziste dhe grupeve tё rezistencёs partizane konflikti i armatosur ishte nё kulm dhe luftimet zhvilloheshin nё çdo rrugё e shesh tё kryeqytetit. Nё objektivin kryesor pёr tё pasur nёn kontroll kryeqytetin, radiostacioni, nё tё gjithё infrastrukturёn e tij, godinёn te “Kont Urani, no. 3” dhe vendin e antenave transmetuese, ishte nё shёnjestёr tё tё dyja palёve. Pas luftimeve tё ashpra pёr mё shumё se dy javё, qyteti mё i rёndёsishёm nё vend, ra nё duart e njёsive tё ushtrisё nacionalçlirimtare. Mё 17 nёntor 1944, qё njihet dhe si dita e çlirimit tё Tiranёs, u mor nёn kontrollin e partizanёve dhe radiostacioni. Nё raportimet e mёvonshme zyrtare ёshtё folur dhe pёr njё plan sekret tё gjermanёve pёr ta hedhur nё erё objektin, plan qё mbeti pёr fat nё tentativё. 40. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 3. 41. Tomori,14 qershor 1940, faqe 3.
38
Arben MUKA
Nёn kontrollin e nacionalçlirimtares Radio Tirana nisi nga puna mё 27 Nёntor 1944. “Tё nesёrmen mё 28 nёntor 1944, Radio Tirana transmetonte nga mikrofoni i saj manifestimin e madh popullor me rastin e hyrjes triumfale tё qeverisё demokratike nё Tiranё dhe fjalimin e udhёheqёsit tё dashur, tё popullit tonё, shokut Enver Hoxha.”42) Por luftimet e ashpra tё fundit tё nёntorit 1944 nuk kaluan pa pasoja nё tёrё sistemin e telekomunikacionit duke dёmtuar rёndё linjat, pёrfshirё kёtu dhe transmetuesin e Radio Tiranёs. Gazeta Bashkimi e 12 janarit 1945, duke bёrё njё bilanc tё dёmeve dhe punёs pёr riparimin e tyre njoftonte dhe se “..... asht rregullue dhe vue nё gjёndje punimi krejt kompleksi i transmetimit tё stacionit tё Radios, i cili nga predhat armike kishte patur dёme tё konsiderushme”. 43) Mungesat nё inventar detyruan improvizimin. “Mbi disqet e vjetra me kanconeta italiane, pasi i pastronin mirё, incizonin kёngёt e luftёs dhe tё punёs”. 44) Rifillimi i aktivitetit nё ditёt e fundit tё muajit nёntor 1944, nuk kishte vetёm pengesa tё dёmtimit tё infrastrukturёs sё transmetimit, por dhe mjaft aspekte organizative, ndёr mё tё rёndёsishmit ishte riformatimi i stafit profesional dhe ndihmёs qё kishte punuar deri atёherё. Lufta kishte mbaruar dhe ajo e kishte njё fitues. Fituesi nisi tё vendosё rregulla, duke prekur dhe kujtesёn kolektive, njёra prej tё cilave nё kufijtё e absurdit: Dita e krijimit tё Radio Tiranёs u vendos tё jetё 17 nёntori i vitit 1944(!). Kёshtu ёshtё kujtuar gjithmonё nё kohёn e diktaurёs komuniste, si njё “plagosje” tjetёr, po shumё e rёndё, pёr historinё e Radio Tiranёs. Fituesi nё delir, pasi kishte bindur kollaj veten, nisi me njё pasion dhe kёmbёngulje tё pazakontё tё bindte dhe tё tjerёt. Sipas logjikёs se gjithçka para kёsaj date ishte thjesht njё ёndёrr e keqe, ishte njё vegim qё duhej fshirё nga kujtesa, ashtu teknikisht, sikur tё pastroje njё disk gramafoni pёr tё regjistruar po aty diçka tjetёr, duke bёrё inekzistente tё parёn.
42. Tribuna e Gazetarit, nr.4/1972, faqe 36 – 37 43. Bashkimi, 12 janar 1945, faqe 4 44. Tribuna e Gazetarit, nr.5/1977, faqe 7.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
39
Gjithçka, para 17 nёntorit 1944, nisi tё minimizohej deri nё nihilizёm, shoqёruar dhe me anatemim, duke e pёrshkruar si armiqёsore atё periudhё: “Ne s’kemi tradita radiofonije dhe nёse kemi pak nga kёto, janё tё tilla qё duhet tё luftohet kundёr tyre, mbasi janё shprehje e rolit mё tё ulёt tё radios, atij roli qё imperialistёt e zbatojnё me aq pёrpjekje”. 45) “Radio nuk trashёgoi asgjё nga e kaluara pёrsa i pёrket tё folurave. E folura u krijua nga themelet, u rrit dhe u perfeksionua nё vitet e pushtetit popullor”. 46) Kalkulimi nga “viti zero” nuk ishte vetёm pёr Radio Tiranёn e Radio Korçёn e viteve tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Tё njёjtin fat pati dhe ATSHja dhe media e shkruar nё tёrёsi, pёr tё cilat u shpall si ditё themeluese 25 gushti i vitit 1942, kur doli numri i parё i Zёrit tё Popullit, organi zyrtar i komunistёve tё Enver Hoxhёs. Nё mёnyrё butaforike kjo ishte Dita e Shtypit nё Shqipёri, kur bёheshin bilance dhe pёrshkrime panegjerike pёr propagandёn komuniste, qё ishte si “zёri i lirisё dhe i sё vёrtetёs”.
KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN E LUFTЁS SЁ DYTЁ BOTЁRORE: Tre ishin stacionet radiofonike nё kohёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Radio Tirana, Radio Korça dhe Radio Gjirokastra. Kjo e fundit rezultoi njё projekt i dёshtuar, sepse zgjati vetёm pak javё. Transmetuesi kryesor nё Shqipёri, Radio Tirana, ishte nё kushte modeste teknike dhe teknologjike, pavarёsisht projekteve tё pushtuesve italianё e gjermanё pёr rritjen e fuqisё sё transmetimit. Fillimi i punёs sё Radio Tiranёs, mё 28 Nёntor 1938, zgjoi interesin nё publik pёr ta ndjekur. Nga 2 mijё aparate marrёs qё kishte nё Shqipёri nё atё periudhё, nё fund tё vitit 1944 u bёnё rreth 3 mijё. Programet e Radio Tiranёs dhe Radio Korçёs ishin nёn censurё tё rreptё tё autoriteteve pushtuese dhe tё qeverive kukulla tё kohёs. Programacioni ishte i bazuar vetёm nё emisione direkte nё mikrofon. Nё kohёn e Italisё fashiste Radio Tirana, nё lёndёn e saj informative dhe tematike asnjёherё nuk e pёrmendi rezistencёn antifashiste tё komunistёve dhe nacionalistёve shqiptarё. Nё kohёn
45. Radio Pёrhapja, nr. 2 / prill 1948, faqe 5. 46. Tribuna e Gazetarit, nr. 8/1969.
40
Arben MUKA
e pushtimit nazist gjerman pёrmendja ishte nёpёrmjet qarkoreve qё lёshonin autoritetet ushtarake. Nё propagandёn e saj propushtimit tё vendit, Radio Tirana kishte “armiq nё efir” radiostacionet e Forcave Aleate, BBC dhe Zёri i Amerikёs, qё transmetonin programe nё shqip. Pёrpjekja e grupeve tё armatosura partizane pёr tё themeluar njё radiostacion oponent me Radio Tiranёn, nё afёrsi tё Korçёs, pati rezultate minimale vetёm nё pak ditё. Artistёt qё punonin nё studiot e Radio Tiranёs dhanё njё kontribut tё jashtёzakonshёm nё pёrgatitjen e gjeneratave mё tё reja, nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё kulturёs dhe artit nё gjuhёn shqipe.
PJESA E DYTЁ Transmetimet radiofonike nёn kontroll dhe pёrdorim total nga partia-shtet
KAPITULLI I TRETЁ Procesi i “radiofikimit” nё kuadёr tё rindёrtimit tё Shqipёrisё
V
itet e luftёs dhe pёrpjekjet e pushtuesve pёr ta menaxhuar nё mёnyrё pragmatike Radio Tiranёn, por dhe situata e pёrgjithshme e Shqipёrisё nё fillim tё vitit 1945 pёrngjanin me njё tablo tё zymtё pёr gjendjen e radiostacionit. Duke nisur nga arkivi qё kishte mbetur thuajse i zbrazur. “Nё fonotekёn e vjetёr tё radios gjatё kёsaj kohe nuk kishte mё shumё se 20 kёngё e valle popullore, si dhe vetёm 15 kёngё tё stilizuara tё kёnduara nga Tefta Tashko Koço, Maria Kraja dhe Kristaq Antoniu. Me kёtё fond paraqitej nё Radio gjithё ajo pasuri e madhe kёngёsh e vallesh tё popullit tonё”. 47) Ky inventar u arrit tё rikthehej nё institucion vetёm kur punonjёsit e muzikёs, qё i kishin marrё me vete nё shtёpitё e tyre, u siguruan qё kishte mbaruar lufta. Por pengesat e Radio Tiranёs nuk ishin vetёm brenda saj. Nё godinёn trekatёshe mund tё bёje dhe mrekullira, por audioprodukti kapej nga njё numёr shumё i pakët njerёzish. Ishte koha pёr atё qё u quajt “radiofikimi” i Shqipёrisё, njё proces qё pёrfshinte tё paktёn tri detyra tё ngutshme: • pёrmirёsimi i programeve dhe afrimi i njerёzve tё kualifikuar; • fuqizimi i stacioneve tё transmetimit; • pёrhapja nё popullatё dhe institucione tё radioaparateve. “Radiofikimi” lidhej drejtpёrdrejt dhe me elektrifikimin e vendit, pasi zona tё tёra ishin pa energji elektrike, ose aty ku sigurohej, parametrat ishin tё mjerё. 47. Tribuna e Gazetarit, nr. 7/1968, faqe 10.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
43
Gjithashtu, njё nga problemet shumё tё rёndёsishme nё atё periudhё ishte dhe zgjidhja e orientimit tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nga pikёpamja politike e ideologjike, si pёrcaktuese tё linjёs editoriale tё tyre. Monopoli shtetёror mbi tё gjithё median, organet e shtypit, ATSH-nё, transmetimet radiofonike, filmin, si dhe gjithçka qё botohej brenda vendit pa asnjё rezistencё, por dhe me shumё ndёshkime dhe kalvar mundimesh e persekutimesh pёr ata qё mendonin ndryshe – i dha dorё tё lirё autoriteteve politike qё ta shndёrronin atё nё njё propagandё tё fuqishme nё shёrbim tё diktaturёs, qё ta supercentralizonin dhe superkontrollonin tёrё infrastrukturёn mediatike nё Shqipёri.
3.1 Stacione lokale nё amplifikim tё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё Radio Tiranёs Nё fillim tё janarit 1945 Radio Tirana transmetonte nё valё tё mesme, 200 metra nga ora 19.00 deri nё 21.00 pёr dёgjuesit brenda vendit dhe nёpёrmjet valёve tё shkurtёra 49 metra kishte njё program rreth 90 minuta pёr audiencёn jashtё Shqipёrisё (emisione 15 minutёshe nё 5 gjuhё tё huaja: frёngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, italisht e greqisht, si dhe njё edicion lajmesh nё shqip). Emisioni kryesor nё valё tё mesme ishte formati tematik prej orёs 20.00 deri nё 20.30, qё alternohej çdo ditё tё javёs, herё si “Ora letrare” herё si “Ora e Rinisё”, apo “Ora e Gruas”, “Ora e Partizanit” etj. Gjithçka bёhej direkt nё mikrofon. Kjo vlente dhe pёr koncerte muzikore me kёngё apo instrumente. Dy magnetofonёt rreth 30 kg secili, qё u gjetёn nga koha kur Radio Tirana ishte nёn kontrollin e gjermanёve, u pёrdorёn pёr kronika e radioreportazhe nga frontet e rindёrtimit, por pa ofruar cilёsi nё zёrat e regjistruar. Mungesat dhe vёshtirёsitё e ndryshme qё haste Radio Tirana ishin pjesё dhe e relacioneve qё hartonin drejtues tё institucionit. Nё njёrin prej tyre,48) qё kishte pёr qёllim tё prezantonte tё ashtuquajturin plan 5 vjeçar (1946 – 1951) evidentoheshin kёto probleme kryesore: • transmetimi me valё tё mesme me fuqi 1KW nuk siguronte shёrbim tё mirё; 48. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Drejtoria e Pёrgjithshme e Radio Televizionit, Nr. 509 /Dosja 2, faqe 3.
44
Arben MUKA
•
radio aparatet nё Shqipёri ishin ende tё pakta dhe tё pёrqendruara nё Tiranё, Korçё, Shkodёr e Durrёs; • kishte pak magnetofonё; • burimet njerёzore (redaktorё e teknikё) ishin pak dhe me performancё tё dobёt profesionale; • transmetimi me valё tё shkurtёra me fuqi 3KW nuk siguronte mbulim me sinjal nё shumë shtete të botёs. Inventari shumё i kufizuar qё ishte nё pёrdorim nё muajt e parё tё pasçlirimit, u pasurua duke riparuar pjesёn e dёmtuar, si dhe duke shtuar pajisje dhe aparatura tё pёrdorura nga ushtria. Kёshtu u bё e mundur hapja e radiostacioneve filiale tё Radio Tiranёs nё 3 qytetet kryesore tё vendit: • nё Korçё, ku nё fakt rikthehej sinjali, pasi Radio Korça, siç e kemi pёrmendur mё parё, i kishte nisur transmetimet qё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, por pajisjet e saj kishin dalё jashtё pёrdorimit; • nё jug tё vendit u krijua Radio Gjirokastra mё 20 mars 1945; • nё pjesёn veriore dy muaj mё vonё u themelua Radio Shkodra. Radiostacioni i katёrt, ai i Kukёsit, u themelua mё 16 tetor 1959. Tё katёr bijёzat e Radio Tiranёs kanё pёrbёrё nё fillimet e tyre njё shtesё thjesht numerike tё transmetuesve radiofonikё nё Shqipёri, se nga parametrat teknologjikё, fuqia e pёrhapjes sё sinjalit dhe burimet njerёzore ato ishin tepёr tё limituara. Po tё marrim si shembull nisjen nga puna tё Radios Gjirokastra, dëshmitarët e ditës së parë të funksionimit të saj kujtojnë se “studio” u improvizua në një mjedis të hapur të kalasë së qytetit të gurtë, ku u fol me megafon dhe muzika u lëshua nga një gramafon. Njerëzit u mblodhën duke bërë sehir dhe kujtuan se organizohej një aheng publik. Më pas u mor vesh
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
45
që kish nisur nga puna radio e qytetit të tyre. Radio Gjirokastra dёgjohej vetёm nё njё rreze 600 metra pёrreth antenёs sё saj transmetuese. Duke iu referuar burimeve arkivore, organika qё propozohej nё vitin 1946 pёr kёtё stacion49) pёrfshinte njё ekip prej 11 vetёsh me kohё tё plotё: drejtorin; redaktorin pёrgjegjёs pёr lajmet nё greqisht; folёsin qё do tё ishte dhe ndihmёsredaktor pёr lajmet nё greqisht; redaktorin qё ishte njёkohёsisht dhe folёs pёr lajmet shqip; daktilografistin qё ushtronte dhe detyrёn e ndihmёsredaktorit; pёrgjegjёsin pёr muzikёn; pёrgjegjёsin pёr sektorin teknik; dy teknikёt operatorё; sekretarin; pononjёsin e shёrbimit, qё atёherё emёrtohej “shёrbёtor”. Po nё kёto kuota ishte dhe organika e Radio Korçёs, 50) me njё ndryshim nga specifika qё ky stacion nuk kishte transmetim nё gjuhё tё huaj: drejtori; sekretari llogaritar; redaktori/reporter; daktilografisti; pёrgjegjёsi i muzikёs; dy spikerё definitivё; pёrgjegjёsi i sektorit teknik; dy teknikёt operatorё; shёrbёtori. Ndёrkohё, qё Radio Shkodra dёgjohej nё 5 vitet e para tё saj vetёm nё njё pjesё tё qytetit pasi transmetonte nё valё tё shkurtёra. Rrezja u zgjerua dhe sinjali u bё mё cilёsor, kur u kalua nё valё tё mesme. Kurse Radio Kukёsi hyri nё treg vetёm me njё orё program nё ditё.Tё katёr radiot lokale kanё rezistuar deri nё kohёt e sotme, ku pavarёsisht ndryshimeve nё teknologji dhe nё pёrmbajtje, ato sёrish janё administrativisht nё varёsi tё Radio Tiranёs. Zhvillimi dhe modernizimi i Radio Tiranёs, ndoshta me disa kohё vonesё, ёshtё reflektuar dhe nё katёr asetet lokale tё saj. Pёr nevoja tё zgjerimit tё transmetimeve radiofonike tё saj ka pasur nё funksionim dhe radiostacione tё tjera mё tё vogla: • Radio Hekurudha, e lokalizuar nё qytetin e Durrёsit, nё shёrbim tё shtabit tё tё rinjve vullnetarё qё punonin pёr ndёrtimin e hekurudhёs Durrёs - Elbasan. Teknikёt e Radio Tiranёs qё punuan pёr stacionin e vullnetarёve finalizuan njё fuqi 250W, qё mundёsonte dёgjimin nё Tiranё, Elbasan, Berat etj. Programi i Radio Hekurudhёs, nё valё tё mesme 474 metra, nё vjeshtёn e vitit 1947 transmetohej dy herё gjatё ditёs: nga ora 14.00 deri nё 15.15 dhe nga 49. Sipas shkresёs qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, dёrguar nga Radio Tirana, mё 17 maj 1946, seksionit tё Shtypit, Propagandёs e Kulturёs Popullore nё Gjirokastёr, Fondi Instituti i Radio Tiranёs, dosje nr. 1/1946, faqe 1. 50. Sipas shkresёs qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, dёrguar nga Radio Tirana, mё mё 22 maj 1946 seksionit tё Agjit-Propit nё komitetin ekzekutiv tё prefekturёs Korçё, Fondi Instituti i Radio Tiranёs, dosje nr. 1/1946, faqe 2.
46
Arben MUKA
ora 18.15 - 21.00. Pёr pjesёn informative ajo lidhej direkt me Radio Tiranёn, kur kjo e fundit emetonte edicionet kryesore tё lajmeve. Kohёzgjatja e Radio Hekurudhёs ishte nё mё pak se njё vit. • Radio Qyteti Stalin, e cila kishte po kёtё jetёgjatёsi, ka nisur nga transmetimet nё fillim tё vitit 1951, nё valё tё mesme 250 metra. Radio Qyteti Stalin, (Kuçova, ku ishte lokalizuar kjo radio nё atё kohё thirrej Qyteti Stalin) çdo ditё kishte tri seanca programesh: nё mёngjes ora 06.25 – 08.30, pasdite ora 14.00 – 16.00 dhe nё mbrёmje ora 18.00 -21.00. Lidhja me Radio Tiranёn ishte pjesa kryesore e programit tё pёrditshёm tё saj. • Radio Vlora, stacioni me fuqi transmetimi 250W, ka funksionuar po nё fillim tё viteve ’50, por tё dhёnat pёr funksionimin dhe pёrmbajtjen programore tё saj mungojnё nё dokumentacionin arkivor, gjithashtu edhe nё median e kohёs nuk ёshtё dhёnё informacion. Radio Tirana nё vitet e para tё çlirimit kishte dhe njё sektor mbёshtetёs, pёr propagandimin nё publik tё programeve tё saj. Me mbёshtetjen e qeverive tё vendeve ish-komuniste, autoritetet nё Shqipёri siguruan njё kontigjent qendrash zёri shoqёruar me rrjet altoparlantёsh, tё cilёt instaloheshin nё qytete apo fronte pune me numёr tё konsiderueshёm punonjёsish. Nёpёrmjet funksionimit tё tyre realizohej dёgjimi kolektiv i emisioneve tё Radio Tiranёs, duke shtuar dhe ndonjё program lokal modest me pёrmbajtje propagandistike. “Gjatё vitit 1950 janё instaluar 7 qendra zёri tё mёdha dhe 60 tё vogla, komplet me radio, amplifikator, xhiradisqe, mikrofon dhe altoparlantё”. 51) Nёse i referohemi njё shembulli, njё ndёr frontet mё tё mёdha tё punёs nё vitet e para tё çlirimit ishte Kombinati i Tekstileve “Stalin”, qё arriti deri nё 7 mijё punonjёs nё kulmin e prodhimit tё vet. Qendra e zёrit e instaluar aty, nё verёn e vitit 1951 kishte njё rrjet prej 12 altoparlantёsh tё lokalizuar nё tё gjithё territorin e Kombinatit, nga tё cilёt emetonin programet e Radio Tiranёs. Njё qendёr tjetёr e madhe zёri, po nё kryeqytet, 52) u ndёrtua nё 51. Radio Programi, nr. 1/1951, faqe 1. 52. Nё Tiranё nё vitet ’80 ishte fuqizuar qendra e zёrit edhe nё qytetin “Studenti” me mё shumё se 6 mijё banorё, studentё nga tё gjitha rrethet e vendit, tё cilёt ndiqnin studimet nё Universitetin e Tiranёs dhe ish-Institutin e Lartё tё Arteve. Altoparlantё tё vegjёl ishin tё shpёrndarё nё çdo dhomё tё konvikteve si dhe nё ambiente kolektive. Qendra administrohej nga njё strukturё qё thirrej si Kёshilli Studentor. Pёrveç lidhjeve me programet e Radio Tiranёs, njё rrjet bashkёpunёtorёsh vullnetarё aktivizoheshin pasditeve deri nё mbrёmje duke pёrgatitur emisione nё studio, nё formёn e bisedave, rubrikave me kuriozitete dhe tё reja shkencore, plotёsim tё kёrkesave muzikore dhe pёrshёndetjeve mes studentёve etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
47
mes te viteve ’60, nё Uzinёn e Traktorёve (mё pas do tё quhej Kombinati i Autotraktorёve “Enver Hoxha”), qё kishte nё pёrbёrje njё set pajisjes kineze. “Nё vitin 1970 kur nisa tё aktivizohem nё kёtё qendёr zёri dhe mё pas deri nё mbylljen e saj, nё fund tё viteve ’80, sinjali shpёrndahej nёpёrmjet njё rrjeti prej 10 altoparlantёve tё mёdhenj tё shpёrndarё nё territorin e ndёrmarrjes, plus dhe disa altoparlantёve tё tjerё mё tё vegjёl, tё vendosur nё mjedise tё brendshme. E lidhnim me Radio Tiranёn gjithё kohёn, pёrveç rasteve nё mёngjes herёt ose nё orarin e pushimit, kur lexonim komunikata ditore nga drejtoria e Kombinatit, nga organet e Partisё sё Punёs, ose pёrmblidhnim artikuj tё rёndёsishёm nga gazetat Zёri i Popullit ose Bashkimi. Produkti ynё ishte me intervista direkt nё mikrofon, ose kur realizonim kronika a radioreportazhe nga sektorё tё ndryshёm nё Kombinat”. 53) Zgjerimi i infrastrukturёs sё transmetimeve shikohej nga autoritetet, menjёherё pas çlirimit tё vendit, si pjesё e modelit politik, ideologjik dhe propagandistik nё ndёrtimin e njё rendi “demokratik tё tipit tё ri”. Ndaj dhe radioja konsiderohej si mjeti efikas pёr tё pёrcjellё nё publik idetё dhe strategjitё e kёtij rendi “tё demokracisё popullore”. Siç e pёrshkruante drejtori i Radio Tiranёs nё atё periudhё “…ajo ndihmoi shumё pёr tё bёrё akoma mё tё qartё rёndёsinё e Luftёs sonё Nacional-Çlirimtare, pёr tё thelluar urrejtjen kundёr atyre qё i shkaktuan popullit dhe vendit tonё kaq vuajtje e rrёnime, duke dhёnё njёkohёsisht njё kontribut tё vlefshёm pёr mobilizimin e tё gjitha forcave tё popullit tonё pёr rindёrtimin dhe ndёrtimin e Shqipёrisё sё re dhe duke ngritur legjitimitetin e tё drejtave, prestigjin dhe dinjitetin e vendit tonё nё botёn e jashtёme”. 54)
53. Fatmir Kotoni, intervistё dhёnё autorit, 2 shtator 2013. 54. Radio Pёrhapja, nr.1/1947, faqe 2.
48
Arben MUKA
3.2 Gazetarё “nё liri tё udhёhequr” dhe jo “nё liri tё keqkuptuar” Regjimi politik qё u ngjit nё pushtet pas çlirimit tё vendit nuk humbi asnjё minutё pёr tё ndёrtuar dhe konsoliduar “demokracinё e tipit tё ri”, ku njё nga synimet ishte pretendimi pёr zёvendёsimin e kontrollit vetёm nga lart tё aparatit tё shtetit, me kontrollin nga poshtё, nga masa, pupulli, i cili merrte tё gjitha fuqitё nё “pushtetin demokratik”. “Shtypi ynё ёshtё arma mё e mprehtё e Frontit dhe duhet tё mobilizohet i tёri pёr tё pёrkrahuar dhe pёr tё forcuar pushtetin tonё demokratik, pёr tё organizuar kontrollin e popullit kundёr çdo tendence antipopullore, konservative e reaksionare nё vendin tonё”55) - jepte direktivё e pёrditshmja Bashkimi, nё njё seri artikujsh rreth konceptit dhe projeksionit tё komunistёve nё qeverisjen e tyre. Nё kёtё kuadёr ndёrtohej dhe njё identikit pёr gazetarin qё duhej nё mbёshtetje tё procesit. “Shtypi i sotmё pёrfaqёson njё opinion publik tё formuar nga lufta e popullit vetё, pёrfaqёson njё unitet mejtimi, siç ёshtё njё front unik, Fronti N-Ç dhe del tё mbrojё interesat e kёtij uniteti popullor... ... Nё kёtё mision ay ka njё vijё veprimi tё caktuar, ka njё liri tё udhёhequr dhe jo liri tё keqkuptuar tё njё individi gazetar, qё t’a pёrdorё lirinё pas ёndjeve e ambicjeve tё tija personale”.56) “Demokracia e tipit tё ri” u investua fuqishёm pёr tё zbatuar forma e metoda tё reja nё aspektin e agjitacionit dhe propagandёs, duke e lidhur ngushtёsisht atё me konceptin e partisё-shtet. Edhe kur pёrshkruhej aktiviteti i Radio Tiranёs menjёherё pas pёrfundimit tё luftёs nuk harrohej tё theksohej se “… nё ato ditё kur nё Shqipёri binte akoma era barut, radioja filloi tё militonte si njё repart pararojё i propagandёs sё partisё. Zёri i saj i fuqishёm u bё lajmёtar i ekzistencёs sё shtetit tonё tё ri socialist, i vendosmёrisё sё popullit tonё, pёr tё mbrojtur kundrejt çdo sakrikfice fitoret e arritura me gjak.” 57) Vetё Enver Hoxha udhёzonte tёrё piramidёn e Partisё Komuniste qё tё ngriheshin seksionet e agjitacionit dhe propagandёs nё çdo nivel dhe kjo “duhet tё sjellё njё forcim tё dukshёm tё punёs politiko-ideologjike tё Partisё dhe njё lidhje mё tё ngushtё tё partisё me masat”, 58) nё njё kohё qё si nё 55. Bashkimi, 9 mars 1945, faqe 1. 56. Bashkimi, 8 shkurt 1945, faqe 3. 57. Tribuna e Gazetarit, nr 5/1977, faqe 6. 58. Partia e Punёs e Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 82.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
49
lojё fjalёsh lideri komunist e konsideronte gazetarin si tё pavarur, sepse “ka kompetenca tё plota, por ato duhet t’i zbatojё nё vijёn e Partisё” 59) dhe mё tutje kёrkonte kuptimin drejt tё kёsaj, pasi “tё mos shpjerё nё censurё”, pra ёshtё e lejueshme dhe nuk lejohet. 60) Kohё pas kohe u kristalizua dhe praktikua linja ideologjike dhe politike qё partia nuk do tё kishte lidhje me tё gjithё masat, me tё gjithё popullin. Infrastruktura mediatike e kohёs sё diktaturёs, ku pёrfshiheshin dhe transmetimet radiofonike, u vendos totalisht nё shёrbim tё mekanizmit ushqyes tё diktaturёs sё proletariatit qё ishte lufta klasore, “ne dhe ata”, ku “ ... organet tona tё shtypit, ATSH, RTV, (e kanё tё qartё se gjersa lufta e klasave vazhdon dhe ajo do tё vazhdojё gjer nё komunizёm, kur, dihet, qё siç ka thёnё shoku Enver, se shtypi ka dhe do tё ketё karakter klasor pёr deri sa nё botё tё ekzistojnё me klasa antagoniste) duke zbatuar vijёn e partisё do ta zhvillojnё kёtё luftё sa mё tё ashpёr”. 61) Gazetari nё cilindo sektor ku kontribuonte, pёrshkruhej si njё tip komisari politik, “… mund tё jetё specialist, dhe ёshtё mirё tё jetё, por nё rradhё tё parё ai ёshtё gazetar, pra njeri politik, dhe si i tillё duhet tё jetojё intensivisht me politikёn e vendit tё tij dhe me politikёn ndёrkombёtare nё çdo sektor qё 59. po aty faqe 117. 60. Nё Radio Tirana nё kohёn e diktaturёs ka funksionuar njё dhomё kontrolli, ku punonjёsit e saj kalonin nё dёgjim tё imёt tё gjitha emisionet dhe rubrikat tematike. Gjithmonё para se tё transmetohej materiali dёgjohej nga punonjёsit pёrgjegjёs nё kёtё dhomё, pёr pёrmbajtjen dhe parametrat teknikё tё cilёsisё sё zёrit, montimin, efektet etj. Dhoma kishte tё gjithё kompetencёn pёr tё bёrё vёrejtje pjesore, tё cilat duhet tё reflektoheshin me detyrim nga autorёt, ose qё tё shpallte materialin e dёgjuar si tё pavlerё, d.m.th tё patransmetueshёm. 61. Tribuna e Gazetarit, nr.4/1973, faqe 23.
50
Arben MUKA
tё punojё. Duke jetuar vetё politikisht, ai do ti shohё, dhe s’mund ti shohё ndryshe, çёshtjet nёn prizmin politik”. 62) Nё mёnyrё sistematike drejtuesit e lartё tё Komitetit Qendror tё PPSHsё nxirrnin udhёzime, vendime e lloj-lloj direktivash mbi rolin e medias dhe angazhimin e gazetarёve nё shoqёri. Dhe menjёherё ato shndёrroheshin nё programe tё detyrueshme pune, kolektive dhe individuale, shndёrroheshin si kode profesionale, jashtё tё cilave dhe kundёr tё cilave nuk mund tё imagjinohej asgjё. Nё harkun kohor 1945 -1990 nё redaksitё e Radio Tiranёs kanё punuar shumё e shumё gazetarё, redaktorё, folёs dhe bashkёpunёtorё tё jashtёm, krijues dhe realizues veprash historike, artistike etj., tё cilёt qё nё ditёn e parё tё punёs e nё vijim njihnin dhe zbatonin orientimet nga partia-shtet. Kush ka tentuar apo ka shkuar mё tej duke i nёnvlerёsuar, ose mё keq akoma, duke i kritikuar e kundёrshtuar direktivat – si tё thuash ishte kundёr vijёs sё partisё dhe luftёs sё klasave - e ka paguar shumё shtrenjtё. Ky nuk ёshtё qёndrim ose vlerёsim nihilist pёr kontributin konkret tё mijёra punonjёsve nё kёtё institucion, por ёshtё thjesht njё shpjegim pёr linjёn editoriale, qasjen ideologjike dhe politike tё Radio Tiranёs nё kohёn e diktaturёs. “Shinat” ku e mbajti regjimi komunist Radio Tiranёn dhe 4 stacionet lokale nё varёsi tё saj, e bёnё produktin e tyre thellёsisht propagandistik, duke zbehur, pse jo, duke goditur nё kёtё mёnyrё pasionin dhe profesionalizmin e shumё protagonistёve qё punuan pёr vite nё redaksi tё ndryshme tё kёtij institucioni; duke frymёzuar skematizmin dhe unitetin e mendimit, qё ishte pengues pёr njё pjesё tё punonjёsve, por ishte dhe stimul dhe dhuratё karriere pёr njё shpurё servilёsh, mediokrish komformistё, 62. Tribuna e Gazetarit, nr. 10-11/1966, faqe 5.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
51
njerёz qё vegjetuan, qё erdhёn rioshё dhe u larguan me thinja nga Radio Tirana, pa pasur asnjё lidhje me gazetarinё radiofonike, aq sa kolegёt nuk kujtonin asgjё kur u pensionuan, veç numrit tё viteve tё punёs - ky ishte kontigjent i preferuar dhe i disa herё dekoruar nga sistemi, besnikё tё sekretarёve dhe aktivistёve tё partisё-shtet. Dekadё pas dekade Radio Tirana, apo bijёzat e saj nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs u forcuan nga pikёpamja teknologjike, zgjeruan zonёn e mbulimit me sinjal nё çdo cep tё Shqipёrisё, shtuan orёt dhe kanalet e transmetimit, rritёn numerikisht ekipet e gazetarёve, redaktorёve, folёsve, krijuesve dhe personelit mbёshtetёs e administrativ, por ajo qё mbeti e pandryshuar nё kёtё periudhё ishte pёrmbajtja e produktit, qё nё tё gjitha format qё prezantohej, mbeti nёn kontroll ideologjik dhe politik, pa lёvizuar nga aspektet tabu dhe tё panegociushme qё lidheshin me partishmёrinё dhe frymёn revolucionare tё masave (varёsia totale nga patia-shtet). “Dёgjuesit kёrkojnё nga Radio Tirana emisione gjithnjё e mё tё mira, me pёrmbajtje tё thellё politike, ideologjike dhe artistike.” 63)
3.3 Larushia tematike dhe konceptet propagandistike nё lёvrimin e formateve informative Nё fillim tё viteve ’70 Radio Tirana ishte 17 orё e gjysmё nё transmetim. “Gjatё njё jave transmetonte mё shumё se 75 emisione letraro – artistike, shoqёrore, kulturore, ekonomike etj. Nё qoftё se do tё shpreheshim nё pёrqindje do tё thoshim: tё folura nё ditё rreth 35 pёrqind dhe muzikё rreth 65 pёrqind.” 64) Shikuar nga mbulimi tematik, programacioni nuk linte asnjё aspekt jetёsor pa trajtuar; fёmijёt, rininё, gratё, ushtarёt, shёndetёsinё, arsimin, ekonominё, bujqёsinё, sportin, kulturёn; kishte emisione qё rezistuan nё kohё, si “Teatri nё mikrofon”, “Heroizmi i popullit tonё nё shekuj”, “Program me muzikё sipas kёrkesave tё dёgjuesve” (me muzikё tё lehtё ose popullore),”Familja, shkolla, shoqёria”, “Fjala jonё pёr letёrsinё dhe artet”, “Gruaja e ditёve tona” etj. Pёrmbajtja tematike kishte dhe specifika, si rasti i Radio Shkodrёs pёr shembull, qё mbulonte me sinjal njё zonё, nё radhёt e popullatёs sё tё cilёs, ruhej ndjenja e besimit fetar edhe pasi me urdhёr tё partisё-shtet forcёrisht 63. Tribuna e Gazetarit, nr. 18/1968, faqe 7. 64. Tribuna e Gazetarit, nr. 4/1972, faqe 36.
52
Arben MUKA
Magnetofon tip UHER i ekspozuar nё muzeun e RTSH-sё, qё ёshtё pёrdorur nga reporterёt e redaksisё sё informacionit nё Radio Tirana.
u mbyllёn institucionet e kultit nё tё gjithё vendin. Pёr dёgjuesit shkodranё dhe ata nё zonat pёrreth, radio transmetonte fillimisht emisionin “Shkenca dhe feja”, por mё pas u rritёn dozat kritike nё njё program tjetёr radiofonik titulluar “Roli reaksionar i fesё”. Pas njё kohe, pёr ta masivizuar diksutimin, nisi nё njё format tё ri emisioni “Origjina e paragjykimeve fetare”. Transmetimet radiofonike krahas objektivit teknik pёr tё pёrhapur sinjalin nё çdo skaj tё vendit, nё çdo familje dhe kolektiv punonjёsish e institucione, orientohej qё nё aspektin e pёrmbajtjes tё siguronte larmi tematike, pёr tё mbёrthyer tё gjitha grupmoshat, tё gjitha shtresimet sociale tё ndarё sipas arsimimit, edukimit, gjinisё, pozicionit gjeografik etj. Duke mos lёnё askёnd jashtё fluksit agjitativ dhe propagandistik tё kohёs, udhёzimit dhe direktivёs sё partisё-shtet. Pёr pasurimin tematik rol kanё luajtur bashkёpunёtorёt vullnetarё, qё konsideroheshin si njerёz qё sillnin mё pranё redaksive problematikёn jetёsore, duke forcuar frymёn militante tё medias. 65) Nё anёn tjetёr kohё pas 65. Nxitje pёr afrimin e sa mё shumё korrespondentёve vullnetarё nё media ka qenё letra e Enver Hoxhёs, nё shkurt 1967 “Ёshtё nder i madh tё jesh korrespondent vullnetar i shtypit dhe i radios”, tё cilёn e dёrgoi si pёrgjigje pёr njё letёr qё kishte marrё nga njё grup korrespondentёsh tё njё kooperative bujqёsore nё rrethin e Lushnjёs. Duke i dhёnё hapёsirёn dhe pompozitetin mё tё madh tё mundshёm nё median e kohёs, ky letёrkёmbim u shndёrrua nё njё plan pune pёr tё gjithё infrastrukturёn mediatike, pёrfshi dhe transmetimet radiofonike, pёr tё afruar sa mё shumё bashkёpunёtorё dhe korrespondentё vullnetarё nga rajone tё ndryshme tё vendit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
53
kohe, ashtu si punonjёsit e medias nё tёrёsi, dhe ata tё radiove kanё qenё tё detyruar tё bёjnё stazhe prodhuese, vajtje nё periudha tё ndryshme kohore nё fshatra dhe provinca, si periudha “tё pasurimit ideor” dhe “kalitjes me frymёn e klasёs punёtore dhe kooperativiste”. Nё kёtё agjendё “tё zbritjes nё bazё”, anёtarё tё stafit tё Radio Tiranёs kanё pasur dhe njё destinacion mbёshtetёs pёr 4 stacionet lokale, duke iu bashkuar redaksive tё atjeshme me qёllimin e kontributit me realizimin e materialeve dhe shkёmbimit tё eksperiencёs nё afate disamujore. Sa i takon formateve tё informimit, nё pjesёn e folur tё transmetimeve radiofonike, ato kanё ardhur duke u shtuar nё varёsi dhe tё kushteve qё ofronte teknika nё studio dhe jashtё saj. Nёse deri nё fillim tё viteve ’50 gjithçka bёhej kryesisht direkt nё mikrofon, nёpёrmjet leximit tё lajmeve, komunkatave, njoftimeve, tё bisedave dhe konferencave nё studio, mё pas kur u siguruan regjistruesit e parё nga Bashkimi Sovjetik, nisi pёrgatitja e materialeve pёrpara se tё transmetoheshin, si dhe u krijuan kushtet pёr mё shumё programe qё arkivoheshin dhe ritransmetoheshin. Njё dekadё mё pas u siguruan dhe mё shumё magnetofonё personalё pёr reporterёt e terrenit. Mbёrritёn UHER-ёt gjermanё, tё cilёt kishin dhe opcionin e punёs me bateri dhe peshonin shumё mё pak nё krahasim me aparatet regjistrues qё ishin pёrdorur mё herёt, 4.5kg 66) “Shtimi i numrit tё magnetofonёve nё pёrdorim ka qenё mjaft stimulues pёr realizmin e formateve tё ndryshme nё radio. Nga fundi i viteve ‘60 dhe nё vijim patёm mundёsi qё tё realizonim kronika, reportazhe, radioportrete, mbi tё gjitha kishim mundёsinё tё merrnim intervista nё terren, tё cilat mё pas i pёrfshinim si tё tilla nё transmetim. Kjo e dinamizoi shumё pjesёn e folur tё Radio Tiranёs, e bёri mё tёrheqёse atё pёr dёgjuesin”. 67) Karakteristikё ishte realizimi i materialeve tё gjata nё kohё, tё cilat ishin nё sinkron me pёrmbajtjen propagandistike. Ja se si pёrshkruhej realizimi 66. Nё vitet 1983- 1986, gjatё kohёs sё studimeve universitare, nё bashkёpunimet e mia me Radio Tiranёn kam pёrdorur nё pёrgatitjen e kronikave, intervistave dhe radioreportazheve magnetofonin tip UHER me shirit. I rёndё nё peshё, por i thjeshtё nё pёrdorim, ai siguronte njё cilёsi regjistrimi shumё tё mirё. Dhjetё vite mё vonё, kur u riktheva nё Radio Tirana pёr tё punuar si reporter profesionist, nё departamentin e lajmeve, UHER-ёt i kishin mbledhur nё magazinё dhe nё pёrdorim ishin regjistruesit me kaseta SONY, mё tё lehtё nё peshё dhe mё tё manovrueshёm nё terren dhe nё studio. Mikrofoni, kufjet dhe aksesorёt e tjerё ndihmonin nё regjistrim cilёsor nё çdo rrethanё. Ata ishin nё pёrdorim pak vjet, sepse u zёvendёsuan nga minidisqet profesionalё, me tё cilёt jo vetёm regjistroje perfekt zёra dhe efekte, por tё lejonin tё bёje paraeditim tё materialeve, pёrpara se tё mbёrrije nё redaksi. 67. Agron Çobani, intervistё dhёnё autorit, 14 shtator 2007.
54
Arben MUKA
i radiokronikёs nё fillim tё viteve ’80 te Tribuna e Gazetarit, revistё e fokusuar nё problemet profesionale dhe aktivitetin e punonjёsve tё medias. “Radiokronika kohёn e zgjatjes sё saj e ka relativisht tё kufizuar. Maksimumet e saj arrijnё deri nё 15-20 minuta. Mё e zakonshmja zgjat 5 deri 10 minuta. Mund tё jetё edhe mё e shkurtёr, por kёtu kёrkohet njё punё mё e madhe, me fjali tё ngjeshura e mendim tё saktё, me pyetje e pёrgjigje flakё pёr flakё, deri nё pёrdorimin e shprehjeve pohuese e mohuese.... Si nё çdo krijimtari edhe nё radiokronikё duhet tё ketё qёndrim emocional tё autorit”.68) Tjetёr karakteristikё e lёndёs tematike ishte pasqyrimi i jehonёs sё eventeve politike dhe iniciativave tё partisё-shtet. Para, gjatё dhe pas zhvillimit tё njё kongresi tё PPSH-sё, pas ndonjё fjalimi nё Byronё Politike nga Enver Hoxha (pas prillit tё vitit 1985 nga Ramiz Alia), tё pleniumeve apo konferencave, pas çdo dalldije tё forumeve komuniste, nisme ose lёvizjeje – pёrmbajtjet e programeve tematike duhet tё kishin referenca me to, qoftё dhe me pak radhё, sa pёr tё kujtuar dёgjuesit se “gjithçka kemi pasur, kemi dhe do tё kemi janё falё kujdesit dhe punёs sё Partisё”. Se ky kongres, a ky plenium ёshtё “burim frymёzimi dhe orientim nё rrugёn tonё tё lavdishme” etj., etj.
3.4 Fondi arkivor i Radio Tiranёs, njё memorie qё bjerret dita-ditёs Muzika, nё tё gjitha zhanret e saj, ka qenё njё komponent shumё i rёndёsishёm i transmetimeve radiofonike nё kohёn e diktaturёs. Nё synimin e saj natyral pёr argёtim dhe zbavitje, plus dhe kёrkesave nё pёrmbajtjen e saj pёr edukim revolucionar, dashuri dhe besnikёri ndaj udhёheqjes sё partisё-shet, nё pёrgjithёsi pёr vlerat e rendit socialist qё ndёrtonte atё kohё Shqipёria. Qё nё rinisjen e punёs sё Radio Tiranёs, pas çlirimit, orientimet ishin qё fondi muzikor tё ishte nё natyrёn e frymёs militante. Pas incizimit tё kёngёve tё luftёs dhe tё punёs mbi disqet me kёngё italiane, qё pёrmendёm mё herёt, fondi i Radio Tiranёs u pasurua me mbёshtetjen e vendeve mike tё ish-lindjes komuniste. “Pёr t’iu pёrgjigj pёrdorimit tё madh tё muzikёs me karater revolucionar, diskoteka e RadioTiranёs pasurohet gjithnjё me disqe tё reja tё ardhura nga Bashkimi Sovjektik, nga Jugosllavia 68. Tribuna e Gazetarit, nr. 1/1981, faqe 16.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
55
dhe Çekosllavakia”. 69) Nё marrёveshjet e bashkёpunimit qё Radio Tirana vendosi me homologet e saj shtetёrore nga vendet e demokracive popullore, krahas pajisjeve e materialeve propagandistike pёrfitoi dhe inventar muzikor, qё nё pjesёn mё tё madhe nuk u arrit as tё hapej nga arkat ose pakot e importit. Ishte e kuptueshme qё kёrkesat dhe nevojat mё tё mёdha ishin pёr muzikёn shqiptare, e cila fillimisht erdhi nё Radio Tirana nga organizimi i koncerteve tё drejtpёrdrejtё nё studio, para mikrofonit, i grupeve nga krahina tё ndryshme tё vendit. Regjistrimet e para bёheshin nё kushte tё mundimshme, nё disqet prej deçiliti tё importuara, kurse mё pas ato bёheshin nё shirit, po tё importuar, njё mёnyrё kjo qё mbeti mbisunduese nё studiot e Radio Tiranёs, si dhe katёr stacioneve lokale nё varёsi tё saj, deri nё fund tё viteve ’90. Njё pjesё e dhuratave nga vendet e tjera qё ishte nё disqe gramafoni, kryesisht muzikё klasike e autorёve tё mёdhenj, u arrit tё hidhej nё shirita, si mёnyra pёr t’i pёrdorur nё programet qё transmetonte Radio Tirana. Nё fonotekёn e Radio Tiranёs zёrave tё çmuar tё Tefta Tashko Koços, Kristaq Antoniut, Maria Krajёs etj., iu shtuan dhe ato tё shumё e shumё kёngёtarёve tё tjerё nga rrethe tё ndryshme tё vendit, interpretime tё muzikёs popullore dhe asaj tё lehtё, koncerteve tё formateve tё ndryshme me muzikё klasike etj. Njё nga burimet kryesore tё pasurimit tё fonotekёs sё Radio Tiranёs nisi nё fillim tё viteve ’60, me Festivalin e Kёngёs nё Radio (qё mё pas me hapjen e televizionit vijoi dhe vijon ende tё quhet si Festivali i Kёngёs nё Radiotelevizion) njё garё mes kёngёtarёve dhe krijuesve mё tё mirё tё 69. Radio Pёrhapja, nr.1/1947, faqe 7.
56
Arben MUKA
vendit. Nё krijimtarinё muzikore, pёrveç repertorit tё autorёve klasikё, pjesa tjetёr e krijimtarisё ishte nёn trysninё e ideologjizimit dhe politizimit, ku pёr anёn muzikore nuk preferoheshin ritme qё ishin “ndikime nga arti borgjez dhe revisionist”; gjestikulacioni i kёngёtarit duhej tё ishte sa mё “serioz”, dhe “i pёrmbajtur”; nё tekstet e kёngёve imponohej pёrfshirja e frymёs revolucionare, optimizmit tё ndёrtimit tё socializmit, partishmёria dhe dashuria e fortё dhe e pazёvendёsueshme pёr Partinё, Enver Hoxhёn dhe udhёheqjen e lartё komuniste etj., etj. Njёherё ndodhi qё njё festival i shpёtoi disa prej klisheve (Festivali i 11tё i Kёngёs nё Radiotelevizion qё u zhvillua nё fund tё vitit 1972) dhe mbi institucionin, drejtuesit, pjesёmarrёsit nё atё veprimtari ranё gjithё mallkimet e mundshme politike, ndaj organizatorёve, nisi persekucioni nё disa nivele. Qёndrimi qё ka mbajtur PPSH dhe Enver Hoxha ndaj Festivalit tё 11-tё nё Radiotelevizion ka qenё njё indikator qё regjimi komunist nuk ka dashur tё tolerojё nё asnjё aspekt tё krijimtarisё artistike, duke operuar si dhe nё fushat e tjera me dorё tё hekurt dhe duke forcuar mё shumё infrastrukturёn e censurёs nё çdo cep tё institucioneve kulturore. Njё aset kryesor, qё njёkohёsisht ishte dhe burim pёr pasurimin e fonotekёs sё Radio Tiranёs ka qenё orkestra e saj, e cila nё periudhёn qё shqyrtojmё, ka qenё njё formacion me pёrbёrje elitare, me nje agjendё koncertale tё ngjeshur nё çdo vit. Duke qenё deri nё fillim tё viteve ’90 i vetmi vend ku mund tё regjistrohej çdo vepёr muzikore (nё kёtё drejtim 4 radiot lokale kanё qenё modeste nё kapacitete) Radio Tirana ka krijuar njё fond tё jashtёzakonshёm, qё ёshtё pronё dhe pasuri e saj. Nga llogaritje tё parafёrta mendohet se janё tё paktёn 80 mijё kёngё dhe pjesё muzikore, tё arkivuara prej vitit 1938 e deri mё sot. Fondi muzikor 70) ruhet nё dy salla, tё cilat sё bashku janё mbi 800 metra katrorё sipёrfaqe (njёra ka pjesёn e shfrytёzueshme tё arkivit pёr transmetimet dhe tjera, qё thirret “fondi i artё”, nё madhёsi rreth 500 metra katrore ka tё depozituar kopjen origjinale tё kёngёve). Nё njё gjykim tё ftohtё, kupton se jo gjithçka qё ndodhet nё ato dy salla ka dobi pёr momentin a pёr kohёt qё vijnё. Por sipas gazetarёve dhe redaktorёve tё vjetёr nё Radio Tirana, mbi 70 pёrqind e fondit ka vlerё arkivore, konsiderohet si njё pasuri kombёtare. 70. Radio Tirana po nё katin e saj pёrdhes ka dhe njё sallё tё arkivit tё folur, qё ёshtё thuajse nё tё njёjtat kushte si arkivi muzikor.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
57
Pёr fat tё keq ajo nuk ёshtё konsideruar dhe ende nuk po konsiderohet nga drejtuesit e institucionit si e tillё. Ruajtja ёshtё nё kushte mjerane, pa siguruar parametrat e temperaturёs, sё lagёshtisё sё ajrit, ndriçimit etj. Falё cilёsisё sё shiritit dhe kutive qё janё ambalazhuar, dёmet janё minimizuar, por çdo ditё qё kalon ёshtё njё rrezik pёr arkivin muzikor tё Radio Tiranёs. Sikundёr dhe raste tё ngjashme nga vende tё tjera digjitalizimi ёshtё shpёtim nё kuptimin fizik tё inventarit, por dhe dobishmёri nё lehtёsitё qё ka pёrdorimi nё programe tё ndryshme qё transmetohen. Nё Shqipёri janё digjitalizuar arkivat e Kinostudios, tё Universitetit tё Arteve dhe Institutit tё Folklorit – ky ёshtё njё hap shumё pozitiv – por askush nuk thotё se kur do tё bёhet kjo pёr Radio Tiranёn. “Digjitalizimi i arkivit tё Radio Tiranёs, muzikёs, apo programeve tё folura nuk mund tё konceptohet thjesht si kalim nga shiriti nё CD, apo nё formate tё tjera elektronike. Ky ёshtё njё proces qё duhet tё jetё pёrpunues, ose e thёnё mё mirё restaurues. Kur them kёtё nuk kam parasyh zbukurimin dhe ikjen nga origjinali pёr modifikim komercial. Jo. Me kёtё kuptoj nevojёn e pastrimit tё regjistrimeve nga zhurmat, frushiot, kёrcitjet dhe tё tjera papastёrti qё janё nё origjinal, ose janё shkaktuar nga kushtet jo tё pёrshtatshme tё arkivimit. Nё funksion tё kёsaj prezente duhet tё jenё dhe redaktorё, ose ekspertё tё muzikёs dhe zhanreve tё saj.71) “Mbretёria” e zёrave dhe tingujve nё 75 vjet aktivitet tё kёtij institucioni, nuk duhet t’i lihet “mbretёrisё” sё merimangave dhe akrepave qё kanё sulmuar nё kushtet e errёsirёs dhe lagёshtirёs raftet e ndёrtuara e rinovuara tё paktёn rreth 40 vite mё parё.
71. Spiro Konduri, intervistё dhёnё autorit, 4 gusht 2013.
KAPITULLI I KATЁRT Radio Tirana pёrhapёse e ideve tё internacionalizmit proletar dhe ushqim ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste
N
jё nga pistat themelore ku lёvizte produkti i Radio Tiranёs ka qenё transmetimi i programeve nё gjuhё tё huaj, pёr t’u dёgjuar nё vende tё ndryshme tё botёs, si dhe emisione tё posaçme nё gjuhёn shqipe pёr bashkёatdhetarёt me banim nё rajon a nё pjesё tё tjera tё globit. Nёse partia-shtet vazhdimisht kujdesej pёr shtrirjen e sinjalit nё çdo skaj brenda territorit tё Shqipёrisё, paralelisht tregonte interes pёr fuqizimin e zёrit jashtё kufijve, pёr rritjen e numrit tё gjuhёve tё huaja nё tё cilat emetoheshin programet e Radio Tiranёs. Ky ishte njё objektiv “grep” pёr tё afruar sa mё tepёr miq e dashamirёs tё Shqipёrisё, tё apelonte rreth kauzёs sё marksizёm-leninizmit, duke mbёshtetur shpёrndarjen e ideve tё internacionalizmit proletar. Nё njё vend qё konsiderohej nga klika komuniste nё fuqi si “fanar ndriçues nё botё” me pretendimin se pёrhapte nё eter zёrin “e lirisё dhe tё vёrtetёs”. Propaganda zyrtare, pjesё e sё cilёs ishin dhe transmetimet radiofonike, gjёmonte pёr tё bёrё dhe punёn e “zhurmuesit” pёr impaktin e radiostacioneve perёndimore, tёrёsisht si nё kushte lufte, pёr tё amortizuar nё maksimum jehonёn e tyre, si pjesё e njё procesi “shplarje truri” jo vetёm pёr popullatёn nё Shqipёri, por dhe pёr individё e grupe majtiste qё pёrjetonin me emocion e admirim eksperimentet e socializmit ngadhnjimtar qё kishte si pikёmbёrritje finale komunizmin.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
59
Dёgjues tё Radio Tiranёs nё gjuhё tё huaj nuk ishin vetёm ata qё besonin ideologjikisht dhe politikisht te socializmi dhe marksizёm-leninizmi, por kishte dhe ndjekёs kuriozё, tё cilёt kishin hasur buletine lajmesh dhe komente mbi zhvillimet ndёrkombёtare krejt tё ndryshme nga fluksi informativ e analitik nё shtetin e tyre, sikundёr njё pjesё e dёgjuesve ishin thjesht tё apasionuar tё “tё notuarit” nё transmetimet nё valё tё shkurtёra. Deri nё ditёt e fundit qё ishte nё pushtet Partia e Punёs sё Shqipёrisё, pavarёsisht se u ndje dhe u provua qё ekonomia kishte marrё tatёpjetёn e, qё shqiptarёt varfёroheshin çdo ditё e mё shumё- pavarёsisht kёsaj- “vitrina” propagandistike zanore nuk pushonte sё treguari pёr botёn mbarё mbi lumturinё dhe begatinё e vendit nga njera anё dhe rraskapitjen dhe mjerimin total tё rendit kapitalist qё ishte buzё greminёs… Mes tonelatave tё publikimeve propagandistike, librave tё Enver Hoxhёs tё pёrkthyera nё disa gjuhё tё huaja, broshurave dhe revistave shumёngjyrёshe qё eksportoheshin nё pjesё tё ndryshme tё rruzullit, Radio Tirana me transmetimet e saj ka pasur njё rol parёsor nё kёtё drejtim.
4.1 Imitimi i modeleve lindore dhe pragmatizmi nё bashkёpunimin me radiot partnere “Nё emisionet e drejtuara vendeve kapitaliste duhet tё demaskohet vazhdimisht politika e imperializmit amerikan e shёrbёtorёve tё tij kundёr kampit demokratik nё pёrgjithёsi dhe kundёr vendit tonё nё veçanti, t’u jepet pёrgjigja e duhur gёnjeshtrave e shpifjeve tё shtypit dhe radiove kapitaliste kundёr vendit tonё. Tё tregohen njёkohёsisht pёrparimet qё bёn vendi ynё nёn udhёheqjen e Partisё sё Punёs.” 72) Ky ka qenё orientimi qё jepte nё prill tё vitit 1949 pёr redaksinё e jashtme tё Radio Tiranёs, Komiteti Qendror i PPSH. Nё kёtё periudhё marrёdhёniet mё tё ngushta ishin me Bashkimin Sovjetik, Bullgarinё dhe Hungarinё, kryesisht nё qarkullimin e disqeve tё magnetofonёve, furnizim tё ndёrsjellё materialesh propagandistike pёr radiopёrhapjen, huazim emisionesh mes vendeve qё nёnshkruanin marrёveshje etj. 73) Mungon nё kёtё partneritet Jugosllavia, si pasojё e 72. Partia e Punёs sё Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 93-94. 73. Bazuar nё relacionin mbi aktivitetin e zyrёs sё marrёdhёnieve me jashtё pёr vitin 1949 pёrpiluar mё 7 janar 1950 (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi i Radiotelevizionit, nr. 509, Dosja 2.)
60
Arben MUKA
Radio Tirana mbёshtetej nё pajisjen teknike nga vendet e ish-Lindjes komuniste.
prishjes sё marrёdhёnieve mes dy shteteve njё vit mё parё. Ndonёse nё vitet 1945 -1948 Radio Tirana ishte shumё pёrfituese nga ky vend, nё eksperiencё teknike dhe teknologjike, nё pajisje e aparatura, kёmbime programesh mes dy shteteve, material arkivor etj. Njё nga emisionet e rregullta qё transmetohej nё kohёn e vёllazёrisё shqiptaro-jugosllave ishte audiometoda e mёsimit nё gjuhёn serbo-kroate. Konjuktura e politikёs ndёrkombёtare qё ndoqi Enver Hoxha pas vitit 1948, orientoi transmetimet radiofonike drejt njё partneri tjetёr favorit, Bashkimit Sovjetik. Ashtu si nё fusha tё tjera “dora sovjetike” u ndje nё forcimin infrastrukturor tё Radio Tiranёs, ku njё ndёr kryesorёt ka qenё pёrfundimi nё mars tё vitit 1952 tё radiostacionit tё Kasharit, fuqia e tё cilit arriti nё 50KW, qё solli forcimin e sinjalit deri nё Shkodёr dhe nё Gjirokastёr. Prej Bashkimit Sovjetik nuk erdhёn thjesht aparatura pёr regjistrimin dhe transmetimin, delegacione teknikёsh dhe profesionistёsh, por erdhi metodologjia e funksionimit tё radios, stili i tё bёrit gazetari pёr mikrofonin, arti i tё folurit, programimi ditor e javor, llojet e formave tё kontributeve informative, argёtuese etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
61
Radio Moska, menaxhimi, gazetarёt dhe folёsit e saj shikoheshin me admirim dhe si pikёmbёrritje profesionale nga stafi i Radio Tiranёs dhe 4 stacioneve lokale tё saj. Vizitat e ndёrsjella tё ekipeve tё gazetarёve, teknikёve dhe zyrtarёve ishin intensive, pёrfshirё dhe kualifikime tё personelit shqiptar nё afate tё ndryshme kohore nё Bashkimin Sovjetik. Tek ky vend Shqipёria gjeti “engjёllin mbrojtjёs’’ nё pёrfaqёsimin e saj nё sistemin ndёrkombёtar pёr transmetimet radiofonike. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore operonin dy grupime ndёrkombёtare nё kёtё fushё, Organizata Ndёrkombёtare e Radiopёrhapjes OIR, dhe Unioni Ndёrkombёtar i Radiopёrhapjes UIR, (themeluar qё para Luftёs). Pёr shkaqe politike dhe ideologjike Shqipёria e braktisi UIR-in pёr tё qenё pjesёtare nё OIR. Nga 26 vende qё ishin themeluese tё OIR nё vitin 1946, njё pjesё e tyre u larguan pёr tё aderuar nё grupimin tjetёr me qendёr nё Gjenevё. Dy organizatat ishin treguesi i luftёs sё ftohtё, mes vendeve tё ashtuquajtura “demokraci popullore’ dhe vendeve pёrendimore. Por Tirana zyrtare nё fillim tё viteve ‘60 po orientohej ndryshe nё kursin politik, duke iu larguar sovjetikёve dhe duke u afruar me kinezёt e Mao Ce Dunit. Tashmё eksperiencat nё lёmin e transmetimeve radiofonike ndaheshin me shokёt kinezё, tё cilёt veç radios kanё asistuar dhe televizionin shtetёror. Ndihma e palёs kineze ka qenё e jashtёzakonshme nё zgjerimin dhe modernizimin e dy blloqeve tё antenave transmetuese nё stacionet e Fllakёs dhe Cёrrikut, por dhe nё Malin e Dajtit, nё periferi tё kryeqytetit, struktura tё fuqishme qё ndikuan nё amplifikimin e sinjalit nё valё tё shkurtёra dhe tё mesme. Prishja e marrёdhёnieve politike mes Shqipёrisё dhe Kinёs, krijoi njё boshllёk nё suportin e plotёsimit tё nevojave pёr teknikё e teknologji nё transmetimet radiofonike. Era e qёndresёs dhe ndёrtimit tё socializmit “me forcat tona”, si kundёrpeshё e “armiqve dhe sabotatorёve” dhe atyre qё “e tradhtuan marksizёm-leninizmin” ndikoi shumё nё funksionalitetin e Radio Tiranёs dhe 4 radiot lokale nё varёsi tё saj. “Nga mesi i viteve ’80 mё shumё nisёn tё bёhen riparime dhe adaptime tё aparaturave dhe pajisjeve regjistruese e transmetuese, ndёrkohё qё blerjet nga importi ishin shumё tё pakta, vetёm pёr raste emergjente. Edhe pajisjet personale pёr gazetarёt nuk po zёvendёsoheshin pёr shkak tё amortizimit. Listat e porosive qё hartonte kohё pas kohe sektori inxhiniero-teknik nё RTSH nuk merrnin pёrgjigje. Nёn zё thuhej se blerjet nё tregjet perёndimore ishin tё papёrballueshme.
62
Arben MUKA
Problemet serioze ekonomike dhe financiare, me tё cilat pёrballej Shqipёria, i kishin spostuar nevojat pёr transmetimet radiofonike”. 74) Punonjёsit e sektorit tё teknikёs kujtojnё se nё periudhat e Festivaleve tё Kёngёs qё organizonte Radiotelevizioni kishte shpresa pёr ndonjё furnizim tё ri nё pajisje pёr studio ose pёr pajisjet personale tё gazetarёve. Drejtuesit e institucionit vetёm nё kёtё event “e hapnin thesin” dhe firmosnin blerje tё reja, qё pasi pёrdoreshin nё ditёt e konkurrimit muzikor, kalonin nё inventarin e aktivitetit tё pёrditshёm tё transmetimeve tё Radio Tiranёs.
4.2 Misioni pёr pёrhapjen nё tё gjithё botёn i zёrit “tё lirisё dhe tё vёrtetёs” Nёse nё janar tё vitit 1945 Radio Tirana transmetonte njё orё e gjysmё programe nё ditё, nё 5 gjuhё tё huaja (frёngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, italisht dhe greqisht), nё vitin 1988 kohёzgjatja e programit shkoi nё 83 orё pёr çdo ditё nё 21 gjuhё (italisht, frёngjisht, anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht, polonisht, çekisht, bullgarisht, hungarisht, greqisht, indonezisht, gjermanisht, suedisht, persisht, danisht, portugalisht, etj.) 75) Pёrkthyes, redaktorё, njё pjesё e tё cilёve shtetas tё huaj me bindje majtiste, gazetarё dhe folёs pёrgatisnin programe informative argёtuese duke iu drejtuar nё gjuhёn e tyre popujve nё tё 5 kontinentet. Nё fillim tё viteve ’80 stafi pёr radion e jashtme, ku pёrfshiheshin sektori i gjuhёve dhe ai pёr bashkёatdhetarёt ishte me rreth 110 vetё. Ky pёrqendrim i madh i burimeve njerёzore, ku nё shumicёn e programeve tё gjuhёve tё huaja punonin pёr secilin nga tre pёrkthyes, ishte nё sinkron me pёrjetimin e ёndrrёs sё njё Shqipёrie “qendёr e botёs”, nё njё proces komunikimi me njё drejtim, “flas, por nuk dёgjoj”. Nga njёra anё nё pёrpjekje pёr ta izoluar vendin nga fluksi i informacionit qё vinte nga jashtё kufijve, nga ana tjetёr pёr tё luajtur rolin e “altoparlantit” ndёrkombёtar, pёr tё treguar sukseset e socializmit shqiptar dhe rrёnimin dita-ditёs tё kapitalizmit borgjezo-revisionist. 74. Spiro Konduri, intervistё dhёnё autorit, 4 gusht 2013. 75. Pas vitit 1951 emisione nё gjuhё tё huaj nisёn tё transmetonin dhe stacione lokale, nё varёsi tё specifikёs gjeografike, p.sh., Radio Gjirokastra pёrfshiu njё program nё greqisht, Radio Shkodra nё serbo-kroatisht dhe pёr aq kohё sa ekzistoi Radio Vlora, emetoi njё program nё gjuhёn italiane.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
63
Nё njё artikull tё revistёs Radio Pёrhapja, tё korrikut 1967, konfigurohej fokusi dhe qёllimet e transmetimeve tё programeve nё gjuhё tё ndryshme, ku, sё pari, synohej pёr tё njohur dёgjuesit nё mbarё botёn “me historinё dhe kulturёn e popullit shqiptar, me traditat e tij luftarake dhe politike me transformimet e mёdha qё janё bёrё nё vendin tonё gjatё vjetёve tё pushtetit popullor dhe me fitoret e gjthёanshme nё rrugёn pёr ndёrtimin e socializmit”.76) Tjetёr objektiv ka qenё qё kёto programe tё pasqyronin “politikёn e jashtme parimore tё partisё dhe qeverisё sonё dhe luftёn e tyre tё vendosur kundёr imperializmit amerikan, reaksionit dhe revizionistёve hrushovianё e pasonjёsve tё tyre”. 77) Pas prishjes sё Shqipёrisё me Kinёn nё listёn e armiqve qё godiste Radio Tirana ishte dhe socialimperializmi kinez. Dhe e treta ishte qё me programet nё gjuhё tё huaj tё mbёshtetej lufta “nacional çlirimtare e revolucionare e popujve tё shtypur, kundёr imperializmit, kolonializmit dhe neokolonializmit, luftёn e klasёs punёtore kundёr shtypjes dhe shfrytёzimit tё borgjezisё kapitaliste dhe veprimtarinё e partive, grupeve dhe lёvizjeve marksite-leniniste kudo nё botё”. 78) Pёrmbajtja e emisioneve nё gjuhёt e huaja pёrgatitej nё versionin shqip nga njё ekip gazetarёsh dhe redaktorёsh brenda radios sё jashtme. Lёnda 76. Radio Pёrhapja, nr. 1/1967, faqe 11. 77. po aty 78. po aty
64
Arben MUKA
shpёrndahej pёr t’u pёrkthyer dhe finalizuar nё versionin audio pёr secilёn gjuhё. Pёr disa prej emisioneve qё destinoheshin pёr zonёn e Afrikёs apo Amerikёs Latine kishte specifika nё rubrikat e emisionit. “Njё emision 30 minutёsh nё gjuhёn e huaj kishte njё strukturim tё tillё: njё bllok lajmesh, nga vendi dhe ndёrkombёtare; njё material i zgjeruar mbi zhvillimet nё Shqipёri, ku trajtoheshin tema nga historia, etnografia, arkeologjia, gjeografia, kultura etj., tё cilat nё formёn e reportazheve, intervistave a kronikave pёrfshihesin nё rubrika tё ndryshme nё ditёt e javёs; njё koment ose shёnim politik i ditёs, kryesisht mbi zhvillimet ndёrkombёtare dhe qёndrimet e shtetit shqiptar mbi to; pjesa argёtuese me muzikё shqiptare dhe leximi i letrave nga dёgjuesit. Nё ato pak raste kur emisioni ishte njёorёsh, si p.sh. nё gjuhёt spanjisht, portugalisht etj., materialet pёrbёrёse ishin mё tё shumta, ose mё tё gjata nё kohё.” 79) Nё pёrmbajtjen e emisioneve nё gjuhё tё huaj komentet dhe shёnimet politike tё ditёs merreshin kryesisht nga gazeta kryesore e PPSH, Zёri i Popullit, por dhe nga organe tё tjera tё shtypit, kishte recensione ose fragmente nga publikimet e kolanёs me veprat e shkruara tё Enver Hoxhёs. Çdo material qё pёrfshihej nё emisionin e gjuhёve, sidomos shёnimi politik i ditёs, duhet tё merrte patjetёr firmёn e drejtorit tё radios sё jashtme, ose dikujt tjetёr tё autorizuar prej tij nё rast mungese. Treguesi kryesor i frekuentimit tё kёtyre programeve nё vende tё ndryshme tё botёs ishte numri i letrave qё mbёrrinin nё Radio Tirana nga dёgjuesit e huaj. Njё pjesё e tyre bёnin vlerёsime pёr programin, sikundёr kishte pyetje, kёrkesa pёr ndonjё kasetё muzikore, libёr, pullё poste, hartё tё Shqipёrisё etj. Dёgjuesit fusnin nё zarfa dhe kartmonedha me prerje tё vogёl, si parapagim pёr shёrbimin e kёrkuar. Nёse nё vitin 1948 nё redaksinё e jashtme mbёrritёn rreth 200 letra, nё vitin 1976 sasia e tyre, sipas raportimeve qё bёhej nga drejtuesit shkoi nё rreth 8 mijё nga 94 shtete. Ky pak a shumё ka qenё intensiteti vjetor i letrave nga dёgjuesit e huaj deri nё fund tё viteve ’80, po tё kihet parasysh dёshima e ish-punonjёsve tё asaj kohe, kur çdo ditё merreshin nёpёrmjet postёs rreth 20-25 letra, pjesёs mё tё madhe tё tё cilave u jepej pёrgjigje nga redaktorёt sipas gjuhёve. 80) 79. Kostaq Kёrkeshi, intervistё dhёnё autorit, 11 shtator 2013. 80. Nё letrat qё vinin nё Radio Tirana nga bashkёatdhetarёt nuk mungonin dhe pёrmbajtje tё zemёruara dhe indinjuese pёr programin, ose emisione tё veçanta, kritikoheshin zhvillimet politike nё Shqipёri dhe bёheshin thirrje pёr ndryshim kursi, nё orientimin e vendit drejt perёndimit. Kёto korrespondenca kontrolloheshin vetёm nga drejtuesit e radios dhe iu pёrcilleshin pёr “ndjekje tё specializuar” organeve tё Sigurimit tё Shtetit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
65
Pёr tё treguar kujdesin e posaçёm ndaj transmetimeve pёr botёn e jashtme, udhёheqёsi komunist, Enver Hoxha, nuk harronte qё nё fjalime dhe diskutime tё ndryshme qё mbante nё forumet e larta tё partisё, tё orientonte dhe pёrgёzonte sukseset nё kёtё drejtim. “…Emisionet e radios sonё pёr botёn e jashtme i kam dёgjuar rregullisht, mbasi jam i interesuar tё di si paraqiten ato pёr opinionin ndёrkombёtar. Ёshtё fakt, se puna shumё e frutshme pёr propagandёn qё bёhet me anёn e radios e ka ngritur autoritetin e Partisё, tё qeverisё dhe tё vendit tonё. Tashti qё kemi kuadro mё shumё s’ka dyshim qё puna do tё bёhet ca mё mirё.” 81) Nga viti 1952 Radio Tirana nisi me emisione tё posaçme pёr shqiptarёt nё Kosovё dhe treva tё tjera nё rajon. Transmetimi pёr bashkёatdhetarёt ishte pjesё po e radios sё jashtme, por pёr kёtё sektor kishte mё pak personel. Pёr kёto emisione merreshin dhe lajme, kronika, reportazhe etj., nga redaksia e brendshme e Radio Tiranёs. Mbёshtetje pёr Radio Tiranёn ishin dhe stacionet lokale tё saj, veçanёrisht Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi, tё cilat kishin mundёsinё e mbulimit me sinjal pёrtej kufirit. Pёr shembull, Radio Shkodra e shtrinte sinjalin pёrtej kufirit duke u dёgjuar nga shqiptarёt nё Krajё, Tuz etj. “Vitin qё vjen ajo (Radio Shkodra – shёnim i autorit) do ta 10-15 fishojё fuqinё e transmetimit tё vet. Nё kёtё mёnyrё do tё mbulohet me dёgjim jo vetёm gjithё rrethi ynё dhe rrethet fqinjё, por do tё krijohen mundёsi qё emisionet e Radio Shkodrёs tё dёgjohen edhe pёrtej kufijve tanё shtetёrorё”82) – raportonte nё fund tё vitit 1969 drejtori i Radio Shkodrёs. 81. Partia e Punёs sё Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980, faqe 271. 82. Tribuna e Gazetarit, nr. 9/1969, faqe 8.
66
Arben MUKA
Po tё njёjta pёrpjekje bёnte dhe Radio Kukёsi, qё transmetonte vetёm pak km larg kufirit mes Shqipёrisё dhe Kosovёs. Pas trazirave tё fillimit tё viteve ’80 nё Kosovё, Radio Tirana dhe vartёsi i saj nё Kukёs, shtuan informacionet dhe komentet nga zhvillimet atje. Shqipёria u angazhua pёr tё zgjeruar programet e saj pёr popullatёn nё Kosovё pas mbylljes sё dhunshme tё Radiotelevizionit tё Prishtinёs dhe dёbimit prej andej tё ekipeve tё gazetarёve shqiptarё. Emisionet pёr bashkёatdhetarёt dhe ato pёr dёgjuesit e huaj patёn tregues tё kundёrt zhvillimi. Nёse tё parat nё vitin 1990 e nё vijim u dinamizuan gjithnjё e mё shumё, si pasqyrim i drejtpёrdrejtё i ndryshimeve tё thella politike qё kishin nisur nё Shqipёri, tё dytat nё njё kohё tё shkurtёr u reduktuan nё mёnyrё drastike, nga 21 gjuhё tё huaja nё fillim tё viteve ’90 u mbajtёn vetёm 7 (anglisht, frёngjisht, italisht, gjermanisht, serbisht, turqisht dhe greqisht).83) “Më kujtohet një atmosferë pune e jashtëzakonshme në programin që transmetohej për bashkëatdhetarët. Falë kurajos së drejtorit të atëhershëm Napolon Roshi dhe ekipit të gazetarëve u përgatitën materiale shumë cilësore, që tërhoqën vëmendjen e dëgjuesve, aq sa ato i merrnin për transmetim dhe ne të redaksisë së lajmeve të brendshme. Ishin ndërruar rolet, sepse për vite ne i kishim furnizuar ata me material për transmetim”. 84) Njё ndikim nё funksionalitetin e radios sё jashtme ishte hapja e linjave telefonike tё Shqipёrisё me botёn. Pёr komunikimin me bashkёatdhetarёt u aktivizuan linja kujdestare qё ishin tё hapura pёr ta 16 orё nё ditё. Kjo mundёsi kontakti i hapi rrugё pas vitit 1992 dhe instalimit tё reporterёve vullnetarё nё shtetet ku jetonin e punonin me pёrqendrim mё tё madh shqiptarёsh, si nё Zvicёr, Gjermani, Suedi, Greqi, Danimarkё, Itali etj., tё cilёt pёrcillnin informacione dhe kronika nga jeta e tyre nё emigracion, lidhjet me vendlindjen nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni e treva tё tjera shqipfolёse.
83. Aktualisht Radio Tirana vijon tё transmetojё programe me tё njёjtin numёr gjuhёsh tё huaja çdo ditё. Konkretisht , nё gjuhёn angleze 45 minuta, nё gjuhёn frёnge 30 minuta, po kaq zgjasin dhe programet nё gjermanisht, italisht dhe turqisht. Kurse nё dy gjuhёt e vendeve tё rajonit, serbisht dhe greqisht, kohёzgjatja e programit ёshtё 15 minuta. 84. Zamira Koleci, intervistё dhёnё autorit, 20 shtator 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
67
4.3 “Gjendje lufte” me radiostacionet e vendeve kapitaliste dhe revizioniste “Markoni i dha botёs njё mjet tё shkёlqyer komunikimi dhe informacioni, siç ёshtё radioja, pak vetёve mund t’u shkonte mendja se ky mjet i mrekullueshёm do tё shfrytёzohej nga borgjezia si njё armё e rrezikshme pёr pёrhapjen e helmit ideologjik, tё informacionit tё rremё, tё ideve false e bajate, tё emisioneve pa vlerё dhe tё injektimit pёrdhunisht tё njё mёnyre tё menduari e tё vepruari qё i intereson borgjezisё nё pushtet.” 85) Ky ishte njё ndёr interpretimet qё bёheshin nё fillim tё viteve ’80 nё kuadёr tё luftёs kundёr mediave perёndimore. Ishte koha kur Shqipёria i kishte mbyllur njё cikёl prishjesh njё nga njё tё marrёdhёnieve politike dhe ekonomike me aleatёt e saj tё ngushtё dhe propaganda e partisё-shtet hiqte paralele mes rrezikut tё radiostacioneve nё vendet kapitaliste, si VOA, BBC, Europa e Lirё, Deutsche Welle etj., me infrastrukturёn mediatike nё Kinё e Bashkimin Sovjektik si shtete revizioniste. “Nё kёtё garё tё shfrenuar propagandistike, qё gjithnjё ёshtё e shoqёruar me garёn e armatimeve e me rivalitetin nё çdo fushё tjetёr, socialimperialistёt sovjetikё dhe ata kinezё veprojnё me tё njёjtat mёnyra e metoda, secili pёr interesat hegjemoniste.” 86) Rubrikat mbi çёshtjet ndёrkombёtare nё gazeta dhe revista ishin tё mbushura me komente dhe analiza tё kёsaj natyre, ku gazetarёt konsideroheshin si “spiunё tё CIA-s”, njerёz qё me punёn e tyre çoroditnin mendjen e njerёzve, duke i shmangur ata nga problemet e vёrteta sociale dhe ekonomike. Nё tё njёjtёn mёnyrё funksionin dhe hapёsirat nё radio e televizion nё editoriale, shёnime dite, apo biseda me tё ftuar, ekspertё tё problemeve ndёrkombёtare, nё pёrpjekje pёr “tё çjerrё” fytyrёn e vёrtetё tё medias nё vendet 85. Tribuna e Gazetarit, nr. 1/1981, faqe 33. 86. po aty, faqe 34.
68
Arben MUKA
kapitaliste dhe revizioniste. Goditja dhe anatemimi nёpёrmjet propagandёs pёr median armike ishte njёra metodё. Krahas kёsaj, me rreptёsinё mё tё madhe, shoqёruar dhe me ndёshkime tё rёnda, zbatohej njё politikё bllokuese pёr qarkullimin e lirё tё gazetave, revistave, librave apo botimeve gjithёfarё, tё cilat mund tё konsumoheshin vetёm nga njё shpurё njerёzish, qё i shfletonin pёr t’i kritikuar mё pas. Pёr personat e paautorizuar qё guxonin tё shfletonin nё mёnyrё tё hapur kёtё lloj literature, ishte sikur tё “luaje me zjarrin”. Nё shumё raste janё dhёnё dёnimet mё tё rёnda dhe ka ndodhur pёrndjekje personale dhe familjare pёr ata qё janё identifikuar si tё tillё. Por nёse pjesёn e publikuar qё importohej nga vende tё tjera, regjimi komunist ia ka dalё ta vёrё nёn kontroll, pёr programet radio dhe televizive, procesi i ndalimit qё ato tё ndiqeshin nga njerёzit ka qenё problematik. Prof. Artan Fuga nё librin “Monolog-Mediat dhe propaganda totalitare” ka njё analizё tё thellё tё kёtij fenomeni. Duke i vlerёsuar radion e televizionin si teknologji, tё ndёrtuara “mbi njё parim moral dhe mendёsi tjetёr, krejt tё kundёrta nga ato mbi tё cilat bazohet pushteti totalitar”,87) autori e shikon procesin e shtrirjes sa mё shumё tё sinjalit radioteleviziv nё kohёn e diktaturёs komuniste nё Shqipёri me rritjen e kundёrpasojave nё funksionin e tij. “Aq mё shumё mediat dhe shtypi zyrtar duhet tё harxhojnё kohё, mund dhe energji pёr tё neutralizuar pasojat e padёshirueshme qё vijnё prej kёndej, pra penetrimin nё familjet shqiptare tё emisioneve televizive dhe radiofonike qё vijnё nga vendet demokratike perёndimore.” 88) Nё krahasim me televizionin, radio ёshtё dhe mё “imune” ndaj infrastrukturёs sё zhurmuesve qё vendoseshin nga pushteti pёr tё bllokuar 87. Artan Fuga, Monolog – Mediat dhe propaganda totalitare, Dudaj, Tiranё, 2010, faqe 133. 88. Po aty, faqe 135.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
69
transmetimet nga vendet e tjera. Fakt ёshtё se nёpёrmjet aparateve tё radios, njerёzit ndiqnin stacionet e huaja nga vendet fqinjё, (nёpёrmjet valёve tё shkurtёra gama zgjerohej mё tepёr) duke ndjekur mё sё shumti muzikёn nё zhanre tё ndryshme. Jo vetёm nё ambiente tё mbyllyra familjare, por dhe nё mjedise publike, sidomos mes tё rinjve, sintonizimi i radiove nё stacionet e huaja, kishte tiparet e njё mosbindjeje civile nё qytetet e mёdha tё vendit. Ndёr ngjarjet mё tё bujshme tё evidentuara nё mjediset kolektive ka qenё ajo e nёntorit tё vitit 1987 nё Qytetin Studenti nё Tiranё. Dy studentё tё inxhinierisё elektrike kishin ndёrhyrё fshehtas nё njё nga tre rrjetet transmetuese tё Qendrёs sё Zёrit dhe lёshuan pёr tri netё rresht sinjalin e njё stacioni muzikor italian, nё kohёn kur mbyllej programi i Radio Tiranёs. Duke qenё se stacioni pirat u dёgjua deri nё orёt e para tё mёngjesit nё altoparlantёt e 5 godinave, ku banonin rreth 1400 studentё nga rrethe tё ndryshme tё vendit, u ndёrhy nga punonjёs tё Sigurimit tё Shtetit, pёr rikthimin nё normalitet. U hetua intensivisht pёr rrethanat dhe autorёt, por asgjё nuk u bё publike, ndoshta pёr ta minimizuar dhe pёr tё mos shkaktuar reaksion zinxhir nё atё zonё rinore tё kryeqytetit, ku 3 vite mё pas filluan revoltat antikomuniste kundёr regjimit nёn thirrjet “E duam Shqipёrinё si gjithё Europa!”.
KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN E REGJIMIT KOMUNIST: Menjёherё pas çlirimit tё vendit nisi procesi i “radiofikimit”, qё synonte pёrmirёsimin e programeve dhe afrimin e njerёzve tё kualifikuar; fuqizimiin e stacioneve tё trasmetimit dhe pёrhapjen nё popullatё dhe institucione tё radioaparateve. Sektori i transmetimeve radiofonike ishte tёrёsisht me status shtetёror dhe pёrmbajtja e programeve ishte e supercentralizuar dhe e supercensuruar nga strukturat e partisё-shtet. Infrastruktura e transmetimeve radiofonike pёrbёhej nga Radio Tirana, Radio Korça, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi, si dhe disa operatorё lokalё tё pёrkohshёm, si Radio Hekurudha, Radio e Qytetit Stalin dhe Radio Vlora. Si transmetuesi kryesor, Radio Tirana, arriti tё fuqizojё mbulimin me sinjal nё çdo cep tё Shqipёrisё dhe nё tё njёjtёn kohё zgjeroi performancёn nё programet pёr jashtё vendit, nё rolin e pёrhapёses sё ideve tё internacionalizmit proletar dhe
70
Arben MUKA
ushqyesit ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste. Nga njё orё e gjysmё programe nё ditё, nё 5 gjuhё tё huaja, qё emetonte nё janar tё vitit 1945, Radio Tirana nё vitin 1988 arriti nё 83 orё transmetim pёr çdo ditё, nё 21 gjuhё tё huaja. Pёr gazetarёt nё Radio Tirana dhe nё stacionet e tjera lokale, si kod profesional dhe etik tё anagazhimit tё tyre ishin udhёzimet, fjalimet e udhёheqёsve komunistё, vendimet dhe lloj-lloj direktivash mbi rolin e medias dhe angazhimin e gazetarёve nё shoqёri. Jashtё kёtyre direktivave nuk mund tё operonte askush, ata qё tentuan e kanё paguar shumё shtrenjtё pёr veten dhe familjen e tyre.
PJESA E TRETЁ Rёnia e monopolit shtetёror nё transmetimet radiofonike
KAPITULLI I PESTЁ Nga “radio-kioskat” private deri tek disiplinimi pёr marrjen e “tapisё” nё bandёn FM
N
ёse nё vitet e para tё tranzicionit demokratik media e shkruar ishte liberalizuar dhe inciativa private kishte marrё udhё, transmetimet radiotelevizive ishin ende nёn monopol shtetёror. Mungonte legjislacioni pёr licencimin e operatorёve privatё me frekuencё vendore ose kombёtare dhe lojtari i vetёm ishte Radio Televizioni Shqiptar, RTSH. Kёshtu tregu vendas i transmetimeve radiofonike kishte si protagonist Radio Tiranёn qё dёgjohej nё pjesёn mё tё madhe tё territorit tё Shqipёrisё dhe katёr radiot lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs, administrativisht dhe financiarisht tё varuara prej Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё RTSH-sё. Por iniciativa private nuk priti miratimin e ligjit dhe ngritjen e institucionit rregullator, proces qё nisi nё fund tё viteve ’90. Nё atmosferёn e sendёrtimit tё lirisё sё fjalёs dhe mendimit – tё kufizuara dhe penguara nga regjimi komunist pёr mbi katёr dekada – nё vitin 1994 filluan tё aktivizohen radiostacionet e para private. Ёshtё domethёnёs fakti qё transmetimet e para alternative ishin jashtё kryeqytetit, si shenjё qё nё qytete mё tё vogla e deri nё provinca e paligjshmja ishte rutinё dhe gati e padukshme, siç ndodhte dhe nё sektorё tё tjerё kur bёheshin hapat e para tё tranzicionit demokratik. Spektri privat qё mori njё zhvillim tё vrullshёm nё pak kohё, tёrhoqi nё studiot e veta gazetarё nga mё tё njohurit nё median e shkruar, nisi tё servirё gradualisht pёr ndjekёsit forma dhe pёrmbajtje tё larmishme programesh, mbushi boshllёkun e menu-sё muzikore duke emetuar pёr çdo shije dhe preferencё. Nё tё njёtёn kohё nxiti lёvizjen e stafit tё RTSH-sё dhe
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
73
autoriteteve qё tё mendojnё pёr procesin e pashmangshёm tё transformimit tё saj si njё media publike. Nё periudhёn para dhe pas miratimit tё kuadrit ligjor pёrkatёs, u pasurua tipologjia e radiostacioneve duke tentuar profilizimin, si njё mёnyrё e mbijetesёs nё njё bandё tё tejmbushur FM-je, pёr tё modeluar programacionin nё funksion tё target-it, por duke u ndeshur dhe me fenomene tё reja, tё pakonceptueshme deri atёherё pёr tregun shqiptar, respektimin e tё drejtёs autoriale pёr materialet e pёrdorura nё transmetimet radiofonike.
5.1 Fillesat nё tregun privat të transmetimeve Stacioni i parё privat nё Shqipёri, Radio Vlora, nisi nga transmetimet mё 17 nёntor 1994. Ky ёshtё njё ndёr momentet shumё tё rёndёsishme nё transmetimet radiofonike nё vendin tonё, ёshtё fillimi i rёnies sё monopolit shtetёror nё kёtё sektor, nxitje pёr gjallёrimin e tregut tё brendshёm nё larminё e shtrirjes sё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё programeve. Atё periudhё Shqipёria pёrjetonte frutet e kthesёs sё madhe, kalimit nga diktatura nё proceset demokratike, tё shumёfishimit tё titujve nё median e shkruar, por ishte ende pa eksperiencё, kuadёr ligjor dhe institucione qё rregullonin aktivitetin nё tregun e medias elektronike. Nёse do tё hedhim njё vёshtrim tё shpejtё me atё qё ka ndodhur nё vendet e rajonit, Shqipёria nuk dukej shumё e vonuar gjithsesi. Nё Turqi, Kent FM, e lokalizuar nё Stamboll, si radio e parё private transmetoi nga 4 qershori i vitit 1992. Nё Bullgari, Radio FM+ nё kryeqytetin Sofje, daton pak mё vonё fillimin e “on air”, mё 15 tetor 1992. Kurse Greqia dhe ajo qё ёshtё konsideruar nё atё kohё si ish-Jugosllavia, janё mё tё hershme nё hapjen e tregut privat tё radiove: Top FM e inaguruar nё maj tё vitit 1988, nё pronёsi tё grupit mediatik Lambrakis, shёnon fillimet e radiofonisё private nё shtetin helen; njё vit mё pas mё 15 maj 1989 nisi tё emetojё Radio B92 nё Beograd. Nё Kosovё stacioni i parё privat qё nisi nga transmetimet nё maj tё vitit 1998 ishte Radio Koha, pjesё e kompanisё mediatike me tё njёjtin emёr, themeluar nga publicisti i njohur Veton Surroi. Duke iu kthyer tregut vendas, bёn pёrshtypje fakti qё tri radiot e para lokale private nё Shqipёri ishin njё “import eksperience” nga vendet fqinje. Themeluesi i Radio Vlorёs dhe Radio Hot (nё qytetin e Patosit) ktheheshin nga emigracioni nё Greqi, ku kishin pasur mundёsinё tё shikonin aktivitetin
74
Arben MUKA
e radiove lokale atje, si dhe tё ushtronin DJ-in nё lokalet e natёs. Kurse iniciatori i stacionit nё qytetin verilindor tё Peshkopisё, njё shqiptar nga Dibra e Madhe, ishte nё tё njёjtёn kohё dhe pronar i njё radioje nё territorin maqedonas qё e kishte krijuar mё herёt. Oferta e radiove tё para ishte amatoreske, kryesisht muzikё nga repertori i huaj dhe lajme me karakter lokal. Pozicioni i tyre gjeografik, larg kryqytetit, aty ku ndikimi i shtetit ishte mё i zbehtё, mostrajtimi i problematikёs politike, sociale e ekonomike dhe fuqia e ulёt me mbulim sinjali – dukeshin si shkaqe se pёrse askush nga autoritetet vendore dhe qendrore tё tёrhiqte vёmendjen ose tё paralajmёronte pronarёt e tyre qё aktiviteti ishte i paligjshёm. Por kjo nuk funksionoi pёr shumё kohё me Radio Vlorёn. Kur nё programin e saj u futёn edicionet e lajmeve, kur nisi “Studio e Hapur”, leximi i pasqyrёs sё shtypit (ku pёrfshiheshin dhe gazetat kritike me qeverinё), intervista me personalitete publike dhe nga shoqёria civile, atёherё stacionit tё qytetit bregdetar iu kujtua paligjshmёria dhe autoritetet nisёn njё betejё pёr mbylljen e tij. Pёrballё presionit shtetёror Radio Vlora rezistoi dhe falё mbёshtetjes nga Fondacioni Soros, si dhe nga sensibilizimi qё bёnё institucionet ndёrkombёtare nё fushёn e medias. Pёrplasja me shtetin e radios sё parё private nё Shqipёri, pёrfundoi jo se ndonjёra nga palёt u tёrhoq. Pranvera e vitit 1997, kur vendi u trondit seriozisht nga revoltat e dhunshme tё shkaktuara nga rёnia e skemave piramidale mashtruese, ishte dёrrmuese pёr institucionet publike dhe sipёrmarrjen private, nё skenёn politike pati rotacion dhe problemet me tё cilat pёrballej vendi ishin disafishuar. Nё mёnyrё paradoskale parlamenti “nёpёr kёmbё”
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
75
miratoi njё ligj89) tё shumёpritur nga tregu i mediave elektronike, por qё kurrё nuk u zbatua, sepse pak mё shumё se njё vit mё pas u ribё nё themel. Pёrballё kaosit shoqёror dhe kur armёt ishin sheshit si lodra, sigurisht qё askujt nuk i binte ndёrmend tё merrej me disiplinimin e transmetimeve private alternative. Rrjeti i radiove ekzistuese e pati dhe njё “viktimё” nga ’97. Radio Pёrmeti, nё jug tё vendit, si pronё bashkiake, u dёmtua dhe u plaçkit nga bandat lokale, duke zhvlerёsuar kёshtu dhuratёn e vyer qё pёrmetarёt kishin marrё nga krahina e Tarantos nё Itali, nё kuadёr tё njё programi binjakёzues. Nё kulmin e trazirave tё dhunshme, kur njerёzit mbylleshin nё pjesёn mё tё madhe nё shtёpitё e tyre, nisi tё gjallojё tregu radiofonik dhe nё kryeqytet. Radio Ime ishte stacioni i parё nё FM 105.4Mhz, ku dy zёra tё njohur nga emisionet nё valёt e Radio Tiranёs ishin protagonistё Iris Luarasi dhe Enno Alimerko. Stacionet e para radiofonike private nё Shqipёri Nr. Stacioni
Frekuenca nё FM
Qyteti
Data e fillimit
1
Radio Vlora
1004Mhz
Vlorё
17 nёntor 1994
2
Radio Hot
96.5Mhz
Patos
29 dhjetor 1994
3
Radio Pёrmeti
100.3Mhz
Pёrmet
5 janar 1995
4
Radio Pogradeci
92Mhz
Pogradec
3 nёntor 1995
5
Radio Peshkopia
91,3Mhz
Peshkopi
22 prill 1996
6
Radio Star
105.5Mhz
Fier
28 gusht 1996
89. Ligji nr. 8221, datё 14 maj 1997, “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, botuar nё Tё dhёna mbi median shqiptare 1991-1998, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Tiranё, 1998.
76
Arben MUKA
5.2 Sfidat e Radio Tiranёs pёr shndёrrimin nё operator publik Si pjesё pёrbёrёse e RTSH-sё nё fillim tё viteve ’90, Radio Tirana kishte tё trashёguar po statusin e njё mediaje shtetёrore. Tё tilla ishin dhe vartёset e saj nё Korçë, Gjirokatër, Shkodër dhe Kukës. Rruga drejt njё rendi tё ri politik qё kish nisur Shqipёria, krejt i ndryshёm nga ai socialist, kishte nxjerrё nё plan tё parё dhe transformimin e RTSH-sё nё njё media publike. Njё hap i parё shumё pozitiv, tё paktёn nё frymё, u bё rreth 4 muaj para se tё mbaheshin zgjedhjet e pёrgjithshme tё parakohshme tё 22 marsit 1992. Sipas ligjit “Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar” 90) të 19 nëntorit të vitit 1991, ky institucion sanksionohej si “i depolitizuar, ku ndalohet veprimtaria e partive politike”,91) ku punonjësve dhe drejtuesve “u ndalohet anёtarësia në parti, si dhe zhvillimi i veprimtarive politike në favor ose kundër cilësdo force politike e shoqërore”. 92) Duke e vënë në varësinë dhe kontrollin e Kuvendit Popullor (aktualisht quhet Kuvendi i Shqipërisë) në një nen të ligjit thuhej se: “Ndalohet ndërhyrja e partive dhe organizatave të ndryshme në veprimtarinë e RTSH”; dhe në një nen tjetër: “RTSH nuk duhet t’u shërbejë në mënyrë të njëanshme interesave të asnjë partie, organizate apo force shoqërore”.93) Ligji pёrfshinte dhe rregullime nё mjaft aspekte të linjës editoriale, të detyrave dhe ndërtimit strukturor të këshillit drejtues, të angazhimeve të menaxherёve dhe vendimmarrёsve nё funksionalitetin e kёtij institucioni. Por statusi i ardhshёm i RTSH-sё nuk mund tё zgjidhej vetёm me njё ligj, sepse pёr kalimin nё njё media publike kёrkohej njё kuadёr legjislativ i plotё, ekspertizё ndёrkombёtare, reforma tё thella nё tё gjithё strukturёn e institucionit, koncept i ri menaxherial, konsensus i gjerё politik etj. Ka pasur diskutime nё nivel drejtuesish nё RTSH qё nga viti 1993, ndёkohё qё dy vjet mё pas, nёn kujdesin e presidencёs u organizua njё tryezё e rrumbullakёt me pjesёmamarrjen e grupeve tё ndryshme tё interesit, pёrfaqёsuesve tё RTSH-sё, komisionit parlamentar tё medias, ekspertёve tё fushёs etj. Debati publik u instalua dhe nё faqet e gazetёs Shqipёria RTV, njё e pёrdyjavshme informative, kulturore e artistike e Radio Televizionit Shqiptar, madje qё nё numrin inagurues mё 12 mars 1995. Drejtues, 90. Fletore Zyrtare, koleksioni i vitit 1991, “Albal shpk”, Tiranë, 1995, faqe 406. 91. po aty 92. po aty
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
77
gazetarё, redaktorё, deputetё dhe studiues tё medias, nё disa numra radhazi dhanё opinione qё u pёrmblodhёn njё njё rubrikё tё veçantё titulluar: “Radiotelevizioni dhe koha. Si do tё jetё nesёr?” Ish-drejtori i Radio Tiranёs, Bardhyl Pollo, shprehte rezerva pёr nenin e ligjit “Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar” qё sanksiononte varёsinё dhe kontrollin e institucionit nga parlamenti, pasi sipas tij, “teorikisht por dhe praktikisht ja heq shanset e zhvillimit tё mёtejshёm tё pavarёsisё, duke e mbajtur tё ngёrthyer nё vegjё shtetёrore dhe politike partiake”. 94) Kjo nё arsyetimin e Pollos lidhej me ndryshimet sistematike tё konfigurimit politik nё parlament pas çdo raundi zgjedhor, gjё qё do tё reflektohej mё pas dhe nё lёvizjet e ekipeve drejtuese dhe stafet gazetareske. Gjithashtu, ky lloj statusi “indirekt pёrcakton dhe statusin e gazetarit tё RTSH-sё dhe tё drejtuesve tё saj si nёpunёs tё shtetit, qё do tё thotё nё radhё tё parё t’i shёrbejё interesave tё shtetit duke i spostuar ato tё publikut.” Diskutimi nё Shqipёria RTV ishte nё thelb njё mozaik pikёpamjesh dhe konceptesh mbi radiotelevizionin publik tё sё nesёrmes. “Nёse shprehem fare shkurt, RTV publik do ta pёrkufizoja kёshtu: njё televizion dhe radio tё pavarur nga qeveria, tё pavaruar dhe Kuvendi Popullor, i vetmi pushtet i pranueshёm pёr tё tё jetё ligji”.95) “Thelbi i RTV publik mbetet informacioni i hapur i paanshёm, me interes pёr publikun e gjerё, pa paragjykuar apo diskriminuar askёrkёnd, forca politike, organizatё shoqёrore apo individё. Me ligj pёjashtohet ndёrhyrja e partive politike dhe e pushtetit - nё tё gjitha segmentet e veta - nёse do tё synonim pavarёsinё e institucionit publik”.96) Duke qenё jashtё godinёs sё Radiotelevizionit, studiuesi Tefik Çaushi nё njё gjykim tё ftohtё shprehej se procesi nuk mund tё ishte “thjesht njё ndёrrim tabele”, por dhe “nuk mund tё jetё kurrё njё kuti postare, ku gjithkush hedh mesazhet e tij me pretendimin insistues qё ato shkojnё patjetёr nё efir….Do tё duhen tё ruhen disa raporte si dhe koordinatat qё pёrcaktojnё fytyrёn e sotme tё shoqёrisё shqiptare dhe asaj qё aspirojmё tё arrijmё.” 97) Drejtori ekonomik vinte gishtin nё njё dobёsi tё dukshme. “RTV nё mungesё tё konkurrencёs dhe si rezultat i monopolit, ende vazhdon me njё 93. po aty 94. Bardhyl Pollo, “Shoqёria shqiptare sot ёshtё e pёrgatitur pёr kёtё hap”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995, faqe 4. 95. Qemal Sakajeva, “Pavarёsi + profesionalizёm”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995, faqe 5. 96. Sefedin Çela, “Jo formalisht, por realisht publik”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995, faqe 5. 97. Tefik Çaushi, “Problemi kryesor profesionalizmi”, Shqipёria RTV , nr. 3/1995, faqe 4.
78
Arben MUKA
nivel menaxhimi tё ulёt, ku pjesёn mё tё madhe tё problemeve e zgjidh rutina e pёrditshme e punёs dhe rastёsia.” 98) Vite mё pas diskutimi pёr njё radiotelevizion publik ёshtё pёrsёritur nё tryeza, konferenca dhe seminare, ku e pёrbashkёt ka qenё dhe mbetet dёshira, kurse konkretizimi ka kaluar si njё proces me mjaft zigzage e ku politika ka mbetur po refraktare, pёr ta mbajtur nёn ndikimin e vet kёtё operator. Disa prej kёrkesave qё kёrkon statusi publik janё arritur, siç ёshtё larmia tematike dhe e zhanreve tё programeve, qё iu adresohen popullatёs, apo mbulimi me sinjal nё pjesёn dёrrmuese nё gjithё territorin e vendit. Por linja editoriale nё procesin e informimit tё dёgjuesve mbetet si njё kusht i paplotёsuar ende. Idetё, trajtimet, qёndrimet dhe nё pёrgjithёsi kritikat nuk lёvizin lirshёm nё programet informative dhe tё tematizuara. Ka varёsi nga qeveria dhe presioni qё bёn politika ose grupe tё ndryshme interesi tё lidhura me tё është evident. Njё nga dokumentet mё serioze nё vlerёsimin e zhvillimeve nё Shqipёri, Progres Raporti i Komisionit Europian pёr vitin 2012 ka kёtё konstatim: “Pavarësia editoriale e transmetuesit publik nga qeveria nuk është forcuar. Qeveria ende ndërhyn drejtpërdrejt në emërimet në postet drejtuese”. 99) Nё mes tё muajit shtator 2013, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, gjatё takimeve me zyrtarёt mё tё lartё tё qeverisё sё re tё sapo krijuar deklaroi qё “transmetuesi publik, RTSH, duhet të reformohet plotësisht që t’u ofrojë qytetarëve lajme dhe informacione të balancuara, si dhe t’i edukojë e t’i zbavitë.” 100)
98. Kasem Seferi, “Gjithçka sillet rreth parasё, por varet nga njeriu”, Shqipёria RTV, nr. 4/1995, faqe 5. 99. Progres Raporti 2012 pёr Shqipёrinё, Komisioni Europian, Bruksel, 10 tetor 2012, faqe 19. 100. “Mijatoviç: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja”, Panorama, 18 shtator 2013, versioni online: http://www.panorama.com.al/2013/09/18/mijatovic-te-dekriminalizohetplotesisht-shpifja/
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
79
Kёtu vlen pёr tё bёrё njё krahasim mes dy operatorёve brenda RTSH-sё, Televizionit Shqiptar dhe Radio Tiranёs. Pas mesit tё viteve ’90 dhe nё vijim Radio Tirana ёshtё mё pluraliste nё transmetimin e lajmeve, kronikave, deklaratave – informacionit nё pёrgjithёsi – me kёndvёshtrime e opinione dhe nga kritikёt e qeverisё. I pakorrektuar ka mbetur proporcioni kohor, ku vёmendja pёr aktivitetin e qeverisё dhe agjencive nё varёsi tё saj tejkalon caqet, duke pasqyruar deri nё detaje dhe veprimtari rutinё, protokollare, krejt tё parёndёsishme nё agjendёn e aktualitetit dhe tё interesit tё publikut. “Radio Tirana ka njё qasje mё liberale ndaj informacionit nё raport me Televizionin Shqiptar, pёr shkak se radio duhet pranuar qё nuk ёshtё dhe aq nё vёmendjen e politikёs. Figura ka efekt mё tё madh te njerёzit, ndaj dhe televizioni mbahet shtrёnguar. Akoma pёrpara se tё nisё njё veprimtari zyrtare pyetet nga paneli ‘A ka ardhur TVSH-ja?!’ Pavёmendja politike po e shpёton radion. Nuk dua tё mohoj dhe pёrpjekjet profesionale tё drejtuesve dhe ekipit tё gazetarёve, pёr tё qenё mё tё balancuar dhe qё tё pёrfaqёsojnё tё gjitha krahёt.” 101) Zamira Koleci, e cila ka punuar si gazetare dhe drejtuese nё Radio Tirana pёr shumё vite, veç faktorit tё ndёrhyrjeve politike pёrmend dhe aktin e bashkimit tё dy redaksive tё lajmeve tё Radio Tiranёs dhe Televizionit Shqiptar nё fillim tё viteve 2000, tё cilin e konsideron si jo tё pёrshtatshёm. “Ky ka qenë një veprim që atrofizoi informacionin në Radio Tirana, që e bëri shtojcë të Televizionit Shqiptar. Edhe nga pikëpamja profesionale kushdo e kupton që trajtimet tematike që bën një radio nuk janë të njëjta me një televizion. Dy redaksitë sigurisht që duhet të bashkëpunojnë, të japin e të marrin, por jo të jenë me një redaksi të vetme. Tjetër arsye mendoj së është sjellja e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Anëtarët e tij të zgjedhur nga parlamenti, duhet të jenë të pavaruar nga forcat politike që i propozojnë”. 102) Ka dhe propozime qё bazohen nё eksperiencёn e vendeve tё tjera. Publicisti Eduard Zaloshnja shikon si zgjidhje konkurrimin politik nё pjesёn informacionit tё radios dhe televizionit publik shqiptar me ngritjen e dy departamenteve paralele tё lajmeve. Kjo duhet bёrё, sipas Zaloshnjёs, pasi tё organizohen vrojtime statistikore pёr preferencat e publikut, pёr pёrmbajtjen e programeve, pёr tё zbuluar se sa interes ka “për emisionet rreth historisë kombëtare, gjeopolitikës së vendit e rajonit, kulturës shqiptare, sportit, zhvillimit të arsimit, për tema të diasporës, të zhvillimit ekonomik, të përvojave 101. Agron Çobani, intervistё dhёnё autorit, 14 shtator 2007. 102. Zamira Koleci, intervistё dhёnё autorit, 20 shtator 2013.
80
Arben MUKA
të përparimit dhe emancipimit shoqëror, të jetës së përditshme të qytetarit, etj. Gjithashtu, vrojtimi mund të zbulojë se ç’fraksion të programacionit duhet të përbëjnë emisionet e lajmeve dhe debatet e karakterit politik. Dhe meqenëse këto dy të fundit kanë qenë mollë sherri mes krahëve kundërshtarë të politikës që prej lejimit të pluralizmit, vlen të pyeten të intervistuarit nëse do të donin që Radio Televizioni Publik të kishte dy departamente paralele të lajmeve - njërin të kontrolluar nga pozita, e tjetrin nga opozita”.103) Duke iu referuar shembullit italian, Eduard Zaloshnja arsyeton se “departamentet paralele të lajmeve do të funksiononin si entitete më vete, të cilat thjesht do të përdornin pa pagesë studiot dhe dy frekuencat aktuale të Radio-Televizionit Publik. Dhe në këtë mënyrë, puna e Kёshillit Drejtues tё RTSH-së do të bëhej shumë më e lehtë. Sepse ky këshill nuk do të kishte më barrën e ekuilibrimit politik të programacionit – ai do të kujdesej kryesisht që emisionet jopolitike të plotësonin kërkesat që publiku ka për to”.104)
5.3 Periudha e “boom”-it nё transmetimet radiofonike, 1997 – 1998 Nё tё dy kёto vite janё themeluar 31 radio private, pjesa mё e madhe e tё cilave nё kryeqytet. Tregu i transmetimeve nuk u gjallёrua vetёm nga ana sasiore, por nisi tё diversifikohej me programe qё pёrgatiteshin nё studio dhe nё terren. Risia e Radio Ime nё Tiranё ishte programimi i kohёs sё transmetimit, me emisione tё qёndrueshme, tё tematizuara dhe trajtime nga aktualiteti, pёrgatitjen disa herё nё ditё tё edicioneve informative, shkurt ose nё formёn e radiorevistёs, si dhe duke mundёsuar lidhjet direkte me reporterёt nё terren nё mbulimin e ngjarjeve kryesore, qё nё atё periudhё ishin tё shumta. Stacionet e mёvonshme Radio Stinёt, Radio Koha, Radio Kontakt, Radio Enter, Radio +2 etj., bёnё kujdes qё pjesa e folur, nёpёrmjet bisedave nё studio dhe intervistave, tё pasurohej edhe mё shumё me format e larmishme tё informimit nё terren, vox pop-e, deklarata, kronika, minireportazhe, radiovёzhgime, komente etj. Stacioni historik Radio Tirana dhe vartёset e saj lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs ishin duke pёrballuar “agresionin” mё tё 103. Eduard Zaloshnja, “A e do publiku Radio-Televizionin Publik?”, ResPublica, 30 shtator 2013, http://respublica.al/opinion/2013/09/30/a-e-do-publiku-radio-televizionin-publik. 104. po aty
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
81
madh nga privatёt nё atё periudhё. Kjo pёr disa arsye: • Nё studiot e operatorёve privatё nё vitet 1997 – 1998 kanё punuar njё kastё gazetarёsh nga mё tё mirёt, tё cilёt e kishin braktisuar median e shkruar pёr magjinё e mikrofonit. • Pёr herё tё parё nё Shqipёri, ra monopoli i pёrcjelljes tёrёsore tё proceseve zgjedhore nga RTSH. Njё stacion privat, Radio Koha, dhjetё ditё pas themelimit, duke shfrytёzuar reporterёt e gazetёs Koha Jonё, qё ishte brenda kompanisё mediatike me tё, raportoi nonstop zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare tё 29 qershorit 1997, nga Tirana dhe rrethet kryesore tё Shqipёrisё. • Njё aspekt tjetёr ishte konkurrenca teknologjike. Nё treg kishte hyrё me pretendime tё mёdha, Top Albania Radio, TAR, me njё inventar teknik, ndёr mё tё fundit nё treg, me koncepte revolucionare tё tё bёrit gazetari radiofonike, duke u bёrё menjёherё si “guideline” pёr stacionet e tjera, me adrenalinёn para mikrofonit, kurimin e spoteve identifikuese, tё realizimit tё reklamave, pёrzgjedhjen muzikore etj. Sa i takon shijeve muzikore TAR-i kishte qё nё ditёt e para njё konkurrent shumё tё fortё, qё ndodhej ngjitur me tё nё bandёn e frekuencave, Club FM. • U zgjerua dhe harta e transmetimeve nё qytete tё ndryshme tё vendit, nё Krujё, Gjirokastёr, Durrёs, Memaliaj, Gramsh, Kavajё, Korçё etj. • Masivizimi i stacioneve radiofonike ndodhi dhe pёr shkak tё vakumit ligjor. Ligji i 14 majit 1997 u konsiderua si i pavlerё nё zbatim, jo thjesht nga konteksti i zhvillimeve social – politike nё Shqipёri, qё i kemi pёrmendur mё herёt, por dhe nga vetё pёrmbajtja e neneve tё veçanta. “Arsyet mё tё rёndёsishme pёr kёtё ishin se ai nuk pёrmbante dispozita pёr organizimin e mediave elektronike publike, licencat mund t’i jepeshin vetёm njё numri tё kufizuar shoqёrish anonime, si dhe parashikonte kushte financiare
82
Arben MUKA
shumё tё vёshtira pёr t’u pёrmbushur.105) P.sh,, nё nenin mbi kushtet qё parashikoheshin tё pёrmbusheshin pёr dhёnien e licencёs thuhej se pёr radiot kombёtare duhej qё subjekti aplikues tё kishte tё vёrtetuar se zotёronte kapitalin jo mё pak se 20 milion lekё, ndёrkohё qё pёr radiot lokale shuma e garancisё financiare duhej tё ishte jo mё pak se 4 milion lekё.106) Nё njё studim tё vitit 1998 tё Qendrёs sё Medias sё Fondacionit SOROS nё Tiranё 107) jepeshin disa tregues tё funksionalitetit tё tregut radiofonik nё Shqipёri, ku merreshin si referim tё dhёna nga 18 radio private, 11 prej tё cilave nё kryeqytet dhe tё tjerat nё Vlorё, Peshkopi, Sarandё, Gjirokastёr, Durrёs e Fier. Treguesi i vitalitetit nё treg ishte fakti qё nё pёrbёrjen e stafeve tё tyre mbisundonte mosha 15 -25 vjeç, rreth 43 pёrqind, nga 25 –40 vjeç rreth 27 pёrqind dhe mbi moshёn 40 vjeç rreth 20 pёrqind e totalit. Nё pikёpamjen e fuqisё sё mbulimit me sinjal kishte polarizim, nga stacione modeste me 10-100W, nё stacione mesatare 250-500W, nё njё kohё qё transmetimin mё tё fuqishёm e kishin stacionet me 500W (3 prej tyre) dhe 1KW (4 stacione). Nё menu-nё programore binte nё sy se pjesёn mё tё madhe e zinin emisionet kulturore me rreth 35 pёrqind, pas tyre vinin emisionet informative me rreth 25 pёrqind, ato me temё sociale rreth 18 pёrqind, sportive 15 pёrqind etj. Emisionet politike vёrtet qё ishin nё masёn rreth 4 pёrqind, por kёtu 105. Grup autorёsh, E drejta e mediave elektronike nё Shqipёri, Horizont, Tiranё, 2001, faqe 55. 106. Neni 27 i ligjit nr. 8221, datё14 maj 1997, “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”. 107. Studimi quhej “Baza e tё dhёnave tё medias sё pavarur nё Shqipёri, 1998.” Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, si organizatore e studimit e publikoi atё nё vitin 1998 si Tё dhёnat mbi median shqiptare 1991-1998.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
83
duhet pasur parasyh qё aktiviteti politik ishte mbisundues nё edicionet informative. Prirja pёr tё emetuar muzikё tё huaj ishte evidente nё atё kohё, si njё inerci e urisё qё nga koha e izolimit tё vendit. Ajo zinte rreth 65 pёrqind tё hapёsirёs muzikore nё total. Megjithёse stacionet kishin mesatarisht 10 orё transmetime muzikore, mё shumё se gjysma e tyre nuk kishte lidhur kontrata pёr tё drejtёn e autorit me distributorёt. Ekspansioni i transmetimeve radiofonike zgjati vetёm nё kёto dy vjet. Nё tregun mediatik nё Shqipёri kishte nisur hapja e televizioneve private, qё po merrte gjithnjё e mё shumё investime. Nё fund tё vitit 1998 nё tё gjithё vendin ishin rreth 30 operatorё privatё televizivё, 108) tё cilёt gradualisht u bёnё “karem joshёs” pёr stafet e radiove. Emrat e njohur tё gazetarisё qё kishin kontribuar deri atёherё pёr mikrofonin, nisёn tё marrin angazhime nё programet me figurё, nё televivionet lokale dhe kombёtare, si “Enkel Demi, Adi Krasta, Agron Bala, Aleksandёr Çipa, Arban Hasani, Enton Abilekaj, Alfons Zeneli, Alban Dudushi, Ilva Tare, Shirma Minga, Donika Tele, Desada Metaj, Anila Jole, Ilir Hoxha, Alida Tota, Gerti Selenica, Elona Meço, Ermir Hoxha etj.”.109) Faktor tjetёr ishte dhe pёrgatitja e miratimi i njё ligji tё ri pёr radion dhe televizionin publik dhe privat, i cili u votua nё parlament mё 30 shtator tё vitit 1998, ligji nr. 8410 “Mbi radion dhe televizionin publik nё Republikёn e Shqipёrisё”. Deri sa nisёn tё zbatohen nenet e tij u deshёn dhe muaj tё tjerё, por njё gjё ishte bёrё e qartё pёr operatorёt radiofonikё: koha “e vetёvendosjes” nё sipёrmarrjen e transmetimet radiofonike po perёndonte. Instrumentet rregullues dhe konkurrues pёr aktivitetin e tyre ishin nё proces. 108. Jeffrey A. Brez, Vlerёsimi i industrisё sё televizioneve private nё Shqipёri, Qendra e Trajnimeve tё Medias e Fondacionit SOROS, Tiranё, 29 janar 1999. 109. Arben Muka, Informacioni nё radion lokale, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranё, 2002, faqe 26.
84
Arben MUKA
5.4 Rregullimi ligjor dhe nisja licencimit tё operatorёve Ligji i parё “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, i majit tё vitit 1997, siç e pёrmendёm mё parë, “fjeti nё sirtar”, por deri nё pёrpilimin dhe miratimin nё parlament tё njё ligji tё ri pati dhe disa iniciativa tё ndёrmjetme, duke i bёrё ligjit tё pazbatueshёm disa herё ndryshime dhe shtesa qё sёrish nuk patёn ndikim nё funksionalitetin e tregut radiofonik. Mё 30 shtator 1988 parlamenti votoi nё shumicё ligjin e ri pёr mediat elektronike, qё ёshtё njё moment shumё i rёndёsishёm pёr ecurinё e punёs sё radiove private dhe publike. Nё pjesёn e dispozitave tё pёrgjithshme, Ligji nr. 8410 “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё” 110) sanksionohej se “veprimtaria radiotelevizive ёshtё e lirё”, e ajo respekton “paanshmёrisht tё drejtёn pёr informacion, bindjet politike dhe besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetёn private tё njeriut, si dhe tё drejtat dhe liritё themelore tё tij”, apo qё “pavarёsia editoriale sigurohet me ligj”. Nё njё pjesё tё veçantё renditeshin njё sёrё nenesh mbi Kёshillin Kombёtar tё Radios dhe Televizionit, KKRT, (pas 4 prillit 2013 quhet Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA), si institucioni i vetёm rregullues e mbikёqyrёs i veprimtarisё radiotelevizive -“i cili ёshtё organizёm i pavaruar, qё vepron nё bazё e pёr zbatimin e dispozitave tё kёtij ligji”- kompetencat, pёrbёrja, mekanizimi i zgjedhjes sё anёtarёve, financimi etj. Njё nga pjesёt qё ishte nё interesin e drejtpёrdrejtё tё operatorёve privatё radiofonikё ishte ajo e licencimit, procedura, afatet, kushtet qё duheshin plotёsuar nga aplikuesit, refuzimi i kёrkesёs, kufizimet, vendimi pёr heqjen e licencёs etj. Veç dispozitave mbi programet radiotelevizive, programet kabllore dhe pёrsёritёsve, ligji rreth 1/3 e neneve tё tij i kishte pёr Radiotelevizionin Shqiptar, tё cilin e etiketonte si Radiotelevizioni Publik Shqiptar, qё “ёshtё institucioni qё kryen shёrbim publik nё fushёn e radios dhe tё televizionit”. Neni 66 qё pёrbёnte deklaratёn e qёllimit tё kёtij institucioni sanksiononte: “Si njё transmetues i pёrkushtuar ndaj idealeve mё tё larta tё transmetimit tё
110. Sipas Tё dhёna mbi median shqiptare, 1991 – 1998, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Tiranё, 1998
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
85
shёrbimit publik kombёtar, RTSH-ja realizon shёrbime cilёsore, radioje dhe televizioni, pёr tё informuar, edukuar dhe argёtuar publikun, duke i shёrbyer kombit, tё gjitha grupeve tё shoqёrisё, pёrfshirё dhe pakicave kombёtare. RTSH-ja zotohet pёr njё mbulim tё paanshёm, tё lajmeve tё vendit dhe tё atyre ndёrkombёtare. RTSH-ja realizon programe, tё cilat duhet tё pasqyrojnё te dёgjuesit dhe shikuesit e tё gjitha moshave larminё e jetёs shqiptare. RTSHja pёrgatit programe cilёsore e me vlera pёr pasurimin e botёs mendore dhe shpirtёrore tё njerёzve”. Pa dashur t’i rikthehemi trajtimit mbi procesin e kalimit nga shtetёror nё publik tё RTSH-sё, mjafton vetёm ky nen i ligjit, pёr tё kuptuar se sa tё kthjellёt kanё qenё deputetёt dhe kasta politike nё Shqipёri nё nevojёn dhe dobinё e funksionimit tё medias publike pёr tё gjithё shoqёrinё. Nё tё njёjtёn kohё po kaq i kthjellёt ёshtё dhe impakti konkret qoftё dhe vetёm nё zbatim tё kёtij neni tё ligjit, tani qё kanё kaluar 15 vite qё nga koha kur u ideua, shkrua, diskutua dhe u votua nё parlamentin shqiptar. Pas miratimit tё ligjit jo pak peripeci ka kaluar “gardiani” i zbatimit tё tij, KKRT-ja, institucioni qё ende nё maj tё vitit 2000, e ndiente veten me strukturё tё paplotёsuar e tё pasistemuar nё ambiente zyrash jo nё mёnyrё pёrfundimtare. “Pa zyra, pa infrastrukturёn mё tё domosdoshme, pra dhe pa personel tё plotё, u desh tё punohej intensivisht nё disa drejtime pёr tё pёrmbushur obligimet ligjore.”111) Vёrtet, paralelisht me “rehatin” administrativ tё stafit, KKRT-ja punonte pёr kryerjen e funksionit tё saj pёr herё tё parё, nё pajisjen e operatorёve radio dhe televizivё me licenca, si dhe pёr garёn se kush do tё pёrfitonte licencё kombёtare. Pёrjashtim bёnte Radiotelevizioni Publik, i cili nё bazё tё nenit 21 tё ligjit, “nuk ka nevojё pёr licencё.” E asistuar dhe nga ekspertё, organizata dhe institucione ndёrkombёtare, si Kёshilli i Europёs, OSBE, programi IREX i SHBA-ve dhe DANIDA nga Danimarka, KKRT-ja hartoi dhe iu bёri me dije subjekteve, rregulloret sipas kategorive tё ndryshme pёr tё cilёn aplikohej, formularёt, kriteret, mёnyrёn e vlerёsimit me pikё nё garёn pёr licencё kombёtare etj., por dhe zhvilloi konsulta dhe diskutime me operatorёt nё sqarimin dhe udhёzimin pёr pjesё tё veçanta tё procedurave ku kishte paqartёsi. Nё kohёn kur u vendos zyrtarisht dhёnia e licencave, nё zbatim tё ligjit pёr mediat elektronike, tregu vijonte punёn normalisht, ku secila prej radiove 111. “Mbi veprimtarinё vjetore 2000 tё KKRT”, raportimi para deputetёve nё parlament, arkivi i KKRT-sё, prot. 94/1, Tiranё, 15 shkurt 2001, faqe 1.
86
Arben MUKA
ishte e instaluar nё frekuencёn qё kishte vetёzgjedhur. Pёr kёtё çёshtje nga KKRT-ja u tregua tolerancё, pёr ta marrё nё konsideratё pozicionin nё bandёn FM tё tё gjitha radiove nё transmetim, pёr aq kohё sa nё hartёn e re tё frekuencave tё radiove nuk do tё kishte probleme teknike, kryesisht nga interferimet. Me akordimin e licencave pёr ushtrimin e aktivitetit nga operatorёt, u ndёrpre dhe zёnia me “iniciativё tё lirё” e frekuencave nga subjektet qё kёrkonin tё hynin nё treg, pasi njё gjё e tillё ishte e drejtё ekskluzive e entit rregullator, Kёshillit Kombёtar tё Radios dhe Televizionit. Licencat pёr radiot e para private lokale u dhanё nё 23 dhe 30 gusht 2000, kurse kёrkesa pёr licencё kombёtare transmetimi nё FM dorёzuan vetёm tre operatorё, Top Albania Radio, Plus 2 dhe Perla, ndёrkohё qё hapёsirё kishte pёr katёr frekuenca tё tilla. Duke qenё se pёr aplikuesit kombёtarё kёrkohej njё shqyrtim i hollёsishёm jo vetёm i dokumentacionit, por dhe nevojitej njё inspektim nga ekspertёt nё terren, gara u zhvillua dy muaj mё vonё. Licencёn si transmetues kombёtar, KKRTja e akordoi vetёm pёr Top Albania Radio, kurse dy konkurrentёt e tjerё Plus 2 dhe Perla “u licencuan si transmetues lokalё nё dy zona licencimi me mbulim territori deri nё katёr prefektura”, 112) duke ua lёnё gjithsesi tё hapur mundёsinё nё rast se ato pёrmbushnin kriteret. (Nga kjo pёrfitoi mё pas vetёm Radio Plus 2). Nё bilancin pёrfundimtar licencёn nё vitin 2000 e morёn 31 operatorё lokalё dhe 1 kombёtar. Gara e parё pёr marrjen e licencёs kombёtare nga ana e operatorёve nxori nё pah dhe njё problem qё ishte jashtё kuadrit tё kompetencave tё KKRTsё. Shqipёria nё vitin 2000 ende nuk kishte njё studim tё plotё tё brezit tё frekuencave dhe potencialit tё saktё tё frekuencave pёr shёrbimet civile, pёr 112. po aty, faqe 3.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
87
pasojё mungonte njё hartё e tyre. 113) Paguhej kёshtu njё “faturё” e kohёs sё diktaturёs, kur vendi nuk pёrfaqёsohej nё aktivitete ndёrkombёtare, ku kordinoheshin dhe miratoheshin marrёveshjet mes vendeve. Mungesa nё pёrfaqёsim e Shqipёrisё nё konferencёn ndёrkombёtare “Marrёveshja rajonale pёr zonёn europiane tё radiodifuzionit”, qё u mbajt nё qershor tё vitit 1961 nё Stockholm tё Suedisё, e kishte lёnё jashtё pёrfitimeve, siç morёn atё kohё fqinjёt e saj Italia, Greqia dhe ish-Jugosllavia nё ndarjen e pёrdorimit tё brezit 41 deri 960 Mhz, qё pёrfshinte transmetimet nё FM, duke regjistruar kanalet e tyre kombёtare nё pёrdorim, ose nё planifikim, nё aktet ndёrkombёtare. Por procesi i licencimit ishte vetёm njёri prej angazhimeve tё institucionit tё KKRT-sё, pasi funksionaliteti i tregut radiofonik kёrkonte ndёrhyrje dhe pёr aspekte tё tjera, qё lidheshin me respektimin e detyrimeve tarifore; mbulimin me sinjal tё zonёs sё pёrcaktuar; monitorimin e programeve informative, sidomos pёr transmetuesit kombёtarë; zgjidhjen e mosmarrёveshjeve tё interferencave mes operatorёve brenda vendit, ose me ata tё vendeve fqinje; respektimin e tё drejtёs sё autorit; pёrdorimin nё pёrputhje me ligjin tё hapёsirёs reklamuese; penalizimet deri nё pezullim ose heqje tё licencёs pёr shkeljet nga operatorёt; procedurat pёr rinovimin e licencave etj. Disa herё me propozim tё KKRT-sё, apo grupeve tё interesit, ligjvёnёsi ka ndёrhyrё me shtesa dhe rregullime nё ligjin nr. 8410 “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”. Rreth 2 vjet pas krijimit tё KKRT-sё me mbёshtetjen e donatorёve ndёrkombёtarё u mundёsua pёr herё tё parё hapja e studios pёr monitorimin e programeve brenda ambienteve tё institucionit, gjithashtu u arrit tё vihej nё funksion dhe njё qendёr mobile pёr monitorimin e frekuencave tё operatorёve, e cila me anё tё pajisjeve tё sofistikuara realizonte matje pёr respektimin e transmetimeve sipas kushteve teknike tё miratuara pёr çdo stacion. Kёto 113. Harta e frekuencave ёshtё hartuar nё fund tё vitit 2002. Sipas ekspertёve tё KKRT-sё ajo krijoi mundёsinё qё tё pёrcaktohej mbulimi i çdo transmetuesi apo rrjeti transmetuesish; pёrcaktoheshin intereferencat qё operatorёt i shkaktonin njёri-tjetrit, por dhe krijoheshin kushte qё tё shmangeshin ndёrhyrjet dhe pёrplasjet me transmetuesit nga vendet fqinje; evidentohej dhe lokalizohej çdo operator qё emetonte jashtё zonёs pёr tё cilёn ishte licencuar; njihej mё mirё situata pёr frekuencat e lira nё pjesё tё ndryshme tё territorit, si njё ofertё pёr subjektet qё kёrkonin tё hynin nё tregun e transmetimeve radiofonike. Pёrpilimi i hartёs sё frekuencave i dha mundёsinё KKRT-sё qё tё hynte nё bashkёpunim dhe tё koordinonte veprimet e saj me homologёt e vendeve fqinje, si dhe tё dhёnat iu transferuan Zyrёs Europiane tё Radiokomunikimit, prej sё cilёs mund t’i konsultonte çdo shtet ose institucion i interesuar.
88
Arben MUKA
ishin dy elemente tё rёndёsishme infrastrukturore qё i jepnin autoritet konkret KKRT-sё pёr tё kryer misionin e vet nё mbikёqyrjen e tregut, sa i takon plotёsimit tё kushteve nga subjektet kombёtare dhe lokale pёr pjesёn e pёrmbajtjes dhe performancёn e shpёrndarjes sё sinjalit. KKRT ka shpenzuar energji dhe kohё me operatorёt, por dhe jo pak herё i ёshtё dashur energji dhe pёr vetveten, nё ato raste kur pёrbёrja e anёtarёsisё sё kёtij institucioni, qё votohej nga parlamenti kishte “kёrcitje” mes pёrfaqёsuesve tё maxhorancёs dhe opozitёs. Situata tё tilla ndarjeje, bojkoti dhe acarimi kanё prodhuar jo pak udhёzime tё politizuara, thuajse tё pazbatueshme, goditёse pёr njё pjesё tё tregut, duke u bёrё shkas pёr deformimin e konkurrencёs sё lirё dhe tё ndershme nga trajtimi selektiv. Por nё krahasim me televizionet, radio ka qenё mё pak e afektuar nga periudhat “e nxehta” tё vendimmarrjes sё njёanshme dhe jo objektive tё KKRT-sё. Pasi qartazi, politika ka qenё dhe mbetet ende mё e interesuar tё ketё nёn kontroll mё shumё transmetimet televizive.
5.5 E drejta e autorit nё transmetimet radiofonike Pavarёsisht formatit dhe strukturёs programore njё stacion radiofonik e ka jetik konsumimin muzikor, nё zhanre tё ndryshme, nga vendi dhe bota. Kjo karakteristikё dalluese e vendos radion nё raporte tё pashmangshme bashkёveprimi me agjencitё e tё drejtёs sё autorit, nё procesin e njohjes, pёrllogaritjes dhe shlyerjes sё detyrimeve financiare qё lindin nga pёrdorimi i atyre veprave muzikore qё janё tё mbrojtura sipas ligjit. Sipas ekspertёve, tё ardhurat qё krijohen nga pёrdorimi i tё drejtave tё autorit dhe tё drejtave tё tjera tё lidhura me to, nё masёn rreth 80 pёrqind i takojnё krijimeve muzikore. Ndaj dhe muzika ёshtё nё fokus kryesor tё luftёs kundёr fenomenit tё piraterisё dhe merr energjitё mё tё mёdha nga ana e agjencive ose shoqёrive qё punojnё nё mbrojtjen e tё drejtave nё kёtё fushё. Nё Shqipёri njohja e tё drejtёs sё autorit nё veprat krijuese ёshtё e hershme. Nё Arkivin Qendror tё Shtetit ka dokumente zyrtare nga aktiviteti i Radio Tiranёs, nё kohёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, qё tregojnё kujdesin pёr tё kryer procedura burokratike nё respekt tё tё drejtave autoriale pёr fondin muzikor qё regjistrohej dhe transmetohej. Drejtoria e Radio Tiranёs nё kohёn e pushtimit nga Italia fashiste kishte korrespondenca tё rregullta me Shoqёrinё italiane tё prodhimit muzikor nё disqe “La Voce del Padrone”,
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
89
Njё nga dokumentet e Arkivit Qendror tё Shtetit qё tregon korrespondencёn mes Radio Tiranёs dhe shoqёrisё sё prodhimit muzikor “La Voce del Padrone”, pёr respektimin e tё drejtёs sё autorit.
ku pёr kёngёt qё interpretoheshin nga kёngёtarёt shqiptarё ose tё huaj dhe qё regjistroheshin nё studiot italiane diskutoheshin dhe specifikoheshin rregullat rast pas rasti pёr njohjen dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj krijimtarisё qё ishte e mbrojtur nga e drejta e autorit. Autoritetet nё kohёn e diktaturёs komuniste e konceptonin tё drejtёn e autorit si njё tё drejtё tё shtetit, ku si dhe nё tё gjithё sektorёt e tjerё tё jetёs gjithçka ishte e shtetёzuar dhe kёshtu “ishte shteti qё paraqitej si mbajtёs i sё drejtёs sё autorit”. 114) Jo pa qёllim qё njё ndёr ligjet e para qё ka hartuar dhe miratuar parlamenti pluralist shqiptar ka qenё ai pёr tё drejtёn e autorit.115) Kjo iniciativё ligjore ka qenё vetёm njё pikёnisje, qё edhe nё Shqipёri, tё vlerёsohen dhe rregullohen tё gjitha ato tё drejta qё i takojnё autorit tё njё vepre, ato financiare dhe morale, pёr tё ndalur nё njё afat kohor tё pёrcaktuar shfrytёzimin e saj nga tё tjerёt. 114. Eliana Koçi, Pronёsia intelektuale, e Drejta e Autorit dhe Marka, ERIK Botime, Tiranё, 2003. 115. Ligji nr.7564, miratuar mё 19 maj 1992.
90
Arben MUKA
Veç ligjit tё vitit 1992, qё ёshtё amenduar kohё pas kohe, e drejta e autorit rregullohet dhe nga ligje dhe akte tё tjera normative, ku pёr shkelёsit dhe abuzuesit ndiqen procedime penale, administrative dhe civile nga institucione tё ndryshme tё aparatit shtetёror. Menjёherё nё vitin 1992 u krijua dhe agjencia pёr autorёt dhe veprat muzikore e audiovizuale, qё thirret ALBAUTOR. Fokusi i saj ёshtё mbrojtja e të drejtave të krijuesve të muzikës, si dhe tё teksteve. Nga lidhjet e marrёveshjeve qё ALBAUTOR ka me partnerё tё saj nё vende tё tjera ajo mbron dhe krijuesit e huaj. Nё njё treg kaotik dhe qё nuk rregullohej me ligj tё posaçёm deri nё shtator tё vitit 1998, transmetimet radiofonike kanё nisur tё “futen nё brazdё” pёr tё respektuar tё drejtёn e autorit, si pjesё e pronёsisё intelektuale, vetёm nё dekadёn e dytё tё tranzicionit demokratik, ku ende dhe sot, pavarёsisht pёrmirёsimeve dhe reformave, ka probleme serioze nё zbatimin konkret tё legjislacionit. Nё vitin 2008 ёshtё krijuar dhe agjencia e administrimit kolektiv pёr tё drejtat e artistёve interpretues/ekzekutues, AKDIE, kurse nё vitin 2012, u licencua agjencia pёr tё drejtat e producentёve, AMP, ku janё anёtarёsuar 12 nga 13 shtёpitё diskografike qё operojnё nё Shqipёri. Institucioni kryesor shtetёror qё monitoron dhe rregullon marrёdhёniet mes subjekteve dhe agjencive nё zbatimin e legjislacionit ёshtё Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, ZSHDA, qё ka nisur nga puna nё vitin 2007. Ligje, amendime, agjenci tё menaxhimit kolektiv, ZSHDA – por nga ana tjetёr nё terren situata lёviz me shumё ngadalёsi pёr respektimin e tё drejtёs sё autorit. Kёtё e tregon dhe ky fakt: nga viti 2008 e deri nё fund tё shtatorit tё vitit 2013 gjobat dhe masat administrative qё ka vёnё ZSHDA ndaj subjekteve tё ndryshme shkojnë mё shumё se 2.5 milion euro, por asnjё cent prej tyre nuk ёshtё vjelur. Duke u kthyer tek transmetimet radiofonike, ёshtё evident njё raport problematik mes 3 agjencive tё menaxhimit kolektiv tё tё drejtave tё autorit dhe tё drejtave tё tjera tё lidhura dhe operatorёve. “Ata na vendosin tarifa vjetore tё paargumentuara, bёjnё ca kalkulime teorike, duke injoruar rrethanat konkrete nё tё cilat ne punojmё dhe shfrytёzojmё pjesёt muzikore qё janё tё mbrojtura.” 116) “Marrin pёrsipёr tё mbrojnё tё gjithё autorёt, ndёrkohё qё nuk kemi siguri se fondet qё paguajmё shkojnё aty ku duhet.”117)
116. Shkёlqim Hajno, drejtues nё Radio Saranda, intervistё dhёnё autorit, 13 korrik 2013. 117. Renata Dragusha, kryeredaktore nё Radio Motiv, Shkodёr, intervistё dhёnё autorit, 3 gusht 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
91
Ka disa faktorё thelbёsorё qё e bёjnё problematike gjendjen nё fushёn e respektimit tё tё drejtave tё autorit nga operatorёt radiofonikё: • Sё pari, agjencitё e menaxhimit kolektiv nuk janё transparente nё aktivitetin e tyre, nuk i kanё aktive forumet drejtuese dhe asambletё e anёtarёsisё pёr vendimmarrjen, duke pёrdorur metoda arbitrare pёr pёrllogaritjen e detyrimeve qё kanё subjektet (nё rastin tonё operatorёt radiofonikё) dhe mbi tё gjitha, duke mos shpёrndarё fondet qё ata grumbullojnё pёr autorёt qё u mbrojnё tё drejtat. “Ne si ZSHDA kemi këmbëngulur dhe vijojmë të këmbëngulim që duhet një reformë urgjente për sa i përket metodologjisë së tarifimit. Mendoj se këtij problemi i jep zgjidhje projektligji i ri “Për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura”, i cili prej qershorit të vitit 2013 është në tavolinën e kryministrit të vendit. Sepse gjithçka duhet bërë me negocim, duhen jo tarifa fikse, por në bazë të parametrave dhe intensitetit të përdorimit të muzikës, etj. Tarifimi duhet të kalojë përmes negocimit të palëve, dhe projektligji e parashikon këtë procedurё”. 118) • Sё dyti, pёr tarifimin e detyrimeve nga pёrdorimi i tё drejtёs sё autorit, aplikohet njё model i vendeve skandinave, qё ёshtё shumё larg realitetit tё Shqipёrisё dhe sjell arbitraritet dhe mundёsi abuzimi. “Metoda e tyre është sipas parimit ‘të gjithë mbledhin për të gjithë’. Por atje agjencitë përfaqësojnë rreth 95 përqind të autorëve, kurse në Shqipëri raporti është i përmbysur me rreth 5-10 përqind të përfaqësimit. Kështu që del e nevojshme që të gjithë artistët të anëtarësohen në agjencitë e menaxhimit kolektiv të fushës që i përkasin, në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre, por edhe të kërkojnë llogari për menaxhimin e të ardhurave të mbledhura në emër dhe për llogari të tyre”.119) 118. Mujё Buçpapaj, drejtor i ZSHDA-sё, intervistё dhёnё autorit, 8 shtator 2013. 119. po aty
92
Arben MUKA
• Sё treti, ende ka njё nivel tё ulёt tё ndёrgjegjёsimit nga ana e operatorёve pёr tё kuptuar se sa e rёndёsishme ёshtё shlyerja e detyrimeve nga pёrdorimi i një produkti që mbrohet nga ligji i të drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura. Funksionimi i tregut tё transmetimeve radiofonike pёr shumё vite pa ligje dhe me pas me institucione tё dobёta nё kёrkesat pёr zbatimin e tyre, ndikuan pёr tё “kalçifikuar” indiferencёn dhe neglizhencёn e operatorёve pёr t’ju pёrgjigjur detyrimeve nga pёrdorimi i tё drejtёs sё autorit. • Sё katёrti, ZSHDA duket si e lёnё e vetme nё angazhimin e saj, mungon dukshёm koordinimi mes saj dhe institucioneve tё tjera, si Prokuroria, Gjykata, Doganat, Tatimet etj.
5.6 Kualifikimi i stafeve nё redaksi Sipas tё dhёnave qё u pёrftuan nga studimi i Qendrёs sё Medias tё Fondacionit SOROS nё vitin 1998, nga 215 gazetarёt e pyetur qё punonin nё media, vetёm 30 prej tyre kishin pёrfunduar studimet nё degёn e gazetarisё. Nuk kishte tё dhёna tё veçanta se sa nga kёta i takonin tregut radiofonik, por nё çfarёdo proporcioni ta ndaje shifrёn sёrish ajo ishte e ulёt, duke kuptuar nevojёn qё tregu privat radiofonik kishte pёr kualifikime profesionale tё stafit. Nevoja diktohej dhe nga njё dukuri e radios nё pёrgjithёsi, qё e ka tё vogёl, por dhe tё paqёndrueshёm stafin. Sidomos nё stacionet e vogla qarkullimi i personelit ёshtё mё dinamik, nga kёrkesat e dёshirat pёr paga mё tё larta, pёr pozicione pune nё kompani mediatike mё tё mёdha, qofshin radio ose tё tjera. “Gjithmonё radio ёshtё njё trampolinё pёr tё bёrё karrierё. Nё Radio Stinёt unё kam ‘pritur dhe pёrcjellё’ dhjetra gazetarё tё cilёt pasi kanё krijuar siguri dhe pёrvojё profesionale nё studio dhe jashtё saj, kanё vendosur tё lёvizin nё redaksi tё tjera. Nga kjo radiot nё pёrgjithёsi punojnё vazhdimisht me rioshё, tё papёrvojё, tё cilёt kёrkojnё trajnim”. 120) Njё faktor qё ka ndikuar pёr nevojёn e kualifikimeve tё gazetarёve, apo personelit nё pёrgjithёsi lidhet dhe me faktin qё tregu radiofonik privat ishte i ri. Radio Tirana dhe 4 radiot lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs si media tradicionale atё periudhё ishin nё njё fazё reformimi programor dhe kanё rekrutuar shumё punonjёs tё rinj. Radio si media elektronike ka qenё 120. Arqile Ndini, ish drejtor i Radio Alsat, intervistё dhёnё autorit, 27 dhjetor 2007.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
93
dhe mbetet njё hapёsirё ku teknologjia progreson kohё pas kohe, ku aplikimet e reja digjitale nё pёrgjithёsi kanё nxjerrё dhe nxjerrin nё pah nevojёn pёr kualifikime dhe familjarizime me inovacionin. Nё kushtet kur njё gazetar nё radio bёn gjithçka nё procesin e realizimit tё produktit, nga ideja, regjistrimi, editimi dhe deri tek transmetimi, teknologjia dhe pёrdorimi i pajisjeve dhe aparaturave nuk ёshtё atribut vetёm i ekipit teknik, por dhe i reporterёve, redaktorёve e bashkёpunёtorёve. Kualifikimet profesionale nё tregun e transmetimeve radiofonike kanё nisur qё nё fillim tё viteve ’90, kur projektet e para janё aplikuar nё stafet e RadioTiranёs dhe katёr radiove lokale nё varёsinё e saj. Pёrmes shoqatave, fondacioneve a institucioneve mediatike joqeveritare ёshtё mundёsuar ardhja nё Shqipёri e trajnerёve dhe ekspertёve tё fushёs nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Holanda etj. Dy stacionet e huaja me transmetime nё gjuhёn shqipe, BBC dhe DW, pas vitit 1995 janё treguar shumё aktive pёr trajnimin e gazetarёve radiofonikё, duke organizuar seminare, tryeza tё rrumbullakёta ose workshop-e nё Shqipёri. Nё kuadёr tё programeve tё bashkёpunimit janё realizuar dhe vizita pune dhe intership-e pёr individё ose grupe gazetarёsh nё SHBA, Angli, Gjermani etj. Gjallёrimi i tregut privat zgjeroi bazёn e pёrfituesve nё kualifikimet qё u organizuan nё Tiranё dhe rrethe, duke pёrfshirё dhe tema tё menaxhimit tё stacionit, krahas atyre pёr bazat e tё shkruarit pёr radion, teknikat e regjistrimit dhe editimit tё kontributeve audio, formatet e informimit etj. Qendra e Medias e Fondacionit SOROS dhe mё pas Instituti Shqiptar i Medias. ISHM, ishin dy organizatat joqeveritare qё kanё pёrballuar pjesёn mё tё madhe tё koordinimit tё projekteve trajnuese pёr gazetarёt e radiove nё bashkёpunim me partnerёt ndёrkombёtarё.
94
Arben MUKA
Por nё vitin 1999-2001 transmetimet radiofonike kanё marrё suportin mё tё madh nё kёtё aspekt nga njё program qё zbatoi nё Shqipёri Kursi i Gazetarisё sё Zvicrёs Italiane nё kooperim me ISHM, si njё mbёshtetje financiare nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Bashkёpunimit e Konferederatёs Zvicerane, Departamenti Federal i Punёve tё Jashtme. Pёrfitimi nga programi nuk ishte thjesht pёr pёrfshirjen nё trajnime tё rreth 45 gazetarёve dhe redaktorёve nё rrethe tё ndryshme tё vendit, por se pёr herё tё parё u krijua njё skuadёr prej 6 trajnerёsh shqiptarё, tё cilёt pas kualifikimit intensiv trevjeçar nga ekspertёt zviceranё, u bёnё struktura kryesore qё pёrballuan mё pas kualifikimet e gazetarёve radiofonikё me kurse nё ambientet pranё ISHM, ku ndodhet dhe njё studio moderne si dhuratё nga UNESCO. Njё pjesё e kualifikimeve u realizua sipas formatit “in house”, qё zёvendёsonte udhёtimin e pjesёmarrёsve nga rrethet pёr nё Tiranё, me tё kundёrtёn, ku trajnerёt lokalizoheshin pranё stacioneve tё ndryshme, duke punuar me redaksinё nё kushte reale dhe duke pasur si finale njё ose disa emisione qё shkonin pёr transmetim. Pas vitit 2002 trajnimet e gazetarёve shqiptarё pёrfshinin dhe pёrdorimin dhe familjarizimin e pjesёmarrёsve me teknikat e reja tё regjistrimit dhe editimit digjital, njё nevojё e ditёs, veçanёrisht pёr stacionet lokale tё vogla jashtё kryeqytetit. Zor se do tё gjehet njё gazetar, redaktor, ose bashkёpunёtor i radiove shqiptare qё tё mos jetё pёrfshirё nё grafikёt e trajnimeve tё ISHM-sё, qoftё me tematikё mbi bazat dhe teknikat e avancuara tё audiogazetarisё, qoftё dhe me pjesёmarrje nё workshop-e, seminare, tryeza tё rrumbullakёta mbi çёshtje tё veçanta , si pёr ato sociale, ekonomike, kundёr korrupsionit, pёr tё drejtat e njeriut, mbi mbulimin e problematikёs pёr grupet e margjinalizuara nё shoqёri, mbrojtjen e mjedisit, lirinё e besimit fetar etj. “Kemi qenё disa pёrfaqёsues nga komuniteti rom dhe ai egjiptian qё kemi ndjekur njё trajnim nё Institutin Shqiptar tё Medias nё Tiranё mbi bazat e gazetarisё sё radios. Duke qenё fillestarё trajnerёt e konkretizuan teorinё me ushtrime praktike. Ka qenё njё pёrvojё e dobishme pёr grupin tonё, njё pjesё punojnё si bashkёpunёtorё nё media, apo janё tё angazhuar nё realizimin e njё programi televiziv me tematikё nga jeta dhe problemet e komunitetit rom dhe atij egjiptian.” 121)
121. Arben Kosturi, intervistё dhёnё autorit, 16 gusht 2011.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
95
Transmetimet radiofonike janё ndёr mё tё ndjekurat nga personat me aftёsi tё kufizuara, sidomos tё verbёrit. Nё Shqipёri disa prej stacioneve kanё aktivizuar si gazetarё dhe moderatorё pёrfaqёsues tё tyre, nё kuadёr tё projekteve pёr integrimin social dhe pёr sensibilizimin dhe nxitjen nё trajtimin e problematikёs me tё cilёn pёrballen kjo kategori e personave me aftёsi tё kufizuar. Fillimisht ishte Radio Gramshi qё nё fund tё viteve ’90 aktivizoi nё mikrofon Ardian Cecin, i diplomuar pёr Gjuhё e Letёrsi Shqipe, si drejtues i njё program argёtues me kuice. Emisione kanё drejtuar dhe Bukurie Maloku dhe Elvira Çela nё studion e Radios Klea nё Elbasan, si dhe e verbёra tjetёr Ervehe Tusha nё Radio Tirana.
KAPITULLI I GJASHTЁ Profilizimi i radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё treg
P
asi kaluan fazёn latente, me natyrё sa hobiste aq dhe amatoreske, transmetimet radiofonike pas miratimit dhe zbatimit tё ligjit tё mediave elektronike dhe fillimit tё punёs sё KKRT-sё u vunё nёn detyrime konkrete pёr pёrmbajtjen programore. Nё njё nen tё veçantё saksionohej qartazi kushti, qё pёr tё marrё licencёn me shtrirje lokale, “duhet qё tё paktёn 15 pёrqind e programeve javore tё pёrmbajnё informacion dhe programe qё lidhen me realitetin lokal, por qё nuk kanё karakter tregёtar.” 122) Gjithashtu, nё kёrkesat qё duhet tё plotёsonte njё aplikant pёr marrjen e licencёs sё radios, duhet tё prezantonte dhe “pёrmbajtjen e programeve qё do tё transmetohen dhe strukturёn programore tё propozuar pёr transmetim, tё cilat tё shprehin qartё pluralizmin nё tёrёsinё e tyre dhe paanёsinё e informacionit; raportin e kohёs sё transmetimit qё do tё zёnё emisionet e prodhuara vetё dhe atyre tё prodhuara nё vend nё pёrpjestim me emisionet e tjera”. 123) Nga ana tjetёr dhe konkurrenca mes operatorёve nё treg ishte nxitje pёr pronarёt dhe menaxherёt qё tё rekrutonin nё redaksi gazetarё dhe reporterё me ide dhe aftёsi pёr tё realizuar audiokontribute informative dhe tё tematizuara. Miksimi i muzikёs dhe formatet e emisioneve me pёrdorimin e telefonit nё studio, si plotёsim direkt tё kёrkesave tё dёgjuesve – karakteristikё e radiove tё sapokrijuara - nuk ishte i mjaftueshёm pёr 122. Ligji nr. 8410, datё 30 shtator 1998 “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, neni 29. 123. po aty, neni 23, pika 8 dhe 9.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
97
mbijetesё. Nё njё bandё FM-je tё mbushur me lloj lloj stacionesh, tёrheqja e dёgjuesve kёrkonte fantazi dhe elemente tё veçanta nё pёrmbushje tё motivit tё themelimit: “pse duhet tё na ndjekin?”, “çfarё duhet tё ofrojmё?” , “cili ёshtё target-i ynё, kujt i drejtohemi?”. Ishte koha kur nё tregun e transmetimeve radiofonike nisi pashmangshmёrisht njё proces profilizimi, qё pёrfshiu radiot ekzistuese dhe ato qё hynin nё treg. Mё e qartё nevoja pёr kёtё dukej nё kryeqytet, ku konkurrenca nё efir ishte e fortё, por dhe nё qytete si Korça, Fieri, Elbasani e Vlora rivaliteti pёr audiencёn ishte prezent. Nё zona administrative mё tё vogla dukuria e profilizimit u pa nga operatorёt e licencuar si njё prirje pёr tё bёrё dallimin mes tyre dhe operatorёve kombёtarё apo tё tjerёve qё e lёshonin sinjalin nga qytetet fqinje. Kishte dhe ndonjё stacion qё nuk i hyri kёtij reflektimi sa menaxherial dhe profesional, qё nuk u pёrfshi nё grindin e garёs, por qё mbeti zё periferik, qё doli shpejt nga tregu, ose u investua pёr shitjen e aktivitetit.
6.1 Tipologjia e transmetimeve radiofonike Klasifikimi i operatorёve nё tregun radiofonik nё Shqipёri bёhet duke mbajtur parasysh kriteret thelbёsore qё lidhen me: • pronёsinё e aktivitetit dhe natyrёn e menaxhimit, • nivelin e pёrhapjes sё sinjalit, sipas kushteve tё licencimit, • pёrmbajtjen e programeve tё emetuara, • qasjen nё internet. I. Nё bazё tё kriterit pronёsor kemi: Radio publike. Nё Shqipёri tё tilla janё Radio Tirana, si dhe 4 stacionet lokale qё janё nё varёsi administrative nga RTSH: Radio Korça, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi. Radio private. Janё pjesa tjetёr e tregut, qё nё thelb funksionon si iniciativё biznesi privat nga subjekte fizike ose juridike, organizata, institucione apo shoqata joqeveritare. Tё tilla janё p.sh., Top Albania Radio, Club FM, RASH, Kontakt, Val’ e Kaltёr, Klea, Motiv, Saranda, ABC etj. Dallimet kryesore mes dy grupimeve, publike dhe private, janё nga pikёpamja e burimeve tё financimit, larmisё tematike nё pёrmbajtjen e
98
Arben MUKA
programeve, kritereve tё pёrdorimit tё hapёsirёs sё reklamave etj. Aktiviteti i radiove private dhe publike nё Shqipёri ёshtё rregulluar dhe rregullohet me ligj tё pёrbashkёt. Radiove private mund t’u bёjmё dhe ndarje sipas natyrёs sё menaxhimit: Radio private komerciale, qё funksionojnё me objektiv kryesor fitimin, ose sipas motos “mё shumё tё ardhura me sa mё pak shpenzime”. Radio private jo komerciale, qё nuk kanё qёllime fitimi. Radio tipike jo komerciale janё stacionet fetare apo ato tё komunitetit, tё cilat bazohen nё angazhimin vullnetar tё stafit dhe nuk pёrdorin hapёsira reklamuese dhe promocionale pёr porositёs tё ndryshёm privatё, veçse pёr aktivitetin dhe nismat e subjektit qё i mbёshtet. Radio private jo komerciale nё Shqipёri janё p.sh., Ngjallja, Logos, Jehona, Alfa & Omega, etj. II. Nё bazё tё nivelit tё pёrhapjes sё sinjalit, sipas kushteve tё licencimit janё: Radio kombёtare. Licencёn kombёtare e merr njё operator qё mbulon me sinjal transmetimi jo mё pak se 70 pёrqind tё territorit tё vendit, nё kohёn e fillimit tё transmetimeve dhe pas njё periudhe tё pёrcaktuar nё ligj ky mbulim duhet tё jetё jo mё pak se 90 pёrqind. Nё legjislacionin shqiptar ka pёrcaktime tё shpёrndarjes sё sinjalit si madhёsi territori dhe si numёr popullsie. Radio kombёtare ёshtё Radio Tirana, e cila ёshtё trajtuar si njё precendent unik, duke mos aplikuar pёr licencё pranё autoritetit rregullator qё i miraton ato, KKRT. Licencё si transmetuese kombёtare kanё dhe Top Albania Radio dhe Plus 2, tё cilat i kemi pёrmendur mё parё. Radio Lokale. Janё operatorёt qё shpёrndajnё sinjalin e transmetimit nё zona tё caktuara administrative tё vendit, sipas kushteve tё licencimit qё iu ёshtё bёrё nga autoriteti rregullator. Radio lokale janё p.sh ., Radio Ime, Alpo, Nacional, Hit FM, NRG, Albanian News, Radio e Parё etj. Brenda kёtij grupimi ka dhe nёndarje sa i takon madhёsisё sё zonёs sё mbulimit: brenda territorit tё njё qyteti, rrethi, qarku, tё 2 qarqeve fqinje apo tё 2-4 qarqeve fqinje. Madhёsia e territorit qё mbulon me sinjal transmetimi njё operator privat shoqёrohet me proporcionalitet nё detyrimet vjetore qё shlyen nё formёn e tarifave dhe taksave, si dhe pёr tё drejtёn e autorit. 124) 124. Ligji i ri 97/2013, “Pёr mediat audiovizive nё Republikёn e Shqipёrisё”, miratuar nga parlamenti mё 4 mars 2013, nё nenet 57 dhe 58 trajton konceptin e shёrbimeve tё transmetimeve audio tё komunitetit, qё “ofrohet pa qёllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhёsore, demografike, tё besimit tё komunitetit”, duke sjellё risi nё mёnyrёn se si operojnё subjektet dhe kushtet pёr licencimin e tyre.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
99
Pёrsёritёs tё programeve tё huaja. Operatorё radiofonikё jashtё kufijve tё Shqipёrisё, tё cilёt kёrkojnё tё pёrfshijnё transmetimet e tyre brenda territorit tё saj, nё zona tё veçanta, marrin licencё nga KKRT-ja me statusin e pёrsёritёsit tё programeve nё bandёn FM. Tё parёt qё janё pajisur me licencё tё tillё kanё qenё BBC e Londrёs, Deutsche Welle, Radio Italia dhe mё pas nё treg kanё hyrё Radio France International, Word Family Radio, Radio e Jashtme e Kinёs etj. Pёrsёritёsit e programeve tё huaja mund tё klasifikohen dhe nё kriterin e parё qё pёrmendёm, qё e shikon tipologjinё e transmetimeve nё lidhje pronёsie. Shumё nga pёrsёritёsit qё kanё qenё dhe vijojnё tё jenё prezent nё Shqipёri janё me status publik nё vendin e tyre, si BBC, DW, RFI etj. III. Klasifikimi nё bazё tё pёrmbajtjes sё programeve qё emetohen: Radio gjeneraliste. Janё stacionet qё pёrpiqen tё pёrfshijnё nё programet e tyre larmi temash dhe t’i drejtohen njё target-i sa mё tё gjerё ndjekёsish, qofshin stacione lokale ose kombёtare, publike ose private, komerciale ose jokomerciale ato janё njё ndёrthurje e informimit me argёtimin duke pasur programacion tё qёndrueshёm. Radiot tradicionale nё Shqipёri, Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale në Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs kanё qenё dhe mbeten tё formatit gjeneralist. Operatorёt e parё privatё qё u themeluan nё fund tё viteve ’90 tentuan tё ishin nё formatin gjeneralist, pa pasur spefikime nё target-in e transmetimeve. Radio tё profilizuara. Janё tё dallueshme nga pёrzgjedhja e pёrmbajtjes duke iu drejtuar njё target-i ndjekёsish qё i bashkojnё interesat dhe nevojat kulturore, gjuhёsore, tё besimit etj. Radio tё profilizuara nё Shqipёri janё grupimnet qё ndahen sipas zhanreve tё muzikёs, besimit fetar, minoriteteve etj. Radio fluksi. Janё ato radio me pёrmbajtje tё thjeshtё dhe tё qёndrueshme, ku dy elementet kryesore qё pёrbёjnё programin janё muzika dhe informacionet e shkurtёra qё emetohen nё mёnyrё ciklike disa herё nё ditё. Njё version i pёrhapur i radiove tё fluksit nё Shqipёri janё ato tё programimit “play list”, ku fondi muzikor i shkarkuar nё server-in e kompiuterit transmetohet sipas njё pararenditjeje digjitale dhe shtesa bёhet vetёm pёr edicionet informative dhe reklamat e spotet promocionale.
100
Arben MUKA
IV. Ndarja e radiove nisur nga qasja nё internet: Radio qё ofrojnё shёrbime online. Janё ato stacione tё cilat e kanё nisur dhe vijojnё aktivitetin e tyre me transmetim valor dhe nёpёrmjet faqes nё internet ofrojnё pёr ndjekёsit transmetimin live tё programit, shkarkim tё materialeve tё zgjedhura, informacion dhe argёtim nёpёrmjet teksteve, pamjeve (video ose foto) animim etj. Pjesa mё e madhe e radiove nё Shqipёri kanё hapur website dhe janё aktive nё rrjetet sociale, tё tilla si Top Albania Radio, Club FM, City Radio, Travel, Kiss, Plus 2, NRG, Love etj. Webradio. Quhen dhe radio online. Janё dizejnuar dhe funksionojnё vetёm nё internet. Njё ndёr radiot e para shqipfolёse nё internet ёshtё Radio Emigranti, e cila ka nisur transmetimet mё 20 korrik 2006. Radio Pulla filloi mё 21 nёntor 2010, kurse Tirana Jazz Radio mё 1 prill 2011. Nё fillim tё vitit 2012 Radio Club FM lancoi nё internet pesё kanale tё saj muzikore vetёm nё versionin online: Club Romancё, Club Party, Club Dico, Club Shqip, Club Popullore.
6.2 Radiot fetare Ёshtё grupi mё i konsoliduar nё transmetimet radiofonike nё Shqipёri. Prej vitit 1997 kur u themelua radio e parё fetare dhe deri mё sot, vetёm njёra syresh ёshtё mbyllur pёr vёshtirёsi financiare, ndërkohë që njё tjetёr stacion ka ndёrprerё pёrkohёsisht transmetimet nё plotёsim tё dokumentacionit pёr entin rregullator, kurse 9 tё tjerat kanё njё aktivitet tё stabilizuar nё pёrmbajtjen e programit dhe mbulimin me sinjal tё territorit, sipas kushteve tё licencimit. Radio konsiderohet si njё mjet efikas nё radhёt e komuniteteve fetare, sepse i krijon mundёsi anёtarёsisё qё tё jetё e pёrfshirё nё jetёn e grupit, tё ruajё lidhjet dhe raportet me udhёheqёsit shpirtёrorё dhe kastёn e klerikёve edhe kur nuk ёshtё prezent fizikisht nё objektet e kultit. Nёpёrmjet valёve tё radios njё besimtar, ose njё njeri i afektuar nga besimi ndjek nё distancё rite, informacione, apo shpjegime mbi konceptet bazё tё filozofisё fetare, ndjek diskutime dhe forume nga kёndvёshtrime tё ndryshme. Nё ligjin e parё qё ёshtё zbatuar pёr median elektronike nё Shqipёri, (nr. 8410/30 shtator 1998) por dhe nё amendimet qё i janё bёrё mё pas, nuk ka pasur njё qёndrim tё pёrcaktuar nёse lejohet apo jo aktiviteti i radiove fetare. Nё nenin 4, mbi parimet themelore tё zhvillimit tё veprimtarisё radiotelevizive nё Republikёn e Shqipёrisё, nё paragrafin e dytё thuhet: “Veprimtaria
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
101
radiotelevizive respekton paanshmёrisht tё drejtёn pёr informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetёn private tё njeriut, si dhe tё drejtat dhe liritё themelore tё tij.” 125) Nё interpretim tё kёtij paragrafi, cilёsimi “paanshmёrisht” e bёn tё diskutueshёm aktivitetin e njё radioje tё mirёfilltё fetare, kur kjo i pёrket njё komuniteti tё caktuar besimi. Nёse stacioni nё linjёn e vet editoriale mbulon aktivitetin dhe pikёpamjen e njё feje tё veçantё, atёherё cilёsimi “paanshmёrisht” humb funksionin. Megjithatё nё njё kёndvёshtrim tjetёr, cilido individ, grupim, organizatё, shoqatё etj., gёzon tё drejtёn e lirisё sё ushtrimit tё besimit, dhe vёnia nё aktivitet e njё gazete, radioje, televizioni, platforme online apo tjetёr forme mediatike komunikimi nё plotёsim tё pёrmbushjes sё misionit nuk mund tё ndalohet. Kujdesi nga themeluesit e radiove fetare nё Shqipёri ka qenё tek pёrkatёsia pronёsore e aktivitetit. Fillimisht ato janё krijuar nga fondacione, qё kishin direkt ose indirekt lidhje me komunitetet fetare. Ligji pёr mediat elektronike i shtatorit 1998 u amendua nё vitin 2003, duke ndaluar fondacionet jofitimprurёse tё ishin pronare tё stacioneve radiofonike. Po kёshtu, “de jure” dhe komunitetet fetare, partitё politike nuk mund tё kishin kёtё tё drejtё. Atёherё dhe akti i themelimit tё njё radioje fetare u modifikua pёr tё pёrmbushur kёrkesat ligjore, duke u 125. Neni 4 i ligjit “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, nr. 8410, datё 30 shtator 1998.
102
Stacioni Radio Ngjallja Radio Alfa & Omega Radio Gras 127) Radio Emanuel Radio 7 Radio Maria Radio Visare Radio Logos Radio Jehona Radio Zёri i Islamit Radio 1
Arben MUKA Radiot fetare Vendndodhja Tiranё Tiranё Gjirokastёr Korçё Tiranё Tiranё/Shkodёr Kavajё Pogradec Shkodёr Korçё Tiranё
Fillimi 11 prill 1997 1 korrik 1999 29 gusht 1999 1 shkurt 2002 17 maj 2002 19 korrik 2003 19 qershor 2007 5 gusht 2007 22 maj 2009 11 qershor 2011 1 korrik 2013
regjistruar nga subjekte qё figurojnё si “shpk”. Edhe kjo risi “de jure” nuk i ka penguar “de facto” komunitetet dhe grupimet e ndryshme tё besimeve fetare qё ta adresojnё kujdesin dhe menaxhimin e radiove nё mёnyrё indirekte. Jo vetёm nga pikёpamja organizative, por dhe nё aspektin e pёrmbajtjes sё transmetimeve pёr çdo devijim ose shkelje parashikohen kufizime nga ligji, qё shoqёrohen me masa dhe ndёshkime. “Nё radio dhe televizion nuk lejohet tё jepen programe qё nxisin dhunёn, urrejtjen kombёtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese, ndarjen territoriale, diskriminimin pёr shkak tё bindjeve politike dhe pёrkatёsisё fetare.” 126) Nёse i hedh njё sy rrjetit tё radiove fetare nё Shqipёri në tabelën më sipër, dallon sinkronizimin e tyre me pluralitetin e besimit, si dhe njё shpёrndarje gati propocionale nё rajonet kryesore tё vendit. Radio e parё fetare nё Shqipёri ёshtё Radio Ngjallja e orientuar nga besimi ortodoks, qё ёshtё dhe njё ndёr stacionet mё tё hershme alternative nё vend nё kohёn e tranzicionit. Ka filluar nga transmetimet nё Tiranё mё 11 prill 1997, nё njё ditё tё shёnuar pёr besimtarёt ortodoksё, Festёn e Pashkёve. Sikundёr Ngjallja qё e nisi aktivitetin pa pasur nё Shqipёri ende njё ligj pёr transmetimet radiofonike, po kёshtu ishin dhe dy radio tё tjera, Alfa & Omega (Tiranё) dhe Gras (Gjirokastёr).
126. po aty, neni 38. 127. Ka mbyllur transmetimet mё 31 dhjetor 2003.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
103
Deri nё gjysmёn e parё tё vitit 2007 nё Shqipёri kanё ekzistuar vetёm radio tё orientuara nga besimi i krishterё. Pёr besimin tjetёr, atё mysliman, qё pёrbёn dhe shumicёn e popullatёs nё vend, deri nё atё kohё programet radiofonike ishin prezente nё radio tё ndryshme nёpёrmjet marrёdhёnieve kontraktuale tё pёrkohshme. Nё periudhёn e Muajit tё Ramazanit, ose nё evente tё tjera bashkёsitё myslimane kanё marrё vetёm hapёsira “me qera” nё Radio Kontakt, Radio Stinёt, Radio Fantazi, Radio Nacional etj, duke trajtuar emisione ciklike me tematikё, informacione dhe shpjegime njohurish rreth kёtij besimi. Radio e parё e orientuar drejt fesё myslimane ёshtё Visare (Kavajё), qё nisi transmetimet mё 19 qershor 2007 duke u pasuar me tё tjera, nё Shkodёr, Korçё etj. Nё respektim tё statusit, emisione dhe rubrika, bazuar nё informacion dhe diskutime nё studio mbi aktivitetin e komuniteteve fetare nё Shqipёri transmetojnё Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs. Karakteristika tё radiove fetare: • Aktiviteti i tyre nuk ka qёllime fitimi dhe nuk shesin kohё transmetimi pёr reklama ose promocion pёr subjektet e biznesit. Burimet e financimit janё nё formёn e donacioneve nga ndjekёsit, apo nga shoqata a organizata me aktivitet ose orientim fetar. • Stafi punon nё pjesёn mё tё madhe nё mёnyrё vullnetare. Afrojnё nё redaksi bashkёpunёtorё, qё realizojnё emisione ose programe edukative, historike, filozofike, shpjegime rreth librave tё shenjtё etj. • Shumica e radiove fetare kanё investuar nё pёrhapjen e sinjalit nё zonё sa mё tё gjerё. Nё pjesё tё ndryshme tё vendit, sidomos nё terrene tё thyera, duke udhёtuar me makinё, tё qёllon qё pёr kilometra tё tёrё mundёsia e vetme pёr tё dёgjuar programe radiofonike ёshtё ndonjё stacion fetar. Kjo dhe sepse ato kanё disa frekuenca nё pёrdorim. Radio Maria ka 5 frekuenca, pёr tё siguruar pёrhapjen e valёve në Tiranë, Durrёs dhe Berat nё pjesёn veriore dhe verilindore tё Shqipёrisё, por dhe nё pjesё tё Malit tё Zi dhe Kosovёs. Radio Emanuel pёr mbulimin tёrёsor tё qarkut tё Korçёs ka 4 frekuenca transmetimi tё programeve tё saj, Radio Logos qё operon po nё kёtё rajon duke u zgjeruar dhe pak nё qarkun e Elbasanit ka tri frekuenca, Radio 7 ka po tri frekuenca pёr dёgjueshmёrinё nё Tiranё, Fier dhe Elbasan. Radio Maria ёshtё e vetmja nё Shqipёri qё ka dy studio transmetimi, njё nё kryeqytet dhe njё nё Shkodёr, ndёrkohё qё licencё pёr transmetim si pёrsёritёs ka pёr njё pjesё tё territorit tё vendit dhe Radio Maria nё gjuhёn italiane.
104
Arben MUKA
• Karakteristikё tjetёr e stacioneve fetare ёshtё pёrmbajtja programore. Pjesa mё e madhe e emisioneve dhe rubrikave pёrgatiten nga vetё redaksia, kurse sa i takon raportit tё pёrmbajtjes sё folur dhe pёrmbajtjes muzikore, mё shumё ka e para.
6.3 Radiot e minoritetit Nё vitet e para tё tranzicionit Shqipёria ka pasur shumё probleme nё respektimin sipas standardeve ndёrkombёtare tё minoriteteve. Nё mjaft raste liritё dhe tё drejtat e tyre shndёrroheshin nё pёrplasje dhe situata tё tensionuara ndёrqeveritare, sidomos me Greqinё dhe Maqedoninё. Nё procesin e integrimit tё vendit nё BE, qeveritё shqiptare kohё pas kohe e kanё rritur ndjeshmёrinё e tyre, duke treguar vёmendje nё pёrmirёsimin e kushteve tё jetesёs, tё arsimimit, tё integrimit social dhe politik etj. Pёrmirёsimet nё kёtё fushё i takojnё dhe vetё pёrfaqёsuesve tё minoriteteve, pёr kёmbёnguljen dhe presionin nё plotёsim tё kёrkesave bazike qё reflektohen dhe si detyrime tё Shqipёrisё nё kuadёr tё konventave ndёrkombёtare qё ajo ka nёnshkruar ose ёshtё palё. Nёse organet e shtypit minoritar 128) kanё nisur tё botohen qё nё fillimet e viteve ’90 si Tanea Tis Omonia (1991) apo Ditёt Tona (1994), stacionet radiofonike u hapёn pas afёr 1 dekade. E para ishte e minoritetit etnik grek, e lokalizuar nё Jug tё vendit, ku dhe ёshtё pёrqendrimi mё i madh i kёtij minoriteti. Radio Alfa (Livadhja, Sarandё) daton mё 10 maj 2000 dhe punoi mё pak se dy vjet. Radio mё jetёgjatё e kёtij formati ёshtё Radio Prespa (20012011) e pakicë maqedonase, qё banon nё komunёn Liqenas (aktualisht quhet Pustec), rreth 25 km larg qytetit tё Korçёs. Radio e tretё, Armoni, u hap nё Bularat (Gjirokastёr), si pёrfaqёuese e shoqatёs “Dropulli” tё minoritetit grek, por qё nuk pati vijimёsi nё transmetim pёr shkaqe teknike dhe financiare. Pёr minoritetin grek dhe atё maqedonas ka pasur dhe ka transmetime tё posaçme nga dy radiot publike lokale nё Gjirokastёr dhe nё Korçё, kurse Radio Shkodra nuk e ka parё tё arsyeshme deri mё sot tё ketё njё emision pёr minoritetin malazez, pavarёsisht se shoqatat dhe grupimet qё mbrojnё interesat e kёtyre pёrfaqёsuesve e kanё kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur 128. Nё kohёn e regjimit komunist publikohej prej vitit 1947 Laiko Dhima, si organ i minoritetit etnik grek nё Shqipёri, qё ka vijuar dhe pas viteve ‘90.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
105
transmetimin si njё e drejtё ligjore. Radio Gjiokastra e ka emisionin nё gjuhёn greke paradite (09.00-10.00), qё veç edicionit tё lajmeve përcjell dhe informacione mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin dhe kryesisht banorët minoritarë, biseda të shkurtёra, intervista mbi probleme aktuale, muzikё etj. Kurse Radio Korça nё 6 ditё tё javёs ka njё emision gjysmё ore nё gjuhёn maqedonase vetёm me lajme. Tё dyja programet arrijnё tё pёrmbushin thjesht detyrimin formal qё kanё kёto stacione lokale publike, sepse ato nё fakt nuk dёgjohen nё zonat ku janё tё pёrqendruara minoriteti grek dhe ai maqedonas. Shkak ёshtё sinjali i dobёt i transmetimit nga Radio Korça dhe nga Radio Gjirokastra. “Radio Prespa u hap se ne ishim nё errёsirё. Nga pozita gjeografike ne nuk kapnim asnjё radio shqiptare, pёrfshi dhe Radio Korçёn. Kёtu kanё mbёrritur vetёm stacione maqedonase. Edhe me valёt televizive kemi pasur probleme. Ndaj dhe vendosёm tё hapim njё radio pёr komunёn, qё tё plotёsonim nevojat pёr informacion e pёr argёtim”. 129) “Ne kishim qёllim tё ishim njё zё i fuqishёm pёr minoritetin grek, pёr banorёt e fshatrave pёrreth rreth komunёs. Zonat rurale ishin tё harruara nga shteti, pёrpos kishte dhe pasiguri nё familje, ku kishin mbetur banorё nё moshё, sepse rinia ishte nё pjesёn mё tё madhe nё emigracion”.130) Karakteristika tё radiove tё minoritetit: • Fuqia e ulёt ekonomike dhe mbёshtetja vetёm nё hapat e para tё aktivitetit nga shoqata ose institucione nga shteti amё. Tё lokalizuara nё distancё nga zonat urbane radiot e minoritetit kanё operuar nё kushte modeste tё personelit dhe inventarit teknik e teknologjik. Mbyllja e tri radiove kryesore tё minoritetit kishte si shkak tё pёrbashkёt vёshtirёsinё financiare. 129. Llazi Nikolla, drejtues i radios, intervistё e dhёnё autorit mё 4 Maj 2008. 130. Jorgo Kremidha, bashkёthemelues i Radio Alfa, intervistё dhёnё autorit mё 19 gusht 2013.
106
Arben MUKA
Ato kanё vepruar nё zona rurale, ku ndjenja e atdheut mёmё ёshtё mё e fortё se pjesёt urbane. Por ofertat e biznesit pёr reklamim dhe promocion kanё qenё tё pakta dhe kjo u ka mbyllur njёrin prej burimeve kryesore tё tё ardhurave qё realizon nё aktivitetin e vet njё subjekt mediatik. • Duke emetuar nё gjuhёn amtare, dhe nё afёrsi tё brezit kufitar, radiot e minoritetit kanё qenё nёn njё konkurrencё tё fortё tё stacioneve tё konsoliduara nga shteti fqinj. Duke mos pasur nё mёnyrё sistematike informacione me karakter lokal, ato nuk mundёn ta shfrytёzojnё kёtё pёrparёsi qё tё bёnin diferencёn nё pёrmbajtjen e programeve krahasuar me ato qё e lёshonin sinjalin pёrtej kufirit.
Stacioni Radio Alfa Radio Prespa Radio Armoni
Radiot e minoriteteve Vendndodhja Fillimi Livadhja/Sarandё 10 Maj 2000 Pustec/Korçё 7 shtator 2001 Bularat/Gjirokastёr 20 maj 2005
Mbyllja 31 dhjetor 2001 28 mars 2011 28 mars 2011
• Transmetonin nё program dygjuhёsh, si njё mёnyrё pёr tё afruar nё valёt e tyre dhe dёgjues jominoritarё, tё interesuar dhe kuriozё, si dhe nga ata qё dёshironin tё mёsonin dhe perfeksiononin njё gjuhё tё huaj, sidomos nё aftёsitё pёr komunikim.
6.4 Radiot informative Janё stacionet radiofonike qё e kanё ndёrtuar programin mbi forma tё larmishme tё informacionit: lajme, intervista, deklarata, komente, raportime nga terreni dhe mbulim nё kohё reale tё ngjarjeve kryesore. Radio e parё informative ёshtё Enter (1997) qё ishte “zёri” i agjencisё sё parё private tё lajmeve nё Shqipёri, me tё njёjtin emёr. Dhoma e lajmeve tё Radio Enter nё rreth dy vjet transmetime ishte shumё aktive me gazetarё profesionistё tё cilёt arritёn tё ngrenё dhe njё rrjet bashkёpunёtorёsh nё rajone kryesore tё vendit. Radiot e mёpasme tё formatit informativ, RASH dhe Ora News, janё pjesё e sinjalit radioteleviziv tё kompanive mediatike ku ato pёrfshihen, qё do tё thotё se materialet qё pёrgatisin respektivisht redaksitё e televizioneve tё tipit info, News 24 dhe Ora News, kalojnё me sinjal direkt audio edhe nё kёto dy stacione. Pёr njerёzit qё janё nё lёvizje, sidmos nё makina, ka
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
107
interes ndjekja e lajmeve dhe lidhjeve direkte nёpёrmjet, Radio RASH dhe Radio Ora News. Aktualisht nё Shqipёri stacioni radiofonik i mirёfilltё informativ ёshtё Albania News. Duke filluar nga puna nё kohёn e fushatёs elektorale pёr zgjedhjet parlamentare tё qershorit 2013, Albania News hyri vrullshёm nё treg, duke aktivizuar njё ekip gazetarёsh dhe reporterёsh qё nё segmente tё ndryshme kohore ishin protagonistё nё mikrofon, nё pёrgatitjen e buletineve tё lajmeve, intervista dhe biseda me tё ftuar, apo duke menaxhuar mbulime nё kohё reale tё ngjarjeve mё kryesore. Informacioni nuk ёshtё vetёm nga politika, por dhe duke trajtuar tema sociale, ekonomike, kulturore, sportive etj. Karakteristikё e radiove informative ёshtё nevoja pёr ekip gazetarёsh tё pёrgatitur, ndaj dhe kёtu duhet parё shkaku se pёrse nuk janё tё pёrhapura formate tё tilla nё vendin tonё. Koston e rrit jo vetёm redaksia, por dhe nevoja e njё rrjeti bashkёpunёtorёsh nё terren. “Trendi i transmetimeve radiofonike sot nuk ёshtё nё favor tё ekzistencёs sё kёtij formati, pasi pjesa informative ezaurohet vetёm me flash-e qё nё mёnyrё periodike emetohen disa herё gjatё ditёs, ku burime kryesore janё interneti ose gazetat e ditёs.” 131) Stacioni Radio Enter RASH Radio Ora News Radio Albania News
Radiot informative Vendndodhja Tiranё Tiranё Tiranё Tiranё
Fillimi 25 nёntor 1997 3 janar 2001 27 shkurt 2009 3 qershor 2013
6.5 Radiot e zhanreve muzikore Disa nga stacionet radiofonike kanё hyrё nё treg me profilizim brenda zhanreve tё muzikёs, duke afruar tё apasionuar pas shijeve qё pёrzgjedh 131. Shkёlqim Hajno, drejtues nё Radio Saranda, intervistё dhёnё autorit, 13 korrik 2013
108
Arben MUKA
redaksia, si rock, blues dhe jazz, folk shqiptar etj. Operatorёt jo vetёm kanё zgjedhur njё rrymё tё caktuar muzikore, por krahas kёsaj edhe pjesёn e folur nё program, tё ftuarit, informacionet ose kuriozitetet i vёnё nё funksion tё saj. Radiot e para tё profilizuara nё zhanret muzikore filluan nga transmetimi nё vitin 2002: Radio Rock, e orientuar nё muzikёn rock, Boom Boom Radio nё jazz dhe New Planet e orientuar po nё muzikёn rock. Mё pas kanё nisur transmetimet dhe SuperStar (folk shqiptar), Hit FM, (dance & house) dhe Sprint (folk shqiptar). Me licencё lokale dhe nё njё vend tё vogёl si Shqipёria orientimi muzikor gjithmonё ka riskun e limitimit tё audiencёs. Pёrveç Radio Rock qё mbeti stoike e rrymёs muzikore nga kishte marrё dhe emrin deri ditёn qё u mbyll, tё tjerat kanё bёrё njё farё zhvendosjeje, duke krijuar hapёsira pёr transmetimin dhe tё alternativave tё tjera. Radiot e zhanreve muzikore Stacioni Vendndodhja Fillimi Radio Rock Tiranё 1 mars 2002 Boom Boom Radio Tiranё 19 gusht 2002 New Planet Radio Tiranё 21 dhjetor 2002 Radio SuperStar Tiranё 14 shkurt 2004 Radio Hit FM Elbasan 7 korrik 2011 Radio Sprint Gjirokastёr 15 shtator 2011
Armiku kryesor i kёtyre formateve tё transmetimit ёshtё pёrdorimi nga njerёzit i burimeve tё personalizuara, cd, mp3, audiokasetё etj. Nёpёrmjet tyre ata fomojnё lista me numёr tё madh kёngёsh, sipas shijeve qё dёshirojnё pёr t’i dёgjuar kur udhёtojnё nёpёrmjet radios nё makinё, ose nёpёrmjet pajisjeve qё ofron teknologjia e sotme, kur ata janё duke shёtitur, ose duke u marrё me njё punё tjetёr.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
109
6.6 Radiot tematike Janё stacionet e profilizuara qё programacionin e tyre e fokusojnё nё njё aspekt tё caktuar tё interesit tё dёgjuesit, p.sh., pёr ekonomi, sport, arsim etj. Nё Shqipёri formate tё tilla ka nga ekonomia e turizmi (Scan dhe Travel nё Tiranё dhe Biznes nё Fier), ёshtё Radio Sporti dhe UniEl qё mbulon mё shumё çёshtje tё arsimit tё lartё. Radio tё tilla kёrkojnё gazetarё tё specializuar nё problematikёn ku ёshtё fokusuar programi. Radio Sport i kёtij formati pёrpiqet qё tё mbulojё aktivitete tё ndryshme me karakter sportiv, tё pёrgatisё portrete protagonistёsh, komente, parashikime sfidash etj. Radio Scan dhe Radio Biznes janё tё fokusuara tek ekonomia, problematika e sipёrmarrjeve, lёvizjet nё tregun valuator etj., kurse Travel ka nё qendёr tё programit zhvillimin turistik tё vendit, me informacione, reportazhe, apo vlerёsime tё ekspertёve tё fushёs. Stacioni Radio UniEl Radio Sport Radio Scan Radio Travel Radio Biznes
Radio tematike Vendndodhja Elbasan Tiranё Tiranё Tiranё Fier
Fillimi 18 Shkurt 2004 1 qershor 2005 3 Shkurt 2010 13 Shtator 2010 28 nёntor 2012
KAPITULLI I SHTATЁ Hulumtimi i funksionalitetit tё tregut radiofonik nё Shqipёri
N
ё tregun radiofonik tё Shqipёrisё janё nё transmetim 74 stacione.132) Ecuria e secilit prej tyre ndiqet nё radhё tё parё nga AMA (ish-KKRT-ja), nё disa aspekte, qё lidhen me respektimin e frekuencёs dhe zonёs sё mbulimit me sinjal sipas kushteve tё licencimit; monitorimin pjesor pёr pёrmbajtjen programore, respektimin e afateve nё shlyerjen e detyrimeve financiare nga ana e operatorёve etj. Pёr treguesit sasiorё dhe cilёsorё tё transmetimeve radiofonike ka pasur deri mё sot dhe dy studime serioze analitike, njёri i realizuar nё vitin 1998 nga Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, ku tregu ёshtё vёzhguar nё nivel kombёtar; dhe njё studim i dytё ёshtё kryer nё mars tё vitit 2002 nga Instituti Shqiptar i Medias, ku fokusimi ishte vetёm pёr stacionet lokale. Treguesit e pёrftuar nga kёto studime kanё krijuar njё bazё tё dhёnash, njё tablo tё aspekteve tё veçanta: - mbi pёrbёrjen e redaksive gjykuar nga mosha, gjinia, arsimimi, pёrvoja e punёs etj., pёr gazetarёt, redaktorёt dhe personelin teknik, - pёr kohёn e transmetimit, - raportet mes muzikёs dhe tё folurёs, - trajtimi tematik nё emisione, - tё dhёna mbi inventarin teknik, fuqinё e transmetimit, shpёrndarjen e hapёsirёs reklamuese dhe promovuese etj. 132. Kjo e dhёnё ёshtё aktualizuar deri nё datёn 16 shtator 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
111
Por pёr njёrin prej treguesve mё kryesorё tё pёrformancёs sё tregut radiofonik, matjes sё audiencёs, realiteti shqiptar nё kёto vite tё tranzicionit ka ofruar shumё pak.
7.1 Sa dёgjohet radio nё Shqipёri? Asnjё institucion ose organizatё e specializuar, vendase ose e huaj, nuk ka lёshuar tё dhёna tёrёsore ose pjesore mbi nivelin e ndjekjes sё transmetimeve radifonike. Pyetjet e natyrshme mbi radion mё tё dёgjuar, listimin e stacioneve nё rang vendi ose nё njё zonё tё caktuar sipas dёgjueshmёrisё, pikun kohor se kur shqiptarёt apo segmente tё ndyshme tё audiencёs ndjekin transmetimet radiofonike etj., etj., nuk kanё marrё dhe nuk marrin pёrgjigje. Redaksitё e disa radiove kohё pas kohe kanё bёrё vrojtime pёr ndjekjen e emisioneve ose pjesёve tё veçanta tё transmetimit, ose gjykojnё nga disa elemente tё komunikimit me ndjekёsit e tyre, p.sh, nga numri i sms-ve tё mbёrritura, telefonatave me studion, letrave, reagimeve nё rrjetet sociale ose nё faqen online tё stacionit etj. Kur kanё kaluar 23 vjet, nё Shqipёri ende nuk ka shenja pёr aktivizimin e institucioneve tё mirёfillta tё matjes sё audiencёs pёr transmetimet radiofonike (pёr televizionin kohёt e fundit ka pёrpjekje dhe rezultate tё admirueshme) dhe siç duken punёt, “era e radios analoge” do tё pёrcillet pa aplikuar metoda tё tilla, sikundёr ndodh nё vendet e tjera. E parё nё pёrgjithёsi, panorama mediatike nё vendin tonё, megjithёse nga njёra anё shfaqet me bollёk titujsh gazetash e revistash nё kioskat e shtypit, me numёr tё madh operatorёsh radio dhe televizivё – mё shumё sesa janё nevojat – nё anёn tjetёr, hulumtimi sesa ato frekuentohen nga publiku nuk ёshtё i institucionalizuar, qarkullojnё tё dhёna tё pakta, disa herё tё pabesueshme jashtё realitetit qё vetёdeklarohen nga njёsitё mediatike. Matja e audiencёs duket si mision i pamundur, si fobi ende e pakapёrcyeshme pёr median nё Shqipёri, duke qenё nё sinkron me natyrёn informale qё ka tregu nё pёrgjithёsi. Pёr çdo agjent marketingu dhe tё interesuar qё kёrkon tё blejё hapёsirё nё median shqiptare, qё kёrkon bashkёpunim nё realizimin e projekteve tё ndryshme; pёr studiues dhe ekspertё qё tentojnё tё mbledhin dhe analizojnё tё dhёna mbi funksionalitetin e saj, mundёsia e vetme ёshtё trokitja nё dyert e redaksive dhe zyrave tё menaxherёve, qё ofrojnё tё dhёnat
112
Arben MUKA
e tyre mbi konsumin e produktit, shoqёruar me konsideratat “jemi ne tё parёt”, “jemi ne mё tё mirёt”, “jemi mё agresivёt nё treg” etj. Nё tryeza debati pёr kёtё çёshtje janё shprehur dhe argumente justifikuese pёr mungesёn e matjes sё audiencёs, pёr faktorin e ekzistencёs sё njё tregu tё vogёl mediatik, nё vijim tё logjikёs se nё njё vend tё vogёl si Shqipёria investimet pёr matjen e audiencёs nuk e justifikojnё impaktin nga fluksi i reklamёs qё ёshtё nё qarkullim. “Sindromin e vendit tё vogёl” mund ta pёrdorёsh si justifikim, por eksperiencat nё vendet fqinje, si nё Mal tё Zi, Maqedoni apo Serbi, tregojnё tё kundёrtёn. Sigurisht qё nё Shqipёri nuk mund tё mendojmё qё nё aksion pёr matjen e audiencёs do tё vijnё “Arbitron”, “Nielsen” a ndonjё kompani tjetёr e njohur nё kёtё fushё, por niveli i qarkullimit tё reklamave nё median elektronike e justifikon angazhimin e subjekteve qё punojnё pёr tregje tё vogla. Ashtu si nё vende tё tjera, matje tё tilla luftojnё konkurrencёn e pandershme dhe informalitetin, si dhe e shpёrndajnё reklamёn nё bazё tё nivelit tё njohjes sё operatorit nё treg dhe jo nё bazё tё njohjeve dhe stimulimeve tё menaxherёve. Nёpёrmjet metodave klasike tё grumbullimit tё tё dhёnave, nёpёrmjet kontakteve me telefon, me plotёsimin e ditareve nё afate tё caktuara kohore nga ndjekёsit e programeve, ose nёpёrmjet aktivizimit tё aparateve digjitale “people meter” nё regjistrimin tёrёsor tё sjelljes konsumatore tё njё ndjekёsi programesh, sigurohen tё dhёna qё na japin njё pamje tё qartё dhe tё besueshme mbi audiencёn. Nё dy vitet e fundit ka pasur pёrpjekje pёr ta qёmtuar sjelljen e ndjekёsve tё radios, tё perceptimeve qё ata kanё pёr stacione ose programe tё caktuara. Nё fund tё vitit 2011Akademia e Vlerёsimit Vjetor Radio – Televiziv, partnere e Institutit Shqiptar tё Kulturёs dhe Arteve nё Tiranё, zhvilloi njё studim vёzhgues statistikor me njё grup prej 322 studentёsh tё shkencave tё komunikimit nё Universitetin e Tiranёs, Univesitetin Europian dhe Universitetin Kristal, po nё kryeqytet. Studimi kishte pёr qёllim shqyrtimin dhe perceptimin e vlerёsimit, shijes dhe sjelljes sё studentёve tё kёtij profili, nё lidhje me pёrdorimin, kёrkesat dhe pritmёritё pёr median e shkruar dhe atё elektronike, pra ku pёrfshihej dhe dёgjueshmёria e radiove. Nё pranverёn e vitit 2012 njё tjetёr studim pjesor u organizua pёr aspekte tё dёgjueshmёrisё sё radios dhe burimeve tё personalizuara nё automjete nё 5 qarqe tё vendit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
113
7.2 “Foli shoferit!” – dёgjueshmёria e radios nё automjete Pesё qarqet e pёrzgjedhura pёr kryerjen e studimit “Foli Shoferit!”133) ishin Tirana, Elbasani, Korça, Shkodra e Vlora. Të dhënat kryesore të përftuara ishin mbi programet që preferohen të dëgjohen gjatë udhëtimit, nivelin e ndjekjes së radiove lokale apo të tjerave, stacionin që parapëlqehet më shumë nga drejtuesit e makinave, dëgjueshmërinë e emisioneve që emetohen njëkohësisht në radio dhe në televizion, pritmërinë e tematikave të drejtuesve të automjeteve në transmetimet e radios etj. Makina mbetet një bastion për radion. Ka një sërë arsyesh që të detyrojnë të mbledhësh të dhëna mbi këtë segment të audiencës radiofonike. Nuk është thjesht për të shuar kuriozitetin, por si domosdoshmëri për të tërhequr vëmendjen e subjekteve të specializuara për t’i kthyer “antenat” nga fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve që lëvizin papushim në arteriet rrugore të vendit, brenda të cilave ka njerëz që udhëtojnë. Ky është një argument bindës me tipare profesionale, ekonomike e menaxheriale, sepse të vendos në tryezën e punës një paketë të dhënash për atë që thirret shpesh si audienca mobile, e cila është në dinamikë të vazhdueshme në dy dekadat e fundit në Shqipëri. Duke imagjinuar lëvizjet e automjeteve në rrugët e vendit, ёshtё evident zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore dhe me tendencën e natyrshme të qarkullimit qytetës ose ndërqytetës, ndёrkohё qё është rritur vetiu dhe koha që shqiptarët shpenzojnë duke udhëtuar në distanca të ndryshme për qëllime biznesi, angazhimesh personale dhe familjare, zbavitjeje e relaksi etj. Po t’u referohemi shifrave zyrtare të muajit korrik 2012 sipas Ministrisё sё Transportit dhe Punëve Publike rezultonte se në të gjithë territorin e vendit ishin të regjistruar 300974 automjete. Të dhënat se si i vlerëson audienca mobile transmetimet radiofonike, u japin ekipeve radiofonike një projeksion mbi realitetin në këtë segment të konsiderueshëm të dëgjueshmërisë, në radhë të parë se sa “tretet” produkti. Por, gjithashtu i shërben procesit të përshtatjes së përmbajtjes e formës së transmetimeve, për t’i orientuar agjendat programore sipas preferencave të shfaqura, aq më tepër që çdo redaksi ambicioze në treg tenton sistematikisht 133. Nё kёtё kapitull jepet vetёm njё pjesё e informacionit mbi kёtё studim. Versioni i plotё ёshtё publikuar nga autori Arben Muka me titullin Foli Shoferit!, Botime M&B dhe ABC Media Center, Tiranё, tetor 2012.
114
Arben MUKA
të kalkulojë deri në detaje përbërjen e grupimeve të ndjekësve të vet - në rastin tonë drejtuesit e automjeteve - nga pikëpamja moshore, gjinore, arsimore, gjeografike etj. Gjithashtu, industria e reklamave dhe promocionit, nga ana e vet, është e interesuar të marrë në dorë një situacion që e orienton më me efikasitet në konsumin e produkteve të saj nëArben destinacionin e blerjeve të 34 Muka kohës tek operatorët e tregut radiofonik. Këto janë të dhëna ndihmëse të pazëvendësueshme në strategjitë dhe politikat e marketingut dhe vitalizimit të hapësirave publicitare, që në fokus kanë këtë kategori të audiencës. Një përpjekje paraCilin stacion parapëlqeni më shumë prake për të përdorur në radion e makinës suaj? plotësimin e një ditari/ blloku shënimesh personal në adresё të një Tiranë kategorie drejtuesish të Nr. Stacioni Vlera numerike Përqindja automjeteve, të përzg1 Top Albania Radio 86 12.2% jedhur proporcionalisht, 2 Club FM 51 7.2% rezultoi pa sukses, jo më 3 Radio Tirana 47 6.7% shumë nga neglizhenca 4 Plus 2 44 6.2% dhe indiferenca e atyre 5 Vesa 43 6.1% që iu kërkua, sesa tek 6 Radio Klan 34 4.8% vetë rrethana specifike e 7 Radio Ora News 31 4.4% një drejtuesi automjeti 8 Radio Nacional 28 4% në udhëtim: pamundësia 9 Albania FM 26 3.7% për të regjistruar gjurmët në mënyrë kronologjike të ndjekjeve dhe preferencave nga transmetimet radiofonike a burimet e personalizuara, për segmen10 Top Gold 25 3.6% tizimin e kohës së dëgjimit, vlerësimet veçanta që 3.3% frekuen11 DJ 96.1 për produkte të 23 tohen etj. 12 ASNJË STACION 21 3% Shtrirja në 5 qarqe të vendit, nё Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër e 13 City Radio 20 2.8% Vlorë, nuk ka qenë një zgjedhje rastësore, por duke respektuar përhapjen 14 Radio Kiss 20 2.8% gjeografike të tregut radiofonik, peshën e konsiderueshme specifike në dy 15 NRG 18 2.6% treguesit kryesorë: numrin e banorëve në këto ndarje administrative, si dhe numrin e automjeteve që qarkullojnë. Mjafton të përmendim faktin se në 5 qarqet e përzgjedhur, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike të muajit Korrik 2012, ishin rreth 57 përqind e totalit të makinave të regjistruara nga autoritetet, pra maxhoranca në rang kombëtar. Kampioni u përzgjodh me tipare sa më përfaqësuese: për 1424 të pyeturit,
5
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
115
drejtues automjetesh me patentë, u respektua proporcionalisht raporti i moshës, gjinisë, arsimimit dhe vendbanimit në qytet a në komunë. Për plotësimin e pyetësorëve në terren u angazhuan 22 persona. Afati kohor i hedhjes në qarkullim dhe plotësimi i pyetësorëve zgjati 3 muaj, konkretisht nga data 7 mars deri më 7 qershor 2012, periudhë e cila në bazë dhe të rekomandimeve të ekspertëve të fushës, u gjykua si më e përshtatshme e më natyrale për parametrat e qarkullimit të automjeteve, si një mënyrë për të mos u ballafaquar me muajt e dimrit, kur një pjesë të ndarjeve administrative që përfshihen në studim, tradicionalisht karakterizohen me bllokime e reduktime të detyruara të lëvizjes së automjeteve. Nga ana tjetër, në këta 3 muaj, evitohet dhe periudha e sezonit veror, kur qarkullimi në rrugë rritet në mënyrë të ndjeshme nga mbërritja e përkohshme e turistëve e vizitorëve, të cilët i kanë si destinacione të preferuara mjediset në këto qarqe. Njё rezultat i studimit ishte fakti i përdorimit të shkallë të gjerë i burimeve të personalizuara. Drejtuesit e automjeteve që u pyetën, në masën 64 përqind, deklaruan se gjatë udhëtimit preferonin programet radiofonike, pjesa tjetër, në një tregues të konsiderueshëm, 36 përqind, përdorte burimet e personalizuara, specifikisht cd, mp3 apo audiokasetat. Zhvillimi teknologjik, futja në përdorim e pajisjeve memorizuese me kapacitet të madh, patjetër që i orienton drejtuesit e automjeteve në përdorimin e tyre edhe brenda kabinës së makinës gjatë lëvizjes. Oferta shkon dhe më tej, duke mundësuar ndjekjen e programeve të radiove online, mjafton posedimi i një aparati celular të avancuar, qasje në internet dhe nëpërmjet transferimit “via bluetooth” nga aparati i radios në kroskot mund të shijohen transmetimet e çdo stacioni online që parapëlqehet, duke “thyer” kufijtë që diktojnë aktualisht brezat e frekuencave valore. Në bazë të të dhënave, afeksioni ndaj burimeve të personalizuara kishte tregues më të ulët në Tiranë me 28 përqind. Kjo gjen shpjegim në radhë të parë tek menuja e pasur me mbi 40 operatorë në transmetim. Niveli më i lartë i dëgjueshmërisë nga cd, mp3 ose audiokasetë është në qarkun e Korçës me 47 përqind, duke e sjellë thuajse në balancë raportin me ata drejtues automjetesh që preferojnë programet radiofonike. Më pas, renditet Shkodra me 45, Elbasani me 44 dhe Vlora me 37 përqind. Në analizë të treguesve të mësipërm duket qartësisht përdorimi i burimeve të personalizuara në automjete që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për radiostacionet që janë të formatit play-list, që mbijetojnë duke emetuar vetëm muzikë, në pjesën më të madhe të selektuar sipas rrymave muzikore,
116
Arben MUKA
periudhave të krijimtarisë etj. Por, burimet e personalizuara, duke u nisur nga trendet aktuale të përhapjes në shkallë të gjerë në vendet e zhvilluara, shumë shpejt do të jenë dhe në Shqipëri një konkurrent i fortë edhe për stacionet e radiove me produkt programacioni. Regjistrimi në masë i materialeve 50 Arbentë Muka zbavitëse për fëmijë e të rritur, versionet audio krijimtarisë në prozë, poezi, pjesë teatrale etj., pritet të marrin hapësira nga audienca mobile, siç ka ndodhur dhe me vendet e tjera. Stacioni i preferuar? Përcaktuese, sipas pёrgjigjeve tё drejtuesve tё automjeteve, ёshtё përmbajtja dhe cilësia e sinjalit. Një nga pyetjet ishte: “Cilin stacion parapëlqen më shumë në radion e makinës suaj?”. Nga rezultatet e përftuara, evidentohen një sërë Cilin program që emetohet elementesh që janë njëkohësisht në radio e në televizion ndiqni më shumë? të lidhur me tiparet e mënyrës sesi funksionon tregu radiofonik në Tiranë tërësi, apo operatorët në Emisioni Media Vl.numerike Përqindja mënyrë të veçantë. Wake up TAR/TCH 91 28.4% Radiot që janë Aldo Morning Show Klan 88 27.5% në krye të listës në 5 qarqet, janë ato që Klubi Mëngjesit Club FM 59 18.4% kanë programacion, që Mëngjes Express Ora News 34 10.6% transmetojnë emisione Makina me 2 timonë Club FM 21 6.6% e rubrika në fasha të Lajme - Live Ora News 14 4.4% ndryshme orare, pra, që Koha për tu zgjuar News 24 6 1.9% kanë produktin e tyre. Alarm Ora News 4 1.3% Radio është në radhë të Start Ora News 3 0.9% parë komunikim dhe ky Total 5 320 100% është tipari që tërheq për informim dhe argëtim ata që janë në udhëtim. Pjesa e radiove të formatit play-list, që transmetojnë vetëm muzikë shfaqen si konkurrente modeste. Nga mendimet që kanë shprehur drejtuesit e automjeteve, dy janë arsyet kryesore që i orientojnë tek stacioni i preferuar: përmbajtja dhe cilësia e sinjalit. Në kushtet e udhëtimit me makinë, dëgjimi me sinjal të dobët dhe me frushio nuk është vetëm bezdisës për veshin, por dhe shkak serioz për humbjen e vëmendjes dhe kontrollit nga drejtimi i mjetit.
9
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
117
Drejtuesit e automjeteve në zona të caktuara që janë përfshirë në studim, ata që janë afër territoreve kufitare apo në terrene të thyera malore e kodrinore, rezultojnë të ndjekin më shumë stacionet e huaja, p.sh., greke, maqedonase, italiane, malazeze etj. Nga kontakti me ta, mësohet se nuk është vetëm afeksioni i tyre për të ndjekur radio të huaja, por shkak bëhet dobësia, apo mungesa totale e sinjalit të audiotransmetimeve në shqip. Stacionet e huaja më shumë preferohen sipas qarqeve: Vlorë 11 përqind, Shkodër 10 përqind, Korçë 6 përqind, ndërkohë që treguesi më i ulët është në qarkun e Elbasanit, 3 përqind. Stacionet lokale më shumë i ndjekin drejtuesit e automjeteve në Korçë, 42 përqind, pastaj vijon Shkodra 37 përqind, Elbasani 35 përqind dhe interesi më i paktë ndjehet në Vlorë, ku 1 në 4 drejtues automojeti ndjek stacionet lokale gjatë udhëtimit. Konkurrenca e transmetimeve radiofonike nis që në pjesën e parë të ditës. Konfigurimi i garës është shumë i larmishëm në saje të emisioneve të formatit radioteleviziv talk-show, me të ftuar, intervista, vox - pop-e, performanca humori dhe satirë, informacione utilitare etj. Protagonistë të këtyre transmetimeve janë disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, që me një larmi skaletash në formë e përmbajtje, informojnë e zbavisin ndjekësit e tyre. Kjo atmosferë konkurruese agresive nuk mund të anashkalohej në studimin “Foli Shoferit!”. Për të 5 qarqet e marra së bashku rezulton se 39 përqind e drejtuesve të automjeteve i frekuentojnë këto programe, ndërkohë që pjesa tjetër është shprehur se nuk ka interes. Në bazë të të dhënave të përftuara del se në qarkun e Tiranës më i ndjekuri është emisioni “Wake Up”, që transmetohet njëkohësisht në Top Albania Radio dhe Top Channel TV, drejtuar nga Eno Popi dhe Ledion Liço. Por, në qarkun e Vlorës, më atraktiv rezulton programi radioteleviziv “Aldo Morning Show” që emetohet nga RTV Klan, me drejtues Aldon Lipe. Niveli i shtrirjes së sinjalit në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër është përcaktues për pozicionin favorit që “Wake Up”-i ka në radhët e drejtuesve të automjeteve. Në rezultatet përmbledhëse të 5 qarqeve në vendin e dytë renditet emisioni “Klubi i Mëngjesit” që transmetohet në Club FM dhe Club TV dhe që drejtohet nga Blendi Salaj dhe ekipi e tij. Studimi ka pasur për objekt dhe njohjen e pritmërive të drejtuesve të automjeteve, d.m.th., se “çfarë tematike do të dëshironit të kishte më shumë në transmetimet e radios kur udhëtoni?”. Nga përgjigjet e drejtuesve të
118
Arben MUKA
automjeteve kupton shije të ndryshme: Në qarkun e Tiranës preferohen më shumë temat kulturore, 25 përqind. Në qarkun e Korçës, kemi gati tё njëjtёn panoramë ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër, më shumë kërkohen tematikat sociale. Në qarkun e Vlorës, drejtuesit e automjeteve parapëlqejnë më shumë temat nga politika. KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN 1994 - 2006: Tregu privat radiofonik qё filloi tё lulёzojё nё fund tё vitit 1994 ishte nё hapat e para shumё modest dhe spontan nё pёrmbajtje. Ambientet e redaksive u improvizuan nё banesa familjare, nё sipёrfaqe tё kufizuara, me fuqi mbulimi tё pakёt. Iniciativat e para ishin si modele tё importuara nga vёndet fqinje. Gradualisht u rrit numri i operatorёve nё treg, por dhe cilёsia e produktit tё tyre u pёrmirёsua. Nё mikrofon u ulёn disa prej emrave mё tё njohur tё gazetarisё shqiptare. Forcimi i sektorit privat tё radiove dha dhe dy efekte tё dukshme: Sё pari, vuri nё pozita detyruese, Radio Tiranёn dhe 4 stacionet lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs qё tё modifikonin pёrmbajtjen programore dhe tё nisnin procesin e kalimit nё operatorё me status publik. Sё dyti, nxiti profilizimin e stacioneve, si njё instrument nё pёrballimin e konkurrencёs. Legalizimi i tregut radiofonik filloi nё mes tё vitit 2000 kur operatorёt kombёtarё dhe lokalё filluan tё pajisen me licenca nga enti rregullator, KKRT, qё i dha fund kaotizmit dhe vetёpёrcaktimit tё brezit tё frekuencave, por dhe i vuri nё detyrim redaksitё pёr tё pёrmbushur kriteret pёrmbajtёsore nё programe, si dhe tё respektojnё tё drejtёn e autorit pёr materialet e mbrojtura qё pёrdoreshin nё transmetim. Njё nga defektet e kёsaj periudhe, por qё ende dhe sot nuk ka shenja reflektimi pёr ndryshim, ёshtё mungesa e subjekteve tё specializuara pёr matjen e audiencёs sё transmetimeve. Matja e audiencёs duket si mision i pamundur, si fobi ende e pakapёrcyeshme pёr median nё Shqipёri, duke qenё nё sinkron me natyrёn informale qё ka tregu nё pёrgjithёsi.
PJESA E KATЁRT Konvergjenca e transmetimeve “on air & online”
KAPITULLI I TETЁ Qasja e radios drejt produktit multimedial
R
evolucioni teknologjik, përhapja e jashtëzakonshme e shërbimeve online në çdo aspekt të jetës, aksesi nё rritje i popullatёs pёr pёrdorimin e internetit dhe pajisjeve mobile inteligjente telefonike, ka krijuar hapёsira dhe efekte transformuese, qё nuk mund tё imagjinueshin pak dekada mё parё. Ka modifikuar performancёn e redaksive, por dhe sjelljen e publikut, nё njё stad tё lartё interaktiviteti gjatё realizimit dhe ndjekjes sё programeve. Nga kultura e dёgjimit, e komunikimit kryesisht vetёm nё njё drejtim, pёrmes aplikimeve tё reja teknologjike, pajisjeve tё panumёrta dhe shёrbimeve nё internet, radio gjithnjё e mё tepёr po bёn të vetat dhe forma tё komunikimit aplikuar nga media tё tjera, duke e pasuruar ofertёn pёr ndjekёsit e saj me tekste, pamje, animacion etj. Nё kёtё format multimedial pёrmbajtja vjen si rezultat dhe i “bashkёautorёsisё” me dёgjuesit. Nё mes tё dekadёs sё parё tё kёtij mijёvjeçari stacionet radiofonike kryesore nё Shqipёri nisёn tё orientohen mё shumё pёr nga performanca online, duke qarkulluar veç programeve audio dhe larmi informacioni nё website. Pra, krahas kujdesit pёr cilёsinё e transmetimit valor, ato nisёn tё gjallёrojnё shёrbimet nё internet, duke siguruar pёr vizitorёt e faqes online: • transmetim të drejtpërdrejtë tё programit; • shkarkimin dhe sistemimin e pjesës mё tё rёndёsishme tё programit (intervista, reportazhe, deklarata, kronika etj.) në rubrika mё vete, për t’u klikuar në çdo moment të ditës; • pasqyrimin e programit ditor /javor dhe evente të pritshme;
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
121
• prezantimin me pamje dhe tekst të stafit/protagonistëve; • shpjegime mbi aktivitetin dhe misionin e radios; • pamje (fotogaleri, video) ilustrative ose tё tematizuara; • orientim tё vizitorit tё faqes nё link-e tё tjera utilitare etj. Aplikimet teknologjike kanё diversifikuar dhe stilin e ndjekjes sё audioprogrameve. Aparatet marrёs klasikё tё radios, me rrymё elektrike ose bateri, po pёrdoren gjithnjё e mё pak, duke u zёvendёsuar nga PC-tё, laptop-ёt, aparatet celulare, tabletёt dhe variacionet inovative inteligjente tё pajisjeve digjitale portabёl.
8.1 Zgjerimi i ofertёs nga shёrbimet nё internet Nё fund tё vitit 2006 faqe online kishin vetёm stacionet kryesore, si Top Albania Radio, Club FM, Radio Plus 2 e Radio Tirana, kurse mё pas nё internet nisёn tё ofrojnё shёrbime dhe radio tё tjera, jo vetёm nё kryeqytet por dhe nё rajone tё ndryshme tё vendit. Nxitje pёr gjallёrimin e shёrbimeve online tё radiove shqiptare kanё qenё redaksitë e radiove të huaja, me programe dhe në gjuhën shqipe, si BBC, DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., tё cilat e kishin tё pasur dhe tё pёrditёsuar pёrmbajtjen nё website. Transmetimet radiofonike nё Shqipёri hynё nё njё fazё shumё tё rёndёsishme me ofertёn online, duke fituar dhe disa tipare nё sjelljen e tyre: • më konkurruese nё treg, sidomos duke e sfumuar njё prej disfavoreve tё saj në raport me mediat e tjera: performancën me figurë e me tekst; • me mё shumё potencial për krijimin e shtuar tё të ardhurave nga reklamat dhe promocioni, sepse nuk ofronin pёr klientёt e tyre vetëm formatin zanor, por nёpёrmjet shёrbimeve online zgjeruan mundёsitё pёr spote tё animuara, me pamje, tekst, grafika etj. Çfarё ndryshon konkretisht nё performancёn dhe ofertёn e njё stacioni radiofonik nga aplikimi i shёrbimeve online? Funksioni si njё gazetё elektronike Pavarësisht dizenjimit të website-t të radios, tё thjeshtё apo të komplikuar, ajo merr tiparet e njё gazete elektronike, me tekste, foto, tituj, nёntituj, diçitura, ilustrime grafike etj. Redaktori pёrgjegjёs për aktualizimin e website-it ushqen sistematikisht pёrmbajtjen e tij (si rregull pas transmetimit premierё tё materialeve në variantin audio) të lajmeve, kronikave, reportazheve,
122
Arben MUKA
intervistave, komenteve, vёzhgimeve, deklaratave etj. Dhe “faqosja” pёrngjan me atё tё gazetës, ku vendin mё tё dukshëm në ballinë dhe rubrikat e veçanta e marrin kontributet më të rëndësishme e më të freskëta. Pёrmbajtja audio nuk “zbardhet” thjesht si tekst pёr t’u vendosur nё faqen online. Sepse teksti duhet tё rishkruhet, nga formati nga “për t’u dëgjuar” në formatin “për t’u lexuar”. Veç lajmeve, intervistave dhe deklaratave, të cilat kërkojnë më pak punë, formatet e tjera kërkojnë rishkrim tërësor. Të gjithë materialeve iu vendosen dhe tituj e nëntituj për më shumë atraktivitet tek klikuesit, plus dhe foto ilustruese. Faqja kryesore e web-it, ballina, është si faqja e parë e një gazete, ku prezantohet gjithçka aktuale e asaj dite, ekstrakte tё materialeve në bazë të rëndësisë, por dhe të sistemuara në rubrika të qëndrueshme. Gjithashtu ka dhe rubrika që i përgjigjen specialeve, ose eventeve të rëndësishme. Dinamizim mbulimi si nё njё agjenci lajmesh Në faqen e internetit tё radios, në një dritare të veçantë, zakonisht në pjesën më të dukshme në ballinë të saj, listohen lajmet më të fundit të ditës, sipas rendit kohor kur kanë mbërritur në redaksi, ose kur janë përpunuar nga webredaktori. Ato janë të shkruara në variantin e tyre të shkurtër, si nё formatin e njё “koke lajmi”, ku njoftohet dhe ora e saktë e hyrjes sё tyre në sistem. Ato që konsiderohen se janë lajme të rëndësishme herë pas here aktualizohen dhe plotësohen me detaje, duke u spostuar në një hapësirë tjetër, e duke u prezantuar si informacione më vete, me tituj dhe nëntituj të dukshëm. Sjellja dinamike si agjenci lajmesh rrit frekuencën e klikimeve disa herë gjatë ditës, duke krijuar një grup të qëndrueshëm ndjekёsish në pёrmbajtjen e web-it.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
123
Plotёsime tё shërbimit me pamje Faqet e internetit të radiove kanë mundësi që t’i “hyjnë në pjesë” dhe tregut televiziv. Për kontributet më të rëndësishme, intervista ekskluzive, reportazhe, vox – pop-e, kronika etj., reporterët në redaksitë e radiove, apo bashkëpunëtorët në terren mund tё ofrojnё dhe versionin video. Foto, po e po, pasi kjo është mënyra më e thjeshtë, kur siguron një ose disa pamje të protagonistit që ke intervistuar, ose foto nga njё ngjarje e bujshme, pёr tё cilёn ёshtё shumё atraktive njё fotogaleri me njё tekst tё shkurtёr shpjegues. Për rastin e fotove reporterit ose bashkëpunëtorit i duhet vetëm një aparat fotografik në parametra normalë për të siguruar portrete, ose pamje të padetajuara, që kanё vlerë ilustrimi. Kurse për rastin e përgatitjes së një videoje kjo ka më shumë kosto materiale, sepse kërkon pajisje regjistrimi e program digjital editimi, por dhe personel tё kualifikuar. Gazetarët dhe reporterët shpenzojnë më shumë kohë dhe energji për realizimin e kontributeve të tilla me zë dhe figurë. Në faqen e internetit shkarkohen dhe filmime të aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, ku radio është organizatore ose bashkëorganizatore. Për arsye promocionale prezantimi me video është eficent për të treguar kapacitetet teknike e teknologjike të stacionit, studiot e trasmetimit, regjistrimit, inventarin në dipsozicion të të tretëve etj. Zgjerimi i ofertës reklamuese E pёrmendёm dhe më lart se një faqe aktive online zbut kufizimet që radio ka për të ofruar reklamat dhe promocionin. Pra, shërbimi në internet i jep mundësi pa limit për animimin e spoteve, njoftimeve dhe prezantimeve, sipas porosive tё tё tretёve, duke përdorur me sukses dhe teknikat mё tё avancuara pamore. Duke pranuar dhe reklama nё video, pasi hapёsira nё website ёshtё e bollshme për t’i shkarkuar dhe pёr t’i prezantuar tek vizitorёt e interesuar. Webmaster-i për radion koncepton zgjidhje grafike tё tilla, qё
124
Arben MUKA
kёndet, apo dritaret pёr reklama tё jenё të volitshme dhe fleksibël, në varësi të numrit dhe madhësive të ofertave tё atyre që kërkojnë një shërbim të tillë. Menaxherët e reklamave në një radiostacion, pavarësisht nga mundësitё e mёdha qё jep faqja online, nuk heqin dorë dhe nga thithja e promocionit nё hapёsirёn kohore tё transmetimeve valore. Bien pengesat pёr prezantimin e kontributeve investigative Sjellja multimediale e një stacioni radiofonik eviton dhe një prej mangësive që ka transmetimi valor: pamundësinë për realizimin dhe prezantimin e kontributeve investigative. Në krahasim me median e shkruar dhe televizionin, gazetari i radios ka limite kur trajton një proces hetimi të mirëfilltë. Gjithçka duhet ta rrëfejë për dëgjuesit, duke shpjeguar dhe analizuar çfarë është shkelur dhe anashkaluar nga ligji për qëllime përfitimi nga një person/grup personash. Nuk ka mundësi që të tregojë si gazeta/ revista a televizioni dokumentet që vërtetojnë “mëkatin”, dëmin për një rrethanë të caktuar. Po kështu nuk mund të tregojë foto, faksimile, grafikë, aq më pak me pamje ekskluzive nga aktiviteti i protagonistëve në një investigim, edhe pse reporterёt i posedojnё ato. Këto vёshtirёsi i “sheshon” shërbimi online, qё krijon lehtёsi shpjeguese me tekst, dokumente, pjesë audio e video. Tё dobishme janё dhe reagimet e opinionet e vizitorëve. Pasqyrimi nё versionin online tё investigimit e bёn atё tё referueshёm dhe nga media tё tjera tё interesuara, qё ndikon nё rritjen e reputacionit tё stacionit radiofonik.
8.2 Gazetari nё erёn e multimedias Gazetarit qё punon nё dy tipet kryesore tё radiove qё kanё nё bazё internetin, ato qё ofrojnё shёrbime online dhe webradiot, nuk i mjafton mё vetёm aftёsia e regjistrimit tё zёrave nё terren, qё mbi bazёn e tyre tё realizojё kontributin nё njёrin prej formateve tё informimit: lajm, kronikё, reportazh, intervistё, portret etj. Nuk i mjafton mё vetёm aftёsia pёr tё prezantuar nё mikrofon, lexime tё qarta, artikulim dhe pёrdorim mjeshtёror tё zёrit. Tani produkti ka ndryshuar, ёshtё nё formёn e multiproduktit, qё ka kёrkesa shtesё. Nё radhё tё parё forma, pёrmbajtja dhe stili i tekstit nё transmetim dhe atij qё do tё vendoset nё internet ka ndryshime. Tjetёr shkruhet pёr njё tekst qё ёshtё i destinuar “pёr t’u dёgjuar” dhe tjetёr “pёr t’u lexuar”.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
125
Profesionistёt e gazetarisё e kuptojnё diferencёn dhe kjo kёrkon mjeshtri nё gjatёsinё e tekstit, ndёrtimin e fjalive, pёrdorimin e figuracionit, tё shifrave dhe bilanceve, shkurtesat etj. Gazetari qё pёrgatit produkt multimedial duhet tё jetё nё gjendje tё ofrojё foto e video qё shoqёrojnё tekstet nё faqen online. Pёrdorimi i aparatit fotografik dhe kamerёs, por dhe aparatit celular, ose pajisjeve tё tjera mobile nё raste emergjente dhe spontaniteti, krijojnё mundёsinё pёr shёrbime cilёsore, qё reflektohen nё performancёn e website-t. Produkti i njёkohshёm “on air & online”, e vendos gazetarin e radios nё njё klimё interaktiviteti me atё qё e ndjek, jo thjesht pёr zbavitje dhe variacion, por me ndikim dhe nё agjendёn e punёs. Komunikimi me audiencёn nis qё nё procesin ideues tё njё programi. Nё kohёn e planifikimit ai ndan me ndjekёsit nё faqen online apo nё adresat nё rrjetet sociale tematikёn, tё ftuarit, detaje tё ndryshme pёr tё cilat feedback-u ndikon nё pasurimin e pёrmbajtjes, por dhe tё korrigjimit “tё shёnjestrёs” pёr çёshtje tё caktuara. Pjesa mё dinamike e interaktivitetit ёshtё nё kohёn e transmetimit tё programit, ku ndjekёsit shkruajnё mendimet e tyre, pyesin, vlerёsojnё aspekte tё veçanta. Duke ju referuar website-it ose adresave nё rrjetet sociale drejtuesit e programeve tregojnё vёmendje qё mesazhet e ndjekёsve tё prezantohen kohё pas kohe, çka krijon larmi dhe atraktivitet, qё nxit pjesmarrje nё diskutime dhe forume tё dobishme. Njё gazetar ose moderator ndjek me vёmendje mendimet dhe vlerёsimet e ndjekёsve, sepse veç rradhёve kortezikё e rutinorё, gjen dhe propozime e ide interesante, si “lёndё e parё” pёr tematikёn e programeve nё vijim. Ky ёshtё njё nga efektet mё pozitive tё interaktivitetit gazetar-ndjekёs. Klikimet, reagimet, mesazhet, ndёrhyrjet, interesimet - gjithçka ndodh nё pёrcjelljen e njё produkti audio, janё tё dhёna tё dobishme dhe pёr drejtuesit e redaksive, se e bёjnё angazhimin gazetaresk tё matshёm. Faqja online e stacioneve radiofonike nxit mendimet dhe opinionet e
126
Arben MUKA
vizitorёve edhe nёpёrmjet anketimeve dhe testimeve pёr tema tё ditёs, pёr probleme qё lidhen me aktualitetin, vendimmarrjen e autoriteteve qendrore dhe lokale, tё ligjvёnёsit etj. Rezultatet e kёtyre rubrikave ‘Voto tani”, ose “Jep mendimin tёnd”, nuk kanё vlerёn e sondazheve dhe anketimeve tё mirёfillta, mbi parime shkencore, por gjithsesi ato tregojnё njё trend, njё perceptim tё atyre qё lexojnё pёrmbajtjet, i afrojnё ata mё shumё nё çёshtje qё kanё interes pёr publikun e gjerё, ose dhe pёr njё komunitet tё caktuar. Menaxherёt e radiove online, nёpёrmjet programeve tё specializuara digjitale, kanё nё dorё situacione sasiore pёr ndjekёsit e pёrmbajtjeve, nё çdo ditё, ose segmente tё ditёs, numrin e klikimeve tё rubrikave mё tё frekuentuara, shkarkimet e selektuara nga vizitorёt etj. Pёr realitetin shqiptar tё mungesёs sё matjes nё mёnyrё sistematike tё audiencёs nё tregun e transmetimeve radiofonike, kjo pёrbёn njё kapёrcim tё rёndёsishёm, qё lehtёsisht pasqyron rank-imin e webradiove sipas frekuentimit nga ndjekёsit, por dhe programe tё veçanta pёr secilёn prej tyre.
8.3 Fluksi i webradiove shqipfolёse Njё radio nё internet ka njё sёrё dallimesh nga radio me transmetim valor, nё kuptimin klasik qё ne njohim. • Koncepti “zonё e mbulimit me sinjal” shndёrrohet nё “akses pёr ta ndjekur”. Nёse e para ёshtё e limituar nga pikёpamja teknologjike dhe e stacioneve u duhet gjithmonё tё konkurrojnё pёr tё fituar njё frekuencё dhe pёr ta respektuar atё sipas kushteve tё licencёs akorduar nga enti rregullator,
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
127
koncepti i dytё nёnkupton pakufizimin nё hapёsirё, mjafton qё tё kesh njё pajisje kompiuterike dhe akses nё internet. Cilёsia dhe parametrat e pajisjes ndikojnё drejtpёrdrejt nё shpejtёsinё e shkarkimit tё pёrmbajtjeve tё ndryshme qё ofrohen nga radio online. • Faktori gjeografik, lokalizimi, apo vendndodhja e redaksisё. Nё transmetimin valor lokalizimi i redaksisё, ekipit qё menaxhon dhe realizon produktin, ёshtё zakonisht brenda zonёs sё mbulimit me sinjal, pёrveç rastit tё transmetimeve satelitore. Nё radion online adresa e menaxhmentit, ose e stafit qё realizon produktin mund tё jetё gjithkund , mjafton tё ketё siguruar mundёsi instalimi tё njё set-i pajisjesh tё domosdoshme, server-at, kompiutera-t etj., ku mbёrrin njё linjё interneti nё parametra tё kёrkuar, ose ёshtё nёn ndikimin e wireless-it. P.sh., njё ndёr radiot e para shqipfolёse nё internet, Emigranti funksionon si njё “joint venture” mes ekipeve nё Francё dhe SHBA. • Depozitimi arkivor. Raftet shumёkatёshe tё arkivit muzikor dhe tё folur, nёpёrmjet teknikave digjitale konvertohen dhe komprimohen nё formate qё zёnё hapёsira tё vogla, duke krijuar mundёsi pёr skedimin e tyre nё bazё tё temёs, autorit, kohёs etj., nё momorien e serverave, dhe prej andej duke u shfrytёzuar nё çdo moment gjatё transmetimit, ose pёr pёrgatitjen e kontributeve tё reja. Nё konceptin globalist tё “aktivitetit pa atdhe” radiot shqipfolёse nё internet e kanё origjinёn e tyre tё transmetimit nga Shqipёria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevёs, por dhe nё shtetet ku ka pёrqendrim tё emigracionit, si Gjermani, Zvicёr, Holandё, Austri, Suedi, SHBA, Kanada etj.
128
Arben MUKA
Karakteristikё e webradiove shqipfolёse ёshtё transmetimi nё pjesёn mё tё madhe i muzikёs popullore. Programimi i tyre nё formatin “play-list” mbёshtetet kryesisht nё kёrkesat qё bёjnё ndjekёsit e programeve. Pjesa informative qё nuk ёshtё shumё e aktualizuar, pasqyrohet nё rubrika tё veçanta tё website-t, nё formёn e lajmeve dhe fotove ilustruese. Mbrёmjeve ka dhe ndonjё program bisedor me tё ftuar. Pas vitit 2010 ёshtё rritur fluksi i radiove online me pёrmbajtje fetare, nga Maqedonia, Kosova, Zvicra etj. Radiot shqipfolёse nё internet janё tё grupuara nё disa platforma globale tё radiove online, qё i ndajnё nё bazё shtetesh, ose gjuhёsh. Pёr vizitorёt ka dhe opcione tё shkarkimit tё programeve tё njohura tё dёgjimit tё tyre, nё rast se kompiuteri ose pajisja digjitale nuk ёshtё kompatibёl me formatin e transmetimit. Nёpёrmjet futjes nё motorёt e njohur tё kёrkimit tё fjalёve kyç “radio shqip nё internet”, “albanian webradio”, ose me ndonjё kombinim tjetёr tё togfjalёshit “radio online”, tё krijohet mundёsia e listave me stacione tё shumta, pёr tё cilat nёpёrmjet ikonave indentifikuese mёson nёse janё apo jo nё gjendje pune nё momentin e kontrollit. Veç emrave tё stacioneve ke mundёsinё pёr tё marrё tё saktё adresёn e tyre nё internet, si dhe info mbi aktivitetin, programet, stafin, kontaktet me editorin etj.
8.4 Si e marr autorizimin pёr hapjen e radios online? Pёr herё tё parё ligji 97/2013 “Pёr mediat audiovizive nё Republikёn e Shqipёrisё”, miratuar nga parlamenti mё 3 mars 2013, disiplinon aktivitetin e radiove online, kundrejt njё sistemi procedurash qё mbikёqyren dhe menaxhohen nga Autoriteti i Mediave Audovizive, AMA, (ish-KKRT). Pas hyrjes nё fuqi tё kёtij ligji, mё 4 prill 2013, AMA miratoi dhe publikoi njё rregullore tё posaçme, 134) ku pёrfshihen dhe kёrkesat pёr tё gjithё ato subjekte fizike ose juridike, qё kёrkojnё tё ofrojnё shёrbim audio online. Njё nga kёrkesat themelore ёshtё pajisja e subjektit me njё autorizim nga AMA, qё quhet “Autorizimi i shërbimit të programit online audio, për ofrimin e shërbimit audio”. Pёr kёtё autorizim nuk zhvillohet garё, si nё rastin e
134. “Rregullore pёr procedurat dhe kriteret e dhёnies sё autorizimeve”, hartuar dhe miratuar nga AMA, http://kkrt.gov.al/images/stories/rregullorja.pdf - shikuar sё fundi mё 16 shtator 2013.
f. llojin e rrjetit ku mbështet shërbimet që ofron; g. numrin dhe datën e lëshimit të Autorizimit nga AMA, h. datën e përfundimit të vlefshmërisë së Autorizimit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 Neni 10 Detyrimi për Dhënie Informacioni
129
licencimit, por domosdoshmёrisht duhen plotёsuar njё sёrё kёrkesash qё 1. Subjektet që pajisen me autorizim nga AMA janë të detyruar të japin të dhëna/informacionin e duhur pranё AMA-s në zbatim të nr. 97/2013, “Per Mediat janё pjesё e dosjes sё aplikimit, ku Audiovizive pёrfshihen: në Republikën e Shqipërisë”. • emërtimi, vendndodhja, vendimi i Kombёtare tёsubjektet Regjistrimit, 2. Në varësi të Qendrёs detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni, duhet të japin informacionin duke zbatuar afatet dhe detajimet e bëra në kërkesën e AMA, që QKR, pёr pёrfshirjen nё regjistrin eduhet bizneseve; të jenë objektive, dhe në zbatim te detyrimeve specifike. ndryshim në zyrtare të dhënat e Autorizimit duhet të njoftohet brenda 30 ditëve nga • dokumente që vërtetojnë3. tëÇdodhëna e bankare mbi kapitalin ndodhja e tyre. financiar të subjektit aplikues personit juridik apo fizik që bën kërkesën; Neni 11 • emërtimin e programit dhe të rrjetitIdentifikimi ku do itë mbështetet; subkjektit të autorizuar • objektin dhe karakteristikat etëpërgjithshme të shërbimit, të dhëna për Në zbatim nenit 32 pika 2 të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e subjektet e autorizuara janë të detyruar të depozitojnë në AMA shenjën kohëzgjatjen e programeve dheShqipërisë”, territorin që do të mbulojë, si dhe projektin dalluese identifikuese, logon përkatëse (audio dhe/ose video). teknik të instalimit dhe KREU III KOHËZGJATJA E AUTORIZIMEVE shfrytëzimit të aparaturave; Neni 13 • listën e administraKohëzgjatja e autorizimeve torëve, parashikimet për Afati maksimal i kohëzgjatjes së autorizimeve është 5 vjet. përcaktimin e afateve, AMA mban parasysh natyrën e shërbimeve dhe kohën e shpenzimet dhe të ardhu- Në arsyeshme për kthimin e investimit. rat, origjinën dhe shumën Neni 14 Kohezgjatja e autorizimeve audiovizive e financimeve të parashi1. Afati i vlefshmërisë së autorizimeve për shërbimin audioviziv është: kuara për kohëzgjatjen për a) 5 vjet për shërbimin e programit audioviziv satelitor; b) 5 vjet për shërbimin e programit audioviziv kabllor; c) 5 vjet për shërbimin e programit audioviziv on line; të cilën kërkohet autorizimi; • listën emërore të anëtarëve të Bordit Drejtues (jo më pak se 5 anëtarë) dhe CV-tё e tyre; • përmbajtjen e programeve që do të transmetohen dhe strukturën programore të propozuar për transmetim, të cilat të shprehin qartë pluralizmin në tërësinë e tyre dhe paanësinë e informacionit; • informacion mbi strukturën e pronësisë së kompanisë dhe aksionerёve tё saj. • subjekti aplikues paraqet dokumentin e depozitimit tё garancisё bankare, ngurtësimin e shumёs prej 10 pёrqind të kapitalit të kërkuar. Sipas rregullores garancia bankare çngurtësohet në rastet kur subjekti ka filluar ofrimin e shërbimit dhe ka kryer pagesën vjetore. Kur aplikanti nuk fillon ofrimin e shërbimit, si dhe nuk kryen pagesën vjetore, sipas afateve tё pёrcaktuara, garancia konfiskohet nga AMA për detyrimin e lindur, ndёrkohё qё pjesa e mbetur çngurtësohet. Masa e kapitalit tё deklaruar nga subjekti aplikues pёr shёrbime online audio duhet tё jetё jo mё pak se 5 milion lekё, sipas deklarimit qё ёshtё depozituar nё QKR, ose nё bazё tё njё vёrtetimi qё ka lёshuar eksperti kontabёl.
130
Arben MUKA
Tё gjitha dokumentet, nё origjinal ose tё noterizuara, plus deklarimet - qё pёrbёjnё aplikimin pёr marrjen e autorizimit tё shërbimit të programit online audio - shqyrtohen nga AMA, ndёrkohё qё nё kёtё fazё tё ndёrmjetme subjekti aplikues duhet tё pёrgjigjet pёr çdo pyetje ose sqarim mbi informacionin e dhёnё. Ka njё afat 30 ditor pёr shqyrtimin e njё aplikimi, nga data e depozitimit me postё ose dorazi te AMA. Nёse nga ky institucion nuk ka pёrgjigje brenda kёtij afati, atёherё autorizimi konsiderohet i miratuar. Rregullorja ka specifikime tё mёnyrёs se si ndёrtohet komisioni i shqyrtimit të dokumentacionit tё aplikuesve, rastet kur vihen re parregullsi, ose mangёsi nё dosjen e subjektit, afatet pёr plotёsime e korrigjime mbёshtetur nё ligj dhe aktet nёnligjore etj. Njё autorizim pёr shёrbimin online audio ёshtё i vlefshёm pёr 5 vite. Pas kёsaj periudhe subjekti nёse dёshiron tё vijojё aktivitetin nis procedurat pёr tё rimarrё autorizimin pranё AMA-s. Aktiviteti i njё radio online, sipas ligjit 97/2013 ёshtё brenda filozofisё sё transmetimeve audiovizuale nё Shqipёri, duke ruajtur parimet themelore tё: • garantimit tё lirisё sё shprehjes dhe sё tё drejtёs sё informimit; • ruajtjes sё sekretit tё burimeve tё informacionit; • respektimit dhe garantimit tё sё drejtёs sё ruajtjes sё jetёs private; • moslejimit tё transmetimeve qё nxisin intolerancёn ndёrmjet shtetasve, qё nxisin ose justifikojnё dhunёn; • garantimit tё sё drejtёs sё pёrgjigjes; • garantimit tё sё drejtёs sё autorit dhe tё drejtave tё tjera tё lidhura me tё; • respektimit tё fqinjёsisё sё mirё mes popujve; • respektimit letrar tё gjuhёs shqipe.
KAPITULLI I NЁNTЁ Kalimi nga radio analoge nё atё numerike
S
hqipёria nё procesin e kalimit tё transmetimeve audiovizuale nga sistemi analog nё atё numerik realizon jo vetёm interesat e publikut, por njёkohёsisht pёrmbush dhe standardet ndёrkombёtare duke qenё nё sinkronizim dhe me ecurinё e asaj qё ndodh nё tregun global. Mbёrritja tek numeriku ёshtё nё tё njёjtёn kohё dhe njё prej detyrimeve qё ka vendi nё plotёsim tё objektivit kombёtar strategjik afatgjatё pёr anёtarёsimin me tё drejta tё plota nё BE, ku Shqipёrisё i duhet tё tregojё “bashkёpunim pёr promovimin e industrisё audiovizuale dhe inkurajimin e bashkёprodhimeve kinematografike dhe audiovizuale.”135) Koordinimin e kёtij procesi ndёrshtetёror e bёn Unioni Ndёrkombёtar i Telekomunikacioneve, ITU, i cili nga viti 2005 ka intensifikuar aktivitetin mes shteteve, pёrmes konferencave, forumeve, konsultimeve dhe rakordimeve, qё janё konkretizuar me marrёveshje tё pranuara pёr t’u zbatuar nga tё gjitha palёt. Shqipёria qё bёn pjesё nё rajonin1, tё brezit tё frekuencave, sipas ndarjes qё ka bёrё ITU, e bazon strategjinё e saj pёr ecurinё e procesit tё kalimit nga analog nё numerik nё Marrёveshjen e Gjenevёs tё vitit 2006, e koduar si GE-06, tё cilёn Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar136) mё 26 dhjetor 2007. Pёr ekspertёt e transmetimeve audiovizuale, kalimi nё numerik i televizionit dhe i radios ka veçori, qё lidhen jo vetёm nё afatet e realizimit tё procesit, por dhe me nivelin e shpenzimeve dhe tё pёrfitimeve. “Ndёrsa, prezantimi 135. Neni 106 i Marrёveshjes sё Stabilizim – Asociimit, MSA, Shqipёri – Bashkimi Europian, 12 qershor 2006. 136. Fletore Zyrtare, nr. 187, 24 janar 2008, faqe 588.
132
Arben MUKA
i televizionit numerik siguron pёrfitime thelbёsore dhe oportunitete pёr tё ardhmen, me kosto relativisht tё ulëta, sё paku pёr konsumatorёt, situata pёr radion numerike ёshtё e ndryshme, pasi pёrfitimet shtesё janё mё tё pakta dhe kostot pёr marrёsin e sinjalit janё mё tё larta, krahasuar me vlerёn shtesё tё radios numerike.” 137) Fakti qё konsumatori duhet tё pajiset me njё aparat marrёs numerik, disa herё mё tё shtrenjtё se aparati marrёs i zakonshёm, atёherё kostoja shikohet nga ekspertёt si element disfavorizues nё pёrhapjen e tyre nё shkallё tё gjerё pёr pёrdorim nga popullata. Nё transmetimet e televizionit, njё kanal numerik mund tё funksionojё sёrish nё tё njёjtёn frekuencё qё ёshtё pёrdorur kur televizioni ka qenё nё formatin analog. Kurse nё rastin e radios numerike nuk ekziston kjo pёrputhje teknike: njё frekuencё qё punon nё transmetimin FM nuk mund tё funksionojё edhe pёr kanalin numerik, sepse formati i transmetimit nё Digital Audio Broadcasting, DAB, qё kёrkon ky kanal, ёshtё mё i gjerё, ndaj dhe nevojiten frekuenca tё reja nё pёrdorim. Kur bёhen kalkulime pёr ofertёn e radios numerike, favoret kryesore janё: • rritja e numrit tё kanaleve programore, • cilёsia e lartё e zёrit, • ndjeshmёria mё e ulёt ndaj ndёrhyrjeve tё jashtme, • rritja e fluksit tё tё dhёnave, Radio Data System, RDS. 138) Nёse pёr televizionin numerik ёshtё vendosur nga ITU afati pёr Shqipёrinё qё pёrfundimi i procesit tё kalimit tё kryet brenda mesit tё qershorit tё vitit 2015, pёr radion numerike kufiri kohor ёshtё lёnё i hapur, i papёrcaktuar ende, njё zgjidhje e ngjashme dhe pёr vendet e tjera. Nyja gordiane duket se ёshtё pajisja e konsumatorёve me marrёsin digjital, pёr tё cilin duhet tё arrihen akorde dhe me industrinё e prodhimit tё automjeteve. Marrёs hibrid pёr sinjalin digjital ka aktualisht nё treg, por ato nuk prodhohen nё seri. Rreth 8 vite i janё dashur ITU-sё pёr tё hartuar planin e frekuencave, tё cilat nuk mund tё ndryshohen me iniciativa individuale tё vendeve anёtare, por çdo propozim pёr lёvizje duhet tё pёrcillet pёrmes njё procesi negociatash mes palёve, nё gjetjen e zgjidhjeve me kompromis, pёr tё evituar mosrakordimin e pёrgjithshёm nё planin e frekuencave. 137. Eddie Tadej, “Kalimi nё sistemin numerik nё Shqipёri”, Internal Working Paper, 7 mars 2008. 138. Nёpёrmjet ekranit tё aparatit konsumatori merr njoftime utilitare, prognozat pёr motin, nivelin e shkёmbimeve valutore, titujt e kёngёve dhe pjesёve qё janё nё transmetim, prezantim të stacionit etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
133
9.1 Kuadri ligjor pёr mediat audiovizive Mё 27 maj 2007 Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin nr. 9742 “Pёr transmetimet numerike nё Republikёn e Shqipёrisё”. Ligji megjithёse kishte referenca nga pёrvoja e vendeve tё zhvilluara europiane ishte jo gjithёpёrfshirёs dhe haste vёshtirёsi pёr zbatimin nё praktikё. Njё nga arsyet ishte se ligji u bё me shpejtёsi, pasi tregu numerik televiziv kishte avancuar dhe kishte arritur njё shkallё depёrtimi tё konsiderueshëm nё tregun e brendshёm tё Shqipёrisё, si dhe nё shtete tё tjera ku jetonin e punonin shqiptarё, qё para se tё miratohej ligji. Nё procesin e diskutimit dhe votimit nё parlament pati frymё tё polarizuar mes maxhorancёs dhe opozitёs, duke mos e parё fenomenin si njё trend pёr realitetin shqiptar dhe atё global, por me njё fokus tё ngushtё, nё bazё tё referencave tё interesit pёr subjektet konkrete qё ushtronin veprimtari nё atё kohё. Efekti: ligji i 2007-s ndikoi fare pak nё funksionalitetin e tregut tё paketave programore numerike televizive qё e kishin nisur aktivitetin nga viti 2004. Rreth 6 vite mё vonё Parlamenti nё Tiranё miratoi njё ligj tё ri pёr mediat audiovizive, ligjin 97/2013, datё 3 mars 2013, i konsultuar me grupet e interesit, i asistuar nga ekspertёt ndёrkombёtarё dhe nё akord me direktivёn 2010/13/BE tё Parlamentit Europian dhe Kёshillit Europian, mё 11 mars 2010 “Pёr koordinimin e disa dispozitave tё parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative nё shtetet anёtare, lidhur me ofrimin e shёrbimit me zё dhe figurё.” 139) Ligji nё variantin final ishte nё konsensus mes forcave politike nё maxhorancё dhe opozitё, pёrveç njё aspekti pёr tё cilin nuk kishte dakordёsi dhe qё lidhej me formulёn e propozimit dhe zgjedhjes sё kryetarit tё entit rregullator, AMA-s. Ligji 97/2013 pёr mediat audiovizive i pёrgjigjet koncepteve dhe aspekteve tё reja tё funksionalitetit tё tregut, roli dhe vendimmarrja e entit rregullator, AMA, Radiotelevizionit Publik Shqiptar, RTSH etj. Nё pёrmbajtjen e neneve tё tij bien nё sy emёrtime tё reja, tё ndryshme nga ato nё kuadrin legjislativ tё mёparshёm, duke reflektuar risitё teknologjike dhe aplikative, siç janё termat “ofrues shёrbimi mediatik audioviziv”, OSHMA, 140) “program 139. Direktiva pёr shёrbimin mediatik me zё dhe figurё, version i kodifikuar, numri CELEX: 32010l0013, Fletore Zyrtare e BE-sё, seria L95, 15 prill 2010. 140. Person fizik ose juridik, qё ka pёrgjegjёsinё editoriale pёr zgjedhjen e pёrmbajtjes sё shёrbimit tё transmetimit audioviziv dhe qё vendos nё mёnyrёn e organizimit tё saj.
134
Arben MUKA
radio”, 141) “shёrbim i transmetimit audio”,142) “shёrbime audiovizive sipas kёrkesёs”,143) “transmetim jolinear”;144) saktёsohen konceptet thelbёsore mbi tё cilat rregullohet funksionaliteti i tregut audioviziv siç janё “transmetimi”, “shёrbimi”, “rrjet numerik” etj. Duke iu referuar licencave pёr transmetimet dhe shёrbimet audio, klasifikimi ёshtё: • licenca tё transmetimit audio, • licenca tё shёrbimit tё programit audio, • licenca tё transmetimeve audio tё komunitetit, • licenca transmetimi audio pёr qёllime tё pёrkohshme dhe institucionale. Licencat jepen nga autoriteti rregullator, AMA, me konkurrim, sepse burimet natyrore qё janё frekuencat janё tё limituara. Pa konkurrim jepen autorizimet, tё cilat ligji pёr pjesёn e audios i klasifikon: • shёrbim programi audio satelitor, • shёrbim programi audio kabllor, • shёrbim online qё mbёshtetet nё internet (tё cilin e trajtuam mё parё). AMA nё respektim tё ligjit 97/2013 ka pёrcaktuar blloqet e frekuencave qё do tё pёrdoren pёr radiot, tё cilat janё rakorduar me vendet fqinje dhe janё tё regjistruara nё planin ndёrkombёtar tё frekuencave. Nga pikёpamja teknike, nё njё bllok digjital tё radiove mund tё instalohen deri nё 24 kanale. Nё bazё tё inovacionit teknologjik krijohen premisa edhe pёr numёr mё tё madh kanalesh nё njё bllok, por 24 ёshtё njё ngarkesё e sigurtё. Pёr tё aplikuar nё marrjen e njё licence ose autorizimi, subjekti i interesuar, nё zbatim tё nenit 56 tё ligjit paraqet pranё AMA-s njё dosje me info dhe dokumente origjinale ose tё noterizuara, ku pёrfshihen: • emёrtimi, vendndodhja, forma ligjore e subjektit qё aplikon dhe personi qё e pёrfaqёson; • vёrtetimi bankar dhe i kapitalit të subjektit qё aplikon; 141. Tёrёsia e mesazheve audio qё pёrbёjnё njё element individual brenda njё liste apo katalogu tё krijuar nga ofruesi i shёrbimit, forma dhe pёrmbajtja e tё cilave janё tё krahasueshme me formёn dhe pёrmbajtjen e transmetimit radio. 142. Shёrbim transmetimi, i cili pёrhap ose shpёrndan lajme, audio, shenja ose sinjale, me qёllim marrjen e tyre tё drejtpёrdrejt nga publiku i gjerё. 143. Shёrbime jolineare mediatike audiovizuale tё ofruara nga ofruesi i shёrbimit mediatik nё momentin e zgjedhur nga pёrdoruesi, nё bazё tё kёrkesёs sё tij, mbёshtetur nё njё katalog program tё ofruar pёr kёtё qёllim nga ofruesi i shёrbimit mediatik. 144. Ofrim i shёrbimit tё programit audio pёr marrje tё njёkohshme tё tyre nga dёgjuesit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
135
• emёrtimi i programit dhe rrjetit ku do tё mbёshtetet; • objekti dhe karakteristikat e pёrgjithshme tё shёrbimit, tё dhёnat pёr kohёzgjatjen e programeve dhe territorin qe do tё mbulojё, projekti teknik i instalimit dhe shfrytёzimit tё aparaturave; • listёn e administratorёve, parashikimet pёr shpenzimet dhe tё ardhurat, origjinёn e financimit etj; • listёn e anёtarёve tё bordit drejtues me CV-tё pёrkatёse; • pёrmbajtjen e programeve dhe struktura programore e propozuar pёr transmetim; • informacion mbi strukturёn e kompanisё dhe aksionerёt e saj. Siç e pёrmendёm mё parё, pёr kalimin nё radion numerike, ITU nuk ka vёnё ende njё afat konkret si pёr televizionin. Kuptohet qё kjo nuk pengon tregun e transmetimeve radiofonike nё sistemin analog tё vijojnё aktivitetin, qё do tё thotё se nёse njё subjekti qё aktualisht ёshtё nё transmetim i mbaron afati i licencёs, atёherё ai ka sёrish tё drejtё tё aplikojё pёr rinovimin e saj, po nё versionin analog dhe kalimi nё numerik do tё bёhet kur tё vihen afate konkrete. Fryma e ligjit ёshtё nё mbrojtje tё aktivitetit tё stacioneve ekzistuese, pёr t’iu dhёnё atyre mundёsi qё tё integrohen nё rrjetet numerike, nё respekt tё mundit, tё energjive dhe investimeve qё janё bёrё nga koha kur kanё nisur aktivitetin nё tregun radiofonik shqiptar. Pas miratimit tё ligjit, AMA ka nxjerrё dhe rregullore shoqёruese, tё cilat janё diskutuar me grupet e interesit. Po kёshtu enti rregullator ka ndjekur njё kalendar forumesh diskutimi, shpjegimi dhe ndёrgjegjёsimi me pronarёt, menaxherёt dhe punonjёsit e subjekteve, duke u fokusuar nё procedura konkrete tё dhёnies sё licencave ose autorizimeve, pёr afatet kohore, detyrimet financiare, sistemin e gjobave nё rastet kur konstatohen shkelje dhe abuzime, të drejtën e ankesёs etj. Pёr pjesёn e transmetimeve audio interesimi nё kёto aktivitete duket mё i pakёt, kjo pёr shkak tё mosvendosjes ende tё njё afati final, se kur do tё realizohet kalimi nё radion numerike.
9.2 Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin Njё nga risitё e ligjit 97/2013 pёr mediat audiovizive ёshtё sanksionimi pёr shёrbimin e transmetimit audio pёr komunitetin, ose siç njihen radio pёr komunitetin. Pёr kёtё aspekt ka pasur njё rekomandim tё posaçёm nga Komisioni Europian dhe ekspertёt qё kanё punuar me hartimin dhe
136
Arben MUKA
diskutimin e projektligjit kanё insistuar nё faktin qё ligji duhet ta pёrfshijё kёtё formё shёrbimi, nё bazё tё standardeve tё vendeve anёtare tё BE-sё. Nё shpjegimin qё i bёhet termit “komunitet” nё pjesёn hyrёse thuhet se “ёshtё bashkёsia e individёve nё njё vendndodhje gjeografike tё caktuar, ose bashkёsia e individёve qё kanё njё interes tё veçantё tё pёrbashkёt.”145) Nisur nga ky konceptim, po tё hedhim njё vёshtrim nё performancёn e tregut tё transmetimeve radiofonike para miratimit tё ligjit, dallojmё ekzistencёn e formatit tё ngjashёm me radion e komunitetit. Tё tilla qё kemi pёrmendur edhe mё parё, janё Radio Prespa nё komunёn Pustec (Korçё), Radio Alfa, nё komunёn Livadhja (Sarandё), Radio Kristal (Tiranё), e cila administrohej nga njё institucion arsimor privat etj., stacione qё kanё plotёsuar kriterin e parё tё konsiderimit si komunitet, si njё “bashkёsi e individёve nё njё vendndodhje gjeografike tё caktuar”. Gjithashtu dhe radiot fetare mund tё konsiderohen si tё tilla pёrderisa janё afёr kriterit tjetёr tё tё qenit komunitet, si “bashkёsi e individёve qё kanё njё interes tё veçantё tё pёrbashkёt”. Formatit tё dytё tё radiove i shtohen dhe elementet e anagazhimit nё baza vullnetare, misionit jofitimprurёs të transmetimeve dhe mosshitja e hapёsirёs pёr reklama e promocion nga tё tretёt. Ndryshimi i pёrvojёs para ligjit me atё qё ka sanksionuar ligji i miratuar nga parlamenti mё 4 mars 2013, ёshtё tek pronёsia dhe administrimi i aktivitetit. Nё realitetin shqiptar, kur vёrehet dukshёm mangёsia nё kulturёn komunitare, nё iniciativat dhe projektet nё bazё grupi e bashkёsie, kёta dy elemente nuk premtojnё nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё shёrbimeve tё transmetimit audio tё komunitetit. Konkretisht ligji pёrcakton se ky shёrbim “operohet, zotёrohet dhe drejtohet nga komuniteti tё cilit i shёrbejnё.”146) Pёr pjesёn tjetёr tё karakteristikave qё shёrbimi “ofrohet pa qёllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhёsore, demografike tё besimit tё komunitetit”; “ka karakter informues, edukativ dhe argёtues”; “ofron programe me rёndёsi tё veçantё pёr komunitetin….”; “mbёshtetet nё punёn vullnetare tё pjesëmarrёsve tё komunitetit”; “mbёshtetet nga burime tё ndryshme financiare tё ligjshme me pёrjashtim tё reklamave pёr qёllime fitimi”;- siç pёrmendёm mё sipёr, nё tregun e transmetimeve radiofonike ka eksperienca konkrete nё operatorё tё veçantё, qё pёrpara miratimit tё kёtij ligji. 145. Neni 3, pika 9. 146. Neni 57, pika 1.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
137
Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin licencohet nga AMA me “procedurё tё hapur, transparente dhe jo diskriminuese”, 147) por nё dallim nga procesi i vlerёsimit tё aplikimit pёr marrjen e licencёs nё lloje tё tjera, nё kёtё rast AMA “kryen njё proces konsultimi publik pёr njё periudhё prej jo mё pak se 60 ditё”. 148) Njё tjetёr risi nё transmetimet audio, qё sanksionon ligji 97/2013, ka tё bёjё me dhёnien e licencave pёr qёllime tё pёrkohshme dhe nevoja institucionale. Nё bazё tё nenit 66, AMA shqyrton dhe vendos tё licencojё dhe aplikime qё bёhen nga institucionet publike pёr transmetim pёr njё afat kohor dhe zonё mbulimi tё caktuar. Afatet janё “deri nё 60 ditё brenda njё viti kalendarik pёr njё shёrbim transmetimi audio rajonal; deri nё 120 ditё brenda njё viti kalendarik pёr njё shёrbim transmetimi audio lokal.”149) Autoriteti rregullator mund tё japё njё licencё me fuqi tё ulёt dhe pёr shёrbim transmetimi audio qё pёrdoret nga njё institucion arsimor, shёndetёsor ose tё ngjashëm me to. Ky pёrcaktim i ligjit hap rrugё pёr modifikimin e statusit tё Radio UniEl nё Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” (Elbasan), si njё stacion pёr studentёt dhe me produkte tё studentёve, nё funksion tё kurikulёs pёr degёn e shkencave tё komunikimit dhe tё gazetarisё. Ndalimi i procesit tё licencimit pёr transmetime audio nga institucionet publike ndodh kur aplikimi bёhet 6 muaj para mbajtjes sё zgjedhjeve lokale dhe tё pёrgjithshme, “pёrveç rasteve qё kanё tё bёjnё me mbrojtjen e shёndetit, fatkeqёsive natyrore dhe njerёzore, rendin publik dhe sigurinё kombёtare”. 150) KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN 2007-2013: Spektri radiofonik shqiptar hyn nё fazёn e ofertёs online me aplikimin e produktit multimedial, duke u bёrё më konkurrues nё tregun mediatik nё pёrgjithёsi. Nёpёrmjet njё faqeje aktive nё internet, redaksia radiofonike u jep mё shumё mundёsi ndjekёsve tё saj, jo vetёm me programe audio, por dhe duke funksionuar si njё gazetё elektronike, 147. Neni 58, pika 1. 148. po aty, pika 4. 149. Neni 66, pika1a dhe 1b. 150. po aty, pika 5.
138
Arben MUKA
duke e mbuluar aktualitetin si njё agjenci lajmesh, duke ofruar kontribute me pamje etj. Me produktin e njёkohshёm “on air & online”, nxitet interaktiviteti mes autorit tё programit dhe ndjekёsve, jo thjesht pёr zbavitje dhe variacion, por me ndikim nё agjendёn e pёrmbajtjes. Klikimet, reagimet, mesazhet, ndёrhyrjet, interesimet, kritikat - gjithçka ndodh nё pёrcjelljen e njё produkti “on air & online”- janё tё dhёna tё dobishme, sepse e bёjnё angazhimin gazetaresk tё matshёm pёr impaktin. Nёse pёr radion analoge ende mungon nё realitetin shqiptar matja e audiencёs nga institucione tё specializuara, pёr webradiot kjo e metё ёshtё e kapёrcyer nga aplikimi i programeve tё posaçme qё japin tregues tё klikimeve pёr pjesё tё ndara tё transmetimit, kohёzgjatjen e interesimit pёr çdo pёrmbajtje dhe nivelin e shkarkimeve nga tё interesuarit. Shumica e radiove online aktualisht transmeton muzikё popullore nga tё gjitha trevat shqiptare. Pas vitit 2010 ёshtё rritur fluksi i radiove fetare nё internet. Ligji pёr kalimin nga sistemi analog nё atё numerik ka hyrё nё fuqi nё 4 prill 2013, por pёr radion nuk ёshtё lёnё njё afat kohor për zbatim, siç ёshtё vendosur me televizionin.
PJESA E PESTЁ Roli dhe ndikimi i stacioneve tё huaja nё tregun mediatik shqiptar
KAPITULLI I DHJETЁ Burim kryesor dhe i besueshёm pёr informim nё gjuhёn shqipe
F
luksi i transmetimeve radiofonike nё Shqipёri ka pasur si pjesё pёrbёrёse dhe programet nё gjuhёn shqipe tё stacioneve tё njohura ndёrkombёtare, si BBC, Zёri i Amerikёs, Radio Vatikani, Deutsche Welle, Radio France International dhe Radio Free Europe. Prezenca e kёtyre operatorёve nё hapёsirёn mediatike tё Shqipёrisё ka qenё dhe mbetet ende njё faktor shumё i rёndёsishёm nё gjallёrimin e tregut tё brendshёm, por dhe si instrument nxitёs nё demokratizimin dhe emancipimin e shoqёrisё shqiptare, qasjes sё saj me standardet perёndimore. Transmetime nga radio tё huaja nё gjuhёn shqipe ka pasur qё nё periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore. BBC e Londrёs nisi tё emetojё njё program periodik nё gjuhёn shqipe më 12 nëntor të vitit 1940, si një mjet mbështetës për luftën antifashiste në Shqipëri, për të pasqyruar aktivitetin e Forcave Aleate gjatё Luftës sё Dytë Botërore. Transmetimet vijuan deri mё 20 janar të vitit 1967, pёr shkak se “qeveria britanike i pret shpresat për rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Arsyeja zyrtare ishte shkurtimi i fondeve”. 151) Njё tjetёr radiostacion ndёrkombёtar i njohur, Zëri i Amerikës, (qё thirret dhe VOA si shkurtim i Voice of America) filloi pёr herё tё parё transmetimet nё gjuhёn shqipe më 13 maj të vitit 1943, por sinjali u ndёrpre shumё shpejt nё vitin 1945, pёr tё rinisur pas tetë viteve nё mёnyrё tё pandёrprerё deri nё ditёt e sotme. Ndjekja e kёtyre dy stacioneve, plus programit shqip tё Radio 151. www.bbc.co.uk/albanian “BBC mbyll shёrbimin nё shqip”, 21 mars 2011.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
141
Vatikanit (nisi mё 3 tetor 1951) nё kohёn e regjimit komunist bёhej fshehtas nga dёgjuesit brenda territorit tё Shqipёrisё, pasi regjimi autokratik i kohёs, siç dhe e kemi pёrmendur mё herёt nё kёtё punim, i konsideronte mediat e huaja si armike tё linjёs ideologjike dhe politike, si kundёrshtare tё diktaturёs sё proletariatit dhe ndёrtimit tё rendit socialist. “Gjatë Luftës së Ftohtë, Zёri i Amerikёs u denoncua nga komunistët si një zë kritik dhe në fakt si një zë ‘armiqësor’ dhe ‘anti-revolucionar’, kundër komunizmit”.152) Me ndryshimet e thella demokratike nё fillim tё viteve ‘90, kur u lejua pluralizmi politik, ndjekja e stacioneve tё huaja u liberalizua. Nё tё njёjtёn kohё dhe vetё kёto programe radiofonike nё gjuhёn shqipe shumёfishuan ofertёn e tyre programore, si dhe investuan mё tepёr pёr zgjerimin e zonёs sё mbulimit me sinjal. Era e demokratizimit tё vendit krijoi mundёsinё qё krahas Zёrit tё Amerikёs dhe Radio Vatikanit qё flisnin shqip prej vitit 1951, tё rikthehej dhe BBC e Londrёs, si dhe tё hynin njё nga njё operatorёt e tjerё tё fuqishёm ndёrkombёtarё, si Deutsche Welle, Radio France International dhe Radio Free Europe.
10.1 Panorama mediatike nё Shqipёri nё fillimin e viteve ‘90 Mungesa për një kohë shumë të gjatë e pluralizmit politik, raportet e ashpra, konfliktuale, deri dhe armiqësore, mes kastave të politikanëve me bagazh të cekët dhe intuitiv mbi institucionet në një shoqëri qё ishte nё nisje tё tranzicionit, kishin krijuar një ambient mediatik po kështu të ashpër, konfliktual, deri dhe armiqësor. Më shumë sesa debati për alternativat e zhvillimit të vendit që sapo kishte dalë nga një diktaturë mizore, në përmbajtjen e gazetave mbisundonin artikuj, shënime dhe komente të firmuara me emra të vërtetë ose të sajuar, në një sagë polemikash ku renditeshin një pas një akuza e sharje të personalizuara gjithëfarë. “Duke ju shmangur të shkuarës, shtypi do të merrte përsipër dy karakteristikat kryesore të tij: informacionin dhe komentet. Por kanë kaluar gati dy muaj dhe asgjë nuk lëviz. Gazetashitësit përpiqen të thërrasin sa më tepër tituj joshës e stoqet shtohen. Në fletët e faqosura pa estetikë vazhdojnë po ato shkrime të gjata pensionistësh, po ato momente foshnjore berberësh e 152. Frank Shkreli, “70 vjetori i seksionit shqip nё VOA”, Telegraf, Tiranё, 9 maj 2013, versioni online.
142
Arben MUKA
qoftexhinjsh, po ato telegrame presidentësh e qendrash pune e prodhimi.”153) Kёshtu e pёrshkruante gazetari Blendi Fevziu situatën e medias në Shqipëri, dy muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Ai vijonte me nxjerrjen nё pah tё tendencës sё heshtjes ndaj ngjarjeve të aktualitetit, duke renditur një sërë faktesh e fenomenesh që gjallonin në shoqërinë shqiptare, por që anashkaloheshin nga redaksitë. “Çudia më e madhe ndodh se shtypi po konceptohet si një armë dhe artikujt e gazetave janë shndërruar në heshta që njerëzit i përplasin në duelet personale. Absurditeti arrin kulmin kur gazetarët mprehin armët midis tyre. Bëjnë replika gazetarë të Republikës me të Zërit të Popullit, të RD-së me 24 Orë, të Alternativës me të një gazete tjetër dhe pasi shfryjnë të gjithë inatet e mbledhura nga thashethemet e rrugëve, harrojnë që askujt në botë nuk i interesojnë mëritë e tyre dhe askush nuk do ta lexonte gazetën për të mësuar artin e ofendimit publik. Lajmet nga bota nuk ekzistojnë, për të arritur pastaj në paradoksin më të madh: shumë gazeta tonat citojnë gazetat italiane për ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri” 154) Publicisti dhe shkrimtari Teodor Keko e shikonte gjendjen e vështirë të shtypit nga një këndvështrim tjetër nё atё periudhё: “Sot shtypi shqiptar ndodhet në një pozicion tepër delikat. Ai e ka tepër të vështirë të shkruajë të vërtetën. Dhe kjo për disa arsye. E para, populli shqiptar jeton në një varfëri të dukshme, ndërsa gazetarët janë nga njerëzit më të varfër të këtij populli. Shtrohet pyetja: a mund të luftojë për të shprehur të vërtetën një njeri i pambrojtur ligjërisht dhe materialisht? Në Shqipëri mungon ligji për shtypin dhe buka e gojës. Kjo ndikon psikologjikisht te gazetarët. Ata e kanë të vështirë të luftojnë pa fituar asgjë në mënyrë konkrete, siç ndodh në botë, ku gazetari nëse mbron vendin e tij shpërblehet nga vendi i tij.” 155) Situata problematike e medias shqiptare evidentohej dhe nga ndërkombëtarët. Gerald Nagler, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe kryetar i Helsinkit Suedez, bёnte kёtё pёrshkrim: “Pas gjithë këtyre viteve izolimi dhe diktature e kuptoj që është shumë e vështirë për të institucionalizuar shtypin e lirë. Për të realizuar një gjë të tillë në mënyrë pozitive duhet parë dhe kuptuar se si funksionon shtypi i lirë në vende të tjera dhe duhen vendosur ligjet dhe mekanizmat e një shtypi të lirë… Gazetat nuk japin për të informuar publikun, dhe më të shumtën përdoren për luftë 153. Blendi Fevziu, “Heshtja e shtypit apo shtypi i heshtjes”, Koha Jonë, 23 maj 1992, faqe 3. 154. po aty 155. Teodor Keko, intervistё, program i pasdites nё DW nё shqip, 1 shtator 1992
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
143
politike, sulme dhe fyerje personale, dhe mjaft thashetheme gjejnë vend nëpër to. Mendoj se ky është një zhvillim i rrezikshëm dhe do të isha shumë i lumtur të shihja një zhvillim ku cilësia e publicistikës të ishte e shoqëruar me një pavarësi më të madhe për gazetarët dhe gazetat.” 156) Me shqetësimin e një aktivisti të lirive dhe të të drejtave të njeriut, Gerald Nagler, përmendte dhe një sërë faktesh për presionet nga autoritetet zyrtare ndaj gazetave të pavarura dhe oponente, duke përdorur presionet ekonomike dhe kontrollet financiare nëpër redaksi që pengonte dhe rrezikonte punën normale të tyre. Në fillim tё viteve ‘90 institucioni mediatik me ndikimin më të madh në informimin e opinionit publik ishte Radiotelevizioni Shqiptar, që siç e kemi pёrmendur mё herёt, vijonte me inercinё e statusit shtetёror.
10.2 Faktorёt qё e zgjeruan audiencёn nё njё kohё tё shkurtёr “Duke u bërë një nga kundërshtaret më të mëdha të robërisë, radioja u kthye njëkohësisht në një nxitje për lirinë dhe demokracinë e ardhshme. Miliona njerëz në vendet totalitare, të strukur pranë aparateve të radios, merrnin mesazhet e lirisë e të demokracisë. Stacionet e mëdha radiofonike të botës së lirë u kthyen kështu në gjeneratorë të shpresês për gjithë njerëzimin.”157) Eksperimenti fatal pёr ta mbajtur tё izoluar Shqipёrinё nga pjesa tjetёr e botёs, pёr tё penguar çdo informacion qё vinte nga mediat e huaja kishte rёnё bashkё me regjimin. Nё njё kohё tё shkurtёr radiostacionet e huaja u bёnё shumё atraktive pёr popullatёn, audienca e tyre zgjerohej vazhdimisht. Pёr kёtё rritje tё shpejtë tё interesimit në Shqipëri prof. Artan Fuga rendit disa arsye. “Së pari, sepse këto radio i kanë ndërtuar emisionet në mënyrë të tillë që të ngjallin interes. Në to ka edhe emisione të ndryshme kulturore, edhe lajme shumë të shkurtëra nga bota, apo nga Kosova, por nuk janë këto që bëjnë interesin më të madh. Më tërheqëse janë komentet që bëhen për gjendjen në Shqipëri dhe raportin e forcave politike në vend. Pasqyra e shtypit të 156. Gerald Nagler, “Gazetat përdoren për luftë politike”, intervistë, Koha Jonë, 30 shtator 1992, faqe 2. 157. “Përshëndetja e shkrimtarit Ismail Kadare në 70 vjetorin e Zërit të Amerikës, http:// www.zeriamerikes.com, 15 shtator 2013.
144
Arben MUKA
përditshëm shqiptar dhe komentet fluturimthi mbi të gjithmonë kanë interes. Së dyti, radiot perёndimore në shqip dëgjohen sepse qytetari shqiptar sot e vlerëson më shumë qeverinë e tij dhe forcat politike të vendit duke u nisur nga niveli i reputacionit që ato kanë në perëndim. Prej këtej rrjedh që dëgjuesi shqiptar i sotëm ndjek me vëmendje çdo fjali të transmetuar, si dhe aluzionin më të fshehur e më të shpejtë në komentet që bëhen. Së treti, interesi rritet sepse radiot e huaja në shqip janë të lira nga trysnia e autoriteteve, ndërsa radioja shqiptare me statusin e deritanishëm, kontrollohet tërthorazi nga shteti. Kështu, te radiot e huaja, shqiptari mund të gjejë një informacion më të balancuar dhe të dëgjojë edhe për anët e errëta të reformës ekonomike, si dhe opinione nga ana e opozitës.” 158) Duke gjykuar dhe nga ndërtimi i stafeve të tyre dhe vetë gjendja e infrastrukturës mediatike në vitet e para të fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri, mund të shtojmë dhe elemente tё tjera që shkonin nё favor tё zgjerimit tё audiencёs. • Në Shqipëri nuk ekzistonte më një institucion i posaçëm që merrte përsipër shpërndarjen e shtypit, një funksion që në kohën e para viteve ‘90 e përballonte një sektor i ndërmarrjes shtetërore për ndarjen e postës dhe që mundësonte dërgesat në mënyrë sistematike deri në skajet më të largëta të vendit. Në fillim të tranzicionit shpërndarja dhe shitja e shtypit po merrte tipare të një organizimi privat spontan dhe që realizonte destinacione vetëm në qendrat e qyteteve, ndërkohë që jashtë skemës ngeleshin pjesa dërrmuese e provincave dhe thuajse tërësisht zonat rurale. • Nga shthurja e infrastrukturës së shpërndarjes dhe shitjes së shtypit u dobësua shumë dhe mekanizmi i pajtimit (abonimit) në afate kohore të ndryshme, që siguronte mbërritjen rregullisht të periodikëve në një adresë të përcaktuar ku jetoje ose punoje. Pajtimi u vështirësua dhe për zonat kryesore 158. Artan Fuga, Media, politika, shoqëria (1990 – 2000) – Ikja nga kompleksi i Rozafës, DUDAJ, Tiranë, 2008, faqe 64.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
145
urbane, dhe për institucionet publike e private, ndërkohë që për një pjesë të mirë të zonave të vendit u bë fare i pamundur, duke shtuar detyrimin për të dalë vetë në kioska, tezga a buzë trotuareve, për të blerë gazetën a revistën e preferuar. Këto andralla nuk ishin për transmetimet radiofonike. • Deri në vjeshtën e vitit 1998, vendi nuk kishte ende njё ligj pёr transmetimet audiovizuale dhe tregu i audiotransmetimeve në Shqipëri shёnonte vetёm tregues sasiorё, tё “iniciativёs sё lirё” pёr “tё ngulur sinorёt” nё bandёn e frekuencave FM. Njё peizazh me konkurrencё tё dobёt tё brendshme dhe pa grind nё tёrheqjen e audiencёs. Operatorët më të fuqishëm në treg ishin Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale në varësi të saj, për të cilat në atë periudhë mbisundonte sjellja si media shtetёrore, me shije dhe qёndrime propagandistike proqeveritare. • Në mënyrë të shpejtë Zëri i Amerikës, DW, BBC dhe radiot e tjera të huaja investuan qe tё ngrenё një sistem të qëndrueshëm të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në terren, duke i dhënë përparësi rajonit, por dhe qendrave kryesore të vendimmarrjes europiane. Në raste të ngjarjeve të rëndësishme dhe situatave problematike raportimi në kohë dhe ekskluziv ishte prioritet dhe një faktor që i ktheu ato në referenciale për pjesën tjetër të medias shqipfolëse. • Njё arsye tjetёr ёshtё dhe fakti se për të kapur sa më shumë audiencë në rajonet shqipfolëse në rajon, stacionet e huaja me program në gjuhën shqipe ndoqën politikën e partneritetit me stacionet lokale. Në fazën e parë të punës së tyre partnerët lokalë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj., e kishin të vështirë realizimin e programeve informative, sepse kjo kërkonte burime njerëzore dhe financiare. Ndaj dhe pjesa më e madhe e tyre bëri marrëveshje bashkëpunimi me një ose disa nga radiot e huaja, për të ritransmetuar të gatshme emisionet e lajmeve në mënyrë të plotë ose të pjesshme. Ndërtimi i rrjetit të partnerëve në rajon ishte një specifikë e radiove të huaja, që nuk mund ta aplikonte në atë masë asnjë prej operatorëve mediatikë shqiptarë. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në zgjerimin e audiencës, sidomos në fazën kur DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., kaluan transmetimin e programeve nga valët e shkurtëra dhe ato satelitore nё FM, nёpёrmjet frekuencave tё veta, ose nёpёrmjet radiove partnere lokale nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni etj., qё ritransmetonin pjesёrisht ose plotёsisht emisionet po nё bandёn FM.
146
Arben MUKA
10.3 Impakti i radiove tё huaja tek dёgjuesit shqipfolёs Publicisti Veton Surroi, qё ёshtё angazhuar nё periudhёn e themelimit tё programit shqip tё BBC nё Londёr, e konsideron nё mёnyrё tё trefishtё rolin e stacioneve tё huaja pёr audiencёn shqipfolёse. “Efekti i parë ka qenë dhe është informativ. Pa këto mediume niveli i informimit të besueshëm nuk do të ishte prezent në hapësirat shqipfolëse. Efekti i dytë ka qenë dhe është ngritja e standardit profesional të shërbimeve që ofrojnë vetë mediat shqiptare. Padyshim radiostacionet e huaja kanë ofruar dhe ofrojnë një mostër, një model, që ndihmon informimin e publikut sipas standardeve të gazetarisë europiane. Dhe është fakt që tashmë opinioni shqipfolës është familjarizuar me këto standarde, por për fat të keq them se ende ka nevojë për prezencën e këtyre mediumeve të huaja. Efekti i tretë mendoj se ka qenë dhe është orientimi i përgjithshëm për nga civilizimi perëndimor. Një shoqëri demokratike patjetër që duhet ta ketë dhe pushtetin e katërt, atë të mediave” 159) Sipas Veton Surroit radiostacionet perëndimore, duke depërtuar në viset shqiptare kanë arritur gradualisht ta mësojnë shoqërinë me efektin e pushtetit të katërt. Pёr Elez Biberajn, ish-kryeredaktori i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, “në epokën e re të informacionit, ose siç quhet tani, autostrada e informacionit, transmetimet ndërkombëtare mbeten po aq të rëndësishme sa dhe më parë. Këto lloj transmetimesh ndihmojnë për të hequr perdet e heshtjeve që fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbajnë të mbyllura mjaft shoqëri në botën e sotme. Ngjarjet që kanë rrjedhur nga viti 1989 e këtej e kanë zbehur optimizmin e mëparshëm, sidomos në Perëndim, se rënia e regjimeve autoritare do të çonte me shpejtësi në lindjen e mjeteve të pavarura të informacionit, që janë të domosdoshme për zhvillimin dhe përparimin e një rendi me të vërtetë demokratik.” 160) Nё mёnyrё specifike ish-kryeredaktorja e parё e DW nё shqip, Adelheid Feilcke, ka dhёnё disa arsye pёr interesimin e madh tё transmetimeve nga Gjermania. “Njëra nga arsyet është se ne kemi qenë prezent në një kohë kur njerëzit kishin shumë nevojë për informacion. Një faktor tjetër që është në favor të DW, në njëfarë mënyre, është se në Gjermani kemi emigracionin 159. Veton Surroi, intervistё dhёnё autorit, 23 shtator 2011. 160. Elez Biberaj, “Në epokën e autostradës së informacionit”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 2.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
147
Stafi i redaksisë shqipe të Deutsche Welle në Bon, si dhe ish-drejtori i përgjithshëm.
Erik Bettermann, treti nga e majta, dhe shefja e seksionit Europës Qendrore Stafi i redaksisë shqipei të Deutsche Welle në Bon, si dhe tëish-drejtori i dhe Juglindore, Verica Spasovska, e dyta nga e majta, poshtë. përgjithshëm. Erik Bettermann, i treti nga e majta, dhe shefja e seksionit të Europës Qendrore dhe Juglindore, Verica Spasovska, dyta ngadhe e majta, poshtë. na kosovaro–shqiptar dhe lidhjet e ngushta mes eKosovës Gjermanisë
kanë ndihmuar në popullaritetin e programit. Edhe një faktor, jo i fundit, por ndoshta i pamohueshëm, është që ne jemi përpjekur gjatë këtyre viteve që të jemi sa më shumë pranë dëgjuesit. Po ashtu jemi munduar të informojmë në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe të shumëllojshme, sipas nevojës së dëgjuesit, dhe në njëfarë mënyre kjo na ka ndihmuar që DW, së paku sipas sondazheve, ka një besueshmëri shumë të lartë te dëgjuesi.” 161) Kinoregjisori Kujtim Çashku, ndёr aktivistët e parë të mbrojtjes sё lirive dhe të drejtave të njeriut në fillimet e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ka qenё disa herё i intervistuar nga kёto radiostacione tё huaja. “Në valët e tyre filluan të flisnin zëra nga Shqipëria, të afishohen gjykime dhe vlerësime të guximshme për atë që kishte ndodhur, për atë që ndodhte, por dhe për atë që përfytyrohej si perspektiva europiane e vendit. Unë kam qenë njëri prej atyre që jam intervistuar në atë kohë nga radiot e huaja dhe dua të them se nuk ishte e lehtë që në atë atmosferë të shpreheshe, të jepje një alternativë, të thoje fundja atë që mendoje. Gjithçka përcillej me komente nga njerëzit e thjeshtë. Bëhej një ndërthurje e autoritetit që kishin radiot e 161. Adelheid Feilcke, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë në Koha Javore, Mal i Zi, ribotuar nё Dita, Tiranё, 9 korrik 2004, faqe 12 -13.
148
Arben MUKA
huaja, me autoritetin e personaliteteve publike, të cilët shfaqnin opinion e tyre, i cili merrte një peshë të madhe në opinionin e gjerë. Ky ndikim i drejtpërdrejtë i stacioneve të huaja në atë periudhë është i paharruar për memorien e opinionit shqiptar.” 162) “Stacionet radiofonike si DW, VOA, BBC dhe të tjera, jo vetëm mbushën boshllëkun për informata, por ato ishin si hapësira nga ku flitej dhe për karakteristikat e këtyre vendeve të zhvilluara, që për Shqipërinë dhe shqiptarët ishin si modele politiko-shoqërore të adhuruara.” 163) “Në vitet e para të demokracisë ato kishin një vëmendje absolute të audiencës për të ndjekur zhvillimet në Gjermani, në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, por dhe vlerësimet dhe mendimet e qarqeve diplomatike dhe politike perëndimore mbi atë që ndodhte në Shqipëri, për rrugën e saj në procesin e integrimit euroatlantik.” 164)
10.4 Mbulimi i detajuar i zhvillimeve kryesore nё hapёsirat ku jetojnё shqiptarёt Nё pёrmbajtjen e programeve shqip tё radiove tё huaja, karakteristika e pёrbashkёt e ofertёs sё tyre ishte fokusi mbi toptemat nё rajon. Vitet ‘90, por dhe fillimi i mijёvjeçarit tё ri kanё qenё mjaft tё vrullshme, me pёrplasje tё forta sociale e politike, qё u shoqёruan dhe me ndryshime esenciale nё Shqipёri dhe vendet pёrreth saj: • Periudha 1996–1997 ishte koha e lulёzimit dhe rënies së skemave piramidale mashtruese nё Shqipёri, të cilat degjeneruan në trazira të dhunshme dhe paralizim të institucioneve. • Situata nё Kosovё nё harkun kohor 1998–1999 shёnoi kulmin e krizёs, aq sa u bё e pashmangshme ndërhyrja e trupave të NATO-s për të sprapsur keqtrajtimin dhe dëbimin e dhunshëm masiv të shqiptarëve nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga ana e trupave militare dhe paramilitare serbe. • Njё vit mё pas situata u bё eksploduese nё pjesёn jugore tё Serbisё, qё banohet nga shqiptarёt. Me ndërmjetësimin e NATO-s u çmobilizua dhe u çarmatos formacioni ushtarak i shqiptarëve e thirrur si UÇPMB (Ushtria
162. Kujtim Çashku, intervistё dhёnё autorit, 25 nёntor 2011. 163. Alfred Moisiu, intervistё dhёnё autorit, 12 janar 2012. 164. Shezai Rrokaj, intervistё dhёnё autorit, 11 korrik 2011.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
149
Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin), kundrejt një plani veprimi që përmirësonte pozitën dhe rolin e tyre nё atё zonё. • Në vitin 2001 konflikti i armatosur shpërthen në Maqedoni, një pёrplasje e armatosur ndëretnike, që u ndal vetëm me të ashtuquajturën Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar nga përfaqësues të lartë politikë maqedonas dhe shqiptarë, në prezencën e të dërguarve të komunitetit ndërkombëtar. Me fillimin e mijёvjeçarit tё ri hapёsirёn mё tё madhe nё programacionin e radiove tё huaja e mori procesi i intregrimit euroatlantik dhe nxitja nga komuniteti ndёrkombёtar i iniciativave bashkёpunuese dy ose mё shumё palёshe mes shteteve tё rajonit. Ky intensitet zhvillimesh nё Ballkan, qё si nё njё reaksion zinxhir kaloi nga njёri shtet nё tjetrin, dhe pёr tё cilin pati njё interesim konkret tё kancelarive ndёrkombёtare, u mbulua nё mёnyrё tё detajuar dhe hap pas hapi nga radiot e huaja me programe nё gjuhёn shqipe. Ato zgjeruan kohёn e transmetimeve ditore, qё do tё thoshte mё shumё programe, shoqёruar me nevojёn pёr tё rekrutuar dhe personel shtesё nё redaksitё qendrore dhe reporterё nё terren. Nё mёnyrё tё veçantё zgjerimi programor ndodhi gjatё luftёs nё Kosovё. “E rëndësishme është që gjatë këtyre krizave, trazirave, luftrave, Deutsche Welle ka dhënë zërin e jashtëm: çfarë mendohej në Gjermani, Bruksel, strukturat e NATO-s, për këto zhvillime, cilat ishin hapat që do të ndërmerreshin. Ky ka qenë një kontribut i rëndësishëm, pasi njerëzit ishin të dëshpëruar dhe donin të dinin mendimin që vinte nga jashtë”, 165) kujton Adelheid Feilcke. Raportimet e radiove tё huaja vinin tek dёgjuesit nё rajon nё dy kanale transmetimi: ose nga ndjekja direkt e programeve nga frekuencat e radiove 165. “DW si lindi dhe u rrit ajo”, Albania, 14 dhjetor 2002, faqe 21.
150
Arben MUKA
tё huaja, ose nga ritransmetimi nga radiot partnere, ose ripublikimi pjesor ose tёrёsor i materialeve nga mediat e printuara shqipfolёse. “Përdorimi (nga kёto radio - shёnim i autorit) i një rrjeti korrespondentësh dhe bashkëpunëtorësh në qendra të ndryshme rajonale dhe europiane, i kanë mbajtur ato të pakonkurrueshme, jo vetëm për cilësinë, por dhe zonën e gjerë të mbulimit të ngjarjeve”. 166) Briseida Mema, reportere e hershme e Agjencisё Franceze tё Lajmeve, AFP, pёr Shqipёrinё, duke karakterizuar kontributin e gazetarёve shqiptarё qё punojnё pёr mediat e huaja, veçon kriterin bazё tё punёs sё tyre nё terren, respektimin e standardeve nё mbulimin e ngjarjeve. “Nuk ndryshon realiteti, por ndryshon mёnyra se si njё gazetar pёrpiqet se si tё pasqyrojё kёtё realitet. Gjithashtu janё dhe kёrkesat e redaksisё pёr tё cilёn punon. sepse duhet pasqyrosh njё realitet tё caktuar, duke respektuar tё gjithё rregullat deontologjike dhe profesionale. 167) “Duke mos pasur themelues, bashkëpronarë apo inspirues në aktivitetin e tyre brenda vendit, ato kanë mbetur shërbime të përhapjes së lajmeve në mënyrë të pavarur dhe të balancuar....” 168) “Unë do të veçoja dhe tiparin e qëndrueshmërisë që kanë pasur stafet e radiove të huaja përkundrejt lëvizjeve deri dhe të pakontrolluara të kolegëve të tyre që punojnë në media të ndryshme shqiptare” 169) Ish-kryeredaktori i parё i programit shqip tё BBC, Tim Cooke, ёshtё shprehur pёr kujdesin qё tregohej pёr trajnimin e stafit. “Tё gjithё gazetarёt e shёrbimit botёror tё BBC-sё kualifikohen nga njё departament i veçantё kualifikimi. Kjo siguron qё tё gjithё gazetarёve nga e gjithё bota u mёsohen tё njёjtat parime bazё tё BBC, standardet editoriale tё BBC.” 170)
166. Mero Baze, intervistё dhёnё autorit, 6 janar 2012. 167. “Reporterёt e mediave tё huaja, si pasqyrues tё ftohtё tё realitetit shqiptar”, dokumentar televiziv transmetuar nё emisionin “Target”, Albanian Screen, 15 nёntor 2012, ora 20.15. 168. Mark Marku, intervistё dhёnё autorit, 15 dhjetor 2011. 169. Henri Çili, intervistё dhёnё autorit, 18 tetor 2011. 170. Tim Cooke, “Mendimet e audiencёs-gjёja mё e rёndёsishme”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 4.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
151
10.5 “Kostoja” e profesionalizmit dhe objektivitetit nё raportim Programet shqip tё stacioneve tё huaja, jo gjithmonё janё mirёkuptuar nё rolin dhe ndikimin e tyre, sidomos nё mbulimin e ngjarjeve dhe situatave tё tensionuara dhe konfliktuale. Jo pak herё redaksitё e tyre janё shёnjestruar nga autoritetet e vendeve tё rajonit, apo nga institucione e organizata “satelite” proqeveritare, nёpёrmjet reagimeve tё ashpra kritike nё pёrmbajtjen e informacionit dhe analizave tё publikuara. Vetёm pak muaj pasi kishte rinisur transmetimet programi shqip i BBC-sё, ekipi nё redaksinё qendrore nё Londёr dhe reporterёt nё Tiranё u pёrballёn me njё fluks kritikash dhe akuzash pёr “joprofesionalizёm dhe njёanshmёri”, etiketime qё kishin pёr autorёsi njё grup kolegёsh tё tyre nga agjencia shtetёrore e lajmeve e Shqipёrisё, ATSH. Mbёshtetja dhe frymёzimi nga segmente tё qeverisjes u bё edhe mё i qartё, kur mё pas, nё tё njёjtёn gjatёsi vale, me tё njёjtat akuza u prononcua publikisht dhe gazeta qendrore e partisё nё pushtet, Rilindja Demokratike. “Pluralizmi politik dhe shprehja e lirë e opinioneve ishin një ‘sport’ i ri, të cilin mjaft zyrtarë të lartë nuk e kishin të lehtë ta luanin.” 171) Acarimi arrin kulmin kur shefi i shёrbimit sekret tё Shqipёrisё gjatё njё raportimi nё parlament nё vitin 1997 e pёrshkroi BBC nё shqip si “pjesё e njё komploti pёr tё rrёzuar qeverinё nё Tiranё” 172). Nga mesi i viteve ‘90 nё valёt e Radio Tiranёs transmetohej pёr çdo mbrёmje njё emision informativ qё ishte nё formatin e kolazhit me pёrmbajtje nga programet nё shqip tё DW, BBC dhe VOA. Emisioni u vu nёn censurё, nё pjesёn e raportimeve nga Shqipёria, duke hequr materialet me trajtime problemore, qё ishin kritike me qeverinё e Tiranёs. Andralla kanё pasur stacionet e huaja dhe me qeverinё e Serbisё. “Armiqësia ndaj medias së pavarur është rritur që kur media zyrtare ka njoftuar më 27 shkurt (të vitit 2000 – shënimi i autorit) një deklaratë të Ministrisë Serbe të Informacionit, e cila përmendte një agresion me anë të medias ndaj Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre europianoperëndimorë. Stacionet Radio Europa e Lirë, Zëri i Amerikës, 171. Aleksandёr Furxhi, “Roli i Radios BBC në shqip në dy periudha kyç të historisë së shtetit shqiptar”, konferenca shkencore “Historia e medias dhe mediatizimi i historisё”, Tiranё, 16 Nёntor 2012. 172. “BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, 21 mars 2011.
152
Arben MUKA
BBC dhe Deutsche Welle, si edhe disa media të pavarura në Beograd janë etiketuar si ‘shërbime të propagandës psikologjike’ të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Ndërsa këto sulme nuk janë një gjë e re, analistët politikë në Beograd kanë frikë se ato mund të paralajmërojnë një dhunë të mëtejshme ndaj disidentëve dhe se, me pretekstin e një lufte ndaj armiqve ndërkombëtarë dhe NATO-s, serbët do të përballen shumë shpejt me një diktaturë të vërtetë”173) - analizonte Vlado Maresh bashkëpunëtor i Institute for War & Peace Reporting, IWPR, nga Beogradi, në mars të vitit 2000. Nё mёnyrё tё veçantё nё kohёn e konfliktit tё armatosur nё Kosovё Ministria e Jashtme nё Beograd ka lёshuar njё sёrё notash proteste dhe komunikata pёr median, qё kishin nё fokus lёndёn informative dhe analitike tё radiostacioneve tё huaja, tё cilat amplifikoheshin me besnikёri nga media proqeveritare nё Serbi, nё njё tentativё “balancimi” pёr fluksin e pёrmbajtjeve tё VOA, BBC, DW, Free Europe etj.
173. “Millosheviçi godet kundërshtarët e tij. Opozita dhe media e pavarur në Serbi po bien viktimë e dhunës së kontrolluar nga shteti”, Vlado Maresh, IWPR, 10 mars 2000, (version online://iwpr.net/programme/balkans-regional-reporting-sustainable-training).
KAPITULLI I NJЁMBЁDHJETЁ Modifikimi i produktit nё pёrshtatje me performancёn e tregut lokal 11.1 Konkurrencё nёpёrmjet veçorive tё pёrmbajtjes Programet nё gjuhёn shqipe tё radiove tё huaja kanё pasur qё nё transmetimet e tyre tё para njё pёrmbajtje mikse. Edicioni i planifikuar nё kohёzgjatje 10 minuta, 15 minuta, 30 minuta, ose dhe mё shumё, kishte njё strukturё tё qёndrueshme: • buletini i lajmeve ndёrkombёtare (njё vёshtrim nё pak radhё i topngjarjeve); • fokusi i ngjarjeve nё rajon (Shqipёri, Kosovё, Maqedoni etj); • thellime ose analiza mbi ngjarje kryesore globale, specifikisht nё shtetin e origjinёs tё radiostacionit (Britani e Madhe, SHBA, Gjermani etj.); • rubrika zbavitёse (kultura, sporti, kuriozite shkencore etj.); • minutazhi i mёsimit tё gjuhёs sё huaj, Nё varёsi tё kohёs kur transmetohej njё program dhe kohëzgjatjes sё parashikuar, pёrmbajtja tematike ishte fleksibёl. Nё periudha tё ngjarjeve tё vrullshme politike nё rajon, redaksitё i kanё kushtuar mё shumё rёndёsi raportimeve nga terreni tё korrespondentёve tё tyre, duke shtuar dhe intervista dhe komente pёrgatitur kryesisht nga anёtarё tё stafit nё redaksinё qendore. Nё raste takimesh dhe samitesh tё nivelit tё lartё me objekt zhvillimet nё rajon ose nё ndonjё shtet tё veçantё, redaksitё e mbulonin me tё dёrguar pranё aktivitetit. Asgjё nuk ka qenё dhe ёshtё fikse nё strukturimin e programit, gjithçka pёrcaktohet nga pёrgjegjёsit e redaksive dhe moderatorёt, nё varёsi tё dinamikёs sё aktualitetit.
154
Arben MUKA
Materialet e njё programi vijnё nga dy burime kryesore, sa i takon realizimit tё tyre. Pjesa e lёndёs ku pёrfshihen buletini i lajmeve ndёrkombёtare, temat e thelluara dhe analizat, apo dhe rubrikat e zbavitjes - kryesisht pёrgatiten dhe ofrohet nga redaksia qendrore e radiostacionit. E bollshme dhe e standardizuar, me larushi tematike, kjo lёndё u serviret programeve tё ndryshme (p.sh, nё gjuhёn shqipe, gjuhёn serbe, gjuhёn bullgare etj.) dhe stafet e tyre pasi bёjnё pёrzgjedhjen e asaj qё u duket relevante, e pёrkthejnё, e pёrshtasin pёr t’i bёrё mё nё fund pjesё tё programit. Pjesa tjetёr e materialeve ideohet dhe pёrgatitet nga vetё redaksitё e gjuhёve nё bashkёpunim dhe me ekipin e reporterёve nё terren. Secili prej programeve nё shqip tё BBC, Zёrit tё Amerikёs, Radio Vatikanit, DW, Radio France International dhe Radio Free Europe ka objektiv tё pandryshueshёm afrimin e sa mё shumё ndjekёsve. Nё formё dhe nё pёrmbajtje stafet e tyre u kanё dhёnё veçori nё sfidёn e konkurrencёs mes tyre, por dhe me radiot lokale. Dallimi ka qenё jo sepse programet janё emetuar dhe emetohen nё orare tё ndryshme pёr publikun, jo sepse ekipet pёrbёrëse nё redaksi dhe nё terren aktivizojnё burime njerёzore tё ndryshme. Nё mёnyrё graduale kёto radio bindёn ndjekёsit audio dhe mё pas ata nё internet pёr tiparet dalluese: • Zёri i Amerikёs ka synuar dhe synon gjithmonё mbulimin e ngjarjeve kryesore nga rajoni, nёpёrmjet raportimeve cilёsore dhe tё balancuara. Prej nёntorit tё vitit 1999 redaksia shqipe e plotёsoi produktin radiofonik nga Uashingtoni dhe me versionin televiziv. Emisioni “Ditari” ka qenё dhe mbetet njё nga avantazhet qё ka Zёri i Amerikёs nё raport me stacionet e tjera tё huaja. Programi nё formatin telerevistё ёshtё pёrmirёsuar kohё pas kohe, jo vetёm nё pёrmbajtjen e larmishme, por dhe nga parametrat e cilёsisё sё figurёs, efekteve, animimit, ilustrimeve zanore etj. • Programi shqip i BBC pёr aq kohё sa ishte nё transmetim, u pёrqendrua
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
155
mё shumё tek forumet dhe diskutimet nё studiot e saj nё Tiranё, Prishtinё e Shkup, ku moderatorёt lokalё ftonin nё mikrofon ekspertё, politikanё, veprimtarё tё shoqёrisё civile etj. Duke shfrytёzuar njё infrastrukturё teknike moderne, komunikimi mes redaksisё qendrore nё Londёr dhe studiove lokale nё rajon shkrihej nё njё hapёsirё të pёrbashkёt nё fluksin e ideve, opinioneve, argumenteve dhe oponencёs. Nё 8 vitet e fundit tё aktivitetit tё vet, BBC nё shqip u bё e njohur pёr formatin debatues “Auditorium”, njё panel qё u organizua jashtё studiove tё saj, njё aktivitet i hapur dhe pёr grupet e interesit, njё bashkёpunim me njёrin prej televizioneve kryesore nё Shqipёri Top Channel, qё lёvizi nё qytete tё ndryshme tё rajonit. • Redaksia e DW nё shqip ka investuar mё shumё pёr tё mbuluar nё mёnyrё intensive procesin e integrimit europian tё Shqipёrisё dhe vendeve tё tjera aspirante tё rajonit. Duke u dhёnё shumё vend nё programe reportimeve ekskluzive nga Brukseli, Strasburgu apo qendrat e tjera tё kancelarive perёndimore, duke realizuar intervista dhe biseda me protagonistё nga institucionet kryesore europiane - DW e ka konsideruar dhe e konsideron integrimin europian si njё prioritet tё prioriteve, krahas ndjeshmёrisё pёr mbulimin e temave qё lidhen me liritё dhe tё drejtat e njeriut, bashkёpunimin e vendeve tё rajonit, vёzhgimet me natyrё ekonomike, sociale, kulturore etj. • Pёr programet nё shqip tё Radio France International dhe Radio Free Europe angazhim kryesor ka qenё mbulimi i zhvillimeve nё Kosovё. Mjafton vetёm numri i madh i reporterёve apo bashkёpunёtorёve qё kanё rekrutuar nga rajone tё ndryshme tё Kosovёs, pёr tё kuptuar objektivin e mbulimit tё detajuar tё ngjarjeve aktuale dhe perspektivёn nё shtetin mё tё ri tё kontinentit, pёr fazёn e rindёrtimit tё vendit pas luftёs sё vitit 1999, pёr bashkёjetesёn mes maxhorancёs shqiptare dhe pakicёs serbe dhe tё tjerave, pёrpjekjet pёr integrimin dhe anëtarёsimin e vendit nё institucionet dhe iniciativat mё tё rёndёsishme ndёrkombёtare etj. • -E pandryshuar nё profilin e Radio Vatikanit mbetet kujdesi pёr ringjalljen e besimit nё Shqipёrinё qё regjimi komunist u pёrpoq ta fuste me forcё nё “shinat e ateizmit”. Pёr besimtarёt katolikё programi shqip mbetet si njё ushqim shpirtёror, por dhe si njё burim informacioni dhe analizash mbi iniciativat e besimit nё pikёpamjen globale. Radio Vatikani ishte programi i parё nё shqip nga njё stacion ndёrkombёtar qё kaloi totalisht nga transmetimi nё FM nё atё online.
156
Arben MUKA
11.2 Mediat lokale 174) referuese tё lёndёs informative nga radiot e huaja Redaksitё e medias sё shkruar, asaj elektronike, agjencitё e lajmeve e platforma tё shumta online nё Shqipёri nё mёnyrё permanente u janё referuar dhe vijojnё t’u referohen materialeve tё programeve shqip tё radiove tё huaja. “Duke monitoruar drejtpёrdrejt transmetimet audio dhe mё pas nё pasqyrimin qё bёhej nёpёrmjet faqeve tё internetit tё kёtyre radiove, mediat lokale vijojnё ende tё bёjnё pjesё tё pёrmbajtjes sё tyre lajme, kronika, intervista, reportazhe, analiza dhe formate tё tjera informative, duke i ripublikuar ato nё mёnyrё fragmentare ose tё plotё.”175) Ky intensitet referues ёshtё lidhur me njё sërë faktorësh: Së pari, në pikëpamjen organizative dhe të burimeve njerëzore në dispozicion. Pjesa më e madhe e mediave lokale shqipfolëse vijon tё jetё me personel të limituar, si me ata që punojnё në redaksi, si me korrespondentët/ bashkëpunëtorët në terren dhe aq më tepër që gjithnjë ka qenë një luks i madh për të pasur të dërguar të përhershëm në vende të tjera. Vonë, kryesisht pas vitit 2007, mediat kryesore lokale shqipfolëse arritën të pajtojnë korrespondentë të rregullt në vendet e tjera të rajonit, në qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes politike dhe diplomatike ndërkombëtare, ose aty ku ishin përqendruar më shumë emigrantë të larguar në periudha të ndryshme kohore. Derisa kjo kastë reporterësh dhe bashkëpunëtorësh u stabilizua financiarisht dhe u familjarizua me institucionet në vendin e pritjes, stacionet e huaja që kishin program në gjuhën shqipe kanё pasur monopolin e informimit e për rrjedhojë mbeteshin burimet e vetme referenciale. Së dyti, po në aspektin organizativ, materiali që ёshtё ofruar dhe ofrohet ёshtё i gjithi në shqip. Pra, dhe kur vinte puna për lajmet dhe komentet kryesore nga arena ndërkombëtare, ato janё të përkthyera në nivel cilësor dhe të edituara në bazë të standardeve të gjuhës. Kjo ka qenë dhe është për një pjesë të mirë të redaksive lokale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal tё
174. Media lokale në këtë kontekst, është media vendore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni etj. 175. Arben Muka, “Radiostacionet e huaja me target ‘të unifikuar’ për shqiptarët në rajon dhe diasporë në vitet ‘90”, kumtesё nё konferencёn shkencore kombёtare “Roli i medias nё formimin dhe konsolidimin e identitetit kombёtar”, Universiteti Hёna e Plotё – BEDER, Tiranё, 21 Nёntor 2012.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
157
Zi e kudo në diasporë, kursim në burimet njerëzore për ata të angazhuar për rubrikën e zhvillimeve ndërkombëtare, shkurtim kohe për përkthimin nga burime që ofrojnë në gjuhë të tjera. Kursimi është dhe për faktin se këto përmbajtje janë marrë dhe vijojnë të merren pa asnjë detyrim financiar, veç një lloj detyrimi moral dhe profesional për të evidentuar saktësisht burimin e referencës. Së treti, në aspektin e përmbajtjes, lënda ёshtё marrё dhe vijon tё merret për arsye të mosinfluencës në të të politikës apo grupeve të ndryshme të interesit, një standard që e shikon të zbehtë ose të përmbysur në pjesën më të madhe të mediave në Shqipëri, Kosovë etj. Ky element ka qenë dhe mbetet nxitës për rritjen e referencave nga radiot e huaja, por dhe pengues në disa raste. Ky përfundim nuk është kontravers, por lidhet me atë që pranuam më sipër, për mënyrën se si operojnë mediat e varura nga politika ose nga grupe të ndryshme tё interesit nё rajon. Një pjesë e materialeve nuk janë shikuar me sy të mirë, jo për shkaqe profesionale të objektivitetit, balancёs, përpikmërisë dhe aktualitetit, por problem ёshtё linja editoriale e mediave të njëanshme dhe klienteliste. Së katërti, po në aspektin e përmbajtjes, programeve në shqip të radiove tё huaja, tekstet u merren sepse pjesa më e madhe e mbulimit të zhvillimeve në rajon, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi etj., apo nga shtetet si Gjermania, SHBA, Franca, Britania e Madhe etj., është ekskluzive si në anën informative, ashtu dhe atë tematike. Në kontributet audio, apo ato nëpërmjet internetit, vazhdimisht përsëritet që ky ose ai qëndrim është bërë me dije për BBC, pёr DW, Zёrin e Amerikёs etj. Po kёshtu thuhet dhe pёr rastin e intervistave a deklaratave. Elementi i ekskluzivitetit në lajme dhe trajtime temash është një ngjyrim atraktiv për të cilin redaksitë e mediave vendore gjithmonё vijojnë të tregojnë interes. Së pesti, që lidhet me larushinë dhe freskinë e përmbajtjes në ofertën online. Sepse website-t e stacioneve tё huaja kanё informacione të gjithanshme, të strukturuara nё rubrika dhe nënrubrika, që pasurohen disa herë në ditë, element ky që e bën ofertën të konsumueshme po disa herë në ditë, sidomos nga mediat e tjera elektronike dhe ato online. Së gjashti, që lidhet në mënyrë të sintetizuar me të gjithë faktorët e mësipërm dhe ka të bëjë me imazhin e kontributit të stacioneve tё huaja: të qenit një burim i besueshëm informacioni. Materiale nga kёto stacione zenë hapësira në median e shkruar, por jo rrallë kapin dhe edicionet e lajmeve kryesore në televizione e radio, janë lëndë e parë në mënyrë sistematike të
158
Arben MUKA
titruara në televizionet e formatit info, ose në ballinat e shërbimeve online në internet.
11.3 Metodat audio dhe nё internet pёr mёsimin e gjuhёve tё huaja Nё pjesёn e dobishmёrisё pёr dёgjuesit shqipfolёs, njё pjesё e radiove tё huaja krahas informimit dhe argёtimit, aplikuan dhe transmetimin e audiokurseve pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj. Gjatё viteve ‘90 ato pёrfshinё dhe rubrika ciklike, tё pёrhershme, me bazё pёrshtatjen pёr radio tё metodave pёr tё marrё njohuri nё disa nivele pёr tri gjuhё kryesore anglisht, gjermanisht e frёngjisht. Emetimi i kёtyre rubrikave didaktike pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj u aplikuan nisur dhe nga interesimi i dёgjuesve, por dhe nga efikasiteti qё ka transmetimi audio pёr pёrmirёsimin dhe thellimin e mёnyrёs sё artikulimit dhe sensit tё bashkёbisedimit kur mёson njё gjuhё tё re. Me hapjen e Shqipërisë ndaj botës, u zgjua, sidomos tek gjeneratat e reja, dёshira pёr emigrim, për një jetë më të mirë nё vendet perёndimore, por dhe mundёsia pёr shkollim ose kualifikim cilёsor në fusha e sektorë të ndryshëm. Pas ngjarjeve të bujshme të ambasadave, nё periudhёn e fundit tё sistemit komunist, korrik 1990, si dhe më pas, kur mijëra refugjatë shqiptarë gjetën strehim në vende tё ndryshme europiane dhe mё pas mbёrritёn dhe nё SHBA e pika tё tjera tё globit - ky ishte njё argument mё shumё, njё motivim real pёr mёsimin e gjuhёve tё huaja nga pjesa tjetër e familjeve dhe të afërmve të tyre qё ishin ende nё Shqipёri. Ndёrkohё qё procesi i emigrimit jashtё vendit i shqiptarëve që jetonin në territorin e ish-Jugosllavisë ishte më i hershëm dhe më i mirëstrukturuar, kështu që të mësuarit e gjuhës sё huaj në nivele të ndryshme të përvetësimit, shikohej si një nevojë e domosdoshmëri për një pjesë të madhe të popullatës në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Rubrika pёr mёsimin e gjuhёs sё huaj aplikuan BBC (pёr anglishten), DW (pёr gjermanishten) dhe RFI (pёr gjuhёn frёnge). Angazhimi pёr pёrgatitjen dhe transmetimin dygjuhёsh tё kёsaj pjese tё programit nga ish-pedagogё tё gjuhёve tё huaja nё Universitetin e Tiranёs ishte tregues i cilёsisё dhe atraktivitetit pёr dёgjuesit e interesuar. Duke marrё si shembull procesin e përgatitjes së kursit “Deutsch –Warum nicht?”, vihej re se nuk bёhej fjalё thjesht një përkthim nga origjinali në gjuhën shqipe. Ai u trajtua si një përshtatje
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
159
në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe dhe përpunim për ta bërë sa më të kapshëm e më të kuptueshëm për botën shqiptare. Për këtë arsye faza përgatitore përfshiu dhe mjaft seanca diskutimi e konsultimi që organizoheshin nga sektori i kurseve të gjuhës në DW, me pjesëmarrjen dhe të përkthyesve të kursit në gjuhët e tjera. Stacionet qё kishin rubrika tё mёsimit tё gjuhёs sё huaj krahas emetimit tё versionit audio tё metodave, ju dёrgonin ndjekёsve tё tyre tё interesuar dhe tekste tё shoqёruara me kaseta ose CD, pёr t’ju krijuar mundёsinё e studimit tё tyre nё mёnyrё tё pavarur dhe tё thelluar. Aktualisht oferta pёr mёsimin e gjuhёs ёshtё me metoda nga mё tё larmishmet nё versionin online. Sipas nivelit tё gjuhёs qё ka i interesuari, sipas objektivit qё ai synon, mund tё përzgjedhë dhe tё shkarkojë atë metodë që i pëlqen dhe i përshtatet më mirë. Nё konceptin e tё mёsuarit autodidakt metodat online garantojnë të kuptuarit sa më të mirë gjatë dëgjimit të mësimeve, aftësinë për të dialoguar me të tjerët dhe shqiptimin sa më të saktë të fjalëve, shprehjeve dhe fjalive që përdoren.
11.4 Transformimi nga operatorё radiofonikё nё ofrues shёrbimesh multimediale Gjatё dekadёs sё dytё tё tranzicionit radiot e huaja nisёn tё bёjnё njё sёrё modifikimesh nё performancёn e tyre. Nga pikëpamja e formёs dhe e pёrmbajtjes. Mediat lokale nё Shqipёri dhe vende tё tjera të rajonit nё mёnyrё graduale pёrmirёsuan shёrbimet ndaj ndjekёsve tё tyre. Kualifikimi i stafeve (ku kontribuan fuqishёm dhe vetё radiot e huaja), si dhe pёrdorimi nё shkallё tё gjerё i risive teknologjike, ishin ndёr faktorёt kryesorё qё nisёn ta transformojnё median vendore, ta bёjnё njё konkurrent mё tё fuqishёm pёr operatorёt ndёrkombёtarё.
160
Arben MUKA
Vitet e fundit dukshёm ndikimi i programeve nё shqip tё radiostacioneve tё huaja ka rёnё. Numri i atyre qё janё nё transmetim ёshtё mё i vogёl. “Sot kёto stacione kanё humbur nga shkёlqimi i tyre, janё shndёrruar nё kompani multimediale, ose janё mbyllur” 176) Mё 18 dhjetor 2009 Radio Francё International emetoi dy programet e saj tё fundit, pas vendimit pёr ndёrprerjen pёrfundimtare tё programit. Shkak u tha se ishte ristrukturimi i brendshёm i radiostacionit dhe buxheti nё dispozicion. Nё kёtё periudhё kishte ndryshime dhe nё Pragё, nё selinё qёndrore tё Radios Europa e Lirё. Pas riorganizimit tё programeve tё rajonit u suprimua redaksia shqipe, ku nga katёr redaktorё u mbajt vetёm njëri prej tyre, me qёllimin pёr tё koordinuar punёn me zyrёn e Prishtinёs. Pas vitit 2009 kontributi i Radios Europa e Lirё nё gjuhёn shqipe nisi tё jetё vetёm nё internet. Mё 28 shkurt 2011 mbylli sinjalin programi nё shqip i BBC. Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së, Peter Horrocks e komentoi këtë ndërprerje “thjesht, sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh.” 177) Rreth pesё muaj pas kёtij zhvillimi, reformimi preku dhe DW nё shqip. Redaksia njoftonte nёpёrmjet njё komunikate nё faqen e vet në internet se, duke nisur nga 1 korriku 2011, Deutsche Welle do të ndryshonte platformën e transmetimit linear radiofonik në gjuhë të huaja në seksionet për Azinë, Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, si dhe në gjuhën gjermane. “Këto masa do të mundësojnë ristrukturimin e Radios së Jashtme Gjermane në një sipërmarrje multimediale. Deutsche Welle do të ristrukturojë ofertat e programit. Këto ndryshime prekin edhe programin në gjuhën shqipe. Radio, online dhe televizioni do të jetë orientimi i ri: Struktura e re e programit parashikon shkurtimin e programeve radiofonike dhe njëkohësisht intensifikimin e ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive”. 178) 176. Irana Patriku & Eva Marku, “‘Perёndimi’ i radiove pёrendimore”, Reporteri, nr.3 / 2012, faqe 5. 177. “BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, 21 mars 2011. 178. Arben Muka, Ja si duhet tё informohem!, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranё, 2012, faqe 67.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
161
Kjo reformё programore pёrfshinte dhe mbylljen e transmetimit nё dy frekuencat FM tё programit shqip tё DW-sё, 86Mhz në Prishtinë dhe 106Mhz po prej datёs 1 korrik 2011. Gradualisht produkti audio u eleminua dhe aktualisht oferta ёshtё e orientuar nё internet dhe nё pёrgatitjen e njё emisioni javor televizv prej rreth 30 minutash, titulluar “Europa Sot”. “Ka dy arsye tё paneglizhueshme. Sё pari, kriza globale i detyroi disa qeveri (Francёn, Britaninё e Madhe) qё ‘tё mbanin dorёn’ pёr tё shpenzuar nё Shqipёri e Ballkan. Sё dyti, stabiliteti i rajonit ka peshёn e vet nё kёtё vendimarrje. Edhe pse demokracia nё Ballkan ёshtё ende nё fazёn e foshnjёrisё dhe ka ende mjaft vend pёr ‘soft power’ tё perёndimit, fatkeqёsisht po ndodh qё radiot pёrendimore po shkojnё drejt rrudhjes” 179) Programi qё nuk ka ndryshime tё ndjeshme nё strukturёn e transmetimit ёshtё Zёri i Amerikёs, i cili i emeton programet nё shqip nёpёrmjet valёve tё radios dhe ekranit tё televizorit, plus dhe pёrmbajtjes aktive nё faqen zyrtare online.
KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETUESVE TЁ HUAJ NЁ GJUHЁN SHQIPE: Operatorёt ndёkombёtarё radiofonikё nisёn tё kontribuojnё pёr informimin e opinionit shqipfolёs nё njё kohё kur media lokale ishte e dobёt dhe me reminishenca nga periudha e diktaturёs. Ato ndikuan nё ngritjen e standardeve profesionale të raportimit dhe analizave mbi aktualitetin e perspektivёn. Gjithashtu ndikuan dhe nё demokratizimin e shoqёrisё shqiptare, jo vetёm duke gjykuar dhe vlerёsuar ecurinё e tranzicionit dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare, por duke sjellë nёpёrmjet hapёsirave programore modelet perёndimore tё funksionimit tё shtetit, ekonomisё, respektimin e lirive dhe tё drejtave tё qytetarёve, angazhimit tё shoqёrisё civile etj. Radiot e huaja me programe nё gjuhёn shqipe ngritёn rrjete të qëndrueshme të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në terren, duke vijuar ti japin përparësi zhvillimeve nё rajonin e Ballkanit Perёndimor, por dhe diskutimit dhe vendimarrjes nё kancelaritё kryesore ndёrkombёtare. Nё periudhat e ngjarjeve tё vrullshme politike 179. Irana Patriku & Eva Marku, “‘Perёndimi’ i radiove pёrendimore”.
162
Arben MUKA
nё rajon, redaksitё e tyre kanё kushtuar dhe u kushtojnё mё shumё rёndёsi raportimeve nga terreni tё korrespondentёve, duke shtuar dhe intervista ekskluzive dhe komente, qё mbeten ende tё referueshme nga mediat lokale, elektronike, tё printuar ose nё versionin online. Radiot e huaja kanё kontrubuar nё mё shumё se dy dekada tranzicion dhe pёr kualfikimin e gazetarёve shqiptarё, njё pjesё e tё cilёve kanё ndarё eksperienca nё redaksitё e tyre qendrore nё Britaninё e Madhe, Gjermani, SHBA, Francё etj.
PJESA E GJASHTЁ Pikёpamje dhe kёndvёshtrime
KAPITULLI I DYMBЁDHJETЁ Intervista dhe biseda mbi aspekte tё funksionalitetit tё tregut tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri
N
ё pёrgatitjen e kёtij punimi janё mbi 40 intervista dhe biseda të zhvilluara në kohë të ndryshme, jo vetёm nё funksion tё mbledhjes sё informacionit tё nevojshёm, por dhe pёr vlerёsime, interpretime, rekomandime dhe krahasime tё protagonistёve, njohёsve dhe eskpertёve tё tregut shqiptar tё transmetimeve radiofonike. Duke bashkangjitur dhe intervista tё mёparshme qё e kanё ruajtur aktualitetin, po sjell njё pjesё prej tyre tё plota, duke e zgjeruar hapёsirёn e pikёpamjeve dhe kёndvёshtrimeve. Ashtu tё lirshme dhe tё artikuluara me kompetencё. Mbi tё gjitha, ato vijnё si opinione mbi angazhime konkrete tё tё intervistuarve, aty ku ata kanё kontribuar ose vijojnё tё kontribuojnё nё transmetimet radiofonike. Shtatё intervistat e kёsaj pjese hedhin dritё mbi arritje, probleme, sfida, pse jo dhe dilema, sygjerime dhe propozime mbi pёrgatitjen e pёrmbajtjeve, menaxhimin e redaksisё dhe kёrkesat e teknologjive tё transmetimit dhe mbulimit me sinjal, mbijetesёn e operatorёve lokalё, performancёn nё internet dhe gamёn e shёrbimeve online, respektimi i tё drejtёs sё autorit etj. Pavarёsisht se jo pёr tё gjitha pёrgjigjet qё kanё shprehur bashkёbiseduesit kam ndarё tё njёjtin mendim e qёndrim me ta, publikimi nё versionin e plotё, por dhe referencat qё kam cituar nё kapituj tё tjerё, i konsideroj si vlerё e shtuar, nё dimensionin polifonik, plural dhe profesional tё kёtij punimi.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
165
12.1 Llazi Nikolla: “Radio ka synuar tё zgjojё dёshirёn e minoritetit maqedonas, qё tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas” 180) Llazi po kalon momentet mё tё vёshtira qё prej mё shumё se 7 vjetёsh, kur ai sё bashku me njё grup tё rinjsh u pёrfshinё nё iniciativёn mediatike qё komuna tё kishte njё zё nё efir nё gjuhёn maqedonase. Stacioni me fuqi 20W duket si me “bateri tё shkarkuara” dhe nё prag tё njё “off”-i pёrfundimtar. E nisim nga aktualiteti, pse Radio Prespa ёshtё nё vёshtirёsi serioze pёr mbijetesёn e saj? Pёr arёsye ekonomike. Nuk kemi asnjё tё ardhur nga reklamat ose nga njoftimet e biznesit. Studio nuk ka energji elektrike nё mёnyrё tё pandёrprerё dhe jo pak herё nga ky shkak na janё goditur pajisjet dhe aparaturat, duke na sjellë dёme financiare. Nuk kemi njё linjё telefoni fiks nё shёrbim tё emisioneve me dёgjuesit. Celulari ёshtё i papёrballueshёm. Nuk e di a mund tё them diçka tjetёr, por kёto qё pёrmenda janё pengesa tё jashtёzakonshme, qё na kanё zёnё rrugёn, na pengojnё punёn normale. Ka mbёshtetje nga komuna? Po nga komuniteti? Jo nuk kemi mbёshtetje. Na kanё lavdёruar dhe na lavdёrojnё pёr programin, thonё fjalё tё mira, interesohen kur radio nuk trasnmeton pёr njё farё kohe, por ndihma financiare nuk marrim. Komuna ka buxhet tё vogёl dhe nuk ka para as pёr punё qё janё dhe mё tё domosdoshme pёr zonёn. Donacion nga banorёt nuk kemi pasur se nё kёto anё ka shumё varfёri. Nga pala maqedonase, nga qeveria ose nga ndonjё institucion a organizatё joqeveritare keni marrё ndihma? Nё fillimet e punёs kemi pasur mbёshtetje, por tani jo. Ata nuk mund tё vendosin central energjie nё komunёn e Liqenasit, apo tё shtrojnё kabёll pёr telefon fiks! Mungeat qё ju tregova mund tё zgjidhen kёtu. Pёr shkak tё tyre ndjehemi nё rrezik pёr vazhdimёsinё e punёs. Ne jemi njё zё pёr minoritetin maqedonas qё jeton Liqenas dhe pёr kёtё Radio Prespa duhet tё mbijetojё. 180. Themelues dhe drejtues i Radio Prespёs.
166
Arben MUKA
Ndihmё kemi pasur nga Instituti i Medias nё Tiranё me kualifikime pёr gazetarёt e bashkёpunёtorёt. Kemi bashkёpunuar me Radio Tiranёn dhe dy stacione nё Maqedoni, Radio Bitola dhe Super Radio nё Ohёr. Cili ёshtё misioni juaj? Pse u themelua Radio Prespa nё fillim tё shtatorit tё vitit 2001? Mё lejoni qё ta plotёsoj pёrgjigjen pёr pyetjen e mёparshme. Ata qё vijnё nё studion e Radio Prespёs janё vullnetarё. Kemi bashkёpunuar me tё rinjtё nga gjimnazi i komunёs, apo me ata qё kanё mbaruar studimet dhe janё pa punё pёr momentin. Cili ёshtё misioni? E thёnё shkurt, Radio Prespa u hap se ne ishim nё errёsirё. Nga pozita gjeografike ne nuk kapnim asnjё radio shqiptare, pёrfshi dhe Radio Korçёn. Kёtu mbёrrijnё vetёm stacione maqedonase. Edhe me valёt televizive kemi pasur probleme. Ndaj dhe vendosёm tё hapim njё radio pёr komunёn, qё tё plotёsonim nevojat pёr informacion e pёr argёtim. Kujtoj fillimet e punёs sё Radio Prespёs. U shkaktua njё furtunё e vёrtetё mediatike. Ka pasur dhe deklarata politike, qё gjithçka ka qenё njё projekt i autoriteteve maqedonase dhe se transmetimi ishte pa lejen e KKRT-sё nё Tiranё. Shikoni, kjo ёshtё e vёrtetё, por tingёllon si qesharake tani pas 7 viteve. Shoqёria shqiptare nuk ishte e mёsuar nё atё kohё qё ju pёrmendni me respektin ndaj minoritetit. Pse ne tё mos kishin tё drejtё tё themelonim njё radio? Askush nё Tiranё nuk e dinte se pёr minoritetin maqedonas kishte njё program nё Radio Korça qё jepej në maqedonisht, njё program qё nё fakt nuk ёshtё dёgjuar nё komunёn tonё pёr shkak se nuk vinte sinjali. Ne ishim tё paragjykuar nga maxhoranca vetёm se dёshironim qё pёr rreth 5 mijё banorёt e fshatrave, qё janё thuajse tё gjithё anёtarё tё minoritetit maqedonas, tё kishte njё stacion qё t’i informonte dhe t’i argёtonte nё gjuhёn amtare. Koha tregoi qё politizimi i ngritjes sё njё radioje pёr minoritetin ishte pa bazё. Procedurat pёr licencёn ishin shkak qё projekti ynё tё pengohej. Por kur gjёrat u gjykuan me ftohtёsi çёshtja u zgjidh. Sot ngritja dhe funksionimi i njё radio minoriteti nga pikёpamja proceduriale ёshtё njё gjё normale. Stacion radioje ka dhe minoriteti grek qё jeton nё Shqipёri. Si ka punuar Radio Prespa qё tё plotёsojё nevojat e komunitetit? 90 pёrqind e programeve janё nё gjuhёn amtare, pjesa tjetёr nё shqip.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
167
Ne dёshirojmё tё zhvillojmё gjuhёn, kulturёn dhe traditёn tonё. Radio ёshtё njё mjet shumё i mirё, sepse pёrhap zёrin e banorёve, shqetёsimet e tyre, zgjon dhe pёrpunon propozimet dhe iniciativat e tyre pёr njё jetё mё tё mirё, tregon historitё e tyre. Radio ka synuar qё tё zgjojё dёshirёn e minoritetit maqedonas, tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas, qё tё mos jetё si tani kur pёrqindja e atyre qё emigrojnё matanё kufirit tё jetё e lartё sepse nuk ka punё. Tё zgjojё dёshirёn tek rinjtё, qё shkollohen, por qёndrojnё nё pritje pёr t’u punёsuar. Ndaj dhe nuk duam qё tё ndalet transmetimi pёr shkaqet qё ju pёrmenda. Duhet mё shumё frymё miqёsore pёr mbёshtetje nga komuna, ose nga pushteti vendor nё Korçё. KKRT-ja tё jetё mё shumё tolerante me Radio Prespёn. Nuk mund tё jenё njёsoj detyrimet financiare si pёr njё radio nё Tiranё, apo nё ndonjё qytet tё madh me detyrimet qё duhet tё paguajё njё radio komune. Ne presim me durim qё të ketё reflektim dhe tё gjejmё mbёshtetje qё sinjali i transmetimit tё mos pushojё. Liqenas, 4 Maj 2008 Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.2 Agron Çobani: “Nuk ka radio interesante dhe konkurrente pa produktin e vet”181) Një bisedë retro me Agron Çobanin, ku ai ka shprehur pikëpamje mbi funksionimin e tregut radiofonik në Shqipëri, trendet e punës së redaksive në studio dhe jashtë saj, aplikimin e formateve informative në transmetime etj. Takimet me Agron Çobanin ishin përherë të këndshme. Edhe kur qëllonte që biseda me të të zhvendosej në tema të tendosura ose me ngarkesë emocionale, si komunikator plot ngjyra, ai relaksonte gjithçka, duke e bërë më të lirshëm dialogun. Diskutimet ishin dhe të frytshme, sidomos kur e “detyroje” të fliste për profesionin, kur ndaje pikëpamje mbi median, në mënyrë të veçantë radion e televizionin, të cilave Agron Çobani iu kushtoi në mënyrë pasionante dhe idealistike pjesën më energjike dhe të çmuar të jetës së tij.
181. Nё rreth 4 dekada ka punuar si reporter, redaktor dhe drejtues kryesor nё RTSH.
168
Arben MUKA
Intervista e mëposhtme është pjesë e një bisede që kam zhvilluar në mes të korrikut të vitit 2011. Ai qëndroi për gjithë verën e atij viti në qytetin e Sarandës, jo më shumë për vakancë, se sa për nevoja të përmirësimit shëndetësor. Ndalesa disamujore rreth 300 km larg kryeqytetit, në distancë nga infrastruktura e gjallë shoqërore e tij, dukej qartë se e kishin bërë më shumë meditativ Agronin. Ndryshe nga shtatori i vitit 2007 kur intervistën e parë e realizuam në një nga lokalet më të preferuara dhe më të zhurmshëm të Tiranës, kjo e dyta, me atë akomodim të lirshëm tek “Limani” piktoresk në zemër të bregdetit sarandiot, ishte gati si në një mjedis labaratorik, ku çdo aspekt të sfondit natyror e klimatik e kishim plotësisht në favorin tonë. E kam konsideruar si një rast fatlum “provokimin” për ta sjellë bisedën e asaj dite aty ku unë isha më i interesuar, rreth problematikave në tregun radiofonik shqiptar. Ndryshe nga intervista e 5 viteve më parë, ai doli “nga gardhi” i kujtimeve dhe vlerësimeve vetëm për Radio Tiranën. Në një rreze më të gjerë ai shfaqi pikëpamjet për të bërit audiogazetari në Shqipëri, si një ndjekës i vëmendshëm dhe kritik në këtë aspekt. Isha duke folur me vetë mjeshtrin. Isha duke folur me një div të medias elektronike në Shqipëri, i cili në rreth katër dekada i kishte provuar të gjitha sfidat e kontributeve në një ndër institucionet shqipfolëse mediatike më prominente, RTSH. Qëndrimi i kushtëzuar për një kohë të gjatë në qytetin e Sarandës, koha me tepri për të shëtitur buzë Jonit, leximet e pandërprera, por dhe nisja e një përballjeje krejt të pabarabartë me sikletet shëndetësore, dukshëm e kishin bërë Agron Çobanin më reflektiv në bisedë. Pa i lëvizur asnjë grimë nga pasioni dhe dëshira për të folur mbi argumente të tilla, që jo thjesht e kuriozonin, por dhe që në një hark kohor të shkurtër dukej se lehtë - lehtë “e zbërthenin” për ta thënë pa asnjë drojë atë që bluante në mendje. Radio e sotme shqiptare ka një kufizim të theksuar të formateve të informimit. Produktet e përgatitura në terren janë si “specie në zhdukje”. A ndani dhe ju këtë vlerësim? Kjo është një çështje që merr debat, jo vetëm në kushtet e Shqipërisë, por kudo ku ka transmetim radioje. Kam parasysh se një gjë të tillë e kam ndarë dhe me kolegë në Kosovë. Personalisht kam të pjekur një mendim të tillë: nëse do më jepej mundësia të drejtoja një redaksi radioje në rrethanat e sotme, do ti mbaja më pak gazetarët dhe reporterët në zyra dhe në godinë. Do t’u kërkoja të bënin më shumë reportazhe, më shumë intervista me njerëzit në terren, të përgatisnin portete - sepse radioportreti është një zhanër
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
169
interesant që përzjen intervistën me teknika të tjera të informimit - do të kërkoja nga ata më shumë vox pop-e. Pra, do sillja më shumë frymë jetësore në programe. Se duke sjellë njerëz do të sillja më shumë tema në dukje të thjeshta, por nga ato afrohen më shumë dëgjues të interesuar në programet që transmeton. Në fund të fundit, kjo është një mënyrë që ta ndash perceptimin, gjykimin, emocionin e të përditshmes me njerëzit, me ata që ti ke për mision ti drejtohesh. Nuk ka më shumë nostalgji të ish reporterit Agron Çobani në këto që thoni, se sa realizëm për mënyrën se si bëhet radioja sot? Të falenderoj që ma thua me delikatesë këtë përshtypje, apo këtë rezervë. E di që ndokush mund ta thotë më troç kur më dëgjon me mendime të tilla: “Ore po ty të ka mbetur ora tek radio e së shkuarës, nuk po përshtatesh fare me të sotmen etj etj...” Unë thjesht përgjigjem se i kuptoj shumë mirë zhvillimet teknike, i kuptoj dhe i shijoj mrekulllitë që na jep sot teknologjia. Kuptoj prirjen që ka dëgjuesi i radios, kam parasysh mosdëshirën e tij për trajtime të stërgjata, rubrika lajmesh gjysëm ore e më shumë etj etj. Ama është e pakundërshtueshme që një dyzinë radiosh në Tiranë a në rrethe janë duke vegjetuar, duke lëshuar vetëm muzikë gjithë ditën e gjithë natën e duke u ankuar se nuk kanë fonde për afruar gazetarë e për të realizuar programe. Unë po adresoj opinione për ata drejtues radiosh e ata gazetarë që e ndjejnë se duhet të bëjnë një punë tamam. Pse të bësh radio sot është vetëm monolog para mikrofonit? Pse të bësh një emision është thjesht flit e flit vetë, lexo ndonjë sms që të vjen, lexon ndonjë e-mail, fut dhe muzikë sa herë që të merret fryma apo nuk gjen fjalë e argument? Nga një radio që ka një ose dy vetë në punë nuk mund të presësh shumë. Nuk pret ndonjë hata dëgjuesi, por nuk të mirëpret as ndonjë kompani a firmë që të të japë reklamë. Askush nuk do që t’i hedhë lekët kot në një program radiofonik pa bosht e anemik që nuk e ndjek kush. Ja ku dolëm dhe tek mungesa e të ardhurave. Si mund të marrësh reklamë, si mund të krijosh të ardhura për stacionin kur nuk në fakt ofron asgjë? Jeni kundër zgjidhjeve të përditshme që bëjnë disa stacione shqiptare duke transmetuar muzikë dhe ndonjë edicion lajmesh shkurt? Kjo është zgjidhje e tyre. Pyeti pronarët dhe drejtuesit e këtyre stacioneve se si ju ecën ky variant pune. A kanë dëgjues? Unë personalisht nuk jam për një format të tillë. Nuk ka radio pa produktin e vet. Nëse gjithçka që do
170
Arben MUKA
të transmetosh e var tek muzika e huazuar, sado të zgjedhur ta kesh, nëse angazhimi i vetëm i personelit në redaksi është mbledhja andej këndej nga kompjuteri e ndonjë lajmi për ta lexuar, apo përkthen aty për aty ndonjë kuriozitet a çudi - kjo do të thotë që e gjitha në programin tënd është produkt i të tjerëve. Atëherë cila është “fytyra” jote? Çfarë i tregon audiencës? Pse ekziston stacioni yt? Këngë që i kanë bërë të tjerët mund ti dëgjosh sot gjithkund? Me përmbledhje lajmesh të kopjuara nga të tjerët nuk mund të tërheqësh shumë vëmendje. Pa emisione, pa rubrika, si të thuash pa produktin tënd, nuk mund të bëhesh interesant dhe konkurrent në treg. Mbijeton, ose shtyn ditët, por ama nuk je një zë serioz dhe me grind. Bën gjoja media, thua “radio jonë”, kur në fakt ajo është “radio e të tjerëve”. Muzika e selektuar me shije do të tingëllonte këndshëm në rast se do të alternohej me programe të mirëfillta të përgatitura nga ekipi në radio. Mendon se një stacion nuk mund të mbijetojë vetëm me përmbajtje argëtuese për ndjekësit e vet? Që të mos ketë keqkuptim: unë jam mbi të gjitha pro produktit të vetë radios. Nuk është e thënë që redaksia patjetër të ketë në program edicione informative të mirëfillta. Por informacioni mbi aktualitetin, mbi të shkuarën apo perspektivën nuk duhet të mungojë. Një radio me mision vetëm argëtues duhet të informojë rreth axhendës që ka zgjedhur të zbavisë dhe të kënaqë dëgjuesit, qoftë muzikë, sport, modë, shkencë e teknologji, histori etj. Nuk do të ishte e përshtatshme në rast se lëshon në transmetim vetëm muzikë njëpasnjë, me idenë fikse se kjo është ajo që argëton njerëzit. Nuk do të ishte e përshtatshme që të vësh para mikrofonit një llafezan, edhe më optimistin e kësaj bote, që t’ju flasë “pa frena” katër mureve të izoluara të studios. Kjo është monotoni, është bezdisje që kthehet shumë shpejt në një “zhurmë” dhe gjëja e parë që të bie në mëndje kur të mbërrijnë në vesh të tilla ngarkesa zanore është ndryshimi me indinjatë i kanalit. Ka dhe formate programesh radiofonike që ndiqen, pavarësisht se gjithçka organizohet brenda studios dhe atë qe ke merak, “daljen në terren”, e zëvendëson komunikimi telefonik. Telefoni në studio është përdorur dhe më parë. Është një instrument i hershëm, që ndihmon të sjellësh në trasnmetim zëra që japin opinione e mendime në distancë. Sot komunikimi telefonik është më në modë falë teknologjisë. Gjithashtu duke realizuar një emision mund të presësh dhe reagime të atypëratyshme, me sms, me e-mail etj. Këto elementë të
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
171
komunikimit të ndihmojnë, të kursejnë energji dhe kosto financiare, pasi duke ndejtur në poltronin e studios mund të kesh zëra dhe mendime që nga distanca të ndryshme të mbërrijnë në kohë reale në program. Kjo e gjallëron kontributin radiofonik. Por ama duhet ta pranojmë se ky fluks që të vjen vetëm nga celulari apo posta elektronike është më së shumti spontane. Ka një lloj ngërçi në komunikim, në kuptimin figurativ, tingujt janë shumë metalikë dhe të thatë. Kur flasim për një radio lokale që i drejtohet një grupi të caktuar të popullatës, zërat që regjistron direkt në terren janë të pazëvendësueshëm, pasi ato japin gjallëri dhe jetë për audiencën që të ndjek. Sarandë, 18 korrik 2011. Publikuar me titullin “Njё takim me mjeshtrin Agron Çobani”, Java, 27 tetor 2012, faqe 17.
12.3 Taulant Pilavi: “Nuk mund të ushqehesh për çdo ditë me të njëjtën gjellë”182) Pas një dekade në trasnmetim valor, Radio Klea në Elbasan tenton të zgjerojë shërbimet online dhe performancën multimediale Radio Klea në Elbasan ka 10 vite në transmetim. Në një qark si Elbasani ku konkurojnë me sinjal dhe 15 radio të tjera shqipfolëse, ku arrijnë të depërtojnë dhe dhjetra stacione nga jashtë kufijve, Klea ka një pozicion dominat në treg. Në një studim për dëgjueshmërinë e radiove në automjete, zhvilluar në pranverën e këtij viti, ajo listohej e dyta pas Top Albania Radio. Ishin 14.4 % e drejtuesve të automjeteve që u shprehën se preferonin të ndiqnin programet e Radios Klea. Në një transmetim 24 orësh, fasha orare nga 07.00 në mëngjes dhe deri pasdite në 17.30 konsiderohet nga stafi si më dinamike, me emisione dhe rubrika informative, tematike dhe argëtuese. Drejtori i Radios Klea, Taulant Pilavi, në një intervistë me Reporterin tregon fillimisht faktorët që e kanë mbajtur gjatë një dekade këtë stacion në krye të preferencave të dëgjuesve në qarkun e Elbasanit. “Kolegë të mi, por dhe të njohurit më thonë vazhdimisht se si mbijeton në këtë konkurrencë të fortë, që duhet thënë se nuk është vetëm mes radiove, por dhe ku televizionet janë mjaft agresive. Unë ju përsërit një krahasim jetësor: i 182. Themelues dhe drejtor i Radios Klea nё Elbasan
172
Arben MUKA
referohem aktit që kryejmë çdo ditë, të ngrënit. Nuk mund të ushqehesh për çdo ditë me të njëjtën gjellë. Me këtë filozofi ne jemi përpjekur dhe vijojmë të përpiqemi që menu-ja jonë të jetë sa më e larmishme për dëgjuesit. Duke nisur që nga repertori muzikor, që të jetë sa më i përzgjedhur; pa ju shkëputur lëndës informative nga qarku i Elbasanit, sepse kjo i intereson dëgjuesve tanë; ndërkohë që pjesën tematike, atë që diskutohet apo komentohet në studio, e përzgjedhim nga çështje që janë të ndjeshme për komunitetin. Për cilindo format ne mbajmë ‘veshët ngritur’ për mendimet dhe gjykimet e dëgjuesve tanë. Ky është orientimi ynë nëse një emision do të vijojë, apo duhet modifikuar, pse jo, dhe të ndërpritet kur interesi është i vakët”. Si e merrni impaktin e ndjekësve për transmetimet? Në rradhë të parë nëpërmjet mesazheve me sms dhe e-maile. Nga kontaktet e drejtëpërdrejta me dëgjuesit. Si një media lokale e kemi këtë avantazh. Por në mjedise ku ka numër të madh njerëzish, psh në gjimmnaze apo në Universitet, kemi interes të marrin sa më shumë feedback. Mendimet e këtij kontigjenti rinor na pëlqejnë dhe janë referencialë në përpunimin e strukturës programore. Për pjesën e transmetimeve online përllogaritja e ndjekësve është më e thjeshtë. Duke qenë se në Elbasan ka dhe operatorë të tjerë mediatikë lokalë, si e siguron Radio Klea reklamën? Në këtë aspekt ndjejmë konkurrencën e pandershme që na bëhet nga media që nuk janë të kapshme nga qytetarët, nga ato që janë pa licencë, por dhe nga ana tjetër që ju raportojnë bizneseve audiencë të fryrë, duke iu kërkuar reklama e promocion me çmime shumë të ulta. Kjo e dëmton realisht tregun e marketingut. Por duke qenë se Radio Klea është prej 10 viteve në treg, klientët vijnë tek ne, sepse kanë besim tek qëndrueshmëria dhe serioziteti ynë. Ne kemi një emër për informacionin profesional dhe argëtimin që ofrojmë, qoftë në formë qoftë në përmbajtje. Jemi korrektë dhe për transmetimin sipas marrëveshjeve me klientët të reklamave dhe mesazheve promocionale. Nuk na ka ndodh si në rastin e disa operatorëve që publicitetin e bëjnë spontanisht, ca ditë e transmetojnë, ca ditë jo, për shkaqe organizative, apo për mungesa te tjera. Përmendët më sipër se një pjesë të programeve i emetoni dhe online. Çfarë ofroni konkretisht si shërbime multimediale për ndjekësit tuaj?
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
173
Ne jemi konshientë për erën e internetit, si të thuash e kemi kapur sinjalin e tendencave që kanë aktualisht njerëzit për shërbime online. Që të jem më konkret në përgjigje, po them se ne kemi nisur me shkarkimin në internet të emisioneve të veçanta dhe aktualisht jemi në përpjekje për të pasur nje web tonin. Jo thjesht si një “adet”, që ja e kemi faqen tone online, por për ta pasur sa më të aktualizuar, sa më dinamike me performancë mulimediale, me përmbajtje tektesh, fotosh, inserte audio e video, ku të garantohet trasnmetimi live i programit, me link-e të dobishme për vizitorët e web-it, thjesht një dritare informimi, argëtimi e interaktiviteti për ata që na ndjekin. Në këtë dekadë të dytë të aktivitetit të Radios Klea ky është një prioritet për stafin, është një orientim i natyrshëm për të ruajtur pozitat tona në tregun mediatik lokal. Kjo do të thotë se me këtë ambicie ju po punoni që nga aktor mediatik lokal të bëheni më global? Ne dhe aktualisht kemi ndjekës jashtë qarkut të Elbasanit. Po ti hedhësh një sy reagimeve, opinioneve, sygjerimeve shumë të vlefshme, apo përshëndetjeve që na vijnë në FB, apo në kontaktet e tjera virtuale që ka Klea ose pjestarë të stafit- konstaton se ato janë të shumta. Në FB jemi shumë aktivë aktualisht. Janë njerëz që jetojnë jashtë shtetit, emigrantë që janë me origjinë nga Elbasani, por dhe të tjerë, që mbase nuk kanë qenë asnjëherë në zonën tonë, por që pëlqejnë programet, dëshirojnë të mësojnë më shumë nga historia, tradita, aktualiteti në qarkun tonë. Fundja ju pëlqen mënyra se si i realizojmë programet. Ne përpiqemi të modifikohemi, të përshtatemi me kërkesat e target-it tonë. Nëse tani njerëzit kalojnë më shumë kohë në internet, atëherë dhe ne aty do ta rrisim prezencën. Kjo na ndihmon për të qenë afër dhe asaj kategerie që dëshiron të na ndjekë nëpërmjet celularit apo pajisjeve më të fundit të komunikimit që ofron sot teknologjia e përparuar. Pra, ne po punojmë dhe do të punojmë më shumë, që akses për programin tonë të marrë cilido, pavarësisht se në cilën pjesë të globit ndodhet. Nga ana tjetër ne do të ruajmë përmbajtjen lokale të programit, pasi e mendojmë se kështu mund të kemi një produkt më “të shitshëm” në tregun mediatik. Elbasan, 2 qershor 2012. Publikuar me titullin “Mbijetesa e vёshtirё e radiove lokale” nё Reporteri, nr. 3 /Tetor, 2012.
174
Arben MUKA
12.4 Spiro Konduri:“Konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё” 183) Kur nisёt punё nё vitin 1969, si ishte gjendja teknike e Radio Tiranёs? Atehёrё ishte koha e transmetimit me valё tё mesme dhe tё gjata, por pёr kryeqytetin kishte dhe nё FM, por ishte sinjal shumё i dobёt. Pajisjet nё tё shumtёn e rasteve ishin ruse dhe kineze. Mё kujtohet qё ato ruset rezistuan edhe pёr shumё vite se ishin “mushka” qё po t’ju bёje dhe servis minimal punonin goxha mirё. Ishte koha e shiritit manjetik nё regjistrim, transmetim dhe arkivim. Statusi shtetёror, rrethanat politike dhe shoqёrore tё asaj kohe, kanё çuar pёr transmetuesit e Radio Tiranёs fonde pambarim. Nёpёrmjet valёve tё gjata dhe tё mesme kishe mundёsi pёr pёrhapje tё gjerё dhe me cilёsi. Kurse nё kohёn e FM-sё, oferta ishte cilёsore nё transmetim, por nga pikёpamja teknike nisёn vёshtirёsitё, sepse e thёnё nё gjuhё tё thjeshtё “antena duhet ta shikojё antenёn”, pra, duhet qё nё pika tё ndryshme, sipas njё studimi tё hollёsishёm, tё ngrihen pёrsёritёsit. Pёr Radio Tiranёn ka pasur njё studim nga ekspertёt çekё. Nёse pёr valёn e mesme shpёrndarja e sinjalit ishte e siguruar nё tё gjithё territorin, nё transmetimin FM nuk mund tё evitohen “zgavra” ku radion nuk mund ta dёgjosh dot. Nga pёrvoja juaj nё bashkёpunimin me stafet e radiove private, sa rёndёsi ju kushtohet problemeve tё transmetimit, tё mbulimit me sinjal tё zonёs pёr tё cilёn janё licencuar, pёr kualitetin e zёrit etj? Nё pjesёn mё tё madhe mendёsia ka qenё qё tё hapet njё studio, njё transmetues tё vihet nё taracёn e godinёs, ose diku nё njё pikё tё lartё aty afёr, tё instalohen pajisjet bazё dhe hoop, filloi radioja. Mirёpo atёherё menaxherёt dhe pronarёt kuptojnё se si ёshtё realisht ky aktivitet. Se mund tё flasёsh 24 orё nё mikrofon, tё thuash mrekullitё e botёs, tё lёshosh muzikё nga mё e mira, por çёshtja ёshtё sa dёgjohet? Si ёshtё cilёsia e sinjalit? Si administrohet transmetuesi, çfarё bёhet kur ikin dritat, ose dёmtohet antena pёr shkaqe natyrore? Apo mund tё vijoja me pyetje tё tjera tё karakterit teknik, mozgjidhja e tё cilave tё lёnё si njё “zё i mekur”, apo tё padёgjueshёm nё treg. Le tё marr 183. Inxhinier dhe kryeinxhiner nё Radio Tirana nё periudhat 1969-1974 dhe 1993-2001, ndërkohë që ka asistuar dhe konsultuar në procesin e themelimit nga pikёpamja teknike shumicёn e radiove private nё Shqipёri.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
175
për shembull pёrdorimin e njё procesori final, qё aplikohet nё studiot e sotme. Vetёm nёpёrmjet tij ke impakt shumё pozitiv nё mbajtjen normal tё modulacionit, rregullon tingullin, timbrin, pёrmirёson qartёsinё e tё dёgjuarit pёr atё qё tё ndjek nё transmetim – ёshtё shumёopcional dhe variabёl nё pёrdorim. E thashё kёtё shembull pёr tё treguar se elemente tё tilla duhen zgjidhur nё bashkёpunim me ekspertin teknik. Sepse fiton kualitetin dhe bёn diferencё nga konkurrentёt nё treg. Me njё fjalё, konkurrencё me pёrmbajtjen, por dhe konkurrencё me teknikёn dhe teknologjinё. Tё dyja janё jetike. Ju po ju rekomandoni pronarёve ose menaxherevё nё radio qё duhet tё jenё tё ndjeshёm ndaj risive teknologjike? Patjetёr. Kёtё frymё duhet ta ketё dhe vetё stafi, gazetarёt duhet tё jenё dashamirёs me teknologjinё, se ёshtё pjesё e pandarё e punёs sё tyre personale. Ka ikur koha kur njё radiostacion ndante punёn mes gazetarёve dhe teknikёve. Apo punё nё studio dhe punё jashtё studios. Moda mё parё ishte qё gazetari punonte me teknikun, ose ja linte atij pjesёt e kronikёs ose emisionit dhe ikte, pasi kёtё punё e pёrfundonte, e montonte tekniku. Jo, sot nuk ёshtё kёshtu. Mё kujtohet qё para pak kohe Radio JUG nё Fier bleu dy minipaketa qё luanin rolin e link-ut. Ishin tip mikserash, qё operonin nёpёrmjet bluetooth-it. Qё do tё thotё? Qё gazetari e merrte në terren këtë pajisje qё ishte sa njё paketё cigare. Kishte tё lidhur dy mikrofona, njё pёr gazetarin dhe tjetri pёr atё qё do tё intervistohej, si dhe kishte njё dalje pёr kufje qё tё jepte mundёsi pёr dёgjimin e atij qё tё fliste nga studio. Me anё tё njё celulari qё lidhej me studion e radios, mundёsohej nёpёrmjet bluetooth-it lidhja direkte me gazetarin dhe tё ftuarin e tij. Cilёsi e jashtёzakonshme dhe me link-un mund tё shkoje nё çdo cep tё Fierit dhe tё Shqipёrisё, mjafton tё ketё valё celulari qё pёrdor. Por sa pajisje dhe aksesorё tё tillё ka, qё nuk ёshtё se kushtojnё shumё. Pёrdoren pёr ti dhёnё radios mobilitet, shpejtёsi dhe cilёsi nё sinjal. Nёse jam njё person qё kam ide tё ngre njё radio lokale, nё pjesёn teknike çfarё do tё mё kushtojё mё shumё? Studiot. Pajisjet, inventari teknik nё pёrgjithёsi nuk kushtonjnë shumё, kurse studiot janё tё kushtueshme. Sepse e keni parasysh, qё duhet njё ndriçim i mirё, duhet njё sistem kondicionimi –kёto janё pёr konfortin e
176
Arben MUKA
atyre qё punojnё- por do dhe izolim akustik, izolim nga zhurmat e jashtme etj. T’ju them njё kuriozitet pёr studiot e Radio Tiranёs, qё janё si “godinё brenda godinёs”, dhe si tё thuash “flenё” nё balestra metalike, qё do tё thotё se garantohet niveli i zhurmave zero. Nga projekti rus mbeti pa pёrfunduar studio e regjistrimeve muzikore, qё nuk ka parametrat cilёsorё tё tё tjerave. Nga pikёpamja e shtrirjes gjeografike, a krijohen probleme pёr funksionalitetin e njё radioje kombёtare ose lokale? E kam mё shumё pёr mbulimin me sinjal. Ne jemi njё vend i vogël nga pikёpamja e territorit, vetёm rreth 28 mijё km katrorё, por ama dhe me reliev shumё tё thyer, diku vala nuk ka probleme, sepse ёshtё fushё e hapur, ndёrkohё qё ka rajone nё vend ku terreni oshilon shumё, male tё larta, sipёrfaqe si nё gropa – tё gjitha kёto janё shqetёsim pёr menaxherёt, inxhinierёt dhe teknikёt e transmetimeve. Psh stacionet qё janё nё Tiranё, po nuk vendosёn pёrsёritёs nё Elbasan e kanё tёrёsisht tё pamundur mbulimin me sinjal, pavarёsisht se qytetet janё diku tek 50 km larg njeri tjetrit. Po kёshtu njё radio qё ёshtё nё Gjirokastёr e ka tё pamundur mbulimin me sinjal tё Pёrmetit fqinj. Ka shumё faktorё qё ndikojnё, vendndodhja e antenёs, fuqia e saj, relievi pёr zonёn qё tenton tё shpёrndash valёt etj etj., por nё Shqipёri terreni nuk ёshtё favorizues. Mё e ndjeshme kjo bёhet pёr radiot me licencё kombёtare si Radio Tirana, apo Top Albania Radio e Plus 2. Unё e njoh mirё territorin dhe mё duken si jo shumё realiste deklaratat qё bёjnё operatorёt radiofonikё kombёtarё se mbulojnё aq e kaq. Jo se nuk mund tё arrihet pёrqindja, por duhen mё shumё investime, mё shumё pёrsёritsa qё tё kesh sinjal nё 80, 90, ose mё shumё pёrqindje tё territorit tё vendit. Cili ёshtё defekti qё ju bёn mё shumё pёrshtypje në tregun radiofonik? Vazhdimisht kam ndarё me kolegё, apo menaxherё tё radiove mungesёn nё Shqipёri tё agjencive tё produksionit, tё cilat ju japin klientёve ose abonentёve tё tyre material informativ dhe analitik nё çfarёdo lloj formati, lajme, intervista, komente, deklarata, reportazhe etj., ose nё formё emisionesh. I kam parё vetё nё Greqi e nё Rumani, por tё tilla ka nё çdo vend. Janё agjenci, apo quaji dhe kompani tё cilat punёsojnё gazetarё e redaktorё nё realizimin e prodhimeve 10 minutёshe, 5 minutёshe, apo nё kohёzgjatje tё ndryshme, sipas dhe porosive tё stacioneve tё radios.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
177
Mungesa e tyre ёshtё ngaqё tregu shqiptar nuk ёshtё i madh, apo jo? Nёse pёr radiot do tё zbatohej legjislacioni qё i detyron ato pёr tё pasur njё minutazh tё caktuar me informacion, atёherё pronarёt e menaxherёt qё kanё pak personel do tё detyroheshin t’i drejtohen kёtyre agjencive. Me aq sa e njeh tregun radiofonik shqiptar, a ёshtё nё gjendje qё ta bёjё kalimin nga transmetimi analog nё atё numerik, pavarёsisht se ligji nuk ka ende njё afat pёr kёtё? Nuk marr pёrsipёr tё them pёr tё gjithё operatorёt, por bindjen e kam qё pёr pjesёn mё tё madhe nuk ka probleme, nuk ka pengesa. Transmetimi numerik nuk varet vetёm nga gatishmёria e operatorёve, por dhe krijimi i aksesit pёr ata qё do tё ndjekin programet, por pёr pjesёn qё u takon radiove mendoj se nuk ka vend pёr shqetёsim. Pjesa mё e madhe e studiove janё digjitale. Sot mund tё pёrdoresh konverter, qё bёjnё kalimin nga analog nё digjital, ndaj nga pikёpamja teknike kjo ёshtё plotёsisht e realizueshme. Favor ёshtё dhe fakti qё ka kohё, pasi ligji nuk ka vёnё afat, siç ka bёrё me televizionin. Pronarёt dhe menaxherёt e radiove duhet tё mendojnё pёr vetёorganizimin nё nivel rajonal, pёr tё mos qenё tё detyruar qё tё atashohen nё paketa numerike kombёtare, por tё bёhen bashkё me radio qё kanё afёrsi gjeografike, pёr t’u bёrё bashkёzotёrues tё tyre. Kjo ёshtё mёnyra mё e mirё dhe efektive. Tiranё, 10 gusht 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.5 Xhemil Meço: “Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shijet që kanë ndjekësit”184) Radio Emigranti është ndër radiot e para shqipfolëse online. Pse një iniciativë online dhe jo në versionin valor klasik? Për disa arsye. Në radhë të parë, Radio Emigranti lindi jashtë Shqipërisë, në emigracion dhe i përgjigjej një nevoje të veçantë të emigrantëve për të dëgjuar shqip, për të folur shqip, për të kontaktuar virtualisht, duke injoruar 184. Bashkёthemelues i radios shqipfolёse online Emigranti.
178
Arben MUKA
kufijtë dhe distancat. Emigrantët shqiptarë punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës, një radio në internet na u duk më e përshtatshme për të arritur te gjithëkush prej tyre. Me një inciativë radioje në kuptim klasik valor ky mision do të ishte i vështirë, i komplikuar. Së dyti, një radio online është interaktive dhe falë përdorimit të teknologjive të reja, Facebook, Skype etj. mundësohet një komunikim i shpejtë dhe efikas me dëgjuesit. Arsyeja tjetër, pro versionit online, lidhet me shpenzimet, që janë më të pakta se në rastin e mbajtjes së një stacioni në versionin klasik, duke e bërë më të lehtë shndërrimin e idesë ne realitet, falë mundësive që japin sot teknologjitë e reja të komunikimit. Ku është rezident aktualisht Emigranti, në cilin shtet? Radio Emigranti transmeton nga Franca, por stafi i saj punon edhe në Francё dhe në SHBA. Keni në dispozicion një apo më shumë studio për realizmin e produktit tuaj, për kontaktet me ndjekësit? Radio Emigranti ka disa studio, por pjesmarrësit në një emision nuk ndodhen detyrimisht në të njëjtën. Ata i “bashkon” teknologjia, mundësitë e lidhjeve nga pika të ndryshme në një studio virtuale që prodhon atë që dëgjohet. Pjesë e kësaj studioje virtuale janë dhe ndjekës të emisioneve që nëpërmjet Skype apo aparateve telefonike pyesin, komentojnë, vlerësojnë, janë si të thuash pjesë e përmbajtjes. Duke mbetur në aspektin teknik, çfarë duhet për të ngritur një radio online? Nëse unë dëshiroj të themeloj një radio në internet, nga pikepamja teknike çfarë duhet të siguroj? E kuptueshme është që për ta ngritur atë duhen server-a, një program për streaming, kompetenca teknike dhe shumë punë. Konkretizimi bëhet nga njerëz që kanë njohuri të konsoliduara si IT, me fantazi dhe ide. Duhet të paktën një studio për regjistrimin e emisioneve, por nuk ka nevojë për aparatura të mëdha montazhi. E keni parasysh, që tani çdo gjë mund të bëhet me një kompjuter të fuqishëm dhe me programet e duhura. Por ana teknike nuk mjafton, ka shumë rëndësi krijimi i përmbajtjes, përcaktimi i emisioneve dhe rubrikave periodike, përzgjedhja dhe programimi i muzikës që do të përdoret për transmetim. Përmbajtja e radios online konsolidohet hap pas hapi, duke u përshtatur dhe me kërkesat e shiijet që kanë ndjekësit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
179
Ke pasur ndonjë përvojë radiofonike përpara korrikut të vitit 2006, kur ja nisët me Emigrantin? Ke pasur përvojë si gazetar? Jo, në radiogazetari nuk kam pasur përvojë, por kam shkruar artikuj në vitet ’90, kam bashkëpunuar me Ballin e Kombit. Kam qenë shumë i apasionuar pas teknologjive të reja të komunikimit, më kanë tërhequr shumë radiot online. Kjo më ka ngacmuar deri sa vendosa të hyj në këtë punë, të ushtroj vetë dhe për këtë jam shumë i kënaqur për ecurinë. Nxitje ka qenë dhe atmosfera mediatike në Francë, ku unë jetoj, por dhe në vendet e tjera, ku radiot online atë periudhë ishin në modë dhe po përhapeshin me shpejtësi. Cili është formati i Radio Emigrantit nga pikёpamja e përmbajtjes? Më shumë hapësira zë muzika, për përzgjedhjen e së cilës vendosin dëgjuesit me kërkesat që ata bëjnë. Ka dhe emisione të rregullta bisedore të tematizuara, ku sërish dëgjuesit janë protagonistë me mendimet dhe pikëpamjet që ata shprehin. Plus kësaj kemi dhe emisione speciale, intervista ekskluzive me të ftuar. Si e keni zgjidhur çështjen me të drejtën e autorit në pjesën e transmetimit muzikor? Për radiot në internet legjislacioni shqiptar detyron pagesën e një tarife vjetore pranë një agjencie të licencuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Cila është përbërja e stafit? Sa punojnë dhe bashkëpunojnë me radion? Stafi ynë është modest. Unë vetë kujdesem për anën teknike, kryesisht për mirëfunksionimin e platformës së transmetimit. Bekim Xhaferi ose DjBex, eksperti ynë në fushën e muzikës, dhe Fationa janë producentë të emisioneve të radios. Të dy bëjnë edhe punën e gazetarit, si dhe kanë ngritur një studio reklamash pranë Radio Emigrantit. Natyrisht që të tre konsultohemi vazhdimisht për punën tonë në radio, e cila është dhe pasioni ynë i madh. Mbështetemi dhe në shumё bashkëpunime, ku do të përmend Fabiolën, DjVisin, Lirën, Eltionin, Redin etj., po kështu edhe administratorët e grupit në Facebook, si Fagionën, Trëndafilin dhe DjNeron, të cilët kanë rol me shumë rëndësi në promovimin e radios.
180
Arben MUKA
Nga pikëpamja e menaxhimit, cilat janë shpenzimet kryesore që ka një radio online? Duke ju marrë shembull Emigrantin, shpenzimet kryesore janë shërbimi dhe pasurimi i platformës teknike, server-at, kompjuterat për montazh, programet e ndryshme digjitale, stafi që kujdeset për anën teknike, stafi në redaksi dhe të drejtat e autorit. Po të ardhurat kryesore nga vijnë? Burimi i të ardhurave për një webradio sot janë reklamat online. Në radion tonë kemi pasur reklama kryesisht nga biznese të vogla që ndodhen në emigracion. Shpresojmë që të ketë më shumë në të ardhmen dhe nga Shqipëria dhe Kosova, ku kemi një numër të madh ndjekësish të programeve tona. Si mbijeton Radio Emigranti në fluksin e radiove shqipfolëse online? Pse unë përshembull, duhet ta ndjek këtë radio? Çfarë ju ofroni ndryshe nga të tjerat? Secili bën zgjedhjen e tij, por nëse do të klikosh tek ne ke të garantuar cilësi programesh, shije muzikore dhe ke hapërsirën tënde për të komunikuar me stafin apo me ndjekës të tjerë. Ne i kemi dhënë dhe i japim shumë rëndësi cilësisë së transmetimit. Transmetojmë me 128kbps për ata që kanë internet të shpejtë, por për ata që kanë linjë jo dhe aq të shpejtë mund të na ndjekin me 96, 64 apo 48kbps. Kemi vendosur në dispozicion të dëgjuesve edhe aplikacione për radion me iPhone dhe Android. Këto opcione krijojnë hapësira të mëdha dëgjimi të programeve të Emigrantit. Online, 4 shtator 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.6 Mujë Buçpapaj: “Reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim e shfrytëzimit të së drejtës së autorit është nevojë urgjente” 185) Cili është misioni i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit? ZSHDA është krijuar që në vitin 2007 dhe ka për mision promovimin e kreativitetit nëpërmjet administrimit dhe mbështetjes së një sistemi efektiv 185. Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
181
kombëtar të së drejtës së autorit. Që do të thotë, se është institucioni shtetëror përgjegjës për të monitoruar dhe mbikqyrur procesin e respektimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë. Dua të theksoj se qysh prej vitit 1992, kur u miratua nga parlamenti ligji i parë për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, e deri më sot, hap pas hapi, është konkretizuar qëllimi ynë se e drejta e autoriale është një komponent shumë i rëndësishëm i pronësisë intelektuale, një e drejtë morale dhe ekonomike, një element i progresit dhe demokratizimit të shoqërinë shqiptare në rrugën e saj për integrimin europian. Për të qenë sa më konkret, po stimuloj rastin që po trokas në derën e ZSHDA-së si përfaqësues i një radioje që sapo është krijuar. Cilat janë detyrimet për respektimin e të drejtës së autorit? Radio juaj është një institucion transmetues, përdorues i një produkti që mbrohet nga ligji i të drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura dhe si e tillë duhet që të ketë siguruar tri leje përdorimi, ose të themi autorizime nga agjencitë e menaxhimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të. Në mënyrë konkrete, duhet të keni finalizuar kuadrin e bashkëpunimit me agjencinë ALBAUTOR, e krijuar që në vitin 1992 dhe që kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të krijuesve të muzikës. Ajo mbron të gjitha të drejtat e regjistrimeve mekanike të saj, si dhe të teksteve -të autorëve vendas dhe të huaj. Duhet të keni mbyllur marrëveshjen me agjencinë e administrimit kolektiv për të drejtat e artistëve interpretues/ ekzekutues, AKDIE, e licencuar në 2008. Gjithashtu radioja juaj duhet të ketë arritur marrëveshje me shkrim dhe me agjencinë tjetër të administrimit kolektiv që mbron të drejtat e producentëve, AMP, e licencuar më 2012, që e thënë më thjesht është bashkësia e 12 shtëpive diskografike, nga 13 që janë gjithsejt. Është dhe një agjenci e katërt, ajo e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit në fushën e audio-vizualit dhe produktit kinematografik shqiptar, FMAA, e licencuar në vitin 2004, por kjo nuk lidhet me aktivitetin e një radioje, kuptohet, për aq sa ajo nuk emeton muzikë filmash, ose pjesë kinematografike. Pra, ju keni detyrimin ligjor që të keni siguruar autorizime nga agjencitë që përmenda. Në rast të konstatimit të shkeljeve çfarë sanksionesh ka? ZSHDA bën inspektime tek subjektet për raportet që ato kanë me agjencitë. Kur ka mangësi nga operatori përdorues, ligji lejon 10 ditë kohë për
182
Arben MUKA
reflektim dhe përmbyllje të procedurave me agjencitë e manaxhimit kolektiv, pra të sigurimit nga këto agjenci të lejës së përdorimit e cila jepet nga këto agjenci kundrejt një pagese. Në të kundërt, me amendimin që i është bërë ligjit aktual, aplikohen gjoba që shkojnë deri në 1 milion lekë të rinj dhe kjo për çdo biznes përfshirë edhe radion është shumë e rëndë. Çfarë tarife vjetore ka radio ndaj këtyre agjencive? Si çdo subjekt tjetër që është përdorues i muzikës, radio juaj duhet të derdhë jo më pak se 10 përqind të asaj që mendohet se është përfitimi vjetor nga përdorimi i veprave muzikore për të drejtën e autorit, ta zëmë për shoqërinë mbledhëse ALBAUTOR që operon në këtë fushë. Ndërsa shuma prej jo më pak se 3 përqind e këtyre të ardhurave kalon për agjencitë e tjera që mbrojnë të drejtat e lidhura. Këto shoqëri pra, mbledhin nga përdoruesit të ardhurat dhe ua shpërndajnë titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statuore dhe sipas tarifave të deklaruara. Në çfarë baze përllogaritjeje del tarifa që paguan? Në tregun radiofonik përdorimi muzikor është i ndryshëm për operatorë të ndryshëm? Çdo agjenci e manaxhimit kolektiv ka metodologjinë e saj. Agjencitë e administrimit kolektiv kanë tagër që në emër të anëtarëve, të drejtat e të cilave administrojnë, të kërkojnë me bisedime nga përdoruesit përfitimin e caktuar me ligj nga përdorimi i veprave letrare artistike dhe shkencore, përkundrejt lëshimit prej tyre të autorizimit për përdorimin e veprave që administron. Këtu jemi tek problematika e zbatimit të legjislacionit. Ne si ZSHDA kemi këmbëngulur dhe vijojmë të këmbëngulim që duhet një reformë urgjente për sa i përket metodologjisë së tarifimit. Mendoj se këtij problemi i jep zgjidhje projektligji i ri “Për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura”, i cili prej qershorit të vitit 2013 është në tavolinën e kryministrit të vendit. Sepse gjithçka duhet bërë me negocim, duhen jo tarifa fikse, por në bazë të parametrave dhe intensitetit të përdorimit të muzikës, etj. Tarifimi duhet të kalojë përmes negocimit të palëve, dhe projektligji e parashikon këtë procedurë. Një gjë që nuk shkon është fakti që secila agjenci troket në dyert e subjekteve për të mbledhur detyrimet e saj. Ka ardhur koha që të aplikohet “one stop shop”-i, në mënyrë që detyrimet të likuidohen në një faturë të vetme dhe ndarja mes agjencive të bëhët sipas metodologjisë së rënë dakord mes
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
183
tyre, në respekt të LDA-së. Gjithashtu një sistem i drejtë tarifimi u shërben përpilimit nga agjencitë i listave për autorët që ata i mbrojnë të drejtat. Sepse çfarë ndodh? Mesatarisht ALBAUTOR, AKDIE dhe AMP kanë të anëtarësuar, ose përfaqësojnë rreth 5-10 përqind të autorëve, ndërkohë që ndryshimi i sistemit të manaxhimit kolektiv i detyron këto agjenci të mbledhin për të gjithë autorët, mbajtësit e të drejtës së autorit, apo të të drejtave të lidhura, të fushës për të cilën janë licencuar. Çfarë modeli aplikon Shqipëria në këtë fushë? Cilit vendi i përafrohemi në legjislacion? Prej marsit të këtij, viti kur u amendua ligji aktual nr.9380, datë 28 prill 2005, “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtat e lidhura”, botuar në Fletoren Zyrtare nr.31, datë 12 mars 2013, Shqipëria aplikon sistemin e zgjeruar të manaxhimit kolektiv, të ngjashëm me vendet skandinave, i cili në fakt është shumë larg realitetit tonë. Metoda e tyre është sipas parimit “të gjithë mbledhin për të gjithë”. Por atje agjencitë përfaqësojnë rreth 95 përqind të autorëve, kurse në Shqipëri raporti është i përmbysur me rreth 5-10 përqind të përfaqësimit. Kështu që del e nevojshme që të gjithë artistët të anëtarësohen në agjencitë e manaxhimit kolektiv të fushës që i përkasin, në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre, por edhe të kërkojnë llogari për menaxhimin e të ardhurave të mbledhura në emër dhe për llogari të tyre. Duhet të punojmë që të forcojmë agjencitë e menaxhimit kolektiv, bazuar tek detyrimet reciproke dhe transparenca, mes palëve. Për këtë shkak projektligji i ri parashikon edhe ngritjen pranë ZSHDA-së, të institucionit të Arbitrazhit, i cili do të ketë për detyrë pikërisht të gjykojë dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet mes operatorëve përdorues dhe agjencive, për sa i përket tarifave të diskutueshme. Pra, është një mekanizëm që i mbron bizneset, subjetet e ndryshme përdorues si nga tarafat arbitrare, ashtu edhe nga masat administrative, gjobat e padrejta, çështje për të cilat unë përsonalisht gjatë këtij viti prej kur jam në krye të ZSHDA-së, kam luftuar shumë. Nisur vetëm nga ky nivel përfaqësimi që ju thoni, atëherë duhet të mendojmë që në sistem ka abuzime? Cili është pozicioni i ZSHDA-së? Zyra jonë në mënyrë konsistente ka shprehur mbështetje për agjencitë e menaxhimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të, në luftën e përbashkët kundër piraterisë. Por duke i kërkuar atyre që të
184
Arben MUKA
përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve/titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura. Fondet që ato mbledhin nga subjektet përdoruese duhet t’ja shpërndajnë anëtarëve të tyre. Detyrimi ligjor është që agjencitë të bëjnë publike veprimtarinë e tyre, tarifat që aplikojnë sipas metodologjisë së miratuar prej organeve të veta drejtuese, kundrejt ZSHDAsë, anëtarësisë së tyre, subjekteve përdorues etj. Nuk është normale rasti kur një agjenci mbledh të ardhura dhe nuk i shpërndan ato. Kjo bën që sistemi të mos ketë besueshmëri, dhe operatorët përdorues t’u shmangen detyrimeve të tyre ligjore. Atëherë sistemi i të drejtës së autorit është në kolaps? Unë nuk jam me këtë konkluzionin tuaj. Është një fushë ku janë bërë shumë investime dhe ka ndryshime rrënjësore, por mbetet edhe shumë për të bërë. Përsonalisht kam ndikuar që çështja e të drejtave të autorit të bëhët një çështje e shoqërisë shqiptare e mediave dhe institucioneve, dhe për këtë kam shpenzuar shumë kohë dhe energji. Kam nxitur një debat të fuqishëm në mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura më to dhe gjërat do të duhet të shkojnë përpara, pavarësisht pengesave të mëdha. Duhet këmbëngulur në zbatimin e legjislacionit, që do të thotë përmirësim i ndjeshëm në mënyrën e funksionimit dhe transparencës së agjencive të menaxhimit kolektiv, që janë përgjegjëse për grumbullimin e të ardhurave që vijnë nga përdorimi i veprave dhe shpërndarja e tyre tek autorët apo titullarët e të drejtave. Subjektet nga ana e tyre duhet të ndërgjegjësohen përfundimisht për të shlyer detyrimet që kanë nga shfrytëzimi që i bëjnë pronësisë intelektuale. Për këtë duhet punuar çdo ditë për informim e ndërgjegjësim të komunitetit përdorues, si dhe të mbarë shoqërisë për të drejtat e detyrimet, të cilat janë të pashmangshme. Ka ardhur koha madje që çështjet e mbrojtjes të të drejtave të autorit të jenë pjesë e kurrikulave shkollore, që ato të përthithen që në ciklin fillor dhe pastaj në të gjitha nivelet e arsimimit në Shqipëri. Koordinimi i institucioneve si Ministria e Kulturës, Gjykatat, Prokuroria, Doganat, Inspektoriati Qendror i Tregut, etj., është jetik. Jemi në epokën digjitale, ku nga një ekran kompjuteri apo celulari kemi shumë e shumë mundësi të shikojmë, të kërkojmë e të shkarkojmë gjithfarë, duke harruar kufizimet dhe detyrimet nga e drejta e autorit. Sa është problem në Shqipëri ky fenomen?
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
185
Pirateria në epokën digjitale që po jetojmë është prezente edhe në vendin tonë. Në rast se ZSHDA lihet e vetme në këtë luftë, Shqipëria nuk mund të dalë kurrë nga lista e shteteve problematike në fushën e mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura. Neni 73 i MSA-së, e detyron Shqipërinë të ndërmarrë masa radikale në këtë fushë, si një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidiat për në BE. Besoj se vendi ynë mund të përshtasë ato standarde të mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura që kanë edhe vendet e BE-së. Kurse reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim është urgjente në ndryshimin e gjendjes. Shqipëria ka plot emergjenca dhe prioritete zhvillimi, por mendoj se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të tregojë aq kujdes dhe vëmendje ndaj problemeve të të drejtave të autorit, të paktën sa ç’tregojnë edhe vendet e rajonit tonë, të cilat me gjithë problematikën shoqëruese, kanë bërë përparime domethënëse në këtë fushë. Tiranё, 13 shtator 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.7 Zamira Koleci: “Te radio që pretendon se është publike dikton politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit” 186) Kam ndjekur një rrëfim tuajin në media ku treguat se keni nisur punë në Radio Tirana në 1973… Po, ka qenë 15 gusht i vitit 1973. Çfarë ju ka mbetur më shumë në mendje nga ato momente të nisjes së karrierës 40 vite më parë? Sapo isha diplomuar në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Viti i parë në punë u konsiderua si vit stazhi dhe një vit më vonë u emërova definitivisht te redaksia e lajmeve. Shefi redaksisë ishte Agron Çobani, i cili më kishte dhënë mësim dhe në universitet. Mbaj mend Albert Shalën, Timo Luton, Ahmet Shqarrin, Eduard Mazin, Shkëndije Shehun, e cila ishte diplomuar në një vit me mua në ekonomik, etj. Ishte një nga institucionet kryesore mediatike dhe për këtë isha shumë e kënaqur. Në fillim kam shkruar lajme, të cilat kryesisht merreshin nga gazetat. Por qëndrimi në 186. Reportere, redaktore dhe drejtuese kryesore nё Radio Tirana dhe Top Albania Radio pёr rreth 37 vite.
186
Arben MUKA
redaksi mbaroi shpejt se me UHER-in në sup nisa të dal në terren. Përgatisja intervista dhe kronika, më pas radioreportazhe. Gazetarët atë kohë lëviznin shumë. Në Tiranë po e po, por dhe në rrethe. Planifikonim gjithnjë shërbime dhe kjo ka qenë një gjë që e bënin të gjithë pa përtim. Cila ishte pengesa më e madhe për një gazetar në kohën e regjimit komunist? Censura. Është e tëpërt të sqaroj mekanizmin e kontrollit të materialeve. Me pak javë punë kishe krijuar bindjen se çfarë kërkohej dhe cilat ishin kornizat. Ishe familjarizuar me klishetë se “nën udhëheqjen e partisë…” apo “sipas porosisë së partisë…” që nuk mungonin në kronika e reportazhe, qoftë dhe në një lajm me disa rradhë. Në atë mënyrë nuk fliste vetëm radio, por ashtu shkruante dhe gazeta e revista, ashtu flitej në kolektivat e punës. Gjithçka ishte brenda sistemit të komunikimit të një shoqërie të izoluar nga bota. Kishte forma të larmishme informimi, që nga lajmet e kronikat e deri tek intervistat, reportazhet dhe opinionet e qytetarëve -që sot e njohim si vox pop- por në përmbajtje stili uniformizohej nga klishetë, sa humbnin dhe stile të veçanta të të shkruarit. Në fillim të viteve ’90 kur vendi hyri në tranzicionin demokratik ju sërish ishit në redaksinë e lajmeve. Çfarë ndryshoi nga pikëpamja e profesionit të gazetarit? Ishte si një çlirim i madh. Të parat që ranë ishin klishetë në tekste. Ato ishin si një refren bajat, që sikur i “shëroi” veshët e njerëzve. U zgjerua fokusi i temave që mbulonim. Planifikimi i temave nisi bëhej nga vetë redaksia, dhe mbledhjet e gazetarëve ishin më kreative dhe debatuese. Do të spekulloja po të konfirmoja se gjithçka ecte perfekt. Kishte dhe paqartësi, kishte pengesë, kishte rezistencë, kishte iniciativa për ndryshim. Psh., më kujtohet një atmosferë pune e jashtëzakonshme në programin që transmetohej për bashkëatdhetarët. Falë kurajos së drejtorit të atëhershëm Napolon Roshi dhe ekipit të gazetarëve u përgatitën materiale shumë cilësore, që tërhoqën vëmendje të dëgjuesve, aq sa ato i merrnim për transmetim dhe ne të redaksisë së lajmeve të brendshme. Ishin ndërruar rolet, sepse për vite ne i kishim furnizuar ata me materiale për transmetim. Pra, ishte një përzjerje perceptimesh për atë ndodhte, duke mos përjashtuar dhe autocensurën, si reminishencë e kohës që linim pas. Si e vlerëson procesin e shdërrimit të Radio Tiranës nga një radio shtetërore në publike?
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
187
Një gjë e them me bindje, që Radio Tirana nuk është më një media shtetërore. Ajo ka tiparet e një stacioni publik, por ende nuk është i tillë. Pse? Ky është një objektiv i vjetër që ka nisur me diskutime dhe reforma që para 20 viteve, pse po ecet kaq ngadalë? Kjo është një çështje komplekse. Jo se dua ti bëj bisht pyetjes, por kam përshtypjen se është një çështje që lidhet me mënyrën se si ka funksionuar dhe funksionon demokracia në përgjithësi në vendin tonë. Po të gjykojmë mbi informacionin, them se një arsye e dukshme se përse nuk është ende publike Radio Tirana ka të bëjë me pengesat që ka sjellë politika. Si e papërvojë në vitet e para të demokracisë, por dhe e pamësuar me kritikën dhe me trajtimin e problemeve të mprehta, ajo e ka dashur gjithmonë kontrollin ndaj medias. Për fat të keq në RTSH ndërhyhet më kollaj për një gjë të tillë, për ta orientuar informacionin më shumë nga aktiviteti zyrtar dhe rutinor, që nuk prek kërkënd, për të nxjerrë na pah vetëm suksese tek maxhoranca dhe duke e injoruar ose kritikuar opozitën. Radio Tirana ka qenë dhe është ndryshe nga Televizioni Shqiptar, ka qenë prezente dhe ka trajtuar çështje apo evente për të cilat Televizioni ka heshtur, ose ka mbajtur pozicione në ekstrem. Por pavarësisht kësaj diference, sërish mendoj se Radio Tirana lëndën zyrtare e ka pasur si pjesë të saj në edicionet informative. Vetëm politika është shkaktarja kryesore e moskapjes së objektivit? Në arsyetimin tim po. Ka dhe një faktor tjetër menaxherial. Bashkimi i dy redaksive të lajmeve në Radio Tirana dhe Televizionin Shqiptar. Ky ka qenë një vendim i gabuar. Unë personalisht jam përpjekur të rikthej pavarësinë e redaksisë së lajmeve të Radios, por nuk arrita të bind vendimarrësit. Ky ka qenë një veprim që atrofizoi informacionin në Radio Tirana, që e bëri shtojcë të Televizionit Shqiptar. Edhe nga pikëpamja profesionale kushdo e kupton që trajtimet tematike që bën një radio nuk janë të njëjta me një televizion. Dy redaksitë sigurisht që duhet të bashkëpunojnë, të japin e të marrin, por jo të jenë me një redaksi të vetme. Tjetër arsye mendoj së është sjellja e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Anëtarët e tij të zgjedhur nga parlamenti, duhet të jenë të pavaruar nga forcat politike që i propozojnë. Në mes të shkurtit të vitit 1998, pra 25 vjet pasi kishe nisur punën në Radio Tirana, u shkëpute duke nisur punë si drejtuese në një radio private, Top Albania Radio. Nuk ishte i lehtë kykapërcim në profesion, apo jo?
188
Arben MUKA
Isha në një institucion disakatësh me mijëra metra katrorë, me dhjetra zyra e studio dhe shkova në një apartament me tre dhoma e kuzhinë, ambjenti ku u instalua fillimisht Top Albania. Isha drejtuese e 23 gazetarëve dhe redaktorëve dhe shkova të drejtoja një ekip që fillimisht ishte me 2 vetë dhe maksimumin më pas e arriti në 6. Isha në një institucion që kompjuterat e parë-që ishin të përdorur- i instaloi në vitin 1997 dhe ku më së shumti më to luheshin lojra dhe pak tekste shtypeshin, sepse ende vijonte regjimi daktilografik. Shkova në një ambjent me teknologji të avancuar, ku gjithçka ishte e digjitalizuar. Vetëm këto të dhëna mjaftojnë të imagjinoni ndryshimin. Por jo kaq. Te Top Albania Radio filloi gjithçka nga e para, nga themeli, sipas një koncepti krejt tjetër të mënyrës se si flitej në mikrofon, si jepeshin lajmet, si ndërtoheshin emisionet, si bëhej programi ditor, javor etj. Qëndrova 8 vite te Top-i dhe për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Një “piruetë” tjetër e pazakontë. Rikthehesh si drejtoreshë në Radio Tirana në nëntor 2006. Si e gjete atmosferën pas 8 viteve që kishe punuar në sektorin privat? Redaksinë e lajmeve e gjeta të zvogëluar, nga 23 gazetarë dhe redaktorë numri ishte bërë 7. Vetëm 3 prej tyre ishin reporterë në terren, ndërkohë që rrjeti i korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në rrethe nuk ekzistonte. Radio kombëtare ishte pa korrespondentë në rrethe! Kishte ndodhur ai bashkimi i dy redaksive për të cilin ju fola dhe që e kishte rrënuar informacionin në Radio. Trishtimin më të madh e përjetova kur në ditët e para që sapo kisha nisur punë dëgjoj një fragment emisioni kur nga studio e Radio Tiranës bëhej kërkesa: “…përshëndes hallën time që është për vizitë në shtëpi!” Programacioni ishte varfëruar dhe më shumë reporterët mbulonin ngjarje zyrtare ose politike, pjesa më e madhe bazohej nga edicionet e lajmeve ne televizion. Ndoshta e ndjeja shumë ndryshimin ngaqë vija nga një radio lider në treg. Por dita ditës u binda që radio ishte lënë pas dore dhe energjitë institucioni i shpenzonte më shumë me televizionin. Duke qenë se keni punuar pёr rreth 37 vite në të dy sektorët, a mund të pёrmbledhësh në pak fjalë diferencën mes tyre? Unë kam bindjen se tek radio që pretendon se është publike dikton politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit. Tiranё, 20 shtator 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
PJESA E SHTATЁ Prezantimi i transmetuesve nё territorin e Shqipёrisё
KAPITULLI I TREMBЁDHJETЁ Radiot e lokalizuara sipas qarqeve
N
ga viti 2008 kur ёshtё publikuar libri “70 radio shqip nё 70 vite” tregu i transmetimeve radiofonike ka pёsuar ndryshime. Sasiore, sepse operatorё tё rinj kanё nisur nga aktiviteti, por dhe disa janё mbyllur, ose janё nё proces ndёrprerjeje provizore, pёr shkaqe tё zgjidhjeve tё problemeve ligjore dhe administrative me entin rregullator, AMA, a pёr plane ristrukturimi tё agjendёs programore. Gjithashtu ka pasur dhe ndryshime pёrmbajtёsore, nё modifikimin e programeve tё veçanta, ose nё thelbin e formatit programor e linjёs editoriale tё disa prej radiove. Njё kalim nga stacioni nё stacion, sidomos pёr ato qё janё ende nё transmetim, krijon njё ide mё tё plotё mbi pёrbёrjen aktuale tё tregut nё tёrёsi dhe operatorёve nё veçanti, pёr ecurinё nga koha e themelimit, emisionet dhe rubrikat mё kryesore, protagonistёt dhe tё dhёna tё tjera nga performanca e tyre brenda dhe jashtё ambjenteve tё studios, pёr produktin “on air” dhe “online”. Prezantimi i radiove ёshtё bёrё nё bazё tё qarqeve dhe renditja e tyre ёshtё sipas kohёs kur kanё nisur transmetimet. Të dhënat janë aktualizuar deri në datën 16 shtator 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
Shpёrndarja e radiove sipas qarqeve, 1938 – 2013
Shpёrndarja e radiove qё janё aktualisht nё transmetim sipas qarqeve
TOTAL: 142
Kukёs 1
Shkodёr 5
Durrёs 8
TOTAL: 74
Lezhё 1 Dibёr 3
Durrёs 1
Tiranё 67
Dibёr 1 Tiranё 36
Elbasan 10 Fier 11
Vlorё 12
Kukёs 1
Shkodёr 5
Lezhё 1
Berat 3 Gjirokastёr 11
Elbasan 7 Korçё 10
191
Fier 7
Vlorё 3
Berat 1 Gjirokastёr 4
Korçё 7
192
Arben MUKA
13.1 Qarku Kukёs
Nisi transmetimet në një datë të shënuar për pushtetin e atërhershëm komunist, pasi ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha. Në javët e para Radio Kukësi emetonte vetëm 1 orë në ditë program, kryesisht muzikë dhe ndonjë njoftim a informacion nga krahina. Dy gazetarët dhe redaktorët e parë ishin Hamdi Shllaku dhe Naim Mani. Pas tyre erdhën Xhafer Dobrushi e Mustaf Hoxha. Tekniku i parë ishte Genc Musa, i cili u largua nga radio kur doli në pension, ndërkohë që për sektorin e teknikës punoi dhe Zyhafete Uka. Folësja e parë e Radio Kukësit ishte Eglantina Musa, e cila vazhdoi bashkëpunimin deri në fillim të viteve `70. Puna e gazetarëve dhe teknikëve fillimisht ka qenë e vështirë. P.sh incizimi i bisedave, intervistave, deklaratave, apo përgatitja e kronikave dhe reportazheve nga terreni bëheshin me anë të një magnetofoni tip i vjetër, prodhim rus, i cili peshonte rreth 30 kg. Në vitet e mëvonshme në Radio Kukësi kanë punuar mjaft gazetarë, redaktorë, folës e drejtues si Hasan Pinci, Xhavit Biçaku, Shpresa Ukcama, Mëhill Tanushi, Pandeli Shehu, Alfred Komino, Skënder Vaqarri, Artjan Tepelena, Zeqir Hodo, Bajazit Cahani, Zaim Basha, Qemal Demhasa, Skënder Ruçi, Neritan Muja, Rexhep Shahu, Blerina Halili, Mirjana Përzhita, Besim Çengu etj. Një nga periudhat më të vështira, por dhe më të suksesshmet për stafin e gazetarëve dhe teknikëve në radio ka qënë përballimi i krizës së Kosovës në vitin 1999. Në ato ditë të jashtëzakonshme, godina e Radio Kukësit ishte non stop në punë, si pikë referimi dhe mbështetje për kolegët gazetarë vendas dhe të huaj. Gjatë gjithë periudhës së eksodit nga studiot e Radio Kukësit u dhanë rreth 20 mijë njoftime për bashkime të familjes dhe persona të humbur.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
193
Për rreth 54 vite Radio Kukësi është transmetuesi lokal i vetëm në qark dhe aktualisht ka program 24 orë në ditë. Për realizimin e programeve punojnë Luan Fejzollari, Suljeman Dida, Ermelinda Elezi, Matilda Dokle dhe Jonuz Hallaçi. Drejtor është Petrit Palushi.
13.2 Qarku Dibёr
U krijua me synimin për të qenë një media biznesi, të ishte hapësira e përshtatshme për të reklamuar sipërmarrjen dhe tregëtinë në të dy anët e kufirit ku shtrihet Dibra. Ky synim pati rezultate minimale, por ajo që arriti të realizonte ishte “binjakëzimi audio” me Radion Arza në territorin e Maqedonisë fqinje, në Dibër të Madhe. Pronari i radios, Shkëlqim Dauti, banor në Dibër të Madhe, për krijimin e stafit i drejtoi sytë nga gjimnazi i qytetit, duke afruar mësues e nxënës, të cilët kishin prirje për letërsinë dhe gazetarinë. Programe të ndjekura nga dëgjuesit ishin psh., “Hapësira kulturore”, që përgatitej me mjaft profesionalizëm nga shkrimtari Xhaferr Martini; “Me rritmin e kohës”, një hapësirë me tema aktualiteti që drejtohej nga gazetari Mirvet Lala; “Komenti i javës” që shkruhej dhe prezantohej në studio nga mesuesi Maliq Bitri etj. Zëri më prezent gjatë ditës për dëgjuesit e Radio Peshkopisë ishte ai i Gentjana Xhajkos, por në pjesë të ndryshme të programit bashkëpunonin dhe Arsen Rama, Irida Shehri, Ilir Lleshi, si dhe dy DJ-të që krijonin një atmosferë të gjallë muzikore, Hajri Dauti dhe Sajmir Iskurti.
194
Arben MUKA
Fillimi i punës ishte thuajse një aventurë e vërtetë për kushtet e punës dhe të transmetimit. Studio e radios u instalua në një ambjent ende të papërfunduar në shtëpinë private të pronarit Genc Murataj. Një nga emisionet e para që nisi nga transmetimi ishte loja radiofonike, si dhe përshëndetjet nga dëgjuesit. Me mungesën e linjës telefonike fikse, emisioni bëhej duke i ftuar dëgjuesit direkt në studio. Pra, emetohej kuic-i i radhës në valët e radios dhe ata dëgjues që dëshironin të jepnin përgjigje vinin vetë në studio e flisnin. Si radiostacioni i vetëm në zonë, Radio e Parë i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi afrimit dhe bashkëpunimit me njerëz të kulturës dhe artit, historianë, studiues dhe intelektualë të krahinës, por dhe të zgjedhurit lokalë në parlament. Megjithëse është një media vendore, pjesë e mjeteve të pakta informuese e edukuese të komuniteti matjan, ajo asnjëherë nuk ka marrë ndonjë shenjë bashkëpunimi, mbështetjeje dhe interesimi nga të zgjedhurit e pushtetit lokal. Në staf ndër vite janë aktivizuar dhe Shpëtim Leskaj, Majlinda Zeqiri, Genc Murataj, Elona Bushi dhe Elona Murataj. Ju kushtua në mënyrë të veçantë pasqyrimit të zhvillimeve politike në vend, dhe u konsiderua si një “foltore” për shumë nga protagonistët politikë lokalë, apo dhe për ata që vinin nga selitë qëndrore në Tiranë, për kandidatët për deputetë të zonës së Dibrës etj. Temat që trajtoheshin në studion e saj kishin të bënin me infrastukturën, furnizimin me ujë e energji elektrike, punësimin, tregëtinë ndërkufitare dhe lëvizjen e lirë të shtetasve, kushtet e nxënësve dhe mësuesve në zonat më të thella të krahinës, përmirësimet në skemat e përkrahjes sociale për familjet në nevojë etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
195
Radio Dibra filloi si iniciativë e njërit prej ishthemeluesve të televizionit lokal me të njëjtin emër, Mentor Roçi. Ishte prag fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe një nga emisionet e para ishte “Politika plus”, një minutazh special dhe ekskluziv që i kushtohej platformave, alternativave nga të gjitha krahët e politikës.përgatitur nga gazetari Mirvet Lala, një bashkëpunëtor prej vitesh në median lokale dhe atë qëndrore. Në stafin e Radios Dibra bënin pjesë Mirvet Lala, kryeredaktor, Erëblina Çami e Eduard Muça, gazetarë, Adriatik Sula e Eduard Strazimiri, DJ.
13.3 Qarku Shkodёr
Pionierët e parë, të cilët bënë të mundur dëgjimin e “Ju flet Radio Shkodra!”, ishin inxhinieri italian Aldo Salvi, i mbështetur nga teknikët shkodranë Maksud Basha e Mati Jubani. Me montimin e disa pajisjeve ushatarake ata krijuan dhe transmetuesin e parë. Emisionet e fillimit ishin të pakta në numër, kryesisht buletine lajmesh, njoftime dhe komunikata, si dhe pjesë muzikore që luheshin nga formacionet orkestrale e këndoheshin nga këngëtarët drejtpërsëdrejti në studion e saj. Dy spikeret e para të radios ishin Adili Jashari dhe Luçie Tarri. Ndërkohë që drejtori i radios Alush Ceno regjistroi një rekord të vërtetë me kohën që qëndroi në këtë post, për 40 vjet rresht. Në stafin e Radio Shkodrës janë angazhuar në vite shumë emra të njohur, si Alush Kuka, Skënder Temali, Paulin Shtjefni, Ilir Resnja, Jalldyz Kastrati, Suzana Dibra, Gëzim Podgorica, Merita Sokoli, Xhahid Bushati, Ramadan Bizga, Bujar Çanga, Lekë Plani,
196
Arben MUKA
Adrian Hoti, Arben Zajmi, Merita Ndoka, Neritana Kraja, Adi Basha, Virtyt Omari, Adriana Zarana, Gentiana Dani etj. Disa nga emisionet që transmetohen aktualisht në Radio Shkodra janë: “Intervista”, përgatitur nga Adrian Hoti; “Mozaik” nga ora 08.00 deri në 10.00 nën drejtimin e Suzana Dibrës e Merita Sokolit; “100 fjale për i pare “, me satire dhe humor, përgatitur nga Leka Plani, i cili realizon dhe “Antologji Shqiptaro-Turke “ e “Emnez-moi”; “Radio- Sport”, që zgjat 30 minuta drejtohet nga Luan Kadia, kurse Blerta Cina përgatit “MixMuzikor “, që transmetohet çdo ditë nga ora 17.45-19.00. Emisione tematike përgatisin dhe Virtyt Omari për zhvillimet ekonomike, kurse për minutazhin e fëmijëve kujdeset Merita Sokoli. Ështё radio e parё private nё qarkun e Shkodrёs. Kur nisi nga transmetimet zyrtarisht Radio Motiv, mbarё besimatarёt katolikё ishin nё atnosferёn e ndezuar tё krishtlindjeve tё vitit 2005. Favorizues ishte fakti qё radio ishte pjesё e kompanisё mediatike qё kishte nё pronёsi Televizionin Rozafa, kёshtu qё promocioni nё ekranin e televizionit lokal ishte i efektshёm. Pronari Gaspёr Kokaj, pedagog prej vitesh nё Universitetin “Luigj Gurakuqi” nё Shkodёr, u ul vetё para mikrofonit tё Motiv pёr programet e para qё u transmetuan.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
197
Gradualisht u formatuan programe tematike dhe argёtuese ku kontribuojnё Renata Dragusha, e cila prej vitit 2011 ёshtё kryeredaktore, Klaudio Brahimaj, Suhada Kubazi, Blendi Kola, Noela Pjerza, Suad Dushi, Kristi Kulli e Visi Dara. Gjallёria e programit gjatё gjithё ditёs ka krijuar interesim tё bizneseve, institucioneve dhe qytetarёve pёr tё blerё kohё pёr publicitet tek Radio Motiv. Radio Motiv bashkёpunon me Radion Selector nё Britaninё e Madhe, nga e cila arrin tё marrё programe muzikore qoftё tё fondit nostalgji, qoftё dhe nga krijimet mё tё fundit tё sapo lancuara. Kjo ka qenё dhe mbetet njё zgjidhje pёr burimin e fondit muzikor pёr transmetim. Themelues dhe drejtor i radios ёshtё Arben Halluni, diplomuar pёr filozofi dhe teologji nё Kajro tё Egjiptit dhe nё periudhёn e studimeve 1995 - 2001 ka qenё bashkёpunёtor shumё i ngushtё i programit shqip nё Radio Kajro. Sipas tij ideja pёr hapjen e stacionit nuk ishte thjesht qё ajo ti shёrbente vetёm komunitetit mysliman, “por qё nё pёrmbajtje tё kishte tё gjitha fakultetet e besimit. Ёshtё njё radio gjeneraliste, qё krahas besimit, fokusohet dhe tek edukimi, kultura, historia e vlerat shoqёrore, duke bёrё objekt dhe mjaft fenomene e probleme tё komunitetit. Ka programe tё performancёs islame, sepse mjaft aktivitete tё Myftinisё sё kёtij qyteti, degё e Komunitetit Musliman Shqiptar, transmetohen aty. Nё pёrmbajtjen e informacionit qё japin nuk dalin nga fokusi dhe eventet e ritet qё kanё besimtarёt e komuniteteve tё tjera fetare”.187) 6 orё program çdo ditё janё produkt i stafit dhe bashkёpunёtorёve, nё emisione tё tilla si “Rrugёtime shpirtërore” (Evans Drishti e Ervin Temali); 187) Intervistё dhёnё autorit mё 31 korrik 2013.
198
Arben MUKA
“Hapa qё shihen, gjurmё qё lihen” (Saimira Halili); “Ejani tё mёsojmë anglisht” (Diana Came); “Info-muzikё amerikane”(Cory Rise); Urban FM (Blendi Kola); “Hapёsirё informacioni” (Fatjon Hamzi); “Cicёrrima shkodrane” (Selma Bekteshi e Bujar Ferhati); “Mbrёmje fetare” (Arben Halluni) etj. Ka njё faqe interneti aktive ku mund tё ndiqen programet e radios drejtёpёrdrejt, plus dhe informacione nga mё tё ndryshmet nga vendi dhe bota. Njё stacion qё vjen nga kombinimi i pёrmbajtjeve televizive me ato radiofonike, meqёnёse kompania mediatike ёshtё e licencuar si radiotelevizion. Gjithёsesi radio pёrpiqet tё mbajё profilin e vet, duke afruar dёgjues sidomos nё pjesёn e parё tё ditёs dhe nё mbrёmje. Emisionet kryesore pёrgatiten nga Sidola Osja, qё ёshtё dhe pёrgjegjёse e transmetimeve tё radios (“Grand Sport” dhe “House Mania”); Laura Plishta (“Pentagram ndёr vite”); Briseida Culaj (“Nostalgji”) dhe Mirjan Drabeja dhe Sidola Osja qё pёrgatisin “Na e thuj ne se ja thojmё na”. Duke ju pёrshtatur natyrёs sё shkodranёve, qё dallohen pёr sensin e tyre tё humorit tё hollё, Radio Grand ka njё program titulluar “Punё pёrrallash”, njё minutazh variabёl qё e shikon realitetin nёpёrmjet satirёs dhe humorit. Gjithashtu redaksia i kushton vёmendje dhe sportit, nё atmosferёn e asaj qё zhvillohet nё qytet, por me njoftime nga mё tё fundit nga sporti nё Shqipёri dhe nёpёr botё. Themeluese dhe administratore e Radio Grand është Belma Çela.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
199
Nё hapat e parё tё saj tentoi tё bёhej njё radio komuniteti, duke u lolalizuar nё zonёn e Dajçit, rreth 20 km larg qytetit tё Shkodrёs. Transmetuesi prej 400W mbulonte jo vetёm komunёn, por sinjali arrinte dhe nё qytet dhe deri nё Mamurras. Enti rregullator e ndaloi kёtё rreze mbulimi, e cila ishte jashtё kushteve tё licencёs. Radio Dimension ndryshoi dhe frekuencën nga FM 88.3Mhz nё 88.1Mhz, pёr shkak tё ndёrhyrjeve qё bёnte njё stacion lokal nga territori i Malit tё Zi. Por transmetimi hasi dhe me problemin e ndёrprerjeve afatgjata me energji elektrike, qё jo vetёm pengonin punёn, por dhe dёmtuan pajisjet. Pas njё viti nga themelimi Radio Dimension u zhvendos nё qytetin e Shkodrёs, nё njё nga lagjet mё tё preferuara. Themelues i stacionit ёshtё Artan Froni, emigrant nё Itali, i cili ka punuar si DJ nё njё radio lokale italiane, qё ishte dhe impulsi pёr hapjen e Dimension. Gazetarja kryesore ёshtё Rafaela Pjetri, e cila ёshtё nё pёrfundim tё studimeve nё degёn e gazetarisё dhe ka pasur mё herёt pёrvojё nga drejtimi i njё programi radiofonik me target tё rinjtё. Adiministrator ёshtё Mati Ftoni.
13.4 Qarku Lezhё Që në ditët e para të lëshimit të sinjalit u mirëprit nga banorët e Lezhës, të cilët prisnin nga stacion i parë lokal dhe i vetëm deri më tani në rrethin e tyre, informacion dhe argëtim. Në vitet e para të transmetimit emisionet ishin “Mirëmëngjes Lezha!”, “Si të gatuajmë” dhe “Rinia sot”, në një kohë që ndiqeshin dhe programet muzikore “Tinguj nga Ballkani”, apo ai
200
Arben MUKA
me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Aktualisht Radio Lezha mbulon me sinjal prefekturën e Lezhës dhe atë të Shkodrës. Është pjesë e RTV Lezha, prej katër vitesh dhe programacioni i saj është i integruar me atë të televizionit. Gjatë ditës ka tre edicione informative në oraret 18.30; 22.00 dhe 24.00. Emisioni i mëparshëm “Mirëmëngjes Lezha!” tani është shndërruar në formatin radioteleviziv “Mediakontakt”, me pasqyrën e shtypit të ditës, informacione lokale dhe kombëtare, kuriozitete dhe njoftime nga bota e artit etj. Edhe programe të tjera të televizionit përcillen nëpërmjet valëve të radios. Ndër vite në Radio Lezha janë aktivizuar: Nina Kalthi, Ndoc Gjetja, Zef Ymeraj, Alfred Ymeraj e Kastriot Kodheli, kurse pronar është Fredi Stakaj.
13.5 Qarku Durrёs U hap pёr t’i shёrbyer vullnetarёve nga e gjithё Shqipёria qё punonin pёr ndёrtimin e hekurrudhёs Durrёs-Elbasan. Nga teknikёt e Radio Tiranёs ajo u instalua nё qytetin e Durrёsit me njё fuqi transmetuese prej 250W, që e pёrhapte sinjalin dhe nё Tiranё, Elbasan e Berat. Programi i Radio Hekurudhёs, nё valё tё mesme 474 metra, nё vjeshtёn e vitit 1947 ishte dy herё gjatё ditёs: nga ora 14.00 deri nё 15.15 dhe nga ora 18.15 - 21.00. Pёr pjesёn informative ajo lidhej direkt me Radio Tiranёn, kur kjo e fundit emetonte edicionet kryesore tё lajmeve. Kohёzgjatja e Radio Hekurudhёs ishte rreth 11 muaj. Funksiononte e lidhur me televizionin me të njëjtin emër. Radio Teuta kishte çdo një orë lajme dhe intervistat e bisedat që transmetoheshin në Televizionin Teuta lidheshin dhe me programin e saj. Me antenën në Malin e Dajtit mbulohej me sinjal Tirana dhe Durrësi. Radio ishte më shumë e orientuar nga problemet kulturore dhe të ftuar në mikrofonin e saj kanë qenë artistë dhe krijues të njohur të qytetit të Durrësit. Programi më i ndjekur ishte “Koha për t’u zgjuar” drejtuar nga gazetari Bashkim Hoxha, një prezantim i titujve kryesorë të
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
201
shtypit të ditës dhe diskutim me qytetarët nëpërmjet telefonit mbi problemet dhe shqetësimet e tyre. Në staf kanё punuar: Bashkim Hoxha, themelues dhe administrator, Albana Mustafaraj dhe Ervina Garo, kurse Orges Istrefi dhe Tristan Sherifi mbulonin teknikën dhe transmetimin. Në 5 vjet aktvitet synoi të mbetej një stacion lokal që i kushtonte rëndësi të dorës së parë problemeve të komunitetit, funksionimit tё pushtetit vendor, dukurive tё papunësisë, të integrimit të familjeve që ishin shpërngulur nga zonat e thella dhe të varfëra rurale në afërsi të zonave urbane, kujdesi shëndetësor, gjendja infrastrukturës në qytete e komuna etj. Radio Kruja pёrfshinte në programet e veta dhe trashëgiminë e historinë së zonës, promovimin e turizmit për njërin ndër vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas, për kalanë e qytetit, pazarin karakteristik, prodhimet e famshme artistike të bëra me dorë, për pikat shlodhëse dhe kurative të Qafë Shtamës, si dhe mjaft stacione nga guida shëtitëse e relaksuese në Krujë. Në stafin e Radio Krujës kanë punuar Murat Aruçi, gazetar, Ilir Qoshja (DJ), Manjola Merlika gazetare dhe spikere për lajmet, Mide Guni, gazetare dhe spikere, Xhumelina Dervishi, gazetare, Ervin Kalaja, DJ, Eduart Goci, inxhinier për studion dhe transmetimin dhe Lulëzim Spata, drejtor. Themeluesi i radios Arjan Laçi, synonte që qyteti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri të kishte një stacion të vetin. Që në javët e para të fillimit të punës tё Radios Perla,stafi ndjeu menjëherë efektin e pritjes mirë të programeve në metropolin durrësak. Prezantuesja e parë nё mikrofon ishte Kozeta Kurti, qё më pas u bë e njohur për publikun në valët e Radio RASH dhe si protagoniste në Top Albania Radio e Top Channel Tv dhe aktualisht nё RTV Ora News. Ajo përgatiti dhe drejtoi emisionin e parë “Radio miks”, një variete me rubrika të ndryshme: me informacione mbi njerëz të famshëm, kuriozitete, rekordet guinnes, si të gatuajmë, horoskopi, moda, parashikimi i motit etj. Pak më vonë filloi dhe një program në mbrëmje, i cili ishte një komunikim
202
Arben MUKA
direkt me dëgjuesit rreth një teme të caktuar që propozohej nga drejtuesja e tij Jonada. Gjatë ditës transmetohej dhe “Një mesazh, një takim”. Në stafin e radios ndёr vite kanё punuar Adi Gjordeni, drejtori i parë, Ergys Dino, që punonte në pult dhe në produksion, Genti, i njohur si DJ Maks, Miti (DJ Roy), Eva, qё më parë kishte punuar në televizionin lokal Teuta, Lida, që erdhi nga Shijak TV, Albana Mustafaraj, mё pas gazetare në Top Channel dhe Alsat. Më vonë pjesë e stafit u bënë dhe Jeta dhe Migena. Është stacioni mё i ri në qytetin e Durrësit dhe pjesë e RTV Adria Net. Informacioni i dedikohet kryesisht zhvillimeve lokale dhe me të ftuarit në studio trajtohen tema sociale, ekonomike, kulturore, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut, besimi fetar etj. Edicioni i parë i lajmeve është në ora 08.00 në mëngjes dhe gjatë ditës transmetohen dhe në 14.00, 16.00, 20.00 dhe i fundit, si përmbledhje e ngjarjeve kryesore, është në 23.00. Muzika është pjesë e rëndësishme e Radio Adria Net, duke u zgjedhur nga krijimet më të mira të muzikës popullore shqiptare, nga cikli i interpretimeve “Këngët e Shekullit”, por dhe hit-et më të mira të klasifikimeve kryesore në vende të ndryshme europiane dhe SHBA. Me një aktivitet disamujor Radio Adria Net është në periudhë konsolidimi të programit duke ndërtuar një strukturë të qëndrueshme emisionesh dhe rubrikash në bazë të shijeve të dëgjuesve. Në stafin e radios punojnë: Migena Gjyzeli Sotiri, Migena Ballhysa dhe Mila Ballhysa.
13.6 Qarku Tiranё Nё pjesёt e mёparshme jemi ndalur nё aspekte tё veçanta të aktivitetit 75 vjeçar të Radio Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të medias shqiptare, ku kanë
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
203
kontribuar mijëra punonjës, gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, inxhinierë, teknikë, bashkëpunëtorë në terren, spikera, aktorë, regjisorë, imitues, kompozitorë, këngëtarë, orkestrues, dirigjentë, punonjës të nënstacioneve, të sektorëve mbështetës, arkivistë e kopistë, drejtorë e administratorë, një listë tejet e gjatë me emra të njohur dhe më pak të njohur. Pas viteve 1990 kur në Shqipëri nisi të funksionojë tregu i radiove private shumë nga themeluesit, ideatorët e mbështetësit e këtij tregu ishin punonjësit i këtij institucioni të nderuar. Është e pamundur të bësh në formatin e këtij botimi listën e kontributorëve me kohë të plotë dhe të pjesshme brenda dhe jashtë ambjenteve të Radio Tiranës. Aktualisht institucioni ёshtё e strukturuar nё tre kanale kryesore: - Kanali i Parё, qё transmeton nё valёn 99.5 MHz, 24 orw, tokёsor, satelitor dhe nё versionin online. - Kanali i Dytё, thirret dhe Radio Tirana 2, që emeton nё frekuencёn FM 95.8Mhz, 24 orё nё ditё. Pёr kёtё do tё ndalemi mё pas.
Ahmet Shqarri duke intervistuar nё shtator 1972 kampionin e botёs nё kёrcim sё larti, Nih Çih Çin. Filloi punё nё Radio Tirana nё gusht tё vitit 1969 duke vijuar pёr 35 vite rresht si gazetar dhe redaktor i sportit. Emisioni “Nga njera ndeshje nё tjetrёn” ideuar dhe realizuar prej tij, 1983-2003, arriti nё rreth 1 mijё edicione.
Afёrdita Selimi duke pёrgatitur njё radioreportazh nё Ksamil tё Sarandёs, qershor 2004. Nё 32 vite qё vijon punёn nё Radio Tirana trajton probleme ekonomike dhe tё turizmit. Ka qenё dhe shefe e departamentit tё lajmeve, 20002003 dhe kryeredaktore nё programin pёr bashkatdhetarёt, 2003-2005.
204
Arben MUKA
Kanali i Tretё i Radio Tiranёs pёr bashkёatdhetarёt dhe gjuhёt, i cili ka njё program ditor nё 5 orё e gjysmё, nё valё tё mesme, tё shkurtra dhe online. Programet e gjuhёve tё huaja zgjasin: anglishtja 45 minuta, frёngjishtja, gjermanishtja, turqishtja dhe italishtja nga 30 minuta secila dhe serbishtja dhe greqishtja zgjasin nga 15 minuta. Kanali i parё i Radio Tiranёs, qё nё zhargon thirret si Radio e Brendshme ёshtё ndarё nё dy departamente kryesore: programacioni dhe ai social-kulturor. Emisionet kryesore janё: “Njё tjetёr mёngjes”, i përditshëm informativ, nga ora 6.30 deri nё 09.00, me gazetare realizuese Oralda Lahe; “Ditё tё mbarё”, ora 9.0010.00, me moderim tё Florian Zykёs; radiorevista social-kulturore e përditshme “Metropol”, realizuar nga Genta Shijaku, Afёrdita Selimi, Rita Kokaj, Driada Hoxha dhe Kozeta Hoxha; “Mikrofoni i fёmijëve” nga Klementina Dylgjeri dhe Shkёlzen Zalli; “Fjala si fillim, fjala si flijim”, tё hёnёn, ora 20.30-22.00, me autorё dhe vepra prej letёrsise shqipe dhe botёrore, realizuar nga gazetari Demir Gjergji; emisioni “Dritё e diturisё” me aktualitete dhe problematika tё arsimit shqiptar me gazetare realizuese Kozeta Hoxha; “Vatёr shqiptare” nga gazetari Demir Gjergji; “Nga njera ndeshje nё tjetrёn”, njё emision i hershёm info-analitik, qё u themelua dhe u drejtua nga gazetari Ahmet Shqarri, mё pas u vijua nga gazetari Piro Ruvina dhe aktualisht nga Erga Kruja; emisioni i tё enjtes “Pa Kufij”, njё lidhje mes studiove tё Radio Tiranёs, Radio Kosovёs dhe Radio Shkupit mbi tema aktuale nga Driada Hoxha; “Hapur”, njё show radiofonik i pёrditshёm me moderatorë Artemisa Deda e Andri Xhahu; “Filmi shqiptar nё Radio Tirana”, çdo tё premte nё 22,30, njё pёrshtatje pёr radio tё filmit shqip,
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
205
prodhime tё Kinostudios “Shqipёria e re” nga Armand Xhuli; “Momenti i kthesёs”, çdo tё shtunё, realizuar po nga Armand Xhuli; emisioni i pёrjavshёm “Bibliotekё” nga Koço Kapo etj. Radio e parë private në kryeqytet me bashkëthemelues Iris Luarasin dhe Enno Alimerkon, dy zëra të njohur për publikun me emisionet sociale në valët e Radio Tiranës, që nuk vinin nga fusha e biznesit, apo e fraksioneve politike, por nga radhët e komunitetit të gazetarëve profesionistë, për të bërë diçka ndryshe. Dëgjuesit ndoqën në ditët e para një cikël kronikash investiguese rreth aktivitetit të drejtuesit të një fondacioni zviceran, i cili përmes organizatës “Në ndihmë të fëmijëve të varfër”, dyshohej se abuzonte me ta seksualisht. Kjo ishte dhe përballja e parë me presione nga më të ndryshmet për të ndërprerë raportimin. Përballë ofertës joshëse për t’u blerë në këmbim të heshtjes, reporterët e vazhduan dhe e plotësuan me fakte investigimin e tyre, që u shoqërua me ndërprerjen e veprimtarisë së fondacionit dhe largimin e drejtuesit të tij nga Shqipëria. Ndër vite në studio, apo në terren janë angazhuar: Enno Alimerko, Iris Luarasi, Anila Mitri, Erjon Çarçani, Endri Xhafo, Darina Tanushi, Mirgena Topalli, Ermira Hoxha, Rezarta Delisula, Azem Qazimi, Odeta Mustafaraj, Dorina Topallaj, Ledio Lala, Erina Matraxhiu, Artid Shkaba, Laura Cule, Marsida Bushi, etj. Disa nga programet dhe rubrikat më të ndjekura në Radio Ime kanë qenë: “Shoqëria civile në Shqipëri”, me tema sociale si prodhim i anëtarëve të Rrjetit Lokal të Radiove, që përfshinte disa radiostacione nga rrethe të ndryshme të vendit; “Pa mua bota është e varfër”, emision për gruan, si dhe “Në fokus”, “Mysafiri”, “Të reja nga tregu i Tiranës” dhe “Çfarë të gatuajmë sot”.
206
Arben MUKA
Pronari i radios, inxhinieri elektronik Gianfranco Liuzzi, e kishte nisur shumë më herët aktivitetin e hapjes së radiove dhe televizioneve private në Itali, që nga vitet ’70, ndërkohë që në fillimet e viteve ’90 kishte eksperimentuar me sukses në Shqipëri themelimin e sinjalit televiziv privat, TVA, që me pas do të ishte për shumë vite me licencë kombëtare. Me Radion Nesër, ing. Liuzzi synonte një stacion biznesi, por dhe argëtues e utilitar për dëgjuesit shqiptarë. Ndër programet e para muzikore që kishte dhe audiencë të madhe ishte emisioni “Nostalgji italiane”, një kthim në krijimtaritë e arta të kësaj periudhe, kurse “Gatimi sot”, ishte një minutazh praktik i përditshëm për amvisat dhe të apasionuarit e kuzhinës. Drejtimin e stafit të Radios Nesër e kishte gazetarja Mirela Topulli, e cila, veç menaxhimit të strukturës programore në tërësi, përgatiste e drejtonte dhe emisione të veçanta. Mbështetje me ide dhe propozime kanë dhënë dhe prezentatori i njohur Ardit Gjebrea, si dhe gazetari e publicisti me përvojë, Skifter Këlliçi. Nisi si një hobi e dy djemve entuziastë, por që më vonë u shndërrua në një angazhim pasionant të tyre me kërkesa profesionale. Quhej fillimisht si Radio Lapraka, emri i lagjes së njohur në hyrje të Tiranës, ku u vendos dhe redaksia, por që më vonë u shndërrua në një radio e kryeqytetit shqiptar, që synonte cilësi dhe standard, në respekt të shijeve dhe kërkesave të dëgjuesve të çdo moshe, niveli edukativ, profesioni dhe angazhimi shoqëror. Dy themeluesit, Ilir Paço dhe Armand Osmanlliu, synuan një radio në promovim të krijuesve të rinj, për t’i hequr
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
207
stepjen e pasigurinë e hapave të parë, për t’i mbështetur pa rezerva në udhën e gjatë e të mundimshme të krijimtarisë. Nga programet e radios që u pëlqyen nga dëgjuesit ishte emisioni i mëngjesit “Kafe pa sheqer”, një format informativ dhe analitik për atë që kishte ndodhur një ditë më parë. Në mikrofon ishin direkt dy gazetarët e njohur Martin Leka dhe Ilir Paço, në një bashkëbisedim mes tyre, por dhe me degjuesit nëpërmjet telefonit, duke i hedhur një sy përmbajtjes së gazetave të sapo dala në treg, duke bërë skanerin e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale, duke mos lënë mënjanë dhe kulturën e sportin. Një emision tjetër që kishte audiencë, veçanërisht mes të rinjve, ishte “Eros poetik”, drejtuar nga gazetari Agim Xheka, si një hapësirë e lirë për të promovuar krijime poetike, për ti lexuar ato me mjaft ndjenjë për dëgjuesin dhe për të folur me vetë autorët. Radio e parë fetare në Shqipëri, që filloi nga puna në një ditë të bekuar, më 11 prill të vitit 1997, në Festën e Pashkëve. Si një zë që kërkonte nga qytetarët më shumë paqe dhe urti, më shumë dashuri dhe solidaritet. Ky mision nisi në ditë të trazuara sociale, shkrepje armësh gjithëfarëlloj, të bastisjeve dhe hasdisjes kolektive të pranverës së zymtë të vitit 1997. Radio Ngjallja i kushtoi pjesën më të madhe të programit Festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e klerikëve, besimtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë nga Tirana. U transmetuan gjithashtu dhe disa emisione kulturore të përgatitura enkas po për Pashkët. Në fillim kishte një program 3 orësh, i cili dhe ritransmetohej, pjesa tjetër ishte muzikë. Më pas u formëzuan programet dhe rubrikat ditore e javore, duke ndërtuar një strukturë të konsoliduar në transmetim 24 orë, ku rreth 75 përqind e programeve janë prodhim nga stafi i Radio Ngjallja; të rregjistruara ose të drejtpërdrejta në studio. Synimi ka qënë dhe është ti jepen dëgjuesit dije kulturore, shkencore e historike bashkëkohore.
208
Arben MUKA
Filloi si një nga radiostacionet me një fuqi të konsiderueshme transmetimi, 1KW, duke e shtrirë sinjalin jo vetëm në Tiranë, por dhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fushë-Krujë e Mamurras. Një nga gazetarët kryesorë që ka punuar në vitet e para të Radios Stinët ishte Alban Bala. Ai drejtonte redaksinë e lajmeve, ndërkohë që drejtonte dhe një program me debat për çështje të aktualitetit. Emisioni i drekës ishte një program mjaft i dëgjuar, për vetë përmbajtjen e larmishme të temave, por dhe profesionalizmin dhe balancën e reporterëve. Pas emisionit informativ tema më kryesore ishte në fokus të një programi special që organizohej si një diskutim me protagonistë, por dhe duke tërhequr mendimin e vetë dëgjuesve. Gazetarë, moderatorë programesh dhe bashkëpunëtorë të Radios Stinët në vite kanë qenë dhe Arianita Brahaj, Miron Kotani, Julian Bogdani, Olsi Tufa, Gentian Furxhi, Blerim Zhulali Agim Xheka, Bardhyl Xhani, Elio Elini dhe Bejdo Malo që për një periudhë kohe ka drejtuar radion.Themelues i radios ka qenë Arqile Ndini, që më parë, si gazetar dhe redaktor ka punuar për shumë vite në Radio Tirana. Pronari i Radio Klan, Aleksandër Frangaj, u investua që transmetimi të niste me programe krejt të veçanta dhe duke i shtrirë ato gjatë gjithë ditës. Në fillim me programin e “shthurrur” që ndezi mjaft polemika, por dhe tërhoqi audiencë të madhe “Klani i Natës”, i gazetarit Arian Çani, më pas me emisionin e mëngjesit të Aldon Lipes, që kishte një hapësirë enkas vetëm për femrat, emisionin mbi trafikun në kryeqytet, të Indrit Çobanit, emisionin e Bojken Lakos me të rejat nga muzika, apo “Kafja e pasdites” nga Çim Daja. Një rubrikë rinore e përditshme përgatitej nga dy studentet e regjisurës Jona
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
209
Hasija dhe Anola Lilaj. Ndërkohë që njeriu që priste dhe përcillte gjithë ekipin realizues, nga mëngjesi deri në mesnatë, që menaxhonte ecurinë programore ishte i palodhuri Pal Toma. Problemet e siglave ndarëse, xhinglave, spoteve, e të tjera çështje të mjeshtërisë teknike realizoheshin nga fantazisti Sokol Bllaca. Jetën aktive të Radios Klan, vetëm në rreth 2 vjet, në frekuencën 101.5 e shkurtoi jo konkurrenca e të tjerëve, por lindja e televizionit me të njëjtin emër me licencë kombëtare. Televizioni Klan zhvendosi për nga studiot e veta të gjitha energjitë njerëzore dhe materiale, duke e lënë në letër dhe projektin disamujor për themelimin e Radios Klan 2, në mes të vitit 1999. Aktualisht Radio Klan në frekuencën FM 92.9Mhz është emetuese audio e shumicës së programeve televizive, ku emisioni që ka më shumë audiencë është “Aldo Morning Show”, një format radioteleviziv që e shikon aktualitetin me humor dhe satirë, drejtuar nga gazetari i njohur, Aldon Lipe. Radio 1 ishte një nga radiot që kërkoi të dominonte në tregun e transmetimeve audio me informacionin dhe debatin politik, në një kohë ndryshimesh pushteti, kur vendi i kishte lënë pas ngjarjet tragjike të pranverës së 97-s, por vuante ende pasojat dhe plagët e asaj çmendurie kolektive. Dy pjestaret e para të redaksisë ishin Aulona Minga dhe Elda Bimi, të cilat alternoheshin përballë pultit të transmetimit dhe rendisnin pjesët muzikore nga një dyzinë e madhe kasetash që kishin në dispozicion, me këngë e melodi shqiptare dhe të huaja. Më pas u afruan Arban Hasani, i cili drejtoi radion deri në fund të muajit shtator 1997, Enton Abilekaj, Aurel Simoni, Arta Tozaj, Denis Dyrnjaja, Artan Santo dhe Sajmir Kodra. Programi i përditshëm i radios kishte në thelb dy formate: nga mëngjesi deri në orët e pasdites ishin emisionet dhe rubrikat argëtuese, për rininë, modën, klasifikimet muzikore etj., ndërkohë që pasdite
210
Arben MUKA
vonë dhe deri në mesnatë ishin emisionet e diskutimit rreth aktualitetit, ku të ftuar të rregullt në studio ishin Ben Blushi, Martin Leka, Emin Barçi etj. Një program që krijoi audiencë ishte dhe ai i pasdites ku protagonist në mikrofon për të pritur telefonatat që mbërrinin në studio ishte “Roni”, një zë i këndshëm dhe mjaft komunikativ me dëgjuesit. “Roni” ishte pseudonimi artistik i njërit prej bankierëve më të njohur në Shqipëri, Artan Santo, që pas më shumë se 3 dekadash i kthehej pasionit të aktrimit (ka luajtur rolin kryesor të Qullacit tek filmi i hershëm shqiptar “Guximtarët”). Stacioni me start të fuqishëm në tregun radiofonik shqiptar. Siç është përmendur më herët, ishte e para radio private që mbuloi deri në detaj një proces zgjedhor në Shqipëri, votimet e parakohshme për parlament, të cilat u mbajtën më 29 qershor 1997. Në mënyrë të pandërprerë në studio qëndruan dy gazetarët, Alban Dudushi dhe Ilir Gjini, që moderuan gjithë ndërhyrjet e korrespondentëve në terren dhe të ftuarit në studio. Në stafin e saj ndër vite kanë punuar gazetarë të njohur si Adi Krasta, drejtori i parë, Enkel Demi, ka qënë drejtor për disa kohë, Mimoza Picari, Mimoza Dervishi, Sokol Bregu, Alban Dudushi, Arjan Çani, Artur Zonja, Amalia Dhamo, Anila Jole, Gerti Çarçani, Erion Çarçani, Eno Popi, Romina Çanga, Kadri Vokopola, Denion Ndrenika, Flutura Gjeli, Ardi Pulaj, Nazim Rashidi, Ornela Bego, Eliberta Radomi, Fjoralba Shehu, Indrit Çobani (i cili ka qënë për një vit drejtor), Edmond Harizaj etj. Me siglat, spotet dhe mjeshtërinë teknike ka punuar Sokol Bllaca, i cili në një periudhë kohore ka drejtuar dhe radion. Në emisionin e mëngjesit kishte informacion, telefonata me dëgjuesit, muzikë e zgjedhur, horoskopi, parashikimi i motit, kursi i këmbimit valutor etj. Kadri Vokopola dhe Alban Dudushi zhvillonin emision “Radio kuic”, një
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
211
minutazh që kishte shumë dëgjues, të cilët tentonin të zgjidhnin të panjohurat e Vokopolës; Adi Krasta ka realizuar emisionin “Natën vonë”, që alternohej me emisionin e aktualitetit që drejtonte Anila Jole. Për disa kohë, gazetari Pushkin Lubonja realizoi një emision poetik. Radio Studenti ishte një formë organizimi e lirë e të rinjve dhe të rejave që vazhdonin të studjonin në auditoret universitare të kryeqytetit, që trajtonte aspekte të jetës së tyre të përditshme, që bënte oponencë tek autoritetet për probleme ende të pazgjidhura në fakultete dhe jashtë tyre. Veç anës problemore Radio Studenti synoi që në ditët e para të ishte dhe një hapësirë zanore shlodhëse e argëtuese për studentët, plotësim i preferencave dhe shijeve të tyre të larmishme kulturore dhe artistike. Dy themeluesit e Radios Studenti, ishin Saimir Mërtiri dhe Arben Gabraj. Emisioni i mbrëmjes ka qenë njëri prej më të ndjekurve nga dëgjuesit. Një mikrofon pa kabëll dilte nga studio dhe lëvizte në një rreze 500 metra, pikërisht në godinat e studentëve, ku merreshin intervista të drejtpërdrejta, të cilat ndërthurreshin me skenarin e programit në studio. Mjaft atmosferë krijonin gjatë emisionit dhe tre studentët e degës së aktrimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi dhe Romir Zalla, tashmë aktorë të njohur të skenës dhe ekranit. Në ditët e para të transmetimit, veç dy bashkëpronarëve, Riza Rusi dhe Agron Bala, ishin dhe gazetarët e njohur Vjollca Vokshi, Reiz Çiço, Alfons Zeneli, drejtori i parë dhe Veli Rada. Më pas erdhën Ilir Hoxha, Ilva Tare, Desada Metaj, Flamur Gashi,
212
Arben MUKA
Elona Meço, Ada Hysa, Eva Simoni, Shpresa Ukcama, Erton Sinani, Patrik Sadikaj, Bledar Komina (për disa vjet drejtor), ndërkohë që për menxhimin teknik në lëshimin e sinjalit ka kontribuar ing. Klajd Sheldia. Aktualisht Radio Kontakt një vend të veçantë i kushton emisioneve dhe rubrikave për ambientin, për të rinjtë, çështjeve së gruas dhe barazisë gjinore, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, luftimit të dukurive negative (korrupsioni, trafikimi, narkomania, prostitucioni, abuzimi i fëmijëve etj.), ndërsa si programe speciale përfshihen çështjet fetare, nga të cilat përftohet elementi edukativ dhe orientues drejt vlerave të shoqërisë. Me kredon “Radio KontaktKënaqësia e ditës suaj!” stafi përgatit një sërë emisionesh në orë të caktuara gjatë ditës, si “Kontakti i mëngjesit” (Urim Tusku e Reald Keta), nga e hëna në të premte, ora 7.00-9.00; “E bukura Shqipëri” (Shpresa Ukcamaj), të shtunë e të dielë, ora 10.00-11.00; “Udhëtim”(Elida Rustemi), çdo të martë, të enjte e të dielë, ora 14.00-15.00; “Info plus” (Esmeralda Dodaj), çdo të hënë, të mërkurë e të shtunë, ora 19.0020.00; “Zërat e natës” (Marsela Banaj e Renato Hysenllari), çdo të hënë, të mërkurë e të shtunë, ora 21.00- 24.00; “Kontakt Letrar” (Jolanda Lila, që është aktualisht drejtoreshë e radios), çdo të martë, ora 20.00-21.00 etj. Redaksia e radios punonte në një terren të gatshëm gazetaresk, në ambjentet e agjencisë së parë të pavarur të lajmeve, me të njëjtin emër. Themeluesi i Agjencisë Enter dhe Radio Enter, gazetari Mero Baze, kishte një eksperiencë të dyfishtë: më herët kishte punuar disa vjet si korrespondent në Tiranë për programin shqip
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
213
të Zërit të Amerikës, si dhe drejtor i departamentit të lajmeve në ATSH. Më 5 prill të vitit 1997 ai themeloi Agjencinë e Lajmeve Enter dhe pas 7 muajsh krijoi Radio Enter, që në fakt ishte “zëri” i agjencisë. Në studion e radios punonin një staf gazetarësh dhe redaktorësh me përvojën e lajmit, si Alban Bala, Lindita Karadaku, Gjergj Koja, Gerti Selenica etj. Që në fillimet e veta radio transmetonte buletine të shkurtëra informative 5 minutëshe çdo gjysëm ore, të cilët freskoheshin vazhdimisht gjatë ditës deri në mbrëmje. Ishte stacioni që i kushtonte rëndësi mbulimit të ngjarjeve direkt nga terreni. E afërt me qëndrimet e opozitës së kohës, Radio Enter kishte herë pas here dhe probleme me autoritetet, siç ndodhi pas ngjarjeve të dhunshme në mes të shtatorit të vitit 1998. Shkak për mbylljen e sinjalit ishte vendimi i themeluesit Mero Baze për t’u fokusuar në hapjen e një gazete, që do të quhej Tema Javore, (vijon aktualisht të botohet çdo ditë si Tema). Aparaturat e Radios Enter u transferuan për në Mitrovicë, duke u vënë në shërbim të një radioje private në qytetin kosovar. Një radio që hyri në treg me ambicie revolucionare në teknologji dhe në përmbajtjen e programeve. Një format ritmik që afroi që në javët e para rininë, më pas dhe grup mosha të tjera. Filloi në ditën e Shën Valentinit, për të mbetur pjesë e kësaj dite që magjeps të dashuruarit e çdo gjenerate. “Transmetimet eksperimentale nisën që në janar të vitit 1998, ku transmetohej vetëm muzikë. Edhe transmetuesi i parë që mbulonte Tiranën dhe rrethinat e saj, u vendos pikërisht këtë muaj. Më pas, 14 shkurti ishte
214
Arben MUKA
dita kur nisi transmetimi zyrtar dhe atë ditë, prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi te dëgjuesi numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e Top Albania Radios nuk kanë pushuar asnjë çast, për tu bërë pjesë të gjithë nga pak e Radios me ngjyra në Shqipëri”188) – kujton Dritan Hoxha, themelues dhe ish president i Top Media-s, ku përfshihet dhe TAR-i. Në mikrofon u afruan më pas Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Xhoi, Rudina Meneri, Ledion Liço, Eno Popi, Denada Dajlani, Jonida Aliçkolli, Amantia Bekteshi, Olti Curri etj. Në një hark kohor shumë të vogël, Top Albania Radio, u bë stacioni më i dëgjuar në kryeqytet dhe më pas në rrethet kryesore të vendit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, etj., kjo falë instalimit të 18 transmetuesve në pika të ndryshme dominuese. “TAR aplikoi për herë të parë dhe transmetimin me program kompjuterik, siç ishte “Etere-Player, “Tashmë ka kaluar në sistemin më të sofistikuar të transmetimit qendror me DJ PRO, duke shtuar se Top Albania Radio që në ‘99-ën ishte e para radio që nisi të blinte muzikë me të drejta transmetimi. Ndërkohë që nuk bëhet fjalë për diferencë kohore qoftë dhe në orë të hedhjes në transmetim të më të fundmeve hiteve, por që pastaj përcaktohet artistikisht se cila prej tyre do të ngrihet në statusin e hitit me preferencë masive.” 189) Struktura programore me emisione kryesisht muzikore u pasurua dhe me buletinet e lajmeve në çdo orë të plotë dhe më pas duke përgatitur emisione të plota informative. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë gazetarja Zamira Koleci, e ardhur nga studiot e Radio Tiranës, e cila organizoi dhe 188. Hektor Pustina, drejtor i TAR, “Top Albania Radio, fati dhe sfida e një radioje me ngjyra...”, www.topalbaniaradio.com/15vjet.php -14 shkurt 2012. 189. po aty
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
215
konsolidoi dhomën e lajmeve te TAR. Ndër vite në këtë redaksi kanë punuar ose vijojnë të punojnë: Robert Prifti, Alma Sula, Mimoza Picari, Suela Musta, Dori Lato, Pranvera Skana, Denis Dyrnjaja, Enela Lamnica, Arjola Banaj, Ylli Cufi etj., ndërkohë që gazetari Edmond Laçi është prej vitesh drejtor i departamentit të informacionit. Ndër emisionet e para kanë qenë dhe “Një këngë për ty” e “Disco Lancio” të cilat ruajnë ende pozita dominuese në audiencë. Emision tjetër argëtues ka qenë dhe “Radiomania” nga dy personazhe që më pas do të ishin të suksesshëm dhe në ekranin e Top Channel, Saimir Kodra dhe Gent Pjetri, të identifikuar në publik si “Saimiri” dhe “Doktori”. Në programacionin e TAR kanë qenë pjesë dhe “New Day”, “Wake Up”, “Live from Tirana”, “Radio Cinema”, “Road trip”, “Rikoshet”, “Mix 2 mix”, “Pro Shqip”, “Summer Dance” e “Top Dance”, “Sokol Balla live”, “Triçikël” etj. Në stafin e TAR nuk kanë munguar emra të njohur të ekranit si Adi Krasta, Aldon Lipe, Sokol Balla, aktorët e spektaklit të humrit “Portokalli”, DJ nga më të mirët, si DJ Indri, DJ Aldo, DJ Bendi e DJ Olti, ndërkohë që për menaxhimin artistik të programit dhe post-produksionin kanë punuar Bojken Lako e Fabian Asllani. Në hapat e para krijoi përshtypjen e një stacioni që u drejtohej të gjitha moshave me programet e përzgjedhjen muzikore, si një format me tipare psikologjike dhe stile të veçanta në komunikimin me dëgjuesit. Rregulli i parë profesional që u vendos që në ditën e parë për përmbajtjen e radios ishte: në fond vetëm hit-e. Nga kualiteti muzikor i muajve të parë, kush kaloi qoftë dhe për pak sekonda në valën FM 100.4Mhz, “mbeti brenda”, duke e memorizuar si një stacion të preferuar. Nën menaxhimin e Arben Bylykbashit radio ka pasur një proces konsolidimi gradual të rubrikave informative kulturore. Për shumë kohë pjesë e stafit të Club FM kanë qënë dhe dy emra të njohur, Adi Krasta dhe Sokol Balla. Deri në verën e vitit 2007, çdo të shtunë në orën 14.00 deri në 17.00 ishte emisioni “Krasta show”. Gjithashtu Sokol Balla ka drejtuar emisionin “Sokol Balla Live”. Dy emisionet kryesore aktuale të Club FM janë “Klubi i mëngjesit” dhe “Makinë me dy timonë”. Emisioni i parë 3 orësh është në mëngjes, 07.00-10.00, një kolazh me info kulturore, kuice, humor, lidhje telefonike për të verifikuar trafikun
216
Arben MUKA
rrugor në pika të ndryshme të kryeqytetit, lojra me shpërblim etj. Gazetari Blendi Salaj, ka zgjedhur një ekip shoqërues që krijon atmosferë variabël me rubrika që ndiqen me interes nga ndjekësit. “Klubi i Mëngjesit” është format radioteleviziv, që emetohet njëkohësisht në Club FM Radio dhe Club TV, ku drejtuesi Blendi Salaj dhe ekipi Jeridaj Sakaj, Altin Sulaj, Olta Reka dhe Lorin Terezi, përpiqen që të përmbushin shijet dhe atyre që i shikojnë dhe atyre që i dëgjojnë. Nga ora 15.00 deri në 18.00 është formati tjetër radioteleviziv ”Makinë me dy timonë”, ku protagonistë janë dyshja Enkel Demi dhe Eduard Oga, të cilët gjithë adrenalinë përpiqen të gjallërojnë ndjekësit e tyre në plogështinë e pasdites. Në një “hidh e prit” me humor dhe satirë, dy moderatorët trajtojnë aktualitetin në një bashkëbisedim me batuta duke krijuar atmosferë interesante. Demi dhe Oga jo rrallë ftojnë në studio personazhe të kulturës dhe artit, të politikës, apo dhe të panjohur për publikun, duke diskutuar në stilin e tyre tema nga zhvillimet e ditës. Emisione të tjera drejtohen nga DJ Arsi (“Selected music”, “Club party”), Orgesa Zaimi (Party music box), Elsa Ymeri (“Club request” dhe “The selector”), Xhevdet Spahiu (Flash informativ) etj. Filloi si plotësim i një dëshire të hershme të biznesmenit Koço Kokëdhima, si një nga njësitë mediatike në pronësi të tij. Ndër emisionet kryesore të radios kanë qenë “Punë të mbarë me Edi Ramën!”, ku ish kryetari i Bashkisë së Tiranës komunikonte për 60 minuta me qytetarët nëpërmjet telefonit; “Shqiptaromania” me muzikë shqiptare; “Klithma e lepurit”, një
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
217
program aktualiteti, info nga show biz-i, të ftuar në studio nga bota e artit, moda dhe mënyra e të jetuarit; emisionet muzikore “Jukebox”, “Latina club”, “Sound revolution”, “Technospace”, “Buddha spirit” dhe “Muzikë gold”; “Thashetheme VIP”, me më të fundit mbi personazhe e protagonistë të njohur shqiptarë e të huaj dhe “Gol në Radion +2”, një panoramë e plotë radiofonike e ndeshjeve të futbollit, drejtuar për rreth 3 vite nga gazetari sportiv me shumë eksperiencë, Ahmet Shqarri. Në stafin e Radios +2 në vite kanë punuar dhe punojnë Besa Kokëdhima, Ornela Miçi, Nertila Spiri, Klara Dervishi, Anila Jole, Zilie Feçi, Ermir Hoxha, Denion Ndrenika, Ejona Kulla, Harbi Aliaj, Ilir Kondakçi. Rezarta Reçi, Rela Bozo, Erida Gjermeni, Xhoalma Beja, Drini Zeqo, Migena Shehaj, Mimoza Allaraj, Olti Curri, Bora Kokëdhima, Adela Danaj, Amantia Bekteshi, Etelina Nikolla, Ervin Hoxha, Erion Ekmekçiu, Klodian Hysa, Elton Koçi, Sokol Mëniku, Herbi Minga, Gerion Bozo, Andi Dhoska e Gëzim Osma. Radio +2 ka qenë organizatori i Festivalit Mbarëkombëtar të muzikës moderne shqiptare, “Mikrofoni i Artë”, prej vitit 2002, me qëllim kryesor promovimin dhe zbulimin e artistëve të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Në fillim quhej VOT, Voice of Tirana, dhe ishte e lokalizuar në ambjentet e Bashkisë së Kryeqytetit. Transmetonte në FM 107.9Mhz dhe përmbajtja kryesore ishte muzikë në anglisht dhe në shqip, krijimet më të mira në vite, si dhe ato që sapo hidheshin në treg. Më pas stacioni u quajt Calvin, emër që e mbajti deri sa u ndërpre sinjali përfundimisht. Frekuenca ku transmetonte Radio Calvin ishte 103.5 Mhz. Një prej themeluesve ishte Arjan Llalla, i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në staf kanë punuar Ola, Odeta dhe Elma. Programet kishin karakter argëtues dhe shoqërues për fondin muzikor, lajme dhe gossip për këngëtarët vendas dhe të huaj, (shpesh ajo thirrej dhe si “radio tabloid”), telefonata nga dëgjuesit dhe humor. Kënga hit e ditës përsëritej çdo 15 minuta dhe impakti ndjehej në bar-et dhe lokalet e kryeqytetit, të cilat ritransmetonin të njëjtën këngë për ambjentet e tyre. Radio Clavin doli nga tregu për shkak të mos rinovimit të licencës, por emri i saj mbeti në kujtesën e adhuruesve për shkak të ekzistencës së një lokali shumë të frekuentuar me të njëjtin emër në qytetin e Tiranës.
218
Arben MUKA
Në rreth 5 vite në transmetim synoi të ishte në shërbim të kavajasve, duke trajtuar problemet e tyre duke informuar me përgjegjësi, duke ju ofruar kënaqësi dhe relaks me programet argëtuese, të cilat në çdo rast kishin në taban traditën e krahinës. Në edicionet e lajmeve apo në rubrikat e debateve në studio, në qendër ishin ngjarjet që ndodhnin në qytet dhe komuna, lajme nga kronika e zezë, veprimtari të pushtetit lokal, prezantim i të dhënave social ekonomike, papunësia, të pastrehët, kontigjenti i fëmijëve që braktisnin shkollën etj. Pjesë e stafit ishin A. Shima, F. Ferizaj, F. Efica, S. Shala, e cila drejtonte emisionet muzikore për të rinjtë, S. Xhakalliu prezantues dhe DJ, Mandi si DJ, E. Kondakçiu, drejtuese për emisionet që trajtonin probleme sociale, F. Gjepali dhe A. Gjoci, dy drejtuesit e emisionit të natës etj. Një nga programet më të ndjekura të Radios Fantazi ishte biseda me ekspertin e njohur të pensioneve dhe sigurimeve, dr. Fadil Kepi. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai bazohej në interesimin e dëgjuesve për problemet e tyre personale apo të familjes. Nisi nga transmetimi në kohën kur gazeta e përjavshme me të njëjtin titull ishte në kulmin e saj. Pronari Artan Kristo, një gazetar i njohur në median e shkruar që para viteve `90, tentoi ta zgjeronte aktivitetin, duke e ngritur radiostacionin po në të njëjtën vilë dykatëshe private, në rrugën e Dibrës, ku ishte dhe redaksia e gazetës. Në raportin muzikë dhe pjesë e folur Radio Intervista ishte e ndryshme nga të tjerat, pasi programi bazohej kryesisht në emisione, konkurse e biseda me dëgjuesit dhe muzika ishte thjesht për ilustrim a pauza. Radio Intervista ishte zbulimi i talentit dhe aftësisë për gazetarë të spikatur të radios e televizionit më vonë. Kjo ndodhi me Arbana Osmanin, Rudina Mënerin, Albert Dumanin, Ola Brukën etj. Ishte një nga radiot e pakta që institucionalizoi marrëdhëniet dëgjues-redaksi, duke formuar një shoqatë të dëgjuesve, aktive në organizimin e veprimtarive të përbashkëta, eskursione jashtë Tiranës, festime të ditëlindjeve dhe rasteve të tjera të gëzimit mes anëtarëve të vet.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
219
Një stacion i dedikuar besimit fetar me qёllimin qё tё jetё njё dritare kulturore nё pёrhapjen e vlerave njerёzore, mirёsjelljes dhe dashurisё pёr njeri-tjetrin. Emisionet e para tё Alfa & Omega ishin vetёm muzikё dhe kuriozitete, por mё pas nё partneritet me Kishёn Ungjillore filluan programe tё ndryshme sociale, pёr fёmijёt, pёr historinё, sportin, ndёrkohё qё aktualisht ka njё program kulturor nё mesditё kushtuar kinemasё, artit kulinar, kuriozitete plus muzikё tё zgjedhur. Alfa & Omega ka bashkёpunuar pёr rreth 7 vite me Transworld Radio pёr Europёn, njё distributor programesh radiofonike tё besimit tё krishterё, ku lёnda qё vinte ishte e gjitha nё gjuhёn shqipe. Ajo ka partneritet me Radion Logos nё Pogradec. Si radio rajonale Alfa & Omega dёgjohet nё prefekturёn e Tiranёs, Durrёsit dhe Fierit. Nuk transmeton reklama biznesi, pasi aktiviteti i saj ёshtё pa qёllim fitimi, duke u mbёshtetur nga kontributet e veprimtarёve, ose nga donacione tё ndryshme. Administrator i Radios Alfa & Omega ёshtё Alban Nexhipi, qё njёkohёsisht drejton dhe emisione, kurse si bashkёpunёtorё nё transmetime janё: Majlinda Roko, Enver Berisha, Ilir Çiço dhe Lefter Roko Konsiderohet si stacioni i nostalgjisë së tingujve. Fondi muzikor i saj përbën një arkiv shumë të pasur të rrymave rock, pop, soul & blues, me të gjitha hit-et e grupeve dhe kantautorëve më të mëdhenj ndër vite. Për krijimin e këtij fondi është shpenzuar energji disavjeçare nga ana e stafit. Top Gold nuk ka një ndarje të veçantë, veç faktit se këngët dhe meloditë janë çmuar dhe afirmuar më parë. Qëllimi i themeluesve të radios është të kënaqë gustot e dëgjuesve të saj, duke i servirur një muzikë të selektuar deri në detaj.
220
Arben MUKA
Disa nga emisionet më të ndjekura: “Made in Italy”, “Sanremo”, “Festivalbar”, “Gold romance”, “The next door” etj. Ndër vite në stafin e Top Gold kanë punuar dhe Ardian Spahija, drejtor artistik, Dritan Duraj, DJ postproduksioni, Elton Bala, DJ dhe Saimir Kosta, DJ programacioni. Themelimi i radios ishte një ide e mbështetur nga Fondacioni “Azem Hajdari”, një iniciativë e njërit prej studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit ‘90, Flamur Buçpapaj. Radio është mjaft e ndjeshme ndaj problematikës koherente në Kosovë, forcimit të institucioneve, bashkëpunimit me ndërkombëtarët, bashkёjetesës mes nacionaliteteve tё ndryshme, gjetes së të humburve nga koha e luftës etj. Në lidhje me këto tema në studion e Radios Nacional kanë qenë gjithmonë prezentë personalitete politike dhe të jetës publike nga Shqipëria e Kosova, historianë e studiues, analistë e gazetarë. Nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe gjendja e emigrantëve shqiptarë në Greqi e Itali, apo në vende të tjera pritëse në Europë e SHBA. Radio Nacional qysh në çastet e para të fillimit të punës dhe në vazhdim ofron përzgjedhje profesionale të muzikës shqiptare, popullore dhe të lehtë, por dhe krijimet alternative në rryma e stile të ndryshme nga autorët më të rinj. Redaksia i kushton vëmendje dhe festave e ceremonive nga komunitetet fetare, duke propaganduar tolerancën dhe bashkëpunimin mes besimeve të ndryshme, në një vend multifetar siç është Shqipëria.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
221
Ka pasur në fillimet e veta si objektiv të bëhej radio e kryeqytetit. Gazetari i parë që punoi në studion e saj ishte Arian Çani, që në të njëjtën kohë ishte dhe kryeredaktor i të përditshmes Gazeta Shqiptare, pjesё e kompanisё mediatike ku përfshihej dhe radio. Ai drejtonte një emision me telefonata të dëgjuesve si dhe të politikanëve, apo personaliteteve të jetës publike. Duke shfrytëzuar rrjetin e korrespondentëve të Gazeta Shqiptare, RASH-i kishte edicione të shkurtëra lajmesh, por dhe emisione kryesore informative, të cilat përmbanin raportime nga terreni, kronika problemore e ballafaquese, intervista, vox – pop-e, deklarata, materiale nga fusha e politikës, sociale e ekonomike, sportive, kulturore etj. Një nga emisionet e veçanta ka qenë “RASH nëpër lagje”. Gazetari Edvin Paruca, që më pas u mbështet dhe nga dy kolegë të tjerë, Rezarta Delisula e Ilir Mati, e shpërngulën studion në ambjente të ndryshme të komunitetit në kryeqytet. Bashkëpunime në programet e RASHit kanë pasur dhe Kozeta Kurti, Majlinda Çullhai, Adi Gjordeni, Anila Jole (ka drejtuar për një vit radion), Dorian Hotova, Isida Gjata, Agim Xheka, Arben Hasanaj, Gerti Shella, Elona Spahiu etj. U themelua si një stacion mbarëshqiptar, që përmes shërbimit satelitor dëgjohej jo vetëm në territoret ku banojnë e jetojnë shqiptarët në rajon, por dhe në të gjithë botën. Përveç Shqipërisë, ajo depërtoi shumë shpejt dhe në tregun konkurues të Kosovës dhe Maqedonisë, si një stacion i veçantë, ku janë promovuar krijimet muzikore shqiptare. Këngëtarë dhe krijues të tjerë kanë qenë prezentë si të ftuar specialë në studion e Radios Alsat, ku kanë treguar mbi krijimtarinë më të fundit të tyre, për bashkëpunimet, për planet e aktiviteteve dhe prodhimeve të reja muzikore etj. Emisionet me të ftuarit janë ilustruar me këngët dhe interpretimet më të mira të tyre duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese tek dëgjuesi.
222
Arben MUKA
Në stafin e radios kanë punuar dhe Anila Logu, Luan Shtëpani, Ajkuna Begeja, Jenla Godole, Erion Dragoni etj. Drejtori i Radio Alsat ka qenë gazetari dhe redaktori Arqile Ndini, një emër i njohur nga aktiviteti rreth 35 vjeçar në studiot e Radio Tiranës dhe Radio Stinët. Aktualisht Radio Alsat, në kuadër të ndryshimeve menaxheriale dhe pronësore, ka ndërruar emrin në Radio AS dhe është në proces strukturimi të programeve. Themeluesi i radios Bledi Kacorri e pagëzoi me emrin e radios partnere nё Itali, Rock Roma. Ideja ishte pёr njё radio jo komeciale dhe pёr tё sjellё nё Shqipёri njё format tё ndryshёm nё FM. Nga ky partneritet u sigurua dhe fondi muzikor. Mё pas u fillua me programe dhe edicione infromative me njё staf ku angazhoheshin Genti Ballaqeni, Genti Xhani, Bledi Kacorri, Omega, Dionis Gjura. Ola dhe Blendi Saljani. Radio Rock dёgjohej nё Tiranё, Durrёs dhe Krujё. Çdo mёngjes programin miks me informacione dhe muzikё e drejtonte Ola, ora 07.00-08.30. Ndёr programet mё tё ndjekur ishte ai me kёrkesat e dёgjuesve tё apasionuar ndaj muzikёs rock, nga ora 14.00 deri nё 17.00. Kurse çdo mbrёmje Bledi dhe Omega ishin nё mikrofon pёr emisionin “Tribal”, pёr tё cilin kishte shumё telefonata dhe sms nga dёgjuesit e rregullt. Nё fund tё muajit gusht 2009 stacioni u mbyll pёr vёshtirёsi financiare.
7
Është një stacion fetar, ku në programe i është dhënë dhe vazhdohet ti jepet rëndësi e veçantë mirëqenies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi. Është quajtur Radio 7, sepse simbolika biblike e numrit “është dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore”. Nëpërmjet
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
223
transmetimeve të saj radio kërkon ti japë dëgjuesve pushim dhe paqe, pavarësisht sesa e zhurmshme është dita në qytetin e tyre. Disa nga programet aktuale të Radio 7 janë: “Zgjohu pozitiv!”, një program i përditshëm me Besin dhe Edlirën; “Fjalët e shpresës” me mesazhe praktike e ungjillizimi për jetën e përditshme; “Shijoje jetën çdo ditë” me Joyce Meyer; “Krash” , nga e hëna në të premte me këngët më të reja në muzikën e krishterë bashkëkohore; “Çelësi im”, program këshillimi që trajton tema të ndryshme si dhe intervista e dëshmi personale; “Friends” një program argëtues nga Luçiana Sharra, “Rruga”, një program dygjuhësh në formatin anglisht-shqip që përcjell mesazhin e Ungjillit me dr. Michael Youssef; “Shtëpia e Perlës, një program interaktiv për fëmijët: “Përmes Biblës”, një studim varg për varg i Biblës nga Dr. J. Vernon Mc Gee; “Meditim”; “Spotlight”, program radiofonik që ka në qendër të vëmendjes mësimin e anglishtes; “Prekja e Zotit” me Dr. Charles Stanley ; “Shpresë për ty”, një program për gra dhe vajza me këshilla praktike dhe inkurajime, në gjuhën rome etj. Mjedisi i një klubi jazz-i në qëndër të Tiranës dukej gjithmonë e më i ngushtë nga adhuruesit dhe fansat që shtoheshin dita-ditës. Kjo ka qënë një nga arësyet që dy themeluesit e klubit, Neritan Hazizaj dhe Besnik Goxhaj, vendosën të hapnin një radio që do të kishte në fokus po muzikën jazz. Ata ishin adhurues të legjendës John Lee Hooker, i cili veç klubit të tij Boom Boom Room në San Françisko, kishte kompozuar këngën e njohur “Boom Boom Boom”. Boom Boom Radio në Tiranë pavarësisht se ishte një radio jazz, paraditeve transmetonte dhe rryma të tjera muzikore, por gjithmonë në bazë të një seleksionimi që bëhej në mënyrë rigoroze, për të ruajtur imazhin dhe sqimën e stacionit.
224
Arben MUKA
Aktualisht në stafin e Boom Boom Radio punojnë: Adela Mansaku, Briz Musaraj, Ilir Kazaferi, Mirjeta Gjika, Reinold Bakalli, Çlirim Hallaci dhe Sokol Mëniku. Ndër vite në këtë radio kanë punuar dhe Besnik Goxhaj, Burbuqe Xhuvani, Adi Gjordeni, Elton Demiri, Ejona Kulla, Lorenc Filaj, Borana Lushaj, Laura Hanku, Aleksandër Ikonomi, Inida Gjata, Eva Idrizllari, Mirela Milori (ish drejtoreshë e radios), Vasjan Lami (ish drejtor i radios), Adi Sipri, Florenca Nani, Ledio Orozi, Ida Xoxa, Blerta Kambo, Olesja Lami, Iva Strati, Alfred Trebicka, Violeta Banushi, Armand Xhuli etj. Pronar i stacionit është Neritan Hazizaj. Boom Boom Radio ka qenë promotor por dhe bashkëpunues në disa festivale të muzikës jazz si “Shkodra Jazz Fest”, “Tirana Jazz Fest”, “Balkan Jazz Fest”, koncertet e muzikantëve Sokol Sejdo, Brikel Guga, etj. Ishte instaluar në ambjentet e një kolegji arsimor privat, që kishte fëmijë dhe të rinj në sistemin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Valët e Radios Kristal ndiqeshin edhe nga të rinj e të reja, nxënës e studentë, nga shkolla të tjera të kryeqytetit. Ajo pati favorin se ishte vijuese e frekuencёs ku kishte emetuar Radio Intervista, e njohur deri atëhere për publikun u kryeqytetit. Dy protagonistët kryesore të Radios Kristal ishin Alma Dema dhe Elton Kristo. Alma merrej me ndërtimin strukturor të programit të radios, me drejtuesit e çdo emisioni a rubrike të veçantë, me redaktimin e teksteve e skenarëve, si dhe me respektimin e skaletës ditore të transmetimit, kurse Eltoni mbulonte problemet teknike dhe ato të transmetimit, prodhimin e xhinglave, spoteve identifikuese të radios etj. Për disa muaj në rolin e drejtueses së redaksisë ishte Violeta Gjoka, e cila përgatiste dhe emisonin e përrallave.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
225
Themeluesi i radios, Gazmir Mango, me eksperiencë në disa stacione greke, synoi një orientim nga rock-u klasik, një repertor nga vitet ’50 deri në ’80, por pa lënë dhe rryma të tjera muzikore. Drejtuesi i parë i New Planet ishte maestro Zhani Ciko, ndërkohë që programe të pëlqyera ishin “Pentagrami italo – latin”, “Fundjava” dhe “On air”, një dialog me dëgjuesit dhe plotësim i menjëhershëm i dëshirave të tyre muzikore. Në një stad të mëvonshëm u konsoliduan dhe programe të tjera, përfshi dhe edicionet informative, si dhe një buletin lajmesh në gjuhën angleze. Radio New Planet aplikoi për një periudhë kohe formulën argëtuese “Magic bus”, autobuzi magjik, ku çdo të dielë në mëngjes, një autobuz nisej nga Universiteti i Arteve në Tiranë, i cili ishte në dispozicion të dëgjuesve. Aty për aty vendosej destinacioni i eskursionit, një distancë e mjaftueshme për t’u kthyer në mbrëmje. Ishte një aktivitet i këndshëm, një variacion për cilindo që bëhej pjesë e itinerareve të “Magic bus”. Në stafin e Radios New Planet kanë punuar Irma, Gjergji, Elona, Gledi, ndërkohë që në rolin e menaxherit ka qënë Zani Çela. Programet e javëve të para ishin disi spontane, duke ju ofruar dëgjuesve kavajas, kryesisht muzikë të huaj, kuriozitete nga fusha e artit, sportit etj. Më të dëgjuara ishin “Mirëmëngjes Kavajë!”, “Vetëm futboll”, “Kuic në Magic Radio”, “Plotësimi i kërkesave me muzikë popullore”, “Gold collection” dhe “Perlat shqiptare”. Radio Magic bëri traditë mbulimin direkt të ndeshjeve të ekipit të futbollit të Kavajës, shoqëruar me komente e informacione të shumta. Gjithashtu në valët e saj transmetoheshin dhe aktivite artistike, zhvilluar në ambjente të
226
Arben MUKA
hapura në qytetin e Kavajës, me pjesmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve nga krahina të ndryshme të vendit. Stafi në vite: Flutra, Erjoni, Merita, Antjana, Klara, DJ Jimmy, DJ Adi, DJ Veo, DJ Endri dhe Kujtim Hasani (themelues dhe administrator). Rrezja e sinjalit përveç qytetit të Kavajës, shtrihej dhe në komunat përreth, në Golem dhe në qytetin e Rrogozhinës. Është pjesë e një rrjeti radiosh me të njëjtin emër në më shumë se 50 vende të botës. Programet e para të Radio Marisë shqiptare u dëgjuan nga Shkodra, ku prezent ishte dhe Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Ishte planifikuar që radio të emetonte si fillim 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite. Por nga fluksi i jashtëzakonshëm i telefonatave dhe mesazheve që mbërritën në redaksi, u vendos brenda tri ditëve të para që transmetimi të vazhdonte nonstop, 24 orë. Më 1 gusht të vitit 2005 u hap dhe studio e Tiranës, ku është dhe qëndra zyrtare e Shoqatës Radio Maria. Radio ka pasur dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërtimin shpirtëror të bashkësisë, duke vlerësuar veçanërisht familjen. U drejtohet fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe të gjithë atyre personave që janë të pamundur, të moshuarve, të sëmurëve, të braktisurve, njerëzve që janë shpirtërisht të plagosur sepse ndjehen të refuzuar prej të gjithëve etj. Programet më të pëlqyeshme për dëgjuesit janë trajtimet e temave biblike, të cilat shndrisin pyetjet themelore, të cilat gjithësecili i ka në vetvete e shumë herë nuk është i vetëdijshëm për to. Shumë të ndjekura janë edhe programet që trajtojnë problemet familjare, të të rinjve, problemin e drogës, alkoolit, të edukimit seksual etj. Në staf janë Don Prenkë Lazraj, drejtor, Orselina Paluca, Jolanda Trumza dhe shumë bashkëpunëtorë vullnetarë.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
227
Në fillim të qershorit të vitit 1986 Radio Tirana nisi transmetimin e një programi të dytë, i cili ishte kryesisht argëtues, me muzikë, lajme të shkurtëra, radioreportazhe, emisione kulturore etj. Një nga emisionet e para ishte “Për ju pushues”, një emision variete gjatë sezonit të verës. Në tetor të vitit 2003, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së vendosi që ky program alternativ të funksiononte si një departament më vete, si një sinjal radiofonik 24 orë, nga 5 orë që ishte më parë, madje duke bërë dhe ndyshimin e emërtimit, nga Programi 2 i Radio Tiranës në Radio Tirana 2. Ajo e filloi punën e saj me këtë staf: Adrian Basho drejtor departamenti, Gëzim Bardhi, Erjon Nastasi dhe Ermal Husha si DJ, Neritana Kraja, Flora Xhamani, Mimoza, Allaraj, Marsejda Braho dhe Vojsava Lena, Kreshnik Hajdari, Admir Qose dhe Vladimir Thano. Sprova më e madhe e Radios Tirana 2 për krijimin e hapësirave të saj të audiencës ishte varieteja radiofonike “Pa gjumë”, një emision maratonë, që niste në orën 20.00 të së shtunës dhe mbyllej në mëngjesin tjetër në orën 07.00. Gjatë 11 orëve kishte rubrika dhe nënrubrika të larmishme, që krijonin variacion dhe rritëm, meditim dhe ngacmim për ata që nuk kishin gjumë, apo që duke punuar dëgjonin Radio Tirana 2. Aktualisht emisionet kryesore janë: “Europa për Qytetarët”, realizuar nga gazetari Vladimir Thano; “Ekspresi i mesditës” nga Vojsava Lena; “Vitrina” nga Neritana Kraja; “Ja ku jam!” i Armand Xhulit dhe në mbështetje të Agim Duçellarit dhe “Hit Parade” nga Amela Zhabjaku. Konsiderohet si një stacion ekskluziv për rininë, duke nisur nga muzika që ofrohet në çdo segment kohor të ditës, deri tek struktura e programacionit dhe personazhet në mikrofon. Emisionet e para të Radio NRG kanë qenë: “First Play”, drejtuar nga Elektra; “NRG Arena”, drejtuar nga dy personazhe të njohur të muzikës, A.N.D.Y DJ dhe Flori Mumajesi; “Aldo Morning Show”, i Aldon Lipes, që transmetohej direkt dhe në Televizionin Klan; “Flashback”, drejtuar nga Eni; “Energy Club”,
228
Arben MUKA
përgatitur nga A.N.D.Y. DJ për të gjithë fansat e muzikës house dhe jetës së clubeve më të famshme në të gjithë botën; What’s up!”, një program me prezantim specifik nga Julka Gramo, drejtoreshë e radios, me rubrika interesante mbi modën, muzikën, marrëdhëniet në çift, kinema, teknologji, letërsi, high-tech, kuzhinë, astro etj; “Gossips”, një program që transmetohej çdo të dielë, nën drejtimin e Kozeta Kurtit; “NRG Playlist”, nga ora 15.00 deri në 16.30, program që drejtohej nga Ardit Roshi me protagonistë personazhe të njohur të spektaklit, sportit, modës, si dhe me pak fat dhe politikanët shqiptarë; “Fiu Fiuuu”, një program pa rregulla e pa korniza; “E indinjuara”, çdo të shtunë nga ora 17.00 deri në orën 18.00, një emision që drejtohej nga Kozeta Kurti, e cila kishte vendosur të mos heshtëte, por “të shpërthente” ndaj gjithçkaje që e shqetësonte, sidomos ndaj nonsenseve “made in Albania” etj. Ishte strukturё mbёshtetёse e shoqёrisё me tё njёjtin emёr qё prodhonte dhe shpёrndante albume muzikore, nё formatin kasetё, cd e dvd. Dy bashkёthemeluesit e Radios EuroStar, Spartak Pecani dhe Agim Haliti, synuan qё krahas promocionit muzikor tё kishin dhe emisione informative dhe argёtuese. Gazetari Ermir Hoxha ishte pёrgjegjёs pёr edicionet e lajmeve shkurt dhe dy programet informative tё orёs 15.00 dhe 19.00. Tё ndjekura ishin dy emisionet humoristiko-saterike, njёri nё mёngjes, 07.00 - 09.00, qё drejtohej nga aktorёt e Teatrit Kombёtar Mehdi Malkaj dhe Naun Shundi dhe tjetri, 13.00 - 15.00, ku nё mikrofon ishin aktorёt Armand Xhuli dhe Suela Konjari. Emisioni i mёngjesit ishte me skenar tё Vangjel Kozmait dhe kishte si lёndё tё parё pёrmbajtjen e gazetave tё ditёs, tё cilat nё studio dy aktorёt Malkaj dhe Shundi i lexonin me “piper” dhe “bishta”, duke krijuar njё atmosferё “qesh e ngjesh”, njё vёshtrim tjetёr i realitetit politik, social, kulturor, ekonomik etj. Emisioni i Xhulit dhe Konjarit, ishte njё format interaktiv, qё e bёnte dёgjuesin protagonist nё transmetim, pasi nga dy moderatorёt kёrkohej rrёfimi i njё barcolete apo historie jetёsore gazmore, nga ata tё cilёt merrnin direkt nё telefon. Nga fundi i vitit 2009 EuroStar ka
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
229
ndryshuar pronёsinё dhe menaxhohet nga njё kompani e njohur nё sektorin e pёrpunimit tё drurit, duke pasur si bazё kryesisht transmetimin e fondit muzikor. Më parë është quajtur si AMC Love Radio sepse ishte në partneritet të ngushtë me kompaninë celulare AMC. Fillimisht u mendua se do të tërhiqte në valët e saj moshën e pjekur, ose mbi 25 vjeçarët, por më pas duke përzgjedhur për fansat muzikën slow dhe këngët e dashurisë, tentoi të afrojë në mënyrë të veçantë të rinjtë dhe adoleshentët. Në mikrofonin e saj ka folur një nga personazhet e spikatur të muzikës ballkanike, Goran Bregoviç, i cili dhuroi dhe qindra autografë e buzëqeshje për fansat që e pritën jashtë studios së radios. Po kështu dhe këngëtarja greke Anna Visi. “T’i këndosh ndjenjës, dashurisë, njërës prej forcave më të mëdha njerëzore, është një gjest fisnik, por e tillë është edhe përcjellja e saj tek dëgjuesit. Kjo është shprehja më e fortë e dashurisë së njeriut”, u shpreh mes të tjerave ajo gjatë bisedës së drejtpërdrejtë që zhvilloi në studio. Miq të radios kanë qenë dhe kantautori dhe prezentatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, prezentatorja Alketa Vejsiu, sportistja Klodiana Shala etj. Stacion i mirëfilltë muzikor me repertor tërësisht në gjuhën shqipe, pavarësisht se ka transmetuar edhe këngë ose melodi që megjithëse iu është vënë stampa “made in Albania”, origjina e tyre është nga diku tjetër, nga vendet fqinjë ose më larg. Edhe informacioni në valët e radios, ka qenë dhe mbetet vetëm në funksion të muzikës, krijuesve, këngëtarëve,
230
Arben MUKA
arranxhuesve, poetëve të teksteve etj. Radio është mbështetëse e produkteve muzikore të shtëpisë diskografike me të njëjtin emër. Njё nga emisionet qё vijoi pёr disa vjet ka qenё “Një kafe me Marinelën”, përgatitur nga Marinela Bundo me kuice, kuriozitete, informacione, bashkëbisedim, mesazhe me sms etj. Kurse “Mbrëmja juaj në SuperStar” që prezantohej nga Ilda Mërkuri, nga ora 18.30 deri në 21.30, ndërtohej tërësisht nga kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Të ftuar në studion e SuperStar Radio: Irma Libohova, Sinan Hoxha, Rozana Radi, Valbona Mema, Irini Qirjako, Silva Gunbardhi, Gjergj Jorgaqi etj. Ditët e para ishin thjesht hapësirë muzikore, nga ora 08.00 deri në 15.00, ku në çdo një orë transmetohej një buletin lajmesh shkurt. Derisa u ndërtua struktura programore kishte dhe të papritura, siç ishte rasti kur “lajthiti” programi në kompjuterin qendror të studios: në pikun e verës, kur temperatura shënonte deri në 40 gradë, u transmetua shumë herë një spot promocional ku ftoheshin qytetarët të prenotonin në një lokal nate “festimet e krishtlindjeve dhe momentet e ndërrimit të viteve” (!?). E konsideruar si “shtëpi e artit”, radio mbajti larg informacionin dhe analizën mbi zhvillimet politike. Në stafin e radios punuan: Ajert Çeloaliaj, drejtor, Arian Çani, realizoi emisionin “Klani i Natës”, DJ Toni, i cili ka fituar çmimin si “DJ më i mirë” në një nga kompeticionet e rëndësishme në kryeqytet, Niku, Lira, Artur Selmani, që kujdesej për teknikën dhe Elona Jegeni, administratore dhe përgjegjëse marketingu. Radio e formatit muzikor 24 orë. Aktualisht baza e saj është muzika bashkëkohore shqiptare, kryesisht këngë e eventit Top Fest, një festival që prej vitesh organizohet nga Top
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
231
Channel dhe Digitalb. Si partnere e Top Fest, My Music ka ekskluzivitetin e transmetimit të këngëve dhe show-ut konkurues, ku marrin pjesë emrat më të njohur si interpretues dhe krijues, gjithashtu angazhohet dhe në procesin e audicionit për njoftimet dhe përzgjedhjen e talenteve që dëshirojnë bëhen pjesë e Top Fest. Në vitet e para të aktivitetit Radio My Music kishte repertor mesdhetar, ku veç këngëve shqiptare transmetoheshin dhe ato greke, italiane etj. Rrezja e sinjalit që mbulon është Tirana, Durrësi, Kavaja e Lushnja. Radio My Music i kushton rëndësi dhe transmetimit të programeve online dhe interaktivitetit me ndjekësit dhe talentet e muzikës nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook apo rrjeteve të tjera sociale. Stacion i profilizuar për aktivitetet sportive. Në staf janë aktivizuar në vite: Elda Kasapi, drejtuese, Amalia Dhamo, shefe e programacionit, Agron Kaja, Alborent Rama, Dritan Rama etj. Disa nga emisionet dhe rubrikat më kryesore transmetuar në valët e Radio Sport janë: “Info Sport”, 11.00 – 13.00, me lajmet dhe kuriozitetet më të fundit nga bota e sportit, ndërthurrur dhe me muzikë të zgjedhur; “Jashtë kornizave”,19.30 - 21.00, ku të ftuarit kanë qenë protagonistë të sportit shqiptar si Kreshnik Tartari, Sulejman Demollari, Ela Tase, Mehdi Bushati, Medin Zhega, Gudar Beqiraj, Klodiana Shala, Fetije Kasaj, Indrit Fortuzi, Vasil Bici, Erkan Qerimaj, Bejkush Birçe, Fidel Ylli, Alfred Ferko, Fatmir Mneri, Tritan Kokona, Aurel Pepa, Bedri Alimehmeti, Erjon Todhe, Gjergj Cicani etj; “Bllofi”, të hënën në mbrëmje me komente për ato rezultate ndeshjesh, të cilat kanë rezultuar jo sipas parashikimit të tifozëve dhe në veçanti të atyre të cilët luajnë në skedinat sportive; çdo të shtunë, 13.00 – 15.00, “Calcio mercato”, emision dedikuar transferimeve, shitjeve dhe blerjeve për ekipet shqiptare dhe ato të huaja; por dhe emisione me bazë muzikore si “Yjet e sportit në bulevard”, “Top 10”, “Blic” dhe “Të mëdhenjtë e muzikës në Radio Sport”.
232
Arben MUKA
Ndeshjet e Superligës në futboll kanë trajtim të veçantë në Radio Sport, me transmetim direkt nga njëri stadium te tjetri, si dhe me komente, parashikime dhe ekspertiza profesionale. Redaksia e radios ishte në ambjentet e gazetës së përditshme me të njëjtin emër, e cila ishte po në pronësi të biznesmenit Arjan Prodani. Në këtë aspekt Radio Sot kishte një suport të fuqishëm nga rrjeti i reporterëve që gazeta kishte në redaksinë qëndrore në Tiranë, apo bashkëpunëtorët në rrethet kryesore të vendit. Për aq kohë sa ishte në transmetim Radio Sot u fokusua më shumë te temat sociale. Çdo mbrëmje nga drejtuesi i programit propozohej një temë, për të cilën dëgjuesit jepnin mendimin e tyre nëpërmjet telefonit. Kurse gjatë fundjavës programi ishte më i pasuruar me elementë argëtues e zbavitës, ku spikaste emisioni “Sot s’ka gjumë!”, nga ora 23.00 deri në orën 03.00 të mëngjesit të nesërm. Pas emisionit informativ të mëngjesit transmetohej “Kuzhina sot”, një program në ndihmë të gatimit në familje, ku prezantoheshin receta gjithëfarëlloj. Në orën 17.00 transmetohej intervista e ditës, ku i ftuar ishte një personazh i njohur i jetës kulturore e artistike në Shqipëri Në staf u angazhuan Vasilika Dini, si drejtuese, Griselda Bano, që përgatiste dhe drejtonte emisionin “Kuzhina sot”, Gazmend Agai, i cili drejtonte emsionin e mëngjesit, Keti Bashhysa, që për disa kohë ka qenë drejtuese e redaksisë, dy DJ-të Gëzimi dhe Luani, pa harruar dhe reporterët e bashkëpunëtorët e redaksisë së të përditshmes Sot. E ka nisur aktivitetin si Alba Karta Radio Dee-Jay, por aktualisht quhet Radio Dee-Jay, pa ndryshuar moton “Non Stop Rrythm”, duke ju drejtuar më shumë të
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
233
rinjve. Oferta është ritmike e kombinuar në house, latin house, dance, dhe r&b. Baza e fondit muzikor është krijuar kryesisht nga DJ Diamond, 42 vjeç nga Patrasi i Greqisë. Ndër eksperiencat e tij është dhe ajo e shefit të prodhimeve muzikore në Radio Club FM në Selanik për 10 vite rresht. Në miksimin e muzikës në Radio Dee-Jay angazhohet dhe DJ Eltoni, 33 vjeç, me origjinë nga Korça, i cili prej vitit 1998 njihet si ekspert në bluz dhe xhaz, si dhe ka punuar më herët në radiostacionet e kryeqytetit si Club FM, Boom Boom Radio dhe Love Radio. Protagonistë të servirjes muzikore janë dhe DJ Aldi, 24 vjeç, ekspert në rrymat house, progressive house, tech house dhe dance, si dhe kolegu i tij DJ Cool, i njohur në jetën e natës në Tiranë dhe Prishtinë prej vitit 1998 kur nisi karrierën. Nën menaxhimin e shoqatës “Visare”, radio është e orientuar nga besimi mysliman. Themeluesi dhe administratori i Radios Visare, Sulejman Rustemi, mbështetet në angazhimin e tij nga Arben Musa dhe Dashnor Karabaja, si dhe shumë bashkëpunëtorë vullnetarë. Programet e radios kanë përmbajtje edukative, në trajtim të problemeve sociale dhe ekonomike të komunitetit, por dhe diskutime kulturore, historike, shkencore etj. Radio Visare është e fokusuar në realitetin lokal, në opinionet e besimtarëve në qytetin e Kavajës, nismat dhe aktivitetet e tyre në shërbim të komunitetit. Ka dhe emisione për familjen, marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve, nxënësit dhe mësuesit, kujdesi ndaj moshës së tretë etj. Në emisionet sociale linja e telefonit është e hapur për pyetje dhe opinione nga dëgjuesit, për të nxitur bashkëbisedimin e tyre me të ftuarit në studio. Radio Visare që kur është krijuar ka vendosur kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me stacione partnere shqipfolёse nё Kosovё, Maqedoni dhe Zvicёr. Konsiderohet si stacioni në ekspasion për shpërdarjen e sinjalit. Nga mbulimi vetëm i kryeqytetit në fillime, tashmë nga partneriteti me Eagle Mobile dhe Albtelekom, valët e Radio Eagle nëpërmjet disa frekuencave dëgjohen përgjatë gjithë vijës: Laç-Krujë-Durrës-Lushnjë-Fier-Vlorë-Llogara-
234
Arben MUKA
Sarandë-Delvinë. Radio Eagle transmeton në pjesën më të madhe muzikë nga zhanre të ndryshme muzikore, si një instrument për afrimin e sa më shumë dëgjuesve që e ndjekin duke udhëtuar me makinë, duke shëtitur, në shtëpi a në zyrë, nëpërmjet celularit dhe pajisjeve kompjuterike. Programet muzikore me DJ rezident si DJ Cerry dhe DJ Cool janë më të preferuarat, duke u pasuruar me të ftuar personazhe brenda ose jashtë vendit. Më shumë se 2500 fansa ndjekin versionet online të programeve, duke dërguar njëkohësisht dhe mesazhe vlerësuese dhe sugjeruese në website. Në konsolidimin e programit dhe të instrakturës teknike dhe teknologjike kanë mbështetur Radio Eagle dhe dy inxhinierët Spiro Konduri dhe Apostol Noti dhe Neshat Tozaj për aspekte të legjislacionit dhe të drejtës së autorit. Është oferta audio e RTV Ora News. Emisionet informative, bisedat, forumet, mbulimet me lidhje të drejtëpërdrejta në studion e Televizionit Ora News ndiqen dhe nga vala e kësaj radioje. Kjo ka ndikuar në qëndrueshmërinë e audiencës, pasi një program në Televizionin Ora News gjithëkush ka mundësi ta ndjekë nëpërmjet celularit edhe kur është duke shëtitur, ose nëpërmjet aparatit marrës të makinës kur është në udhëtim. Formatet radiotelevizive “Mirëngjes Ekspres”, realizuar nga Kozeta Kurti dhe “Start”, por dhe programet e tjera televizive si “Alarm”, nën drejtimin e Armir Shkurtit, “Tonight” nga Ilva Tare, “Ora Kulturore” , “Ora e intervistës”, “Ora e ekonomisë” etj., ndiqen nëpërmjet frekuencës së radios.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
235
Radio Ora News ka frekuentuesit e saj dhe për mbulimet direkte të ngjarjeve kryesore, nëpërmjet raportimeve nga terreni dhe komenteve. Shumë aktive është faqja online, e cila aktualizohet disa herë në ditë. Ka filluar nga transmetimi më 1 korrik 2009 dhe pjesë e programit ishin emisionet kryesore të Televizionit Koha, që ishte në të njëjtin administrim dhe pronësi. Në orare të caktuara gjatë ditës Radio 1 transmetonte dhe muzikë të zgjedhur të rrymave të ndryshme. Nga data 1 korrik 2013 radio ka ndërruar pronësinë dhe linjën editoriale, duke vijuar si stacion i orientuar nga besimi mysliman. Grupi për strukturimin e Radio 1 përbëhet nga Gazmend Leçini, administrator dhe drejtues i programacionit, Hysni Balla, koordinator për transmetimet, si dhe Ibrahim Ramçi. Në fazën e parë janë transmetuar edicione informative katër herë në ditë dhe ilahi, recitime tekstesh në shqip, arabisht dhe anglisht. Deri në muajin dhjetor 2013 pritet që të fillojnë emisione me tema sociale, me qëndrime dhe opinione mbi zhvillimet e aktualitetit, forume dhe debate me dëgjuesit, ndërkohë që paralelisht programet valore të Radio 1 do të transmetohen dhe në versionin online. “Ne besojmë se dashuria është ilaçi më i mirë dhe zgjidhja më e drejtë. Ne jemi ata që kemi qenë, Kiss FM. Cilësia dora vetë 105.7!” Me këtë kredo punon stafi i radios për të krijuar një hapësirë informative, argëtimi dhe reklamimi për bizneset dhe institutcionet e interesuara. Disa nga programet kryesore të Kiss FM janë: “Mir’Men’Kiss”, nga e hëna në të premte, 07.00-10.00 (të shtunën është 09.00-12.00 dhe titullohet “Mir’Men’Kiss Weekend”), realizuar nga Adela Kokonozi; “Korsia 105”, 15.00-19.00, prezantuar nga e hëna deri të mëkurën nga Gresilda Laraku dhe nga enjte në të shtunë, nga Anisa Bega; “105.7% Love”, të mërkurën në mbrëmje nga Adela Kokonozi; të shtunën në mbrëmje dhe të djelën në mesditë transmetohet “Clicks”, një listim i hit-ve më të klikuara dhe të shkarkuara
236
Arben MUKA
në internet, realizuar nga Gerta Heta; programet muzikore në mbrëmjet e së enjtes dhe të premtes drejtohen nga Dr. R “The 80’s night” dhe nga Andi DJ “House Beats”. Të ftuar në valët e Radios Kiss FM, në programin e mëngjesit kanë qenë: Elhaida Dani, Besart Kallaku, Redon Makashi, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Anjeza Shahini, Big Basta, Leonard Bombaj, Edmond Tupe, Arian Çani, Frederik Ndoci, Aurela Gaçe, Bujar Kapexhiu, Marsela Çibukaj etj. Kiss FM ka dhe fansa që e ndjekin programin në versionin online, të cilët janë dhe shumë aktivë në dërgimin e masazheve për stafin dhe gazetarë të veçantë, ose duke marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen në rrjetet sociale. Radio me profil informacioni dhe analize ekonomike e financiare. Për të përballuar fillimet në periudhën e testimit të transmetimeve Radio Scan ka pasur të gatshme një listë muzikore të selektuar për shije dhe preferenca të ndryshme. Fillimisht stacioni është dëgjuar vetëm në kryeqytet, por më pas është zgjeruar dhe në rrethin e Durrësit, pjesërisht në Kavajë, në Lushnjë, Fier, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë. Si pjesë e RTV Scan, shumicën e programeve i huazon nga televizioni. Ka disa edicione lajmesh shkurt gjatë ditës, ndërkohë formatet radiotelevizive “Pasdite në SCAN” dhe “Mbrëmje në SCAN” janë më të ndjekurat. Për ata që udhëtojnë me autormjete nëpëmjet RDS në ekran u shfaqen info të dobishme me natyrë ekonomike, mes tyre kursi i aktualizuar disa herë në ditë i këmbimit valutor. Themeluesi i radios Enver Mehmeti nga Vas Grup, synoi një linjë editoriale në shërbim të industrisë turistike, e gjallë, e qeshur dhe ritmike, duke evituar debatet politike
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
237
(përjashto rastet kur diskutohen projektet dhe strategjitë mbi turizmin) dhe kronikën e zezë. Nisja e transmetimeve ishte nëpërmjet përdorimit të pajisjeve dhe aparaturave digjitale, një sinjal i pastër për dëgjuesit, që gradualisht zgjeroi zonën e mbulimit në prefekturat e Tiranës dhe Durrësit, në segmentin Lushnjë-Fier-Vlorë-Sarandë, ndërsa në pjesën veriore deri në Milot. Drejtori i radios Adrian Basho, pas një eksperience disavjeçare në menaxhimin e Radio Tirana 2 afroi në redaksinë e Radio Travel një ekip gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh në funksion të emisioneve dhe rubrikave të larmishme me përmbajtje informative dhe argëtuese. Estela Ziu dhe Adelina Bileri, ulen të parat në mikrofon, për të drejtuar 3 orë “Morning Travel”, ku sygjerohet destinacioni më i mirë i sezonit; Çlirim Hallaçi dhe Entela Resuli ofrojnë në “Travel Club”, çdo ditë në orën 12.00 deri në 14.00, personazhe publikë që rrëfejnë eksperiencat në udhëtime; Arbër Laçi dhe Irgis Hysenaj moderojnë hapësirën sportive, rezultate, komente, prognoza, portrete etj. Një numër i madh rubrikash dhe kronikash regjistrohen në studion e produksionit të Radio Travel. Duke mos pasur pauza të gjata muzikore redaksia regjistron mbi 80 inserte të ndryshme 2-3 minuta, të cilat vendosen në “play list”-at gjatë ditës, çdo 10 minuta. Faqja online e radios është një pikë e fortë mbështetëse për transmetimet. Përmbajtjet rishkruhen për t’u publikuar me tekst e foto. Nisi si inciativë artistike e një këngëtareje në moshën 19 vjeçare. Greta Koçi pasi kishte arritur të bëhej e njohur në skenë dhe ekran themeloi GM Radio, që në versionin e gjatë është Greta Music Radio. Me mbulim sinjali vetëm në kryeqytet, radio nuk është vetëm transmetim ekskluziv për repertorin e motrave Greta dhe Enni Koçi, por ka strukturuar që në ditët e para disa emisione prezantuese dhe diskutimi me dëgjuesit, ndërkohë që dhe faqja online është në funksion të fansave për kërkesat, preferencat dhe sygjerimet e tyre. Emisioni më i rëndësishëm “This is Hit” drejtohej nga Adela dhe Bjordi, një çift simpatik nga reality show televiziv “Big Brother” në Top Channel,
238
Arben MUKA
të cilët ftonin në studio këngëtarët më të njohur shqiptarë nga të gjitha trevat, bisedë plus ilustrim me interpretimet e tyre më të mira. Programe të tjera në GM Radio ishin dhe “Star” dhe “Helm”, si formate me gossip dhe prapaskena për artistët brenda dhe jashtë vendit, informacion dhe komente mbi spektaklet dhe eventet më të rëndësishme. Është përfaqësuese në Shqipëri e City Radio Networks. Me kredon “Gëzoje Jetën!” ajo synon që të jetë radio e qytetit, zëri i metropolit shqiptar, zëri i qytetarëve dhe i shoqërisë civile. “Triangle Productions (Audio, Video & Graphics)” duke pasur njё gamё tё gjerё produktesh televizive, si reklama, dokumentarё, filma me metrazh tё shkurtёr etj., nisi tё pёrdorё studion e zёrit me pajisje tё avancuara dhe pёr transmetim radioje online, kryesisht “play-list”, duke e bёrё pjesё tё transmetimit tё platformёs Digitalb. Ky ishte ngacmimi pёr ekipin që të themelohej një radio e mirëfilltë me profil interaktiv me ndjekësit në versionin audio dhe video. Formati i emisioneve dhe gjallëria e faqes sё internetit kanё qenё dhe mbeten nё funksion tё kёtij qёllimi në dy vite aktivitet tё City Radio. Njё nga emisionet e para ishte “City Night”, qё u bё pas pak kohe nё formatin radioviziv, falё instalimit tё kamerave nё studio, duke ju dhёnё mundёsi ndjekёsve qё ta shikonin programin edhe me figurё nёpёrmjet internetit, ose nё ekranin e Nesёr TV. Aktualisht “City Night” jepet direkt çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, 21.00-23.30, si një radioshow, për të cilin prezantuesit në studio përsërisin vazhdimisht që “është më llafazani, argëtuesi dhe më… ‘i çmënduri’ i të gjitha radiove dhe televizioneve shqiptare!” Çdo ditë, në çdo 30 minuta, pas hapësirave publicitare dhe përgjatë gjithë natës transmetohen “Funny calls”, sitcom-i i parë dhe i vetëm radiofonik origjinal në Shqipëri, me pjesëmarrjen e aktorëve të spektaklit “Portokalli” në Top Channel.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
239
Emisione të tjera janë dhe “Greetin’g”, dedikuar legjendave të të gjitha kohërave, info dhe fakte për këngëtarët dhe grupet muzikore që i interpretojnë; Dj Sardi realizon “Lunar - Radio Edition” në formatin radio-televiziv; “Club chart”, ku DaNNy Dj, sjell pasditen e së enjtes klasifikimin e 20 hit-eve më të nxehta duke i komentuar njëkohësisht për fansat; “Night Life”, programi që orienton frekuentuesit e jetës së natës për të zgjedhur bar-in ose klubin më të përshtatshëm sipas shijeve dhe preferencave, por dhe duke përcjellë atmosferën brenda tyre; Dj Vin Veli është protagonist i “Weekend Start”, një adrenalinë para se të rinjtë të dalin për fundjavë; “Back in time”, rubrika e përditshme muzikore që sjell në çdo 30 minuta rikthimin tek hit-et, ndër vite; “City Bizz”, një hapësirë për personazhet dhe eventet e spektakleve dhe showbiz-it; City Flash jep edicione informative në 13.15, 15.15, 17.15, 19.15 dhe 21:00. Protagonistë në City Radio janë: Genc Gjineci, themeleues dhe administrator, Gent Bejko, Andi Kotri, Arbёr Bezatlliu, Ervi Kotri, Albion Kola etj. Në ditët e para të marsit 2011 në rrugët kryesore të Tiranës qindra makina të parkuara “gdhiheshin” me një fletë gjobe te xhami i përparmë. Shoferët të surprizuar dhe të inatosur e merrnin në duar, por kur lexonin tekstin kuptonin se ishte fjala për një trik të menaxherëve të Radios Vesa, që i ftonte për të ndjekur transmetimet në FM 91.7Mhz. Një ftesë që ngjiste tek drejtuesit e automjeteve, të cilët provonin në moment sintonizimin me programet e saj. Një vit pas fillimit të punës Radio Vesa ishte ndër 5 stacionet më të dëgjuara në makinë në qarkun e Tiranës. Armand Xhuli, drejtori artistik gjatë gjithë periudhës që kjo radio ishte në transmetim: “Ne synuam të krijonim një media vizive, natyrisht pa figurë, sipas thënies ‘Radio është e përhershme. Ajo nuk të lë kurrë vetëm.’Misioni ynë
240
Arben MUKA
social ishte sipas sloganit ‘Miq të vjetër, frekuencë e re’, në një kohë që targetgrupi ishte i gjerë, për çdo moshë, e për çdo shije.” 190) Në programet e radios u angazhuan Naun Shundi dhe Mehdi Malkaj, në drejtimin e emisionit të mëngjesit “O une o ti...!”; Koço Kapo, që realizonte “Vesa K5...”; Kadri Vokopola në emisionin e tij interesant me kuice “Vesa e Kolombit”; Renaldo Bregu në emisionin e tij satirik “Kodra pas bregut...”; Blerina Bregu në emisionin “Tingujt e Vesës”; DJ Julian Hykaj, mjeshtri i zërit dhe Agim Duçellari si mbështetje dhe bashkëpunëtor në emisionin humoristik me rrëfimin e barcoletave “Ja ku jam...!” Ky emision që drejtohej nga Armand Xhuli ishte më i ndjekuri në valët e Radios Vesa nga dita e parë dhe deri kur sinjali u mbyll. Nëse kohëzgjatja mesatare e emisionit “Ja ku jam...!” ishte 150-180 minuta, pjesa e telefonatave shkonte nga 140 deri në 160 minuta. Njё radio rinore me fokus informativ, argёtues dhe edukativ. Spektrum ёshtё nё fazёn e strukturimit dhe nё janar tё vitit 2014 do tё fillojё transmetimet e disa programeve radiofonike tё rёndёsishme me tema sociale, kulturore, historike, sportive etj. Redaksia dhe bashkёpunёtorёt janё nё moshё tё re dhe njё nga specifikat e Radio Spektrum ёshtё afrimi pёr tё kontribuar i studentёve tё shkencave tё komunikimit dhe gazetarisё. Njё laborator pune, nё kushte cilёsore teknologjike, pёr tё realizuar kronika, intervista, portrete, reportazheve deri dhe cikle emisionesh nё studio. Drejtues i stacionit ёshtё Sokol Rustemi dhe anёtarё tё stafit janё Edlir Shyta, Skёnder Bruçaj, Gentjan Skara etj. Radio e mirëfilltë informative, e cila nisi transmetimin në një periudhë shumë të vrullshme me ngjarje, sidomos nga politika, pasi vendi ishte në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Pikërisht dhe emisioni i parë, titulluar “Sot”, ishte pasqyrim i aktivitetit elektoral, ku drejtori i Albania News, Franko Egro, realizoi një ballfaqim mes dy kryesuesve të listës së kandidatëve në qarkun e Lezhës, Aldo Bumçi (PD) dhe Mimi Kodheli (PS), 190. Sipas intervistës dhënë autorit më 26 korrik 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
241
duke pasur dhe lidhje direkte me takimet në terren të dy udhëheqësve kryesorë, kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të opozitës, Edi Rama. Një hapësirë me info, qëndrime dhe analiza të balancuara për konkurimin mes subjekteve politike. Me përvojën dhe kontributin e spikatur në BBC, Deutsche Welle apo në drejtimin e departamenteve të lajmeve në disa televizione shqiptare, Franko Egro, afroi në staf kolegë të njohur si Robert Priftin e Bledian Kokën për politikën, Genti Hazizin si reporter për kronikën, Dritan Lundrën për sportin, Rovena Rrozhanin për kulturën, si dhe të rinj të apasionuar, si Erikleda Dorezi, Denisa Ruzi, Oljana Maloku dhe Erblin Vukaj. Çdo gazetar përveç anagazhimit në fushën e tij vihet dhe në rolin e moderatorit në edicionet informative 60 minutëshe. Në studion e Albania News kanë qenë të ftuar më shumë se 150 të intervistuar, personalitete publike dhe politike si Avni Ponari, Stavros Krasadakis, Arben Malaj, Fatbardh Kadilli, Enkelejd Alibeaj, Petrit Vasili, Sokol Dervishi, Igli Totozani, Adelina Mamaqi, Bujar Hudri, Sulejman Demollari, Andrea Marko etj., por dhe pjesa më e madhe e analistëve dhe komentatorëve të medias.
13.7 Qarku Elbasan Në një qytet të rrethuar me male, me rreth 15 mijë banorë dhe ku sinjali i vetëm radioteleviziv shqipfolës që mbërrinte ishte RTSH, hapja e një radio lokale ishte një ngjarje e rëndësishme për komunitetin.
242
Arben MUKA
Për shkrimtarin dhe biznesmenin Astrit Kosturi iniciativa për themelimin e Radio Gramshit, erdhi pas angazhimeve të tij me gazetën lokale Përparimi, apo dy të përditshmet qëndrore Shekulli e Koha Jonë. Risi në stafin e radios ishte afrimi i Ardian Cecit, një i verbër që nuk pajtohej me fatin e tij, por vetëm guxonte të punonte sa të mundte. I diplomuar në Gjuhë-Letërsi, Ardiani, mori drejtimin e njërit prej emisioneve më të dëgjuara të Radio Gramshit, atë të radiolojës. Me komunikimin e butë dhe të përzëmërt, me kuicet interesante që i propozonte dëgjuesve, si dhe me bonuset që ofroheshin për fituesit, ky emision kishte rekord dëgjuesish, sidomos nga rradhët e të rinjve. Radio Gramshi kishte çdo ditë 6 orë program që prodhohej në studion e saj dhe pjesën tjetër të kohës bënte lidhje me stacione të huaja, kryesisht për të transmetuar muzikë. Redaksia ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me pallatin e kulturës së qytetit, me krijuesit dhe punonjësit e tij. Në studio ishin të përhershëm kompozitori Skënder Lumshi dhe regjisori Shaban Kllogjeri. Gjithashtu pjesë e stafit të Radio Gramshit ishte dhe Arjon Kosturi si DJ për programet muzikore. Stacioni i parë privat në Elbasan, me një aktivitet më shumë se 11 vjeçar. Në bazë të studimit të vitit 2012, mbi dëgjueshmërinë radios në makina, renditej e dyta në qark, pas Top Albania Radio. Ndër folëset e para të Radios Klea ka qenë Afrida Uruçi, e cila drejtonte dhe një emision me telefonata të dëgjuesve, kuriozitete, lajme kulturore, të rejat e modës etj. Gjithashtu në fillimet e punës në radio, Mirena Umizaj ka drejtuar dhe përgatitur emisionet “Summer time” dhe atë të mëngjesit, si dhe Anjeza Metalla e Rovena Arani. Ndër vite në studiot e saj dhe në terren kanë punuar dhe Eni Karina, Denada Myftaraga, Brixhilda Toska, Dorina Laçi, Behar Strumi, Aldo Curri, Taulant Kullolli, Spartak Lengo, Gentian Muça, Irena Allai, Adela Ruvina, Mirela Biba, Ola Tashi, Jonida Hoxha, Mersi Bardhi dhe teknikët
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
243
e transmetimit Endrit Balliu e Julian Çepa. Aktualisht në edicionet e lajmeve hapësirën më të madhe e zë lajmi lokal, ndërkohë që në fundjavë emetohen reportazhe tematike. Emisione që mbeten të ndjekura janë “Shëndeti ynë”, që drejtohet nga dr. Entela Hamiti, duke ftuar dhe kolegë të saj nga specialitete të ndryshme në studio për tju përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të dëgjuesve dhe “Klea Sport”, realizuar nga Ervin Sina, një përmbledhje nga ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota, portrete sportistësh dhe komente. Stacioni i parё radiofonik nё qytetin e Pёrrenjasit, njё iniciativё private e dy vёllezёrve Dritan dhe Ergys Çaushi (emri Erta ishte kombinim i emrave tё tyre), njё bashkёpunim me nxёnёsit e gjimnazit pёr realizmin e programeve rinore dhe plot adrenalinё. Nё mё shumё se 4 vite transmetim, programi “Mirёmёngjes Pёrrenjas!” ishte pjesё e programit nga ora 07.00 deri nё 09.00. Paradite ishte hapёsira e ritmeve tё muzikёs mediterane, ndёrkohё qё nё drekё transmetohej emisioni social ekonomik “Tema e ditёs”, qё ishte njё bashkёbisedim me dёgjuesit, si dhe me tё ftuarit nё studio. Pasditja kishte nё qendёr emisionin me kёrkesat dhe pёrshёndetjet muzikore nga dёgjuesit. Audiencё tё lartё kishte emisioni i mbrёmjes, informacion dhe argёtim, ku dёgjuesit kishin hapёsira pёr pyetje dhe komente direkte pёrmes telefonit nё studio. Pёrveç Dritanit dhe Ergysit nё stafin e Radio Erta punonin dhe Besim Bashllari dhe Kujtim Cami. Stacioni i studentёve tё Universitetit “Aleksandёr Xhuvani” nё qytetin e Elbasanit. Aty kanё fillimet e tyre studentёt e shkencave tё komunikimit dhe gazetarisё, edicionet e
244
Arben MUKA
lajmeve, kronikat, intervistat dhe reportazhet e para tё realizuara prej tyre. Njё pjesё e programit ёshtё argёtim po pёr studentёt, tё cilёt janё aktivё nёpёrmjet sms-ve dhe telefonatave. Radio UniEl ndiqet dhe nga tё rinj tё qytetit qё mёsojnё nё shkollat e e mesme. Nёpёrmjet forumeve dhe debateve nё programe japin opinione dhe pjestarё tё stafit akademik, nё tema qё lidhen me arsimin e lartё, aplikimin e kurrikulave tё reja, perspektivat e tё diplomuarve, kualifikimet shkencore etj. Administrator pёr UniEl ёshtё Florenc Vavla, gazetar me pёrvojё nё mediat lokale tё Elbasanit, nё njё kohё qё pёr udhёheqjen e studentёve dhe realizimin e projekteve tё tyre konkrete mediatike janё Nirvana Shkëlzeni, Agron Bala dhe Hektor Çiftja. Njё vit para se tё fillonte zyrtarisht aktivitetin u prezantua pёr dёgjuesit si Radio Hit. Por me 5-fishimin e fuqisё sё antenёs pronari dhe administratori Arben Kote vendosi ta quajё Radio Alfa dhe me kёtё emёr u licencua dhe nga KKRT. Emisionet e para të radios ishin “Hit-i juaj”, një emision i ndërtuar me kërkesat e dëgjuesve; “Planet music”, një hapësirë me muzikën më të fundit; “Mix to mix”, një program me miksim live të muzikës më të dëgjuar në pub-et e qytetit të Elbasanit; “Alfa club”, një përzgjedhje muzikore nga stafi i radios; “Natën vonë”, një emision me kuriozitete dhe me telefonata të dëgjuesve. Emisioni më i ndjekur ishte “Kolazh poetik”, një ndërthurrje e poezisë me muzikën, informacione mbi jetën dhe krijimtarinë e poetëve të shquar, si dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit të poezisë. Në Radio Alfa kanë punuar ndër vite Denada Shkodrani, Odeta Gjevori, Sokol Qoli, Tomorr Jolldashi, si folës, Arsa Gashi, Anjeza Tirana, Brikena
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
245
Xhamaqi, Silvana Mato, Klejda Shypheja, Florenc Pisha, Altin Cenolli, Rinald Kasko, si DJ, Erion Dervishi, Ermal Kafazi, Bruno Cani, si regjisorë Eduard Cala, Fatbardh Marku, Adonis Filipi, Dashi Haxhiymeri drejtor i radios dhe Gentian Kote bashkëfinancues në aktivitetin e saj. Stacion rinor që ju dhuron muzikë, e cila ndryshon tonalitetet dhe ngjyrat në çdo orë të ditës dhe të natës, duke ofruar rock, blues, pop, country etj. Menuja muzikore e Radio Alsion gërshetohet mjeshtërisht dhe me programe të tjera që kanë në bazë fjalën dhe dialogun, programe që informojnë rreth realitetit vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar, diskutojnë dhe analizojnë të tashmen dhe të ardhmen. Radio Alsion transmeton emisione me tematikë të ndryshme, si problemet social ekonomike, historike, për rininë e fëmijët, programi humoristik etj. Ndër emisionet e para ka qenë “Good Morning Elbasan!”, një variete formatesh, lajme, intervista, lidhje telefonike, njohje me përmbajtjen e faqeve të gazetave kryesore të ditës, horoskopi, moda etj. Kurse programi relaksues “Love story” ishte për fundjavën. Në mikrofonin e Radio Alsion kanë qenë të ftuar Guljem Radoja, Spiro Duni, Redon Makashi, Shpat Kasapi e Dashnor Diko. Është pjesë e grupit mediatik lokal, radioteleviziv, me të njëjtin emër dhe mbulon me sinjal përveç Elbasanit dhe Gramshin e Librazhdin, si dhe dëgjohet pjesërisht në rrethin e Lushnjës. Një nga emisionet e para ka qenë “Mirëmëngjes”, me rubrika të ndryshme, si leximin e titujtve të gazetave kryesore, lajmet lokale dhe kombëtare të ditës së kaluar, si dhe ato që pritet të ndodhin, kuriozitete, telefonata, sms, këngë dhe melodi, parashikimi i motit, minutazhi kulturor dhe sportiv etj. Në emisionin e mëngjesit janë trajtuar shpesh dhe probleme apo ngjarje me karakter lokal. Fondi muzikor që përdorin DJ-të është i rrymave të ndryshme, por në orët e para të ditës transmetohet repertor folk, jo vetëm nga zona e Shqipërisë
246
Arben MUKA
së Mesme, por dhe nga Veriu e Jugu, madje dhe nga trevat ku banojnë shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në studion e Radios Egnatia ftohen dhe personazhe të njohur nga fusha e muzikës. Janë zhvilluar biseda me këngëtarin Mehdi Zena, kompozitorin me eksperiencë Edmond Rrapi, intrepretuesin Arbër Arapi etj., të cilët nëpërmjet telefonit janë pyetur dhe nga dëgjuesit. Transmeton në dy frekuenca: në FM 90.9Mhz për qarkun e Elbasanit dhe 90.4 për qarqet e Tiranës dhe të Durrësit - ku është përqëndruar një popullatë prej rreth 1.4 milion banorësh. Një stacion argëtues, konfidencial, duke e konsideruar fondin muzikor pikën më të fortë të transmetimeve në 24 orë.191) Disa nga programet më kryesore të Albanian FM janë: “Positive waves”, programi i mëngjesit ku protagonistë në mikrofon është këngëtarja Arjola Xhikollari, ndërthurje e informacionit utilitar, lajmeve kurioziteteve, ngjarje aktuale ose historike, shtypi i ditës, parashikimi i motit etj; “Shakatë e mbrëmjes”, radioshow komik, spontan dhe maksimalisht interaktiv; “Flori on the radio”, një mix me info dhe muzikë; “Ironi falas” , çdo ditë, në minutën ’10 dhe ’45 të çdo ore, me citime dhe thënie të përzgjedhura nga mendje të zgjuara dhe të mprehta, që të bëjnë të mendosh, por dhe të qeshësh; “Extend the weekend” nga Calavera dhe Manya, 20.00 –22.00, një miks me këngë në zhanret deep-house, tech dhe iberican house si dhe materiale të rralla dhe ekskluzive. Në stafin e Albania FM janë të angazhuar Sokol Qoli, drejtimi muzikor, audio design, voice over; Ermal Kafazi, DJ, montazh, bashkëdrejtues i programit “Shakatë e mbrëmjes”; Leonard Kita dhe Dhurata Kita, në departamentin e informacionit; Florenc Pisha, drejtues dhe ideator i programit “Shakatë e mbrëmjes” dhe Florinda Hysa, drejtuese e programit “Flori on the radio”. Themelues dhe administrator është Dritan Sejko.
191. Në kohën e përgatitjes për shtyp të këtij punimi, Albania FM ishte në fazën përmbyllëse të negocimit të kontratës së shitjes, për kalimin e stacionit në pronësi të një përfaqësie nga Myftinia e Elbasanit.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
247
Radio ka të njëjtët pronarë të cilët menaxhuan stacionin e mëparshëm në Përrrenjas, Radion Erta, por me një strategji të re dhe duke aplikuar një teknologji të fjalës së fundit, në transmetim audioviziv, nëpër rrjetit të kamerave të instaluara në ambjentet e brendshme të studiove. Antena 1 e fillon programin në orën 3 pasdite dhe vijon pa ndërprerje deri në ora 4 të mëngjesit. Investimi kryesor është për fundjavën duke ofruar me zë dhe figurë programe argëtuese me të ftuar, kuriozitete dhe një përzgjedhje muzikore e bazuar në preferencat e ndjekësve. Një nga emisionet kryesore që transmetohet çdo mbrëmje është “Pasword”, një format kulturor. Administratori Dritan Çaushi ka nxitur dhe aktivitetet jashtë studiove të Antena 1, organizimin e koncerteve në salla ose ambiente të hapura, ku janë të ftuar këngëtarë dhe muzikantë nga më të njohurit në Shqipëri, të cilët gjallërojnë atmosferën në qytetin e Përrrenjasit. Duke e pasur radion të lokalizuar në një zonë kufitare, drejtuesit e saj synojnë shtrirjen e sinjalit dhe në territorin maqedonas për t’u ndjekur në Tetovë, Gostivar etj. Programet që parapëlqehen më shumë nga dëgjuesit e radios janë ato ku DJ-të miksojnë muzikën dance dhe house, pasi të rinjtë janë targeti i saj. Emisioni i parë që u transmetua në Hit FM ka qenë “Fresh and First”, nën drejtimin e Kledja Shypheja, me kuriozitete, gossip, info rreth VIP-ave shqiptarë dhe të huaj. Pjestarë në staf kanë qenë ose vijojnë të jenë: Loreta Jaupi, Dritan Gjoshi, Erion Dervishi, Alban Dervishi, Erind Buzani, Bledar Leka, Klara Rapollari, Eldi Beshiri, Manjola Merlika, Livin R, Behar Strumi, themelues dhe drejtor i radios. Partneriteti me artistët shqiptarë është pjesë e angazhimit të stafit të Hit FM, ku mund të përmendet: Leonard Bombaj, Besa Kokëdhima, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Ad Disha, Dj Çerry etj, ndërkohë që në eventet e 1 vjetorit të radios ishte i ftuar dhe këngëtari i njohur Toni T a.k.a R.I.O. Radio Hit FM është dhe organizatore e talent show-t “Hit Voice”, që përzgjedh këngëtarin apo këngetaren më të mirë në Elbasan dhe fituesit i mundësohet një kontratë diskografike me studion e prodhimit muzikor “Unlimited Productions”. Disa nga mbështetësit kryesorë të radios kanë qenë dhe janë: Muhamet Strumi, Eriada Çela, Leonard Bombaj dhe Bledar Leka.
248
Arben MUKA
13.8 Qarku Korçё Pajisjet për radion u sollën nga Tirana në fillim të prillit 1941 dhe për dy javë pas një pune intensive të inxhinierit Xhevdet Verria dhe një inxhinieri italian u bë i mundur lëshimi i sinjalit, që atëhere kapej vetëm në disa nga lagjet e qytetit. Antena e transmetimit me një fuqi 250W u instalua fillimisht në xhaminë e qytetit, ndërkohë që si studio e parë shërbeu një nga ambientet e Medresesë. Përgjegjësi i parë për aktivitetin e radios ishte Sotir Kozmo dhe pas tij deri në vitin 1943 e caktua Dhimitër Fallo. Tekniku i parë që kontribuoi për mbarëvajtjen e Radio Korçës qysh në javën e parë të funksionimit të saj, ishte inxhinieri Vasil Dishnica. Spikerja e parë ishte Sofika Opari, më pas pranë mikrofonit në studion e saj punuan dhe Marika Cicko, Marika Treni, Petraq Stratobërdha etj. Disa nga protagonistët e Radio Korçës në vite kanë qënë: Nella Sinaeri, Piro Joti, Andon Mara, Nesti Bani, Petraq Papathanasi, Donika Tele, Spiro Dhimitri, Vehbi Furxhiu, Fatos Shamlli, Skënder Demolli, Nini Mano, Nesti Tili, Muharrem Meko, Ornela Buleçi Roland Karanxha etj. Gjithashtu kanë kontribuar dhe gazetarët Shirma Minga e Natasha Mandra, teknikët Niko Treni, Vasil Leshnica, Tasi Kanxheri, Eqerem Malollari, Erifili Riza, folësja Flora Bibolli dhe të tjerë krijues, drejtues e pjestarë të stafit inxhiniero - teknik. Emisioni i parë i ditës është “Mirëmëngjes”, çdo ditë nga ora 09.30 deri në 11.00, realizuar i alternuar nga gazetarët Mikel Qirjaj dhe Brikela Qelemi, një hapësirë e drejtpërdrejtë me tema nga aktualiteti, lajme, pasqyrë e shtypit kryesor, telefonata të dëgjuesve, infomacion i dobishëm për motin, të ftuar në studio, këmbimin valutor etj. Në 12.00, 14.00, 16.00 dhe 18.00 jepen edicionet informative me zhvillimet në rajonin e Korçës, kurse në
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
249
ora 20.00 edicioni është i zgjeruar edhe me lajme nga vendi e bota. Çdo të shtunë transmetohet “Hit Parade” me komente nga Mikel Qirjaj; në mbrëmje bashkëpunëtorja e radios, Irena Shumka përgatit nga e hëna në të shtunë emisionin informativ në gjuhën maqedonase; kurse dita e fundit e javës i dedikohet vetëm muzikës nga mëngjesi deri në mesnatë. Radio pirate me profil muzikor administruar nga ing. Vangjush Burnazi. Pasioni i tij pёr elektronikёn dhe nё mёnyrё tё veçantё transmetimet radiofonike e kanё shtyrё gjithmonё qё tё ndajё kёnaqёsinё dhe adrenalinёn e muzikёs bashkёkohore me pogradecarёt. Klasifikimet e hit-eve mё tё dёgjuara nё Europё dhe SHBA kanё zёnё vend gjithmonё nё Radio Pogradeci, duke ju drejtuar mё shumё gjeneratёs sё 18-25 vjeçarёve. Nё segmente kohore tё caktuara transmetohej dhe fondi i muzikёs shqiptare, koleksioni “Kёngёt e Shekullit”, si dhe krijimet mё tё fundit tё rrymave moderne dhe folk. Nё periudha kohore tё ndryshme radio e ka ndёrprerë transmetimin, pёr t’u rikthyer me “playlist” tё rinovuar, duke zgjuar dёshirёn e pogradecarёve pёr ta ndjekur valёn FM 92Mhz. Në kulmin e atmosferës së Krishtlindjeve të vitit 1998, qytetit të serenatave iu shtua dhe një zë radiofonik alternativ, veç stacionit lokal publik të Radio Korçës. Fillimet e Radios ABC ishin me një programacion thuajse krejtësisht muzikor, ku përdoreshin më së shumti këngët më të mira të viteve `80. Më pas nisën disa programe me lojra telefonike, të cilat afruan shumë dëgjues që kërkonin të bëheshin pjesë e transmetimit dhe filluan të përgatiten dhe edicione me lajme shkurt. Hap pas hapi u eksperimentuan dhe emisione problemore, në formën e
250
Arben MUKA
debatit, ku merrnin pjesë nëpërmjet telefonit dhe vetë dëgjuesit. U fut dhe shfletimi i gazetave kryesore të ditës, si dhe vox – pop-e me mendime të lira të qytetarëve. Pas afër 6 muajsh Radio ABC arriti të ndërtojë një program ditor me emisione dhe rubrika stabël, pas afrimit dhe të disa bashkëpunëtorëve. Emisionet më pikante ritransmetohen në orët më të përshtashme, si një mundësi tjetër për t’u ndjekur nga dëgjuesit. Të tilla janë bisedat dhe intervistat speciale me të ftuarit në studio, vëzhgimet problemore, rubrikat e kulturës etj. Në stafin e ABC-së kanë punuar dhe punojnë mjaft gazetarë dhe bashkëpunëtorë si: Armand Baze, themelues dhe administrator, Artur Leka, drejtor i informacionit, Irena Karamelo, Keti Bezhani, Leon Menkshi, Daniela Zisi, Joni Gusho, Ledia Gjoka, Besa Ombashi, Eva Thomallari, Nastila Mano, Ardit Sholla etj. Emisioni i parë ishte ai i mëngjesit, drejtuar nga Orjon Nano, një format i përzjerë me biseda telefonike, me të ftuar në studio, me informacione, kuice, kuriozitete dhe muzikë. Pjesë e emisionit ishin trajtimi i çështjeve sociale dhe ekonomike të qytetit dhe zonave rurale. Në fillimet e Radios Magic Star ishte dhe programi muzikor i Mamica Cepës, që harmonizonte tingujt muzikorë me histori protagonistësh, këngëtarë, grupe, krijues, si dhe duke prezantuar klasifikimet muzikore në vendet kryesore europiane. Ardit Sholla ishte në rolin e moderatorit të programit të mbrëmjes, që me durim e zgjuarsi priste deri në mesnatë telefonata, pyetje, rrëfime të pagjumësh, deklarata të përçarta, histori të sinqerta të sapondodhura, kurse Mikel Llogori ka përgatitur rubrikën sportive. Pjestarë të stafit kanë qenë dhe Alnada Damjaneci, Daniela Zisi, kryeredaktore për edicionet informative, Mitalda Mano dhe dy mjeshtrat e prodhimit të reklamave dhe siglave Gjergji Koki e Vinjol Zguri. Pas rreth 4 vjetësh kur nisi nga puna Radio Magic Star, po me të njëjtin emër, pronari i saj, Spiro Zguri, hapi dhe televizionin lokal me një inventar teknik e teknologjik të avancuar dhe mbulim sinjali në të gjithë qytetin e Korçës.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
251
Fillimi i punës së këtij stacioni shkaktoi një furtunë të vërtetë mediatike dhe politike në Shqipëri. Me fuqi 20W dhe e lokalizuar në qendër të komunës së Liqenasit (tani quhet Pustec), megjithëse në distancë mbi 200 km nga kryeqyteti Radio Prespa u shndërrua në një “top temë 20KW” për mediat kryesore në Tiranë, shoqëruar dhe me komente nga protagonistët e politikës. “Ne ishim tё paragjykuar nga maxhoranca vetёm se dёshironim qё pёr rreth 5 mijё banorёt e fshatrave, qё janё thuajse tё gjithё anёtarё tё minoritetit maqedonas, tё kishte njё stacion qё t’i informonte dhe ti argёtonte nё gjuhёn amtare. Koha tregoi qё politizimi i ngritjes sё njё radioje pёr minoritetin ishte pa bazё. Procedurat pёr licencёn ishin shkak qё projekti ynё tё pengohej. Por kur gjёrat u gjykuan me ftohtёsi çёshtja u zgjidh.” 192) Në javët e para në studio ishte vetëm themeluesi dhe pronari i radios, Llazi Nikolla, i cili merrej me gjithçka brenda dhe jashtë saj. Kur u punësua dhe një gazetar i dytë, përveç edicioneve të lajmeve, nisën transmetimet e emisioneve, nga një për çdo ditë, si emisioni për të rinjtë, me të ftuarit në studio për problemet e komunës, emisioni për sportin etj. Emisionet më të ndjekura ishin “Dritare në radio”, me përgjigjet dhe trajtimin e problemeve që ngrinin banorët e komunës dhe emisioni argëtues “Plotësojmë kërkesat dhe dëshirat tuaja”. Në stafin e Radios Prespa kanë punuar dhe Krisantha Jorgji, Mihallaq Apostoliçi, Pali Kolevski etj. Si radio me orientim fetar i kushton rëndësi edukimit, thellimit dhe argumentimit të besimit, mbrojtjes së vlerave të familjes, afirmimit të cilësive humane, të tolerancës dhe solidaritetit mes anëtarëve në komunitet. Përveç materialeve muzikore, rubrikat e para ishin “Të ndryshojmë vetëveten”; “Fokus në familje”; “Fjalët e shpresës”; “Të mësojmë gjuhën angleze”; “Rritmet e mbrëmjes”; “E shtuna sportive”; “Libri në mikrofon” etj. Për Radion Emanuel target-i kryesor janë fëmnijët dhe adoleshentët, për të cilët ka disa programe me diskutime në studio, por dhe aktivitete argëtuese 192) Llazi Nikolla, intervistë dhënë autorit më 4 maj 2008.
252
Arben MUKA
jashtë saj. Emisioni kryesor në orën 14.30 është “Rruga e Perëndisë për çdo ditë të javës”, kurse në “Music +” drejtuesi ofron për dëgjuesit një temë të caktuar që bëhet objekt debatues. Audiencë ka dhe emisioni për mësimin e gjuhës angleze, që përmban situata për stimulimin e bashkëbisedimit dhe shprehjeve më të përdorshme në jetën e përditshme. Radio Emanuel në bashkëpunim me kisha të ndryshme dhe një skuadër ungjillizimi nga Galcom International, nga Kanadaja, shpërdau në vjeshtë të vitit 2013 rreth 3800 radio me energji diellore për dëgjuesit e saj në Korçë, Ersekë, Bilisht dhe Pogradec. Një radio edukative që ka në fokus të programeve evidentimin e vlerave njerëzore, të individit dhe të familjes, diskutimin e analizën e çështjeve bazë në ekzistencën dhe transformimin e njeriut, marrëdhëniet e tij shpirtërore, pozita në komunitet etj. Emri Logos (në greqisht do të thotë “fjalë”) përbën dhe thelbin e misionit të këtij radiostacioni: dëshirën që të japë mesazhe, të inkurajojë e frymëzojë dëgjuesit e vet në jetën e tyre personale e familjare. Për themeluesin dhe administratorin e Radio Logos, George Sturm, ajo nuk ka qëllime komerciale, por thjesht edukative tek njerëzit, tek komuniteti. “Ka një raport të drejtë mes programeve me të folur e diskutim në studio dhe atyre argëtuese me bazë lëndën muzikore, duke e bërë radion fleksibël dhe jo të lodhshme për dëgjuesit e rregullt, si dhe atraktive për ata që hyjnë rishtaz në valët e saj.”193) Aktualisht Radio Logos ka më shumë programe në gjuhën shqipe. Programi info tematik “Pogradeci Sot”, nga një herë në javë ka kaluar si i përditshëm dhe fokusi lëviz edhe në rajone të tjera si në Mokër, në Librazhd, Përrenjas etj. Pjesë e stafit me kohë të plotë janë Eri dhe Morena Çobani. Eri angazhohet me teknikën dhe transmetimin, kurse Morena përgatit lajmet, 193. Intervistë dhënë autorit më 11 dhjetor 2007.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
253
përkthen dhe lexon në mikrofon. Në grupin e bashkëpunëtorëve janë Beni Dinoshi, që drejton emisionin “Ta njohësh Biblën”, Gerta Tona kujdeset për prezantimin e emisionit të mëngjesit, kurse Taku Dikellari dhe Geri Oshafi dalin në terren për të përgatitur intervista. Dëgjuesit dërgojnë mendime dhe vlerësime për emisionin “Sot në histori”, një retro e ngjarjeve të rëndësishme dhe figurave kryesore. Emisione të tjera janë “Bëj çmos!”, me meditime për shpirtin, që e realizon Lenci Tona; “Shkenca sot”, me fakte shkencore të habitshme etj. Radio e një rrethi kufitar, siç është Devolli, që është e fokusuar më shumë në problemet ekonomike dhe rurale, në traditёn e zonës nё bujqёsi e blegtori. Një nga emisionet e para ishte “Ekonomia 360 gradё”, që trajtonte zhvillimet lokale, sipёrmarrjet private, angazhimin e autoriteteve vendore, nё mёnyrё tё veçantё dhe problemet e fermerёve, kreditimit nё sektorin bujqёsor etj. Rubrika mё e ndjekur nё Radio SM ishte ajo e sportit, drejtuar nga Romeo Xinxifi. Meqё ekipi “Bilishti Sport” nё sezonin 2010 - 2011 ishte nё kategorinё e parё tё futbollit, informacioni kryesor ishte mbi kёtё temё. Intervista nё studio dhe opinione nё terren, por suksesi mё i madh ishin transmetimet direkte tё tё gjitha ndeshjeve qё luheshin nё Bilisht apo nё qytete tё tjera , gjё qё ju jepte mundёsi fansave tё ekipit tё futbollit tё pёrjetonin emocionet e ndeshjeve tё ekipit tё tyre. Ernik Rusi ёshtё marrё pёrzgjedhjen e muzikёs dhe editimin e materialeve, kurse drejtues i radios ёshtё Maringlen Dadolli. Themelues dhe admininistrator i radios ёshtё sipёrmarrёsi në fushën e ndërtimit Spartak Meraku.
254
Arben MUKA
Stacion i orientuar nga besimi fetar mysliman. Programet e fillimit ishin kёndime nga Kurani dhe mёsime tё ndryshme fetare, duke ju dhёnё mundёsinё besimtarёve qё t’i ndiqnin ato nё vendin e punёs dhe tё qёndrimit. Radio Zёri i Islamit ka qenё nё njё fazё eksperimentale transmetimi, ku kanё punuar Uthman Agolli, Dritan Bilbili dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mënyrë vullnetare. Qëllimi i tyre ka qenë që nëpërmjet valëve të radios të përhapin fenë islame dhe besimtarët të dëgjojnë sa më shumë ligjërata rreth saj. Në mes të muajit gusht 2013 transmetimi i Zërit të Islamit u ndërpre për të plotësuar dokumentacionin për marrjen e licencës nga enti rregullator, AMA. Themeluesit dhe anëtarët e stafiit janë duke përgatitur njëkohësisht dhe strukturën e re të programit, me emisione të larmishme, mbështetur në linjën editoriale të stacionit. Radio më e re në qytetin e Korçës që i është dedikuar rrymave të ndryshme muzikore. Programe stabël të City FM janë “Show Biz”, nga e hëna në të shtunë, ora 10.00-11.00; “Impossible”, nga e hëna në të shtunë, nga ora 11.00 deri në 12.00; “Top Five”, çdo ditё, 12.30-13.00; “Live DJ”, muzika dhe hit-et e fundit nën performancën e tyre direkt nga studio e Hit FM, çdo ditë ora 19.00-20.00. Radio City FM për protagonizëm në qytet, po përgatitet që të jetë dhe iniciatore e aktiviteteve dhe eventeve në ambjente publike, duke aktivizuar DJ-të më të mirë të saj, për të krijuar atmosferë ritmike dhe emocionuese mes të rinjve. City FM merr përshtypjet e ndjekësve të programeve të saj dhe nga shërbimi online, faqes në internet dhe nëpërmjet komunikimit në rrjetet sociale.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
255
13.9 Qarku Fier Themeluesi dhe administratori Xhemil Beharaj para se tё hapte radion kishte pёrvojё gazetareske nga bashkёpunimet me Radio Tiranёn dhe gazetat Bashkimi, Zёri i Rinisё dhe Puna. Por ai dhe stafi i tij nuk i kushtuan rёndёsi anёs informative rreth aktualitetit, por vetёm transmetimit muzikor dhe kurioziteteve nga aktiviteti i kёngёtarёve dhe krijuesve tё kёngёs. Disa nga emisionet kryesore ishin: “Mirëmëngjes!”, “Preferencë muzikore”, “Poezia, muzika e shpirtit tim”, Hitparade”, “Nostalgji”, “Weekend” etj. Bashkëpunëtorët kryesorë të radios ishin dhe Laureta Roshi, Majlinda Plepi, Julian Beharaj, Berton Hoxha dhe Klodi Crraga. Radio Hot ishte bërë e afërt me banorët e Patosit, pasi ajo transmetonte drejtpërdrejt ndeshjet e ekipit të Albpetrolit, të cilat shoqëroheshin me komente dhe intervista me lojtarët e trajnerët. Veç qytetit të Patosit e në rrethin e Fierit, radio dёgjohej dhe nё Elbasan, Durrës dhe periferinë e Vlorës. Astrit Hoxha është piktor, por ka dhe një pasion të veçantë për elektronikën dhe teknologjitë e reja të informacionit. Ai vijon të aktualizojë periodikisht teknikat e transmetimit në radion që administron. Radio Star ka dhe një faqe aktive në internet, e cila ofron jo vetëm emetimin direkt të programeve, por dhe duke freskuar lajmet dhe njoftimet nga qarku i Fierit e rajone të tjera të Shqipërisë, si dhe me rubrika për kuriozitetet, informacionet mbi shërbimet, fotot, videot argëtuese etj. Protagonistë në vite kanë qënë Ena, e cila ka drejtuar për shumë kohë emisionin e mëngjesit, Nevila dhe Fatjona që moderonin “Star kuic”, Madalena për “Star plus”, Artani për rubrikën “Bisedë me psikologun” dhe Besa për
256
Arben MUKA
realizimin e “Nostalgji”. Ndër emisionet më jetëgjatë janë “Mirëmëngjes në 105.5!” dhe “Preferenca muzikore”. Në redaksi kanë punuar ndër vite dhe Marinela Emini, Anisa Mehmeti, Aleksandër Nushi, Eriseld Hoxha, Albin Hoxha dhe Xhemil Beharaj, që për një periudhë kohe ka qenë dhe drejtor i radios. Është ndër të vetmet stacione që ka krijuar muzeun me pajisje dhe aparatura të ditëve të para, “në shenjë respekti për mundin dhe përkushtimin e dhjetra gazetarëve dhe punonjësve të teknikës që kanë kontribuar për ngritjen dhe konsolidimin e Radios Fieri. Logo jonë ka tri elementë përbërës, amfitetatrin e Apolonisë, kallirin e grurit dhe kollonën e naftës, që tregojnë qartë misionin tonë: në shërbim të fierakëve, historisë, traditës, kulturës, zhvillimit të biznesit, zonave rurale, një program gjithëpërfshirës”.194) Ndër emisionet e para kanë qenë “Vështrim në histori”, që realizohej nga Mësuesi i Merituar, Vasil Prifti, “Këndi poetik”, drejtuar nga mësuesja e letërsisë, Aurora Damini, “Përshëndetje nga dëgjuesit tanë” nga Juli Koçi, “Polli pula e Lleshit në kaçile të leshit” nga Daniela Çepele, “Unë anonimati” nga Adriatik Golemi dhe “Perla popullore” nga Redion Myftari. Dy emisionet tematike për sportin dhe fëmijët janë përgatitur nga Mikel Mbriçaj dhe Përparim Gjika. 194. Josif Pelari, themelues dhe administrator i radios, intervistë dhënë autorit më 10 janar 2008.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
257
Një nga programet më zbavitëse në Radio Fieri ka qenë “Qesh e ngjesh”, me humoristët e famshëm të qytetit, si Fuat Boçi, Vasil Vaso, Todi Llupi e Miola. Dy pikat kryesore të stafit janë Alket Pelari, i apasionuar pas programeve të avancuara dixhitale që përdoren në media dhe Renaldo Dhima, DJ, që asiton në fushën e informatikës. Stacioni i parë në Lushnjë, si iniciativë më shumë për hobi e themeluesit Edi Halilaj. Transmetimet e para ishin eksperimentale dhe me peripeci për stafin e papërvojë. Rrjedha e programit ndërpritej në momente të caktuara dhe kjo jo për shkak të energjisë elektrike, por takimit dhe stakimit të butonit të mikrofonit në studio. Pas pak javësh pasiguritë dhe konfuzioni në studio u tejkaluan, ndërkohë që nisën të strukturohen emisionet e para të qëndrueshme. Propozimin për emrin e radios e bëri këngëtari Luan Manahasa, një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i redaksisë gjatë gjithë aktivitet rreth 3 vjeçar të Melodisë. Në redaksi u aktivizuan: Maksim Tako, si përgjegjës teknik, Eduart Mustafaj, përgjegjës programacioni, Sevin Serjani, ose siç thirrej Dj Nini, që mbulonte sektorin muzikor, Ina Selimi, që realizonte emisionin me kuriozitete nga vendi dhe bota, Eleza Sinovarfi, moderatore e “Mirëmëngjes Lushnjë!”, Eneid Alla, Arsela Gjylbegu dhe Romina Kote. Në verën e vitit 2013 Radio +3 është akomoduar në ambjente të reja, në një pike dominuese të qytetit të Fierit. Irma Hoxhaj drejtore e radios thotë se ky investim në mjedise dhe infrastrukturë teknike e teknologjike do të finalizohet brenda vitit me riformatim të programeve dhe rubrikave. “Një radio me ambicie duhet të ketë në dispozicion jo vetëm staf të kualifikuar, por dhe kushte pune dhe transmetimi, të ketë azhornim me programet digjitale për editimin e materialeve, si dhe të shfrytëzojë në maksimum
258
Arben MUKA
hapësirën online. Këtë po synon Radio +3 për të qenë protagoniste në qarkun e Fierit.”195) Programi i parë ka qënë edicioni i lajmeve. Për pamundësi të rregjistrimit dhe montazhit edicioni jepej direkt në dy orare, në 16.00 dhe 19.00. Programe të ditëve të para ishin dhe “Kënga e zemrës sime”, që më pas u quajt “Aspirina”, emisioni i përrallave që përgatitej nga shkrimtari Maku Pone dhe emisioni poetik, nën interpretimin e aktores Miola Seitaj. Aktualisht disa nga programet kryesore janë: “Fokus”, “Një vështrim rreth botës” nga Jonida Kollutra (Vani), “Plotësojmë kërkesat e dëgjuesve” dhe dy programet informative në orën 15.00 dhe 19.00. Në staf kanë punuar ose vijojnë të punojnë dhe Ervin Vani, Endrita Vani, Nevila Çepele, Marsela Banaj, Enkelejda Troka, Romir Saraçi dhe Mario Ndreko. Redaksia e nisi punën me një veprimtari promovuese, një koktej festiv me pjesmarrjen e gjërë të gazetarëve lokalë, intelektualëve, përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit, të zgjedhur të pushtetit vendor, dashamirës të transmetimeve radiofonike etj. Programet ditore hapeshin me emisionin e mëngjesit “Shqip dhe shkoqur”, nga ora 07.00 deri në 09.00. Për dy orë transmetim në qëndër të vëmendjes ishte komunikimi me dëgjuesit rreth një teme të caktuar, që në fakt kishte lidhje me problemet që shqetësojnë komunitetin, nga fusha social ekonomike, por dhe politike, kulturore, sportive etj. Shumë interes krijonte rubrika “Thashethem apo e vërtetë?!”, ku sërish ishin telefonuesit e drejtpërdrejtë në studio që komentojnë dhe shprehin opinione rreth një ngjarje apo dukurie aktualiteti. Emision tjetër i përditshëm ishte “Ora juaj”, që transmetohej nga ora 14.00 deri në 16.00. Nga ora 21.00 deri në orën 23.00 transmetohej emisioni “X 195. Iintervistë dhënë autorit më 25 korrik 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
259
në mes”, i cili veç informacioneve nga zhvillimet e ditës, kuriozitetet dhe njoftimet kulturore nga vendi e bota, linte në dispozicion të dëgjuesve dy numra telefoni në studio, një për djemtë dhe një për vajzat. Atyre u jepej mundësia që të ishin në komunikim të drejtpërdrejtë mes tyre. Në stafin e Radios X punuan dhe bashkëpunuan: Adriatik Golemi, kryeredaktor, Elta Velçani, gazetare dhe drejtuese emisionesh, Alen Bregovina, montazhier dhe teknik, Keidi Velçani, ndërkohë që drejtor ishte Petref Velçani. Themeluesi dhe administratori Edi Halilaj ka afruar në stafin e Radios Lushnja gazetarë dhe bashkëpunëtorë që mbulojnë strukturën programore, si Saimir Mërtiri (ish drejtues i Radios Studenti), Juljan Kasapi, Anxhela Çekrezi, Anduel Gjeçi, Marsela Kllogjeri, Edlira Gorreja, Olsi Shehu, Fatjon Dushi (Trendy DJ) dhe webnmaster Enea Rrusho. Dy emisionet e para të Radios Lushnja ishin “Vitamina e ditës”, me përshendetje dhe preferenca muzikore dhe “Një orë me Hasanin”, takim i dëgjuesve me humoristin Hasan Dervishi. Aktualisht programet kryesore gjatë ditës janë “Ju zgjojmë me këngë popullore”, “Mirëmengjes Lushnjë!”, “Buqeta me këngë popullore”, “Balkan Music”, “ Pimë kafe e bëjmë llafe-Thashethemet e darkës”, si dhe edicionet e lajmeve me aktualitetin lokal dhe kombëtar. Mysafirë në Radion Lushnja, në studio ose përmes telefonit, kanë qenë
260
Arben MUKA
dhe Vaçe Zela, Sherif Merdani, Visar Zhiti, Margarita Xhepa, Ylli Baka, Eli Fara, Genta Ismaili, Kadri Gega, Albert Sanxhaku etj. FM 95.5Mhz dëgjohet në rrethin e Lushnjës, por dhe në hapësirën mes Durrësit deri në Vlorë dhe në Peqin. Njё ndёr operatorёt mё ambiciozё radiofonikё nё pёrdorimin e teknologjisё sё fjalёs sё fundit. Radio Jug dallohet pёr sinjal tё pastёr dhe tё fuqishёm jo vetёm nё qarkun e Fierit, por dhe nё Vlorё, adrenalinё nё pёrmbajtje, me emisione tё larmishme, reklama dhe spote indentifikuese tё kuruara me shumё profesionalizёm. Gazetarёt dhe bashkёpunёtorёt e radios angazhohen dhe nё televizionin me tё njёjtin emёr. Nё vjeshtёn e vitit 2013 Radio Jug ёshtё shpёrngulur nё ambjente tё reja puna, njё arredim dhe instalim, sipas standardeve mё tё mira tё medias elektronike. Radio Jug ёshtё e orientuar mё shumё nё programet pёr tё rinjtё, duke ofruar hit-et mё tё reja muzikore nё treg, diskutime pёr tema sociale, ekonomike dhe nga zhvillimet e reja teknologjike dhe komunikimin nёpёrmjet rrjeteve sociale. Është pjesë e “4 Plus Media Grup” që zotëron veç radios edhe televizionin me të njëjtin emër dhe gazetën News Plus. Kontributorët e parë në Radion 4 Plus ishin reperi Big Man, moderatorja Erinda Halla në emisionin “Studentët në shtëpi”, prezantuesja e programit “Ditë e re shpresë e re”, Ediona Dervishi, gazetarët Ermira Vogli, Desara Çili me “Performancë Muzikore” që mbështetet nga Marlen DJ dhe Our DJ. Dita në Radion 4 Plus fillon me “Albanian Folk Music”, prej orës 05.00 të mëngjesit deri në orën 07.00, duke i lënë më pas vend programit
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
261
dyorësh “Mirëmëngjes në RTV 4 Plus”. Në mesditë transmetohen “Gjithçka mund të ndodhë”, Albania music” dhe “Performancë muzikore”, ndërkohë që pasdite vijohet me “Relax”, “Reload”, “Një xhiro rreth botës” ,“Top charts” dhe emisioni i fundit në mbrëmje është “E&M show” nga ora 20.30 deri në 22.00. Radio 4 Plus mbulon me sinjal përveç rrethit të Lushnjës dhe pjesë të Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Vlorës. Mendimet dhe kërkesat e dëgjuesve vijnë dhe nga kontaktet e redaksisë në faqen zyrtare online dhe adresat në rrjetet sociale. Pronari Gëzim Koçiu po investon për fuqizimin e kapaciteteve në ofertën online. Ideja për hapjen e një radioje me profil informacioni dhe analize për biznesin ka qenë më e hershme për sipërmarrësin fierak Hysni Berisha, por ai e konkretizoi lëshimin e sinjalit në një ditë të shënuar për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Dy anëtarët e stafit, Majdi Smaka dhe Greta Hoxha, kujdesen për informacionet me karakter ekonomik dhe financiar nga Fieri, një nga zonat më të zhvilluara të vendit. Dëgjuesit i jepen lajme dhe njoftime të dobishme, si niveli i këmbimit valutor, tregjet e shitjeve, çmimet e produkteve ushqimore dhe industriale, orare shërbimesh për transportin publik dhe privat etj. Radio Biznesi pas kalimit të fazës eksperiementale të transmetimeve është në
262
Arben MUKA
procesin e përgatitjes së dokumentacionit për licencim nga enti rregullator, duke u pëgatitur dhe për strukturën e re të programeve tematike që në thelb do të ruajnë po fokusin e zhvillimit të biznesit vendor.
13.10 Qarku Berat Stacioni i qytetit të naftëtarëve që funksionoi më pak se një vit. Instalimi u mundësua nga ekipi teknik i Radio Tiranës, që e kishte dhe në varësi administrative dhe programore. Pak të dhëna që janë dokumentuar flasin për një agjendë ditore modeste të Radios Qyteti Stalin, ku përdoreshin informacione dhe njoftime direkt në mikrofon. Nuk kishte në përdorim pajisje regjistrimi dhe montazhi, kurse fondi muzikor sillej periodikisht nga Radio Tirana. Ajo transmetonte vetëm në tre seanca gjatë ditës: nё mёngjes nga ora 06.25 deri në 08.30, pasdite nga ora 14.00 deri në16.00 dhe emetimi i fundit ishte nё mbrёmje nga 18.00 deri në 21.00. Lidhjet me Radio Tiranën ishin pjesa e programit të përditshëm të saj, kurse realiteti lokal mbulohej me komunikata dhe biseda me të ftuar në mikrofon. Ka si target rininë, për argëtimin dhe informimin e saj, për trajtimin e temave kulturore zbavitëse, por dhe me përmbajtje tematike. Themeluesi dhe administratori i radios Emiljano Hoxha, synon që hapësira e trasmetimit nga ora 08.00 deri 10.00 të mbrëmjes të jetë në dispozicion të të rinjve beratas, ofertë dinamike dhe e larmishme, si dhe interaktive, ku ata të gjejnë veten me opinione dhe sugjerime ndaj emisioneve dhe performancës së stafit. Programi më i ndjekur është “Moshë pafajësie” që drejtohet nga Enkelejda Azizaj, me miksim të muzikës nga DJ Miri dhe përzgjedhjen e Shkëlqim Muratit. Temat që trajtohen në program lidhen me shkollën, raportet mësues-nxënës, komunikimin me prindërit dhe shokët e miqtë, angazhimet në problematikën e komunitetit, emigracionin dhe studimet jashtë vendit etj. Radio Glob pret dhe shumë kërkesa e përshëndetje nga dëgjuesit për emisionin “Një këngë për ju”, që përcillet dhe me humor e kuriozitete.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
263
13.11 Qarku Vlorё Radio e parë private në Shqipëri, një prej testeve që konfirmoi se demokracia kishte shumë rrugë për të bërë. Ajo u godit nga autoritetet e kohës, si prova që media e pavarur nuk mund të pranohej kollaj në një vend që kishte kaluar rreth gjysmë shekulli në një diktaturë të egër. Pjesë e redaksisë në Radio Vlora nuk ishin gazetarë të mirëfilltë, por të rinj e të reja aktivë, të cilët u magjepsën dhe u emocionuan që në ditët e para nga efekti që krijuan tek dëgjuesit vlonjatë. Themeluesi dhe pronari Ferdinand Llambro, emigrant në Greqi, ishte kthyer në qytetin e lindjes plot ide dhe projekte. Thuajse të gjitha kursimet nga emigracioni i shpenzoi për blerjen e pajisjeve, të cilat i montoi brenda apartamentit ku banonte në Vlorë. Fillimet e radios ishin disi spontane, duke emetuar muzikë, duke lexuar ndonjë njoftim familjar apo nga bashkia, duke treguar ndonjë kuriozitet për privacinë e njerëzve të skenës dhe ekranit, duke dhënë rezultatet më të fundit sportive nga kampionati shqiptar dhe i huaj. Më pas, kur filluan buletinet e lajmeve, rubrika “Studio e Hapur”, “Pasqyra e shtypit ditor”, “Intervista në Radio Vlora” etj., nisën të krijonin probleme me autoritetet vendore, që nisën ta shikonin radion si “jashtë kontrollit”. Fondacioni SOROS në Tiranë e mbështeti radion në ditët kur pushteti i bënte presion, duke i bërë ngjarjet, pjesë të raportimeve dhe ekspertizave që organizatat për mbrojtjen e lirisë së medias prezantonin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë një ndihme të konsiderueshme financiare nga Fondacioni SOROS, Radio Vlora u fuqizua në inventarin e saj teknik.
264
Arben MUKA
Emërtimi i radios ishte një huazim e emrit të qytetit të lashtë Amantia, (në fshatin Ploçë të Vlorës), me një histori dhe kulturë të lashtë. Aktiviteti i radios ishte pjesë e shoqërisë “Farola”, në pronësi të Jashar Lamajt, i cili veç sinjalit audio kishte dhe televizionin me të njëjtin emër. Transmetues me fuqi 500W, siguronte dëgjimin në qytetin e Vlorës dhe rrethina, por dhe në Orikum e Novoselë, si dhe pjesën e Ultësirës Përendimore, deri në Lushnjë. Ndër emisionet më të ndjekura ishte ai i mëngjesit, ku të ftuarit dhe vetë dëgjuesit trajtonin tema nga më aktualet, që ishin shqetësim për komunitetin, si niveli i shërbimit në zyrat e administratës, sistemimi i rrugëve kryesore të qytetit dhe atyre dytësore në brendësi të lagjeve, kanalizimet dhe ujësjellësi, ndotja e mjedisit, zhvillimi turistik etj. Program i pëlqyer ishte dhe cikli i emisioneve sociale, një bashkëpunim mes stafit të radios dhe qendrës psiko–sociale “Vatra”, pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Gjithashtu shumë dëgjues i tërhiqte dhe programi me kuice muzikore. Në stafin e përhershëm të radios ishin Esmeralda Tahiri, folëse, Klara Hasani, drejtuese emisionesh, Dorian Kaso e Erion Muçostepa, Ilir Rexho. inxhinier dhe Genci Demiraj, drejtor i radios. Robert Hoxha, themeluesi dhe administratori i Val’ e Kaltër e nisi aktivitetin në Vlorë, pas një përvoje të gjatë pune në një radio në Itali. Në muajt e parë u përdor për transmetim fondi i këngëve dhe melodive vlonjate, krijime tradicionale dhe të viteve të fundit. Kjo ishte një zgjidhje e redaksisë që dha efekt në popullarizimin e frekuencës 103.3Mhz. Val’ e Kaltër është promotore dhe e veprimtarive jashtë studios së saj, duke mbështetur
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
265
organizimin e koncerteve në pallatin e sportit të qytetit, apo sheshe të tjera publike, me këngëtarë dhe me grupe nga më të njohurat të muzikës së lehtë dhe popullore. Ndër emisionet kryesore janë dhe “Mirëmëngjes Val’ e Kaltër”; çdo ditë, ora 07.3009.00, “Hit Val’ e Kaltër”, 20 këngët më të mira të momentit në tregun muzikor, “Kërkesa të dëgjuesve”, “Bota e çudirave”, “3 në 1”, edicionet informative, forumet me biseda në studio, intervistat, minutazhi sportiv etj. Në staf ndër vite kanë punuar ose vijojnë të punojnë Pavllo Mosko, drejtor, Graciano Hoxha, Vangjel Sako, Redi Myftiu, Sadian Hoxha etj. Është quajtur fillimisht Radio Saranda, por më pas dhe deri në ditën e fundit të transmetimit mori një emër të hershëm të qytetit bregdetar, Radio Ohnezmi. Nisi nga puna në një periudhë të ndezur elektorale, kur sarandiotët kishin interes që të mësonin sa më shumë mbi garën mes kandidatëve për kryetar bashkie në qytetit, premtimet, platformat në ndihmë të komunitetit, si dhe rrugët e plotësimit të tyre. Dy themeluesit e Radios Ohnezmi, vëllezërit Dhimitraq dhe Irakli Stefani, synuan një qëndrim të barazlarguar nga shtabet elektorale të partive, si një mundësi për të fituar audiencë dhe reputacion, ndaj dhe redaksia ju dha kohë të njëjtë 7 pretendentëve për postin e kryetarit të bashkisë. Përballimi i fushatës elektorale u shoqërua gradualisht me profilizimin
266
Arben MUKA
e përmbajtjes, duke u përqëndruar tek rinia, me emisione dhe rubrika argëtuese dhe edukative. Radio iu përgjigj veçorisë së qytetit të Sarandës, që si burim kryesor të të ardhurave ka industrinë turistike. Duke evidentuar vlerat dhe resurset natyrore, historike, kulturore dhe arkeologjike, duke i pasqyruar ato në valët e radios, jo vetëm në formën informative, por dhe tematike, me probleme dhe vëzhgime nga terreni, duke thirrur për ekspertizë njohësit më të mirë të fushës. Në redaksi punuan dhe Luan Sejdini, Daut Sheme dhe Irena Gjoni Pas eksperiencës në radion e parë private në Shqipëri, Radio Vlora, Vjollca Staro themeloi Radion Jon, një plotësim në spektrin informativ dhe argëtues në qytetin bregdetar. Në ditët e para muzika ndërthurrej me edicionet e lajmeve dhe programin me përshëndetje nga dëgjuesit, por pas një muaji nisën nga transmetimi rubrikat e qëndrueshme kulturore, sociale dhe sportive. Raporti muzikë e huaj me atë shqiptare ishte 70 me 30 përqind. Rubrika për rininë ishte e përditshme me përmbajtje tematike, ku jepeshin dhe kuriozitete, deklarata, qëndrime dhe protretizime nga yjet e skenës dhe ekranit nëpër botë, filmat dhe koncertet që planifikoheshin etj. Në redaksinë e Radio Jon punuan dhe Klodjan Rexho, Denada Mezani, Erion Muçostepa, Roland Neziri, Skerdilajd Muharremi dhe Dorian Hitaj.
Stacioni më jetëgjatë dhe i qëndrueshëm në qytetin e Sarandës, një shkollë kualifikimi profesional për dhjetra vajza dhe djem të rinj të apasionuar pas gazetarisë dhe krijimtarisë letrare. Gazetari Shkëlqim Hajno, ndër më të njohurit në Jug të Shqipërisë, është bashkëthemelues dhe administrator i Radio Saranda, në përpjekje të vazhdueshme për produkt informativ
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
267
dhe zbavitës për të gjitha grupmoshat, për të qenë zëri i komunitetit dhe i shoqërisë civile në përmirësimin e standardeve të jetesës për qytetarët dhe konsolidimin e institucioneve vendore. Radio Saranda është një guidë e dobishme për fluksin e madh turistik që dyndet gjatë muajve të verës në pjesën e fundit të vijës bregdetare, buzë Jonit, është promovuese aktive e perlave të natyrës, zbulimeve arkeologjike me famë botërore, vendeve të panumërta për relaks e zbavitje. Një radio me format të larmishëm programesh: lajme, opinione të komunitetit, skaner për punën e pushtetit lokal etj. Disa nga programet kryesore që vijojnë të transmetohen nga Radio Saranda janë “Fokus”; “Mysafiri i natës”; “Ora e bashkisë”; “Minoriteti etnik grek sot”; “Radio Saranda sport” etj. Në staf kanë punuar ose vijojnë të punojnë: Arben Vogli, bashkëthemelues, Shezie Hajno kryeredaktore, Elida Vogli, Panajot Boli, Isida Nelaj, Rudina Premti, Silda Nika, Jerina Hajno, Ilva Kapxhiu, Besmira Gjoni, Floriana (Haxhiaj) Koka, Viktor Avdia, Polikseni Jovani, Mirela Braculla, Ina Vogli, Sofika Luzi, Vjosana Hajno e Genc Koçi. Stacion pёr minoritetin etnik grek nё rrethin e Sarandёs qё transmetonte programe nё dy gjuhё. Radio Alfa u ngrit nё Livadhja, njё zonё me rreth 1 mijё minoritarё, por nga shpёrndarja e sinjalit, programet dёgjoheshin dhe nё zona tё tjera tё rrethit tё Sarandёs. “Ne kishim qёllim tё ishim njё zё i fuqishёm pёr minoritetin grek, pёr banorёt e fshatrave pёrreth komunёs. Zonat rurale ishin tё harruara nga shteti, pёrpos kishte dhe pasiguri nё familje, ku kishin mbetur banorё nё moshё, sepse rinia ishte nё pjesёn mё tё madhe nё emigracion”196) - tregon Jorgo Kremidha, themelues dhe administrator i Alfёs. Kjo ishte eksperienca 196. Intervistё dhёnё autorit mё 19 gusht 2013.
268
Arben MUKA
e tij e parё nё radiogazetari, sepse mё herёt kishte bashkёpunuar vetëm me median e shkruar, si Zёri i Rinisё, Studenti i Bujqёsisё, Hosteni dhe organin minoritar Laiko Dhima. Radio Alfa kishte njё fonotekё tё pasur me kёngё e valle tё minoritetit grek, njё element qё krijoi interes shumё tё madh tek dёgjuesit. Si zonё bujqёsore nё pjesёn e Vurgut kishte interes dhe pёr rubrikat e fermerёve dhe pёr atё të shёndetёsisё, kurse nё mbrёmje ishte emisioni “Brezi i Natёs”. Pjesё e stafit ishin Katerina Kremidha, Sofia Xhaferri, Arti Shkurti, Jorgo Jovani, Anila Nasho, Theofan Kalivjoti, Eri Pula dhe Kristo Babi. Njё stacion qё ju kushtua promovimit dhe jehonёs sё vlerave tё kulturёs, historisё, traditёs dhe pasurive arkeologjike nё territorin e Shqipёrisё, pagёzuar me emrin e njёrёs prej site-ve arkeologjike tё njohura ndёrkombёtarisht. Radio Butrinti, themeluar nga Auron Tare kishte njё rreze tё gjerё mbulimi me sinjal, nga nga Ballshi e deri nё Janinё tё Greqisё, pёrfshi edhe ishullin grek tё Korfuzit. Nё redaksi kanё punuar: Luan Sejdini, qё pёrgatiste emisionin “Antiquitas”, si njё eskursion zanor pёr prezantimin e pasurive arkeologjike dhe historike tё rajonit; Shpresa Dine, e cila realizonte “Butrinti Blu” me objektiv turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit; Juliana Murtaj ishte e angazhuar me opinionet e dёgjuesve nё programin “Saranda ime”; Floriana Koka, si gazetare e edicionit tё lajmeve, drejtonte dhe emisionin “Nё studio” me intervista dhe biseda me ftuar; Desdemona Mehmeti priste nё studio kёrkesat dhe pёrshёndetjet nё formatin “Alo Butrinti?”; miksimin e muzikёs e bёnin Neri Ceno, Florian Nakuçi dhe Skerdilajd Muho. Programet ishin nga mёngjesi deri nё orёn 4 pasdite, mё pas kishte vetёm muzikё. Kur bashkёshortёt Marieta dhe Viron Mёrkuri e morёn nё pronёsi Radion Idea, ajo kishte punuar pёr mё pak se njё vit me pёrmbajtje kryesisht muzikore. Ata nuk e
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
269
ndryshuan emrin e stacionit, por e orientuan atё mё shumё nga informacioni dhe trajtimi tematik i çёshtjeve sociale, ekonomike dhe kulturore. Nё kёtё aspekt Marieta si gazetare me pёrvojё luajti njё rol kyç, si nё rekrutimin e stafit ashtu dhe strukturimin programor. Emisionet kryesore nё Radio Idea janё: “Zgjohu me ritёm”, “Nё drejtim tё paditur”, “Apel”, “Java nё Vlorё”, “Takim me poezinё” etj. Nё stafin e radios bёjnё pjesё: Marieta Mёrkuri, qё drejton emisionet “Apel”, “Aktualitet” dhe “Takim me poezinё”; Vjollca Tytyni, kryeredaktore dhe drejtuese e emisionit tё kulturёs; Egla Imeraj, redaktore dhe drejtuese emisionit “Java nё Vlorё”; Joana Xhaferraj, moderatore e emisionit tё mёngjesit “Zgjohu me ritёm”; Genti Qafoku, realizues i emisionit “Ja vlen ta dёgjosh”; Vendim Bercaj, drejtues teknik dhe Juvelir Bercaj si DJ. Edicionet e lajmeve janё me raportime dhe zёra nga terreni, duke plotёsuar kёrkesat e dёgjuesve pёr zhvillimet lokale dhe ato kombёtare. Opinionet, vlerёsimet dhe sugjerimet e dёgjuesve qё dёrgohen nёpёrmjet sms-ve, email-eve ose nё komunikimin virtual nё rrjetet sociale, shqyrtohen me shumё kujdes nga stafi nё orientimin, modifikimin dhe pasurimin e programeve. Nisi si njё projekt ambicioz me mjedise dhe aparatura cilёsore, por nё procesim e zhvillimit tё infrastrukturёs sё transmetimit pati ngadalёsi dhe pengesa, qё e dёshtuan pas disa muajsh vijueshmёrinё normale tё punёs. Pёr periudhёn “on air” tё Radios Era baza e programit ishte muzika e pёrzgjedhur, njё play-list, qё u aktualizua disa herё ku u pёrfshinё shumё kёngё dhe melodi shqiptare dhe tё huaja. Nё ambjentet luksoze tё redaksisё u planifikuan dhe emisione informative dhe argёtuese, duke nisur me ngritjen e stafit, por vёshtirёsitё nё pёrhapjen e sinjalit u bёnё shkas pёr “mbetjen nё letёr” tё tё gjithё strategjisё pёr ngritjen dhe konsolidimin e stacionit. Rreth 10 muaj nga lёshimi pёr herё tё parё tё sinjalit, transmetimi u ndёrpre, duke e lёnё pezull projektin pёr Radion Era.
270
Arben MUKA
13.12 Qarku Gjirokastёr Folësit e parë në radio ishin Rusto Asqeri e Ilmi Kokona, teknikët e parë ishin Shpëtim Karaulli, Jorgo Suxhondërsa, Ali Shehu, Sarandi Jorgji etj., ndërkohë që drejtori i parë i institucionit ishte Stavri Zerva, një ish partizan në formacionet e luftës. Pas tij në këtë post erdhën Hysen Pojani, Fejzo Haxhia, Resul Llogo, Fane Bita, Saimir Skënduli, Ismail Xhaferri, Ilir Gjini dhe aktualisht është Marjeta Spiri. Në redaksinë e lajmeve, por dhe për emisione të tjera problemore e argëtuese kanë kontribuar gazetarë të njohur si Engjëll Serjani, Odise Kote, Violeta Duri, Fatos Puto, Rajmond Kola, Nertila Spiri, Ilir Lluri, Rita Myrto etj., ndërkohë që përgjegjëse për programet radiofonike është Gentiana Brahimi. Aktualisht dita në Radio Gjirokastra fillon me programin “Mirëmëngjes!”, 07.00-09.00, nga Rigels Malile; nga ora 10.05 deri në 11.30, të hënë, të mërkurë dhe të premte është “Hit-e shqiptare” nga Edona Velikaj; kurse të martë dhe të enjte transmetohet po në të njëjtin orar “Hit-e botërore”; gazetari Blerim Kore realizon të mërkurën “Bashkëbisedim”; Alida Lula, të enjten pasdite drejton emisionin një orësh “Në fokus”; të shtunën dhe të dielën nga ora 10.05-12.00 është “Fundjavë”; Liljana Ristani të shtunave pasdite për gjysmë ore drejton “Bota e fëmijëve”; programin në gjuhën greke e përgatit gazetarja Majlinda Kalludhi; ndërkohë që dy programet muzikore “Nostalgji” dhe “Muzika popullore në vite”, drejtohen nga Yllka Ponde.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
271
Stacioni ishte pronё e Bashkisё sё Pёrmetit, dhuruar nga autoritetet vendore tё Tarantos nё Itali, nё kuadёr tё binjakёzimit mes tyre. Aparaturat u intaluan nga njё inxhinier italian nё ambjentet e departamentit tё kulturёs nё Bashkinё e Pёrmetit, ndёrkohё qё nё tarracёn e kёsaj ndёrtese u vendos antena e transmetimit me fuqi mbulimi nё njё rreze rreth 50 km. Me statusin qё kishte Radio Pёrmeti kishte vёshtirёsi nё zyrtarizmin e aktivitetit, sepse nё atё kohё mungonte legjislacioni, Kishte dhe njё shkak politik, pasi pushteti vendor nё Pёrmet drejtohej nga opozita. Ndaj dhe ky donacion i palёs italiane mbeti pa u pёrdorur plotёsisht, sepse Bashkia autorizoi vetёm emetimin e muzikёs, deri nё pritje tё modaliteteve pёr licencё. Vala FM 100.3Mhz tёrhoqi shumё dёgjues pёr ofertёn e veçantё, pasi u pёrdor i gjithё fondi muzikor i shtёpisё së kulturёs “Naim Frashёri”. Kёngёt, vallet dhe meloditё autoktone nga interpretues dhe krijues pёrmetarё nё shirita ose disqe u kovertuan nё audiokaseta pёr t’u bёrё pjesё e programit muzikor nё Radio Pёrmeti. Oraret e transmetimit ishin 08.00-15.00 dhe 17.00-20.30. Pёrgjegjёs pёr funksionimin e radios ishte gazetari lokal, Dhimitёr Kosta. Dy gazetarët e njohur Aleksandër Çipa dhe Rajmond Kola, nostalgjikë të detit dhe adhurues të perëndeshës së Butrinit, nuk mund të gjenin emër më të përshtashëm për radion e tyre. Ata ndjeheshin komodë dhe të nderuar që studion e radios e vendosën për shumë kohë në një ndër mjediset më të famshme karakteristike dhe me vlera historike të qytetit të Gjirokastrës, tek shtëpia qindravjeçare e Babametove. Radio Dea i serviri gjirokastritëve aktualitetin dhe thesarin kulturor të krijuar në vite. Gjatë ditës kishte më shumë material informativ me lajme, intervista e biseda problemore, ndërkohë që pasditja dhe mbrëmja deri vonë ishin më relaksuese dhe medituese për dëgjuesit me emisionet muzikore. Dëgjuesit pëlqenin dyorëshin e këngëve polifonike, një program që krijonte atmosferë të veçantë dhe në ambjente publike, bare, restorante, pikat e shërbimit etj. Si studio e parë e Radios Dea u përdor një dhomë e vogël në banesën e Aleksandër Çipës, më pas redaksia u vendos në ambjentet e shtëpisë së
272
Arben MUKA
Babametove, ku kishte hapërsirë të bollshme për studion e transmetimit, si dhe vendet ku punonin gazetarët. Radio krijoi interes dhe në komunitetin e biznesit lokal, si dhe institucionet publike, të cilat kërkonin të jepnin reklama ose njoftime nga aktiviteti i tyre nëpërmjet valëve të saj. Radio Dea arriti deri në 20 reklama e njoftime çdo muaj, ç’ka tregonte për zgjerimin e audiencës në qytetin e Gjirokastrës. Veç dy themeluesve te radios, Aleksandër Çipa (korrespondent në atë kohë i BBC në shqip) dhe Rajmond Kola (korrespondent për VOA në shqip), u aktivizuan në redaksi dhe Hysni Çani, Marjeta Bako (Kola), Valbona Dhrami, Mimoza Xuhano, Artan Çekani dhe ing. Astrit Alite. Nisi nga transmetimi rreth dy vjet pas televizionit me të njëjtin emër, një vendim i dy bashkëpronarëve Ilirian Lluri e Edmond Andoni. Një nga periudhat më intensive të Radios Antena Jug ka qënë ajo e mbulimit të krizës kosovare. Në rrethin e Gjirokastrës, ashtu si në rrethe të tjera të vendit, mbërritën qindra e qindra të ardhur nga Kosova, të cilët u sistemuan në familjet dhe ambjentet publike të qytetit. Radio organizoi emisione të veçanta ku në fokus ishin këta njerëz në nevojë, të dëbuar nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga milicia dhe paraushtarakët serbë, kërkimi i njerëzve të humbur gjatë rrugës, bashkimet e familjeve të ndara, informacione mbi kushtet e tyre të strehimit, ushqimit, asistencës shëndetësore etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
273
Programet kryesore ishin “Kënga ime”, me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve, “Vetëm me ne këtë mbrëmje”, që fillonte në orën 22.00 dhe përfundonte në orët e para të mëngjesit, me telefonata, kuice, kuriozitete dhe hit-e, “Emisioni poetik” ku lexohej dhe komentohej poezia e huaj e para viteve ‘90, perlat frënge, gjermane, austriake, ruse etj, “Ora gazmore”, anekdota, fjalë të urta, rrëfime satirike dhe programi “Great Hits”. Në ekipin e radios përfshiheshin Gentian Çela, drejtor i radios, Sokol Shameti dhe Jolanda Pesha, gazetarë, ndërkohë që bashkëpunonin dhe Mimoza Lluri, Evjola Sherifi, Piro Nase, Kristi Qurku dhe Stela Kamberi. Hapja e një radio në një qytet me rreth 6 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve e kishin lidhur jetën e tyre me minierën. Radio Ruzvelt u mirëprit në Memaliaj, rreth 10 km larg Tepelenës, sepse aty kishin lajmin, por dhe muzikën folklorike dhe emisionet për kulturën e traditën e zonës. Aty u prezantuan grupet e njohura muzikore të Memaliajt, Bënçës, Hormovës, Kardhiqit, Delvinës, i të rinjve të Gjirokastrës, Kalivaçit etj., një repertor brilant që ishte pjesë dhe e gëzimeve dhe eventeve familjare. Pronari dhe administratori i stacionit, Gëzim Shehu, ishte me përvojë të gjatë në fushën e gazetarisë, si korrespondent i të përditshmes Koha Jonë, Radios Koha dhe Radios Gjirokastra. Ai e orientoi programin dhe nga informacioni sportiv, sepse qyteti i Memaliajt shquhet për afinitet ndaj sportit, veçanërisht futbollit. Në vitet 1998 dhe 1999 ekipi ishte pretendent real për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Kjo kishte krijuar një atmosferë entuziaste në të gjithë qytetin, ndaj ju dha mjaft hapësirë ekskluzive në Radion Ruzvelt, me diskutime në studio me të ftuar gjatë rubrikës sportive, parashikime dhe transmetim direkt të çdo ndeshje që ekipi luante në fushën e tij në Memaliaj.
274
Arben MUKA
Pavarësisht se ishte një nismë e një kongregacioni katolik, radio ndiqej dhe nga dëgjues të besimeve të tjera, ose ateistë, sepse përmbajtja e emisioneve kishte në thelb ndjenjën e toleracës dhe solidaritetit njerëzor, bashkëjetesën në komunitet, por dhe informacionin e bollshëm për qytetin, sportin, aktivitetet kulturore e artistike etj. Radio Gras ishte nismë dhe mbështetej nga shoqata kulturore italo-shqiptare me të njëjtin emër, e cila drejtohej nga murgeshat “Bija të Krishtit Mbret”. Emrin e kishte në shenjë nderimi dhe kujtimi për themeluesin e kongregacionit të motrave që quhej At Giuseppe Gras, i njohur dhe për aktivitetin e tij si gazetar. Emisionet tematike u vendosën në orare të përshtatshme, sipas preferencave të dëgjuesve. Ermir Shehu, realizonte “Radio Gras për ju”, një përmbledhje formatesh të larmishme informative dhee argëtuese; Oriana Çenko, drejtonte emisionin “Të ndihemi ndryshe”, një variete me kuriozitete nga kultura, muzika e kinematografia, poezi, anekdota, intervista në studio, të reja nga prodhimet diskografike; Desela Nuredini kishte emisionin “Fjala për të jetuar”, kurse rubrika “Kalendari” përgatitej po nga Desela së bashku me Eli Viton. Drejtor i Radios Gras ishte Theodhor Bilushi. Stacioni radiofonik më i vjetër në Gjirokastër që vijon punën, që ka pasur rritje graduale të fuqisë së transmetimit nga 200W në fillimet e veta dhe aktualisht në 1KW, me dëgjueshmëri nga qyteti i Memaliajt dhe deri në kufirin shqiptaro grek, në Kakavije. Konsiderohet si një institucion mediatik i të rinjve, gjimnazistëve ose atyre që sapo kanë përfunduar studimet e larta. Si i tillë Radio Alpo ka shërbyer dhe si një qendër e mirëfilltë trajnimi për bazat e gazetarisë radiofonike, duke kaluar nga një gjeneratë
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
275
në tjetrën. Bashkëpunimi kryesor është me nxënësit e gjimnazit, duke afruar në mikrofon ata që kanë aftësi dhe dëshirë, për të sjellë për dëgjuesin freski dhe pasion. Për këtë redaksia i kushton rëndësi transmetimit të përmbajtjeve aty ku të rinjtë vitet e fundit kanë më shumë akses, nëpërmjet intermetit dhe në celularët Android. Emri i radios vjen nga një kombinim i inicialeve të emrit dhe mbiemrit të themeluesit dhe administratorit të radios, Aristotel Petro. Në ngritjen e infrastrukturës programore ka dhënë një kontribut shumë të madh ish-kryeredaktori, Odise Kote, një gazetar i njohur në median lokale dhe atë kombëtare, por dhe që prej afër dy dekadave ka punuar si korrespondent për Jugun e Shqipërisë në programin shqip të Deutsche Welles. Në stafin e Radios Alpo në vite kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë dhe Ilia Petro, ndërtues dhe drejtues programesh argëtuese deri në vitin 2006, Daniel Marko, DJ, Blerim Kore, Kristina Fidhi, Luljeta Xhaxhi, Migena Gjokoli e Ania Kovaçi. Stacioni me themeluesin dhe administratorin me moshën më të re në Shqipëri. Laert Barka ishte vetëm 12 vjeç kur hapi Radion Skay në Gjirokastër. Ai i apasionuar pas elektronikës dhe audiotransmetimeve vendosi që të eksperimentojë me aktivitetin e një radio pirate, e cila ngacmoi menjëherë të rinjtë për ofertën muzikore. Laerti u bë i njohur menjëherë dhe për faktin se ishte djali një personaliteti aktiv të minoritet etnik grek, publicistit Panajot Barka. Shumica e aparaturave dhe antena e transmetimit 20W ishin modifikime dhe përshtatje të realizuara nga Laerti, kurse si studio shërbente dhoma e tij. Transmetimi ishte 24 orë, stereo dhe me përmbajtje të programuar. Dëgjohej në qytetin e Gjirokastrës dhe në luginën përgjatë Drinos, nga Gryka e Tepelenës deri në Kakavije. Radio Skay nuk kishte programe informativ, por në dy emisione nga 90 minuta në çdo ditë kishte kontakt me dëgjuesit. Pas dy viteve aktivitet Radio Skay mori një gjobë jo proporcionale nga enti rregullator prej 350 eurosh, shoqëruar me vendimin për ndërprerje sinjali. Edhe një përpjekje
276
Arben MUKA
për transmetim në internet nuk ishte i suksesshëm. Tani, një dekadë më pas, Laert Barka, ka përfunduar studimet e larta për matematikë informatike dhe ndër objektivat e para është rithemelimi i një stacioni radiofonik. Stacion i komunitetit etnik grek me transmetim dygjuhësh, që ishte nën kujdesin e shoqatës “Dropulli” me themelues dhe administrator Dhimitri Bocallo. Radio Armonia ishte instaluar në Bularat, pjesë e zonës që jetohet nga minoriteti etnik grek në rrethin e Gjirokastrës. Muzika greke, tradicionale dhe bashkëkohore, zinte pjesën më të madhe të programit. Paradite kishte dhe një program diskutimi me dëgjuesit, mendime dhe opinione të tyre rreth aktualitetit, por dhe me kërkesa për përshëndetje. Radio Armonia pati vazhdimisht ndërprerje të sinjalit, për shkaqe teknike, gjë që ndikoi në reduktimin e audiencës. Administratori i radios pati në projekt rinovimin e instratrukturës, ambjenteve të redaksisë dhe antenave të transmetimit, por për shkaqe të mungesave financiare nuk u arrit të bëhej konkretizimi. Baza e radios është muzika popullore. Edicionet e lajmeve janë çdo dy orë, si pasqyrë e aktualitetit në qarkun e Gjirokastrës, por dhe nga vendi e bota. Fillimisht Radio Sprint emetonte në frekuencën FM 99.2Mhz, por nga ndërhyrjet sistematike të një stacioni grek, pas disa muajsh u bë zhvendosja në FM 99Mhz, ku vijon dhe aktualisht. Programet me muzikë popullore pasurohen me bisedat me këngëtarë e kompozitorë të ftuar, të cilët prezantojnë për dëgjuesit interpretimet dhe krijimtarinë, agjendën koncertore dhe planet për të ardhmen. Antena e transmetimit mbulon me sinjal veç Gjirokastrës, edhe Tepelenën, si dhe territorin deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes. Në staf angazhohen rregullisht: Anisa Kovaçi, Ludmill Zarba, Elin Çavea kurse themeluesi është Julian Sejko
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
277
Fillimisht në këtë frekuencë ka transmetuar Radio Epiri 2011, që u themelua më 28 mars 2011, por duke mos pasur sukses në aktivitet, u bë kalimi pronësor që u shoqërua dhe me ndryshim emërtimi më 10 maj 2013. Channel 7 është radio dhe televizion dhe një pjesë e produktit është e përbashkët për versionet audio dhe me figurë. Programet kryesore të Radios Channel 7 janë: “Shtypi i ditës” me titujt kryesorë të gazetave; “Si mendoni ju?”, që ju drejtohet të rinjve me një temë të caktuar; “Kultura dhe tradita” dhe edicionet informative në çdo dy orë. Sistematikisht ftohen në mikrofonin e Channel 7 dhe personalitete publike, deputetë të qarkut apo përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët zhvillohen biseda, duke marrë në konsideratë dhe pyetje e kërkesa nga dëgjuesit. Sinjali i transmetimit mbulon vetëm qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat. Themelues dhe administratorë janë gazetarët Orjana Cenko dhe Njazi Sako.
13.13 Stacione të tjera Në periudhën e lulëzimit të radiove private në Shqipëri dhe më pas, veç stacioneve që kemi përmendur në këtë pjesë të punimit, ka dhe të tjera, për të cilat ka mungesë dokumentacioni dhe të dhënash rreth aktivitetit dhe stafit të angazhuar. Mungesa e skedës për këtë pjesë “anonime” të tregut radiofonik shqiptar, që listohet më poshtë, ka ndodhur të paktën për dy shkaqe kryesore. Së pari, se një pjesë e tyre kanë qëndruar “on air” në një kohë të shkurtër, duke mos arritur t’i mbijetojnë konkurrencës së operatorëve të tjerë dhe duke vijuar transmetimin si për inerci, me zgjidhjen e vetme të shitjes së aktivitetit. Të tjerë operatorë radiofonikë janë themeluar si pjesë e grupeve mediatike me pronësi televizione e organe shtypi, pa marrë vëmendje nga menaxherët dhe pronarët, që i kanë lënë në hije, thjesht si altoporlantë, pa formë e pa identitet, pa investime, pa ide dhe burime njerëzore në dispozicion. Gjithësesi ato janë pjesë e informacionit të këtij botimi mbi dinamikën e tregut radiofonik, duke pasqyruar emrin e saktë, qytetin ku janë instaluar dhe vitin e fillimit të punës së tyre. (Tabela në faqen tjetër).
278
Arben MUKA
Nr.
Stacioni
Vendndodhja Fillimi
121
Radio Plus
Shijak
1996
122
Radio Antena
Tiranë
1997
123
Radio Bashkia
Tiranë
1998
124
Radio Alba
Tiranë
1998
125
Radio Iliria
Tiranë
1998
126
Radio 101
Tiranë
1999
127
Radio Real
Durrës
1999
128
Radio Skorpion
Tiranë
2000
129
Radio Oxygen
Tiranë
2001
130
Magic Radio Aldo 03
Tiranë
2003
131
Radio 6
Kavajё
2005
132
Radio 4
Berat
2009
133
Radio Vlora
Fier
2009
134
Radio One
Tiranё
2010
135
Radio 6 +1
Vlorё
2010
136
Radio Durrёsi
Durrёs
2010
137
Radio Real
Vlorё
2011
138
Radio Univers
Tiranё
2011
139
Radio ABC
Tiranё
2011
140
Radio Clazz
Tiranё
2011
141
Radio Kapital
Tiranё
2012
142
Radio Living
Tiranё
2013
Bibliografi & Webografi 1. Monografi, përmbledhje punimesh dhe artikuj shkencorë BORIÇI, Hamit & MARKU, Mark, Histori i shtypit shqiptar, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2010. ÇOBANI, Agron, Ju flet Tirana..., Toena, Tiranë, 2010. DUKA Xh, Artan & PANO A, Niko, Promocioni, Logoreci, 2006. FONIQI, Shaqir, Albumi i një gazetari, Radiotelevizioni i Prishtinës, Prishtinë 2000. FUGA, Artan, Media, politika, shoqëria (1990 - 2000) - Ikja nga kompleksi i Rozafës, Dudaj, Tiranë, 2008. FUGA, Artan, Monolog. Mediat dhe propaganda totalitare, Dudaj, Tiranë, 2010. FURXHI, Aleksandёr, “Roli i Radios BBC në shqip në dy periudha kyç të historisë së shtetit shqiptar”, konferenca shkencore “Historia e medias dhe mediatizimi i historisё”, Tiranё, 16 Nёntor 2012. Grup autorёsh, Historia e popullit shqiptar, Vol. III, Toena, Tiranё, 2007. GJOKA, Rasim & BOGDANI, Ergys, “Tipare dhe tendenca të medias elektronike shtetërore”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 2/1999. HAJATI, Marash, Dera e pasme e shtypit, Logoreci, Tiranë, 1998. KËLLIÇI, Skifter, Historia e Radio Televizionit Shqiptar, TE, Tiranë, 2003. IMHOLZ, Kathleen, KOÇI, Elina, RITTLER, Robert, E drejta e mediave elektronike nё Shqipёri, Horizont, Tiranё, 2001.
280
Arben MUKA
KALLABA, Ismet, “Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, problemet dhe e ardhmja”, Dukuri dhe probleme të gazetarisë bashkëkohore shqiptare, Albanian University, Tiranë, 30 maj 2008. KOÇI, Elina, Pronёsia intelektuale, e Drejta e Autorit dhe Marka, ERIK, Tiranё, 2003. LONDO, Ilda, Pronësia e Medias, pavarësia dhe pluralizmi, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2007. MARKU, Mark, “Komunikimi ndërmediatik në Shqipëri”, Studime Albanologjike, nr.4/2011, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Tiranë, 2011. Media në erën e internetit dhe globalizimit, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2009. MUKA, Arben, “Legjislacioni dhe vetërregullimi në median elektronike shqiptare”, kumtesë, konferenca ndërkombëtare Media në Ballkan, gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta, Borovetz, Bullgari, 26 qershor 2002. MUKA, Arben, Informacioni në Radion Lokale, Instituti Shqiptar i Medias, Tiarnë, 2002. MUKA, Arben, Gazetar në Radio, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2007. MUKA, Arben, 70 radio shqip në 70 vite, ABC Media Center, Tiranë, 2008. MUKA, Arben, “Luksi teknologjik dhe varfëria e informacionit në transmetimet radiofonike”, Dukuri dhe probleme të gazetarisë bashkëkohore shqiptare, Albanian University, Tiranë, 30 maj 2008. MUKA, Arben, Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2010. MUKA, Arben, “Lajmi vendor me burime nga media ndërkombëtare”, Optime, nr. 2, qershor 2011. MUKA, Arben, Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore (shtator 1943 - nëntor 1944), Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2011. MUKA, Arben, “Veçori të radiove fetare në Shqipëri”, kumtesë, konferenca rajonale e SEEMO-s “Media, minoriteti, diversiteti”, 24-25 tetor 2011, Tiranë. MUKA, Arben, Ja si duhet të informohem, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2012.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
281
MUKA, Arben, Foli Shoferit!, studim për dëgjueshmërinë e radios dhe të burimeve të personalizuara audio në makina, Botime M&B dhe ABC Media Center, Tiranë, 2012. MUKA, Arben, “Radiostacionet e huaja me target ‘të unifikuar’ për shqiptarët në rajon dhe diasporë në vitet ‘90”, kumtesё, konferenca shkencore kombёtare “Roli i medias nё formimin dhe konsolidimin e identitetit kombёtar”, Universiteti Hёna e Plotё – BEDER, Tiranё, 21 Nёntor 2012. NATHANAILI, Andrea, “Media dhe legjislacioni një bashkëjetesë e vështirë”, Studime Albanologjike 2010/3, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë. PAÇARIZI, Rrahman, Radio Gazetaria, Universiteti AAB, Prishtinë, 2008. Partia e Punёs e Shqipёrisё pёr shtypin, “8 Nёntori”, Tiranё, 1980. POPI, Eno, “Transmetimi i përbashkët radio televiziv: përvoja të deritanishme dhe perspektiva”, Studime Albanologjike 2010/3, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë. SHEHU, Xhevdet, Ambasadori VOA, Ombra GVG, Tiranë, 2012. ZGURI, Rrapo, “Interaktiviteti në internet dhe roli i ri i audiencës”, Studime Albanologjike, nr.4/ 2011, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Tiranë, 2011. 2. Raporte, manuale dhe përmbledhje aktesh Annual Report 2002, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2002. BREZ, A.,Jeffrey, Vlerёsimi i industrisё sё televizioneve private nё Shqipёri, Qendra e Trajnimeve tё Medias e Fondacionit SOROS, Tiranё, 29 janar 1999. Etika dhe Gazetaria në Shqipëri, analiza krahasuese për profesionin e gazetarit, mars - korrik 2005, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2006. Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik, Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut, Shkodër, 2005. Marrёveshja e Stabilizim – Asociimit Shqipёri – Bashkimi Europian, 12 qershor 2006.
282
Arben MUKA
“Mbi veprimtarinё vjetore tё KKRT”, raportimi para deputetёve nё parlament, në vitet 2000-2012, arkivi i KKRT/AMA, Tiranë. Media lokale, peisazh dhe udhëzues. Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2003. Media dhe shoqëria e informacionit në Shqipëri, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2011. Minority Media, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2005. Monitorimi i Peisazhit të Medias Shqiptare 2000, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2001. Monitorimi i Peisazhit të Medias Shqiptare Janar - Dhjetor 2001, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2002. Monitorimi i Peisazhit të Medias Shqiptare 2002, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2003. Monitori Shqiptar i Medias 2003, Qendra Shqiptare e Monitorimit të Medias, Tiranë, 2004. Monitori Shqiptar i Medias 2006, Qendra Shqiptare e Monitorimit të Medias, Tiranë, 2006. Nga analogu në dixhital, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2010. Praktikat informale të punësimit në mediat shqiptare, raport, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Tiranë, tetor 2012. Progres Raporti 2012 pёr Shqipёrinё, Komisioni Europian, Bruksel, 10 tetor 2012. Radiopërhapja e shërbimit publik në tranzicion, Samizdat B92 & The European Institute for Media, Beograd, 1992. Radioja e Shqiponjave, kursi i gazetarisë së Zvicrës Italiane & Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2002. Radio Prishtina 1963, SGB “Rilindja”, Prishtinë, 1963. “Shqipëria nisja nga hiçi”, studim i marrë nga Free Press in South Eastern Europe, PRESS NOW, 1998, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 1/1999. “Strategjia e kalimit nё transmetimet numerike”, pёrgatitur nga Sekretariati Teknik, AMA, arkivi i KKRT/AMA, Tiranё, 2012. TADEJ, Eddie, “Kalimi në sistemin numerik në Shqipëri”, internal working paper, arkivi i KKRT/AMA, Tiranë, 7 March 2008.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
283
Televizioni në Europë: rregullimi, politikat dhe pavarësia, Shqipëria, monitorim 2005, Open Society Institute, Hungary, 2005. Të dhëna mbi median shqiptare 1991 - 1998, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Tiranë, 1998. 3. Akte ligjore dhe rregullore Direktiva pёr shёrbimin mediatik me zё dhe figurё, version i kodifikuar, numri CELEX: 32010l0013, Fletore Zyrtare e BE-sё, seria L95, 15 prill 2010. Ligji nr.7564, “Pёr tё drejtёn e autorit”, 19 maj 1992. Ligji nr. 8221, 14 maj 1997, “Pёr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nё Republikёn e Shqipёrisё”. Ligji nr. 8410, 30 shtator 1998, “Për Radion dhe Televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”. Ligji nr. 9742, 28 maj 2007, “Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë”. Ligji nr. 9918, 19 maj 2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Ligji nr 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Rregullore, “Mbi procedurat e licencimit të operatorëve privatë radio e temevizivë”, vendim i KKRT-së nr. 375, 30 nëntor 2005. Rregullore, “Pёr procedurat dhe kriteret e dhёnies sё autorizimeve”, hartuar dhe miratuar nga AMA, - shikuar sё fundi në faqen zyrtare online mё 16 shtator 2013. 4. Publicistikë ANDONI, Ben, “Në thellësitë e arkivit të Radios”, AKT, Tiranë, nr.7/2011. BARDHUSHI, Julia, “Me pasaportën ‘Top Albania Radio’”, AKT, Tiranë, nr.5/2010. “BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, 21 mars 2011. BEJKO, Julian, “Radiostacioni dhe Meta-radio”, Repoteri, Tiranë, nr. 3 / tetor 2012. BIBERAJ, Elez, “Në epokën e autostradës së informacionit”, Shqipëria RTV, 2 korrik 1995, Tiranë.
284
Arben MUKA
COOKE, Tim, “Mendimet e audiencёs-gjёja mё e rёndёsishme”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995. ÇAUSHI, Tefik, “Problemi kryesor profesionalizmi”, Shqipёria RTV , nr. 3/1995. ÇELA, Sefedin, “Jo formalisht, por realisht publik”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995 ÇELA, Sefedin, “Mediat elektronike - realitet dhe sfidë”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 5/2000. ÇILI, Henri, “Radiomania, viurs i megahercëve”, Klan, Tiranë, 18 janar 1998, DIZDARI, Besnik, “Historia e transmetimeve radiofonike shqiptare”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 3/1999. DODBIBA, Arjan, “Për një RTV publik të ndryshuar”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 12/2004. “DW si lindi dhe u rrit ajo”, Albania, 14 dhjetor 2002, faqe 21. FEILCKE, Tiemann, “Vërtetësia, alfa e gazetarisë serioze”, Shqipëria RTV, 2 korrik 1995, Tiranë. FEILCKE, Tiemann, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë në Koha Javore, Mal i Zi, ribotuar nё Dita, Tiranё, 9 korrik 2004. FEVZIU, Blendi, “Heshtja e shtypit apo shtypi i heshtjes”, Koha Jonë, 23 maj 1992. FUGA, Artan, “Kriza e mediave gjeneraliste dhe nevoja për median lokale”, Repoteri, Tiranë, nr. 4/dhjetor 2012. HOXHA, Ermir, “Për gjysmën e Radio Tiranës”, AKT, Tiranë, nr.2/2010. “Intervistë me kryetaren e KKRT-së, Endira Bushati”, AKT, Tiranë, nr.3/2010. JAHIJA, Jahi, “Mediat dhe transmetimet në gjuhën shqipe në Maqedoni”, AKT, Tiranë, nr.9/2013. KARAPICI, Arben, “Ngritja e radios publike kërkon profesionalizëm”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 4/1999. KADARE, Ismail, “Përshëndetja në 70 vjetorin e Zërit të Amerikës”, http://www.zeriamerikes.com - 15 shtator 2013. KATRO, Taqo, “Radiotelevizioni nёpёr vite”, Tribuna e Gazetarit, nr. 49/1972.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
285
KEKO, Teodor, intervistё, program i pasdites nё Deutsche Welle nё shqip, 1 shtator 1992. NAGLER, Gerald, “Gazetat përdoren për luftë politike”, intervistë, Koha Jonë, 30 shtator 1992. KOÇO, Eno “Orkestrat shqiptare të radios”, AKT, Tiranë, nr.8/2012. KOLA, Paulin, “Sepse është BBC”, intervistë, AKT, Tiranë, nr.1/2009. KOLECI, Zamira, “Radio apo magnetofon?”, Repoteri, Tiranë, nr. 3/tetor 2012. KRASTA, Adi, “E dashur Radio”, AKT, Tiranë, nr.1 /2009. MARESH, Vlado, “Millosheviçi godet kundërshtarët e tij. Opozita dhe media e pavarur në Serbi po bien viktimë e dhunës së kontrolluar nga shteti”, IWPR, 10 mars 2000, version online://iwpr.net/programme/balkansregional-reporting-sustainable-training. “Mijatoviç: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja, Panorama, 18 Shtator 2013, versioni online: http://www.panorama.com.al/2013/09/18/mijatovicte-dekriminalizohet-plotesisht-shpifja/. MUKA, Arben, “T’i shkurtoj valët, stanjacion në transmetimet radiofonike në Shqipëri”, Klan, Tiranë, 4 dhjetor 2009. MUKA, Arben, “Një takim me mjeshtrin Agron Çobani”, intervistë, JAVA, 27 tetor 2012. MUKA, Arben, “Mbijetesa e vështirë e radiove lokale”, Repoteri, Tiranë, nr. 3/tetor 2012. MUKA, Arben, “72 Radio lokale në Shqipëri”, vështrim statistikor, Repoteri, Tiranë, nr. 4/dhjetor 2012. NANO, Thanas, “Radio Tirana gjatё rrugёs sё saj tё lavdishme 25 vjeçare”, Tribuna e Gazetarit, 32/1968. NJUMA, (Stafa), Ermenita, “Radio Tirana dashuri me dëgjim të parë”, AKT, Tiranë, nr.7/2011. PATRIKU, Irana & MARKU, Eva, “Perëndimi i radiove perëndimore”, Repoteri, Tiranë, nr. 3/tetor 2012. PEZA, Alfred, “Konkurenca shtyp -media elektronike për pushtimin e hapësirave”, Media Shqiptare, Tiranë, nr. 6/2000. POLLO, Bardhyl, “Shoqёria shqiptare sot ёshtё e pёrgatitur pёr kёtё hap”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995.
286
Arben MUKA
POPOCI, Agim, “Mediat elektronike në Kosovën e pasluftës”, AKT, Tiranë, nr.6/2011. PUSTINA, Hektor, “Top Albania Radio, fati dhe sfida e një radioje me ngjyra...” www.topalbaniaradio.com/15vjet.php- 14 shkurt 2012. SAKAJEVA, Qemal, “Pavarёsi + profesionalizёm”, Shqipёria RTV, nr. 1/1995. SALAJ, Blendi, “Radio mbretëresha e padukshme e eterit”, AKT, Tiranë, nr.6/2011. SEFERI, Kasem, “Gjithçka sillet rreth parasё, por varet nga njeriu”, Shqipёria RTV, nr. 4/1995. SELENICA, Gerti, “Radio ‘MANIA’”, AKT, Tiranë, edicioni.i verës/2010. SERJANI, Engjëll, “Roli i medias në zhvillimin lokal”, Shqip, 27 qershor 2008. SHUPO, Holta, “Radio si ritual social e produkt përzgjedhje”, Repoteri, Tiranë, nr. 3/tetor 2012. SHKRELI, Frank, “70 vjetori i seksionit shqip nё VOA”, Telegraf, Tiranё, 9 maj 2013, versioni on line. ZALOSHNJA, Eduard , “A e do publiku Radio-Televizionin Publik?”, ResPublica, 30 shtator 2013, http://respublica.al/opinion/2013/09/30/ae-do-publiku-radio-televizionin-publik. 5. Materiale arkivore Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosja nr. 12, viti 1937. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 68. 1940, “Relacion mbi aktivitetin e Radiot Tiranёs gjatё gjashtёmujorit tё parё tё vitit 1940”. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Drejtoria e Pёrgjithshme e Radio Televizionit, Nr. 509 /Dosja 2. Arkivi Qendor i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 189. 1941 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Instituti i Radio Tiranёs, dosje nr. 1. 1946. Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për rregullimin e së drejtës së autorit, KKRT, Tiranë 2013. Vendim i Qeverisë shqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Observatorin Audiovizual Europian, Këshilli i Ministrave, Tiranë, 2005.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
287
6. Programe radiotelevizive BIBERAJ, Elez, intervistё dhёnё gazetarit Blendi Fevizu, emisioni “Opinion”, Klan, 28 tetor 2010. ÇANI, Arian, “Një vështrim mbi 70 vjet radio shqiptare, emisioni “Zonë e Lirë”, Vizion Plus, Tiranë, shkurt 2008. DEDAJ, Everest, “Foli Shoferit! Një studim për radion”, kronikë, UTV, Tiranë, 30 shtator 2012. ELEZI, Huran, “Reporterёt e mediave tё huaja, si pasqyrues tё ftohtё tё realitetit shqiptar”, emisioni “Target”, Albanian Screen, Tiranë, 15 nëntor 2012. KOSTALLARI, Stanela, “Muzikë nga CD apo radio?”, kronikë, Vizion Plus, Tiranë, 23 shtator 2012. LAZAJ, Altin, “Përshtatja e stacioneve të huaja me realitetet e reja në rajonin e Ballkanit”, programi shqip i Radio France International, 9 korrik 2008. PEÇI, Edvin & PRENDI, Edlira, “Dita Botërore e Radios”, emisioni i mëngjesit, “ZIP”, Vizion Plus, Tiranë, 13 shkurt 2013. PERISTERI, Leftion, “Historia e radios nga 1938 në ditët e sotme”, dokumentar, Ora News, Tiranë, shkurt 2010. 7. Intervista dhe biseda Agron ÇOBANI, 14 shtator 2007 dhe 18 korrik 2011. Alfred MOISIU, 12 janar 2012. Armand XHULI, 25 korrik 2013. Arben HALLUNI, 31 korrik 2013. Arben KOSTURI, 16 gusht 2011. Arqile NDINI, 27 dhjetor 2007. Dhimitёr DISHNICA, 6 dhjetor 2007. Fatmir KOTONI, 2 shtator 2013. George STURM, 11 dhjetor 2007. Irma HOXHAJ, 25 korrik 2013. Jorgo KREMIDHA, 19 gusht 2013. Josif PELARI, 10 janar 2008.
288
Arben MUKA
Henri ÇILI, 18 tetor 2011. Kostaq KËRKESHI, 11 shtator 2013. Kujtim ÇASHKU, 25 nёntor 2011. Llazi NIKOLLA, 4 Maj 2008. Mark MARKU, 15 dhjetor 2011. Mero BAZE, 6 janar 2012. Mujё BUÇPAPAJ, 8 shtator 2013. Renata DRAGUSHA, 3 gusht 2013. Spiro KONDURI, 4 gusht 2013. Shkёlqim HAJNO, 13 korrik 2013. Shezai RROKAJ, 11 korrik 2011. Taulant PILAVI, 2 qershor 2012. Veton SURROI, 23 shtator 2011. Xhemil MEÇO, 4 shtator 2013. Zamira KOLECI, 20 shtator 2013. 8. Periodikë AKT, koleksionet e viteve 2009-2012. Bashkimi, koleksionet e viteve 1945 -1947. Fashizmi, koleksioni i vitit 1939. Gazeta Shqiptare, 17 maj 1939. Fletore Zyrtare, koleksionet e viteve 1937-1944. Fletore Zyrtare, koleksioni i vitit 1991, “Albal shpk”, Tiranë, 1995 Fletore Zyrtare, koleksionet e viteve 1992-2013. Pёrpjekja Shqiptare, nr. 18 – 24, dhjetor 1938. Radio Pёrhapja, koleksionet e viteve 1947-1948 dhe 1967. Radio Programi, koleksionet e viteve 1951-1953. Repoteri, koleksioni i vitit 2012. Roja kombёtare, 16 prill 1943. Shtypi, 22 maj 1938. Tomori, koleksioni i vitit 1940.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
Tribuna e Gazetarit, koleksionet e viteve 1964-1988. Vatra Shqiptare, koleksioni i vitit 1941. 9. Webografi www.arbenmuka.wordpress.com www.kkrt.gov.al www.ama.gov.al www.institutemedia.org www.rtsh.al www.topalbaniaradio.com www.clubfm.net www.plus2radio.com.al www.rozafa.tv/radio www.radiojehona.al www.radionacional.al www.radio-7.net www.bbr.al www.radionrg.net www.loveradio.al www.kissfm.al www.radiotravel.al www.cityradio.al www.emanuelradio.net www.radiofieri.com www.radiojug.com www.radioidea.net www.alpomedia.com www.ilma-al.net www.adrianet.tv www.radiokontakt.al www.topgold.al
289
290
www.amcloveradio.net www.asamblejabiblike.com www.dw.de/albanian www.zeriamerikes.com www.bbcalbanian.com www.europaelire.org www.rfi.fr www.radioemigranti.com
Arben MUKA
Arben Muka nga shtatori i vitit 1997 punon si korrespondent në Shqipëri për Deutsche Welle-n në gjuhën shqipe. Më parë ka qenë reporter terreni dhe redaktor në Departamentin e Lajmeve në Radio Tirana, 1993-1997. Karrierën si gazetar profesionist e ka nisur si kryeredaktor i gazetës Studenti, nga janari 1988 deri në tetor 1993. Vijon të aktivizohet nga viti 1999 si trajner dhe ekspert në Institutin Shqiptar të Medias në Tiranë. Nga viti 2007 është pedagog i lëndës “Gazetaria në Radio” në Albanian University në Tiranë dhe aktualisht ndjek vitin e tretë në Shkollën Doktorale për Shkencat e Komunikimit e Informimit në Universitetin e Tiranës. Botime të tjera Informacioni në radion lokale, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2002 Depërtimi në media, Qendra e Medias ABC, Tiranë, 2003 Gazetar në radio, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2007 70 radio shqip në 70 vite, Qendra e Medias ABC, Tiranë, 2008 Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste, Instituti Shqiptar i Medias, 2010 Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore, Instituti Shqiptar i Medias, 2011 Ja si duhet të informohem, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2012 Foli Shoferit!, M&B dhe Qendra e Medias ABC, Tiranë, 2012
Për më shumë info vizito: http://www.arbenmuka.wordpress.com
9 789928 17220 4
Çmimi: 1500 lekë