10 minute read
13.8 Qarku Korçё
248 Arben MUKA
13.8 Qarku Korçё
Advertisement
Pajisjet për radion u sollën nga Tirana në fillim të prillit 1941 dhe për dy javë pas një pune intensive të inxhinierit Xhevdet Verria dhe një inxhinieri italian u bë i mundur lëshimi i sinjalit, që atëhere kapej vetëm në disa nga lagjet e qytetit. Antena e transmetimit me një fuqi 250W u instalua fillimisht në xhaminë e qytetit, ndërkohë që si studio e parë shërbeu një nga ambientet e Medresesë. Përgjegjësi i parë për aktivitetin e radios ishte Sotir Kozmo dhe pas tij deri në vitin 1943 e caktua Dhimitër Fallo. Tekniku i parë që kontribuoi për mbarëvajtjen e Radio Korçës qysh në javën e parë të funksionimit të saj, ishte inxhinieri Vasil Dishnica. Spikerja e parë ishte Sofika Opari, më pas pranë mikrofonit në studion e saj punuan dhe Marika Cicko, Marika Treni, Petraq Stratobërdha etj.
Disa nga protagonistët e Radio Korçës në vite kanë qënë: Nella Sinaeri, Piro Joti, Andon Mara, Nesti Bani, Petraq Papathanasi, Donika Tele, Spiro Dhimitri, Vehbi Furxhiu, Fatos Shamlli, Skënder Demolli, Nini Mano, Nesti Tili, Muharrem Meko, Ornela Buleçi Roland Karanxha etj. Gjithashtu kanë kontribuar dhe gazetarët Shirma Minga e Natasha Mandra, teknikët Niko Treni, Vasil Leshnica, Tasi Kanxheri, Eqerem Malollari, Erifili Riza, folësja Flora Bibolli dhe të tjerë krijues, drejtues e pjestarë të stafit inxhiniero - teknik.
Emisioni i parë i ditës është “Mirëmëngjes”, çdo ditë nga ora 09.30 deri në 11.00, realizuar i alternuar nga gazetarët Mikel Qirjaj dhe Brikela Qelemi, një hapësirë e drejtpërdrejtë me tema nga aktualiteti, lajme, pasqyrë e shtypit kryesor, telefonata të dëgjuesve, infomacion i dobishëm për motin, të ftuar në studio, këmbimin valutor etj. Në 12.00, 14.00, 16.00 dhe 18.00 jepen edicionet informative me zhvillimet në rajonin e Korçës, kurse në
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 249
ora 20.00 edicioni është i zgjeruar edhe me lajme nga vendi e bota. Çdo të shtunë transmetohet “Hit Parade” me komente nga Mikel Qirjaj; në mbrëmje bashkëpunëtorja e radios, Irena Shumka përgatit nga e hëna në të shtunë emisionin informativ në gjuhën maqedonase; kurse dita e fundit e javës i dedikohet vetëm muzikës nga mëngjesi deri në mesnatë.
Radio pirate me profil muzikor administruar nga ing. Vangjush Burnazi. Pasioni i tij pёr elektronikёn dhe nё mёnyrё tё veçantё transmetimet radiofonike e kanё shtyrё gjithmonё qё tё ndajё kёnaqёsinё dhe adrenalinёn e muzikёs bashkёkohore me pogradecarёt. Klasifikimet e hit-eve mё tё dёgjuara nё Europё dhe SHBA kanё zёnё vend gjithmonё nё Radio Pogradeci, duke ju drejtuar mё shumё gjeneratёs sё 18-25 vjeçarёve.
Nё segmente kohore tё caktuara transmetohej dhe fondi i muzikёs shqiptare, koleksioni “Kёngёt e Shekullit”, si dhe krijimet mё tё fundit tё rrymave moderne dhe folk. Nё periudha kohore tё ndryshme radio e ka ndёrprerë transmetimin, pёr t’u rikthyer me “playlist” tё rinovuar, duke zgjuar dёshirёn e pogradecarёve pёr ta ndjekur valёn FM 92Mhz.
Në kulmin e atmosferës së Krishtlindjeve të vitit 1998, qytetit të serenatave iu shtua dhe një zë radiofonik alternativ, veç stacionit lokal publik të Radio Korçës. Fillimet e Radios ABC ishin me një programacion thuajse krejtësisht muzikor, ku përdoreshin më së shumti këngët më të mira të viteve `80. Më pas nisën disa programe me lojra telefonike, të cilat afruan shumë dëgjues që kërkonin të bëheshin pjesë e transmetimit dhe filluan të përgatiten dhe edicione me lajme shkurt.
Hap pas hapi u eksperimentuan dhe emisione problemore, në formën e
250 Arben MUKA
debatit, ku merrnin pjesë nëpërmjet telefonit dhe vetë dëgjuesit. U fut dhe shfletimi i gazetave kryesore të ditës, si dhe vox – pop-e me mendime të lira të qytetarëve. Pas afër 6 muajsh Radio ABC arriti të ndërtojë një program ditor me emisione dhe rubrika stabël, pas afrimit dhe të disa bashkëpunëtorëve. Emisionet më pikante ritransmetohen në orët më të përshtashme, si një mundësi tjetër për t’u ndjekur nga dëgjuesit. Të tilla janë bisedat dhe intervistat speciale me të ftuarit në studio, vëzhgimet problemore, rubrikat e kulturës etj. Në stafin e ABC-së kanë punuar dhe punojnë mjaft gazetarë dhe bashkëpunëtorë si: Armand Baze, themelues dhe administrator, Artur Leka, drejtor i informacionit, Irena Karamelo, Keti Bezhani, Leon Menkshi, Daniela Zisi, Joni Gusho, Ledia Gjoka, Besa Ombashi, Eva Thomallari, Nastila Mano, Ardit Sholla etj.
Emisioni i parë ishte ai i mëngjesit, drejtuar nga Orjon Nano, një format i përzjerë me biseda telefonike, me të ftuar në studio, me informacione, kuice, kuriozitete dhe muzikë. Pjesë e emisionit ishin trajtimi i çështjeve sociale dhe ekonomike të qytetit dhe zonave rurale. Në fillimet e Radios Magic Star ishte dhe programi muzikor i Mamica Cepës, që harmonizonte tingujt muzikorë me histori protagonistësh, këngëtarë, grupe, krijues, si dhe duke prezantuar klasifikimet muzikore në vendet kryesore europiane.
Ardit Sholla ishte në rolin e moderatorit të programit të mbrëmjes, që me durim e zgjuarsi priste deri në mesnatë telefonata, pyetje, rrëfime të pagjumësh, deklarata të përçarta, histori të sinqerta të sapondodhura, kurse Mikel Llogori ka përgatitur rubrikën sportive. Pjestarë të stafit kanë qenë dhe Alnada Damjaneci, Daniela Zisi, kryeredaktore për edicionet informative, Mitalda Mano dhe dy mjeshtrat e prodhimit të reklamave dhe siglave Gjergji Koki e Vinjol Zguri. Pas rreth 4 vjetësh kur nisi nga puna Radio Magic Star, po me të njëjtin emër, pronari i saj, Spiro Zguri, hapi dhe televizionin lokal me një inventar teknik e teknologjik të avancuar dhe mbulim sinjali në të gjithë qytetin e Korçës.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 251
Fillimi i punës së këtij stacioni shkaktoi një furtunë të vërtetë mediatike dhe politike në Shqipëri. Me fuqi 20W dhe e lokalizuar në qendër të komunës së Liqenasit (tani quhet Pustec), megjithëse në distancë mbi 200 km nga kryeqyteti Radio Prespa u shndërrua në një “top temë 20KW” për mediat kryesore në Tiranë, shoqëruar dhe me komente nga protagonistët e politikës. “Ne ishim tё paragjykuar nga maxhoranca vetёm se dёshironim qё pёr rreth 5 mijё banorёt e fshatrave, qё janё thuajse tё gjithё anёtarё tё minoritetit maqedonas, tё kishte njё stacion qё t’i informonte dhe ti argёtonte nё gjuhёn amtare. Koha tregoi qё politizimi i ngritjes sё njё radioje pёr minoritetin ishte pa bazё. Procedurat pёr licencёn ishin shkak qё projekti ynё tё pengohej. Por kur gjёrat u gjykuan me ftohtёsi çёshtja u zgjidh.” 192)
Në javët e para në studio ishte vetëm themeluesi dhe pronari i radios, Llazi Nikolla, i cili merrej me gjithçka brenda dhe jashtë saj. Kur u punësua dhe një gazetar i dytë, përveç edicioneve të lajmeve, nisën transmetimet e emisioneve, nga një për çdo ditë, si emisioni për të rinjtë, me të ftuarit në studio për problemet e komunës, emisioni për sportin etj. Emisionet më të ndjekura ishin “Dritare në radio”, me përgjigjet dhe trajtimin e problemeve që ngrinin banorët e komunës dhe emisioni argëtues “Plotësojmë kërkesat dhe dëshirat tuaja”. Në stafin e Radios Prespa kanë punuar dhe Krisantha Jorgji, Mihallaq Apostoliçi, Pali Kolevski etj.
Si radio me orientim fetar i kushton rëndësi edukimit, thellimit dhe argumentimit të besimit, mbrojtjes së vlerave të familjes, afirmimit të cilësive humane, të tolerancës dhe solidaritetit mes anëtarëve në komunitet. Përveç materialeve muzikore, rubrikat e para ishin “Të ndryshojmë vetëveten”; “Fokus në familje”; “Fjalët e shpresës”; “Të mësojmë gjuhën angleze”; “Rritmet e mbrëmjes”; “E shtuna sportive”; “Libri në mikrofon” etj.
Për Radion Emanuel target-i kryesor janë fëmnijët dhe adoleshentët, për të cilët ka disa programe me diskutime në studio, por dhe aktivitete argëtuese
192) Llazi Nikolla, intervistë dhënë autorit më 4 maj 2008.
252 Arben MUKA
jashtë saj. Emisioni kryesor në orën 14.30 është “Rruga e Perëndisë për çdo ditë të javës”, kurse në “Music +” drejtuesi ofron për dëgjuesit një temë të caktuar që bëhet objekt debatues. Audiencë ka dhe emisioni për mësimin e gjuhës angleze, që përmban situata për stimulimin e bashkëbisedimit dhe shprehjeve më të përdorshme në jetën e përditshme. Radio Emanuel në bashkëpunim me kisha të ndryshme dhe një skuadër ungjillizimi nga Galcom International, nga Kanadaja, shpërdau në vjeshtë të vitit 2013 rreth 3800 radio me energji diellore për dëgjuesit e saj në Korçë, Ersekë, Bilisht dhe Pogradec.
Një radio edukative që ka në fokus të programeve evidentimin e vlerave njerëzore, të individit dhe të familjes, diskutimin e analizën e çështjeve bazë në ekzistencën dhe transformimin e njeriut, marrëdhëniet e tij shpirtërore, pozita në komunitet etj. Emri Logos (në greqisht do të thotë “fjalë”) përbën dhe thelbin e misionit të këtij radiostacioni: dëshirën që të japë mesazhe, të inkurajojë e frymëzojë dëgjuesit e vet në jetën e tyre personale e familjare.
Për themeluesin dhe administratorin e Radio Logos, George Sturm, ajo nuk ka qëllime komerciale, por thjesht edukative tek njerëzit, tek komuniteti. “Ka një raport të drejtë mes programeve me të folur e diskutim në studio dhe atyre argëtuese me bazë lëndën muzikore, duke e bërë radion fleksibël dhe jo të lodhshme për dëgjuesit e rregullt, si dhe atraktive për ata që hyjnë rishtaz në valët e saj.”193) Aktualisht Radio Logos ka më shumë programe në gjuhën shqipe. Programi info tematik “Pogradeci Sot”, nga një herë në javë ka kaluar si i përditshëm dhe fokusi lëviz edhe në rajone të tjera si në Mokër, në Librazhd, Përrenjas etj. Pjesë e stafit me kohë të plotë janë Eri dhe Morena Çobani. Eri angazhohet me teknikën dhe transmetimin, kurse Morena përgatit lajmet,
193. Intervistë dhënë autorit më 11 dhjetor 2007.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 253
përkthen dhe lexon në mikrofon. Në grupin e bashkëpunëtorëve janë Beni Dinoshi, që drejton emisionin “Ta njohësh Biblën”, Gerta Tona kujdeset për prezantimin e emisionit të mëngjesit, kurse Taku Dikellari dhe Geri Oshafi dalin në terren për të përgatitur intervista.
Dëgjuesit dërgojnë mendime dhe vlerësime për emisionin “Sot në histori”, një retro e ngjarjeve të rëndësishme dhe figurave kryesore. Emisione të tjera janë “Bëj çmos!”, me meditime për shpirtin, që e realizon Lenci Tona; “Shkenca sot”, me fakte shkencore të habitshme etj.
Radio e një rrethi kufitar, siç është Devolli, që është e fokusuar më shumë në problemet ekonomike dhe rurale, në traditёn e zonës nё bujqёsi e blegtori. Një nga emisionet e para ishte “Ekonomia 360 gradё”, që trajtonte zhvillimet lokale, sipёrmarrjet private, angazhimin e autoriteteve vendore, nё mёnyrё tё veçantё dhe problemet e fermerёve, kreditimit nё sektorin bujqёsor etj. Rubrika mё e ndjekur nё Radio SM ishte ajo e sportit, drejtuar nga Romeo Xinxifi. Meqё ekipi “Bilishti Sport” nё sezonin 2010 - 2011 ishte nё kategorinё e parё tё futbollit, informacioni kryesor ishte mbi kёtё temё. Intervista nё studio dhe opinione nё terren, por suksesi mё i madh ishin transmetimet direkte tё tё gjitha ndeshjeve qё luheshin nё Bilisht apo nё qytete tё tjera , gjё qё ju jepte mundёsi fansave tё ekipit tё futbollit tё pёrjetonin emocionet e ndeshjeve tё ekipit tё tyre. Ernik Rusi ёshtё marrё pёrzgjedhjen e muzikёs dhe editimin e materialeve, kurse drejtues i radios ёshtё Maringlen Dadolli. Themelues dhe admininistrator i radios ёshtё sipёrmarrёsi në fushën e ndërtimit Spartak Meraku.
254 Arben MUKA
Stacion i orientuar nga besimi fetar mysliman. Programet e fillimit ishin kёndime nga Kurani dhe mёsime tё ndryshme fetare, duke ju dhёnё mundёsinё besimtarёve qё t’i ndiqnin ato nё vendin e punёs dhe tё qёndrimit. Radio Zёri i Islamit ka qenё nё njё fazё eksperimentale transmetimi, ku kanё punuar Uthman Agolli, Dritan Bilbili dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mënyrë vullnetare. Qëllimi i tyre ka qenë që nëpërmjet valëve të radios të përhapin fenë islame dhe besimtarët të dëgjojnë sa më shumë ligjërata rreth saj.
Në mes të muajit gusht 2013 transmetimi i Zërit të Islamit u ndërpre për të plotësuar dokumentacionin për marrjen e licencës nga enti rregullator, AMA. Themeluesit dhe anëtarët e stafiit janë duke përgatitur njëkohësisht dhe strukturën e re të programit, me emisione të larmishme, mbështetur në linjën editoriale të stacionit.
Radio më e re në qytetin e Korçës që i është dedikuar rrymave të ndryshme muzikore. Programe stabël të City FM janë “Show Biz”, nga e hëna në të shtunë, ora 10.00-11.00; “Impossible”, nga e hëna në të shtunë, nga ora 11.00 deri në 12.00; “Top Five”, çdo ditё, 12.30-13.00; “Live DJ”, muzika dhe hit-et e fundit nën performancën e tyre direkt nga studio e Hit FM, çdo ditë ora 19.00-20.00.
Radio City FM për protagonizëm në qytet, po përgatitet që të jetë dhe iniciatore e aktiviteteve dhe eventeve në ambjente publike, duke aktivizuar DJ-të më të mirë të saj, për të krijuar atmosferë ritmike dhe emocionuese mes të rinjve. City FM merr përshtypjet e ndjekësve të programeve të saj dhe nga shërbimi online, faqes në internet dhe nëpërmjet komunikimit në rrjetet sociale.