10 minute read
13.12 Qarku Gjirokastёr
270 Arben MUKA
13.12 Qarku Gjirokastёr
Advertisement
Folësit e parë në radio ishin Rusto Asqeri e Ilmi Kokona, teknikët e parë ishin Shpëtim Karaulli, Jorgo Suxhondërsa, Ali Shehu, Sarandi Jorgji etj., ndërkohë që drejtori i parë i institucionit ishte Stavri Zerva, një ish partizan në formacionet e luftës. Pas tij në këtë post erdhën Hysen Pojani, Fejzo Haxhia, Resul Llogo, Fane Bita, Saimir Skënduli, Ismail Xhaferri, Ilir Gjini dhe aktualisht është Marjeta Spiri.
Në redaksinë e lajmeve, por dhe për emisione të tjera problemore e argëtuese kanë kontribuar gazetarë të njohur si Engjëll Serjani, Odise Kote, Violeta Duri, Fatos Puto, Rajmond Kola, Nertila Spiri, Ilir Lluri, Rita Myrto etj., ndërkohë që përgjegjëse për programet radiofonike është Gentiana Brahimi.
Aktualisht dita në Radio Gjirokastra fillon me programin “Mirëmëngjes!”, 07.00-09.00, nga Rigels Malile; nga ora 10.05 deri në 11.30, të hënë, të mërkurë dhe të premte është “Hit-e shqiptare” nga Edona Velikaj; kurse të martë dhe të enjte transmetohet po në të njëjtin orar “Hit-e botërore”; gazetari Blerim Kore realizon të mërkurën “Bashkëbisedim”; Alida Lula, të enjten pasdite drejton emisionin një orësh “Në fokus”; të shtunën dhe të dielën nga ora 10.05-12.00 është “Fundjavë”; Liljana Ristani të shtunave pasdite për gjysmë ore drejton “Bota e fëmijëve”; programin në gjuhën greke e përgatit gazetarja Majlinda Kalludhi; ndërkohë që dy programet muzikore “Nostalgji” dhe “Muzika popullore në vite”, drejtohen nga Yllka Ponde.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 271
Stacioni ishte pronё e Bashkisё sё Pёrmetit, dhuruar nga autoritetet vendore tё Tarantos nё Itali, nё kuadёr tё binjakёzimit mes tyre. Aparaturat u intaluan nga njё inxhinier italian nё ambjentet e departamentit tё kulturёs nё Bashkinё e Pёrmetit, ndёrkohё qё nё tarracёn e kёsaj ndёrtese u vendos antena e transmetimit me fuqi mbulimi nё njё rreze rreth 50 km. Me statusin qё kishte Radio Pёrmeti kishte vёshtirёsi nё zyrtarizmin e aktivitetit, sepse nё atё kohё mungonte legjislacioni, Kishte dhe njё shkak politik, pasi pushteti vendor nё Pёrmet drejtohej nga opozita.
Ndaj dhe ky donacion i palёs italiane mbeti pa u pёrdorur plotёsisht, sepse Bashkia autorizoi vetёm emetimin e muzikёs, deri nё pritje tё modaliteteve pёr licencё. Vala FM 100.3Mhz tёrhoqi shumё dёgjues pёr ofertёn e veçantё, pasi u pёrdor i gjithё fondi muzikor i shtёpisё së kulturёs “Naim Frashёri”. Kёngёt, vallet dhe meloditё autoktone nga interpretues dhe krijues pёrmetarё nё shirita ose disqe u kovertuan nё audiokaseta pёr t’u bёrё pjesё e programit muzikor nё Radio Pёrmeti. Oraret e transmetimit ishin 08.00-15.00 dhe 17.00-20.30. Pёrgjegjёs pёr funksionimin e radios ishte gazetari lokal, Dhimitёr Kosta.
Dy gazetarët e njohur Aleksandër Çipa dhe Rajmond Kola, nostalgjikë të detit dhe adhurues të perëndeshës së Butrinit, nuk mund të gjenin emër më të përshtashëm për radion e tyre. Ata ndjeheshin komodë dhe të nderuar që studion e radios e vendosën për shumë kohë në një ndër mjediset më të famshme karakteristike dhe me vlera historike të qytetit të Gjirokastrës, tek shtëpia qindravjeçare e Babametove. Radio Dea i serviri gjirokastritëve aktualitetin dhe thesarin kulturor të krijuar në vite. Gjatë ditës kishte më shumë material informativ me lajme, intervista e biseda problemore, ndërkohë që pasditja dhe mbrëmja deri vonë ishin më relaksuese dhe medituese për dëgjuesit me emisionet muzikore.
Dëgjuesit pëlqenin dyorëshin e këngëve polifonike, një program që krijonte atmosferë të veçantë dhe në ambjente publike, bare, restorante, pikat e shërbimit etj.
Si studio e parë e Radios Dea u përdor një dhomë e vogël në banesën e Aleksandër Çipës, më pas redaksia u vendos në ambjentet e shtëpisë së
272 Arben MUKA
Babametove, ku kishte hapërsirë të bollshme për studion e transmetimit, si dhe vendet ku punonin gazetarët. Radio krijoi interes dhe në komunitetin e biznesit lokal, si dhe institucionet publike, të cilat kërkonin të jepnin reklama ose njoftime nga aktiviteti i tyre nëpërmjet valëve të saj. Radio Dea arriti deri në 20 reklama e njoftime çdo muaj, ç’ka tregonte për zgjerimin e audiencës në qytetin e Gjirokastrës.
Veç dy themeluesve te radios, Aleksandër Çipa (korrespondent në atë kohë i BBC në shqip) dhe Rajmond Kola (korrespondent për VOA në shqip), u aktivizuan në redaksi dhe Hysni Çani, Marjeta Bako (Kola), Valbona Dhrami, Mimoza Xuhano, Artan Çekani dhe ing. Astrit Alite.
Nisi nga transmetimi rreth dy vjet pas televizionit me të njëjtin emër, një vendim i dy bashkëpronarëve Ilirian Lluri e Edmond Andoni. Një nga periudhat më intensive të Radios Antena Jug ka qënë ajo e mbulimit të krizës kosovare. Në rrethin e Gjirokastrës, ashtu si në rrethe të tjera të vendit, mbërritën qindra e qindra të ardhur nga Kosova, të cilët u sistemuan në familjet dhe ambjentet publike të qytetit. Radio organizoi emisione të veçanta ku në fokus ishin këta njerëz në nevojë, të dëbuar nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga milicia dhe paraushtarakët serbë, kërkimi i njerëzve të humbur gjatë rrugës, bashkimet e familjeve të ndara, informacione mbi kushtet e tyre të strehimit, ushqimit, asistencës shëndetësore etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 273
Programet kryesore ishin “Kënga ime”, me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve, “Vetëm me ne këtë mbrëmje”, që fillonte në orën 22.00 dhe përfundonte në orët e para të mëngjesit, me telefonata, kuice, kuriozitete dhe hit-e, “Emisioni poetik” ku lexohej dhe komentohej poezia e huaj e para viteve ‘90, perlat frënge, gjermane, austriake, ruse etj, “Ora gazmore”, anekdota, fjalë të urta, rrëfime satirike dhe programi “Great Hits”. Në ekipin e radios përfshiheshin Gentian Çela, drejtor i radios, Sokol Shameti dhe Jolanda Pesha, gazetarë, ndërkohë që bashkëpunonin dhe Mimoza Lluri, Evjola Sherifi, Piro Nase, Kristi Qurku dhe Stela Kamberi.
Hapja e një radio në një qytet me rreth 6 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve e kishin lidhur jetën e tyre me minierën. Radio Ruzvelt u mirëprit në Memaliaj, rreth 10 km larg Tepelenës, sepse aty kishin lajmin, por dhe muzikën folklorike dhe emisionet për kulturën e traditën e zonës. Aty u prezantuan grupet e njohura muzikore të Memaliajt, Bënçës, Hormovës, Kardhiqit, Delvinës, i të rinjve të Gjirokastrës, Kalivaçit etj., një repertor brilant që ishte pjesë dhe e gëzimeve dhe eventeve familjare.
Pronari dhe administratori i stacionit, Gëzim Shehu, ishte me përvojë të gjatë në fushën e gazetarisë, si korrespondent i të përditshmes Koha Jonë, Radios Koha dhe Radios Gjirokastra. Ai e orientoi programin dhe nga informacioni sportiv, sepse qyteti i Memaliajt shquhet për afinitet ndaj sportit, veçanërisht futbollit. Në vitet 1998 dhe 1999 ekipi ishte pretendent real për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Kjo kishte krijuar një atmosferë entuziaste në të gjithë qytetin, ndaj ju dha mjaft hapësirë ekskluzive në Radion Ruzvelt, me diskutime në studio me të ftuar gjatë rubrikës sportive, parashikime dhe transmetim direkt të çdo ndeshje që ekipi luante në fushën e tij në Memaliaj.
274 Arben MUKA
Pavarësisht se ishte një nismë e një kongregacioni katolik, radio ndiqej dhe nga dëgjues të besimeve të tjera, ose ateistë, sepse përmbajtja e emisioneve kishte në thelb ndjenjën e toleracës dhe solidaritetit njerëzor, bashkëjetesën në komunitet, por dhe informacionin e bollshëm për qytetin, sportin, aktivitetet kulturore e artistike etj. Radio Gras ishte nismë dhe mbështetej nga shoqata kulturore italo-shqiptare me të njëjtin emër, e cila drejtohej nga murgeshat “Bija të Krishtit Mbret”. Emrin e kishte në shenjë nderimi dhe kujtimi për themeluesin e kongregacionit të motrave që quhej At Giuseppe Gras, i njohur dhe për aktivitetin e tij si gazetar.
Emisionet tematike u vendosën në orare të përshtatshme, sipas preferencave të dëgjuesve. Ermir Shehu, realizonte “Radio Gras për ju”, një përmbledhje formatesh të larmishme informative dhee argëtuese; Oriana Çenko, drejtonte emisionin “Të ndihemi ndryshe”, një variete me kuriozitete nga kultura, muzika e kinematografia, poezi, anekdota, intervista në studio, të reja nga prodhimet diskografike; Desela Nuredini kishte emisionin “Fjala për të jetuar”, kurse rubrika “Kalendari” përgatitej po nga Desela së bashku me Eli Viton. Drejtor i Radios Gras ishte Theodhor Bilushi.
Stacioni radiofonik më i vjetër në Gjirokastër që vijon punën, që ka pasur rritje graduale të fuqisë së transmetimit nga 200W në fillimet e veta dhe aktualisht në 1KW, me dëgjueshmëri nga qyteti i Memaliajt dhe deri në kufirin shqiptaro grek, në Kakavije. Konsiderohet si një institucion mediatik i të rinjve, gjimnazistëve ose atyre që sapo kanë përfunduar studimet e larta. Si i tillë Radio Alpo ka shërbyer dhe si një qendër e mirëfilltë trajnimi për bazat e gazetarisë radiofonike, duke kaluar nga një gjeneratë
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 275
në tjetrën. Bashkëpunimi kryesor është me nxënësit e gjimnazit, duke afruar në mikrofon ata që kanë aftësi dhe dëshirë, për të sjellë për dëgjuesin freski dhe pasion. Për këtë redaksia i kushton rëndësi transmetimit të përmbajtjeve aty ku të rinjtë vitet e fundit kanë më shumë akses, nëpërmjet intermetit dhe në celularët Android.
Emri i radios vjen nga një kombinim i inicialeve të emrit dhe mbiemrit të themeluesit dhe administratorit të radios, Aristotel Petro. Në ngritjen e infrastrukturës programore ka dhënë një kontribut shumë të madh ish-kryeredaktori, Odise Kote, një gazetar i njohur në median lokale dhe atë kombëtare, por dhe që prej afër dy dekadave ka punuar si korrespondent për Jugun e Shqipërisë në programin shqip të Deutsche Welles.
Në stafin e Radios Alpo në vite kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë dhe Ilia Petro, ndërtues dhe drejtues programesh argëtuese deri në vitin 2006, Daniel Marko, DJ, Blerim Kore, Kristina Fidhi, Luljeta Xhaxhi, Migena Gjokoli e Ania Kovaçi.
Stacioni me themeluesin dhe administratorin me moshën më të re në Shqipëri. Laert Barka ishte vetëm 12 vjeç kur hapi Radion Skay në Gjirokastër. Ai i apasionuar pas elektronikës dhe audiotransmetimeve vendosi që të eksperimentojë me aktivitetin e një radio pirate, e cila ngacmoi menjëherë të rinjtë për ofertën muzikore. Laerti u bë i njohur menjëherë dhe për faktin se ishte djali një personaliteti aktiv të minoritet etnik grek, publicistit Panajot Barka. Shumica e aparaturave dhe antena e transmetimit 20W ishin modifikime dhe përshtatje të realizuara nga Laerti, kurse si studio shërbente dhoma e tij. Transmetimi ishte 24 orë, stereo dhe me përmbajtje të programuar. Dëgjohej në qytetin e Gjirokastrës dhe në luginën përgjatë Drinos, nga Gryka e Tepelenës deri në Kakavije.
Radio Skay nuk kishte programe informativ, por në dy emisione nga 90 minuta në çdo ditë kishte kontakt me dëgjuesit. Pas dy viteve aktivitet Radio Skay mori një gjobë jo proporcionale nga enti rregullator prej 350 eurosh, shoqëruar me vendimin për ndërprerje sinjali. Edhe një përpjekje
276 Arben MUKA
për transmetim në internet nuk ishte i suksesshëm. Tani, një dekadë më pas, Laert Barka, ka përfunduar studimet e larta për matematikë informatike dhe ndër objektivat e para është rithemelimi i një stacioni radiofonik.
Stacion i komunitetit etnik grek me transmetim dygjuhësh, që ishte nën kujdesin e shoqatës “Dropulli” me themelues dhe administrator Dhimitri Bocallo. Radio Armonia ishte instaluar në Bularat, pjesë e zonës që jetohet nga minoriteti etnik grek në rrethin e Gjirokastrës. Muzika greke, tradicionale dhe bashkëkohore, zinte pjesën më të madhe të programit. Paradite kishte dhe një program diskutimi me dëgjuesit, mendime dhe opinione të tyre rreth aktualitetit, por dhe me kërkesa për përshëndetje.
Radio Armonia pati vazhdimisht ndërprerje të sinjalit, për shkaqe teknike, gjë që ndikoi në reduktimin e audiencës. Administratori i radios pati në projekt rinovimin e instratrukturës, ambjenteve të redaksisë dhe antenave të transmetimit, por për shkaqe të mungesave financiare nuk u arrit të bëhej konkretizimi.
Baza e radios është muzika popullore. Edicionet e lajmeve janë çdo dy orë, si pasqyrë e aktualitetit në qarkun e Gjirokastrës, por dhe nga vendi e bota. Fillimisht Radio Sprint emetonte në frekuencën FM 99.2Mhz, por nga ndërhyrjet sistematike të një stacioni grek, pas disa muajsh u bë zhvendosja në FM 99Mhz, ku vijon dhe aktualisht.
Programet me muzikë popullore pasurohen me bisedat me këngëtarë e kompozitorë të ftuar, të cilët prezantojnë për dëgjuesit interpretimet dhe krijimtarinë, agjendën koncertore dhe planet për të ardhmen. Antena e transmetimit mbulon me sinjal veç Gjirokastrës, edhe Tepelenën, si dhe territorin deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes. Në staf angazhohen rregullisht: Anisa Kovaçi, Ludmill Zarba, Elin Çavea kurse themeluesi është Julian Sejko