10 minute read
13.11 Qarku Vlorё
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 263
13.11 Qarku Vlorё
Advertisement
Radio e parë private në Shqipëri, një prej testeve që konfirmoi se demokracia kishte shumë rrugë për të bërë. Ajo u godit nga autoritetet e kohës, si prova që media e pavarur nuk mund të pranohej kollaj në një vend që kishte kaluar rreth gjysmë shekulli në një diktaturë të egër. Pjesë e redaksisë në Radio Vlora nuk ishin gazetarë të mirëfilltë, por të rinj e të reja aktivë, të cilët u magjepsën dhe u emocionuan që në ditët e para nga efekti që krijuan tek dëgjuesit vlonjatë. Themeluesi dhe pronari Ferdinand Llambro, emigrant në Greqi, ishte kthyer në qytetin e lindjes plot ide dhe projekte. Thuajse të gjitha kursimet nga emigracioni i shpenzoi për blerjen e pajisjeve, të cilat i montoi brenda apartamentit ku banonte në Vlorë.
Fillimet e radios ishin disi spontane, duke emetuar muzikë, duke lexuar ndonjë njoftim familjar apo nga bashkia, duke treguar ndonjë kuriozitet për privacinë e njerëzve të skenës dhe ekranit, duke dhënë rezultatet më të fundit sportive nga kampionati shqiptar dhe i huaj. Më pas, kur filluan buletinet e lajmeve, rubrika “Studio e Hapur”, “Pasqyra e shtypit ditor”, “Intervista në Radio Vlora” etj., nisën të krijonin probleme me autoritetet vendore, që nisën ta shikonin radion si “jashtë kontrollit”. Fondacioni SOROS në Tiranë e mbështeti radion në ditët kur pushteti i bënte presion, duke i bërë ngjarjet, pjesë të raportimeve dhe ekspertizave që organizatat për mbrojtjen e lirisë së medias prezantonin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë një ndihme të konsiderueshme financiare nga Fondacioni SOROS, Radio Vlora u fuqizua në inventarin e saj teknik.
264 Arben MUKA
Emërtimi i radios ishte një huazim e emrit të qytetit të lashtë Amantia, (në fshatin Ploçë të Vlorës), me një histori dhe kulturë të lashtë. Aktiviteti i radios ishte pjesë e shoqërisë “Farola”, në pronësi të Jashar Lamajt, i cili veç sinjalit audio kishte dhe televizionin me të njëjtin emër. Transmetues me fuqi 500W, siguronte dëgjimin në qytetin e Vlorës dhe rrethina, por dhe në Orikum e Novoselë, si dhe pjesën e Ultësirës Përendimore, deri në Lushnjë.
Ndër emisionet më të ndjekura ishte ai i mëngjesit, ku të ftuarit dhe vetë dëgjuesit trajtonin tema nga më aktualet, që ishin shqetësim për komunitetin, si niveli i shërbimit në zyrat e administratës, sistemimi i rrugëve kryesore të qytetit dhe atyre dytësore në brendësi të lagjeve, kanalizimet dhe ujësjellësi, ndotja e mjedisit, zhvillimi turistik etj. Program i pëlqyer ishte dhe cikli i emisioneve sociale, një bashkëpunim mes stafit të radios dhe qendrës psiko–sociale “Vatra”, pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Gjithashtu shumë dëgjues i tërhiqte dhe programi me kuice muzikore.
Në stafin e përhershëm të radios ishin Esmeralda Tahiri, folëse, Klara Hasani, drejtuese emisionesh, Dorian Kaso e Erion Muçostepa, Ilir Rexho. inxhinier dhe Genci Demiraj, drejtor i radios.
Robert Hoxha, themeluesi dhe administratori i Val’ e Kaltër e nisi aktivitetin në Vlorë, pas një përvoje të gjatë pune në një radio në Itali. Në muajt e parë u përdor për transmetim fondi i këngëve dhe melodive vlonjate, krijime tradicionale dhe të viteve të fundit. Kjo ishte një zgjidhje e redaksisë që dha efekt në popullarizimin e frekuencës 103.3Mhz. Val’ e Kaltër është promotore dhe e veprimtarive jashtë studios së saj, duke mbështetur
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 265
organizimin e koncerteve në pallatin e sportit të qytetit, apo sheshe të tjera publike, me këngëtarë dhe me grupe nga më të njohurat të muzikës së lehtë dhe popullore.
Ndër emisionet kryesore janë dhe “Mirëmëngjes Val’ e Kaltër”; çdo ditë, ora 07.3009.00, “Hit Val’ e Kaltër”, 20 këngët më të mira të momentit në tregun muzikor, “Kërkesa të dëgjuesve”, “Bota e çudirave”, “3 në 1”, edicionet informative, forumet me biseda në studio, intervistat, minutazhi sportiv etj. Në staf ndër vite kanë punuar ose vijojnë të punojnë Pavllo Mosko, drejtor, Graciano Hoxha, Vangjel Sako, Redi Myftiu, Sadian Hoxha etj.
Është quajtur fillimisht Radio Saranda, por më pas dhe deri në ditën e fundit të transmetimit mori një emër të hershëm të qytetit bregdetar, Radio Ohnezmi. Nisi nga puna në një periudhë të ndezur elektorale, kur sarandiotët kishin interes që të mësonin sa më shumë mbi garën mes kandidatëve për kryetar bashkie në qytetit, premtimet, platformat në ndihmë të komunitetit, si dhe rrugët e plotësimit të tyre. Dy themeluesit e Radios Ohnezmi, vëllezërit Dhimitraq dhe Irakli Stefani, synuan një qëndrim të barazlarguar nga shtabet elektorale të partive, si një mundësi për të fituar audiencë dhe reputacion, ndaj dhe redaksia ju dha kohë të njëjtë 7 pretendentëve për postin e kryetarit të bashkisë.
Përballimi i fushatës elektorale u shoqërua gradualisht me profilizimin
266 Arben MUKA
e përmbajtjes, duke u përqëndruar tek rinia, me emisione dhe rubrika argëtuese dhe edukative. Radio iu përgjigj veçorisë së qytetit të Sarandës, që si burim kryesor të të ardhurave ka industrinë turistike. Duke evidentuar vlerat dhe resurset natyrore, historike, kulturore dhe arkeologjike, duke i pasqyruar ato në valët e radios, jo vetëm në formën informative, por dhe tematike, me probleme dhe vëzhgime nga terreni, duke thirrur për ekspertizë njohësit më të mirë të fushës. Në redaksi punuan dhe Luan Sejdini, Daut Sheme dhe Irena Gjoni
Pas eksperiencës në radion e parë private në Shqipëri, Radio Vlora, Vjollca Staro themeloi Radion Jon, një plotësim në spektrin informativ dhe argëtues në qytetin bregdetar. Në ditët e para muzika ndërthurrej me edicionet e lajmeve dhe programin me përshëndetje nga dëgjuesit, por pas një muaji nisën nga transmetimi rubrikat e qëndrueshme kulturore, sociale dhe sportive.
Raporti muzikë e huaj me atë shqiptare ishte 70 me 30 përqind. Rubrika për rininë ishte e përditshme me përmbajtje tematike, ku jepeshin dhe kuriozitete, deklarata, qëndrime dhe protretizime nga yjet e skenës dhe ekranit nëpër botë, filmat dhe koncertet që planifikoheshin etj. Në redaksinë e Radio Jon punuan dhe Klodjan Rexho, Denada Mezani, Erion Muçostepa, Roland Neziri, Skerdilajd Muharremi dhe Dorian Hitaj.
Stacioni më jetëgjatë dhe i qëndrueshëm në qytetin e Sarandës, një shkollë kualifikimi profesional për dhjetra vajza dhe djem të rinj të apasionuar pas gazetarisë dhe krijimtarisë letrare. Gazetari Shkëlqim Hajno, ndër më të njohurit në Jug të Shqipërisë, është bashkëthemelues dhe administrator i Radio Saranda, në përpjekje të vazhdueshme për produkt informativ
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 267
dhe zbavitës për të gjitha grupmoshat, për të qenë zëri i komunitetit dhe i shoqërisë civile në përmirësimin e standardeve të jetesës për qytetarët dhe konsolidimin e institucioneve vendore.
Radio Saranda është një guidë e dobishme për fluksin e madh turistik që dyndet gjatë muajve të verës në pjesën e fundit të vijës bregdetare, buzë Jonit, është promovuese aktive e perlave të natyrës, zbulimeve arkeologjike me famë botërore, vendeve të panumërta për relaks e zbavitje. Një radio me format të larmishëm programesh: lajme, opinione të komunitetit, skaner për punën e pushtetit lokal etj.
Disa nga programet kryesore që vijojnë të transmetohen nga Radio Saranda janë “Fokus”; “Mysafiri i natës”; “Ora e bashkisë”; “Minoriteti etnik grek sot”; “Radio Saranda sport” etj.
Në staf kanë punuar ose vijojnë të punojnë: Arben Vogli, bashkëthemelues, Shezie Hajno kryeredaktore, Elida Vogli, Panajot Boli, Isida Nelaj, Rudina Premti, Silda Nika, Jerina Hajno, Ilva Kapxhiu, Besmira Gjoni, Floriana (Haxhiaj) Koka, Viktor Avdia, Polikseni Jovani, Mirela Braculla, Ina Vogli, Sofika Luzi, Vjosana Hajno e Genc Koçi.
Stacion pёr minoritetin etnik grek nё rrethin e Sarandёs qё transmetonte programe nё dy gjuhё. Radio Alfa u ngrit nё Livadhja, njё zonё me rreth 1 mijё minoritarё, por nga shpёrndarja e sinjalit, programet dёgjoheshin dhe nё zona tё tjera tё rrethit tё Sarandёs. “Ne kishim qёllim tё ishim njё zё i fuqishёm pёr minoritetin grek, pёr banorёt e fshatrave pёrreth komunёs. Zonat rurale ishin tё harruara nga shteti, pёrpos kishte dhe pasiguri nё familje, ku kishin mbetur banorё nё moshё, sepse rinia ishte nё pjesёn mё tё madhe nё emigracion”196) - tregon Jorgo Kremidha, themelues dhe administrator i Alfёs. Kjo ishte eksperienca
196. Intervistё dhёnё autorit mё 19 gusht 2013.
268 Arben MUKA
e tij e parё nё radiogazetari, sepse mё herёt kishte bashkёpunuar vetëm me median e shkruar, si Zёri i Rinisё, Studenti i Bujqёsisё, Hosteni dhe organin minoritar Laiko Dhima.
Radio Alfa kishte njё fonotekё tё pasur me kёngё e valle tё minoritetit grek, njё element qё krijoi interes shumё tё madh tek dёgjuesit. Si zonё bujqёsore nё pjesёn e Vurgut kishte interes dhe pёr rubrikat e fermerёve dhe pёr atё të shёndetёsisё, kurse nё mbrёmje ishte emisioni “Brezi i Natёs”. Pjesё e stafit ishin Katerina Kremidha, Sofia Xhaferri, Arti Shkurti, Jorgo Jovani, Anila Nasho, Theofan Kalivjoti, Eri Pula dhe Kristo Babi.
Njё stacion qё ju kushtua promovimit dhe jehonёs sё vlerave tё kulturёs, historisё, traditёs dhe pasurive arkeologjike nё territorin e Shqipёrisё, pagёzuar me emrin e njёrёs prej site-ve arkeologjike tё njohura ndёrkombёtarisht. Radio Butrinti, themeluar nga Auron Tare kishte njё rreze tё gjerё mbulimi me sinjal, nga nga Ballshi e deri nё Janinё tё Greqisё, pёrfshi edhe ishullin grek tё Korfuzit.
Nё redaksi kanё punuar: Luan Sejdini, qё pёrgatiste emisionin “Antiquitas”, si njё eskursion zanor pёr prezantimin e pasurive arkeologjike dhe historike tё rajonit; Shpresa Dine, e cila realizonte “Butrinti Blu” me objektiv turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit; Juliana Murtaj ishte e angazhuar me opinionet e dёgjuesve nё programin “Saranda ime”; Floriana Koka, si gazetare e edicionit tё lajmeve, drejtonte dhe emisionin “Nё studio” me intervista dhe biseda me ftuar; Desdemona Mehmeti priste nё studio kёrkesat dhe pёrshёndetjet nё formatin “Alo Butrinti?”; miksimin e muzikёs e bёnin Neri Ceno, Florian Nakuçi dhe Skerdilajd Muho. Programet ishin nga mёngjesi deri nё orёn 4 pasdite, mё pas kishte vetёm muzikё.
Kur bashkёshortёt Marieta dhe Viron Mёrkuri e morёn nё pronёsi Radion Idea, ajo kishte punuar pёr mё pak se njё vit me pёrmbajtje kryesisht muzikore. Ata nuk e
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 269
ndryshuan emrin e stacionit, por e orientuan atё mё shumё nga informacioni dhe trajtimi tematik i çёshtjeve sociale, ekonomike dhe kulturore. Nё kёtё aspekt Marieta si gazetare me pёrvojё luajti njё rol kyç, si nё rekrutimin e stafit ashtu dhe strukturimin programor. Emisionet kryesore nё Radio Idea janё: “Zgjohu me ritёm”, “Nё drejtim tё paditur”, “Apel”, “Java nё Vlorё”, “Takim me poezinё” etj.
Nё stafin e radios bёjnё pjesё: Marieta Mёrkuri, qё drejton emisionet “Apel”, “Aktualitet” dhe “Takim me poezinё”; Vjollca Tytyni, kryeredaktore dhe drejtuese e emisionit tё kulturёs; Egla Imeraj, redaktore dhe drejtuese emisionit “Java nё Vlorё”; Joana Xhaferraj, moderatore e emisionit tё mёngjesit “Zgjohu me ritёm”; Genti Qafoku, realizues i emisionit “Ja vlen ta dёgjosh”; Vendim Bercaj, drejtues teknik dhe Juvelir Bercaj si DJ.
Edicionet e lajmeve janё me raportime dhe zёra nga terreni, duke plotёsuar kёrkesat e dёgjuesve pёr zhvillimet lokale dhe ato kombёtare. Opinionet, vlerёsimet dhe sugjerimet e dёgjuesve qё dёrgohen nёpёrmjet sms-ve, email-eve ose nё komunikimin virtual nё rrjetet sociale, shqyrtohen me shumё kujdes nga stafi nё orientimin, modifikimin dhe pasurimin e programeve.
Nisi si njё projekt ambicioz me mjedise dhe aparatura cilёsore, por nё procesim e zhvillimit tё infrastrukturёs sё transmetimit pati ngadalёsi dhe pengesa, qё e dёshtuan pas disa muajsh vijueshmёrinё normale tё punёs. Pёr periudhёn “on air” tё Radios Era baza e programit ishte muzika e pёrzgjedhur, njё play-list, qё u aktualizua disa herё ku u pёrfshinё shumё kёngё dhe melodi shqiptare dhe tё huaja.
Nё ambjentet luksoze tё redaksisё u planifikuan dhe emisione informative dhe argёtuese, duke nisur me ngritjen e stafit, por vёshtirёsitё nё pёrhapjen e sinjalit u bёnё shkas pёr “mbetjen nё letёr” tё tё gjithё strategjisё pёr ngritjen dhe konsolidimin e stacionit. Rreth 10 muaj nga lёshimi pёr herё tё parё tё sinjalit, transmetimi u ndёrpre, duke e lёnё pezull projektin pёr Radion Era.