3 minute read
13.5 Qarku Durrёs
200 Arben MUKA
me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve.
Advertisement
Aktualisht Radio Lezha mbulon me sinjal prefekturën e Lezhës dhe atë të Shkodrës. Është pjesë e RTV Lezha, prej katër vitesh dhe programacioni i saj është i integruar me atë të televizionit. Gjatë ditës ka tre edicione informative në oraret 18.30; 22.00 dhe 24.00. Emisioni i mëparshëm “Mirëmëngjes Lezha!” tani është shndërruar në formatin radioteleviziv “Mediakontakt”, me pasqyrën e shtypit të ditës, informacione lokale dhe kombëtare, kuriozitete dhe njoftime nga bota e artit etj. Edhe programe të tjera të televizionit përcillen nëpërmjet valëve të radios. Ndër vite në Radio Lezha janë aktivizuar: Nina Kalthi, Ndoc Gjetja, Zef Ymeraj, Alfred Ymeraj e Kastriot Kodheli, kurse pronar është Fredi Stakaj.
13.5 Qarku Durrёs
U hap pёr t’i shёrbyer vullnetarёve nga e gjithё Shqipёria qё punonin pёr ndёrtimin e hekurrudhёs Durrёs-Elbasan. Nga teknikёt e Radio Tiranёs ajo u instalua nё qytetin e Durrёsit me njё fuqi transmetuese prej 250W, që e pёrhapte sinjalin dhe nё Tiranё, Elbasan e Berat. Programi i Radio Hekurudhёs, nё valё tё mesme 474 metra, nё vjeshtёn e vitit 1947 ishte dy herё gjatё ditёs: nga ora 14.00 deri nё 15.15 dhe nga ora 18.15 - 21.00. Pёr pjesёn informative ajo lidhej direkt me Radio Tiranёn, kur kjo e fundit emetonte edicionet kryesore tё lajmeve. Kohёzgjatja e Radio Hekurudhёs ishte rreth 11 muaj.
Funksiononte e lidhur me televizionin me të njëjtin emër. Radio Teuta kishte çdo një orë lajme dhe intervistat e bisedat që transmetoheshin në Televizionin Teuta lidheshin dhe me programin e saj. Me antenën në Malin e Dajtit mbulohej me sinjal Tirana dhe Durrësi. Radio ishte më shumë e orientuar nga problemet kulturore dhe të ftuar në mikrofonin e saj kanë qenë artistë dhe krijues të njohur të qytetit të Durrësit. Programi më i ndjekur ishte “Koha për t’u zgjuar” drejtuar nga gazetari Bashkim Hoxha, një prezantim i titujve kryesorë të
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 201
shtypit të ditës dhe diskutim me qytetarët nëpërmjet telefonit mbi problemet dhe shqetësimet e tyre.
Në staf kanё punuar: Bashkim Hoxha, themelues dhe administrator, Albana Mustafaraj dhe Ervina Garo, kurse Orges Istrefi dhe Tristan Sherifi mbulonin teknikën dhe transmetimin.
Në 5 vjet aktvitet synoi të mbetej një stacion lokal që i kushtonte rëndësi të dorës së parë problemeve të komunitetit, funksionimit tё pushtetit vendor, dukurive tё papunësisë, të integrimit të familjeve që ishin shpërngulur nga zonat e thella dhe të varfëra rurale në afërsi të zonave urbane, kujdesi shëndetësor, gjendja infrastrukturës në qytete e komuna etj. Radio Kruja pёrfshinte në programet e veta dhe trashëgiminë e historinë së zonës, promovimin e turizmit për njërin ndër vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas, për kalanë e qytetit, pazarin karakteristik, prodhimet e famshme artistike të bëra me dorë, për pikat shlodhëse dhe kurative të Qafë Shtamës, si dhe mjaft stacione nga guida shëtitëse e relaksuese në Krujë.
Në stafin e Radio Krujës kanë punuar Murat Aruçi, gazetar, Ilir Qoshja (DJ), Manjola Merlika gazetare dhe spikere për lajmet, Mide Guni, gazetare dhe spikere, Xhumelina Dervishi, gazetare, Ervin Kalaja, DJ, Eduart Goci, inxhinier për studion dhe transmetimin dhe Lulëzim Spata, drejtor.
Themeluesi i radios Arjan Laçi, synonte që qyteti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri të kishte një stacion të vetin. Që në javët e para të fillimit të punës tё Radios Perla,stafi ndjeu menjëherë efektin e pritjes mirë të programeve në metropolin durrësak.
Prezantuesja e parë nё mikrofon ishte Kozeta Kurti, qё më pas u bë e njohur për publikun në valët e Radio RASH dhe si protagoniste në Top Albania Radio e Top Channel Tv dhe aktualisht nё RTV Ora News. Ajo përgatiti dhe drejtoi emisionin e parë “Radio miks”, një variete me rubrika të ndryshme: me informacione mbi njerëz të famshëm, kuriozitete, rekordet guinnes, si të gatuajmë, horoskopi, moda, parashikimi i motit etj. Pak më vonë filloi dhe një program në mbrëmje, i cili ishte një komunikim