10 minute read

13.7 Qarku Elbasan

Next Article
13.5 Qarku Durrёs

13.5 Qarku Durrёs

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 241

duke pasur dhe lidhje direkte me takimet në terren të dy udhëheqësve kryesorë, kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të opozitës, Edi Rama. Një hapësirë me info, qëndrime dhe analiza të balancuara për konkurimin mes subjekteve politike.

Advertisement

Me përvojën dhe kontributin e spikatur në BBC, Deutsche Welle apo në drejtimin e departamenteve të lajmeve në disa televizione shqiptare, Franko Egro, afroi në staf kolegë të njohur si Robert Priftin e Bledian Kokën për politikën, Genti Hazizin si reporter për kronikën, Dritan Lundrën për sportin, Rovena Rrozhanin për kulturën, si dhe të rinj të apasionuar, si Erikleda Dorezi, Denisa Ruzi, Oljana Maloku dhe Erblin Vukaj. Çdo gazetar përveç anagazhimit në fushën e tij vihet dhe në rolin e moderatorit në edicionet informative 60 minutëshe.

Në studion e Albania News kanë qenë të ftuar më shumë se 150 të intervistuar, personalitete publike dhe politike si Avni Ponari, Stavros Krasadakis, Arben Malaj, Fatbardh Kadilli, Enkelejd Alibeaj, Petrit Vasili, Sokol Dervishi, Igli Totozani, Adelina Mamaqi, Bujar Hudri, Sulejman Demollari, Andrea Marko etj., por dhe pjesa më e madhe e analistëve dhe komentatorëve të medias.

13.7 Qarku Elbasan

Në një qytet të rrethuar me male, me rreth 15 mijë banorë dhe ku sinjali i vetëm radioteleviziv shqipfolës që mbërrinte ishte RTSH, hapja e një radio lokale ishte një ngjarje e rëndësishme për komunitetin.

242 Arben MUKA

Për shkrimtarin dhe biznesmenin Astrit Kosturi iniciativa për themelimin e Radio Gramshit, erdhi pas angazhimeve të tij me gazetën lokale Përparimi, apo dy të përditshmet qëndrore Shekulli e Koha Jonë. Risi në stafin e radios ishte afrimi i Ardian Cecit, një i verbër që nuk pajtohej me fatin e tij, por vetëm guxonte të punonte sa të mundte. I diplomuar në Gjuhë-Letërsi, Ardiani, mori drejtimin e njërit prej emisioneve më të dëgjuara të Radio Gramshit, atë të radiolojës. Me komunikimin e butë dhe të përzëmërt, me kuicet interesante që i propozonte dëgjuesve, si dhe me bonuset që ofroheshin për fituesit, ky emision kishte rekord dëgjuesish, sidomos nga rradhët e të rinjve. Radio Gramshi kishte çdo ditë 6 orë program që prodhohej në studion e saj dhe pjesën tjetër të kohës bënte lidhje me stacione të huaja, kryesisht për të transmetuar muzikë. Redaksia ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me pallatin e kulturës së qytetit, me krijuesit dhe punonjësit e tij. Në studio ishin të përhershëm kompozitori Skënder Lumshi dhe regjisori Shaban Kllogjeri. Gjithashtu pjesë e stafit të Radio Gramshit ishte dhe Arjon Kosturi si DJ për programet muzikore.

Stacioni i parë privat në Elbasan, me një aktivitet më shumë se 11 vjeçar. Në bazë të studimit të vitit 2012, mbi dëgjueshmërinë radios në makina, renditej e dyta në qark, pas Top Albania Radio. Ndër folëset e para të Radios Klea ka qenë Afrida Uruçi, e cila drejtonte dhe një emision me telefonata të dëgjuesve, kuriozitete, lajme kulturore, të rejat e modës etj. Gjithashtu në fillimet e punës në radio, Mirena Umizaj ka drejtuar dhe përgatitur emisionet “Summer time” dhe atë të mëngjesit, si dhe Anjeza Metalla e Rovena Arani.

Ndër vite në studiot e saj dhe në terren kanë punuar dhe Eni Karina, Denada Myftaraga, Brixhilda Toska, Dorina Laçi, Behar Strumi, Aldo Curri, Taulant Kullolli, Spartak Lengo, Gentian Muça, Irena Allai, Adela Ruvina, Mirela Biba, Ola Tashi, Jonida Hoxha, Mersi Bardhi dhe teknikët

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 243

e transmetimit Endrit Balliu e Julian Çepa.

Aktualisht në edicionet e lajmeve hapësirën më të madhe e zë lajmi lokal, ndërkohë që në fundjavë emetohen reportazhe tematike. Emisione që mbeten të ndjekura janë “Shëndeti ynë”, që drejtohet nga dr. Entela Hamiti, duke ftuar dhe kolegë të saj nga specialitete të ndryshme në studio për tju përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të dëgjuesve dhe “Klea Sport”, realizuar nga Ervin Sina, një përmbledhje nga ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota, portrete sportistësh dhe komente.

Stacioni i parё radiofonik nё qytetin e Pёrrenjasit, njё iniciativё private e dy vёllezёrve Dritan dhe Ergys Çaushi (emri Erta ishte kombinim i emrave tё tyre), njё bashkёpunim me nxёnёsit e gjimnazit pёr realizmin e programeve rinore dhe plot adrenalinё. Nё mё shumё se 4 vite transmetim, programi “Mirёmёngjes Pёrrenjas!” ishte pjesё e programit nga ora 07.00 deri nё 09.00. Paradite ishte hapёsira e ritmeve tё muzikёs mediterane, ndёrkohё qё nё drekё transmetohej emisioni social ekonomik “Tema e ditёs”, qё ishte njё bashkёbisedim me dёgjuesit, si dhe me tё ftuarit nё studio. Pasditja kishte nё qendёr emisionin me kёrkesat dhe pёrshёndetjet muzikore nga dёgjuesit. Audiencё tё lartё kishte emisioni i mbrёmjes, informacion dhe argёtim, ku dёgjuesit kishin hapёsira pёr pyetje dhe komente direkte pёrmes telefonit nё studio. Pёrveç Dritanit dhe Ergysit nё stafin e Radio Erta punonin dhe Besim Bashllari dhe Kujtim Cami.

Stacioni i studentёve tё Universitetit “Aleksandёr Xhuvani” nё qytetin e Elbasanit. Aty kanё fillimet e tyre studentёt e shkencave tё komunikimit dhe gazetarisё, edicionet e

244 Arben MUKA

lajmeve, kronikat, intervistat dhe reportazhet e para tё realizuara prej tyre. Njё pjesё e programit ёshtё argёtim po pёr studentёt, tё cilёt janё aktivё nёpёrmjet sms-ve dhe telefonatave. Radio UniEl ndiqet dhe nga tё rinj tё qytetit qё mёsojnё nё shkollat e e mesme.

Nёpёrmjet forumeve dhe debateve nё programe japin opinione dhe pjestarё tё stafit akademik, nё tema qё lidhen me arsimin e lartё, aplikimin e kurrikulave tё reja, perspektivat e tё diplomuarve, kualifikimet shkencore etj. Administrator pёr UniEl ёshtё Florenc Vavla, gazetar me pёrvojё nё mediat lokale tё Elbasanit, nё njё kohё qё pёr udhёheqjen e studentёve dhe realizimin e projekteve tё tyre konkrete mediatike janё Nirvana Shkëlzeni, Agron Bala dhe Hektor Çiftja.

Njё vit para se tё fillonte zyrtarisht aktivitetin u prezantua pёr dёgjuesit si Radio Hit. Por me 5-fishimin e fuqisё sё antenёs pronari dhe administratori Arben Kote vendosi ta quajё Radio Alfa dhe me kёtё emёr u licencua dhe nga KKRT. Emisionet e para të radios ishin “Hit-i juaj”, një emision i ndërtuar me kërkesat e dëgjuesve; “Planet music”, një hapësirë me muzikën më të fundit; “Mix to mix”, një program me miksim live të muzikës më të dëgjuar në pub-et e qytetit të Elbasanit; “Alfa club”, një përzgjedhje muzikore nga stafi i radios; “Natën vonë”, një emision me kuriozitete dhe me telefonata të dëgjuesve. Emisioni më i ndjekur ishte “Kolazh poetik”, një ndërthurrje e poezisë me muzikën, informacione mbi jetën dhe krijimtarinë e poetëve të shquar, si dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit të poezisë.

Në Radio Alfa kanë punuar ndër vite Denada Shkodrani, Odeta Gjevori, Sokol Qoli, Tomorr Jolldashi, si folës, Arsa Gashi, Anjeza Tirana, Brikena

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 245

Xhamaqi, Silvana Mato, Klejda Shypheja, Florenc Pisha, Altin Cenolli, Rinald Kasko, si DJ, Erion Dervishi, Ermal Kafazi, Bruno Cani, si regjisorë Eduard Cala, Fatbardh Marku, Adonis Filipi, Dashi Haxhiymeri drejtor i radios dhe Gentian Kote bashkëfinancues në aktivitetin e saj.

Stacion rinor që ju dhuron muzikë, e cila ndryshon tonalitetet dhe ngjyrat në çdo orë të ditës dhe të natës, duke ofruar rock, blues, pop, country etj. Menuja muzikore e Radio Alsion gërshetohet mjeshtërisht dhe me programe të tjera që kanë në bazë fjalën dhe dialogun, programe që informojnë rreth realitetit vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar, diskutojnë dhe analizojnë të tashmen dhe të ardhmen. Radio Alsion transmeton emisione me tematikë të ndryshme, si problemet social ekonomike, historike, për rininë e fëmijët, programi humoristik etj. Ndër emisionet e para ka qenë “Good Morning Elbasan!”, një variete formatesh, lajme, intervista, lidhje telefonike, njohje me përmbajtjen e faqeve të gazetave kryesore të ditës, horoskopi, moda etj. Kurse programi relaksues “Love story” ishte për fundjavën. Në mikrofonin e Radio Alsion kanë qenë të ftuar Guljem Radoja, Spiro Duni, Redon Makashi, Shpat Kasapi e Dashnor Diko.

Është pjesë e grupit mediatik lokal, radioteleviziv, me të njëjtin emër dhe mbulon me sinjal përveç Elbasanit dhe Gramshin e Librazhdin, si dhe dëgjohet pjesërisht në rrethin e Lushnjës. Një nga emisionet e para ka qenë “Mirëmëngjes”, me rubrika të ndryshme, si leximin e titujtve të gazetave kryesore, lajmet lokale dhe kombëtare të ditës së kaluar, si dhe ato që pritet të ndodhin, kuriozitete, telefonata, sms, këngë dhe melodi, parashikimi i motit, minutazhi kulturor dhe sportiv etj. Në emisionin e mëngjesit janë trajtuar shpesh dhe probleme apo ngjarje me karakter lokal.

Fondi muzikor që përdorin DJ-të është i rrymave të ndryshme, por në orët e para të ditës transmetohet repertor folk, jo vetëm nga zona e Shqipërisë

246 Arben MUKA

së Mesme, por dhe nga Veriu e Jugu, madje dhe nga trevat ku banojnë shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në studion e Radios Egnatia ftohen dhe personazhe të njohur nga fusha e muzikës. Janë zhvilluar biseda me këngëtarin Mehdi Zena, kompozitorin me eksperiencë Edmond Rrapi, intrepretuesin Arbër Arapi etj., të cilët nëpërmjet telefonit janë pyetur dhe nga dëgjuesit.

Transmeton në dy frekuenca: në FM 90.9Mhz për qarkun e Elbasanit dhe 90.4 për qarqet e Tiranës dhe të Durrësit - ku është përqëndruar një popullatë prej rreth 1.4 milion banorësh. Një stacion argëtues, konfidencial, duke e konsideruar fondin muzikor pikën më të fortë të transmetimeve në 24 orë.191) Disa nga programet më kryesore të Albanian FM janë:

“Positive waves”, programi i mëngjesit ku protagonistë në mikrofon është këngëtarja Arjola Xhikollari, ndërthurje e informacionit utilitar, lajmeve kurioziteteve, ngjarje aktuale ose historike, shtypi i ditës, parashikimi i motit etj; “Shakatë e mbrëmjes”, radioshow komik, spontan dhe maksimalisht interaktiv; “Flori on the radio”, një mix me info dhe muzikë; “Ironi falas” , çdo ditë, në minutën ’10 dhe ’45 të çdo ore, me citime dhe thënie të përzgjedhura nga mendje të zgjuara dhe të mprehta, që të bëjnë të mendosh, por dhe të qeshësh; “Extend the weekend” nga Calavera dhe Manya, 20.00 –22.00, një miks me këngë në zhanret deep-house, tech dhe iberican house si dhe materiale të rralla dhe ekskluzive.

Në stafin e Albania FM janë të angazhuar Sokol Qoli, drejtimi muzikor, audio design, voice over; Ermal Kafazi, DJ, montazh, bashkëdrejtues i programit “Shakatë e mbrëmjes”; Leonard Kita dhe Dhurata Kita, në departamentin e informacionit; Florenc Pisha, drejtues dhe ideator i programit “Shakatë e mbrëmjes” dhe Florinda Hysa, drejtuese e programit “Flori on the radio”. Themelues dhe administrator është Dritan Sejko.

191. Në kohën e përgatitjes për shtyp të këtij punimi, Albania FM ishte në fazën përmbyllëse të negocimit të kontratës së shitjes, për kalimin e stacionit në pronësi të një përfaqësie nga Myftinia e Elbasanit.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 247

Radio ka të njëjtët pronarë të cilët menaxhuan stacionin e mëparshëm në Përrrenjas, Radion Erta, por me një strategji të re dhe duke aplikuar një teknologji të fjalës së fundit, në transmetim audioviziv, nëpër rrjetit të kamerave të instaluara në ambjentet e brendshme të studiove. Antena 1 e fillon programin në orën 3 pasdite dhe vijon pa ndërprerje deri në ora 4 të mëngjesit. Investimi kryesor është për fundjavën duke ofruar me zë dhe figurë programe argëtuese me të ftuar, kuriozitete dhe një përzgjedhje muzikore e bazuar në preferencat e ndjekësve. Një nga emisionet kryesore që transmetohet çdo mbrëmje është “Pasword”, një format kulturor.

Administratori Dritan Çaushi ka nxitur dhe aktivitetet jashtë studiove të Antena 1, organizimin e koncerteve në salla ose ambiente të hapura, ku janë të ftuar këngëtarë dhe muzikantë nga më të njohurit në Shqipëri, të cilët gjallërojnë atmosferën në qytetin e Përrrenjasit. Duke e pasur radion të lokalizuar në një zonë kufitare, drejtuesit e saj synojnë shtrirjen e sinjalit dhe në territorin maqedonas për t’u ndjekur në Tetovë, Gostivar etj.

Programet që parapëlqehen më shumë nga dëgjuesit e radios janë ato ku DJ-të miksojnë muzikën dance dhe house, pasi të rinjtë janë targeti i saj. Emisioni i parë që u transmetua në Hit FM ka qenë “Fresh and First”, nën drejtimin e Kledja Shypheja, me kuriozitete, gossip, info rreth VIP-ave shqiptarë dhe të huaj. Pjestarë në staf kanë qenë ose vijojnë të jenë: Loreta Jaupi, Dritan Gjoshi, Erion Dervishi, Alban Dervishi, Erind Buzani, Bledar Leka, Klara Rapollari, Eldi Beshiri, Manjola Merlika, Livin R, Behar Strumi, themelues dhe drejtor i radios.

Partneriteti me artistët shqiptarë është pjesë e angazhimit të stafit të Hit FM, ku mund të përmendet: Leonard Bombaj, Besa Kokëdhima, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Ad Disha, Dj Çerry etj, ndërkohë që në eventet e 1 vjetorit të radios ishte i ftuar dhe këngëtari i njohur Toni T a.k.a R.I.O.

Radio Hit FM është dhe organizatore e talent show-t “Hit Voice”, që përzgjedh këngëtarin apo këngetaren më të mirë në Elbasan dhe fituesit i mundësohet një kontratë diskografike me studion e prodhimit muzikor “Unlimited Productions”. Disa nga mbështetësit kryesorë të radios kanë qenë dhe janë: Muhamet Strumi, Eriada Çela, Leonard Bombaj dhe Bledar Leka.

This article is from: