9 minute read
13.9 Qarku Fier
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 255
13.9 Qarku Fier
Advertisement
Themeluesi dhe administratori Xhemil Beharaj para se tё hapte radion kishte pёrvojё gazetareske nga bashkёpunimet me Radio Tiranёn dhe gazetat Bashkimi, Zёri i Rinisё dhe Puna. Por ai dhe stafi i tij nuk i kushtuan rёndёsi anёs informative rreth aktualitetit, por vetёm transmetimit muzikor dhe kurioziteteve nga aktiviteti i kёngёtarёve dhe krijuesve tё kёngёs. Disa nga emisionet kryesore ishin: “Mirëmëngjes!”, “Preferencë muzikore”, “Poezia, muzika e shpirtit tim”, Hitparade”, “Nostalgji”, “Weekend” etj.
Bashkëpunëtorët kryesorë të radios ishin dhe Laureta Roshi, Majlinda Plepi, Julian Beharaj, Berton Hoxha dhe Klodi Crraga. Radio Hot ishte bërë e afërt me banorët e Patosit, pasi ajo transmetonte drejtpërdrejt ndeshjet e ekipit të Albpetrolit, të cilat shoqëroheshin me komente dhe intervista me lojtarët e trajnerët. Veç qytetit të Patosit e në rrethin e Fierit, radio dёgjohej dhe nё Elbasan, Durrës dhe periferinë e Vlorës.
Astrit Hoxha është piktor, por ka dhe një pasion të veçantë për elektronikën dhe teknologjitë e reja të informacionit. Ai vijon të aktualizojë periodikisht teknikat e transmetimit në radion që administron. Radio Star ka dhe një faqe aktive në internet, e cila ofron jo vetëm emetimin direkt të programeve, por dhe duke freskuar lajmet dhe njoftimet nga qarku i Fierit e rajone të tjera të Shqipërisë, si dhe me rubrika për kuriozitetet, informacionet mbi shërbimet, fotot, videot argëtuese etj.
Protagonistë në vite kanë qënë Ena, e cila ka drejtuar për shumë kohë emisionin e mëngjesit, Nevila dhe Fatjona që moderonin “Star kuic”, Madalena për “Star plus”, Artani për rubrikën “Bisedë me psikologun” dhe Besa për
256 Arben MUKA
realizimin e “Nostalgji”. Ndër emisionet më jetëgjatë janë “Mirëmëngjes në 105.5!” dhe “Preferenca muzikore”. Në redaksi kanë punuar ndër vite dhe Marinela Emini, Anisa Mehmeti, Aleksandër Nushi, Eriseld Hoxha, Albin Hoxha dhe Xhemil Beharaj, që për një periudhë kohe ka qenë dhe drejtor i radios.
Është ndër të vetmet stacione që ka krijuar muzeun me pajisje dhe aparatura të ditëve të para, “në shenjë respekti për mundin dhe përkushtimin e dhjetra gazetarëve dhe punonjësve të teknikës që kanë kontribuar për ngritjen dhe konsolidimin e Radios Fieri. Logo jonë ka tri elementë përbërës, amfitetatrin e Apolonisë, kallirin e grurit dhe kollonën e naftës, që tregojnë qartë misionin tonë: në shërbim të fierakëve, historisë, traditës, kulturës, zhvillimit të biznesit, zonave rurale, një program gjithëpërfshirës”.194)
Ndër emisionet e para kanë qenë “Vështrim në histori”, që realizohej nga Mësuesi i Merituar, Vasil Prifti, “Këndi poetik”, drejtuar nga mësuesja e letërsisë, Aurora Damini, “Përshëndetje nga dëgjuesit tanë” nga Juli Koçi, “Polli pula e Lleshit në kaçile të leshit” nga Daniela Çepele, “Unë anonimati” nga Adriatik Golemi dhe “Perla popullore” nga Redion Myftari. Dy emisionet tematike për sportin dhe fëmijët janë përgatitur nga Mikel Mbriçaj dhe Përparim Gjika.
194. Josif Pelari, themelues dhe administrator i radios, intervistë dhënë autorit më 10 janar 2008.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 257
Një nga programet më zbavitëse në Radio Fieri ka qenë “Qesh e ngjesh”, me humoristët e famshëm të qytetit, si Fuat Boçi, Vasil Vaso, Todi Llupi e Miola. Dy pikat kryesore të stafit janë Alket Pelari, i apasionuar pas programeve të avancuara dixhitale që përdoren në media dhe Renaldo Dhima, DJ, që asiton në fushën e informatikës.
Stacioni i parë në Lushnjë, si iniciativë më shumë për hobi e themeluesit Edi Halilaj. Transmetimet e para ishin eksperimentale dhe me peripeci për stafin e papërvojë. Rrjedha e programit ndërpritej në momente të caktuara dhe kjo jo për shkak të energjisë elektrike, por takimit dhe stakimit të butonit të mikrofonit në studio. Pas pak javësh pasiguritë dhe konfuzioni në studio u tejkaluan, ndërkohë që nisën të strukturohen emisionet e para të qëndrueshme. Propozimin për emrin e radios e bëri këngëtari Luan Manahasa, një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i redaksisë gjatë gjithë aktivitet rreth 3 vjeçar të Melodisë.
Në redaksi u aktivizuan: Maksim Tako, si përgjegjës teknik, Eduart Mustafaj, përgjegjës programacioni, Sevin Serjani, ose siç thirrej Dj Nini, që mbulonte sektorin muzikor, Ina Selimi, që realizonte emisionin me kuriozitete nga vendi dhe bota, Eleza Sinovarfi, moderatore e “Mirëmëngjes Lushnjë!”, Eneid Alla, Arsela Gjylbegu dhe Romina Kote.
Në verën e vitit 2013 Radio +3 është akomoduar në ambjente të reja, në një pike dominuese të qytetit të Fierit. Irma Hoxhaj drejtore e radios thotë se ky investim në mjedise dhe infrastrukturë teknike e teknologjike do të finalizohet brenda vitit me riformatim të programeve dhe rubrikave. “Një radio me ambicie duhet të ketë në dispozicion jo vetëm staf të kualifikuar, por dhe kushte pune dhe transmetimi, të ketë azhornim me programet digjitale për editimin e materialeve, si dhe të shfrytëzojë në maksimum
258 Arben MUKA
hapësirën online. Këtë po synon Radio +3 për të qenë protagoniste në qarkun e Fierit.”195)
Programi i parë ka qënë edicioni i lajmeve. Për pamundësi të rregjistrimit dhe montazhit edicioni jepej direkt në dy orare, në 16.00 dhe 19.00. Programe të ditëve të para ishin dhe “Kënga e zemrës sime”, që më pas u quajt “Aspirina”, emisioni i përrallave që përgatitej nga shkrimtari Maku Pone dhe emisioni poetik, nën interpretimin e aktores Miola Seitaj.
Aktualisht disa nga programet kryesore janë: “Fokus”, “Një vështrim rreth botës” nga Jonida Kollutra (Vani), “Plotësojmë kërkesat e dëgjuesve” dhe dy programet informative në orën 15.00 dhe 19.00. Në staf kanë punuar ose vijojnë të punojnë dhe Ervin Vani, Endrita Vani, Nevila Çepele, Marsela Banaj, Enkelejda Troka, Romir Saraçi dhe Mario Ndreko.
Redaksia e nisi punën me një veprimtari promovuese, një koktej festiv me pjesmarrjen e gjërë të gazetarëve lokalë, intelektualëve, përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit, të zgjedhur të pushtetit vendor, dashamirës të transmetimeve radiofonike etj. Programet ditore hapeshin me emisionin e mëngjesit “Shqip dhe shkoqur”, nga ora 07.00 deri në 09.00. Për dy orë transmetim në qëndër të vëmendjes ishte komunikimi me dëgjuesit rreth një teme të caktuar, që në fakt kishte lidhje me problemet që shqetësojnë komunitetin, nga fusha social ekonomike, por dhe politike, kulturore, sportive etj. Shumë interes krijonte rubrika “Thashethem apo e vërtetë?!”, ku sërish ishin telefonuesit e drejtpërdrejtë në studio që komentojnë dhe shprehin opinione rreth një ngjarje apo dukurie aktualiteti. Emision tjetër i përditshëm ishte “Ora juaj”, që transmetohej nga ora 14.00 deri në 16.00. Nga ora 21.00 deri në orën 23.00 transmetohej emisioni “X
195. Iintervistë dhënë autorit më 25 korrik 2013.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 259
në mes”, i cili veç informacioneve nga zhvillimet e ditës, kuriozitetet dhe njoftimet kulturore nga vendi e bota, linte në dispozicion të dëgjuesve dy numra telefoni në studio, një për djemtë dhe një për vajzat. Atyre u jepej mundësia që të ishin në komunikim të drejtpërdrejtë mes tyre.
Në stafin e Radios X punuan dhe bashkëpunuan: Adriatik Golemi, kryeredaktor, Elta Velçani, gazetare dhe drejtuese emisionesh, Alen Bregovina, montazhier dhe teknik, Keidi Velçani, ndërkohë që drejtor ishte Petref Velçani.
Themeluesi dhe administratori Edi Halilaj ka afruar në stafin e Radios Lushnja gazetarë dhe bashkëpunëtorë që mbulojnë strukturën programore, si Saimir Mërtiri (ish drejtues i Radios Studenti), Juljan Kasapi, Anxhela Çekrezi, Anduel Gjeçi, Marsela Kllogjeri, Edlira Gorreja, Olsi Shehu, Fatjon Dushi (Trendy DJ) dhe webnmaster Enea Rrusho.
Dy emisionet e para të Radios Lushnja ishin “Vitamina e ditës”, me përshendetje dhe preferenca muzikore dhe “Një orë me Hasanin”, takim i dëgjuesve me humoristin Hasan Dervishi. Aktualisht programet kryesore gjatë ditës janë “Ju zgjojmë me këngë popullore”, “Mirëmengjes Lushnjë!”, “Buqeta me këngë popullore”, “Balkan Music”, “ Pimë kafe e bëjmë llafe-Thashethemet e darkës”, si dhe edicionet e lajmeve me aktualitetin lokal dhe kombëtar.
Mysafirë në Radion Lushnja, në studio ose përmes telefonit, kanë qenë
260 Arben MUKA
dhe Vaçe Zela, Sherif Merdani, Visar Zhiti, Margarita Xhepa, Ylli Baka, Eli Fara, Genta Ismaili, Kadri Gega, Albert Sanxhaku etj. FM 95.5Mhz dëgjohet në rrethin e Lushnjës, por dhe në hapësirën mes Durrësit deri në Vlorë dhe në Peqin.
Njё ndёr operatorёt mё ambiciozё radiofonikё nё pёrdorimin e teknologjisё sё fjalёs sё fundit. Radio Jug dallohet pёr sinjal tё pastёr dhe tё fuqishёm jo vetёm nё qarkun e Fierit, por dhe nё Vlorё, adrenalinё nё pёrmbajtje, me emisione tё larmishme, reklama dhe spote indentifikuese tё kuruara me shumё profesionalizёm. Gazetarёt dhe bashkёpunёtorёt e radios angazhohen dhe nё televizionin me tё njёjtin emёr. Nё vjeshtёn e vitit 2013 Radio Jug ёshtё shpёrngulur nё ambjente tё reja puna, njё arredim dhe instalim, sipas standardeve mё tё mira tё medias elektronike.
Radio Jug ёshtё e orientuar mё shumё nё programet pёr tё rinjtё, duke ofruar hit-et mё tё reja muzikore nё treg, diskutime pёr tema sociale, ekonomike dhe nga zhvillimet e reja teknologjike dhe komunikimin nёpёrmjet rrjeteve sociale.
Është pjesë e “4 Plus Media Grup” që zotëron veç radios edhe televizionin me të njëjtin emër dhe gazetën News Plus. Kontributorët e parë në Radion 4 Plus ishin reperi Big Man, moderatorja Erinda Halla në emisionin “Studentët në shtëpi”, prezantuesja e programit “Ditë e re shpresë e re”, Ediona Dervishi, gazetarët Ermira Vogli, Desara Çili me “Performancë Muzikore” që mbështetet nga Marlen DJ dhe Our DJ.
Dita në Radion 4 Plus fillon me “Albanian Folk Music”, prej orës 05.00 të mëngjesit deri në orën 07.00, duke i lënë më pas vend programit
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 261
dyorësh “Mirëmëngjes në RTV 4 Plus”. Në mesditë transmetohen “Gjithçka mund të ndodhë”, Albania music” dhe “Performancë muzikore”, ndërkohë që pasdite vijohet me “Relax”, “Reload”, “Një xhiro rreth botës” ,“Top charts” dhe emisioni i fundit në mbrëmje është “E&M show” nga ora 20.30 deri në 22.00.
Radio 4 Plus mbulon me sinjal përveç rrethit të Lushnjës dhe pjesë të Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Vlorës. Mendimet dhe kërkesat e dëgjuesve vijnë dhe nga kontaktet e redaksisë në faqen zyrtare online dhe adresat në rrjetet sociale. Pronari Gëzim Koçiu po investon për fuqizimin e kapaciteteve në ofertën online.
Ideja për hapjen e një radioje me profil informacioni dhe analize për biznesin ka qenë më e hershme për sipërmarrësin fierak Hysni Berisha, por ai e konkretizoi lëshimin e sinjalit në një ditë të shënuar për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Dy anëtarët e stafit, Majdi Smaka dhe Greta Hoxha, kujdesen për informacionet me karakter ekonomik dhe financiar nga Fieri, një nga zonat më të zhvilluara të vendit.
Dëgjuesit i jepen lajme dhe njoftime të dobishme, si niveli i këmbimit valutor, tregjet e shitjeve, çmimet e produkteve ushqimore dhe industriale, orare shërbimesh për transportin publik dhe privat etj.
Radio Biznesi pas kalimit të fazës eksperiementale të transmetimeve është në