Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
255
13.9 Qarku Fier Themeluesi dhe administratori Xhemil Beharaj para se tё hapte radion kishte pёrvojё gazetareske nga bashkёpunimet me Radio Tiranёn dhe gazetat Bashkimi, Zёri i Rinisё dhe Puna. Por ai dhe stafi i tij nuk i kushtuan rёndёsi anёs informative rreth aktualitetit, por vetёm transmetimit muzikor dhe kurioziteteve nga aktiviteti i kёngёtarёve dhe krijuesve tё kёngёs. Disa nga emisionet kryesore ishin: “Mirëmëngjes!”, “Preferencë muzikore”, “Poezia, muzika e shpirtit tim”, Hitparade”, “Nostalgji”, “Weekend” etj. Bashkëpunëtorët kryesorë të radios ishin dhe Laureta Roshi, Majlinda Plepi, Julian Beharaj, Berton Hoxha dhe Klodi Crraga. Radio Hot ishte bërë e afërt me banorët e Patosit, pasi ajo transmetonte drejtpërdrejt ndeshjet e ekipit të Albpetrolit, të cilat shoqëroheshin me komente dhe intervista me lojtarët e trajnerët. Veç qytetit të Patosit e në rrethin e Fierit, radio dёgjohej dhe nё Elbasan, Durrës dhe periferinë e Vlorës. Astrit Hoxha është piktor, por ka dhe një pasion të veçantë për elektronikën dhe teknologjitë e reja të informacionit. Ai vijon të aktualizojë periodikisht teknikat e transmetimit në radion që administron. Radio Star ka dhe një faqe aktive në internet, e cila ofron jo vetëm emetimin direkt të programeve, por dhe duke freskuar lajmet dhe njoftimet nga qarku i Fierit e rajone të tjera të Shqipërisë, si dhe me rubrika për kuriozitetet, informacionet mbi shërbimet, fotot, videot argëtuese etj. Protagonistë në vite kanë qënë Ena, e cila ka drejtuar për shumë kohë emisionin e mëngjesit, Nevila dhe Fatjona që moderonin “Star kuic”, Madalena për “Star plus”, Artani për rubrikën “Bisedë me psikologun” dhe Besa për