5 minute read

Hyrje

Nga 28 nёntori 1938 dhe deri nё mes tё shtatorit tё vitit 2013 nё Shqipёri rezulton se janё themeluar 142 stacione radiofonike. Aktualisht janё nё transmetim diçka mё shumё se gjysma, 74, nё njё treg radiofonik tё gjallё, me shtrirje e densitet tё ndryshёm nё tё gjitha qarqet e vendit. Shqiptarёt vijonё ta ndjekin radion, disa, ata mё stoikёt, e dёgjojnё nё versionin klasik valor, nё bandёn FM, tё tjerё, e ndjekin pёrmes shёrbimeve online, nga kompiuteri, laptop-i ose pajisja mobile inteligjente. Ky punim duke pasur nё qendёr ecurinё e rrjetit tё radiove brenda territorit tё vendit, sjell info, analizё dhe pikёpamje mbi pёrmbajtjen e transmetimeve, mёnyrёs sё menaxhimit tё burimeve njerёzore dhe standardeve profesionale, si dhe pёr treguesit teknikё e teknologjikё tё shpёrndarjes sё produktit on air ose online.

Nё pjesёn e parё tё kёtj botimi trajtohet peisazhi radiofonik nё periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, ku nё fokus ёshtё roli dhe ndikimi i Radio Tiranёs, qё u vu totalisht nё shёrbim tё autoriteteve pushtuese tё fashistёve italianё dhe mё pas tё nazistёve gjermanё dhe tё qeverive kukulla tё kohёs. Pavarёsisht fizionomisё sё njё institucioni nёn censurё tё rreptё, Radio Tirana ishte nё tё njёjtёn kohё dhe “shtёpia e artit”, ku u afruan dhe kontribuan shumё krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj., njё sinergji pozitive pёr ruajtjen e zhvillimin e kulturёs e traditёs kombёtare.

Advertisement

Pjesa e dytё analizon tiparet e transmetimeve radiofonike nё kohёn e regjimit komunist. Nga njera anё, pёr tё nxjerrё nё pah pёrpjekjet e komunistёve pёr realizimin e atij qё u pёrshkrua si procesi i “radiofikimit”, qё pёrfshinte pёrmirёsimin e programeve dhe afrimin e njerёzve tё kualifikuar, fuqizimin e stacioneve tё transmetimit dhe pёrhapjen nё publik tё aparateve marrёs. Nё anёn tjetёr, evidentohet fakti se ky zgjerim i infrastrukturёs sё

14 Arben MUKA

transmetimeve shikohej nga regjimi totalitar, si pjesё e pandarё e modelit politik, ideologjik dhe propagandistik, nё ndёrtimin e njё rendi “demokratik tё tipit tё ri”. Ndaj dhe Radio Tirana dhe katёr stacionet lokale nё varёsi tё saj, nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs konsideroheshin si instrumente efikase pёr tё pёrcjellё nё publik idetё dhe strategjitё e kёtij rendi “tё demokracisё popullore”, pёr tё zbatuar forma e metoda tё reja nё aspektin e agjitacionit dhe propagandёs, duke e lidhur ngushtёsisht atё me konceptin e partisё-shtet. Nё misionin e saj Radio Tirana pёrmbushte dhe detyrёn si pёrhapёse aktive e ideve tё internacionalizmit proletar dhe ushqimit ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste kudo nё botё. Njё kapitull mё vete nё kёtё pjesё hedh dritё mbi audioproduktin pёr “eksport” qё Shqipёria iu ofronte atyre qё besonin, ose ishin tё qorrollepsur nga kauza e marksizёmleninizmit, qё mbёshtesnin shpёrndarjen e ideve tё internacionalizmit proletar, qё e poziciononin Radio Tiranёn nё rolin e njё “fanari ndriçues nё botё”, me pretendimin se ishte zёri “i lirisё dhe i tё vёrtetёs”.

Nё pjesёn e tretё “Rёnia e monopolit shtetёror nё transmetimet radiofonike” objekt hulumtimi ёshtё ecuria e tregut nё harkun kohor 19942006, tiparet e spektrit privat qё mori njё zhvillim tё vrullshёm nё pak kohё me tёrheqjen nё studiot e veta tё gazetarёve nga mё tё njohurit nё media e shkruar shqiptare. Duke ofruar forma dhe pёrmbajtje tё larmishme programesh, tё cilat dhanё impakt nё gjallёrimin e konkurrencёs sё brendshme, por dhe nё tё njёjtёn kohё “shkundёn” operatorёt radiofonikё ekzistues me status shtetёror, Radio Tiranёs, Radio Korçёn, Radio Shkodrёn dhe Radio Kukёsin, pёr t’u orientuar nga procesi i transformimit nё media publike, njё proces, qё kjo periudhё tranzicioni e ka vёrtetuar, qё nuk varet vetёm nga energjitё gazetareske dhe stafet teknike brenda mureve tё radiostacioneve, por nga vullneti dhe dёshira e klasёs politike. Njёri prej kapitujve trajton profilizimin e radiove si sfidё ndaj konkurrencёs nё tregun shqiptar, duke karakterizuar sjelljen dhe veçoritё e stacioneve fetare, informative, tematike, tё minoritetit dhe tё zhanreve muzikore. Pjesё e problematikёs ёshtё dhe situata nё Shqipёri e respektimit tё tё drejtёs sё autorit nga operatorёt, si dhe mungesa e subjekteve tё specializuara pёr matjen e audiencёs sё transmetimeve.

Nё pjesёn e katёrt shtjellohet konvergjenca e transmetimeve radiofonike “on air & online”, qasja e redaksive drejt interaktivitetit, ku autorёsi nё pёrmbajtje kanё dhe ndjekёsit e programeve, gjithashtu, vizatohet “identikiti” i gazetarit nё erёn e multimedias. Nga kultura e dёgjimit, e komunikimit kryesisht vetёm nё njё drejtim, pёrmes aplikimeve tё reja teknologjike,

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 15

pajisjeve tё panumёrta dhe shёrbimeve nё internet, radiot shqiptare gjithnjё e mё tepёr po bёjnё të vetat dhe forma tё komunikimit të aplikuara nga mediat e tjera, duke e pasuruar ofertёn pёr ndjekёsit e tyre me tekste, pamje, animacion etj.

Çdo analizё mbi funksionalitetin e tregut radiofonik nё Shqipёri do tё ishte e mangёt nёse nuk do tё pёrfshihej dhe fluksi i transmetimeve nё gjuhёn shqipe i operatorёve ndёrkombёtarё, qё nё mё shumё se dy dekada tranzicion mbetet njё faktor gjallёrues pёr tregun e brendshёm mediatik, por nё tё njёjtёn kohё dhe si nxitёs nё demokratizimin e shoqёrisё shqiptare. Jo vetёm se stacionet perёndimore kanё gjykuar dhe vlerёsuar nё mёnyrё tё ftohtё dhe tё balancuar ecurinё e reformave dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare, por edhe sepse vijojnё tё sjellin pёrmes hapёsirave programore modelet demokratike tё funksionimit tё shtetit, ekonomisё, respektimin e lirive dhe tё drejtave tё qytetarёve, angazhimit tё shoqёrisё civile etj. Nё pjesёn e pestё del nё pah dhe efekti i dyfishtё i radiostacioneve tё huaja: informacioni i besueshёm mbi ngjarjet dhe problemet kryesore, ku pёrfitues mbeten nё radhё tё parё ndjekёsit e tyre, ndёrkohё qё me aplikimin e projekteve kualifikuese pёr gazetarёt dhe menaxherёt shqiptarё, pёrfituese janё drejtpёrdrejt redaksitё dhe ekipet drejtuese nё forcimin e kapaciteve etike dhe profesionale.

Pikёpamjet qё shprehen nёpёrmjet intervistave dhe bisedave tё pjesёs sё gjashtё, janё vlerёsime, interpretime, rekomandime dhe krahasime tё disa prej protagonistёve, njohёsve dhe ekspertёve tё tregut shqiptar tё transmetimeve radiofonike.

Kurse nё pjesёn e fundit prezantohet skeda e çdo radioje nё funksion tё krijimit tё njё tabloje mё tё qartё tek lexuesi, mbi pёrbёrjen e tregut nё çdo qark tё vendit, emisionet dhe rubrikat mё kryesore, protagonistёt dhe tё dhёna tё tjera nga performanca e tyre brenda dhe jashtё ambienteve tё studiove.

This article is from: