2 minute read

13.13 Stacione tё tjera

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 277

Fillimisht në këtë frekuencë ka transmetuar Radio Epiri 2011, që u themelua më 28 mars 2011, por duke mos pasur sukses në aktivitet, u bë kalimi pronësor që u shoqërua dhe me ndryshim emërtimi më 10 maj 2013. Channel 7 është radio dhe televizion dhe një pjesë e produktit është e përbashkët për versionet audio dhe me figurë.

Advertisement

Programet kryesore të Radios Channel 7 janë: “Shtypi i ditës” me titujt kryesorë të gazetave; “Si mendoni ju?”, që ju drejtohet të rinjve me një temë të caktuar; “Kultura dhe tradita” dhe edicionet informative në çdo dy orë. Sistematikisht ftohen në mikrofonin e Channel 7 dhe personalitete publike, deputetë të qarkut apo përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët zhvillohen biseda, duke marrë në konsideratë dhe pyetje e kërkesa nga dëgjuesit. Sinjali i transmetimit mbulon vetëm qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat. Themelues dhe administratorë janë gazetarët Orjana Cenko dhe Njazi Sako.

13.13 Stacione të tjera

Në periudhën e lulëzimit të radiove private në Shqipëri dhe më pas, veç stacioneve që kemi përmendur në këtë pjesë të punimit, ka dhe të tjera, për të cilat ka mungesë dokumentacioni dhe të dhënash rreth aktivitetit dhe stafit të angazhuar. Mungesa e skedës për këtë pjesë “anonime” të tregut radiofonik shqiptar, që listohet më poshtë, ka ndodhur të paktën për dy shkaqe kryesore. Së pari, se një pjesë e tyre kanë qëndruar “on air” në një kohë të shkurtër, duke mos arritur t’i mbijetojnë konkurrencës së operatorëve të tjerë dhe duke vijuar transmetimin si për inerci, me zgjidhjen e vetme të shitjes së aktivitetit. Të tjerë operatorë radiofonikë janë themeluar si pjesë e grupeve mediatike me pronësi televizione e organe shtypi, pa marrë vëmendje nga menaxherët dhe pronarët, që i kanë lënë në hije, thjesht si altoporlantë, pa formë e pa identitet, pa investime, pa ide dhe burime njerëzore në dispozicion.

Gjithësesi ato janë pjesë e informacionit të këtij botimi mbi dinamikën e tregut radiofonik, duke pasqyruar emrin e saktë, qytetin ku janë instaluar dhe vitin e fillimit të punës së tyre. (Tabela në faqen tjetër).

278 Arben MUKA

Nr. Stacioni Vendndodhja Fillimi

121 Radio Plus 122 Radio Antena 123 Radio Bashkia 124 Radio Alba 125 Radio Iliria 126 Radio 101 Shijak 1996 Tiranë 1997 Tiranë 1998 Tiranë 1998 Tiranë 1998 Tiranë 1999

127 Radio Real Durrës 1999

128 Radio Skorpion 129 Radio Oxygen

Tiranë 2000 Tiranë 2001 130 Magic Radio Aldo 03 Tiranë 2003 131 Radio 6 Kavajё 2005 132 Radio 4 Berat 2009

133 Radio Vlora Fier 2009

134 Radio One Tiranё 2010

135 Radio 6 +1 136 Radio Durrёsi 137 Radio Real Vlorё 2010 Durrёs 2010 Vlorё 2011

138 Radio Univers 139 Radio ABC 140 Radio Clazz 141 Radio Kapital 142 Radio Living Tiranё 2011 Tiranё 2011 Tiranё 2011 Tiranё 2012 Tiranё 2013

This article is from: