59 minute read

13.6 Qarku Tiranё

Next Article
13.7 Qarku Elbasan

13.7 Qarku Elbasan

202 Arben MUKA

direkt me dëgjuesit rreth një teme të caktuar që propozohej nga drejtuesja e tij Jonada. Gjatë ditës transmetohej dhe “Një mesazh, një takim”.

Advertisement

Në stafin e radios ndёr vite kanё punuar Adi Gjordeni, drejtori i parë, Ergys Dino, që punonte në pult dhe në produksion, Genti, i njohur si DJ Maks, Miti (DJ Roy), Eva, qё më parë kishte punuar në televizionin lokal Teuta, Lida, që erdhi nga Shijak TV, Albana Mustafaraj, mё pas gazetare në Top Channel dhe Alsat. Më vonë pjesë e stafit u bënë dhe Jeta dhe Migena.

Është stacioni mё i ri në qytetin e Durrësit dhe pjesë e RTV Adria Net. Informacioni i dedikohet kryesisht zhvillimeve lokale dhe me të ftuarit në studio trajtohen tema sociale, ekonomike, kulturore, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut, besimi fetar etj. Edicioni i parë i lajmeve është në ora 08.00 në mëngjes dhe gjatë ditës transmetohen dhe në 14.00, 16.00, 20.00 dhe i fundit, si përmbledhje e ngjarjeve kryesore, është në 23.00.

Muzika është pjesë e rëndësishme e Radio Adria Net, duke u zgjedhur nga krijimet më të mira të muzikës popullore shqiptare, nga cikli i interpretimeve “Këngët e Shekullit”, por dhe hit-et më të mira të klasifikimeve kryesore në vende të ndryshme europiane dhe SHBA. Me një aktivitet disamujor Radio Adria Net është në periudhë konsolidimi të programit duke ndërtuar një strukturë të qëndrueshme emisionesh dhe rubrikash në bazë të shijeve të dëgjuesve. Në stafin e radios punojnë: Migena Gjyzeli Sotiri, Migena Ballhysa dhe Mila Ballhysa.

13.6 Qarku Tiranё

Nё pjesёt e mёparshme jemi ndalur nё aspekte tё veçanta të aktivitetit 75 vjeçar të Radio Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të medias shqiptare, ku kanë

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 203

kontribuar mijëra punonjës, gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, inxhinierë, teknikë, bashkëpunëtorë në terren, spikera, aktorë, regjisorë, imitues, kompozitorë, këngëtarë, orkestrues, dirigjentë, punonjës të nënstacioneve, të sektorëve mbështetës, arkivistë e kopistë, drejtorë e administratorë, një listë tejet e gjatë me emra të njohur dhe më pak të njohur.

Pas viteve 1990 kur në Shqipëri nisi të funksionojë tregu i radiove private shumë nga themeluesit, ideatorët e mbështetësit e këtij tregu ishin punonjësit i këtij institucioni të nderuar. Është e pamundur të bësh në formatin e këtij botimi listën e kontributorëve me kohë të plotë dhe të pjesshme brenda dhe jashtë ambjenteve të Radio Tiranës.

Aktualisht institucioni ёshtё e strukturuar nё tre kanale kryesore: - Kanali i Parё, qё transmeton nё valёn 99.5 MHz, 24 orw, tokёsor, satelitor dhe nё versionin online. - Kanali i Dytё, thirret dhe Radio Tirana 2, që emeton nё frekuencёn FM 95.8Mhz, 24 orё nё ditё. Pёr kёtё do tё ndalemi mё pas.

Ahmet Shqarri duke intervistuar nё shtator 1972 kampionin e botёs nё kёrcim sё larti, Nih Çih Çin. Filloi punё nё Radio Tirana nё gusht tё vitit 1969 duke vijuar pёr 35 vite rresht si gazetar dhe redaktor i sportit. Emisioni “Nga njera ndeshje nё tjetrёn” ideuar dhe realizuar prej tij, 1983-2003, arriti nё rreth 1 mijё edicione. Afёrdita Selimi duke pёrgatitur njё radioreportazh nё Ksamil tё Sarandёs, qershor 2004. Nё 32 vite qё vijon punёn nё Radio Tirana trajton probleme ekonomike dhe tё turizmit. Ka qenё dhe shefe e departamentit tё lajmeve, 20002003 dhe kryeredaktore nё programin pёr bashkatdhetarёt, 2003-2005.

204 Arben MUKA

Kanali i Tretё i Radio Tiranёs pёr bashkёatdhetarёt dhe gjuhёt, i cili ka njё program ditor nё 5 orё e gjysmё, nё valё tё mesme, tё shkurtra dhe online. Programet e gjuhёve tё huaja zgjasin: anglishtja 45 minuta, frёngjishtja, gjermanishtja, turqishtja dhe italishtja nga 30 minuta secila dhe serbishtja dhe greqishtja zgjasin nga 15 minuta.

Kanali i parё i Radio Tiranёs, qё nё zhargon thirret si Radio e Brendshme ёshtё ndarё nё dy departamente kryesore: programacioni dhe ai social-kulturor.

Emisionet kryesore janё:

“Njё tjetёr mёngjes”, i përditshëm informativ, nga ora 6.30 deri nё 09.00, me gazetare realizuese Oralda Lahe; “Ditё tё mbarё”, ora 9.0010.00, me moderim tё Florian Zykёs; radiorevista social-kulturore e përditshme “Metropol”, realizuar nga Genta Shijaku, Afёrdita Selimi, Rita Kokaj, Driada Hoxha dhe Kozeta Hoxha; “Mikrofoni i fёmijëve” nga Klementina Dylgjeri dhe Shkёlzen Zalli; “Fjala si fillim, fjala si flijim”, tё hёnёn, ora 20.30-22.00, me autorё dhe vepra prej letёrsise shqipe dhe botёrore, realizuar nga gazetari Demir Gjergji; emisioni “Dritё e diturisё” me aktualitete dhe problematika tё arsimit shqiptar me gazetare realizuese Kozeta Hoxha; “Vatёr shqiptare” nga gazetari Demir Gjergji; “Nga njera ndeshje nё tjetrёn”, njё emision i hershёm info-analitik, qё u themelua dhe u drejtua nga gazetari Ahmet Shqarri, mё pas u vijua nga gazetari Piro Ruvina dhe aktualisht nga Erga Kruja; emisioni i tё enjtes “Pa Kufij”, njё lidhje mes studiove tё Radio Tiranёs, Radio Kosovёs dhe Radio Shkupit mbi tema aktuale nga Driada Hoxha; “Hapur”, njё show radiofonik i pёrditshёm me moderatorë Artemisa Deda e Andri Xhahu; “Filmi shqiptar nё Radio Tirana”, çdo tё premte nё 22,30, njё pёrshtatje pёr radio tё filmit shqip,

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 205

prodhime tё Kinostudios “Shqipёria e re” nga Armand Xhuli; “Momenti i kthesёs”, çdo tё shtunё, realizuar po nga Armand Xhuli; emisioni i pёrjavshёm “Bibliotekё” nga Koço Kapo etj.

Radio e parë private në kryeqytet me bashkëthemelues Iris Luarasin dhe Enno Alimerkon, dy zëra të njohur për publikun me emisionet sociale në valët e Radio Tiranës, që nuk vinin nga fusha e biznesit, apo e fraksioneve politike, por nga radhët e komunitetit të gazetarëve profesionistë, për të bërë diçka ndryshe. Dëgjuesit ndoqën në ditët e para një cikël kronikash investiguese rreth aktivitetit të drejtuesit të një fondacioni zviceran, i cili përmes organizatës “Në ndihmë të fëmijëve të varfër”, dyshohej se abuzonte me ta seksualisht. Kjo ishte dhe përballja e parë me presione nga më të ndryshmet për të ndërprerë raportimin. Përballë ofertës joshëse për t’u blerë në këmbim të heshtjes, reporterët e vazhduan dhe e plotësuan me fakte investigimin e tyre, që u shoqërua me ndërprerjen e veprimtarisë së fondacionit dhe largimin e drejtuesit të tij nga Shqipëria.

Ndër vite në studio, apo në terren janë angazhuar: Enno Alimerko, Iris Luarasi, Anila Mitri, Erjon Çarçani, Endri Xhafo, Darina Tanushi, Mirgena Topalli, Ermira Hoxha, Rezarta Delisula, Azem Qazimi, Odeta Mustafaraj, Dorina Topallaj, Ledio Lala, Erina Matraxhiu, Artid Shkaba, Laura Cule, Marsida Bushi, etj.

Disa nga programet dhe rubrikat më të ndjekura në Radio Ime kanë qenë: “Shoqëria civile në Shqipëri”, me tema sociale si prodhim i anëtarëve të Rrjetit Lokal të Radiove, që përfshinte disa radiostacione nga rrethe të ndryshme të vendit; “Pa mua bota është e varfër”, emision për gruan, si dhe “Në fokus”, “Mysafiri”, “Të reja nga tregu i Tiranës” dhe “Çfarë të gatuajmë sot”.

206 Arben MUKA

Pronari i radios, inxhinieri elektronik Gianfranco Liuzzi, e kishte nisur shumë më herët aktivitetin e hapjes së radiove dhe televizioneve private në Itali, që nga vitet ’70, ndërkohë që në fillimet e viteve ’90 kishte eksperimentuar me sukses në Shqipëri themelimin e sinjalit televiziv privat, TVA, që me pas do të ishte për shumë vite me licencë kombëtare. Me Radion Nesër, ing. Liuzzi synonte një stacion biznesi, por dhe argëtues e utilitar për dëgjuesit shqiptarë.

Ndër programet e para muzikore që kishte dhe audiencë të madhe ishte emisioni “Nostalgji italiane”, një kthim në krijimtaritë e arta të kësaj periudhe, kurse “Gatimi sot”, ishte një minutazh praktik i përditshëm për amvisat dhe të apasionuarit e kuzhinës. Drejtimin e stafit të Radios Nesër e kishte gazetarja Mirela Topulli, e cila, veç menaxhimit të strukturës programore në tërësi, përgatiste e drejtonte dhe emisione të veçanta. Mbështetje me ide dhe propozime kanë dhënë dhe prezentatori i njohur Ardit Gjebrea, si dhe gazetari e publicisti me përvojë, Skifter Këlliçi.

Nisi si një hobi e dy djemve entuziastë, por që më vonë u shndërrua në një angazhim pasionant të tyre me kërkesa profesionale. Quhej fillimisht si Radio Lapraka, emri i lagjes së njohur në hyrje të Tiranës, ku u vendos dhe redaksia, por që më vonë u shndërrua në një radio e kryeqytetit shqiptar, që synonte cilësi dhe standard, në respekt të shijeve dhe kërkesave të dëgjuesve të çdo moshe, niveli edukativ, profesioni dhe angazhimi shoqëror. Dy themeluesit, Ilir Paço dhe Armand Osmanlliu, synuan një radio në promovim të krijuesve të rinj, për t’i hequr

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 207

stepjen e pasigurinë e hapave të parë, për t’i mbështetur pa rezerva në udhën e gjatë e të mundimshme të krijimtarisë.

Nga programet e radios që u pëlqyen nga dëgjuesit ishte emisioni i mëngjesit “Kafe pa sheqer”, një format informativ dhe analitik për atë që kishte ndodhur një ditë më parë. Në mikrofon ishin direkt dy gazetarët e njohur Martin Leka dhe Ilir Paço, në një bashkëbisedim mes tyre, por dhe me degjuesit nëpërmjet telefonit, duke i hedhur një sy përmbajtjes së gazetave të sapo dala në treg, duke bërë skanerin e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale, duke mos lënë mënjanë dhe kulturën e sportin. Një emision tjetër që kishte audiencë, veçanërisht mes të rinjve, ishte “Eros poetik”, drejtuar nga gazetari Agim Xheka, si një hapësirë e lirë për të promovuar krijime poetike, për ti lexuar ato me mjaft ndjenjë për dëgjuesin dhe për të folur me vetë autorët.

Radio e parë fetare në Shqipëri, që filloi nga puna në një ditë të bekuar, më 11 prill të vitit 1997, në Festën e Pashkëve. Si një zë që kërkonte nga qytetarët më shumë paqe dhe urti, më shumë dashuri dhe solidaritet. Ky mision nisi në ditë të trazuara sociale, shkrepje armësh gjithëfarëlloj, të bastisjeve dhe hasdisjes kolektive të pranverës së zymtë të vitit 1997. Radio Ngjallja i kushtoi pjesën më të madhe të programit Festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e klerikëve, besimtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë nga Tirana. U transmetuan gjithashtu dhe disa emisione kulturore të përgatitura enkas po për Pashkët.

Në fillim kishte një program 3 orësh, i cili dhe ritransmetohej, pjesa tjetër ishte muzikë. Më pas u formëzuan programet dhe rubrikat ditore e javore, duke ndërtuar një strukturë të konsoliduar në transmetim 24 orë, ku rreth 75 përqind e programeve janë prodhim nga stafi i Radio Ngjallja; të rregjistruara ose të drejtpërdrejta në studio. Synimi ka qënë dhe është ti jepen dëgjuesit dije kulturore, shkencore e historike bashkëkohore.

208 Arben MUKA

Filloi si një nga radiostacionet me një fuqi të konsiderueshme transmetimi, 1KW, duke e shtrirë sinjalin jo vetëm në Tiranë, por dhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fushë-Krujë e Mamurras. Një nga gazetarët kryesorë që ka punuar në vitet e para të Radios Stinët ishte Alban Bala. Ai drejtonte redaksinë e lajmeve, ndërkohë që drejtonte dhe një program me debat për çështje të aktualitetit. Emisioni i drekës ishte një program mjaft i dëgjuar, për vetë përmbajtjen e larmishme të temave, por dhe profesionalizmin dhe balancën e reporterëve. Pas emisionit informativ tema më kryesore ishte në fokus të një programi special që organizohej si një diskutim me protagonistë, por dhe duke tërhequr mendimin e vetë dëgjuesve.

Gazetarë, moderatorë programesh dhe bashkëpunëtorë të Radios Stinët në vite kanë qenë dhe Arianita Brahaj, Miron Kotani, Julian Bogdani, Olsi Tufa, Gentian Furxhi, Blerim Zhulali Agim Xheka, Bardhyl Xhani, Elio Elini dhe Bejdo Malo që për një periudhë kohe ka drejtuar radion.Themelues i radios ka qenë Arqile Ndini, që më parë, si gazetar dhe redaktor ka punuar për shumë vite në Radio Tirana.

Pronari i Radio Klan, Aleksandër Frangaj, u investua që transmetimi të niste me programe krejt të veçanta dhe duke i shtrirë ato gjatë gjithë ditës. Në fillim me programin e “shthurrur” që ndezi mjaft polemika, por dhe tërhoqi audiencë të madhe “Klani i Natës”, i gazetarit Arian Çani, më pas me emisionin e mëngjesit të Aldon Lipes, që kishte një hapësirë enkas vetëm për femrat, emisionin mbi trafikun në kryeqytet, të Indrit Çobanit, emisionin e Bojken Lakos me të rejat nga muzika, apo “Kafja e pasdites” nga Çim Daja. Një rubrikë rinore e përditshme përgatitej nga dy studentet e regjisurës Jona

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 209

Hasija dhe Anola Lilaj. Ndërkohë që njeriu që priste dhe përcillte gjithë ekipin realizues, nga mëngjesi deri në mesnatë, që menaxhonte ecurinë programore ishte i palodhuri Pal Toma. Problemet e siglave ndarëse, xhinglave, spoteve, e të tjera çështje të mjeshtërisë teknike realizoheshin nga fantazisti Sokol Bllaca.

Jetën aktive të Radios Klan, vetëm në rreth 2 vjet, në frekuencën 101.5 e shkurtoi jo konkurrenca e të tjerëve, por lindja e televizionit me të njëjtin emër me licencë kombëtare. Televizioni Klan zhvendosi për nga studiot e veta të gjitha energjitë njerëzore dhe materiale, duke e lënë në letër dhe projektin disamujor për themelimin e Radios Klan 2, në mes të vitit 1999. Aktualisht Radio Klan në frekuencën FM 92.9Mhz është emetuese audio e shumicës së programeve televizive, ku emisioni që ka më shumë audiencë është “Aldo Morning Show”, një format radioteleviziv që e shikon aktualitetin me humor dhe satirë, drejtuar nga gazetari i njohur, Aldon Lipe.

Radio 1 ishte një nga radiot që kërkoi të dominonte në tregun e transmetimeve audio me informacionin dhe debatin politik, në një kohë ndryshimesh pushteti, kur vendi i kishte lënë pas ngjarjet tragjike të pranverës së 97-s, por vuante ende pasojat dhe plagët e asaj çmendurie kolektive. Dy pjestaret e para të redaksisë ishin Aulona Minga dhe Elda Bimi, të cilat alternoheshin përballë pultit të transmetimit dhe rendisnin pjesët muzikore nga një dyzinë e madhe kasetash që kishin në dispozicion, me këngë e melodi shqiptare dhe të huaja.

Më pas u afruan Arban Hasani, i cili drejtoi radion deri në fund të muajit shtator 1997, Enton Abilekaj, Aurel Simoni, Arta Tozaj, Denis Dyrnjaja, Artan Santo dhe Sajmir Kodra. Programi i përditshëm i radios kishte në thelb dy formate: nga mëngjesi deri në orët e pasdites ishin emisionet dhe rubrikat argëtuese, për rininë, modën, klasifikimet muzikore etj., ndërkohë që pasdite

210 Arben MUKA

vonë dhe deri në mesnatë ishin emisionet e diskutimit rreth aktualitetit, ku të ftuar të rregullt në studio ishin Ben Blushi, Martin Leka, Emin Barçi etj.

Një program që krijoi audiencë ishte dhe ai i pasdites ku protagonist në mikrofon për të pritur telefonatat që mbërrinin në studio ishte “Roni”, një zë i këndshëm dhe mjaft komunikativ me dëgjuesit. “Roni” ishte pseudonimi artistik i njërit prej bankierëve më të njohur në Shqipëri, Artan Santo, që pas më shumë se 3 dekadash i kthehej pasionit të aktrimit (ka luajtur rolin kryesor të Qullacit tek filmi i hershëm shqiptar “Guximtarët”).

Stacioni me start të fuqishëm në tregun radiofonik shqiptar. Siç është përmendur më herët, ishte e para radio private që mbuloi deri në detaj një proces zgjedhor në Shqipëri, votimet e parakohshme për parlament, të cilat u mbajtën më 29 qershor 1997. Në mënyrë të pandërprerë në studio qëndruan dy gazetarët, Alban Dudushi dhe Ilir Gjini, që moderuan gjithë ndërhyrjet e korrespondentëve në terren dhe të ftuarit në studio.

Në stafin e saj ndër vite kanë punuar gazetarë të njohur si Adi Krasta, drejtori i parë, Enkel Demi, ka qënë drejtor për disa kohë, Mimoza Picari, Mimoza Dervishi, Sokol Bregu, Alban Dudushi, Arjan Çani, Artur Zonja, Amalia Dhamo, Anila Jole, Gerti Çarçani, Erion Çarçani, Eno Popi, Romina Çanga, Kadri Vokopola, Denion Ndrenika, Flutura Gjeli, Ardi Pulaj, Nazim Rashidi, Ornela Bego, Eliberta Radomi, Fjoralba Shehu, Indrit Çobani (i cili ka qënë për një vit drejtor), Edmond Harizaj etj. Me siglat, spotet dhe mjeshtërinë teknike ka punuar Sokol Bllaca, i cili në një periudhë kohore ka drejtuar dhe radion.

Në emisionin e mëngjesit kishte informacion, telefonata me dëgjuesit, muzikë e zgjedhur, horoskopi, parashikimi i motit, kursi i këmbimit valutor etj. Kadri Vokopola dhe Alban Dudushi zhvillonin emision “Radio kuic”, një

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 211

minutazh që kishte shumë dëgjues, të cilët tentonin të zgjidhnin të panjohurat e Vokopolës; Adi Krasta ka realizuar emisionin “Natën vonë”, që alternohej me emisionin e aktualitetit që drejtonte Anila Jole. Për disa kohë, gazetari Pushkin Lubonja realizoi një emision poetik.

Radio Studenti ishte një formë organizimi e lirë e të rinjve dhe të rejave që vazhdonin të studjonin në auditoret universitare të kryeqytetit, që trajtonte aspekte të jetës së tyre të përditshme, që bënte oponencë tek autoritetet për probleme ende të pazgjidhura në fakultete dhe jashtë tyre. Veç anës problemore Radio Studenti synoi që në ditët e para të ishte dhe një hapësirë zanore shlodhëse e argëtuese për studentët, plotësim i preferencave dhe shijeve të tyre të larmishme kulturore dhe artistike.

Dy themeluesit e Radios Studenti, ishin Saimir Mërtiri dhe Arben Gabraj. Emisioni i mbrëmjes ka qenë njëri prej më të ndjekurve nga dëgjuesit. Një mikrofon pa kabëll dilte nga studio dhe lëvizte në një rreze 500 metra, pikërisht në godinat e studentëve, ku merreshin intervista të drejtpërdrejta, të cilat ndërthurreshin me skenarin e programit në studio. Mjaft atmosferë krijonin gjatë emisionit dhe tre studentët e degës së aktrimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi dhe Romir Zalla, tashmë aktorë të njohur të skenës dhe ekranit.

Në ditët e para të transmetimit, veç dy bashkëpronarëve, Riza Rusi dhe Agron Bala, ishin dhe gazetarët e njohur Vjollca Vokshi, Reiz Çiço, Alfons Zeneli, drejtori i parë dhe Veli Rada. Më pas erdhën Ilir Hoxha, Ilva Tare, Desada Metaj, Flamur Gashi,

212 Arben MUKA

Elona Meço, Ada Hysa, Eva Simoni, Shpresa Ukcama, Erton Sinani, Patrik Sadikaj, Bledar Komina (për disa vjet drejtor), ndërkohë që për menxhimin teknik në lëshimin e sinjalit ka kontribuar ing. Klajd Sheldia.

Aktualisht Radio Kontakt një vend të veçantë i kushton emisioneve dhe rubrikave për ambientin, për të rinjtë, çështjeve së gruas dhe barazisë gjinore, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, luftimit të dukurive negative (korrupsioni, trafikimi, narkomania, prostitucioni, abuzimi i fëmijëve etj.), ndërsa si programe speciale përfshihen çështjet fetare, nga të cilat përftohet elementi edukativ dhe orientues drejt vlerave të shoqërisë.

Me kredon “Radio KontaktKënaqësia e ditës suaj!” stafi përgatit një sërë emisionesh në orë të caktuara gjatë ditës, si “Kontakti i mëngjesit” (Urim Tusku e Reald Keta), nga e hëna në të premte, ora 7.00-9.00; “E bukura Shqipëri” (Shpresa Ukcamaj), të shtunë e të dielë, ora 10.00-11.00; “Udhëtim”(Elida Rustemi), çdo të martë, të enjte e të dielë, ora 14.00-15.00; “Info plus” (Esmeralda Dodaj), çdo të hënë, të mërkurë e të shtunë, ora 19.0020.00; “Zërat e natës” (Marsela Banaj e Renato Hysenllari), çdo të hënë, të mërkurë e të shtunë, ora 21.00- 24.00; “Kontakt Letrar” (Jolanda Lila, që është aktualisht drejtoreshë e radios), çdo të martë, ora 20.00-21.00 etj.

Redaksia e radios punonte në një terren të gatshëm gazetaresk, në ambjentet e agjencisë së parë të pavarur të lajmeve, me të njëjtin emër. Themeluesi i Agjencisë Enter dhe Radio Enter, gazetari Mero Baze, kishte një eksperiencë të dyfishtë: më herët kishte punuar disa vjet si korrespondent në Tiranë për programin shqip

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 213

të Zërit të Amerikës, si dhe drejtor i departamentit të lajmeve në ATSH.

Më 5 prill të vitit 1997 ai themeloi Agjencinë e Lajmeve Enter dhe pas 7 muajsh krijoi Radio Enter, që në fakt ishte “zëri” i agjencisë. Në studion e radios punonin një staf gazetarësh dhe redaktorësh me përvojën e lajmit, si Alban Bala, Lindita Karadaku, Gjergj Koja, Gerti Selenica etj. Që në fillimet e veta radio transmetonte buletine të shkurtëra informative 5 minutëshe çdo gjysëm ore, të cilët freskoheshin vazhdimisht gjatë ditës deri në mbrëmje.

Ishte stacioni që i kushtonte rëndësi mbulimit të ngjarjeve direkt nga terreni. E afërt me qëndrimet e opozitës së kohës, Radio Enter kishte herë pas here dhe probleme me autoritetet, siç ndodhi pas ngjarjeve të dhunshme në mes të shtatorit të vitit 1998.

Shkak për mbylljen e sinjalit ishte vendimi i themeluesit Mero Baze për t’u fokusuar në hapjen e një gazete, që do të quhej Tema Javore, (vijon aktualisht të botohet çdo ditë si Tema). Aparaturat e Radios Enter u transferuan për në Mitrovicë, duke u vënë në shërbim të një radioje private në qytetin kosovar.

Një radio që hyri në treg me ambicie revolucionare në teknologji dhe në përmbajtjen e programeve. Një format ritmik që afroi që në javët e para rininë, më pas dhe grup mosha të tjera. Filloi në ditën e Shën Valentinit, për të mbetur pjesë e kësaj dite që magjeps të dashuruarit e çdo gjenerate.

“Transmetimet eksperimentale nisën që në janar të vitit 1998, ku transmetohej vetëm muzikë. Edhe transmetuesi i parë që mbulonte Tiranën dhe rrethinat e saj, u vendos pikërisht këtë muaj. Më pas, 14 shkurti ishte

214 Arben MUKA

dita kur nisi transmetimi zyrtar dhe atë ditë, prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi te dëgjuesi numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e Top Albania Radios nuk kanë pushuar asnjë çast, për tu bërë pjesë të gjithë nga pak e Radios me ngjyra në Shqipëri”188) – kujton Dritan Hoxha, themelues dhe ish president i Top Media-s, ku përfshihet dhe TAR-i.

Në mikrofon u afruan më pas Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Xhoi, Rudina Meneri, Ledion Liço, Eno Popi, Denada Dajlani, Jonida Aliçkolli, Amantia Bekteshi, Olti Curri etj. Në një hark kohor shumë të vogël, Top Albania Radio, u bë stacioni më i dëgjuar në kryeqytet dhe më pas në rrethet kryesore të vendit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, etj., kjo falë instalimit të 18 transmetuesve në pika të ndryshme dominuese.

“TAR aplikoi për herë të parë dhe transmetimin me program kompjuterik, siç ishte “Etere-Player, “Tashmë ka kaluar në sistemin më të sofistikuar të transmetimit qendror me DJ PRO, duke shtuar se Top Albania Radio që në ‘99-ën ishte e para radio që nisi të blinte muzikë me të drejta transmetimi. Ndërkohë që nuk bëhet fjalë për diferencë kohore qoftë dhe në orë të hedhjes në transmetim të më të fundmeve hiteve, por që pastaj përcaktohet artistikisht se cila prej tyre do të ngrihet në statusin e hitit me preferencë masive.” 189)

Struktura programore me emisione kryesisht muzikore u pasurua dhe me buletinet e lajmeve në çdo orë të plotë dhe më pas duke përgatitur emisione të plota informative. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë gazetarja Zamira Koleci, e ardhur nga studiot e Radio Tiranës, e cila organizoi dhe

188. Hektor Pustina, drejtor i TAR,

“Top Albania Radio, fati dhe sfida e një radioje me ngjyra...”, www.topalbaniaradio.com/15vjet.php -14 shkurt 2012. 189. po aty

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 215

konsolidoi dhomën e lajmeve te TAR. Ndër vite në këtë redaksi kanë punuar ose vijojnë të punojnë: Robert Prifti, Alma Sula, Mimoza Picari, Suela Musta, Dori Lato, Pranvera Skana, Denis Dyrnjaja, Enela Lamnica, Arjola Banaj, Ylli Cufi etj., ndërkohë që gazetari Edmond Laçi është prej vitesh drejtor i departamentit të informacionit.

Ndër emisionet e para kanë qenë dhe “Një këngë për ty” e “Disco Lancio” të cilat ruajnë ende pozita dominuese në audiencë. Emision tjetër argëtues ka qenë dhe “Radiomania” nga dy personazhe që më pas do të ishin të suksesshëm dhe në ekranin e Top Channel, Saimir Kodra dhe Gent Pjetri, të identifikuar në publik si “Saimiri” dhe “Doktori”. Në programacionin e TAR kanë qenë pjesë dhe “New Day”, “Wake Up”, “Live from Tirana”, “Radio Cinema”, “Road trip”, “Rikoshet”, “Mix 2 mix”, “Pro Shqip”, “Summer Dance” e “Top Dance”, “Sokol Balla live”, “Triçikël” etj.

Në stafin e TAR nuk kanë munguar emra të njohur të ekranit si Adi Krasta, Aldon Lipe, Sokol Balla, aktorët e spektaklit të humrit “Portokalli”, DJ nga më të mirët, si DJ Indri, DJ Aldo, DJ Bendi e DJ Olti, ndërkohë që për menaxhimin artistik të programit dhe post-produksionin kanë punuar Bojken Lako e Fabian Asllani.

Në hapat e para krijoi përshtypjen e një stacioni që u drejtohej të gjitha moshave me programet e përzgjedhjen muzikore, si një format me tipare psikologjike dhe stile të veçanta në komunikimin me dëgjuesit. Rregulli i parë profesional që u vendos që në ditën e parë për përmbajtjen e radios ishte: në fond vetëm hit-e. Nga kualiteti muzikor i muajve të parë, kush kaloi qoftë dhe për pak sekonda në valën FM 100.4Mhz, “mbeti brenda”, duke e memorizuar si një stacion të preferuar.

Nën menaxhimin e Arben Bylykbashit radio ka pasur një proces konsolidimi gradual të rubrikave informative kulturore. Për shumë kohë pjesë e stafit të Club FM kanë qënë dhe dy emra të njohur, Adi Krasta dhe Sokol Balla. Deri në verën e vitit 2007, çdo të shtunë në orën 14.00 deri në 17.00 ishte emisioni “Krasta show”. Gjithashtu Sokol Balla ka drejtuar emisionin “Sokol Balla Live”. Dy emisionet kryesore aktuale të Club FM janë “Klubi i mëngjesit” dhe “Makinë me dy timonë”.

Emisioni i parë 3 orësh është në mëngjes, 07.00-10.00, një kolazh me info kulturore, kuice, humor, lidhje telefonike për të verifikuar trafikun

216 Arben MUKA

rrugor në pika të ndryshme të kryeqytetit, lojra me shpërblim etj. Gazetari Blendi Salaj, ka zgjedhur një ekip shoqërues që krijon atmosferë variabël me rubrika që ndiqen me interes nga ndjekësit. “Klubi i Mëngjesit” është format radioteleviziv, që emetohet njëkohësisht në Club FM Radio dhe Club TV, ku drejtuesi Blendi Salaj dhe ekipi Jeridaj Sakaj, Altin Sulaj, Olta Reka dhe Lorin Terezi, përpiqen që të përmbushin shijet dhe atyre që i shikojnë dhe atyre që i dëgjojnë.

Nga ora 15.00 deri në 18.00 është formati tjetër radioteleviziv ”Makinë me dy timonë”, ku protagonistë janë dyshja Enkel Demi dhe Eduard Oga, të cilët gjithë adrenalinë përpiqen të gjallërojnë ndjekësit e tyre në plogështinë e pasdites. Në një “hidh e prit” me humor dhe satirë, dy moderatorët trajtojnë aktualitetin në një bashkëbisedim me batuta duke krijuar atmosferë interesante. Demi dhe Oga jo rrallë ftojnë në studio personazhe të kulturës dhe artit, të politikës, apo dhe të panjohur për publikun, duke diskutuar në stilin e tyre tema nga zhvillimet e ditës.

Emisione të tjera drejtohen nga DJ Arsi (“Selected music”, “Club party”), Orgesa Zaimi (Party music box), Elsa Ymeri (“Club request” dhe “The selector”), Xhevdet Spahiu (Flash informativ) etj.

Filloi si plotësim i një dëshire të hershme të biznesmenit Koço Kokëdhima, si një nga njësitë mediatike në pronësi të tij. Ndër emisionet kryesore të radios kanë qenë “Punë të mbarë me Edi Ramën!”, ku ish kryetari i Bashkisë së Tiranës komunikonte për 60 minuta me qytetarët nëpërmjet telefonit; “Shqiptaromania” me muzikë shqiptare; “Klithma e lepurit”, një

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 217

program aktualiteti, info nga show biz-i, të ftuar në studio nga bota e artit, moda dhe mënyra e të jetuarit; emisionet muzikore “Jukebox”, “Latina club”, “Sound revolution”, “Technospace”, “Buddha spirit” dhe “Muzikë gold”; “Thashetheme VIP”, me më të fundit mbi personazhe e protagonistë të njohur shqiptarë e të huaj dhe “Gol në Radion +2”, një panoramë e plotë radiofonike e ndeshjeve të futbollit, drejtuar për rreth 3 vite nga gazetari sportiv me shumë eksperiencë, Ahmet Shqarri.

Në stafin e Radios +2 në vite kanë punuar dhe punojnë Besa Kokëdhima, Ornela Miçi, Nertila Spiri, Klara Dervishi, Anila Jole, Zilie Feçi, Ermir Hoxha, Denion Ndrenika, Ejona Kulla, Harbi Aliaj, Ilir Kondakçi. Rezarta Reçi, Rela Bozo, Erida Gjermeni, Xhoalma Beja, Drini Zeqo, Migena Shehaj, Mimoza Allaraj, Olti Curri, Bora Kokëdhima, Adela Danaj, Amantia Bekteshi, Etelina Nikolla, Ervin Hoxha, Erion Ekmekçiu, Klodian Hysa, Elton Koçi, Sokol Mëniku, Herbi Minga, Gerion Bozo, Andi Dhoska e Gëzim Osma.

Radio +2 ka qenë organizatori i Festivalit Mbarëkombëtar të muzikës moderne shqiptare, “Mikrofoni i Artë”, prej vitit 2002, me qëllim kryesor promovimin dhe zbulimin e artistëve të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare.

Në fillim quhej VOT, Voice of Tirana, dhe ishte e lokalizuar në ambjentet e Bashkisë së Kryeqytetit. Transmetonte në FM 107.9Mhz dhe përmbajtja kryesore ishte muzikë në anglisht dhe në shqip, krijimet më të mira në vite, si dhe ato që sapo hidheshin në treg. Më pas stacioni u quajt Calvin, emër që e mbajti deri sa u ndërpre sinjali përfundimisht. Frekuenca ku transmetonte Radio Calvin ishte 103.5 Mhz.

Një prej themeluesve ishte Arjan Llalla, i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në staf kanë punuar Ola, Odeta dhe Elma. Programet kishin karakter argëtues dhe shoqërues për fondin muzikor, lajme dhe gossip për këngëtarët vendas dhe të huaj, (shpesh ajo thirrej dhe si “radio tabloid”), telefonata nga dëgjuesit dhe humor.

Kënga hit e ditës përsëritej çdo 15 minuta dhe impakti ndjehej në bar-et dhe lokalet e kryeqytetit, të cilat ritransmetonin të njëjtën këngë për ambjentet e tyre. Radio Clavin doli nga tregu për shkak të mos rinovimit të licencës, por emri i saj mbeti në kujtesën e adhuruesve për shkak të ekzistencës së një lokali shumë të frekuentuar me të njëjtin emër në qytetin e Tiranës.

218 Arben MUKA

Në rreth 5 vite në transmetim synoi të ishte në shërbim të kavajasve, duke trajtuar problemet e tyre duke informuar me përgjegjësi, duke ju ofruar kënaqësi dhe relaks me programet argëtuese, të cilat në çdo rast kishin në taban traditën e krahinës. Në edicionet e lajmeve apo në rubrikat e debateve në studio, në qendër ishin ngjarjet që ndodhnin në qytet dhe komuna, lajme nga kronika e zezë, veprimtari të pushtetit lokal, prezantim i të dhënave social ekonomike, papunësia, të pastrehët, kontigjenti i fëmijëve që braktisnin shkollën etj.

Pjesë e stafit ishin A. Shima, F. Ferizaj, F. Efica, S. Shala, e cila drejtonte emisionet muzikore për të rinjtë, S. Xhakalliu prezantues dhe DJ, Mandi si DJ, E. Kondakçiu, drejtuese për emisionet që trajtonin probleme sociale, F. Gjepali dhe A. Gjoci, dy drejtuesit e emisionit të natës etj. Një nga programet më të ndjekura të Radios Fantazi ishte biseda me ekspertin e njohur të pensioneve dhe sigurimeve, dr. Fadil Kepi. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai bazohej në interesimin e dëgjuesve për problemet e tyre personale apo të familjes.

Nisi nga transmetimi në kohën kur gazeta e përjavshme me të njëjtin titull ishte në kulmin e saj. Pronari Artan Kristo, një gazetar i njohur në median e shkruar që para viteve `90, tentoi ta zgjeronte aktivitetin, duke e ngritur radiostacionin po në të njëjtën vilë dykatëshe private, në rrugën e Dibrës, ku ishte dhe redaksia e gazetës. Në raportin muzikë dhe pjesë e folur Radio Intervista ishte e ndryshme nga të tjerat, pasi programi bazohej kryesisht në emisione, konkurse e biseda me dëgjuesit dhe muzika ishte thjesht për ilustrim a pauza.

Radio Intervista ishte zbulimi i talentit dhe aftësisë për gazetarë të spikatur të radios e televizionit më vonë. Kjo ndodhi me Arbana Osmanin, Rudina Mënerin, Albert Dumanin, Ola Brukën etj. Ishte një nga radiot e pakta që institucionalizoi marrëdhëniet dëgjues-redaksi, duke formuar një shoqatë të dëgjuesve, aktive në organizimin e veprimtarive të përbashkëta, eskursione jashtë Tiranës, festime të ditëlindjeve dhe rasteve të tjera të gëzimit mes anëtarëve të vet.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 219

Një stacion i dedikuar besimit fetar me qёllimin qё tё jetё njё dritare kulturore nё pёrhapjen e vlerave njerёzore, mirёsjelljes dhe dashurisё pёr njeri-tjetrin. Emisionet e para tё Alfa & Omega ishin vetёm muzikё dhe kuriozitete, por mё pas nё partneritet me Kishёn Ungjillore filluan programe tё ndryshme sociale, pёr fёmijёt, pёr historinё, sportin, ndёrkohё qё aktualisht ka njё program kulturor nё mesditё kushtuar kinemasё, artit kulinar, kuriozitete plus muzikё tё zgjedhur.

Alfa & Omega ka bashkёpunuar pёr rreth 7 vite me Transworld Radio pёr Europёn, njё distributor programesh radiofonike tё besimit tё krishterё, ku lёnda qё vinte ishte e gjitha nё gjuhёn shqipe. Ajo ka partneritet me Radion Logos nё Pogradec.

Si radio rajonale Alfa & Omega dёgjohet nё prefekturёn e Tiranёs, Durrёsit dhe Fierit. Nuk transmeton reklama biznesi, pasi aktiviteti i saj ёshtё pa qёllim fitimi, duke u mbёshtetur nga kontributet e veprimtarёve, ose nga donacione tё ndryshme. Administrator i Radios Alfa & Omega ёshtё Alban Nexhipi, qё njёkohёsisht drejton dhe emisione, kurse si bashkёpunёtorё nё transmetime janё: Majlinda Roko, Enver Berisha, Ilir Çiço dhe Lefter Roko

Konsiderohet si stacioni i nostalgjisë së tingujve. Fondi muzikor i saj përbën një arkiv shumë të pasur të rrymave rock, pop, soul & blues, me të gjitha hit-et e grupeve dhe kantautorëve më të mëdhenj ndër vite. Për krijimin e këtij fondi është shpenzuar energji disavjeçare nga ana e stafit. Top Gold nuk ka një ndarje të veçantë, veç faktit se këngët dhe meloditë janë çmuar dhe afirmuar më parë. Qëllimi i themeluesve të radios është të kënaqë gustot e dëgjuesve të saj, duke i servirur një muzikë të selektuar deri në detaj.

220 Arben MUKA

Disa nga emisionet më të ndjekura: “Made in Italy”, “Sanremo”, “Festivalbar”, “Gold romance”, “The next door” etj. Ndër vite në stafin e Top Gold kanë punuar dhe Ardian Spahija, drejtor artistik, Dritan Duraj, DJ postproduksioni, Elton Bala, DJ dhe Saimir Kosta, DJ programacioni.

Themelimi i radios ishte një ide e mbështetur nga Fondacioni “Azem Hajdari”, një iniciativë e njërit prej studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit ‘90, Flamur Buçpapaj. Radio është mjaft e ndjeshme ndaj problematikës koherente në Kosovë, forcimit të institucioneve, bashkëpunimit me ndërkombëtarët, bashkёjetesës mes nacionaliteteve tё ndryshme, gjetes së të humburve nga koha e luftës etj. Në lidhje me këto tema në studion e Radios Nacional kanë qenë gjithmonë prezentë personalitete politike dhe të jetës publike nga Shqipëria e Kosova, historianë e studiues, analistë e gazetarë. Nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe gjendja e emigrantëve shqiptarë në Greqi e Itali, apo në vende të tjera pritëse në Europë e SHBA.

Radio Nacional qysh në çastet e para të fillimit të punës dhe në vazhdim ofron përzgjedhje profesionale të muzikës shqiptare, popullore dhe të lehtë, por dhe krijimet alternative në rryma e stile të ndryshme nga autorët më të rinj. Redaksia i kushton vëmendje dhe festave e ceremonive nga komunitetet fetare, duke propaganduar tolerancën dhe bashkëpunimin mes besimeve të ndryshme, në një vend multifetar siç është Shqipëria.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 221

Ka pasur në fillimet e veta si objektiv të bëhej radio e kryeqytetit. Gazetari i parë që punoi në studion e saj ishte Arian Çani, që në të njëjtën kohë ishte dhe kryeredaktor i të përditshmes Gazeta Shqiptare, pjesё e kompanisё mediatike ku përfshihej dhe radio. Ai drejtonte një emision me telefonata të dëgjuesve si dhe të politikanëve, apo personaliteteve të jetës publike. Duke shfrytëzuar rrjetin e korrespondentëve të Gazeta Shqiptare, RASH-i kishte edicione të shkurtëra lajmesh, por dhe emisione kryesore informative, të cilat përmbanin raportime nga terreni, kronika problemore e ballafaquese, intervista, vox – pop-e, deklarata, materiale nga fusha e politikës, sociale e ekonomike, sportive, kulturore etj.

Një nga emisionet e veçanta ka qenë “RASH nëpër lagje”. Gazetari Edvin Paruca, që më pas u mbështet dhe nga dy kolegë të tjerë, Rezarta Delisula e Ilir Mati, e shpërngulën studion në ambjente të ndryshme të komunitetit në kryeqytet. Bashkëpunime në programet e RASHit kanë pasur dhe Kozeta Kurti, Majlinda Çullhai, Adi Gjordeni, Anila Jole (ka drejtuar për një vit radion), Dorian Hotova, Isida Gjata, Agim Xheka, Arben Hasanaj, Gerti Shella, Elona Spahiu etj.

U themelua si një stacion mbarëshqiptar, që përmes shërbimit satelitor dëgjohej jo vetëm në territoret ku banojnë e jetojnë shqiptarët në rajon, por dhe në të gjithë botën. Përveç Shqipërisë, ajo depërtoi shumë shpejt dhe në tregun konkurues të Kosovës dhe Maqedonisë, si një stacion i veçantë, ku janë promovuar krijimet muzikore shqiptare. Këngëtarë dhe krijues të tjerë kanë qenë prezentë si të ftuar specialë në studion e Radios Alsat, ku kanë treguar mbi krijimtarinë më të fundit të tyre, për bashkëpunimet, për planet e aktiviteteve dhe prodhimeve të reja muzikore etj. Emisionet me të ftuarit janë ilustruar me këngët dhe interpretimet më të mira të tyre duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese tek dëgjuesi.

222 Arben MUKA

Në stafin e radios kanë punuar dhe Anila Logu, Luan Shtëpani, Ajkuna Begeja, Jenla Godole, Erion Dragoni etj. Drejtori i Radio Alsat ka qenë gazetari dhe redaktori Arqile Ndini, një emër i njohur nga aktiviteti rreth 35 vjeçar në studiot e Radio Tiranës dhe Radio Stinët. Aktualisht Radio Alsat, në kuadër të ndryshimeve menaxheriale dhe pronësore, ka ndërruar emrin në Radio AS dhe është në proces strukturimi të programeve.

Themeluesi i radios Bledi Kacorri e pagëzoi me emrin e radios partnere nё Itali, Rock Roma. Ideja ishte pёr njё radio jo komeciale dhe pёr tё sjellё nё Shqipёri njё format tё ndryshёm nё FM. Nga ky partneritet u sigurua dhe fondi muzikor. Mё pas u fillua me programe dhe edicione infromative me njё staf ku angazhoheshin Genti Ballaqeni, Genti Xhani, Bledi Kacorri, Omega, Dionis Gjura. Ola dhe Blendi Saljani. Radio Rock dёgjohej nё Tiranё, Durrёs dhe Krujё.

Çdo mёngjes programin miks me informacione dhe muzikё e drejtonte Ola, ora 07.00-08.30. Ndёr programet mё tё ndjekur ishte ai me kёrkesat e dёgjuesve tё apasionuar ndaj muzikёs rock, nga ora 14.00 deri nё 17.00. Kurse çdo mbrёmje Bledi dhe Omega ishin nё mikrofon pёr emisionin “Tribal”, pёr tё cilin kishte shumё telefonata dhe sms nga dёgjuesit e rregullt. Nё fund tё muajit gusht 2009 stacioni u mbyll pёr vёshtirёsi financiare.

Është një stacion fetar, ku në programe i është dhënë dhe vazhdohet ti jepet rëndësi e veçantë mirëqenies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi. Është quajtur Radio 7, sepse simbolika biblike e numrit 7 “është dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore”. Nëpërmjet

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 223

transmetimeve të saj radio kërkon ti japë dëgjuesve pushim dhe paqe, pavarësisht sesa e zhurmshme është dita në qytetin e tyre.

Disa nga programet aktuale të Radio 7 janë: “Zgjohu pozitiv!”, një program i përditshëm me Besin dhe Edlirën; “Fjalët e shpresës” me mesazhe praktike e ungjillizimi për jetën e përditshme; “Shijoje jetën çdo ditë” me Joyce Meyer; “Krash” , nga e hëna në të premte me këngët më të reja në muzikën e krishterë bashkëkohore; “Çelësi im”, program këshillimi që trajton tema të ndryshme si dhe intervista e dëshmi personale; “Friends” një program argëtues nga Luçiana Sharra, “Rruga”, një program dygjuhësh në formatin anglisht-shqip që përcjell mesazhin e Ungjillit me dr. Michael Youssef; “Shtëpia e Perlës, një program interaktiv për fëmijët: “Përmes Biblës”, një studim varg për varg i Biblës nga Dr. J. Vernon Mc Gee; “Meditim”; “Spotlight”, program radiofonik që ka në qendër të vëmendjes mësimin e anglishtes; “Prekja e Zotit” me Dr. Charles Stanley ; “Shpresë për ty”, një program për gra dhe vajza me këshilla praktike dhe inkurajime, në gjuhën rome etj.

Mjedisi i një klubi jazz-i në qëndër të Tiranës dukej gjithmonë e më i ngushtë nga adhuruesit dhe fansat që shtoheshin dita-ditës. Kjo ka qënë një nga arësyet që dy themeluesit e klubit, Neritan Hazizaj dhe Besnik Goxhaj, vendosën të hapnin një radio që do të kishte në fokus po muzikën jazz. Ata ishin adhurues të legjendës John Lee Hooker, i cili veç klubit të tij Boom Boom Room në San Françisko, kishte kompozuar këngën e njohur “Boom Boom Boom”. Boom Boom Radio në Tiranë pavarësisht se ishte një radio jazz, paraditeve transmetonte dhe rryma të tjera muzikore, por gjithmonë në bazë të një seleksionimi që bëhej në mënyrë rigoroze, për të ruajtur imazhin dhe sqimën e stacionit.

224 Arben MUKA

Aktualisht në stafin e Boom Boom Radio punojnë: Adela Mansaku, Briz Musaraj, Ilir Kazaferi, Mirjeta Gjika, Reinold Bakalli, Çlirim Hallaci dhe Sokol Mëniku. Ndër vite në këtë radio kanë punuar dhe Besnik Goxhaj, Burbuqe Xhuvani, Adi Gjordeni, Elton Demiri, Ejona Kulla, Lorenc Filaj, Borana Lushaj, Laura Hanku, Aleksandër Ikonomi, Inida Gjata, Eva Idrizllari, Mirela Milori (ish drejtoreshë e radios), Vasjan Lami (ish drejtor i radios), Adi Sipri, Florenca Nani, Ledio Orozi, Ida Xoxa, Blerta Kambo, Olesja Lami, Iva Strati, Alfred Trebicka, Violeta Banushi, Armand Xhuli etj. Pronar i stacionit është Neritan Hazizaj.

Boom Boom Radio ka qenë promotor por dhe bashkëpunues në disa festivale të muzikës jazz si “Shkodra Jazz Fest”, “Tirana Jazz Fest”, “Balkan Jazz Fest”, koncertet e muzikantëve Sokol Sejdo, Brikel Guga, etj.

Ishte instaluar në ambjentet e një kolegji arsimor privat, që kishte fëmijë dhe të rinj në sistemin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Valët e Radios Kristal ndiqeshin edhe nga të rinj e të reja, nxënës e studentë, nga shkolla të tjera të kryeqytetit. Ajo pati favorin se ishte vijuese e frekuencёs ku kishte emetuar Radio Intervista, e njohur deri atëhere për publikun u kryeqytetit.

Dy protagonistët kryesore të Radios Kristal ishin Alma Dema dhe Elton Kristo. Alma merrej me ndërtimin strukturor të programit të radios, me drejtuesit e çdo emisioni a rubrike të veçantë, me redaktimin e teksteve e skenarëve, si dhe me respektimin e skaletës ditore të transmetimit, kurse Eltoni mbulonte problemet teknike dhe ato të transmetimit, prodhimin e xhinglave, spoteve identifikuese të radios etj. Për disa muaj në rolin e drejtueses së redaksisë ishte Violeta Gjoka, e cila përgatiste dhe emisonin e përrallave.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 225

Themeluesi i radios, Gazmir Mango, me eksperiencë në disa stacione greke, synoi një orientim nga rock-u klasik, një repertor nga vitet ’50 deri në ’80, por pa lënë dhe rryma të tjera muzikore. Drejtuesi i parë i New Planet ishte maestro Zhani Ciko, ndërkohë që programe të pëlqyera ishin “Pentagrami italo – latin”, “Fundjava” dhe “On air”, një dialog me dëgjuesit dhe plotësim i menjëhershëm i dëshirave të tyre muzikore. Në një stad të mëvonshëm u konsoliduan dhe programe të tjera, përfshi dhe edicionet informative, si dhe një buletin lajmesh në gjuhën angleze.

Radio New Planet aplikoi për një periudhë kohe formulën argëtuese “Magic bus”, autobuzi magjik, ku çdo të dielë në mëngjes, një autobuz nisej nga Universiteti i Arteve në Tiranë, i cili ishte në dispozicion të dëgjuesve. Aty për aty vendosej destinacioni i eskursionit, një distancë e mjaftueshme për t’u kthyer në mbrëmje. Ishte një aktivitet i këndshëm, një variacion për cilindo që bëhej pjesë e itinerareve të “Magic bus”. Në stafin e Radios New Planet kanë punuar Irma, Gjergji, Elona, Gledi, ndërkohë që në rolin e menaxherit ka qënë Zani Çela.

Programet e javëve të para ishin disi spontane, duke ju ofruar dëgjuesve kavajas, kryesisht muzikë të huaj, kuriozitete nga fusha e artit, sportit etj. Më të dëgjuara ishin “Mirëmëngjes Kavajë!”, “Vetëm futboll”, “Kuic në Magic Radio”, “Plotësimi i kërkesave me muzikë popullore”, “Gold collection” dhe “Perlat shqiptare”. Radio Magic bëri traditë mbulimin direkt të ndeshjeve të ekipit të futbollit të Kavajës, shoqëruar me komente e informacione të shumta. Gjithashtu në valët e saj transmetoheshin dhe aktivite artistike, zhvilluar në ambjente të

226 Arben MUKA

hapura në qytetin e Kavajës, me pjesmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve nga krahina të ndryshme të vendit.

Stafi në vite: Flutra, Erjoni, Merita, Antjana, Klara, DJ Jimmy, DJ Adi, DJ Veo, DJ Endri dhe Kujtim Hasani (themelues dhe administrator). Rrezja e sinjalit përveç qytetit të Kavajës, shtrihej dhe në komunat përreth, në Golem dhe në qytetin e Rrogozhinës.

Është pjesë e një rrjeti radiosh me të njëjtin emër në më shumë se 50 vende të botës. Programet e para të Radio Marisë shqiptare u dëgjuan nga Shkodra, ku prezent ishte dhe Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Ishte planifikuar që radio të emetonte si fillim 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite. Por nga fluksi i jashtëzakonshëm i telefonatave dhe mesazheve që mbërritën në redaksi, u vendos brenda tri ditëve të para që transmetimi të vazhdonte nonstop, 24 orë. Më 1 gusht të vitit 2005 u hap dhe studio e Tiranës, ku është dhe qëndra zyrtare e Shoqatës Radio Maria.

Radio ka pasur dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërtimin shpirtëror të bashkësisë, duke vlerësuar veçanërisht familjen. U drejtohet fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe të gjithë atyre personave që janë të pamundur, të moshuarve, të sëmurëve, të braktisurve, njerëzve që janë shpirtërisht të plagosur sepse ndjehen të refuzuar prej të gjithëve etj. Programet më të pëlqyeshme për dëgjuesit janë trajtimet e temave biblike, të cilat shndrisin pyetjet themelore, të cilat gjithësecili i ka në vetvete e shumë herë nuk është i vetëdijshëm për to. Shumë të ndjekura janë edhe programet që trajtojnë problemet familjare, të të rinjve, problemin e drogës, alkoolit, të edukimit seksual etj. Në staf janë Don Prenkë Lazraj, drejtor, Orselina Paluca, Jolanda Trumza dhe shumë bashkëpunëtorë vullnetarë.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 227

Në fillim të qershorit të vitit 1986 Radio Tirana nisi transmetimin e një programi të dytë, i cili ishte kryesisht argëtues, me muzikë, lajme të shkurtëra, radioreportazhe, emisione kulturore etj. Një nga emisionet e para ishte “Për ju pushues”, një emision variete gjatë sezonit të verës. Në tetor të vitit 2003, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së vendosi që ky program alternativ të funksiononte si një departament më vete, si një sinjal radiofonik 24 orë, nga 5 orë që ishte më parë, madje duke bërë dhe ndyshimin e emërtimit, nga Programi 2 i Radio Tiranës në Radio Tirana 2.

Ajo e filloi punën e saj me këtë staf: Adrian Basho drejtor departamenti, Gëzim Bardhi, Erjon Nastasi dhe Ermal Husha si DJ, Neritana Kraja, Flora Xhamani, Mimoza, Allaraj, Marsejda Braho dhe Vojsava Lena, Kreshnik Hajdari, Admir Qose dhe Vladimir Thano. Sprova më e madhe e Radios Tirana 2 për krijimin e hapësirave të saj të audiencës ishte varieteja radiofonike “Pa gjumë”, një emision maratonë, që niste në orën 20.00 të së shtunës dhe mbyllej në mëngjesin tjetër në orën 07.00. Gjatë 11 orëve kishte rubrika dhe nënrubrika të larmishme, që krijonin variacion dhe rritëm, meditim dhe ngacmim për ata që nuk kishin gjumë, apo që duke punuar dëgjonin Radio Tirana 2.

Aktualisht emisionet kryesore janë: “Europa për Qytetarët”, realizuar nga gazetari Vladimir Thano; “Ekspresi i mesditës” nga Vojsava Lena; “Vitrina” nga Neritana Kraja; “Ja ku jam!” i Armand Xhulit dhe në mbështetje të Agim Duçellarit dhe “Hit Parade” nga Amela Zhabjaku.

Konsiderohet si një stacion ekskluziv për rininë, duke nisur nga muzika që ofrohet në çdo segment kohor të ditës, deri tek struktura e programacionit dhe personazhet në mikrofon. Emisionet e para të Radio NRG kanë qenë: “First Play”, drejtuar nga Elektra; “NRG Arena”, drejtuar nga dy personazhe të njohur të muzikës, A.N.D.Y DJ dhe Flori Mumajesi; “Aldo Morning Show”, i Aldon Lipes, që transmetohej direkt dhe në Televizionin Klan; “Flashback”, drejtuar nga Eni; “Energy Club”,

228 Arben MUKA

përgatitur nga A.N.D.Y. DJ për të gjithë fansat e muzikës house dhe jetës së clubeve më të famshme në të gjithë botën; What’s up!”, një program me prezantim specifik nga Julka Gramo, drejtoreshë e radios, me rubrika interesante mbi modën, muzikën, marrëdhëniet në çift, kinema, teknologji, letërsi, high-tech, kuzhinë, astro etj; “Gossips”, një program që transmetohej çdo të dielë, nën drejtimin e Kozeta Kurtit; “NRG Playlist”, nga ora 15.00 deri në 16.30, program që drejtohej nga Ardit Roshi me protagonistë personazhe të njohur të spektaklit, sportit, modës, si dhe me pak fat dhe politikanët shqiptarë; “Fiu Fiuuu”, një program pa rregulla e pa korniza; “E indinjuara”, çdo të shtunë nga ora 17.00 deri në orën 18.00, një emision që drejtohej nga Kozeta Kurti, e cila kishte vendosur të mos heshtëte, por “të shpërthente” ndaj gjithçkaje që e shqetësonte, sidomos ndaj nonsenseve “made in Albania” etj.

Ishte strukturё mbёshtetёse e shoqёrisё me tё njёjtin emёr qё prodhonte dhe shpёrndante albume muzikore, nё formatin kasetё, cd e dvd. Dy bashkёthemeluesit e Radios EuroStar, Spartak Pecani dhe Agim Haliti, synuan qё krahas promocionit muzikor tё kishin dhe emisione informative dhe argёtuese. Gazetari Ermir Hoxha ishte pёrgjegjёs pёr edicionet e lajmeve shkurt dhe dy programet informative tё orёs 15.00 dhe 19.00. Tё ndjekura ishin dy emisionet humoristiko-saterike, njёri nё mёngjes, 07.00 - 09.00, qё drejtohej nga aktorёt e Teatrit Kombёtar Mehdi Malkaj dhe Naun Shundi dhe tjetri, 13.00 - 15.00, ku nё mikrofon ishin aktorёt Armand Xhuli dhe Suela Konjari.

Emisioni i mёngjesit ishte me skenar tё Vangjel Kozmait dhe kishte si lёndё tё parё pёrmbajtjen e gazetave tё ditёs, tё cilat nё studio dy aktorёt Malkaj dhe Shundi i lexonin me “piper” dhe “bishta”, duke krijuar njё atmosferё “qesh e ngjesh”, njё vёshtrim tjetёr i realitetit politik, social, kulturor, ekonomik etj. Emisioni i Xhulit dhe Konjarit, ishte njё format interaktiv, qё e bёnte dёgjuesin protagonist nё transmetim, pasi nga dy moderatorёt kёrkohej rrёfimi i njё barcolete apo historie jetёsore gazmore, nga ata tё cilёt merrnin direkt nё telefon. Nga fundi i vitit 2009 EuroStar ka

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 229

ndryshuar pronёsinё dhe menaxhohet nga njё kompani e njohur nё sektorin e pёrpunimit tё drurit, duke pasur si bazё kryesisht transmetimin e fondit muzikor.

Më parë është quajtur si AMC Love Radio sepse ishte në partneritet të ngushtë me kompaninë celulare AMC. Fillimisht u mendua se do të tërhiqte në valët e saj moshën e pjekur, ose mbi 25 vjeçarët, por më pas duke përzgjedhur për fansat muzikën slow dhe këngët e dashurisë, tentoi të afrojë në mënyrë të veçantë të rinjtë dhe adoleshentët. Në mikrofonin e saj ka folur një nga personazhet e spikatur të muzikës ballkanike, Goran Bregoviç, i cili dhuroi dhe qindra autografë e buzëqeshje për fansat që e pritën jashtë studios së radios.

Po kështu dhe këngëtarja greke Anna Visi. “T’i këndosh ndjenjës, dashurisë, njërës prej forcave më të mëdha njerëzore, është një gjest fisnik, por e tillë është edhe përcjellja e saj tek dëgjuesit. Kjo është shprehja më e fortë e dashurisë së njeriut”, u shpreh mes të tjerave ajo gjatë bisedës së drejtpërdrejtë që zhvilloi në studio. Miq të radios kanë qenë dhe kantautori dhe prezentatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, prezentatorja Alketa Vejsiu, sportistja Klodiana Shala etj.

Stacion i mirëfilltë muzikor me repertor tërësisht në gjuhën shqipe, pavarësisht se ka transmetuar edhe këngë ose melodi që megjithëse iu është vënë stampa “made in Albania”, origjina e tyre është nga diku tjetër, nga vendet fqinjë ose më larg. Edhe informacioni në valët e radios, ka qenë dhe mbetet vetëm në funksion të muzikës, krijuesve, këngëtarëve,

230 Arben MUKA

arranxhuesve, poetëve të teksteve etj. Radio është mbështetëse e produkteve muzikore të shtëpisë diskografike me të njëjtin emër.

Njё nga emisionet qё vijoi pёr disa vjet ka qenё “Një kafe me Marinelën”, përgatitur nga Marinela Bundo me kuice, kuriozitete, informacione, bashkëbisedim, mesazhe me sms etj. Kurse “Mbrëmja juaj në SuperStar” që prezantohej nga Ilda Mërkuri, nga ora 18.30 deri në 21.30, ndërtohej tërësisht nga kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Të ftuar në studion e SuperStar Radio: Irma Libohova, Sinan Hoxha, Rozana Radi, Valbona Mema, Irini Qirjako, Silva Gunbardhi, Gjergj Jorgaqi etj.

Ditët e para ishin thjesht hapësirë muzikore, nga ora 08.00 deri në 15.00, ku në çdo një orë transmetohej një buletin lajmesh shkurt. Derisa u ndërtua struktura programore kishte dhe të papritura, siç ishte rasti kur “lajthiti” programi në kompjuterin qendror të studios: në pikun e verës, kur temperatura shënonte deri në 40 gradë, u transmetua shumë herë një spot promocional ku ftoheshin qytetarët të prenotonin në një lokal nate “festimet e krishtlindjeve dhe momentet e ndërrimit të viteve” (!?).

E konsideruar si “shtëpi e artit”, radio mbajti larg informacionin dhe analizën mbi zhvillimet politike. Në stafin e radios punuan: Ajert Çeloaliaj, drejtor, Arian Çani, realizoi emisionin “Klani i Natës”, DJ Toni, i cili ka fituar çmimin si “DJ më i mirë” në një nga kompeticionet e rëndësishme në kryeqytet, Niku, Lira, Artur Selmani, që kujdesej për teknikën dhe Elona Jegeni, administratore dhe përgjegjëse marketingu.

Radio e formatit muzikor 24 orë. Aktualisht baza e saj është muzika bashkëkohore shqiptare, kryesisht këngë e eventit Top Fest, një festival që prej vitesh organizohet nga Top

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 231

Channel dhe Digitalb. Si partnere e Top Fest, My Music ka ekskluzivitetin e transmetimit të këngëve dhe show-ut konkurues, ku marrin pjesë emrat më të njohur si interpretues dhe krijues, gjithashtu angazhohet dhe në procesin e audicionit për njoftimet dhe përzgjedhjen e talenteve që dëshirojnë bëhen pjesë e Top Fest.

Në vitet e para të aktivitetit Radio My Music kishte repertor mesdhetar, ku veç këngëve shqiptare transmetoheshin dhe ato greke, italiane etj. Rrezja e sinjalit që mbulon është Tirana, Durrësi, Kavaja e Lushnja. Radio My Music i kushton rëndësi dhe transmetimit të programeve online dhe interaktivitetit me ndjekësit dhe talentet e muzikës nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook apo rrjeteve të tjera sociale.

Stacion i profilizuar për aktivitetet sportive. Në staf janë aktivizuar në vite: Elda Kasapi, drejtuese, Amalia Dhamo, shefe e programacionit, Agron Kaja, Alborent Rama, Dritan Rama etj. Disa nga emisionet dhe rubrikat më kryesore transmetuar në valët e Radio Sport janë: “Info Sport”, 11.00 – 13.00, me lajmet dhe kuriozitetet më të fundit nga bota e sportit, ndërthurrur dhe me muzikë të zgjedhur; “Jashtë kornizave”,19.30 - 21.00, ku të ftuarit kanë qenë protagonistë të sportit shqiptar si Kreshnik Tartari, Sulejman Demollari, Ela Tase, Mehdi Bushati, Medin Zhega, Gudar Beqiraj, Klodiana Shala, Fetije Kasaj, Indrit Fortuzi, Vasil Bici, Erkan Qerimaj, Bejkush Birçe, Fidel Ylli, Alfred Ferko, Fatmir Mneri, Tritan Kokona, Aurel Pepa, Bedri Alimehmeti, Erjon Todhe, Gjergj Cicani etj; “Bllofi”, të hënën në mbrëmje me komente për ato rezultate ndeshjesh, të cilat kanë rezultuar jo sipas parashikimit të tifozëve dhe në veçanti të atyre të cilët luajnë në skedinat sportive; çdo të shtunë, 13.00 – 15.00, “Calcio mercato”, emision dedikuar transferimeve, shitjeve dhe blerjeve për ekipet shqiptare dhe ato të huaja; por dhe emisione me bazë muzikore si “Yjet e sportit në bulevard”, “Top 10”, “Blic” dhe “Të mëdhenjtë e muzikës në Radio Sport”.

232 Arben MUKA

Ndeshjet e Superligës në futboll kanë trajtim të veçantë në Radio Sport, me transmetim direkt nga njëri stadium te tjetri, si dhe me komente, parashikime dhe ekspertiza profesionale.

Redaksia e radios ishte në ambjentet e gazetës së përditshme me të njëjtin emër, e cila ishte po në pronësi të biznesmenit Arjan Prodani. Në këtë aspekt Radio Sot kishte një suport të fuqishëm nga rrjeti i reporterëve që gazeta kishte në redaksinë qëndrore në Tiranë, apo bashkëpunëtorët në rrethet kryesore të vendit.

Për aq kohë sa ishte në transmetim Radio Sot u fokusua më shumë te temat sociale. Çdo mbrëmje nga drejtuesi i programit propozohej një temë, për të cilën dëgjuesit jepnin mendimin e tyre nëpërmjet telefonit. Kurse gjatë fundjavës programi ishte më i pasuruar me elementë argëtues e zbavitës, ku spikaste emisioni “Sot s’ka gjumë!”, nga ora 23.00 deri në orën 03.00 të mëngjesit të nesërm. Pas emisionit informativ të mëngjesit transmetohej “Kuzhina sot”, një program në ndihmë të gatimit në familje, ku prezantoheshin receta gjithëfarëlloj. Në orën 17.00 transmetohej intervista e ditës, ku i ftuar ishte një personazh i njohur i jetës kulturore e artistike në Shqipëri

Në staf u angazhuan Vasilika Dini, si drejtuese, Griselda Bano, që përgatiste dhe drejtonte emisionin “Kuzhina sot”, Gazmend Agai, i cili drejtonte emsionin e mëngjesit, Keti Bashhysa, që për disa kohë ka qenë drejtuese e redaksisë, dy DJ-të Gëzimi dhe Luani, pa harruar dhe reporterët e bashkëpunëtorët e redaksisë së të përditshmes Sot.

E ka nisur aktivitetin si Alba Karta Radio Dee-Jay, por aktualisht quhet Radio Dee-Jay, pa ndryshuar moton “Non Stop Rrythm”, duke ju drejtuar më shumë të

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 233

rinjve. Oferta është ritmike e kombinuar në house, latin house, dance, dhe r&b.

Baza e fondit muzikor është krijuar kryesisht nga DJ Diamond, 42 vjeç nga Patrasi i Greqisë. Ndër eksperiencat e tij është dhe ajo e shefit të prodhimeve muzikore në Radio Club FM në Selanik për 10 vite rresht. Në miksimin e muzikës në Radio Dee-Jay angazhohet dhe DJ Eltoni, 33 vjeç, me origjinë nga Korça, i cili prej vitit 1998 njihet si ekspert në bluz dhe xhaz, si dhe ka punuar më herët në radiostacionet e kryeqytetit si Club FM, Boom Boom Radio dhe Love Radio. Protagonistë të servirjes muzikore janë dhe DJ Aldi, 24 vjeç, ekspert në rrymat house, progressive house, tech house dhe dance, si dhe kolegu i tij DJ Cool, i njohur në jetën e natës në Tiranë dhe Prishtinë prej vitit 1998 kur nisi karrierën.

Nën menaxhimin e shoqatës “Visare”, radio është e orientuar nga besimi mysliman. Themeluesi dhe administratori i Radios Visare, Sulejman Rustemi, mbështetet në angazhimin e tij nga Arben Musa dhe Dashnor Karabaja, si dhe shumë bashkëpunëtorë vullnetarë. Programet e radios kanë përmbajtje edukative, në trajtim të problemeve sociale dhe ekonomike të komunitetit, por dhe diskutime kulturore, historike, shkencore etj.

Radio Visare është e fokusuar në realitetin lokal, në opinionet e besimtarëve në qytetin e Kavajës, nismat dhe aktivitetet e tyre në shërbim të komunitetit. Ka dhe emisione për familjen, marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve, nxënësit dhe mësuesit, kujdesi ndaj moshës së tretë etj. Në emisionet sociale linja e telefonit është e hapur për pyetje dhe opinione nga dëgjuesit, për të nxitur bashkëbisedimin e tyre me të ftuarit në studio. Radio Visare që kur është krijuar ka vendosur kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me stacione partnere shqipfolёse nё Kosovё, Maqedoni dhe Zvicёr.

Konsiderohet si stacioni në ekspasion për shpërdarjen e sinjalit. Nga mbulimi vetëm i kryeqytetit në fillime, tashmë nga partneriteti me Eagle Mobile dhe Albtelekom, valët e Radio Eagle nëpërmjet disa frekuencave dëgjohen përgjatë gjithë vijës: Laç-Krujë-Durrës-Lushnjë-Fier-Vlorë-Llogara-

234 Arben MUKA

Sarandë-Delvinë. Radio Eagle transmeton në pjesën më të madhe muzikë nga zhanre të ndryshme muzikore, si një instrument për afrimin e sa më shumë dëgjuesve që e ndjekin duke udhëtuar me makinë, duke shëtitur, në shtëpi a në zyrë, nëpërmjet celularit dhe pajisjeve kompjuterike.

Programet muzikore me DJ rezident si DJ Cerry dhe DJ Cool janë më të preferuarat, duke u pasuruar me të ftuar personazhe brenda ose jashtë vendit. Më shumë se 2500 fansa ndjekin versionet online të programeve, duke dërguar njëkohësisht dhe mesazhe vlerësuese dhe sugjeruese në website. Në konsolidimin e programit dhe të instrakturës teknike dhe teknologjike kanë mbështetur Radio Eagle dhe dy inxhinierët Spiro Konduri dhe Apostol Noti dhe Neshat Tozaj për aspekte të legjislacionit dhe të drejtës së autorit.

Është oferta audio e RTV Ora News. Emisionet informative, bisedat, forumet, mbulimet me lidhje të drejtëpërdrejta në studion e Televizionit Ora News ndiqen dhe nga vala e kësaj radioje. Kjo ka ndikuar në qëndrueshmërinë e audiencës, pasi një program në Televizionin Ora News gjithëkush ka mundësi ta ndjekë nëpërmjet celularit edhe kur është duke shëtitur, ose nëpërmjet aparatit marrës të makinës kur është në udhëtim.

Formatet radiotelevizive “Mirëngjes Ekspres”, realizuar nga Kozeta Kurti dhe “Start”, por dhe programet e tjera televizive si “Alarm”, nën drejtimin e Armir Shkurtit, “Tonight” nga Ilva Tare, “Ora Kulturore” , “Ora e intervistës”, “Ora e ekonomisë” etj., ndiqen nëpërmjet frekuencës së radios.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 235

Radio Ora News ka frekuentuesit e saj dhe për mbulimet direkte të ngjarjeve kryesore, nëpërmjet raportimeve nga terreni dhe komenteve. Shumë aktive është faqja online, e cila aktualizohet disa herë në ditë.

Ka filluar nga transmetimi më 1 korrik 2009 dhe pjesë e programit ishin emisionet kryesore të Televizionit Koha, që ishte në të njëjtin administrim dhe pronësi. Në orare të caktuara gjatë ditës Radio 1 transmetonte dhe muzikë të zgjedhur të rrymave të ndryshme. Nga data 1 korrik 2013 radio ka ndërruar pronësinë dhe linjën editoriale, duke vijuar si stacion i orientuar nga besimi mysliman. Grupi për strukturimin e Radio 1 përbëhet nga Gazmend Leçini, administrator dhe drejtues i programacionit, Hysni Balla, koordinator për transmetimet, si dhe Ibrahim Ramçi. Në fazën e parë janë transmetuar edicione informative katër herë në ditë dhe ilahi, recitime tekstesh në shqip, arabisht dhe anglisht. Deri në muajin dhjetor 2013 pritet që të fillojnë emisione me tema sociale, me qëndrime dhe opinione mbi zhvillimet e aktualitetit, forume dhe debate me dëgjuesit, ndërkohë që paralelisht programet valore të Radio 1 do të transmetohen dhe në versionin online.

“Ne besojmë se dashuria është ilaçi më i mirë dhe zgjidhja më e drejtë. Ne jemi ata që kemi qenë, Kiss FM. Cilësia dora vetë 105.7!” Me këtë kredo punon stafi i radios për të krijuar një hapësirë informative, argëtimi dhe reklamimi për bizneset dhe institutcionet e interesuara.

Disa nga programet kryesore të Kiss FM janë: “Mir’Men’Kiss”, nga e hëna në të premte, 07.00-10.00 (të shtunën është 09.00-12.00 dhe titullohet “Mir’Men’Kiss Weekend”), realizuar nga Adela Kokonozi; “Korsia 105”, 15.00-19.00, prezantuar nga e hëna deri të mëkurën nga Gresilda Laraku dhe nga enjte në të shtunë, nga Anisa Bega; “105.7% Love”, të mërkurën në mbrëmje nga Adela Kokonozi; të shtunën në mbrëmje dhe të djelën në mesditë transmetohet “Clicks”, një listim i hit-ve më të klikuara dhe të shkarkuara

236 Arben MUKA

në internet, realizuar nga Gerta Heta; programet muzikore në mbrëmjet e së enjtes dhe të premtes drejtohen nga Dr. R “The 80’s night” dhe nga Andi DJ “House Beats”.

Të ftuar në valët e Radios Kiss FM, në programin e mëngjesit kanë qenë: Elhaida Dani, Besart Kallaku, Redon Makashi, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Anjeza Shahini, Big Basta, Leonard Bombaj, Edmond Tupe, Arian Çani, Frederik Ndoci, Aurela Gaçe, Bujar Kapexhiu, Marsela Çibukaj etj. Kiss FM ka dhe fansa që e ndjekin programin në versionin online, të cilët janë dhe shumë aktivë në dërgimin e masazheve për stafin dhe gazetarë të veçantë, ose duke marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen në rrjetet sociale.

Radio me profil informacioni dhe analize ekonomike e financiare. Për të përballuar fillimet në periudhën e testimit të transmetimeve Radio Scan ka pasur të gatshme një listë muzikore të selektuar për shije dhe preferenca të ndryshme. Fillimisht stacioni është dëgjuar vetëm në kryeqytet, por më pas është zgjeruar dhe në rrethin e Durrësit, pjesërisht në Kavajë, në Lushnjë, Fier, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Si pjesë e RTV Scan, shumicën e programeve i huazon nga televizioni. Ka disa edicione lajmesh shkurt gjatë ditës, ndërkohë formatet radiotelevizive “Pasdite në SCAN” dhe “Mbrëmje në SCAN” janë më të ndjekurat. Për ata që udhëtojnë me autormjete nëpëmjet RDS në ekran u shfaqen info të dobishme me natyrë ekonomike, mes tyre kursi i aktualizuar disa herë në ditë i këmbimit valutor.

Themeluesi i radios Enver Mehmeti nga Vas Grup, synoi një linjë editoriale në shërbim të industrisë turistike, e gjallë, e qeshur dhe ritmike, duke evituar debatet politike

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 237

(përjashto rastet kur diskutohen projektet dhe strategjitë mbi turizmin) dhe kronikën e zezë. Nisja e transmetimeve ishte nëpërmjet përdorimit të pajisjeve dhe aparaturave digjitale, një sinjal i pastër për dëgjuesit, që gradualisht zgjeroi zonën e mbulimit në prefekturat e Tiranës dhe Durrësit, në segmentin Lushnjë-Fier-Vlorë-Sarandë, ndërsa në pjesën veriore deri në Milot.

Drejtori i radios Adrian Basho, pas një eksperience disavjeçare në menaxhimin e Radio Tirana 2 afroi në redaksinë e Radio Travel një ekip gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh në funksion të emisioneve dhe rubrikave të larmishme me përmbajtje informative dhe argëtuese. Estela Ziu dhe Adelina Bileri, ulen të parat në mikrofon, për të drejtuar 3 orë “Morning Travel”, ku sygjerohet destinacioni më i mirë i sezonit; Çlirim Hallaçi dhe Entela Resuli ofrojnë në “Travel Club”, çdo ditë në orën 12.00 deri në 14.00, personazhe publikë që rrëfejnë eksperiencat në udhëtime; Arbër Laçi dhe Irgis Hysenaj moderojnë hapësirën sportive, rezultate, komente, prognoza, portrete etj.

Një numër i madh rubrikash dhe kronikash regjistrohen në studion e produksionit të Radio Travel. Duke mos pasur pauza të gjata muzikore redaksia regjistron mbi 80 inserte të ndryshme 2-3 minuta, të cilat vendosen në “play list”-at gjatë ditës, çdo 10 minuta. Faqja online e radios është një pikë e fortë mbështetëse për transmetimet. Përmbajtjet rishkruhen për t’u publikuar me tekst e foto.

Nisi si inciativë artistike e një këngëtareje në moshën 19 vjeçare. Greta Koçi pasi kishte arritur të bëhej e njohur në skenë dhe ekran themeloi GM Radio, që në versionin e gjatë është Greta Music Radio. Me mbulim sinjali vetëm në kryeqytet, radio nuk është vetëm transmetim ekskluziv për repertorin e motrave Greta dhe Enni Koçi, por ka strukturuar që në ditët e para disa emisione prezantuese dhe diskutimi me dëgjuesit, ndërkohë që dhe faqja online është në funksion të fansave për kërkesat, preferencat dhe sygjerimet e tyre.

Emisioni më i rëndësishëm “This is Hit” drejtohej nga Adela dhe Bjordi, një çift simpatik nga reality show televiziv “Big Brother” në Top Channel,

238 Arben MUKA

të cilët ftonin në studio këngëtarët më të njohur shqiptarë nga të gjitha trevat, bisedë plus ilustrim me interpretimet e tyre më të mira. Programe të tjera në GM Radio ishin dhe “Star” dhe “Helm”, si formate me gossip dhe prapaskena për artistët brenda dhe jashtë vendit, informacion dhe komente mbi spektaklet dhe eventet më të rëndësishme.

Është përfaqësuese në Shqipëri e City Radio Networks. Me kredon “Gëzoje Jetën!” ajo synon që të jetë radio e qytetit, zëri i metropolit shqiptar, zëri i qytetarëve dhe i shoqërisë civile. “Triangle Productions (Audio, Video & Graphics)” duke pasur njё gamё tё gjerё produktesh televizive, si reklama, dokumentarё, filma me metrazh tё shkurtёr etj., nisi tё pёrdorё studion e zёrit me pajisje tё avancuara dhe pёr transmetim radioje online, kryesisht “play-list”, duke e bёrё pjesё tё transmetimit tё platformёs Digitalb. Ky ishte ngacmimi pёr ekipin që të themelohej një radio e mirëfilltë me profil interaktiv me ndjekësit në versionin audio dhe video. Formati i emisioneve dhe gjallëria e faqes sё internetit kanё qenё dhe mbeten nё funksion tё kёtij qёllimi në dy vite aktivitet tё City Radio.

Njё nga emisionet e para ishte “City Night”, qё u bё pas pak kohe nё formatin radioviziv, falё instalimit tё kamerave nё studio, duke ju dhёnё mundёsi ndjekёsve qё ta shikonin programin edhe me figurё nёpёrmjet internetit, ose nё ekranin e Nesёr TV. Aktualisht “City Night” jepet direkt çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, 21.00-23.30, si një radioshow, për të cilin prezantuesit në studio përsërisin vazhdimisht që “është më llafazani, argëtuesi dhe më… ‘i çmënduri’ i të gjitha radiove dhe televizioneve shqiptare!” Çdo ditë, në çdo 30 minuta, pas hapësirave publicitare dhe përgjatë gjithë natës transmetohen “Funny calls”, sitcom-i i parë dhe i vetëm radiofonik origjinal në Shqipëri, me pjesëmarrjen e aktorëve të spektaklit “Portokalli” në Top Channel.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 239

Emisione të tjera janë dhe “Greetin’g”, dedikuar legjendave të të gjitha kohërave, info dhe fakte për këngëtarët dhe grupet muzikore që i interpretojnë; Dj Sardi realizon “Lunar - Radio Edition” në formatin radio-televiziv; “Club chart”, ku DaNNy Dj, sjell pasditen e së enjtes klasifikimin e 20 hit-eve më të nxehta duke i komentuar njëkohësisht për fansat; “Night Life”, programi që orienton frekuentuesit e jetës së natës për të zgjedhur bar-in ose klubin më të përshtatshëm sipas shijeve dhe preferencave, por dhe duke përcjellë atmosferën brenda tyre; Dj Vin Veli është protagonist i “Weekend Start”, një adrenalinë para se të rinjtë të dalin për fundjavë; “Back in time”, rubrika e përditshme muzikore që sjell në çdo 30 minuta rikthimin tek hit-et, ndër vite; “City Bizz”, një hapësirë për personazhet dhe eventet e spektakleve dhe showbiz-it; City Flash jep edicione informative në 13.15, 15.15, 17.15, 19.15 dhe 21:00.

Protagonistë në City Radio janë: Genc Gjineci, themeleues dhe administrator, Gent Bejko, Andi Kotri, Arbёr Bezatlliu, Ervi Kotri, Albion Kola etj.

Në ditët e para të marsit 2011 në rrugët kryesore të Tiranës qindra makina të parkuara “gdhiheshin” me një fletë gjobe te xhami i përparmë. Shoferët të surprizuar dhe të inatosur e merrnin në duar, por kur lexonin tekstin kuptonin se ishte fjala për një trik të menaxherëve të Radios Vesa, që i ftonte për të ndjekur transmetimet në FM 91.7Mhz. Një ftesë që ngjiste tek drejtuesit e automjeteve, të cilët provonin në moment sintonizimin me programet e saj. Një vit pas fillimit të punës Radio Vesa ishte ndër 5 stacionet më të dëgjuara në makinë në qarkun e Tiranës.

Armand Xhuli, drejtori artistik gjatë gjithë periudhës që kjo radio ishte në transmetim: “Ne synuam të krijonim një media vizive, natyrisht pa figurë, sipas thënies ‘Radio është e përhershme. Ajo nuk të lë kurrë vetëm.’Misioni ynë

240 Arben MUKA

social ishte sipas sloganit ‘Miq të vjetër, frekuencë e re’, në një kohë që targetgrupi ishte i gjerë, për çdo moshë, e për çdo shije.” 190)

Në programet e radios u angazhuan Naun Shundi dhe Mehdi Malkaj, në drejtimin e emisionit të mëngjesit “O une o ti...!”; Koço Kapo, që realizonte “Vesa K5...”; Kadri Vokopola në emisionin e tij interesant me kuice “Vesa e Kolombit”; Renaldo Bregu në emisionin e tij satirik “Kodra pas bregut...”; Blerina Bregu në emisionin “Tingujt e Vesës”; DJ Julian Hykaj, mjeshtri i zërit dhe Agim Duçellari si mbështetje dhe bashkëpunëtor në emisionin humoristik me rrëfimin e barcoletave “Ja ku jam...!” Ky emision që drejtohej nga Armand Xhuli ishte më i ndjekuri në valët e Radios Vesa nga dita e parë dhe deri kur sinjali u mbyll. Nëse kohëzgjatja mesatare e emisionit “Ja ku jam...!” ishte 150-180 minuta, pjesa e telefonatave shkonte nga 140 deri në 160 minuta.

Njё radio rinore me fokus informativ, argёtues dhe edukativ. Spektrum ёshtё nё fazёn e strukturimit dhe nё janar tё vitit 2014 do tё fillojё transmetimet e disa programeve radiofonike tё rёndёsishme me tema sociale, kulturore, historike, sportive etj. Redaksia dhe bashkёpunёtorёt janё nё moshё tё re dhe njё nga specifikat e Radio Spektrum ёshtё afrimi pёr tё kontribuar i studentёve tё shkencave tё komunikimit dhe gazetarisё. Njё laborator pune, nё kushte cilёsore teknologjike, pёr tё realizuar kronika, intervista, portrete, reportazheve deri dhe cikle emisionesh nё studio. Drejtues i stacionit ёshtё Sokol Rustemi dhe anёtarё tё stafit janё Edlir Shyta, Skёnder Bruçaj, Gentjan Skara etj.

Radio e mirëfilltë informative, e cila nisi transmetimin në një periudhë shumë të vrullshme me ngjarje, sidomos nga politika, pasi vendi ishte në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Pikërisht dhe emisioni i parë, titulluar “Sot”, ishte pasqyrim i aktivitetit elektoral, ku drejtori i Albania News, Franko Egro, realizoi një ballfaqim mes dy kryesuesve të listës së kandidatëve në qarkun e Lezhës, Aldo Bumçi (PD) dhe Mimi Kodheli (PS),

190. Sipas intervistës dhënë autorit më 26 korrik 2013.

This article is from: