202
Arben MUKA
direkt me dëgjuesit rreth një teme të caktuar që propozohej nga drejtuesja e tij Jonada. Gjatë ditës transmetohej dhe “Një mesazh, një takim”. Në stafin e radios ndёr vite kanё punuar Adi Gjordeni, drejtori i parë, Ergys Dino, që punonte në pult dhe në produksion, Genti, i njohur si DJ Maks, Miti (DJ Roy), Eva, qё më parë kishte punuar në televizionin lokal Teuta, Lida, që erdhi nga Shijak TV, Albana Mustafaraj, mё pas gazetare në Top Channel dhe Alsat. Më vonë pjesë e stafit u bënë dhe Jeta dhe Migena. Është stacioni mё i ri në qytetin e Durrësit dhe pjesë e RTV Adria Net. Informacioni i dedikohet kryesisht zhvillimeve lokale dhe me të ftuarit në studio trajtohen tema sociale, ekonomike, kulturore, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut, besimi fetar etj. Edicioni i parë i lajmeve është në ora 08.00 në mëngjes dhe gjatë ditës transmetohen dhe në 14.00, 16.00, 20.00 dhe i fundit, si përmbledhje e ngjarjeve kryesore, është në 23.00. Muzika është pjesë e rëndësishme e Radio Adria Net, duke u zgjedhur nga krijimet më të mira të muzikës popullore shqiptare, nga cikli i interpretimeve “Këngët e Shekullit”, por dhe hit-et më të mira të klasifikimeve kryesore në vende të ndryshme europiane dhe SHBA. Me një aktivitet disamujor Radio Adria Net është në periudhë konsolidimi të programit duke ndërtuar një strukturë të qëndrueshme emisionesh dhe rubrikash në bazë të shijeve të dëgjuesve. Në stafin e radios punojnë: Migena Gjyzeli Sotiri, Migena Ballhysa dhe Mila Ballhysa.
13.6 Qarku Tiranё Nё pjesёt e mёparshme jemi ndalur nё aspekte tё veçanta të aktivitetit 75 vjeçar të Radio Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të medias shqiptare, ku kanë