4 minute read

10.1 Panorama mediatike nё Shqipёri nё fillimin e viteve ‘90

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 141

Vatikanit (nisi mё 3 tetor 1951) nё kohёn e regjimit komunist bёhej fshehtas nga dёgjuesit brenda territorit tё Shqipёrisё, pasi regjimi autokratik i kohёs, siç dhe e kemi pёrmendur mё herёt nё kёtё punim, i konsideronte mediat e huaja si armike tё linjёs ideologjike dhe politike, si kundёrshtare tё diktaturёs sё proletariatit dhe ndёrtimit tё rendit socialist. “Gjatë Luftës së Ftohtë, Zёri i Amerikёs u denoncua nga komunistët si një zë kritik dhe në fakt si një zë ‘armiqësor’ dhe ‘anti-revolucionar’, kundër komunizmit”.152)

Advertisement

Me ndryshimet e thella demokratike nё fillim tё viteve ‘90, kur u lejua pluralizmi politik, ndjekja e stacioneve tё huaja u liberalizua. Nё tё njёjtёn kohё dhe vetё kёto programe radiofonike nё gjuhёn shqipe shumёfishuan ofertёn e tyre programore, si dhe investuan mё tepёr pёr zgjerimin e zonёs sё mbulimit me sinjal. Era e demokratizimit tё vendit krijoi mundёsinё qё krahas Zёrit tё Amerikёs dhe Radio Vatikanit qё flisnin shqip prej vitit 1951, tё rikthehej dhe BBC e Londrёs, si dhe tё hynin njё nga njё operatorёt e tjerё tё fuqishёm ndёrkombёtarё, si Deutsche Welle, Radio France International dhe Radio Free Europe.

10.1 Panorama mediatike nё Shqipёri nё fillimin e viteve ‘90

Mungesa për një kohë shumë të gjatë e pluralizmit politik, raportet e ashpra, konfliktuale, deri dhe armiqësore, mes kastave të politikanëve me bagazh të cekët dhe intuitiv mbi institucionet në një shoqëri qё ishte nё nisje tё tranzicionit, kishin krijuar një ambient mediatik po kështu të ashpër, konfliktual, deri dhe armiqësor. Më shumë sesa debati për alternativat e zhvillimit të vendit që sapo kishte dalë nga një diktaturë mizore, në përmbajtjen e gazetave mbisundonin artikuj, shënime dhe komente të firmuara me emra të vërtetë ose të sajuar, në një sagë polemikash ku renditeshin një pas një akuza e sharje të personalizuara gjithëfarë.

“Duke ju shmangur të shkuarës, shtypi do të merrte përsipër dy karakteristikat kryesore të tij: informacionin dhe komentet. Por kanë kaluar gati dy muaj dhe asgjë nuk lëviz. Gazetashitësit përpiqen të thërrasin sa më tepër tituj joshës e stoqet shtohen. Në fletët e faqosura pa estetikë vazhdojnë po ato shkrime të gjata pensionistësh, po ato momente foshnjore berberësh e

152. Frank Shkreli, “70 vjetori i seksionit shqip nё VOA”, Telegraf, Tiranё, 9 maj 2013, versioni online.

142 Arben MUKA

qoftexhinjsh, po ato telegrame presidentësh e qendrash pune e prodhimi.”153) Kёshtu e pёrshkruante gazetari Blendi Fevziu situatën e medias në Shqipëri, dy muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Ai vijonte me nxjerrjen nё pah tё tendencës sё heshtjes ndaj ngjarjeve të aktualitetit, duke renditur një sërë faktesh e fenomenesh që gjallonin në shoqërinë shqiptare, por që anashkaloheshin nga redaksitë.

“Çudia më e madhe ndodh se shtypi po konceptohet si një armë dhe artikujt e gazetave janë shndërruar në heshta që njerëzit i përplasin në duelet personale. Absurditeti arrin kulmin kur gazetarët mprehin armët midis tyre. Bëjnë replika gazetarë të Republikës me të Zërit të Popullit, të RD-së me 24 Orë, të Alternativës me të një gazete tjetër dhe pasi shfryjnë të gjithë inatet e mbledhura nga thashethemet e rrugëve, harrojnë që askujt në botë nuk i interesojnë mëritë e tyre dhe askush nuk do ta lexonte gazetën për të mësuar artin e ofendimit publik. Lajmet nga bota nuk ekzistojnë, për të arritur pastaj në paradoksin më të madh: shumë gazeta tonat citojnë gazetat italiane për ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri” 154)

Publicisti dhe shkrimtari Teodor Keko e shikonte gjendjen e vështirë të shtypit nga një këndvështrim tjetër nё atё periudhё: “Sot shtypi shqiptar ndodhet në një pozicion tepër delikat. Ai e ka tepër të vështirë të shkruajë të vërtetën. Dhe kjo për disa arsye. E para, populli shqiptar jeton në një varfëri të dukshme, ndërsa gazetarët janë nga njerëzit më të varfër të këtij populli. Shtrohet pyetja: a mund të luftojë për të shprehur të vërtetën një njeri i pambrojtur ligjërisht dhe materialisht? Në Shqipëri mungon ligji për shtypin dhe buka e gojës. Kjo ndikon psikologjikisht te gazetarët. Ata e kanë të vështirë të luftojnë pa fituar asgjë në mënyrë konkrete, siç ndodh në botë, ku gazetari nëse mbron vendin e tij shpërblehet nga vendi i tij.” 155)

Situata problematike e medias shqiptare evidentohej dhe nga ndërkombëtarët. Gerald Nagler, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe kryetar i Helsinkit Suedez, bёnte kёtё pёrshkrim: “Pas gjithë këtyre viteve izolimi dhe diktature e kuptoj që është shumë e vështirë për të institucionalizuar shtypin e lirë. Për të realizuar një gjë të tillë në mënyrë pozitive duhet parë dhe kuptuar se si funksionon shtypi i lirë në vende të tjera dhe duhen vendosur ligjet dhe mekanizmat e një shtypi të lirë… Gazetat nuk japin për të informuar publikun, dhe më të shumtën përdoren për luftë

153. Blendi Fevziu, “Heshtja e shtypit apo shtypi i heshtjes”, Koha Jonë, 23 maj 1992, faqe 3. 154. po aty 155. Teodor Keko, intervistё, program i pasdites nё DW nё shqip, 1 shtator 1992

This article is from: