Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
141
Vatikanit (nisi mё 3 tetor 1951) nё kohёn e regjimit komunist bёhej fshehtas nga dёgjuesit brenda territorit tё Shqipёrisё, pasi regjimi autokratik i kohёs, siç dhe e kemi pёrmendur mё herёt nё kёtё punim, i konsideronte mediat e huaja si armike tё linjёs ideologjike dhe politike, si kundёrshtare tё diktaturёs sё proletariatit dhe ndёrtimit tё rendit socialist. “Gjatë Luftës së Ftohtë, Zёri i Amerikёs u denoncua nga komunistët si një zë kritik dhe në fakt si një zë ‘armiqësor’ dhe ‘anti-revolucionar’, kundër komunizmit”.152) Me ndryshimet e thella demokratike nё fillim tё viteve ‘90, kur u lejua pluralizmi politik, ndjekja e stacioneve tё huaja u liberalizua. Nё tё njёjtёn kohё dhe vetё kёto programe radiofonike nё gjuhёn shqipe shumёfishuan ofertёn e tyre programore, si dhe investuan mё tepёr pёr zgjerimin e zonёs sё mbulimit me sinjal. Era e demokratizimit tё vendit krijoi mundёsinё qё krahas Zёrit tё Amerikёs dhe Radio Vatikanit qё flisnin shqip prej vitit 1951, tё rikthehej dhe BBC e Londrёs, si dhe tё hynin njё nga njё operatorёt e tjerё tё fuqishёm ndёrkombёtarё, si Deutsche Welle, Radio France International dhe Radio Free Europe.
10.1 Panorama mediatike nё Shqipёri nё fillimin e viteve ‘90 Mungesa për një kohë shumë të gjatë e pluralizmit politik, raportet e ashpra, konfliktuale, deri dhe armiqësore, mes kastave të politikanëve me bagazh të cekët dhe intuitiv mbi institucionet në një shoqëri qё ishte nё nisje tё tranzicionit, kishin krijuar një ambient mediatik po kështu të ashpër, konfliktual, deri dhe armiqësor. Më shumë sesa debati për alternativat e zhvillimit të vendit që sapo kishte dalë nga një diktaturë mizore, në përmbajtjen e gazetave mbisundonin artikuj, shënime dhe komente të firmuara me emra të vërtetë ose të sajuar, në një sagë polemikash ku renditeshin një pas një akuza e sharje të personalizuara gjithëfarë. “Duke ju shmangur të shkuarës, shtypi do të merrte përsipër dy karakteristikat kryesore të tij: informacionin dhe komentet. Por kanë kaluar gati dy muaj dhe asgjë nuk lëviz. Gazetashitësit përpiqen të thërrasin sa më tepër tituj joshës e stoqet shtohen. Në fletët e faqosura pa estetikë vazhdojnë po ato shkrime të gjata pensionistësh, po ato momente foshnjore berberësh e 152. Frank Shkreli, “70 vjetori i seksionit shqip nё VOA”, Telegraf, Tiranё, 9 maj 2013, versioni online.