6 minute read

9.2 Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 135

• emёrtimi i programit dhe rrjetit ku do tё mbёshtetet; • objekti dhe karakteristikat e pёrgjithshme tё shёrbimit, tё dhёnat pёr kohёzgjatjen e programeve dhe territorin qe do tё mbulojё, projekti teknik i instalimit dhe shfrytёzimit tё aparaturave; • listёn e administratorёve, parashikimet pёr shpenzimet dhe tё ardhurat, origjinёn e financimit etj; • listёn e anёtarёve tё bordit drejtues me CV-tё pёrkatёse; • pёrmbajtjen e programeve dhe struktura programore e propozuar pёr transmetim; • informacion mbi strukturёn e kompanisё dhe aksionerёt e saj.

Advertisement

Siç e pёrmendёm mё parё, pёr kalimin nё radion numerike, ITU nuk ka vёnё ende njё afat konkret si pёr televizionin. Kuptohet qё kjo nuk pengon tregun e transmetimeve radiofonike nё sistemin analog tё vijojnё aktivitetin, qё do tё thotё se nёse njё subjekti qё aktualisht ёshtё nё transmetim i mbaron afati i licencёs, atёherё ai ka sёrish tё drejtё tё aplikojё pёr rinovimin e saj, po nё versionin analog dhe kalimi nё numerik do tё bёhet kur tё vihen afate konkrete. Fryma e ligjit ёshtё nё mbrojtje tё aktivitetit tё stacioneve ekzistuese, pёr t’iu dhёnё atyre mundёsi qё tё integrohen nё rrjetet numerike, nё respekt tё mundit, tё energjive dhe investimeve qё janё bёrё nga koha kur kanё nisur aktivitetin nё tregun radiofonik shqiptar.

Pas miratimit tё ligjit, AMA ka nxjerrё dhe rregullore shoqёruese, tё cilat janё diskutuar me grupet e interesit. Po kёshtu enti rregullator ka ndjekur njё kalendar forumesh diskutimi, shpjegimi dhe ndёrgjegjёsimi me pronarёt, menaxherёt dhe punonjёsit e subjekteve, duke u fokusuar nё procedura konkrete tё dhёnies sё licencave ose autorizimeve, pёr afatet kohore, detyrimet financiare, sistemin e gjobave nё rastet kur konstatohen shkelje dhe abuzime, të drejtën e ankesёs etj. Pёr pjesёn e transmetimeve audio interesimi nё kёto aktivitete duket mё i pakёt, kjo pёr shkak tё mosvendosjes ende tё njё afati final, se kur do tё realizohet kalimi nё radion numerike.

9.2 Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin

Njё nga risitё e ligjit 97/2013 pёr mediat audiovizive ёshtё sanksionimi pёr shёrbimin e transmetimit audio pёr komunitetin, ose siç njihen radio pёr komunitetin. Pёr kёtё aspekt ka pasur njё rekomandim tё posaçёm nga Komisioni Europian dhe ekspertёt qё kanё punuar me hartimin dhe

136 Arben MUKA

diskutimin e projektligjit kanё insistuar nё faktin qё ligji duhet ta pёrfshijё kёtё formё shёrbimi, nё bazё tё standardeve tё vendeve anёtare tё BE-sё. Nё shpjegimin qё i bёhet termit “komunitet” nё pjesёn hyrёse thuhet se “ёshtё bashkёsia e individёve nё njё vendndodhje gjeografike tё caktuar, ose bashkёsia e individёve qё kanё njё interes tё veçantё tё pёrbashkёt.”145)

Nisur nga ky konceptim, po tё hedhim njё vёshtrim nё performancёn e tregut tё transmetimeve radiofonike para miratimit tё ligjit, dallojmё ekzistencёn e formatit tё ngjashёm me radion e komunitetit. Tё tilla qё kemi pёrmendur edhe mё parё, janё Radio Prespa nё komunёn Pustec (Korçё), Radio Alfa, nё komunёn Livadhja (Sarandё), Radio Kristal (Tiranё), e cila administrohej nga njё institucion arsimor privat etj., stacione qё kanё plotёsuar kriterin e parё tё konsiderimit si komunitet, si njё “bashkёsi e individёve nё njё vendndodhje gjeografike tё caktuar”.

Gjithashtu dhe radiot fetare mund tё konsiderohen si tё tilla pёrderisa janё afёr kriterit tjetёr tё tё qenit komunitet, si “bashkёsi e individёve qё kanё njё interes tё veçantё tё pёrbashkёt”. Formatit tё dytё tё radiove i shtohen dhe elementet e anagazhimit nё baza vullnetare, misionit jofitimprurёs të transmetimeve dhe mosshitja e hapёsirёs pёr reklama e promocion nga tё tretёt.

Ndryshimi i pёrvojёs para ligjit me atё qё ka sanksionuar ligji i miratuar nga parlamenti mё 4 mars 2013, ёshtё tek pronёsia dhe administrimi i aktivitetit. Nё realitetin shqiptar, kur vёrehet dukshёm mangёsia nё kulturёn komunitare, nё iniciativat dhe projektet nё bazё grupi e bashkёsie, kёta dy elemente nuk premtojnё nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё shёrbimeve tё transmetimit audio tё komunitetit. Konkretisht ligji pёrcakton se ky shёrbim “operohet, zotёrohet dhe drejtohet nga komuniteti tё cilit i shёrbejnё.”146) Pёr pjesёn tjetёr tё karakteristikave qё shёrbimi “ofrohet pa qёllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhёsore, demografike tё besimit tё komunitetit”; “ka karakter informues, edukativ dhe argёtues”; “ofron programe me rёndёsi tё veçantё pёr komunitetin….”; “mbёshtetet nё punёn vullnetare tё pjesëmarrёsve tё komunitetit”; “mbёshtetet nga burime tё ndryshme financiare tё ligjshme me pёrjashtim tё reklamave pёr qёllime fitimi”;- siç pёrmendёm mё sipёr, nё tregun e transmetimeve radiofonike ka eksperienca konkrete nё operatorё tё veçantё, qё pёrpara miratimit tё kёtij ligji.

145. Neni 3, pika 9. 146. Neni 57, pika 1.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 137

Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin licencohet nga AMA me “procedurё tё hapur, transparente dhe jo diskriminuese”, 147) por nё dallim nga procesi i vlerёsimit tё aplikimit pёr marrjen e licencёs nё lloje tё tjera, nё kёtё rast AMA “kryen njё proces konsultimi publik pёr njё periudhё prej jo mё pak se 60 ditё”. 148)

Njё tjetёr risi nё transmetimet audio, qё sanksionon ligji 97/2013, ka tё bёjё me dhёnien e licencave pёr qёllime tё pёrkohshme dhe nevoja institucionale. Nё bazё tё nenit 66, AMA shqyrton dhe vendos tё licencojё dhe aplikime qё bёhen nga institucionet publike pёr transmetim pёr njё afat kohor dhe zonё mbulimi tё caktuar. Afatet janё “deri nё 60 ditё brenda njё viti kalendarik pёr njё shёrbim transmetimi audio rajonal; deri nё 120 ditё brenda njё viti kalendarik pёr njё shёrbim transmetimi audio lokal.”149)

Autoriteti rregullator mund tё japё njё licencё me fuqi tё ulёt dhe pёr shёrbim transmetimi audio qё pёrdoret nga njё institucion arsimor, shёndetёsor ose tё ngjashëm me to. Ky pёrcaktim i ligjit hap rrugё pёr modifikimin e statusit tё Radio UniEl nё Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” (Elbasan), si njё stacion pёr studentёt dhe me produkte tё studentёve, nё funksion tё kurikulёs pёr degёn e shkencave tё komunikimit dhe tё gazetarisё. Ndalimi i procesit tё licencimit pёr transmetime audio nga institucionet publike ndodh kur aplikimi bёhet 6 muaj para mbajtjes sё zgjedhjeve lokale dhe tё pёrgjithshme, “pёrveç rasteve qё kanё tё bёjnё me mbrojtjen e shёndetit, fatkeqёsive natyrore dhe njerёzore, rendin publik dhe sigurinё kombёtare”. 150)

KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN 2007-2013:

Spektri radiofonik shqiptar hyn nё fazёn e ofertёs online me aplikimin e produktit multimedial, duke u bёrё më konkurrues nё tregun mediatik nё pёrgjithёsi. Nёpёrmjet njё faqeje aktive nё internet, redaksia radiofonike u jep mё shumё mundёsi ndjekёsve tё saj, jo vetёm me programe audio, por dhe duke funksionuar si njё gazetё elektronike,

147. Neni 58, pika 1. 148. po aty, pika 4. 149. Neni 66, pika1a dhe 1b. 150. po aty, pika 5.

138 Arben MUKA

duke e mbuluar aktualitetin si njё agjenci lajmesh, duke ofruar kontribute me pamje etj.

Me produktin e njёkohshёm “on air & online”, nxitet interaktiviteti mes autorit tё programit dhe ndjekёsve, jo thjesht pёr zbavitje dhe variacion, por me ndikim nё agjendёn e pёrmbajtjes. Klikimet, reagimet, mesazhet, ndёrhyrjet, interesimet, kritikat - gjithçka ndodh nё pёrcjelljen e njё produkti “on air & online”- janё tё dhёna tё dobishme, sepse e bёjnё angazhimin gazetaresk tё matshёm pёr impaktin.

Nёse pёr radion analoge ende mungon nё realitetin shqiptar matja e audiencёs nga institucione tё specializuara, pёr webradiot kjo e metё ёshtё e kapёrcyer nga aplikimi i programeve tё posaçme qё japin tregues tё klikimeve pёr pjesё tё ndara tё transmetimit, kohёzgjatjen e interesimit pёr çdo pёrmbajtje dhe nivelin e shkarkimeve nga tё interesuarit. Shumica e radiove online aktualisht transmeton muzikё popullore nga tё gjitha trevat shqiptare. Pas vitit 2010 ёshtё rritur fluksi i radiove fetare nё internet. Ligji pёr kalimin nga sistemi analog nё atё numerik ka hyrё nё fuqi nё 4 prill 2013, por pёr radion nuk ёshtё lёnё njё afat kohor për zbatim, siç ёshtё vendosur me televizionin.

This article is from: