Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
135
• emёrtimi i programit dhe rrjetit ku do tё mbёshtetet; • objekti dhe karakteristikat e pёrgjithshme tё shёrbimit, tё dhёnat pёr kohёzgjatjen e programeve dhe territorin qe do tё mbulojё, projekti teknik i instalimit dhe shfrytёzimit tё aparaturave; • listёn e administratorёve, parashikimet pёr shpenzimet dhe tё ardhurat, origjinёn e financimit etj; • listёn e anёtarёve tё bordit drejtues me CV-tё pёrkatёse; • pёrmbajtjen e programeve dhe struktura programore e propozuar pёr transmetim; • informacion mbi strukturёn e kompanisё dhe aksionerёt e saj. Siç e pёrmendёm mё parё, pёr kalimin nё radion numerike, ITU nuk ka vёnё ende njё afat konkret si pёr televizionin. Kuptohet qё kjo nuk pengon tregun e transmetimeve radiofonike nё sistemin analog tё vijojnё aktivitetin, qё do tё thotё se nёse njё subjekti qё aktualisht ёshtё nё transmetim i mbaron afati i licencёs, atёherё ai ka sёrish tё drejtё tё aplikojё pёr rinovimin e saj, po nё versionin analog dhe kalimi nё numerik do tё bёhet kur tё vihen afate konkrete. Fryma e ligjit ёshtё nё mbrojtje tё aktivitetit tё stacioneve ekzistuese, pёr t’iu dhёnё atyre mundёsi qё tё integrohen nё rrjetet numerike, nё respekt tё mundit, tё energjive dhe investimeve qё janё bёrё nga koha kur kanё nisur aktivitetin nё tregun radiofonik shqiptar. Pas miratimit tё ligjit, AMA ka nxjerrё dhe rregullore shoqёruese, tё cilat janё diskutuar me grupet e interesit. Po kёshtu enti rregullator ka ndjekur njё kalendar forumesh diskutimi, shpjegimi dhe ndёrgjegjёsimi me pronarёt, menaxherёt dhe punonjёsit e subjekteve, duke u fokusuar nё procedura konkrete tё dhёnies sё licencave ose autorizimeve, pёr afatet kohore, detyrimet financiare, sistemin e gjobave nё rastet kur konstatohen shkelje dhe abuzime, të drejtën e ankesёs etj. Pёr pjesёn e transmetimeve audio interesimi nё kёto aktivitete duket mё i pakёt, kjo pёr shkak tё mosvendosjes ende tё njё afati final, se kur do tё realizohet kalimi nё radion numerike.
9.2 Shёrbimi i transmetimit audio pёr komunitetin Njё nga risitё e ligjit 97/2013 pёr mediat audiovizive ёshtё sanksionimi pёr shёrbimin e transmetimit audio pёr komunitetin, ose siç njihen radio pёr komunitetin. Pёr kёtё aspekt ka pasur njё rekomandim tё posaçёm nga Komisioni Europian dhe ekspertёt qё kanё punuar me hartimin dhe