8 minute read
politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit”
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 185
Pirateria në epokën digjitale që po jetojmë është prezente edhe në vendin tonë. Në rast se ZSHDA lihet e vetme në këtë luftë, Shqipëria nuk mund të dalë kurrë nga lista e shteteve problematike në fushën e mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura. Neni 73 i MSA-së, e detyron Shqipërinë të ndërmarrë masa radikale në këtë fushë, si një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidiat për në BE. Besoj se vendi ynë mund të përshtasë ato standarde të mbrojtjes të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura që kanë edhe vendet e BE-së. Kurse reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim është urgjente në ndryshimin e gjendjes. Shqipëria ka plot emergjenca dhe prioritete zhvillimi, por mendoj se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të tregojë aq kujdes dhe vëmendje ndaj problemeve të të drejtave të autorit, të paktën sa ç’tregojnë edhe vendet e rajonit tonë, të cilat me gjithë problematikën shoqëruese, kanë bërë përparime domethënëse në këtë fushë.
Advertisement
Tiranё, 13 shtator 2013.
Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.7 Zamira Koleci: “Te radio që pretendon se është publike dikton politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit” 186)
Kam ndjekur një rrëfim tuajin në media ku treguat se keni nisur punë në Radio Tirana në 1973…
Po, ka qenë 15 gusht i vitit 1973.
Çfarë ju ka mbetur më shumë në mendje nga ato momente të nisjes së karrierës 40 vite më parë?
Sapo isha diplomuar në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Viti i parë në punë u konsiderua si vit stazhi dhe një vit më vonë u emërova definitivisht te redaksia e lajmeve. Shefi redaksisë ishte Agron Çobani, i cili më kishte dhënë mësim dhe në universitet. Mbaj mend Albert Shalën, Timo Luton, Ahmet Shqarrin, Eduard Mazin, Shkëndije Shehun, e cila ishte diplomuar në një vit me mua në ekonomik, etj. Ishte një nga institucionet kryesore mediatike dhe për këtë isha shumë e kënaqur. Në fillim kam shkruar lajme, të cilat kryesisht merreshin nga gazetat. Por qëndrimi në
186. Reportere, redaktore dhe drejtuese kryesore nё Radio Tirana dhe Top Albania Radio pёr rreth 37 vite.
186 Arben MUKA
redaksi mbaroi shpejt se me UHER-in në sup nisa të dal në terren. Përgatisja intervista dhe kronika, më pas radioreportazhe. Gazetarët atë kohë lëviznin shumë. Në Tiranë po e po, por dhe në rrethe. Planifikonim gjithnjë shërbime dhe kjo ka qenë një gjë që e bënin të gjithë pa përtim.
Cila ishte pengesa më e madhe për një gazetar në kohën e regjimit komunist?
Censura. Është e tëpërt të sqaroj mekanizmin e kontrollit të materialeve. Me pak javë punë kishe krijuar bindjen se çfarë kërkohej dhe cilat ishin kornizat. Ishe familjarizuar me klishetë se “nën udhëheqjen e partisë…” apo “sipas porosisë së partisë…” që nuk mungonin në kronika e reportazhe, qoftë dhe në një lajm me disa rradhë. Në atë mënyrë nuk fliste vetëm radio, por ashtu shkruante dhe gazeta e revista, ashtu flitej në kolektivat e punës. Gjithçka ishte brenda sistemit të komunikimit të një shoqërie të izoluar nga bota. Kishte forma të larmishme informimi, që nga lajmet e kronikat e deri tek intervistat, reportazhet dhe opinionet e qytetarëve -që sot e njohim si vox pop- por në përmbajtje stili uniformizohej nga klishetë, sa humbnin dhe stile të veçanta të të shkruarit.
Në fillim të viteve ’90 kur vendi hyri në tranzicionin demokratik ju sërish ishit në redaksinë e lajmeve. Çfarë ndryshoi nga pikëpamja e profesionit të gazetarit?
Ishte si një çlirim i madh. Të parat që ranë ishin klishetë në tekste. Ato ishin si një refren bajat, që sikur i “shëroi” veshët e njerëzve. U zgjerua fokusi i temave që mbulonim. Planifikimi i temave nisi bëhej nga vetë redaksia, dhe mbledhjet e gazetarëve ishin më kreative dhe debatuese. Do të spekulloja po të konfirmoja se gjithçka ecte perfekt. Kishte dhe paqartësi, kishte pengesë, kishte rezistencë, kishte iniciativa për ndryshim. Psh., më kujtohet një atmosferë pune e jashtëzakonshme në programin që transmetohej për bashkëatdhetarët. Falë kurajos së drejtorit të atëhershëm Napolon Roshi dhe ekipit të gazetarëve u përgatitën materiale shumë cilësore, që tërhoqën vëmendje të dëgjuesve, aq sa ato i merrnim për transmetim dhe ne të redaksisë së lajmeve të brendshme. Ishin ndërruar rolet, sepse për vite ne i kishim furnizuar ata me materiale për transmetim. Pra, ishte një përzjerje perceptimesh për atë ndodhte, duke mos përjashtuar dhe autocensurën, si reminishencë e kohës që linim pas.
Si e vlerëson procesin e shdërrimit të Radio Tiranës nga një radio shtetërore në publike?
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 187
Një gjë e them me bindje, që Radio Tirana nuk është më një media shtetërore. Ajo ka tiparet e një stacioni publik, por ende nuk është i tillë.
Pse? Ky është një objektiv i vjetër që ka nisur me diskutime dhe reforma që para 20 viteve, pse po ecet kaq ngadalë?
Kjo është një çështje komplekse. Jo se dua ti bëj bisht pyetjes, por kam përshtypjen se është një çështje që lidhet me mënyrën se si ka funksionuar dhe funksionon demokracia në përgjithësi në vendin tonë. Po të gjykojmë mbi informacionin, them se një arsye e dukshme se përse nuk është ende publike Radio Tirana ka të bëjë me pengesat që ka sjellë politika. Si e papërvojë në vitet e para të demokracisë, por dhe e pamësuar me kritikën dhe me trajtimin e problemeve të mprehta, ajo e ka dashur gjithmonë kontrollin ndaj medias. Për fat të keq në RTSH ndërhyhet më kollaj për një gjë të tillë, për ta orientuar informacionin më shumë nga aktiviteti zyrtar dhe rutinor, që nuk prek kërkënd, për të nxjerrë na pah vetëm suksese tek maxhoranca dhe duke e injoruar ose kritikuar opozitën. Radio Tirana ka qenë dhe është ndryshe nga Televizioni Shqiptar, ka qenë prezente dhe ka trajtuar çështje apo evente për të cilat Televizioni ka heshtur, ose ka mbajtur pozicione në ekstrem. Por pavarësisht kësaj diference, sërish mendoj se Radio Tirana lëndën zyrtare e ka pasur si pjesë të saj në edicionet informative.
Vetëm politika është shkaktarja kryesore e moskapjes së objektivit?
Në arsyetimin tim po. Ka dhe një faktor tjetër menaxherial. Bashkimi i dy redaksive të lajmeve në Radio Tirana dhe Televizionin Shqiptar. Ky ka qenë një vendim i gabuar. Unë personalisht jam përpjekur të rikthej pavarësinë e redaksisë së lajmeve të Radios, por nuk arrita të bind vendimarrësit. Ky ka qenë një veprim që atrofizoi informacionin në Radio Tirana, që e bëri shtojcë të Televizionit Shqiptar. Edhe nga pikëpamja profesionale kushdo e kupton që trajtimet tematike që bën një radio nuk janë të njëjta me një televizion. Dy redaksitë sigurisht që duhet të bashkëpunojnë, të japin e të marrin, por jo të jenë me një redaksi të vetme. Tjetër arsye mendoj së është sjellja e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Anëtarët e tij të zgjedhur nga parlamenti, duhet të jenë të pavaruar nga forcat politike që i propozojnë.
Në mes të shkurtit të vitit 1998, pra 25 vjet pasi kishe nisur punën në Radio Tirana, u shkëpute duke nisur punë si drejtuese në një radio private, Top Albania Radio. Nuk ishte i lehtë kykapërcim në profesion, apo jo?
188 Arben MUKA
Isha në një institucion disakatësh me mijëra metra katrorë, me dhjetra zyra e studio dhe shkova në një apartament me tre dhoma e kuzhinë, ambjenti ku u instalua fillimisht Top Albania. Isha drejtuese e 23 gazetarëve dhe redaktorëve dhe shkova të drejtoja një ekip që fillimisht ishte me 2 vetë dhe maksimumin më pas e arriti në 6. Isha në një institucion që kompjuterat e parë-që ishin të përdorur- i instaloi në vitin 1997 dhe ku më së shumti më to luheshin lojra dhe pak tekste shtypeshin, sepse ende vijonte regjimi daktilografik. Shkova në një ambjent me teknologji të avancuar, ku gjithçka ishte e digjitalizuar. Vetëm këto të dhëna mjaftojnë të imagjinoni ndryshimin. Por jo kaq. Te Top Albania Radio filloi gjithçka nga e para, nga themeli, sipas një koncepti krejt tjetër të mënyrës se si flitej në mikrofon, si jepeshin lajmet, si ndërtoheshin emisionet, si bëhej programi ditor, javor etj. Qëndrova 8 vite te Top-i dhe për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.
Një “piruetë” tjetër e pazakontë. Rikthehesh si drejtoreshë në Radio Tirana në nëntor 2006. Si e gjete atmosferën pas 8 viteve që kishe punuar në sektorin privat?
Redaksinë e lajmeve e gjeta të zvogëluar, nga 23 gazetarë dhe redaktorë numri ishte bërë 7. Vetëm 3 prej tyre ishin reporterë në terren, ndërkohë që rrjeti i korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në rrethe nuk ekzistonte. Radio kombëtare ishte pa korrespondentë në rrethe! Kishte ndodhur ai bashkimi i dy redaksive për të cilin ju fola dhe që e kishte rrënuar informacionin në Radio. Trishtimin më të madh e përjetova kur në ditët e para që sapo kisha nisur punë dëgjoj një fragment emisioni kur nga studio e Radio Tiranës bëhej kërkesa: “…përshëndes hallën time që është për vizitë në shtëpi!” Programacioni ishte varfëruar dhe më shumë reporterët mbulonin ngjarje zyrtare ose politike, pjesa më e madhe bazohej nga edicionet e lajmeve ne televizion. Ndoshta e ndjeja shumë ndryshimin ngaqë vija nga një radio lider në treg. Por dita ditës u binda që radio ishte lënë pas dore dhe energjitë institucioni i shpenzonte më shumë me televizionin.
Duke qenë se keni punuar pёr rreth 37 vite në të dy sektorët, a mund të pёrmbledhësh në pak fjalë diferencën mes tyre?
Unë kam bindjen se tek radio që pretendon se është publike dikton politika, kurse te radio private dikton interesi i biznesit.
Tiranё, 20 shtator 2013.
Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com