3 minute read
10.3 Impakti i radiove tё huaja tek dёgjuesit shqipfolёs
146 Arben MUKA
10.3 Impakti i radiove tё huaja tek dёgjuesit shqipfolёs
Advertisement
Publicisti Veton Surroi, qё ёshtё angazhuar nё periudhёn e themelimit tё programit shqip tё BBC nё Londёr, e konsideron nё mёnyrё tё trefishtё rolin e stacioneve tё huaja pёr audiencёn shqipfolёse.
“Efekti i parë ka qenë dhe është informativ. Pa këto mediume niveli i informimit të besueshëm nuk do të ishte prezent në hapësirat shqipfolëse. Efekti i dytë ka qenë dhe është ngritja e standardit profesional të shërbimeve që ofrojnë vetë mediat shqiptare. Padyshim radiostacionet e huaja kanë ofruar dhe ofrojnë një mostër, një model, që ndihmon informimin e publikut sipas standardeve të gazetarisë europiane. Dhe është fakt që tashmë opinioni shqipfolës është familjarizuar me këto standarde, por për fat të keq them se ende ka nevojë për prezencën e këtyre mediumeve të huaja. Efekti i tretë mendoj se ka qenë dhe është orientimi i përgjithshëm për nga civilizimi perëndimor. Një shoqëri demokratike patjetër që duhet ta ketë dhe pushtetin e katërt, atë të mediave” 159)
Sipas Veton Surroit radiostacionet perëndimore, duke depërtuar në viset shqiptare kanë arritur gradualisht ta mësojnë shoqërinë me efektin e pushtetit të katërt. Pёr Elez Biberajn, ish-kryeredaktori i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, “në epokën e re të informacionit, ose siç quhet tani, autostrada e informacionit, transmetimet ndërkombëtare mbeten po aq të rëndësishme sa dhe më parë. Këto lloj transmetimesh ndihmojnë për të hequr perdet e heshtjeve që fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbajnë të mbyllura mjaft shoqëri në botën e sotme. Ngjarjet që kanë rrjedhur nga viti 1989 e këtej e kanë zbehur optimizmin e mëparshëm, sidomos në Perëndim, se rënia e regjimeve autoritare do të çonte me shpejtësi në lindjen e mjeteve të pavarura të informacionit, që janë të domosdoshme për zhvillimin dhe përparimin e një rendi me të vërtetë demokratik.” 160)
Nё mёnyrё specifike ish-kryeredaktorja e parё e DW nё shqip, Adelheid Feilcke, ka dhёnё disa arsye pёr interesimin e madh tё transmetimeve nga Gjermania. “Njëra nga arsyet është se ne kemi qenë prezent në një kohë kur njerëzit kishin shumë nevojë për informacion. Një faktor tjetër që është në favor të DW, në njëfarë mënyre, është se në Gjermani kemi emigracionin
159. Veton Surroi, intervistё dhёnё autorit, 23 shtator 2011. 160. Elez Biberaj, “Në epokën e autostradës së informacionit”, Shqipëria –RTV, 2 korrik 1995, faqe 2.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 147
Stafi i redaksisë shqipe të Deutsche Welle në Bon, si dhe ish-drejtori i përgjithshëm.
Erik Bettermann, i treti nga e majta, dhe shefja e seksionit të Europës Qendrore Stafi i redaksisë shqipe të Deutsche Welle në Bon, si dhe ish-drejtori i përgjithshëm. dhe Juglindore, Verica Spasovska, e dyta nga e majta, poshtë.Erik Bettermann, i treti nga e majta, dhe shefja e seksionit të Eu kosovaro–shqiptar dhe lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Gjermanisë na ropës Qendrore dhe Juglindore, Verica Spasovska, e dyta nga e majta, poshtë. kanë ndihmuar në popullaritetin e programit. Edhe një faktor, jo i fundit, por ndoshta i pamohueshëm, është që ne jemi përpjekur gjatë këtyre viteve që të jemi sa më shumë pranë dëgjuesit. Po ashtu jemi munduar të informojmë në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe të shumëllojshme, sipas nevojës së dëgjuesit, dhe në njëfarë mënyre kjo na ka ndihmuar që DW, së paku sipas sondazheve, ka një besueshmëri shumë të lartë te dëgjuesi.” 161) Kinoregjisori Kujtim Çashku, ndёr aktivistët e parë të mbrojtjes sё lirive dhe të drejtave të njeriut në fillimet e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ka qenё disa herё i intervistuar nga kёto radiostacione tё huaja. “Në valët e tyre filluan të flisnin zëra nga Shqipëria, të afishohen gjykime dhe vlerësime të guximshme për atë që kishte ndodhur, për atë që ndodhte, por dhe për atë që përfytyrohej si perspektiva europiane e vendit. Unë kam qenë njëri prej atyre që jam intervistuar në atë kohë nga radiot e huaja dhe dua të them se nuk ishte e lehtë që në atë atmosferë të shpreheshe, të jepje një alternativë, të thoje fundja atë që mendoje. Gjithçka përcillej me komente nga njerëzit e thjeshtë. Bëhej një ndërthurje e autoritetit që kishin radiot e
161. Adelheid Feilcke, “Ne, zëri gjerman, i interesave të shqiptarëve”, intervistë në Koha Javore, Mal i Zi, ribotuar nё Dita, Tiranё, 9 korrik 2004, faqe 12 -13.