6 minute read
2.3 Radio Tirana nё periudhёn e fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 37
Por ndёrsa gjendeshin mёnyra pёr tё propaganduar dёgjimin e programeve tё Radio Tiranёs, nuk mungonte dhe pёrpilimi i kuadrit ligjor pёr tё frenuar dhe ndёshkuar cilindo qё e pёrdorte aparatin e radios pёr tё ndjekur transmetime nga ato qё konsideroheshin si stacione armike. Pёrmes vendimeve e dekreteve sanksionohej ndёshkimi pёr tё gjithё ata qё kapeshin duke dёgjuar radion nё valё tё ndryshme nga ato tё Radio Tiranёs dhe kur lajmet ua pёrcillnin tё tjerёve. Urdhёresat ishin tё qarta se “u ndalohet me i pёrdorё kёto aparate pёr me ndigjue stacionet e radiopёrndamjeve anmike o asnjёanёse, ose me i pёrhapё lajmet e maruna nё çdo mёnyrё”.40)
Advertisement
Ata tё cilёt nuk i respektonin kёto urdhёresa tё dekretit dёnoheshin me gjoba qё varionin nga 100 deri nё 1000 franga shqiptare, plus kёsaj aparatet konfiskoheshin. Si pёr ata qё kishin aparat marrёs, ashtu dhe pёr ata qё posedonin aparat transmetimi, kishte dhe njё instrument tjetёr kontrollues me natyrё administrative: likuidimi i detyrueshёm i njё takse vjetore pёrdorimi qё shkonte nё 5 franga shqiptare, sipas dekretit tё Mёkёmbёsit tё Mbretit Viktor Emanueli II nё Shqipёri, Françesko Jakomoni, 41) miratuar qё nё qershor tё vitit 1940.
2.3 Radio Tirana nё periudhёn e fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore
Muaji nёntor i vitit 1944 ka qenё njё periudhё tejet e vёshtirё pёr funksionimin e Radio Tiranёs. Mes forcave naziste dhe grupeve tё rezistencёs partizane konflikti i armatosur ishte nё kulm dhe luftimet zhvilloheshin nё çdo rrugё e shesh tё kryeqytetit. Nё objektivin kryesor pёr tё pasur nёn kontroll kryeqytetin, radiostacioni, nё tё gjithё infrastrukturёn e tij, godinёn te “Kont Urani, no. 3” dhe vendin e antenave transmetuese, ishte nё shёnjestёr tё tё dyja palёve. Pas luftimeve tё ashpra pёr mё shumё se dy javё, qyteti mё i rёndёsishёm nё vend, ra nё duart e njёsive tё ushtrisё nacionalçlirimtare. Mё 17 nёntor 1944, qё njihet dhe si dita e çlirimit tё Tiranёs, u mor nёn kontrollin e partizanёve dhe radiostacioni. Nё raportimet e mёvonshme zyrtare ёshtё folur dhe pёr njё plan sekret tё gjermanёve pёr ta hedhur nё erё objektin, plan qё mbeti pёr fat nё tentativё.
40. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 3. 41. Tomori,14 qershor 1940, faqe 3.
38 Arben MUKA
Nёn kontrollin e nacionalçlirimtares Radio Tirana nisi nga puna mё 27 Nёntor 1944. “Tё nesёrmen mё 28 nёntor 1944, Radio Tirana transmetonte nga mikrofoni i saj manifestimin e madh popullor me rastin e hyrjes triumfale tё qeverisё demokratike nё Tiranё dhe fjalimin e udhёheqёsit tё dashur, tё popullit tonё, shokut Enver Hoxha.”42)
Por luftimet e ashpra tё fundit tё nёntorit 1944 nuk kaluan pa pasoja nё tёrё sistemin e telekomunikacionit duke dёmtuar rёndё linjat, pёrfshirё kёtu dhe transmetuesin e Radio Tiranёs. Gazeta Bashkimi e 12 janarit 1945, duke bёrё njё bilanc tё dёmeve dhe punёs pёr riparimin e tyre njoftonte dhe se “..... asht rregullue dhe vue nё gjёndje punimi krejt kompleksi i transmetimit tё stacionit tё Radios, i cili nga predhat armike kishte patur dёme tё konsiderushme”. 43)
Mungesat nё inventar detyruan improvizimin. “Mbi disqet e vjetra me kanconeta italiane, pasi i pastronin mirё, incizonin kёngёt e luftёs dhe tё punёs”. 44) Rifillimi i aktivitetit nё ditёt e fundit tё muajit nёntor 1944, nuk kishte vetёm pengesa tё dёmtimit tё infrastrukturёs sё transmetimit, por dhe mjaft aspekte organizative, ndёr mё tё rёndёsishmit ishte riformatimi i stafit profesional dhe ndihmёs qё kishte punuar deri atёherё. Lufta kishte mbaruar dhe ajo e kishte njё fitues. Fituesi nisi tё vendosё rregulla, duke prekur dhe kujtesёn kolektive, njёra prej tё cilave nё kufijtё e absurdit: Dita e krijimit tё Radio Tiranёs u vendos tё jetё 17 nёntori i vitit 1944(!). Kёshtu ёshtё kujtuar gjithmonё nё kohёn e diktaurёs komuniste, si njё “plagosje” tjetёr, po shumё e rёndё, pёr historinё e Radio Tiranёs. Fituesi nё delir, pasi kishte bindur kollaj veten, nisi me njё pasion dhe kёmbёngulje tё pazakontё tё bindte dhe tё tjerёt. Sipas logjikёs se gjithçka para kёsaj date ishte thjesht njё ёndёrr e keqe, ishte njё vegim qё duhej fshirё nga kujtesa, ashtu teknikisht, sikur tё pastroje njё disk gramafoni pёr tё regjistruar po aty diçka tjetёr, duke bёrё inekzistente tё parёn.
42. Tribuna e Gazetarit, nr.4/1972, faqe 36 – 37 43. Bashkimi, 12 janar 1945, faqe 4 44. Tribuna e Gazetarit, nr.5/1977, faqe 7.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 39
Gjithçka, para 17 nёntorit 1944, nisi tё minimizohej deri nё nihilizёm, shoqёruar dhe me anatemim, duke e pёrshkruar si armiqёsore atё periudhё: “Ne s’kemi tradita radiofonije dhe nёse kemi pak nga kёto, janё tё tilla qё duhet tё luftohet kundёr tyre, mbasi janё shprehje e rolit mё tё ulёt tё radios, atij roli qё imperialistёt e zbatojnё me aq pёrpjekje”. 45) “Radio nuk trashёgoi asgjё nga e kaluara pёrsa i pёrket tё folurave. E folura u krijua nga themelet, u rrit dhe u perfeksionua nё vitet e pushtetit popullor”. 46)
Kalkulimi nga “viti zero” nuk ishte vetёm pёr Radio Tiranёn e Radio Korçёn e viteve tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Tё njёjtin fat pati dhe ATSHja dhe media e shkruar nё tёrёsi, pёr tё cilat u shpall si ditё themeluese 25 gushti i vitit 1942, kur doli numri i parё i Zёrit tё Popullit, organi zyrtar i komunistёve tё Enver Hoxhёs. Nё mёnyrё butaforike kjo ishte Dita e Shtypit nё Shqipёri, kur bёheshin bilance dhe pёrshkrime panegjerike pёr propagandёn komuniste, qё ishte si “zёri i lirisё dhe i sё vёrtetёs”.
KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETIMEVE NЁ PERIUDHЁN E LUFTЁS SЁ DYTЁ BOTЁRORE:
Tre ishin stacionet radiofonike nё kohёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Radio Tirana, Radio Korça dhe Radio Gjirokastra. Kjo e fundit rezultoi njё projekt i dёshtuar, sepse zgjati vetёm pak javё. Transmetuesi kryesor nё Shqipёri, Radio Tirana, ishte nё kushte modeste teknike dhe teknologjike, pavarёsisht projekteve tё pushtuesve italianё e gjermanё pёr rritjen e fuqisё sё transmetimit. Fillimi i punёs sё Radio Tiranёs, mё 28 Nёntor 1938, zgjoi interesin nё publik pёr ta ndjekur. Nga 2 mijё aparate marrёs qё kishte nё Shqipёri nё atё periudhё, nё fund tё vitit 1944 u bёnё rreth 3 mijё. Programet e Radio Tiranёs dhe Radio Korçёs ishin nёn censurё tё rreptё tё autoriteteve pushtuese dhe tё qeverive kukulla tё kohёs. Programacioni ishte i bazuar vetёm nё emisione direkte nё mikrofon. Nё kohёn e Italisё fashiste Radio Tirana, nё lёndёn e saj informative dhe tematike asnjёherё nuk e pёrmendi rezistencёn antifashiste tё komunistёve dhe nacionalistёve shqiptarё. Nё kohёn
45. Radio Pёrhapja, nr. 2 / prill 1948, faqe 5. 46. Tribuna e Gazetarit, nr. 8/1969.
40 Arben MUKA
e pushtimit nazist gjerman pёrmendja ishte nёpёrmjet qarkoreve qё lёshonin autoritetet ushtarake. Nё propagandёn e saj propushtimit tё vendit, Radio Tirana kishte “armiq nё efir” radiostacionet e Forcave Aleate, BBC dhe Zёri i Amerikёs, qё transmetonin programe nё shqip. Pёrpjekja e grupeve tё armatosura partizane pёr tё themeluar njё radiostacion oponent me Radio Tiranёn, nё afёrsi tё Korçёs, pati rezultate minimale vetёm nё pak ditё. Artistёt qё punonin nё studiot e Radio Tiranёs dhanё njё kontribut tё jashtёzakonshёm nё pёrgatitjen e gjeneratave mё tё reja, nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё kulturёs dhe artit nё gjuhёn shqipe.