Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
37
Por ndёrsa gjendeshin mёnyra pёr tё propaganduar dёgjimin e programeve tё Radio Tiranёs, nuk mungonte dhe pёrpilimi i kuadrit ligjor pёr tё frenuar dhe ndёshkuar cilindo qё e pёrdorte aparatin e radios pёr tё ndjekur transmetime nga ato qё konsideroheshin si stacione armike. Pёrmes vendimeve e dekreteve sanksionohej ndёshkimi pёr tё gjithё ata qё kapeshin duke dёgjuar radion nё valё tё ndryshme nga ato tё Radio Tiranёs dhe kur lajmet ua pёrcillnin tё tjerёve. Urdhёresat ishin tё qarta se “u ndalohet me i pёrdorё kёto aparate pёr me ndigjue stacionet e radiopёrndamjeve anmike o asnjёanёse, ose me i pёrhapё lajmet e maruna nё çdo mёnyrё”.40) Ata tё cilёt nuk i respektonin kёto urdhёresa tё dekretit dёnoheshin me gjoba qё varionin nga 100 deri nё 1000 franga shqiptare, plus kёsaj aparatet konfiskoheshin. Si pёr ata qё kishin aparat marrёs, ashtu dhe pёr ata qё posedonin aparat transmetimi, kishte dhe njё instrument tjetёr kontrollues me natyrё administrative: likuidimi i detyrueshёm i njё takse vjetore pёrdorimi qё shkonte nё 5 franga shqiptare, sipas dekretit tё Mёkёmbёsit tё Mbretit Viktor Emanueli II nё Shqipёri, Françesko Jakomoni, 41) miratuar qё nё qershor tё vitit 1940.
2.3 Radio Tirana nё periudhёn e fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore Muaji nёntor i vitit 1944 ka qenё njё periudhё tejet e vёshtirё pёr funksionimin e Radio Tiranёs. Mes forcave naziste dhe grupeve tё rezistencёs partizane konflikti i armatosur ishte nё kulm dhe luftimet zhvilloheshin nё çdo rrugё e shesh tё kryeqytetit. Nё objektivin kryesor pёr tё pasur nёn kontroll kryeqytetin, radiostacioni, nё tё gjithё infrastrukturёn e tij, godinёn te “Kont Urani, no. 3” dhe vendin e antenave transmetuese, ishte nё shёnjestёr tё tё dyja palёve. Pas luftimeve tё ashpra pёr mё shumё se dy javё, qyteti mё i rёndёsishёm nё vend, ra nё duart e njёsive tё ushtrisё nacionalçlirimtare. Mё 17 nёntor 1944, qё njihet dhe si dita e çlirimit tё Tiranёs, u mor nёn kontrollin e partizanёve dhe radiostacioni. Nё raportimet e mёvonshme zyrtare ёshtё folur dhe pёr njё plan sekret tё gjermanёve pёr ta hedhur nё erё objektin, plan qё mbeti pёr fat nё tentativё. 40. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 3. 41. Tomori,14 qershor 1940, faqe 3.