2 minute read

1.3 Reagimi ndaj palёs qё e kundёrshtonte regjimin

26 Arben MUKA

Shqipёria nё regjimin e Zogut kishte qenё pёrballё katastrofёs dhe ardhja e Italisё e kishte parandaluar atё”. 15)

Advertisement

Historia e sulmit dhe degradimit tё regjimit tё mёparshёm nёpёrmjet valёve tё Radio Tiranёs u pёrsёrit nё mёnyrё ciklike: italianёt e orientuan propagandёn nga sulmi i ashpёr pёr “pragkatastrofёn”, sipas tyre, ku e çoi vendin qeverisja e Legalitetit; ndёrkohё qё nazistёt gjermanё i karakterizuan si “tё mёrzitshёm dhe shkatёrrues” mё shumё se 4 vitet e pushtimit nga ishaleatёt e tyre tё Luftёs, fashistёt italianё.

1.3 Reagimi ndaj palёs qё e kundёrshtonte regjimin

Nё periudhёn e dy pushtimeve tё Shqipёrisё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, ka pasur nё forma tё ndryshme oponencё dhe rezistencё politike, ideologjike dhe tё armatosur, e cila kundёrshtonte nё forma tё kombinuara, ilegale dhe tё hapura, prezencёn e ushtrive tё huaja nё territorin shqiptar, qё kritikonte dhe stigmatizonte vendimmarrjen dhe angazhimin e administratёs dhe institucioneve tё kohёs. Qoftё aktiviteti subversiv kundёr regjimit, qoftё dhe lёvizja e grupeve tё armatosura nё zonat rurale apo dhe nё brendёsi tё qyteteve, nuk gjeti hapёsirё nё lёndёn informative dhe tematike tё Radio Tiranёs nё kohёn e pushtimit nga fashistёt italianё. Indiferencё dhe injorim pёr tё pranuar publikisht rezistencёn antifashiste aplikonte e gjithё media e shkruar proregjimit dhe ATSH-ja. Madje Radio Tirana, ATSH dhe organet e shtypit nuk pёrmendёn asgjё dhe e kaluan tёrёsisht nё heshtje edhe njё ngjarje shumё tё bujshme tё majit tё vitit 1941, kur nё Tiranё iu bё atentat Mbretit tё Italisё, Viktor Emanueli III.

Nё kohёn e pushtimit gjerman makina propagandistike ku hynte dhe Radio Tirana ndryshoi qёndrim, duke bёrё pjesё tё agjendёs dhe ato informata qё i kushtoheshin aktivitetit tё grupeve kundёrshtare me regjimin. Ky ndryshim kursi mund tё konsiderohet si i pashmangshёm po tё merret parasysh konteksti i zhvillimeve nё terren. Nga vjeshta e vitit 1943 e deri sa qёndruan formacionet e nazistёve gjermanё nё territorin shqiptar, aktiviteti i rezistencёs antiregjim ishte zgjeruar dhe kishte efekte tё dukshme me konfrontime, sabotime dhe marrje nёn kontroll tё territoreve.

15. Historia e popullit shqiptar, volumi IV, Toena, Tiranё, 2008, faqe 24.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 27

Ekipi i Radio Tiranёs nё fund të viteve ‘30.

Ndaj dhe pa hezitim, transmetimet radiofonike krahas pasqyrimit tё jehonёs pёr fitoret ndaj ushtrive tё Aleatёve Antifashistё dhe pёrgёnjeshtrimeve ndaj informacioneve qё emetoheshin nё radiot e huaja, kishin vend dhe pёr qarkoret qё lёshonin autoritetet ushtarake nё Shqipёri, pёr distancimin nga bandat e armatosura dhe ndёshkimin shumё tё rreptё pёr ata qё bashkёpunonin me ta. Si nё kohё lufte, instrumenteve tё paqes iu ishte kthyer kurrizi. Megjithёse Shqipёria qё nё vitin 1936 kishte nёnshkruar nё Gjenevё “Konventёn Ndёrkombёtare mbi pёrdorimin e radiostacionit nё interes tё paqes” 16) roli dhe pёrmbajtja e transmetimeve konkrete tё Radio Tiranёs e kishin bёrё tё pavlefshёm kёtё angazhim.

Gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore Radio Tirana kishte si konkurrente dy stacione tё huaja, shumё herё mё tё fuqishme se ajo, BBC e Londrёs, (qё nisi programet nё shqip nё 12 Nёntor 1940) dhe Zёri i Amerikёs (mё 13 maj 1943). “Nё atё kohё mund tё kenё qenё transmetime nё mё pak se 25 gjuhё dhe (fillimi i programit shqip tё Zёrit tё Amerikёs - shёnim i autorit) ishte shenjё e rёndёsisё qё SHBA-tё i jepnin Shqipёrisё”. 17) Si stacione propaganduese nё favor tё aktivitetit tё forcave Aleate, BBC dhe Zёri i Amerikёs, ishin nё

16. Agron Çobani, Ju flet Tirana…, Toena, 2010, faqe 15. 17. Elez Biberaj, intervistё nё emisionin “Opinion”, TV Klan, Tiranё, 28 tetor 2010.

This article is from: