1 minute read
13.1 Qarku Kukёs
192 Arben MUKA
13.1 Qarku Kukёs
Advertisement
Nisi transmetimet në një datë të shënuar për pushtetin e atërhershëm komunist, pasi ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha. Në javët e para Radio Kukësi emetonte vetëm 1 orë në ditë program, kryesisht muzikë dhe ndonjë njoftim a informacion nga krahina. Dy gazetarët dhe redaktorët e parë ishin Hamdi Shllaku dhe Naim Mani. Pas tyre erdhën Xhafer Dobrushi e Mustaf Hoxha. Tekniku i parë ishte Genc Musa, i cili u largua nga radio kur doli në pension, ndërkohë që për sektorin e teknikës punoi dhe Zyhafete Uka. Folësja e parë e Radio Kukësit ishte Eglantina Musa, e cila vazhdoi bashkëpunimin deri në fillim të viteve `70. Puna e gazetarëve dhe teknikëve fillimisht ka qenë e vështirë. P.sh incizimi i bisedave, intervistave, deklaratave, apo përgatitja e kronikave dhe reportazheve nga terreni bëheshin me anë të një magnetofoni tip i vjetër, prodhim rus, i cili peshonte rreth 30 kg.
Në vitet e mëvonshme në Radio Kukësi kanë punuar mjaft gazetarë, redaktorë, folës e drejtues si Hasan Pinci, Xhavit Biçaku, Shpresa Ukcama, Mëhill Tanushi, Pandeli Shehu, Alfred Komino, Skënder Vaqarri, Artjan Tepelena, Zeqir Hodo, Bajazit Cahani, Zaim Basha, Qemal Demhasa, Skënder Ruçi, Neritan Muja, Rexhep Shahu, Blerina Halili, Mirjana Përzhita, Besim Çengu etj.
Një nga periudhat më të vështira, por dhe më të suksesshmet për stafin e gazetarëve dhe teknikëve në radio ka qënë përballimi i krizës së Kosovës në vitin 1999. Në ato ditë të jashtëzakonshme, godina e Radio Kukësit ishte non stop në punë, si pikë referimi dhe mbështetje për kolegët gazetarë vendas dhe të huaj. Gjatë gjithë periudhës së eksodit nga studiot e Radio Kukësit u dhanë rreth 20 mijë njoftime për bashkime të familjes dhe persona të humbur.