3 minute read

7.1 Sa dёgjohet radio nё Shqipёri?

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 111

Por pёr njёrin prej treguesve mё kryesorё tё pёrformancёs sё tregut radiofonik, matjes sё audiencёs, realiteti shqiptar nё kёto vite tё tranzicionit ka ofruar shumё pak.

Advertisement

7.1 Sa dёgjohet radio nё Shqipёri?

Asnjё institucion ose organizatё e specializuar, vendase ose e huaj, nuk ka lёshuar tё dhёna tёrёsore ose pjesore mbi nivelin e ndjekjes sё transmetimeve radifonike. Pyetjet e natyrshme mbi radion mё tё dёgjuar, listimin e stacioneve nё rang vendi ose nё njё zonё tё caktuar sipas dёgjueshmёrisё, pikun kohor se kur shqiptarёt apo segmente tё ndyshme tё audiencёs ndjekin transmetimet radiofonike etj., etj., nuk kanё marrё dhe nuk marrin pёrgjigje. Redaksitё e disa radiove kohё pas kohe kanё bёrё vrojtime pёr ndjekjen e emisioneve ose pjesёve tё veçanta tё transmetimit, ose gjykojnё nga disa elemente tё komunikimit me ndjekёsit e tyre, p.sh, nga numri i sms-ve tё mbёrritura, telefonatave me studion, letrave, reagimeve nё rrjetet sociale ose nё faqen online tё stacionit etj.

Kur kanё kaluar 23 vjet, nё Shqipёri ende nuk ka shenja pёr aktivizimin e institucioneve tё mirёfillta tё matjes sё audiencёs pёr transmetimet radiofonike (pёr televizionin kohёt e fundit ka pёrpjekje dhe rezultate tё admirueshme) dhe siç duken punёt, “era e radios analoge” do tё pёrcillet pa aplikuar metoda tё tilla, sikundёr ndodh nё vendet e tjera. E parё nё pёrgjithёsi, panorama mediatike nё vendin tonё, megjithёse nga njёra anё shfaqet me bollёk titujsh gazetash e revistash nё kioskat e shtypit, me numёr tё madh operatorёsh radio dhe televizivё – mё shumё sesa janё nevojat – nё anёn tjetёr, hulumtimi sesa ato frekuentohen nga publiku nuk ёshtё i institucionalizuar, qarkullojnё tё dhёna tё pakta, disa herё tё pabesueshme jashtё realitetit qё vetёdeklarohen nga njёsitё mediatike.

Matja e audiencёs duket si mision i pamundur, si fobi ende e pakapёrcyeshme pёr median nё Shqipёri, duke qenё nё sinkron me natyrёn informale qё ka tregu nё pёrgjithёsi. Pёr çdo agjent marketingu dhe tё interesuar qё kёrkon tё blejё hapёsirё nё median shqiptare, qё kёrkon bashkёpunim nё realizimin e projekteve tё ndryshme; pёr studiues dhe ekspertё qё tentojnё tё mbledhin dhe analizojnё tё dhёna mbi funksionalitetin e saj, mundёsia e vetme ёshtё trokitja nё dyert e redaksive dhe zyrave tё menaxherёve, qё ofrojnё tё dhёnat

112 Arben MUKA

e tyre mbi konsumin e produktit, shoqёruar me konsideratat “jemi ne tё parёt”, “jemi ne mё tё mirёt”, “jemi mё agresivёt nё treg” etj.

Nё tryeza debati pёr kёtё çёshtje janё shprehur dhe argumente justifikuese pёr mungesёn e matjes sё audiencёs, pёr faktorin e ekzistencёs sё njё tregu tё vogёl mediatik, nё vijim tё logjikёs se nё njё vend tё vogёl si Shqipёria investimet pёr matjen e audiencёs nuk e justifikojnё impaktin nga fluksi i reklamёs qё ёshtё nё qarkullim. “Sindromin e vendit tё vogёl” mund ta pёrdorёsh si justifikim, por eksperiencat nё vendet fqinje, si nё Mal tё Zi, Maqedoni apo Serbi, tregojnё tё kundёrtёn.

Sigurisht qё nё Shqipёri nuk mund tё mendojmё qё nё aksion pёr matjen e audiencёs do tё vijnё “Arbitron”, “Nielsen” a ndonjё kompani tjetёr e njohur nё kёtё fushё, por niveli i qarkullimit tё reklamave nё median elektronike e justifikon angazhimin e subjekteve qё punojnё pёr tregje tё vogla. Ashtu si nё vende tё tjera, matje tё tilla luftojnё konkurrencёn e pandershme dhe informalitetin, si dhe e shpёrndajnё reklamёn nё bazё tё nivelit tё njohjes sё operatorit nё treg dhe jo nё bazё tё njohjeve dhe stimulimeve tё menaxherёve.

Nёpёrmjet metodave klasike tё grumbullimit tё tё dhёnave, nёpёrmjet kontakteve me telefon, me plotёsimin e ditareve nё afate tё caktuara kohore nga ndjekёsit e programeve, ose nёpёrmjet aktivizimit tё aparateve digjitale “people meter” nё regjistrimin tёrёsor tё sjelljes konsumatore tё njё ndjekёsi programesh, sigurohen tё dhёna qё na japin njё pamje tё qartё dhe tё besueshme mbi audiencёn.

Nё dy vitet e fundit ka pasur pёrpjekje pёr ta qёmtuar sjelljen e ndjekёsve tё radios, tё perceptimeve qё ata kanё pёr stacione ose programe tё caktuara.

Nё fund tё vitit 2011Akademia e Vlerёsimit Vjetor Radio – Televiziv, partnere e Institutit Shqiptar tё Kulturёs dhe Arteve nё Tiranё, zhvilloi njё studim vёzhgues statistikor me njё grup prej 322 studentёsh tё shkencave tё komunikimit nё Universitetin e Tiranёs, Univesitetin Europian dhe Universitetin Kristal, po nё kryeqytet. Studimi kishte pёr qёllim shqyrtimin dhe perceptimin e vlerёsimit, shijes dhe sjelljes sё studentёve tё kёtij profili, nё lidhje me pёrdorimin, kёrkesat dhe pritmёritё pёr median e shkruar dhe atё elektronike, pra ku pёrfshihej dhe dёgjueshmёria e radiove. Nё pranverёn e vitit 2012 njё tjetёr studim pjesor u organizua pёr aspekte tё dёgjueshmёrisё sё radios dhe burimeve tё personalizuara nё automjete nё 5 qarqe tё vendit.

This article is from: