1 minute read
nё gjuhёn shqipe
KAPITULLI I DHJETЁ
Burim kryesor dhe i besueshёm pёr informim nё gjuhёn shqipe
Advertisement
Fluksi i transmetimeve radiofonike nё Shqipёri ka pasur si pjesё pёrbёrёse dhe programet nё gjuhёn shqipe tё stacioneve tё njohura ndёrkombёtare, si BBC, Zёri i Amerikёs, Radio Vatikani, Deutsche Welle, Radio France International dhe Radio Free Europe. Prezenca e kёtyre operatorёve nё hapёsirёn mediatike tё Shqipёrisё ka qenё dhe mbetet ende njё faktor shumё i rёndёsishёm nё gjallёrimin e tregut tё brendshёm, por dhe si instrument nxitёs nё demokratizimin dhe emancipimin e shoqёrisё shqiptare, qasjes sё saj me standardet perёndimore.
Transmetime nga radio tё huaja nё gjuhёn shqipe ka pasur qё nё periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore. BBC e Londrёs nisi tё emetojё njё program periodik nё gjuhёn shqipe më 12 nëntor të vitit 1940, si një mjet mbështetës për luftën antifashiste në Shqipëri, për të pasqyruar aktivitetin e Forcave Aleate gjatё Luftës sё Dytë Botërore. Transmetimet vijuan deri mё 20 janar të vitit 1967, pёr shkak se “qeveria britanike i pret shpresat për rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Arsyeja zyrtare ishte shkurtimi i fondeve”. 151)
Njё tjetёr radiostacion ndёrkombёtar i njohur, Zëri i Amerikës, (qё thirret dhe VOA si shkurtim i Voice of America) filloi pёr herё tё parё transmetimet nё gjuhёn shqipe më 13 maj të vitit 1943, por sinjali u ndёrpre shumё shpejt nё vitin 1945, pёr tё rinisur pas tetë viteve nё mёnyrё tё pandёrprerё deri nё ditёt e sotme. Ndjekja e kёtyre dy stacioneve, plus programit shqip tё Radio
151. www.bbc.co.uk/albanian “BBC mbyll shёrbimin nё shqip”, 21 mars 2011.