5 minute read

6.1 Tipologjia e transmetimeve radiofonike

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 97

mbijetesё. Nё njё bandё FM-je tё mbushur me lloj lloj stacionesh, tёrheqja e dёgjuesve kёrkonte fantazi dhe elemente tё veçanta nё pёrmbushje tё motivit tё themelimit: “pse duhet tё na ndjekin?”, “çfarё duhet tё ofrojmё?” , “cili ёshtё target-i ynё, kujt i drejtohemi?”.

Advertisement

Ishte koha kur nё tregun e transmetimeve radiofonike nisi pashmangshmёrisht njё proces profilizimi, qё pёrfshiu radiot ekzistuese dhe ato qё hynin nё treg. Mё e qartё nevoja pёr kёtё dukej nё kryeqytet, ku konkurrenca nё efir ishte e fortё, por dhe nё qytete si Korça, Fieri, Elbasani e Vlora rivaliteti pёr audiencёn ishte prezent. Nё zona administrative mё tё vogla dukuria e profilizimit u pa nga operatorёt e licencuar si njё prirje pёr tё bёrё dallimin mes tyre dhe operatorёve kombёtarё apo tё tjerёve qё e lёshonin sinjalin nga qytetet fqinje. Kishte dhe ndonjё stacion qё nuk i hyri kёtij reflektimi sa menaxherial dhe profesional, qё nuk u pёrfshi nё grindin e garёs, por qё mbeti zё periferik, qё doli shpejt nga tregu, ose u investua pёr shitjen e aktivitetit.

6.1 Tipologjia e transmetimeve radiofonike

Klasifikimi i operatorёve nё tregun radiofonik nё Shqipёri bёhet duke mbajtur parasysh kriteret thelbёsore qё lidhen me: • pronёsinё e aktivitetit dhe natyrёn e menaxhimit, • nivelin e pёrhapjes sё sinjalit, sipas kushteve tё licencimit, • pёrmbajtjen e programeve tё emetuara, • qasjen nё internet.

I. Nё bazё tё kriterit pronёsor kemi:

Radio publike. Nё Shqipёri tё tilla janё Radio Tirana, si dhe 4 stacionet lokale qё janё nё varёsi administrative nga RTSH: Radio Korça, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi.

Radio private. Janё pjesa tjetёr e tregut, qё nё thelb funksionon si iniciativё biznesi privat nga subjekte fizike ose juridike, organizata, institucione apo shoqata joqeveritare. Tё tilla janё p.sh., Top Albania Radio, Club FM, RASH, Kontakt, Val’ e Kaltёr, Klea, Motiv, Saranda, ABC etj.

Dallimet kryesore mes dy grupimeve, publike dhe private, janё nga pikёpamja e burimeve tё financimit, larmisё tematike nё pёrmbajtjen e

98 Arben MUKA

programeve, kritereve tё pёrdorimit tё hapёsirёs sё reklamave etj. Aktiviteti i radiove private dhe publike nё Shqipёri ёshtё rregulluar dhe rregullohet me ligj tё pёrbashkёt.

Radiove private mund t’u bёjmё dhe ndarje sipas natyrёs sё menaxhimit:

Radio private komerciale, qё funksionojnё me objektiv kryesor fitimin, ose sipas motos “mё shumё tё ardhura me sa mё pak shpenzime”.

Radio private jo komerciale, qё nuk kanё qёllime fitimi. Radio tipike jo komerciale janё stacionet fetare apo ato tё komunitetit, tё cilat bazohen nё angazhimin vullnetar tё stafit dhe nuk pёrdorin hapёsira reklamuese dhe promocionale pёr porositёs tё ndryshёm privatё, veçse pёr aktivitetin dhe nismat e subjektit qё i mbёshtet. Radio private jo komerciale nё Shqipёri janё p.sh., Ngjallja, Logos, Jehona, Alfa & Omega, etj.

II. Nё bazё tё nivelit tё pёrhapjes sё sinjalit, sipas kushteve tё licencimit janё:

Radio kombёtare. Licencёn kombёtare e merr njё operator qё mbulon me sinjal transmetimi jo mё pak se 70 pёrqind tё territorit tё vendit, nё kohёn e fillimit tё transmetimeve dhe pas njё periudhe tё pёrcaktuar nё ligj ky mbulim duhet tё jetё jo mё pak se 90 pёrqind. Nё legjislacionin shqiptar ka pёrcaktime tё shpёrndarjes sё sinjalit si madhёsi territori dhe si numёr popullsie. Radio kombёtare ёshtё Radio Tirana, e cila ёshtё trajtuar si njё precendent unik, duke mos aplikuar pёr licencё pranё autoritetit rregullator qё i miraton ato, KKRT. Licencё si transmetuese kombёtare kanё dhe Top Albania Radio dhe Plus 2, tё cilat i kemi pёrmendur mё parё.

Radio Lokale. Janё operatorёt qё shpёrndajnё sinjalin e transmetimit nё zona tё caktuara administrative tё vendit, sipas kushteve tё licencimit qё iu ёshtё bёrё nga autoriteti rregullator. Radio lokale janё p.sh ., Radio Ime, Alpo, Nacional, Hit FM, NRG, Albanian News, Radio e Parё etj. Brenda kёtij grupimi ka dhe nёndarje sa i takon madhёsisё sё zonёs sё mbulimit: brenda territorit tё njё qyteti, rrethi, qarku, tё 2 qarqeve fqinje apo tё 2-4 qarqeve fqinje. Madhёsia e territorit qё mbulon me sinjal transmetimi njё operator privat shoqёrohet me proporcionalitet nё detyrimet vjetore qё shlyen nё formёn e tarifave dhe taksave, si dhe pёr tё drejtёn e autorit. 124)

124. Ligji i ri 97/2013, “Pёr mediat audiovizive nё Republikёn e Shqipёrisё”, miratuar nga parlamenti mё 4 mars 2013, nё nenet 57 dhe 58 trajton konceptin e shёrbimeve tё transmetimeve audio tё komunitetit, qё “ofrohet pa qёllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhёsore, demografike, tё besimit tё komunitetit”, duke sjellё risi nё mёnyrёn se si operojnё subjektet dhe kushtet pёr licencimin e tyre.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 99

Pёrsёritёs tё programeve tё huaja. Operatorё radiofonikё jashtё kufijve tё Shqipёrisё, tё cilёt kёrkojnё tё pёrfshijnё transmetimet e tyre brenda territorit tё saj, nё zona tё veçanta, marrin licencё nga KKRT-ja me statusin e pёrsёritёsit tё programeve nё bandёn FM. Tё parёt qё janё pajisur me licencё tё tillё kanё qenё BBC e Londrёs, Deutsche Welle, Radio Italia dhe mё pas nё treg kanё hyrё Radio France International, Word Family Radio, Radio e Jashtme e Kinёs etj. Pёrsёritёsit e programeve tё huaja mund tё klasifikohen dhe nё kriterin e parё qё pёrmendёm, qё e shikon tipologjinё e transmetimeve nё lidhje pronёsie. Shumё nga pёrsёritёsit qё kanё qenё dhe vijojnё tё jenё prezent nё Shqipёri janё me status publik nё vendin e tyre, si BBC, DW, RFI etj.

III. Klasifikimi nё bazё tё pёrmbajtjes sё programeve qё emetohen:

Radio gjeneraliste. Janё stacionet qё pёrpiqen tё pёrfshijnё nё programet e tyre larmi temash dhe t’i drejtohen njё target-i sa mё tё gjerё ndjekёsish, qofshin stacione lokale ose kombёtare, publike ose private, komerciale ose jokomerciale ato janё njё ndёrthurje e informimit me argёtimin duke pasur programacion tё qёndrueshёm. Radiot tradicionale nё Shqipёri, Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale në Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs kanё qenё dhe mbeten tё formatit gjeneralist. Operatorёt e parё privatё qё u themeluan nё fund tё viteve ’90 tentuan tё ishin nё formatin gjeneralist, pa pasur spefikime nё target-in e transmetimeve.

Radio tё profilizuara. Janё tё dallueshme nga pёrzgjedhja e pёrmbajtjes duke iu drejtuar njё target-i ndjekёsish qё i bashkojnё interesat dhe nevojat kulturore, gjuhёsore, tё besimit etj. Radio tё profilizuara nё Shqipёri janё grupimnet qё ndahen sipas zhanreve tё muzikёs, besimit fetar, minoriteteve etj.

Radio fluksi. Janё ato radio me pёrmbajtje tё thjeshtё dhe tё qёndrueshme, ku dy elementet kryesore qё pёrbёjnё programin janё muzika dhe informacionet e shkurtёra qё emetohen nё mёnyrё ciklike disa herё nё ditё. Njё version i pёrhapur i radiove tё fluksit nё Shqipёri janё ato tё programimit “play list”, ku fondi muzikor i shkarkuar nё server-in e kompiuterit transmetohet sipas njё pararenditjeje digjitale dhe shtesa bёhet vetёm pёr edicionet informative dhe reklamat e spotet promocionale.

This article is from: