Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
97
mbijetesё. Nё njё bandё FM-je tё mbushur me lloj lloj stacionesh, tёrheqja e dёgjuesve kёrkonte fantazi dhe elemente tё veçanta nё pёrmbushje tё motivit tё themelimit: “pse duhet tё na ndjekin?”, “çfarё duhet tё ofrojmё?” , “cili ёshtё target-i ynё, kujt i drejtohemi?”. Ishte koha kur nё tregun e transmetimeve radiofonike nisi pashmangshmёrisht njё proces profilizimi, qё pёrfshiu radiot ekzistuese dhe ato qё hynin nё treg. Mё e qartё nevoja pёr kёtё dukej nё kryeqytet, ku konkurrenca nё efir ishte e fortё, por dhe nё qytete si Korça, Fieri, Elbasani e Vlora rivaliteti pёr audiencёn ishte prezent. Nё zona administrative mё tё vogla dukuria e profilizimit u pa nga operatorёt e licencuar si njё prirje pёr tё bёrё dallimin mes tyre dhe operatorёve kombёtarё apo tё tjerёve qё e lёshonin sinjalin nga qytetet fqinje. Kishte dhe ndonjё stacion qё nuk i hyri kёtij reflektimi sa menaxherial dhe profesional, qё nuk u pёrfshi nё grindin e garёs, por qё mbeti zё periferik, qё doli shpejt nga tregu, ose u investua pёr shitjen e aktivitetit.
6.1 Tipologjia e transmetimeve radiofonike Klasifikimi i operatorёve nё tregun radiofonik nё Shqipёri bёhet duke mbajtur parasysh kriteret thelbёsore qё lidhen me: • pronёsinё e aktivitetit dhe natyrёn e menaxhimit, • nivelin e pёrhapjes sё sinjalit, sipas kushteve tё licencimit, • pёrmbajtjen e programeve tё emetuara, • qasjen nё internet. I. Nё bazё tё kriterit pronёsor kemi: Radio publike. Nё Shqipёri tё tilla janё Radio Tirana, si dhe 4 stacionet lokale qё janё nё varёsi administrative nga RTSH: Radio Korça, Radio Gjirokastra, Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi. Radio private. Janё pjesa tjetёr e tregut, qё nё thelb funksionon si iniciativё biznesi privat nga subjekte fizike ose juridike, organizata, institucione apo shoqata joqeveritare. Tё tilla janё p.sh., Top Albania Radio, Club FM, RASH, Kontakt, Val’ e Kaltёr, Klea, Motiv, Saranda, ABC etj. Dallimet kryesore mes dy grupimeve, publike dhe private, janё nga pikёpamja e burimeve tё financimit, larmisё tematike nё pёrmbajtjen e