5 minute read
dhe artistik
28 Arben MUKA
qёndrime tё kundёrta politike dhe ushtarake me Radio Tiranёn. Ishin dhe ato nё “luftё” me pёrgёnjeshtrime dhe akuza nё pjesёn e pasqyrimit tё dinamikёs sё luftёs, bilanceve dhe pasojave tё njёsive ushtarake nё terren. Autoritetet nё Shqipёri i konsideronin BBC dhe Zёri i Amerikёs si stacione armike dhe ndjekёsit e tyre kishin ndёshkime nё ekstrem.
Advertisement
Edhe brenda territorit tё Shqipёrsiё Radio Tirana pati nё njё periudhё kohe tё shkurtёr “armikun” e saj tё brendshёm, njё transmetim qё kontrollohej nga njёsitё e rezistencёs kundёr pushtimit tё vendit. Gjatё muajit gusht 1944 “nё Kongresin e I tё rinisё antifashiste shqiptare, qё u mblodh nё Helmёs, u inagurua njё radiostacion i vogёl me njё fuqi prej 75W, i cili transmetoi njё seri emisionesh dhe seancat e kongresit. Ky radiostacion u quajt ‘Radio Shqipёria e Lirё’. Ngjarjet e rrufeshme qё ndoqёn instalimin e radiostacionit, nuk lejuan pёrdorimin e tij pёr njё kohё tё gjatё”.18) Radio Shqipёria e Lirё ishte njё pjesё e radiostacionit tё Korçёs, qё nё vjeshtёn e vitit 1943 “doli nё mal” dhe u mor nёn kontroll nga partizanёt.
1.4 Radio Tirana me atributet e njё institucioni kulturor dhe artistik
Pёrmbajtja programore e Radio Tiranёs kishte veç informacionit dhe trajtimeve tematike (shёndeti, ekonomia, arsimi, sporti etj) edhe hapёsira pёr krijimtarinё kulturore e artistike. Transmetoheshin programe me kёngё, muzikё instrumentale, korale, pjesё dramash tё pёrshtatura pёr radion, skeçe humori, recitoheshin vargje poetike etj. Duke ritheksuar faktin qё, nё njё vend si Shqipёria me shumё deficite nё kalendarin kulturor e artitistik, me njё infrastrukturё mjerane tё ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte a performanca tё drejtpёrdrejta pёr publikun, ky ishte shkas thelbёsor qё Radio Tirana u shndёrrua nё njё institucion tё preferuar dhe tё lakmuar pёr shumё intelektualё tё kohёs, pёr krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj.
Ajo ishte “shtёpia e artit” e Tefta Tashko Koços, Tonin Guraziut, Maria Krajёs, Lola Gjokёs, Jorgjie Trujёs e tё tjerё artistёve, tё cilёt kryesisht kishin studiuar ose ishin kualifikuar jashtё vendit. Guvernanca italiane mbi institucionin jepte po kёshtu efekte konkrete. Si pjesё e strategjisё sё
18. Taqo Katro, “Radiotelevizioni nёpёr vite”, Tribuna e Gazetarit, nr. 49/1972, faqe 36.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 29
italianizimit dhe fashistizimit tё shoqёrisё shqiptare, ishte pasuruar dhe arkivi i Radio Tiranёs me njё inventar tё konsiderueshёm disqesh muzikore tё importuara nga Italia. Po kёshtu, rekrutimi i burimeve njerёzore nga shteti fqinj arriti nё njё kohё tё shkurtёr qё tё krijonte maxhorancёn e krijuesve, interpretuesve dhe instrumentistёve. Orkestra e plotё simfonike qё filloi nga aktiviteti nё vitin 1942, e cila performonte direkt nё studion e Radio Tiranёs, kishte pjesёtarё tё saj “kryesisht ushtarё e oficerё italianё tё mobilizuar, qё qenё grupuar kёtu si sektor i ushtrisё italiane, por jashtё frontit tё luftёs (si duket ishte menduar qё jeta e tyre, por edhe ajo artistike, do tё ishte mё e sigurtё nё Shqipёri. Dhe ashtu ndodhi).” 19)
Repertori artistik i krijuesve dhe performatorёve tё Radio Tiranёs lёvizte dhe jashtё ambienteve tё studiove. Njё nga destinacionet e artistёve ishte dhe mbёshtetja pёr kurajo dhe ngritje tё moralit pёr formacionet ushtarake tё instaluara nё Shqipёri. Duke pёrshkruar njё nga kёto veprimtari nё Spitalin Qendror tё Ushtrisё, revista e pёrmuajshme e Radio Tiranёs, Vatra Shqiptare, shkruante se koncerti u “kushtohej trimave luftёtarё, tё rёnё dhe tё plagosur nё fushёn e nderit, ndёr luftrat e zhvilluara me aq tёrbim pёr realizimin e idealeve tona kombёtare dhe pёr madhёshtinё e Perandorisё, nё gjirin e sё cilёs Shqipёria jonё e ka fituar tashmё vendin e nderit”. 20)
Pavarёsisht se ishte nё minorancё, grupi i artistёve shqiptarё ndikonte pёr pёrhapjen e kulturёs kombёtare, madje dhe duke kontribuar drejtpёrdrejt nё zgjerimin e radhёve me talente tё reja. Brenda godinёs sё Radio Tiranёs funksiononte dhe njё shkollё pёr kёngёtarёt e rinj, qё drejtohej nga artistja e famshme shqiptare Tefta Tashko. 21) Ajo jepte mёsime kёnge pёr njё grup me 13 vajza e 3 djem, ndёrsa mёsimet e solfezhit i drejtonte njё emёr tjetёr i madh, Tonin
19. AKT, nr.8 / 2012, faqe 73. 20. Vatra Shqiptare, nr. 21, korrik 1941, faqe 7. 21. Ka lindur nё Egjipt, mё 2 nёntor 1912. Pёrfundoi suksesshёm konservatorёt nё Montpelje dhe nё Paris, ku ka dhёnё koncerte krahas artistёve tё njohur nё skenat e Francёs. Me krijimin e Radio Tiranёs u aktivizua si profesoreshё kёnge dhe si kёngёtare. (Burimi: CVja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 6.)
30 Arben MUKA
Guraziu. 22) “Nё kёtё shkollё mund tё regjistrohet dhe mund tё marrё mёsime gratis kush tё dojё. Qёllimi i shkollёs nuk ёshtё vetёm tё krijojё elementin pёr radiostacionin, por dhe tё difuzojё artin e bukur nё Shqipёri”. 23)
Artistёt profesionistё nёpёrmjet kurseve dhe audicioneve me talentet e reja dhanё njё nga kontributet mё tё mёdha nё pёrgatitjen e gjeneratave, nё pёrhapjen nё shkallё tё gjerё tё kulturёs dhe artit nё gjuhёn shqipe, nё njё nga periudhat mё tё vёshtira qё kalonte vendi. Ashtu siç ndikonte pjesa e ekipit tё gazetarёve, redaktorёve, folёsve, pёrkthyesve e bashkёpunёtorёve tё rubrikave, si Anton Mazreku, Kaliopi Plasari, Hysen Vёndresha, Evanthi Ciko, Sterjo Spasse, Mustafa Greblleshi, dr. Hamdi Sulçebe dhe shumё tё tjerё, nёn vёmendjen dhe menaxhimin e Gjergj Bubanit 24), drejtorit tё parё tё Radio Tiranёs.
Nё atё periudhё njё rol tё dorёs sё parё kanё pasur folёsit, pasi pjesa informative dhe e prezantimit tё programit bёhej direkt nёpёrmjet mikrofonit, nga vёshtirёsia e procesit tё regjistrimit tё materialeve. Pёr dy folёsit e parё nё Radio Tirana, sipas dokumenteve tё kohёs, ngarkesa e angazhimit nё studio ka qenё e madhe. “Nga tё gjithё qё u provuan gjer tani nё mikrofon, pёrfundimet mё tё kёnaqshme i dhanё Kaliopi Plasari dhe Hysen Vёndresha. Radio Tirana jep 10 orё e gjysmё emision nё ditё me 4 radiofletore. Kёtё punё e pёrballin Kaliopi Plasari dhe Hysen Vёndresha.” 25)
22. Diplomuar pёr Pianoforte nё Akademinё e Bolonjёs. Nga krijimi i Radio Tiranёs, Tonin Guraziu ishte shoqёrues nё piano dhe profesor solfezhi. (Burimi: CV-ja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 6.) 23. Fashizmi, 9 dhjetor 1939, faqe 3. 24. Ka lindur nё Boboshticё tё Korçёs mё 10 mars 1900. Mbaroi gjimnazin grek nё qytetin e lindjes dhe Akademinё Industriale tё Athinёs. Nё moshёn 21 vjeçare, Gjergj Bubani, nisi aktivitetin si gazetar (pёrdorte dhe pseudonimin Guri Malёsori), duke kontribuar nё disa media, si psh., redaktor nё revistёn Dodona, drejtues i fletoreve Shqipёria e re, Zёri shqiptar, Kosova dhe Kuvendi Kombёtar. Ishte dhe bashkёpunёtor i Drejtorisё sё Shtypit prej vitit 1927 dhe kur u hap Radio Tirana ishte organizues dhe drejtues nё funksionimin e kёtij institucioni, (Burimi: CV-ja qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 1, viti 1939, faqe 3.) 25. Arkivi Qendor i Shtetit, Fondi Radio Tirana, dosje nr. 189, viti 1941 “Shёnime dhe shpejgime pёr Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Radio Tiranёs”, faqe 2.