28
Arben MUKA
qёndrime tё kundёrta politike dhe ushtarake me Radio Tiranёn. Ishin dhe ato nё “luftё” me pёrgёnjeshtrime dhe akuza nё pjesёn e pasqyrimit tё dinamikёs sё luftёs, bilanceve dhe pasojave tё njёsive ushtarake nё terren. Autoritetet nё Shqipёri i konsideronin BBC dhe Zёri i Amerikёs si stacione armike dhe ndjekёsit e tyre kishin ndёshkime nё ekstrem. Edhe brenda territorit tё Shqipёrsiё Radio Tirana pati nё njё periudhё kohe tё shkurtёr “armikun” e saj tё brendshёm, njё transmetim qё kontrollohej nga njёsitё e rezistencёs kundёr pushtimit tё vendit. Gjatё muajit gusht 1944 “nё Kongresin e I tё rinisё antifashiste shqiptare, qё u mblodh nё Helmёs, u inagurua njё radiostacion i vogёl me njё fuqi prej 75W, i cili transmetoi njё seri emisionesh dhe seancat e kongresit. Ky radiostacion u quajt ‘Radio Shqipёria e Lirё’. Ngjarjet e rrufeshme qё ndoqёn instalimin e radiostacionit, nuk lejuan pёrdorimin e tij pёr njё kohё tё gjatё”.18) Radio Shqipёria e Lirё ishte njё pjesё e radiostacionit tё Korçёs, qё nё vjeshtёn e vitit 1943 “doli nё mal” dhe u mor nёn kontroll nga partizanёt.
1.4 Radio Tirana me atributet e njё institucioni kulturor dhe artistik Pёrmbajtja programore e Radio Tiranёs kishte veç informacionit dhe trajtimeve tematike (shёndeti, ekonomia, arsimi, sporti etj) edhe hapёsira pёr krijimtarinё kulturore e artistike. Transmetoheshin programe me kёngё, muzikё instrumentale, korale, pjesё dramash tё pёrshtatura pёr radion, skeçe humori, recitoheshin vargje poetike etj. Duke ritheksuar faktin qё, nё njё vend si Shqipёria me shumё deficite nё kalendarin kulturor e artitistik, me njё infrastrukturё mjerane tё ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte a performanca tё drejtpёrdrejta pёr publikun, ky ishte shkas thelbёsor qё Radio Tirana u shndёrrua nё njё institucion tё preferuar dhe tё lakmuar pёr shumё intelektualё tё kohёs, pёr krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj. Ajo ishte “shtёpia e artit” e Tefta Tashko Koços, Tonin Guraziut, Maria Krajёs, Lola Gjokёs, Jorgjie Trujёs e tё tjerё artistёve, tё cilёt kryesisht kishin studiuar ose ishin kualifikuar jashtё vendit. Guvernanca italiane mbi institucionin jepte po kёshtu efekte konkrete. Si pjesё e strategjisё sё 18. Taqo Katro, “Radiotelevizioni nёpёr vite”, Tribuna e Gazetarit, nr. 49/1972, faqe 36.