9 minute read

nevojë urgjente”

180 Arben MUKA

Nga pikëpamja e menaxhimit, cilat janë shpenzimet kryesore

Advertisement

që ka një radio online?

Duke ju marrë shembull Emigrantin, shpenzimet kryesore janë shërbimi dhe pasurimi i platformës teknike, server-at, kompjuterat për montazh, programet e ndryshme digjitale, stafi që kujdeset për anën teknike, stafi në redaksi dhe të drejtat e autorit.

Po të ardhurat kryesore nga vijnë?

Burimi i të ardhurave për një webradio sot janë reklamat online. Në radion tonë kemi pasur reklama kryesisht nga biznese të vogla që ndodhen në emigracion. Shpresojmë që të ketë më shumë në të ardhmen dhe nga Shqipëria dhe Kosova, ku kemi një numër të madh ndjekësish të programeve tona.

Si mbijeton Radio Emigranti në fluksin e radiove shqipfolëse online? Pse unë përshembull, duhet ta ndjek këtë radio? Çfarë ju ofroni ndryshe nga të tjerat?

Secili bën zgjedhjen e tij, por nëse do të klikosh tek ne ke të garantuar cilësi programesh, shije muzikore dhe ke hapërsirën tënde për të komunikuar me stafin apo me ndjekës të tjerë. Ne i kemi dhënë dhe i japim shumë rëndësi cilësisë së transmetimit. Transmetojmë me 128kbps për ata që kanë internet të shpejtë, por për ata që kanë linjë jo dhe aq të shpejtë mund të na ndjekin me 96, 64 apo 48kbps. Kemi vendosur në dispozicion të dëgjuesve edhe aplikacione për radion me iPhone dhe Android. Këto opcione krijojnë hapësira të mëdha dëgjimi të programeve të Emigrantit.

Online, 4 shtator 2013.

Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com

12.6 Mujë Buçpapaj: “Reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim e shfrytëzimit të së drejtës së autorit është nevojë urgjente” 185)

Cili është misioni i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit?

ZSHDA është krijuar që në vitin 2007 dhe ka për mision promovimin e kreativitetit nëpërmjet administrimit dhe mbështetjes së një sistemi efektiv

185. Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 181

kombëtar të së drejtës së autorit. Që do të thotë, se është institucioni shtetëror përgjegjës për të monitoruar dhe mbikqyrur procesin e respektimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë. Dua të theksoj se qysh prej vitit 1992, kur u miratua nga parlamenti ligji i parë për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, e deri më sot, hap pas hapi, është konkretizuar qëllimi ynë se e drejta e autoriale është një komponent shumë i rëndësishëm i pronësisë intelektuale, një e drejtë morale dhe ekonomike, një element i progresit dhe demokratizimit të shoqërinë shqiptare në rrugën e saj për integrimin europian.

Për të qenë sa më konkret, po stimuloj rastin që po trokas në derën e ZSHDA-së si përfaqësues i një radioje që sapo është krijuar. Cilat janë detyrimet për respektimin e të drejtës së autorit?

Radio juaj është një institucion transmetues, përdorues i një produkti që mbrohet nga ligji i të drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura dhe si e tillë duhet që të ketë siguruar tri leje përdorimi, ose të themi autorizime nga agjencitë e menaxhimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të. Në mënyrë konkrete, duhet të keni finalizuar kuadrin e bashkëpunimit me agjencinë ALBAUTOR, e krijuar që në vitin 1992 dhe që kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të krijuesve të muzikës. Ajo mbron të gjitha të drejtat e regjistrimeve mekanike të saj, si dhe të teksteve -të autorëve vendas dhe të huaj. Duhet të keni mbyllur marrëveshjen me agjencinë e administrimit kolektiv për të drejtat e artistëve interpretues/ ekzekutues, AKDIE, e licencuar në 2008. Gjithashtu radioja juaj duhet të ketë arritur marrëveshje me shkrim dhe me agjencinë tjetër të administrimit kolektiv që mbron të drejtat e producentëve, AMP, e licencuar më 2012, që e thënë më thjesht është bashkësia e 12 shtëpive diskografike, nga 13 që janë gjithsejt. Është dhe një agjenci e katërt, ajo e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit në fushën e audio-vizualit dhe produktit kinematografik shqiptar, FMAA, e licencuar në vitin 2004, por kjo nuk lidhet me aktivitetin e një radioje, kuptohet, për aq sa ajo nuk emeton muzikë filmash, ose pjesë kinematografike. Pra, ju keni detyrimin ligjor që të keni siguruar autorizime nga agjencitë që përmenda.

Në rast të konstatimit të shkeljeve çfarë sanksionesh ka?

ZSHDA bën inspektime tek subjektet për raportet që ato kanë me agjencitë. Kur ka mangësi nga operatori përdorues, ligji lejon 10 ditë kohë për

182 Arben MUKA

reflektim dhe përmbyllje të procedurave me agjencitë e manaxhimit kolektiv, pra të sigurimit nga këto agjenci të lejës së përdorimit e cila jepet nga këto agjenci kundrejt një pagese. Në të kundërt, me amendimin që i është bërë ligjit aktual, aplikohen gjoba që shkojnë deri në 1 milion lekë të rinj dhe kjo për çdo biznes përfshirë edhe radion është shumë e rëndë.

Çfarë tarife vjetore ka radio ndaj këtyre agjencive?

Si çdo subjekt tjetër që është përdorues i muzikës, radio juaj duhet të derdhë jo më pak se 10 përqind të asaj që mendohet se është përfitimi vjetor nga përdorimi i veprave muzikore për të drejtën e autorit, ta zëmë për shoqërinë mbledhëse ALBAUTOR që operon në këtë fushë. Ndërsa shuma prej jo më pak se 3 përqind e këtyre të ardhurave kalon për agjencitë e tjera që mbrojnë të drejtat e lidhura. Këto shoqëri pra, mbledhin nga përdoruesit të ardhurat dhe ua shpërndajnë titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statuore dhe sipas tarifave të deklaruara.

Në çfarë baze përllogaritjeje del tarifa që paguan? Në tregun radiofonik përdorimi muzikor është i ndryshëm për operatorë të ndryshëm?

Çdo agjenci e manaxhimit kolektiv ka metodologjinë e saj. Agjencitë e administrimit kolektiv kanë tagër që në emër të anëtarëve, të drejtat e të cilave administrojnë, të kërkojnë me bisedime nga përdoruesit përfitimin e caktuar me ligj nga përdorimi i veprave letrare artistike dhe shkencore, përkundrejt lëshimit prej tyre të autorizimit për përdorimin e veprave që administron. Këtu jemi tek problematika e zbatimit të legjislacionit. Ne si ZSHDA kemi këmbëngulur dhe vijojmë të këmbëngulim që duhet një reformë urgjente për sa i përket metodologjisë së tarifimit. Mendoj se këtij problemi i jep zgjidhje projektligji i ri “Për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura”, i cili prej qershorit të vitit 2013 është në tavolinën e kryministrit të vendit. Sepse gjithçka duhet bërë me negocim, duhen jo tarifa fikse, por në bazë të parametrave dhe intensitetit të përdorimit të muzikës, etj. Tarifimi duhet të kalojë përmes negocimit të palëve, dhe projektligji e parashikon këtë procedurë. Një gjë që nuk shkon është fakti që secila agjenci troket në dyert e subjekteve për të mbledhur detyrimet e saj. Ka ardhur koha që të aplikohet “one stop shop”-i, në mënyrë që detyrimet të likuidohen në një faturë të vetme dhe ndarja mes agjencive të bëhët sipas metodologjisë së rënë dakord mes

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 183

tyre, në respekt të LDA-së. Gjithashtu një sistem i drejtë tarifimi u shërben përpilimit nga agjencitë i listave për autorët që ata i mbrojnë të drejtat. Sepse çfarë ndodh? Mesatarisht ALBAUTOR, AKDIE dhe AMP kanë të anëtarësuar, ose përfaqësojnë rreth 5-10 përqind të autorëve, ndërkohë që ndryshimi i sistemit të manaxhimit kolektiv i detyron këto agjenci të mbledhin për të gjithë autorët, mbajtësit e të drejtës së autorit, apo të të drejtave të lidhura, të fushës për të cilën janë licencuar.

Çfarë modeli aplikon Shqipëria në këtë fushë? Cilit vendi i përafrohemi në legjislacion?

Prej marsit të këtij, viti kur u amendua ligji aktual nr.9380, datë 28 prill 2005, “Për të drejtën e Autorit dhe të drejtat e lidhura”, botuar në Fletoren Zyrtare nr.31, datë 12 mars 2013, Shqipëria aplikon sistemin e zgjeruar të manaxhimit kolektiv, të ngjashëm me vendet skandinave, i cili në fakt është shumë larg realitetit tonë. Metoda e tyre është sipas parimit “të gjithë mbledhin për të gjithë”. Por atje agjencitë përfaqësojnë rreth 95 përqind të autorëve, kurse në Shqipëri raporti është i përmbysur me rreth 5-10 përqind të përfaqësimit. Kështu që del e nevojshme që të gjithë artistët të anëtarësohen në agjencitë e manaxhimit kolektiv të fushës që i përkasin, në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre, por edhe të kërkojnë llogari për menaxhimin e të ardhurave të mbledhura në emër dhe për llogari të tyre. Duhet të punojmë që të forcojmë agjencitë e menaxhimit kolektiv, bazuar tek detyrimet reciproke dhe transparenca, mes palëve. Për këtë shkak projektligji i ri parashikon edhe ngritjen pranë ZSHDA-së, të institucionit të Arbitrazhit, i cili do të ketë për detyrë pikërisht të gjykojë dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet mes operatorëve përdorues dhe agjencive, për sa i përket tarifave të diskutueshme. Pra, është një mekanizëm që i mbron bizneset, subjetet e ndryshme përdorues si nga tarafat arbitrare, ashtu edhe nga masat administrative, gjobat e padrejta, çështje për të cilat unë përsonalisht gjatë këtij viti prej kur jam në krye të ZSHDA-së, kam luftuar shumë.

Nisur vetëm nga ky nivel përfaqësimi që ju thoni, atëherë duhet të mendojmë që në sistem ka abuzime? Cili është pozicioni i ZSHDA-së?

Zyra jonë në mënyrë konsistente ka shprehur mbështetje për agjencitë e menaxhimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të, në luftën e përbashkët kundër piraterisë. Por duke i kërkuar atyre që të

184 Arben MUKA

përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve/titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura. Fondet që ato mbledhin nga subjektet përdoruese duhet t’ja shpërndajnë anëtarëve të tyre. Detyrimi ligjor është që agjencitë të bëjnë publike veprimtarinë e tyre, tarifat që aplikojnë sipas metodologjisë së miratuar prej organeve të veta drejtuese, kundrejt ZSHDAsë, anëtarësisë së tyre, subjekteve përdorues etj. Nuk është normale rasti kur një agjenci mbledh të ardhura dhe nuk i shpërndan ato. Kjo bën që sistemi të mos ketë besueshmëri, dhe operatorët përdorues t’u shmangen detyrimeve të tyre ligjore.

Atëherë sistemi i të drejtës së autorit është në kolaps?

Unë nuk jam me këtë konkluzionin tuaj. Është një fushë ku janë bërë shumë investime dhe ka ndryshime rrënjësore, por mbetet edhe shumë për të bërë. Përsonalisht kam ndikuar që çështja e të drejtave të autorit të bëhët një çështje e shoqërisë shqiptare e mediave dhe institucioneve, dhe për këtë kam shpenzuar shumë kohë dhe energji. Kam nxitur një debat të fuqishëm në mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura më to dhe gjërat do të duhet të shkojnë përpara, pavarësisht pengesave të mëdha. Duhet këmbëngulur në zbatimin e legjislacionit, që do të thotë përmirësim i ndjeshëm në mënyrën e funksionimit dhe transparencës së agjencive të menaxhimit kolektiv, që janë përgjegjëse për grumbullimin e të ardhurave që vijnë nga përdorimi i veprave dhe shpërndarja e tyre tek autorët apo titullarët e të drejtave. Subjektet nga ana e tyre duhet të ndërgjegjësohen përfundimisht për të shlyer detyrimet që kanë nga shfrytëzimi që i bëjnë pronësisë intelektuale. Për këtë duhet punuar çdo ditë për informim e ndërgjegjësim të komunitetit përdorues, si dhe të mbarë shoqërisë për të drejtat e detyrimet, të cilat janë të pashmangshme. Ka ardhur koha madje që çështjet e mbrojtjes të të drejtave të autorit të jenë pjesë e kurrikulave shkollore, që ato të përthithen që në ciklin fillor dhe pastaj në të gjitha nivelet e arsimimit në Shqipëri. Koordinimi i institucioneve si Ministria e Kulturës, Gjykatat, Prokuroria, Doganat, Inspektoriati Qendror i Tregut, etj., është jetik.

Jemi në epokën digjitale, ku nga një ekran kompjuteri apo celulari kemi shumë e shumë mundësi të shikojmë, të kërkojmë e të shkarkojmë gjithfarë, duke harruar kufizimet dhe detyrimet nga e drejta e autorit. Sa është problem në Shqipëri ky fenomen?

This article is from: