180
Arben MUKA
Nga pikëpamja e menaxhimit, cilat janë shpenzimet kryesore që ka një radio online? Duke ju marrë shembull Emigrantin, shpenzimet kryesore janë shërbimi dhe pasurimi i platformës teknike, server-at, kompjuterat për montazh, programet e ndryshme digjitale, stafi që kujdeset për anën teknike, stafi në redaksi dhe të drejtat e autorit. Po të ardhurat kryesore nga vijnë? Burimi i të ardhurave për një webradio sot janë reklamat online. Në radion tonë kemi pasur reklama kryesisht nga biznese të vogla që ndodhen në emigracion. Shpresojmë që të ketë më shumë në të ardhmen dhe nga Shqipëria dhe Kosova, ku kemi një numër të madh ndjekësish të programeve tona. Si mbijeton Radio Emigranti në fluksin e radiove shqipfolëse online? Pse unë përshembull, duhet ta ndjek këtë radio? Çfarë ju ofroni ndryshe nga të tjerat? Secili bën zgjedhjen e tij, por nëse do të klikosh tek ne ke të garantuar cilësi programesh, shije muzikore dhe ke hapërsirën tënde për të komunikuar me stafin apo me ndjekës të tjerë. Ne i kemi dhënë dhe i japim shumë rëndësi cilësisë së transmetimit. Transmetojmë me 128kbps për ata që kanë internet të shpejtë, por për ata që kanë linjë jo dhe aq të shpejtë mund të na ndjekin me 96, 64 apo 48kbps. Kemi vendosur në dispozicion të dëgjuesve edhe aplikacione për radion me iPhone dhe Android. Këto opcione krijojnë hapësira të mëdha dëgjimi të programeve të Emigrantit. Online, 4 shtator 2013. Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.6 Mujë Buçpapaj: “Reformimi i sistemit tarifor dhe përllogaritja me negocim e shfrytëzimit të së drejtës së autorit është nevojë urgjente” 185) Cili është misioni i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit? ZSHDA është krijuar që në vitin 2007 dhe ka për mision promovimin e kreativitetit nëpërmjet administrimit dhe mbështetjes së një sistemi efektiv 185. Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.