5 minute read

1.2 Pёrmbajtja e programeve nёn mbikёqyrje tё rreptё

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 23

hapёsirё e konsiderueshme pёr zyra, studio, salla provash dhe regjistrimi pёr koncerte, arkivё etj., qё i jepte mё nё fund fizionomi dhe funksionalitet transmetuesit tё vetёm radiofonik nё Shqipёri.

Advertisement

Ndikimi i kёtij zgjerimi (nё kёtё godinё Radio Tirana qёndroi mbi 26 vjet) ishte i menjёhershёm nё shtimin e personelit me kohё tё plotё a bashkёpunёtorёve dhe programeve tematike e agrёtuese, pёrfshirё dhe hapjen nё kёtё periudhё tё emisioneve nё gjuhёt e huaja, anglisht e frёngjsht (pas pushtimit minutazhi i programeve nё italisht ishte nё zgjerim) dhe nё gjuhёt e vendeve tё rajonit. Njё vit pasi kishte nisur nga puna, Radio Tirana e zgjati kohёn e transmetimit nё total 7 orё.

1.2 Pёrmbajtja e programeve nёn mbikёqyrje tё rreptё

Drejtoria e Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Ahmet Zogut pushoi sё funksionuari me pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Brenda pak javёsh qeveria kukull ndёrtoi njё hallkё mё tё kompletuar, e cila varej drejtpёrdrejt nga Kryeministri, me emёrtimin Drejtoria e Pёrgjithshme pёr Shtypin, Propagandёn dhe Turizmin 8). Sipas dekretimit qё iu bё nё maj tё vitit 1939, pjesё pёrbёrёse e saj ishte dhe njё “drejtori pёr propagandёn, radion, kinematografinё e theatron.” 9)

Pёr DPSHPT-nё nuk mungonte dhe suporti financiar. Me anё tё njё dekreti tё Mёkёmbёsit tё Mbretit, Francesko Jakomoni, u bёnё shtesa nё buxhetin e Drejtorisё, njё veprim qё u pёrsёrit dhe nё vijimёsi. Kёsaj strukture tё mirёfilltё monitorimi dhe censure tё medias iu lejua rekrutimi edhe me personel tё pёrkohshёm, nё pёrmbushje tё objektivave dhe synimeve tё saj. Me dekretin e tetorit tё vitit 1940, pёr disiplinimin e shёrbimeve telegrafike, telefonike dhe radiodёgjimeve, DPSHPT-ja mori dhe tё drejta mbi kontrollin e korrespondencёs private dhe marrjes telegrafike tё shtypit pёr tё gjithё shtetasit e subjektet qё ndodheshin brenda territorit shqiptar, gjithashtu dhe “... tё gjitha instalimet radiotransmetuese private duhet tё çmontohen dhe aparatet tё mbyllen nё arka tё vulosura”. 10)

8. Kjo strukturё drejtohej nga italiani Nikolo Loruso Atoma, njё personazh shumё i familjarizuar me median shqiptare. Drejtues qё nga numri i parё i Gazeta Shqiptare dhe pjesёtar i Drejtorisё sё Shtypit pranё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme nё kohёn e Mbretёrisё sё Zogut. Ai ishte dhe njё njohёs shumё i mirё i qarqeve mediatike, me marrёdhёnie e kontakte tё drejtpёrdrejta me gazetarё dhe botues shqiptarё. 9. Fletore Zyrtare, 12 maj 1939, faqe 3. 10. Fletore Zyrtare, 29 tetor 1940, faqe 4.

24 Arben MUKA

Pas rreth 4 viteve, nё njё skemё administrative riorganizimi, pa prekur fare misionin dhe instrumentet e kontrollit tё rreptё, transmetimet audio u vunё nё varёsinё e “Drejtorisё pёr Radio e Theatёr” 11) e inkudruar nё Ministrinё e Kulturёs, nёn mbikёqyrjen e drejtpёrdrejtё tё seksionit tё radiopёrhapjes. Gjithёpushtetshmёria e kёtij seksioni pasqyrohej dhe nё kuadrin legjislativ, ku nga pikёpamja funksionale thuhej se “pёrgatit, organizon dhe transmeton emisione tё posaçme, konferenca, bisedime, lajme, muzikё, theatёr radiofonik etj.,etj” 12) dhe ndёrkohё seksionit i besohej dhe kontrolli “mbi tё gjitha programet radiofonike tё Mbretёrisё, pёrgatitja dhe zbatimi i programeve qё i pёrkasin pjesёs propagandistike e politike nё mёnyrё ekskluzive, si dhe pёrgatitja dhe zbatimi i programeve artistike tё natyrёs kombёtare ose qё kanё lidhje, nё çfarёdo mёnyre me zhvillimin artistik tё vendit”. 13)

Nё “erёn gjermane” autoritetet pushtuese nuk ndёrhynё drejtpёrdrejt nё drejtimin e Radio Tiranёs, por “kёrkuan qё nё programet radiofonike tё shtoheshin emisione tё posaçme pёr tё propaganduar synimet e tyre. Pёr kёtё qёllim njё grup oficerёsh qё i kishin zyrat nё njё ndёrtesё ngjitur me Radio Tiranёn, mbikёqyrnin veprimtarinё e kёtij institucioni.”14) Pavarёsisht pёrzgjedhjes sё formulёs sё ndёrtimit administrativ, instrumentet mbikёqyrёse kishin nё thelb njё procedurё tё rreptё pёr tё filtruar gjithçka nga pёrmbajtjet informative dhe tematike qё emetoheshin nё valёt e Radio Tiranёs. Duke mos pasur mundёsi teknike e teknologjike pёr pёrgatitjen e materialeve audio nё terren, duke mos pasur mundёsi tё realizimit tё regjistrimeve tё produkteve nё studio, atёherё kjo kushtёzonte rrethanёn qё lёnda propagandistike nё mёnyrё tёrёsore tё prezantohej direkt nё mikrofon. Kjo ishte mёnyra e vetme pёr tё zhvilluar bisedat dhe intervistat me tё ftuarit, qё konsideroheshin si konferenca radiofonike.

Lajmet nga vendi dhe ato ndёrkombёtare kishin si burim buletinin e Agjencisё Telegrafike Shqiptare, ATSH. Por nga ana e vet, kjo agjenci nuk ishte “dora e parё” e pёrzgjedhjes, formulimit e redaktimit. Nga janari i vitit 1940 ishte vendosur qё ATSH tё kishte si burim kryesor Agjencinё Italiane tё Lajmeve Stefani. Ky ishte njё akt “de jure” i varёsisё, pasi konkretisht Agjencia Stefani kishte nisur “de facto” tё bёnte rolin kryesor

11. Fletore Zyrtare, 8 shkurt 1943, faqe 2. 12. po aty 13. po aty 14. Skifter Kёlliçi, Historia e Radio-Televizionit Shqiptar, TE, Tiranё, 2003, faqe 26.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 25

Ndёrtesa e Bashkisё ku u instalua studio e Radio Tiranёs nё fillimet e saj. Godina e Radio Tiranёs nё adresёn “Kont Urani”, nr.3, ku qendroi pёr 26 vjet.

tё distributorit informativ pёr mediat shqiptare, qё nё tё gdhirё tё 7 prillit 1939, kur trupat e fashistёve italianё zbarkonin me intensitet brenda territorit shqiptar.

Centralizimi i pёrhapjes sё lajmeve, njoftimeve e informatave nё mёnyrё publike nёpёrmjet mikrofonit ishte i ngjashёm dhe pёr pjesёn tjetёr tё programeve nё formatin e intervistave e bisedave nё studio. Nё mёnyrё sistematike Radio Tirana ftonte pёr tё dhёnё mendime dhe vlerёsime pёr zhvillimet e brendshme dhe ato ndёrkombёtare zyrtarё tё kabinetit qeveritar, ose personalitete tё njohur, tё cilёt ishin nё dakordёsi tё plotё me pikёpamjet dhe qёndrimet e autoriteteve tё larta pushtuese, pёr tё pёrligjur çdo aksion dhe ideologji tё regjimit.

Ajo qё ndodhi nё momentet e para tё pushtimit tё Shqipёrisё nga Italia Fashiste, kur nga studio e Radio Tiranёs u mbajtёn qёndrime tё hapura kundёr invazionit ushtarak nuk u tolerua mё. Fjalimet patetike tё ish-kryeministrit Mehdi bej Frashёri dhe njё grupi intelektualёsh, tё pёrkthyera edhe nё gjuhё tё tjera, tё cilat dёnonin mbёrritjen e trupave italiane nё Shqipёri duke u gdhirё e premtja e 7 prillit 1939, ishin si njё mёsim reflektiv pёr pushtuesit. Nga i njёjti mikrofon ku u anatemuan pёr disa orё vendimet e Romёs zyrtare, nisёn tё thureshin lavde po pёr tё njёjtat vendime, duke e pёrshkruar aktin e pushtimit si njё nevojё shpёtimi pёr vendin. Pak ditё mё pas nё mikrofonin e Radio Tiranёs, Xhafer Ypi, njёri prej njerёzve mё tё besuar tё italianёve, qё u vendos nё krye tё Komitetit tё Pёrkohshёm Administrativ dhe mё pas si ministёr i drejtёsisё, “justifikoi pushtimin e vendit, duke theksuar se

This article is from: